VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

E mrekulluar pas mozaikëve të Artistes Erieta Koliqi Gajtani! Nga Elida Buçpapaj

By | April 16, 2018
3 Comments
  • author avatar
    Shpresa 10 months ago Reply

    nje vlersim i mrekullushemnga ju po Vlerat e kesaj Artiste trembin cdo Injorante qe meren me projekte Ufosh …Eri mundte jete nje mesueese per kete art .per brezin qe vetem tymosen……Eri je Princesh e ketyre Mozaikeve

  • author avatar
    Shpresa Bruzi 10 months ago Reply

    nje vlersim i mrekullushemnga ju po Vlerat e kesaj Artiste trembin cdo Injorante qe meren me projekte Ufosh …Eri mundte jete nje mesueese per kete art .per brezin qe vetem tymosen……Eri je Princesh e ketyre Mozaikeve

  • author avatar
    shkodra 10 months ago Reply

    Mozaiku eshte nje art impresionues. Ne lidhje me shkrimin tuaj per qenin majko ky qen bir qeni eshte pjese e grupit anti shqipetar te instaluar nga ultra orthodoks greko serb te instaluar qe me qenin alia berisha nano e tani me qen bir qenet e rinj edvin qeni majko zagari basha zagari eshume te tjere qe i rine pas ketyre qeneve . Diaspora shqipetare si ne amerike edhe evrope merte vetem me kenge e valle e nuk po mundet te shkundet nga patriotizmi folkrolik e te mare pergjegjesi politike ku ti beje presion politikes amerikane e evropiane se detashmenti politik ne vshqiperi e me pak ne kosove nuk jane shqipetare por kale troje e ulta orthodoksise ruso greko serbe etj pra kjo diaspore e meriton emrin diaspordhe

Komentet

Më 17 shkurt hapet në Tiranë ekspozita “The Donald” e piktorit të shquar Avni Delvina

VOAL – Piktori dhe grafisti i mirënjohur Avni Delvina hap ekspozitën e rradhës në kryeqytetin e Shqipërisë.

Ekspozita që mban emrin The Donald përmban 46 grafika të artistit Delvina.

Delvina është nga grafistët e rralle shqiptarë që objekt të artit të tij ka realitetin shqiptar që e përcjell me frymë kritike, ironi e sarkazmë.

Ekspozita do të hapet në ditën e Pavarësisë së Kosovës në Muzeun Historik në Tiranë,

pra më 17 shkurt 2019, ditën e djelë në orën 11:00 dhe

do të mbyllet me një ceremoni të posaçme më 23 Shkurt 2019 në ora 18:00.

Vola.ch që e ka mbuluar me shumë besnikëri grafikën pikante të Avni Delvina e uron Artistin për këtë evenimet të grafikës shqiptare.

Kuratorë artistikë të ekspozitës janë Adrian Devolli dhe Niko Dhales!

ISMAIL QEMAL VLORA NË EPIKËN HISTORIKE – Nga Albert HABAZAJ*

Abstrakt: Historia me racionalitetin e saj koherent dhe folklori me emocionin karakteristik e vlerësojnë meritueshëm Ismail Qemal Vlorën për aktin e madh të Pavarësisë, si themeluesin e shtetit shqiptar. Me bulëzimin e Demokracisë, sidomos gjatë viteve 1995-’97, pati një vërshim botimesh folklorike apo të ashtuquajtura folklorike, por që nuk e morën statusin e korpusit “Trashëgimi kulturor i popullit shqiptar” për të plotësuar e vijuar tre vëllimet e serisë së “Epikës historike”. Cikli i këngëve historike, që ka të bëjë me përgatitjen e shpalljes së shtetit të pavarur shqiptar, me të cilin përfundon periudha e këngëve të pushtimit osman, është jo shumë pasur. Ka vlera njohëse, edukative e artistike; por mbi të gjitha, ngjizja e ndjenjës kombëtare, si dukuri e re që lindi me Lidhjen e Prizrenit e kthjelloi më tej ndërgjegjësimin atdhetar- kombëtar. Njohja e kombit u bë si njohja e vatrës ndër shqiptarë. Shtëpia e vogël e familjes në Kurvelesh, në Dibër, Himarë, Skrapar, Tepelenë, Koplik, Korçë, Prizren, Shkodër, Berat, Gjirokastër, Berat, Mirditë, Gramsh, Tetovë, Drenicë, Gjakovë, Arpicë, Lushnjë, Lezhë, Has, Kavajë, Krujë, Ulqin, Çamëri apo Labëri … u barazua me Shtëpinë e madhe Kombëtare; u bë dëshirë e kërkesë e secilit njohja e kombit – këtë na tregon kënga. Veçse, edhe për këngët epike të Pavarësisë bazë është kriteri kronologjik dhe ato, “duke patur si mision kryesor pasqyrimin emocional të ngjarjeve të ndodhura realisht, kanë përmbajtje të angazhuar historike”(Dibra) 1), duke iu përgjigjur flakë për flakë ngjarjes madhore të Pavarësisë dhe rolit të saj vendimtar për jetën shqiptare. Në këtë punim do të trajtojmë pikërisht ravën folklorike të çelur nga Qemal Haxhihasani e Zihni Sako, qysh më 1956 me “Këngë popullore historike”. Mendojmë se ravijëzimi kronologjik na çon në gjurmët e arketipit dhe se krijimet foklorike, parë nga ne në konteks, jetojnë e qarkullojnë vetëm brenda atij komuniteti të caktuar që i pëlqen, që i dëshiron natyrshëm, jo teatrisht, nëpër skena folklorizante.

1. Hyrje në rrafshin krahasimtar: histori – epikë historike
Pavarësia e kombit shqiptar është tempulli ku shqiptarët i falen Flamurit dhe Plakut të Bardhë, që së bashku me Bacën Isë, me Luigj Gurakuqin, me Rasih Dinon (nga treva e Çamërisë), me tërë ata burra të lartë e me fisnike si Marigo Posio e trimëreshat e tjera shqiptare, i zbardhën faqen Atdheut tonë të lashtë, larë me diell, qëlluar me furtunë. “Luftrat ballkanike do ta përshkonin rajonin si një nëmë biblike” (Salleo) 11). Nga literatura historiografike mësojmë se ai fillimshekull i XX qe i stuhishëm, se në atë kohë lëvizja kombëtare për liri shtrihej anë e kand Shqipërisë, se ishin mbledhur shqiptarët e Rumanisë të kryesuar prej Ismail Qemal Vlorës e vendosën “mprojtjen e të drejtavet kombtare e shpëtimin e Atdheut prej lakmimeve sllave e greke, dhe në Vlonë me 28 Nanduer 1912 i u gjegj mbledhja e përgjithëshme e përfaqsivet të të gjitha visevet shqiptare qi shpalli mvehtësín e Kombit. Kronisti i asaj dite historike, kështu shkruen: Më 3 ½ hapet mbledhja… Në krye të sofrës rrin Ismail Qemali… Afër tij âsht Don Kaçorri… Aty pranë gjindet edhe Luigj Gurakuqi, i cili, në ketë çashtje âsht, me të vertetë dora e djathtë e Plakut” (Kamsi) 7).
Pavarësia mbart sakrificat e shumë brezave, duke u kthyer në një vepër popullore, në themelet e së cilës kishte vënë gurë gjithë Shqipëria. Akti historik për shpalljen e Pavarësisë pati qëllim shpëtimin e vendit nga copëtimi i huaj, ruajtjen e tërësisë tokësore dhe fatin e kombit (FESH, 2009:2560) 4), por shteti i ri shqiptar, në vijimësi, pati një sërë problemesh e vështirësish, “për ngjarje të ndryshme, akte uzurpimi të tokave shqiptare nga fuqitë ndërluftuese të kohës, si austrohungarezët, francezët e italianët, bukur na e sjellin një situatë të tillë edhe vargje popullore të shkëputura nga një tekst kënge i kohës: “Shqipëri, o shkëmb e gur,/ Vrite, prite për Flamur,/ Bota hiq e ti-në vur”. Këngët e kësaj periudhe të re historike për Shqipërinë dhe për shqiptarët bashkëudhëtojnë përgjithësisht me vetë historinë, brenda specifikës së folklorit, që në tërësinë e vet nuk është fotografim i realitetit, por pasqyrim artistik” (Xhagolli) 13) i asaj ngjarjeje reale, me personazhe konkretë, zhvilluar në kohë të caktuar dhe në hapësirë përkatëse.

