VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

…E megjithatë, shyqyr që Gjergj Fishta ka ekzistuar! – Nga Mustafa Nano

By | October 8, 2016

Komentet

Lirika në dimër të moshës – Cikël me poezi nga Përparim Hysi

 

1.Ai  sy

Ai sy më fliste shumë,kur pulis atë qepallë
Jam i”dogëdisur”unë, sado sy plot kam parë.
Se më është si një magnet që më”thith”në sekondë
Dhe qëllova unë sherret, më bën skllav në moshë të vonë.

Ndaj u bëmë, papritur një,(veç nga syri me të”fshehta”)
Gjumi hiç nuk më zë dhe,”tani”, jam bërë  me”fleta”.
Sikur zë marr fluturim(bashkë me mua qindra pëllumba)
Ma”trazove” pleqërinë,sybukura që pashë tek rruga.

2.Mos më thuaj!

Mos më thuja:-Do mbetemi miq!
Dhe miqësinë do vazhdojmë,
Se kështu më vë në kryq
Si një KRISHT që po linçojnë.

“Mbetemi miq”, është si”lamtumirë”
(është si zgjedhje e gabuar)
Për të qenë, demek, i lirë
Afeksioni ka mbaruar.

Emocionet, ikin… vdesin
Ku shkoi vallë afeksioni?
Pak nga pak, të”ftohur”mbesim
Iku,shkoi dhe emocioni.

“Të mbetemi miq”, nuk mjafton
Se  je, e domsdoshme për mua
Nëse afeksohem në moshë të vonë,
Kjo ndodh,se, me të vërtetë, të dua.

 
3. Vorbulla e kujtimeve
 
Kujtimet sikur janë vënë në korsi konkurimi
Sikur kanë zënë vrapin,kush mbrrin më parë?
Jam peng i tyre; i madh befasimi
S’kam si  mos befasohem,tash, në moshë të shkuar.
Jam i sulmuar si bletërritësi nga një koshere bletësh
Dhe ndjej “zukatje” kujtimesh e ngjarje pa kufi
Herë buzëqesh,herë bëhem  i prekshëm
Pa zë e mallëngjehem,se jam pleqëri.

Ja  tek hapet,befas, një portë e lashtë
Dhe vjen si fllad freskie një kujtim intim
Humbas mjegullash,se jam me të bashkë
E jetoj  “kujtimin” deri në mallëngjim.

 

4. A mundet?

Në kraharor diçka më tërbohet
Hidhet e përdidhet si zok
A mundet në këtë moshë të dashurohesh?
Ju lutem,- më thoni,- ju miq e shokë!

Se ja: u godita, papritur
Drejt e me shikimin e parë!
Më mori”më qafë” një syndritur
Aq sa, sikur nuk jam më gjallë.

 
Ika… e humba pusullën
Si Xhaferri që humbi simiten
Syndritura, sy për sy, lëpiu gjuhën
A nuk kam hak unë që mos lajthitem?
Dua që paksa të qetohem
Dhe mendjen nga syndritura ta heq
Më shumë nervozohem, stresohem
Ç’po heq, o miq, ç’po heq?!!!

 

5. Syri im

Syri im është i stërvitur dhe s’gabon kurrë në çmim
Nuk besoj se jam lajthitur,kur të pashë,o shpirti im.
Pashë një lule krejt të brishtë dhe fytyrën me njgyrë kremi
Pale syri yt me bisht,seç më”shpoi” sa më zu shendi.

Trupi yt si bredh alpin  dhe fytyra lëshon nur
Ndaj e”humbi”syri im, më nuk mbyllet:është”sëmurë”
Përfytyrimit zë i kthehem,se më erdhi tani pranë
Ndaj po zë e po rrëfehem,se s’duron ky imi xhan.

Nga një trillë që qe qëmoti,veç se pashë një sy të ndritur
Më pushtoi një brengë koti,dhe tani që jam kokëthinjur
Aq sa moshën e harrova dhe nga koka më del tym
Tutje-tutje viteve shkova, ( se s’gabon kurrë syri im)

 
                              Tiranë,24 janar 2020

VISAR ZHITI: “Vatra” do ta mbajë ndezur “zjarrin” prometean…

Vatra, një copëz Shqipërie në Amerikë, që nderohet dhe i nderon kryetarët e saj të përkushtuar, vazhdon më të mirën, zgjodhi kryetarin e ri, për herë të parë nga Kosova, duke prirë kështu dhe duke dhënë shembullin përbashkues….

– Mesazh i shkrimtarit Visar Zhiti, dërguar editorit të gazetës “Dielli”, pas Kuvendit të Vatrës dhe zgjedhjes të Kryetarit të ri-

 

Pershendetje, Mik! “Kuvendi i Vatres”. – janë fjalë që ngrohin, edhe vatër, edhe kuvend, përfytyrohen njerëz pranë zjarrit, bisedat e urta, me mençuri, zëra nga gjithandej, meraku për punët, bashkimi per më mirë… Këshillat e të vjetërve, përvoja e tyre dhe zelli i të rinjëve, forca për të vazhduar…

Shqiptarët kanë shekullin e Vatrës së tyre dhe ku? – në SHBA, vendi i lirisë dhe begative, mbrojtës i kombit tonë dhe i kombeve… shqiptarët kanë dhe zjarrin e atdhedashurisë në atë Vatër, që e ndezën burrat e lartë si Faik Konica dhe Noli dhe e mbajtën gjallë bijtë…

Vatra, një copëz Shqipërie në Amerikë, që nderohet dhe i nderon kryetarët e saj të përkushtuar, vazhdon më të mirën, zgjodhi kryetarin e ri, për herë të parë nga Kosova, duke prirë kështu dhe duke dhënë shembullin përbashkues….

Besojmë që duke patur mbeshtetjen tradicionale të të gjithëve, frymëzimin e bekimin nga demokracia e SHBA-së dhe amanetet e dheut amë, nga Shqiperia e Kosova, -besnikë dhe aleatë historikë të SHBA, -urimet e çdo shqiptari edhe në Mal të Zi e Maqedoni e nga diaspora kudo, “Vatra” do ta mbajë ndezur “zjarrin” prometean, do të bëjë më shumë dhe më bukur për kulturën dhe gjuhën, për historine dhe kujtesën, për shkencat, për Kombin dhe ardhmërinë, duke e forcuar miqesinë jetike mes dy popujve tanë, atij shqiptar dhe amerikan.

“Vatra” shqiptaro-amerikane, me anëtarët e saj amerikano-shqiptarë, ka dhe “Diellin” e saj metaforik që i përhap rrezet për më shumë dritë dhe ngrohtesi së bashku, si dikur dhe në “motet moderne”.

Mes jush, Visar Zhiti Shkrimtar

Më 26 janar 1917 Giuseppe Ungaretti shkroi poezinë “Mëngjesi” (“Jam ndriçuar nga pafundësia”) – Nga Anna D’Agostino

Titullohet “Mëngjesi” dhe përbëhet nga vetëm katër fjalë të ndara në dy vargje të famshme: “Jam ndriçuar nga pafundësia”. Vjersha, mund të konsiderohet si manifesti i poezisë hungaretiane për shkurtësinë e saj dhe mesazhin e qartë që jep, dhe sigurisht është një nga kompozimet më të shkurtra të shekullit XX. Është shkruar nga Giuseppe Ungaretti në Santa Maria La Longa (UD) më 26 janar 1917.

Poezia “Mattina” është pjesë e ciklit të tretë, me titull Të përmbyturit, nga përmbledhja L’Allegria, botuar për herë të parë në vitin 1931. Fillimisht e gjithë përmbledhja titullohej Allegria di Naufragi por poeti atëherë vendosi të thjeshtojë titullin dhe ta bëjë edhe më të drejtpërdrejtë.

Edicioni përfundimtar është nga viti 1942 dhe përmban disa cikle:

Porti i varrosur, me poezinë e famshme homonimike, dhe që mbledh poezitë e para kushtuar përvojës së Luftës së Parë Botërore, të jetuar nga Ungaretti si një ushtar i regjistruar në Karst;
Transporti i anijeve, i cili ende përmban poema lufte të kompozuara në pjesën e përparme;
Ecejake, poezi të kompozuara gjatë përvojës së luftës në Francë;
Të parat, tekstet e hartuara pas luftës.

