VOAL

Please Wait ...
0%

Edhe futbollin do kapni o të paudhë??? – Nga HYSEN ARAPI

By | January 12, 2018

Komentet

Edhe futbollin do kapni o të paudhë??? – Nga HYSEN ARAPI

Personalisht mendoj se Armand Duka me kohe duhej te largohej nga drejtimi i FSHF, per aresye se ky post kerkon tashme nje mandat te kufizuar, por edhe se ka personalizuar ekstremisht cdo arritje te futbollit ne arenen nderkombetare, ne nje kohe qe gjendja e futbollit ne « mbreterine »e tij eshte nen nivelet e deshiruara. Mbi te gjitha ai ka refuzuar qe organet shteterore te kontrollojne perdorimin e buxhetit , cka te ben te besosh se ka vend per dyshime te aresyeshme per korrupsion.
Mirepo çudia qendron ne shpalljen e kandidatures se sekretarit te Partise Socialiste dhe deputetit te kesaj partie sh. Bashkim Fino si kandidat alternativ i Dukes, bile sic pohoi vete pa hequr dore nga pozicionet e tij partiake perfshi edhe mandatin e deputetit. Sigurisht perveç dashurise se madhe per futbollin , diçka tjeter e shtyn sekretarin socialist te marre persiper kete mision. Pasi kapen Prokurorine, drejtesine e pothuaj te gjitha institucionet e pavarura si dhe klubin Partizani, tani rradhen e ka FshF e cila gjeneron e menaxhon miliona.
Opinioni sportiv duhet ti thote ndal kesaj maskarade te radhes!
Ka mjaft personalitete nga bota e sportit dhe vecanerisht nga ajo e futbollit qe mund dhe duhet ta drejtojne tempullin e futbollit shqiptar!
( asgje personale me 2 kandidaturat), por thjeshte duhet te terhiqen, per aresyet qe parashtrova.
Futbolli eshte pasuri shpirterore per qindra mijera shqiptare. Mos na e merrni!

Në shtetin e mediokërve mediokrit i shpallin mediokrit “kollosë” – Nga SHABAN MURATI

Në shtetin e mediokërve mediokrit i shpallin mediokrit “kollosë”.

Pastaj gjithë mediokrit bashkohen kundër kollosëve reale “nën Marshin Shekullor të Mediokërve: Ti ishe i madh, por ne ta hëngrëm kokën”, siç i ka karakterizuar aq bukur poeti ynë i madh.

Gënjeshtra në mes të ditës – Nga Hysen Arapi

Para nje muaji nje minister i kabinetit qeveritar deklaroi me pompozitet se nuk do te kete me barriera ne kufirin Kosove – Shqiperi, njerezit dhe mallrat do te levizin lirshem si ne vendet e Beneluxit !

Tani ministri thote se nuk e lene bizneset per ta bere kete gje. Sigurisht qe nuk te lene bizneset , sepse qeveri- biznes jane nje dhe ndajne si çakejte fitimet ne kurriz te shqiptareve. Dhe vazhdojne e flasin per interesa kombetare e perralla te tjera qe dhe vete si besojne.

Shqiptarët po presin të shohin “vallen e vdekjes” së korrupsionit në këtë vit – Nga Spartak Ngjela

Shqiptarët po presin të shohin “vallen e vdekjes” së korrupsionit në këtë vit.
Do ta shohin shumë shpejt. Dhe, nëse ngrihet pyetja: ku e kemi provën që kjo fillon shumë shpejt?
Përgjigjia është e qartë dhe krejt po me një pyetje: a e patë tërbimin gjithë frikë të Saliut dhe Bashës me të tjerë në seancën parlamentare të zgjedhjes së Prokurores së Përgjithshme?
Ata donin të mësynin dhe të digjnin Parlamentin. Po pse?

Tani ka filluar frika të përhapet kudo. Aktet e Prokurores do të vijojnë; kurse frika e të korruptuarve do të rritet.
Do shihni ditë për ditë sjelljen e tyre banale, nga kërcënimi me revolucion e deri te akuzat kundër prokurores, në fillim, dhe komisioneve të Vetingut e SPAK- ut, më pas; do shihni mbrojtjen e gjyqtarëve të korruptuar dhe, në fund fare, akuzën kunder politikës amerikane: në fakt, do të shihni komedinë qaramane të atyre që kanë sjellë tragjedinë aktuale shqiptare- varfërinë ekstreme.

