VOAL

Please Wait ...
0%

Emrat – Si i kapi policia në flagrancë me bagazhin plot me drogë 3 trafikantët në Tiranë (video)

By | December 6, 2017

Komentet

Intervista e plotë – Jozefina Topalli: Rama e Basha janë bashkë, duhet një “8 dhjetor” i dytë për t’i shembur

TIRANE- Një nga zërat më të fuqishëm dhe me influencë në Partinë Demokratike, Jozefina Topalli sot në Ditën e Rinisë, ku mijëra studentë u ngritën për të shembur komunizmin, bën një deklaratë të fortë. E ftuar në emisionin “Studio e Hapur” me Eni Vasilin në “News24”, ndonëse jashtë Parlamentit, Jozefina Topalli thotë se ka ardhur koha për një “8 dhjetor” të ri, që të rrëzojë këtë klasë politike.

Sipas saj, lideri i PD-së, Lulzim Basha, për të cilin thotë se po e mban me forcë e dhunë PD-në është bërë bashkë me kryeministrin e vendit Edi Rama dhe kanë mes tyre jo thjesht interesa politike, por edhe financiare. Për t’i rrëzuar, Topalli thotë se duhet një “8 dhjetor” i dytë.

INTERVISTA E PLOTE

Sot është një ditë e rëndësishme “8 dhjetori”, një ditë që të kujton një gjë të rëndësishme kur studentët brohoritën frazën e famshme “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Pas gati çerek shekulli ata që e premtuan realizimin e kësaj ëndrre duket se e kanë thyer premtimin, kanë dështuar. Është e vërtetë kjo?
Është në tërësi një ëndërr e thyer. Jo vetëm kur themi apo ëndërronim se vendin duhet ta shihnim si gjithë Europa, nuk donim të ishim thjesht në BE, por donim të ishim të barabartë në të gjitha aspektet me qytetarët e Europës, por është një ëndërr e thyer, e largët. Duhet të ishte një moment reflektimi, por me klasën politike nuk besoj se ka një moment reflektimi, nuk besoj se ka për të pasur një analizë, pse kemi varfëri? Pse jemi këtu? Pse shqiptarët duan të ikin? Pse flitet për një rritje të varfërisë? Pse brezi i ri e sheh veten të pamundur? Pse ikën jashtë dhe kthehen në korrierë droge? Kjo është gjëja më e dhimbshme që mund t’i ndodhë një vendi, nuk ishte kjo ëndrra. Pse shqiptarët u dyndën e vrapuan pas një ëndrre? Sot nuk ka një ëndërr.

Ka, se Europa vijon të jetë ëndërr…
Mendoj që ai është një projekt, po ëndrrën dua ta shoh ndryshe. Unë them që ëndrra është rrëzuar rrugës. Është një moment për ta ndalur hapin për të parë më me sinqeritet nga qytetarët, për të parë ku janë dhimbjet e tyre. E ndjen se shqiptarët janë në një moment gati depresioni. Ne jemi rebeluar, ka patur raste kur jemi ndjerë keq, por të deprimuar shqiptarët nuk kanë qenë kurrë. Sot shqiptarët janë të deprimuar.

Ju e bëni përgjegjëse partinë që keni përfaqësuar. A ka ajo një lloj përgjegjësie për këtë ëndërr të thyer?
Unë fola me ne, nuk është vetëm tek klasa politike është më shumë se kaq. Ka shumë shkaqe që ndikojnë, historike, aktuale të tjera arsye që ndërhyjnë në indin dhe fibrën e shoqërisë sonë dhe konvulsionet që kjo shoqëri po jeton sot, por e marrë edhe në mënyrën më të thjeshtë dhe të dhimbshme kur lexon se janë 180 mijë shqiptarë që jetojnë me më pak se 3 dollarë në ditë, është një klithmë. Apo kur lexon raportet e BB-së që 32,8 % e shqiptarëve jetojnë me më pak se 5 dollarë i bie të jenë 1 milion shqiptarë. Pak ditë më parë po lexoja për një ekonomist indian që e ftojnë në një universitet në Torino, foli më shumë në planin filozofik se sa për ekonominë. Ai u shpreh se: Nëse kualitetet morale nuk qëndrojnë në një shoqëri, ekonomia nuk rritet. Unë besoj se rasti i tillë është edhe për Shqipërinë.

Nga “8 Dhjetori” lindi edhe Partia Demokratike që e drejtoi vendin për 13 vjet. A ka mbetur në PD ajo fryma e vitit ’90. A ka sot lidhje PD me atë parti? Jo vetëm personazhet por edhe filozofia.
Partia Demokratike ka sjellë lirinë. Liria funksionon, në këto 20 vite kanë ndodhur ndryshime drakoniane. Jemi të lirë. Kemi thënë atë që mendojmë kemi ecur përpara në rrugën e integrimit, jemi pjesë e NATO-s. Unë nuk mendoj se sot përfaqëson ndonjë gjë nga ajo që ka qenë ëndrra e viteve të fillimit. Po të më pyesësh thellë-thellë nuk di në ja vlen, dhe a ka ndonjë gjë nga emri i PD. Kanë marrë siglën e PD, por aty mbaron çdo gjë. Kjo është ndjesia ime, qofsha e gabuar.

Zemra e partisë është grupi parlamentar, në këndvështrimin e ëndrrës së “8 dhjetorit” si e shihni atë?
Nuk dua të përgjithësoj. Në shumë raste sillet midis mediokritetit dhe vulgaritetit. Kam bindjen e thellë se s’ka asnjë lidhje me atë të 8 dhjetorit 1990, sepse ka rrëzuar vlerat dhe parimet. Funksionon me një miks të asaj që është ambicia financiare dhe axhenda politike e lidershipit të këtij grupi, që nuk e quaj grupi i PD sepse s’ka ardhur nga Partia Demokratike dhe as nga forumet, s’ka asgjë nga vlerat dhe parimet mbi të cilat është ngritur kjo forcë.

Ju mungon ajo sallë zonja Topalli, përplasjet, argumentet, keni kaluar aq kohë në atë sallë?
Kam menduar se do më mungonte, janë më shumë se dy dekada e përfshirë emocionalisht, mendërisht e fizikisht 24 orë në 24 orë. Jo, kur e shoh sot nuk më mungon. Më bën të mendoj që ai teatër i shëmtuar i aktorëve që janë bashkë në interesat që ato ndajnë, se kam fjalën vetëm për interesa politike, është e shëmtuar. Nuk është ajo për të cilat lindi 8 dhjetori.