Temat e përmbledhjes shprehin ndjenjat e dhimbjes ndaj përvojës së luftës që jetoi poeti në vetën e parë dhe ndjenjën e lidhjes me jetën që buron prej saj. Një çështje tjetër e dukshme është vëllazërimi midis njerëzve. Ajo bëhet një vlerë themelore që duhet ndjekur në momentet e errëta të luftës. Titulli, Allegria, në të vërtetë aludon në shtysën pozitive të njeriut që mbijeton pavarësisht dhimbjeve dhe shkeljeve të anijeve të jetës.

Poezia e mëngjesit është e përbërë nga vetëm dy vargje dhe për ta kuptuar plotësisht duhet të lexoni domosdoshmërisht edhe titullin, të cilit përmbajtja i referohet në mënyrë të pashmangshme. Kritiku i njohur letrar Romano Luperini vuri në dukje se si poeti përfaqësonte madhështinë përmes dritës.

Fillimisht poezia duhej të ishte pak më e gjatë dhe duhej të titullohej “Qielli dhe deti”:

M’illumino
d’immenso
con un breve
moto
di sguardo.

Jam ndriçuar

nga pafundësia

me një lëvizje

të shkurtër

të shikimit.

Arsyeja e zvogëlimit qëndron në dëshirën e autorit për të përfaqësuar ndjesinë e momentit në letër pa iu drejtuar fjalëve të kota. Vargu është zvogëluar në thlb, në këtë rast vetëm disa fjalë (fjalët e vargjeve) për të rritur vlerën semantike të secilës prej tyre.

Kjo dritë e jashtëzakonshme do të thotë kjo: shkëlqimi i diellit që sapo është lindur i jep poetit një ndjesi të brendshme që e lidh atë me sensin e pafundësisë. Ai ndihet i gjallë dhe pjesë e misterit të pafund të natyrës. Humori i përshkruar është pothuajse mistik, i bashkimit me universin.

Të dy vargjet janë thyer në treshe, të cilat, të lexuara së bashku, bëhen një gjashtëshe e përkryer. Midis dy vargjeve ka edhe disa bashkëtingëllore (kthimi i tingullit –m) që kontribuojnë në unifikimin e tyre.

Ekziston edhe figura retorike e synaestezisë (përzierja e dy termave që i përkasin sferave të ndryshme shqisore). Ndjesia fizike e dritës së diellit (ndriçon) i referohet një ndjenje të brendshme (shkëmbimi i ndjesisë dhe mendimit).

Është një krijim brilante. Poeti, me vetëm disa fjalë, transmeton ndjenjën e fortë dhe madhështore të zgjimit të mëngjesit. Ajo përfaqëson dëshirën për jetë dhe madhështi, përkundër përjetësimit të tmerreve të luftës./Elida Buçpapaj

Cikël me poezi nga Alisa Velaj

KUR T’JA BEHIN SHIRAT

Dielli s’po shndrit, e as po jep shenja jete,
Për ne kushërinjtë e afërt nga Mesdheu.
Male bore kaptojmë njërin pas tjetrit,
Qiej durimplotë kredhur në shtëllunga të hirta.
Diçka duhet të ketë pas tyre me siguri…
Hone humbëtirash të panjohura për udhëtarin,
A këngë zogjsh të mbajtura pezull sipër reve.
(Kur t’ja behin shirat do të shpërthejë dhe muzika.)
Koha ka ngrirë si bora mbi trungjet e pemëve
Frymëmarrjet ngjizin pëllumba të bardhë
Që lëshohen fluturimthi mbi liqenin akullnajor.
Ai është i kaltër, i kaltër në të bardhë
I hijshëm si fëmijë drite netëve boreale
Ai është prushërim i heshtur për stinën e përtëritjes
Palca e këngës për gjakun pranveror…

28.12.2017
Sain Moritz, Zvicër

SIMFONI DRITE
(E shkruar për Olimpian)
Bijëza e diellit vështron trungjet e pemëve dhe çuditet.
“I ka ngrënë tymi degët, i ka ngrënë, i ka ngrënë!!!”, mërmërn përvajshëm.
I meket zëri bijëzës e kthen kokën të mos i shohë më trungjet e ngrënë.
Ajo s’e ka njohur kurrë mjegullën më parë.
Degët e gëlltitura shfaqen pak nga pak.
Kthjellë pas kthjelle dhe lumi fillon vjen.
Sa feks agu është veç vuvurimë.
E pastaj bëhet lumë, lumë i bukur shumë.
Vajzukja s’e kthen që s’e kthen më kokën.
Mjegull e davaritur ia ka rikthyer pemët sërish.
Kur i sheh papritur, nis e brof si ketër.
“Nuk e dua më tymin e bardhë, nuk e dua, nuk e dua”, thërret plot hare blerimit të paanë…

Janar 2018, Anës Rhinit, Baden-Ëürttemberg, Gjermani.

HESHTJE SOLEMNE ZOGJSH
Si kotet kjo gri mbi çatitë e pjerrëta
Fusha të tëra strukur brenda mjegullës
Si dhelpërushët në zgavrat e pemëve
Ato ishin pemë
Pemë der pak më parë
Tani janë shëmbëlltyra të tymta, të tymta…
Liqeni Bodense na ndjek pas ngado
Bir i Rinit bir përgjumur me pulëbardhat
Nën po të njejtin qiell të të tri atdheve
Une atdhe sot kam mjegullën
Psalmet e saj ende të pakënduara
Nëpër ajrinë e mbushur tejpërtej
Me heshtje solemne zogjsh…

30.12.2017
Duke udhëtuar nëpër Bregenz, Austri

DIMËR NË KONSTANZ
Për pak dhe mjegulla do t’u avitet shtëpive
Po ajo mjegull që përpiu lumin, fushat, drurët…
Kumbanorja e kishës po ashtu humbur aty!
Do të na avitet mjegulla kur të jemi ndoshta ne oborr
Me pëshpërima lloj lloj dhe tinguj psalmesh
Do të përplasemi…
Do të përhumbemi dhe ne në mjegull
Si bij kthjellimi të dëshiruar për pak harrim…
03.01.2018
Konstanz, Gjermani

Kopertina të Botimeve të Lek Pervizit 1990-2020

Botimet fillestare  të thjeshta të poezive në Belgjikë, 1991- 1995

 

 

 

                                                                                                                          

 

Më 25 janar 1978 u nda nga jeta Skënder Kulenoviç, poet, novelist dhe dramaturg boshnjak

Skënder Kulenović (2 shtator 1910 – 25 janar 1978) ishte një poet, novelist dhe dramaturg boshnjak.


Skender Kulenović lindi në 1910 në qytetin boshnjak të Bosanski Petrovac, kur ishte pjesë e Perandorisë Austro-Hungareze. Familja Kulenoviç ishte një familje myslimane që zotëronte tokë, megjithëse prindërit e Skenderit drejtonin një hotel me qira dhe një dyqan ushqimesh. Skenderi ishte i treti nga katër djemtë (njëri prej të cilëve vdiq në foshnjëri) dhe një vajzë. Më 1921, i varfëruar nga reformat tokësore të sjella nga Mbretëria e re e Jugosllavisë, familja e tij u zhvendos në qytetin qendror boshnjak Travnik, vendlindja e nënës së tij. Këtu Skender Kulenović studioi në gimnazija Jezuitska klasična (Shkolla lokale e Gramatikës Jezuit). Dhe këtu ai shkroi poezitë e tij të para, duke kulmuar me botimin e një grupi sonetesh (primulimi Ocvale, ose Primroses i Thurur) në një almanak shkollor 1927–28.