2. Në gjurmë të botimeve të para folklorike
Nga botimet më të vjetra folklorike, Qemal Haxhihasani e Zihni Zako, më vitin 1956 na japin tri këngë, që janë nga lulet e para të ciklit të periudhës së Pavarësisë. E para, regjistruar në Kabash-Gramsh, me 9 vargje të ngjeshura, lakonike, të thjeshta por domethënëse, na vjen me këtë variant: “Medet, shokë, na mori malli,/ Ku gjindet Smail Qemali?/ Në Paris, brend te krali,/ hyn e del si zog sorkadhi:/” Shqipërinë dua t’ma ndani,/ Kanë zbritë komitat nga mali,”/ “ Fol, o Smail Be me gojë!/ Merre Flamurin në dorë,/ Ngule në Sazan e Vlorë.” (Këngë popullore historike, 1956:248) 8). Një tjetër këngë simbolike e Pavarësisë, shumë e përhapur dhe në treva të tjera, që qarkullon me variantet e komuniteteve përkatëse, edhe në Himarë, në Vranisht, në Tërbaç, në Dukat, më gjerë në Labërinë e Gjirokastrës, Tepelenës, në Mallakastër e më tutje hapësirave polifonike, herë si këngë, herë si valle, diku duke shtuar një varg apo duke hequr një tjetër, por gjithsesi thotë artistikisht bukur profilin historik të Uratës së Flamurit Kombëtar, e regjistruar në Radhimë-Vlorë: “O Qemal kur të përzunë,/ Kur desh të të zij’ Turqia/ Dhe një çikë prá të zunë;/ Erdh e të mori gjemia,/ Brënda në Paris të shpunë,/ Atje ku ish katimia./ Seç u ngrit krali në gjunjë,/ Mbretëresha dhe e bia./”Cili je ti, more burrë,/ Që kërkon vulat e mia?”/ “Unë jam Smail Qemali,/ Prapa më vjen historia.”/ Të shtatë vulat ja dhanë,/ Po do mos dojë Turqia./ “ Do dojë, se s’është punë,/ Është e jona Shqipëria!/ Sazan e Karaburun/ Janë vatanet e mia,/ Nëpër mes i ndan një lumë,/ Nga juga është Greqia”. (Këngë popullore historike, 1956:248) 8.1). Në 20 vargje memoria sociale e popullit na sjell një epos të tërë, me hartën e duhur gjeografike, në konteks, me udhëtimin historik, atlasin moral dhe etnopsikologjik të një kombi dhe nga ku kuptojmë sesi një njeri me emër të përveçëm shndërrohet, nga bëmat e tij, në një idhull, në një shenjt, në një Emër të Përgjithshëm, me të cilin kuptohen gjithë shqiptarët, sepse ai bëhet simbol i shqiptarit të lirë, të pavarur e demokrat në ballafaqimet ndërkombëtare, në mejdanet diplomatike për civilitetin e vendit të të parëve të tij.
Me 10 vargje na vjen kënga e regjistruar në Kuç- Kurvelesh: “Më njëzet e tet’ nëntorë/ Më këmbë u ngre Shqipëria;/ Smail Qemali në Vlorë,/ Me gjithë shokët e tia,/ Çi tha popullit me gojë: “Posht’ o shokë, robëria! Evropa le ta dëgjojnë:/ Nuk ka vënt këtu Turqia!/ Ja të vdesim, ja të rrojmë,/ Është e jona Shqipëria! ”. (Këngë popullore historike, 1956:249) 8.2). Kënga flet vetë; ajo bëhet zëdhënëse e historisë, kronikë e ngjarjes sipas mendësisë popullore, i cili derdh artin e shpirtit të tij nëpërmjet këngës. Më 28 nëntor Shqipëria u bë shtet i pavarur. Kryengritjet dhe gjaku i derdhur për pesë shekuj me radhë sollën frytin e dëshiruar: Populli shqiptar theu prangat e robërisë dhe fitoi pavarësinë e tij kombëtare duke u njohur si shtet më vehte. “Ku ngrihet Flamuri, ngrihet Kombi! Kur rrëzohet Flamuri, rrëzohet Kombi” (Luarasi) 9). Studiuesi i njohur i fushës prof. Bardhosh Gaçe, kur trajton ngjarjen kombëtare të shpalljes së Pavarësisë, ndër më të ëndërruarat e shqiptarëve përgjatë gjithë kohës së pushtimit pesëshekullor osman, nënvizon se ky çast i njohur historik u reflektua në të gjitha trevat shqiptare me kushtime atdhetarie dhe këngë. Po citojmë: “Plakut të Vlorës dhe gjithë dërgatës nga gjithë vendi iu kënduan këngë heronjsh dhe trimash, mendje ndriturish dhe patriotizmi shqiptar” (Gaçe) 5. Në librin e tij kushtuar përjetësimit të emrit të Atit të Pavarësisë në shpirtin e popullit prof. Gaçe ka botuar një monografi shkencore (Gaçe) 6, ku përfshihen 466 materiale folkorike, nga të cilat 262 njësi folkorike – këngë të gjinisë së Epikës popullore, lloji i Epikës historike; 94 njësi folklorike të gjinisë së Poezisë lirike të llojit të Lirikës familjare, nga të cilat 57 vaje [vajtime], 37 këngë të lindjes e të djepit [ninulla], si dhe 110 rrëfime popullore, gjurmuar e mbledhur te burimi, në trevat mbarëshqiptare me dashuri e vërtetësi, sipas kritereve shkencore të fushës së Folkoristikës. Vlen të theksojmë se, krijimet folklorike të Selim Hasanit, në vijim kronologjik të botimeve, që kanë lënë gjurmë në formimin atdhetar të komunitetit dhe në zbukurimin e botës ndjesore, duke i përmirësuar njerëzit jo vetëm estetikisht, i boton më 1966 Instituti i Folklorit, ku krahas kontributit të prof. Zihni Sakos e Arsen Mustaqit, është e tejdukshme puna e “profesorit të pashpallur”, të bardhit Qemal Haxhihasani, që “në fushën e botimeve të folklorit shqiptar është më i shquari” (Xhagolli) 14). Ja si këndon xha Selimi i Brate, në shtratin e folklorit tradicional të krahinës së tij. Tre këngë të botuara, marrë nga hejbeja me këngë labe e xha Selimit po i citoj, sipas kërkesave fonetike, edhe për kujtim e mirënjohje ndaj folklorit të tij sinkretik: Kënga e parë – me 16 vargje:” Më dymbëdhiet’ senè/ flamuri në Vlor’ u ngre,/ me zhëgabë Skënderbe. /Pesëqint vjetë ku qe?/- I kishnë vënë perdè./ (e kishin lënë në errësirë) – Kush e qirti shiqarè?/ – Ai plaku halleve./ patërjoti Smail Be;/ me gazeta nënë dhe,/ me shokë nja dy a tre./ Mëretit vajte i the,/ Dua sha përmi ylqe,/ do të hap një mod’ të re;/ do vë lule një bahçe!- unë të sho’ se ç’mëndje ke,/ po, sa të mund, do të çkre”. Xha Selimi është lindur rreth vitit 1886 në një familje të varfër, kështu që mund të justifikohen turqizmat në vargjet e kënduara apo të hequra valle aty për aty nga ai, si t’i vinte situata, ç’i kërkonin e ç’ pëlqenin njerëzit që e rrethonin në atë kohë në lagje, në mëhallë, në fshat, në miqësi, në luftë. Kënga e dytë është me 19 vargje: “Smail Beu i varfëri/ s’desh çifliqe, pasuri,/gjezdis me libra në gji,/ lufton kundraj me Turqi:/ – Ku jam, se dua të di,/shqipëtar a turçelli?/ E dua, se kam të drejtë,/ nga Parizi pse më çkretë?-/ Gjezdisi det e steretë/ me ca libra të mëshetë,/ nga Skënderbeu kish gjetë./ Nëntëqintedymbëdhjetë/ flamurë në Vlor’ e ngretë./ Foli Smail Beu vetë:/ -Ka qën’ i bllokuar gjetkë,/ ky është flamuri ynë!/ bëjnë ca sikur s’e njinë/ Esat Pasha me Myftinë,/ Kosovën në bot’ e shinë.- Më tej, vetëm me 10 vargje, përsëri xha Selimi këndon, duke i mëshuar dëshirës madhore të Plakut të Bardhë: përparimin e shqiptarëve nëpërmjet mësimit të gjuhës shqipe, me shkollim e diturim për ta bërë Shqipërinë “ lule mes shoqeve: “Shqipëri, lule burbuqe,/ ke qënë në mes të ujqe,/ në mbëretërinë turke,/ pesëqint e ca vjet mbushe,/ tinë shqip e ata turçe./ Qysh u ndave, u çkëpute?/ Kërkon Qemali hudute./ Libra, propagandë fute,/ nëpër shkolla, nëpër burqe,/ qirte Flamurin në dukje”. (Rapsodë popullorë. Selim Hasani: 1966) 10 ).
Ciklin e këngëve të të periudhës së shtetit të pavarur shqiptar e pasuron më tej botimi “Epika Historike, vëllimi 3”, realizuar nga Akademia e Shkencave, Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë. Vepra e Ismail Qemalit për bashkimin një nga një të viseve të ndryshme të vendit regjistrohet dhe jepet në 13 këngë të tjera, të sistemuara sipas kriterit kronologjik. Shpallja e Pavarësisë, figura të veçanta si Ismail Qemali e Isa Boletini kanë prirjen të këndohen në përmasa gjithëkombëtare dhe fillojnë të futen me një perspektivë gjithmonë e më të gjerë në fondet poetike gjithëkombëtare, për shkak të peshës specifike të ngjarjes dhe gjesteve të heronjve, për rolin e veçantë në forcimin e ndërgjegjes kombëtare popullore etj., të cilat natyrshëm rrisin dhe potencialin artistik të këtyre krijimeve folklorike të karakterit epik. Kronika poetike e ngjarjes ja si vjen në një variant të Smokthinës – Vlorë: “Shqipëri, moj, shkëmb e gurë,/ Shqipëri, moj, Shqipëri! (përsëritet pas çdo vargu)/ Vrite, prite për flamur,/ Bota hiq e tinë vur,/ Evropa lësho e zur!” vetëm në 5 vargje shprehet vendosmëria e popullit tonë në luftrat shekullore për çlirimin e tij kombëtar. Ja si i këndohet nga treva e Dukatit Simbolit tonë: “O Flamur i Shqipërisë,/ O Flamuri kuq e zi,/ Rrugës tënde legjendare,/ Seç shkrove një histori./ Pesë shekuj ti qëndrove/ I fshehur brenda në gji,/ Të ngriti Smail Qemali,/ Bashkë me shokët e tij. Me Shpalljen e Pavarësisë mbyllet epoka e sundimit të huaj, epoka e errësirrës mesjetare dhe e robërisë së urryer, me kurorëzimin e luftës heroike të të parëve tanë, me shkëlqimin legjendar të Gjergj Kastriot- Skënderbeut, me “treqind kryengritje në katërqind vjet” për liri e pavarësi. Mozaiku i këngës zbukurohet me një variant nga Bregdeti, pikërisht nga Qeparoi i kapedanëve: U ngre Flamuri në Vlorë,/ Fol, Ismail Vlora, folë!/ Gjithë Evropa ta dëgjojë,/ Se shqiptarët u mbëlodhë,/ Karar dhanë në një gojë,/ Që më vete të qëndrojnë,/ Gjithë ç’janë shqipëtarë,/Jan’ vëllezër të pandarë,/ Siç ishin me Skënderbenë,/ Kur e tundën gjithë dhenë. Me një gdhendje mjeshtërore na e sjell portetin e Plakut të Flamurit kënga e Tërbaçit: “Ç’të them për Smail Qemalë,/ Trimin me shokët e rrallë,/ si mali me bor’ të bardhë,/ në at’ luftën me Ballkan,/ bashkë me shokët asllan’,/ E ndau Shqipen mënjanë./ O Malo ballëkurorë,/ të mbeti shkaba në dorë,/ Që kur e ngrite në Vlorë./ O Malo, o diplomat,/ Shkrove histori të artë!” Pa shumë shkollë ishin krijuesit popullorë në atë kohë kur ka lindur e është përhapur kënga, por intuita, zgjuarsia popullore diti t’i nuhasë zhvillimet e kohës dhe personazhet historikë, t’i përpunonte shpejtësisht në “laborator” dhe ta qepte këngën në vend, e cila ngjitej e qarkullonte, se pëlqehej. Ja një tjetër këngë nga Vërmiku: “Smail Qemali me halle,/ O Smail, o trim,/ Trim, o more trim (v.2-3 përsëriten pas çdo vargu si refren)./ Bëre punën më të madhe,/ Me flamurin kuqe alle,/ Që ngrite male më male,/ Shqipërinë na e ngjalle”. Nga Velça-Vlorë na vjen ky variant që pëlqehet dhe në trevat përqark: “Tundu, tundu, o Flamur,/ Marshalla, ç’lëshoke nur, /Përmbi shkëmb e përmbi gur! /Smaili të vuri vulë! /Aferim, o Smail Be,/ Evropës rrotull i rè,/ Flamurin në Vlor’ ngulè/ Smail Be, o diplomat/ Na e ngrite kokën lart!” Një njësi folklorike shumë interesante na e dhuron treva e Dibrës: “ Nëpër fusha, nëpër male,/ Vrapon poplli tuj kcye valle;/ Nalt e ngritëm njat Flamur,/ Mi çdo shkam e mi çdo gur;/ Njat Flamur me shqipe mali,/ Na e kish çu Smail Qemali./ Kur Flamurin nalt e ngritëm/ Krisën pushkët, të gjith’ britën:/ Rroft’ Flamuri, rroft’ Shqipnia,/ Anekan sod shndrit Liria! Bën aluzion kjo këngë për vendimin e Kuvendit Kombëtar për Shpalljen e Pavarësisë (28 nëntor 1912). Ismail Qemal Vlora si kryetar i Kuvendit Kombëtar, shpalljen e Pavarësisë ua njoftoi gjithë krahinave të atdheut. Kjo këngë shpreh edhe entuziazmin e përgjithshëm me të cilin e priti populli i Dibrës, vendimin e Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare. Mund të kumtonin shumë se këngët e popullit për Pavarësinë rrjedhin si lumë, por dëshirojmë ta finalizojmë me një këngë të veçantë nga Vranishti i Vlorës, mbledhur e regjistruar në vitin 1960. Kënga është ngritur nga Qerim Tartari (dhe këtë e kemi verifikuar nga tre burime) më 1913, kur Konferenca e Ambasadorëve, duke caktuar kufijtë e Atdheut tonë padrejtësisht, la jashtë tyre Kosovën : “Ç’ësht’këjo që na ka ngjarë/ Nënë Shqipëri? (përsëritet pas çdo vargu)/ Dhe malet në hall kan’rarë,/ Se u prem’ e se u vramë,/ Për liri, për trojet tanë./ Të mëdhenjt’ (e ka fjalën për Fuqitë e Mëdha) paçin belanë,/ Që e trazuan dynjanë,/ Mëmëdhen’ më dysh na ndanë,/ Kosovën jasht’ na e lanë./ Po ne jemi shqipëtarë,/ Nga një nënë e nga një babë./ Kemi një Flamur e Shkabë,/ Jemi betuar ta mbamë!” (Epika historike, 3:1990) 2).

