VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

E dhimbshme, 43% e shqiptarëve duan të largohen nga vendi

By | July 10, 2018

Komentet

Protagonistë të bisedimeve të Vjenës kritikojnë idenë e ndryshimit të kufirit

Ideja e ndryshimit të kufirit, sipas së cilës Kosova merr territor të ri, por nuk jep asgjë, nuk ka logjikë, ka deklaruar ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu. Këto komente, ai i bëri gjatë një debati për dialogun me Serbinë, të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.

Aty, përveç Fatmir Sejdiut, panelistë ishin disa prej politikanëve të Kosovës që kanë qenë pjesë e negociatave gjatë procesit të bisedimeve për definimin e statusit të Kosovës në Vjenë, si ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, dhe ish-zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.

Panelistët thanë se Prishtina duhet ta ketë një platformë dhe një unitet politik për fazën e ardhshme të bisedimeve me Serbinë.

Ish-presidenti Fatmir Sejdiu tha se kjo është një fazë e ndjeshme dhe kërkoi që përfaqësimi i Kosovës në dialog të ketë mandat nga Kushtetuta dhe Kuvendi.

Ai e cilësoi si jo të logjikshme idenë e ndryshimit apo siç po prezantohet nga presidenti aktual Hashim Thaçi, të korrigjimit të kufirit.

Delegacioni i Kosovës në Vjenë

“Cila është esenca e asaj ideje që po marrim dhe korrigjojmë territore, po marrim pjesë nga vendi tjetër dhe s’po japim asgjë. Po flas me një logjikë që mund të pyes secili njeri i zakonshëm”, tha Sejdiu.

Në anën tjetër, ish-zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ngriti nevojën për unitet brenda faktorit politik kosovar në bisedimet me Serbinë. Ai tha se procesi i bisedimeve duhet t’i ketë garancitë e bashkësisë ndërkombëtare se kjo do të jetë marrëveshja e fundit me Serbinë.

“Frika ime më e madhe është frika pas dialogut. Unë po e them me sinqeritetin më të madh, ne edhe atëherë kemi menduar se kjo është marrëveshja finale me Serbinë (bisedimet për dialogun në Vjenë). Duhet kërkuar garanci shumë të forta nga partnerët ndërkombëtarë se a do të jetë kjo marrëveshja finale”.

“Imagjinoni nëse ne e bëjmë një marrëveshje dhe pastaj prapë nuk kalon në Këshill të Sigurimit, prapë nuk ndodh diçka, atëherë ku është finalja tjetër”, theksoi Kuçi.

Sa i përket idesë së ndryshimit të kufijve, Kuçi theksoi se secila ide që buron nga udhëheqësit politikë, do të duhej të sqarohej në detaje në mënyrë që të shihen limitet kushtetuese të zbatimit të saj.

Përderisa mungon pajtueshmëria në Kosovë për vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe kontestohet roli prijës i presidentit Thaçi në këtë dialog, kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Nisma Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, tha se askush nuk ka të drejtë të bisedojë për ndryshim të kufijve, demarkacion apo bashkim të ndonjë hapësire tjetër me Kosovën.

Jakup Krasniqi,kryetar i Këshillit Kombëtar të Partisë Nisma Socialdemokrate

“Shikoni është shumë e këndshme të thuash se dua t’ia bashkoj Kosovës, Kosovën Lindore, Preshevën, Mevdegjën dhe Bujanocin. Shikoni, është një mashtrim që iu bëhet qytetarëve që janë andej, por edhe këtyre këndej. Do të thotë kjo Serbia nuk po të njeh pa atë pjesë, e jo ti do t’ia marrësh atë pjesë e t’i normalizosh marrëdhëniet, kjo vërtet është pak fyerje e inteligjencës”, tha Krasniqi.

Prishtina dhe Beogradi po hyjnë në fazën finale të bisedimeve me synimin që të arrijnë një marrëveshje të obligueshme ndërkombëtare për të dy shtetet. Nisur nga ky fakt, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se aty do të shtrojë edhe çështjen e korrigjimit, siç e quan ai, të kufirit të Kosovës, me përfshirjen e tri komunave në Serbi, por që kanë popullatë shqiptare, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

Sidoqoftë, kjo ide tash për tash nuk ka gjetur mbështetjen e pjesës më të madhe të spektrit politik në Kosovë.

Haradinaj: Jemi pjesë e NATO-s dhe po bëhemi me ushtri

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur i bindur se NATO do t’i japë mbështetje Forcës së Sigurisë së Kosovës në mandatin e ri që i mundësohet përmes projektligjeve, të cilat tashmë janë miratuar në parim dhe presin leximin e dytë në Kuvend.

Gjatë një konference për media në Prishtinë, Haradinaj tha se është në kontakt me zyrtarët e NATO-s, dhe se sipas tij, nuk ka hezitime rreth mbështetjes që i jepet FSK-së.

“NATO është një vendimmarrës serioz dhe ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me ta. Procesi i mandatimit të ushtrisë është me peshë”, tha Haradinaj. Sipas tij, FSK, pavarësisht se nuk do të quhet me emrin ushtri, do ta ketë mandatin ushtarak.

“Dallimi është vetëm ndërrimi i emrit, por mos keni dilema. Jemi thellë të bindur. Ne jemi pjesë e NATO-s dhe ne do të bëhemi me ushtri”, theksoi Haradinaj, duke nënvizuar se nuk është transformim, por shndërrim i FSK-së në ushtri.

Në këtë konferencë, Haradinaj përsëriti dhe qëndrimin e tij në lidhje me idenë për ndryshimin e kufirit, që doli nga tavolina e bisedimeve ndërmjet presidentëve të Kosovës dhe Serbisë.

“Ideja e korrigjimit ka vdekur”, tha Haradinaj.