Në vitin 1930, familja Kulenović rimori një pjesë të prosperitetit të tyre të mëparshëm – aq sa mundësoi që Skënderi dhe motra e tij Qamile të vazhdonin shkollimin. Skenderi u regjistrua për të studiuar drejtësi në Universitetin e Zagrebit – arsyeja kryesore, siç pranoi ai, ishte që Fakulteti Juridik u lejonte studentëve të bënin pjesën më të madhe të studimeve në shtëpi. Kur në Zagreb u frymëzua nga idetë e majta, duke u bashkuar me Partinë Komuniste Jugosllave (KPJ), në të cilën vëllai i tij i madh, piktori Muhamed Kulenović, ishte tashmë anëtar, në 1935. Në të njëjtin vit ai hoqi dorë nga studimet e tij për drejtësi për t’u përqëndruar në gazetari dhe vepra letrare. Gjatë katër viteve të ardhshme ai botoi ese dhe tregime të shkurtra në revista të ndryshme, përfshirë Putokaz (Signpost), gazetë ku ai ishte një anëtar themelues.

Kjo ishte një kohë e rritjes së tensionit politik në shtetin e parë jugosllav. Nga ana e jashtme, Regjenca autoritare e Princit Pavle po përpiqej të balancojë ndjenjat e njohura pro-franceze dhe pro-britanike me një nevojë për të mbajtur marrëdhënie të mira me fqinjët fashistë italianë dhe nazistë gjermanë të vendit. Brenda, jeta politike po pushtohej gjithnjë e më shumë nga armiqësia serbo-kroate; në vitin 1939, u bë një përpjekje e kotë për ta shuar atë duke imponuar një sistem federale dypartiak, nën të cilin shumica e Bosnjës u bë territor Kroat. Në fund të vitit 1939 ose në fillim të vitit 1940, Skënder Kulenović u përjashtua nga KPJ për refuzimin e nënshkrimit të një letre të hapur që kritikonte qeverinë dhe evokonte autonominë për Bosnjë dhe Hercegovinën – vendim i cili e pengonte atë të botonte në shumë prej revistave me të cilat kishte punuar deri në pastaj. Më 1940 u martua me gruan e tij të parë, Ana Prokop.

Në Mars dhe Prill 1941, akti balancues i Princit Pavle përfundimisht dështoi: ai u rrëzua në një grusht shteti popullor pro-perëndimor, pas të cilit nazistët pushtuan Jugosllavinë. Muhamed Kulenović u burgos menjëherë si anëtar i KPJ; në korrik, ai u qëllua pas një përpjekje arratisjeje. Në nëntor të njëjtit vit, Skënderi u bashkua me Partizanët e Josip Broz Titos dhe u ripranua në Partinë Komuniste. Më 1942, menjëherë pasi ofensiva gjermane verore nuk kishte arritur të fshijë ushtrinë partizane, ai kompozoi ndoshta poezinë e tij më të famshme, “Stojanka Majka Knežopoljka” (“Stojanka, nëna nga Knežopolje”), një version modernist partizan i tradicionales Vajtimi boshnjak me elementë të fortë të epikës popullore serbe. Në të njëjtin vit, vëllai i mbetur i Skenderit, Muzafer, u ekzekutua në Beograd.

Njëra nga rrugët në Banja Luka mban emrin e tij.

Ndërsa ishte në forcat partizane, Kulenović gjithashtu redaktoi gazeta dhe revista të ndryshme, vazhdoi të botojë, dhe ndihmoi në krijimin e një grupi teatri. Ishte këtu, në 1944, ai u dashurua me Vera Crvenčanin, e cila do të bëhej gruaja e tij e dytë. Më 1945, Skënder Kulenoviç u emërua Drejtor i Teatrit Kombëtar në Sarajevën e sapohliruar. Më 1947 ai dhe Vera u shpërngulën në Beograd, i cili duhej të mbetej shtëpia e tyre deri në vdekjen e tij. Vitet e pasluftës ai i kushtoi kryesisht dramës dhe gazetarisë: ai shkroi disa shfaqje te suksesshme teatrale, por edhe një numër tregimesh të shkurtra, ese dhe poema, dhe redaktoi revista të ndryshme letrare dhe jo-letrare. Në vitin 1954, pasi kishte botuar një ese nga disidenti Milovan Đilas, ai u shkarkua si redaktor i revistës Nova misao (Mendimi i Ri). Megjithëse do të vazhdonte me veprën e tij teatrore, kjo, me vdekjen e babait të tij në të njëjtin vit, i dha një goditje të fortë besimit dhe vetëvlerësimit të tij.

Kontakti i gjatë i Kulenović me qytetin e Mostarit filloi në vitin 1956, kur ai qëndroi atje gjatë prodhimit të dramës së tij Djelidba (Divizioni). Më 1959 ai botoi “Stećak”, i pari nga dyzet Sonet e tij. Ai gjithashtu udhëtoi për në Egjipt, i cili frymëzoi një seri udhëtimesh – dhe, më vonë, sonetin Vaze (Vases). 1968 pa botimin e njëzet Soneteve (Sonet) të parë. Soneti II, grupi i dytë i njëzet soneteve, pasuar në 1974. Më 1977 u shfaq romani i tij Ponornica (Lumi i Humbur). Ai po punonte në një vazhdim kur u sëmur vonë në atë vit. Pas një qëndrimi të fundit në Mostar, ai u kthye në Beograd në Janar 1978, kur vdiq nga dështimi i zemrës.

Historia e jetës së Kulenović është në shumë mënyra tipike për një intelektual me origjinë boshnjake të epokës Jugosllave: i lindur në një familje myslimane boshnjake, e arsimuar në traditën katolike dhe që ka jetuar në kryeqytetin serb. Ashtu si etosi i tij politik ishte një nga uniteti pan-Jugosllav në komunizmin e Titos, ashtu edhe rrënjët e tij kulturore u ngulitën në traditat osmane, kroate dhe serbe në mënyrë të barabartë. Disa boshnjakë dhe serbë e kategorizojnë atë si një poet boshnjak dhe serb respektivisht [citim i nevojshëm] – një tendencë e cila, sipas kritikut të Sarajevës Ivan Lovrenović, e “zvogëlon dhe degradon” statusin e Kulenović dhe shkrimtarët si ai. Sidoqoftë, dikush mund të thotë se rrënjët e tij në të tre traditat e bëjnë atë një poet boshnjak (më shumë se një boshnjak), sepse këto ishin tri traditat që formojnë gërmadhat e kulturës në Bosnje. Por kjo nuk e pengon atë të shihet gjithashtu si një poet jugosllav – ose, më saktë, si i shtëpisë në të gjithë rajonin që flet serbo-kroatisht.

Referenca

  • Lovrenović, Ivan (2002) Nacionalna pripadnost ili nacionalno vlasništvo (Ethno-national belonging or ethno-national property), Dani, 29 March 2002.
  • Miljanović, Mira (2000) Pjesnička ponornica: Skender Kulenović devedeset godina od rođenja (Poetic Lost River: Skender Kulenović Ninety Years after his Birth). Sarajevo: Preporod.

Bibliography

  • Stojanka majka Knežopoljka (1942)
  • Pisma Jove Stanivuka (1942)
  • Ševa (1943)
  • Djelidba, Večera, A šta sad ? (1947)
  • Soneti I (1968)
  • Divanhana (1972)
  • Soneti II (1974)
  • Gromovo đule (1975)
  • Ponornica (1977)

In English

  • Kulenović, Skender (2003) Skender Kulenović. Translated by Francis R. Jones. Modern Poetry in Translation New Series/22: 61-69.
  • Kulenović, Skender (2007) Soneti / Sonnets. Special Gala Edition of Forum Bosnae, 41/07. Bilingual edition, with English translations by Francis R. Jones, artwork by Mersad Berber, and afterwords by Francis R. Jones and Rusmir Mahmutćehajić.

Ismail Qemal bej Vlora – Babai i Kombit, Elitë e mohuar – Nga Vilhelme Vrana Haxhiraj

 

Paragraf nga libri im “Elitat…,Kranari Kombëtare”,f.215-223

 

 Ismail Qemal Bej Vlora  është Arkitekti i Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, i cili njihet historikisht , si shtetformuesi i parë.

.

  Ismail Qemali lindi në Vlorë, 16-I-1844 dhe vdiq në Peruxhia më 24-I-1919, në rrethana të dyshimta.

