VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

E zeza-E kuqja-E arta – 100 vjet simbolikë e flamurit gjerman

By | February 18, 2019

Komentet

Ambasada e SHBA: Reforma në drejtësi është në rrugën e duhur

E ngarkuara me punë e SHBA-së në vendin tonë Leyla Moses-One ka dhënë një mesazh të gjithë kritikëve të reformës së drejtësi në Shqipëri.

Në kuadër të 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, zonja Leyla Moses-One ka deklaruar se: “Shqipëria të bëjë progres në reformat e saj. Janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë, sundimi i ligjit, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar. Lajm i mirë është se po ecën në rrugën e duhur. Reforma në drejtësi është në rrugë e sipër, do t’i falë Shqipërisë një drejtësi transparente”.

Sipas Leyla Moses-One, Rusia është një nga kërcënimet për vendet e NATO-s, por jo e vetmja. SHBA-të vijoi ajo, janë të angazhuara të mbrojnë vlerat e aleancës.

Express: Edi Rama flet për tokën e Kosovës sikur për stepat ruse

Kryeministri shqiptar Edi Rama, në një intervistë për Neue Zurcher Zeitung, ka folur për korrigjimin e kufijve si pjesë e marrëveshjes Kosovë –Serbi, nëse dy palët pajtohen. Edhe pse ky opsion kundërshtohet gjerësisht në Kosovë dhe në bashkësinë ndërkombëtare, Rama pa asnjë ndjeshmëri ka thënë se shkëmbimi i territoreve është diçka e natyrshme, sikur të ishte toka e Kosovës ndonjë territor i largët i Rusisë gjigande.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, asnjëherë nuk e ka fshehur se përkrahë idenë e Hashim Thaçit, për korrigjim të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, madje i ka quajtur edhe gomar ata të cilët i thonë Thaçit tradhtar.

Në një intervistë për gazetën zvicerane NZZ, ai ka thënë se ky ndryshim i kufijve ndodh natyrshëm.

“Kjo është një gjë e natyrshme,” është shprehur ai ndërsa ka theksuar se kufijtë e Kosovës në Mal të Zi dhe Maqedoni janë ripërcaktuar në vitet e fundit.

Njëkohësisht Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria nuk është e përfshirë në negociatat mes Kosovës e Serbisë.

”Se si duhet të duket marrëveshja përfundimtare, duhet të vendosin Kosova dhe Serbia”, thotë ai.

Ndonëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës po nxisin një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës e Serbisë, kryeministri shqiptar Edi Rama, ka folur për një vijë të re kufitare që do të ishte e mundshme.

“Kufijtë etnikë duhet absolutisht të shmangen”, pohon ai ndërsa sugjeron që nëse ka ndonjë gjë për të thënë, Shqipëria do ta mbështes çdo marrëveshje që gëzon mbështetjen e Bashkimit Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rama nga zviceranja NZZ, është cilësuar si provokues kur vitin e kaluar ai propozoi që Shqipëria dhe Kosova të kenë një president të përbashkët, të jenë njëzëri Bashkim Shqiptar ku mund të bashkonte shqiptarët nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia Veriore, Mali i Zi dhe Serbia.

Megjithatë, sipas Afrim Krasniqit, profesor i shkencave politike në Universitetin e Tiranës, kjo është vetëm një përafrim i dukshëm.

Sipas tij takimet e përbashkëta të qeverive deri më tani kanë prodhuar rezultate pak konkrete.

“Kjo ishte kryesisht propagandë”.

Ai ka thënë se emërimi i ministrave kosovarë ishte vetëm një vendim simbolik, sepse qeveria shqiptare nuk mori ndikim në Kosovë.

“Këta ministra janë shumë të panjohur në Kosovë”, ka deklaruar Krasniqi për NZZ.

Sa i përket çështjes së quajtur Mini-Schengen në Ballkan për heqjen e kufirit me Kosovës e Shqipërisë, sipas Edi Ramës, nuk është vetëm kufiri me Kosovën që duhet të preket.

“Ne duam të prezantojmë modelin Schengen në kontrollin kufitar në të gjithë rajonin”.

Megjithatë, kjo ndodh vetëm në lidhje me procesin e afrimit me Bashkimin Europian thotë ai.

“Ne duam të jemi pjesë e Europës dhe një ditë pjesë e sistemit Shengen”.

Ai i quan përpjekjet për të zbutur kontrollet kufitare një “qëndrim proaktiv ndaj të ardhmes”.

Ndërhyrja e Rusisë në zgjedhjet amerikane dhe një interpretim i problemit shqiptar – Nga DRITAN HOTI*

 

Bashkëpunimi apo marrëveshjet ndërmjet fuqive të mëdha apo superfuqive qëndrojnë si një ligj i pandryshueshëm i marrëdhënieve ndërkombëtare. Ndërkohë që funksionaliteti i një bashkëpunimi të mundshëm kushtëzohet jo vetëm nga përkimi i interesave apo objektivave reciproke, apo edhe nga tradita edhe filozofia si përfaqësuese në trajtimin e marrëdhënieve ndërkombëtare e superfuqive apo fuqive respektive.