I.
Shqiptarët duan ta shohin fillimin e goditjes pa dalë dimri 2017-2018; dhe po kërkojnë plot arsye të shohin faktin ose shenjën e nisjes së valles.
Ata janë të varfëruar në ekstrem nga vjedhja e korrupsionit dhe po presin që të nisë moraliteti në qeverisjen shqiptare. Moralitet ky që nuk e kanë pasur kurrë.
Por tani po e presin këtë si ndihmë amerikane.

Po të kenë moralitet në qeverisje dhe një ndihmë fillestare financiare, shqiptarët janë të aftë të bëjnë gjithçka drejt prosperitetit të tyre. Dhe nëse më pyesni se ku e gjen ti këtë, unë ju tregoj vitalitetin e emigracionit shqiptar në Perëndim.

E pra, për këtë arsye, shqiptarët po presin dhe duan provën e prekshme të antikorrupsionit.

Në fakt kjo është psikologjia popullore e çdo shoqërie, dhe veçanërisht, sidomos e shoqërive të cilat kanë bërë një rrugë historike nga zhgënjimi në zhgënjim. Realisht, saktë kjo ka qënë edhe rruga e shqiptarëve në 100 vjet: nga zhgënjimi në zhgënjim, madje edhe më keq se kaq. Prandaj ata duan shenjën që t’iu provojë të vërtetën.

Atëherë, në funksion të kësaj, shqiptarët duan shenjat e nisjes së ‘valles’ që këtë muaj me gjyqtarët – a do ta kenë këtë shenjë?
Sigurisht që do ta kenë, por këtë duhet t’ua përforcojë edhe politika amerikane.

Dhe ajo patjetër që do t’ua përforcojë. Sepse është koha që po e kërkon. Dhe e dini pse? Sepse të korruptuarit e mëdhenj dhe me pushtet abuziv, kanë hedhur në veprim të gjithë zërat e tyre të blerë mediatikë që, në korr, të thonë se “nuk ka Reformë, të gjitha janë kot dhe fjalë boshe”.
Kjo realisht tregin se të gjithë këta janë në hall. Por s’kanë as mend.

Po politika amerikane, a duhet t’iu përgjigjet? Sigurisht që po.

ll.
Dhe e dini pse është krijuar ky korr mediatik antireformë? Për hakmarrje kundrejt politikës amerikanë dhe me ndjenjën e ligë që të fyejnë shqiptarët për t’iu thënë se: “Asgjë nuk do të ndodhë, dhe mbretërit tuaj këta do jenë, këta që janë sot”, domethënë, këta që kanë sunduar do të vijojnë të sundojnë – domethënë i gjithë ekipi që sot është nën presionin e penalizimit të tij.

Ky që zhvillon këtë zhurmë kotësie, në fakt, është ekipi më i lartë i korrupsionit shqiptar.
Por duhet të kujtohemi se në prag të kapitullimit, të gjithë regjimet e korruptuarë dhe të inkriminuarë fillojnë dhe pompojnë opinionin publik me “sigurinë” se ata janë të pamposhtur.

Psikologjia moderne këtë që kanë bërë me radhë të humburit e pushtetit politik, e ka konsideruar si një forcë psikikë e sëmurë që lind nga frika e humbjes dhe nga hakmarrja ndaj atyre që presin shkatërrimin e korrupsionit..

Kështu duket se janë sot edhe birboret e falimentuar të Shqipërisë politike, që nuk duan të dorëzojnë gjënë e vjedhur me forcën e pushtetit. Por i gënjen mendja, se janë krejt në jerm e në frikë.

lll.
Ja, këtë i kërkojnë shqiptarët politikës amerikane: shenjat e testit që vallja e vdekjes së korrupsionit fillon pa dalë dimri.
Dhe kanë të drejtë se e dinë që korrupsioni është bashkuar për të bllokuar Reformën.