 

Cili është Ismail Bej Vlora?

Ismail Qemal Vlora i njohur thjesht si Ismail Qemali ka qenë nëpunës dhe deputet i Perandorisë Osmane, veprimtar i çështjes kombëtare dhe themelues i shtetit shqiptar. Ismail Qemali ishte firmëtari i parë i Deklaratës së Pavarësisë

Ismail Bej Vlora, ka meritën e zbulimit arkeologjik të Dodonës antike, kryeqendër e Thesprotisë.  

     .  Ismail Qemali sipas kutimeve të tij të botuar dhe përkthyer nga stërmbesa e tij, Nermin Vlora, me titull “In Memorie”, ai shkruan: “Linda në qytetin e Vlorës,babai im është Mahmud bej Vlora dhe nëna ime,Hedije hanëmi. Kur isha 4 vjeç, më 1848 Vlorajt i syrgjynosën, burrat në Konjë e gratë e fëmijët në Selanik. Pasuria iu sekuestrua si pasojë e kryengritjes kundër Tanzimatit më 1847. “

Ismaili  nisi shkollën fillore ku mësoi turqishten, dhe pasi më 1852 u kthye në Vlorë,ku shkollimin e vazhdoi me mësues privat. Thelloi turqishten dhe mësoi italisht nga një italian i dëbuar. Më pas e edukuan i ati dhe e ëma. Më 1855 u regjistrua në gjimnazin «Zosimea» në Janinë, i vetmi nxënës mysliman, aty mësoi greqishten e vjetër, latinishten; arabisht e frëngjisht(privatisht) si dhe  mori njohuri në matematikë e fizikë. Sipas regjistrave të «Zosimeas», Ismail Qemali provimet e vitit të fundit i dha më 15 korrik 1859. Në kujtimet e tij, Ismail Beu tek flet për Janinën si vendin ku kishte kryer studimet, si rajonin ku zbulonte gjurmë të qytetërimit parahelen ose pellazg. Për të cilin shkruan se “raca shqiptare i kishte të gjitha të drejtat ta quante të vetin dhe që ishte burimi nga kishte mbirë qytetërimi helen”.

Ndërkohë që vazhdon studimet për drejtësi, punon në zyrën e përkthimeve të Ministrisë së Jashtme. Kthehet në Janinë, ku emërohet ndihmësdrejtor i çështjeve politike ddroi më 1864. Valiu i Thesalisë, Ismail Rahmi Pashës, e emëroi pak kohë shef të kabinetit të tij. Më 1865 u rikthye në zyrën e përkthimeve të Portës së Lartë. Emërohet Sekretar i Përgjithshëm në Janinë. Ismail beu më 1867 shkoi në kryeqytet, ku emërohet valiu i Varnës. Më 1870 u emërua kryetar i Komisionit Evropian të Danubit. si delegat osman. Më 1876 pas një gjakderdhjeje në viset bullgare, Porta e ngarkoi Ismail Beun që të studiojë dosjet dhe qe në krye të komisioneve hetimore të Filipopolit. Pasi iu dha mundësia që të zgjidhte ndonjë post tjetër nga ai në Mardin, Ismail Beu zgjodhi të ishte në krye të sanxhakut të Bolusë më 1884. Më 1890 paraqiti tek Porta dorëheqjen nga posti, por jo shumë kohë më pas u caktua vali i vilajetit të Beirutit, ku pranë tij shërbente edhe kolegu i tij i Komisionit të Filipopolit, Vaso Pasha. Ishte në Beirut ditët kur kolegu dhe bashkëatdhetari i tij u ligështua nga zemra dhe vdiq.

