VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

E vërteta e tmerrshme pas murosjes së shqiptarit, ja “mafiozja” që urdhëroi vrasjen

By | March 10, 2019

Komentet

Zgjedhjet lokale në Greqi, rekord kandidatësh shqiptarë

Plot 69.821 janë kandidatët për zgjedhjet europarlamentare dhe për pushtetin lokal, që zhvillohen të djelën në Greqi. Pranë tyre, nga e njëjta pozitë tashmë, renditen në një sfidë të paprecedentë me dhjetra përfaqësues të denjë të komunitetit shqiptar në vend. Vota e emigrantëve shqiptarë-shtetas grekë më 26 maj pritet të luajë rol deciziv për mjaft bashki të vendit, madje dhe atë më kryesoren, Bashkinë e Athinës, ku jetojnë e punojnë përqindja më e lartë e emigrantëve. Në shumicën e listave të gjata të fletëvotimeve përfshihen emra shqiptarësh, ndërsa kërkesat nga partitë e mëdha mbeten të hapura edhe për zgjedhjet parlamentare të tetorit 2019.

Nëse reagimi do të jetë i duhuri dhe normalisht i pritshmi, me pak fjalë, nëse votojnë të gjithë dhe mbështesin bashkatdhetarët, atëherë e djela do të jetë padyshim një ditë historike. Si dhe komuniteti më i mohuar dhe vazhdimisht i snobuar nga të gjitha palët, zyrtarisht dhe përfundimisht realizon integrimin legjitim në familjen e gjerë europiane me një kapitull të ri, me fitoren më të madhe që të vetëm dhe vetëm ata mund të arrijnë: shanse të barabarta edhe në Greqi! Sa e njohin sadopak historikun e emigracionit në vendin ballkanik fqinj, në fakt një numër jashtëzakonisht i madh shqiptarësh, e kuptojnë më së miri se çfarë do të thotë konkretisht kjo, të sigurosh shanse të barabarta me helenët vendas!

Por edhe nëse të gjitha kandidaturat nuk marrin fitoren e shumëpritur, pjesëmarrja dhe vetëm, votimi nga emigrantët apo fëmijët e emigrantëve (të konsideruar paturpësisht “brezi i dytë i emigrantëve” në Greqi), përdorimi i të drejtës më sublime duke paraqitur kartën e identitetit grek është një akt që nuk duhet anashkaluar nga askush dhe për asnjë arsye, këtë fundjavë.

Mbështesim garën e ERMELA JANA dhe EDA GEMI
Sfida më e madhe e të djelës janë dy kandidaturat për zgjedhjet europarlamentare nga spektri i majtë politik grek: Eda Gemi me partinë “Lëvizjen për Ndryshim” (ish-PASOK) dhe Ermela Jana me partinë “Potami”. Të dy kandidatet janë lindur në Shqipëri, kanë studiuar në Greqi dhe në vende të tjera europiane, ndërsa sot kanë karrierë akademike tepër të suksesshme. Si Eda Gemi ashtu dhe Ermela Jana janë specializuar në sferën e emigracionit dhe të drejtave të njeriut, me eksperiencë të vyer dhe kontribut të jashtëzakonshëm në evidentimin dhe zgjedhjen e çështjeve madhore për integrimin e komuniteteve emigrante në shoqërinë europiane, si dhe mbizotërimin identitetit europian në të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor.
Pushteti lokal: Ja emrat që votojmë të djelën!

Në çdo kënd të Greqisë, numri i plotë i kandidaturave të emigrantëve shqiptarë është sa i madh, aq edhe i vështirë për t’u përcaktuar apo saktësuar, për vetë faktin se emrat nuk dallohen dhe kandidatët janë plotësisht të integruar në shoqërinë vendase ku dhe gëzojnë respekt të plotë.

Në Athinë dhe zonat përreth të Atikës disa prej kandidatëve për këshilltarë të bashkisë apo këshilltarë të guvernatorit rajonal janë: Arjana Bariaba, Kristi Dedja, Sajmir Kostandin Stathi, Sotir Shehu, Skerdilajd Agalliu, Gani Xheka- i cili mori shtetësinë greke në shenjë mirënjohje për kontributin e tij në tragjedinë e Matit, në verën 2018, Lefter Kuqo, Adiljan Koxhaj, Vivian Horieti, Eliona Gjergo Tanka, Juli Rexhepaj dhe Lisandër Niko Daullja.

