VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

ELEGJIA JONË PËR MIKUN GËZIM QENDRO – Nga VISAR ZHITI dhe EDA ZHITI

By | February 27, 2018

Komentet

U shua në moshën 96 vjeçare regjizori i shquar Fraco Zeffirelli –

Regjizori i famshëm Franco Zeffirelli vdiq sot në shtëpinë e tij romake në Via Appia. Ai lindi në Firence më 12 shkurt 1923 dhe kishte qenë i sëmurë për disa kohë.

Student në Akademinë e Arteve të Bukura dhe Fakultetin e Arkitekturës të qytetit të tij, në vitin 1946 u transferua në Romë ku debutoi si aktor i filmit dhe teatrit dhe ku pati takimin që ndryshoi jetën e tij atë me Luçino Visconti.

Kështu filloi një karrierë artistike që vazhdoi për rreth 60 vjet,  nga kinemaja në teatër, në TV, me çmime të panumërta, duke përfshirë pesë David Donatello, dy shirita Argjendi dhe 14 nominime për filmat e tij në Oscar.

Një nga filmat e paharrueshëm të Franco Zeffirelli-t i shfaqur në Shqipëri është – Kampioni – The Champ, film i vitit 1979.


Në vitin 2008, Franco Zeffirelli ia dhuroi gjithë arkivin e tij qytetit të Firences.

Më 1 tetor 2017 u hap në Firence Qendra për Arte Performuese – Fondazione Franco Zeffirelli.

Gian Franco Corsi Zeffirelli, vdiq në praninë e fëmijëve të adoptuar, mjekut dhe prifiit.

Ka vdekur qetësisht pranë familjes, u njoftua zyrtarisht.

Zeffirelli, pas funeralit, do të pushojë në varrezat monumentale të Porte Sante në Firence.

Funerali do të mbahet në Campidoglio në Romë

KUR LOTI “NGRIN “NË DHEMBJEN E NJË QYTETI… Nga RUDINA PAPAJANI

(Elegji për aktorin e humorit Muhamet Liko)

Të jesh pjesë e një qyteti të bukur është luks por të falësh buzëqeshje, humor, shpirt të bukur është hyjnore.

Ky qytet nuk mund ta pranoj që ti MET të largohesh pa menduar për ta…familjen tënde që kurrë s’do rresht ta mposhti atë lotin e ngrohtë që zbret plot mall e zë vend aty midis faqeve sikur të dojë të flasi gjatë pambarim.Shokët e tu që të presin si çdo ditë, ashtu të katërt bashkë.

Edhe teatri sot hesht,s’do të ndjej hapat e tua,buzëqeshjen tënde, çiltërsinë dhe humorin fin.

Sot qyteti ka heshtje,qetësi që vret fuqinë e rënkimit,tinguj dhimbje që i luten zotit pse mëkaton për njerëz të mirë.

Ndërsa ti na sheh nga lart ,buzëqesh ,mbledh gjithë dashuritë e zotit dhe zgjeth yjet që natën të zbresin në këtë qytet.

Pastaj kthehesh në flutur të bukur dhe ndalon në dy dashuritë e tua ,i përkëdhel dhe u fal bekimin e një babai të dhimbshur.

Ti zgjodhe pranverën të ikje me zemër të paqtë të shkoje në qiellin plot kaltërsi të fikje ëndrrat e tokës në mall e amshti.

Në qytetin tonë sot kanë zbritur ëngjëjt .Çudi sot nuk vallzojnë ..dredhin krahët dhe rënkojnë në tinguj dhimbje tek marrin shpirtin e një artisti që nuk vdes kurrë por frymën lë në zemrën e një qyteti.Sepse ti è ke dashuruar shumë qytetin tënd,artin,tokën nga erdhe me dashurinë që shumë kishe për të dhuruar.

Çdo herë je në qelizën..emblemën e këtij qyteti si ikonë e një arti të bukur, si simfoni që bulëzon humor, art klass në skalitje kujtesë.Lutemi për ty në hapësirat e paqjes,dritës,e dashurisë,në udhëtimin tënd drejt Zotit…
RUDINA PAPAJANI

(Video) Mos ta harrojmë Hysen Tërpezën: Zürich 1997: Hysen Tërpeza: Nga këtu kërkoj Bashkim Kombëtar!

Botuesi i gazetës kombëtare “Bota sot” Xhevdet Mazrekaj, ka ndarë një pjesë emocionuese nga mbrëmja gala e nëntorit të vitit 1997 në Cyrih, që u organizua nga gazeta “Bota sot”, për ndarjen e çmimit Skënderbe.

Ai nga kjo mbrëmje ka veçuar momentin kur çmimi Skënderbeu iu nda atdhetarit të shquar kombëtar, Hysen Tërpeza.

Tërpeza, ishte nderuar me duartrokitje të shumta dhe me fjalimin e tij drithërues kishte përlotur edhe të pranishmit.

Ndryshe, Tërpeza, antikomunist, ishte anëtar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe luftëtar i paepur për bashkimin e trojeve shqiptare.

Ai gjatë viteve 1941-1945 luftoi për të mos lejuar ripushtimin e Kosovës dhe të trojeve të tjera shqiptare nga Serbia.

