VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

“Ecën porsi nata nurë”… Poezi nga Lord Byron – Shqipëroi: Abdulla Rami

By | January 22, 2018

Komentet

KTHEJE PAKËZ KOKËN – Poezi nga THANI NAQO

Ç’pandehma më çukasin në tru,
Por ti je gjallë e përgjon!
Në ç’ skutë kam mbetur, vallë, ti ku,
Ku lind a, ku perëndon?
Nuk di si je, nuk di e sa,
Ëndrrës s’ia shoh fund-fillin.
Por lëmshi i jetës këputje ka,
Ngrica përzhit edhe Prillin…
Që zemra jote mos mbetet bosh,
Mjafton edhe një marrëzi.
Kur ty të mer malli e unë s’ vij dot,
Ktheje kokën, më ke përbri…
2009

MALL – Tregim nga Xhevair Lleshi

I dashur mik!

Dikur im atë, në vegjëlinë time, kur lexoi në fletoren time që po i shkruaja letër një shoqes sime të klasës, (e kishim detyrë shtëpie) u trazua në fytyrë dhe u bë kureshtar. Vejevinte, siç e përdor ti këtë shprehje, dhe zgjaste kokën kurioze drejt fletores sime. Mirëpo nuk e kapte dot aq larg shkrimin, ndonëse unë asokohe e bëja rruazë të shkretin, s’duroi dot dhe afroi karrigen tek tryeza ime.

«E lë pak, bir?» më kërkoi. Pikëpyetjen e vë unë, se ai urdhëroi.

«Po i bën letër shoqes sate?»

«Po», i thashë i hutuar.

«E pse s’provon t’i shkruash një shoku?»

«Se s’më shkruhet për shokët»

«E pse s’t’u shkruaka për shokët, more bandill?»

«Se s’më tërheqin, prandaj!»

«Po shoqkat të tërheqin?»

«Po.»

«Ç’thua! E pse?»

«Se… Se me çunat zihemi kurse me shoqkat ne puthemi…»

«Putheni?… Po ku e puth, fjala vjen?»

«Ku? E ku tjetër? Në… – e pashë në sy dhe vura re se syri i tim eti po lëvizte ndryshe nga herët e tjera dhe kishte një dritë të çuditshme. – Në faqe, baba!»

«Ah!» ia bëri im atë dhe u shkreh në çast. Nuk e vuri re djallëzinë time, ose m’u duk mua ashtu, kjo s’më vjen aq e qartë, por ama e pashë sërish në sy dhe dallova që syri i tij ishte pa jetë, madje si i trembur. Dhe unë kisha shkruar vetëm katër rreshta tek letra, detyrë shtëpie, e vijova më tej duke shënuar dialogun me tim atë. Fletoren time e mori gjithë shkolla dhe nuk e di ku përfundoi, por unë tashmë e kisha mësuar përmendësh dhe gjithnjë e shkruaja atë letër dhe e lija çdo të hënë në tryezën e mësueses që ishte, veç të tjerash, edhe mikja ime e ngushtë, sepse librat i lexonim më parë ajo e pastaj unë…

Këtë ngjarje s’do ta kisha treguar ty i dashur mik, se, sa fillova të të shkruaja, ty m’u bë sikur kaloi një hije pas shpinës sime dhe ndjeva një pëshpërimë të ngrohtë tek veshi:

«Po i shkruan letër një miku, bir?»

Po, e ndjeva kaq afër shpirtin e tim eti kaq kohë i larguar…

Faleminderit i dashur mik që ma dhe këtë mundësi e ma shove mallin…

 

Tiranë, më 16.02.2018

Më 17 shkurt 1856 u nda nga jeta Heinrich Heine, një ndër poetët më të shquar gjermanë

Christian Johann Heinrich Heine lindi më 13 dhjetor 1797 në Düsseldorf si Harry Heine dhe vdiq më 17 shkurt 1856 në Paris) ishte një prej poetëve dhe më të shquar gjermanë gjatë shekullit të 19.

  • 1821: Gedichte
  • 1823: Tragödien nebst einem lyrischen Intermezzo (darin William Ratcliff, Almansor und Lyrisches Intermezzo)
  • 1824: Dreiunddreißig Gedichte
  • 1826: Reisebilder. I
  • 1827: Buch der Lieder sowie Reisebilder. II
  • 1830: Reisebilder III
  • 1831: Einleitung zu Kahldorf über den Adel sowie Reisebilder. IV
  • 1832: Französische Zustände
  • 1833: Über den Denunzianten.
  • 1834: Der Salon. I
  • 1835: Der Salon. II
  • 1836: Der Salon. III
  • 1836: Die romantische Schule
  • 1838: Der Schwabenspiegel
  • 1839: Shakespeares Mädchen und Frauen sowie Schriftstellernöten
  • 1840: Ludwig Börne.
  • 1844: Neue Gedichte
  • 1847: Atta Troll – Ein Sommernachtstraum
  • 1851: Romanzero und Der Doktor Faust.
  • 1854: Vermischte Schriften, 3 Vellime
  • 1857 (postum): Tragödien
  • 1869 (postum): Letzte Gedichte und Gedanken
  • 1884 (postum): Memoiren
  • 1892 (postum): Heinrich Heines Familienleben. (letra)

