VOAL

VOAL

Elia Zaharia, princesha e Festivalit mbarëkombëtar të komedisë në Korçë – Nga Vepror Hasani

September 24, 2018

Komentet

Kompanitë milionëshe që po i mbajnë të rinjtë në Kosovë

Doruntina Baftiu

Viti 2008 e kishte gjetur Arianit Fazliun nga Prishtina në një udhëkryq. Si student i ndërtimtarisë në Universitetin e Prishtinës, ai e kishte lënë punën e tij të atëhershme në këtë sektor, për t’iu përveshur provimeve të mbetura.

Por, edhe sot, i ka ende 12 provime të papërfunduara nga gjithsej 45. Kjo, pasi një ditë, 15 vjet më parë, vendosi të merrte një rrugë jo shumë të frekuentuar në Kosovën e atëhershme: në fushën e teknologjisë së informimit dhe komunikimit.

Atëherë vetëm 20 vjeç, Arianiti – i cili fillimisht kishte dashur të studionte për farmaci – nuk e kishte të lehtë tentimin e tij të tretë për ta gjetur veten në një karrierë.

Arianit Fazliu, në zyren e kompanisë së tij softuerike Kutia.

Arianit Fazliu, në zyren e kompanisë së tij softuerike Kutia.

Ai nisi të punonte në një kompani të teknologjisë së informimit dhe komunikimit, Rrota, pas rekomandimit nga një familjare e tij.

“Pata filluar nga zeroja. Në fakt, jo nga zeroja, por nga minusi. Unë nuk e dija as çka është Chrome [platformë kërkimore në internet]. Më është dashur të punoj nga 18 orë në ditë për t’i arritur të tjerët”, kujton Arianiti.

Puna e asaj kohe iu shpërblye në vitin 2013, kur ai, së bashku me bashkëpunëtorin e tij, Faton Selishta, formuan kompaninë softuerike Kutia.

“Në fillim, prej rrogës kemi kaluar në pa rroga. Pastaj 100 euro në muaj, 150… varësisht si vinin. Kemi punuar në një banesë, i patëm bërë tavolinat vetë, me këso paleta [druri]”, thotë 35-vjeçari për Radion Evropa e Lirë.

Themeluesit e kompanisë Kutia, Arianit Fazliu (në të djathtë) dhe Faton Selishta (në të majtë).

Themeluesit e kompanisë Kutia, Arianit Fazliu (në të djathtë) dhe Faton Selishta (në të majtë).

Kutia – si shumë kompani të tjera të kësaj fushe në Kosovë – vitin e kaluar pati rritje të ndjeshme, prej 159 për qind.

Kompania Kutia eksporton produkte softuerike në SHBA, Norvegji, Suedi, Gjermani e shumë vende të tjera. Sipas një raporti të publikuar këtë muaj nga Shoqata e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës (STIKK), edhe pse shumica e kompanive të këtij sektori janë nën pronësi vendore, tregu në Kosovë përbën vetëm 16 për qind të klientëve të këtyre kompanive.

Por, edhe pse kompania e tij është rritur dukshëm dhe tani është zhvendosur në një zyrë të re, Arianiti thotë se ende vazhdon të ofrojë punë për studentët e rinj, me qëllim të “shpërndarjes së dijes”. Kompania e tij punëson dhjetëra praktikantë.

“Kemi qenë dy [Arianiti dhe Fatoni] dhe e kemi shpërndarë dijen me të gjithë. Pastaj, ata që kanë qenë më të vjetër, e kanë shpërndarë dijen me të rinjtë. Është bërë një piramidë e shpërndarjes së dijes, e cila ekziston edhe tash”, thotë Arianiti.

Arianit Fazliu, duke u konsultuar me një punëtore të kompanisë Kutia.

Arianit Fazliu, duke u konsultuar me një punëtore të kompanisë Kutia.

“Nëse i kthejmë drejt industrisë sonë shumicën e të rinjve, rreth 50 për qind të të diplomuarve, unë jam i sigurt që nga industria jonë, [të rinjtë] nuk do të shkojnë jashtë, të paktën jo për shkaqe financiare”, shton ai.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), vetëm gjatë vitit 2021 nga Kosova kanë emigruar gati 43 mijë persona. Një anketë e bërë më 2020 nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) tregon se mbi 48 për qind e kosovarëve donin të migronin. Kjo përqindje ka qenë në trend rritjeje që nga viti 2014.

Arbëresha Loxha, drejtore ekzekutive e GLPS-së, ka thënë më parë për REL-in se mungesa e perspektivës së punësimit dhe gjendja e vështirë socio-ekonomike janë arsyet kryesore që i detyrojnë kosovarët të migrojnë.

Këtë përshtypje e ka edhe Fikret Murati, pronar i kompanisë Speeex në Kosovë, e cila ofron kryesisht shërbime për kompani të huaja në sektorin e tregtisë.

“Mendoj që nëse u ofron një vend të sigurt pune dhe mundësi për të ardhmen, mundësi zhvillimi, nuk është e vështirë [t’i mbajmë të rinjtë në Kosovë]. Ne, si kompani private, duhet t’u përmbahemi disa rregullave”, thotë Fikreti, kompania e të cilit punëson rreth 2.000 punëtorë në Kosovë, me moshë mesatare prej 29 vjeç.

Fikret Murati, pronar i kompanisë Speeex.

Fikret Murati, pronar i kompanisë Speeex.

I rritur në Zvicër, Fikreti tani e kalon gjysmën e kohës së tij në Kosovë. Ai fillimisht kishte shkuar pas fundit të luftës në vitin 1999, e më vonë ishte kthyer me disa ide biznesi. Por, ëndrra e tij u bë realitet vetëm në vitin 2016, kur ai hapi Speeex-in.

Kompania e tij tani ofron paga dukshëm më të larta sesa mesatarja në Kosovë. Sipas ASK-së, paga mesatare bruto për vitin 2022 ishte 521 euro, ndërsa në Speeex është 1.200 euro. Edhe kompanitë e tjera të këtij sektori ofrojnë paga të ngjashme.

Fikreti është siguruar që punëtorët e tij të kenë edhe hapësira ku mund të gjejnë paqe. Në ndërtesën e re të kompanisë së tij në Prishtinë, punëtorët kanë hapësira ku mund të pushojnë, dhoma të lutjes, kuzhinë.

“Në të ardhmen do ta kenë edhe një bankomat, ashtu që ata të mund t’i përmbushin të gjitha nevojat e tyre brenda ndërtesës. Ne vazhdimisht i pyesim njerëzit se çka u pëlqen në kompani e çka jo dhe këto hapësira marrin shumë pëlqim”, thotë Fikreti për Radion Evropa e Lirë.

Fikret Murati, duke u konsultuar me një punëtor të kompanisë Speeex.

Fikret Murati, duke u konsultuar me një punëtor të kompanisë Speeex.

Këto kushte më të mira pune bëjnë që fusha e teknologjisë së informimit dhe komunikimit të cilësohet si “sektori i vetëm që ka potencialin ta luftojë trendin e emigrimit”, thotë Aldo Baxhaku, zyrtar për komunikimin publik në STIKK.

Ai thotë se ky sektor ka potencial të bëjë edhe më shumë sesa vetëm t’i mbajë të rinjtë në Kosovë: ai mund ta bëjë Kosovën një vend të njohur në botë për ofrimin e shërbimeve të kësaj fushe.

“Sektori është në rritje në të gjithë botën. Por, Kosova ka këtë avantazhin e të rinjve – 65 për qind është nën 30 vjeç. Kjo do të thotë që ke potencial. Kosovën e favorizon shumë që ka një popullsi të re në mes të Evropës, që vuan nga popullsia e vjetër”, thotë ai.

Baxhaku thotë se popullsia e re – me moshë mesatare prej 35 vjeç – përbën avantazh pasi që sektori dominohet nga të rinjtë në të gjithë botën dhe aftësitë kompjuterike që kërkohen në këtë sektor, janë aftësi që kryesisht zotërohen nga të rinjtë.

Të rinj duke punuar në kompaninë Kutia në Prishtinë.

Të rinj duke punuar në kompaninë Kutia në Prishtinë.

Por, Baxhaku shton se, për ta shfrytëzuar këtë avantazh, Kosova duhet të specializohet në njërën nga fushat e teknologjisë së informimit dhe komunikimit, si inteligjencë artificiale, siguri kibernetike, zhvillim softuerik, etj.

Ngjashëm mendon edhe Arianiti nga Kutia.

“Unë shpresoj dhe dëshiroj që Kosova të jetë një vend ku për shembull ke inxhinierë të inteligjencës artificiale apo ndonjë fushe tjetër. Në atë mënyrë që kur të vijë klienti i huaj, ta dijë që ju jeni ekspert i asaj fushe dhe të mos e ketë telashe të paguajë aq sa paguan kudo në botë”, thotë Arianiti.

Për Vigan Dishën, këshilltar ekzekutiv i bordit drejtues të Speeex-it, Kosova tashmë është bërë një vend i njohur në botë për shërbimet e kësaj fushe.

Vigan Disha, punëtor i kompanisë Speeex.

Vigan Disha, punëtor i kompanisë Speeex.

“Kosova është një destinacion atraktiv për këto shërbime. E kemi dëshmuar që kombinimi i kostos [së ulët] dhe kualitetit [të lartë] e favorizon Kosovën në tregun ndërkombëtar”, thotë ai.

Aktualisht në Kosovë janë 1.950 kompani që ofrojnë shërbime të teknologjisë informative dhe komunikimit, në krahasim me 930 sa kanë qenë para pandemisë COVID-19. Rritja më e madhe e sektorit ndodhi vitin e kaluar, kur u shtuan mbi 700 kompani të reja. Gjatë kësaj periudhe është rritur edhe numri i punëtorëve në këtë sektor.

Artizanët e Kosovës, thirrje për ruajtjen e traditës së punimit të filigranit

VOA/Marrë nga Associated Press

Artizanët e filigranit në Kosovë po bëjnë thirrje për më shumë ndihmë për ta mbajtur gjallë këtë traditën shekullore të punimeve të tyre. Arti i punimit të fijeve të holla metalike për të krijuar stoli të ndërlikuara dhe të bukura argjendi, të njohura si filigran, është ngulitur thellë në identitetin dhe trashëgiminë e Kosovës.

Në një argjendari në Prizren, një numër i vogël artizanësh të filigranit punojnë për të ruajtur traditën e tyre në këtë art.

Qyteti i Prizrenit ka një reputacion ndërkombëtar dhe konsiderohet një qendër e prodhimit të bizhuterive.

Për shekuj me radhë, zejtarët këtu kanë punuar me vegla dore primitive duke prodhuar gjithçka, nga unazat, vathët dhe varëset deri te kutitë dhe taketuket e duhanit, të cilat më pas i kanë tregtuar në mbarë botën.

64-vjeçari Bashkim Tejeci shpjegon me pasion se si mjeshtrit e vjetër të shekullit të kaluar, prindërit dhe gjyshërit e tij, krijuan një kompani për punimin e filigranit në vitin 1946.

Filigrani ka qenë prej kohësh një biznes familjar.

“Me të vërtetë ka qenë një zeje, një zanat apo një organizatë për të cilën ia vlente të punoje dhe të humbje rininë, duke punuar për të”, thotë ai.

Dikur një punishte me 150 mjeshtër, kompania tashmë e riemërtuar ‘Filigran Shpk’, tani ka vetëm pesë mjeshtër që punojnë së bashku.

Ari, argjendi apo metale të tjera të çmuara shkrihen, kthehen në fije të holla metali dhe kthehen në stoli të ndryshme. Disa prej tyre zbukurohen me gurë të çmuar.

Teknika është aq e qëndrueshme sa një produkt i prodhuar një shekull më parë mund të riparohet dhe lehtësisht të kthehet në një gjendje të re, thotë zoti Tejeci.

“E ndjej veten shumë mirë këtu. Është një veprimtari që jep qetësi sepse çdo herë prodhon diçka tjetër”, thotë 76-vjeçarja Fatime Baruti, e cila filloi të merrej me punimin e filigranit rreth 50 vjet më parë.

Këta argjendarë thonë se brezit të ri i mungon interesi për zanatin e tyre, edhe pse të rejat, kryesisht nënat e reja, janë të prirura ta mësojnë zanatin dhe të punojnë nga shtëpia.

Kompania e re private, Filigran, ka raportuar probleme në përmbushjen e porosive në periudhat e ngarkuara të vitit, si sezoni veror i dasmave, për shkak të mungesës së artizanëve të trajnuar.

“Kemi marrë ndihmë nga komuna dhe organizata UNDP për organizimin e kurseve të trajnimit. Por, ndihma nuk ka qenë e madhe. Ne po përpiqemi të hapim një shkollë të filigranit për trajnimin e artizanëve të rinj për tre ose katër vite dhe pastaj punësimin e tyre këtu”, thotë Faik Bamja, menaxher i organizatës Filigran.

Humbja e kësaj tradite, që ka ekzistuar për një kohë të gjatë në historinë e Kosovës, do të shkakonte një keqardhje të madhe për mjeshtrin e punimit të filigranit, Bashkim Tejeci.

“Zanatet, që kanë një vlerë të madhe, është mirë që shoqëria dhe qeveria mos t’i lejojë të zhduken sepse kjo nuk do të ishte vetëm një humbje shtetërore, por edhe një humbje kombëtare”, thotë ai.

Sot Dita e Tragjedisë, Vrasja e 10 burrave të njohur në treven e Gurëzit- Nga NDUE HOTI

Sot Dita e tragjedise, Vrasja e 10 burrave te njohur ne treven e Gurezit. Nder ta jane dy burra me te rinjte , Nikoll Deda 23, i martuar, me djale e vajze, mbetet vejushe Lezja, vritet Zef Nik Staka 24 vjec, len ne meshire te fatit vajzen nje vjeç e gjysme.

Gasprit pas denimit te dyte i derguan ne dhomen e izolimit dy fotografitë e dy shokeve te ekzekutur Xhelal Koprenckes dhe nje tjetri , ishin FOTO te tmerrshme me gjak neper dhembe. Kete per ta shantazhuar.

Sot Dita me ‘ 7 ‘ i paragjykoj incidentet ne keto dite,mendoj se lidhen me nje date historike, Rev. Bolshevik i Tetorit, 7 nentor 1917, Ku shumica dermon pakicen, eliten e nje VENDI.

Ne keto kushte Udhehrqesit te. shtetit ia punonte “Pas shpine” Koci Xoxe, te vritshin 7-8 veta dhe ne Kruje e Gurez I rrumbullakuan ne 10, kishte me for e,me buje.

Lajmet per suksese r qeverise SE re u percollen delegacioni shqiptar ne Konf. Paqes ne Paris deri ne Buenos Aires. Kjo e fundit I trumbetonte me aq zell keto massakra deri ne peshtirje. Rendesi kishte aksioni per ndertimin e rruges Kukes-Peshkopi, e rendesishme ishte 16 Tetorit, plot suksese , gurzaket do t’i coming ne member nga Gurezi ne Kruje. Ne diten e gjyqit , perseri numri ” 7 ” qe siguronte shoket jugosllave per besnikeri ndaj Revolucioni, ku pati tri denime me pushkatim, krejt pa lidhje vetem per mosbashkpunim dhe entusiazem Pas masakres, Ne sallen e gjyqit plot me krutane te ftuar duartrokitjet e peshtymat ishin frenetike.

Zbarimi i nje skenari te Dyte ishte mbi tavolinen e Postes MP Gurez. 1- kontrolli mbi familjen e te pushkatuave pa gjyq, 2_rekrutimi I informator e te rink me and te shantazhuar deri ne familje, vellai per vallain, vajza per te atin, etj. Gjendjen dhe ajri ishte jonizuar. Nga treva e Milotit 800 te rinj mbushen kamjonat vullnetarisht drejt Kukesit dhe iu bashkuan edhe grupit te vullnetarvia nga Jugosllavia. Pas krimit nga Parisi delegacioni shqiptar e gjeti rrugen Kukes-Peshkopi vetem per t’i prere shiritin. Keshtu ishin ato kohe mor’ bir me tha nje prind ne klubin studenti , me tregoi SE kishte qene me skuadren e pushkatuar e ne masakren e Gurezit. Mbante mend shpeti.in nga goditjet e para te Nikoll Dedes, kerkoi te zbatohej Kanuni: “me falni burra, SE me Ka falur Zoja”. Por partizanja is Shaun Zonjen, iu afrua dhe e qelloi me pistolete. Pas largimit te skuadres aty lane nje roje, si I lejoi pasdite vone t’ I merrnin kufomat. Nje grua duke kerkuar mes viktimave shikon syte e hapur te Nikoll Dedes, perkulet dhe ia mbyll syte me dhimbje. E ama e Nikoll Dedes ato dite ishte ne bjeshke dhe vetem Pas disa ditesh kur erdhi mori vesh cfare kishte ndodhur por qendroi e forte. Njerezit e ngushlluan, Zoti te forcofte, te keni me jete uladin, Krishti e paste ne Parris, Jepja o Zot Pushimin e Pasosun, e shendritt Drita e Pambaruar.