Kandidaturat e bëra publike nga Selaniku dhe veriu i Greqisë janë: Luan Zika, Loreta Spaho, Ana-Keti Çela Pendidhu, Anila Rezhda, Spiros Janakis, Kristina Sulillari Aleksandru
Ndërsa në ishullin e Kretës konkuron Maria Kapllani, e lindur dhe rritur në Greqi, në profesion gazetare, e cila madje ka punuar dhe në kanalin e madh televiziv Star Channel.
Gjithashtu, minoritarët grekë të Shqipërisë, jo vetëm që kanë mjaft kandidatura në të gjitha fletëvotimet e të djelës, por për herë të parë një minoritar, Andreas Kurtis, kandidon për guvernator të Atikës, me 80% të emrave në listë ekskluzivisht minoritarë që jetojnë e punojnë në zonë, mes tyre shkrimtarë e shkencëtarë të mirënjohur për komunitetin.

Shqiptari Gjon Muharremaj arrin të kualifikohet në garën “The Voice’ në Francë

12 talentet që avancuan në etapën e ardhshme të “The Voice’ në Francë u shpallën të shtunën, e njëri prej tyre ishte shqiptari Gjon Muharremaj.

Në garën tmerrësisht të forte në kryeqytetin francez, Gjoni ka mahnitur jurinë me performancën e tij, por duket një rol vendimtar në shpëtimin e “Gjon Tear`s” e ka pasur vota e teleshikuesve.

I lindur në Zvicër, djaloshi tejet i talentuar e ka të atin nga Kosova, dhe nënën nga Tirana. Ai flet një shqipe të pastër e siç rrëfente kohë më parë në Top Channel, i ka vënë vetes qëllim qe zëri t`i dëgjohet në Shqipëri dhe jashtë saj.

Emrin e skenës ka zgjedhur ta ketë Gjon’s tears, për shkak të gjyshit që ishte emocionuar shumë nga hera e parë kur Gjoni, asokohe fëmijë, kishte nisur të interpretonte një këngë.

Së fundi, i riu ka qenë duke shijuar suksesin e projektit të tij muzikor “Babi”, një këngë me të cilën elektrizoi dhe finalen e “The Voice Kids”.

Gjoni ishte vetëm 12 vjeç kur mahniti jurinë e “Albanians Got Talent” me zërin e tij të fuqishëm, dhe duket i vendosur të mos mungojë dhe në skenat shqiptare, për të qenë sa më pranë një publiku të cilin e ka shume për zemër.

Kandidatët shqiptarë në zgjedhjet greke (video)

Në Greqi më 26 maj mbahen zgjedhjet vendore dhe për Parlamentin Europian. Për herë të parë, në këto zgjedhje do të votojnë jo vetëm një numër i madh emigrantësh shqiptarë, por dhjetëra prej tyre janë edhe kandidatë për këshillat bashkiakë në qytetet kryesore greke.

Korespondenti ynë Raimond Kola bisedoi në Greqi me disa nga kantidatët shqiptare dhe përgatiti materialin:

BESIM S. NUREDINI, NJERIU QË NDIHMOI SHQIPËRINË ETNIKE – Nga Hilmi GASHI – Gjermani

Në foto: Bacë Besim S. Nuredini i Kërçovës, Iliridës e Kosovës.