Por përcaktimin më të qartë e bëri amabadadiri anerikan në Tiranë, Donald Lu, në dhjetorin që kaloi, kur tha : “reforma nuk ka vdekur, por kanë vdekur të korruptuarit e mëdhenj, që nuk iu është bërë ende varrimi”.

Kjo tregon se Uashingtoni e ka të qartë atë që kërkon kjo kohë e cila po nis fshesën kundër korrupsionit shqiptar.

Sigurisht që e ka të qartë, dhe kuptohet se i ka marrë masat; por gjithsesi nuk duhet të besojë askënd në Shqipëri pa prekur faktin.
Gënjeshtra është filozofia e korrupsionit shqiptar. Dhe mos mendoni se ka nisur në këta 20 vjet. Jo, gënjeshtra dhe korrupsioni janë bashkëudhëtare të shtetit shqiptar. Por, këta që kanë filluar vallen e vdekjes janë të fundit gënjeshtarë ekstremistë, por që tani nuk kanë më fuqi.

Nuk kanë më fuqi, se ndërkohë rezultojnë të kapur nga hetimi ndërkombëtar. Të gjitha faktet tani janë në dorë të Uashingtonit, prandaj Korrupsioni i lartë shqiptar po rreket që të shpëtojë i shtyrë nga fantazia shterpë që ka dhe, sidomos, nga idea se ” në Shqipëri jemi ne, dhe jashtë nesh nuk mund të ketë një aleancë shqiptaro-amerikane”.

Eh, mor të mjerë, ju keni ikur, po ku dini ju se ç’është historia e interesit dhe forcës në politikë. (!)
Nuk pranohen më nga e gjithë politika perëndimore, autorët e spikatur të korrupsionit shqiptar, prandaj duhet të ikni.

IV.
Sa mendoni që do të jetë numuri i të penalizuarëve të korrupsinit?
Do të jenë thuajse sa numuri i të penalizuar në Rumani: rreth 1000 persona. Janë politikenë të të gjitha rangjeve kryeministra, ministra e deputetë; kryetarë bashkish në 10 vjetët e fundit, biznesmenë të klientelave kryeministrore; drejtorë doganash dhe drejtorë tatimtaksash e të tjerë si këta.

Natyrisht brenda natyrës gënjeshtare sunduese këta kanë ekstremizuar varfërinë shqiptare; sepse kanë përgjysmuar të gjitha të ardhurat shtetërore dhe të gjitha pronat shtetorore; por kanë uzurpuar me dhunë dhe mijëra hektarë truall e tokë me anë të kërcënimit që iu kanë bërë pronarëve të ligjshëm duke iu caktuar përqindje për çdo hektarë të kthyer, madje kanë krijuar edhe pronarë nga hiçi.
Në fakt; ky është sot blloku nacional antireformë.

V.
Ishte ambasadori amerikan Donald Lu ai që ua bëri të ditur shqiptarë disa ditë më parë se të dy krahët e politikës shqiptare kanë penguar Reformën në Drejtësi.
Shumë mirë bëri, por, që shqiptarët të shohin testin e pritur; duhet që vetë politika amerikane të ekspozojë faktet kriminale që ka për të gjithë.

Ajo që duhet të kuptohet qartë nga politika ametikane është fakti që shqiptarët e besojnë shumë Uashingtonin, prandaj faktet e ekspozuara për bandën elitare të korruptuar të të dy krahëve të politikës shqiptare, krijojnë ressentiment në gjirin e shoqërisë shqiptare.

Zoti Lu, kaq duhet! Pastaj do shihni se çfarë është frika e Berishës dhe Ramës që hidhen në tel dhe bllokojnë Reformën.

Duhet që nëpërmjet ekspozimit të fakteveve të abuzimit me pushtetin të krijohet ressentiment-i i shoqërisë shqiptare, tamam në pragun e arritjes së moralitetit në qeverisje.

Dhe kjo do të arrihet sepse këtu qëndron thelbi i Reformës shqiptare në Drejtësi: mbyllja e kapitullit të mosndëshkueshmërisë.

