VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

“Edhe Muret Kanë Veshë”

By | April 8, 2018

Komentet

(Video) Sali Berisha vendos një video ku në maj 1999 Soros kritikon ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë si përkeqësuese të situatës!

Sali Berisha në rrjetin social rreth një video të multimilionerit Soros. “

Superspekullanti planetar George Soros”, shkruan Berisha, “njeriu qe me megabixhozin e tij financiar zhyti ne varfri dhe mjerim te thelle qindra miliona njerez ne Europe, Azi, Afrike dhe mbare boten ishte kunder bombardimit te Serbise nga NATO per genocidin spastrimin etnik te Kosoves nga Millosheviçi. Dy dekada me vone Soros do te behej promotor kryesor i projektit te Serbise se Madhe. Fondacioni i tij ne Beograd do te merrte autoresine e ketij projekti duke nxitur percaktimin e kufijve sipas vijave te pasterta etnike dhe flaket e nje konflikti te ri ne rajon.

Ndiqeni videon e meposhtme. sb”

Maj 1999, Soros kritikon ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë si përkeqësuese të situatës!

Miliarderi amerikan George Soros, në një takim me studentët e Universitetit John Hopkins në Washington, më 28 maj 1999, kritikoi fort fushatën ajrore të NATO-s në Kosovë kundër forcave të Slobodan Milosheviçit. Ai tha se bombardimet çuan në rritjen e spastrimit etnik në Kosovë, si dhe forcuan regjimin e Milosheviçit dhe destabilizian vendet fqinjë.

Ai u tha studentëve se fushata ajrore që kishte nisur dy muaj më herë e kishte përkeqësuar situatën:

“Kemi arritur saktësisht të kundërtën e asaj që synonim. Përshpejtuam spastrimin etnik që kërkonim të ndalonim. Ndihmuam në konsolidimin në pushtet të regjimit të Milosheviçit dhe ndihmuam në krijimin e destabilitetit në vendet fqinjë të Malit të Zi, Maqedonisë e Shqipërisë, për të mos përmendur implikimet më të gjera ndërkombëtare si marrëdhëniet tona me Kinën. Është e qartë që diçka ka shkuar tmerrësisht gabim dhe tani e shohim veten në një gjendje pasigurie të tmerrshme”.

“Nuk mund ta bëjmë botën të nënshtrohet nëpërmjet bombave, por as nuk mund të tërhiqemi në izolim. Nëse nuk mund të parandalojmë mizori si në Kosovë, duhet të përgatitemi të pranojmë arkivolë”.

“Më pas, duhet bërë diçka konstruktive, diçka pozitive në vend që thjesht të reagojmë pas katastrofave, dhe të ndërtojmë një shoqëri të hapur, gjë që mund të bëhet me ndihmën e Bashkimit Evropian, ku këto vende do të bëhen efektivisht anëtare virtuale. Duhet të ketë bashkim doganash, fshirje të kufijve të brendshëm. Dhe, jam i sigurt se Jugosllavia do të donte të ishte pjesë e një Evrope Juglindore të tillë, të rindërtuar”.

Meta vlerësohet me Çmimin Ndërkombëtar të Venecias “Luani i Artë” (video)

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është vlerësuar në Venecia me Çmimin Ndërkombëtar “Luani i Artë”, me motivacionin “Në vlerësim të kontributeve të tij për promovimin e demokracisë dhe pluralizmit politik, për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan, për promovimin e bashkëjetesës dhe harmonisë fetare, si edhe për forcimin marrëdhënieve italo-shqiptare”.

Në prani të autoriteteve vendore të Rajonit të Venetos, që i akorduan këtë çmim, Presidenti Meta ia dedikoi çmimin popullit shqiptar e veçanërisht shqiptarëve të Italisë.

“Ky është një çmim që në radhë të parë i dedikohet popullit shqiptar. Veçanërisht shqiptarëve të Italisë, që nga ata të ardhur prej shekujsh në Itali e deri tek shqiptarët e ditëve të sotme, për punëtorët, studentët, e për të gjitha familjet e shqiptarëve. Ky është një çmim që i shkon edhe mijëra italianëve që jetojnë e punojnë në Shqipëri prej vitesh: sipërmarrës, studentë, profesionistë. Ky çmim është një simbol i miqësisë Itali-Shqipëri, një miqësi unike dhe e pandashme”, theksoi Meta.