Besim S. Nuredini, që po i mbrri 78 vite (i 3 tetorit 1941) nga Kërçova e Iliridës, si shumë bashkëkombas të tij shqiptarë në Ish-RSFJ, u detyrua nga kushtet e kohës të marrin rrugët e mërgimit me qëllim për të siguruar një jetë më të mirë të familjes së tij. Në fillim të vitit 1965 emigroi në Vjenë të Austrisë, ku jetoi e punoi mbi tre vite, po duke e parë se të ardhurat e tij, që i siguronte me djersë të ballit, nuk i mjaftonin për të ndihmuar familjen e vet në vendlindje, si dhe për të dhënë kontribute monetare për kombin nëpërmjet organizatave shqiptare në mërgim, që ishin shtrirë nëpër shumë shtete evropiane, e mori vendimin për t’u largua drejt Gjermanisë. Në fillim u vendos në qytetin Tübingen dhe, me pas, në Düsseldorf.
“Baca Besim”, siç i thërrasim me respekt e mirënjohje, ia nisi punës si punëtorë në shtetin gjerman, derisa e mori inisiativën e mirë e të guximshme për të hapur një restorant me specialitete evropiane, ku pati suksese në këtë biznes.
Me punë e kontributet e tij, me mirëpritjet në restorantin e tij, me nderimet e nderat e tij, emri i Bacë Besimit të Kërçovës filloi të jetë i njohur për bashkëkombas tanë në Düsseldorf e më gjërë në lande të Gjermanisë, në Mërgatën Shqiptare, në Iliridë e Kosovë.
Shqiptarit të mirë, Bacë Besimit të Kërçovës, filluan t’i drejtohen kërkesat për ndihmë nga të gjitha trojet shqiptare. Ai, pa u hamendur fare, me atdhetari e bujari filloi të ndajë mjete për “Studentë të Iliridës”, ta mbështesin ish-rektorin e Universitetit të Tetovës, prof. Fadil Sylejmanin në misionin e tij. Bacë Besimi e kishte derën e tij të hapur derisa ky universitet shqiptar, me përpjekje të vazhdueshme e sakrifica të mëdha, me ndihma panshqiptare e ndërkombëtare, u shpall Universitet Shtetëror, që, sivjet, më 4 qershor 2019, i ka 25 vite, një çerek shekulli, nga themelimi i tij.
Themelimi Fondit të Qeverisë së Kosovës në ekzil ishte i mirëpritur edhe nga Bacë Besimi i Kërçovës, i cili i kreu me gjithë dëshirë e vullnet të mirë obligimet atdhetare, sikur të ishte shqiptar i Kosovës, duke ndarë jo vetëm 3 për qind, por duke marrë pjesë veprimtare e kontributeve edhe në të gjitha aksionet e marra për grumbullimin e mjeteve të duhura financiare, në drejtim të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Gjithnjë, Bacë Besimi ishte pjesmarrës aktiv në të gjitha demonstratat atdhetare masive për Kosovën e lirë e sovrane, të mbajtura në Gjermani, Bruksel (Belgjikë) e Zvicër.
Nga dalja në skenë e forcave të UÇK-së, Bacë Besimi i Kërçovës, i Iliridës e i Kosovës, me vullnetin e tij më të madh ndihmoi materialisht e financiarisht vetëm e vetëm që Kosova të çlirohet nga pushtuesi serbo-sllavë, të fitojë Lirinë e Pavarësinë, të krijojë e fitojë shtetësinë e vet në territorin e vet e me njohje ndërkombëtare, me antarësime në organizma e organizata ndërkombëtare deri në OKB.
Bacë Besimi ishte i pari në Düsseldorf me rrethina, që priti e përcolli drejt frontit të Luftës në Kosovë, duke filluar nga përfaqësues të Shtabit të Përgjithshëm e deri ushtarë vullnetarë për liri e pavarësi të Kosovës.
Nga dita e fillimit të Luftës së lavdishme të Kosovës e deri në përfundim të saj, Bacë Besimi i Kërçovës, i Iliridës e Kosovës, nuk u ndalë së ndihmuari materialisht e financiarisht të gjitha trojet etnike shqiptare.
Edhe pse sot, kur Bacë Besimi i Kërçovës, i Iliridës e Kosovës, po i mbrri të 80-tat e jetës së tij, ende ka shpresë të madhe se një ditë (qoftë sa më e afërt) do t’i realizohet ëndrra e tij për Shqipërinë Etnike, të cilës ia ka kushtua gjithçka të mirë e të mundshme në jetën e tij, nga pjesëmarrja aktive në demonstrata, nga kontributet e mirënjohura për arsimin shqiptar në Iliridë, për Luftën e Kosovës, për arsimin, shëndetësinë e kulturën në Kosovë, etj.
Për kontributet e tij të dhëna për Çështjen Kombëtare Shqiptare, për arsimin e kulturën shqiptare, për humanizmin e tij, Bacë Besim S. Nuredinit të Kërçovës, të Iliridës e Kosovës, nga Gazeta e Alpeve “Tropoja”do t’i ndahet një “Mirënjohje”.

Gjermani, 19 maj 2019

Shqiptarja që kandidon për këshillin bashkiak në Gjermani

Shqiptarja Dhurata Caushaj, është një tjetër shqiptare e cila ka bërë publike kandidaturën e saj për Këshillin Bashkiak në zonën Freiburgut, Gjermani.