Tubim përurues për librin “Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës” të Shaban Muratit

Në datën 18 tetor 2018 në mjediset e Hotel “Tirana International” u zhvillua një tubim përurues për librin tim të ri “Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës”. Ceremoninë e hapi z. Mehdi Gurra, kryetari i Fondacionit të mirënjohur “Alsar”, që ka botuar librin.
Pastaj recensat e tyre për vlerat e librit i mbajtën zëvëndëskryeministri i Kosovës, prof.dr. Enver Hoxhaj, ambasadori Maxhun Peka, prof. Ylber Sela, drejtor i Institutit për Studime Politike dhe Ndërkombëtare,Tetovë, dhe z.Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë.
Merrnin pjesë ambasadorë dhe diplomatë të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, si dhe përfaqësues të botës akademike, të mediave, të institucioneve kulturore dhe të shoqatave joqeveritare, studentë, etj. Merrnin pjesë dhe figura të shquara, intelektualë dhe studjues të ardhur posaçërisht për këtë ngjarje nga Kosova, nga Maqedonia dhe nga Mali i Zi. Ndodhej edhe ambasadori i Kosovës në Tiranë, z.Sylë Ukshini, dhe ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, z.Qemal Minxhozi.
Tubimin përurues të librit “Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës” e nderoi me praninë e tij edhe Presidenti i Republikës, Shkëlqesia e Tij Z.Ilir Meta.

Regjistrimi i portaleve, OSBE kundër Ramës dhe AKEP: Shteti nuk duhet të imponojë mediat online

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias në një reagim të fundit ka shprehur  shqetësimin në lidhje me sistemin e ri të regjistrimit të portaleve online në Shqipëri dhe kërcënimin e mbylljes së mundshme të tyre.

“Shtetet nuk duhet të imponojnë regjistrimin e detyrueshëm për mediat online si parakusht për punën e tyre, gjë që mund të ketë efekt shumë negativ në lirinë e medias. Kjo praktikë, kur vihet në zbatim, mund të kufizojë ndjeshëm aksesin e publikut në burime të larmishme informacioni dhe pluralizmin e zërave, si edhe gërryen të drejtën e lirisë së shprehjes dhe të informimit online”, deklaroi përfaqësuesi i OSBE.

 

 

Reagimi i plotë

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir, shprehu sot shqetësimin për lajmërimin për një sistem të ri regjistrimi për 44 faqe interneti në Shqipëri dhe mbylljen e mundshme të tyre.

Më 15 tetor, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare në Shqipëri publikoi një listë me 44 faqe interneti mediatike, që duhet të regjistrohet pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe të pajisen me NIPT brenda 72 orësh, të cilin duhet ta publikojnë pastaj online. Mosrespektimi i këtij urdhri rezulton në mbyllje të faqeve të internetit. Kjo nismë, e mbështetur nga qeveria, raportohet se është bërë për t’u dhënë zgjidhje shpifjeve online.

“Shtetet nuk duhet të imponojnë regjistrimin e detyrueshëm për mediat online si parakusht për punën e tyre, gjë që mund të ketë efekt shumë negativ në lirinë e medias. Kjo praktikë, kur vihet në zbatim, mund të kufizojë ndjeshëm aksesin e publikut në burime të larmishme informacioni dhe pluralizmin e zërave, si edhe gërryen të drejtën e lirisë së shprehjes dhe të informimit online”, deklaroi Désir.

Përfaqësuesi u bëri thirrje autoriteteve shqiptare t’i rishikojnë këto masa, të shqyrtojnë të gjitha alternativat e mundshme për trajtimin e çështjes së shpifjes dhe të fillojnë një debat gjithëpërfshirës me aktorët relevantë të shoqërisë civile dhe medias.

“Është tejet e rëndësishme që të sigurohet më shumë informacion rreth objektivave të saktë të masave të shpallura, si edhe për kriteret mbi bazën e të cilave janë përzgjedhur këto 44 faqe interneti“, shtoi Désir. Më tej, ai kërkoi sqarime për bazën ligjore të kërkesës për publikimin e NIPT-it nga ana e këtyre faqeve interneti, si edhe për bazën ligjore për mbylljen e faqeve të internetit.

Në një letër drejtuar Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për këtë çështje, Përfaqësuesi ofroi edhe asistencën e tij ligjore. Désir solli në vëmendje rekomandimet e Zyrës së tij për mbrojtjen e lirisë së medias dhe lirisë së shprehjes në rregullimin e përmbajtjes online në Evropën Juglindore, duke theksuar se çdo rregullim i përmbajtjes online duhet të mbajë parasysh detyrimet ndërkombëtare, përfshirë angazhimet në kuadrin e OSBE-së.

Kuvendi miratoi projektligjet për transformimin e FSK-së

Arton Konushevci

Kuvendi i Kosovës i ka miratuar në parim tri projektligjet e propozuara nga qeveria për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Përmes këtyre tri projektligjeve, po synohet që Forca e Sigurisë së Kosovës të transformohet në një forcë me kapacitete shtesë, përfshi edhe përgjegjësi të mbrojtjes, por pa prekur në emrin e saj.

Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes është miratuar me 101 vota, ai për Forcën e Sigurisë së Kosovës me 98, kurse Projektligji për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës me 96 vota.

Këto projektligje janë mbështetur nga të gjitha grupet parlamentare, përveç deputetëve të Listës Serbe.

Shumica e deputetëve po e trajtojnë këtë transformim si hap përpara drejtë formimit të Forcave të Armatosura të Kosovës.

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha prezantoi fillimisht Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, për të cilin tha se hartimi dhe procedimi është mbështetur në normat kushtetuese në mënyrë që të mundësohet riorganizimi dhe kalimi nga Ministria e FSK-së në Ministrinë e Mbrojtjes.

Ministria e Mbrojtjes do të hartojë dhe zbatojë politikat e përgjithshme shtetërore të mbrojtjes në nivel strategjik si dhe do të ushtrojë funksionet dhe kompetencat e saj në përputhje me kushtetutën dhe ligjet në fuqi”, tha ministri Berisha.