PËRFUNDIME

Qëllimi kryesor i këtij punimi ishte të nxirrte në pah botimet serioze nga krijimi folklorik për Pavarësinë e Shqipërisë, që daton më herët, që ka një vendlindje e një datëlindje si fillesë krijuese individuale (apo dhe kur lundron nëpër anonimat), sepse plotëson kriteret e sigurimit të statusit që ka folklori si një lloj i veçantë e specifik artistik; që shndërrohet në krijimtari folklorike, sepse ka hyrë në qarkullimin folklorik të bashkësive të caktuara, të cilat dhe i cituam.
Njohja me këto fillesa folklorike të botuara mendojmë se përbën një tregues të mirë për të ditur se kush janë vërtetësisht botimet emblematike nga institucioni kompetent për Pavarësinë në peridhën e parë të mundshme kohore, që kemi gjetur nga veprimtaria botuese e institutit tonë.
Edhe pse janë këngë të epikës historike, nga kërkimet dhe vëzhgimet e bëra në terren, kemi vërejtur se ato bëjnë jetë aktive (kuptohet që nuk mund të jenë sot në krye të listimit të këngëve) natyrshëm, se pëlqehen e qarkullojnë, sidomos në Vlorë, ku u realizua dhe vepra e madhe kombëtare, apo në krahinën etnografike të Labërisë, ku kemi bërë ekspedita vetiake e studime.

