VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

E duam Evropën deklarativisht por s’e duam praktikisht – Nga Nue Oroshi

By | November 4, 2018

Komentet

Tu e kujtue At Gjergj Fishtën – Nga Nue Oroshi

Jam thellu në mendime duke e kujtue  heshtjen e shtojzovalleve, pranë mrizit të zanave, ku e  shkruante Lahutën e Malsisë, At Gjergj Fishta me i madhi shkrimtar i kulturës shqiptare i cili sot e asaj ditë është i pa varr. Dikush thotë se ja gjuajtën eshtrat në Bunë apo në Dri, një tjetër shkruante se eshtrat e At Gjergj Fishtës u ruajtën në një qese dhe u varrosën ilegalisht në varrezat e Rrmajit në Shkodër. Se cili variant është më i saktë nuk dihet sot e asaj dite.

Një dihet se:

Atë Gjergj Fishta është pa varrë dhe se eshtrat e At Gjergj Fishtes ja kanë hequr nga varri komunistët ashtu siç kishin bërë turqit me Gjergj Kastriotin dhe Pjetër Bogdanin. Ai ju bashkua karvanit të mbi 50.000 mijë shqiptarëve që diktatura dhe krimi i komunizmit pansllavistë  i la pa varre.Shumë mirë e kishte pas ditur i madhi Gjergj ku në vargjët e tij profetike, shkruante :“Shka të lan kta katër ujq/që i turrën shoqi shojt/thon do të dalë një djall i kuq/ që për të gjallë do tja vën thojt/ dhe vazhdon me tutje /atdhetarët i qon  drejt qengelit/ kurse ata që i shpetojn qengelit/ merre i qon në shkollë/t´gabelit“ . Më këtë thënje profetike At Gjergj Fishta e kishte ditur fare mirë për fryerjen e erërave ideologjike që vinin nga Rusia dhe Serbia në Trojet Shqiptare.

Sikur të jetonte në kohën e sotme i madhi At Gjergj Fishta si do t´iu drejtohët politikaneve të sotëm“a do ta kujton atë poemën e famshme:“Lamtumirë vendët e mija/që po zhdukeni/ dalëngadalë/lkundet deti Gjëmon duhia/lëkundët barka valë mbi valë/ku është dielli që po rrezon/ unë andej tash do tretna/lamtumirë atdheu im/lamtumirë për sa të jetë jeta/“. Fishta do të gjëmonte me këto vargje për të rinjët dhe te rejat që po i lëshojnë trojet shqiptare dhe do të dënonte rendë politikanët të cilët duke mos parë asgje jashtë lluksit dhe theqafjeve të defrimeve të tyre të ndyta,do t´i mallkonte rënd me fjalët: “A në varrë do ti merrni këtë pasuri/që nuk ngopeni kurr/duke pasur gjithnjë uri/ ore  fatzi/ore të mjerë/që u ka marrë koka erë:“/Më pas nga dëshprimi i thellë ai do të mallkonte në këtë mënyrë a e dinë zotëri se rrini në shkam/ se unë si ju shqiptarë/nuk jam/.

E vërteta qëndron se Fishta ishte  shqiptarë i vërtetë i trojeve Arbërore që e shkriu jetën duke i dalë zot shqiptarisë deri në momentët  e fundit te jetës, e jo si dallkaukët e kopukët që e kishin shëndrruar vendin e tyre në plaçkë ,tregi apo siç i quante i madhi Ernest Koliqi:“Tregtarët e flamujve“.E kur Minisitrit fuqiplotë i asaj kohe me pseudonimin Lala Kros i thotë Patër Gjergj krejtve ju ke gjitur bishta vetëm mua jo“ At Gjergj Fishta ju përgjigjej“Ti je Lala Kros/Vetë shkruj e vet vulos/s´guxon kush me të than mos/.A e dijnë një pjesë e mirë e politikanëve shqiptarë se çka shkruajnë e çka vulosin!?A e  dijnë këta politikanë se çdo dëm që i shkaktohët çështjes shqiptare në përgjithësi është dëm i cili kërkon mund dhe sakrificë të shumë mendjeve të ndritura të shumë gjeneratave që ti sjellin gjërat në vendin e duhur.

 Duke kujtuar At Gjergj Fishtën në mendje më shkojnë shumë gjëra:pse ende nuk janë gjetur eshtrat?Pse shtëpia e At Gjergj Fishtës është lënë në mjerim dhe para rrënimit të thellë?Pse Institutët e Letërsisë në gjitha trojet shqiptare nuk e bëjnë asnjë hap për t´i marrë veprat e At Gjergj Fishtës dhe për t´i përkthyer e botuarë në gjuhë të huaja.

Edhe shumë pse tjera që sot e asaj dite janë mbetur pa përgjigje.Përkundër të gjithë këtyre pseve dhe përkundër gjithë asaj luftë që iu është bërë dhe po i bëhët edhe sot, at Gjergj Fishtës ai do të mbetët shkrimtari më i madh shqiptarë i të gjitha kohërave. E kotë është të kërkohet një i dytë që mund ta zëvënsoj atë.E derisa e lashë kujtiminë për at Gjergj Fishtën e pashë se shtozjavallet kishin filluar të hedhin valle,Mrizi i zanave ishte lënë i shkretnuar ndërsa Lahutën e Malsisë na vodhën serbët sepse nuk ishim në gjendje që ta argumentojmë dhe ta mbrojmë e ti përserisim vargjet e At Gjergj Fishtës:“Tmadhe briti Oso Kuka/Qonju djema ju vraftë buka/ju vraftë buka e Dovletit/ e u dhaqa uj te detit/se si mirret gjaku i Avdis/sot na i humb nera shqiptarisë/duke vazhduar me tutje/Prenk Mark Kola ni djalë Mirdite/me shokë tvet dul si yllë drite/ ai na i pa cubat ma i pari/ gjeverdare u ndejti gati/Nbreg t´Moraves e t´Bjellopoles/Krisi pushka e Prenk Mark Koles/ krisi pushka  atëherë berrshama/me u dridh fmija/në zemër te nana.

Regjizorja arbëreshe sjell një film për origjinën e saj shqiptare

Regjizorja me origjinë arbëreshe Francesca Olivieri do të sjellë në kinematë e jugut të Italisë një film me titullin “Arbëria”. Në këtë film flitet për origjinën e saj dhe regjizorja na flet për lidhjet e hershme që ajo ka me Shqipërinë, e sesi stërgjyshërit e paraardhësit i kanë ardhur nga ajo që dikur quhej Arbëri, e sot Shqipëri.

Filmi është një dedikim për komunitetin arbëresh, i cili jeton në disa fshatra të bukur dhe të vegjël të Kalabrisë dhe Basilikatës. Ky film do të paraqitet në disa kinema në qytetet italiane, duke pasur mbështetje nga produksioni filmik “Lucana Film e Calabria”, ndërsa si aktore kryesore do të jetë po një kalabreze, e mirënjohura Katerina Misasi.

Regjizorja, nëpërmjet personazhit kryesor në film, Aidas, familja e të cilës ka origjinën në qytetin e vogël të Santa Caterina Albanese, tregon temën e zbulimit të origjinës së saj dhe lidhjeve të ngushta me ‘tokën amë”, Arbërinë ose Shqipërinë e sotme. Gjithçka i dedikohet arbëreshëve, një komunitet në Italinë e Jugut.