Ju po thoni që Rama e Basha janë bashkë në interesa financiare, jo vetëm politike në marrëdhënie partnerësh?
Ata janë bashkë në një marrëdhënie shumë opake.

E lidhni me marrëveshjen e 18 majit?

Është një marrëveshje e nëndheshme edhe para 18 majit, që u bë gjatë majit më vizive, por edhe më pas. Ke për ta parë edhe në muajt që vijnë.

Si e shihni këtë?
Është e dhimbshme kanë thyer besimin dhe ëndrrat e shqiptarëve. Harrojnë që shqiptarët kuptojnë. Është një klasë politike që kërkon një betejë të fortë. Kur unë bëja politikë e kam sulmuar për dy gjëra Edi Ramën. Secili që bëhet kryeministër, i kam thënë Edi Ramës, se një kryeministër që drejton një qeveri ku populli kërkon të ikë, i ikën mbi 200 mijë vetë dhe vendi është i mbuluar nga droga, një rekord shumë i zi. E kam akuzuar Edi Ramën në çdo seancë parlamentare. Nëse shqiptarët besojnë se ekziston një alternativë ata kanë shpresë. Nëse mendojnë që nuk ekziston kjo rrugë, zgjedhin të ikin.

Ju po bëni njëlloj përgjegjës Bashën?
Njëlloj jo, se do isha e pandershme por, në proporcion i takon po aq pjesa e fajit për largimin e të rinjve dhe familjeve shqiptare.

Për çfarë arsyeje?
Mund të dish dhe mund të mos dish të drejtosh vendin. Por nëse interesat financiare mbizotërojnë mbi dhembshurinë dhe dashurinë që duhet të kesh mbi vendin tënd, portat e së ardhmes janë të mbyllura. Ndaj them që kjo klasë politike ka nevojë për reformim të thellë. As të rinjtë që janë sot në politikë nuk përfaqësojnë me të vërtetë të rinjtë shqiptarë.

Zonja Topalli, ju ia vini deri tani përgjegjësinë edhe opozitës sigurisht për këtë mungesë shprese, por ju kujtoj se ju e goditët Lulzim Bashën në fillim të fushatës, pastaj u tërhoqët, u publikuan lista, por pastaj zëri kundër në PD erdhi dhe u bë më i dobët. A mund të themi sot se s’ka zëra kundër në PD?
E kundërta është në fakt. Çdo ditë e më shumë bindem se kam bërë gjënë më të mirë që kam thënë të vërtetën time, atë që unë kam besuar. Koha që kalon, mua më jep të drejtë. Fakt është që gjatë fushatës sheshet ishin bosh, kur në fakt demokratët ishin mësuar të dyndeshin në shesh si asnjë forcë tjetër, pas fushatës sallat ishin bosh, sot ke një kryetar që ecën vetëm, që nuk takon asnjeri, që sillet nëpër zyra të një godine që është bosh, një oborr bosh e me kafe. Kjo s’ka qenë asnjëherë PD, për aq sa e njoh. Kemi kaluar periudha ulje-ngritje magnetizmi, ndryshime të jashtëzakonshme, ndjeheshim mirë kur arrinim disa objektiva.

Tani çfarë po ndodh ku janë zërat kundër. Ka pasur edhe një përçarje mes vetë zërave kundër, nuk u bëtë asnjëherë bashkë?
Janë të gjithë bashkë, janë shqiptarët të gjithë bashkë që janë tërhequr dhe po shohin, nuk i shkojnë më pas.

Jeni dorëzuar?
Jo, jo. Po ta shpjegoj. Askush prej atyre që kanë besuar tek PD nuk dorëzohen. Fakti që po hesht nuk do të thotë se jam në qoshe dhe indiferente ndaj politikës, në fakt është e kundërta. Ka qenë një periudhë dhe po e shihja se opozita do ta kapte për shkak të krizës që po kalon qeverisja aktuale, pas gjitha skandaleve asgjë nuk ndodhi. Të dy palët përpiqen të mbulojnë e shantazhojnë njëri-tjetrin, për një pazar të ri. S’ka nevojë të jesh shumë në politikë për ta lexuar këtë. Kam filluar ta lexoj me kohë. Duhet koha e caktuar për një “8 dhjetor” të ri. Unë besoj se të rinjtë shqiptarë kanë për t’i dhënë vendit të tyre një “8 dhjetor” të ri. Nuk e di formën, mënyrën, si do jetë mënyra dhe koha, por di që kjo klasë politike ka dështuar.

Pra, nuk jeni pajtuar me idenë se Basha do rrijë për një kohë të gjatë në PD…
Unë nuk pajtohem me një njeri që e merr karrigen me dhunë, e uzurpon atë dhe e përdor për interesa financiare të familjes dhe oligarkëve.

Si mund të mbahet peng një parti me dhunë, forumet institucionet?
S’ka forume, ke dëgjuar të mblidhen ndonjëherë. Unë nuk jam pajtuar kurrë, por Basha nuk do ta lëshojë kurrë atë karrige, vulën dhe siglën do ta mbajë peng derisa shqiptarët të vendosin që të bëjnë zgjidhje dhe të gjitha humbjet që do pasojnë ai do t’i quajë fitore. Ndaj them që ka ardhur koha për një “8 dhjetor” të ri.

Brenda PD po thoni?

Brenda gjithë klasës politike se 20 e ca vite më parë, 8 dhjetori ndryshoi rrënjësisht politikën shqiptare. Ashtu e kalbur siç është ka nevojë për një lëvizje endemike.

Do viheshit në krye të kësaj lëvizje?
Besoj se ka nevojë për një “8 dhjetor” po aq të madh sa i pari. Nëse e para ishte diktaturë që kishte mbytur çdo qelizë të mendimit dhe lirisë, ky i dyti është diktaturë e korrupsionit dhe mjerimit, por s’ka dhunë më të egër dhe gjë më fyese se sa kontratat që bëjnë politikanët shqiptarë.

Do viheshit në krye të këtij 8 dhjetori, qoftë edhe parimisht?
As parimisht as taktikisht. Unë kam ndalur hapin, pasi dikush ka vendosur të mos jem në atë sallë. I falënderoj me gjithë zemër që s’jam sot në atë Parlament. Më shumë se kurrë jam e bindur se duhet një reformë e madhe.

A mendoni se do jeni sërish pjesë e atij Parlamenti?

Nuk e di, sinqerisht. Mundet po, mundet jo.

A do vijë dita që do e shohim Jozefina Topallin si pjesë të një formacioni politik përveç PD?Nuk e kam menduar. E di që ka një vakum të madh në politikë, një mos përfaqësim të thellë, a do vijë një forcë e re politikë këtë nuk e di. Fakti është që edhe skena botërore dhe europiane ka zhvillime të jashtëzakonshme. Janë kohë që nuk e dimë çfarë ndryshimesh do sjellim.