Ndërkaq gjatë debatit parlamentar, shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha se angazhimi i Kosovës për mandat të ri për FSK-në, nuk është kërkesë që tejkalon atë që tashmë vendet e rajonit e kanë, përkatësisht ushtrinë. Ai i quajti të pabaza deklaratat në Beograd kundër ushtrisë së Kosovës.

“Vetëm ata që janë kundër NATO-s, janë kundër mandatit të ri të FSK-së dhe vetëm ata që janë kundër interesave euro atlantike në Kosovë e rajon janë kundër që shteti i Kosovës ta ketë ushtrinë. Vetëm ata që promovojnë interesa tjera në Ballkan, si ato të federatës ruse apo të ngjashme, janë kundër ushtrisë së Kosovës”, deklaroi Hoti.

Transformimin e FSK-së e kanë mbështetur edhe Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, Partia Socialdemokrate, Nisma Socialdemokrate si dhe partitë e komuniteteve joserbe.

Deputeti i Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi, tha se subjekti që ai përfaqëson i përkrah parimisht projektligjet për FSK-në. Ai tha se do të ishte mirë që në Kuvend të vendosen projektligjet për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

“Ne deklarojmë mbështetjen tonë në parim për këto ligje, por kemi çka të punojmë në mes të dy leximeve. Mos e kuptoni mbështetjen tonë si një mbështetje qorre, të shtyrë nga retorika e ditës dhe të shtyre nga entuziazmi. Po, ekziston entuziazmi, ekziston edhe gëzimi ynë që po e bëjmë një hap më tutje, por duhen amandamentuar shumë nene e paragrafë të këtyre ligjeve në përgjithësi”, tha Selimi.

Kurse Lista Serbe ka kundërshtuar projektligjet për FSK-në dhe në shenjë proteste ka lëshuar seancën. Por, paraprakisht, deputeti Igor Simiq nga kjo Listë tha se ky transformim është në kundërshtim me Rezolutën 12 44 të Këshilllit të Sigurimit dhe akteve tjera ndërkombëtare.

“Këto ligje nuk janë kundër serbëve, por edhe kundër shqiptarëve”, tha Simiq, duke thënë se shpenzimet janë aq të mëdha sa do të rëndojnë edhe më shumë ekonominë e pazhvilluar të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se e mirëpret shqyrtimin e ligjeve për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ndërkohë që u ka thënë deputetëve serbë se ata duhet të ndihen të sigurt se transformimi i FSK-së nuk do të ndikojë për të keq tek komunitetet pakicë.

“Kanë arsye të ndihen të sigurta të gjitha komunitetet, pra kjo është një punë që bëhet për të gjithë qytetarët e vendit. Sa u takon funksioneve, të tri ligjet e kanë një detyrë dhe ajo është mbrojtja e integritetit territorial të Republikës së Kosovës, mbrojtja e qytetarëve dhe komuniteteve të Republikës së Kosovës, mbrojtja ushtarake e civile dhe pjesëmarrja në operacione ndërkombëtare”, tha Haradinaj.

Pas votimit në Kuvend, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi shkroi vetëm dy fjali në profilin e tij në Facebook. Aty ai i cilësoi pjesëtarët e FSK-së si ushtarë të Kosovës.

Duke iu referuar debateve dhe procesit të transformimin e FSK-së, Aleanca Veriatlantike ka potencuar se nëse mandati i Forcës së Sigurisë së Kosovës zgjerohet, Këshilli Veri-Atlantik do të duhet të rishqyrtojë nivelin e angazhimit në Kosovë.

“Çdo ndryshim në strukturë, mandat apo mision të Forcës së Sigurisë së Kosovës duhet të vendoset nga autoritetet e Kosovës. NATO e mbështet Forcën e Sigurisë së Kosovës me mandatin e tanishëm”, tha një zyrtar i NATO-s për Radion Evropa e Lirë.

Ky ishte vetëm shqyrtimi i parë, kurse javë më pas, pritet që të procedohet edhe shqyrtimi i dytë për miratimin e tyre final, para se të mund të nënshkruhen nga presidenti dhe publikohen në Gazetën Zyrtare.

FSK-ja është themeluar në vitin 2009, sipas Planit Gjithëpërfshirës për Statusin e Kosovës, të presidentit Marti Ahtisaari, në bazë të të cilit ishte shpallur pavarësia e Kosovës.

Mandati i saj i deritashëm është i një force për emergjenca civile. Ndërkaq pas transformimit, synohet që t’i jepen edhe përgjegjësi nga fusha e mbrojtjes.

Aktualisht FSK-ja numëron më shumë se 2000 pjesëtarë, prej të cilëve 200 i përkasin komuniteteve pakicë, kurse një pjesë e pjesëtarëve nga komuniteti serb janë larguar nga kjo forcë pas presioneve nga Beogradi që të mos jenë pjesë e FSK-së.

VIDEO – Shaban Murati: Nxitimi i Prishtinës dhe heshtja e Tiranës lidhur me temën e kufijve me Serbinë janë të pazakonta dhe shqetësuese

Intervistë me diplomatin Shaban Murati

Debatet për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës, sidomos me hapjen e temës së kufijve, po ndiqen me shqetësim edhe në qarqet diplomatike e akademike të Shqipërisë.

Diplomati dhe akademiku i njohur, ambasador Shaban Murati, sapo ka botuar një libër me titul “Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës”.

Zoti Murati thotë se nxitimi i Prishtinës dhe heshtja e Tiranës lidhur me temën e kufijve me Serbinë janë të pazakonta dhe shqetësuese.