KRITIKË PUBLIKE TV 21 DHE DREJTORESHËS ZONJËS AFERDITA SARAÇINI – Nga Bardh M. Nengurra

( Zonja Afërdita Saraçini dhe ju redaktor të TV 21-ishit, pse ma keni irritue TV-në dhe shkaku i TV-së tuej po më duken të neveritshme të gjitha TV-të, bile shpesh po harroj se jam në Norvegji dhe nuk e shikoj as TV-në me programe norvegjisht?!  Zonja Afërdita Saraçini a je shqiptare ti fare? Nese nuk je me falë , por atëhere asht dasht ta hapish nji TV publike në gjuhen e atij populli që ndoshta i perket ti, po supozojë popullit turk dhe TV-ja e jote asht dasht ta ket nji logo ku spjegon se asht TV turk. Kështu si asht TV 21 po na mashtron keq oj zonjä Aferdita, po na mashtron neve 95% e ma shumë të popullit të shtetit Dardani që jan shqiptar e ti po ju servon turqizma , po ju servon diçka që shqiptarët dukshem i ka damtue dhe i ka prek thellë në gjenet kombëtare. )
 
NUK JA PATE FILLUE EMITIMIT TV-SË ME KËTË PROGRAM ANTISHQIPTAR ZONJA AFËRDITA SARAÇINI
 Jam mergimtar në Norvegji ku jetojë me familjen time qe 30 vjet. Këtu i rrita dy djemt e mi dhe vajzen e sot kam edhe kater nipa e nji mbesë.
Neve mergimtarët jemi me mall të Atdheut dhe shumë ma ndryshe i shofim gjanat që ndodhin në Atdhe se sa ju që jetoni atje.
Derisa u ula ta shkruej këtë letër publike kunder TV 21-ishit po më kujtohet koha e pasluftës kur mezi pritsha ta mbarojë punën dhe të vi ashtu i lodhun e të shtrihem në fotelje në sallonin ditor të shtëpisë time dhe ta shikoj me kujdes TV-në Shqip të TV 21-ishit.
Mezi pritsha të vie dita e shtune dhe programi MUSAFIRI I PASMESNATËS që per mrekulli e udhëhiqte bashkëshorti i juej zonja Afërdita, e udhëhiqte z. Florin Kelmendi. Ato javë që z. Florin e ka pregaditë atë program neve shqiptarët kemi mesue per shumçka të historisë tonë shqiptare të vujtun e të gjakosun. Unë personalisht pata kënaqësinë që permes telefonit ta pyes musafirin Viktor Gashi per rastin e masakres në burgun KULLA E SHEREMETIT në Pejë ku ka qen i burgosun edhe baba im i ndjer dhe z. Viktor Gashi me pershendeti dhe me tregojë se i kujtohet baba im Mustafë Hasanaj i baftë shpirti dritë.
Kështu si unë ka perplot të tjerë qe kan mesue dhe jan pajisë me njohuni të nji kohe të vështirë të nji pushtimi serbosllav dhe të sistemit sllavokomunist Jugosllav që per gjysem shekulli sundojë në Kosovë dhe viset tona shqiptare në Gadishullin Ilirik ( Ballkan ) .
Mirpo keto programe aq të mira, këto programe që na u paten ba shkolla per të gjithë neve e ne veçanti per neve mergimtaret që jemi të shperndar neper botë ju stafi i Redaksisë së TV-21-ishit i nderpretë dhe ja filluet transmetimeve të serialeve turke , seriale këto që në asnji TV turk nuk mund të transmetohen shkaku se nuk kan asnji vlerë dhe nuk perqojnë asnji mesazh edukues e civilizues.
Juve i bletë ato seriale, por a ju ka shkue mendja sa të kobshme janë ato per shqiptarët që posa dolen nga nji luftë e pergjakshme , që posa u riatdhesuen nga nji egzod i permasave biblike dhe kur erdhen në trojet e veta gjeten gjithçka shkrumb e hi ?  Jo juve nuk ju ka shkue mendja sepse ju me vetdije per perfitime tuejat ju sollet mbeturina turke në TV-në tuje dhe ato mbeturina ja servoni popullit të Dardanisë pothuej që 20 vjet  rreshtë nga mbi 15 orë në ditë.
Zonja Afërdita Saraçini , z. Florin Kelmendi , z. Eugen Saraçini dhe të gjithë juve redaktorët e TV-së tuje, juve atë TV e hapet me parat donacion nderkombëtar per mediat pas lufte në Dardanisë. Unë këtu nuk du të futem në faktet që fliten koluareve se ato donacione që kan ardh per mediat në Dardani i keni mjelë ju dhe Veton Surroji dhe se me ato para hapet shtepitë mediatike tuejat. Jo unë nuk du të mirrem me këtë temë sado që kam bukur shumë informata direkt nga nji zonjë suedeze ( nuk po e permendi , por ju e dini kush asht ajo ) që publikisht ka deklarue se nji qantë me përplotë para jua ka dorzue ( pasi e kan mashtrue ) Veton Surrojit dhe Blerim Shalës. Unë këtë zonjë suedeze e kam takue dhe me ka spjegue në detaje rastin.  Por nuk do flas tash per këtë temë, unë vetem po jua perkujtoj juve se ato para nuk ju dhan juve me i shkombtarizue shqiptarët e Dardanisë me i ba turq shqipfolësa ata sepse per çlirimin e tyne NATO bombardojë 78 ditë caqet ushtarake e policore serbe derisa e çlirojë vendin nga Serbia.
Por mjerisht juve bashk me BIK-un dhe imamet ekstrem të BIK-ut ma shumë e keni turqizue shqiptarin e Dardanisë per  këto 20 vjet të pasluftës se sa ndoshta që e ka pas turqizue Perandoria Turkoosmane per shekuj pushtim.
Zonja Afërdita Saraçini, mbiemni jot asht me kuptim turk. Saraç ju kam thanë perpunuesve të lëkurave dhe atyne që kan punue me lëkura tue marue frej kuajsh, rrypa , shalla kuajsh , strajca per taxhi të kuajve etj. Dhe ti zonjë e nderueme nese ndihesh se je turke , thueje këtë e mos ke frikë. As mos u turpno nga perkatsia e jote etnike. Ama të lutem ndërroja emnin TV-së dhe queje TV Turk Elhamdurilah.
A je e vetdishme se kjo ironi e imja asht ndoshta banale, gadi si e fjalorit të Milaim Zekës, por po ta them publikisht se ti e meriton kritiken dhe bile me fjalor edhe ma banal. Zonjä Afërdita serialet turke po shkatrrojnë familjet shqiptare gjithandej ku ato jan. Amoraliteti i atyne serialeve me perplot intriga , me banalitetet si: thirrjet mes aktorve ( personazheve të serialeve ) me VËLLA  e MOTÊR ) ndersa intrigat mes tyne , mes familjarve në seriale jan aq të dukshme e të paskrupullta sa shqiptari analfabet e injorant që nji dekad nuk pat si shkollohet e arsimohet nen pushtimin e Serbisë , ato amoralitete e banalitete i ka pervetsue dhe i ka ba si kulturë të veten personale , familjare e kombëtare. Po më vjen keq të te akuzojë zonja Afërdita masi edhe asht ky qellimi i Turqisë së neootomanit Erdogan dhe tash ti po i kryen detyrat e ti me perpikni.
Poashtu po kam frikë derisa po të thërras zonjë mos ma deshirë ke të të quej ABLLA A apo HANEM Afërdita. Sipas asaj që ke veprue e po vepron ma mirë të shkojn ablla dhe hanmi si epitete.
A ke kulturë dhe guxim intelektual ti dhe z. Florin e edhe z. Eugen ta thoni se juve vet kurr si shikoni ato seriale dhe se as nuk i shikoni fare programet e TV-së tuej ? Kisha me pas dëshirë ta di sepse nese do thoni se i shikoni si ka mundësi të mos nderhyni në tana ato banalitete të programeve si p.sh. me vite me at mistrecin as grue e as burr dhe fjalori i ti as katunar e as qytetar Labinot Gashin dhe porgrami i ti  banal ” NJI KAFE ME LABIN ” , pastaj programi tjeter i Gjeraldina Vulës ”  DIÇKA PO ZIHET “,  tash kohve të fundit edhe radio e mengjesit me z. Robert Bojaj ku titulli i programit asht mjerim, asht mjerim sepse as nji nxanës i klasit të parë të shkollës fillore nuk do e shkruente ashtu; PRITE TE GJELBREN  a duhet të shkruhet kështu apo PRITE TË GJELBÊRTÊN ?  Juve si njerëz të profesionit dhe si njerëz që keni shkrue e botue dhe libra e keni marr edhe mirnjohje individuale per angazhimet e jueja per TV-në tuej si lejoni të prezantohen gabime të tilla? Apo juve as që ju han palla. Juve keni gjetë treg budallësh e budallicash të nji populli injorant të pa arsimuem dhe lehtë po i shitni berllog turk pa asnji vlerë.
Cila asht vlera e piskamave  O ZOT O ZOT të perkthyeve shqip të PIS serialeve  që ju i servoni? Cila asht vlera morale e thirrjeve MOTËR e VËLLA , por që ky vëllau asaj motrës nuk po ja nxjerr ” hashimin ” sa herë pom e zan diku vetëm?!
Zonja Afërdita dhe ju të tjerë zotni , zonja e zonjusha të TV-21-shit juve e moret në qafë shtetin sepse ja degjeneruet rininë. Ja asimiluet ate dhe i bat milet musliman shqipfoles me nji shqipe qe unë e therras TALLAVA ARNAUTQE. Juve me TV-në tuej e keni shkëput ( keni dhanë kontribut të madh per këtë ) komplet Dardaninë nga trungu kulturor Europian.
Mjerisht jo vetem juve , sepse edhe TV-të e tjera nuk jan shumë pas jush. Turp ju qoftë dhe mallkue qofshit që të gjithë bashk.
Sarpsborg: 14.03.2019