Zgjedhja e Donald Trump-it si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, supozimet për ndërhyrje subversive, por të sofistikuara ruse në funksion të fitores së tij si dhe inicimi i një hetimi të posaçëm nga prokurori special Robert Muellersi dhe ekipit të tij, të mandatuar nga institucionet amerikane, ngriti një valë spekulimesh e aludimesh në lidhje me kursin e ri të politikës së jashtme të administratës së re amerikane. Ndërsa në Europë dhe në rajone të tjera të botës, shqetësimi kishte të bënte me çështje të skemave të mëdha të diplomacisë botërore, e tillë, natyra, uniteti si dhe sfidat e reja të NATO-s, politika e re aziatike, amerikane apo modifikimet e qëndrimeve përkundrejt realiteteve komplekse të Lindjes së Mesme; përbrenda hapësirës shqiptare, në Shqipëri, më shumë sesa në pjesët e tjera të kësaj hapësire, u ngritën pretendime në formën e spekulimeve se një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi mund të diktohej më shumë se gjithçka tjetër nga një “koordinim” amerikano-rus si një risi në diplomacinë botërore, e cila ndërlidhej me situatën postzgjedhore presidenciale të 2016 në SHBA. Ndërkohë që në Shqipëri këto spekulime i detyrohen më shumë se gjithçka tjetër një kombinimi të një paditurie me një lloj dëshire dashakeqëse të disa “aktorëve”, të cilët një prirje e tillë do t’i rikonfrontonte në pozitat e tyre ende të pacenuara, në vigjilje procesesh juridike, të cilat në sfond kanë ndryshimin e rregullave të politikës aktuale.

Me të gjitha gjasat, nëpërmjet operacionit të ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane, ka pasur për synim më shumë se gjithçka tjetër nxitjen e një turbullire në SHBA në formën e një ndasie të brendshme. Duke vepruar sipas traditës së shtetarëve tradicionale rusë, pra i motivuar nga një hakmarrje historike, sipas së cilës SHBA-të duhej të mbaheshin si përgjegjës kryesorë për shthurjen e fuqisë dhe influencës së Rusisë leniniste si dhe zhvendosjen e pranisë së saj rrotull kufijve aktualë të Rusisë, Vladimir Putini nuk i kalibroi pasojat e këtij operacioni në një perspektivë afatgjatë. Një ndërhyrje e tillë do ta përballte atë dhe Rusinë me një reagim të institucioneve, pra, demokracisë amerikane, duke e shënjuar gjithashtu atë në memorien po të shoqërisë amerikane si një ngjarje që do të ushqejë natyrën e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve në vitet apo dekadat e ardhshme.

Dhe paradoksalisht në këto momente, kur ende nuk është mbyllur hetimi përfundimtar për Presidentin Trump dhe bashkëpunëtorët e tij përkundrejt mundësisë së pikëtakimeve të mundshme të tyre dhe “misionarëve” të Kremlinit, raportet amerikano-ruse janë në pikën e tyre më të ulët, që nënkupton pozitat e ngrira konfliktuale.

“Peng” të traditës së tyre, mendësitë mbizotëruese te të dyja shoqëritë, e bënin të vështirë kuptimin reciprok të filozofisë dhe normave nëpërmjet, të cilave trajtohen problematikat komplekse të diplomacisë ndërkombëtare. Teksa Vladimir Putini projektonte ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale amerikane të 2016, duhet të përllogariste se cili do të ishte rezultati, përmbysja e një tradite e mendësie kërkonte të njëjtën hapësire kohore, që prej kur ajo ekziston ose mund të jetë thjesht mision i pamundur.

Rezultoi se aktualisht, pothuajse të gjitha dosjet e diplomacisë botërore, duke startuar nga problemet me Iranin, duke kaluar në krizën e tejzgjatur, por vendimtare në Ukrainë, duke kaluar tek ajo e Venezuelës apo rritja e potencialit ushtarak amerikan në Poloni si dhe në zona të tjera strategjike në Europë, të gjitha sfidat e sipërpërmendura, duke përfshirë edhe problemin Kosovë-Serbi, nuk janë kurrsesi një nënprodukt i ndodhive aktuale, por prodhime të një procesi historik, i cili tashmë ka kaluar në një etapë pasuese. Premisat e mësipërme në lidhje me ecurinë dhe rezultatet e këtij procesi shmangin spekulimet për një koordinim të fshehtë amerikanorus apo atë të një lobingu “intensiv” të Serbisë pranë elementëve kyç me një peshë caktuar në administratën Trump në trajtimin e ecurisë së problemit shqiptaro-serb, i cili mishërohet në marrëdhëniet Kosove-Serbi si dhe projeksionet për një marrëveshje definitive. Në këtë drejtim, SHBA-ja dhe Rusia do të reflektojnë traditën dhe filozofinë autentike të trajtimit të marrëdhënieve ndërkombëtare të kombinuara me interesa të mirëfillta gjeopolitike. Ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta miratonin një marrëveshje përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë, në të cilën do të reflektohej një zgjidhje që u shkon për shtat skemave gjeostrategjike të Amerikës në rajon, e cila në thelb synon integrimin e rivalëve problematikë në NATO si dhe në BE, si garant i ruajtjes të një strukture rajonale të mbështetur në ekuilibra reciprokë si dhe detyrimet e aderimit po në këto aleanca.

Mirëpo, duke iu përmbajtur traditës e filozofisë amerikane, i gjithë ky proces i zgjidhjes së problemit Kosovë-Serbi nuk duhet të pasqyroje kurrsesi kalkulimet e një sipërmarrje të pastër të real-politikës, ku gjithçka vërtitet mbi përfitimet dhe rikompensimet, por edhe duhen të marrë në konsideratë disa norma të etikës që asociohen jo vetëm me të drejtën ndërkombëtare, por edhe me vullnetet popullore, megjithëse se sfidat në Ballkan janë të veshura me dukuri specifike.