Gazetat e ketyre Diteve, me ngjarjet e trishtueshme te Gurezit nuk ndodhen ne biblioteka, ne albumet e gazetave kryesore perkatese, ndoshta ruhen me arkiva sekrete si dokumenta te klasifikuara.

 

Nikoll Ded Koleci nipi I Katrin Tomes,

Lezja bashkshortja e Nikoll Dedes. Keshtu me kete veshje qendroi gjithe jeten besnike e kurores, rriti dhe edukoi me traditat me te Mira te komuniteti te saj djalin dhe vajzen. Grua e larte, me kuptimin e plote te fjales, fisnike.

Historia e komunitetit çam në plazhin e Durrësit, grekët i përzunë nga trojet e tyre, komunistët i larguan se i prishte imazhin zonës

Plazhi i Durrësit po mbush një shekull jetë, që atëherë kur u ndërtuan vilat e para të tregtarëve në bregdet.

Ndërkaq, 500 metra më tej, në anën tjetër të rrugës automobilistike drejt Kavajës, në fund të Luftës së Dytë Botërore u vendosën çamët e dëbuar nga trojet e tyre në Greqinë e Veriut.

Sot e kësaj dite ata mbeten dëshmitarët e drejtpërdrejtë të zhvillimit të plazhit më të madh të vendit, dhe në të njejtën kohë edhe përfaqësues të mbijetesës së komunitetit të çamëve, që edhe sot vazhdon të banojë vetëm pak kilometra larg qytetit të lashtë.

“Unë kam qenë 12 vjeç, kur familja ime u vendos në këtë territor, një ranishte dunash, ku mbizotëronte bimësia e gjineshtrave – tha për BIRN prof. Hajredin Isufi, i cili sapo ka festuar 91-vjetorin e lindjes.

“Ishte viti 1944, dhe një pjesë e familjes time, pas genocidit grek u shpërngul nga Çamëria drejt Sarandës me barkat e himariotëve, ndërsa babai me disa bagëti mbërriti nga malet mes një mijë vështirësish”, kujtoi ai.

Në tregimin e prof Hajredinit, bëjnë pjesë kujtimet e hidhura kur nëna nuk kishte bukë ti ushqente, apo kur prindët ngjiteshin në pyllin mbi Shkëmbin e Kavajës për të prerë dru, me të cilat fitoheshin pak lekë më shumë.

Sipas tij, ende pa një status si banorë të Shqipërisë, çamët u kujdesën që të instaloheshin në zonat bregdetare, në Vlorë, në Fier apo në Durrës, ku mendonin se jetesa e tyre e re, do të ishte më e lehtë.

Plazhi i Durrësit ishte krejt i shkretë dhe rreth 100 familje çame fillimisht zunë vend në vilat e braktisura të bregdetit, të ndërtuara në kohën e monarkisë.

“Shteti nuk na pengoi, pasi ne ende konsideroheshim refugjatë për shkak të marrëdhënieve plot të papritura mes Shqipërisë dhe Greqisë. Shifra e deklaruar e të dëbuarve nga Çamëria, arrinte në 23-25 mijë vetë, por ajo asnjëherë nuk u zyrtarizua – tha studiuesi 91-vjeçar.

“Ne u quajtëm shqiptarë, vetëm në vitin 1953, kur shteti na pajisi me pasaporta – sjell në mendje Hajredin Isufi.

Në kushtet e persekutimit të vazhduar dhe të heshtur të shtetit, Çamët e plazhit u lidhën fort me njëri tjetrin.

“Nëna dhe babai im janë takuar rastësisht në spital, për shkak të një aksidenti. Brenda 24 orësh gjyshërit e mij vendosën ti martojnë të rinjtë, më shumë për arsye mbijetese, se sa për lumturi familjare – tregon për BIRN Hysen Hyseni, 75-vjeç.

“Disa vjet më vonë babai im u dënua me 8 vjet burg për tentativë arratisjeje, dhe jeta jonë u vështirësua edhe më tej” – kujtoi ai.

Edhe tani Ceni, sic e thërrasin të gjithë fqinjët, banon atje ku u lind, në stabilimentin “Hekurudha”, në qendër të plazhit me gjatësi 3,4 km.

Hysen Hyseni
Hysen Hyseni

Plazhi i Durrësit ishte i shkretë dhe kishte të njejtën pamje me atë të kohës së monarkisë, kur drejtuesi i Partisë në rrethin e Durrësit dha urdhër që çamët të largoheshin prej andej, sepse prishnin pamjen e zonës.

Ishte mesi i viteve ’60 dhe çamët edhe sot e konsiderojnë si “dëbimin persekutues të radhës”, largimin pa asnjë mbështetje, ku secila familje duhet t’ia dilte vetë, duke filluar nga banesa deri te puna.

“Të gjithë banorët që ndodheshin pranë rrugës Durrës-Kavajë u bartën drejt lagjes së Spitallës, një territor me pyll të dëndur dhe ku mbizotëronin mushkonjat e kënetës – dëshmon për BIRN Hajredin Isufi.

Në të njejtën kohë, në fillim të viteve 1970 pushteti u kujtua për sistemimin e plazhit.

Vilat e shtetëzuara që u ndërtuan gjatë paraluftës u vunë në dispozicion të familjeve të partiakëve dhe pushtetarëve të lartë, si dhe të përfaqësuesve ndërkombëtarë të partive komuniste.

U ndërtuan radhët e para me kabina kompensate apo blloqesh betoni, të cilave më vonë iu shtuan edhe çadrat prej mushamaje, ku familjet e zakonshme pushonin në 12 ditët e lejes së zakonshme.

Barakat ku banonin çamët e plazhit nuk i përgjigjeshin kërkesave për një plazh të përparuar, dhe kjo përbënte një arsye të mjaftueshme për ti përcjellë në zonën e pabanuar në veri të qytetit.

Të tjerat, që ndodheshin larg plazhit dhe pas shinave hekurudhore i shpëtuan nga dëbimi familjet e pakta çame që vazhduan të jetojnë po aty.

Ata përpiqen të përfitojnë nga kërkesat e shumta të familjeve nga qytete të ndryshme të vendit të cilat nuk gjejnë vend për të pushuar në kabinat e shtetit.

Çamët fillojnë të japin me qira dhoma në stinën e verës, pasi arrijnë të marrin leje në këshillin e lagjes, dhe në instanca të tjera.

Ndërkaq banorët e dëbuar çamë të Spitallës përpiqen të rikthehen në vendin nga ku i përzunë.

Pasi kishin bërë të gjitha punët e mundimshme në ndërtim apo ngarkim-shkarkim ata e quajtën një zgjidhje shumë të mira trajtimin e shtëpive si apartamente turistike.

Dhomat me qira ishin një e ardhur e mirë dhe pa shumë lodhje.

Familjarët nga i gjithë vendi që kërkonin zgjidhje për pushimet e verës filluan ti drejtoheshin zonës me “dhoma të çamëve”.

Img 2126 2048x1536
Img 2126 2048×1536

Prof. Hajredini , i cili ishte diplomuar në degën e Histori-Gjeografisë fton në atë kohë për pushime në shtëpinë e tij njerëzit më të shquar të instituteve të Historisë, Gjuhësisë, të Arkivës së Shtetit, e kështu me radhë.

Në këmbim të mirënjohjes për dy javët e pushimit në plazh, ai vetë fiton të drejtën e njohjes me dokumenta arkivore të plota për Durrësin dhe Çamërinë. Profesori i nderuar është autor i një duzinë librash për vendlindjen e tij, fshatin Rrëzanj të Çamërisë dhe për figuara të shquara të lëvizjes kombëtare.

“Tani çamët i gjen në të gjithë botën – tha prof. Hajredini. “Ata që kanë mbetur këtu në plazh kujdesen për banesat që japin me qira në stinën e verës, por jo vetëm të tyret, edhe ato të vëllezërve e motrave që kanë zgjedhur të jetojnë e të punojnë në pjesën tjetër të botës – përfundoi ai./Reporter.al/

Lufta e demave e Bosnjës

Amos Chapple

Pyjet e Kodrës së Popoviqit oshëtinin nga pëllitja e thellë e bagëtive më 6 gusht, ndërsa 18 dema po byryteshin duke pritur radhën e tyre për të luftuar.

Një dem në pyllin në kodrën Popoviq, para se të nisë radha e tij për të luftuar .

Një dem në pyllin në kodrën Popoviq, para se të nisë radha e tij për të luftuar .

Lufta e 251-të e Demave të Gërmecit, i quajtur sipas malit ku u mbajt fillimisht ngjarja, është pjesë e një tradite që fitoi rëndësi shpirtërore gjatë pushtimit austro-hungarez të Bosnjë e Hercegovinës së sotme.

Dy dema duke u përleshur brenda vathës në kodrën Popoviq, më 6 gusht.

Dy dema duke u përleshur brenda vathës në kodrën Popoviq, më 6 gusht.

Dalibor Ljuboja, president i bordit që organizon ngjarjen, thotë se ndeshjet vjetore me dema, të cilat janë mbajtur që nga vitet 1700, u bënë “një simbol i rezistencës”.

Spektatorët duke pritur fillimin e ndeshjes së demave.

Spektatorët duke pritur fillimin e ndeshjes së demave.

Në vitin 1902, shkrimtari serb, Petar Kociq, botoi një tregim të shkurtër për një ndeshje midis demit të dashur të një djali të varfër fshati dhe një demi në pronësi të shtetit austro-hungarez. Historia u bë një shëmbëlltyrë klasike e luftës kundër sundimit të huaj.

Një dem duke gërryer baltën me thundra brenda vathës.

Një dem duke gërryer baltën me thundra brenda vathës.

Luftimet e demave mbahen brenda një vathe të ngjashme me rodeon. Përpara se të luftojë, çdo dem lihet për të bredhur i vetëm brenda territorit. Në kohën e shfaqjes, dy dema i çojnë brenda një rrethoje, të cilën hapësirë të dy e konsiderojnë territor të tyre.

Kur portat mbyllen pas demave, qindra spektatorë heshtin, ndërsa tensionet mes kafshëve rriten.

Dy dema të fotografuar pak çaste para përplasjes.

Dy dema të fotografuar pak çaste para përplasjes.

Në shumicën e rasteve, të dyja kafshët sillen rreth njëra-tjetrës me kujdes përpara se të kërcejnë dhe t’i ngatërrojnë brirët. Disa dema nuk luftojnë fare, pavarësisht se nxiten nga pronarët e tyre.

Kur dy dema mbeten kokëfortësisht paqësorë, gjyqtarët përcaktojnë fituesin nga sjellja e përgjithshme e secilit dem.

Lufta mes dy demash.

Lufta mes dy demash.

Betejat e demave janë shumë të ngjashme me luftën njerëzore në një kafaz, me periudha shtytjesh dhe përdredhjesh, të shoqëruara nga përplasjet dramatike të brirëve që bëjnë turmën të gjëmojë.

Një dem i quajtur Soko pret kohën e tij për të luftuar.

Një dem i quajtur Soko pret kohën e tij për të luftuar.

Ndryshe nga ndeshjet me dema matador, në të cilat vritet kafsha, ndeshjet e demave të Bosnjës përfundojnë kur një kafshë pranon humbjen duke kthyer bishtin dhe duke ikur.

Radio Evropa e Lirë kërkoi komente për ndeshjet me dema nga disa grupe që merren me mbrojtjen e kafshëve, por nuk mori asnjë koment deri në kohën e kohën e publikimit të këtij teksti.

Një dem teksa pëllet para ndeshjes me demin tjetër.

Një dem teksa pëllet para ndeshjes me demin tjetër.

Lufta e demave zhvillohet në kategori të ndryshme peshash që variojnë nga “peshat e lehta” nën 750 kilogramë deri në ndarjen e peshave të mesme prej 750-850 kilogramë dhe pesha të rënda që peshojnë më shumë se 850 kilogramë.

Pronarët e demave përpiqen të frenojnë kafshën e tyre pas një dyluftimi demash.

Pronarët e demave përpiqen të frenojnë kafshën e tyre pas një dyluftimi demash.

Luftimet me dema mbahen brenda territorit të Republikës Sërpska, por gjithashtu tërheqin konkurrentë dhe turma nga rajonet boshnjake dhe kroate të vendit.

Një dem sulmon tezgat me pije pasi arratiset nga vatha.

Një dem sulmon tezgat me pije pasi arratiset nga vatha.

Marrja nën kontroll e demave të adrenalizuar pas një lufte demash mund të jetë e vështirë. Gjatë ngjarjes së 6 gushtit, një dem iu shmang mbajtësve të tij për disa minuta brenda vathës. Dy dema të tjerë u hodhën jashtë arenës dhe vrapuan të hutuar pranë tezgave të pijeve dhe tendave të ushqimit. Ekipet e burrave vrapuan pas kafshëve, duke i vënë përfundimisht nën kontroll.

Milan Galic reagon pasi demi i tij, Jelona, fitoi në kategorinë e peshave të lehta.

Milan Galic reagon pasi demi i tij, Jelona, fitoi në kategorinë e peshave të lehta.

Demat kampionë në tri kategoritë e peshave u përkasin dy serbëve etnikë dhe një myslimani boshnjak.

Jovo Vodjeviq Duman ngre duart lart nga gëzimi pasi demi i tij, Misko, fitoi në kategorinë e peshave të rënda.

Jovo Vodjeviq Duman ngre duart lart nga gëzimi pasi demi i tij, Misko, fitoi në kategorinë e peshave të rënda.

Kampioni i peshave të rënda, Jovo Vodjeviq Duman, u pushtua nga emocionet pas betejës tronditëse, duke puthur demin e tij gjigant Misko dhe duke ia lagur feçkën me birrë të ftohtë. Në fjalimin e tij të improvizuar të fitores, ai zbuloi shpenzimet masive pas këtij sporti dhe ambiciet e pronarëve të demave.

“Ky dem [fitues] nuk është asgjë”, tha Duman dhe shtoi: “Unë kam një tjetër në shtëpi që sapo e bleva për 20.000 euro. Vitin tjetër do ta sjell. Atëherë do të shihni vërtet diçka!”.

Përgatiti: Syzanë Paçarizi

Manastiri i Ukrainës, mes luftës dhe rivalitetit fetar

Aleksander Palikot

Muret e bardha, çatitë shumëngjyrëshe dhe kupolat e arta me shkëlqim dallohen mes majave të pemëve në shpatin e pjerrët mbi lumin e dredhuar të Siverski Donetsit në Donbas, i shtrirë në Ukrainën juglindore të dëmtuar nga lufta për gati një dekadë.

Pamja e Manastirit të Maleve të Shenjta është po aq magjepsëse sot sa ishte përpara shpërthimit të konfliktit në Donbas në vitin 2014, vite para se Rusia të niste pushtimin e saj të plotë të Ukrainës vitin e kaluar.

Por, bloza e zezë dhe qindra vrima plumbash nuk lënë asnjë dyshim: Lufta e ndezur në Ukrainë nuk e ka anashkaluar këtë strehë të rëndësishme të krishterimit ortodoks, të njohur gjithashtu si Lavra Svyatohirsk.

As nuk i dha qetësi qytetit të vendosur në bregun përballë të lumit.

Svyatohirsk, një destinacion që dikur tërhoqi mijëra pelegrinë dhe udhëtarë, tani qëndron në rrënoja… rrugët e tij janë gjysmë bosh.

Megjithatë, sipas Archimandrite Feofan, një murg dhe arkëtar i manastirit, i cili është kritikuar prej kohësh nga Kievi për lidhjet e tij të supozuara me separatistët e mbështetur nga Rusia në Donbas, “çdo luftë vjen gjithmonë për një arsye”.

Duke folur personalisht dhe jo si përfaqësues i manastirit, ai tha për Radion Evropa e Lirë se, sipas tij, kjo filloi me qëllimin e “ndreqjes së një kombi” ose “për të riparuar një komb”.

Në Svyatohirsk dhe shumë vende të tjera në Ukrainë, lufta e ka bërë të kundërtën – ka shkaktuar vdekje dhe shkatërrim – dhe perspektiva e rimëkëmbjes duket e largët.

Ambientet e manastirit pësuan granatime me artileri dhe sulme ajrore.

Ambientet e manastirit pësuan granatime me artileri dhe sulme ajrore.

Murgjit në Lavra Svyatohirsk, së bashku me Kishën Ortodokse të Ukrainës (UOC) të Patrikanës së Moskës, pjesë e së cilës është manastiri, e gjejnë veten në një situatë të vështirë për shkak të veprimeve të Rusisë. Ata po përpiqen të distancohen nga Kisha Ortodokse Ruse, e cila mbështet luftën.

Në fillim të pushtimit, Mitropoliti Onufriy, udhëheqësi i UOC-së që ka lidhje historike me Moskën, i bëri thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, që të ndalonte luftën, duke e krahasuar atë me një histori nga Bibla, historinë e Kainit.

Në mënyrë të ngjashme, Feofan shprehu habinë për pushtimin dhe e etiketoi luftën si “të çmendur” dhe “vëllavrasëse”.