Telegram ngushëllimi i Shoqatës së Intelektualëve Shqiptarë “Trojet e Arbrit “me rastin e ndarjes nga jeta të studiuesit të vyer dr.sc. Riza Sadiku

 

Lajmi për kalimin në amshim të studiuesit të vyer dhe bashkëpuntorit të shoqatës “Trojet e Arbrit“ tash e pesëmbëdhjetë vjet me radhë pa u ndalur asnjëherë na erdhi si një vetëtimë pikëlluse.Dr.Riza Sadiku ishte njëri ndër ekspertët më të mëdhenj shkencorë të historisë shqiptare, veçanarisht të Nacionalizmës Shqiptare. Ai asnjëherë nuk u ndal në shkrimin e historisë shqiptare. Zyra e tij ku punonte si dhe shtëpia e tij ku banonte ishte e mbushur përplotë me dokumente dhe libra shkencor. Pra,Riza Sadiku ishte historiani i cili e shkroi historinë shqiptare pa dallime fetare,krahinore dhe rajonale.

Ai me përkushtimin më të madhë si një studiues i zellshëm dhe atdhetarë punoj natë e ditë që ta ndriçoj historinë e vërtetë shqiptare.Për pesëmbëdhjetë vjet me radhë ai botoj mbi njëzet punime shkencore në enciklopeditë historike që ka botuar dhe po boton për çdo vjet Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë“Trojet e Arbrit“.Ai në vitin 2018 mori pjesë në tri sesionet shkencore që organizoj Shoqata “Trojet e Arbrit “në Prizren,Lezhë e Gjakovë dhe u shqua me përkushtimin dhe pedantërinë më të madhe prej një studiuesi të zëllshem.

E nderuara familje e Dr.RizaSadikut,

Ne emër të shoqatës së intelektualëve shqiptarë ju shprehim ngushëllime të përzemërta për humbjën e prindit, bashkëshortit dhe vëllait tuaj!Veprimtaria shkencore dhe atdhetare e dr.Riza Sadikut do të kujtohet nëpër të gjitha brezat.Riza Sadiku edhe pse pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në Kosovë duke ja kushtuar shkencës shqiptare ai vinte nga një pjesë e ndarë e Shqipërisë Etnike e cila ka vite që ishte ndarë nga trualli arbëror.Në gjenin dhe punën tij kombëtare  ishte e shquar edhe ajo qëndresa e pandalur e një Kërçovari atdhetar, i cili me plot përkushtim punonte edhe shumë tema lidhur me ngjarjet historike në Maqedoninë shqiptare duke shkruar studime për Xhemë Gostivarin,Mifailat e Zajazit dhe shumë tema që kanë të bëjnë me historinë e nacionalizmës shqiptare në Maqedoni.

Shoqata “Trojet e Arbrit“ me kalimin në amshim të dr.Riza Sadikut ka humbur njërin ndër shtyllat më të forta të shkencës. Ai ishte historiani i urtë dhe punëtor që punonte natë e ditë që historia jonë shqiptare të shkruhet ashtu siç ka ndodhur.

Shoqata “Trojet e Arbrit“  ngushëllon familjen, farefisin,studiuesit shqiptarë e ne veçanti studiuesit e shoqatës “Trojet e Arbrit“ për humbjën e studiuesit tonë i cili u shqua për ta shkruar historinë shqiptare edhe atëherë kur kërcnohej nga rrymat e ndryshme politike në Kosovën e pasluftës.

Shpirti i tij pushoftë në paqe kurse vepra e tij prej dritë jetës e deri tek dritë vdekja i ka mbetur e shkruar historisë shqiptare.Ka mbetur e shkruar nga studiuesi atdhetar i cili mblodhi copëzat e shpërndara të nacionalizmit shqiptarë dhe i bëri bashkë në botimet e tija pa harruar asnjëherë gjakun e shenjët arbëror që gjindet në diasporë dhe që ka vepruar për shqiptarinë. Dr.Riza Sadiku një kohë të veçantë të studimeve shkencore ja kushtoj edhe diasporës shqiptare.

Në emer të Shoqatës së Intelektualëve Shqiptarë“ Trojet e Arbrit“ ju ngushllojnë:

Mr.sc.Nue Oroshi Kryetar

Dr.sc.Besim Morina Nënkryetar

Serbët nuk i kanë parë dhe nuk i shohin asnjëherë shqiptarët si qenie njerëzore që duhet jetuar por si një popull që duhet zhdukur – Nga Nue Oroshi

Serbët nuk i kanë parë dhe nuk i shohin asnjëherë shqiptarët si qenie njerëzore që duhet jetuar por si një popull që duhet zhdukur

Besa në traditën shqiptare ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm.Edhe familjet që kanë qenë në gjak përmes ndërmjetësuesit apo ndonjë miku familjarë të dyanshëm i kanë dhënë besë njëri – tjetrit për t´i kryer punët e shtëpisë, për të mos vdekur e tërë familja.

Por përveç bëses në traditën shqiptare është edhe një fjalë e urtë popullore:“Besnik banu por Besë të pabesit mos i zën. “ Kurse sa i përket Serbisë ata asnjëherë nuk  kanë pasur Besë. Lufta e tyre gjithmonë ka qenë e përlyer qoftë në luftë frontale ku kanë kryer masakra të papapara, qoftë në luftë diplomatike ku kanë shfrytzuar metodat më të ulta njerëzore për ta degraduar dhe lëshuar poshtë çështjen shqiptare në përgjithësi. Se si kanë vepruar në të kaluarën Serbia për të degraduarë në çdo aspekt shqiptarët përveç masakrimeve që kanë bërë nëpër shekuj ku edhe janë quajtur shqiptarë vrasës siç është rasti me kriminelët serb Thoma Preluboviqin në Mesjetë apo Sllobodan Millosheviqin në Kohën e re. Krimineli Thoma Preluboviqi në Mesjetë i vriste dhe i masakronte fëmijet shqiptarë dhe ashtu të vrarë ia dërgonte  Gjin Bua Shpatës princit të Principatës së Artës për ta provokuar luftën.

