VOAL

Please Wait ...
0%

E frikshme: 10 foshnja vdesin në 10 ditë, reagon materniteti

By | January 12, 2018

Komentet

Kalaja e Gjirokastrës në rrezik, pas çarjes së mureve nis rrëshqitja e shkëmbinjve

Kalaja e Gjirokastrës në rrezik për ekzistencën e saj, është alarmi që japin specialistët e trashëgimisë kulturore. Çarja e mureve të kalasë, rrëshqitja e një pjesë shkëmbi dhe një masivi dherash në zonën poshtë Kullës së Sahatit në Kalanë e Gjirokastrës për specialistët është një alarm për rrezikun që i kanoset. Prof. Lida Miraj arkitekte, arkeologe, shprehet se situata është tejet urgjente dhe bën thirrje që Ministria e Kulturës të mbledhë një grup ekspertësh për të diskutuar masat mbrojtëse dhe planin afatgjatë. “Gjirokastra është në rrezik, ku bën pjesë edhe kalaja. Është e domosdoshme dhe shumë urgjente një konsultë në Gjirokastër me profesionistë sizmologë, konstruktorë, gjeologë, arkitektë, restauratorë. Këto foto me muret e kalasë, rrëshqitjen e dherave, etj, tregojnë për faktin se këmbanat po bien fort”, pohon prof. Miraj, për çfarë po ndodh në kalanë e Gjirokastrës. Deri tani Ministria e Kulturës me ministren Kumbaro kanë treguar që nuk kanë marrë parasysh reagimet e specialistëve të trashëgimisë për rrezikun në qendrën historike, por sipas tyre një konsultë me ekspertët që deri tani ka munguar shërben për parandalimin e shkatërrimeve në vijim në Gjirokastër. “Domosdoshmërisht duhet bërë konsulta në Gjirokastër për parandalimin e shkatërrimeve të mëtejshme. Patjetër që Ministria e Kulturës duhet te mbledhë ekspertët”, vijon më tej prof. Miraj. Arkitekti Kreshnik Merxhani me publikimin e fotove që tregojnë se çfarë po ndodh në kalanë e Gjirokastrës shkruan se vërtetohen pasojat e një studimi që në vitin 2006, duke theksuar se kërkohet ndërhyrje për shpëtimin e Gjirokastrës. “S.O.S Rrëzohet shkëmbi dhe dheu nën kullën e çarë të Kalasë në Gjirokastër! Situata është urgjente! Parashikimet e studimit të 2006 po vërtetohen me pasoja dramatike! Sot është koha për të bashkuar fuqitë të shpëtohet Gjirokastra. Foto të sotme (17.1.2018)”, bën me dije arkitekti Kreshnik Merxhani në profilin e tij. Shërbimi italian i gjeologjisë ambientale dhe gjeo-inxhinierisë – “Menaxhimi i rrezikut të katastrofave të trashëgimisë kulturore në Shqipëri”, Romë, 2014, mes të tjerave shkruan se Gjirokastra është e ndjeshme ndaj rrëshqitjeve të dherave duke pohuar analiza studimi. “Gjirokastra dhe zona malit të Gjerë, janë të ndjeshme ndaj rrëshqitjeve të dheut dhe rënies së shkëmbinjve. Në këtë zonë aplikohen edhe shumë nga komentet e mësipërme në lidhje me tërmetet. Përveç kësaj, ka dhe një shkëmb të madh poshtë fortesës në Gjirokastër, që ka nevojë për analizë në të ardhmen e afërt”, thuhet në këtë studim të vitit 2014.

Ministria flet për trashëgiminë, qendra historike rrënohet

Pak ditë më parë gazeta përmes një email iu drejtua Ministrisë së Kulturës duke i kërkuar informacion për çarjen e murit të kalasë, nëse ka monitorim të gjendjes, plane për ndërhyrje përforcuese të mureve dhe kodrës. Por ashtu si e ka bërë traditë ministria në fillim përmendet ligji i informimit për të marrë informacione nga Ministria e Kulturës, ndërsa degradimet vazhdojnë. Sipas specialistëve situata është emergjente. Mjafton të shkosh në Gjirokastër pohojnë ata dhe shikon një situatë, që po degradon çdo ditë e më shumë. Në një kohë kur rrënimet vijojnë në monumentet e kulturës ministrja Mirela Kumbaro gjatë këtyre ditëve në daljet e saj në media ka folur për punën e madhe që sipas saj ka bërë dikasteri që ajo drejton, çfarë do të sjellë ligji i ri i trashëgimisë dhe ndryshimet e tjera. Një përgjigje për monumentet e që po rrënohen dhe masat që kërkojnë specialistët për Gjirokastrën mungon. Lajmi i këtyre ditëve është se Gjirokastra, Kishat e Voskopojës e Vithkuqit janë përfshirë mes 12 kandidaturave për t’u përzgjedhur nga organizata “Europa Nostra” në programin 7 vendndodhjet e trashëgimisë më të rrezikuara në Europë. Në përgjigje të Ministrisë së Kulturës në vitin që lamë pas akademiku Emin Riza hartues i dosjes së Gjirokastrës në UNESCO u shpreh se po rrënohen banesat monument kulture, ndërsa ministria merret me fjalë. “Puna e institucioneve matet me ndë- rhyrjet mirëmbajtëse dhe restauruese, që bëhen për monumentet e kulturës. Kjo është puna e institucioneve. Nuk duhen fjalë, por para për restaurimet e banesave monument kulture dhe kjo sa më parë dhe është gjendje alarmante. Ritmi i rrënimit të banesave shkon përherë në rritje” pohonte akademiku Riza. Në Raportin e Shtetit të Ruajtjes së vitit 2017, UNESCO liston një numër faktorësh që kërcënojnë qendrën historike. Mes tyre përmendet projektligji për trashëgiminë kulturore dhe monumentet ende nuk është miratuar dhe nuk ka progres në zhvillimin e një Plani të Integruar të Menaxhimit të përgjithshëm për vendin, megjithëse duket si një nevojë themelore dhe urgjente për ruajtjen e saj. Kapaciteti mbajtës dhe shkalla e projektit të Bypass duhet të rivlerësohet në lidhje me nevojën reale të transportit dhe të minimizojë ndikimin e tij potencial negativ në integritetin e vendit. Një tjetër pikë është dhe se duhet mbajtur ruajtja e moratoriumit mbi ndërtimet e reja./Julia VRAPI