PORTRET SHKRIMTARI: FOTO MALO, POETI, GAZETARI, PEDAGOGU, KRITIKU LETRAR – Nga PETRO MEJDI

Shkrimtarin Foto Malo , përpara se ta njoh nga afër , i kam dëgjuar zërin. Ishte një ditë dimri i vitit 1972 .Ata të Radio Gjirokastrës , në të cilin punonte si redaktor dhe Foto Malo, më kishin marrë me telefon tekstet e korespodencave që dërgoja nga Zagoria me tematikën e njohur të kohës.Atë ditë korespodenca do të njoftonte shkurt për një aksion në rang krahine në kuadrin e muajit të pyllëzimeve dhe luftës kundër erozionit .Unë nisa të lexoj si zakonisht tekstin., por një zë i butë burri më.ndërpreu .-Më që aksioni ishte masiv , do ta lexosh tekstin me kujdes që ta regjistrojmë.Kjo më hutoi pak në fillim.I kërkova gazetarit të Radios , i cili ndërkohë , më ishte prezantuar me emrin Foto Malo, që të më jepte pak kohë, se shte aq e papritur kjo për mua .se së pari fola me një shkrimtar të afirmuar , por dhe se do të më regjistrohej zëri.Ishte i tillë ky hutim sa që fillova t’i flas në greqisht .Por këmbëngulja nëshqip i zërit në receptor , më bëri që të vazhdoj dialogun në shqip.
E kisha lexuar Foto Malon.Në bibliotekën e shkollës kishim vëllimin e parë poetik të tij ” Zjarret e vjeshtës ” .Nuk kaloi shumë kohë dhe nga fundi i Dhjetorit u ftova nga rrethi letrar i Pallatit të Kulturës të Gjirokastrës.Megjithëse ishte një fund Dhjetori shumë i ftohtë, shkova .Ishte dhe një mënyrë afirmimi për mua . Umblodhëm në një sallë të vogël të Pallatit .Do të bëhej një diskutim krijues për vëllimin poetik në dorëshkrim të Valentina Moskos , i cili më vonë pa dhe dritën e botimit , si dhe një cikël të gjatë poeti të oficerit të kufirit Sefer Pasha.Aty njoha Petrit Llanon, Manol Bashon., Ylli Mustën dhe disa të tjerëqë nuk më kujtohen.Nga ky diskutim unëdola në shoqëri me Foton.Më ftoi për një kafe , por në  fillim u kujtuam dhe për hotelin. Nuk kishte vënde ,. por falë njohjeve të tij , u sistemova. Ishte nata e parë e Festivalit të 11- të.Fotoja e kuptoi. që nuk isha i qetë.–Si i nervozuar më dukesh, më.thotë ai ? –Është.nata e parë  e Festivalit i them.Dua ta ndjek. Ai u mendua pak dhe më thotë: –Jo vetëm që do ta ndjekësh ,. bile në një sallë me jurinë e Gjirokastrës.Ndërkaq retë e rëzuara para pak çastesh mbi qytet kishin sjellë dëborën.Një dëborë e dëndur dhe për shkak të dritave m’u duk sikur jetoja në një përrallë.Në Pogon e Zagori ajo binte më e dëndur , por nuk e kishte atë romantizëm që i jepnin fenerët e rrugëve , dritat e dyqaneve dhe zbukurimet në xhamat e tyre.Dhe vërtetë e pashë natën e parë në një nga rradhët e karigeve, natyrisht në një largësi nga juria.Nga ajo natë.mbaj mënd një skenë, një skenë që më ka shoqëruar deri në ndrimin e sistemit , më kujtohej sa herë kritikohej ai Festival.Ishte një lëvizjeJustina Aliajt në .këngën ” Në ekranin e televizorit ” .Në vargun ” hapa sytë , hapa kraharorin” ajo i shoqëroi këto fjalë me veprime sikur hapte sytë dhe në ” hapa kraharorin ” veprimi na krijoi përshtypjen, se do ta hapte vertetë kraharorin.
Pas vëllimit të parë poetik për të rritur, Foto Malo e gjeti veten më mirë në letërsinë për fëmijë.Ai ka botuat disa libra me këtë lloj letërsie , si poema , poezi , përralla në  vargje , poezi humoristike për moshën e fëmijëve e tj. Disa nga këta libra kanë marrë çmime në konkurset kombëtare dhe në ato për letërsinë për fëmijë.