“Ne dhe mëkatet tona duhet të fajësohemi për këtë luftë”, tha Feofan për Radion Evropa e Lirë në një bisedë të gjatë në fund të muajit të kaluar. Ai tha se një “ndarje artificiale” që ishte promovuar prej vitesh midis ukrainasve etnikë dhe rusëve në Donbas, të cilët ai i quajti “një popull”, çoi në “gjyqin e tmerrshëm” që ata po kalojnë tani.

Një formulim kombinon insinuatat se pushtimi është moralisht i gabuar me jehonën e një prej pretendimeve kryesore të rreme që Putini ka përdorur në përpjekjet e tij për ta justifikuar atë: që ukrainasit dhe rusët janë i njëjti popull dhe se lufta është rezultat i përpjekjeve të Perëndimit dhe Qeverisë aktuale të Kievit për t’i vendosur ata kundër njëri-tjetrit dhe për të përdorur Ukrainën për të nënshtruar Rusinë.

‘Qielli i sigurt’ po digjet

Një gjë është e vërtetë: “Gjyqi” përnjëmend ka qenë i tmerrshëm.

Në fillim të muajit qershor, vitin e kaluar, më pak së katër muaj nga fillimi i pushtimit të plotë, trupat ruse iu afruan Svyatohirskut dhe detyruan ushtrinë ukrainase të tërhiqej në bregun jugor të lumit Siverski Donets.

Kur ushtarët që tërhiqeshin shkatërruan urën mbi lumë, manastiri u gjend në kurth në mes të një shkëmbimi të zjarrit midis fraksioneve që zgjatën pandërprerë për katër muaj rresht. Situata ndryshoi vetëm kur forcat e Ukrainës rifituan me shpejtësi kontrollin e rajonit përmes një kundërofensive nëpër segmente të rajoneve Donjeck dhe Harkiv në shtator të vitit të kaluar.

Në mes të betejës, manastiri u bë adresë për qindra refugjatë nga Svyatohirsku dhe fshatrat përreth, që kërkuan strehim nga sulmi i zjarrit të artilerisë dhe kërcënimi i që vinte nga pushtimi rus.

Murgeshat nga një manastir i shkatërruar në Bohorodinjka u zhvendosën në Svyatohirsk Lavra.

Murgeshat nga një manastir i shkatërruar në Bohorodinjka u zhvendosën në Svyatohirsk Lavra.

Në mesin e refugjatëve ishin disa murgesha nga një manastir i shkatërruar në Bohorodiçne, një fshat aty pranë, të cilat kishin ardhur në manastir në muajin maj, së bashku me banorët tjerë në një kolonë të mbrojtur nga trupat ukrainase.

I mësuar me pritje të pelegrinëve, Lavra Svyatohirsk, siguroi me sukses strehim dhe ushqim për disa qindra individë në mes të kaosit.

Duke “sulmuar” verbalisht Kievin dhe autoritetet lokale ukrainase, Feofan tha se manastiri “mori rolin e shtetit, i cili nuk kishte arritur të ndihmonte siç duhet qytetarët e tij”.

Anatoli, një farkëtar që i ka kushtuar dekada të tëra punës për murgjit, gjatë një darke në sallën e ngrënies së manastirit, tha për Radion Evropa e Lirë se “individë të shumtë që kishin humbur gjithçka, gjetën një strehë të sigurt brenda manastirit”, duke shtuar se “dikush mund ta kuptojë këtë vend të shenjtë pasi jeton aty”.

Gjatë luftimeve, manastiri strehoi disa qindra refugjatë nga rajoni

Gjatë luftimeve, manastiri strehoi disa qindra refugjatë nga rajoni

Manastiri i Malit të Shenjtë u dëmtua rëndë përgjatë gjithë kohës së luftimeve të ashpra në këtë zonë.

Duke u bazuar në raportimet e ushtrisë ukrainase, manastiri u godit nga një bombë ruse më 12 mars.
Më 4 maj, bombardimet nga Rusia dëmtuan një konvikt, ku u lënduan të paktën shtatë persona.

Më 30 maj dhe 1 qershor, tre murgj dhe një murgeshë u vranë, dhe të paktën tre murgj të tjerë u lënduan nga zjarri i artilerisë. Disa ndërtesa në pronësi të manastirit në zonën përreth tij gjithashtu u dëmtuan. Në mesin e tyre ishte edhe kisha prej druri- Tashëgimia e gjithë Shenjtorëve – që ishte kisha më e madhe e drurit në Ukrainë.

Murgjit duke ecur pranë varreve të vëllezërve të tyre të vrarë nga granatimet.

Murgjit duke ecur pranë varreve të vëllezërve të tyre të vrarë nga granatimet.

Në rrezik të vazhdueshëm, mbi 50 veta që po qëndronin në manastir vendosën të largohen, thotë Volodymyr Rybalkin, një veteran i luftës në Donbas, i cili po ashtu mori pjesë në luftimet që çliruan tokat e pushtuara nga Rusia, vitin e kaluar. Ai tani është në krye të administratës civile të Svyatohirskut.

Ata që mbetën aty, jetuan në “terr informativ”, pa qasje në internet dhe pa lidhje telefonike, tregon Rybalkini për Radion Evropa e Lirë.

“Kanë menduar se i gjithë rajoni i Donjeckut ishte tashmë nën kontrollin e Rusisë dhe nuk mund të besonin se tramvajet ende po funksionin në Kramatorsk [qytet pranë]”, tha ai.

Së bashku me anëtarët e njësisë lokale të mbrojtjes territoriale, Rybalkin po regjistronte video-mesazhe nga të afërmit e njerëzve që qëndronin në manastir duke u kërkuar atyre të shkonin në territorin e kontrolluar nga Ukraina. Ushtarët futeshin fshehurazi në Lavra, shfaqnin videot dhe nxirrnin jashtë këdo që ishte i gatshëm të largohej.

Në fund të korrikut, rreth 10 muaj pas çlirimit të Svyatohirskut, rreth 100 njerëz nga zona, duke përfshirë 24 fëmijë, po qëndronin në manastir. Disa kanë humbur shtëpitë e tyre dhe disa kanë punuar për manastirin.

Më shumë se 20 fëmijë jetojnë në manastir.

Më shumë se 20 fëmijë jetojnë në manastir.

Pushtim brutal

Jashtë manastirit, vetëm një fraksion i vendbanimeve të mëparshme vazhdon të qëndrojë në këmbë. Kjo pjesë, dikur thuhej se ishte “Zvicra e Donbasit”, për shkak të livadheve të tij të qeta dhe pyjeve të gjera me lisa, të cilat në të kaluarën tërhiqnin vizitorë që kërkonin pushim nga qytetet industriale si Donjecku e Luhansku.

Sipas autoriteteve lokale, vetëm 950 banorë nga popullsia prej 5.000 banorësh sa ishte para pushtimit, mbetën në qytetin e Svyatohirskut dhe 2.600 nga më shumë se 9.000 në rrethin e gjerë. Pothuajse të gjitha hotelet, vendpushimet shëndetësore dhe qendrat e argëtimit që lulëzuan në të kaluarën, nuk kanë më punë.

Rybalkin irritohet dukshëm kur përballet me pretendimin se Lavra mbronte njerëzit në mungesë të mbështetjes shtetërore. Ai thotë se ata që qëndruan në manastir e bënë këtë sepse “ishin afër tij më parë dhe dëgjonin këshillat e murgjve”.

“Lavra do të donte të ishte shtet përbrenda shtetit, por ne jemi përgjegjës këtu”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.

Që nga fundi i pushtimit rus, administrata civile-ushtarake dhe vullnetarët u kanë ofruar banorëve ushqime falas dhe ndihmë humanitare. Autoritetet hapën një banjë publike dhe lavanderi në qytet. Kjo e fundit, nuk ka ujë të rrjedhshëm.

Disa biznese janë rihapur dhe Rybalkin thotë se një bankë dhe një pikë karburanti do të fillojnë të funksionojnë së shpejti.

Kreu i administratës civile-ushtarake të Svyatohirskut, Volodymyr Rybalkin, mori pjesë në çlirimin e qytetit. “Lavra do të donte të ishte shtet në shtet, por ne jemi në krye këtu”, thotë ai.

Kreu i administratës civile-ushtarake të Svyatohirskut, Volodymyr Rybalkin, mori pjesë në çlirimin e qytetit. “Lavra do të donte të ishte shtet në shtet, por ne jemi në krye këtu”, thotë ai.

Rrugët e Svyatohirskut janë pastruar kryesisht nga rrënojat dhe xhamat e copëtuara, por pyjet rreth tij thuhet se janë të dyndur me mina.

Hezitimi për rimëkëmbje është për shkak të luftimeve të ashpra në vijën e frontit, që po zhvillohen vetëm 30 kilometra larg, ku forcat ruse janë përpjekur të fitojnë terren pranë qyteteve Liman, në juglindje, dhe Kupiansk, më larg në veri. Ushtarët ukrainas lëvizin brenda dhe jashtë qytetit, ndonjëherë duke qëndruar për pak kohë për të riparuar automjete ose për të bërë disa pazare.

Ndërsa, Svyatohirsku rimëkëmbet gradualisht, ai mbetet thjesht një hije e së kaluarës së tij dhe kjo gjendje mund të vazhdojë për një periudhë të gjatë. Shumica e banorëve u larguan vitin e kaluar. Ata u zhvendosën në Rusi ose në zona të Ukrainës, që janë nën kontrollin rus. Këtu përfshihet edhe ish-kryetar i bashkisë, Volodymyr Bandura, i cili ishte i lidhur me partinë pro-ruse të opozitës, e cila tashmë është e ndaluar në Ukrainë– Platforma për Jetën.

Olha Kartashova, koordinatore e qendrës për ndihmë humanitare në Svyatohirsk, i tha Radios Evropa e Lirë se disa banorë “përshëndetën forcat pushtuese ruse, thuajse ato ishin çlirimtare”, por shumë të tjerë thjesht u pajtuan me praninë e tyre, sepse nuk kishin çfarë tjetër të bëjnë.

Kartashova tha se atë dhe vajzën e saj, ushtarët rusë i detyruan të zhvisheshin dhe se dhëndri i saj u trajtua shumë ashpër gjatë marrjes në pyetje. Familja pothuajse çdo natë të pushtimit e kalonte të fshehur në një bodrum. Shtëpia e tyre u granatua dy herë, herën e parë kur ushtria ruse mori Svyatohirskun, dhe të dytën, kur ukrainasit e rimorën atë.

Sipas Rybalkinit, forcat ruse ndjenin rrezik të vazhdueshëm pasi qyteti ishte nën kontrollin ukrainas dhe dronët ukrainas monitoronin vazhdimisht lëvizjet e tyre.

“Ushtarët rusë ndonjëherë kishin veshur rroba civile dhe i fshehën armët nëpër çanta”, tha ai.

Në pamundësi për të forcuar kontrollin, rusët nuk arritën të krijonin një administratë në Svyatohirsk, kështu që banorët e mbetur u lanë në mëshirën e ushtarëve dhe duhej të mbështeteshin tek ata për ushqim dhe gjëra të tjera esenciale.

Svyatohirskut po i kthehet ngadalë gjallëria, me ndihmën humanitare në dispozicion për më pak se një mijë banorët e mbetur.

Svyatohirskut po i kthehet ngadalë gjallëria, me ndihmën humanitare në dispozicion për më pak se një mijë banorët e mbetur.

Pasi Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës (SBU) kreu të ashtuquajturat “masa për stabilizim”, pas tërheqjes së trupave ruse vjeshtën e kaluar, prokurori i qarkut hapi një numër hetimesh për bashkëpunim të dyshuar, separatizëm dhe grabitje.

SBU-ja gjithashtu raportoi se kishte identifikuar një “dhomë torture” në një qendër argëtimi pranë Lavrës Svyatohirsk, ku ushtria ruse “mbante me forcë banorët që mbështesnin sovranitetin ukrainas”.

Banorët që përjetuan dhe panë nga afër pushtimin, treguan për brutalitet dhe kaos.

Tamara Yevdokymova kultivon kopshtin e saj pavarësisht nga tyta e tankut të ngulitur në oborrin e saj. "Unë nuk dua të jetoj më në këtë çmendinë," thotë ajo.

Tamara Yevdokymova kultivon kopshtin e saj pavarësisht nga tyta e tankut të ngulitur në oborrin e saj. “Unë nuk dua të jetoj më në këtë çmendinë,” thotë ajo.

Mjekja e pensionuar, Tamara Yevdokymova, 82- vjeçare, kultivon patate, domate, tranguj, qepë, rrush, e fruta dhe perime të tjera në kopshtin e saj të vogël, pavarësisht në oborrin e saj shihen mbetje të ndryshkura të tankeve, një kujtim i përpjekjes së dështuar të forcave ruse për të kaluar Siverskiy Donetsin.

Gjatë luftimeve vitin e kaluar, shtëpia e saj u dogj dhe ajo u fsheh nga shpërthimet e bombave thërrmuese dhe predhave që shpërthyen përreth. Ajo i tha Radios Evropa e Lirë se një ushtar i ri rus e kishte rrahur dhe i kishte nxjerrë dhëmbët. Djali i saj, një murg, jeton në Rusi, por ajo planifikon të qëndrojë në vendin ku, siç tha “kam jetuar gjithë jetën dhe kam varrosur burrin tim”.

“Është koha që unë të vdes”, tha ajo. “Unë nuk dua të jetoj më në këtë çmendinë”.

Shtëpia e Jevdokymovës është shkatërruar rëndë nga granatimet dhe është bërë e pabanueshme për dimër.

Shtëpia e Jevdokymovës është shkatërruar rëndë nga granatimet dhe është bërë e pabanueshme për dimër.

‘Klani i Donjeckut’ dhe ‘Bota ruse’

Pas tërheqjes ruse, murgjit e Lavra Svyatohirskut u gjendën gjithashtu në një situatë, që duket si një rrugë pa krye.

Kisha Ortodokse Ukrainase (UOC) mbizotëronte prej kohësh krishterimin ortodoks në Ukrainë, ndërsa besimet rivale të lidhura me Kievin dhe jo me Moskën luftuan për të fituar terren. Megjithatë, kjo ndryshoi gradualisht, dhe në vitin 2019 Kisha Ortodokse e Ukrainës u njoh si e pavarur nga kreu shpirtëror i të gjithë të krishterëve ortodoksë: Patriarku Ekumenik Bartolomeu i Kostandinopojës.

Tani, në kohën kur vetë Ukraina lufton për të ruajtur pavarësinë e saj, Kisha Ortodokse Ukrainase po humbet famullitarët dhe po përballet me kritika të forta. Autoritetet ukrainase akuzojnë kishën për mbajtjen e lidhjeve me shërbimet ruse të sigurisë, për avancimin e narrativave pro-ruse dhe bashkëpunimin me forcat okupuese në pjesët e Ukrainës të kontrolluara nga Rusia.

Që nga fundi i vitit të kaluar, SBU-ja ka kryer kontrolle në shumë vende adhurimi të UOC-së, si pjesë e një operacioni “kundërzbulimi”. SBU-ja nuk ka thënë publikisht nëse ka kontrolluar Lavra Svyatohirskun.
Në një dekret të lëshuar më 28 dhjetor 2022, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pezulloi nënshtetësinë e udhëheqësit shpirtëror të Lavra Svyatohirskut, mitropolitit Arseniy dhe 12 përfaqësuesve të tjerë të UOC-së.

Një tank i djegur T-72 është kujtesë e përpjekjes së dështuar ruse për të kaluar lumin Siverskiy Donets.

Një tank i djegur T-72 është kujtesë e përpjekjes së dështuar ruse për të kaluar lumin Siverskiy Donets.

Arseniy ishte në manastir gjatë një vizite në fund të korrikut, sipas Feofan, por nuk pranoi të fliste për Radion Evropa e Lirë.

Ai ka përsëritur narrativat ruse shumë herë gjatë dekadës së fundit, duke akuzuar Ukrainën për nxitjen e luftës në Donbas dhe ka mbështetur referendumet e imponuara nga Rusia në Krime dhe rajone të tjera të Ukrainës, të cilat janë hedhur poshtë gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar si mashtrime të paligjshme.

Në vitin 2014, forcat kundërshtare të Kievit, të udhëhequra nga Igor Girkin, një ish-oficer i Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse (FSB) dhe një figurë e rëndësishme në aneksimin rus të Krimesë dhe në fazat e hershme të konfliktit të Donbasit, supozohet se iu dha mbështetje dhe miratim nga disa murgj nga Manastiri i Maleve të Shenjta.

Girkin më vonë pretendoi se kontingjenti i tij gjatë asaj kohe përfshinte individë që ai u referohej si “bij shpirtërorë”, murgj nga Lavra Svyatohirsk. Ai, gjithashtu, përmendi se një nga brigadat e tij ishte nën komandën e një fillestari nga Lavra Svyatohirsk.