Qeveria i jep 25 milionë lekë Moikom Zeqos për kurim

Një vendim i qeverisë së Shqipërisë i botuar në Fletoren Zyrtare, bën me dije se Këshilli i Ministrave ka marrë përsipër, mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të mjekimit të profesor Moikom Zeqos.

Me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave ka vendosur mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të mjekimit të Moikom Zeqos, në masën 2 500 000 (dy milionë e pesëqind mijë) lekë. Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Pagesa do të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të mjekimit. Vendimi ngarkon Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi. Vendimi hyn në fuqi menjëherë.

Historiani, studiuesi e ish-drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, është i sëmurë prej pothuaj tri vitesh.

Ai është Doktor i Shkencave dhe mban urdhrin e lartë “Mjeshtër i Madh” si edhe autori i 62 librave me poezi, studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe të një numri skenarësh për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor. Ka marrë disa herë çmime të para për librat e tij. Krijime të Moikom Zeqos janë përkthyer në gjuhët anglisht, frëngjisht, greqisht, italisht, serbokroatisht, bullgarisht, rumanisht, polonisht, danisht, esperanto, gjermanisht.

Është autor i tre ekspozitave vetiake në pikturë. Ka përfaqësuar Shqipërinë në Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me dhjetëra herë dhe është vlerësuar nga personalitete të larta të kulturës shqiptare dhe të huaj.

Kotzias-Bushati takim 3 ditor në Korçë, ja çfarë pritet të diskutojnë homologët

KORÇE- Korça do të jetë qyteti që do të presë në një takim 3 ditor ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe homologun e tij grek, Nikos Kotzias.

‘BalkanWeb’
mëson se ministri grek pritet të mbërrijë në territorin shqiptar nga pika kufitare e Kapshticës në mesditë. Takimi ‘kokë më kokë’ mes dy diplomatëve vjen si vazhdimësi e mbledhjes që u mbajt në Kretë.

Pavarësisht faktit se takimi do të qëndrojë larg vëmendjes së mediave, është mësuar se kryefjala e bisedimeve do të jenë çështjet e hapura dy palëshe. Sakaq, ministrat shoqërohen nga i njëjti delegacion që ishte edhe pjesë e takimit në Kretë.

U nis nga Londra me makinën ushtarake ruse ZIL, shqiptari mbërrin në Tiranë (fotot)

Gent Jakupi sëbashku me menaxherin e firmës së tij, Rob Gerrish kanë mbërritur në Tiranë pasi kanë përshkruar 2600 kilometra me një automjet të vjetër ushtarak rus, ZIL.

E ndalesën e parë që ai bën në Tiranë, e bën pikërisht në Top Channel, ku ka qenë i ftuar në emisionin “Pasdite në Top Channel”.

Po rrugën e kthimit për në Londër, Gent Jakupi duket se nuk do ta bëjë me ZIL-in rus, por me avion, duke thënë gjatë intervistës me Juli Krisafin se automjetin që çdokujt i kujton periudhën e komunizmit do ta lërë në Shqipëri në dispozicion të filmave dhe TV.

NJË LIBËR ME VLERA PËR MËSUESIT,NXËNËSIT DHE KOMUNITETIN – Nga Ibrahim Hajdarmataj

Shtypëshkronja Filara në Tiranë botoi librin  “Komunizmi përmes dokumentave arkivore”Represioni në periudhën e vetizolimit(gjysma e dytë e viteve 1970 dhe gjysma e parë e viteve1980).

Një botim I institutit për Demokraci Media dhe Kulturë –IDMC.

Projekti është mbështetur nga fondacioni Konard Adenauer(KAS).

Komuniteti,mësues ,nxënës janë pak të informua për periudhen e komunizmit,sepse edhe botime profesionale të dokumentave janë të pakta.Kështu në tekstet e përditshme të shkollave mungojnë.Duke shfletuar faksimile dokumentash origjinale,kështu nxënësit njihen me forma të ndryshme raportimi dhe komunikimi brenda Parti-Shtet,koncepte,figura,ngjarje,mentalitete të kësaj periudhe si dhe vlerën e këtyre burimeve.

Hapet një dritare jeshile për brezat e rinjë të lindur pas viteve 1990 për diktaturën.