Ai pas marrjes së çmimit, kishte thënë se populli ka luftuar për komb e për Shqipni etnike, madje kishte kërkuar Bashkimin kombëtar.

“Nga këtu kërkoj Bashkim Kombëtar”, kishte deklaruar Tërpeza.

Më poshtë postimi i plotë i Mazrekajt:

Hysen Tërpeza: Nga këtu kërkoj Bashkim Kombëtar

Sot kam vendosur të ndaj me ju një pjesë emocionuese nga mbrëmja gala e nëntorit të vitit 1997 në Cyrih, që u organizua nga gazeta “Bota sot”, për ndarjen e çmimit Skënderbe.

Bëhet fjalë për momentin, kur çmimi Skënderbeu iu ndaj atdhetarit të shquar kombëtar, Hysen Tërpeza. Një nder i madh për gazetën “Bota sot” e cila sadopak u mundua ta njoh solemnisht kontributin e Hysen Tërpezës.

Hysen Tërpeza, anëtar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit, luftëtar i paepur për bashkimin e trojeve shqiptare, gjatë viteve 1941-1945 luftoi për të mos lejuar ripushtimin e Kosovës dhe të trojeve të tjera shqiptare nga Serbia. Nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore u detyrua të arrtisej dhe të kalonte jetën në mërgim politik. Hysen Tërpeza nuk e pushoi asnjë çast veprimtarinë e tij atdhetare nacionaliste djathtiste për bashkimin e shqiptarëve, prandaj u ndoq kudo nga spiunazhi serb. Ai nuk pushoi kurrë së kërkuar pajtim dhe bashkim kombëtar të shqiptarëve. Lajtmotivi i tij gjithmonë ishte: “Ka me na gjykue nana Kosovë!

Duartrokitjet nuk u ndalën që nga momenti kur moderatori, Adi Krasta, theksoi se çmimi Sekënderbe do t’i jepet z. Hysen Tërpeza, për ndjenjën e shquar atdhetare.

Një fjalim drithërues që zgjoi emocion dhe përloti të gjithë të pranishmit.

Artisti Naim Krasniqi ia dorëzoi çmimin.

Tërpeza tha se është Ushtar i Kombit dhe jo intelektual. Kishte 52 vite që nuk kishte qenë në Kosovë, pasi përndiqej politikisht nga sistemi i atëhershëm.

Ai do ta falënderonte lartmadhërinë e tij, Leka Zogu, që po ashtu ishte i pranishëm në këtë ngjarje.

Thirrja e tij se duhet punuar për kombin tonë, u përcoll me duartrokitje.

“Nga këtu kërkoj Bashkim Kombëtar”, tha ai.

Ai brohoriti mallëngjyeshëm se populli ka luftuar për komb e për Shqipni etnike!

“Shqipnia pa Kosovë nuk mundet me shku përpara”, shtoi ai, ndërsa artisti Naim Krasniqi iu hodh në përqafim.

PS Botuesit e voal.ch  Skënder dhe Elida  Buçpapaj, të cilët menjëherë do të angazhoheshin  për dhjete vjet tek Bota sot, ishin të pranishëm në atë Gala kur Hysen Tërpeza i shqiptoi ato fjalë.

 

NUHIUN NUK E SOLLI AS MËNGJESI I DITËS TJETËR Nga Sabit Rrustemi

Në foto: Nuhi Memishi

( si një ngushëllim i vockël për Familjen dhe të afërmit e këtij Djaloshi që na iku duke na e lënë të përjetshme, vetëm këtë buzëqeshje )

Ai e kish trashëguar emrin e gjyshit të tij, Nuhiut, që ish lindur, rritur e burrëruar thellësive malore të Karadakut, n’ato shpatije të rrëpinjta të njërës nga lagjet më martire, Iseukaj.
Kam pas ndejur sa herë me gjyshin e tij, kam pas biseduar gjerë e gjatë edhe për atë masakër që s’harrohet sot e kësaj dite, e që ndodhi më 2 e 3 dhjetor 1944 nga brigatat sllavo – komuniste të kohës…

Nipi i tij, Nuhiu i Ri, të cilit sa ishte i vogël, ia tregoja se si e bën arusha frizurën e flokëve, pak se e mbante mend gjyshin. vetëm tjerët kur i flisnin për të. Qysh si fëmijë, kish mërguar bashkë me Familjen e ngushtë, në Zvicër.

Aty mes Gjenevës, në afërsi të liqenit, kishte lëshuar shtat, pak mustaqe si dhe më pas, kish zënë të krijojë edhe Familjen e tij.

Vajza dhjetëvjeçare, Nora, si dhe djali, Rajani, që tash edhe pak ditë shënon njëvjetorin e ardhjes në jetë, e mbushën edhe më shumë me gaz e jetë, përditshmërinë e tij mërgimtare, aty ku, babai i tij kish derdhë mund e djersë për mbi dyzet vite, derisa një ditë e kish lëshuar fryma.

Pasditën e kësaj të hëneje, ai e nxori djalin, si rëndom, për pak ajr të pastër e këndellje, aty buzë Liqenit, ku dilnin me andje, herë me gruan e vajzën, herë me gjithë Familjen që e kishin atje e, së voni, edhe me dritën e tij të syve, njomakun e vogël që mbushte me buzëqeshje jo vetëm zemrën e tij por, edhe gjithë atë banesë, ku ai po e kalonte moshën e mesme të jetës.