Më 1892 i propozoi Sulltan Abdyl Hamidit një memorandum për federalizimin e Rumelisë. Pas një tjetër studimi për çështjen e Egjiptit, u emërua vali i Gjiritit po atë vit. Më 1897 u thirr nga Porta në kryeqytet, ku e emëruan vali në Tripoli, por nisi të dyshonte dhe t’i trembej emërimit. Më 1 maj 1900, pasi u nis për  të marrë postin, u arratis nga perandoria nën mbrojtjen e britanikëve, pasi kishte kërkuar strehim në jahtin e ambasadës angleze në Bosfor. Shkoi në Athinë, ku kontakti me politikanët arbërorë i ngjallën nevojën për rimëkëmbjen e vendit të origjinës. Më pas nisi një udhëtim, Napoli, Romë, Lozanë të Zvicrës, por i shqetësuar nga ndonjë atentat i mundshëm, shkoi në Paris. Pasi komunikoi me Faik bej Konicën,u vendos në Bruksel, ku drejtoi botimin e Albanisë. U largua nga Brukseli dhe pas pak kohe Ismail Beu hapi gazetëN “Le Salut de l’Albanie” që botoe në shqip, turqisht e greqisht. Me ftesën e kolonisë shqiptare të Egjiptit, shkoi në Kajro ku u prit nga Kedivi. Pas një trilli të sulltanit, u dënua me vdekje në mungesë, me humbjen e të drejtave civile, gradës, meritave, dekoratave dhe pronave. Në shkurt të 1902 mori pjesë në Kongresin e organizuar në Paris nga Princi Sabahedin dhe Lutfullah, si përfaqësues i shqiptarëve, ku takoi mareshallin Rexhep pashë Matin.Këta po organizonin njëfarë komploti për të bindur sulltanin për reformat që duheshin ndërmarrë. Plani dështoi pasi rrethanat ndërkombëtare nuk ishin të favorshme. Pas Revolucionit Xhonturk më 1908 dhe rishpalljes së Kushtetutës më 21 korrik, I.Qemali u kthye nga mërgimi. Më 17 dhjetor të 1908,parlamenti u zgjodh  deputet i Beratit, ku me 26 deputetët shqiptarë hyn në partinë opozitare “Hyrrjet ve ltilaf” (“Marrëveshje e Liri”) për decentralizimin e perandorisë dhe lirinë e mësimdhënies së gjuhëve kombëtare. Gushtin e 1910 udhëtoi nëpër Evropë dhe kërkonte “autonomi administrative” për shqiptarët. Verën e 1911 shkoi në Cetinje të Malit të Zi te krerët e malësorëve, ku kishin gjetur strehë pas fushatës së Shefqet Turgut Pashës dhe kryengritjes së tyre. Pas Kuvendit të Gërçes, nxit nënshkrimin e një memorandumi me nxitjen e tij,  me 12 pika me kërkesa kombëtare, ku shprehu edhe njëherë zotimin për lidhje me perandorinë. Deputetët opozitarë shqiptarë ishin të vetëdijëshëm se pa kryengritje Porta e Lartë  nuk do të t’i jepte Shqipërisë të drejtat kombëtare. Përveç deputetit të Pejës, Ibrahim Efendiut dhe atij të Elbasanit, Haxhi Ali Efendiut, deputetët dhe anëtarë të parisë u mblodhën në shtëpinë e Reshit Aqif Pashës, e  më pas në shtëpinë e Halil pashë Alizot-Gjirokastrës, si dhe në shtëpinë e Syrja bej Vlorës. Të pranishëm ishin, Ismail Qemalit, Hasan bej Prishtina e Myfid bej Libohova që t’i thërrisnin arsyes,të mos hidhej fara e përçarjes në dobi të shpëtimit të kombit dhe atdheut.Pas një takimi në hotelin “Pera Palace” mes Ismail Qemalit dhe Hasan Prishtinës, më 12 janar u mblodhën në shtëpinë e Syrja bej Vlorës në lagjen “Taksim” deputetët e Beratit, Ismail Beu dhe Aziz pashë Vrioni, deputeti i Gjirokastrës Myfid bej Libohova, deputeti i Durrësit Esad pashë Toptani dhe i Prishtinës, Hasan Beu. Deputetët shqiptarë pasi kuvenduan mbi masat që kërkonin nevoja e rrethanave lidhën besën, duke u betuar mbi Kuran për sakrificat e mëtejshme që do të ndërmerreshin në dobi të kombit e atdheut të tyre. Ismail Qemali dha fjalën se do të ndihmonte me armë dhe të holla që kryengritja mbarëshqiptare ta mbante nën trysni Portën deri kur të bindej për dhënien e lirive kombëtare. Lidhja mes lëvizjes në terren dhe Ismail Qemalit jashtë shtetit u vendos të mbahej përmes konsullit britanik në Shkup.  Syrja beu me të birin, hyn në marrëveshje me diplomacinë austro-hungareze për përgatitjen e shpalljes së Autonomisë e më pas Pavarësinë. I. Qemali u nis më 2 nëntor me avulloren Regele Carol që bënte linjën Stamboll-Kostancë, bashkë me të birin Qazimin dhe Luigj Gurakuqin. Më 3 nëntor u vendosën në hotelin  Kontinental në Bukuresht, në kryeqytetin rumun, ku takoi një përfaqësi të kolonisë shqiptare nën drejtimin e Pandeli Evangjelit. Ende nuk dihej se ç’trajtë do të merrte realiteti politik gjatë dhe pas Luftës Ballkanike që kishte shpërthyer. Mbrëmjen e , 5 Nëntorit, Ismail beu u takua me ambasadorin e Austro-Hungarisë në Rumani, Karl Emil Prinz zu Fuerstenberg. Sipas Vllamasit, ministri i Brendshëm rumun Ionesku, përmes Kristo Meksit i kishte dhënë Ismail Beut një çek prej 500.000 frangash ari për shpenzimet e rastit dhe  e siguroi për ndihmën e Rumanisë dhe përkrahu lëvizjen shqiptare që po fillonte.” Të nesërmen pasdite u nis në orën 5 e 30 me tren nga Bukureshti drejt Vjenës, I shoqëruar nga sekretari i tij, u vendos në Grand Hotel. Më 9 nëntor u prit nga gjeneral-majori Blasius Schemua, shef i shtabit të përgjithshëm të forcave austro-hungareze, në Budapest. Më 10 nëntor Ismail Beu u takua me ambasadorin britanik në Vjenë, Sir Fairfax Cartwright, të cilit i shpjegoi idenë se “Shqipëria mund të ndahej në kantone fisnore,” si të modelit zviceran, Më 12 nëntor gjëndet në Ballplatz, ku u takua me zyrtarë të ministries Po atë mbrëmje mori trenin për Budapest, u vendos në hotelin Royal. U takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Austro-Hungarisë Kontin von Berthold, i cili:]“miratoi pikëpamjet e mia për çështjen kombëtare dhe pranoi kërkesën e vetme që i bëra: të më vinte në dispozicion një anije, e cila do të më bënte të mundur të arrija në portin e parë shqiptar para mbërritjes së ushtrisë serbe.”   Më 17 nëntor u kthye në Vienë dhe ngaqë planet ndryshuan, nuk mund të shkonte në Romë. Bashkë me Gurakuqin me tren shkoi në Trieste mëngjesin e 19 nëntorit. Në stacionin e trenit në Trieste, Ismail Beun e priti Mark Kakarriqi, që e shoqëroi në hotelin Excelsior Palace. Nga ora dy rreth 15 shqiptarë i hypën avullores Brünn të linjës Lloyd dhe në det kaloi në një vapor tjetër të linjës, Graf Wurmbrand diku pranë Kepit të Rodonit. Avullorja Wurmbrand mbërriti në Durrës mëngjesin e datës 21 nëntor. Mëngjesin e 23 nëntorit, me një karvan prej 40-50 vetash, i shoqëruar nga Dom Nikollë Kaçorrin, Abdi e Murat bej Toptani, Mustafa Merlika, Qemal Karaosmanin nga Berati i solli kuaj karvanit dhe u nisën. Esat Pasha, valiu i Janinës lëshoi urdhër arresti; ndaj atë natë u ndalën në Çermë,te Dervish bej Biçakçiu dhe biseduan se duhej shmangej të kalonin nga Divjaka. Natën e datës 24 e kaluan duke bujtur në Petoshanj të Libofshës te Nedim bej Leskoviku. Me ndërhyrjen e Myfid Beut dhe kadiut të Janinës, Esat pashë Janina e tërhoqi urdhërin e arrestit. Me datë 25 hëngrën drekë në Fier tek Omer pashë Vrioni dhe u lajmërua nga zyra telegrafike se ushtritë serbe po mërrinin në Durrës e Elbasan. Ismail Qemali udhëzoi: “T’i prisni mirë, me flamurin kombëtar në dorë dhe deklaroni se i prisni si mysafirët e Shqipërisë”. Ismail Qemali mbërriti në Vlorë më 25 nëntor. U përshëndet nga mësuesi Jani Minga, Ismaili shkoi për darkë te shtëpia e Hasan Sharrës në lagjen Muradie. në Sheshin e Flamurit.Vlerat e pamohueshme të  Ismail Qemalit në shpalljen e Pavarësisë Kombëtare

Vlerat e pamohueshme të  Ismail Qemalit në shpalljen e Pavarësisë Kombëtare”-

Sesion shkencor në Vlorë më 24– I– 2011.

 

 

Ismail Qemali, Arkitekt i Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare(Vivra- kumtesë mbajtur në Vlorë më, 24.I.2011.

Vo: Vivra: “Pa koment” Nacional, Tiranë,2016, fq.30:  Të gjithë shqiptarët në fillim të shekullit XX, shpresonin se kishte ardhur koha që Shqipëria të ishte e Pavarur, pas 5 shekuj robëri. Pas vdekjes së Skënderbeut, grindjet mes principatave nuk e favorizonin kurrë njohjen e Shqipërisë si komb. Patriotët e Rilindjes Shqiptare dhe Arbëreshe kishin punuar për ta përgatitur opinionin për domosdoshmërinë e shkëputjes nga Turqia. Këtë mision e mori në dorë njeriu që e njihte mirë Turqinë dhe politikën e saj.

Ismail Qemali si diplomat, i pajisur me kulturë të gjerë, njohës i disa gjuhëve, shfrytëzoi rrethanat e kohës.

*Pozita gjeografike e Shqipërisë si nyje në Mesdhe;

*Shtrirja nga Danubi në Gjirin e Artës, nga Vardari në brigjet e dy deteve;

*Kushtet fiziko- gjeogrfike, (vend malor i alternuar me fusha, ultësira dhe kodra), ndikuan në ruajtjen e kulturës, gjuhës dhe traditës, jo vetëm si dëshmi e etnisë pellazgo-iliro-arbëre, por faktorë që ndihmuan për Pavarësinë.

*Bashkëjetesa e tri besimeve fetare ka ruajtur etninë dhe vëllazërimin e shqiptarëve, faktorë që i shfrytëzoi I. Qemali, i cili vuri në plan të parë:

a-Çështjen kombëtare.

b- Synimi kryesor i tij evitoi përçarjet mes shqiptarëve

*Vrasja e gjyshit të tij nga sulltani, bëri që ai të ishte shumë i matur në kërkesat ndaj P. Lartë.

*Për këtë arsye fillimisht kërkoi Autonominë e Shqipërisë.

*Si njohës i shumë gjuhëve dhe përkthyes i zoti, ai bëri karrierë politike. Qysh në moshë të re.

*E mërimi si Guvernator i Varnës (Bullgari), ku jo më kot priti Perandorin Franc Jozef. Pas internimit në Azi të Vogël, shkon

*Kryetar i Komisionit N/kombëtar në Danub.

*Më vonë Kryetar i Dhomës së Deputetëve në Parlamentin turk, ku zhvilloi biseda mbi gjendjen aktuale të P. Osmane dhe zgjedhën e shteteve nën sundimin e saj. Këto takime apo poste titullare, ai i shfrytëzoi për çështjen kombëtare.

 *Analiza e tij mbi gjëndjen e Perandorisë në Egjipt, mbi çështjen e Kretës dhe luftën ruso-turke, e pavlerësuar nga sulltani, bëri që Porta e Lartë të pësonte disfatë.

*Porse pasojat ranë mbi shtetet evropiane nën sundimin e Turqisë.

*Veçse kjo analizë social-politike e I. Qemalit, i ngjante projektit të një arkitekti për të ngritur një ngrehinë të shndërruar në gërmadhë nga shekujt. Pra u bë përvoja parësore e Ismail Qemalit për të synuar drejt shpalljes së Pavarësisë kombëtare.