Meta Luani I Arte (2)

Meta theksoi se ky çmim i dedikohet edhe demokracisë si sistemi i vetëm që u jep mundësi të rinjve. “Unë kam lindur 50 vite më parë në diktaturën më të errët që Evropa ka njohur. Falë demokracisë unë, një student i ri, u bëra deputet, ministër, Kryeministër, Kryetar Kuvendi e President i Republikës, ndaj ky çmim i dedikohet demokracisë, si sistemi i vetëm që mund të ndryshojë të ardhmen për të rinjtë dhe qytetarët e një vendi”, u shpreh Kreu i Shtetit.

Meta tha gjithashtu se ky është një çmim, që u dedikohet gjithashtu udhëheqësve të moderuar të rajonit, të cilët kanë bërë që vendet e Ballkanit sot të jenë më afër Europës e më afër paqes.

“Ky është një çmim që u shkon edhe udhëheqësve fetarë, të cilët me inteligjencë, mund, sakrifica, harmoni e dashuri kundrejt pasardhësit, kanë bërë të mundur që dialogu ndërfetar dhe bashkekzistenca të jenë të shkëlqyera dhe shembull për mbarë botën. Ky çmim i dedikohet edhe familjes time, për mbështetjen dhe dashurinë, duke më lejuar të punoj çdo ditë me këmbëngulje e qetësi”.

MESAZHI I PLOTË I PRESIDENTIT META
Të nderuar Miq të Çmimit Ndërkombëtar të Venecias! Ju faleminderit nga zemra! Ky është një çmim që në radhë të parë i dedikohet popullit shqiptar.
Veçanërisht shqiptarëve të Italisë, që nga ata të ardhur prej shekujsh në Itali e deri tek shqiptarët e ditëve të sotme, për punëtorët, studentët, e për të gjitha familjet e shqiptarëve.

Ky është një çmim që i shkon edhe mijëra italianëve që jetojnë e punojnë në Shqipëri prej vitesh: sipërmarrës, studentë, profesionistë. Ky çmim është një simbol i miqësisë Itali-Shqipëri, një miqësi unike dhe e pandashme.

Çdo gjë mund të ndryshojë në botë, por gjeografia jo, e Italia dhe Shqipëria janë të bashkuara nga historia e nga gjeografia. Ky është një çmim që i shkon edhe së ardhmes së marrëdhënieve tona, të miqësisë të së rinjve tanë, të cilët janë edhe shpresa jonë. Unë kam lindur 50 vite më parë në diktaturën më të errët që Europa ka njohur.

Falë demokracisë unë, një student i ri, u bëra deputet, ministër, Kryeministër, Kryetar Kuvendi e President i Republikës, ndaj ky çmim i dedikohet demokracisë, si sistemi i vetëm që mund të ndryshojë të ardhmen për të rinjtë dhe qytetarët e një vendi.

Ky është një çmim, që u dedikohet gjithashtu udhëheqësve të moderuar të rajonit, të cilët falë pjekurisë, dialogut, kanë bërë që vendet e Ballkanit, që sillnin vetëm krizë e luftë, sot janë më afër Europës e më afër paqes mes popujve.

Ky është një çmim që u shkon edhe udhëheqësve fetarë, të cilët me inteligjencë, mund, sakrifica, harmoni e dashuri kundrejt pasardhësit, kanë bërë të mundur që dialogu ndërfetar dhe bashkekzistenca të jenë të shkëlqyera dhe shembull për mbarë botën.

Ky çmim i dedikohet edhe familjes time, për mbështetjen dhe dashurinë, duke më lejuar të punoj çdo ditë me këmbëngulje e qetësi. Ju faleminderit të dashur miq! Faleminderit Venecia! Faleminderit Itali!”

Shefja e OSBE 1 orë në zyrën e Bashës një ditë pas protestës

Drejtuesja e misionit të OSBE/ODIHR, Audrey Glover, ka zhvilluar mesditën e sotme një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Takimi mes Glover dhe Bashës ka zgjatur rreth një orë dhe është zhvilluar në selinë blu.

Ky takim mes dy zyrtarëve të lartë vjen vetëm një ditë pas protestës së opozitës. Shefja e OSBE u prit jashtë selisë blu nga ish-deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi.

Live/ Opozita zhvillon protestën e dhjetë kombëtare përpara Kryeministrisë

Opozita po zhvillon protestën e dhjetë kombëtare përpara ndërtesës së Kryeministrisë.

 

Protestues të shumtë janë mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me parulla të ndryshme. Në protestën e sotme nuk mungojnë as ironitë për votimet e 30 qershorit.