Çfarë do t’ju ulte me Lulëzim Bashën në një tryezë?
Asgjë, kam qenë e ulur dhe kam ikur vetë. Është fyese ta kesh në krye të tryezës atë, fyen veten. Kohët do ta tregojnë më shumë unë sot s’kam dëshirë të flas për Lulzim Bashën, është konsum shpirtëror i madh.

E akuzuat Bashën që …
Do isha më e qetë që të mos flisja për këtë. Ishte konsum i madh.

Çfarë do bënit ju sot sikur të ishit kryetare e PD. Jemi në një situatë të kanabizimit të vendit, ju çfarë do kishit bërë?
Keni parë ndonjë sjellje, reagim politike ndaj kësaj situate të paprecedentë? Zero. Cila ka qenë sjellja; “ta fusim në burg, ta fusim në burg”. Kjo nuk është sjellje politike. Janë shqiptarët shumë më përpara sesa opozita. Janë këto momente për të cilat njeriu mendon dhe nga informacionet, dhe të kaluarat e shokut Lulzim, e kupton se gjëja është më e ndërlikuar.

Po luan Rama një “shah” politik më të mirë?
E ka fituar vazhdimisht.

Është më i aftë Rama?
Vërja emrin si të duash, por një kryeministër që ka një vend të kanabizuar dhe që populli do të ikë nga vendi i tij, është i dështuar. Po aq simetrike është edhe opozita.

A ka kampi socialist, që ju e vlerësoni për këto 20 vite, një personazh që mendoni se ai mund të jetë një burrë shteti?
Ndoshta pozicioni i kryeparlamentares më ka bërë që unë të kem komunikim me shumë grupe parlamentare. Po, unë kam pasur respekt për shumë socialistë. Dhe sot nuk i ndaj shumë si forcë politike, atëherë i kam parë me profile njerëzore. Aty ku gjeje një porcion të humanizmit në sjelljet politike, vlerësimi ishte më i madh. Sot politika ka nevojë për më shumë humanizëm.

Pra nuk ka një emër…
Jo kam, por s’po më vjen askush ndër mend tani. Ka shumë që vlerësoj, nga të gjitha anët. Nga ana njerëzore por edhe politike. Kanë qenë të pastër, kanë dalë me duart të pastra. Kushdo që ka dalë nga politika me duart të papërlyera, i ka bërë nder vetes dhe vendit, e familjes së tij.

Një nga personazhet që nuk është akuzuar për korrupsion dhe që ka dalë me duart të pastra nga politika. Ka që ju duan shumë dhe ju urrejnë shumë. Bini dakord me këtë?
Ashtu është.

Jeni personazh që polarizoni shumë…
Është perceptim. E ndjej, e kam ndjerë. Sot përpiqem që ta kuptoj kur nuk kam kuptuar diçka.

Do i riktheheshit asaj historisë së ‘zheleve’ që ju ka ngelur si një frazë…
Më vjen keq që më ka ngelur, edhe pse ne shkodranishten time nuk ka atë kuptim të papëlqyer që jep tek të tjerët. Nuk e kam kuptuar që jepte një ndjesi jo të mirë ajo fjalë. Më vjen keq.

Ia keni thënë një deputeti të opozitës, që “kapeni prej zhelesh dhe nxirreni jashtë”. Kjo nuk mund të ketë një konotacion të mirë zonja Topalli (qesh)…
(Qesh) Jam dakord me ju, jam plotësisht dakord. Kam kërkuar ndjesë. E përsëris prapë se kur e mendoj nuk më vjen mirë. Por do kërkoja nga ju që të më kuptonit se kur nis seanca plenare në 10:00 të mëngjesit dhe nuk mbyllet deri në 00:00 të natës, kur ishte buxheti apo seanca të ndryshme, dhe ti ke përpara aty forca pa fund, që sulmojnë kryeministrin, vazhdonin me mua dhe që flisnin pa mikrofona. Unë isha aty dhe duhet të moderoja dhe thosha me vete, “Oh Zot, më ndihmo që t’ja dal”. Në 8 vite, shumicës së rasteve ia kam dalë mirë, në disa raste jo, dhe për këtë kërkoj ndjesë.

Thamë se do flasim për “zonjën e hekurt” të Parlamentit dhe e lamë mënjanë atë frazën për të cilën pendohemi, por unë pothuajse në 20 vite gazetari ju kam parë shpesh herë në momente të vështira. Siç ishte kur Ilir Meta kishte hipur mbi tavolinat e qeverisë dhe bërtiste, por se di çfarë thoshte. Çfarë thoshte?
Nuk e mbaj mend. Por ishte një moment që s’e kuptova dhe s’e mendoja se do të ndodhte.

Cili ka qenë për ju momenti më i vështirë? Kam dëgjuar nga gazetarët e Parlamentit se deputetët me njëri-tjetrin kanë pasur fjalor të ulët…
Jo nuk dëgjohet. Ajo ka qenë pjesa që mua më ngarkonte shumë dhe nganjëherë më dukej karrigia e kryetarit të Parlamentit si një karrige elektrike, si një torturë. Dhe unë do duhej të dukesha sikur asgjë nuk ndodhte dhe se s’kuptoja asgjë. Në fakt kishte momente që isha tmerrësisht keq. Përpiqesha ndonjëherë që të shkëputesha për nja 3 minuta, kisha një zyrë aty afër. Kisha frikë se po mos të tregohesha e vendosur, dikush mund të mendonte që isha e ashpër, kisha vendosur të zbatoja rregulloren. Nuk dija si të gjeja një instrument tjetër për të kaluar momentet e vështira. PS apo PD kur janë në opozitë apo maxhorancë, ato qëndrojnë në vendimet e tyre dhe më pas të linin apo jo për të bërë seancë plenare. Ndaj kur merrej vendimi që do të prishej seanca plenare, dhe unë e kuptoja se ishte marrë një vendim i tillë, qytetarët nuk e dinin se si merrej ky vendim. Por kryetari i Parlamentit është në një pozicion jashtëzakonisht të vështirë. Por që unë jam ndjerë tmerrësisht keq kur kanë bërë mocionin e parë kundër meje, kisha vetëm 6 muaj që isha zgjedhur kryetare e Kuvendit dhe thosha “Pse po ma bëjnë këtë”. Ndoshta edhe pak e pastërvitur me politikën, me ambientin e politikanëve, ku bashkëpunon edhe pas krahëve për të goditur dikë. Pastaj ka qenë një tjetër moment i vështirë, kur për 3 muaj në Parlament i binin bilbilave dhe unë përpiqesha që të ruaja qetësinë. Imagjino kur më vinin me mjete të tilla, njëherë morën dhe mikrofonin dhe nisën të këndonin në Parlament, nuk dija çfarë të bëja. Por dija vetëm një gjë, që duhet të votoja ligjet. Unë vazhdoja dhe votoja ligjet. Ishte një situatë e pazakontë, një dëmtim i rëndë i parlamentarizmit. Qoftë për qytetarët që shihnin ato skena, por edhe për të huajt që shihnin se çfarë ndodhte në Parlamentin shqiptar. Kemi parë pamje ku deputetet goditen në Parlament si në vendet aziatike.