Shetitën e shetitën bashkë me gruan e fëmijët, gati sa u lodhën.

Moti ish i vrenjtur, rrugëtt ende s’ishin tharë prej shiut që kishte rënë, orë më parë. Pritej sërish të binte.

Nuk donte t’i lagej djali. Iu kthye së shoqes:

– Ramize, merre djalin e ec e shko brenda, bëje bukën gati. Është dita e parë e agjërimit e, le ta mbushim erë buke e gëzimi sofrën tonë !

Ajo, nuk tha as po, as jo, vetëm, “mos u vono dhe ti”, e shkoi.

Nuhiu deshi të endej edhe pak me biicikletë. Tash krahët i kish të lirë. “Sa të bëhet buka gati”, mendoi. “edhe koha më ikën më shpejt”. E, iu dha petaleve. hajt e hajt e hajt …. derisa për një moment, si pikla shiu, si miza mbrëmjeve, iua prekën qepallat. Ktheu kokën kah qielli, ashtu në fluturim e sipër dhe …. fluturoi e fluturoi , fillimisht përpjetë… e pastaj si në hark e ra, në Liqe ….

Gruaja tashmë kish shtruar Tryezën. Rreth saj i kish afruar edhe Dy dritat e syve. Vajzën e djalin. priste në çdo moment kur të bie zilja e’ t’ia hapte drenën Nuhiut. Por.. pritja e saj ishte e pa fund dhe e pa shpresë…

Nuhiun nuk e solli as mëngjesi i ditës tjetër ….

tek pas dy dite, trupi i tij u nxor pa shenja jete prej Liqenit dhe tashmë po përgatitet për t’u nisur e për t’u prehur përjetshëm, në vendlinjen e tij, Preshevë, aty ngjitas gjyshit diku, e ngjitas babait.

Se, kështu thonë, deshi i Lumi, Ai që na solli e na merr kur të dojë …

 

Histori të retushuar të Komunizmit

Botimi i vitit 2018 i ISKK me autor Kastriot Dervishin – Histori të retushuar të Komunizmit.

Ky Album Narrativ sjell për publikun propagandën e pushtetit komunist nëpërmjet fotove të ndryshuara gjatë sistemit,

duke hequr nga fotot historike edhe figurat e mëdha të kombit në një përpjekje për të manipuluar historinë.

E nderuara Familje Ramosaj – Nga ISUF B. BAJRAMI

E nderuara  Familje Ramosaj,

Me keqardhje të thellë e pranuam lajmin e ndarjes nga jeta të shoqes tonë të nderuar Fetnete Ramosaj, e që na detyroi t’iu drejtohemi me një letër ngushëllimi.

Asnjë fjalë nuk do të reduktonte dhimbjen e familjarëve, miqve, shokëve, bashkëluftëtarëve dhe bashkëpunëtorëve. Por jemi të bindur që edhe ata të cilët  sado pak e njihnin, e dinin se ajo ishte një punëtore e jashtëzakonshme, me vlera të mëdha si në aspektin profesional ashtu edhe në aspektin njerëzor.

Fetnetja, do kujtohet gjithmonë si një punëtore e zellshme dhe e nderuar për të gjithë kolegët si një mike e pazëvendësueshme.

Deçani dhe Dukagjini nuk është i vetmi vend që e ka humbur një nga kuadrot më të mira dhe të disiplinuar për punën profesionale të rëndësisë së veçantë që kryente.

Fetnetja për dekada të tëra ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm si një intelektuale shembullor për të gjithë popullin shqiptar.

Ju vejë në dijeni dhe ju përcjell ngushëllimet më të sinqerta, për të lehtësuar sadopak këtë dhimbje.

Mbi të gjitha, i përjetshëm qoftë kujtimi dhe u prehtë në paqe!

Me respekt të veçantë për Juve,Isuf B.Bajrami

Gjilan;07.04.2019

Kur malli merr formën e një loti… Nga Irma Kurti

– Nënës sime, Sherife Mezini, në ditëlindjen tonë të përbashkët

Kanë kaluar mbi 12 vjet që kur Nëna ime u nis në udhëtimin pa kthim. Por ajo është e pranishme çdo ditë në bisedat me motrat, në grimcat e kujtimeve pas të cilave kapemi fort, në mendimet që e thërrasin, në mëngjeset e trishta kur malli merr formën e një pike loti.

Kur zgjohem dhe në darkë, përpara se të mbyll sytë, përshëndes fotografitë e të dy prindërve mbi komodinë; u them “mirëmëngjes” dhe “natën e mirë!”.

Në një foto, Nëna është në maternitetin e Tiranës, duke më mbajtur në krahë. Ai trup i vogël që për momentin ka rënë në gjumë dhe nuk qan është i imi. Ka dritë dhe mirësi në buzëqeshjen e Nënës, e cila më uron mirëseardhjen me puthje e përqafime.

Sikur i gjithë udhëtimi mbi tokë të ishte i tillë: i qetë, i lehtë, i butë, si në krahët e Nënës!