REKOMANDIME
Stihia e botimeve folklorizante na kushtëzon që të qartësojmë veten së pari, miqtë studiues e komunitetin që këngët e atdheut janë ilaç dhe shërim, siç thotë Mjeshtri i Madh Lefter Çipa për këtë fakt: Këto janë botimet e para të mundshme, që gjetëm deri më sot dhe po i evidentojmë. Janë të besueshme si të tilla, sepse librat e botuar shënojnë vendin e vitin e botimit, folkloristët që janë marrë me përgatitjen për botim dhe botimin e njësive foklorike në libër, sipas kritereve përkatëse shkencore, si dhe institucionin që i ka miratuar këto botime. Ky fakt është i verifikueshëm me paraqitjen konkrete të librave që cituam më lart dhe mbyll shtegun e abuzimeve të botimeve pirateske dhe pamundësisht të verifikueshme, që, si rrjedhojë e “folkorit totalitar” (THIESE) 12), thatësira vargëzuese “kërryer” në vitin 1989, psh., na i paraqesin sikur janë botuar më 1923.
Këngë të tjera shumë të bukura për “Plakun e Pavdekshëm të Pavarësisë Shqipëtare” (Fetiu) 3) janë krijuar në rrjedhat e kohës dhe janë botuar nëpër almanakë folklorikë etj.; po ashtu janë botuar më vonë edhe studime e monografi, por objekt i kësaj kumtese ishin vetëm fillimet e këtyre botimeve folkorike.
Gjithashtu, kjo temë në të ardhmen mund të përfshihet në një studim më të gjerë, më gjithëpërfshirës, me shtrirje gjeografike në gjithë trevat ndërshqiptare, me më shumë gjetje origjinale, larg sforcimeve e deformimeve folklorizante, të cilat vdesin akoma palindur.
BIBLIOGRAFIA
1- DIBRA, Miaser: Metafora në këngët popullore shqiptare; Tiranë: Akademia e Shencave, 2007, f. 266.
2- EPIKA HISTORIKE, 3; Përg. nga Qemal Haxhihasani dhe Miranda Dule (Botim i Akademisë së Shkencave të RPSSH, Instituti i Kulturës Popullore), Tiranë, 1990, f. 33-46.
3- FETIU, Sadri: Folkloristikë; Prishtinë: Instituti Albanologjik, 2009, f. 63.
4- FJALOR ENCIKLOPEDIK SHQIPTAR: Tiranë; Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2009, f. 2560.
5- GAÇE, Bardhosh: Etnologjia dhe folkori shqiptar; [Fier], Ymeraj, 2016, f. 284.
6- GAÇE, Bardhosh: Flamuri dhe Ismail Qemali në këngë e rrëfime popullore; Tiranë, Toena, 1997, 376 f.
7- KAMSI, Gjon (“Ora e Maleve”, vj.1, nr. 32, me 10 Nanduer 1923); shih: Shkrimtarët Shqiptarë, pjesa II. Prej Lidhjes së Prizrenit deri më sot. Punue nën kujdesin e Ernest Koliqit nga Karl Gurakuqi: Tiranë: Gurakuqi, 1941-xix, f. 261-262.
8, 8.1, 8.2- KËNGË POPULLORE HISTORIKE, zgjedhur e pajisur me shënime nga Qemal Haxhihasani nën kujdesin e Zihni Sakos. Tiranë, Instituti i Shkencave, 1956, f. 248-249.
9- LUARASI, Skënder: Fjala shqipe; Tiranë, Naim Frashëri, 1961, f. 55.
10- RAPSODË POPULLORË. SELIM HASANI; Tiranë: Instituti i Folklorit, 1966, f. 11-12.
11- SALLEO, Ferdinando: Shqipëria: gjashtë muaj mbretëri; Përkth. Virgjil Muçi; Tiranë: Shtëpia e Librit dhe e Komunikimit, 2001, f. 40.
12- THIESSE, Anne- Marie: Krijimi i identiteteve kombëtare: Europa e shekujve XVIII-XX: Përkth. nga frëngjishja Etleva Shiroka; Pejë: Dukagjini, 2004, f. 332.
13- XHAGOLLI, Agron: Etnologjia dhe folklori shqiptar; Vlorë: Triptik, 2007, f. 247.
14- XHAGOLLI, Agron: Përkushtimi ndaj botimit të vlerave folklorike; shih: Qemal Haxhihasani folklorist dhe mësues i rrallë (përmbledhje artikujsh të kolegëve) [Tiranë]; [2010], f. 141.
*) Master i Shkencave për Etnologji dhe Folklor,
Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë.

Përgjegjës i Bibliotekës Shkencore “Nermin Vlora Falaschi”,
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, Albania.

Gëzuar Ditëlindjen, Djal’ i Vlorës, Piktori i Popullit Skënder Kamberi – Nga Vilhelme Vranari Haxhiraj

 

Gëzuar Ditëlindjen, Djal’ i Vlorës, Piktori i Popullit, i cili lindi, u rrit dhe u bë  Personalitet i artit, në Rrugicën e Lagjes së Re, pranë Spitalit Rajonal, Vlorë. Aty në atë lagje , në rrugën “Drashovica” Ai eci zbathur, luajti me cingël(tragaç) apo me top lecke, kurse sot i fama e tij i ka kaluar kufijtë e atdheut.

Skënder Kamberi, shoku im i fëmijërisë, të uroj jetë  të gjatë dhe sa më shumë Tituj Elitarë!

Shoku yt i rrugës që nxori shumë personalitete në  fusha të ndryshme! Respekte! Fitim Haxhiraj.

 

Pak fjalë për Skënder Kamberin…

  Skënder Kamberi (1939) në Vlorë. Piktor  i  Popullit. Piktori Skënder Kamberi, është një nga piktorët shqiptarë më të rëndësishëm të shekullit XX. Galeria Kombëtare e Arteve në Arkivin e saj mban disa punime të Skënder Kamberit, arti i të cilit kapërceu kufijtë shtetërorë. Ka hapur një sërë ekspozitash, në Tiranë,  Kajro,  Paris, Angli,  Stamboll,  Itali,  Athinë  etj… Skënder Kamberi, Piktori iPopullit, i cili bashkë me piktorët etjerë të qytetit, formuan atë që quhet “Shkolla e Vlorës”, që bën fjalë për pikturën.  

        Skënderi ka kryer Liceun Artistik “Jordan Misja”,  më pas Akademinë e Arteve të Bukura në degën e Pikturës më, 1965.

Skënder Kamberi lindi nëVlorë më, 2 shkurt,1939, ku kreu arsimin fillor dhe tetëvjçar.Ai ka lindur në prag të Luftës së Dytë Botërore, në kushte të vështira për rritjen dhe edukimin. Artisti kreu në Tiranë Liceun Artistik “Jordan Misja”, (1955-1960). Në diplomimin e liceut u paraqit me temën “Punëtorët e ndërtimit”,(punim në vaj mbi kanavacë,110 x 90 cm). Pedagogët kryesorë të tij ishin: Nexhmedin Zajmi, Sadik Kaceli, Kel Kodheli dhe Guri Madhi.

Pas liceut kreu Institutin e Lartë të Arteve, në Tiranë, në degën e pikturës(1960-1965). Pedagogët kryesorë ishin: Danish Jukniu dhe Vilson Kilica. Tema e diplomës “Leximi i shtypit”. Pas diplomimit filloi rrugën artistike në qytetin e lindjes. Kamberi gjatë studimeve në Institutin e Arteve Figurative, ishte një student i veçantë, i talentuar dhe i pasionuar në ateljen e piktorëve të njohur Danish Jukniu dhe Vilson Kilica. Pasi realizoi tablotë e para kompozicionale, me temë nga lufta Nac-Çl, si dhe ngjarjet historike, Skënder Kamberi në vitet’70-’80, të shekullit XX-të, u evidentua si një piktor që po sillte risi në pikturën shqiptare, madje dhe brenda rregullave të rrepta e të ngurta të realizmit socialist. Në vitin e dytë të studimeve në kursin e tyre iu bashkëngjitën dhe studentët që i kishin ndërprerë  studimet në Lenigrad (ish BRSS) dhe Pragë (ish Çekosllovaki): Llambi Blido, Kujtim Buza, Andon Lakuriqi e Bajram Mata, të cilët vinin nga Leningradi dhe Llazar Myzeqari nga Praga.
Nga krijimet e Skënderit, me tema nga përditësia, do të veçoja pikturën, “Buka e duarve tona” .