Me ambasadorin Murati bisedoi në Tiranë korrespondenti ynë, Ilirian Agolli

Ndryshimi i kufijve – Haradinaj tregon ‘prapaskenat’, përmend Baton Haxhiun: Janë derdhur shumë para…

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në debatin e Forumeve UET, nën moderimin e përgjegjëses së Departamentit të Shkencave Humane dhe Komunikimit, prof. asoc. dr. Belina Budini, bëri disa komente të forta në lidhje me çështje të aktualitetit politik në Kosovë.

Haradinaj dje ne forumin e UET, nen moderimin e përgjegjëses së Departamentit të Shkencave Humane dhe Komunikimit, prof. asoc. dr. Belina Budini

Ai tregon “prapaskenat” e idesë së “ndryshimit të kufijve” dhe deklaron se janë hedhur shuma të mëdha për të elaburuar këtë ide.

Mes njerëzve të rëndësishëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai është ndër më të prekurit, me dy vëllezëer të vrarë në luftë, burg në Gjykatën e Hagës, fitimtar me pafajësi, por edhe me shumë barrë të rëndë si kryeministër në një kohë që fatet e Kosovës janë ende në një rrugë të panjohur.

Për kryeministrin Ramush Haradinaj, lufta nuk është më për ekzistencë si popull, por për të bërë shtet e popullit ti ofrojë sigurinë, mirëqenien, integrimin në BE dhe mbi të gjitha sigurimin e integritetit territorial.

 

Gjithnjë përbën lajm theniet e tij, i mësuar jo me kamuflimin e “diplomacisë”, por një personazh dhe politikan i drejtëpërdrejtë. Kryeministri Haradinaj dhe presidenti Thaçi dikur ishin në një llogore, nën një uniforme dhe ideal, ndërsa sot këta dy njerëz të rëndësishëm të UÇK-së së dikurshme dhe të politikës së sotme janë krejtësisht të ndarë përsa i përket çështjes së korrigjimit të kufijve.

Në rastin korrigjim kufijsh u soll si pyetje qëndrimi i analistit Baton Haxhiu, që pak javë më parë në UET parashtroi tezën se përse duhej të arrihej një marrëveshje me Serbinë mbi termin “korrim kufijsh”.

Haradinaj, tha se kjo nuk eshte çështje ideje, por diçka shumë e madhe, që është “blerë me para”.

“Një shumë e caktuar e parave është derdhur nga dikush në një kohë të caktuar, për të krijuar një opinion publik si në Kosovë si Shqipëri për këtë. Batonit edhe mund t’i pëlqejë ideja, mund edhe ta besojë, por unë e di që është derdhur një shumë e caktuar parash për të bindur një pjesë tonën, që po e dhamë ne Leshakun dhe nuk është Gazivoda, nuk është as Trepça ku është një rrafshnaltë në të cilin ka edhe paisje të emetimit të frekuencave civile ushtarake”-tha Haradinaj, teksa shton se “edhe Batonin dhe Batonat e tjerë, me gjithë respektin që kam për ta i siguroj që dhe ne i marrim vesh këto axhendat, ku fillojnë, nga vazhdojnë, ku nisin, kush i sponsorizon”.

Për mosndryshimin e kufijve Haradinaj ishte i prerë teksa artikuloi: “Jam një prej të gjallëve të atyre që vdiqën për Kosovën”…

Dy lidera, dy qëndrime

Padyshim janë personazhet që dominuan politikën Kosovare në 20 vitet e fundit, por pas “ndarjeve” partiake, mes Thaçit dhe Haradinajt qëndrojnë ide të ndryshme në lidhje me thelbin e problemit. Thaçi vijon të mbajë qëndrim të përhershëm se “korrigjimi i kufijve” mes Serbisë dhe Kosovës do të bënte që pala serbe të njihte shtetin e Kosovës dhe më pas vendi do integrohej në strukturat europiane.

Me termin “korrigjim” është nënkuptuar se Serbia të marrë Veriun e Mitrovicës, ndërsa Kosova të fusë në hartën e saj Luginën e Preshevës. Haradinaj është më se i prerë në këtë pikë, duke përmendur disa herë shprehjen “Pse duhet të kënaqim dhunuesin? Ata duhet të gjejnë zgjidhje, jo ne. Ata duan të pastrojnë imazhin e tyre”. Sa për ndryshimin e kufijve kryeministri është kthyer në retrospektivë, kohë kur mbante ende në duar armët për çlirimin e Kosovës.

“U krijua një zonë tampon prej 25 kilometrash mes Kosovës dhe Serbisë, që nënkuptonte se territori nuk do të prekej”, -tha Haradinaj, por sipas tij sot pas afër 20 vitesh për qëllime të caktuara po hidhet ideja e korrigjimit të kufijve. “Janë vendosur themelet e asaj lufte në 25 kilometra të kufirit. Ka një vijë ndarëse mes palëve, njëri nga elementet kyçe është kufiri administrativ Kosovë-Serbi”, deklaroi Haradinaj.

Në Kosovë dhe jo vetëm, kjo çështje nuk është debat mes analistësh me “pikëpamje të ndryshme”, por qëndrime të kundërta mes kryeministrit dhe presidentit. “Unë kam një dialog të gjatë me Serbinë që prej disa viteve, të cilin unë e përkrah. Mendoj se dialogu është një instrument, që të ndihmon të arrish në formulën e pajtimit mes popujve. Kushdo president i zgjedhur i ka disa korniza të së drejtës që ia ka caktuar Kushtetuta në këtë rast Parlamenti. Presidenti është president, e gëzon të drejtën për të prezantuar vendin, por jo të flasë për territor dhe kufij. Ka të vërteta, Kosova nuk ndryshon”, -tha prerë Haradinaj, ndërsa dukshëm nënvizon vijën e trashë ndarëse me Thaçin në këtë drejtim, për më shumë që sipas tij ky debat bëhet kur po përgatitet krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, tashmë në Kushtetutë.