Po dhe ju keni bërë, siç ka qenë fakti kur ju keni ndezur një qiri, në mos gaboj për përmbytjet në Shkodër….
Ka qenë rasti kur në Vlorë u mbytën shumë djem dhe vajza të reja. Por po flas për sjelljet e dhunshme kur goditen me karrige. Momenti më i rëndë që s’kam për ta harruar kurrë, ka qenë kur isha në tavolinën time duke drejtuar seancën plenare, dhe Rama u kishte thënë deputeteve që të rrethonin tavolinën dhe mos të drejtoja seancën. Ata i binin tavolinës me shkelma dhe më merrnin mikrofonin dhe s’më linin të drejtoja seancën, aty gati jam dorëzuar. Kjo ka qenë shumë e rëndë. Ndonjëherë është më e lehtë të drejtosh me burrat se i vë një vend limiti vetes.

I keni diskutuar më pas me ato zonja? Në mos gaboj ka qenë zonja Arta Dade…
S’ka rëndësi të përmend emra. Vendimi ishte marrë nga grupi i PS, dhe s’kam fajësuar asnjëherë zonjat, kam fajësuar Edi Ramën.

Po thoni se i ka përdorur…
Për fat të keq po. Gratë kur janë në fillimet e veta, edhe përdoren. Ndaj edhe kuotat janë shumë të rëndësishme, por edhe aq e rrezikuar është që të përdoren qoftë në karrigen e ministres apo të deputetes.

Ka qenë moment i vështirë kur drejtonit seancën kur disa kolegë tuajt ishin në grevë urie?
Po e kujtoj, shumë i vështirë.

Pse e pranuat këtë?
U imponuam. Çfarë do bënim. Ata kërkonin një anëtar të KQZ. Ishte shumë e rëndë për mua. Edhe kur e kanë bërë grevën e urisë brenda sallës së Parlamentit edhe gjatë seancës plenare jam përpjekur që pas mbylljes së Kuvendit të komunikoja me ta. T’u plotësoja kushtet, kaq mund të bëja. Edhe për momentin kur kanë hyrë deputetët e PS në grevë urie, poshtë zyrës time, ndihesha shumë keq. E dija që ishte një sjellje politike për të mbuluar një humbje. E kuptoja arsyen politike, por ndihesha e shqetësuar që ata ishin në grevë urie.

Kujtuam grevën e Metës, aktin e tij për të hipur mbi tavolina. Por duket se marrëdhëniet tuaja u rregulluan, pasi ju u larguat nga posti i kryetares së Kuvendit, ai ju la një zyrë. Vërtet?
Ka një rregull në politikë. Po ta shohësh në politikën amerikane, presidenti paraardhës nuk flet kurrë për atë pasardhësin. Edhe unë për ata që kanë ardhur në karrigen e Kryetarit të Kuvendit, kam bërë një zgjedhje që mos të komentoja. Edhe kur të vlerësoja diçka, apo dhe kur diçka nuk shkonte.

A do të jetë një President i mirë Ilir Meta sipas jush?
Ka një eksperiencë politike shumë të veçantë. Kohët e fundit ka kapërcyer disa kriza shumë të mëdha, që më ka çuditur se si i ka kapërcyer.

A mund të flasim për Sali Berishën. Çfarë marrëdhënie keni me të, nëse keni?
Për mua ka qenë fat. Unë hyra në politikë, dhe kam pasur fat që të isha nënkryetare e një politikani fenomenal në gjithë jetën e tij politike. Shumë diplomatë të huaj, disa e kanë quajtur “fuqi të natyrës”, disa “reformatorë”. I kemi besuar shumë. Ne kemi mësuar shumë nga ai. Janë edhe kolegë të tjerë që kanë po aq vite sa unë. Unë nuk jam një nga themelueset e PD. Kam hyrë në 1996. Ai edhe kur mblidhte bashkëpunëtorët e tij në tryezë, nuk është ai Sali Berisha që ju shihni në Parlament, s’ka lidhje fare, pasi edhe bisedën e bënte në një mënyrë që të jepte mesazhe. Shihje me vëmendje dhe duhej të kapje çdo gjë tek ai. Sot politikanët e rinj se kanë atë fat. Kemi kaluar periudha më të çmendura, të vështira. Jemi në një farë mënyrë jemi kalitur në opozitën e asaj periudhë. Për çdo politikan është jetike, bazale, që të shkosh në lagje, në fshat, në shumë vende, pasi të mëson më shumë. Sali Berisha është i papërsëritshëm dhe kanë për të kaluar dekada dhe Shqipëria s’do ketë një reformator të këtyre përmasave, bashkë edhe me gabimet e asaj periudhe.

Keni kontakte me të tani?
Sigurisht, vazhdimisht.

Ju mbështet në idetë tuaja, apo kontaktet nuk janë të tilla? Të paktën publikisht Berisha mbështet Bashën…
Në të tilla raste zgjedh heshtjen (qesh). Është një marrëveshje e heshtur në fakt, që unë të them ato që mendoj dhe nuk është nevoja që të kem përgjigje të tillë. Është një zgjedhje prej shumë kohësh. Kam pasur bindjet e mia dhe kam pasur një raport që t’ja them ato çka mendoj, ndoshta dhe më shumë sesa kolegët e mi.

Në fakt ju e prisnit, që kur ju u përjashtuat nga listat. Prisnit një lloj avokatie të madhe?
Jo fare. Asnjëherë. Pasi kur ishte Sali Berisha kishte një mënyrë tjetër të të bërit të listave. E bënte partia. Nuk ishte ai kësaj radhe.

Pse ai nuk flet, se ashtu duket realisht?
Ai ua ka dhënë shpjegimin edhe në studion tuaj. Duhet ta kuptoni, se nuk gënjen Sali Berisha kur e thotë. Ai thotë të vërtetën, “Po të shkoj unë më përtej, do të thotë se do hap një betejë. Unë i kam mbyllur betejat e mia”. Unë e kuptoj dhe e besoj.