Në bazë të një dëshmije të hershme në një rast kur pritëj të vinte një delegacion i botës perëndimore për ta shikuar gjendjën reale të shqiptareve, konceptuesit e planeve serbe për shkatërrimin e shqiptarëve kishin lënë disa qindra shqiptarë tri ditë pa ngrënë asgjë. Pas tri ditëve i nxjerrin njerëzit e uritur përjashta ju përgatisin ushqime të llojllojshme dhe ata nga uria që kishin merrnin vrapin për të ngrënë sa ma shpejtë.Në anën tjetër delegacioneve ndërkombtare ju thonin: “Shikoni se çfarë populli janë shqiptarët!“

Edhe sot ajo propagandë serbo-ruse është prezent që çdo gjë që është shqiptare ta shikojnë si një njollë të zezë dhe asnjëherë mos të ketë bardhësi mbrenda. Kërcnimet, ulerimat dhe vringëllimat e udhëheqësve serbë se do ta sulmojnë edhe me luftë Kosovën ne nuk duhet shikuar si befasi. Ata janë kriminelët e të djeshmës të cilët janë munduar që ta luajnë lojën e paqës, por në fakt kur të ndodh ndonjë veprim politikë që atyre nuk do t´iu konvenon ata i shtrengojnë dhëmbët dhe kërcnohën.

Kërcnimet serbe nuk duhet marrë me lehtësi. Ato kërcnime e kanë përkrahjen direkte edhe të Rusisë.Prandaj elita politike shqiptare dhe idealistët shqiptarë nuk duhet të flejnë në gjumë.

Përkundër faktit që kemi trupat e Nato-së në Kosovë si mburojë e fortë kundër pansllavizmit, shqiptarët duhet të fillojnë edhe përgatitjet e tyre që të kenë edhe ushtarët e tyre që për çdo rast të jenë në gjendje gadishmërie për ta mbrojtur Kosovën.

Meqense Kosova e përbënë kufirin ku bëhet kryqëzimi dhe ballafaqimi në mes të Perëndimit dhe Lindjes çdo gjë mund  të jetë e hapur dhe e mundshme.Këmbëngulja e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj për mosheqje të taksës, mallrave serbe nuk duhet të kuptohet vetëm si një këmbëngulje e aspektit ekonomik.

Por kjo është qartë një çështje politike për t´u mbrojtur kufiri i Kosovës.E për mbrojtjen e kufirit të Kosovës na takon që ta japim kontributin tonë të gjithë shqiptarët kudo ku gjindemi. Ky kufi është kufi i cili ndan vijat kufitare në mes të Perëndimit dhe Lindjës.

Edhe politika amerikane nuk është fort ngusht për taksat që iu bëhën Serbisë. Kjo politikë dëshiron që njëherë e përgjithmon të vendosët kufiri sa ma i thellë në mes të Perëndimit dhe Lindjes. Fatkeqësia është se shpesheherë politikanët shqiptarë nuk i patëm në krye të detyrës si burrështetas gjatë shumë periudhava historike,por shpesheherë e luajtën rolin e bubrrecit e besa edhe të turrecit,duke marrë turr dhe shkatërruar çdo gjë që iu delë përpara dhe që është shqiptare dhe duke e zgjatur kokën dhe shtrirë qafën nga çdo propozim që vjen nga jashtë.

 E ne shqiptarët e kemi pasur dhe e kemi çdo herë një fjalë popullore:”Lisin e lartë më së shumti e qajnë pykat e veta.”Fatkeqësisht kësi lloj pykash patëm shumë gjatë historisë sonë të dhimshme dhe krenare dhe këto pyka kanë hyrë thellë edhe sot në trupin e shëndoshë të shqiptarisë.Prandaj duhet gjithmonë të kemi kujdes se serbi është shumë i pabesë,për faktin se serbët nuk i kanë parë dhe nuk i shohin asnjëherë shqiptarët si qenie njerëzore që duhet jetuar,por si një popull që duhet zhdukur.

E vërteta e tmerrshme pas murosjes së shqiptarit, ja “mafiozja” që urdhëroi vrasjen

Pas vrasjes dhe murosjes së shqiptarit Astrit Lamaj, fshihet krimi i hakmarrjes për një dashuri të lënë në mes dhe grabitjes së bizhuve.

Mediat italianë shkruajnë se tashmë gjithçka është e qartë dhe prokurori i cështjes ka në dorë dëshminë edhe të vetë gruas italiane, Carmela Sciacchitano, njohur si Carmelita, e famshme si “mbreteresha e shitjeve”, sot 64 vjecare, e cila ka thurur gjithë planin për të marrë hak ndaj shqiptarit që e la.

Për të kanë hak, gruaja, ka pritur më shumë se një vit, duke kërkuar pëlqimin e bosit në Riesi, vendin e saj të origjinës.

Carmela Sciacchitano me origjinë nga qyteza Riesi në provincën e Caltanisettas, të Sicilisë, për ekzekutimin e këtij krimi kishte kërkuar ndihmën e klanit mafioz të Riesit, mjaft besnik  i bosit të Cosa Nostra Toto Riina.

Aty pajtoi edhe ata që do të bënin ekzekutimin e shqiptarit. Gjithcka ishte planifikuar, Astrit Lamaj u josh në Muggiò, nën pretekstin e shitjes së një sasie droge. Por, sapo erdhi, ai u rrethua nga disa njerëz, u rrah, e mbytën dhe me pas për të humbur gjurmët e murosën në murin e vilës, e cila ishte në rikonstruksion e sipër.

Prokuroria thotë se autorët e vrasjes janë të lidhura me qarqet mafioze, në Brianza, që kanë lidhje të ngushtë, edhe pse jo të lidhura drejtpërdrejtë me Cosa Nostra.

Gruaja, e cila për 30 vjet ka jetuar në Genoa, ka vepruar me ftohtësi befasuese. “Edhe pse e njihte vëllanë e viktimës, i cili nuk po linte gur pa lëvizur për të mësuar rreth fatit të Astritit, ajo nuk nxori asnjë fjalë”- thotë prokurori.

/PANORAMA

“Na turpëron Qeveria, jo Shqipëria”, emigrantët në Greqi protestë kundër Ramës (fotot)

Emigrantët shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Greqi, protestuan sot para ambasadës shqiptare në Athinë kundër qeverisë së Edi Ramës.

 

Me thirrjet “Rama ik” dhe “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, ne protesten e organizuar nga dega e PD në Greqi, u mblodhen edhe bashkëatdhetarë të paangazhuar politikisht, pa dallime partiake.

Më fjalimet e mbajtura para ambasadës, protestuesit kërkuan largimin e qeverisë së Edi Ramës për t’i hapur rrugë zgjidhjes politike në vend. Ata e cilësuan qeverinë “Rama” si hajdute dhe mashtruese, që ka braktisur interesat e qytetarëve të vet, që nuk do t’ia dijë për premtimet e dhëna për të lehtësuar jetën e emigrantëve shqiptarëve në Greqi.

Kryetari i degës së PD në Greqi, Fatmir Gjoci dhe protestues të tjerë u shprehën se kjo qeveri ua ka nxirë faqen shqiptarëve në emigracion me imazhin e kanabizimit dhe të kryeministrit që përkrah kriminelët dhe ka ardhur në pushtet me blerjen e votave nga krimi.

Protestuesit para Ambasadës shqiptare në Athinë u bënë thirrje bashkëatdhetarëve të tyre të vijnë në Tiranë në 16 Mars për t’u bashkuar me opozitën në protestën para kryeministrisë.

Me parullën “nuk na turpëron Shqipëria, por na turpëron qeveria, emigrantët shqiptarë më Greqi thanë se është detyrim i çdo shqiptari të çlirojë vendin e lindjes nga qeveria më antikombëtare që ka patur Shqipëria në këto 3 dekada.

Mësimdhënia është një profesion i shenjët i cili rrezaton dritë dhe dituri – Nga Nue Oroshi

Mësimdhënia është një profesion i shenjët kombtarë. Rruga e mësimit të shkronjave shqipe ka qenë një rrugë e përgjakshme e cila është gjakosur gjatë shekujve me radhë si nga pushtuesit osmano-aziatik po njashtu edhe nga ata  karpatian. Këtu do t´i shënoj vetëm dy raste njërin me atdhetarin Petro Nino Laurasi i cili helmohet nga gjonturqit dhe i cili e kishte parandjer këtë helmim kur ju drejtohet struktuarave pushtuese osmane me këto fjalë:“Bejler dhe agallar më vrisni por gjakun tim ma ruani se u nevoitet nipave tuaj që ta shkruajnë gjuhën shqipe.” Te njëjtën urrejtje sikurse osmanlit për gjuhen shqipe e kishin edhe serbët.