Për këtë botim kontribuan Anila Beshaj,mësuese e Historisë Kolegji”Neë York”Tiranë,Aida Spaho ,mësuese e Historisë ,9-Vjeçare “Hillary Clinton”,Kamëz. Antonela Tako mësuese e historisë ,gjimnazi “Themistokli Gërmenji”Korçë. Brunilda Salaj  mësuese e historisë, 9-Vjeçare “Hasan Prishtina” Tiranë,Eljona Plaku, mësuese e historisë, 9-Vjeçare “Rreze Drite “Berat, Florenca Stafa, mësuese e historisë, 9-Vjeçare”Sulë Misri”,Elbasan ,Gentian Dedja, mësuese e historisë, gjimnazi “Dhaskal Todri”,Elbasan ,Mira Kuçi,drejtoreshë, gjimnazi,mësuese e historisë,shkolla e mesme e bashkuar”Bedri Llagani”Vaqarr, Mirela Novruzaj, mësuese e historisë, gjimnazi “Petro Nini Luarasi”Tiranë, Vojsava Kumballa ,drejtureshë ,mësuese e historisë,gjimnazi “Isa Boletini”Vorë.

Libri është I ndarë  në 11 kapituj ,për mendimin tim kapitulli më I rëndësishëm është”Rëndësia e mësimit të historisë në shkollë dhe metoda të mësimëdhenies”.

Si dhe pjesa “Dokumente arkivore”. Janë mjaft tërheqës pjesët e shkruara:

1-Gjyqi kundë”kulakëve” të Lapardhasë në vitin 1976.

2-Kontrolli I “elementëve të deklasuar”në Tiranë

3-Qarkore e KQ Të PPSH për komitetet e PPSH të rreparteve ushtarake .

4-Evidentimi dhe kontrolli I “Kontigjenteve armiqësore e keqëbërëse”.

5-Masat e PPSH për fshehjen e kampeve të  punës të të burgosurve përpara grupeve të vizitorëve të huaj.

6-Komentet e “elementit armik”pas zyrtarizimit të prishjes së  marrëdhënjeve me Kinën.

7-Diskutimi I Sekretarëve të KQ Të PPSH mbi trajtimin e të burgosurve të amnistuar në vitin 1982 .

8-Fjalimi I Ministrit të Brendëshem Hekuran Isai mbi kriminalitetin.

9-Njoftimi I Prokurorisë së Përgjithshme mbi gjëndjen e të internuarve dhe të dëbuarve në vitin 1984.

Ky libër ka bashkëautor Dr.Jonila Godole,Dr.Mag Idrit Idrizi,MA dhe MA Fatmiroshe Xhemalaj.

Cili je ti që komandon projektet tona në festivale? – Nga INA KOSTURI

Dhe si ka mundësi të jesh në dijeni të formacioneve kur projektet sapo janë dorëzuar dhe nuk ka rëndësi as mosha , as flokët, as 30 %  i kuotës së kuvendit për barazisë gjinore?

Si lexuese dhe e interesuar për shtypin kulturor  pjesë e të cilit kam qënë intensivisht nga viti 2003 me opinione, kritika e intervista, e më tepër kur diskutohet për muzikën u ndala në intervistën që Nestor Kraja , pedagog , koleg në Fakultetin e Muzikës dhe së fundmi botues i Portalit Opus.alb ka dhënë në gazetën “Sot” , 17 janar 2018.