Feofan, tha për Radion Evropa e Lirë se ai nuk kishte njohuri për këto ngjarje dhe theksoi se Girkini nuk ishte i pranishëm në Lavra në vitin 2014, në kundërshtim me atë që disa media të lidhura me separatistët e mbështetur nga Rusia kanë raportuar. Njëkohësisht, Feofani pohoi se të dyja palët mbajnë përgjegjësi për përshkallëzimin në vitin 2014 dhe theksoi se ishte Ukraina ajo që nisi granatimet e rënda të artilerisë në Slovyansk, vendndodhja e disa prej përplasjeve fillestare në konfliktin që u shfaq atë vit.

Tetyana Derkach, gazetare për çështje fetare ukrainase dhe autore e librit “Kisha ruse në luftën hibride kundër Ukrainës”, e përshkroi Lavra Svyatohirskun si “qendra më e spikatur e ideologjisë së ‘Botës Ruse’ në Donbas” — një referencë për ndjenjat ekspansioniste të nacionalistëve rusë që mbrojnë marrjen nën kontroll të pjesëve të vendeve të huaja të populluara nga rusishtfolësit.

Lavra Svyatohirsk ka gjithashtu një peshë për shkak të lidhjeve të saj me figura politike të lidhura me Moskën, duke përfshirë ish-presidentin Viktor Yanukovych. Ai la pozitën e tij dhe kërkoi strehim në Rusi në vitin 2014 për shkak të presionit nga lëvizja e protestës së Euromaidanit. Kjo lëvizje ndodhi si reagim ndaj zbulimeve të korrupsionit qeveritar dhe zgjedhjes së Yanukovychit për të anuluar një marrëveshje që synonte forcimin e lidhjeve me Bashkimin Evropian.

Svyatohirsku është vetëm 30 kilometra larg vijës së frontit, ku Rusia kryen operacione sulmuese drejt Kupijanskut dhe Limanit.

Svyatohirsku është vetëm 30 kilometra larg vijës së frontit, ku Rusia kryen operacione sulmuese drejt Kupijanskut dhe Limanit.

Yanukovych frekuentonte manastirin dhe i ndau prona të ndryshme publike, duke ofruar gjithashtu mbështetje financiare. Gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2004, ai fitoi miratimin e manastirit, me besimtarët që luteshin për suksesin e tij si “shërbëtori i Zotit Viktor”.

Derkach iu referua Lavra Svyatohirskut si qendra e origjinës shpirtërore e të ashtuquajturit “klani Donjeck”, një grup dikur me ndikim që përfshinte Yanukovychin dhe kryeministrin e tij, Mykola Azarov.

Pas negociatave midis Yanukovychit dhe Patriarkut Kirill, kreut të Kishës Ortodokse Ruse, manastirit iu dha titulli i çmuar i “Lavra”, që nënkupton një status të ngritur shpirtëror dhe kulturor të krahasueshëm me Manastirin e Shpellave të Kievit dhe manastirin e Poçajiv në Ukrainën perëndimore.

“Luftë hibride”

Pavarësisht një ndryshimi në retorikën e tij zyrtare, Derkach pohon se ndjenjat në Lavra Svyatohirsk kanë mbetur relativisht të pandryshuara edhe pas pushtimit të gjerë të Ukrainës nga Rusia. Në maj të vitit 2022, Kisha Ortodokse Ukrainase u distancua publikisht nga Kisha Ortodokse Ruse, duke bërë ndryshime në statutet e saj që gjoja jepnin një nivel “autonomie dhe pavarësie”.

Kritikët, megjithatë, argumentojnë se këto ndryshime nuk e kanë modifikuar në thelb statusin kanonik të kishës dhe janë kryesisht simbolike.

Gjatë disa shërbesave, murgjit e Svyatohirskut ende thërrasin emrin e patriarkut Kirill, me gjithë mbështetjen e tij vokale për Putinin dhe pushtimin. Kirill, një aleat i dukshëm i presidentit rus, Vladimir Putin, ka shprehur pikëpamjen se ushtarët rusë që vdesin në betejë janë duke u përfshirë në “një sakrificë që shfajëson të gjitha mëkatet e atij individi”.

Feofani pohon se murgjit e Lavrës nuk e marrin parasysh qëndrimin e patriarkut Kirill dhe pretendon se emri i tij përfshihet “ritualisht” në lutje për shkak të faktit se “OCU (Kisha Ortodokse e Ukrainës) tani është e ndarë nga Kisha Ortodokse Ruse, megjithëse jo plotësisht e pavarur”.

Svyatohirsku dhe rajoni i tij janë shkatërruar dhe shpopulluar. Rimëkëmbja do të zgjasë me vite.

Svyatohirsku dhe rajoni i tij janë shkatërruar dhe shpopulluar. Rimëkëmbja do të zgjasë me vite.

Gjatë gjithë diskutimit, ai shprehu gjithashtu një sërë pikëpamjesh në përputhje me retorikën e UOC-së. Ai pohoi se “abortet në Ukrainë shkaktojnë më shumë viktima sesa konflikti në vazhdim” dhe propozoi që kufizimet e lidhura me pandeminë gjatë krizës COVID-19 “krijuan një distancë midis njerëzve dhe Zotit, duke kontribuar kështu në mënyrë indirekte në luftë”.

Në përputhje me një deklaratë të bërë nga propagandisti i televizionit shtetëror rus Vladimir Solovyov, Feofani iu referua OCU-së kundërshtare si një “kishë turke e përbërë nga individë që janë larguar nga kisha kanunore” – duke aluduar në faktin se selia e Patriarkut Ekumenik Bartolomeu ndodhet në Stamboll.

Derkach vuri në dukje se ndërsa UOC-ja e denoncon zyrtarisht pushtimin në deklaratat e saj zyrtare, ajo shpërndan narrativa pro-ruse në nivel lokal për shkak të sfidave në ruajtjen e kohezionit, duke pasur parasysh se disa nga kongregacionet e saj ndodhen brenda zonave të pushtuara nga Rusia, ku ato janë të lidhura në mënyrë aktive me Kishën Ortodokse Ruse, ndërsa të tjerët banojnë në territore të kontrolluara nga qeveria.

“Kisha Ortodokse e Ukrainës është përfshirë në luftën hibride të Rusisë kundër Ukrainës që nga viti 2014. Si pasojë, në këtë gjendje të vështirë aktuale, ndërsa po përjeton vetë pasojat, ajo thjesht mund të presë rrethana më të favorshme”, shpjegoi ajo.

Përgatiti: Gresa Kraja

Nënë e bijë bëjnë koleksionimin e mbi 1 000 veshjeve kombëtare nga rajoni i Hasit

Albina Kastrati

Arbnora Kolgjeraj Rexha dhe e ëma e saj, Lajde Kolgjeraj, ia kanë caktuar vetes një qëllim të vetëm: ta promovojnë dhe ruajnë trashëgimin kulturore të veshjesh kombëtare nga rajoni i Hasit të Prizrenit.

Arbnora, etnologe dhe antropologe e kulturës, tregon se ajo se çfarë e ka frymëzuar më së shumti ta zgjedhë këtë rrugë, ishte nëna e saj Lajdja, e cila është koleksioniste e rreth 1.000 copave, kryesisht veshjeve nga rajoni i Hasit dhe njëherësh drejtoreshë e ansamblit folklorik “Katarina Josipi” në Zym të Hasit.

Copë nga koleksioni i rrobave tradicionale të Arbnora Kolgjeraj Rexha dhe Lajde Kolgjera e varur në një gur.

Copë nga koleksioni i rrobave tradicionale të Arbnora Kolgjeraj Rexha dhe Lajde Kolgjera e varur në një gur.

“Këtë koleksion e ka filluar nëna pas luftës, diku në vitin 2000-2002, e ka nxitur ajo se shumë prej banorëve kanë qenë në mërgim dhe i kanë lënë veshjet në shtëpi dhe [ato] janë dëmtuar, dhe [nënës] iu kanë dhimbsur shumë sesi po e humbasin një pasuri”, thotë Arbnora për Radion Evropa e Lirë (REL).

Koleksioni me rreth 1.000 copë veshjesh kombëtare, kryesisht nga rajoni i Hasit, është duke u ruajtur në shtëpinë e Ladjes.

Koleksioni me rreth 1.000 copë veshjesh kombëtare, kryesisht nga rajoni i Hasit, është duke u ruajtur në shtëpinë e Ladjes.

Koleksionistja 54-vjeçare nga Hasi, Ladja, tregon se kur ka filluar të merret me gjetjen e veshjeve kombëtare, e ka bërë thjesht nga pasioni dhe dashuria e bartur brez pas brezi brenda familjes së saj në jug të Kosovës, rreth 85 kilometra larg kryeqytetit Prishtinë.

“Në fillim ka qenë pasioni për t’i ruajtur, e tash ia vlen të ruhen, sepse është një pasuri që nuk mund të përsëritet asnjëherë”, thotë Ladja.

Copë nga koleksioni i rrobave tradicionale të Arbnora Kolgjeraj Rexha dhe Lajde Kolgjeraj.

Copë nga koleksioni i rrobave tradicionale të Arbnora Kolgjeraj Rexha dhe Lajde Kolgjeraj.

Ajo beson se falë punës së saj janë vetëdijesuar edhe qytetarët për rëndësinë e veshjeve kombëtare në ditët e sotme. “Njerëzit na thonë ju po na ndritni fytyrën”, tregon drejtoresha e ansamblit.

Një koleksion i tillë me rreth 1.000 copë veshjesh kombëtare, kryesisht nga rajoni i Hasit, është duke u ruajtur në shtëpinë e Ladjes.

Lajde Kolgjeraj, 54-vjeçare, e kishte nisur si pasion koleksonimin e rrobave tradicionale para dy dekadave.

Lajde Kolgjeraj, 54-vjeçare, e kishte nisur si pasion koleksonimin e rrobave tradicionale para dy dekadave.

Që të dyja shprehen se si synim e kanë edhe hapjen e një muzeu afër shtëpisë, pasi besojnë se, jo vetëm që do të ishte më e lehtë mirëmbajtja e veshjeve në një ambient më të përshtatshëm, por edhe të interesuarit do të kishin mundësi t’i vizitonin ato, pasi për shkak të rrethanave, shpeshherë detyrohen t’i kthejnë mbrapsht vizitorët.

“Ne, deri tash, një dhomë e kemi pasur të bllokuar me veshje, tash e kemi edhe një dhomë tjetër, si dhe një pjesë të korridorit. Nuk kemi kërkuar mbështetje sa i përket ndërtimit të muzeut, sepse e dimë se ministria nuk investon në investime të vrazhda, pra kapitale, si dhe nuk kemi gjetur një fondacion që i mbështet projektet e tilla”, shpjegon Arbnora, e cila ligjëron lëndën e trashëgimisë kulturore historike, në shkollën e mesme të lartë “Qendra e Kompetencës” në Prizren.

Një palë doreza janë më të fundit të cilat i janë shtuar koleksionit, të cilat u punuan disa dekada më parë.

Një palë doreza janë më të fundit të cilat i janë shtuar koleksionit, të cilat u punuan disa dekada më parë.

Sipas Strategjisë Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore 2017-2027 e Qeverisë së Kosovës, trashëgimia kulturore përcaktohet si shtyllë e rëndësishme e zhvillimit të qëndrueshëm të vendit, që do të arrihet nëpërmjet bashkëpunimit dhe pjesëmarrjes efektive në avancimin e sistemit të mbrojtjes.

Në të adresohen aspektet themelore që në mënyrë të drejtpërdrejtë synojnë promovimin e vlerave reale socio-kulturore dhe ekonomike të trashëgimisë kulturore të Republikës së Kosovës, si dhe rritjen e dukshmërisë së vlerave potenciale të saj.

Rroba tradicionale, nga koleksioni i Ladjes, të varura në një gardh në Has, Prizren.

Rroba tradicionale, nga koleksioni i Ladjes, të varura në një gardh në Has, Prizren.

Antropologia ka të publikuar gjithashtu edhe katalogun: “motivet në veshjet popullore të grave të Hasit”, ku shpalos diversitetin e trashëgimisë kulturore duke i prezantuar emërtimet, simbolet si dhe motivet e veshjeve.

Në punën e saj hulumtuese, ajo identifikoi motivet gjeometrike, antropomorfe, zoomorfe, floreale, shprehje të asimetrisë dhe simetrisë.

Arbnora Kolgjeraj Rexha duke e veshur një manekine me rroba tradicionale.

Arbnora Kolgjeraj Rexha duke e veshur një manekine me rroba tradicionale.

Ajo e veçon si të preferuarën e saj jelekun e arit, pasi “është shumë unik dhe ka motiv antropomorf, nuk kam hasur në një model të tillë deri më tash”.

Sa i përket fokusit në koleksion, nëne e bijë shpjegojnë se e kanë kompletuar koleksionin me bashkëpunim të ndërsjellë, ku Ladja thirrej nga persona të ndryshëm për ta marrë një veshje, ndërsa Arbnora për hulumtimin e kryesisht motiveve pas tyre.

Arbnora thotë se jeleku i arit është shumë unik dhe ka motiv antropomorf.

Arbnora thotë se jeleku i arit është shumë unik dhe ka motiv antropomorf.

Arbnora theksoi se një nga mënyrat se si mund të veçohet vjetërsia e rrobës, është materiali nga i cili është punuar.

“[Cilat janë] më të vjetrat nuk mundem ta dimë saktësisht, ndoshta diku 150 vjet. Për shembull, nëse është e punuar nga materiali i leshit, është pak më e vjetër”, u shpreh antropologia e kulturës.

Një palë doreza janë më të fundit të cilat i janë shtuar koleksionit, të cilat u punuan disa dekada më parë.

Që të dyja shpresojnë se nga puna e tyre, njerëz të moshave të ndryshme, por në veçanti të rinjtë, të frymëzohen për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, në mënyrë që të bartet dashuria për to edhe te brezat e ardhshëm.

Lajde Kolgjeraj besonn falë punës së saj janë vetëdijesuar edhe qytetarët për rëndësinë e veshjeve kombëtare.

Lajde Kolgjeraj besonn falë punës së saj janë vetëdijesuar edhe qytetarët për rëndësinë e veshjeve kombëtare.

Një falenderim të madh dhe publik të madhes Inva Mula – U mbyll me shumë sukses edicioni i 6-të i MIK FESTIVALIT në Korçë Nga Aleksandrino Ikonomidhi Sulioti

U mbyll me shumë sukses edicioni i 6-të i MIK FESTIVALIT në Korçë

Një rrugëtim i bukur dhe shumë kreativ tashmë përfundoi. Asgjë më e bukur se perdja e MIK FESTIVAL-it të 6-të që sapo ra. Për mua e rëndësishme është që në fund të çdo udhëtimi të tillë të mbajmë në memorie momente të bukura dhe marrëdhënie të vërteta dhe duke gjykuar nga emocionet që më përshkuan këto ditë, ia dolëm më së miri!

Personalisht kam shijuar shumë çdo moment që përjetova gjatë rrugës që bëri MIK FESTIVAL këtë vit dhe prandaj i detyrohem një falenderim të madh dhe publik Inva Mula e cila më përfshiu për të dytin vit radhazi në stafin e festivalit.

Gjithashtu shumë i rëndësishëm për mua është edhe ai “falenderim” i madh që u detyrohemi të gjithë atyre heronjve të padukshëm që ndihmuan pa u parë në gjashtë koncertët dhe sigurisht pa marrë duartrokitje.

Ka qenë një nder të punoj përkrah njerëzve kaq të mrekullueshëm, të cilët kanë kushtuar kaq shumë orë për t’u ofruar korçarëve (dhe jo vetëm) më të mirën dhe jam jashtëzakonisht krenar për gjithçka që kemi arritur së bashku.

Për mua, MIK Festival është një shkollë, një vend krijimi, një strehë dhe një vend ku ëndrrat marrin hov dhe miqësitë ndërthuren përgjithmonë. Kujtimet që kemi krijuar dhe emocionet që na kaluan trupin do të mbeten përgjithmonë të gdhendura në zemrat tona.

Dëshiroj të falënderoj secilin prej jush që u bë pjesë e këtij rrugëtimi. Ka qenë një nder dhe një privilegj të bashkëpunoj me njerëz si Odeta Hoxha (të cilën e kam çmendur këto ditë dhe i kërkoj ndjesë), Albi Greva, Jusuf Beshiri, Eraldo Rexha, Deshira Ahmeti, Jeta Sheholli, Nis Tuga, Zamira Kita nga Qëndra Artit Kulturës Korçë dhe Teatri Korce.

Po, ky Festival ka frymëzuar njerëz në Korçë dhe në qytete të tjera të rajonit. Po, në këtë Festival muzika nuk pret publikun, por përhapet në sheshe, në shtëpitë e njerëzve dhe në hapësira jokonvencionale. Tingujt e pianos shpërndahen dhe ndryshojnë të gjithë peizazhin e qytetit.

Orkestra simfonike bashkoi njerëz të të gjitha klasave dhe interesave, përmes muzikës në një tjetër nivel në fushat e Drenovës.