Foto Malo që në.kohën.e studimeve u afirmua si një.gazetar.me talent në.gjininë.e reportazhit, skicës dhe vëzhgimeve.Por një.nga shkrimet e tij të botuar në gazetën “Zëri i Rinisë” me titull” Amulli teatrale në.Gjirokastër ” bëri bujë të.madhe .Ai u prit mirë nga lexuesi e rinia në.rreth, por nuk u pëlqeu atyre të.Komitetit të.Partisë, pasi.u.nxirte belara, se ata e dinin.që.Enveri.endiqte shtypin.dhe nuk linte pa lexuar ato.për Gjirokastrën.I solli shqetësime jo.të vogla Malos .Ndërkohë në.organet letrare përherë e më shpesh botoheshin shkrime të kritikës letrare me firmën e Foto Malos.Shkrime për aspekte të ndyshme të letërsisë dhe artit.Dhe një.ditë ky mund , kjo thellësi mendimi dhe këndvështrimi novator u shpërblye dhe Foto Malo u emërua si pedagog pranë.Fakultetit të Filologjisë..në Universitetin Shtetëror të Tiranës.Tani e dhe më.shesh e dhe me një.nivel më.të.lartë analizues e sintetizues shkrimet e tij dukeshin nëpër faqet e ” Zërit të Rinisë” ” Dritës ” dhe” Nëntorit ” Ai paraqiti shkrimet e tij në.Pleniume dhe Simpoziume të orgznizuara për letërsinë.dhe artin.Të kesaj periudhe të.begatë në krijimtarinë.e tij.janë.dhjetra tekste këngësh të.muzikës së.lehtë, një.pjesë e të cilave së bashku me muzikën, u nderuan dhe me çmime .Vlen.të përmenden dhe disa skenarë.filmash dokumentarë.

Një hap cikësor në karierën.e tij është.emërimi i tij si redaktor në Shtëpinë.Botuese ” Naim Frashëri ” .Ai ka redaktuar vëllime me letërsi, por më.së.shumti vëllime të kritikës letrare.Foto Malo bën pjesë.në.atë.pllejadë.kritikësh të.rrinj të.cilët u afirmuan.në.këtë fushë.të.vështirë.të letërsisë.dhe artit nga vitet tetëdhjetë.Së bashku me Ymer Çirakun, Ramazan.Vozgën , Fisnik Sinën.,.Çapajev Gjokutajn, Iskra Thomanë, Skënder Buçpapën.e të.tjerë ishin një brez i talentuar kritikësh letrarë.të cilët sollën.një.notë.të.re.në
kritikën.ketrare.
Njëkohësisht Malo.shkruante dhe letërsi.Bile u hodh në fushën.e humorit dhe satirës , ku dha krijime shumë.të bukura, poezi dhe fabula të mënçura .

Përmbysjet politike të vitit 1992 bënë.që Shqipëria të humbasë shërbimet e kualifikuara .të një.serë intelektualëve . Foto Malo.u.vendos në.Greqi. Jeta e tij larg librit , auditorit , studimeve , bënë.që të mos mundet që .t’i përshtatet kësaj jete të.re. Ai kishte lindur për letërsinë.dhe artin. Sot koha dhe jeta e tij letrare kalon midis Athinës e Gjirokastës . Foto Malo.përsëri shkruan , përsëri boton.

Rafinë , më 22 të Janarit , 2018.

ËNDËRR E TRISHTË – Poezi nga NEKI LULAJ

 

Është e vështirë ta festojmë këtë dhjetëvjetor lirie

Në një magje e në një sofër me kriminelet barbarë

Si prushnajë na digjet zallishta e shpirit nga provokime

Plagët i kemi të hapura që nga shekulli i gjatë.

 

Na kullojnë trupit e zemrës  helmi e urrejtja  e pambaruar

Akoma …akoma plagët në këto vite nuk treten

Po shihni sa i shenjtë është atdheu ynë i bekuar

E dhembsur çka përjetuam nëpër historinë me derte.

 

Nga gjakpirësit e hijenat që do t’i urrejmë në kohë.

A do të ketë në gjithësi diell për tokën shqiptare?

Ëndrra të trishta e pështjellime në këtë dhjetëvjetor

Diçka që shpirtin në kryq po na lidh  si kulari në ugare

 

Pse nuk afrohet besa me besë e dora me dorë.

E botës njëzëri t’i themi se ne jemi zot shtëpie

Në Kosovën tonë kemi heronj e sa e sa dëshmorë.

Në Kosovën tonë kemi përherë zemrat si gaca lirie.

…..

Këmishën e krmi te rrudhur të shkyer copë,copë

Më kështu as liria nuk ndien ngazëllim

Nuk japim pëllëmbë shpirti dhe toke me vrundullimë

E duam tokën e  atdheut me ëndrrën lirietur

 

 

Çdo pëllëmbë e atdheut është njomur me gjak

E mbjellë me ohe eshtra, e sot e kah mot

Kjo tokë për të këndoj e vajtoj gjërë e gjatë.

Më të ngrohtë e më të bukur s’ka vend në botë.

 

Sonte  një piskamë dëshmorësh sokëllin nga thellësia

Është kushtrimi i tyre shekullor që hapet ne horizont

Dëgjoni ore ju te shurdhër që rrini mes dritave të forta

Asnjë pëllëmbë shpirt asnjë pëllëmbë varr asnjë pëllëmbë tokë…

Një poemë dhe një poezi nga FASLLI HALITI

 

 

INTERVISTË ME FUSHËN 

 


 

 

PROLOG

 

Myzeqe moj fushë

Myzeqe

Moj fushë

Ti ishe hambari ynë  

Me misër të bardhë si sermë

Ti je hambari ynë pa grurë të artë

Pa grunjëra të florinjtë e të verdhë …!

 

***

Fushë

Fusha ime

Bari yt brus,

A është i blertë më ?

Mos u zverdh vallë i blerti,

Mos vallë u përcëllua, u tha?

