VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Dy nga fituesit e sotëm të Nobelit në Fizikë janë zviceranë

By | October 8, 2019

Komentet

Thunberg udhëheq protestën për klimën në Zvicër

Aktivistja suedeze, Greta Thunberg, dhe një turmë prej rreth 10.000 protestuesish marshuan në qytetin zviceran të Lozanës, para se të shkojnë në Davos, javën e ardhshme, për të kërkuar nga liderët botërorë dhe ata të biznesit, të bëjnë më shumë për të luftuar krizën e klimës.

Në fillim të javës së ardhshme, në Davos të Zvicrës, mbahet Forumi Ekonomik Botëror.

Forumi organizohet çdo vit, në muajin janar, dhe në të marrin pjesë liderë politikë dhe ata biznesorë.

Thunberg, 17-vjeçare, e filloi vite më parë një lëvizje kundër ndryshimeve klimatike.

Fushata e saj ka marrë përmasa botërore.

“Për udhëheqësit botërorë dhe ata që janë në pushtet, unë do të doja të them se nuk keni parë asgjë akoma”, tha Thunberg, gjatë fjalimit në Lozanë.

Kjo është hera e dytë që Thunberg merr pjesë në Forumin e Davosit. Këtë vit, ajo do të jetë pjesë e dy paneleve të diskutimeve.

Qindra përkrahës të saj do të udhëtojnë përmes trenave drejt Davosit.

Mbledhja e këtij viti mbahet në sfondin e zjarreve që kanë përfshirë pjesë të mëdha të Australisë.

Derisa qeveria australiane ka refuzuar ta ndërlidhë këtë situatë me ndryshimet klimatike, megjithatë është shtuar shqetësimi i publikut për ngrohjen e planetit.

Viti i kaluar, ishte i dyti më i nxehti në Tokë, që kur filluan regjistrimet e temperaturave, tha të mërkurën Organizata Botërore e Meteorologjike e Kombeve të Bashkuara (WMO).

Revista Time e ka shpallur aktivisten kundër ndryshimeve klimatike, Greta Thunberg, person të vitit 2019-të.

Thunberg ka qenë favorite për të fituar Çmimin Nobel për Paqe, mirëpo i njëjti është ndarë për kryeministrin e Etiopisë, Abiy Ahmed. rel

Bomba, mina e tritol, arrestohet në Zvicër i shumëkërkuari Glerian Hyseni

Një 43-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në Zvicër dhe është ekstraduar drejt vendit tonë, ku do të vuajë dënimin.

Në pranga ka rënë shtetasi Glerian Hyseni, banues në Durrës, i dënuar me 6 vite burg, pasi akuzohet për “Mbajtja pa leje e bombave, minave ose lëndëve plasëse”.

Njoftimi i policisë:

Interpol Tirana

Një tjetër person i kërkuar ka rënë në pranga, falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me homologët.

Kapet në Zvicër dhe ekstradohet në Shqipëri 43-vjeçari i dënuar me 6 vite burg.

Nga specialistët e ZQK Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Zvicra drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Glerian Hyseni, 43 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 6 vjet burg, për veprën penale “Mbajtja pa leje e bombave, minave ose lëndëve plasëse”, e kryer në sasi të mëdha, në bashkëpunim, më shumë se një herë.

PËRSHKRIM I PËRMBLEDHUR I NGJARJES:

Shtetasi Glerian Hyseni, në bashkëpunim me shtetasit Sh. Gj., A. M. dhe H. H., kundrejt pagesës dhe për qëllim fitimi arrinte të gjente sasi lëndësh plasëse që shpërthenin në distancë me anë të celularit, si dhe armë e municione të ndryshme luftarake.

(BalkanWeb)

Markus Leitner, i dërguari i Trumpit në Teheran Nga Kathrin Ammann e Balz Rigendinger

Voal.ch – Megjithë situatën e nderë që binte erë luftë, Shtetet e Bashkuara dhe Irani shkëmbyen lajme përmes ambasadës zvicerane në Teheran. Personi përgjegjës për të gjitha këto është Ambasadori Markus Leitner.

Kush është saktësisht ky njeri?

Për punën e Zvicrës si ‘postier’ midis Uashingtonit dhe Teheranit, kjo nuk do të thotë shumë. Kjo sepse Konfederata mund të përmbushë mandatin e saj si një ndërlidhëse e jashtme  vetëm nëse ka besim dhe konfidencialitet. Këtë javë, Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (FDFA) në Bernë u kufizua në komunikimin se ekzistonte një shkëmbim mesazhesh midis dy vendeve armike.

Ambasadori aktual zviceran në Iran, Markus Leitner, siguron që profesionalizmi diplomatik po ruhet në këtë periudhë veçanërisht të tensionuar. Leitner e ka këtë detyrë në Teheran prej dy vjetësh.