Ka një arsye tjetër pse ajo është kaq e lumtur. 20 marsi, dita kur erdha unë në jetë, përkon me ditën e saj të lindjes: atë trup kërthi, të imët, me fytyrën me pulla të kuqe e me flokë të rrallë, mamaja ime e konsideron dhuratën më të bukur për ditëlindjen e saj.

Nënë! Ne dikur e festonim bashkë ditëlindjen në familje dhe s’kishim nevojë për dhurata apo për para; dashuria na mbronte, na lumturonte dhe na bënte të forta.

Unë, që dikur ndaja me ty të gjitha gëzimet, shqetësimet, netët pagjumë, çdo ditëlindje e jetoj me një drithërimë, sepse… ti nuk je më.

Mijëra pyetje do të mbeten pezull në ajër dhe do të hallakaten të trembura, pa mundur të gjejnë dot përgjigje. Kur i hodha hapat e parë, a u rrëzova për t’u ngritur prapë, sa net të kam lënë pa gjumë, të kam lumturuar apo të kam mërzitur më shpesh, sa thinja të kam shkaktuar?

Pendohem që nuk të putha, nuk të përqafova më shumë, që s’ta shpreha kurrë me fjalë se sa të dua. Pendohem për shqetësimet që të kam shkaktuar, për netët e ftohta dhe të errëta të dimrit kur ti harroje veten për të ndarë brengat e mia të dashurisë.

Ike shpejt! Do të doja të kishe ndenjur edhe ca, do të doja të kisha edhe pak kohë në dispozicion për të të bërë të lumtur, për të të gëzuar, për të parë ende buzëqeshjen tënde!

Tani s’më mbetet tjetër veçse të shoh e të flas me fotografitë, të ndaj kujtimet me njerëz që të kanë njohur, me gjithë ata breza nxënësish që më shkruajnë dhe më tregojnë se sa e mrekullueshme ishe ti si mësuese dhe si njeri.

20 marsi do të mbetet gjithnjë ditëlindja jonë, por me një ndryshim: tani atë e festoj me gjysmën e shpirtit, sepse gjysmën tjetër e more ti me vete kur ike përgjithmonë.