Rusia, nga ana e saj, do t’i peshojë gjasat dhe rezultatet e një marrëveshjeje KosovëSerbi në mënyrë strikte në përshtatje me pikëpamjen e saj gjeopolitike ndaj Ballkanit, e cila orientohet mbi këto hipoteza: -Në përfundim të kësaj marrëveshje, do të rrezikoheshin pozitat e influencës aktuale ruse në Serbi, si pika e saj kryesore mbështetëse në Ballkan?

-A do t’i shërbente kjo zgjidhje shtrirjes dhe konsolidimit të skemave amerikane në Europë?

Në kontrast me SHBA-në, Rusia privilegjon në këto raste më tepër një analizë si dhe një përfitim strategjik gjakftohtë sesa një marrje në konsideratë të asaj që quhet si qëndrimi popullor në përcaktimin e marrëveshjeve vendimtare. Për më tepër, nëse mundësia përvijohet, diplomacia ruse do t’i paraqesë precedentët e rastit të Kosovës si një referencë për problematikat gjeopolitike rrotull saj, në zhvillim e sipër.

Fuqitë demokratike të globit, e tillë SHBAtë, shquhen për nga një karakteristikë, krahasimisht me fuqitë jodemokratike, atë të kontinuitetit të traditës. Të mbështetura mbi norma e principe demokratike prej ku buron edhe mendësia e të vepruarit edhe në politikën e jashtme, pra, filozofia e tyre e marrëdhënieve ndërkombëtare, cilado qoftë përmasa e ngjarjes dramatike që përjetohet, vazhdimësia në trajtimin e sfidave të politikes së jashtme nuk ndërpritet. Ato shihen si etapa të caktuara të një procesi historik dhe shqyrtohen duke u mbështetur mbi norma që përbëjnë traditën dhe filozofinë e politikës së jashtme amerikane. Nëpërmjet këtij filtri po kalojnë të dyja proceset, me të cilat po përballet bota shqiptare; ai i një zgjidhjeje të pranueshme dhe përfundimtare të konfliktit Kosovë-Serbi si dhe ai i ecurisë së Reformës në Drejtësi në Shqipëri. Që të dyja proceset, për nga natyra e sfidës, diferencohen nga njeri-tjetri. Nëse në rastin e Kosovës përmbajtja e sfidës imponon edhe nuanca pragmatike, në atë të Shqipërisë maniera të tilla nuk përfshihen. Aty bëhet fjalë për institucione të reja në një drejtësi të re, për të përmbysur ligjësitë e vjetra dhe antihistorike të politikës se tranzicionit shqiptar. Kjo sipërmarrje po realizohet nëpërmjet etapave të pandërprera dhe me një qëndrim të pandryshueshëm nga SHBA-të, duke i rrezuar një nga një spekulimet dhe aludimet, të cilat rrjedhja e ngjarjeve po i minimizon hap pas hapi, duke iu afruar kësisoj çeljes së etapës përfundimtare, asaj të “spastrimit” politik, e cila parashikohet të jetë unike.

*Pedagog i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë.

Zëri i Amerikës: Sërish tension para parlamentit shqiptar

Në Shqipëri rikthehen situatat e tensionit para parlamentit ku opozita është mbledhur sërish në protestë kundër qeverisë, për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Ndërsa në sallë vijon seanca e radhës, qindra forca policie kanë rrethuar zonën përreth duke bllokuar dhe hyrjet në rrugët që lidhen me parlamentin.

Përqëndrimi më i madh i forcave të Rendit është në hyrjen kryesore, ku ka patur disa herë përpjekje të një grupi protestuesish për të çarë kordonin e sigurisë, ndërsa tymuese dhe shashka hidhen herë pas herë në drejtim të oborrit të parlamentit. Përpjekjet janë sprapsur vetëm me qëndresën e policisë e cila, në protestat e mëparshme ka përdorur dhe gazin lotsjellës dhe pompat e ujit.

Që prej muajit shkurt, opozita është larguar nga parlamenti duke hequr dorë në grup nga mandatet e deputëtevë të saj. Tre prej tyre megjithatë nuk i janë bindur këtij vendimi, sikundër dhe 14 përfaqësuesë të saj, emrat e të cilëve ishin në listat e kandidatëve në zgjedhjet e viti 2017. Sot 3 deputetë të rinj bënë betimin. Mes tyre dhe zoti Ralf Gjoni, i Lëvizjes socialist për Integrim (LSI), ish Sekretari për Marrëdhëniet ndërkombëtare të kësja Partia dhe ish këshilltar i zotit Ilir Meta, kur ky i fundit ishte Kryetar i Parlamentit.

Ndërsa po dilte nga banesa e tij, zoti Gjoni, u sulmua sot nga një person, i cili i hodhi bojë në fytyrë. Duke folur për ngjarjen, në hyrje të parlamentit, zoti Gjoni deklaroi se “ai apo ajo që kanë urdhëruar këto sjellje rrugaçësh nuk mund të më frikësojnë”.