 

Gruri,

Derdhet si dikur

Fushave të myzeqesë

Kur kullonte pika ari çdo kalli,

Mos do të kemi prapë vallë zi të zezë buke,

Mos do të kemi prapë, si në vitet pesëdhjetë,  karesti ?

 

Po

Misri ?

Bleron tej në ҫair

Apo zverdhet sapo mbin

Si dikur pa kalli nëpër  thatësirë?

 

 

***

Po

Pambuku

Zbardh 

Fushës  mbarë

Si dikur zbardhte nër  vite 

Siç zbardhte  dekada më parë?

 

 

Si

Si, si, si,

Ç’më thua moj fushë

Misri thahet nga etja për një pikë ujë

Për një pikë ujë kanali të freskët të ftohtë,

Dhe s’arrin të çojë as një kalli

As nëjë kalli të vogël qoftë ?

 

Kjo është karesti biblike, fusha ime dikur gjithë drithëra!

Ky është trishtim biblik moj motra ime, fushë

Që misri, gruri  yt

Të mos arrijë

Të çojë

As edhe një kalli,

Të mos arrijë të na japi bukë,

Ky është më shumë se trishtim

Kjo është më tepër se karesti biblike

Ky është një trishtim më tej se ҫdo pikëllim…!

 

 

Si,

Si, si, si?

As pambuku

S’çon, nuk çel boҫe

Qoftë edhe një boçe të vetme?

Perëndoi dielli ynë kështu  si dielli i Austerlicit

Deri sa edhe një boçe

Të  mos çeli

Dot ,

Gjersa edhe një boçe pambuku

Në fushat e Myzeqesë të mos zbardhë sot?

 

As edhe një boҫe të mos ҫel në ҫdo rresht a brazdë

Sa për t’i vënë një shtupë të vdekurit në puzë

Kur të niset i ziu për në Had?

 

***

 

Po

Pjepri,

Bostani

Shalqiri

Kungujt  e verdhë,

Varen si dikur në ferrë?

 

***

 

Si?

Dhe

Pjepri

Shalqini

Me t’u shinjur,

Me t’u zverdhur,

Nuk gjejnë  shoping,

Kërkojnë ekzil ekonomik europian,

Pretendojnë treg nëpër  botë ata,

Nëpër  botë tejembanë.

Sepse

S’i pranojnë

Si ezilantë ekonomik,

Si biznesmenë ezilantë,

Sikur pjeprat të ishin terroristë,

Sikur pjepri shalqini të jenë mbushur

Jo me ëmbëlsi, por me tritol, si kamikazistë.?!

 

***

Po

Hashashi,

Kanabisi

Vërtet  harbojnë,

Më shumë se gruri

Më shumë se misri tërbojnë ?

***

Dhe hashashshi

Edhe kanabisi

S’përmbahen

Më,

Hashashshi

Dhe  kanabisi

Harbojnë

Të dy

Tërbimshëm,

Njëri si dem i kuq, tjetri si dem mavì,

Luginave, skërkave,

Kodrave  maleve

Pa u trandur në diell, breshër,

Dëborë,

Shi

Duke sfiduar,

Duke mospërfillur

Prokurorë,  gjyqtarë,  policë e policì …!

Pa le pastaj

Të përfillin

Ndonjë

Apo

Dy, tre,  pesë a gjashtë Parti !

 

***

 

Propozimi im:

Të shtohen policët dhe rojat civile,

Sepse jo vetëm demat,

Mëshqerrat,

Delet,

Deshët

Po tërbohen,

Por po tërbohen

Edhe politikanët tanë,

Deputetët, pushtetarët,

Por po na dehen, po drogohen

Edhe  partiakët me kanabis, me  pseudopolitikë

 

Vendi po inondohet me horra, hajdutë, tepista  narkotikë

 

 

EPILOG

 

Eh moj fushë,

Moj fushë

Fushë

Fushë, fushë

Si je katandisë!

Nga hambar buke në vite, dekada,  

Kurse sot plot hashash dhe kanabis…!

 

Gusht 2016 – nëntor   2017

 

 

SAN VALENTINO

 

 

Katëmbëdhjetë shkurt 2018.

 

Shën Valentino:

Sot ka

Përqafime

Përkëdhelira

Gjinjsh

Lodra buzësh

Fërkime kofshësh

Përqafime zemrash

Secila zemër kërkon zemrën

Secila zemër gjen zemrën e vet

Njëra gjen një zemër të bukur

Një zemrë të mençur, inteligjente

Tjetra një zemër më të dashur, fine.

 

Dikush kërkon gjysmëzemrën

Dikush  zemërzezën,

Dikush zemrëgurin,

Një tjetër zemrën pa zemër

Dikush zemrën që s’rreh,

Zemërën që s’ndien

Që s’regëtin

Që ngryset

Si Irisi që nxit mërinë,

Që s’rreh për zemrën e butë,

Që regëtin e rreh për zemërzezën që nxin

 

Që rreh për urrejtjen dhe jo për dashurinë…

 

 

Nëntor 2018

TRAMUNDANË LIRIKE – Poezi nga Albert HABAZAJ

 

Vlonjates nga Kosova, të famshmes Meliha Doda*

 

Me një mall sa deti

Për Meliha Dodën,

Po e nis një këngë

Si nderim për Vlorën.