“Pse duhet ne të na imponohet një debat i tillë, pasi prej 20 viteve Serbia investon, ka hedhur para, ka bërë miq, kanë lobuar që debati të përhapet edhe brenda nesh. Pse duhet të përballemi me teorinë e ndarjes. Kjo është mungesa e pjesës sime në momentin që përfaqësoj tani Kosovën që nuk kam bërë mjaftueshëm diskutime te populli im për t’i treguar se ku qëndron e vërteta”, shtoi kryeministri Haradinaj.

Forcat e “errëta”, edhe në turizëm…

Jo pa qëllim kryeministri Haradinaj është ndalur në një fakt të rëndë që i ka bërë përshtypje. Në Kosovë, në prag të nisjes së sezonit turistik botoheshin shkrime të dyshimta që thoshin se shqiptarët i keqtrajtojnë turistët kosovarë, madje arrijnë deri aty sa të thonë “mirë ua ka bërë serbi”.

Kryeministri ka një përgjigje për këtë, e madje është i bindur se agjencitë e shërbimit inteligjent në Shqipëri dhe Kosovë duhet të investigojnë.

“Disa qarqe të Kosovës dhe Shqipërisë duhet të kenë një organizim më të madh. Nuk duhet që vetëm të shpifin ndaj rivalëve politikë por do ishte më mirë të merreshin se çfarë është një fushatë, që bëhet kundër ardhjes së kosovarëve në Shqipëri për turizëm. Kush e sinkronizon, kush e financon, kush e bën? Kam lexuar dhjetëra artikuj në Kosovë që shqiptarët në Durrës i thonë që mirë ju a ka bërë serbi. Ka dhjetëra artikuj në zyrën time që mund t’i bëni një evidencë. Këto artikuj janë të habitshëm, kundër ardhjes së kosovarëve në Shqipëri”, -tha Haradinaj. Duke u ndalur në politikën ndërkombëtare, kryeministri i Kosovës veçoi marrëdhëniet me SHBA-në.

“Nëse flasim si komb shqiptar jemi më pro amerikanët. Ata e dinë se Kosova është popull pro amerikan, njerëzit e Kosovës, kombi ynë. Është marrëdhënia që krijohet dhe si krijohet marrëdhënia mes nesh. Ka patur tronditje marrëdhënia, por mund të them se si kam kontribuar unë për këto marrëdhënie. Kemi patur pajtime dhe mospajtime, edhe kur s’jemi pajtuar ata e kanë çmuar. Nëse kemi ndonjë dhimbje nuk është turp t’ia themi që këtu më dhemb. Nuk mendoj se jemi keq si Kosovë. Personalisht kam një komunikim serioz, por kam arritur të kem biseda me një nivel të caktuar me Amerikën”, -tha kryeministri Haradinaj.

Në aktualitetit politik në Shqipëri është “çështje dite” problemi i ekstradimit të Albert Veliut. “Nuk e kam ndjekur shumë temën në fjalë. Ne bëjmë kujdes kur bie fjala te ndarja e pushteteve. Pushtetet tona janë bukur të ndara”, -tha Haradinaj, ndërsa shton se deri atëherë mund të jetë rast ligjor dhe nuk ndërhyn ekzekutivi, ndryshe do ishte shkelje mes pushteteve.

Analiza e “The Guardian”: “Ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi, spastrim etnik”

Ballkani po zien përsëri. Këtë herë është për shkak të spekulimeve të shumta se Kosova dhe Serbia në fund mund t’i japin fund mosmarrëveshjes së tyre dhe normalizimin e marrëdhënieve të tyre.

 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç, thuhet se janë afër një marrëveshjeje që do të ndihmonte në stabilizimin e Ballkanit dhe do të hapte dyert për të dy vendet për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.

Negociatat po ndodhin nën ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini. Dhjetë vjet pasi Kosova shpalli pavarësinë, kapitulli i fundit i shpërbërjes së ish Jugosllavisë do të mbyllet.

Duket si një përrallë. Dy udhëheqës të cilët ishin në anët e kundërta në luftën e viteve 1998-1999 që lanë mijëra civilë kosovarë të vrarë, dhjetëra mijëra shtëpi u dogjën dhe u shkatërruan, më shumë se një milion njerëz u dëbuan dhe u zhvendosën – dhe që përfundoi vetëm pas ndërhyrjes së NATO-s – pushtoi urrejtjet dhe armiqësitë e tyre për hir të një të ardhme më të mirë për popullin e tyre. Një zbulim i fundit më në fund?

Përkundrazi, mund të kthehet në një makth. Marrëveshja në fjalë nganjëherë quhet “korrigjim kufitar”, ose “shkëmbim territoresh”. As Thaçi e as Vuçiç nuk kanë dhënë shumë detaje, por duket se marrëveshja konstaton se një pjesë të territorit verior të Kosovës, me një popullsi shumicë serbe, duke u bashkuar me Serbinë; ndërkohë një pjesë e Serbisë jugore, një rajon i njohur zakonisht si Lugina e Preshevës, popullsia e të cilit është shumicë shqiptare, do të bashkohej me Kosovën.

Ky shkëmbim toke do të rezultojë në më pak serbë që jetojnë në Kosovë dhe më pak shqiptarë në Serbi. Të dy vendet do të bëheshin më “etnikisht të pastra”. Shumë njerëz do të duhet të largohen nga shtëpitë e tyre familjare dhe vendet e lindjes. Shkurtimisht, do të kishte një shkëmbim të popullsive, jo vetëm territore.

Pse Brukseli po mbështet planin e ndarjes, e cila bie ndesh me vlerat evropiane?

Charles Kupchan, ish-këshilltar i Barack Obamës dhe tani profesor në Universitetin Georgetoën, e ka përshkruar planin tentativë si “spastrim etnik paqësor” . Mbështetëse për idenë e shkëmbimit të tokës, ai beson se “pragmatizmi ka nevojë për parim”. Lutem të ndryshoj.