Meqenëse Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga marrëveshja bërthamore e vitit 2018, puna nën mandatin e ndërmjetësit është rritur, tha Leitner shtatorin e kaluar në Neue Zürcher Zeitung. Ky angazhim zë deri në 50% të kohës së tij të punës. Për momentin ndoshta më shumë.

Në Twitter, Leitner ndonjëherë tregon veten me xhinse, pa kravatë dhe me këmishën e tij të hapur: një mospërfillje joformale, por jo pa dinamizëm. Në qarqet diplomatike zvicerane, ai gëzon një “reputacion të shkëlqyeshëm”, siç siguron një ish-diplomat. Leitner është 53 vjeç, ka studiuar ekonomi në Cyrih dhe është babai i dy fëmijëve të rritur.

Ai ka njëzet e katër vjet në Departamentin Federal te Punëve të Jashtëme

Në 1996, ai filloi punë në DFPJ pasi më parë punoi në industri, tregti dhe financë. Fillimisht, ai u mor me luftën kundër trafikimit të diamantëve që synonin financimin e luftërave civile, duke e çliruar Zvicrën nga imazhi kryqëzues i diamanteve të përgjakshëm.

Pas detyrave jashtë vendit si në Afrikën e Jugut dhe Kili, në 2013 ai u emërua ambasador dhe u dërgua në Kajro në mes të krizës kombëtare që po destabilizonte vendin. “Pas një jave, unë ia dorëzova letrat kredenciale presidentit të atëhershëm Morsi. Dy javë më vonë ai u rrëzua,” tha Leitner. Gjatë demonstratave të mëdha ai kaloi netët në ambasadë, duke fjetur në një thes gjumi. Ekzistonte rreziku që rruga për në ambasadë të bllokohej.

I qetë dhe me nerva çeliku

Për Leitner, Kajro ishte një trampolinë. FDFPJ kërkonte një figurë me qëndrueshmëri të lartë fizike dhe psikologjike për pozicionin e ambasadorit në Teheran. Në Egjipt, Leitner ka demonstruar tiparet e duhura për të përballuar kriza. Ambasadorët duhet të jenë të arritshëm ditën dhe natën. Dhe në Teheran, Ambasada e Zvicrës duhet të tregojë një normalitet të caktuar nga jashtë pasi popullsia e kryeqytetit iranian e konsideron ambasadën zvicerane si një tregues: nëse nuk ka qetësi ose nëse braktiset, do të thotë se një sulm amerikan është i menjëhershëm, njerëzit besojnë .

Nervat e çelikut të Leitner u kërkuan gjithashtu në negociatat që arritën kulmin në shkëmbimin e të burgosurve midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara dhjetorin e kaluar. Markus Leitner “punoi pa u lodhur për lirimin e qytetarit amerikan”, do ta vlerësonte më vonë një anëtar i qeverisë amerikane.

Për momentin, Leitner është i paarritshëm me telefon për pyetje. Duke folur për punën e tij si ambasador, vitin e kaluar ai i tha Radio Zürisee se jeta në Iran është “më normale sesa mund ta imagjinoni nga jashtë. Në mbrëmje shkohet në restorante, bare dhe në Teheran lëvizet lehtë dhe shumë lirshëm “.

Këto ditë, megjithatë, ai nuk kalon shumë kohë në kafene. Situata mbetet e tensionuar. Për më tepër, Forumi Ekonomik Botëror (WEF) do të mbahet në Davos në dy javë, në të cilin Presidenti Trump me një delegacion nga Ministrin e Jashtëme e Iranit pritet të marrin pjesë.

Të dy palët do të duan të kuptojnë se si të lëvizin midis maleve zvicerane: duke shmangur apo duke u përpjekur të takohen? Një rast tipik për Markus Leitner, që do të thotë se ku ka kriza, atje është puna për të

Punë që ai e kalon edhe me një buzëqeshje./swissinfo.ch/Përkth.& përg.EB

Zviceranët kundër ligjit që heq mbrojtjen e ujkut

VOAL – Referendumi kundër modifikimit të ligjit të gjuetisë, i cili në veçanti heq mbrojtjen e ujkut, ishte shumë i suksesshëm: promovuesit kishin deri të enjten 16 janar të mblidhnin 50 000 nënshkrime, por sot, të hënën, ata i dorëzuan në Kancelarinë Federale 65 000 nënshkrime të çertifikuara nga Komunat.