Intervista diskuton për projektet që mbështeten nga Ministria e Kulturës në fushën e muzikës, për transparencën që kërkohet, për çështjet e artit e muzikës. Teksa lexoja intervsitën në mëndje më erdhi transparenca, selektimi dhe ” dashamirësia “ që portali Opus.alb që kolegu drejton shfaq ndaj kolegëve , muzikantëve e studentëve.  E krahasoj me Ministrinë e Kulturës dhe të paktën këtë të fundit e gjej të saktë përsa i përket dorëzimit të dokumentave, kërkesave, datave dhe një sërë rregullsish të tjera, pavarësisht numrit të shumtë të aplikuesve, që do doja shumë ti kish patur dhe portali, ndonëse portali është privat dhe nuk ndan fonde. Portali shpërndan copëza reklame që shndërrohen në lavdi për artistët, e më pas pse jo dhe në fonde nga të tjerë në bazë të reklamës. Ky është mekanizmi që funksionon tek projektet artistike, për të lavdishmit ka dhe fonde. Mos duhet transparencën i nderuar koleg ta kërkojmë së pari nga vetja, duke u qëndruar larg modeleve gjysmëshekullore të lajmit alla “ Radiostacion “ , mos duhet respektuar së pari puna e kolegëve dhe e të gjithëve njësoj duke filluar me parimin bazë të gazetarisë, dhënien e lajmit ? E lajmi ynë janë afishet e koncerteve që selektohen shëmtuar në Opus alb , që përfshijnë selektim deri tek sukseset  e studentëve. E publikimi i tyre nuk kushtojnë asgjë, e bëjnë gazetaret e kulturës çdo ditë në respekt të punës së çdo artisti. Para së ti kërkojmë Ministrisë të jetë transparente me projektet, a nuk është komuniteti i muzikantëve, komuniteti i vështirë , halli më i madh i të cilit ka qënë dhe mbetet krijimi i raporteve miqësore, raporte të fqinjësisë së mirë midis kolegëve në nderim të punës së gjithsecilit ?  I intervistuari ankohet se muzikantët nuk flasin, nuk shprehen , po nuk thotë se mendimi ndryshe nuk botohet në Opus.alb as si replikë. Kjo është një derë fare e vogël në krahasim me dhjetra portale, gazeta që komunikojnë në mbarë botën në shqip dhe në gjuhë të huaja, po ky është një portal vendi, është më pranë , gjendet midids nesh. Do më dukej normale sikur intervista të niste me një apel për përkrahjen e kompozitorëve shqiptarë dhe krijmtarisë së tyre, gjë të cilën e kam bërë disa herë në shkrime të ndryshme pa pasur asnjë interes , pa qënë kompozitore. Më çudit  fakti se intervista këtë herë nis me një term tjetër, me një hall që nuk ka lidhje as me Ministrinë , as me festivalet. Më çudit fakti se shqetësimi më madh na qenkan ansamblet muzikore që marrin pjesë në festivale, madje kërkohet nga ministria dhe një strategji për ansamblet ! Nuk besoj të jetë kryer ndonjë sondazh, ndonjë studim për të studiuar ansamblet, se akoma nuk kemi studime për muzikën shqiptare ! Nuk besioj që studimi të përfshijë moshën, kuotat e barazisë gjinore, cilët janë më rezistentë në kushtet atmosferike të ftohtësisë dimërore dhe ngrohjes në stinën e nxehtë të verës, faktin se një videoklip do kishte më shumë impakt me të rinj trendy , a do ishte mjekra e përshtatshme për ta bërë atraktiv ansamblin , apo sa kohë duhet të rinjtë të qëndrojnë bashkë në ansamble për të ndihmuar artin !  Përtej qesharakes, tendenciozes,  cili je ti që komandon projektet tona në festivale dhe aktivitete kur Ministria na jep shanse të zgjedhim aktivitetin , solistët, ansamblin , projektin ashtu  si gjithsecili e mendon e sidomos në festivale , ku të gjithë e dimë se mbajtja dhe funksionimi i shoqatave është i lodhshëm , i mundimshëm në muzikën klasike. E ç’kuptim ka termi ansambël me përvojë , ansambël i ri, si ka mundësi të jesh në dijeni të formacioneve kur projektet sapo janë dorëzuar dhe nuk ka rëndësi as mosha , as flokët, as 30 %  i kuotës së kuvendit për barazisë gjinore ?

Diskutohet për shkollën e Artit , për kuotat e studentëve. Sigurisht që në një sisitem kapitalist nuk mund të bëhen krahasime, arti ofron pak mundësi , jashtë Shqipërisë ka hapësirë për shkollim  dhe rrudhja e kuotave është normale. A mund të ketë një politikë që të favorizojë një klimë të mirë tek ne ? Sërish e gjithë kjo fillon nga vetja , para se të bejmë të tjerë fajtorë, a duhet menduar se ndryshe nga gjithë portalet muzikorë të muzikës klasike që lexon dhe kontaktoj vazhdimisht , ky që drejton është unik dhe i vetmi që e quan ambientin shqiptar , kolegët, “balturinë” , jo një herë po disa herë. I vetmi që sharjen e ka kthyer në metodë, lavdërimin në qokë.  Nuk është kjo mënyrë e të shkruarit një ndikim direkt në rënie të interesit tek studentët , nuk janë shkrimet që denigrojnë figura kolëgësh , kompozitorë e muzikantë faktorë që çojnë në një klimë të shëmtuar e humbje të interesit për shkolën, nuk janë shkrimet për koncertet e studentëve disa herë tendencioze në analiza të qëllimshme , kur të tilla nuk u bëhet profesionistëve kur çirren e stonojnë po e gjitha mbahet në heshtje ? Nuk është sulmi që u behet produkteve shqiptare shpesh krahasuar me jashtë tendencionz në dëm të përparimit ? Nuk është mospërmendja e selektimi  që i bëhet pjësëmarrjes së studentëve në aktivitete të rëndësishme jashtë, vetëm se janë studentë të x apo y pedagogu , armiq të portalit?

E teksa diskutohet për muzikën klasike krahasuar me atë të lehtë vetë portal është ai që e përkrah dhe i jep vendin më të madh kësaj muzike në postimet, nga flokët e këngëtarëve në Kaliforni tek ditëlindjet e miqve anembanë botës ?! Mos duhet transparenca të fillojë me atë shtyp për selektimin që i bën lajmeve dhe publicitetin që i jep gjërave pa vlerë ?

Teksa lexoj për operën dhe studimin e vendosjes së tyre në skenën shqiptare, memorja më thotë se ka mjaft mangësi në data dhe tituj, se dhe dikush që ka punuar në opera mund ta pasurojë atë listë të veprave të huaja dhe shqiptare të vëna në skenë nga 1960. Mjafton të hapësh RTSH dhe të shikosh një nga operat e vëna në skenë në vitet e fundit. Janë krijuar dhe shfaqur opera shqiptare në skenë dhe pas viteve 2000. Nëse i selekton para se tu përmendësh emrin, se mendon se nuk duheshin vënë në skenë, ky është një problem tjetër i madh që ka të bëjë sërish me shkeljen e rregullave bazë të gazetarisë  !

Para se të kërkosh nga Ministria e Kulturës transparencë do doja ta nisje nga vetja , së pari çlirimin nga interest e të tjerëve dhe qënia vetëvetja , përtej vënies për interesat e njërit apo tjetrit, duke marrë pozicione qesharake . Po të përshëndes me një parrullë të kohës  së dikurshme nga buron gjithë ky mentalitet “ Poshtë lufta kundër ansambleve muzikore, rroftë mendimi i lirë”.