Mirënjohje dhe Falenderim sigurisht për ata që demonstruan aftësitë dhe talentin e tyre duke dhënë gjashtë koncerte vetëm për tre dite, me një repertor që varion nga klasikja në atë bashkëkohore si soprano Ramona Tullumani, pianistja Ingrid Pulizo, këngëtarja/deputetja greke Kalliopi Vetta dhe Orkestra e shaj nga Athina, Tenori italian Gulio Pelligra dhe sopranoja Italiane Desire Rancatore, grupi Katalan me: Alba Bioque, Jeronimo Maya,David Dominguez dhe kërcimtarja Violeta Barrio, e mira Elda Laro që më dhuroi emociome të papara, sigurisht Orkestra Simfonike FA, Gjergji Mani që më mbushi sytë me lot dhe Ionela Mani që edhe pse rumune interpretoi shqip dhe të madhit Igli Tuga. Talenti i tyre bashkë me Bashkinë e Korçës nxorri në pah të gjitha anët e bukura të qytetit të Korçës. Pa diskutim dhe Bleri Dervishi, Gridi Kraja, Nuçiel Doko dhe Edison Labi, të cilët u shfaqën si «Deus ex machina» për të ndihmuar në zgjidhjen finale të situatës.
Muaj të mbarë dhe pushime të mbara

Më poshtë po ju sjellim programin që u shpalos gjatë ditëve të Edicionit të 6-të të MIK

E premte, 28 korrik

ora 19:00

Hapja e Festivalit me një koncert kushtuar jetës dhe veprës të muzës së parë shqiptare: Jorgjie Truja- Filçe.

Solistja e TKOB dhe Operas së Sofjes, soprano Ramona Tullumani interpretoi pjesë të repertorit botëror të Operës dhe këngë popullore, të cilat Jorgjia Truja ose i kishte interpretuar gjatë karrierës së saj, ose i kishte vënë në skenë në fillimet e TKOB si regjisorja e parë shqiptare. Në piano e shoqëroi pianistja e TKOB Ingrid Pulizo e cila përbën një “rrëfim okular” të historisë së muzës së parë, pasi Ingridi e takuar atë nga afër në fillimet e saj dhe ka fituar edhe festivalin që mban emrin e saj. Një udhëtim i rrallë nëpër kohë në Skenën e Teatrit nën drejtimin e vetë të madhes Inva Mula, e cila ndër të tjera performoi me Ramona Tullumanin duetin e njohur të Konteshës me Suzanën nga “Dasma e Figaros”. Vlen të theksohet se për arsye simbolike, pasi vetë Musa e parë Jorgjie Truja në karrierën e saj të gjatë kishte promovuar dhe ndihmuar disa këngëtarë të rinj lirikë të Shqipërisë, përshëndeti me dy këngë popullore tenori korçar Gjergji Mani që prej 15 vitesh performon në skenat e Rumanisë. Koncertin e homazhit e ndoqi nga salla e teatrit e bija e sopranos së madhe, pianistja e njohur Takuina Adami, e cila totalisht e prekur, falënderoi Inva Mulën dhe organizatorët e Mik festivalit nga skena, me sfond nënën e saj në koncertin e fundit.

Ora 21:30 Në Sheshi i Pazarit

Koncerti “Aroma Greke” kushtuar 98-vjetorit të lindjes së kompozitorit të madh grek “Mikis Theodorakis”. Ku interpretoi Këngëtarja dhe deputetja e Kuvendit Grek Kalliopi Vetta, një nga bashkëpunëtoret e fundit të kompozitorit grek. Kalliopit iu bashkuan Maestro dhe Kompozitori i madh grek Janis Ioannou, krijues i disa hiteve të njojura greke bashkë me instrumentistë nga Athina që kanë bashkëpunuar me vetë Mikis Thodhorakis si: Aris Koukos në buzuk, Fotis Mylonas në bas dhe në flaut, Angeliki Papanikolaou në fizarmonikë dhe Giorgos Mitsotakis në bateri. Një koncert i veçantë që në pjesën e pare të tij solli hite të njohura greke dhe në pjesën e dytë të tij ishte kushtuar veprës të kompozitorit kryesor grek Mikis Theodorakis.

E shtunë, 29 korrik
Ora 19:00

Koncerti spanjoll “Nën ritmin e hapave të Flamenkos” në Teatrin e Korçës A.Z. ÇAJUPI me artistët katalanas: Alba Bioque, Jeronimi Maya, Violetta Barrio, David Domingues. Një shfaqje e mrekullueshme që transportoi për më shumë se një ore publikun Korçar në Spanjën e largët nën ritmin e hapave të flamenkos.

Ora 21:30 Sheshi i Pazarit

Koncert italian “La Notte Italiana” me Orkestrën Simfonike të Forcave të Armatosura nën drejtimin e Maestro Elda Laros. Interpretuan kryeveprat e dashura të repertorit italian të njohur gjerësisht në mbarë botën, nga Rossini, Guglielmo Tell, Arditi, L, Donizetti, Bellini, Verdi, Mascagni, Puccini, Giordano, Cardillo, De Curtis, Denza Di Capua etj. sopranoja italiane Desirée Rancatore dhe tenori italian Giulio Pelligra. Një mbrëmje e veçantë muzikore që i dha mundësinë publikut artdashesh të udhëtojë me muzikën italiane në kohë.

E diel, 30 korrik

Ora 12:30 në fshatin Mborje

Koncert “Aty ku takohen shpirti, muzika dhe gastronomia” në pararojë të kishës “Ristozi” që daton nga viti 1390 në fshatin Mborje të Κorçës, me Arie antike dhe psalme byzantine rumune nga kompozitori rumun Ciprian Porumbescu. Interpretuan Tenori Korçar Gjergji Mani dhe Sopranoja Rumune Ionela Mani. Më pas vijoi një degustim nga shefi shqiptar me famë Bler Dervishi.

Ora 19:00 Koncert në fshatin Drenovë

Koncerti final i edicionit të 6-të të Mik Festivalit ishte koncerti Shqiptarorumun “Një ditë shkova nga Drenova” serisht me Orkestrën Simfonike të Forcave të Armatosura nën drejtimin e Maestro Elda Laro. Interpretuan tenori Korçar që vjen nga Rumania Gjergji Mani dhe sopranoja rumune Ionela Mani. Ari i mbrëmjes, një klarinetist brilant nga Shqipëria që vjen nga ana tjetër e oqeanit (SHBA) Igli Tuga.

Μeriton të theksohet në këtë pike se lidhja e fshatit Drenovë me kulturën Rumunë është e thellë dhe buron nga vetë historia e Shqipërisë, të mos harrojmë se artisti i madh lirik shqiptar Dhimitër Toskani i njohur në Rumani dhe si Mihal Mihajlesku kishte origjinë nga Drenova dhe ishte një nga personalitetet që përgatiti disa prej pionierë të Operas Shqiptare si Mihal Ciko, Kristaq Antoniu, Jorgji Velo etj.

Vlen të theksohet se koncerti u zhvillua në një nga skenat më të mëdha të ngritur ndonjëherë në natyrë në Shqipëri me spektatorët të ulur mbi dengje kashte. Skena e projektuar posaçërisht në një peizazh të mrekullueshëm natyror nën perëndimin e diellit dhe lindjen e hënës -monent që jetuan të gjithë ata që ishin të pranishëm- hapi një faqe të re si për aktivitetet koncertale të MIK Festivalit ashtu edhe për aktivitet e shumta të rajonit të Korçës me ndihmën dhe mbështetjen e Bashkisë Korçë dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Vendi me më shumë piramida në botë nuk është Egjipti!

Çudia e fundit e botës së lashtë që është ende në këmbë është piramida e Gizës. Kopshtet e varura të Babilonisë, statuja e Zeusit, kolosi i Rodosit, tempulli i Artemidës, mauzoleumi i Halicarnassus, ose fari i Aleksandrisë nuk qëndrojnë më. Nëse doni të shihni të mbijetuarin e vetëm, duhet të shkoni në Kajro (Egjipt).

Egjipti është një vend i njohur për kulturën e tij të lashtë, hieroglifet e tij të padeshifrueshme, tempujt dhe natyrisht, piramidat e tij. Vendi ka rreth 100 struktura të tilla dhe, pavarësisht se është i famshëm në botë për ato të Gizës (Cheops, Khafre dhe Menkaure), nuk është shteti me numrin më të madh të piramidave. Por është fqinji i tij Sudani. Vendi, i cili u nda në Sudanin dhe Sudanin e Jugut në vitin 2011, përshkohet gjithashtu nga lumi Nil dhe ka, sipas vlerësimeve, rreth 255 piramida përgjatë territorit të tij. Ato janë ndërtuar midis viteve 1070 dhe 350 para Krishtit dhe besohet se janë ngritur nga qytetërimi nubian gjatë Mbretërisë së Kushit.

Në përgjithësi, piramidat e Sudanit (të njohura si piramidat nubiane) janë më të holla dhe më të pjerrëta se ato të Egjiptit, por më pak të larta. Ato ruhen në tre vende: El Kurru, Jebel Barkal dhe Meroe. UNESCO e shpalli këtë të fundit një sit të trashëgimisë botërore. Ato janë përdorur si varre për mbretërit dhe mbretëreshat e kohës dhe janë ndërtuar me granit dhe gur ranor.

Përveç kësaj, ata kanë brenda ilustrime dhe mbishkrime që festojnë përvojat e mbretërve të Meroe, i cili ishte një nga qytetet më të begatë në lumë, por strukturat nuk mbahen në gjendjen e tyre më të mirë për shkak të kushteve të motit të shkretëtirës. disa neglizhencë, si ajo e eksploruesit italian Giuseppe Ferlini, i cili shkatërroi shumë piramida në vitet 1880 në kërkim të thesarit.

Amerikani i liruar nga Rusia plagoset duke luftuar në Ukrainë

Ish-marinsi amerikan, Trevor Reed, i cili u arrestua në vitin 2019 dhe u akuzua për sulm ndaj oficerëve të policisë, brenda një kafazi të të pandehurve gjatë një seance gjyqësore në Moskë në mars të vitit 2020.

Një shtetas i SHBA-së, i cili ishte burgosur nga Rusia për gati tre vjet para se të lirohej përmes një marrëveshjeje për shkëmbim të të burgosurve në vitin 2022, është plagosur gjatë luftimeve në Ukrainë.

Ish-marinsi amerikan, Trevor Reed, u plagos ndërsa po luftonte kundër pushtimit rus, tha të martën Departamenti Amerikan i Shtetit.

Zyrtarët shtojnë se ai “nuk ishte i angazhuar në asnjë aktivitet në emër të qeverisë amerikane” dhe ritheksuan qëndrimin se amerikanët nuk duhet të udhëtojnë në Ukrainë.

Reed është transportuar në Gjermani nga një organizatë joqeveritare.

Zëvendëszëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel, tha në një konferencë për media se zyrtarët amerikanë “janë të vetëdijshëm” për lëndimet e pësuara nga Reed dhe faktin që ai është dërguar në Gjermani për trajtim.

“Ne kemi qenë tepër të qartë në atë se udhëtimi në Ukrainë, zgjedhja për të marrë pjesë në luftimet atje, ka një rrezik shumë real të kapjes, vdekjes, dëmtimit trupor dhe ky vazhdon të jetë vlerësimi ynë”, tha Patel.

Rrethanat e lëndimeve të Reedit dhe data kur ai nisi të luftonte për Ukrainën nuk janë të qarta. Zyrtarët thanë për mediat amerikane se ai u plagos në Ukrainën lindore përpara se të dërgohej në spital në Kiev dhe më pas të dërgohej në Gjermani.

Messenger, i cili raportoi për herë të parë lëndimet e Reed, thotë se ai pësoi plagë nga shkelja në një minë tokësore dy javë më parë.

Sipas CBS News, partneri i BBC-së në SHBA, burimet thonë se ai po trajtohet në një fakultet ushtarak në qytetin gjerman të Landstuhl për një plagë në një gjymtyrë.

Në vitin 2019, Reed u dënua në Rusi për përleshje me oficerët e policisë gjatë kohës sa ishte i dehur.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kishin konsideruar atë si të ndaluar gabimisht në Rusi, duke e quajtur gjyqin e tij “teatri i absurdit”.

Ai u lirua në vitin 2022 në këmbim të një piloti rus i cili ishte dënuar në SHBA mbi akuza për kontrabandë kokaine.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës aktualisht po punojnë për të liruar dy amerikanë që konsiderohen gjithashtu të arrestuar gabimisht në Rusi – biznesmeni Paul Whelan dhe gazetari Evan Gershkovich.

Rusia dhe Ukraina nuk kanë komentuar ende mbi lëndimet e Reed. REL

Si lartësohet nderi i Malësisë së Madhe – Akademik Gjovalin Shkurtaj

 

Më datën 27 prill në Qytetin e Koplikut, Bashkia e Malësisë së Madhe dhe Organizata e Dëshmorëve të Atdheut organizuan ceremoninë e dekorimit me titullin “Dëshmor i Atdheut” për 277 burra e gra nga Malësia e Madhe të rënë në kryengritjen e Malësisë së Madhe të viti 1911. Ceremonia përkujtimore kishte në program: Fjalën e rastit nga kryetari i Bashkisë së Malësisë së Madhe, z.Tonin Marina; fjala përshëndetëse e kryetarit të Bashkisë së Tuzit, z.Nik Gjeloshaj; fjala përshëndetëse e kryetarit të Organizatës Kombëtare për Dëshmorët e Atdheut, z.Gjergji Velo; referim nga historiani Ndue Bacaj; referim nga studiuesi Mark Junçaj. Përshëndetje nga përfaqësues të pushtetit qendror; përshdnetje nga pasardhës të të shpallurve ”Dëshmor i Atdheut”. Përshëndetje nga z.Shaqir Vukaj. Isha i ftuar dhe kisha shprehur gatishmërinë time për të folur edhe unë në atë tubim të rëndësishëm, por, për arsye shëndetësore, nuk pata mundësi të shkoja. Ato që kisha menduar t’i thosha atë ditë, për nderin e lavdinë e pashuar të 277 të rënëve, si dhe për vlerat e mëdha atdhetare dhe etnokulturore të Malësisë sonë të Madhe, po i botoj në këtë lodacio (shkrim nderues) për Malësinë e Madhe si visar shqiptarie, si djep i dokeve dhe zakoneve të lashta dhe që janë përmendur e vlerësuar lart nga albanologë të shquar të huaj dhe vendas.)

Me ftesë të kryetarit të Shoqatës atdhetare “Sofra e Malësisië”, z.Xhemal Brahja, kumtesën time do ta mbaj më datën 7 qershor në mbledhjen e zgjeruar të Kryesisë së kësaj shoqate, në të cilën kam kënaqësinë të jem edhe “Anëtar nderi” i saj.

***

Çfarë mund të themi sot në këtë tubim, që është, pak të thuash, shprehje e devotshmërisë dhe e mirënjohjes për ata që, Atdheun e trojet shqiptare, i vunë mbi çdo gjë tjetër, mbi jetën e bijat e bijtë e tyre, mbi vuajtjet dhe lodhjen, po edhe mbi gjakun e pastër që e derdhën rrëkajë kur u vranë e u varruan. Në fillim të fjalës sime, më takon të zbatoj traditën e Maleve tona, që t’u them me gojën plot, së pari, paçin dritë e diell heronjtë e dëshmorët e Atdheut, të lindur e të rritur në Malësinë tonë të Madhe, që dhanë jetën “si me le”, ashtu si e këndon bukur kënga për ta, sepse ata ranë “për liri e për atdhe”, sepse

kishin trashëguar ndër shekuj urtësinë popullore:”Ma mirë kryenaltë me hi në dhe, se kryeulët me rrnua pi (mbi) dhe”. Qofshin të paharrueshëm emrat, trimëria dhe sakrificat e atyre malësoreve e malësorëve, që sot po i përkujtojmë me këtë ceremoni solemne e duke i shpallur “Dëshmorë të Atdheut”.

Si njëri jush, si bir modest i krahinës sonë, po edhe si njeri i letrave, meqë e di se sa e gjatë dhe jo e lehtë ka qenë puna për ta gjetur e vënë në dosjet përkatëse dokumentacionin e duhur e për të argumentuar bindshëm kërkesën për t’i shpallur dëshmorë, ashtu si e lypin rregullat e shtetit për raste dekorimesh e mirënjohjesh, shpreh fjalë miradije për zyrtarët dhe krejt grupin e punës që është marrë për shumë kohë me përgatitjen e dosjeve përkatëse për secilin prej atyre që po i nderojmë sot. Pra, në mënyrë të veçantë, na takon të vlerësojmë e të përgëzojmë Bashkinë e Malësisë së Madhe dhe kryetarin e saj, zotin Tonin Marina, që me kujdes e përkushtim atdhetar,duke bashkëpunuar me Organizatën e Dëshmorëve të Atdheut, kanë krijuar e aktivizuar grupin punues, të drejtuar nga zoti Shaqir Vukaj, bënë të mundshëm realizimin e dekorimit të këtyre burrave e grave nga Malësia jonë e Madhe “Nderi i Kombit”. Natyrisht, një vlerësim i lartë e i merituar, u takon edhe një yjësie historianësh e shkrimtarësh nga Malësia e nga Shkodra, po edhe më gjerë, që kanë hulumtuar e kanë nxjerrë në dukje (në kujtime gojore e në shkrime të shumta) qëndresën, përpjekjet e pareshtura për të mos ndenjur në zgjedhën osmane, kanë shkruar për kryengritjet e Malësisë së Madhe, aq sa edhe togfjalëshi “Kryengritjet e Malësisë se Madhe”do të bëhej titull i një vargu librash të rëndësishëm, në të cilët, pa dyshim, është mbështetur edhe argumentimi e formimi i padyshimtë i bindjes se dekorimi i grave e burrave nga Malësia është më se i duhur, mbase edhe i vonuar.