Përveç angazhimit profesional në shkencat informatike, ajo është edhe aktiviste për të drejtat e grave dhe emigrantëve në komunitetin gjerman.

Borana Tartari: Shteti shqiptar nuk na ka ndihmuar që të promovohemi

Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, kandidatja për zgjedhjet lokale në Itali, Borana Tartari, tregon arsyet e këtij kandidimi. Tartari shpjegon faktin se komuniteti lokal në Itali funksionon akoma në bazë të grupimeve të vogla territoriale

Erjon Dervishi

Zgjedhjet lokale në Itali do të mbahen në 26 Maj, në të njëjtën ditë me zgjedhjet e Parlamentit Evropian. Në Itali jeton dhe punon një komunitet shumë i rëndësishëm shqiptarësh, të cila kanë dhënë kontributin e tyre për vendin ku jetojnë. Ata duan që të njihen edhe në politikë. Pjesëmarrja e tyre në aktivitet politike është një e drejtë legjitime, por që në shtetin Italian vetëm dy vitet e fundit po arrin të implementohet. Një nga këto është edhe Borana Tartari. Ajo është kandidate për në zgjedhjet lokale në komunën e Bergamos. Theksojmë se Italia ndahet në disa rajone, një nga këta është edhe Rajoni i Bergamos. Në këtë qytet jeton dhe zhvillon aktivitetin e tyre të përditshëm një numër i konsiderueshëm shqiptarësh. Borana Tartari flet për gazetën “Shekulli”. Ajo tregon arsyet se pse e ka marrë këtë vendim tani për të kandiduar. Por ajo që është më shqetësuese për të, është fakti i neglizhencës së shtetit shqiptar. Ajo kërkon që puna dhe veprimtaria e tyre në Itali, apo edhe kudo ku jetojnë shqiptarë, të njihet dhe të vlerësohet. Edhe pse në Shqipëri janë organizuar për disa vite samite apo takime me rrjetin e diasporës shqiptare, përsëri asgjë nuk ka ndryshuar. Diaspora shqiptare nuk ka mundur të gjejë hapësire për të investuar në Shqipëri, nuk ka mundur të gjejë hapësire për të ushtruar aktivitetin e saj në vendin e origjinës.

Intervista e plotë:

Znj. Tartari, çfarë do të thotë për një politikane me origjine shqiptare pjesëmarrja në zgjedhjet për Bashkinë e Bergamos?

Në këtë moment kaq delikat mendimi që ne jemi përfaqësuesit më të rinj të një force politike kaq të rëndësishme, siç është PD, tregon haptazi nevojën për inovacion dhe integrim dhe nga ana tjetër për ne qytetarët e gjeneratës së dytë të emigrantëve ky është një detyrim i rëndësishëm drejt komunitetit tonë.

Besoni se forca juaj politike do të ketë mundësinë për të qenë pjesë e Parlamentit Evropian?

Patjetër që po, PD vazhdon të mbetet një nga forcat më të rëndësishme politike në Itali, jo vetëm kaq, por ka qenë një nga partitë promotorë të shumë reformave të rëndësishme të kërkuara nga Euroja, si Job Acts, Ligji i Stabilitetit, Spending Revieë etj.

Për sa i përket situatës në Itali, si është duke funksionuar komuniteti shqiptar atje?

Komuniteti shqiptar në Itali funksionon akoma në bazë të grupimeve të vogla territoriale, të përfaqësuara nga shoqata të ndryshme, që nuk kanë akoma një forcë aq të rëndësishme, krahasuar me zhvillimin aktual ekonomik dhe social të komunitetit shqiptar. Le të themi nuk është formëzuar akoma mentaliteti që bashkimi bën fuqinë.

A ka një bashkëpunim midis tyre dhe si e shikoni Politiken e Jashtme Shqiptare?