    Një vëzhgues i hollë, vë re se, ai di të pasqyrojë pikturën e tij dhe karakterin e tij përmes punës. Ai është tepër impulsiv, është i gjallë, krijon dhe prish simetrira, krijon apo prish harmonira, në  jetë,  në sjellje, gjë që pasqyrohet edhe në krijimtari.
Po të shohësh krijimtarinë e tij, është vallja e ngjyrave, krijimi i harmonive dhe pastaj i dizarmonive dhe të gjitha këto krijojnë një harmoni.Skënderi është i lidhur krejtësisht me botën që na rrethon, me sendet, me botën e gjallë dhe të vdekur, me natyrën dhe me shoqërinë, ndaj përpiqet me çdo kusht që të bindë këdo se në vepprën e tij ka krijuar një harmoni…
   Kritika e Artit shprehet për S. Kamberin: “…Piktura e Skënder Kamberit është vepruese, reaguese dhe jo pozante, ajo këndon dhe qan, sipas rastit, të armatos me dashuri apo urrejtje, të ngrohë me ngjyrat e saj: okër, kafe, të kuqe…të freskon me të bardhën, të flladit me lirizëm, me bukurinë dhe freskinë vashës që e përkëdhel flladi. Ajo duket sikur ecën me ritmin e kohës, ngjet si një valle, ku harmonizohen lëvizje dhe shpërndarje të motivuara në bardh’ e zi. Piktori luan  muzikë me ngjyrat, piktura tij shpreh psikologji të thellë dhe konceptim të saktë anatomik. Nga tabloja në tablo, nga portreti në portret, nga peizazhi në peizazh, po edhe me vetë elementët përbërës të të njëjtit punim, piktura e tij të befason dhe të vë para të papriturash…”

Buka e duarve tona

 

Krijimtaria e tij është pasqyruar pothuajse në të gjithë vendin, nëpër institucionet, si: Galeria Kombëtare , nëpër Muze brenda dhe jashtë Shqipërisë, gjithashtu, edhe në ruajtje të koleksionistëve në Shqipëri. Galeria Kombëtare ka 41 punime të tij me dimensione të mëdha dhe me tematik patriotike dhe lirike. “Në GKA ndodhet, edhe këndi im personal;”- shprehet Piktori i Popullit. Veprat e tij ndodhen gjithashtu në Galerin’ e Vlorës mbi 38 pune, në Galerin’ e Gjirokastrës, të Fierit, të Tepelenës, në Milano, Komo të Italisë, në koleksione private që  përbëjnë  rreth 1000 vepra. Vepra të  tjera janë pejsazhe, kompozime historike, lirike që posedojnë mbi një mijë vepra të tjera.Ka hapur ekspozita në Leçe të Italisë, në sallat e Blu Aria, në Strasburg, në FrancëBerlin, Greqi si dhe në Turqi, (Ankara, Stamboll dhe Izmir.) Ka shoqëruar ekspozitën e Galerisë Kombëtare në Kinë (Pekin), ku ka prezantuar kompozimin “Nëndetëset kthehen në bazë”. Skënderi ka hapur shumë ekspozita personale në qytetet e vendit si;shumë herë në Vlorë te shtëpia e Ismail bej Vlorës (dikur Shtëpia e Kulturës), Tiranë, në Muzeun Historik, Lushnjë, Fier, Gjirokastër, Dropull etj.

Personaliteti, talenti dhe karakteri i tij i drejtpërdrejtë, u bë qendër e artit dhe e kulturës për Vlorën dhe në të njëjtën kohë rreth tij, rreth Skënder Kamberit u mblodhën artistët më të talentuar dhe talentet e reja që gjetën përkrahje te Skënder Kamberi…Vetëm një talent i vërtetë, një artist në kuptimin e vërtetë të fjalës, mund të ndikojë fuqishëm në botën e artit.

Piktori Skënder Kamberi ka universin e vet, mban vulën e personalitetit të tij që nga skica e thjeshtë,tek akuarelet dhe deri tek punimet me ngjyra vaji. Është ndër të paktët, për të mos thënë, i vetmi artist që zotëron tipare tepër të veçanta, tepër të rëndësishëm prej piktori dhe që i arriti në kushte të vështira, arriti të krijonte një art kaq cilësor. Për këtë arsye mendoj se, Skënder Kamberi është një artist kompleks e cilësor i brezit të tij dhe një ndër artistët më të rëndësishëm të artit shqiptar të  shek.XX…
Që të flasësh për Skënderin, duhet të kthehesh pas në vite, pikërisht në Liceun Artistik të viteve 1956. Kur të tjerët luanin futboll apo basketboll, Skënderin e gjeje të përkulur mbi tellajo, me penel në dorë. Siç ka qenë, ashtu vazhdon të jetë, një tip ekspresiv, kokëfortë dhe kërkues tek e sheh kur pikturon me të verdhë, blu dhe të zezë.Me punë këmbëngulëse e me vullnet të jashtëzakonshëm, Skënderi duke kaluar nga viti në vit , nga një nivel arsimimi në një tjetër, bëhej më kërkues ndaj vetes. Në Akdeminë e Arteve përpjekjet e tij filluan të marrin formë gjithnjë e më të qartë. Por në radhë të parë, atë e preokuponte ngjyra, mbasi ajo është padyshim një nga elementët më të rëndësishëm në pikturën e tij. Po të shohim pikturën që bëhej në ato vite, menjëherë ndjen ndryshimin në kërkesat e tij. Ka shumë arsye dhe faktorë që kanë ndikuar në artin e tij. Por natyra prrallore e vendlindjes, deti i kaltër, dielli, peizazhi i mbytur në dritë, ullinjtë e argjendë, këtu duhet të kërkojmë zanafillën e pasionit të tij për ngjyrën, e cila me kalimin e kohës, do të manifestohet dukshëm në veprat e tij. Por Skënderi ishte i shqtësuar për temetikën e diktuar. Po të vështrosh veprat e kohës së diktaturës, për askënd nuk është e vështirë që të dallojë, se piktura ishte sa e ideologjizuar dhe po aq skematike.
Si gjithë të tjerët, edhe vepra e Skënder Kamberit nuk i ka shpëtuar plotësisht ideologjisë, por gjithsesi në punimet e tij ndihet një frymëmarrje tjetër, një përpjekje për ta minimizuar atë dhe për ta bërë sa më pak të pranishme në tablo. Në ato vite me punën e tij dhe të një grupi piktorësh vlonjatë, u krijua një grupim artistësh që në opinionin artistik të kohës, dalëngadalë mori emrin “Piktorët e Vlorës”, kurse nga të tjerët, “Shkolla e Vlorës” e cila në qëndër të saj kishte Skënder Kamberin, Nestor Jonuzin, etje… Ai u bë ideatori dhe drejtuesi i shkollës së pikturës vlonjate, ku përfshihen Agron Dine, Agim Sulaj, Sabaudin Xhaferi, Petrit Ceno, Rakip Shabani, Zihni Veshi etje…Nga  ky grupim artistësh vërejmë një përpjekje për të vlerësuar dhe evidentuar ngjyrën, për ta bërë të pranishme në tablotë e tyre. Punimet e Skënderit e shprehin qartë dhe janë shëmbulli më i mirë për të treguar këto përpjekje, të cilat nuk u arritën lehtë…Skënder Kamberi është një artist kërkues, i palodhur, i cili tashmë ka krijuar individualitetin e tij krijues dhe vlerat që ai ka sjellë në artin shqiptar janë evidente. Ai i dha pikturës kohën dhe mëndjen e tij. “Padyshim ai mbetet ndër ata artistë të rëndësishëm të brezit të tij dhe për mendimin  tim një ndër më të talentuarit…”-ka thënëAlush Shima – piktor, ish drejtor i GKA, Tiranë në vitet 1994 -1998(fjala e mbajtur në përurimin e ekspozitës vetjake të piktorit Skënder Kamberi më, 4 mars, 1996.)

 

Urimet më të mira !

Vilhelme Vrana Haxhiraj

Më 29 janar 1888 u nda nga jeta Edward Lear, autor i “Ditarët e një peizazhisti në Shqipëri”, piktor, poet dhe udhëpërshkrues anglez

Eduard Lir dhe peizazhi nga Shqipëria: The falls of Kalama

Edward Lear (Eduard Lir) lindi më 12 maj 1812 – 29 janar 1888, ai lindi në Highgate Londër dhe ishte fëmija e 20-të i një agjenti burse[1], vdiq në San Remo, ishte piktor, poet dhe udhëpërshkrues anglez nga Britania e Madhe.