*Posti i Ministrit të Jashtëm, që e dëmtonte çështjen shqiptare, u refuzua nga I. Qemali.

*Njohja me rrethet përparimtare të Evropës e me personalitetet e shquara politike të kohës, e favorizonin për të bërë prezent problemin kombëtar në opinion botëror. Pas Mit’hat Pashës,

*Kryetar i Partisë liberale turke u bë I. Qemali. Në një intervistë në Giornale d’Italia) më 23 qershor 1909, Ismail Qemali thekson: “Liberalët e Europës Perëndimore ngjajnë me trashëgimtarët e një pasurie të madhe, që shqetësohen për t’u kënaqur me të ardhurat e grumbulluara nga pararendësit e tyre. Nëse në Perëndim liberalizmi është etiketë e një partie për të marrë pushtetin; në Lindje mjafton mendimi liberal që të ngjallen dyshime të cilat sjellin të këqija të mëdha.”

*Kjo analizë i vlente për të nesërmen e afërt të vendit dhe ishte një afirmim diplomatik i tij në botën evropiane.

*Ardhjen e turqëve të rinj ai e quan anarki të rëndë që vjen nga lart, e cila është më e rrezikshme dhe më e dëmshme se ajo që vjen nga poshtë.  *Komitetin “Bashkim e Përparim” të xhonturqve e quan shtet brenda shtetit, që imponon vullnetin e tij, shtyp liritë e njeriut dhe i kundërvihet kushtetutës.  *Politika e Xhon turqve e detyroi atë të ndërtojë platformën e qeverisjes së Shqipërisë. “*Kushtetuta nuk është qëllimi, por mjeti për zhvillim dhe përparim.”- thekson Ismail Qemali. Ndërkohë Sulltani e emëroi Guvernator në Tripolitani, të cilin e refuzoi. Ai nuhati rrezikun dhe kërkoi strehim politik në ambasadën angleze, e cila e nisi në Athinë.

*Menjëherë nisi fushatën diplomatike nëpër oborret e Europës, me ftesën e bërë nga shqiptarët e Australisë që aktualisht ndodheshin (në Athinë). Që arkitekti të ndërtonte ngrehinën e shqiptarëve, i duhej lënda e parë, e cila ishte: *Mbështetja e Fuqive të Mëdha evropiane.

*Menjëherë nisi publikimin e situatës politike të kohës me maratonën nëpër oborret e Evropës .  *Nuk harroi dhe udhëtimin e nisi me vende ku *çështja shqiptare njihej mirë, si me Romën, Siçilinë e Kalabrinë.  *Shfrytëzoi mosmarrëveshjet Austri- Itali për influencën e secilës në Shqipëri. Ismail Qemali frenoi disi përpjekjet për epërsi ndaj Shqipërisë si: të Austrisë, Greqisë, Italisë e Serbisë.  *Me shkathtësinë e tij, ai shfrytëzoi mirë  situatatdhe grindjet politike mes shteteve evropiane për influencë dhe të secilit në veçanti. Më pas shkoi në Gjenevë, Bruksel, ku takoi Faik Konicën për të reklamuar çështjen kombëtare në gazetën e drejtuar prej tij, “Albania”. Botimi i gazetës së tij (I.Qemalit) me titull “Shpëtimi i Shqipërisë”, në gjuhë shqipe, greke dhe turke, u përdor për të ringjallur ndjenjën kombëtare te shqiptarët në botë.  *Me nuhatje shfrytëzoi vdekjen e mbretëreshës Viktoria të Anglisë dhe shkoi në Londër për ngushëllim, ku u takua me personalitete të politikës botërore. Shkoi në Egjipt, ku kishte shumë shqiptarë. Sulltani, për hesape të vjetra, e dënoi me vdekje në mungesë.   Ai shfrytëzoi me *mençuri dobësimin e P. Osmane, për shkak të kryengritjeve, sidomos në Ballkan, të cilat ai diti t’i shfrytëzojë me maturi.

*Traktati i Shën Stefanit dhe Kongresi i Berlinit 1878, e copëzonin Shqipërinë, gjë që nuk ishte në favor të terrenit që po përgatiste I.Qemali.  *Në çastin fatlum, këtij burri të mençur iu desh të shfytëzojë ndarjen e turqve të rinj më 1908. *Ndaj për I.Qemalin shpallja e kushtetutës do të ishte faza e parë për Autonomi.  *Përvoja diplomatike dhe vizitat nëpër oborret e Europës, bën që ai u mbështet në 2 Fuqi të Mëdha: Austro-Hungari dhe Itali, të cilat për qëllimet e tyre, ishin kundër pushtimit të Shqipërisë nga Greqia dhe Serbia. Bisedimet me qarqet e lëvizjes përparimtare në Athinë, Romë,Vjenë, Paris, Londër, Kajro, Bukuresht dhe me shqiptarët jashtë vendit, bënë të ndryshonte opinioni i Europës për shqiptarët, të cilët i konsideronin pa ideale kombëtare. *Hartimi i Memorandumit të Gërçës nga I. Qemali dhe Hasan Prishtina, me 12 kërkesa, sipas të cilave të 4 vilajetet shqiptare të kishin autonomi administrative për çastin, nën vartësinë e Xhonturqëve, pati rëndësi: *Nisën kryengritjet e Malësisë së Madhe me Ded’ Gjo’ Lulin, dhe   *kryengritjet e përgjithëshme 1909-1911.

*Arkitekti i shtetit të parë shqiptar, Ismail Qemali si largpamës dhe vazhdues i programit të Rilindasëve, e dinte se rruga e nisur, donte mbështetjen e ndërkombëtarëve, para të cilëve doli me këto kërkesa:

*1- Kushtetutë dhe Autonomi administrative për popujt e ndryshëm të P.Osmane;  *2- Shqipëria të ketë 2-3 apo 4 vilajete me krahina shqiptare;  *3- Hapja e shkollave shqipe dhe shpërndadja e librave në gjuhë amtare në çdo trevë ku flitet shqip. *4- Gjuhë zyrtare të ishte shqipja.  *5- Të krijohej policia, postë telegrafa.   *Marrëdhënie diplomatike me Perëndimin dhe fqinjësia e mirë.

*Kërkesa për autonomi dhe jo Pavarësi, përputhej me kushtet ekonomike, si ide përparimtare për kohën.  *Ai kërkoi organizimin e shtetit me frymë europiane. *Në Nicë të Francës *më 19 shkurt 1912 ai doli me idenë e Pavarësisë. Ambasadori italian Tommasso Tittoni njoftoi se në Nicë po mbahet një kongres sekret, me praninë e I. Qemalit. Ai shprehet:”Një fis që kërcënohet nga serbët e grekët, është fis i vjetër ilir i shqiptarëve, që ruan e do të ruajë traditën dhe identitetin e lashtë kombëtar”.  *I. Qemali më 5 Nëntor 1912 u takua me shqiptarët e Bukureshtit, ku dolën me një Rezolutë. Por kjo varej nga Fuqitë e Mëdha. Në Vjenë, gjeti mbështetjen e Berchtold dhe ambasadorit Avarna. Më 20 /XI /1912 nga Trieste niset për Shqipëri. Ditën që Skënderbeu  ngriti flamurinnë Krujë, edhe Ismail Qemali më 28 -XI- 1912 ngriti flamurin e kuq me shkabën e zezë në Vlorë. Shpallja e Pavarsisë së Shqipërisë u mirëprit nga Italia, Austria dhe Rumania. Kurse Serbia nuk e njohu aktin madhor që shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Stambolli heshti, kurse Greqia dhe Mali i Zi, synonin copëzimin e Shqipërisë. Formimi i Qeverisë së Vlorës me Kryeministër I.smail Qemalin, me anëtarë kabineti nga të gjitha trojet shqiptare dhe me përfaqësues nga tri besimet fetare, ishte akti final i njohjes së Shqipërisë si komb i pavarur. U mbushën 100 vjet dhe vendi ynë përsëri ka mjaft probleme që po ia lemë kohës t’i zgjidhë!