Shqiptarët të marrin në dorë fatet e tyre: Kujtoni Dhjetor 1990! – Nga HYSEN ARAPI

Viti 2018 pike se pari urojme te sjelle reformimin e sistemit te kalbur politik, pa te cilin nuk mund te kryhet reforma ne drejtesi, ekonomi, arsim etj.
Shqiperia tashme eshte kthyer ne nje vend eksperimental ku vegjetojne elita te korruptuara, interesa te klaneve politike e mafioze, interesa te vendeve tradicionalisht armike ndaj ekzistences se kombit tone.
Te gjitha keto kane çuar ne varferimin e perditshem te shqiptareve, te cileve nepermjet trushplarjes, propagandes dhe banalitetit mediatik kerkojne tu mbushin mendjen se shoqeria jone, po perjeton nje rilindje te vertete te udhehequr tashme nga vete SKENDERBEU.
Demokracia po kthehet gjithnje e me teper nje mission impossible, çka i shkon shume per shtat pushtetareve qe gjate vitit sillen si padrone te vertete, ndersa ne diten e fundvitit si “ sherbetore te pervuajtur” , per ta filluar vitin e ri me te relaksuar per te realizuar mbrapeshtite e radhes .
Nderkohe teoricienet e revolucionit do te vazhdojne me teorine e tyre ne rrjetet sociale, e cila nga menyra e servirjes dhe aktoret e ngarkuar per ta artikuluar ( ndonje ish minister etj qe jane po aq pergjegjes per gjendjen e krijuar) duket se humbet rendesine dhe e çon zgjidhjen ne kalendat greke.
E vetmja zgjidhje eshte qe shqiptaret te refuzojne çorben qe i servir politika , te ndergjegjesohen e te marrin ne dore fatet e tyre. Kjo nuk eshte e parealizueshme. Kujtoni Dhjetor 1990!

Patriotë, ruhuni nga superpatriotët! – Nga SHABAN MURATI

Në Shqipëri disa grupe fondamentaliste fetare po veprojnë gjithnjë e më shpesh nën maskën e superpatriotizmit. Superpatriotizmi ka qenë dhe është një nga metodat më të sukseshme të përdorura nga Serbia dhe Greqia në rradhët e shqiptarëve për të prishur unitetin kombëtar dhe për të nxitur separatizmin kundër integritetit të shtetit. Në librin tim “Çeshtja shqiptare pas pavarësisë së Kosovës”, botuar më 2009, kam tërhequr vëmendjen se ”një nga taktikat bazë të luftës kundër çeshtjes kombëtare shqiptare, e përdorur nga qeveritë serbe, ka qenë nxitja e “superpatriotizmit” dhe e aventurizmit patriotik shqiptar në grupe apo individë, për ta dëmtuar çështjen tonë kombëtare në kthesat më të mëdha dhe më të rëndësishme të historisë”.
Patriotë, ruhuni nga superpatriotët!

Më 27 dhjetor 1991 vdiq heroi i mendimit dhe i fjalës ëndrrimtari Petro MARKO… – Nga PËRPARIM KABO

Ishte viti 1991…27 dhjetor…dukej se po mbylleshin ëndrrat e një perjudhe që do të quhej demokraci….Ju ishit rrahur me dallgët e të gjitha sistemeve…e kishit parë lirinë në llogore…kishit përzjerrë idealin me thirjet për një botë ndryshe dhe kishit mbledhur si pasuri të vetme një thes me zhgënjime….Ai rrinte jo në qoshen e shtëpisë…Zhgënjimet digjeshin çdo ditë me duhanin që mbaje në buzë dhe me përhumbjen që trokiste si një plak i lodhur në makinën e vjetër të shkrimit e cila kishte nisur të mos bindej sepse duart po t’dridheshin…Atë krehje flokësh tipike e bëre dhe atë ditë fatale…dhe provove të vije në sy atë buzëqeshjen e lodhur që dukej si det i shqetësuar dhe si një horizont i mbyllur me ca re të plumbta….Ndoshta kujtove Dhërmiun dhe agrumet që vareshin në pemët e mbushura si globe të arta dhe të sinqerta që të shihnin nga larg… si një djalë të vogël të zbathur kapur prej dore nga një djal i ri me ideale dhe mbështetur te një burrë i vjetër plot hijeshi…Ishin të tre Petrot në tri kohë….Dita e 27 dhjetorit 1991 gdhiu me një brengë..Zemra e luftëtarit të antifashizmit…heroi i Natës së Ustikës…Luftëtari i Spanjës…i Hasta La Vistës…kishte vendosur që të shkruante poezinë me titull “Requiem”…jo në letër por në ajër…ndaj u ngrit dhe nga dritarja gjysmë e hapur pa rrugën..Ajo ishte as e mbushur e as e zbrazur…iu duk e bukur dhe i tha: Sa mall do kem për ty… e më tej e shfryu jashtë shpirtin me vargjet….që ishtin mbyllja e jetës së tij aq fisnike…Iku si një shpend I bukur drejt valëve të Jugut…!
REQUIEM…
Po iki nga ty botë e gënjeshtërt….
Po iki jo i zëmëruar…se skam zemër
zemërake…
Po iki i zhgënjyer nga miqt e remë…
Po iki duke lënë pas mallin…
tymin e bardhë
e disa ëndrra…që spata kohë ti shoh…
I mbajta të pa treguara që mos hidhëroheni
kur unë të mos jem…
Po iki…duke falur…
Qytetit fundit është i paqt…atje më gjeni…
Nga sot…
27 dhjetor 1991 vdiq heroi mendimit dhe i fjalës ëndrrimtari Petro MARKO…
Pkabo 27 dhjetor 2017