Karaxhiç: Populli serb dhe unë kemi fituar tashmë

BEOGRAD, 21 MARS – “Populli serb dhe unë kemi fituar tashmë. Republika Srpska u krijua dhe populli serb është i lirë në shtetin e vet”. Kështu thotë Radovan Karaxhiç, ish kreu i serbëve boshnjakë, i cili dje u dënua me burgim të përjetshëm në Hagë për gjenocid, krime lufte dhe kundër njerëzimit. Në një mesazh të besuar avokatit të tij Marko Sladojeviç dhe transmetuar nga televizioni i Republika Srpska, Karaxhiç thotë se vuajtja e tij është më e vogël se ajo e të tjerëve. “Mijra dhe mijëra të rinj kanë ndërtuar Republika Srpska me jetën e tyre, shumë prej tyre janë bërë invalidë të luftës, vuajtjet më të mëdha kanë përjetuar nënat, fëmijët e të cilëve, shumë shpesh vetëm fëmijë, dhanë jetën e tyre për lirinë e popullit serb. “Këto janë vuajtjet e vërteta” – tha Karadzic, siç raportohet nga avokati i cili pas dënimit foli me të për gjysmë ore. Karaxhiç flet për “hakmarrje të padobishme” të Tribunalit të Hagës, i cili për të, tani i moshuar, nuk do të ketë efekt.

Mediat në Shqipëri: Rama shtrohet në spital në Berlin

Prej 3 ditësh Edi Rama ndodhet në Berlin, ku është shtruar në spital.Lajmi është bërë i ditur për SYRI.net nga njerëz pranë Ramës dhe burime nga Berlini.

Meta në takimin me gratë aktiviste: ‘Jo amnisti për dhunuesit në familje’

Pas parainfarktit që Edi Rama kaloi në Tiranë, për të cilin u shtruar në një spital privat, ai është larguar më pas në drejtim të Berlinit me avion çarter.

Gjendja e Ramës ka qenë e rëndë që në Berat kur ai kishte dalë jashtë kontrollit.

‘Të ftojmë të huajt që të pijnë objektet’, thoshte Rama nga Berati.

Por gjendja e tij do të vinte duke u rënduar, pasi vetëm pak orë më pas, do të shtrohej me urgjencë në spital në Tiranë, pasi kaloi një parainfarkt.

Edhe pse disa orë më vonë Rama bëri një reagim, ai më shumë konfirmoi faktin se ishte në spital, se sa mohoi.

E që nga e hëna ai ndodhet në Berlin, i shtruar në spital. Vizita e tij në Gjermani ka qenë vetëm për shkak të gjendjes së tij shëndetësore e asnjë arsye tjetër.

SYRI.net do te ju sjelle lajme te tjera ne lidhje me semundjen e Rames,

Deklaratat e Metës për lënien e mandatit, jehonë në mediat botërore

Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë deklaratës së Presidentit Ilir Meta në Pogradec, nga ku u bëri thirrje palëve për të gjetur zgjidhje për daljen nga kriza.

Gazeta prestigjioze “New York Times”, televizioni “Fox News”, “Washington Post”, kanë pasqyruar qëndrimin e kreut të shtetit, Ilir Meta.

Meta deklaroi sot se “jam i përgatitur të lë mandatin dhe deri të sakrifikohem si Salvador Allende, për të mos lejuar instalimin e një junte ushtarake”.

Artikulli i plotë i Associated Press

Presidenti shqiptar tha të mërkurën se do të ishte gati të japë dorëheqjen nga posti i tij – ose edhe të veprojë si ish-Presidenti kilian Allende, – nëse do të ndihmonte në zgjidhjen e krizës politike të vendit të tij.

Ilir Meta tha se pas dështimit të ndërmjetësimit të një zgjidhjeje, ai ishte i gatshëm të japë dorëheqjen nëse ai “ishte i sigurt se vendi ka një zgjidhje politike, kushtetuese dhe solide”.

Megjithëse Meta u zgjodh dy vjet më parë me votat e Partisë Socialiste të majtë, ai nuk ka qënë në qetësi me qeverinë që nga ajo kohë.

Opozita e qendrës së djathtë, e udhëhequr nga Partia Demokratike, ka dhënë dorëheqjen nga mandatet e saj parlamentare dhe po mban protesta duke akuzuar qeverinë e majtë të Partisë Socialiste të Kryeministrit Edi Rama se është i korruptuar dhe i lidhur me krimin e organizuar dhe duke kërkuar zgjedhje të parakohëshme.

Duke folur me gazetarët në qytetin lindor të Pogradecit, Meta gjithashtu e krahasoi veten me presidentin kilian Salvador Allende, i cili vrau veten në vitin 1973 ndërsa trupat rrethuan pallatin e tij pas një grushti ushtarak.

Meta tha se do të ishte gati të “sakrifikojë jetën time si Salvador Allende për të ndaluar instalimin e një junte që do ta kthejë Shqipërinë 30 vite pas”.

Opozita nuk ka dëgjuar thirrjet nderkombetare që të mos nxise dhunën dhe të ulet për bisedime me qeverinë.

Gjatë pesë tubimeve në një muaj, mbështetësit e opozitës kanë përdorur bomba dhe predha me tym që të përpiqen të hyjnë në parlament ose ndërtesat e qeverisë. Policia është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe me ujë. Një miting i ri është planifikuar për të enjten.

Socialistët drejtues kanë 74 vende në parlamentin me 140 vende. Disa nga vendet e liruara nga opozita janë zëvendësuar nga të tjerët nga listat e saj, por shumë prej tyre mbeten bosh.

Socialistët thonë se opozita nuk po ndihmon përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Brukseli do të vendosë në qershor nëse do të fillojë negociatat e plota të anëtarësimit me Shqipërinë.

 

Promovohet libri i Aleksandër Meksit “Xhamitë e Shqipërisë”

Instituti “Yunus Emre” në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Turqisë në Tiranë dhe Shtëpinë Botuese “Plejad”, zhvilluan aktivitetin e promovimit të albumit (librit) me titull “Xhamitë e Shqipërisë”, me autor studiuesin Aleksandër Meksi, raporton Abadolu Agency (AA).