 

Ref.: Lule e pavyshkur

E këngës magjike,

Buzagaz pranvere,

Tramundan’ lirike.

 

Nga Kosova bijë

Dhe nuse në Vlorë,

Spërkatur me hënë,

Larë me dëborë.

 

Me Kostandin Thanën,

Me Reshat Osmanin,

Mbanin me ju iso

Bilbilat e malit.

 

Thëllëzat e fushës

Në konkurse maten,

Gjerdani i gushës-

Trioja vlonjate.

 

Meliha, je fati

Për këngën e Vlorës.

Zëri yt si mjalti-

Më i mir’ i botës!…

*Një jetë i këndoi dashurisë Meliha Doda (1942- 2012), bijë nga Kosova dhe nuse në Vlorë, e famshme vetëm dhe me “Trion vlonjate” të njohur, tok me Reshat Osmanin dhe Konstandin Thanës.

 

SHPENDIT PËR DITLINDJE – Poezi nga Kadri Tarelli

Kadriu uron:

 

Shpendi Topollaj, më 14 shkurt, në ditën e shenjtë të “Shën Valentinit”, ka ditëlindjen.

Pak vargje për urim!

 

SHPENDIT PËR DITLINDJE

 

Linde ti në dit dashnije,

Porsi zog, në kohë furtune.

Nuk lakmon kurorë lavdie,

Veç aromë e djersë pune.

 

Ti o Shpend, me shokë shumë.

Nuk e di, kur bën pushim.

Se, dhe natën kur fle gjumë,

E braktis për një shkrim.

 

Fjala jote nëpër kuvende

Durrës, Prishtinë e Tiranë,

Si skulptor portrete gdhende,

Hedhur librash, anembanë

 

Tregimtar, me shpirt poeti

Kritik arti, romancier

Krahët ngjyen mbi valë deti

Kripur fjalën, bukur nxjerr.

 

S’shan askënd, nuk mban inat.

Në çdo çast mbetesh njeri.

Shën Valentini pati fat,

Te ty mbolli veç dashuri.

 

Pesëdhjet libra mban në duar,

derdhur shpirtin aty ke.

Fjala jote, zjarr i pashuar,

Për shqiptari, e mëmëdhe.

 

Durrës më 13. 02. 2018.

DRITA – Poezi nga JORGOS SEFERIS (13 shkurt 1900 – 20 shtator 1971)

 

Ndërsa viti shkon
gjyqtarët që të dënojnë shtohen në numër;
vitet ikin, e ti bisedon me gjithnjë e më pak zëra,
e sheh diellin me sy të tjerë:
ti e di se ata që ndenjtën pas po të mashtronin
deliri i mishit, vallëzimi i dashur
që përfundon në zhveshje.
Ngjan sikur, ndërsa merr kthesë natën në një autostradë të zbrazur,
sheh befasisht sytë e një kafshe që shëndrijnë,
sy tashmë të shkuara; prandaj ndjen sytë e tu:
sheh diellin, pastaj përhumbesh në terr.
Kitoni dorik
që valëzonte si malet kur e prekje me gishta
statujë mermeri me trupin në dritë, po me kokën n’errësirë.
Dhe ata që e braktisën stadiumin për të kapur armët
qëlluan vrapuesin e maratonës
që e pa pistën tek lundronte mbi gjak,
botën që zbrazej si me qenë hënë,
kopshtijet e fitores largohen
i sheh në diell, përtej diellit.
Dhe djemtë që kridhen nga kiçet e anijeve
si furka që ende spërdridhen,
trupa të zhveshur që zhyten në dritën e zezë
me një monedhë ndër dhëmbë, dhe ende notojnë
ndërsa dielli me gjilpërën e artë qep
vela dhe dërrasa të njoma dhe ngjyrat e detit;
edhe sot ata shkojnë thellë në drejtim të lakuar
shtamba të bardha
drejt zajeve në shtrojën e detit.

Dritë, engjëllore dhe e zezë,
qeshje e valëve në shtigje të detit
qeshje e larë me lot,
lypësi plak po të sheh
ndërsa ecën për të kaluar përtej fushave të padukshme –
drita pasqyrohet në gjakun e tij,
gjaku që i dha jetë Eteoklit dhe Polinikut.
Ditë, engjëllore dhe e zezë;
shija e kripur e gruas që helmon të burgosurin
del përmbi valë një degë interesante zbukuruar me pika.
Këndo Antigonë e vogël, këndo, o këndo…
S’po të rrëfej gjëra që kanë shkuar, po flas
për dashuri;
zbukuroji flokët me gjemba diellorë,
vajzë e errët;
zemra e Akrepit ka lindur
tiranin e nxorën prej trupit të njeriut
dhe gjithë vajzat e detit, Nereidat, Graiat
nxitojnë drejt shkëlqimit të perëndeshës që po lind
ai që s’deshi kurrë do të dashurojë
në dritë:
do ta gjesh veten
në një shtëpi të madhe, me shumë dritare të hapura
tek bredh nga dhoma në dhomë, pa ditur ku të
shohësh më parë
sepse pishat do të zhduken, dhe malet e pas-
qyruara, dhe cicërimat e zogjve
deti do të thahet, qelqe të thyera prej veriut në jug
sytë e tu do të zbrazen dritës së ditës
njësoj si gjinkallat që befasisht, të gjitha bashkë, heshtin.

