Foshnja u braktis  me 2 dhjetor, pak ditë pasi kishte lindur, në një kontenier plehrash në zonën e Yzberisht në Tiranë. Të  qarat e saj ndalën një kalimtar. Ai lajëmroi policinë dhe me urgjencën e Tiranës e trasnportuan në maternitetin “Koço Gliozheni”.

Për tre javë në luftë me vdekjen, ajo sot gëzon shëndet në plotë dhe rrethohet nga dashuria e stafit mjekësor të maternitetin Kocco Glozheni.

Në ditën e Krishtlindjeve në shërbimin prenatal të këtij maternitetit mjekët u kujdesën për veshjen, lodrat, ledhatimet dhe ninullat. Muajin tjetër Ermela do të shkojë në shtëpinë e femijës.

Historia e saj ka prekur disa familje në tiranë që presin ta birësojnë. Një procedurë tjetër kjo që pritet të ndiqet gjatë vitit 2016, për ti gjetur një familje të denjë për Ermelën.