Të pranishmit në aktivitet, studiues dhe përfaqësues të institucioneve turke në Shqipëri, folën rreth rëndësisë që ka botimi “Xhamitë e Shqipërisë – Historia, Arkitektura, shekulli XV-XIX”.

Në fjalën e tij, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, tha se kjo vepër shërben për t’i dhënë një mendim brezit të ri në lidhje me të kaluarën e përbashkët mes dy vendeve dhe të ardhmen.

TIRANË (AA) – Instituti “Yunus Emre” në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Turqisë në Tiranë dhe Shtëpinë Botuese “Plejad”, zhvilluan aktivitetin e promovimit të albumit (librit) me titull “Xhamitë e Shqipërisë”, me autor studiuesin Aleksandër Meksi ( Olsi Shehu – Anadolu Agency )

“Shteti Osman, në rajonin gjeografik ku sot ndodhet Republika e Shqipërisë ku për gati 500 vjet radhazi ka qenë i pranishëm, ka realizuar punime ndërtimore gjithëpërfshirëse dhe madhështore. Në këtë periudhë, është verifikuar se në Shqipëri si vepra publike dhe vakëfe janë ndërtuar rreth 1.015 monumente arkitekturore. Ndër veprat kryesore të kësaj kategorie mund të përmendim kalatë, urat, pazaret, shkollat, hamamet, hanet, konakët qeveritarë, teqet, tyrbet, kullat e sahateve, shtëpitë shumëdritarëshe në Berat dhe Gjirokastër”, u shpreh Yörük.

Ambasadori Yörük theksoi se Agjencia Turke për Koordinim dhe Zhvillim (TIKA) në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë punojnë për rikonstruksionin e këtyre veprave “që ne i konsiderojmë si trashëgimi të përbashkët kulturore”.

“Kjo vepër ka cilësinë si libri i parë që flet për historinë, arkitekturën dhe botëkuptimin estetik të xhamive në Shqipëri. Uroj që përveç shqipes kjo vepër të përkthehet edhe në turqisht dhe anglisht, me qëllim që të shndërrohet në një burim me përmasa ndërkombëtare për të gjithë historianët, arkitektët, arkeologët, historianët e artit, apo edhe për lexuesit e tjerë që kanë interes”, u shpreh Yörük.

Ndërsa autori i librit, Aleksandër Meksi, ish-kryeministër i Shqipërisë, në fjalën e tij tha se libri mbi Xhamitë e Shqipërisë është ripunimi, plotësimi, përmirësimi i një botimi të mëparshëm me të dhëna më të plota dokumentare, me ilustrime më të shumta, sipas tij, në dobi të njohjes më të mirë të kësaj trashëgimie të rëndësishme në lëmin e arkitekturës.

“Ndërtimet e kultit mysliman me shumëllojshmërinë e tyre, zënë vend të rëndësishëm në tërësinë e arkitekturës së Mesjetës së Vonë (shek. XV-XIX). Ato ngrihen në të gjitha trevat e banuara nga shqiptarët gjatë këtyre shekujve, si dëshmi të qarta të një periudhe të historisë tonë dhe të ndërtimeve në veçanti. Me studimet është arritur të njihen më mirë dhe kontributi i arkitektëve dhe ndërtuesve shqiptarë, si në atdheun e tyre ashtu dhe në qendrat e Perandorisë Osmane”, theksoi Meksi.

Të pranishmit i përshëndeti edhe drejtori i Institutit “Yunus Emre” në Tiranë, Ömer Osman Demirbaş, i cili tha se veprat që mund t’i lënë të ardhmes janë librat.

“Sot në momentin që mundohemi të kërkojmë një dokument që na duhet për t’u informuar, kërkojmë librat që janë shkruar para 100 vjetësh. Kjo tregon që është trashëgimia më e madhe që u lihet të rinjve tanë”, tha Demirbaş.

Libri në gjuhën shqipe i cili trajton arkitekturën e xhamive në Shqipëri është botuar nga Shtëpia Botuese “Plejad”.

Kushtet paraprake të zgjidhjes së krizës ! Nga Romeo Gurakuqi

Ka vetem nje zgjidhje te krizes politike qe po kalon vendi yne:

Doreheqja e Kryeministrit dhe e qeverise se tij eksperimentale,

zhvleftesimi i te gjitha veprimeve te paligjshme procedurale te kryera nga mazhoranca ne kundershtim me kushtetuten,

kodin zgjedhor dhe me parimin e sovranitetit politik, pas dates 25 shkurt 2019,

thirrja e tryezes se zgjeruar te partive,

nen garancine e disa intelektualeve te spikatur,

tryeze qe do te percaktoje parimet e formimit te qeverise tranzitore,

rruget e rikthimit te legjitimitetit dhe funksionalitetit te Parlamentit,

do te percaktoje karakteristikat e kryeministrit te ri dhe kohezgjatjen e qeverise se re te tij,

e cila do te balancoje territorialisht, politikisht dhe institucionalisht shtetin qe perçudnuan rilindasit.

Ndryshe, kriza do te thellohet,

krijimi i dy pushteteve politike paralele do jete i pashmangshem,

dezintegrimi i pushtetit vendor do te jete nje vendim i pakthyeshem,

zhvillimi ne kohe i zgjedhjeve lokale praktikisht i pamundshem dhe hapja e negociatave nje enderr e dimrave te ardhshem.