Çfarë mund t’ju them unë, një gjuhëtar tashmë 80-vjeçar, që, për fatin e bardhë timin e të brezit tim, që kemi lindur në mbarim të Luftës Nacionalçlirimtare e në vitet mbas saj, dimë për luftën e luftarët aq sa kemi nxënë në lëndën e historisë, aq sa kemi lexuar në monografitë e librat me kujtime të veteranëve nga Malësia, natyrisht edhe sa ka kënduar Atë Gjergj Fishta në veprën e tij madhore “Lahuta e Malcis”. Gjergj Fishta e njohu mirë dhe e deshi Malësinë e Madhe, shkroi për bëmat trimërore e bujarinë e malësorëve një nga poemat më të bukura të letërsisë shqiptare, këndoi në kryeveprën e vet hapësirat e gjera të urtësisë, trimërisë dhe bujarisë proverbiale të malësorëve, duke pohuar e fiksuar në vargje lapidare krenarinë dhe atdhetarinë e flaktë të malësorëve të Hotit e të krejt Malësisë së Madhe. E, mbi të gjitha, siç ka shkruar edhe konti Lamartin: “E vetmja gjë e pandryshueshme tek shqiptarët është pasioni i tyre për pavarësi dhe lavdi”.[i] Kjo cilësi, në fakt, shprehej aq fuqishëm edhe në moton e formuluar aq thekshëm nga Ded Gjo Luli: “se Shqypnija nuk don tjetër, por don vedin me sundue”.

Vitet e mbrame të shek.XIX dhe sidomos dhjetëvjeçari i parë i shek.XX shënojnë edhe “pikën e vlimit” të veprimtarisë së gjithanshme të Gjergj Fishtës dhe ai, bashkë me Luigj Gurakuqin etj.,në bashkëpunim të ngushtë me krerët e Malësisë, vihet në radhët e para të përpjekjeve për liri e pavarësi kombëtare, në krye të punës madhore për njësimin e alfabetit të shqipes, duke kryesuar komisionin përkatës në Kongresin e Manastirit (1908), po edhe si zë shumë i fuqishëm nxitës i malësorëve të Malësisë së Madhe, që kërkonin shpalljen e pavarësisë nën udhëheqjen e Ded Gjo Lulit “Nderi i Kombit”. Fishta në “Lahutë” shkruan për Deçiqin, ku siç thonë historianët “ u krye simbolikisht “parathënia e Flamurit të Vlonës.”[ii] Për këtë flamur luftuan malësorët me prijësit e fiseve që udhëhoqën Kryengritjen e Malësisë, e që kishin në ballë si yll drite, kryeprisin, Dedë Gjon Lulin, i cili, për emrin e lavdishëm të atdhetarit sypagjumë e syshenjestër për mbrojtjen e trojeve të veta e të shqiptarisë, vetë Ismail Qemal Vlora, do ta quante me nderim “pushkë e krehur për liri e pavarësi”.

Malësia e Madhe – visar shqiptarie

Malësia e Madhe “Nderi i Kombit” – visar shqiptarie, djep i dokeve dhe zakoneve të lashta dhe që janë përmendur e vlerësuar lart nga albanologë të shquar të huaj dhe vendas.

Të gjitha trevat shqiptare kanë veçori të bukura etnokulturore që tërheqin vëmendjen e studiuesve: dikush ka këngën, dikush vallen, dikush veshjen e kështu me radhë. Malësia e Madhe dallohet nga të gjitha trevat, sepse ka jo një, por shumë elemente karakteristike dhe, mund të themi pa gabuar se, gati të gjitha janë të një vlere madhore për etnogjenezën shqiptare, për të dëshmuar hershmërinë dhe autoktoninë e popullit tonë. Kështu, po të nisim nga veshjet, në Malësi të Madhe gjejmë xhubletën e grave dhe çakçirët e bardhë me vija të zeza të burrave, tashmë të paraqitur gati kurdoherë si veshje e moçme dhe tipike kombëtare shqiptare. Veshja me xhubletë- shkruan etnografja e shquar Andromaqi Gjergji- përfaqëson një nga kostumet më interesante të grave në gjithë hapësirën ballkanike dhe më gjerë, në gjithë brigjet e Mesdheut. Xhubleta është jo vetëm veshje spikatëse me formën e saj si këmbanë, po edhe sepse ka një sistem të veçantë zbukurues, ku përdoren elemente zbukuruese shumë të lashta, me një fizionomi shumë origjinale e specifike që s’mund ta ngatërrosh me asnjë veshje të zonave të tjera. Franc Nopça, etnolog dhe albanolog i shquar, i cili ka gjurmuar mjaft veshjet e Shqipërisë së Veriut, i ka kushtuar vëmendje të posaçme xhubletës. Ai shkruante: “ Xhubleta, në pikëpamje kostumologjike, është shumë interesante, për arsye se përkon kryekëput me veshjet në formë fundi, të njohura nga disa terrakota të zbuluara në Kliçevac të Bosnjës dhe me objekte të tjera të ngjashme të gjetura në Mikenë dhe në Kretë. Kjo terrakotë tregon se në të gjitha këto raste, kemi të bëjmë, siç theksojnë Hoernes, Ëide, Evans dhe Vasits, me një veshje në formë këmbane, të njohur që nga koha e lashtë, mijëvjeçari i dytë para erës së re”.

Kaq spikatëse ka qenë xhubleta e Malësisë saqë, deri edhe burrat më të përmendur, me krenari e kanë thirrur veten metaforikisht “t bit e xhublets“(të bijtë e xhubletës).

Kam bindjen se edhe veshja e burrave të Malësisë, ndonëse në kohët e reja ka qenë edhe mjaft më e ndryshuar dhe e prekur nga ndikimet “modernizuese”, sesa ajo e grave, ka pasur e ka, megjithatë, jo pak dukuri interesante e të vlefshme për studim. Le të përmendim, ndër të tjera, çakçirët e bardhë me gajtana të zinjë anash, me shkieka (xhepa të rremë) të shkruar me ojna fantazmagorike, brezin e larmë që ngjeshnin mbi të si dhe xhamadanin e shkruar me fije floriri e me sqepa, ku shquante qesteku i sahatit dhe vendi për të mbajtur harbinë (pjesë e armatimit të lehtë të burrit të Malësisë). Plisi i bardhë borë mbi krye, mbështjellë edhe me ndonjë shami të bukur që shtrihej deri mbi qafë, ishte një pjesë e hijeshisë dhe e bukurisë fizike të pamjes së burrit malësor.Shumë e theksuar ka qenë dëshira për t’ u veshur e mbajtur mirë në burrat e Kastratit e të Hotit. Malësorët janë përshkruar nga albanologët e huaj si krenarë e bujarë, po edhe të ashpër e zullumqarë, të gjatë e të zhdërvjellët si atletë, të qëndrueshëm e të fortë si shkëmbi, njerëz që, siç do të thoshte për ta Eqrem Çabej, duket se jetojnë më fort me ajrin e pastër që thithin sesa me ushqimin e pakët që hanë përditë.[iii] Këtë e thotë bukur edhe një këngë popullore e atyre anëve:

“Si je lypë ashtu e gjetë,

trim për luftë sokol për çetë,

Veshe e mbathë për bukuri:,

mrrelën n’ dorë për hijeshi“.

Kush nuk ka parë vallet e logut e dasmat malësore, kush nuk ka shijuar etnografinë e paradës së bukurisë së gruas malësore në logun në oborre të kishave, pas meshës, në ditë të diela e në festa të mëdha, apo te Krevenica e Hotit apo te Shpella e Frashnit në Bajzë të Kastratit, nuk mund as ta imagjinojë se çfarë kanë përfaqësuar e përfaqësojnë traditat, virtytet e shpirti malësor në etnogjenezën e shqiptarëve. Malësia e Madhe ka qenë gjithmonë visar shqiptarie, gurrë e pashuar e shpirtit të bardhë dhe e dëshirave për ditë të mira. Ani pse, jo gjithmonë ka mundur t’i realizojë ato.

Malësia e Madhe ka qenë dhe mbetet kurdoherë gurrë frymëzimi e pëlqimi për cilindo që ka shkuar në ato male si shtegtar, si mik, si nëpunës i shtetit, si i dërguar i Evropës, si dashamirë e, madje, për një rast që duket si mrekulli, por mrekulli nuk është: për malësorët tanë trima e për virtytet e pashoqe të tyre kanë shkruar fjalët më të mira deri edhe kundërshtarët e përjetshëm të tyre, siç është rasti i Mark Milanit, komandanti malazez që për shumë vjet radhazi është ndeshur dhëmb për dhëmb me luftëtarët malësorë të trevave tona. Lexoni sa shkruan ai për shqiptarët dhe do të bindeni se çfarë madhështie shpirtërore kanë gjetur tek malësorët deri edhe kundërshtarët e tyre, siç ishte edhe Mark Milani.

Kënga “maje krahit” dhe këngë të tjera burrërore të Malësisë

Nga fusha e krijimtarisë gojore dhe e muzikologjisë popullore, Malësia e Madhe, bashkë me Dukagjinin, përbëjnë vatrën më kryesore apo djepin e epikës madhështore të kreshnikëve, këngët më të shquara të epikës shqiptare, të shoqëruara me instrumentin, gjithashtu emblematik : lahutën e lashtë e tejet të spikatur edhe në ornamentikën e saj. Në bishtin e saj gdhendin gjarprin, ndërsa në pjesën e epërme një kokë dhie apo përkrenaren e Skënderbeut etj.

Malësia e Madhe është, gjithashtu, visi ku kanë lulëzuar ndër mote edhe vallet më burrërore e tepër karakteristike për etninë shqiptare, siç janë, premja me tagana për burrat, dhe kcimi i logut për gratë e burrat.

Malësia e Madhe, gjithnjë nga fusha e folklorit, meriton të përmendet për një lloj shumë të veçantë kënge siç është kënga maje krahit, apo thirrma me zë koke me të cilën zakonisht çelen dasmat, gostitë apo festimet e mëdha e masive popullore. Kënga maje krahit mund të vlerësohet si himni më heroik e simbol i kushtrimit popullor për të kumtuar nga largësi të mëdha e për të përjetësuar në thirrmat me zë të lartë trimëritë e bëmat e burrave më të shquar; ato kanë qenë, si të themi, epitafi gojor i trimërisë shqiptare. Me këngë maje krahit çelen dasmat dhe çdo festim a gëzim familjar në malësi. Ka këngëtarë që dallohen për zërin e bukur dhe për zotësinë e të kënduarit të këtij lloji të këngës, porse ajo këndohet edhe gati nga të gjithë burrat, sepse është një këngë që nuk kërkon as instrumente shoqëruese, as ndonjë praktikë të veçantë. Po ashtu, edhe “fjalët” janë të shkurtëra dhe që mbahen mend lehtë. Le të kujtojmë, për ilustrim, një prej tyre: “Fjalë ka ardhë/Mblidhnju krenë/E bajraktarë.”

Malësia jonë, si dhe një pjesë e mirë e krahinave të Shqipërisë Veriore, kryesiht veripërëndimore, kanë dhe Lahutën dhe Eposin e Kreshnikëve. Pasja e lahutës “si instrumenti më i hershëm kordofon i traditës shqiptare, e cila bën pjesë në një familje evropiane instrumentesh të ngjashëm në emër e në funksion, “kushërira” të afërme të saj, të shfaqura në gjithë kontinentin në atë periudhë që njihet si “golden age” e lulëzimit të bashkëjetesës së tre besimeve abrahamike në Spanjë e më tej në brendësi të Europës.” Njëherësh lahuta është edhe vegla me më shumë mundësi interpretimi të poemave të mëdha narrative, para së gjithash të eposit heroik legjendar. Harta e arealit të lahutës dhe harta e arealit të eposit janë përputhshmërisht të mbivendosura. Ku ka epos, ka lahutë; ku ka lahutë, ka epos.”(Shih:Sh.Sinani: Lahuta sot në Shqipëri: këngët me lahutë, rapsodët dhe mjeshtëria e prodhimit të instrumentit-Kumtesë, e mbajtur në Konferencën ndërkombëtare, Shkodër, 20 mars 20223).

Dhe, këtu, po lejohem të bëj një ndërhyje shpjeguese: Ka qenë një periudhë, aty nga vitet ‘50 të shekullit të kaluar, kur, bashkë me largimin e malësorëve nga malësitë për të zbritur në fushat bregdetare e në qytete, që këndohej edhe në këngën “Dukagjin o zbrit nga mali,/merre tokën se ta fali…”, kur edhe shumë doke e zakone të hershme të etiketuara si “prapanike” patën shkuar gati në zgrip e, në atë kuadër, edhe kënga me lahutë po rrallohej. Këtë do ta thoshte me trishtim të ligjshëm edhe Martin Camaj në poezinë “Lahuta e vjetër”:“Lahuta pushon në tra/ pse mixha vdiq ka mot/ e nipat s’dijnë me i ra.”(Shih: M.Camaj, Vepra, vëll., 2, Përgatiti për botim Prof. Dr. Bardhyl Demiraj, Onufri, 2010, f.51).

Lahutari e këngëtari i njohur Mirash Ndou, nga Gjocajt e Shoshit, ia behu njëherë në Institut e kërkonte të takonte mikun e tij të vjetër, prof.Qemal Haxhihasanin, për t’i shprehur shqetësimin e tij të ligjshëm si rapsod, po edhe thjesht si malësor shqiptar, se “kangët me lahutë nuk jepeshin në radio.”Ankesa e tij ishte plotësisht e drejtë, aq më tepër kur, në ato vite kur, as Televizioni nuk kishte filluar ende si institucion, radioja ishte i vetmi mjet përhapjeje e përnjohjeje. Ndërsa, në fqinjët tanë të Malit të Zi, çdo të diel në orën 10 të mëngjesit, po edhe në orare të tjera, jepej (dhe jepet) një emision me këngë sllave të shoqëruara me gusla, të ngjashme me këngët me lahutë. Dhe, malësorët e Mbishkodrës, ata që kishin radio në shtëpi, e hapnin te Cernogora dhe dëgjonin këngë sllave, nga malli për të dëgjuar lahutën. Qëndrimi tëhuajësues e shmangia e këngëve me lahutë nga emisionet në radio e në televizione ka qenë dhe mbetet një plagë e pashërueshme deri në ditët tona. Na mbytën këngët e huaja, të cilat sado të bukura qofshin, nuk është e drejtë që në radiot dhe televizionet që e quajnë veten “kombëtare” shqiptare, të mos u bëjnë vend në radhë të parë këngëve shqiptare, këngëve popullore të Veriut e të Jugut, sepse ato, ndër të tjera, janë edhe mësim atdhetashurie, edhe “shkollë” e të folurit shqip e shqiptarisht. Kujt nuk i galdon zemra kur futet në internet dhe gjen aty, p.sh.këngën “Malësi Kreshnike” apo këngën për “Shenjtërimin e Nënë Terezës” të kënduara nga virtuozi Pretash Nilaj; “Jam lahuta e Malësisë” apo “Në Malësi të Madhe piskatë zana” të kënduara nga Prek Shkreli; “Lugu i bjeshkëve” dhe shumë të tjera të kënduara nga Jonuz Delaj, njëri nga lahutarët e këngëtarët më të shquar të Malësisë, i cili, tashmë në moshën shtatëdhjetë e tre vjeç, më shumë se për vitet që po i kalojnë e për pensionin e posaçëm, që i ishte premtuar, por ende s’i është dhënë, ndien brengën për lahutën dhe lahutarët që janë pakësuar në mënyrë shqetësuese, sa në Shkodër e Malësi të Madhe nuk kanë mbetur më shumë se 5-6 prej kësaj “race” artistike ! Në një intervistë të para do kohëve, Jonuz Delaj thotë: “Kështu po plagosim rëndë një pjesë të rëndësishme të identitetit tonë.” (Shih: Musa Kurtulaj, Brenga e lahutarit të Bjeshkëve, 73-vjeçarit Jonuz Delaj, në “Admin”, 1 korrik 2022).

