VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Enveri dhe Halili trimëri me Muçin dhe lepuri me Qosjen Blog në vargje të bardhë Nga Elida Buçpapaj

By | January 26, 2017
1 Comments
  • author avatar
    Shqipe 3 years ago Reply

    Ekzakt…!!

Komentet

Nuk e di sa janë të besueshme arkivat shqiptare për brezat pasardhës – Nga SHABAN MURATI

Nuk e di sa janë të besueshme arkivat shqiptare për brezat pasardhës, sepse në historinë e shtetit shqiptar deri në ditët tona kemi gjithmonë dy të vërteta të kundërta për ngjarjet, për gjendjen dhe për personalitetet. E keqja kombëtare është se historianët shqiptarë, njësoj si politikanët, lexojnë vetëm njerën.

A është arabishtja gjuha e parë zyrtare në Gjakovë? – Nga Gani Mehmetaj

 

Ky mbishkrim vetëm në gjuhën arabe me shkronja arabe, nuk është në Arabinë Saudite, nuk është as në Kuvajt, Siri a Irak, është në Gjakovë, afër qendrës së qytetit. Prapa ballinës arabisht (shqipen e ndalon islami sepse e trajton gjuhë të djallit) është Teqeja e Gjakovës, e shpërfytyruar dhe e “rinovuar: nga TIKA, organizatë kulturocide që nuk la objekt sakral pa e shëmtuar e shpërfytyruar në Dardani e në Shqipëri. Në një skaj të teqës shkruan diçka shqip, por në ballë është gjuha arabe si të ishte gjuha e parë zyrtare në Gjakovë.
Gjakova çerdhja e dikurshme e nacionalizmit nuk e di si nuk e kanë vërejtur dhe si e kanë pranuar këtë fyerje të rëndë.

Spiunët e Sigurimit dhe UDB-së Shqipëria i bën ministra, deputetë, ambasadorë, kalorës të Skënderbeut, Nderi i Kombit… – Nga SHABAN MURATI

Nuk ka burrë nëne të kuptojë sistemin e vlerave në demokracinë e sotme shqiptare, ku një spiun të sigurimit të shtetit, që ka qenë punëtor ose kooperativist, e diskreditojnë, kurse spiunë të sigurimit të shtetit apo të UDB, me profesion gjykatës, shkrimtarë, profesorë, akademikë, artistë, aktorë, etj. nderohen dhe bëhen ministra, deputetë, ambasadorë, kalorës të Skënderbeut dhe madje disa syresh marrin edhe “Nderi i kombit”. Emrat dhe bustet e këtyre spiunëve të sërës Shqipëria e sotme ua le brezave për t’i nderuar…

Shqipëria në Eurosong 2020 me identitet kombëtar maqedonas sllav – Nga SHABAN MURATI

Në festivalin europian të këngës të vitit 2020 Shqipëria si shtet do të përfaqësohet me identitetin kombëtar maqedonas sllav. A mund të imagjinohet që Greqia të përfaqësohet në festivalin europian të këngës me këngën e një kompozitori turk, Turqia me këngën e një kompozitori grek, Serbia me këngën e një kompozitori kroat dhe Kroacia me këngën e nje kompozitori serb? Po të ndodhte kjo në shtetet e mësipërm, do të ishin rrëzuar qeveritë.

Sugjerim Prishtinës që t’ia kujtojë Tiranës – Nga SHABAN MURATI

Është mirë që Prishtina t’ia kujtojë Tiranës se për bashkimin ekonomik, bashkimin e doganave, bashkimin e tregut të punës dhe njësimin e lekut shqiptar me dinarin serb Shqipëria e ka nënshkruar njëherë me Serbinë marrëveshjen dypalëshe që në vitin 1946.

Marrëveshja na integroi në Serbi, jo në Europë. Por të paktën Tito nuk pretendonte në atë kohë se po na çonte në Europë.

Përse tani të lodhet Shqipëria me marrëveshje të reja për të njejtat gjëra, kur mjafton që të fuqizojë marrëveshjen e vjetër?