E kuptoj, por ndoshta ne jemi të vetmit që s’e besojmë që ai i ka mbyllur betejat e tij…
Shumë e mendojnë si ju, shumë mirë që s’e besoni ashtu.

E vështirë t’i fshish 20 vite politikë. Por me çfarë do merrej Jozefina Topalli nëse nuk do të merrej me politikë…
Është një periudhë e pazakonshme për mua gjithë kjo periudhë. Unë jam mësuar që 12 vjeç që të kem ditën e zënë nga mëngjesi deri në mesnatë. Në atë kohë duhet të mësoja shumë dhe të ndihmoja familjen me punë për të jetuar. Zhvillimet e mëtejshme i dinë të gjithë. Kjo është një periudhë që nuk jam në Parlament, për shkak të vendimeve të tjetërkujt, por dhe unë kam ndalur hapin pasi jam në një proces reflektimi. Ndoshta vitet më kanë bërë më të maturuar edhe për të parë momentin. Për çfarë nuk e di as unë. Jam në proces.

Më shumë kohë pranë familjes….
Shumë kohë dhe kjo shpirtërisht më ka pasuruar shumë. Më pranë familjes time dhe nënës time që e kam të sëmurë. E kam marrë në shtëpinë time dhe kujdesem për të, dhe kam lëvizur shumë.

Më mirë brenda asaj salle me burra agresive apo pranë familjes, e qetë?
Njeri humb shumë. Nuk është politikan ai që ulet në karrigen e deputetit apo ministrit. Politikan është ai që mendon 24 orë në 24 politikisht. Për fatin tim të keq dhe të mirë, unë mendoj 24 orë politikisht. Kam zgjedhur të mos jem shumë e pranishme në media dhe s’jam në atë parlament. Për shkak të angazhimit tërësisht në gjithë jetën tënde ke shumë mangësi të tjera.

Çfarë kosto keni paguar ndaj të bërit politikë?
Besoj se kostoja më e madhe për një grua është mos përjetimi i atyre momenteve të vogla, që të sjellin gëzim në jetë. Unë e kam në shpirt, s’i kam ndjekur shumë fëmijët e mi, nuk kam qenë me ta shpesh. I kam ndenjur shumë herë larg. Djali im rrinte zgjuar deri natën vonë sa të vija unë dhe më hapte derën. Këto janë gjëra që nuk kthehen. Pjesa tjetër pastaj ka privilegjet e veta. Unë kam pasur fatin të takojë shumë personalitete. S’e harroj kurrë drekën që kemi pasur me Xhorxh Bushin që do njihte pavarësinë e Kosovës dhe futjen tonë në NATO. Kam qenë ulur afër tij dhe pranë kryeministrit Berisha. Për shkak se isha më afër, ne biseduam shumë gjatë. Ai ishte i thjeshtë dhe të krijohej iluzioni se ishim shokë gjimnazi. Nisi të fliste për nënën e tij Barbara.

Kur folët për djalin tuaj se ju priste zgjuar kur ishte 3 vjeç që t’u hapte derën, ju u prekët….
Sigurisht. Në fund të fundit ke vetëm familjen. (preket dhe kërkon të kalohet në publicitet)
Ju thonë se jeni “Zonja e hekurt” dhe pse pak më parë se provuam këtë. Ju pëlqen?
Ndonjëherë po. Pastaj i bëj pyetje vetes “Vërtet jam unë e tillë? Në fakt nuk jam. Ndoshta karakteri është i fortë dhe imponohet nga bindjet e mia, por për pjesën tjetër them se jam e brishtë. Në kohën e diktaturës kam pasur një hallë që ishte martuar me një italian, ajo mbeti në Itali. Babai im vdiq pa e parë motrën e vet. Ajo na solli një televizor, dhe ndryshe nga ajo e komshinjve shtëpia jonë ka qenë e madhe, ku pastaj futëm brenda 5 familje të tjera për të jetuar aty. Ata vinin tek dhoma jonë që të shihnim televizor dhe unë rrija në fund të dhomës, që mos të më shihnin që unë po qaja nga skenat e prekshme. Në shtëpi na lexonin çdo pasdite “De Amiçi”, një histori e Apenineve. Ne ishim tre fëmijë. Unë nisa duke qarë dhe më pas u vendos që unë nuk do isha më brenda në shtëpi kur do tregohej historia.

Doja një mesazh për të rinjtë shqiptar të çilëve u jemi referuar shpesh se ata duan të largohen apo brengën për t’u larguar.
Mos lejoni që situata t’ju kontrollojë, por kontrollojeni ju atë. Ju jeni ëndrra, ju jeni e ardhmja, kapeni dhe ndryshojeni tërësisht.

Ju faleminderit për këtë intervistë të sinqertë dhe për momentet emocionale që më dhuruat.
Të falënderoj Eni. Në fakt ishte ndryshe. Mendoja se s’do bënim fare politikë, s’do flisja për politikë. Shqiptarët nuk duan të dëgjojnë më për politikë. Edhe ju të medias duhet të mendoni të sillni emisione jashtë politikës, por emisione edhe të kulturës dhe të artit.

E keni dëgjuar si na quan kryeministr? “Kazan”. (Qesh)
(Qesh, nuk përgjigjet)

Faleminderit për intervistën
Faleminderit juve!

Emrat – Si i kapi policia në flagrancë me bagazhin plot me drogë 3 trafikantët në Tiranë (video)

Tre persona kane rene ne prangat e policise se Tiranës, ne kuader te operacionit antidrogë të koduar “Vakumona”, ku u sekuestruan 65,6 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa. Nje tjeter shtetas u shpall në kërkim.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin “Vakumona”.

Si rezultat janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

• Bashkim Joca, 46 vjeç, banues në fshatin Shëngjergj, Vakumonë, Tiranë

• Albi Joca , 19 vjeç, banues në fshatin Shëngjergj, Vakumonë, Tiranë

• Mirel Joca, 18 vjeç, banues në fshatin Shëngjergj, Vakumonë, Tiranë

Si dhe shpallet në kërkim shtetasi P.L.,

Të lartpërmendurit u kapën në flagrancë më datë 05.12.2017, rreth orës 20:00, tek vendi i quajtur “Gurorja e Kllojkës” në këto rrethana:

Nga ana e Specialistëve të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve më datë 05.12.2017, është organizuar shërbimi pasi në bazë informacioneve të marra në rrugë operative që dispononte Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtim të goditjes së veprimtarise së kundraligjshme në fushën e narkotikëve, ka rezultuar se shtetasit Bashkim Joca, Albi Joca dhe Mirel Joca në bashkëpunim me njeri – tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit “Cannabis Sativa” në sasi të konsiderueshme, personave të ndryshëm në zonën e Saukut, Berzhitës, Kllojkës, etj.