Përktheu Arbër Zaimi

Më 13 shkurt 1900 lindi poeti nobelist grek Jorgos Seferis

Giorgos Seferis (Γιώργος Σεφέρης, Izmir, 13 shkurt 1900 – Athinë, 20 shtator 1971), ishte shkrimtar grek. Fitues i Çmimit Nobel për letërsi, për vitin 1963.

Studioi për drejtësi në Paris, ku punonte babai, jurist dhe intelektual i njohur. Vitin 1922, kur familja u shpërngul nga Izmiri, e përjetoi thellë. Më vonë në poezitë e tij shkroi për popuj dhe qytetërime në mërgim.

U kthye në Athinë dhe hyri në trupin diplomatik. Më 1941 ndoqi fatin e qeverisë greke në Kajro.

Në Paris kishte marrëdhënie intensive me ambjentin artistik.

Në Londër u njoh me poezinë e Eliotit dhe të autorëve francezë nga Mallarmé tek Valéry), që, nëpërmjet përkthimeve që ai ua bëri, e ndihmuan në kërkimet e tij poetik. Burimet e tjera të frymëzimeve të tij ishin traditat e lashta poetike greke, që nga Homeri, tek Sofokliu dhe tek historiani Herodoti, si dhe lirikat bashkëkohore të  Kalvos e sidomos ato të Kavafis.

Udhëtoi edhe në Shqipëri, Afrikën e Veriut dhe në Lindjen e Mesme.

Iu dha çmimi Nobel për letërsinë më 1963.

Më 1969 Seferis u deklarua publikisht kundër Diktaturës së Kolonelëve në Greqi. Edhe funerali i tij, më 20 shtator 1971, u kthye në një demonstratë masive kundër qeverisë ushtarake.

 

Veprat

Poezi

  • Vendkalimi (Στροφή, 1931)
  • Cisterna (Στέρνα, 1932)
  • Historia e miteve (bukvalisht Roman, Μυθιστόρημα, 1935)
  • Ushtrimorja (Τετράδιο γυμνασμάτων, 1940)
  • Ditari i detarit I (Ημερολόγιο καταστρώματος Ι, 1940)
  • Ditari i detarit II (Ημερολόγιο καταστρώματος ΙΙ, 1944)
  • Ditari i detarit ΙΙΙ (Ημερολόγιο καταστρώματος ΙΙΙ, 1955)
  • Tri poezi të fshehura (Τρία κρυφά ποιήματα, 1966)

Prozë

  • Ese, në 3 vëllime
  • Përkthime (1965)
  • Ditari (7 vëllime, pas vdekjes 1975-1990)
  • Gjashtë netë në Akropol (pos vdekjes 1974)

Referencat

Lidhje të jashtme

  • Listen to Seferis on the BBC (in Greek)
  • Nobel Prize presentation speech
  • Nobel Prize acceptance speech

Cikël poetik nga YIÀNNIS YFANTÌS – Përktheu: KRISA RULI*

 

 

1.MREKULLIA

 

Ç’dhi të përkryera, dhitë.

Lindën dje, por si ka mundësi të dinë

me kaq saktësi

gjithë gjërat e dhive.
Duket sikur kanë studiuar gjithë gjërat e dhive
përjetësisht.

 

  1. MIQTË E MJERË

 

miqtë∙

nuk mjafton që unë të vlerësoj vetëm këta,

po ata duan që të vlerësoj edhe gratë e tyre

duan të bëj shoqëri edhe me gratë  tyre

domethënë

me çdo kusht ata duan

bashkëfajtorë.

 

  1. NDRIÇIMI

 

Drita i ndan gjërat.

Errësira i bashkon..

Shfaqja e parë e gjërave,

vdekja.

Megjithatë

në dukjen e dytë

gjërat

janë

dritë.

 

  1. KONTAKT

Mbështetur

në shtyllën

prej alumini

të autobusit urban

unë të prekja shpinën me krahun tim.

Prej aty shihja

prej aty dëgjoja

prej aty nuhasja.

Ishte dritarja ajo që prekja

ishte plagë kënaqësie dhe unë lumi

ujëvarë e elektrizuar nga e cila hidhesha

mbi trupin tënd.

 

  1. DO TË THOTË

 

Tani unë hap dyert që janë vetëm të miat

Secili tani hap dyert e veta

Secili tani sheh

gjërat e veta.

Dhe nëse ndodh të gjëndemi përballë të njëjtave gjëra

Secili i sheh ato

me ngjyra dhe forma të

ndryshme.

Dhe nëse ndodhë t’i shohim

me të njëjtat ngjyra

dhe me të njëjtat forma

i shohim, jo në të njëjtin pozicion

jo nga i njëjti vend

jo në të njëjtën kohë.

Dhe nëse shohim saktësisht të njëjtat gjëra

në të njejtin pozicion

nga i njëjti pozicion

me të njëjtën ngjyrë

dhe në të njëjtën figurë

në të njëjtën kohë saktësisht

 do të thotë

do të thotë që hapëm

derën

e fundit.