Edi Rama me “dashnoret e vdekjes”,

qe e shoqerojne ate me arme kimike ne dore,

ne marrezine e qendreses kunder popullit opozitar,

mendjefyckat socialiste, qe i rrine perbri pushtetit te tij, mund te mos e kuptojne udhen ne te cilen e kane futur vendin.

Problemi eshte se ata jane pergjegjesit kryesore te situates se krijuar dhe koha e tyre nuk mund te zgjase me!

Tanime eshte e qarte, se se bashku me Edi Ramen, do te ikin te gjitha ata qe heshten, vallezuan dhe u fshehen,

kur detyra i therriste te ishin me publikun,

ne mbrojtje te institucioneve kushtetuese,

ne eliminimin e vuajtjeve dhe tensioneve,

qe prodhoi mazhoranca e zgjedhjeve te vjedhura!

Shqipëria e Bashkuar do të jetësohet vetëm me Shqiptarizëm, kurrsesi jo me turkofilizëm, serbofilizëm dhe grekofilizëm – Nga Kastriot Berishaj

Plaga më e madhe e mijëra vite pushtim të egër anadollak është se fara e zezë aziatike e ka infektuar trurin e disave që flasin shqip, prandaj shpesh herë gjatë historisë veprimtarët më të mëdhenj të çështjes kombëtare janë lënë vetëm, vrarë nga fara e zezë tradhtare dhe vlerën e tyre e kemi kuptuar vetëm pas 100 vitesh. Ky mjerim kombëtar është ende aktual.

Koha po punon për NE, por ne jemi duke vepruar kundër vetvetës. Tek ne egziston nocioni i BESËS, sepse mbetjet e armiqve dhe tradhtarët kanë keqpërdorur mikëpritjen dhe besën shqiptare. Besëlidhja e Kastriotit është e shenjtë, ndërsa ata që dyshojnë në prejardhjen e tyre dhe janë vegla të pushtuesve ardhacakë nga Azia nuk kanë besë. E drejta e shqiptarëve për Shqipëri të Bashkuar qendron më lartë se sa paditurua e tyre për të jetësuar aspiratën kushtetuese për identitet dhe bashkim kombëtar.

Pengesa kryesore për jetësimin e Shqipërisë së Bashkuar janë; injorantët e paarsimuar dhe të pafytyrët që janë nën urdhërat e faqezinjëve të politikës, por janë maskuar nën çadren e patriotizmit të rrëjshëm dhe infiltruar në lëvizje të ndryshme kombëtare me qëllimin kryesor të pengimit, devijimit dhe njollosjen e tyre.

Dyftyrësia dhe mburrja pa vepra është e turpshme, ndërkohë që shqip kur shkruajnë dhjetë (10) fjalë, nëntë (9) prej tyre i shkruajnë me gabime drejtshkrimore; analfabetizmi i tyre është tejet i theksuar dhe i shprehur hapur kudo që shkojnë. Vdekja është më e ëmbël se sa të jetuarit mes injorantve që refuzojnë diturinë duke dëmtuar ardhmërinë e brezit të rinjë.

Fatkeqësisht, sot Shqipëria, vendi i shqiponjave ka djem e mashkuj plot, por ka mbetur pa BURRA. Pseudopatriotizmi pa vepra është si mashkulli i paburrë. Shqipëria e Bashkuar nuk jetësohet pa dituri dhe pa vepra.

Sot, shqiptarët kanë një zgjidhje të drejtë në shërbim të vetvetes dhe njëkohësisht shumë të mrapshta kundër vetvetes dhe kundër filozofisë për Shqipëri së Bashkuar.

Fatkeqësisht, NE shqiptarët gjithmonë ëndërrojmë që ajo që po durojmë është e fundit, ndërkohë që keqorientimi ynë kombëtar e vazhdon këtë vetëshkatrrim.

Sot, kemi shumë meshkuj që nuk u shkrep pushka; as poshtë e as naltë, por u flet goja si lehjet e qenit endacak e merrem me thashetheme e shpifje të ulta.
Mjerë, kombi se ne çfarë meshkuj të paburra ka mbetur.

Mirë jemi se sa të paditurë dhe të nënshtruar janë bërë disa faqezinjë; janë bërë më serb se sa serbët (kupto: serv, që do të thotë shërbëtor), prandaj edhe dora e zgjatur e armiqve është bërë pronar në trojet tona, kurse shqiptarët janë shëndrruar në shërbëtor dhe qiraxhinjë.

Sot, shqiptarët duhet të vendosin se a duan të jenë besimtar dhe besnik të gjuhës, kulturës dhe kryeplakut të Shqiptarizmit, apo duan të keqrreshtohen mbrapsht me agjentët e shërbimeve sekrete serbo-greko-turke. Fatkeqësisht, sot shumica është bërë pjesë e antivlerave dhe Partisë së Karavidhjes; grup njerëzish pa karakter e dredharakë, që nuk merren vesh, grinden e kacafyten vazhdimisht dhe i hanë kokën njëri-tjetrit. Për ata që nuk e kuptojnë se çfarë fo të thotë njeri karavidhes, ja shpjegimi nga fjalori i gjuhës hyjnore shqipe: KARAVIDHES, njeri shumë i lëvizshëm, që nuk zë vend; njeri i paqëndrueshëm e dredharak, që vetë nuk rri i qetë e nuk lë të qetë as të tjerët.

Bukëshkelësit nuk i don as Zoti. Nëse nuk keni mundësi të bëni me shumë, së paku mos u bëni pengesë, përndryshe rreshtoheni në anën e armiqve.