Personat e lartpërmendur lëviznin me automjetin, “Renault Laguna”, me targë AA 232 FI në përdorim nga këta shtetas.

Në vendin e quajtur “Gurorja e Kllojkës”, janë neutralizuar dhe prangosur të tre personat e lartpërmendur, ku në bagazhin e automjetit të tyre ndodheshin disa thase të zinj dhe të bardhë të mbushur me material bimor të thatë ngjyrë jeshile e dyshuar si lëndë narkotike e llojit “Cannabis Sativa”.

Sasia e bimës së dyshuar si narkotike e përshkruar më lart, pas peshimit, rezultoi në peshën totale 65,6 kg.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

• 1 automjet

• 4 telefona celularë

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike në bashkepunim”, parashikuara nga neni 283/2, i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve: Bashkim Joca, Albi Joca dhe Mirel Joca.

Tragjike – Shqiptari vdes në aeroportin e Malpensës, pasi e rrethuan 5 policë (video)

Një shqiptar 44-vjeçar, i quajtur Aldo Laçi, ka vdekur pasi u rrethua nga 5 policë në aeroportin e Malpensës në Milano.

Ngjarja e rende raportohet nga “Repubblica.it”, e cila shkruan se shqiptari ishte me pushime dhe po priste bashkëshorten kur është ndjekur nga policia.

44 vjeçari thuhet se është ndjekur për disa metra nga 5 policët italianë dhe më pas është rreth nga ta, por në momentin që ata po e mbanin në tokë, ai ka pësuar një sulm në zemër, duke humbur jetën.

Mesohet se shqiptari ka qene nen efektin e kokaines. Në videon që mund të shihni ketu shihet teksa vrapon mes pasagjerëve të aeroportit, ndërsa policët përpiqen ta ndalojnë atë. Familja e shqiptarit ka bere denoncim per policet nëpërmjet avokatit Enzo Lepre, sepse ata janë të bindur se pavarësisht “gjendjes” së shqiptarit, vdekja “është shkaktuar drejtpërdrejt ose ka pasur si shkak, agresionin e forcave te piolicise që e ndaluan.

Nga videokamera, “duket qartë – shkruan avokati – pasi Aldo Laci u godit për herë të parë në kokë, pastaj në qafë, u hodh në tokë dhe më pas u përsëriten grushtat mbi trupin e tij”.

Ylli Rakipi Edi Ramës: Je një bandë që qeveris!

Gazetari Ylli Rakimi ia thotë për së drejti Edi Ramës se qeverisa e tij është bandë qeverisëse.

Jeni tre banda, ti, Ilir Meta, Sali Berisha, Lulzim Basha, i tha Rakipi.

Jeni tre banda që e keni bërë këtë vend copa-copa. Sikur e pranon edhe ti e keni bërë tepsi.

Më poshtë ndiqeni videon.

Gjendet një armë dhe pranga në Valias gjatë pastrimit të kanalit (video)

Gjatë pastrimit të kanalit kullues në Valias është gjetur një armë zjarri dhe një palë pranga.

Vendi ku është gjetur arma është pranë një ure që lidh Valiasin e Ri me Valiasin e Vjetër, ndërsa është pushkë model karabinë me 10 fishekë.

Arma u pikas nga banorët fillimisht, të cilët po pastronin kanalin, ndërsa është njoftuar policia për ta sekuestruar.
Report Tv sjell momentin kur është gjetur arma, e cila do t’i nënshtrohet testit balistik për të parë nëse është përdorur në ndonjë krim.

Policia është lajmëruar rreth orës 12:20 minuta, por ende nuk ka mbërritur në Valias për të sekuestruar armën dhe prangat.

Kokainë e cilësisë së parë, si u godit banda shqiptare, që furnizonte në banesa klientët VIP (video)

Goditet banda shqiptare qe furnizonte neper banesa klientet VIP me kokaine te cilesise se pare. Mediat italiane, shkruajne se ne pranga kane perfunduar 11 persona, por pa dhene emrat e tyre.

 

Organizatori ishte një person me ‘detyrim paraqitje’ nga ana e drejtësisë, i cili kishte krijuar një rrjet trafikantësh dhe shpërndarësish shqiptarë, të cilët përmes telefonit merrnin urdhra për dorëzimin e mallit nëpër banesat e klientëve. Policia bën me dije se për porositë dhe dërgesat përdoreshin kode të caktuara.

 

Secili nga shqiptarët kishin zonat e përcaktuara ku vepronte dhe ‘menaxhonin’ pjesët e ndara në provincat italiane.

Klientët ishin sipërmarrës, profesionistë të lirë të njohur, biznesmenë, të cilët kërkonin kokainë të cilësisë së parë, edhe ishin gati të paguanin shifrën që u kërkohej pa asnjë problem, deri në 60 euro për një dozë dhe shërbimin që merrnin direkt në shtëpi.

Policia sekuestroi 350 gramë kokainë, 500 gr marijuane, dhe materiale per prerjen dhe ndarjen e mallit nëpër doza, si dhe 500 doza të gatshme.

E frikshme – Shembet ura e Vanës në Sarandë, furgoni me njerëz me dy rrota në ajër (VIDEO)

SARANDE – Situata në Sarandë paraqitet e frikshme pas përmbytjeve.

Në një video të siguruar nga BalkanWeb duket një furgon me banorë që ka qenë gati duke rënë duke vendosur në rrezik serioz jetën e atyre që ishin brenda. Pamje të frikshme vijnë nga Jugu i vendit, pas shembjes së urës së Vanës.

Makina ka mbetur me dy rrotat e para në ajër, por fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz.

 

 

E plotë ndarja e grupeve të Botërorit 2018 (VIDEO)

Është hedhur në Pallatin Shtetëror të Kremlinit, shorti i fazës finale të Botërorit “Rusi 2018”. Eventi drejtohej nga prezantuesi i njohur anglez Geri Lineker, ndërsa në krah të ish-futbollistit ndodhet gazetarja ruse Maria Komandnaja.