Deri sa ata vrasin Petro Nino Laurasin serbët me të njejtën metodë e vrasin atdhetarin dhe shperndarësin e gjuhes shqipe At Shtjefën Gjeçovin.Gjeçovi u vra se zbulonte arkeologjinë shqiptare dhe shpërndante rrezët e diturisë në gjuhen shqipe, ai në kishën e Zymit mblidhte nxënësit hasian pa dallim feje dhe iu mësonte shkronjat shqipe.Gjakosja e mësimit shqip është mjaftë e gjatë. Këtu dua të përmendi një rast që e ngjalli Kosovën kombëtarisht dhe iu hapi dritën e diturisë.

 Ish Ministri i Arsimit profesor Ernest Koliqi dhe ish Ministri i Puneve të mbrendshme Kapidan Mark Gjon Marku duke llogaritur se pa Kosovën ,Shqipëria gjithmonë ka me qenë e sakatosun i dërguan mbi 300 mësues nga Shqipëria në Kosovë.Është fatkeqësi se ende këtij rrezatimi historik dhe kombëtarë nuk i ipet vendi i merituar.Se ishin pikërisht këta 300 mësimdhënës nga Shqipëria që shpërndanë rrezet e diturisë anë e kënd Kosovës.Faleminderit profesor Ernest Koliqi, faleminderit Kapidan Mark Gjon Marku që e shqiptarizuat Kosovën dhe i vëndosët bazat e para të diturisë në gjuhën shqipe.

Profesioni i mësuesit është një profesion i shenjët i cili rrezaton dritë dhe dituri.Të gjithë elita intelektuale qoftë akademikë,prof.,dr,mjek ,inxhinier,ekonomista e jurista, politikanë e qeveritarë kanë kaluar nëpër dorën dhe mendjën e mësuesve.Në këtë ditë ku gëzohen mësuesit për atë që bëjnë në shpërndarjen e dritës së diturisë dua të përmend dy mësuesit e mij të parë në shenjë respekti dhe nderimi. Pra, mësuesit e mijë të parë Gani Thaqi dhe Nikollë Kqira të cilët nuk jetojnë më.

Fatkeqsia e deshi që të dytë shkuan të rij.Mësuesin Gani e kisha mësues katër vjet në shkollën fillore nga ai e mësova alfabetin shqip ndërsa mësuesi Nikollë më mësoj se si duhet ta dua historinë shqiptare.Nga dashuria që kisha krijuar për historinë vendosa që ta studioj me shumë pasion.Dhe vërtetë nuk kisha gabuar fare.Sa më shumë që thellohemi në profesionin e historianit aq më shumë na dalin ngjarje dhe portrete historike të pastudiuara deri me tani.

Të gjithë ata që sot e kanë ditarin në dorë dhe janë duke i shpërndarë rrezët e diturisë duhet të ndijnë vehtën krenarë për punën e shenjët që bëjnë, rrezja e diturisë përpara do t´na shpje përpara drejtë lirisë o populli im,ishin fjalët e Naim Frashërit.E Luigj Gurakuqi në poezinë Qëndresa do të shkruante:“ Veç nji qëllim i naltë t’ban me durue e zemrën ta forcon; ndër kundërshtime s’vyen kurr me u ligshtue, mjerë ai qi nukë qendron”. E në të shumtën e rasteve mësuesit tanë i patëm qëndrestarë ata për të shpërndarë rrezët e diturisë e sakrifikuan edhe jetën siç është rasti me Petro Nini Laurasin e Atë Shtjefen Gjeçovin por edhe shumë mësues të tjerë që u sakrifikuan në mënyra të ndryshme gjatë shumë periudhave historike ku ishin në ballë të shperndarjës se dritës dhe duke e luftuar terrin.Se sa kanë qenë dhe janë të lidhur historikisht mësuesit e devotshëm shqiptarë me arsimin po e jap një rastë mjaftë interesantë që dëgjova në akademinë e 11 vjetorit të Pavarsisë së Kosovës që u mbajtë në Rovinjë të Kroacisë.

Aty dëshmuan dy ish mësues burrë e grua Dr.Bekim Avdija dhe mr.sc.Lumnije Avdija të cilët nën krismat e plumbave kishin marrur mbi 120 nxënës të shkollës së Gllogjanit dhe i kishin strehuar në Kishën Katolike në Novosellë të Gjakovës. Gjesti i tyre ishte heroik se ata nuk dinin se ku i kishin fëmijët e tyre por shpëtuan nxënësit e tyre.

Në fund iu uroj të gjithë mësimdhënësve shëndet të plotë dhe punë të mbarë në profesionin e shenjët kombëtar.Të gjithë njerëzit, mund t´i shmangën shumë rrugëve gjatë kalimit të dritë jetës e deri në kalimin e dritë vdekjës por asnjëri nuk mund t´i shmangët rrugës së diturisë që marrin në shkolla.E këtë dituri e shpërndajnë mësimdhënësit tanë.

Vjena këto ditë kryeqendra e disa aktivitete me natyrën e karakterin shqiptar – Nga Gjergj Jozef Kola (fotot)

Ne ket fundjave, Vjena kryeqyteti dashamires i shqiptareve, ishte edhe kryeqendra e disa aktivitete me natyren e karakterin shqiptar. Mbi te gjitha spikati aktiviteti i organizuem ne Muzeumin e artit historik ku ndodhen edhe symbolet e kombit shqiptar: Shpata dhe Perkrenarja e Gjergj Kastriotit – Skanderbeg, ne Heldenplatz.
Ky aktivitet u organizue si bashkpunim i Bashkise se Vjenes, Medias Verlag dhe Familjes Jakova ne permendje te 550 vjetorit te Heroit kombetar e 60 vjetorit te Operas se pare shqiptare te gjenise se muzikes: Prenke Jakova.
Me kete rast u nderue me certefikaten BAKETA E GJENIUT studjuesi shqiptar Behar Gjoka, pikerisht ne sallen Gjergj Kastrioti – Skanderbeg ku ndodhen edhe Shpata e Perkrenarja e Heroit per studimin: PERKRENARJA E SKANDERBEGUT!
Ne hollin e Muzeumit Studjuesi i ardhun nga Tirana foli mbi vepren e tij dhe frymen e re qe ajo sjell ne kulturen shqiptare.
Mbi te tana, theksoi z. Behar Gjoka, nji studim historik i qendron kohes dhe historise ne baze te provave historike qe ajo afron dhe jo te fantazive ideologjike.


Gjergj Jozef Kola
Vjene, 09.03.2019.