Krijimi i territoreve dhe shteteve etnikisht homogjene (me pak fjalë, çlirimi i pakicave) nuk është një ide e re. Në Kosovë , gjatë gjithë historisë, ka ndodhur shumë herë. Dhe gjithmonë ka lënë plagë të thella që thjesht nuk do të shërohen. Pothuajse çdo kosovar ka histori familjare për të vërtetuar këtë. Këtu janë të miat.

E para kthehet në vitet e vdekjes së sundimit otoman në Ballkan. Në vitin 1877-8, familja e nënës sime ishte në mesin e dhjetëra mijëra shqiptarëve të dëbuar nga shtëpitë e tyre në fshatin Berjan i Poshtëm, që gjendet në Serbinë e sotme jugore. Edhe tani, gjatë tubimeve familjare, kushërinjtë e moshuar kujtojnë historitë e tyre të gjyshërve – për shtëpitë, fushat dhe varrezat që duhej lënë pas. Dëbimi i tyre ishte pastrimi etnik, i bërë i pakthyeshëm nga Kongresi i Berlinit i vitit 1878.

Një tjetër histori familjare është nga gjyshi im i vdekur. Si fëmijë, do të shikoja sytë e tij lotët dhe zërin e tij të thellë që dridhej, ndërsa ai kujtonte një natë më 1927, kur ai, babai i tij dhe vëllai i tij më i madh duhej të largoheshin nga shtëpia dhe dyqani i pastë në qytetin Pravishte – tani Eleftheroupoli Greqia lindore. Kjo ndodhi si pasojë e një marrëveshje greko-turke të Lozanës mbi shkëmbimin e popullsisë. Kjo nuk ishte atdheu i tyre, por ishte e gjitha që kishin për të siguruar familjen në Kosovë. Atyre iu dha vetëm pak minuta për t’ia mbathur, nuk kishte dhunë, gjithçka ishte e qetë, siç do ta përshkruante gjyshi, vite më vonë. Megjithatë, ishte pastrimi etnik, megjithatë.

Vetëm pak minuta për t’u larguar ishte edhe ajo që shumë shqiptarë kosovarë i kishin dhënë nga forcat ushtarake dhe të sigurisë serbe, në mars të vitit 1999, kur fushata e spastrimit etnik të Sllobodan Millosheviç ishte në lëvizje të plotë. Ishte represive, e dhunshme, e përgjakshme dhe kriminale. Shumë u vranë, shumica u dëbuan. Mbi një milion njerëz u kthyen në refugjatë, duke përfshirë pothuajse të gjithë familjen e nënës sime, pasardhës të atyre që u dëbuan nga Serbia jugore, 120 vjet më parë – siç ishin shumë të afërm në anën e babait tim, pasardhës të atyre që duhej të braktisnin dyqanin e pastë në Greqia lindore. Përfundova si refugjat, në Maqedoni. Ne ishim të gjithë viktima të spastrimit etnik, dhe u desh ndërhyrja e NATO-s që ta ndryshonte këtë.

Unë nuk mendoj se ata që mbështesin idenë e të shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi nuk janë të vetëdijshëm për rreziqet. Ata vetëm injorojnë qartë. Pastrimi etnik është një krim, paqësor ose jo. Përveç se është moralisht i papranueshëm dhe përfundimisht anti-evropian, plani gjithashtu do të shkaktonte paqëndrueshmëri të madhe dhe afatgjatë politike dhe të sigurisë në të gjithë rajonin. Nëse Kosova dhe Serbia lejohen të shkëmbejnë territore dhe njerëz, si mund të mohohet diku tjetër? Shumë komunitete në rajon nuk e pëlqejnë gjendjen në të cilën jetojnë: serbët dhe kroatët në Bosnjë, muslimanët në Serbi, shqiptarët në Maqedoni, apo edhe hungarezët në Sllovaki dhe turqit në Qipro.

Mundet që shkëmbimi i territoreve midis Serbisë dhe Kosovës mund të sjellë konflikt?

Kjo është arsyeja pse shumë kundërshtojnë “zgjidhjen” e cila duket se po shqyrtohet. Në Kosovë, shkëmbimi i tokës është refuzuar nga një shumicë e partive parlamentare, si dhe nga koalicioni qeverisës. Statusi dhe kufijtë e Kosovës rrjedhin nga pavarësia e saj në 2008 , bazuar në një plan të propozuar nga ish presidenti finlandez, Martti Ahtisaari. Kjo zgjidhje u vlerësuar si e ligjshme nga gjykata ndërkombëtare e drejtësisë në përputhje me ligjin.

Nuk ka asnjë mbështetje për shkëmbimin e tokës së Thaçit në mesin e shqiptarëve të Kosovës. Marrëveshja nuk do të ratifikohej nga parlamenti i Kosovës edhe nëse do ta nënshkruante atë. Dhe një shumicë e serbëve të Kosovës janë gjithashtu kundër tij, pasi do të thoshte se shumë do të përfundonin “në anën e gabuar të kufirit”.

Marrëveshja e kufirit është gjithashtu e papranueshme për shumë vende perëndimore, veçanërisht Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Angela Merkel e ka bërë të qartë se ajo kundërshton çdo ndryshim kufitar në Ballkan. “Kjo duhet të thuhet përsëri dhe përsëri, sepse herë pas here ka përpjekje për të folur ndoshta për kufijtë dhe ne nuk mund ta bëjmë këtë”, paralajmëroi ajo në gusht.

Pra, pyetja e vërtetë për BE është kjo: përse Brukseli do të argëtojë nocionin e mbështetjes së një plani që kaq thellësisht kundërshton vlerat evropiane, që është hedhur poshtë nga kryeqytetet evropiane dhe të padëshiruar nga shumica e njerëzve në terren? Federica Mogherini mund dhe duhet të japë disa përgjigje./ Nga Agron Bajrami-Kryeredaktor i gazetës Koha Ditore

Sonja Biserko: Bisedimet për ndarjen e Kosovës filluan para dy vitesh, kur Rama ishte në Nish – ja si vazhdoi projekti

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi dhe njëherësh mbrojtësja më e zëshme të interesave të Kosovës, Sonja Biserko, ka folur për sulmet në adresë të saj të iniciuara nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe strategjitë e implementuara për ndarjen e Kosovës.