Ne edhe sot vazhdojmë të shohim njëri-tjetrin me paragjykimin që me siguri duan të bashkëpunojnë sepse do përfitojnë diçka nga ne. Jemi akoma në kushtet që përcjellim negativitetin e politikës tonë të brendshme shqiptare edhe jashtë kufijve. Sot akoma nuk ka një njohje reale nga ana e përfaqësive tona të punës reale, të përditshme dhe të shtrirjes territoriale të shoqatave të ndryshme, janë këto shoqata me një shtrirje virtuale, dhe pa anëtarësim real që marrin ftesa dhe janë pjesë aktivitetesh, apo promovimesh konsullore duke lënë jashtë një pjesë të mirë të komunitetit, që punon, përfaqëson denjësisht Shqipërinë, por nuk i jepet mundësia të promovohet nga shteti ynë. Nëse politika jonë e jashtme do funksiononte, do kishte numrat e mjaftueshëm për të qenë faktor imponues edhe në politikën migruese në Itali, apo në vende të tjera. Le të kujtojmë që në Itali janë rreth 40 mijë firma shqiptare dhe me numra të tillë nuk mund të mos bësh diferencën si komunitet.

E fundit ka të bëjë me rritjen e populizmit dhe rrezikun e saj. Mendoni se kjo do të ndikojë në procesin e zgjerimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor?

Në kushtet kur politika kthehet në pronë të një individi edhe populizmi merr forcë, por nuk besoj se këto lëvizje janë në gjendje të çojnë përpara programet e tyre në pikën që të jenë fondamentale në politikat e jashtme të shteteve përkatëse, aq sa të ndalojnë një proces aq të rëndësishëm siç është ai i një Evrope të madhe me integrimin në të të Rajonit të Ballkanit./gazeta shekulli/

Gravisti i shquar Avni Delvina: “Dashnorët e Ballkanit takohen ne Tirane”

Grafisti i shquar Avni Delvina, që përcjell me shumë vemendje aktualitetin politik në trevat shqiptare dhe rajon, sjell grafikën e rradhës titulluar:  “Dashnorët e Ballkanit takohen ne Tirane”, që e ka ndertuar me foton e fameshme te albumit te Beatles.

 

Arbëreshët ia “heqin” flamurin e Kosovës Presidentit Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim një delegacion të madh të arbreshëve të Italisë. Por, në foton që kanë bërë bashkarisht shihet se arbreshët ia kanë hequr Presidentit flamurin shtetëror. Në vend të flamurit të Kosovës, ata kanë mbajtur në dorë flamurin kombëtar.

Gjatë këtij takimi, Thaçi ka thënë se është kënaqësi e veçantë që ky delegacion arbëresh gjendet në Kosovë.

“Ndjehem shumë i nderuar dhe i privilegjuar që t’u drejtohem motrave dhe vëllezërve të gjakut dhe gjuhës sonë. Atyre që u bënë pishtar i ruajtjes dhe zhvillimit të vlerave kulturore mbarëshqiptare për më se 6 shekuj. Shqiptarët e çdo kohe dhe të çdo brezi, kudo që janë, ndihen krenarë me ju dhe kanë çfarë të mësojnë nga jeta, puna dhe vepra juaj, sepse ju jeni rrënjët tona të mirëfillta, origjinale, gjeneza dhe fillesa jonë”,tha Thaçi.

Kreu i shtetit ka thënë se arbëreshët janë shëmbëlltyra dhe modeli i shqiptarëve pa ndikimin e pushtimit 500 vjeçar otoman.

“Ju jeni fija e pashkëputur dhe e mirëfilltë e qytetërimit shqiptar. Keni ruajtur gjuhën e të parëve tanë, traditat, besimin, kulturën autoktone, mbi të gjitha perlat folklorike: rapsoditë dhe vallet. Rapsoditë dhe vallet arbëreshe kanë qenë dhe mbeten perla unike të kulturës shqiptare. Ato i kanë kapërcyer kufijtë e Italisë së Jugut dhe këndohen kudo ndër shqiptarët, në dasmat dhe gëzimet e tyre”, ka thënë ai.

Kjo është komnikata e plotë e Presidencës:

“Nga ju dolën figura të mëdha që u bënë frymëzimi i kombit dhe më gjerë. Arbëreshët kanë qenë gjithmonë një faktor pozitiv në Itali. Keni kontribuar në jetën politike dhe kulturore të Italisë. Ta përmendim këtu Françesko Krispin, i cili ka luajtur një rol të madh në lëvizjen për bashkimin e Italisë. Ai u bë kryeministër i vendit dhe ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Xhuzepe Garibaldit. Po kështu një shembull i pjesëmarrjes së arbëreshëve në sferën politike italiane është edhe Antonio Gramshi e shumë figura të tjera”, shtoi presidenti Thaçi.