TI ZHDUKIM NGA PERDITËSHMENIA JONË TË GJITHA DATAT HISTORIKE QË I KA CAKTUE ME DEKRETE KOMUNIZMI SHQIPTAR NË TIRANË – Nga Bardh M. Nengurra, Norvegji

-Mendojë se do duhej që me nji konsenzues gjithëkombëtar  ti hjekim nga mendësia dhe mos ti festojmë e as mos ti praktikojmë asnji festë apo datë historike që asht ba si festë apo detyrim festiv nga Partia e Punës / Komuniste e Shqipnisë-
 
Populli jonë pergjatë historisë njerzore prej se egziston asht detyrue me i ba të vetat tradita dhe festat e hueja, adetet e hueja, zakonet e hueja dhe kjo ka ba dame të pa riparueshme të neve si etnitet, si kombë.
Pushtuesit e shumtë të trojeve arbnore gjithmonë na kan detyrue ti integrojmë adete e zakone e tyne dhe na kan ba presion që ti harrojmë ato tonat autoktone.  Shpesh e them se asht qudi se si arritem të egzistojmë deri sot nepër çka ka kalue shqiptar ziu.
Megjithate jan tash mbi 100 vjet që e kemi nji shtet shqiptar, jan diku 30 vjet që ai shtet u çlirue nga pushteti bolshevik karpatian komunist dhe edhe sot e kësaj dite shumë data të asnji randësie historike jan dhe vazhdojnë të quhen si data e festa kombëtare e shtetnore. Shumë ngjarje që i kan sjell dame popullit tonë ende festohen dhe respektohen.  Jemi dëshmitar neve brezi pak ma i vjetër se shumçka që dikur u detyruem ta respektojmë sot e kemi demaskue dhe i themi haptas damet nga ato ngjarje, mirpo vazhdojmë se vazhdojmë të festojmë ngjarje të tilla qe¨historinë tonë shqiptare e bajnë të pavertetë, e bajnë falso dhe mendojë se asht koha që definitivisht ti thuhet MJAFT MA praktikës së tillë.
Meqense asht sot 7 marsi dhe nesër 8 marsi unë do flas pak për këto dy festa dhe edhe per disa festa tjera.
Të gjithë e thojnë haptas dhe e vertetojnë se 7 marsi që po festohet si dita e SHKRONJAVE , e  MESUESIT etj e tjer emna që i ka asht caktue me dekret të Partisë së Punës së xhaxhit Enver dhe Byros Politike të Shqipnisë. Neper internet qarkullojnë shkrime me dëshmi që vertetojnë se shkolla e parë në Gjuhen Shqipe nuk asht hap në Korçë, por sipas shkrimeve ka pas disa shkolla shqipe që jan hap para sajë me dekada. Flitet per nji shkollë shqipe në Shkodër, per nji tjetër në Durrës, bile per Durrësin shkruhet se ka pas Universitet shumë shekuj ma parë. Vjen pyetja si ban të ketë pas Universitet në Durrës me shekuj ma parë e nuk paska pas shkolla shqipe në tokat shqiptare.
Unë nuk jam njohës i kësaj problematike andaj edhe nuk du të thellohem ketu, por qellimi im asht të senzibilizojë njerzit adekuat dhe kopetentet që do duhej të  mirren me nji problem të tillë.
I thërras studjuesit e historisë, albanologjisë, etnografisë , arkeologjisë dhe të lamive tjera që të bajnë çmos dhe ta gjenë se cila vertetë ka kjen Shkolla e parë Shqipe në trojet shqiptare. Ta gjenë dhe ta mbajnë nji sesion shkencor nga i cili të dalin me konstatimet e veta të sakta dhe ato të jua dergojnë të dyja Qeverive të shteteve shqiptare ; Shqipni e Dardani dhe Qeveritë ta obligojnë Ministrinë perkatëse që ta thonë saktësishtë se cila qenka shkolla e parë shqipe në trojet shqiptare.
Po na shkon jeta dhe brezat e pasardhësve tonë po rriten me mesime të paverteta dhe falso dhe kjo duhet të nderpritet njihere e mirë dhe pergjithmonë.
Neve si popull e kemi të ngulitun në mendje dhe asht ba pjesë e identitetit tonë kultura fetare ashtu edhe ajo ideologjike politike.
Sot fetë po dominojnë me predikuesit e vetë që per mendimin tim që të gjithë janë sherbyes të sherbimeve anmiqësore të shteteve fqinje dhe fuqive tjera që kan aspirata në trojet tona arbnore. Mesuesi po perkulet para imamit, para priftit e para predikuesve tjerë. Arsimtari e profesori nderpresin ligjeratat dhe lidhen namaz në salla shkollore e të fakulteteve. Fare pak mesojnë femijet e studentet per historin tonë, per kulturen tonë. Kulturat fetare kan zan vend gjithkund. Abetarja asht zavendësue me jasina, Librat shkencor jan zavendësue me kuranin e biblen. Jan ba festa shtetnore pothuej të gjitha ditët e ashtuqujtuna të shejta të feve.  Pra në kohën kur bota europrendimore po zhvillohet me shpejtësi drite neve po numrojmë në vend dhe po rikthehemi 1500  gjegjësishtë 2019 vjet prapa.
Në kohën kur nëper Europë kishat jan mbet të zbrazta shqiptarët i kan mbush qytete e fshatra me xhamija e kisha. Bile xhamija kan hap edhe në shtetet e Europës ku ata jetojnë e punojnë perkohësishtë.
Mendojë se kjo asht nji rrugë që na qon në theqafje. Na qonë në zhdukje totale.
Dhe poashtu mendojë se sikur të kishim Qeveri me qeveritar të denjë , të arsimuem dhe të zotët ata do formonin Ministritë e duhuna që do vepronin profesionalisht dhe do rregullohej shumçka që asht shumë e lehtë të rregullohet. Nuk asht asnji pengesë me dal me fakte sot ekspertet e caktuem dhe ma na thonë; kjo festë qe asht festue deri sot , ka qen festë e imponueme nga sistemi i kohës, dhe se e verteta asht kjo e kjo. Me na thanë se ngjarjet historike janë keto dhe se ato që i kemi mesue deri sot kan qen të diktueme nga sistemi i caktuem , pra me na ndihmue me e shkrue HISTORINË e vertetë Shqiptare sepse jo vetem unë, por të gjithë e dim se neve fare pak kemi të shkrueme histori të vertetë shqiptare.  Ka vetem histori të diktueme nga grupet e caktueme që kan marr pushtetin në Shqipni pergjatë historisë e tash edhe në Kosovë.
Metodat patriotike per epope të ndryshme të ngjarjeve të ndryshme per mu jan metoda primitive dhe bolshevike të trashigueme nga PPSH-ja dhe xhaxhi Enver Hoxha. Jemi dëshmitar se si në Dardani qeverija secilin vit po ndan shuma marramandëse per të ashtuqujtunat EPOPE të UÇK-së, të masakrave të shumta që ka ba pushtuesi serb në vitet 1998-1999 neper Dardani. Këto ditë Qeveria e Ramush Haradinaj ndau 500.000 euro per ta festue 11 vjetorin e shpalljes së Mvetësisë së Dardanisë, ndau 250.000 euro per Epopenë e Prekazit, 150.000 per Epopen e Dukagjinit. Kjo praktikë duhet të nderpritet dhe sa ma shpejt të nderpritet aq ma mirë do jetë.
Jetojë në Norvegji që 30 vjet  dhe Norvegjia asht nji nder shtetet ma të pasuna per kokë banori në Botë. Edhe ky popull ka ba lufta me qindra vjet derisa asht shkeput nga Danimarka e Suedia dhe asht ba Mbretni e pavarun dhe ka edhe emna luftëtaresh e burrshtatasish të hatashem, por asnjenit nuk i mbajnë ceremoni secilin vit te varri e as të mbajnë Epope per trimnit e tyne. Disave shkon nji delegacion shtetnor dhe vendos nji kunorë lulesh te varri dhe krejt kjo bahet pa ceremoni e shpesh edhe pa media publike.
Në shtetet tona kjo që po bahet po bahet shkaku i mendësisë bolshevike staliniste të pushtetarve tan sepse kështu ata ngulitin në mendjet e qytetarve ” madhështitë ” e ngjarjeve dhe individve te¨cilat i kan caktue kastat e grupe ideologjike partiake e me të cilat mashtrojnë popullin , ndertojnë histori trilluese dhe të pasakt. Kjo duhet të nderpritet sepse kështu neve deshmitaret e gjallë të ketyne ngjarjeve po besojmë në diçka qe e dim se asht RRENËËË e madhe. Nuk guxojmë ta lejojmë rrenen të na bahet Histori sepse i marrim brezat që vijnë në qafë.
Po them edhe disa fjalë per festen nderkombëtare të grues, per 8 Marsin.  Historinë e kësaj dite tashma e dim shumica , por e keqja asht se kjo ditë ashtu si edhe 1. maji  si festë nderkombëtare e puntorëve apo e proletarjatit jan festue në kohen e sistemit komunist në Shqipni e edhe në ish Jugosllavinë komuniste ku ishte edhe Dardania pjesë e sajë e okupueme. Andaj themë unë, pse edhe sot e kësaj dite të festohen keto festa. Po qeshen vendet nikoqire ku neve mergata shqiptare jetojme kur po i shofin grat tona se si festojnë 8 marsin , se si huazojnë salla dhe aty grumbullohen te pispillosuna me veshje festive paguejn kangëtar dhe festojnë me kangë e valle nji ditë të tanë. Dhe që të jetë edhe ma e keqe menyra se si festohet kjo festë asht fakti se mblidhen vetem femnat dhe ato pa asnji burrë, djalë, vella pran festojnë vetem .  Kjo metodë po ngjan në kulturen islame ku festojnë ndaras femnat me mashkujt. Dhe kjo menyrë po na qet faqen e zezë nëper Europë.
Javen që shkojë në Sarpsborg te Norvegjisë asht organizue nji festë e tillë per 8 mars ku kan marr pjesë shumë femna të qytetit dhe qyteteve per rreth e ku kangëtari ka qen mashkull , gjest ky që ka irritue shumë burra shqiptar. Edhe këto festa duhet të nderpriten.
Jan teper bajate dhe gadi gadi banale. Nuk jan festa tona tradicionale që perkojnë me diçka shqiptare.
Nga Sarpsborg- Norvegji : 07.03.2019 