Është e drejtë e faqezinjëve të sillen si të duan, të vazhdojnë si (H)anKaraista nga Ankaraja, apo sikurse Kar-patista të Karapatëve ruse, por është e drejtë e jona hyjnore që të tillë t’i demaskojmë dhe t’i luftojmë me të gjitha mjetet dhe metodat.

Tivari i panjohur, qartazi një vend shqiptar!

Tivari, sot i njohur edhe si Tivari i Ri, është qytet bregdetar në Malit të Zi. Porti më i madh i Malit të Zi si dhe qendra e Komunës së Tivarit. Në pranverën e vitit 1945, Tivari ishte vendi ku u masakruan rreth 1500–2000 shqiptarë në rastin e quajtur Masakra e Tivarit.

Në gjuhën shqipe njihet si Tivar, ndërsa në gjuhët sllavojugore thjeshtë si Бар/Bar. Emri i këtij qyteti është i lidhur me emrin e qytetit të Barit në Itali dhe i cili përshkruan poziten gjeografike, përballë qytetit të Barit dhe në anën e përtejme të detit Adriatik.

Ekspedita të ndryshme të arkeologëve kanë vërtetuar se sipërfaqja e qytetit dhe rrethinës së tij kanë qenë të populluara që në parahistori. Materialet e gjetura tregojnë prezencën e Ilirëve. Mendohet se qyteti është ndërtuar mbi apo në afërsi të qytetit të lashtë të njohur si Antipargal në shekullin e VI. Emrin Antibarium (Përballë Barit në Itali) duket të jetë përmendur rreth shekullin X. Duket se shumë sundues të Dioklesë kanë përdorur këtë qytet si seli të tyre. Kështu sunduesi i parë i Dioklesë Mihali e ka konfirmuar kurorëzimin në këtë qytet sikurse më vonë Bodini.

Nga 1166 deri më 1183 qyteti ishte nën zotërimin e bizantinëve nga të cilët Stefan Nemanja e kishte marrë dhe bashkangjitur së bashku me Zetën sundimit të tij në Rashkë. Nga relacioni i kryepeshkopit të Tivarit Guljelm Adam drejtuar Dukës së Burgonjës Filipit të VII Valua, 1332.

Argjipeshkvi i Tivarit Gulielm Adae shkruan ne 1332 një vepër në latinisht për mbretin e Francës Filipi VI dhe nuk harron të shkruaje këtë frazë lapidare : “Shqiptarët kanë një gjuhë krejt tjetër dhe të ndryshme nga latinishtja, kanë alfabetin latin në të tërë librat e tyre”. Nga viti 1443 deri 1571 qyteti administrohej kryesisht nga Venedikasit. Gjatë mesjetës ishte qendër e bregdeti jugorë dhe kishte një status qytet-shteti deri sa më 1571 bie nën sundimin otoman, Selim II, deri më 1878.

Shkencëtari njohur italian Gjuliem Markoni vendosi lidhjen e parë telegrafike midis Tivarit dhe Antibarit më 30 gusht 1904 dhe më 1908 për herë të parë futet në përdorim linja hekurudhore cila e bënte këtë qytet ndër qytet e parët të lidhura me hekurudhë në Ballkan (1913). Tivari ishte po ashtu ndër qytetet e parë në Mal të Zi që filloi luftën kundër fashistëve (13 qershor 1941). Që nga lufta e dytë botërore e deri në ditët e sotshme qyteti është në përbërje të Republikës së Malit të Zi dhe është qendër komune.

burimi: ina-online.net

Pse Trump dhe ekipi i tij, duan të shpërbëjnë BE-në

Natalie Nougayrede/ Administrata Trump, jo vetëm që nuk e pëlqen Bashkimin Evropian, por është e vendosur ta shkatërrojë atë. Vizita në Evropë e Sekretarit amerikan të Shtetit, Majk Pompeo javën e kaluar, ishte episodi i tretë i sulmit, i projektuar për të luajtur me ndarjet lindje-perëndim brenda BE-së. Episodi i parë ishte fjalimi i Donald Trumpit në Varshavë në vitin  2017, i fryrë nga një nacionalizëm vendas.

 

Episodi i dytë, ishte rritja e tarifave për eksportet evropiane në vitin 2018 nga ana e Trump, dhe dalja e SHBA-së nga marrëveshjet kyçe, sikurse është marrëveshja bërthamore e Iranit dhe Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme (INF). Këtyre, duhet t’iu shtohen nxitjet e hapura të Trump ndaj përkrahësve të Brexit, dhe vendimi i tij për t`u larguar nga Siria.

Të gjitha këto, ndikojnë në interesat evropiane (përfshirë Britaninë) në shumë aspekte konkrete, ndryshe nga postimet në Tëitter ose fyerjet ndaj aleatëve.

Evropa po përpiqet të rezistojë. Angela Merkel, që është objektivi politik i preferuar i Trumpit në BE, mori shumë duartrokitje të shtunën në Konferencën vjetore të Sigurisë në Mynih, për fjalimin e saj mbi virtytet e multilateralizmit. Por ndoshta, ne duhet të kuptojmë plotësisht se me çfarë është duke u përballur BE-ja, në këtë epokë të re Trump.

Njeriu që tani i pëshpërit në vesh Trumpit është Xhon Bolton, këshilltar i tij i sigurisë kombëtare. Marka e tij e ideologjisë anti-BE, ishte në shfaqje të plotë gjatë udhëtimit të Pompeos në Budapest, Bratislavë dhe Varshavë. Pompeo bëri dy gjëra të rëndësishme.