Edward Lear artist, ilustrues, autor, poet, piktor i punësuar për të udhëtuar e vizatuar zogj e kafshë, peisazhe, njerëz e veshje, shtëpi, kështjella në rajonin e Mesdheut; si fushë veprimi Lear zgjodhi Shqipërinë e Greqinë, dhe të gjitha i përfshiu në librat e tij. Lear ishte i njohur si autor me pseudonimin më të gjatë; Prizzikalo Kattefello Ablegorabalus Ableborinto (akush nuk mund të thotë se nga u nis Edward për krijimin e shprehjeve të tilla që tingëllojnë paksa ballkanikë. Edward Lear lindi në një fshat afër Londrës në vitin 1812, i 20-i mes 21 vëllezërve e motrave. Endërra e ti ishte ilustrumi i një libri me poezi nga “poeti laureat i Anglisë dhe Irlandës”, Alfred Tennyson. Gjatë viteve të fundit të jetës, Lear u vendos në një fshat afër Sanremos, Itali, ku edhe vdiq më 1888. Në pllakën e varrit të tij janë gdhendur disa vargje rreth malit Tomor, që Alfred Tennyson i shkroi kur lexoi librin e Learit Mbi udhëtimet në Greqi e Shqipëri.
To E.L. (Edward Lear)
“Tomohrit, Athos, all things fair.
With such a pencil, such a pen.
You shadow forth to distant men,
I read and felt that I was there”. (Tennyson)
***

(shqipërim)
Për E.L. (Edward Lear)
“Tomor, Athos, gjithçka bukur
Me një laps e me një penë
Pranë njerëzve nga larg i solle,
I lexova dhe ndjeva se atje isha.”

Jeta

I refuzuar nga e ëma, ai u rrit nga motra e vet Ann, që ishte 21 vjet më e madhe. Ai vuante nga epilepsia, të cilën Lear e quante “Djalli” dhe, që 6 vjeç, ishte i prirë për ndryshime të befta humori si dhe periudha depresioni që i quante “të frikshme”. I edukuar nga motrat Ann dhe Sara, dha shenja për prirje artistike që në moshë të re. Për shkak të dështimit të të atit në karrierë dhe pamundësisë së këtij për të mbajtur familjen Lear u detyrua të fitonte mjetet e jetesës që nga mesi i vitit 1820.

Në 1848 Lear-i nisi një udhëtim përmes Greqisë për në Stamboll. Udhëtimi i tij morri një kthesë të papritur, kur ambasadori britanik në kryeqytetin osman arriti t’i siguronte dokumentet për të vazhduar përmes zonave të perandorisë që konsideroheshin “të egra”. Duke marrë rrugën përmes Selanikut dhe Manastirit, ai udhëtoi në Ohër, Strugë, Elbasan, Tiranë, Krujë, Lezhë dhe Shkodër. Pas disa ditësh u kthye në Tiranë dhe vazhdoi drejt jugut në Kavajë, Berat, Ardenicë, Apoloni, Vlorë, bregdetin e Himarës, Tepelenë, Gjirokastër dhe më tej në Janinë. Shumë nga peizazhet dhe skicat që bëri gjatë udhëtimit regjistrojnë një dokumentim të përpiktë të Shqipërisë së mesit të shekullit XIX. Pas kthimit në Angli ai botoi “Ditarët e një peizazhisti në Shqipëri” (1851) Lear-i ishte tepër entuziast për peizazhet e jashtëzakonshme dhe kishte një sy e vesh të mprehtë për çka shihte e dëgjonte në udhëtimet e tij. Talenti origjinal si peizazhist, gjallëria e përshkrimeve në librat e udhëtimit dhe korrespondenca e këndshme e bënë Lear-in një nga udhëtarët më të dashur të shekullit XIX[1] .

Veprimtaria e tij

Eduardi krijoj vepra madhore ndër të cilat edhe mbi 100 peisazhe mbi Shqipërinë. Shumica e këtyre peisazheve janë akuarele dhe litografi. Këto punime janë botuar në shekullin e kaluar nën titullin Edward Lear in Greece (Eduard Lir në Greqi). Ndërsa nga fundi i shekullit përshkrimet e bëra nga Eduardi nëpër Shqipëri janë botuar në një përmbledhje nën titullin Edward Lear in Allbania: Journalls off a Landscape Painter in Albania and Illyria (Eduard Lir në Shqipëri: ditari i një piktori pejzazhist në Shqipëri dhe Iliri). Po kjo vepër është përkthyer në gjuhen shqipe nga majlinda Nishku.[2]

  • Fragmenti që vijon është një përshkrim i Shqipërisë nga Lear në “Ditarët e një peizazhisti në Greqi dhe Shqipëri”, 1848:
“Për turistin e pamësuar Shqipëria është një rebus nga më të ngatërruarit. Çfarëdo që ai ka mësuar për emërtimet e vjetra Epir, Molosët, Tesprotët etj. kalaqafet dhe ngatërrohet nga emrat e njësive administrative turke dhe pashallëqet; për më tepër, si kërcu përmbi samar, turistin e shkretë e hutojnë edhe më keq një takëm emrash autoktonë si Çamëria, Dibra etj. Dhe sapo ai nis të kuptojë potpurinë laramane që banon këto provinca – grekë, sllavë, shqiptarë, bullgarë ose vllahë, përsëri pëson një trullosje nga një listë tjetër nënndarjesh, lebër, mirditorë, himarjotë dhe toskë. Raca, fe dhe emërtime kombëtare duken të përcaktuara kaq keq ose kaq të kokolepsura, sa në fund turisti do të dorëzohej i dëshpëruar nga ky studim shastisës, nëse nuk do i vinin në ndihmë shumë libra të shkëlqyer që janë botuar lidhur me këtë temë.”[1]

Tituj të veprave

  1. The Book of Nonsense – Në internet pranë Projektit “Gutenberg” (anglisht)
  2. A Book of Nonsense (anglisht)
  3. Laughable Lyrics (anglisht)
  4. More Nonsense (anglisht)
  5. Nonsense Books (anglisht)
  6. Nonsense Drolleries
    1. The Owl & The Pussy-Cat—The Duck & The Kangaroo. (anglisht)
  7. Nonsense Songs (anglisht)
  8. The Owl and the Pussycat (anglisht)

Burimi i të dhënave

  1. ^ a b c Gjirokastra
  2. ^ Robert Elsie, Të reja nga fusha e albanologjisë. Të reja nga fusha e albanologjisë. in: BOKSHI Besim, BASHA Eqrem, KRAJA Mehmet (ed.). Studime filologjike shqiptare: konferencë shkencore, 21-22 nëntor 2007 (Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës / Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Prishtina 2008), p. 97-100.

DY AKUARELE NGA HELIDON HALITI DHE DY POEZI NGA FASLLI HALITI

Helidon h.

 

 

 

FASLLI HALITI

 

 

PRANVERË

 

 

Sythi shkrin dëborën me zjarrin  e lules

lulja pohon Pranverën,

Lidh frutin

dhe bie me nderim

 

Toka e pret krahapur me nderim…

 

1984

 

helidon h

 

 

 

FASLLI HALITI

 

 

TESTAMENTI

 

Mos thoni për mua

Atë ditë…:

Ai u shua,

U fik,

Sepse unë i shuar, i fikur isha…

 

Se mos më lanë ata mua të ndizesha!

 

 

Gusht 2014

Violinisti i shquar Florian Vlashi shpreh dhimbjen për Kozma Larën dhe plejadën e gjithë Artistëve që kanë ikur duke na lënë Artin e madh si tatuazh !

Violinisti i shquar Florian Vlashi prej dhimbjen për largimin nga kjo jetë të kompozitorit të njohur shqiptar Kozma Lara. ja si shprehet Florian Vlashi në rrejtin social:

“Më hidhëroi shumë vdekja e profesor Kozma Larës.

Brezi i ndritur i muzikës shqiptare po largohet pak nga pak në një “diminuendo” pa “rallentando”.

Mora sot partiturën e tij nga një dosje e vjetër ku ishte bashkë me veprën e Feim Ibrahimit.

Të dyja titullohen “Scherzo”.

Po qeshin me ne më duket? Pse jo? Kanë të drejtë. Ata, bashkë me shumë emra të ndritur, e kryen detyrën e tyre, e krijuan korpusin sonor shqiptar në kohën më të veshtirë për artin.

Po ne?

Në këtë të ashtuquarturën liri plot “panem et circenses” (bukë e cirk) shpesh harrojmë se ka një dallim të madh nga “të luash veprën e tyre” apo “të luash me veprën e tyre”.

Ky korpus është për ne orientimi më i mirë për të mos humbur në kaosin e përditshëm që ngjason me një pikturë abstrakte.

Partitura e Kozma Larës është me shënimet e tij dhe të profesor Ibrahim Madhit nga koha kur unë përgatitja premierën e saj në koncertet e majit. Janë shënime me laps të kuq dhe lapsat e kuq nuk kanë gomë. Ato shenja nuk prishen. Nuk ndërrohen. Nuk shuhen. Janë tatuazhet tona.”