Biserko në një intervistë të dhënë për revistën “Vreme”, e cila mban datën 4 tetor ka përmendur  për herë të parë emra konkretë, ndërsa ka listuar edhe rolin që kanë patur disa figura ndërkombëtare në këtë çështje. Sipas saj, të dy presidentët, ai i Kosovës dhe i Serbisë kanë biseduar për gati dy vite radhazi në Bruksel për idenë e ndarjes së Kosovës, por shton se pjesë e tyre është bërë edhe Frederica Mogherini.

 

Gjuha e saj është e ashpër pasi shprehet se në bisedime kanë hyrë persona me shumë pak kompetenca, që sipas saj, interesat kombëtare dhe sociale, nuk janë parësore për ta. Ajo shprehet se Beogradi kishte si synim gjetjen e një partneri nga Tirana zyrtare, ndërsa sipas saj,  Serbia  “prenotoi” për këtë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.  Biserko  shton se bisedimet për ndarjen e Kosovës filluan para dy vitesh, kur Rama ishte për një vizitë në Serbi.

 

“Kjo letër në botën e jashtme u prit mjaft mirë dhe gjatë verës është cituar shpesh. Ndonëse nisma për ndarje doli së fundi në sipërfaqe, ajo është zier së paku dy vite. Në të vërtetë, Beogradi gjatë gjithë kohës ka kërkuar partner në Tiranë dhe më në fund e ka gjetur atë: është kryeministri shqiptar Edi Rama. Ato bisedime (për ndarjen) filluan para dy vitesh kur Rama ishte në Nish, por këtë e zbuluan Ëashingtoni dhe Londra», deklaroi Biserko. Më vonë, shtoi Biserko, idesë për ndarjen e Kosovës iu bashkuan dhe një sërë figurash prominente nga Perëndimi, siç është Ëolfgang Petritschi, i cili punon për një zyrë avokatore që lobon për qeverinë serbe, pastaj Tony Blair, ish-ambasadori amerikan në Beograd, Cameron Munter, Aleks Soros, por edhe Ivan Vejvoda, Jelena Miliq, Ivan Krastev… Të gjithë këta emra tërhoqën vëmendjen te projekti i ndarjes. Kjo tani nuk është më marrëveshje mes Thaçit dhe Vuçiçit , përkatësisht Vuçiçit  dhe Ramës, por ka edhe konotacion të ri ndërkombëtar. Deri së fundi për këtë nuk ka pasur përkrahje nga bota e jashtme”, thuhet mes tjerash në intervistën e Biserko.

Kush mbron idenë e korrigjimit të kufijve është i paguar

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka folur sot sërish për çështjen e korrigjimit të kufijve me Serbinë por dhe një sërë çështjesh të tjera të nxehta të aktualitetit.

Në forumin e hapur në UET, Haradinaj tha se ata që mbrojnë idenë e korrigjimit të kufijve kanë axhenda të caktuara dhe të paguara.

 

“E kam marrë punën mbi një parim nuk do merrem me pararendësit e mi. Në Washington e dinë se jemi të vendosur që do të arrijmë synimin tonë. Kemi mbështetjen dhe respektin e Amerikës.
Vetëm kur të përmbyllim shtetbërjen e plotë të Kosovës do të mendojmë se çfarë do të bëhet me kombin shqiptar do të vazhdojmë të jetojmë të ndarë apo të bashkuar.
Që me mbarimin e luftës kufiri i Kosovës është fiksuar në atë që është sot duke krijuar një brez sigurie në të dy anët 25 kilometra dhe ky diskutim na kthen ne para vitit ‘99.
Njerëzit që mbrojnë idenë e korigjimit të kufijve kanë axhenda të caktuara dhe të paguara dhe ne e dimë se kush janë e kush i paguan dhe mua më vjen keq për ata që janë kyçur në këtë ide.
Agresorët që kanë bërë krime në Kosovë duke dhunuar 20 mijë gra sot na kërkojnë të tjera”, deklaroi Haradinaj.

 

Lidhur me mosmarrëveshjet me presidentin për të hapur si temë kufijtë në bisedimet Kosovë-Serbi, Haradinaj tha se Thaçi është President me mandat parlamenti po nuk ka marrë mandat të qytetarëve të Kosovës për të biseduar mbi kufijtë e shtetit.

 

“Nuk mund të bëhen eksperimente për gjënë më të shtrenjtë për të cilën shqiptarët e Kosovës ndër breza kanë dhënë jetën”, theksoi kryeministri i Kosovës.

Në Galerinë Kombëtare të Maqedonisë hapet ekspozita “Unë jam shqiptar”

SHKUP – Në organizim të Muzeut Historik Kombëtar të Shqipërisë, Galerisë Kombëtare të Maqedonisë dhe Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni sonte në objektin e Galerisë Kombëtare të Maqedonisë është hapur ekspozita kushtuar diasporës shqiptare ndër shekuj e titulluar “Unë jam shqiptar”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekspozita e cila për tematikë ka emigrimin e shqiptarëve, përfshinë materiale fotografike mbi diasporën shqiptare ndër shekuj. Ekspozita e njëjtë më herët është paraqitur edhe në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, si dhe në në atë kosovar, Prishtinë.

SHKUP (AA) – Në organizim të Muzeut Historik Kombëtar të Shqipërisë, Galerisë Kombëtare të Maqedonisë dhe Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni sonte në Galerinë Kombëtare të Maqedonisë është hapur ekspozita kushtuar diasporës shqiptare ndër shekuj “Unë jam shqiptar”. ( Besar Ademi – Anadolu Agency )

Në hapjen e ekpozitës i pranishëm ishte edhe ministri i Kulturës i Maqedonisë, Asaf Ademi, i cili theksoi se shqiptarët e Maqedonisë nuk mungojnë në këtë ekspozitë ku paraqiten emigrantët shqiptarë që kanë kontribuar në të mirë të popullit shqiptar.