“Në protestë me familjet”! Basha tjetër mesazh shqiptarëve (video)

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ftuar sërish qytetarët që t’i bashkohen së bashku me familjet e tyre protestës së opozitës, e cila do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në orën 20:00.

Përmes një video-mesazhi në “Facebok”, Basha shkruan se padrejtësinë, pamundësinë, varfërinë dhe papunësinë nuk do ua lëmë trashëgim fëmijëve.

“Padrejtësinë, pamundësinë, varfërinë dhe papunësinë nuk do tua lemë trashëgim fëmijëve! Sonte në orën 20:00, në Tiranë të gjithë bashkë për familjen dhe fëmijët tuaj, për Shqipërinë e mundësive për të gjithë! #8korrik #ShqipëriaSiEuropa! Asnjë hap pas! #RamaIk”, shkruan Basha.

“Ejani me familjet”, Basha thirrje shqiptarëve për protestën e sotme. Nxjerr këtë video

Nderkohe qe sot opozita e bashkuar zhvillon protesten e radhes kombetare kunder Rama, kryedemokrati Lulzim Basha, ftoi qytetarët të bëhen pjesë e tubimit te madh para kryeministrisë.

Ne ftesen e sotme per shqiptaret, Basha kerkon te tregojne vendosmëri për të larguar Edi Ramën dhe për t’i dhënë vendit mundësi për çdo shqiptar, duke zgjedhur me votë të lirë një qeveri që punon në interes të qytetarëve.

“Padrejtësinë, pamundësinë, varfërinë dhe papunësinë nuk do tua lemë trashëgim fëmijëve! Sonte në orën 20:00, në Tiranë të gjithë bashkë për familjen dhe fëmijët tuaj, për Shqipërinë e mundësive për të gjithë!#8korrik #ShqipëriaSiEuropa! Asnjë hap pas! #RamaIk“- shkruan Basha.

Mesazhi ne video

“Arrogancës dhe shpërfilljes, iu përgjigjëm me refuzim
Padrejtësisë, do t’i përgjigjemi me qendresë!
Pamundësinë, varfërinë, papunësinë nuk do t’ua lëmë trashëgim fëmijëve.
Ne treguam se jemi më të fortë se e keqja.
Ne duam një të ardhme me mundësi për të gjithë
Bashkë për të ardhmen!
Bashkë për Shqipërinë!”- janë mesazhet në videon e shpërndarë nga lideri i opozitës Lulzim Basha.

 

Shqiptarët e Amerikës protestojnë para Shtëpisë së Bardhë

Ilir Ikonomi

Disa dhjetëra shqiptarë të Amerikës u mblodhën të dielën në mesditë përpara Shtëpisë së Bardhë për të protestuar kundër qeverisë së Kryeministrit Edi Rama dhe asaj që ata e quajnë ndërhyrje e miliarderit George Soros në punët e Shqipërisë.

Ata iu drejtuan Presidentit amerikan Donald Trump me lutjen që të tregojë vemendje për atë që po ndodh në Shqipëri.

Grupet e shqiptaro-amerikanëve të mbledhur të dielën përpara Shtëpisë së Bardhë për të protestuar, i thanë Zërit të Amerikës se ishin njoftuar përmes rrjeteve sociale për tubimin.

“Nuk jemi pjesë e ndonjë organizate, as e ndonjë partie. Thjesht jemi shqiptarë që na interesojnë të drejtat dhe liritë e popullit tonë, të cilat janë të mohuara nga qeveria aktuale, që është e kapur nga krimi, nga korrupsioni,” thotë Vera Matoshi​ nga Nju Jorku.

Protestuesit mbanin në duar pankarta kundër miliarderit George Soros, që ata thanë se po destabilizon një vend të NATO-s, siç është Shqipëria.

“Ai po ndërhyn në çdo cep. Sipas informacioneve, ka hedhur shumë lekë në reformën në drejtësi, në një reformë që po dështon. Po shikojmë njerëz që po kualifikohen, disa prej të cilëve edhe nuk e meritojnë të kualifikohen,” thotë Ervis Zholi, veprimtar i Degës së Vatrës në Miçigan.

Besnik Xhama nga Nju Xhersi beson se miliarderi George Soros ka ndikuar për vendosjen e një të majte ekstreme në Shqipëri:

“George Sorosi duhet të largohet një orë e më parë nga politika shqiptare sepse ka ndikuar negativisht. Si biznesmen mund të jetë shumë i suksesshëm dhe i respektuar por në politikën shqiptare ka ndikuar shumë keq, sepse ka instaluar të majtën ekstreme.”