Së pari, ai pronësoi de fakto kremtimet e këtij viti me rastin e përvjetorit  të 30-të të rënies së komunizmit në Evropën Lindore, duke iu referuar afërsisë së SHBA me kombet që luftuan për lirinë e tyre, duke i dhënë leje të plotë për të qeverisur populistëve të djathtë, që BE i ka kritikuar apo sanksionuar për shkak të prapësimeve të tyre në raport me demokracinë.

Së dyti, përmes zgjedhjes së destinacioneve të tij, Pompeo, thelloi ndarjet mes vendeve që dikur ishin pas Perdes së Hekurt, dhe atyre që nuk ishin. Kjo qasje tenton të luajë me zgjuarsi me ndjeshmërinë e manipuluar nga demagogët, çka e ka dëmtuar kapacitetin e BE-së për t’u unifikuar vitet e fundit.

Një pjesë e kësaj strategjie veproi në vitin 2003, kur në prag të pushtimit të Irakut, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Ramsfeld, shpiku termat “Evropë e vjetër” (e keqe) dhe “Evropë e re” (e mirë). Por një ndryshim i madh sot është se, nëse projekti evropian do të mbetet gjallë; atëherë optimistët besojnë se do të “dominoje shekullin XXI-të”.

Një artikull i Bolton i shkruar në vitin 2000, na ndihmon të zbulojmë më qartë synimet e strategjisë së Trump. I titulluar “A duhet ta marrim seriozisht qeverisjen globale?”, ky artikull përdoret sot si një udhërrëfyes për qëllimin e administratës Trump për të shkatërruar BE-në.

Në të, Bolton kritikon ashpër “globalistët”, të cilët kërkojnë të lidhin shtetet kombëtare në një rrjet normash dhe marrëveshjesh ndërkombëtare, që kufizojnë sovranitetin.

Ai shprehet aty se një mandat vërtet demokratik, mund të ekzistojë vetëm në nivel kombëtar. Bolton shpërfill OJQ-të dhe shoqërinë civile, dhe listën e “pafundme” të institucioneve shumëkombëtare, ose mbi-kombëtare. BE-ja, thotë ai, është “burimi kryesor i globalistëve substancialë “.

Bolton shkon më tej:ai e identifikon BE-në si një kërcënim për interesat e SHBA-së (Trump vitin e kaluar e quajti atë “armik”). “Elitat europiane, nuk janë të kënaqura vetëm me transferimin e sovranitetit të tyre kombëtar në Bruksel. Ato kanë vemdosur gjithashtu të transferojnë një pjesë të sovranitetit tonë tek institucionet dhe normat mbarëbotërore, duke e bërë Bashkimin Evropian një pararendës miniaturë të qeverisjes globale”- shkruan ai, duke e përshkruar  BE-në si “të ngjyrosur me një anti-amerikanizëm të dallueshëm”.

Mos harroni se Trumpi, ka bërë ndoshta më shumë se çdo udhëheqës tjetër i SHBA-së, për të nxitur ndjenjat anti-amerikane në Evropë. Ajo çka zbulon kjo, është se shpjegimet konvencionale që shpesh jepen për sulmet e Trump ndaj BE-së, janë vetëm një pjesë e tablosë. Zemërimi i Trump ndaj BE-së si një bllok tregtar, taktikat e tij për të rritur eksportet e armatimeve të SHBA-së në kontinent, si dhe kundërshtia e tij personale ndaj Merkel, janë vetëm përkthimi i një beteje më të gjerë ideologjike rreth qeverisjes globale.

Dhe mos mendoni se shkrimet e Boltonit të vitit 2000, janë të vjetëruara. Ato do të shfaqen nëse besoni se administrata Trump nuk ka ideologji, por vetëm interesa biznesi. Është e vërtetë se nuk mund të mendohet sot, që Evropa është e aftë të sfidojë SHBA-në në skenën globale:ajo është shumë e dobët ushtarakisht, dhe ka kaluar një dekadë krizash.

E megjithatë, ajo mishëron diçka që Trump dhe Bolton e urrejnë. Dhe disa prej shteteve më të mëdha anëtare, po përpiqen tani të sfidojnë SHBA-në, sikurse është mekanizmi i ri për të anashkaluar sanksionet kundër Iranit. Me më pak se 100 ditë para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, Pompeo darkoi në Hungari me kryeministrin vendas Viktor Orban, i cili dëshiron të riformatojë hartën politike të Evropës, për t’iu përshtatur vizionit të tij të “demokracisë joliberale”.

Ata mund të kenë mosmarrëveshje me Rusinë, dhe është e vërtetë që Pompeo takoi përfaqësues të OJQ-ve në Budapest, por pati pak shenja të divergjencave me Orbanin lidhur me vlerat. Është e vërtetë gjithashtu se Pompeo vizitoi Sllovakinë, qeveria e të cilës e mendon veten një anëtare konstruktive e BE-së, dhe jo një përçarëse.

Vizita e Pompeos, ishte një hakmarrje e armiqve të një BE-je që ka në bazë vlerat, dhe një sulm tjetër mbi ekzistencën e BE-së. Evropa e pasluftës, ishte në gjendje ta ndërtonte veten si një projekt kolektiv, falë mbrojtjes dhe mbështetjes financiare të SHBA-së. Sot BE-ja është në shenjestër të sulmeve politike të shumëfishta nga Uashingtoni dhe Moska, jo vetëm për shkak të asaj që bën, por të asaj që është. Sa më shpejt ta kuptojnë këtë evropianët, aq më mirë do të jetë.

“The Guardian” – Bota.al