 

Skuadrat e kualifikuara janë të ndara në katër vazo bazuar në klasifikimin e tyre në renditjen e përgjithshme të FIFA-s. Ekipet me renditjen më të mirë gjenden në vazon e parë, ndërsa ato me renditjen më të dobët në vazon e katërt. I vetmi përjashtim është Rusia që, si vend organizator, pozicionohet direkt në vazon numër 1.

vazos

Grupi A

A1 – Rusia

A2 – Arabia Saudite

A3 – Egjipti

A4 – Uruguai

Grupi B

B1 – Portugalia

B2 – Spanja

B3 – Marok

B4 – Irani

Grupi C

C1 – Franca

C2 – Australi

C3 – Peru

C4 – Danimarka

Grupi D

D1 – Argjentina

D2 – Islanda

D3 – Kroacia

D4 – Nigeria

Grupi E

E1 – Brazili

E2 – Zvicra

E3 – Kosta Rika

E4 – Serbia

Grupi F

F1 – Gjermania

F2 – Meksikë

F3 – Suedia

F4 – Koreja e Jugut

Grupi G

G1 – Belgjika

G2 – Panama

G3 – Tunizia

G4 – Angli

Grupi H

H1 – Polonia

H2 – Senegali

H3 – Kolumbia

H4 – Japonia

gjermania shorti

shorti

suedia shorti

Rrëfimi – Gëzim Peshkëpia: “Si e gjeta prokurorin që më kishte marrë bibliotekën e babait”

Gëzim Peshkëpia ka treguar një histori sa të veçantë po aq tragjike në lidhje me atë se çfarë ka ndodhur në periudhën e komunizmit në familjen e tij.

Peshkëpia tha se prokurori i çështjes që firmosi pushkatimin e babait të tij, Manush Peshkëpia, një poet dhe letrar i njohur në atë kohë, kishte marrë të gjithë bibliotekën e të atit dhe e kishte vendosur në shtëpi.

Ai tregoi edhe mënyrën se si ishte njohur me këtë fakt dhe për më tepër se kush është personi që i kishte marrë biblotekën e të atit.

Realisht, jam njohur me këtë informacion në vitet 1990 kur një nip i i gruas së prokurorit erdhi në Gjermani më një grup artistik dhe më pyeti se çfarë e kisha Manush Peshkëpinë, ndërsa unë i thashe se e kisha baba. Ai më tha se kam shkarkuar një kamion me libra tek shtëpia e Siri Çarçanit. Kujtoj ato volumet e lidhura bukur të Balzakut dhe të gjithë këtyre klasikëve. Ajo ditë ishte nisja më e saktë që vendosa që këtij prokurori ti shkoj në shtëpi dhe t’i kërkoj librat e babait”,- kujton Peshkëpia.

Ndërsa, vazhdon historinë, duke treguar se ishte viti ’92 kur vendosi t’i shkojë në shtëpi për t’i kërkuar librat e babait.

Ai kujton se në kohën kur i trokiti në derë dhe Çarçani hapi derën, pasi u prezantua, atë filloi ta kapë një e dridhur si shenja parkinsoni, ndërsa i kishte ofruar edhe një kafe.

I shkova drejt e në shtëpi, e kishin ndarë me një person tjetër sepse kishte hapësirë të madhe në ato apartamentet tek Shallvaret. Kjo gjë ndodhi në vitin ’92. I’a kërkova librat, i thashë se kush jam dhe në atë moment ai u dridh a thua e kapi parkinsoni”, -tha Peshkëpia.

PeshkëpiaRealisht, jam njohur me këtë informacion në vitet 1990 kur një nip i i gruas së prokurorit erdhi në Gjermani më një grup artistik dhe më pyeti se çfarë e kisha Manush Peshkëpinë, ndërsa unë i thashe se e kisha baba. Ai më tha se kam shkarkuar një kamion me libra tek shtëpia e Siri Çarçanit. Kujtoj ato volumet e lidhura bukur të Balzakut dhe të gjithë këtyre klasikëve. Ajo ditë ishte nisja më e saktë që vendosa që këtij prokurori ti shkoj në shtëpi dhe t’i kërkoj librat e babait.

I shkova drejt e në shtëpi, e kishin ndarë me një person tjetër sepse kishte hapësirë të madhe në ato apartamentet tek Shallvaret. Kjo gjë ndodhi në vitin ’92. I’a kërkova këto libra, i thashë se kush jam dhe në atë moment ai u dridh a thua e kapi parkinsoni. I thashë në fund fare do më tregosh një nder të më thuash se ku i kanë pushkatuar. Nuk di gjë, unë e kam marrë vesh nga rruga. Më erdhi shumë keq. Nuk mund të thuash se ishte njeri apo kishte një organizim të lartë psikik, ata edhe në momentin e fundit nuk ndjejnë keqardhje për atë se çfarë kanë bërë. Ai kishte firmosur me dorën e vet pushkatimin. Ishte prokurori i çështjes dhe nuk më tha asgjë në lidhje me atë ngjarje. 

Rrëfimi i familjes Fona nga Prishtina, e para që bëri dasmë me flamurin kuq e zi (video)

Përdorimi i flamurit shqiptar ishte i ndaluar edhe gjatë një periudhe të Jugosllavisë komuniste dhe dënimet ishin mjaft të rrepta. Mirëpo një familje nga Prishtina në vitin 1968 çoi krushqit për ta marrë nusen me flamur kuq e zi. Kjo është hera e parë që dihet të ketë ndodhur një veprim i tillë në Kosovë.

49 vjet më vonë Ahmet Hyseni kujton se kjo ndodhi në një moment goxha delikat.

Ai ka shpjeguar edhe si ishe siguruar flamuri.

Kalimi i dasmorëve me flamur nga Xhamia e Llapit e përmes qytetit të Prishtinës ishte përhapur shpejt në mesin e qytetarëve. Shumë prej tyre dolën për të parë kolonën e krushqve derisa po kthehej nga Mramori.

70 vjeçari Ragip Fona që atë botë ishte dhëndri i asaj dasme ka pranuar se ngritja e flamurit në atë datë ishte vepër e madhe kombëtare.

Përdorimi i flamurit zyrtar u lejua tek më 1968 derisa njoftimi publik u bë edhe në gazetën ‘Rilindja’.

Pavarësia, hapet “Viti i Skënderbeut” (video)

Në qytetin e Vlorës, autoritetet më të lartë të Shqipërisë dhe Kosovës morën pjesë sot në ceremonitë për 105-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Po sot u shpall zyrtarisht dhe hapja e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit. Përgjatë 300 ditëve të ardhshme janë parashikuar aktivitete të ndryshme që do të përfshijnë të dy vendet. Kryeministri Rama saktësoi se nuk bëhet fjalë për shprehje të një tundimi për t’u kthyer në të shkuarën, por e një vetdije se para shqiptarëve është çelur një perspektivë e re

​Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ai i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Edi Rama çelën ceremonitë për 105 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë në Sheshin e Flamurit me ngritjen zyrtare të simbolit më të rëndësishëm të vendit. Më pas ata ju drejtuan monumentit të Ismail Qemalit ku dhe bënë homazhet e rastit.