Ka mëngjese të trishta kur malli merr formën e një pike loti…

NJË VIT PA DOKTOR POLIKRONIN Nga Mitro Çela

U mbush një vit, që vëllai, doktor Polikroni, u nda nga jeta. Të qaj? Nuk më sheh. Të lutem? Nuk më dëgjon. Të shpresoj se mund të rikthehet? Ai ishte i shenjtë, por jo Jezusi.
Çfarë të bëj? Si mund ta mund trishtimin, dhimbjen, vetminë, mërzinë, aritminë, stresin, boshllëkun, zbrazëtinë, ngashërimin…? Ku ta kërkoj ngushëllimin? Ta provoj me Biblën? “Të mos trishtohemi që na iku. Të gëzohemi që e patëm.”
Polikroni lindi në Mbrezhan të Përmetit në vitin 1932. Babai ishte shofer.
Viti 1945. Në familje ishin shumë fëmijë, gjashtë djem dhe një vajzë. Sa kishte mbaruar lufta. Vend e pa vend kishin mbetur bomba. Fëmijët i zbërthenin dhe bënin zilka. Dy vëllezër të Polikronit, Koço dhe Simo, 10 dhe 8 vjeç, gjetën një bombë. E morën në duar… Buuuum!… Të dy u plagosën. Jetuan një javë. Polikroni, që ishte 13 vjeç, përjetoi dhimbjen, tmerrin, lotët dhe klithmat e mamasë. Ndoshta nga ajo javë e kobshme i lindi dëshira për të shëruar dhimbjet e fëmijëve. Kjo nuk është fantazia ime, por edhe realitet.
Në vitin 1961 u emërua pedagog në Fakultetin e Mjekësisë. E meritonte. Student i shkëlqyer. Punoi tre vjet. Një ditë shkoi në zyrën e Karaman Yllit, rektor i Universitetit të Tiranës.
– Dua të largohem nga fakulteti. Dua të bëhem pediatër.
– Ashtu? – tha rektori. – Shko të punosh në Kukës…
– Nuk kërkova vend pune. Kërkova të bëhem doktor për fëmijët…
Rektori ra në mendime. Një javë më vonë në Fakultetin e Mjekësisë mbërritën dy shkresa: e para për shkarkimin, e dyta për emërimin në poliklinikën e Kombinatit…
***
…Shkollën fillore e bëri në fshat. Pastaj në Gjirokastër. Ishte nxënës i shkëlqyer. Një ditë e thirri drejtori në zyrë:
– Urime! Të doli bursë në shkollën pedagogjike.
Nuk foli. Doli nga zyra. Iku nga shkolla, nga Gjirokastra, mal më mal, u ngjit në Zagori, zbriti në Sheper, eci vetëm. Arriti në Malshovë, pastaj në Mbrezhan dhe përfundoi në shtëpi.
– Nga mbive? – pyeti babai.
– Më thanë të bëhem mësues. Dua të bëhem doktor…
***
…Tre muaj në fshat. Me bagëti. Një natë babai solli një haber.
– Është një bursë në Elbasan. Shkollë e mesme mjekësore.
Kur fëmija ëndërron dhe e mban të gjallë ëndrrën, universi punon që ajo të bëhet realitet.
…Polikroni mbërriti në Elbasan. Viti 1948. Kandahari i ditëve tona. Varfëri. Pak ushqim për nxënësit. Më pak zjarr…
***
Filloi vitin e tretë. Në shkollë mbërriti një mjek rumun. Drejtori i dha si shoqërues Polikronin. Shkuan në Cërrik, Peqin, Gramsh, Librazhd. Doktori rumun vizitonte fëmijë. Polikroni vidhte zanatin. Tre muaj bashkë. Të katërtin doktori rumun u largua. Cërriku, Peqini dhe Gramshi nuk kishin pediatër. U emërua Polikroni. Doktori i vogël nisi të shëronte shokët – fëmijë.
Në Elbasan mbërriti moda sovjetike e mbrëmjeve të vallëzimit. Aty u njoh me një vajzë. Natën, vjedhurazi, në krah të njëri-tjetrit, mes lotëve vajza i thotë:
– Më ngacmon djali i gjeneralit. Nuk e dua!
Mbaroi shkolla. Polikroni poqi letrat për student… Por një ditë e thirrën në degën ushtarake. I qethën kokën dhe e hipën në makinë bashkë me shumë djem nga Elbasani. Makina ndaloi në Milot.
E thirri në zyrë komandanti. Ishte përmetar. Mik i babait:
– Je futur në sinorin e gjeneralit. Tani je ushtar për tre vjet. Bën gjilpëra?
– Shëroj fëmijë…
Komandanti e mori me vete në shtëpi. Kishte një djalë. Digjte zjarr. Gruaja e kishte mbuluar me batanije. Ishte behar. Gruaja e veshur zhapone.
– Ke vapë? – e pyeti me ironi ushtari.
– Po. Miloti ka klimë të thatë.
– Zbulo djalin. Do të zhuritet i futur në lesh.
Ushtari shëroi djalin. Doli nami se ushtari shëron. Miloti dhe Burreli nuk kishin pediatër. Ushtari në vend të pushkës mbante stetoskopin… Fshat më fshat. Shtëpi më shtëpi… Ikën tre vjet. Erdhi dita kur u largua nga kazerma. Por jo nga shokët – fëmijë.
Një ditë hodhi në postë një letër. Ankesë në Parti…
“Nuk e di pse. Ëndërroja të bëhesha doktor. U bëra ushtar…”
Letra ra në dorë të Liri Belishovës, në atë mot me shumë nishane pranë shokut Enver… E thirrën lart…
Dhe në shtator të vitit 1957 nisi Fakultetin e Mjekësisë.
Në fakultet ra në sevda me Bafturinë.
***
Viti 1960. Ne jetonim në Përmet. Ishim shumë fëmijë. U hap haberi se Polikroni do të marrë në Tiranë familjen!!!… Shaka, thanë disa… Ku do t’i gjejë paratë për të ushqyer skuadrën e Pilo Çelës?… I marrë, thanë disa të tjerë.
Por një ditë pranvere, në prag të shtëpisë mbërriti një ZIS, makinë sovjetike. U ngarkua me plaçka. Mbi plaçka hipëm ne… dhe mbërritëm në Tiranë.
***
Polikroni u martua me Bafturinë. Bënë dy vajza. Mirelën dhe Enkelën.
Korrik 1990. Bafturia po ecte në rrugën “Myslym Shyri”. Kalon një motorr. E goditi dhe u largua. Bafturia përfundoi në spital. Jetoi disa orë.
Polikroni humbi jo vetëm nënën e fëmijeve, por edhe shoqen, kolegen e tij. Edhe ajo ishte pediatre. Bashkë bisedonin për fëmijët e sëmure. Të dy bënë librin “Nëna dhe fëmija”. Bafturia ishte vetë jeta në familje. Ajo prodhonte humor, dashuri. Ajo e tërhiqte Polikronin në kafene, në restorante, në takime mes mjekëve.
Pas Bafturisë Polikroni i la të gjitha përveç tre gjërave. Së pari dashurinë për vajzat. Sot, njëra, e martuar, jeton në Izrael, tjetra, po ashtu e martuar, jeton në Pragë. Së dyti dashurinë për mamanë (babai vdiq në vitin 1968), motrat dhe vëllezërit. Së treti dashurinë dhe përkushtimin për fëmijët…
***
12 mars 2018. Një varr i hapur. Në krah një arkivol. Fjalën e mori Mirela. Thjeshtë. Bukur…
Arkivoli zbriti. Pas 28 vjetëve Polikroni dhe Bafturia do të jenë bashkë në përjetësi. A do të ngjitet në qiell shpirti i doktorit? Jo dhe jo. Ai do të jetë mes nesh.
Vazhdon…

Përkujtim: U mbush një vit nga largimi nga kjo jetë i Dr. Fehmi Palit

Më 8 Mars u mbush një vit nga largimi nga kjo jetë i Dr.Fehmi Pali, një figurë e shkëlqyer humaniste në ndihmë të pacientëve të tij, sikur edhe një bashkëshort, prind dhe gjysh i shkëlqyer. Vajza e tij Sonila Mazrekaj e kujton:

“U mbush një vit çdo gjë është kthyer në kujtim dhe në dhimbje.