Ndërkaq, na gëzon fakti që, për fatin e bardhë të etnofolklorit e të kulturës shqiptare, këto njëzet a tridhjetë vitet e fundit, ka edhe djem të rinj, po edhe gra e vajza të reja, që dinë me i ra lahutës, si dhe këndojnë të shoqëruara me të këngë të hershme e të reja, duke formuar bindjen e patrandshme se lahuta rron, se këngët e shoqëruara me lahutë jo vetëm nuk shterojnë, por edhe po shtohen e shumohen, se yjësisë së dikurshme të rapsodëve pa shkollë, në kohën tonë u janë shtuar edhe hartues tekstesh a poetë rapsodikë, që bashkëpunojnë me këngëtarë e lahutarë të talentuar që janë tashmë të kudogjendur.Studiuesit dhe drejtuesit e instucioneve artistike e kulturore përkatëse tregojnë se në tridhjetë vitet e fundit ka pasur një zhvillim të madh të foklorit dhe sidomos të këngëve të shoqëruara me lahutë e me çifteli a sharki. Po i referohem një studimi të z.Esat Ruka, i cili shkruan: “Në vitet posdiktatoriale në Shqipëri, përveç festivaleve të përmasave të mëdha në Gjirokastër, në çdo 5 vjet me mbështetjen financiare të shtetit, janë organizuar e mbajtur mbi 50 festivale kombëtare nga QKVF në bashkëpunim me qeverisjen vendore, shoqëritë kulturo-artistike dhe institucione të tjera qëndrore të specializuara. Në çdo vit, ngjiten në skenat e festivaleve mbi 1000 artistë amatorë dhe kanë aktivitet profesional e shkencor rreth 100 studiues e botues të etnokulturës.”(E.Ruka, Profile, dorëshkrim).

Kushdo që nuk ka mundësi të shkojë në festimet e malësorëve apo në “Logun e Bjeshkëve” në Kelmend, në festimet te Vitoja në Rapshë (Bashkia e Tuzit-Mal i Zi) etj. nëse ka dëshirë të dijë se si është sot gjendja e lahutës dhe e këngëve të shoqëruara me lahutë, mund të hyjë në YUTUB e të shkruajë emra të tillë si Gjok Nonaj, Pjetër Matusha, Pretash Nilaj, Jonuz Delaj, Kolë e Biq Buçi, Vasel Shkreli, Gjovalin Prroni e sa e sa të tjerë, për t’u bindur se, këta njëzet vjetët e fundit, ka pasur jo vetëm lahutarë e lahuta të reja, të punuara me mjeshtëri të rrallë e të zbukuruara me shkrola e gdhendje nga më të bukurat, sidomos me përkrenaren e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, po edhe me simbole të ndryshme, të hershme si gjarpri e drangojtë, po edhe plot të tjera. Në një shkrim të gazetarit Pëllumb Sulo tregohet se lahutari e këngëtari i shquar Pretash Nilaj, ka gdhendur e punuar me dorën e tij 500 lahuta e çifteli. Dhe, natyrisht, ai nuk është i vetmi. Ka edhe shumë të tjerë në mbarë Malësinë e Madhe (këndej kufirit shtetëror: në Kastrat, Hot, Shkrel, Bogë, Kelmend e përtej kufirit: në Traboin, Rapshë, Triesh, Grudë etj. e deri në Plavë e Guci, Vuthaj) si dhe në Kosovë, Mirditë etj. Pra, fatmirësisht, lahuta nuk rrin më “vjerrun në tra”, sepse janë të shumtë ata që “dinë me i ra” dhe i bien në mënyrë të mahnitshme. Malësia ka lahutarë tashmë në moshë të vjetër, por që nuk pushojnë së kënduari e së krijuari këngë të reja me lahutë si Gjok Nonaj (107 vjeç), Jonuz Delaj, i cili qysh në moshën 10-vjeçare ka nisur t’i bjerë lahutës e të këndojë pjesë të “Lahutës së Malcis” së Gj.Fishtës për heronjtë e përmendur, si Marash Uci, Oso Kuka, Ali Pashë Gucia etj., pastaj ka vijuar edhe ka krijuar vetë këngë për ngjarje e figura të shënuara të Malësisë, që kanë bërë qëndresë heroike e të vazhdueshme për mbrojtjen e Kelmendit e të krejt Malësisë. Janë të njohura këngët e tij për si Norën e Kelmendit, për Mem Smajlin, Isa Boletinin e shumë figura të tjera. Pas vitit 1990 Jonuz Delaj rrugëton me lahutën e tij nëpër dhjetëra koncerte të emigrantëve shqiptarë nëpër botë ! Një nga këngët e reja të tij është “Prej mërgimit erdhi fjalë”, ku, ashtu si dhe lahutarë të tjerë malësorë, si Biq Buçi etj. këndojnë për plagën e re të mërgimit të shqipatrëve në kohën tonë. Në radhët e atyre që kanë mërguar në Amerikë e gjetiu në shumë vende të Evropës ka edhe lahutarë të talentuar, sikundër ka edhe këngëtarë e isntrumentistë të tjerë që me fjalët e artin e tyre mbajnë gjallë shpirtin shqiptar e gjuhën shqipe në dhe të huaj. Një pjesë e mirë e lahutave, sharkive dhe veglave të tjera muzikore që prodhohen sot në Shqipëri, në Kosovë apo në trojet e tjera shqiptare në Ballkan, i blejnë me dëshirë shqiptarët e Amerikës, të Italisë, të Zvicrës, të Gjermanisë, të Anglisë etj. Sikundër e thamë, edhe atje bëhen veprimari të ndryshme atdhetare dhe artistike e kulturore, ku lahutarët janë të kudogjendur dhe të mirëpritur. Nuk kanë munguar edhe festivalet vendore, krahinore dhe kombëtare, që janë tribuna edhe të këngëve me lahutë. Por, le ta ritheksojmë se është e domosdoshme dhe duhet të bëhet institucionalisht e detyrueshme që radiot dhe televizionet shqiptare të kenë hapësira të caktuara për këngët popllore në përgjithësi e për lahutën në veçanti. Kështu, ndërkaq, në pritje të njoftimt tumirues nga UNESCO-ja, shkojmë sipas thënies së urtë që i pëlqente shumë edhe Atë Gjergj Fishtës:”Por ti luej, nafaka luej, ka pasë thanë ai burri i huej!”

Kënga si pasqyrë e historisë së Malësisë

Nga këngët historike Malësia ka ruajtur edhe një pasuri të vyer këngësh, që lidhen me bëmat trimërore të disa personazheve të shquara të saj, si p. sh. për Çun Mulën, Ded Gjo Lulin, Oso Kukën, Halil Gashin, Prek Gjeloshin, Dasho Shkrelin, Dod Prek Bajraktarin, Bec e Çul Patanin etj. Mjerisht, për arsyet e ditura, një pjesë e mirë e këtyre këngëve janë bjerrë, sepse as nuk këndoheshin, as nuk qenë botuar ndonjëherë. Sidoqoftë, ka ndër to edhe këngë që i di gjithkush dhe kurrë nuk qe e mundur të ndaloheshin, si p. sh. “Prej ka vjen more Çun Mula”, “Krisi pushka n’ Prruo t’ That”, “Fryni era u çil taraba”, “Ded Gjo Luli ka shkrua letër”, “Kanga e Dem Tahirit” etj.

Një nga periudhat më të kënduara në këngët e Malësisë ka qenë ajo e Kryengritjes së Malësisë në vitin 1911 që pati si kulm edhe ngritjen për herë të parë të Flamurit kombëtar më 6 mars në majën e Bratilës.

Kryengritja e Malësisë, si ngjarja më e madhe e atij fillimshekulli, nuk mund të mos pasqyrohej gjerë edhe në këngët popullore të krahinës sonë. Shumë veta u vranë heroikisht, duke lënë në fushë të luftës djemtë dhe burrat më të përmendur, ndonjëherë edhe duke u shkretuar krejt familja . Këngët e kësaj kohe janë plot me emrat e atyre që dhanë jetën apo që u plagosën duke luftuar heroikisht. Mjerisht, për disa prej tyre asgjë nuk është shkruar dhe kënga mbetet i vetmi burim historik për trimërinë e tyre.Të tilla janë “Krisi pushka në Prruo të Thatë”, “Lufta në Sukë të Mëkushit” dhe “Bedri Pasha e çon haberrin”, të cilat janë kënduar me lahutë ndër festa e tubime me rëndësi.

Bujaria proverbiale e Malësisë

Malësia e Madhe ka qenë dhe mbetet treva më e shquar për bujarinë e saj proverbiale. Ajo përmendet si krahina më bukëdhënëse e më bujare në mbarë Veriun e Shqipërisë. Jo më kot, studiuesit më të shquar të Evropës, pasi kanë vizituar e kanë njohur Malësinë tonë, duke qëndruar edhe me muaj e vite në ato anë, kur janë kthyer në metroploet e tyre të mëdha, në Vjenë, Londër, Paris, Romë etj. kanë shkruar fjalët më të pikuara dhe vlerësimet më të larta për bujarinë dhe besën shqiptare që kanë gjetur kudo në malet tona. Gjithmonë, mikpritja dhe bujaria malësore kanë qenë zbatim i thënies se “shpia e malësorit âsht e Zotit dhe e mikut”, prandaj kurdoherë, thirrjes së të panjohurit nga jashtë: ”O a jie ksajte o i zoti i shpi:s?” në Malësi të Madhe i është gjegjur: “O hajde, byrm (bujrum) e mirse t ka prû: Zoti!”

Në librin e tij me kujtime dhe mbresa për shqiptarët, të titulluar “Jeta dhe zakonet e shqiptarëve“, Mark Milani, dukë dhe shkrimtar malazez, kur flet për mikpritjen tregon se ajo është më e lartë se çdo ndjenjë tjetër dhe, mjaft bukur, rrëfen historinë e një malësori, të cilin, para varjes në litar, Pashai osman, për ta sprovuar e pyet nëse kishte qenë ndonjëherë tjetër më ngusht se tani që po e varnin. Malësori krenar ia kthen thjeshtë e bukur: “Edhe dy herë të tjera: kur më kanë ardhë miqtë në shtëpi e nuk kam pas buk për t’u dhanë. Ajo ka qenë e randë për mua, kjo e sotmja s’asht asgja. Na nji herë kemi le e nji herë të vetme do të desim. Lum kujt i vjen deka me nder, si mua sot”.

Bujaria e malësorëve ka qenë një nga virtytet e rralla për çdo fis a derë të mirë të vertëtë. Në Malësi po edhe në “diasporën malësore” në ultësirën bregdetare ndërmejt Shkodrës e Lezhës, madje edhe më gjerë në fushat e bregdetit deri në brigjet e Matit, si Gurëzi, Fushë-Miloti, Fushë-Kruja etj. deri vonë ka ekzistuar tradita e lënies çelë të portës së oborrit e të kopshtit në kohën kur janë fiqtë të pjekur.

Urtësia dhe drejtësia popullore në Malësi

Shumë thënie urtake të Malësisë nuk janë tjetër veçse “nene” a sytha të Kanunit. Le të kujtojmë, ndër të tjera, vlerësimet malësore për durimin dhe nderin, për fjalën pajtimtare dhe ruajtjen e fytyrës, për të vepruar mbi bazën e parimit se “ata çka s’ ta ka anda për vete mos ia ban as tjetrit” apo që kurdoherë njeriu duhet të jetë i peshuar në fjalë: “Mos ta kalojë gjuha gojën“. Sa herë më vjen në mendje ajo fjala e urtë e Malësisë që thotë: “Kush ecë kadalë, shkon shnosh e çpejt” e që, gjithjë, më sjell në mendje një thënie të përafërt latine: “festima lente” (vrapo ngadalë), ndonëse duket si një farë motërzimi i italishtes “Chi va piano va sano e va lontano“.

Shumë pika të kanunit, sidomos përsa i takon drejtësisë dhe pleqërimit të ngatërresave të ndryshme nga burrat e ditur të kohës, kanë pasur rrënjosje të thellë në kujtesën e breznive dhe janë lidhur edhe me tregime a legjendarizime të shumta. Një nga tregimet e tilla është edhe “Gjeli dhe ora” që i atribuohet një zgjidhjeje origjinale të bërë nga Ded Gjo Luli. Po e shënojmë atë sipas variantit të regjistruar e të botuar në një tekst mësimor të njohur:

“Një malësor, ia kishte vrarë padashur gjelin një fqinjit të vet dhe nuk donte t’ i jepte të gjegjur për dëmin e bërë. I dëmtuari iu ankua Dedës. Ky i thirri që të dy dhe i ndërsynoi.

Dëmtuesi tha: -Nuk kam gjel për t’ i dhënë.

-Si të punon sahati?- e pyeti Deda dëmtuesin.

-Mirë, iu përgjigj ai, si i habitur për këtë pyetje të papritur dhe i shkuan sytë tek qodsteku që i varej në jelek.

-Ma fal atë orë ta shoh, i tha Deda dhe disa leqe të holla rrudhash iu dukën në shtek të ballit. Ky ishte shenj që tregonte se vendimi i Dedës ishte i prerë. Dëmtuesi nxori orën me qostek dhe ia dha.

-E gëzofsh gjelin!- iu drejtua të dëmtuarit. Besoj se nuk do ta vrasë kush, as nuk do të cofë kund, po nuk e prishe ti vetë.

Të dy hapën sytë dhe u shtangën në vend nga habia. Sahati kushtonte shumë më tepër se 300 groshë, ndërsa gjeli jo më shumë se 10 groshë.

-Merre, merre, i tha Deda, gjeli ishte ora jote.Pasi ky nuk ka gjel për të dhënë, po të jep orën. Gjeli e ora një punë bëjnë. Kështu e përfundoi pleqërimin Ded Gjo Luli.

Mirënjohja e Malësisë

Në Malësinë tonë të Madhe, kurdoherë, ka qenë si parim thënia: “Kush na don pak, na e duam fort e fort”. Sigurisht, edhe ndaj atyre që na e kanë pasur e na e kanë me të pabesë e me hile, apo që e shpërdorojnë mirësinë e bujarinë malësore, bie i rreptë e i pamëshirshëm mallkimi e tëhuajësimi i tyre. Armiqtë e maleve tona, qoftë të ardhur prej Anadollit, qoftë prej shteteve fqinje e shefitare të hershme, e kanë paguar shtrenjtë dhe e kanë mësuar më në fund se “ma mirë ashtë me të shitua Zana se me t’u turrë malësori kur ia ke ba borxh”.

Po, për t’u bindur për këtë, le të sjellim ndër mend vetëm një pjesë të qëndresës së malësorëve ndaj pretimit të Vuça Pashës, sipas përshkrimit shembullor të Pjetër Bogdanit: “… Kush mundet me i ramë mboh se ma i vobektë kje Vuça Pasha, i silli, për të mbledhë nji ushtrij 12 mijë vetësh, nuk i mbastuenë shumë milionj ar, se Kelmendasitë tanë, të sijtë, me një zaan – “Eja kush ansht trim”, mbëledhunë afërë 500 vetë, vraanë Vuça Pashën, vjetit 1639 e ndë nevojë mpsuen me ngranë lëkurën e qarrit, posi të begatët majen e miellit, ende atyne ajo gjellë ma shije u kaa, se pashallarëve e sanxhakëvet mishi i kingjavet e i vjetavet njomë, pa ndiem kurraj të ginë.”

E folmja e Malësisë së Madhe në kuadrin e të folmeve veriperëndimore

Malësia e Madhe, për një mrekulli që dëshmon hershmërinë e njësinë e qëmoçme mbarëshqiptare, na ruan edhe një të folme që përputhet fort e fort me fazat shumë të hershme, kur dialektet e shqipes kanë qenë shumë më të njëjta se sa janë sot; gjejmë aty tipare tepër karakteristike, si p. sh. togjet e zanoreve ua, uo, ye, krejt njësoj si në toskërishten dhe në veprat më të hershme të shqipes së shkruar, duke i përthekuar kështu të dy dialektet e shqipes. Kujtojmë, p. sh. fjalë si: grua, mua, dua, prrua, pastaj pjesoret e foljeve në-oj: shkua, marua, gzua, pajtua, shkua etj.

Kam pasur gjithnjë mendimin, (i cili tashmë më është kthyer në bindje të plotë), se kaq të mëdha e parësore janë dukuri të tilla të të folmeve të Malësisë sonë, saqë, djemtë dhe vajzat e trevave malësore, kur shkojnë në shkolla e i vihen të nxënit të gjuhës letrare të njësuar, mbërrijnë më shpejt, po edhe shumë më lehtë, të rrafshohen me trajtat e sotme të standardit, ani pse ai, siç dihet, është ngritur kryesisht mbi bazën e toskërishtes letrare.

Kujtojmë, ndër të tjera se, edhe onomastika e Malësisë sonë, na jep dorë për shpjegime të vyera rreth etimologjisë dhe evolucionit fonetik të shqipes. Albanisti i madh vjenez, Norbert Jokli, pastaj edhe nxënësi i tij, studiuesi ynë i madh, Eqrem Çabej, në shqyrtimet rreth kalimit historik nga një /o/ në togzanor apo difton ua / ue (grua / grue), kanë pasur parasysh pikërisht paraforma të fiksuara në shkrim të toponimit Gruomira, e cila, në Kadastrën Veneciane të Shkodrës, gjendet në formën Grovemira.