I pyetur se ku e shikon ndikimin e Sorosit, ai thotë:

“George Sorosi ka ndikuar në farsën e reformës në drejtësi dhe po instalon njerëzit e Edi Ramës në të gjitha pozicionet kyçe të reformës në drejtësi.”

Të ardhurit ishin kryesisht nga Bostoni, Nju Jorku, Nju Xhersi, Pensivania dhe Miçigani.

“Gjithë Shqipëria ndodhet në një kurth të tmerrshëm nga një mafie që e ka gllabëruar dhe po e vjedh përditë. Është e pamundur që ata të lëvizin. Prandaj kam ardhur t’i kërkoj ndihmë Presidentit Trump. Ai duhet të dërgojë gjykatës dhe prokurorë. Vetëm gjykatës dhe prokurorë amerikanë mund ta ndryshojnë atë vend,” thotë Viron Xhavara, banues në Filadelfia.

Protesta u zhvillua në sheshin përballë Shtëpisë së Bardhë, aty ku normalisht e diela është e mbushur me vizitorë.

Organizata panshqiptare Vatra i tha Zërit të Amerikës se nuk ka marrë pjesë në organizimin e protestës, por shprehu mbështetje për protestuesit, duke dërguar përfaqësuesit e saj. Agim Rexha, nënkryetar i Vatrës, kishte këtë lutje për Presidentin amerikan Donald Trump:

“Të shohë me vemendje çfarë bën Xhorxh Sorosi në Shqipëri. Të shpëtojë Shqipërinë nga ‘Rama Reform’ që po shkatërron drejtësinë shqiptare dhe që e ka lënë pa gjykatën kushtetuese, pa gjykatën e lartë dhe ngadalë pa gjykata.”

Muhamet Omari nga Nju Jorku, thotë se ka disa lutje në adresë së presidentit amerikan:

“Në radhë të parë kërkojmë vendosjen e një ambasadori i cili ta kuptojë politikën shqiptare. Kjo është shumë e rëndësishme sepse shumë të tjerë nuk e kanë kuptuar. Ka filluar një erdoganizëm në politikën shqiptare, duke filluar nga propaganda, nga filmat, nga ekonomia, nga zaptimi i bankave dhe i ushtrisë. E gjithë kjo në Shqipëri, po bëhet jashtë vemendjes së politikës amerikane.”

Protesta u zhvillua e qetë dhe zgjati rreth një orë.

Marjan Cubi: Shqiptarët e Amerikës i thonë njëzëri: – JO instalimit të diktaturës në Shqipëri (video)

Shqiptarët e Amerikës i thonë njëzëri:

– JO instalimit të diktaturës në Shqipëri.
– JO Shqipëri Sorosiane!

Të bashkuar për një qëllim:

– Shqipërinë si gjithë Europa!

LIVE-“Soros diktaturë në Shqipëri”, protestë para Shtëpisë së Bardhë (video)

Erion Kaçorri

Një grup shoqatash të komunitetit shqiptar në Amerikë po protestojnë, kundër asaj që e quajnë, instalimi i diktaturës dhe shtetit monist në Shqipëri, për të cilën akuzojnë si autor, manjatin George Soros.

Protesta e tyre po mbahet përpara Shtëpisë së Bardhë, sot më 7 korrik, në orën 12:00 të mesditës me atë lokale.

Organizatorët thonë se do t’i kërkojnë Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump të shpëtojë Shqipërinë nga spiralja e frikshme e kaosit ku është futur, nga korrupsioni, vjedhja e votave, mungesa e Lirive dhe të Drejtave Njerëzore.

NJOFTIMI

“Të Dielën, 7 Korrik 2019, në orën 12.00 .P.M. para Shtëpisë së Bardhë në Ëashington .D.C. një grup shoqatash nga komuniteti shqiptar në Amerikë do të protestojnë kundër instalimit të diktaturës dhe shtetit monist në Shqipëri, ku një Parti e vetme, ajo socialiste, ka uzurpuar të gjithë institucionet, përfshirë dhe Drejtësinë. Organizatorët i kanë bërë thirrje degës së Vatrës në Michigan, që të bëhet pjesë e kësaj proteste, e cila ka në fokusin e saj denoncimin e pushtetit absolut, korrupsionit, vjedhjes së votave, mungesën e Lirive dhe të Drejtave Njerëzore, si dhe kundër ndikimit të manjatit demokrat George Soros, i cili është denoncuar nga Presidenti i Shqipërisë për financimin e destabilizimit të Shqipërisë.
Organizatorët kanë thënë se: Të Dielën me 7 Korrik, ora 12 e mesditës, “do të bëjnë një tubim para Shtëpisë së Bardhë ku do ti kërkohet presidentit Donald Trump të shpëtojë Shqipërinë nga spiralja e frikshme e kaosit ku është futur, ne do të tubojmë per të kërkuar dhe njëherë lidershipin e Presidentit te SHBA për Shqipërinë. Ti kërkojmë Presidentit Trump të mos lejojë segmente të Fondacionit Soros që të rikthejë komunizmin në Shqipëri!”