 

 

*Përktheu nga origjinali: Krisa Ruli

           Studente në Athinë

Pse ma gavnjeve cucën, dhaskal?! – Tregim nga Përparim Hysi

   Aha,- shpotiti sa më pa, – të kishnjam kërkuar në qiell dhe ja tek të gjeta në tokë. Se e di si i thonë kësajta, për meselenë ta kishnjam fjalën, i thonë, or tynjatjeta: ja  sheshi, ja mejdani, hidhu Muço Kapedani! Epo këtej nga ne, kur nxjerr fjalën, duhet t’i vësh dhe kokën. Se ja, ta zushë atë Muçon,  me demek, Kapedan nuk qe fare,po, kur e ftojnë të dalë në mejdan, e kanë si me qesendi. Shkurt e qesndisin ( e tallin). Epo si çdo rop që ka shtëpinë e tij,edhe fjala do “konakun e saj” që të qindrojë, se, ndryshe, nëse nuk e vë në “konak”, aha e   merr era dhe humbi  si sëpata pa bisht.
Që ta paç fjalën për atë Muçon, na vajti  në dasëm. Por dhe në dasëm duhet të gjesh vendin tat që të ulesh. Muçoja na qe ulur pak jangllësh. I thonë:- Jo aty, se ai vend është për dajon  e dhëndrrit. Aha,- tha Muçoja,- nuk jam nga ata që ndërroj vend una,se njëherë e hëngra atë”pshesh”(përshesh). Se ndrro këtu e ndërro atje dhe, që thuaj ti, të keqen Muçoja nja nëntëmbëdhjetë herë ky zanat. Kur u mbushti konaku plot (derexhe e madhe:gjithë ai konak),njëri nga dasmorët e pyet të zotin e dasmës:- Të madh e paske këtë konak,por sa metro katrore e ke?
Pyeti qyja dhe,pa e lënë të zotin e konakut të fliste, ia priti Muçua:
-Nja 19 bythë i numërova vet,shto dhe këtë dhe bëjnë 20 metro katrorë!
Të ftuarit ranë përmbys nga përgjigja e Muços. Ja,kështu,  mor evlat!
*    *    *
I shkreti Muço: qe djegur nga qulli dhe po i frynte kosit. Bela e madhe. S’e hante më MUÇO-ziu atë koqe ulliri. Por dhe dajua donte vendin e rëndë,sipas terbieteve që kemi den babaden nga anët tona. Hall i madh. Si puna e atij filxhanit pa bisht: që ngado ta zëshë, të djegë dorën. Por, or  dhaskal, unë jam që nga koha e turkut dhe këta, turqit, thonë:-S’ka iksan pa noksan! E kanë thënë si e kanë thënë, por u gjet dhe “ilaçi” për ta shkulur Muçon nga vendi. E kishte patur në xhep këtë “ilaç” njëri nga dasmorët që e njihte me dhëmbë e dhëmballë këtëna, Muçon.
Tek matej ta vazhdonte muhabetin, ia dha  të qeshurit. Mua  m’u duk se qeshi kot, por ky,xha Myrtja,nuk qe nga ata që qeshte kot.  Dëgjo, dhaskal,e di si themi ne, në fshat:”  Qenin që e rreh që  kulish,edhe, kur rritet, ta ka frykën”. Epo aty ta kam llafin. Ai,boti që e njihte Muçon mirë,e dinte që,qy Muçoja,kishte frykë veç nga Shabani. Dhe ç’bën firauni. Bën sikur del përjashta dhe,pasi u vonua pak, kur rihyri tek konaku, e lëshoi atë”ilaçin” që kishte fshehur në xhep.
– Hapini pak vend Shabanit,- tha. Muçua,sa dëgjoi emrin e  Shabanit,frrap ia bëri nga vendi dhe frymën jashtë. E kish rrahur që kulish,dhaskal! Dhe shkoi e vajti: ia vunë atë paronomin: Muço Kapedani!
                                                     *     *    *
E mblodhi pak veten dhe qe bërë pak si”gjak e dhjamë”, kur i thonë fjalës apo shend e verë. Ëhë, trapita pak si larg, tha:- Nuk është kjo arsyeja që të kërkova në qiell, dhaskal! Këto që zbraza deri tani janë si ajo cerga e merimangës:e end dhe e merr era. Por llafin që do ta them imëni(tani),është pak i rëndë dhe pazarin e ka të  shtrenjtë.Është nga ato fjalët që, edhe kur ta thonë në vesh, duhet t’i vësh kapak veshit që mos dalë. Se del fjala, por tak dhe vete i zoti  i fjalës drejt në hapsanë të keqen xhixhai tyja.
Por bujku, që thuaj ti, dhaskal, zgjedh farën,  pastaj mbjell arën. Unë vërtet jam nga koha e turkut,por qy,dushmani, nuk pyet as për moshë dhe as për Sulo-be. Por ti je i biri i atij burri (e kish fjalën për timatë) që m’i ka shokët të rrallë dhe ndaj po të llafos,ashtu si në vesh. Eh, që ta kamte fjalën, digjoj una atë cucën e timbiri që i thoshte së ëmës:- Moj mama i ke arritur partizanët tija?
Jo,- tha e jëma.Po pse pyet?  Po ja sot,profesor Papi (jam unë) na tregoi që partizanët vetëm bukë me qepë e djathë hanin,ndyshe nga ballistët që nuk linin pulë në kotec. E digjova me këta veshë,por nuk u ndjeva unë.  Se nuk merrem me çilimiqër una. U more me çilmiqër  , epo është si të qethesh me shelegë.Të qethesh me shelegë,po zë gërshëra dhe, o burra,- thashë,- të gjej atë presorin se ia tregoj zanatin una.
Kujt ia tregon ato përralla ai? Po una i kam parë me këta sy partizanët: jo të ngrënë që bënin, po të gjenin,(se me forcë, pse do gavnjej, nuk merrnin gjë). Po ça ta njac, xhanëm! Do e them këtu dhe të mbesë këtu,se,sado që jam nga koha e murtatit, ky dushmani atje, në Tiranë, aha: i mbledh  me dushk e lëpushkë. Imëni kurrizi im nuk  mban më dajak,por dhe gavnjeshtra nuk duroj. Do  të tregoj,ç’kam  parë me sy,por ti nuk do ta bësh këmborë për fshatin.
 