E rëndësishme është mbajtja larg e këtyre mendimeve nga ata që merren me projektet në Ministrinë e Kulturës , përkrahja e artistëve , solistë, individë, orkestra e gjithë formacionet në të mirë të përparimit të artit dhe pasurimit të skenës shqiptare, ruajtjes së trashëgimisë kulturore në muzikë.

Kujdes! Këta emra nuk lejohen t’u vendosen fëmijëve në Shqipëri

Në zyrat e Gjendjes Civile në Republikën e Shqipërisë, ekziston një listë me emra të papërshtatshëm për t’ia vendosur një fëmije.

Mbi 60 emra që gjenden në këtë listë, nuk mund t’u vendosen fëmijëve të sapolindur. Ja lista e emrave të ndaluar në Shqipëri:

Ankim

Arançata

Avash

Bretk

Berr

Burgim

Ballokume

Car

Cub

Currane

Currele

Careva

Carina

Cbane

Dert

Derman

Dovle

Durak

Ekran

Eros

Ferman

Federatë

Fodulle

Gazep

Gallata

Gabime

Groshë

Gjezap

Hyzmet

Hiçe

Hafije

Helme

Ironi

Jermsine

Keqan

Keqe

Krajlice

Levere

Meze

Mëshirë

Mjafte

Mjaftime

Mjaftoni

Mbarime

Mbete

Mbylle

Marrëzi

Ndalim

Pikëllime

Pafate

Pseerdhe

Rikë

Rakita

Spece

Sose

Stenate

Sherre

Shkurte

Shkurtime

Vajtime

Xhenaze

Zehere

Ish-mexosoprano: Çelikun e ngritën nga shtrati i lëngimit për t’ja dhënë shpejt e shpejt titullin

Moza Demiri, ish-mexosoprano e Operas ka reaguar ashper per dekorimin e artistit te ndjere Rexhep Çeliku, te cilit pak dite para se te ndahej nga jeta, iu dha titulli “Nderi i Kombit”.

“Rexhep Çelikun e ngriten nga shtrati i lengimit per tja dhene shpejt e shpejt titullin, ashtu…”me e heq qafe debatin mbas” dhe pas dy ditesh zemra i pushoi e cila mund te kishte ndodhur edhe ne ato momente, mjaftone ata te mos kishin telashe…ja ta dhame edhe titullin sa je gjalle dhe 48 ore…”, shkruan ish-mexosopranoja.

 

REAGIMI I PLOTE:

“Flisni o artist, Mos e poshtroni kolegun tuaj…do j’u vije rradha edhe ju…Nga keta mund te presesh gjithcka.

Banditizmi, djallzia, pabesia…. arrine deri ne shtratin e…..!

Moza Demiri
Moza Demiri

Banditet edhe vleresimin e nje artisti te madh e bejne banditçe…Rexhep Çelikun e ngriten nga shtrati i lengimit per tja dhene shpejt e shpejt titullin, ashtu…”me e heq qafe debatin mbas” dhe pas dy ditesh zemra i pushoi e cila mund te kishte ndodhur edhe ne ato momente, mjaftone ata te mos kishin telashe…ja ta dhame edhe titullin sa je gjalle dhe 48 ore…Nuk dua te shkruaj gjate per horrat e djallzuar qe kane ne dore njerezit me vlera te verteta, ajo eshte bere tashme e zakonshme…harxhojne gjithcka duke u kujdesur per antivleren dhe nuk kane lene kriminel pa bere nderi i kombit, madje i nderojne ata duke ju bere salltanete festimesh neper salla lluksi akoma atyre qe nuk j’u ka munguar kurre privilegji, si ne komunizem edhe sot, jane me fare e fis ne krye te artit qe vendosin akoma fatin e te tjereve…. ….nder kohe vlerave te kombit j’u jepet titulli i meshires dy dite para se te vdesin.

Turpi i tyre eshte kthyer tashme ne suksese dhe mund te pritet gjithcka e kobshme.

Vdekja e 7-vjeçares në spital, flasin prindërit: Nuk hante, prej dy ditësh…

Dyshohet se vdekja e 7-vjeçares në Durrës është shkaktuar nga gripi toksik. Kështu të paktën deklarojnë mjekët e spitalit të Durrësit pas ngjarjes së rëndë në Durrës, ku një vajzë 7 vjeçe humbi jetën pak orë pasi mbërriti në spital me temperaturë të ulët.

Prindërit kanë deklaruar se vajza prej dy ditësh ishte me grip dhe nuk arrinte të ushqehej. Ata e dërguan në spital por ajo kaloi në gjendje të pavetëdijshme duke u futur në koma.

Ndërkaq mjekët kanë deklaruar se vajza vuante nga një formë mjaft e rëndë e gripit, ose ndryshe i quajtur ‘gripi toksik’. Pas vdekjes së vogëlushes mjekët e spitalit të Durrësit janë mbledhur për të analizuar rastin. Nga ana tjetër policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve.

BW

Si është rinia shqiptare sot, është shoqëria shqiptare nesër – Nga Fran Gjoka

Sipas një studimi të fundit të Unicef, rezulton se janë mbi 2000 fëmijë shqiptarë që shfrytëzohen në rrugë si lypës dhe aktivitete të tjera kriminale.