Lamtumirë vëlla Florenc…jemi të gjithë të vrarë në rastin tënd – Nga Përparim Kabo

Një 23 vjeçar një djalë nëne shqiptare Florenc Beqiraj humbet jetën në Francë…Tani lexojmë se shtypi francez shqetësohet por edhe me shumë “mjeshtëri” shprehet se paska qenë një tentaivë fatale për vetvrasje….Dhe ai djal i ri, që kërkoi veç emigrim humbet jetën…Kaq e thjeshtë paskërka qenë…Unë si shqiptar i drejtohem ambasadës franceze në Tiranë të spjegohet si dhe pse… Diku 100 vite më parë kur në Francë ndodhi çështja Dreyfus shkrimtari shquar francez Emil Zola shkruajti letrën historike me titull “Unë akuzoj”….Po pse shkrimtarët tanë në Francë që nga ata të shquarit dhe deri te ata më pak të tillë nuk bëjnë dot një letër me titull “Unë akuzoj”….! Njerëzit janë të barabartë në dinjitetin njerëzor dhe në themel të saj është e drejta e jetës…Heshtjte cinike, kjo e atyre që nuk bëhen dot kurrë Emil Zola!
Kur në Francë kanë ndodhur aktet terroriste shqiptarët kudo u treguan solidarë, dhe shprehëm qytetari dhe humanizëm…Po ju zotërinjë francezë çfarë bëni….pse heshtni. Le të supozojmë se ishte tentativ fatale për vetvrasje. Unë shtroj pyetjen duke akuzuar : Pse ndodhi, kush mban përgjegjësi, kush e shpuri deri në atë gjendje, pse qelia e tij nuk paska kushte që nuk japin mundësi për këtë akt fatal????
…Një djalë 23 vjeçar që normalisht mund të ikte nga kjo botë aty nga viti 2077-ose viti 2080…iku nga kjo jetë në Francën e vitit 2017 të zotit Macron….Mos duhet vallë ta pranojmë si një fatkeqësi që erdhi nga rrethanat, apo të besojmë përrallën e procedurave policore…
Po heshtja jonë zyrtare si duhet lexuar? Sa janë të tillë të braktisur bijë nënash, çfarë bëjnë konsullatat tona po shërbimi diplomatik ? Policia jonë këtu dhe si bashkëvepronë ajo me homologët???
…Në shtëpinë e atij djali ka mort…ai donte një jetë më të mirë…si edhe kërkoi para disa vitesh vetë kryeministri i vendit zoti Edi Rama kur emigroi në Francë…Florenci kërkoi vetëm jetën më të begat më të sigurt me më shumë dritë ,,,dhe iku nga kjo botë nën kthetrat e një cinizmi që përbetohet për drejtësi….Lamtumirë vëlla Florenc…jemi të gjithë të vrarë në rastin tënd sepse pafuqisht dhe me turp as ju mbrojmë dhe as ju dalim dot në krah kur ju për një ëndërr ndryshe ikni nga atdheu dhe fati ju braktisë…Lamtumirë vëlla….!
Pkabo 24 dhjetor 2017

Ramush & The Gang – Nga Donika Gërvalla-Schwarz

 

Dhelprës kur iu dogj bishti, mendoi që po digjet e gjithë bota. Bash punë e madhe!