I pari i vendit ka thënë se tri gjëra ishin të shenjta për arbëreshët dhe u bënë kult.

“Kult u bënë figura e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti, e cila u rilind tek arbëreshët, flamuri dhe gjuha shqipe”, u shpreh ai.

Në kolonitë e tyre, brenda një populli me kulturë të madhe, që njerëzimit i dha Renesansën, presidenti Thaçi tha se arbëreshët ruajtën dhe zhvilluan identitetin kombëtar.

“Ju, me punën, studimin dhe përkushtimin tuaj, bëtë që vlerat kombëtare, gjuha dhe kultura shqiptare jo vetëm të ruhen, por edhe të zhvillohen më tej edhe atëherë kur populli nën Perandorinë Osmane ishte pothuajse në errësirë kulturore dhe prapambetje ekonomike dhe sociale. Ju i keni dhënë kuptim lëvizjes më të rëndësishme politike dhe kulturore shqiptare Rilindjes Kombëtare, në krye me kolosin e letërsisë Jeronim De Rada, i cili është themelues i letërsisë moderne shqipe”, tha ai.

Presidenti Thaçi pohoi se Jeronim De Rada është rilindësi ynë më i madh me profil të zhvilluar kombëtar dhe i ushqyer me vlera të Oksidentit.

“Ne sot jemi krenarë për kontributin që ju vazhdoni të jepni në atdheun tuaj të dytë, në Itali. Vlerat e padiskutueshme intelektuale dhe kulturore të arbëreshëve kanë qenë një faktor i rëndësishëm në pozicionimin e Italisë krah vendeve që përkrahin vlerat demokratike dhe lirinë e popujve, duke bërë që Italia të rreshtohet ndër të parat vende që njohën Pavarësinë e Kosovës”, u shpreh presidenti Thaçi.

Kreu i shtetit theksoi se populli shqiptar do t’i jetë përjetësisht mirënjohës punës dhe veprës së arbëreshëve të Italisë

Piktori i shquar Avni Delvina me grafikën e rradhës titulluar: Po sikur Aleksandër Vuçiç… !

Voal boton grafikën e rradhës të piktorit të shquar Avni Delvina me titull:

“Grafike nga cikli “E papritura e madhe” dhe më poshtë Delvina komenton:

“Po sikur te vije Aleksandri ne Tirane, dhe te shtrihet barkas mbi flamurin shqiptar

dhe te na kerkoj falje per krimet e bera nga serbet ne Kosove !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

…..Cfare do bejme ne !!!!……

Apo si gjithmone do te na gjeje gafil e te papergatitur !!!

Mendojeni dhe kete qe mos lem nam !!!!”

 

I dashur President Trump: Embargo totale, duhet vënë edhe Serbisë sepse ajo hapur e mbështet Maduron! – Nga Hysen Ibrahimi*

I dashur President Trump,

Embargo totale, përveç Kubës duhet vënë edhe Serbisë sepse ajo hapur e mbështet Maduron dhe janë në një vi me Kubën. Jo vetëm Maduron, por Serbia mbështetë çdo politikë që është kundër jush. Ajo, formalisht deklarohet për marëdhënje të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por në anën tjetër urdhëron të gjitha mediat serbe që të propagandojnë kundër SHBA-ve dhe aleatëve Tuaj, gjë që kjo na përfshinë edhe neve shqiptarëve. Kurse në anën tjetër me Rusinë janë të lidhur ngusht mishërisht dhe mbështesin çdo politikë të tyre hegjemoniste, që ushtron mbi popujt e pafajshëm të botës.
Shqiptarët, ishin, janë dhe do mbeten përjetësisht me Ju i dashur President Trump dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndaj, mund të konkuldojmë se Kosova me të drejtë të plotë ka vënë ”embargo” taksë 100 % kundër Serbisë.

I nderuari President Trump,
Ju ishit shpëtimi i popullit SHQIPTAR, para një shfarosje totale nga sllavizmi. Për jetë do ju jemi mirënjohës. Do jemi në krahë me juve President Trump, kudo dhe kahdo që e kërkon nevoja. E kërkojmë ndihmën Tuaj, për një finalizim përfundimtar të njohjes së Kosovës, duke u integruar në të gjithë organizmat Ndërkombëtar. Anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, duhet të jet sukses i juaj i patjetërsueshëm, si pjesë e historisë së Kosovës dhe popullit Shqiptar. Këtë ndihmë e presim nga Ju, sepse e gëzoni një autoritet të madh të popullit Shqiptar.
Zoti ju bekoft i dashur President Trump,
Zoti i bekoft SHBA-të dhe miqtë Tuaj.

*Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi

Është vajzë nga Polaci i Drenicës, por tani këshillon Ministrin e një shteti të fortë evropian

Shqiptarët janë të suksesshëm në vendet ku jetojnë, derisa tashmë janë integruar mjaft mirë atje, duke marrë edhe poste politike.

Njëra ndër to është edhe Blerta Hoti, e cila po bën karrierë politike në Suedi, përcjell albinfo.ch.

Në një intervistë për “albse.tv”, ajo flet për karrierën në Suedi, emigrimin, diasporën shqiptare dhe të drejtat e tyre.

“Aktualisht jam këshilltare politike e Ministrit të Mbrojtjes (Socialdemokrat) në Qeverinë suedeze që nga fillimi i muajit prill të këtij viti. Më parë kam jetuar Bruksel dhe kam qenë këshilltare politike në Parlamentin Evropian për Eurodeputetët e partisë Socialdemokrate të Suedisë. Vij nga një familje shqiptare, jam e lindur në Polac të komunës Skënderaj, Kosovë. Kur isha vetëm 6 vjeç në vitin 1992 u vendosa në Suedi së bashku me familjen time.

Jam diplomuar në studimet globale dhe marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin e Goteburgut, Suedi në qytetin dhe ku jam rritur. Gjatë studimeve isha edhe anëtare e bordit të fakultetit School of Global Studies, ku përfaqësoja interesat e studentëve. Në të njëjtën kohë edhe aktiviste e lëvizjes se grave ku punoja vullnetarisht te organizata për drejta e grave, Terrafem”, është shprehur Blerta, duke vazhduar:

“Në vitin 2011 kam jetuar në Prishtinë ku dhe bëra internship në Ambasadën Suedeze, veçanërisht në SIDA (Programi Suedeze për Bashkëpunim Zhvillimor Ndërkombëtar). Pas rikthimit në Suedi, në të njëjtin vit jam aktivizuar në Partinë Socialdemokrate të Suedisë e cila është partia më e madhe në Suedi, për momentin në qeveri së bashku me Partinë e Gjelbër Suedeze. Më 2012 punësohem si ombudsman (mbrojtëse e te drejtave) për partinë Socialdemokrate dhe për organizatën rinore të asaj partie. Gjatë kësaj kohës vendosa të angazhohem në mënyrë vullnetare duke botuar artikuj lidhur me politiken ndërkombëtare dhe Evropiane. Më 2014 së bashku me një skuadër te përkushtuar bëhem një ndër themeluesit e organizatës Klubi Socialdemokrat për politiken e Sigurisë (SSÄK), në të cilën zgjidhem edhe si kryetare. Anëtare të organizatës bëheshin edhe ish ministra, Socialdemokrat të punëve të jashtme të Suedisë, po ashtu edhe Socialdemokrat të ri”, ka theksuar tutje ajo.

Foto: Lars Hagberg

Ajo ka folur tutje edhe për integrimin e shqiptarëve në vendet ku jetojnë. “Duke pasur parasysh ndërtimin e një shteti demokratik me një mirëqenie sociale funksionale, shume herët kam kuptuar që këto mundësi qe mi ka ofruar shteti suedez kanë të bëjë me një qeverisje të mirë të sistemit socialdemokrat dhe reformat e kaluara tek ky zhvillim. Por mendoj që këto të drejta duhen të merren si të garantuara dhe që gjeneratat e reja duhen të luftojnë mos ti humbasin ato por ti zhvillojnë më shumë. Pjesëmarrja politike përmes votimeve është minimumi ne këtë aspekt, më së shumti duhet të referohen si shtetas të vendit ku jetojnë (detyrat dhe benefitet), pa marr parasysh gjendjen etnike të cilit i përkasin. Kjo nuk është vetëm detyrë, por një e drejt demokratike të cilën miliona njerëz ende nuk e kanë dhe është minimumi që mund të bëjnë për ti dhënë legjitimitet asaj force politike dhe prezantuese për zhvillimin e shoqërisë në të cilën jeton dhe vepron. Lidhja dhe meraku jonë si ballkanas për familjarët (ngrohtësia dhe ndjeshmëria që kemi për fisin, vëlla, motër, nënën dhe babën), nuk rresht dhe në vendet Nordike”, theksoi Hoti.