Fotografia e Florian Vlashi

Forcat e Armatosura Gjermane shënojnë ceremoninë tradicionale të Vitit të Ri, pianistja e shquar nga Kosova Lule Elezi interpretoi para 700 vetave

Jo vetëm ushtarakët ishin pjesë e kësaj audience të madhe që numëronte mbi 700 persona. Ky koncert i Lule Elezit është përcjellë nga afër edhe nga personalitete të ndryshme nga fusha e politikës, ekonomisë, kulturës, administratës dhe Forcave të Armatosura Gjermane nga Berlini dhe shteti federal Brandenburg.

E veshur me një fustan të zi, me një elegancë të hollë  prej një pianiste të shquar, kosovarja Lule Elezi ka performuar në piano me rastin e ceremonisë tradicionale të Vitit të Ri të Forcave të Armatosura Gjermane, komandantët e Forcave Territoriale (komanda në Brandenburg) dhe Komanda e Përbashkët e Forcave të Armatosura Gjermane në Postdam , e cila ishte e ftuar për të shënuar këtë koncert madhështor, shkruan KultPlus.

Jo vetëm ushtarakët ishin pjesë e kësaj audience të madhe që numëronte mbi 700 persona në sallën Nikolaisaal të Potsdam . Ky koncert i Lule Elezit është përcjellë nga afër edhe nga personalitete të ndryshme nga fusha e politikës, ekonomisë, kulturës, administratës dhe Forcave të Armatosura Gjermane nga Berlini dhe shteti federal Brandenburg.

Me tingujt e veprave të Frederik Shopen, Lule Elezi ka magjepsë audiencën gjermane me programin e saj nga krijimtaria e Shopenit, e cila në këtë koncert është përcjellë edhe nga 25 atashe ushtarak të dërguar nga shtetet respektive, nga ambasadorë të shumtë të akredituar në Gjermani, si dhe ambasadorja kosovare Mimoza Ahmetaj, që aktualisht është shefe e misionit të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Strasburg.

“Ishte një koncert madhështor, të përcillet interpretimi im nga njerëzit më me ndikim në këtë pjesë të Gjermanisë, dhe nga një masë kaq e madhe, me të vërtetë është emocion që nuk harrohet. Intepretimi im u prit jashtëzakonisht mirë”, ka thënë Elezi për KultPlus, e cila ka treguar se pikërisht nga ky koncert kanë pasuar edhe disa oferta të tjera për bashkëpunime të radhës.

Performanca e shkëlqyeshme e pianistes Elezi u ndoq me kënaqësi nga audienca, që disa herë me ovacione dhe duartrokitje të gjata, dëshmoi profesionalizmin e këtij koncerti.

Pianistja Elezi do të ketë koncertin e radhës më 1 shkurt, në qytetin Ebersëalde, në veri të Berlinit./KultPlus.com

Lule Elezi me Lieutenant General Erich Pfeffer

Në fokusin e piktorit Avni Delvina: “Perandoria Europiane dhe Augusti i sotem”

Piktori i njohur Avni Delvina sjell një grafikë të re me titullin: 

“Perandoria Europiane dhe Augusti i sotem”

Fotografia e Avni Delvina

 

Albumi i Piktorit – AVNI DELVINA: Një grafikë në shenjë mirënjohje për shqiptarin dhe patriotin Ramush Haradinaj

VOAL – Piktori i shquar Avni Delvina ka publikuar portretin e Ramush Haradinajt, kryeministër i Kosovës, me shënimin e tij: “Nje grafike ne shenje mirnjohje per shqiptarin dhe patriotin Ramush Haradinaj”. Vetë shënimi flet qartë për vlerësimin ndaj figurës së liderit shqiptar si një Skënderbe i kohës.

LOVE & DREAMS – ekspozitë nga Gazmend Freitag

Ekspozitë

1. shkurt 2019, në orën 19.00

Ekspozita e Gazmend Freitag, me titullin „LOVE & DREAMS“ në galerinë ARTINNOVATION, Amraser Strasse 56, 6020 Innsbruck.

Ekspozita „LOVE & DREAMS“ prezanton vepra të frymëzuara nga personat, emocionet dhe momentet e të përditshmës.

Jeta e torturuar e autorit të Britmës Edward Munch

Jeta e një gjeniu: Mjerimi i Edward Munch: Piktori i “Britmës” ishte një depresiv i dehur, i fiksuar me seksin dhe vdekjen, që e urrente familjen e tij ‘të mallkuar’

Ndërsa fëmijëritë kalojnë, vitet e formimit të piktorit të ndjerë norvegjez Edward Munch duken totalisht të dëshpëruara.

Nëna e tij vdiq nga tuberkulozi kur ai ishte vetëm pesë vjeç. Motra e tij e preferuar, Johanne Sophie, vdiq (gjithashtu nga tuberkulozi) me moshën 15. Dhe motra e tij më e vogël, Laura, kaloi shumicën e jetës së saj në një institucion mendor.

Munch vetë ishte vazhdimisht i sëmurë dhe kaloi shumë dimra jashtë shkollës, i bindur (gabimisht, siç doli) se e gjithë familja e tij u prek nga një çmenduri gjenetike e trashëguar.

Ndërkohë, babai i tij, një doktor i përkushtuar I ushtrisë, devotshmëria e të cilit e mbante familjen në varfëri, i frikësonte Edward dhe vëllezërit e motrat e tij me tregime fantazmash të pabazuara gjëkundi dhe u thoshte se e ëma I vështronte nga qielli duke u pikëlluar për sjelljen e tyre të keqe.

“Babai im kishte një temperament nervor dhe ishte religjioz I fiksuar – deri në pikën e psikoneurozës,” shkroi Munch një herë. ‘Nga ai kam trashëguar fijet e çmendurisë. Engjëjt e frikës, të pikëllimit dhe të vdekjes qëndronin pranë meje që nga dita që kam lindur.” Nuk ka nevojë për një psikiatër për të parë pse puna e Munch, edhe pse është e shkëlqyer, është e pushtuar nga dëshpërimi dhe zemërimii në vend të diellit dhe luleve.

Por të gjithë kanë mënyrën e tyre të përballimit. Të ushqyer nga engjëjt e tij të frikës, përgjigja e Munchit për trajtimin e tij “dorërëndë” ishte ‘të shkruante jetën e tij’ dhe, në mënyrë obsesive dhe shprehëse të tregonte çdo gjë – fizike dhe psikologjike – që kishte përjetuar.

Kështu që çdo sëmundje, vdekje, zemërim, traumë, mjekim, stetoskop dhe kufoma që atij I panë sytë gjatë gati 80 viteve u rikrijua në kanavacë. Dhe çdo mashtrim, xhelozi dhe dashuri (kanë qenë të shumta) u regjistrua – deri në çdo vorbull të sfondit jeshil në sfond, ose çarçaft ë shpupurisur. Gjë që nënkupton se, kur vdiq në vitin 1944, ai i la qytetit të tij të lindjes, Oslos, një pasuri veprash arti të shumta, ende të paprezantuara për publikun.

Tani ekziston vetëm një pikturë nga Munch në Londër. Pra, sa e mrekullueshme është që dje, Muzeu Britanik njoftoi një ekspozitë të rëndësishme të Edward Munch, duke shfaqur më shumë se 80 pjesë të shkëlqyera të artit të tij.

Së bashku me gjurmë që variojnë nga ato të frikshmet deri tek erotiket shokuese, shfaqja e tij- e para që muzeu ia ka kushtuar Munch – përmban një version të rrallë bardhë e zi të litografisë së “The Scream”.

Vepra e tij më e famshme, tani një nga pikturat më të njohura dhe më të vlefshme në botë, u krijua në një nga momentet më të ulëta të jetës së Munch.

Artisti ishte një djalosh trokë në kulmin e një shpërthimi mendor kur, duke ecur me miqtë në Oslo një mbrëmje, ai ishte dëshmitar i ngjarjes që frymëzoi kryeveprën e tij të vitit 1893.

Ata ishin afër Ekeberg Hill-it, pranë azilit ku motra e tij ishte e burgosur dhe një shtëpi therjeje, ku britmat e kafshëve që vdesin përzjerë me thirrje të pacientëve të shqetësuar mendorë – kur, papritmas, ishte e tepërt për Munch, i cili ishte tashmë, ndjehej “në limite me natyrën” duke “ulëritur brenda trupit të tij” dhe duke “hequr dorë nga shpresa për të jetuar sërish”.

Ky ishte momenti.

‘Qielli u kthye si i kuq në gjak. Unë u ndala dhe u përkula kundër gardhit, duke ndjerë lodhjen e padurueshme, “shkroi ai.