NJË MEMO HISTORIKE PËR T’U LEXUAR SOT -Për zyrtarët, që duan Serbinë më shumë se Kosovën – Nga Shaban Murati

“Kushdo, që ka studjuar historikun e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kosovës, e konstaton lehtësisht se Beogradi, në forma nga më të ndryshmet dhe në të gjitha kohrat, i ka bërë vazhdimisht presion Tiranës, që të mos mbështesë Kosovën dhe ka ushqyer idenë se marrëdhëniet mes dy shteteve mund të avancojnë qetësisht dhe lirisht, pavarësisht se çfarë ka bërë dhe çfarë bën Serbia në Kosovë.
Për inerci apo për motive të tjera, një iluzion diplomatik u krijua në disa zyrtarë të diplomacisë shqiptare edhe në periudhën postkomuniste. Sipas këtij iluzioni diplomatik, Tirana dhe Beogradi mund të zhvillonin qetësisht marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e tyre, pavarësisht se çfarë bënte, çfarë kërkonte dhe çfarë pretendonte Serbia për Kosovën. Zyrtarë të diplomacisë shqiptare të periudhave të ndryshme me naivitet ranë pre e këtij iluzioni”.
-Libri “Enigmat diplomatike të pavarësisë së Kosovës”, 2007, fq.92.

 


“Diplomacia e Shqipërisë ka patur predispozicionin negativ, të ndërgjegjshëm apo të pandërgjegjshëm, për të pranuar tezën serbe sipas së cilës çfarëdo që të bëjë Serbia ndaj Kosovës, kjo gjë nuk duhet të prekë marrëdhëniet mes dy shteteve. Kjo ka shkaktuar që diplomacia e Shqipërisë të mos paraqesë asnjë kusht për Kosovën në tratativat dhe në marrëdhëniet e saj me Serbinë. Hezitimi i qeverisë së Tiranës për ta konsideruar Kosovën si kusht të zhvillimit të marrëdhënieve me Serbinë, e nxiti Beogradin që t’i bënte Tiranës ofertat për ndarjen e Kosovës mes tyre”.
-Libri “Diplomacia shqiptare në kërkim të identitetit”, 2013,fq.105.

 


“Tensionet serbe ndaj Kosovës duhet të merren më seriozisht në Shqipëri, sepse ato janë tensione edhe ndaj Shqipërisë. Do të ishte naivitet i madh diplomatik dhe shtetëror, nëse Shqipëria do ta shihte veten të ndarë nga kjo strategji e rrezikshme serbe ndaj Kosovës. Këtë naivitet e ushqejnë disa grupe lobistësh serbë me kombësi shqiptare në Tiranë dhe në Prishtinë, të cilët synojnë të injektojnë pareshtur qendrimin e rrezikshëm se ajo, që bën Serbia ndaj Kosovës, nuk ka të bëjë me Shqipërinë. Për fat të keq këto grupe lobistësh serbë me kombësi shqiptare kanë një akses të habitshëm në disa zyra shtetërore në Tiranë dhe në Prishtinë.
Ka qenë një nga boshtet e politikës dhe të diplomacisë së Serbisë me Shqipërinë teza që çfarëdo që Serbia bën ndaj Kosovës, nuk ka të bëjë me Shqipërinë. Serbia ka dashur dhe do vazhdimisht që të ndajë Shqipërinë me Kosovën, me qëllim që dy shtetet shqiptare të mos jenë një faktor i përbashkët shqiptar i forcës dhe i ekuilibrave në rajon”.
-Libri “Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës”, 2018, fq.301.

I fituar del gjithmonë mullixhiu, që vjen nga Veriu – Nga SHABAN MURATI

Që inati politik shqiptar është sui generis e kupton kur sheh në hapësirat shqiptare që revolucionarët e dytë për inat të revolucionarëve të parë flejnë në një shtrat me kolaboracionistët, sepse edhe revolucionarët e parë për inat të revolucionarëve të dytë kanë fjetur në një shtrat me kolaboracionistët.

I fituar del gjithmonë mullixhiu, që vjen nga Veriu.

Po të kishte mohuar holokaustin, Handkes i jepej Nobeli? – Nga SHABAN MURATI

Një pyetje për kombëtarë dhe ndërkombëtarë:

Nëse shkrimtari Peter Handke do të kishte mohuar holokaustin, a mendoni se Akademia Suedeze do t’i jepte atij në 10 dhjetor Çmimin Nobel?

Në këto ditë të rënda levantinët shqiptarë kanë zgjedhur të sulmojnë bamirësit – Nga SHABAN MURATI

Nuk dihet nëse levantinët shqiptarë, të cilët në këto ditë të rënda të nevojës kombëtare kanë zgjedhur të sulmojnë bamirësit, a e dinë vallë se pa shpërndarjen e informacionit publik për bamirësitë e bamirëses së madhe shqiptare Nënë Tereza atë nuk do ta njihte kush dhe as do të merrte çmimin Nobel.

Narrativa historike në Shqipëri nuk është çështje e interpretimeve – Nga SHABAN MURATI

Narrativa historike në Shqipëri nuk është çështje e interpretimeve të ndryshme të historisë, por është narrativë e një programi për të përligjur pretendimin e pushtetit nga një grup i sponsorizuar ideologjik apo nga një krahinë e caktuar.