“Kjo ekspozitë, përveç tjerash, është edhe një mirënjohje për kontributit e mërgatës shqiptare të Maqedonisë. Në mesin e shumë emrave të mëdhenj dua të veçoj dy nobelistët e vetëm shqiptarë, së paku deri tani, Nënë Terezën nga Shkupi dhe Ferid Muratin nga Gostivari, që janë dëshmi që shqiptarët e Maqedonisë jo të ngecin në kontributin e thirrjes ‘unë jam shqiptar’, por ata edhe prijnë”, deklaroi ministri Asafi.

Ndërkaq, kryetari i Intitutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë, Skender Asani, tha se të gjitha këto të mira që i ka sot populli shqiptar dhe, siç tha ai, i përjeton në të gjitha fushat e jetës, i ka pikërisht nga diaspora shqiptare.

“Pa mërgatën shqiptare ne nuk do të kishim ekzistencë në këto troje, troje të cilat kanë qenë gjithnjë synim për t’i marrë dikush tjetër dhe për të bërë një histori krejtësisht tjetër dhe falë kësaj mërgate ne jemi këtu”, u shpreh Asani.

SHKUP (AA) – Në organizim të Muzeut Historik Kombëtar të Shqipërisë, Galerisë Kombëtare të Maqedonisë dhe Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni sonte në Galerinë Kombëtare të Maqedonisë është hapur ekspozita kushtuar diasporës shqiptare ndër shekuj “Unë jam shqiptar”. ( Besar Ademi – Anadolu Agency )

Ekspozita fillon në mënyrë kronologjike me fotografinë e heroit kombëtar, Gjerg Kastriot Skënderbeut, kur edhe filluan valët e para të emigrimit shqiptar. Ekspozita po ashtu përmban fotografi të arbëreshëve të parë me ngulimet e tyre në Italinë e Jugut, fotografi të arbanitasve dhe rilindasve shqiptarë.

Fotografia e emigrantit të parë në SHBA është moment i rëndësishëm në ekspozitë, duke vijuar me fotografi të para patriotike në Sofje, Bukuresht, Kajro, Stamboll e Vjenë. Pjesa tjetër e ekspozitës prezantohet nëpërmjet fotografive nga personalite të suksesshme shqiptare në vendet e tyre të emigrimit.

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë, Galeria Kombëtare e Maqedonisë dhe Muzeu Historik Kombëtar i Shqipërisë, në hapjen e ekspozitës nënshkruan një memorandum bashkëpunimi në fushën e kulturës.

“Sot konstatoj me kënaqësi që kemi vënë gurthemelin e një bashkëpunimi të rëndësishëm i cili do të konkretizohet dhe do të jetë drejtpërsëdrejti edhe me produkte të tjera kulturore”, tha Dorian Koçi, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar të Shqipërisë.

Rastet e krimeve të luftës nga Gjykata Themelore përfundojnë në Hagë

Ish-udhëheqësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Kwai Hong Ip, kohë më parë ka qëndruar në Kosovë. Pos takimit me krerë të sistemit të drejtësisë, ai nuk është kthyer duar thatë për në Hagë. Me vete ka marrë disa lëndë nga Gjykata Themelore në Prishtinë e Prizren, e që kanë të bëjnë me krime lufte.

Në një takim të kryesuar nga kryeministri Ramush Haradinaj kishin marrë pjesë i gjithë niveli i lartë i sundimit të ligjit.

Megjithatë, në këtë takim që është mbajtur kohë më parë shihet se kanë munguar dy nga drejtuesit e dy institucioneve shumë të rëndësishme në vend: Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Nehat Idrizi e Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri. Të dy këta udhëheqës institucionesh kishin një arsye të fortë pse munguan në këtë takim.

Të njëjtën ditë në Kosovë ka qëndruar Kwai Hong Ip, që në atë kohë pas largimit të David Shwendeman-it, ishte udhëheqës i Zyrës së Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë.

Ky zyrtar i lartë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, është takuar me Ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri e Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor Nehat Idrizi.

Ky i fundit në një bisedë telefonike me T7, e ka konfirmuar këtë takim. Sipas Idrizit, aty është biseduar për bashkëpunimin e ndërsjelle në mes të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe Organeve Gjyqësore në Kosovë.

Por burime të Televizionit 7 tregojnë se këta të dy nuk ishin zyrtarët e vetëm që i takoi kreu i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në atë kohë.

Kwai Hong Ip, sipas burimeve brenda sistemit të drejtësisë, është takuar edhe me disa nga Kryetarët e Gjykatave në Kosovë. Në mesin e tyre edhe me udhëheqësit e Gjykatave Themelore në Prishtinë e Prizren.

Burime të Televizionit 7 bëjnë me dije se Kwai Hog Ip ka marrë me vete një mori lëndësh. Që të gjitha kanë të bëjnë me raste të Krimeve të Luftës. Bile në mesin e atyre lëndëve që janë marrë për në Hagë, ka edhe raste që tashmë kanë përfunduar në Kosovë.

Po në këtë ditë, Kawi Hong Ip, ka bërë me dije se Zyra e Prokurorit të Specializuar do të hapë zyre edhe në Beograd.

Ndërsa, ky organ i ndjekjes ka kohë që është duke bërë hetime në Kosovë, në lidhej me krimet e supozuara të pjesëtareve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku janë intervistuar një numër i madh i dëshmitareve të mundshëm.

Ndërkohë tani me Zyrën e Prokurorit të Specializuar udhëheq prokurori Jack Smith, që ka pasuar David Shwendimanin. /Televizioni7/