Ky është 8 Marsi i parë pa ty i dashur Babi!

Ishte kjo ditë që më rrembeu dashurinë,

ishte kjo ditë që më theu zemren,

ishte kjo ditë që më krijoi një boshllëk të pazëvendësueshëm kur dëgjova ato dy fjalë që nuk desha t’i dëgjoja kurrë “…Babi iku….”

Këto dy fjalë më shembën, aq i madh ishte pikëllimi, aq e pafund dhimbja, që më ndryshoi jetën dhe bëri realitet frikën time të tmerrëshme që të përballesha me këtë ditë, kur ti Babi i mbylle sytë e shpirti yt fluturoi lart, në lartësi sepse ti edhe në jetë ishte njeri i dimensioneve të rralla, ti që më edukove ta gēzoj jetën e ta jetoj e lumtur, duke falur dashuri, duke mos e njohur urrejtjen. Ti Babai im, shoku im, Zoti im që më dhuroje vetëm dashuri e mirësi, që më mësove vlerën e jetës, se jetën e zbukuron ose e shëmton njeriu, sikur ti që ma kishe zbukuruar jetën time me praninë e zemrën tënde që deshte pa kufij e kufizime, sikur do zemra e Atit Bijën.

Me mungon prania jote që më mbushte me siguri, që më bënte trime që ta përballoja çdo gjë në këtë jetë.

Më mungon shumë i dashur Babi, prezenca jote, që më bënte të ndihesha fëmijë, telefonat
dhe bisedat tona pa fund, për të cilat kam aq mall, më bëje të ndihesha e sigurt e çdo vështirësi më dukej e lehtë, çdo pyetje i gjeje përgjigjen e duhur, sepse gjithçka e bëje me dashuri të pakufishme.

Ashtu si na deshe, ashtu edhe ne të duam ty! Do të jepja gjithçka që të të kisha pranë, duke pirë kafe e filozofuar për jetën.

Do të jepja gjithçka që të mos i dëgjoja ato dy fjalë në 8 marsin, një vit më parë, do të jepja gjithë botën që ti të ishte pranë nesh, prania jote na e zbukuronte botën, e bënte të përsosur, plot kuptim.

I dashur Babi,

Këtë 8 Mars u mbush nje vit që çdo gjë është kthyer në kujtim e dhimbje por dashuria jonë në Tokë për ty është rritur dhe është bërë e pakufishme, ashtu sikur dashuria jote në Qiell që na mbron e prin drejt tê mirës, ti Ëngjëlli jonë Mbrojtës, ti Heroi im!”

Familja e Gipa Shoshajt hap të pame më 24 shkurt

Më 8 shkurt ndërroi jetë në Zvicër i riu 43 vjeçar nga Kosova Ragip Shoshi.

Gipa Shoshaj, sikur edhe njihej nga shokët e miqtë,

u aksidentua për vdekje me makinën e tij pas një përplasje që i kushtoi jetën,

duke lënë në hidhërim të thellë dy djemtë e tij,

nënën, babain, vëllezërit, motrat, rejat, nipat e mbesat dhe mbarë Familjen Shoshaj.

Gipa Shoshaj prehet në varrezat e fshatit Lubeniq të Pejës,

ndërsa Familja pret ngushëllime dhe hap dyert për të pame më 24 shkurt nga

ora 9:00 deri në orën 16:00

në adresën Fegistrasse 9, 8957 Spreitenbach.

Ndërroi jetë në Zvicër në një aksident Ragip Shoshi –

Ky është Ragip Shoshi, i riu nga Kosova që ndërroi jetë në Zvicër

Një aksident komunikacioni që ndodhi të premten pasdite në Göschenen të Zvicrës, i kushtoi me jetë një kosovari nga Lybeniqi i Pejës me banim në Zvicër .

43 vjeçari sipas “20min.ch”, u përplas në kolonën e kamionëve, të cilët ishin ndalur në hyrje të tunelit për shkak të radarit.

Aksidenti ndodhi dje rreth orës 17:00, derisa shoferi mbeti i vdekur në vend.

Mësohet se bëhet fjalë për Ragip Shoshin nga Lybeniqi i Pejës, varrimi i të cilit pritet të bëhet nesër në fshatin Lybeniq të Pejës në ora 16:00

Vetura e Shoshit mbante targat e Zyrihut, derisa autostrada A2 u mbyll në drejtim të jugut për tri orë.