“Tufë intrigantësh vendas e ndërkombëtarë, ngatërruan edhe Lulin”, Meta: Edi tregohu serioz, të huajt të mos tallen me ne

Presidenti Ilir Meta gjatë konferencës së sotme i ka bërë ftesë Edi Ramës që të tregohet serioz dhe të reflektojë, ndërsa ka kërkuar që të huajt të mos bëhen më qesharakë dhe të mos tallen me vendin tonë.

“Ftoj Ramën të tregohet serioz e i përgjegjshëm dhe të huajt të mos bëhen qesharakë të mos tallen me kushtetutën tonë, u tallën në 2008 me kushtetutën tonë e keni harruar kur i mbanin mison Edit dhe doktorin, një nga ata është prapë ambasador sot këtu, diskuton për dekretin e presidentit, hallin e Idajetit…

Duhet të bëhemi popull serioz, partner të denjë e konstruktiv, të zgjidhim çështjet si burra shteti të heqim dorë nga loja e ambasadave, kështu bënë edhe me reformën në drejtësi.

Tufë intrigantësh vendas e ndërkombëtarësh ngatërronin dynjanë edhe Lulin, e zgjidha unë për një natë, i thirra u zgjidh, kush nuk erdhi në takim vetëm Edi, nëse do takim me prindër ai ti marrë amerikanët, këtu jam unë.

Nëse nuk vijnë se nuk janë këtu por diku tjetër të ikim, vizën ma jep Edi nuk kamë nevojë të vete në ambasadë.

Gjithë jeta ime janë tre gjëra, demokracia e panegociueshme, çdo shqiptar të vendosë për të ardhmen e vet, e dyta, integrimi evropian i vendit, faktor stabiliteti në rajon, kush e do koloni dhe bazë të krimit të organizuar, një Kolumbi, mua do të më kenë kundër, jo si president, por si Ilir Meta”, u shpreh Meta .

Meta propozon zgjidhjen për krizën: Më 13 tetor do kemi dy palë zgjedhje, edhe të përgjithshme edhe për…

Kreu i shtetit, Ilir Meta u shpreh se zgjidhja që propozon për të kapërcyer këtë krizë politike, është që në 13 tetor të ketë zgjedhje të përgjithshme dhe për Presidenciale, duke kërkuar që Edi Rama dhe socialistët të propozojnë emrin që duan për kandidat, dhe se ai do të garojë në këto kushte që ndodhemi.

 

“Për mua demokracia është e panegociueshme, me asnjë ambasadë, asnjë shtete, edhe më gjithë botën.

Nëse jam këtu ku jam, ka 30 vjet që populli shqiptar më ka zgjedhur dhe më ka kërkuar të jap dorëheqje për zgjidhje krizash, jam falë demokracisë.

Ndryshe do të isha një emigrant, ndoshta i suksesshëm, por…

Zgjedhjet janë në 13 tetor, dekretin e Presidentit vetëm gjykata Kushtetuese mund ta diskutojë

Pallavrat e PS, KQZ-rat, nuk mund ta verë askush në diskutim. 

Vendi kërkon zgjidhje, unë kam dhënë vazhdimisht, prapë jap zgjidhjen time në interes të shqiptarëve që duan të ushtrojnë të drejtën për të zgjedhur.

Ata nuk patën mundësi të zgjidhnin, përgjegjësi e të dy palëve, dhe disa të tjerëve që u përfshirë në këtë lojë shqiptare, kundër parimeve europiane.

Në 13 tetor edhe zgjedhje të përgjithshme edhe për Presidentin. Dhe unë do garoj për president, dhe Rama dhe socialistët të vënë kandidat kë të dëshirojnë, dhe kjo e zgjidh këtë krizë, që të mos na futen prapë nesër në ambasada se është dhe 2 korriku sot”, u shpreh Ilir Meta.