Në shtëpinë muze ku në 1912 patriotët shqiptarë shpallën Pavarësinë u hap zyrtarisht Viti Mbarëkombëtar i Skënderbeut. Në 300 ditët e ardhshme do të përkujtohen përvjetoret e disa ngjarjeve që kanë lënë shenjë në historinë e kombit shqiptar, ndërsa aktiviteti përmbyllës do të jetë Samiti i dytë i Diasporës, së cilës Shqipëria dhe Kosova kanë vendosur t’i kushtojnë një vëmendje të veçantë, sic u theksua dhe dje gjatë mbledhjes mes dy qeverive në Korcë.

Afrimi mes Shqipërisë dhe Kosovës, shoqërohet shpesh me komentet mbi t ashtuquajturin projekt të Shqipërisë së Madhe. Pikërisht për këtë, kryeministri Edi Rama në fjalën e tij saktësoi se “gjithçka thashë dhe gjithçka do të thuhet e do të bëhet në këtë vit mbarëkombëtar të Skënderbeut, nuk është asgjëkundi shprehje e një tundimi për t’u kthyer në të shkuarën apo për ti rënë daulleve të së shkuarës. Por është shprehje e një vetëdijeje se sot përpara nesh shqiptarëve është çelur një perspektivë e re dhe së bashku ne kemi detyrimin që për sa kohë e kemi këtë privilegj që të mund të bëjmë si drejtues institucionesh apo qeverish e shtetesh, atë që çon një hap më tutje drejt realizimit të kësaj perspektive që është, shqiptarët e bashkuar në BE”

Idesë së objektivit të integrimit euratlantik të të dy vendeve i mëshoi dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaci: “Shqipëria është anëtare e organizatës më të fuqishme ushtarake në botë, NATO-s. Kosova është shtet i lirë dhe sovran. Në rrugëtim të sigurt për t’u integruar në NATO dhe BE, dhe me miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jemi një komb me dy shtete sovrane. Të dy shtetet tona kanë një ëndërr. Kanë një qëllim. Integrimin e plotë në institucionet euroatlantike”

Ndërsa presidenti Ilir Meta, vuri theksin te simbolika e fortë që figura e Skendërbeut ka për shqiptarët: “Me bindjen se Skënderbeu do të jetë gjithmonë ylli i mëngjesit dhe dielli që do të ndriçojë çdo shqiptar dhe mbarë kombin tonë në përpjekjet tona për prosperitet për paqe dhe për një të ardhme plotësisht evropiane, ju uroj edhe një herë gëzuar këtë ditë të bekuar!”

Nga ana e saj opozita, e cila më 28 nëntor përkujton dhe Ditën e Çlirimit, bëri homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në Tiranë. “Nga koha e Gjergj Kastriot Skënderbeut deri tek luftërat e fundit çlirimtare të shqiptarëve, 28 Nëntori është dita kur flamuri që na bashkon të gjithëve si komb, na kujton për sakrificën e madhe dhe çmimin e lartë që liria dhe pavarësia shqiptare kanë patur ndër shekuj. Por po kështu na kujton për peshën e përgjegjësisë së brezit të ri dhe shqiptarëve sot. Për brezat e ardhshëm, betejën për Shqipërinë europiane dhe demokratike si thirrjen më të lartë dhe nderimin më të madh për sakrificën e heronjve dhe martirëve të lirisë dhe të pavarësisë”, u shpreh kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Haradinaj jep intervistë në gjuhën serbe: Ndarja e Kosovës do të sillte tragjedi të reja (video)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për DW ka thënë se deklaratat për ndarje territoriale të politikanëve serbë nuk janë serioze, por opsione të tilla, sipas tij, do të sillnin tragjedi të reja.

Rreth dialogut, Haradinaj ka thënë se platforma për bisedime me Serbinë do të përgatitet nga Qeveria e Kosovës e cila do ta dërgojë për diskutim në Kuvend ku kontributin mund ta japin të gjithë.

“Lojërat me kufij në Ballkan janë të rrezikshme, kushdo që luan me to. Nuk besoj se këto janë tregime serioze dhe nuk do të doja të flas për këto pasi e dimë se çfarë do të ndodhë nëse luajmë me këtë”, ka thënë Haradinaj.

“Do të kishte tragjedi të cilat na kujtohen dhe nuk është e mençur të flasim për këtë. Është shumë e rrezikshme”, ka thënë Haradinaj.

 

Ndërkohë duke folur rreth dialogut, Haradinaj ka thënë se platforma për bisedime me Serbinë do të përgatitet nga Qeveria e Kosovës, e cila do ta dërgojë për diskutim në Kuvend ku kontributin mund ta japin të gjithë.

“Dialogu ka kuptim vetëm me njohje”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se pala kosovare ka qenë e gatshme për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe duke u bazuar në Kushtetutën e Kosovës – por vetëm si një trup koordinues e jo ekzekutiv.

Haradinaj duke folur për raportet me Listën Srpska ka thënë se në një qeveri me 61 deputetë, secila parti mund ta rrëzojë Qeverinë por nuk pret që të ndodhë diçka e tillë.

Haradinaj ka thënë se ka qëndrime të ndryshëm në skenën politike rreth emrit të ushtrisë së Kosovës, por, sipas tij, tani bëhet fjalë vetëm për emrin – që sipas tij, në të ardhmen mund të jetë Armata e Kosovës.

Duke e komentuar çështjen e fletarresteve ndërkombëtare dhe pengesat që mund t’i shfaqen në udhëtime, Haradinaj ka thënë se ai gjithmonë udhëton lirshëm edhe kur ka pengesa.

Haradinaj nga gazetarët është pyetur edhe rreth gjykimit të tij në Hagë duke thënë se dy herë është liruar, por në mungesë të dëshmitares.

“Lexojeni qëndrimin e prokurorit Bramertz, nuk kam më shumë komente për këtë”, ka thënë ai.

Ndërsa, duke folur rreth Gjykatës Speciale, Haradinaj ka thënë se Kosova do t’i përmbushë obligimet.

“Bëhet fjalë për diskriminim sepse nuk kërkohet drejtësia për të gjitha viktimat, por duke i selektuar në baza nacionale që nuk është rruga më e mirë për drejtësinë”, ka thënë ai.

Ai ka theksuar se shpreson që demarkacioni të zgjidhet dhe Kosova të fitojë liberalizimin e vizave.