Në dekadat e fundit, është bërë shumë në politikat e shtetit për mbrojtjen e të rinjve, të cilët kanë filluar të konsolidohen si “prioriteti i prioriteteve “. Por kujdesi për të rinjtë tanë nuk është kurrë i tepërt. Si është rinia shqiptare sot, është shoqëria shqiptare nesër. Ndoshta është momenti të mendojmë dhe të thellojmë politikat sociale, përpjekjet dhe zgjidhjet më të mira institucionale, për të parandaluar dhe zbutur sadopak këtë dukuri që dëmton shëndetin e sotëm dhe të nesërm të shoqërisë shqiptare. Shkolla jonë, si institucion i specializuar, po bën përpjekje maksimale, që të rinjtë tanë të kuptojnë se si funksionon një shoqëri demokratike dhe se si mund të fitojnë ato disa përgjegjësi për të ndihmuar veten dhe shoqërinë. Mbështetja e të rinjve të sotëm nga shkolla, prindërit, shoqëria dhe ligji është një detyrë dhe domosdoshmëri, sepse ndodhja përballë disa faktorëve negativë, si alkooli, duhani dhe droga, krijon nevojën e një fronti unik shkencor për t’i përballuar dhe bërë të mundur që kjo rini t’i thotë vetë jo alkoolit, duhanit e drogës. Shpesh adoleshentët, duke krijuar varësi nga pija, nuk gjejnë kënaqësi. Ajo çka përfiton, janë çastet e shkurtëra të qetësimit të përkohshëm fizik e emocional, duke tentuar të ndjehet normal, por në të vërtetë krijon precedentë të rrezikshëm për shendetin e tij fizik e mendor dhe jetën në tërësi.

Ne, shkolla, familja, organizmat e specializuar të shendetit publik dhe vetë shteti me legjislacionin e nxjerrë, duhet t’u shpjegojnë rreziqet reale e detyrimet ligjore. Adoleshentët duhet të kuptojnë se gjithë interesimi i shoqërisë sonë dhe shtetit demokratik është për të mirën e shëndetit të tyre mendor e fizik me qëllim që shoqëria shqiptare të rrisë njerëz të aftë në përballimin e sfidave reale që koha nxjerr para tyre. Është fakt që alko lizmi është sëmundje, si: diabeti, epilepsia ose sëmundjet e tjera, që kanë pasoja shumë serioze për shëndetin, që krijojnë sëmundjet e mëlçisë, zemrës, ndryshime të humorit etj. Dhe të gjitha këto çojnë në një sjellje agresive apo depresive.

Është mirë që të punohet edhe nga legjislatorët e drejtorisë së shëndetit publik për të përcaktuar detyra ligjore për duhanpirësit dhe të alkolizuarit nën moshë, sepse sot në botë, nga kompani të fuqishme prodhimit të duhanit shpenzohen mbi 5 mijë dollarë në minutë, ku përfshihen dhe reklamat për promovimin e produkteve të tij. Përballë kësaj reklame të fuqishme botërore, të rinjtë tanë detyrimisht bëhen viktimë e këtij presioni propogandistik. Adoleshentët sikur duan siguri të vazhdueshme që çfarë ndodh me ta është normale dhe e drejtë dhe bëjnë përpjekje për t’u bërë të dukshëm. Ata besojnë që të rriturit në jetën e tyre nuk janë të aftë të dallojnë shqetësimet që ata mbartin. Kjo është koha e ndryshimeve të mëdha në marrëdhienet e tyre me të tjerët. Familja nuk është pjesa e identitetit të tyre, grupi i moshatarëve fìton më shumë rëndësi dhe komunikimi midis të rinjve dhe familjeve të tyre fillon të bjerë. Pra, është një periudhë stuhie dhe tensioni, të cilën, me përvojën tonë, të familjes, të shkollës, institucioneve të shëndetit publik etj., duhet ta menaxhojnë mirë e me shumë kujdes që të kemi një brez që t’i thotë jo alkoolit, duhanit e drogës.

Arsimi ka detyrim human e njerëzor, ligjor e social për zbutjen deri në parandalim të fenomenit negativ dhe me pasoja komplekse që lidhen me trafikimin. Mbi të gjitha, ai ka edhe mekanizma për arritjen e një synimi të tillë. Kjo lidhet me faktin se shkolla është institucioni i vetëm që jep arsim dhe edukim në mënyrë të organizuar dhe të vazhdueshme.

Dukuria negative, në se nuk është e pranishme, në mënyrë ta hapur, ajo shfaqet fshehurazi dhe vepron në përshtatje me terrenin dhe rrethanat. Kjo do të thotë se në një mjedis shkollor dhe në një komunitet, aq më tepër edhe në një familje, ku edukimi funksionon me mangësi, ose me të meta të dukshme, ku familja ia lë spontanitetit edukimin dhe arsimimin e fëmijëve, atëhere krijohen lehtësira për trafìkantët. Ata, duke qenë mjeshtër të shfrytëzimit të rrethanave favorizuese, nxitojnë të punojnë, kryesisht në mënyrë të organizuar, për të arritur qëllimet e tyre të mbrapshta.