Ajo ka folur edhe për integrimin e Ballkanit në familjen evropiane. “Shtetet e Ballkanit perëndimor duhen pikë së pari ti bëjnë reformat e nevojshme për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, shoqëror, por edhe ekologjik në vendet e tyre. Për mua ky vizion dhe punë afatgjate për të gjitha shtetet ballkanike, pa marrë parasysh origjinën nënkupton pikë së pari; një sundim të ligjit dhe një qeverisje te mire. Së dyti; një sistem i cili i respekton të drejtat e punëtoreve dhe të drejtat e barabarta gjinore. Së treti; një sistem me taksa progresive të cilat të investohen në sektorin publik si për shembull në shëndetësi dhe arsim. Së katërti; ta ndalojnë ndotjen e ajrit dhe që të investojnë për sektorin privat të cilat marrin përgjegjësi për ambientin.

Këto reforma duhen të jenë primare, pastaj përfshirja në BE vjen natyrshëm.

Por, si e shohin vendet nordike liberalizimin e vizave për Kosovën në një të ardhme të afërt.

“Suedia thjesht mund të frikësohet që mos të sjell një liberalizim të Kosovës me shumë aplikime për azil të pamotivuara prej shtetaseve kosovarë, sepse ka përjetuar këtë problem pas liberalizimit të vizave nga Gjeorgjia dhe Serbia. Por, ende nuk është vendosur qëndrimi zyrtar për këtë propozim i cili është duke u negociuar brenda institucioneve të BE-së. Nëse më pyet mua për mendimin personal e jo zyrtar, natyrisht që mendoj që duhet dhënë edhe Kosovës liberalizimi i vizave, i cili në mënyre afatshkurtër mund të ketë probleme, por në mënyre afatgjate vetëm do ti përforcojnë lidhjet ekonomike, shoqërore dhe kulturore me shtetet e BE-se e cila do të ketë zhvillim me mire brenda Kosovës”, theksoi tutje ajo.

Edhe ajo, si shumë emigrantë të tjerë, nuk mund të harroj vendlindjen. “Mendoj që jam shumë afër me komunitetin shqiptar kudo që kam jetuar, qoftë në Suedi, Bruksel apo në Kosovë. Sfidat kryesore besoj që nuk kanë bazë etnike, por bazë ekonomike, për shembull një shumica e shqiptarëve të diasporës janë punëtorë e jo punëdhënës, dhe besoj se të drejtat duhen të përmirësohen dhe jo që të ulen duke filluar nga pagat, kushtet në punë etj. Duhet ofruar standardi dhe kushte më të mira për punëtorin në krahasim me rritjet e pushtetit ekonomik te kompanive. Ky konflikt është më kryesor pa marr parasysh a jetojnë në Suedi apo Kosovë. Dhe sa i përket këshillave do veçoja që organizimi i drejtave ekonomike dhe shoqërore është i domosdoshëm për secilin grup të margjinalizuar në shoqëri”, përfundoi Blerta Hoti.

Urim i Shoqatës´´Trojet e Arbrit´´për Festën e Pashkëve

Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë´´Trojet e Arbrit´´ ju uron të gjithë shqiptarëve të besimit katolik, festën e Pashkëve. Urojmë që kjo festë t´iu sjellë në familjet tuaja gëzim,begati, paqë dhe mirëqenie. Një urim i veçantë për intelektualët, veprimtarët dhe përkrahësit e shoqatës sonë të cilët për pesëmbëdhjetë vjet me radhë na përkrahën në rrugën tonë të përbashkët drejtë ndriçimit të historisë shqiptare e forcimit të ndjenjës kombëtare. Urojmë që kjo festë e Pashkëve të jetë festë e cila shërben për bashkimin e popullit tonë shqiptar dhe  mirëkuptimit ndërvllazëror!

Urime,gëzuar e me sh´net Pashkët!

Shoqata´´Trojet e Arbrit´´

Nue Oroshi kryetar

Leonora Laçi Sekretare e Përgjithshme