Shqiptarë, kudo që jeni, Ju uroj :”Gëzuar 100 vjet Pavarësi Kombëtare!”

Vivra,  Botoi më 09/11/2012-Fjala e lirë, Dielli, Illyria, Tribuna Shqiptare

Presidenti Ibrahim Rugova, shkrimtari, ideologu, politikani elitar! – Nga Vilhelme Vranari Haxhiraj

               Shkëputur nga libri im “Elitat…” f. 211-215              

    Ibrahim Rugova,intelektual,p olitikan , akademik dhe shkrimtar shqiptar, i cili udhëhoqi luftën popullore në Kosovë. Rugova i quajtur “Gandi i Ballkanit”, pas vdekjes u shpall “Hero i Kosovës”. Rugova  mbante titullin Doktor. Është Presidenti i parë i Kosovës, bashkëthmelues i partisë Demokratike. Ai udhëhoqi një luftë popullore për pavarësi,  i cili ndoqi një rezistencë paqësore ndaj sundimit jugosllav dhe pikërisht për këtë  qëndrim pati mbështetje nga SHBA-të dhe Evropa. Për shkak të rolit të tij në historinë e Kosovës, Rugova nga kosovarët është quajtur “Ati i Kombit” dhe “Gandi i Ballkanit”.Pas vdekjes u shpall “Hero i Kosovës.

Më 10 janar 1945, kur ai ishte vetëm foshnjë pesëjavsh, komunistët jugosllavë i pushkatuan babanë e tij, Ukë Rugova dhe gjyshin Rrustë Rugova, i cili kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin gjatë Luftës së Dytë Botërore në krahinën e Rugovës.
Ibrahim Rugova kreu me sukses arsimin e mesëm në Pejë në vitin 1967. U diplomua në Degën e Albanologjisë të Fakultetit të Filozofisë të Universitetit të Prishtinës më 1971.

Kombit Shqiptar, sot, më shumë se kurrë, i duhen burra me psikologjinë, mendjen e ftohtë dhe maturinë e të paharruarit, Prof.dr, Akademik, Ibrahim Rugova! Personaliteti i tij i ndriçoftë rrugën Kombit tonë të plagosur e të raskapitur!

 

Ibrahim Rugova lindi më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut, në Kosovë.

  1. Rugova qëndroi gjatë një viti Akademik (1976-77) në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, nën mbikëqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi studimet e veta shkencore në fushën e letërsisë, ku veçanërisht u përqëndrua në teorinë letrare.
    Ibrahim Rugova mori Doktoraturën në letërsi, pranë Universitetin të Prishtinës më 1984.
    Më 1996, Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe të Shkencave të Kosovës.

Po në këtë vit ai u shpall doktor nderi i Universitetit të Parisit VIII në Paris.

Është autor i dhjetë librave me vlera. Dr. Ibrahim Rugova ishte redaktor nismëtar në gazetën e studentëve “Bota e re” dhe në revistën shkencore “Dituria” (1971-72), që botoheshin në Prishtinë. Pastaj për afro dy dekada.  Dr. Rugova punoi në Institutin Albanologjik të Prishtinës si hulumtues i letërsisë. Për një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës “Gjurmime albanologjike”, organ mediatik që e botonte ky Institut.

Dr. Rugova është zgjedhur kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës më 1988, i cili u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare që po kundërshtonte sundimin komunist serb/jugosllav në Kosovë.
Si intelektual i formar, apo politikan i matur, fitoi famë, sepse ishte atdjhetari që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike. Më 23 dhjetor 1989, Dr. Rugova u zgjodh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), gjë që për kohën ishte një hap i rëndësishëm zhvillimi ideo-politik. Kjo për një arsye madhore se, ishte  forca e parë politike që doli si formacion më vete. Formimi i  partisë së parë politike në Kosovë, pra Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) ishte ajo që e sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi.

LDK-ja u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit, edhe pse në ndërkohë u shfaqën në skenë edhe edhe parti e grupe të tjera.

Nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës, LDK-ja, në bashkëpunim me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, përmbylli kornizën ligjore për institucionalizimin e pavarësisë së Kosovës.

Deklarata e Pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i kushtetutës së saj (7 shtator 1990), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës mbajtur në fund të shtatorit të vitit 1991, qenë prelud për zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës dhe zgjedhjet presidenciale në Republikën e Kosovës më 24 maj 1992.

LDK-ja fitoi shumicën dërrmuese të deputetëve në Kuvend, në të cilin përfaqësoheshin edhe tri parti të tjera, ndërsa Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh Kryetar i Republikës së Kosovës me shumicën dërrmuese të votave.

Dr. Ibrahim Rugova u rizgjodh Kryetar i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e mbajtura në mars të vitit 1998. Partia e tij, LDK, fitoi shumicën e vendeve në Kuvendin e Republikës së Kosovës në atë vit.

Nën udhëheqjen e Rugovës, LDK-ja fitoi 58% të votave të elektoratit në zgjedhjet lokale, të sponsorizuara ndërkombëtarisht, në Kosovën e pasluftës, në tetor të vitit 2000.

Çmimet dhe titujt ndërkombëtarë:

– Më 1995, Dr. Rugovës iu dha Çmimi për paqe i Fondacionit Paul Litzer në Danimarkë.

– Më 1996, Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Parisit (VIII) Sorbonë, Francë.

– Më 1998, Rugova iu dha Çmimi Saharov i Parlamentit Evropian.

– Në vitin 1999, Rugova mori Çmimin për paqe të qytetit Mynster (Münster), Gjermani, ndërsa u shpall qytetar nderi i qyteteve italiane: Venedikut, Milanos dhe Breshias (Brecscia).

– Në vitin 2000, Dr. Rugova mori Çmimin për paqe të Unionit Demokratik të Katalonisë “Manuel Carrasco i Formiguera”, në Barcelonë, Spanjë.

– Në vitin 2004, Fondacioni panevropian Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, Çmimin e Evropës për vitin 2004. Personalitetet që u është akorduar ky vlerësim “ Çmimi i Evropës”; janë:

– Mbreti i Spanjës Huan Karlos, – Helmut Kol, – Ronald Regan-i, – Oto fon Habsburg dhe – Emil Konstantinesku.

– Në vitin 2004, Gjenerali Xheri Bek, komandant i Brigadës Multinacionale të KFOR-it në Lindje, i cili ishte për një vizitë lamtumire te Presidenti i Kosovës ditën e hënë më 16 shkurt 2004, i dorëzoi Dr. Rugovës fletëlavdërimin e nënshkruar nga zëvendësguvernatorja e Pensilvanisë, znj. Kethrinë Bejkër Noll (Catherine Baker Knoll).

“…Në emër të 12 milionë qytetarëve të Pensilvanisë, dua t’ju shpreh lavdatat për arritjet tuaja të jashtëzakonshme dhe t’ju falënderoj për miqësinë tuaj ndaj Shteteve të Bashkuara.”  (znj. Kethrinë Bejkër Noll)
– Në vitin 2004, Presidenti i Kosovës Dr.Ibrahim Rugova, në një ceremoni solemne të zhvilluar të hënën më 2 shkurt 2004, pasdite në qytetin e Belgjikës Atverpen (Anvers), është shpallur Senator Nderi i Evropës nga Senati i Evropës. Ky është grupacion i figurave më eminente të skenës politike evropiane nga i cili nderohen personalitete më në zë të botës së politikës, gazetarisë, të shkencave ekzakte apo humane të cilët ka dhënë kontributin e tyre për demokracinë paqen, zhvillimin apo stabilitetin në Evropë.

“Edhe me kundërshtimet e këtyre viteve që i kanë bërë në skenën politike Ibrahim Rugovës, Presidenti i Kosovës ka patur kurajon që të vazhdojë të përpiqet për idealin e tij në një nga zonat më të vështira të Ballkanit”.