Sipas një studimi të fundit të Unicef, rezulton se janë mbi 2000 fëmijë shqiptar që shfrytëzohen në rrugë si lypës dhe aktivitete të tjera kriminale. Madje sipas studimit në fjalë mbi një e treta e fëmijëve ndodhen në situata rruge, ku tregohet edhe rreziku trafikant i tyre. Është detyrë imperative e pushtetit lokal dhe Ministrisë së Mirëqenies Sociale të ndjekin me përparësi që çeshtja në fjalë të shikohet deri në fund, duke mbrojtur e trajtuar këtë kategori fëmijësh si të gjithë fëmijët shqiptarë. Është shkolla,institucioni i specializuar, ku brenda saj qindra psikologë e të punësuar të tjerë socialë, që duhet të japin ndihmesën e tyre në evidentimin e numrit të nxënësve që braktisin shkollën, duke vënë kështu shkollën në pozita kërkimi dhe studimi për një mbarëvajtje të mirë të punës mësimore, edukative në shkollë.

Duke njohur mirë rrezikun social dhe pasojat që sjell fenomeni, gjykojmë se vëmendja e arsimit dhe strukturave tona drejtuese për parandalimin sa të jetë e mundur e dukurisë, duhet të përqëndrohet në disa drejtime. Ato përbëjnë në të njëjtën kohë edhe prioritetet e institucionit për vitin në vazhdim.

 pari, forcimi i rolit edukues të shkollës, përbën një prej prioriteteve për të ardhmen. Ne po përpiqemi që edukimin dhe normat kulturore dhe vlerat demokratike t’i realizojmë përditë e në çdo hapsirë të krijuar, për të mos lënë boshllëk, që mund ta shfrytëzojnë për interesa të tyre trafìkantët, të cilët veprojnë në fshehtësi të madhe. Masat e marra nga MAS përmes ndryshimeve në legjislacion dhe lëshimit të disa udhëzimeve për krijimin e hapsirave dhe mundësive të gjetjes së kohës, janë një mundësi më shumë për riorganizimin më me efektivitet të punës së kualifikuar dhe të organizuar edukative.

 dyti, prioritet do të jetë edhe koordinimi dhe bashkërendimi i punëve të arsimit me të gjithë aktorët e tjerë të interesuar për edukimin në tërësi dhe mënjanimin sa të jetë e mundur të fenomenit të trafikimit që është me pasoja shkatërruese për viktimën dhe familjen e saj. Në radhë të parë, përparësi do të ketë bashkëpunimi me organet e pushtetit vendor, me qeveritë e nxënësve dhe strukturat e prindërve në shkollë, siç është bordi drejtues dhe këshillat e prindërve dhe më shumë dhe në mënyrë të organizuar dhe të përhershme me familjen, pasi kjo e fundit është institucioni më i rëndësishëm për edukimin e fëmijës dhe parandalimin e fenomenit.

Së treti, do të vlerësojmë maksimalisht frymën e bashkëpunimit me shoqërinë civile, me specialistë të kësaj fushe, duke blerë edhe shërbime, me shoqata që veprojnë në territorin lokal, që janë të mirorganizuara dhe që e kanë për detyrë funksionale edukimin. Në këtë kuadër do të punohet me projekte, të cilat do t’i shërbejnë më mirë edhe trajnimit të prindërve për problemet e edukimit dhe të parandalimit të fenomenit në tërësi. Është një praktikë pune jo e lehtë për t’u arritur, por jo e pamundur, pasi bota e qytetëruar ka kohë që e ka bërë të sajën.

Se katërti, do të synohet sigurimi i detyrimit shkollor, pasi vajzat e pashkolluara janë më të rriskuara ndaj fenomenit dhe më të pambrojtura. Në këtë kuadër ka filluar të zbatohet një plan veprimi për ngujimin e fëmijëve në gjakmarrje, duke u nisur edhe nga fëmijë që, për arsye të ndryshme, asnjëherë nuk e kanë shkelur shkollën. Kryesisht këta janë fëmijë të pakicave si dhe të familjeve me nivel shkollimi shumë të ulët, me probleme të mprehta sociale dhe ekonomike dhe që nuk vlerësojnë edukimin dhe arsimimin. Plani i veprimit, i miratuar nga MAS, do të zbatohet hap pas hapi, ku shkollat kanë detyrimin kryesor.

Tritoli në Shkodër – Ish-drejtuesi i policisë: Shkak, trafiku i kanabisit

Ish-drejtuesi i Policisë, Arjan Hoxha, i ftuar në studion e Report Tv ka zbardhur detaje nga atentati me moto-bombë në Shkodër, ku mbetën të plagosur tetë persona, mes të cilëve shënjestra e sulmit Lul Kulla dhe 7 të tjerë kalimtarë të rastit.

Lënda shpërthyese ishte vendosur në një motor pranë një objekti dy katësh në pronësi të shënjestrës. Për Arjan Hoxhën atentati i sotëm dyshohet se ka lidhje me pazaret e drogës, pasi Kulla një vit më parë është arrestuar për kultivim kanabisi.

 

“Një nga pistat kryesore ku po heton policia e shtetit është trafiku i kanabisit, Kulla ka qenë i arrestuar në 2016 për kultivim kanabisi. Besoj se policia do hedhë dritë shumë shpejt mbi këtë ngjarje, pasi të bëhet këqyrja e kamerave, zbardhja e të kaluarës së shënjestrës”, u shpreh Hoxha.