Drejtësi për të gjitha viktimat!

Të gjithë kriminelët para gjyqit, pavarësisht kombësisë, fuqisë politike apo thellësisë së xhepit.

Kjo është rruga e vetme!

Tepelenizimi i shtetit do të prodhojë gjithmonë skena të rënda në parlament! – Nga HYSEN ARAPI

Tepelenizimi i shtetit do te prodhoje gjithmone skena te renda ne parlament!

Kryetari i Kuvendit tepelenas, komandanti i gardes tepelenas, drejtori i pergjithshem i policise tepelenas, ish ministri i brendshem qe shkaterroi policine deri ne kriminalizim tepelenas.

Une kam shume miq njerez te ndershem nga Tepelena dhe kerkoj mirekuptimin e tyre, pasi ata skane asgje te perbashket me bemat e te siperpermendurve.

Krahinalizmi , nepotizmi , konflikti i interesit etj jane produkt i shoqerive te pazhvilluara antidemokratike.

A ka ardhur koha që edhe Shqipëria të kërkojë të drejtat e minoritetit shqiptar në Greqi? – Nga SHABAN MURATI

Pavarësisht se Athina zyrtare nuk njeh asnjë minoritet në territorin grek, presidenti i Turqisë Erdogan gjatë vizitës së tij zyrtare në Greqi në 8 dhjetor e ngriti publikisht kërkesën për të drejtat e minoritetit turk prej 150 mijë vetash në Greqi, duke iu referuar Traktatit të Lozanës të vitit 1923. Ai shkoi për vizitë në Komotini, rajoni verilindor i Greqisë, ku jeton minoriteti turk, drekoi dhe u fal bashkë me ta.
A mendoni se ka ardhur koha që edhe Shqipëria të vendosë reciprocitetin me Greqinë dhe të kërkojë të drejtat e minoritetit shqiptar atje, i njohur zyrtarisht nga Greqia në Lidhjen e Kombeve në vitin 1928 dhe nga kryeministri i Greqisë në vitin 1926?
A mendoni se kryeministrat, presidentët dhe ministrat e jashtëm shqiptarë, të cilët gjatë 25 viteve në vizitat e tyre zyrtare në Greqi nuk kanë shkuar kurrë në Prevezë, në Parga, në Igumenicë, në Filat, në Kostur, etj. duhet ta koregjojnë këtë qëndrim dhe të vendosin reciprocitetin, duke bërë atë që bëjnë homologët e tyre grekë kur vijnë në Shqipëri?

Po ku je Azem Hajdari! – Nga Hysen Arapi

8 Dhjetori do te kujtohet gjithmone si dita e trimerise, guximit, sakrifices sublime te studenteve, intelektualeve, popullit te Tiranes, Kavajes, Shkodres dhe gjithe Shqiperise per ti dhene goditjen shkaterruese diktatures komuniste dhe vendosjes se pluralizmit politik ne vendin tone.
Ndonese produkti sot duket I deformuar, iluziv, jo ai i deshiruari , kjo vjen si pasoje e abuzimit masiv , djallezor, te nje pjese te politikes shqiptare, qe ato dite te stuhishme, sdinin ku fusnin koken ndersa sot gezojne gjithcka nga frytet e pushtetit, te nje pushteti te bere pis koke e kembe, duke tradhetuar idealet e dhjetorit, por dhe ne tentative per te pervetesuar meritat e studenteve dhe intelektualeve te atyre diteve dhe muajve qe pasuan dhjetorin 90!
Nje pushtet I mbartur nga prinderit gjakatare, tek femijet e tyre eshte reminishenca me e madhe me e dukshme e diktatures qe nxjerr hapur dhembet dhe kafshon cdo dite trupin e drobitur te Shqiperise. Dhe shqiptaret heshtin dhe bota rri e veshtron!
Dhe vetetimthi nga brenda nesh vjen thirrja “Po ku je Azem Hajdari “!