‘Gjuhët e zjarrit dhe të gjakut u shtrinë përgjatë rrugës së zezë blu. Miqtë e mi vazhduan të ecnin, ndërsa unë mbeta prapa, duke u dridhur nga frika. Pastaj dëgjoja vrullin e madh dhe të pafund të natyrës.”

Dhe, me sa duket, nxitoi në shtëpi për ta hedhur atë në ditarin e tij para se t’i zhdukej nga mendja.

Më shumë se 125 vjet më vonë, portreti i Munch-it (ose, me shumë të ngjarë, autoportreti) i një figurë tip-kafke me një gojë me masë të llahtarshme që shpreh ankth dhe dëshpërim, mbetet kryevepër.

Ai krijoi pesë versione të imazhit – dy piktura, dy pastele dhe një litografi – gjatë një periudhe 27-vjeçare.

Një nga pikturat, një version i 1895, në pronësi të biznesmenit norvegjez Petter Olsen, u shit në Sotheby’s në Londër për një çmim rekord prej gati 120 milion dollarë në maj 2012.

Dy janë vjedhur. Në shkurt të vitit 1994, dy burra hynë në Galerinë Kombëtare në Oslo dhe vodhën versionin e “The Scream”, duke lënë një shënim që lexonte: “Faleminderit për sigurinë e dobët”.

Pasi galeria refuzoi të paguante një shpërblim prej 1 milion dollarë, ajo u gjet e dëmtuar tre muaj më vonë.

Dhjetë vjet më vonë, versioni 1910 i “The Scream” ishte vjedhur, por më vonë u gjet, megjithëse e dëmtuar rëndë.

Është versioni i shtypur i litografisë ai që do të shfaqet në Londër nga prilli. Mendohet se Munch bëri vetëm një numër të vogël printimesh para se guri (i cili mban modelin) të konsiderohej i humbur ose i rrënuar.

Që atëherë, versione të pafundme të figurave të ngjashme me kafkën duke bërtitur janë përdorur në kartat e përshëndetjeve, kriklla, bluza dhe kalendarë, në një fushatë reklamuese për M & M dhe në një seri pullash postare. Ekziston edhe një emoji ‘Scream’.

E gjithë kjo është një lajm i shkëlqyer, sigurisht, për organizatën Munch, edhe nëse, ashtu si shumë prej veprave të tij të mëdha, ajo u frymëzua nga dëshpërimi.

Edward Munch ka lindur në një fshat pranë Kristiania (Oslo e sotme) në 1863, babai I të cilit ishte Christian Munch, një mjek me paga të ulëta dhe e ëma, Laura, gjysma e moshës së tij kur u martuan. Pas vdekjes së Laurës, Christian bëri më të mirën, i udhëzoi pesë fëmijët e tij drejt rrugës së historisë dhe letërsisë dhe u dërgoi motrën e tij, Karen, për t’I ndihmuar. Por ai ishte i paguar keq dhe familja e goditur ishte vazhdimisht në lëvizje nga një apartament i lirë në një tjetër, pasi edhe atëherë, i riu Munch skiconte në mënyrë obsesive – duke regjistruar çdo dhomë dhe peizazh në vizatimet e tij të hershme dhe bojëra uji.

Kur ishte 16 vjeç, ai shkoi në një kolegj teknik për të studiuar inxhinierinë, por megjithëse ishte i shkëlqyer në shkenca, ai e la shkollës për t’u bërë piktor, duke u regjistruar në Shkollën Mbretërore të Artit dhe Dizajnit në Kristiania në përpjekje për të ‘përdorur artin për të shpjeguar jetën që do të thotë veten time ‘.

Në vitin 1883 debutoi në ekspozitën lokale të industrisë dhe artit, vazhdoi të shfaqte veprat në Antëerp dhe të studionte në Paris në vitet e hershme të 20-ta, dhe më pas u vendos në skenën ndërkombëtare, jo vetëm në art.

Sepse, nën drejtimin e filozofit, aktivistit politik dhe udhëheqësit të ‘Bohemës’ norvegjeze, Hans Jæger, ai përqafoi stilin e jetës boheme me një pasion të zjarrtë.

Ai pinte, dashuronte, u dha pas shumë e shumë femrave dhe pikturonte si një i çmendur- gjithmonë aventuresk, shpeshherë pionier, thellësisht i ndikuar nga ide bashkëkohore, mendimtarë dhe artistë, përfshirë Max Klinger, Friedrich Nietzsche, Sigmund Freud dhe Henrik Ibsen.

Në art ai ishte pa dyshim avangard, dhe e shpërfillte modën e kohës. Nuk kishte frikë të punonte dhe ripërpunonte një imazh, duke e përditësuar atë me kalimin e kohës si një seri. (Si dhe pesë versionet e “The Scream”, ka gjashtë versione të The Sick Child, shtatë versionet e The Girl On The Bridge dhe tema e pikturës 1893, Vampire, përmban edhe 11 piktura të tjera).

Ashtu siç ishin të mbërthyer me emocion, dëshpërim, zemërim, paragjykim dhe vdekje, vepra të tilla si “The Scream” i zunë vendin lëvizjes së kohës, impresionizmit. Ndoshta kjo ishte arsyeja se pse për vite me radhë pikturat e Munch ishin thellësisht jopopullore.

Megjithëse Munch pati marrëdhënie të panumërta, ai ishte i lodhur për t’u zotuar për një grua. Ai e donte seksin, adhuronte shtëpitë publike dhe një herë e kaloi një Krishtlindje të tërë në një prej tyre, por ishte I pashpresë në marrëdhënie – duke besuar se ishte I papërshtatshëm për rolin e babait.

Disa besojnë se një armiqësi e vazhdueshme ndaj nënës së tij që vdiq kur ai ishte një fëmijë u projektua mbi gra të tjera. Mbi të gjitha, ai e dëshironte vetminë për të pikturuar.

Pastaj, në 1898, ai u takua me një grua tërheqëse dhe të pasur të quajtur Tulla Larsen, e cila u fiksua me të. Munch nuk i përmbushte parimet e saj, por megjithatë ajo e ndiqte. Kur nuk pranoi të martohej me të, ajo e kërcënoi me vetëvrasje.

Marrëdhënia e tyre zgjati 4 vjet. Në fund, Tulla u martua me një nga kolegët e tij më të rinj. Megjithatë, Munch bëri një seri të famshme të pikturave për dashurinë dhe vdekjen, të titulluar “The Frieze of Life”, e cila debutoi në Berlin në vitin 1902.

Përfundimisht, konsumimi i substancave dhe i verës, ishte e tepërt për shëndetin e brishtë të Munch,I cili në vitin 1909, pësoi një shkatërrim të madh. Pas një kursi të elektroterapisë dhe një rekomandim për të mos pirë më në publik, ai përqafoi një stil jetese shumë më të qetë dhe të vetmuar, ku vazhdonte të studionte punimet e tij.

Ndryshe nga disa artistë, Munch ishte i famshëm në jetën e tij, edhe pse “The Scream” nuk ishte aq e njohur atëherë sa është bërë sot. Kishte dy prona të rëndësishme kur vdiq, por nuk ishte veçanërisht i interesuar për para dhe ishte i pakujdesshëm me të.

Munch jetoi i vetëm për dekada me qentë dhe kuajt e tij të dashur, por mbeti i lidhur me botën moderne. U përfshi me fotografinë dhe kinemanë, dhe puna e tij vazhdoi të ndikonte shumë artistë gjatë jetës së tij dhe pas vdekjes së tij.

Ai kurrë nuk u martua dhe gjithmonë këmbënguli që pikturat e tij ishin fëmijët e tij të vërtetë – konceptet e tij. Urrente t’i shiste, shpesh pikturonte kopje ose versione të redaktuara për t’i mbajtur dhe nuk i pëlqente të ndahej prej tyre.

Kur vdiq, 80 vjeç, autoritetet zbuluan 1,008 piktura, 4,443 vizatime dhe 15,391 punime druri, skica dhe litografi, të fshehura pas dyerve të mbyllura në katin e dytë të shtëpisë së tij.

Jeta e Munch, e njollosur me sëmundje, vdekje dhe marrëzi, nuk dukej shumë zbavitëse, por dukej se i përshtatej atij. “E gjithë jeta ime është kaluar duke ecur në anën e një humnere të pafund”, shkroi ai një herë. Por ‘pa sëmundje dhe ankth, unë do të isha një anije pa timon’.

Përgatiti Diona Çeço

Albumi i piktorit – AVNI DELVINA: THE DONALD

VOAL – Po i sjellim lexuesit portretin “THE DONALD” të piktorit tonë të shquar Avni Delvina. Donald Trump, Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është tashmë në qendër të frymëzimit të piktorëve shqiptarë.