8 shkurt dita që ti e dashur Nëna ime na le Nga Elida Buçpapaj

 

Nënës time

Kushtuar Lili Skënderit, bashkëshortes së Poetit Vehbi Skënderi dhe Nënës sime që na la më 8 shkurt 2016

8 Mars 2016

u mbush një muaj
që nëpër shtëpi
të kërkoj pa dobi
kur dal
pres t’i biesh celularit
sikur bëje rëndom
edhe pa arsye
për fare kot
veç për të dëgjuar sa më shumë
zërat e njëra tjetrës
të Nënës e bijës
sikur ta dije
se nga Qielli telefonit
nuk do t’i bije dot

është 8 Marsi i parë
që nuk të kam pranë
vdekja kjo shtrigë
na e këputi
kordonin ombelik

unë nuk e besoj
se ti nuk je me ne
as ti nuk beson
që je atje ku je

çdo gjë në shtëpi gjurmët e tua mban
kanatet e dritares prej nga shihje rrugën
nënkresat e zbukurimit
me ngjyra tek cepat e divanit
presin që t’i lëvizësh
gjithçka është rregulluar si deshe ti
me asimetriken simetri
në guzhinë gjej biletkat ku shkruaje
se çfarë duhet të blinim,
nektarë lulesh, elikzir
kanellë, majdanoz, vaj ulliri

kur vjen dita e re
pres të më zgjosh,
ta hamë bashkë mëngjesin
që ma përgatisje ti
duke shoqëruar kafenë apo çajin
me kryetituj gazetash tek News24
e kujtuar shtëpinë tonë
në Tiranë që na priste
Liqenin e Poradecit
ku ti linde
malli shtohet e shtohet
si një vullkan i sapozgjuar
që mezi pret
të eksplodohet

ne te dyja flisnim
për gjëra të thjeshta
të bukura
të zakonshme
dhe te jashtëzakonshme
se çfarë do të na gatuaje
për shembull për drekë
speca të pjekura
me djathë delesh
apo lakror me dy petë
për shqetesimet personale
kombëtare e botërore
të gjitha me njëra-tjetrën
kishin lidhje
që po t’i kishim në duar
unë dhe ti
do të kishin të gjitha
happy end dhe rrugëzgjidhje

deri ditën kur u sëmure
papritmas
nisën 100 ditë
të tmerrshme për ne
nga spitali në spital
me zemër të dridhur
nga frika e telefonatave
horrore
në mesin e natës
kur japin
vetëm lajme pelin te hidhur

ne kishim shpresë
deri në fund
që mrekullia
jonë të zgjaste
se ishte dashuri
e kulluar, hyjnore
kur Eva dhe Adami
nuk e kishin prekur
ende mollën

unë të përkëdhelja
me fjalët më të bukura të botës,
të thërrisja Lule,
Lilka,
vajza ime,
të thosha se
ne do të jetonim bashkë 200 vjet
për t’i parë
e për t’i gëzuar bashkë fëmijët,
nipat e sternipat tanë
dhe ti e pranoje këtë sfidë
s’ka më të bukur
se sfida e jetës
më jepje besën dhe fjalën
me të qeshurën tënde
të bukur dhe zërin tënd
me tinguj
edhe kur na qortoje
ishte gjithë plotfuqishmëri
Mbretëreshë
me kurorë e skeptër
që Elisabetha II e Anglisë
do të të kishte zili

Nëna ime prehet nën lulevjollcat

8 Maj 2016

u mbushën 3 muaj
nga 8 shkurti në 8 maj
me lule dhe vaj

nga shirat e errta të shkurtit
në mars, prill e maj
me lule dhe vaj

nga qielli i vrerosur i shkurtit
tek fytyra e pranverës e pafaj
me lule dhe vaj

nga ankthi i pafund i shkurtit
në ankthin e pafund prej reje
si është e mundur Mam
që ti fle nën vjollca
e vjollcat çelin sipër teje

8 Gusht 2016

Gjashtë muaj pa ty Mam

U mbush gjysmë viti
sekondat, minutat, orët, ditët,
javët, muajt
njëri pas tjetrit shkuan
ditëlindja jote pa ty
në maj
gjithë lot e vaj

unë të kërkoj me sy
me veshët hapur
të dëgjoj kumtin tënd të bukur
që e mbushte shtëpinë me hare
ku je Mam ku je

në shtëpi gjithçka ka mbetur
ashtu sikur e le
dhoma jote e heshtur
mbulesa e shtratit e palëvizur
çanta jote po aty
në sirtarin e komodinës
pasqyrka e vogël
mbi komodinë
të preferuarit librat e tu
dritarja e dhomës tënde
nga shihje hënën
mungojnë vetëm syzat
t’i dhashë me vete
edhe letrat e bixhozit
që luaje duke pyetur fatthënën

në dollapin tënd
mungon vetëm
palltoja e madhe
që ti e përdorje shumë rrallë
mungojnë
një palë pantallona,
një golf dimri
dhe një xhaketë
që i vishje rëndom
kur dilje
rreth e rrotull
në dollapin e këpucëve
janë pantoflat e tua,
sandalet e verës
me pak takë në ngjyrë hiri
mungojnë vetëm
një palë këpucë dimri

e di që në Parajsë
është gjithmonë pranverë
po kur ike ti
ishte shkurt e shi
e shpirti im qante
me rrebeshe
sepse harmonia jonë
prej tingujsh,
ritmesh e ngjyrash
ishte Parajsa e tokës
ne ishim më të gjithëpushtetëshmet
e rruzullit
më të pasurat e botës
….

unë nuk i bindem
arsyes se vdekja ekziston
se kush lind vdes
se gjithçka
që ka një fillim
e ka një fund
se tek fundi nis fillimi
dhe tek fillimi fundi
sepse dashuria jonë
ishte dhe është
fund e fillim një përjashtim