Rrefimi për arushat e bardha dhe porosia e Akademik Mark Krasniqit për bashkim kombëtar – Nga Nue Oroshi

Lisin shekullor  e rrahnin erërat e forta sikurse deshirojnë një përballje më të thenat dhe të pathënat. Kjo përballje nuk është satanike e as nuk është imagjinative por është një realitet i thënë aty dikund në një qytet i cili skajshmërisht ka një histori dhe një traditë të madhe.Një qytet i ndarë përgjysmë.Edhe Berlini e kishte përjetuar ndarjën.Një pjesë e saj kishte mbetur në duar të rusëve. Por menquria gjermane bëri që dalngadalë të bashkojë pjesët e ndara të saj në një shtet të përbashkët.

Pikërisht në këtë qytet e solli fati që në prag të Pavarsisë së Kosovës ku na nevoitej shumë përkrahja e miqeve tanë ndërkombtarë i kisha bërë një takim Akademik Mark Krasniqit dhe delegacionit të ti në Berlin. Takimi ishte me nivelet më të larta politike se aty na priste Drejtori i Drejtorisë politike të CDU-së. Para takimit filluam edhe përgatitjet. Natyrisht që kishim përgaditur edhe pikat që do ti prezentonim në atë takim. Në mesin e shumë pikave kryesorja ishte përgatitja për njohjën e Pavarsisë së Kosovës,nga ana e Bundestagut dhe Qeverisë Gjermane.

Pjesë e delegacionit ishte edhe historiani jonë i mirfilltë prof.dr.Jahja Drançolli i cili me argumente shkencore se bashku me akademik Mark Krasniqin mbronin qëndrimin politik dhe shkencor se Kosova historikisht ka qenë dhe është shqiptare prandaj Pavarsia e saj është kompromisi më i madh që po e bëjnë shqiptarët. Pas fillimit të takimit filluan edhe bisedimet dhe paraqitja e kërkesave. Akademik Mark Krasniqi dhe prof.dr.Jahja Drançolli ishin jashtzakonisht të përgatitur mirë që me argumente politike dhe shkencore të mbrojnë Pavarsinë e Kosovës. Ata paraqitën faktet e pamohuara se Kosova historikisht kishte qenë dhe serish është tokë shqiptare.

Profesor Marku duke dashur që të tregoj për tolerancën dhe harmoninë fetare të shqiptarëve ai në një rast u shpreh:“Në një krahinë në Kosovë që quhej Rugovë jetojnë mbi 15 fshatra shqiptare.Të gjithë janë të besimit islam. Në këtë trevë në të kaluarën e afërtë kishte shumë kisha katolike shqiptare. Si shenjë respekti fshatarët e këtyre anëve e kanë ndërtuar një kishë katolike, edhe pse nuk jeton asnjë familje katolike shqiptare në këto fshatra.“

Gjermani si politikan i rryer që ishte e bëri një pyetje shumë interesante që na la të gjitheve me gojë hapur,pasi që nuk e prisnim atë pyetje “E kush do të lutet në atë kishë zoteri Krasniqi pasi të gjithë fshatarët e atyre anëve e paskan përqafuar islamizmin?!“. Profesori mbeti i befasuar por edhe u nzu shumë ngushtë, u përgjigjë në mënyre shumë të vrullshme duke i thënë: “Aty luten Arushat e Bardha!“ Ndërhyra dhe i thashë përkthyesës se mos ta përkthej këtë pjesë për arushat e bardha.

Ai takim pati jehonë në qarqet politike gjermane dhe siç u dëshmua edhe më vonë Gjermania ishte një nder shtetët e para e cila e pranoi Pavarsinë e Kosovës.

Tash akademik Mark Krasniqi nuk është më në jetë. Ai shkoi se bashku me porosinë për bashkimin e shqiptarve në një shtet të përbashkët. Nuk e di se a jetojnë ende arushat e bardha në malet e Rugovës apo këto arusha janë trazuar nga malet e bukura dhe krojet e atyre maleve që politika e Kosovës i dhuroj Malit te Zi. Atëherë por edhe sot patëm lobuar që Kosova të njihet në kufijtë e saj shtetëror.

E them shtetëror sepse kufijtë historik i  kemi shumë më të thellë.Tash edhe PSHDK nuk është ajo PSHDK e kohës së akademik Mark Krasniqit. Ka disa mandate që nuk është e përfaqësuar në Parlamentin e Kosovës sepse e quan capin të kasapi siç thoshte kryetari i saj historik Akademik Mark Krasniqi.

Uroj që arushat e bardha në malet e Rugovës mos të nervozohën nga padrejtësitë që iu kanë bërë duke i ndarë me njëra – tjetrën në malet shekullore që kishin jetuar të bashkuar.

Kurse porosia e Akademik Mark Krasniqit për bashkim kombtarë duhet të realizohet se ajo është një porosi e shumë rilindasve shqiptarë dhe idealistave atdhetarë që vdiqën dhe mbetën me sy hapur me mallin  për të shikuar tokat shqiptare të bashkuara.