Ai thekson gjithashtu se nga rrethanat si ka ndodhur atentati me bombë, autorët kanë mirëmenduar planin, pasi policia ishte në festë, ndërsa kanë studiuar edhe lëvizjet e objektivit. “Momenti i sulmit i mirëmenduar, pasi policia ishte në festë, autori e ka studiuar lëvizjet e objektivit të atentatit. Për shkak të provave të pakta që lënë këto prova penale, janë tepër të vështira për t’u zbuluar”.

Hoxha komentoi edhe largimin nga detyra të Haki Çakos, i cili sipas tij duhet të ishte shkarkim. “Është përdorur lirim dhe jo shkarkim, kjo është bërë qëllimisht, por në fakt duhej theksuar shkarkim nga detyra”.

Gara për kreun e FSHF-së, PS-ja del publikisht pro Bashkim Finos

Me nje pyetje direkte ‘Bashkim, e bën dot?”, deputeti Erion Braçe ka reaguar përmes një status në facebook për zgjedhjen e kreut të FSHF.

Permes nje shenimi te gjate ne faqen e tij ne FB. Braçe kërkon që të shkatarrohet sistemi kriminal qe eshte ndertuar dhe i jep dhe një përgjigje akuzave se politika po ndërhyn në këto zgjedhje.

brace duka

Postimi i plotë i deputetit Braçe:

MERRJANI FUTBOLLIN SISTEMIT!
KTHEJANI FUTBOLLIN POPULLIT, FEMIJEVE E TE RINJVE!
BASHKIM, E BEN DOT?
DERISA TE NDODHE KJO, NUK ME INTERESON FSHF!

Nuk kam ndonje interes per zgjedhjet ne Federaten Shqiptare te Futbollit!
Po fare!

E di, do dale dikush te me kujtoje se,
une kam qene heret kunder Dukes dhe federates se tij.

Pooo, kam qene e jam kunder!
Nuk e fsheh!

Por,
me shume se sa kunder Dukes-individ,
me te cilin as me lidh gje e as kam ndonje gje,
une jam kunder sistemit kriminal qe po vret futbollin!

Per kete nuk flet kush!
Lexova edhe kete interviste te Bashkim Finos,
pa diskutim e vleresoj angazhimin e tij per futboll te paster e te ndershem.
I besoj!

Por mua me intereson Sistemi qe Duka ka krijuar.
Ai nuk iken edhe nese iken Duka.
Ai eshte paligjshmeri, pandershmeri, trukim, mashtrim, tallje dhe,
miliona euro te fituara, ricikluara qe po vrasin dite per dite futbollin.
Ai tallet me qindra mije shqiptare qe e duan futbollin,
femije qe duan te luajne futbollin e te rinj qe e luajne futbollin.

Ky Sistem qe nis ne Federate, zbret ne fushe, luhet ne baste dhe,
mbrohet ne televizionin e tani-me cpo shoh, televizionet e Sistemit,
duhet shkaterruar.

Per te cliruar futbollin,
per tja marre Sistemit e per tja kthyer popullit, femijeve e te rinjve,
burrave e grave pasionante qe e ndjekin ate,
si lojen me popullore ne bote.

Bashkim Fino,
nese e ben kete i ke bere nje sherbim te madh,
qindra mije femijeve e te rinjve-se pari, ne kete vend.

Ne ane tjeter,
jam i neveritur nga alibia qe po nderton Armando Duka:
politika po nderhyn ne zgjedhje!

Jo vetem se nuk eshte kjo e verteta.
Por mbi te gjitha sepse kjo alibi deshmon se Duka nuk po mendon fitoren,
por me ligesi demtimin e Shqiperise, futbollit te saj ne Evrope e ne Bote.

Armando Duka llogarit humbjen dhe, po i flet UEFA-s e FIFA-s per politiken, qeverine qe po nderhyn ne futboll.
PO KERKON NDESHKIMIN E SHQIPERISE,
PASI KA SHPALLUR VETEN TE PERJETSHEM NE KRYE TE SISTEMIT TE TIJ!

E verteta eshte krejt tjeter!
Armando Duka eshte zgjedhur kater here president i FSHF me nderhyrjen dhe mbeshtetjen e drejtperdrejte te Partise Socialiste.

Po po, e kane votuar te njejtat bashki qe vetem tani tregohen nga Armando Duka si instrumenti i politikes per te “nderhyre ne futboll”.

Me urdher!
Une kam qene aty dhe e di fare mire kete gje!

Kjo eshte arsyeja qe,
Armando Duka nuk beri asgje as ne mandatin e pare, as ne mandatin e dyte,
as ne mandatin e trete, as ne mandatin e katert,
per te cliruar klubet e futbollit nga varesia e bashkive.

Bashkite ishin vote politike per te dhe ky ishte instrumenti i tij per te fituar!

Por edhe nuk mund te bente me shume se kaq!
Sistemi kriminal qe ka ndertuar, ka shkaterruar garen,
pa gare te drejte e te ndershme nuk ka ekonomi per futbollin dhe,
pa ekonomi, klubet e futbollit e vete futbolli reflektuan mjerimin e financave te bashkive.

Ky eshte mjerimi qe kemi sot!

Bashkim Fino,
nese e rrezon kete skeme-instrument, sic degjova,
i ke kthyer ekonomine futbollit, e ke shpetuar njehere  e pergjithmone!

Ndaj, derisa te ndodhe kjo, nuk me intereson Federata  Shqiptare e Futbollit!
Po fare!