Kanë qenë pikërisht këto vlera gjuhësore, etnologjike dhe përgjithësisht shpirtërore- kulturore të Malësisë së Madhe që kanë tërhequr qysh heret interesimin e ajkës së albanologëve të huaj, pastaj edhe të atyre vendas. Po përmendim, ndër të tjerë, etnografin dhe arkeologun e shquar Franc Nopça, i cili në dimrin e ftohtë të 1910-1911 kalonte “Aus Shala und Klementi” (nga Shala në Kelmend) dhe festonte Krishtlindjet dhe Vitin e Ri në malet tona flokëbardha, në besë të trimit Kolec Marku, një malësor këlmendas nga Bregu i Matës, në bukë e në bujarinë e pashoqe të trevave tona.

E mahnitur nga vlerat etnologjike e kulturore të Malësisë së Madhe, mis Edit Durhami, studiuese e famshme angleze, do të bëhej “robinë” e maleve tona. Ajo përshkroi me aq zell e besnikëri çka pa në ato vise dhe malësorët e deshën dhe e quajtën me adhurim “Kralica e Malësisë”.

Albanisti i madh vjenez, Maksimilian Lamberci, që njihte dhe vlerësonte me zotësi e me dashuri të veçantë eposin shqiptar dhe dialektet e gjuhës shqipe, na ka lënë një vepër të tërë me titullin “Die folksepik der Albaner” (Epika popullore e shqiptarëve), në të cilën ai bën më të bukurat shpallime rreth kësaj mrekullie të kulturës gojore të popullit shqiptar. Porse, në qoftë se përmendëm më së pari albanologët e huaj dhe vlerësimet e tyre të larta për Malësinë e Madhe si visar shqiptarie e djep i lashtë i pasurisë etnokulturore të shqiptarëve, do të ishim të padrejtë po të mos theksonim, gjithashtu, se Malësisë sonë të Madhe i takon edhe nderi të ketë nxjerrë prej gjirit të saj edhe më të parin autor të njohur shqiptar, themelvënësin e gjuhës së shkruar shqipe. E kam fjalën pikërisht për Gjon Buzukun, autorin që, duke përkthyer në shqip për herë të parë ”Mesharin” më 1555, vuri themelet e gjuhës shqipe të shkruar dhe na la një dëshmi aq të pavdirë për studimet filologjike e historiko-gjuhësore.

Prof. Eqrem Çabej, pastaj edhe shumë gjuhëtarë të tjerë shqiptarë e të huaj, qysh nga zbulimi i një kopjeje të librit të Buzukut në Bibliotekën e Vatikanit, kanë ndërmarrë shqyrtime të hapëta filologjike dhe kanë vënë re afëri shumë të mëdha si dhe pika takimi madhore e krejt përfushë ndërmjet gjuhës së Mesharit dhe të folmeve të Malësisë së Madhe. Ato dukuri, bashkë me mbiemrin e autorit, Buzuku, si dhe të dhënat, qoftë edhe të mangëta, që dihen rreth jetës së tij, na dëshmojnë se ai ishte me origjinë pikërisht nga trevat e veriperëndimit, diku në qendrat e Malësisë e të Rranxave të Mbishkodrës apo, në mos tjetër, nga viset ku ishin shpërngulur malësorët, si p. sh. nga Malësia e Krajës apo edhe më larg nga Arbneshi i Zarës. Për t’u vënë re, mbi të gjitha, togjet e zanoreve uo dhe ua, që ndeshen krejt njësoj si te Buzuku (kujtuom, në së shkruomit shenjt) ashtu edhe në të folmet e Malësisë sonë (grua, gruos, e martuome, kruos).

Veçori të tilla themelore dhe shumë të spikatura të gjuhës, të folklorit, të veshjeve, të mendësisë, të dokeve dhe të zakoneve ka pasur parasysh Çabej, ky dijetar i përmasave aq të mëdha, kur shprehej se në to ngërthehet “palca e kombit shqiptar”. Prandaj, edhe njëherë, gjej rastin të përsëris se Malësia jonë është quajtur “e Madhe” jo nga përmasat hapësinore gjeografike, sepse në të vërtetë ka malësi të tjera që mund të jenë edhe më të hapëta e më të mëdha se ajo; është quajtur “e Madhe” pikërisht pse ka qenë e tillë në kulturën dhe vetitë e saj, në të gjitha ato që, shkurt, i përmendëm më lart.

Dhe, para se ta ndal turrin në këtë paraqitje gjithsesi të thukët, dua të kujtoj se Malësia e Madhe ka qenë nga të paktat vise shqiptare që nuk u shkel kurrë e tëra nga pushtuesit e huaj dhe, për këtë arsye, mbeti, si të thuash, “virgjine” në doket e zakonet e saj, rrojti e papërzier në bëmat e shpirtin e saj iliro-shqiptar, qysh në agim me takime me Perëndimin, për të cilin na dëshmon edhe besimi katolik i ritit roman, që është zbatuar gjithmonë e gati pa asnjë shmangie në skajin verior të atdheut tonë, qysh nga Përroni i Thatë në jugperëndim e deri në Bjeshkët e larta të Vermoshit e të Dukagjinit në verilindje. Për shumë vjet ka qenë lënë në të errët, por le ta themi më mirë vonë se kurrë që Malësia e Madhe ka qenë, gjatë gati të gjithë gjysmës së parë të shekullit të njëzetë, arë e pëlleshme kërkimesh etnolinguistike e folklorike- historike, ku kanë derdhur djersën ajka e hulumtuesve dhe e shkrimtarëve të shquar shqiptarë që vinin nga radhët e klerit katolik të Shkodrës. Përmendim se aty, në Rapshën e Hotit, gjeti heronjtë e “Lahutës së Malcis” Atë Gjergj Fishta, i quajtur me të drejtë si Homeri shqiptar pikërisht sepse pasqyroi në poemat e tij atë që kishte lënë pa kryer historia shqiptare: mbrojtjen e pashembullt të trojeve të veta nga malësorët trima të Maleve shqiptare. Në Malësinë tonë mblodhën ajkën e “Visareve të Kombit” etënit e nderuar Donat Kurti e Marin Sirdani, që aq mizorisht e për bind, (në vend që të vlerësoheshin me mirënjohjet më të larta për atë ndihmesë shumë të vyer që i kishin bërë kulturës kombëtare, duke shkruar, redaktuar e botuar kolanën e pasur të epikës heroike shqiptare), si “shpërblim” do të gjenin ferrin e burgjeve të kampeve të punës nëpër kënetat ku lanë edhe rrashtat pa asnjë faj. Ndër malet e Malësisë së Madhe jetoi për shumë vjet edhe Dom Nikollë Gazulli dhe na ka lënë, ndër të tjera, edhe veprën “Fjaluer i ri”, që përbën më të parin fjalor dialektor të gegërishtes, në të cilin pasqyrohen gjerë e me besnikëri leksiku e frazeologjia e pasur e të folmeve të Malësisë. Fjalori i Gazullit është një vepër që u ka bërë shërbime të mëdha kërkimeve e shpjegimeve etimologjike rreth gjuhës shqipe. Mjafton të përmendim se sa dendur e me fryt i është referuar atij fjalori Eqrem Çabej në veprën e tij të madhe “Studime etimologjike në fushë të shqipes”. Prej anëve të Malësisë sonë të Madhe vinte në letërsinë shqiptare edhe “humusi” epik e burrëror i veprave të Dom Ndoc Nikajt. Deri në vitet ’60 kur u realizua çmenduria ateiste e mbyllja e kishave, në Bajzë të Kastratit e gjetkë në Malësi pat shërbyer edhe Atë Benedikt Dema, njëri nga hulumtuesit më të hershëm të dialekteve tona, ideues, ndër të tjera, edhe i një “Atlanti gjuhësor të shqipes”. Po përmend, me këtë rast një dëshmi të freskët për të: Atë Zef Pllumi, në kohën kur redaktova librin e tij të famshëm “Rrno vetëm për me tregue”, më ka treguar në raftet e tij dorëshkrimin e një ”Fjalori enciklopedik shqiptar” si dhe shumëçka tjetër nga krijimtaria shkencore e Atë Benediktit, të cilave unë u hodha vetëm një sy dhe uroj që, sa më parë, të dalin në dritë e t’ua shohë vlerat lexuesi e studiuesi ynë i sotëm. Dhe, jo pa qellim, lashë për në fund, emrin më simpatik të fratit shqiptar, Padër Gjonin, famullitarin e Vuklit, personazh i gdhendur aq mjeshtërisht nga Fishta në ”Lahutën e Malësisë”. Kujtoni këngën me titull “Ndërmjetësia”, e cila, përveçse një pjesë e shkëlqyer e trimërisë malësore, mund të merret edhe si simbol madhështor i frymës së pajtimit e të mirëkuptimit midis popujve, ithtar i së cilës ishte pikërisht një frat katolik i Malësisë, Padër Gjoni.

Në mbyllje të fjalës sime, jo pse nuk dihet, por sepse është rasti për ta theksuar e për të shpresuar në një njohje e vlerësim (përkatësisht rivlerësim) të disa figurave të shquara të Kryengritjes së Malësisë së Madhe, po lejohem të sugjeroj:

1.Të gjithëve sa jemi sot në Shqipëri, po edhe atyre që nuk ndodhen me trup, por që na ndjekin nga larg me zemër, mbas tubimit nderues për dëshmorët e Kryengritjes së vitit 1911, na mbetet si detyrë të shkruajmë e të flasim edhe më shumë për rolin e grave malësore në Kryengritjen e viti 1911, po edhe në të gjitha lëvizjet e betejat e mëdha për liri e pavarësi. Aty janë dalluar zonja të nderuara si Nore Kolja, e reja e Ded Gjo Lulit, një nga bijat më sojnike e sypatrembura të Malësisë sonë të Madhe. Po ashtu,Tringë Smajlja, e bija e Smajl Martinit të Grudës, e cila, edhe mbasi u vra i ati e dy vëllezërit, u vesh si tobelie dhe jo vetëm e mbajti hapur derën e nderuar të vojvodës së Grudës, po edhe mori pjesë me armë në dorë në betejat për pavarësi. Në listën e të rënëve, që jepen në listën e hartuar nga zotit Shaqir Vukaj, dalin edhe emra grash malësore e pikërisht:Hanë Myrto Curraj nga Katundi i Kastratit; Katrinë Gjon Vukaj nga Shkreli.Në fakt, rolin e madh e të pavdirë të grave malësore, jo vetëm për të lindur djem luftëtarë, po edhe për t’i rritur ata me ndjenjat e thella të atdhedashurisë, do ta theksonte aq madhërishëm poeti Ndre Mjeda, kur shkruante: “Qe ndër djepa rrisin,/ Nanat e Hotit djelmëninë ushtore,/ e idhnim n’anmikun nepër gji u qesin.” (Ndre Mjeda, Juvenilja dhe vepra të tjera, Tiranë,1964, f.175)

2.Përparësia e atdhetarisë ndaj grupimeve të tjera shoqërore dhe e përkatësisë fetare. “Ndjenja kombëtare te shqiptarët-shkruan Gjergj Nikprelaj- është shumë më e fuqishme se feja, e cila nuk ka pasur ndonjë rëndësi aq të madhe ndër shqiptarët. Marrja e dhënia e vajzave për bashkshoret ndërmjet familjeve myslimane dhe të krishtera ishte dukuri normale. Nën pullazin e një shtëpie jetonin familje të përziera-vëllazërore, pjesëtarë të besimit mysliman dhe katolik…Konflikte ndërmjet njerëzve mbi bazën fetare, edhe nëse kishte, shumë shpejt janë pajtuar. Turqit gjithmonë përpiqeshin të nxisnin luftën fetare ndërmjet shqiptarëve për t’i sunduar më lehtë. Gjithashtu kanë qenë të rralla konfliktet ndërfisnore ndërmjet katolikëve e myslimanëve,të cilat shpërthenin mbi baza fisnore, e jo mbi bazën fetare (për shkak të konflikteve rreth megjave, rreth pronës-halive, hakmarrjes etj.).Kishte raste kur disa prej fiseve katolike mbronin fiset myslimane nga ato katolike dhe anasjelltas. Prandaj feja nuk ishte shkaktare e përçarjes në shoqërinë e atëhershme shqiptare. Intelektuali, shkrimtari dhe atdhetari i njohur shqiptar nga Shkodra, Pashko Vasa, kaherë kishte thënë se “Feja e shqiptarëve është shqiptaria”!

Në këtë kuadër të gjerë dhe objektiv, natyrisht, koha e ka prurë dhe do ta bjerë edhe më me detyrim, që edhe qëndrimi ndaj klerit katolik të rivlerësohet, duke u dhënë njohjen që u takon edhe jo pak priftërinjëve a fretënve katolikë, që kanë qenë në ato vite famullitarë në kishat e Malësisë së Madhe. Nga Malësia e Madhe ka pasur edhe figura të mëdha nga radhët e klerit shqiptar të anëve të Malësisë, si Dom Ndoc Nikaj, njëri nga romancierët e parë shqiptar, si dhe historian me vepra të rëndësishme të botuara e postume; Dom Simon Filipaj, njeriu që realizoi botimin e plotë të Biblës në gjuhën letrare shqipe dhe Atë Vinçenc Malaj, figurë poliedrike e kulturës dhe e historisë shqiptare; Atë Kolë Berisha (etnofolklorist, autor i vëllimeve etnofolklorike me titullin emblematik e domethënës “Nder e burrni ndër malet tona”), Atë Zef Pllumi nga Mali i Rrencit (Lezhë), me origjinë nga Shkreli, autor i librit dokumentar “Rrno vetëm për me kujtue”. Po ashtu, në ato vite e deri në gjysmën e parë të shek.XX, në Malësi kanë shërbyer me devotshmëri edhe një yjësi klerikësh katolikë nga Shkodra etj.si Atë Benedikt Dema, Dom Nikollë Gazulli, Dom Luigj Pici, famullitar i Reçit etj., që kanë lënë vepra me vlerë shkencore albanologjike, po edhe kanë qenë të lidhur ngushtë me popullin e thjeshtë liridashës të Malësisë. Ka ardhur koha që të rivlerësohen e t’u jepet vendi i duhur në historinë e krahinës sonë.

3.Të nxiten e të mirëpriten (natyrisht kur të jetë e mundshme edhe) të mbështeten financiarisht studime të thelluara historike për Malësinë e Madhe e bijtë e saj, kudo që gjenden; të bëhen edhe në të ardhshmen dhënie mirënjohjesh e dekorime për figura të spikatura, duke pasur ato si shembull frymëzues për dashurinë për Atdhe e për të punuar me përkushtim për vendlindjen tonë. I paharrueshëm dhe i përjetshëm qoftë nderimi e kujtimi për të rënët në kryengritjen e Malësisë së Madhe të vitit 1911. Përgëzime Kryetarit të Bashkisë së Malësisë së Madhe, zotit Tonin Marina dhe grupit punues, që në bashkëpunim me Organizatën e Dëshmorëve të Atdheut realizuan dekorimin me titullin “Dëshmor i Atdheut” për 277 burra e gra nga Malësia e Madhe të rënë në kryengritjen e Malësisë së Madhe të viti 1911.

[i] De Lamartin, Alphonse: Tokë heronsh në tërë kohërat, në librin e Fotaq Andreas “Pena të arta franceze për shqiptarët”, Tiranë, 2009, f.298.

[ii] Romeo Gurakuqi:Kryengritja e Malësisë së Madhe e vitit 1911 në qendrimin dhe vlerësimin e At Gjergj Fishtës dhe të klerit katolik shqiptar, në përmbledhjen “At Gjergj Fishta, Komb-Letërsi-Gjuhë, Universiteti i Shkodrës, Studime Shqiptare, 6, 1997,f.130-131.

[iii] Prof. Çabej, i cili i njihte mirë po edhe i vlerësonte shumë vetitë e mira e virtytet e malësorëve tanë, sipas një shprehjeje të M. Lambercit i quante ata shpesh “tipa respirativë”, si të thuash që jetojnë me ajër, me frymë.

Studentja kosovare merr titull në universitetin prestigjioz ‘Georgetown’ në SHBA

E rritur dhe e shkolluar në Kosovë, tani histori suksessi në Washington

Pa dyshim se nuk janë të pakta arritjet e sukseset e studentëve shqiptarë nëpër botë, shkruan albinfo.ch. Studentja Erblina Sejdiu, e lindur në Prekaz të Skënderajt, pas përfundimit të studimeve në Universitetin “Hasan Prishtina”, në Fakultetin Juridik, me rezultat të shkëlqyeshëm si bursiste e universitetit, fitoi të drejtën e studimeve Mastër në Universitetin “Georgetown” në Washington D.C.

Studimet e saj u mbështetën nga fondacioni Fulbrajt dhe Ambasada Amerikane. Dje, në një ceremoni madhështore të organizuar nga Universiteti, pas rezultateve shembullore gjatë studimeve, Erblina u shpërblye me diplomë masteri. syri.net

Image


Send this to a friend