Po vjen 8 shkurti zemra ime

vajza ime
e bukura ime
po vjen ora 18:00
kur nga dritarja e spitalit
shpirti yt fluturoi
në një botë krejt të panjohur
do ta heq këtë datë nga kalendari
pas datës 7 shkurt vjen direkt 9 shkurti
pas orës 17:00 vjen direkt ora 19:00

ti po flije sikur e keqja ishte larguar
e ti pas pak do të zgjoheshe
frymëmarrja jote ishte e rregullt,
e ngrohtë
krejt ndryshe nga vdekja
që vërtitej pranë teje
akullnajë e ftohtē

herët e tjera
ti nën tuba luftoje
për jetën
ti me çdo kusht
deshe të riktheheshe
në shtëpinë tonë
e të vazhdoje aty ku e kishe lënë
në spital gjithçka e panjohur për ty
nuk njihje askënd
sytë e Shën Mërisë dukeshin
artificialë
përpara syve të tu që luteshin
të mos vinte ajo
që kishe frikë se po vinte
ti e merrje me të mirë
të panjohurën
që nuk mund të bëhet urë
e që nuk duam ta njohim kurrë

ti luftoje me mish e me shpirt
të ktheheshe në shtëpinë tonë
të ngrohur nga dielli i dashurisë
që e bën të duket
një kokërr portokalli
diellin që ngroh
njerëzinë

ti ma shqiptoje emrin
nen tuba,
nën jerm,
nën morfinë

çfarë deshe të më thoshe Mam
si nuk mundëm të flisnim Mam
si nuk mundëm Mam

ne të rrethonim tek shtrati
ti na shihje dhe qeshje
ashtu e përhumbur
kujtoje se ishe në ëndërr
dhe prisje të zgjoheshe
nga ankthi makth

ti e bukur
si një skulpturë e bardhë e Rodenit
askush nuk mund
të besonte se ishe e sëmurë
me faqet ngjyrë rozë
që unë t’i puthja pa fund
po flije Mam
po flije aq qetshëm
aq rrejshëm

sa unë besova se do të zgjoheshe
të më thoshe
atë që deshe të ma thoshe aq shumë
por që nuk ma the dot
në këtë botë kurrë

po vjen shkurti Mam,
e urrej 8 shkurtin
qiellin bunker
që e kishte veshur
atë mbrëmje të ftohtë
në hekur

e urrej edhe 29 tetorin,
kur më the se ndiheshe pa qejf
ishim aq bukur
ti ishe kryeministrja e shtëpisë
fuqiplotë
ne demokracia më e bukur
e planetit tokë

8 shkurt 2017

e dashur Nëna ime,
Zonja Lili Skënderi
e dashur Lilka ime,
e dashur Lulja ime,
zambak uji
e dashur mrekullia ime
e dashur vajza ime që nuk e pata kurrë
e dashur motra ime që nuk e pata kurrë
e dashur shoqja ime që nuk e pata kurrë
me një trup e shpirt me Tim Atë
më linde, më dhe gji, më rrite,
e dashura Nëna ime unike

e dashur Lilka ime,
lule që nuk njeh vyshkje
ti Ëngjëlli im në tokë
dhe Ëngjëlli im në qiell
krijesë e bukur e Zotit
si kryeveprat e piktorëve
të gjithë rrymave e kohëve
me shpirt dhe fytyrë ëngjëllore

ne kemi kaluar bashkë shumë sfida
dorë për dore shtrënguar
sfidat e jetës po aq të zeza si vdekja
ne në krahë të njëra tjetrës
mbi to gjithmonë kemi triumfuar

nuk bëhet fjalë për triumfe fanfaresh
të gërryera nga hipokrizia prej bloze
fjala është për gjërat më të thjeshta
dhe të rëndësishme të jetës
që i japin frymën, kumtin dhe kuptimin kësaj bote

ti jepje dashuri pa cak e pa fund
ti Nëna ime një pyll i gjelbër
që nuk njohe as plakje dhe as tharje
që në çdo rrahjen tënde të zemrës
na bëre të jetonim një jetë të plotë
vetëm me dashuri dhe pa ndarje

nga 8 shkurti 2016
dhe në çdo shkurt që vjen
shpirtin tim e shkundin
pa prehje uraganët e dhimbjes
ti je me mua kudo ndodhem
por kjo nuk nuk e zbeh aspak
mungesën,
dhe peshën e pengjeve
që më rëndojnë si mal
mbi shpirt e shpinë
nuk e zbeh as mallin
që vetëm shtohet e shtohet
si një vullkan i sapozgjuar
që mezi pret
të eksplodohet

që jam vazhdimi yt dhe i tim eti
e kuptoj lehtësisht
se rebelohem për ta injoruar Kasandrën
për ta sfiduar të keqen
për ta hequr nga kalendari datën 8 shkurt
për t’i hequr nga kalendari
të gjitha ditët e vuajtjeve të tua
e për të ta mbushur kalendarin e jetës
me ditët e tua më të lumtura
që ti i kalove me Tim Atë,
poetin Vehbi Skënderi
që të deshi deri në frymën e fundit
kur fryma e lë trupin dhe ngjitet lart,lart, lart…