Është shumë e vështirë që të luftosh për vetëvendosjen dhe vullnetin e lirë të një populli të vogël, kur kjo nuk korrespondon me dëshirën e popujve të mëdhenj. Rugova vazhdoi që të luftojë vetëm, ndonjëherë pa hasur në mirëkuptim për një ideal që do të mund t’i japë Evropës atë paqe për të cilën ne kemi nevojë. Është pikërisht kjo gjë që do ta nderojë sot me titullin Senator Evropian që të mos dekurajohet“. (Z. Oto fon Habsburg)
– Më 9 shtator 2004, Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Tiranës.

– Më 20 nëntor 2005, Këshilli i Qytetit të Nju Jorkut e ka nderuar presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, me një mirënjohje të veçantë për përkushtimin e tij në afirmimin e parimeve të demokracisë dhe për udhëheqjen e tij politike frymëzuese.
– Më 21 janar 2006, pushon së rrahuri zemra e Presidentit të Parë të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Ai jetoi një jetë të shkurtër, por plot nder dhe lavdi. U nda nga jeta në një kohë kur kushtet po pasi faktori kombëtar dhe nd/kombëtar ishte në favor të vizioneve të Rugovës dhe të shqiptarëve të Dardanisë, kësaj treve të aneksuar padrejtësisht nga trungu mëmë…Por ai nuk arriti ta shihte Kosovën të lirë.  Gjithsesi u nda nga kjo botë i qetë dhe me besim se e drejta vonon por nuk harron.

Rugova ka ekzistuar kur Kosova s’ka pasur parti. Rugova ka udhëhequr kur Kosova s’ka pasur asnjë lider. Rugova ka kuvenduar kur Kosovës i është  mohuar kuvendi. Rugova ka folur kur Kosovës me gjak e me dhunë ia kishin mbyllur gojën. Rugova ka hapur rrugë kur Kosovës ia kishin mbyllur të gjitha dyert. Rugova ka qenë dhe mbetet njëri prej politikanëve që ka gëzuar përkrahje dhe nderim më shumë se cilido politikanë tjetër shqiptarë që mban mend historia. Rugova ka qenë burrë i urtë dhe i mençur, ku fjalët fyese ishin të huaja për gojën e tij që nxirrte vetëm mjaltë. Kjo sjellje njerëzore e karakterizongte si një Elitëe lindur , tejet eveçantë , sepse kishte vizion, ishte largpamës dhe shihte tej individit. Ka pasur edhe shqiptarë që kanë kërkuar të ngjallnin armiqësi tek ai, por Rugova ka refuzuar, duke u  përgjigjur veëm me buzëqeshje, dashamirësi  dhe u ka ofruar miqësinë e tij. Vizioni i tij ka qenë vendi i tij, Dardania  dhe populli, por kurrë nuk ka ndihur egot e individëve. Prandaj puna dhe vepra e tij nuk i ka takuar dhe  as që i takon asnjë individi, partie, fisi, apo klani. E gjithë ajo që la pas tij ka qenë për atdheun dhe popullin e Dardanisë. Prandaj, Rugova është një ELITË e shquar e kombit, që i takon veç popullit dhe historisë së lavdishme të tokës mëmë që e lindi e rriti dhe  tani e ruan në gjirin e saj, si nëna që mban të birin. Burra të tillë si Rugova e nderojnë Kombin.

DJE TË KAM PUTHUR NË BUZË – Poezi nga PEDRO SALINAS – Përktheu FASLLI HALITI

 

     1891 -1951

 

Pedro Salinas y Serrano (Madrid, 27 nëntor, 1891 – Boston 4 dhjetor, 1951) eshte një poet spanjoll që i përkasin brexit të 1927.

 

 

DJE TË KAM PUTHUR NË BUZË

 

 

Dje të kam puthur në buzë.

Të putha në buzë. Përvëluese, të kuqe.

Një puthje kaq të shkurtër

zgjati më shumë se një përndritje

e një mrekullie, dhe më shumë.

Koha, pasi të putha,

nuk vlente më për asgjë

tashmë, për asgjë    

kishte vlejtur  më parë.

Në puthje fillimi i saj dhe fundi i saj.

 

Sot po puth një puthje;

jo vetëm me buzët e mia.

I vë

jo në buzë, jo, jo më,

– ku iku? –

I vë

mbi puthjen që të dhashë dje

mbi buzët e bashkuara

nga puthja që puthën.

Dhe zgjat kjo puthje

më shumë se heshtja e dritës.

Sepse unë nuk puth tani

as një copë mish as një buzë

që arratiset, që më ikën.

Jo.

Po të puth më larg.

EKONOMIA E DASHURISË – Poezi nga NORMAN MAILER – Përktheu FASLLI HALITI

 

     

     1923 -2007

 

 

Norman Mailer Kingsley (Long Branch, 31 janar, 1923 – New York, 10 nëntor, 2007). ishte një shkrimtar amerikan, anëtar i Generation Beat. Gjithashtu ai ka punuar për kinemanë si aktor dhe regjisor. Nga librat e tij disa janë kthyer në skenarë.

 

 

 

EKONOMIA E DASHURISË

 

 

Sytë e tu

      janë të bukur

Tha dashuria

                      ime

Po thashë unë

                      sytë e mi

                      panë

                             gjirin tënd

                             prandaj edhe

                             janë

                                 të bukur.

 

(por zemra ime

Ishte e zhytur

në atë

llogaritje

të shpirtit

që mat

fitimin

dhe koston

e transformimeve

nga bukuria

në pushtet)

 

Sytë e tu

         janë të bukur

         tha dashuria ime

         dhe më

                    la

                    pastaj

PASHË QARTË – Poezi nga JACK KEROUAC – Përktheu FASLLI HALITI

 

1922 – 1969

 

JACK KEROUAC (1922 – 1969),

Shkrimta dhe poet  amerikan.

 

 

PASHË QARTË 

 

Pashë

                qartë

                          skeletin

 nën gjithë

                këtë

                       shfaqje

                                

                                 të personalitetit

ç’gjë

        mbetet tjetër

                         nga njeriu

dhe gjithë krenaria e tij?

dhe gjithë mezet e natës…

   dhe damixhanët e pijeve

                      poshtë fytit

                                     … eshtrat- kalben

                                                në varr,

                                                tiparet e fytyrës

                                                transformohen në krimba

                                                  .

                                                   .

                                                    .

                                                     .  

               e nga ai

                            s’dihet më

                                              asgjë

                                                .

                                                 .

                                                  .

                                                   .

 

 

Jeta është e sëmurë

Qentë kolliten

Bletët fluturojnë

Zogjtë çukitin

Pemët priten

Pyjet vajtojnë

Njerëzit vdesin

Dëmtuesit provojnë

Librat gënjejnë

Milingonat fluturojnë

Përshëndesin

HIMNI I JETËS – Poezi nga ATDHE GECI

– poezi nga libri “Indi dhe Qenia”

Këtë himn solemn të librit po e hapi
me vargjet më të nxehta të shpirtit
dhe vuajtjet e rënda të së kaluarës
Në poezi asgjë s´lind jashtë njeriut
por, nga oksigjeni i gjakut jetësor
nga muza e përdhimbjeve njerëzore
si dhe nga afritë e largësitë e paana!

Zgjohu kënga ime, zgjohu vargu im
kemi edhe shumë udhë për të bërë
kemi dhe shumë vuajtje para vetes
zgjohu, dhe shihe atë që e sheh syri
zgjohu, e shihe çka dëgjojnë veshët
zgjohu, e shih çka feston mashtrimi

Midis të tri oktaveve të frymëzimit
poezia i ruan jetët e papërsëritshme
ca të fshehta të palulëzuara të jetës
mugullima jo dhe aq të lavdëruara
Hapja epokave poetike nga poetët
është vetëm një hap për vetëçlirim
për të fituar mbi dritëpaktën e jetës

Në çastet më hymnore të krijimit
poetët janë ujëvarat që s´shterrojnë
Lir, poezia zë kokër tek e dashura
tek sytë e saj që dëgjojnë e presin
dhe tek flaka e saj që s´ka të shuar!
Në detin e paanë të gjuhës, nuk ka
të çara midis fjalëve dhe germave
poezia është e lehtë për t´u kuptuar
dhe kombëtare në shprehje e figurë!…

Atdhe Geci – Dortmund, 2020