                                                 *      *    *
Ka qenë kështu natëshëndreu. Errur, pa errur mirë. Aty nja pesë partizanë. Epo nga lufta vinin, s’është se kishin dalë për salltane. Erdhën dhe drejt e në shtëpinë e Sadushit. Sadushi qe më i kamuri i fshatit. Pse tek unë do vinin, që,po të binte miu, thyente kokën. Shkuan tek Sadushi, që thuaj ti, por dorën në zjarr nuk e vë dot, në i priti  me dorë në zemër a nga zorbelaja. Se plaçkat e barkut tjatrit nuk ia sheh dot.Una po e kam huq: po nuk ma pa syu një gjë,aha nuk llafos për të.
I priti Sadushi dhe, kur e shoh që hapi lesën time dhe drejt e tek una. Dhe më thotë, o dhaskal :-Ore Myrte, dua një mëndje nga tyja una?
– Po fol e qesh, o Dushi,- i thashë. I pe ata partizanët që erdhën tek una ti? -I pashë,o Dushi, i pashë. Ore mirë i pe dhe në shtëpi i kamte,por nuk di si të bëj?
Po për çfarë më pyet,o DUSHI? E kam, hallin,- tha,- se nuk më ndodhet qepë në shtëpi dhe të ther gjelin,- vallë e hanë at,se,- thonë,- se vetëm bukë e qepë hanë? Dhe ndonjë sapllak me dhallë.
Qe njëçikë si me të ngecur,kjo punë  e Sadushit, se jo vetëm e hëngrën atë gjelin, po bënë këmbë dhe nuk luajtën as të nesërmen. Epo gjetën shtëpinë e priftit,- kur thonë. Ja,kështu, ka qenë kudo:qoftë me partizanët, qoftë me ballin.
Epo  nuk mbaron me kaq kjo mesele. Se i priti Sadushi, por se ku kish vajtur dhe paska thënë:- Qenë andej nga unë ata partizanët, por na mbushën me morra!
Kaq paska thënë Sadushi,por na i kish dëgjuar këto llafe një far Rexhepi. Ky,Rexhepi, nuk kish as shtëpi dhe  as katandi,por veshët  pipëz,pa dhe gjuhën të gjatë dhe këdo që shihte nga fshati, thoshte:- Qenë mbrëmë ata partizanët nga una,por më mbushën me morra! Hë këtu dhe hë atje, kur u vete fjala në vesh partizanëve. Që kështu e kështu një far Rexhepi që as shtëpi ka(një kasoqe sa nxinte dy ropë) dhe nuk ka as kokrrën e krypës, thotë poshtë e lart:-Na mbushën me morra! Një nga ata partizanët, më i madhi (nuk zotohem dot, në qe komisari a komandanti), paska urdhëruar dy partizanë:- Gjejeni dhe çojeni në shtab! Kjo “çojeni në shtab”,paska qenë si parrullë aso kohe që, siç u morti vesh, do të thoshte: pushkatoheni! E më t’i venë, or dhaskal, aty afër asaj “kasoqes” dhe e thërresin me  emër:- O Rexep dhe,sa doli nga kasollja, më t’ia mbajnë me nja dyplumba dum-dum drejt e në baliskët. Iku si sëpata pa bisht.
Ja,kështu  është e vërteta, dhaskal! Tani dhe vet u ngriç dhe ç’thamë, e lëmë këtu. Më përqafo dhe tëtat! U përqafova me xha Myrten  dhe me mendje  më ravijëzohej e gjitha ç’më tregoi, një copëherë më dilte ai,fatkeqi,Rexhep, që kish ikur për dhjamëqeni. Veç tjetër,e stisa tani këtë tregim nën mbresat e një filmit tonë nga koha e luftës. Sikur ta kisha pranë atë  xha Myrten, çfarë do më thoshte, vallë? Me siguri, që do revolothej  dhe do thoshte:-Aha, vetëm gavnjeshtra nuk dua una…
* e kam shkruar sipas të folmes së zonës.

Tiranë,  11 shkurt 2018