MËSUESIT MËRGIMTARË BËNË HISTORINË – Hysen Ibrahimi, 7 Mars 2019

Në këtë 7 Mars, do të ju njohim me një përvojë të mësuesve shqiptarë në mërgatë, më saktë të atyre në Suedi, të cilët në kohët më të vështira bënë historinë.
Mësimi në gjuhën shqipe ishte prioritet për shqiptarët në Suedi. Që në kontaktet e para me njëri-tjetrin, në qytete e vendbanime suedeze, si çështje parësore shqiptarët e kishin diskutuar mundësinë organizimit të mësimit në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë. Në këtë kuadër, intelektualë shqiptarë dhe aktivistë të shumtë mobilizohen për të mbajtur gjallë arsimin shqip. Kështu ata kishin regjistruar fëmijët shqiptarë në secilin vendbanim që ata të mbanin mësimin plotësues në gjuhën shqipe. Mësimi në gjuhën shqipe kishte nisur më të madhe në vitin 1992 dhe mësuesit ishin intelektualë shqiptarë, madje shumë të përgatitur, të cilët, vullnetarisht e kryenin këtë mision.
Në librat e ”Thesarit kombëtar” jipen detaje për organizimin e grupeve të mësuesve shqiptarë, të cilët po i bënin thirrje çdo familje shqiptare që ta ruajë identitetin kombëtar, duke e ruajtur para të gjithave, gjuhën shqipe për fëmijët e tyre. Madje, kërkime të SHSHASH “Papa Klementi XI – Albani”, çojnë shumë vjet më parë kur ishte mësuar shqip në Suedi. Shkolla e parë shqipe e mësimit plotësues në Suedi është hapur në vjeshtën e vitit 1968, në Malmö të Suedisë. Mësuesi i parë i shkollës shqipe në Suedi ishte Bejzat Beqiri. Pastaj, ishte mësuesi Kosovë Rexhë Balaj, nga Istogu, i cili ishte i përndjekur nga shërbimi sekret i Serbisë e ish Jugosllavisë, ku kishte migruar në vitet 60-ta. Ai që atëherë kishte iniciuar mbajtjen e mësimit në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Suedi. Pastaj, më 5 mars 1976 ishte hapur shkolla e parë shqipe në qytetin e Nybros, me iniciativë të Sadulla Zendelit – Dajës.
Qeveria suedeze nuk i ka penguar, përkundrazi, i ka mbështetur për organizimin e mësimit edhe në gjuhën shqipe. Në ”Thesarin numër 1” veçohet bashkëpunimi me rektoren e shkollës Margaretha Larsson, në qytetin e Bastadit, e cila, i kishte ofruar të gjitha kushtet për fillimin e procesit mësimor, në lokalet e shkollës ku shkonin nxënësit shqiptarë. Këtë lloj mbështetje shqiptarët e kishin marrë shumë shpejt edhe në shkolla tjera të Suedisë.
Në secilën komunë, ishin ngritur Komisionet Rajonale, të cilat mbikqyrnin procesin e regjistrimit të nxënësve dhe vijimin e procesit mësimor në gjuhën shqipe. Çdo gjë ishte bërë në koordinim me prindërit, të cilët kishin dhënë një mbështetje të madhe për ato procese. Ata kishin formuar edhe Këshilla të Prindërve, në mënyrë që të realizohej mirë ai mision, duke siguruar që fëmijët shqiptarë të mos mungonin asnjëherë në shkollën shqipe.
Këshilli i Prindërve kishte marrë masat organizative, kishte siguruar planprogramin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe, kujdesej maksimalisht që të përcillte mësimdhënësit shqiptarë dhe lëvizjet e tyre eventuale, për aryse familjare. Interesimi për mësimin plotësues në gjuhën shqipe kishte qenë shumë i madh. Mësimi i gjuhës amtare ishte shumë i rëndësishëm, sepse nuk mund të asimiloheshin fëmijët shqiptarë në mërgatë, në këtë rast edhe në Suedi. Ata kishin mësuar ndërkohë për shkrim-leximin shqip, historinë, kulturën, gjeografinë e çdo që kishte të bënte me shqiptarët dhe për shqiptarët.
Ndërkohë ishte themeluar Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë për Suedi “Naim Frashëri” (LASH-i). Përmes LASH-it, ishin botuar dhe shumë tekste mësimore shkollore, që nga ABETARJA e tre libra leximi për klasën e II, III dhe IV, gjeografia, antologjia e shumë të tjera. Mësimi ishte zhvilluar me planrogram të Arsimit të Republikës së Kosovës. Planprogrami ishte dërguar nga kryetari i LASH-it “Naim Frashëri” për Suedi, Prof. Bedri Paci. Qëllimi ishte që fëmijëve shqiptarë t’iu ligjërohej për gjuhë shqipe, dituri natyre e shoqërie, histori, gjeografi matematikë, art figurativ, art muzikor,dhe gjithçka tjetër që kishte të bënte me çështjen shqiptare.
Gjatë viteve 1991-1993, mësimi zhvillohej nëpër strehimore ku punonin mësuesit në baza vullnetare. Sapo kishin marrë lejeqëndrimin, familjet shqiptare kalojnë, nga strehimoret nëpër qytete dhe kështu nxënësit shqiptarë fillojnë mësimin në shkollat suedeze dhe mësimi i gjuhës amtare, zhvillohej në bazë të ligjit suedez që quhet “Modersmål” d.m.th “Gjuhë amtare”. Drejtori i shkollës në Hyltebruk, Bengt Johansson kishte dhënë përkrahje për shqiptarët. Në fund të vitit shkollor 1993/1994 kanë qenë të aktivizuar mbi 266 pedagogë që kanë mbajtur mësimin plotësues në 72 strehimore dhe në 28 komuna të Suedisë. Në vitin shkollor 1994/1995 mësimi ishte organizuar në 49 strehimore dhe në 28 komuna të Suedisë. Ishin përfshirë mbi 3 mijë e 700 filloristë, me të cilët kishin punuar vullnetarisht mbi 200 mësimdhënës. Në vitin shkollor 1995/96 filloi mësimi i gjuhës shqipe edhe në shkollën e mesme të mjekësisë, ku mësimdhënësi Fetah Bahtiri mbante kurset e gjuhës shqipe: Dygjuhësia aktive në praktikë dhe përdorimi i dygjuhësisë vlerësohej me pika. Meqenëse për mësimin e gjuhës shqipe në shkollë të mesme nuk kishte planprogram mësimor, Fetah Bahtiri e kishte hartuar vetë një planprogram mësimor dhe punonte sipas tij. Ky planprogram iu ishte shpërndarë edhe disa mësuesve bashkatdhetarë në Kuvendin vjetor të LASH-it. Në librin e tij “Dritë, ngrohtësi, optimizëm”, Fetah Bahtiri, sjell shumë dëshmi rreth organizimit të mësimit në gjuhën shqipe. Që nga viti 1998 – 2011, vijueshmëria e nxënësëve në gjuhën amtare, tanimë ishte 100 %, gjë që ishte rast i rrallë në Suedi.
Në librat e ”Thesarit kombëtar” veçohet përkushtimi i mësimdhënësve shqiptarë për mbajtjen e mësimit shqip në Suedi.
Mësimdhënësit vullnetarë në Suedi kanë kryer mision shumë fisnik. “Të arsimosh fëmijët në gjuhën amtare është një punë e shenjtë”, thuhej në një letër të kryetarit të LASH-it, Bedri Paci dhe të Ibrahim Ergiut (kryetar i Këshillit Pedagogjik), për arsimtarët që mbanin mësimin në gjuhën shqipe në Suedi. Bedri Paci kishte vënë kontakte me zyrtarë të Entit Shkollor të Suedisë për botimin e teksteve me të cilët do të punonin mësimdhënësit shqiptarë në mësimin plotësues në gjuhën shqipe.
Disa të dhëna nga arkivi personal i Hysen Ibrahimit, (tani kryetar i SHSHASH “Papa Klementi XI- Albani”) tregojnë se ishin evidentuar 262 lokacione ku mbahej mësimi shqip në Suedi. Ndërkaq, në librin “Thesari kombëtar 9” është publikuar një listë me 471 emra të mësidhënësve shqiptarë në Suedi , të cilët janë identifikuar nga veprimtari Hysen Ibrahimi, në librin e tij “Vepra 2”.
Aktivitetet e shqiptarëve në Suedi, për të ruajtur gjuhën dhe kulturën shqipe, janë të ngjashme me ato të Papa Klementit XI – Albanit, emrin e të cilit e mban sot Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Suedi. Ai ishte faktor shumë i rëndësishëm për përhapjen e emrit të popullit të tij shqiptar, të historisë dhe të gjuhës së tij.
Mësuesit mërgimtarë shqiptarë bënë punën më fisnike të mundshme. Ata dhanë dije, djersë, sakrificë për të mundësuar fëmijëve të mësojnë shkronjat dhe gjuhën e bukur shqipe. Sot, të rinj shqiptarë në Suedi kanë arritur të jenë të dalluar në shumë fusha. Ata janë bërë mjekë, inxhinierë, juristë, ekonomistë, regjisorë, artistë, piktorë e profesione të tjera të rëndësishme.
Gëzuar 7 Marsin Mësuesve shqiptarë në mërgatë dhe të gjithë mësuesve shqiptarë për misionin fisnik që kanë!

Hysen IBRAHIMI, Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi
7 mars 2019