Me rregullat e reja, juridiksioni do të transferohej në kantone dhe roli federal do të ishte vetëm këshillues. Mostrat mund të vriteshin në mënyrë parandaluese, edhe pa shkaktuar dëme, kujtojnë në një shënim të përbashkët Pro Natura, WWF, BirdLife, Gruppo Lupo Svizzera dhe zooschweiz. Para rregullimit të popullatës, madje nuk do të kërkohej të merren masa për mbrojtjen e kopeve. Interesat e gjahtarëve dhe fermerëve mbizotëruan në dy dhomat e Parlamentit në shtator, ankohen organizatat e mirëqenies së kafshëve. Për më tepër, rrëqebulli, çafkat gri, shqarthët dhe mjellmat mbretërore janë për momentin të sigurta, por Këshilli Federal mund të zgjasë listën e specieve të rregullueshme.

Një faks i koduar dhe letrat në dorë nga Zvicra evituan luftën SHBA-Iran

Disa orë pas sulmit amerikan që vrau gjeneralin iranian, Qassem Soleimani, administrata Trump i dërgoi një mesazh urgjent Teheranit: Mos e përshkallëzoni!

 

Faksi i koduar u dërgua përmes ambasadës zvicerane në Iran, një nga mjetet e pakta të komunikimit të drejtpërdrejtë, konfidencial midis dy palëve, sipas zyrtarëve në SHBA që folën për “Wall Street Journal”.

Në ditët që pasuan, Shtëpia e Bardhë dhe udhëheqësit iranianë shkëmbyen mesazhe të mëtejshme, të cilat zyrtarët në të dyja vendet i përshkruanin shumë më të matur sesa retorika e zjarrtë që tregtohej publikisht nga politikanët.

Një javë më vonë, dhe pas një sulmi hakmarrës raketor iranian në dy baza ushtarake irakiane ku qëndronin trupa amerikane, të cilët nuk shkaktuan viktima, Uashingtoni dhe Teherani dukej se po largoheshin nga pragu i armiqësive të hapura, të paktën tani për tani.

“Ne nuk komunikojmë me iranianët aq shumë, por zviceranët kanë luajtur një rol kritik për të përcjellë mesazhe dhe për të shmangur llogaritjen e gabuar”, tha një zyrtar i lartë amerikan. Një zëdhënës në misionin e Iranit në Kombet e Bashkuara nuk pranoi të komentojë shkëmbimet, por tha se “ne i vlerësojmë (zviceranët) për çdo përpjekje që ata bëjnë për të siguruar një kanal efikas për të shkëmbyer mesazhe kur dhe nëse është e nevojshme”.

Një zyrtar iranian tha që “kanali mbështetës zviceran” siguroi një urë të mirëpritur komunikimi, kur të gjitha të tjerat ishin djegur. “Në shkretëtirë, edhe një pikë uji ka rëndësi”, u shpreh ai. Nga Ambasada Zvicerane, një rezidencë e epokës së Shahut me pamje nga Teherani, roli i vendit si ndërmjetës diplomatik është shtrirë në katër dekada të trazuara dhe në shtatë presidenca, që nga kriza e pengjeve nën Jimmy Carter e deri te marrëveshja bërthamore e Barack Obamës. Shënimi i parë i amerikanëve u dërgua menjëherë pasi Uashingtoni konfirmoi vdekjen e Gjeneral Soleimanit.

Mesazhi mbërriti nëpërmjet një faksi të veçantë të koduar në një dhomë të izoluar të misionit zviceran, metoda më e qëndrueshme që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979 për Shtëpinë e Bardhë për të shkëmbyer mesazhe me udhëheqjen e lartë të Iranit. Pajisjet funksionojnë në një rrjet të sigurt të qeverisë zvicerane që lidh ambasadën e saj në Teheran me Ministrinë e Jashtme në Bern dhe ambasadën e saj në Uashington, sipas diplomatëve zviceranë. Vetëm zyrtarët më të lartë kanë kartat kryesore të nevojshme për të përdorur pajisjet.

Ambasadori zviceran, Markus Leitner, një diplomat 53-vjeçar në karrierë, i dorëzoi mesazhin amerikan në dorë ministrit të Jashtëm iranian, Javad Zarif, të premten herët në mëngjes, sipas zyrtarëve amerikanë dhe zviceranë. Ambasadori Leitner nuk ka pranuar të komentojë, sipas “WSJ”. Ministria e Jashtme e Zvicrës konfirmoi se kishte pasur një shkëmbim mesazhesh, por nuk pranoi të komentojë më tej. Ambasadori zviceran viziton rregullisht Uashingtonin për seanca me dyer të mbyllura me Pentagonin, Departamentin e Shtetit dhe zyrtarë të inteligjencës të etur për të marrë njohuritë e tij për politikën e errët të Iranit.

Leitner i kaloi ditët pas vrasjes së gjeneralit Soleimani në një mision diplomatik në dukje modest, por të një rëndësie të lartë, i krijuar për të lejuar që secila palë të flasë hapur. Ishte një kontrast me kërcënimet e Presidentit Trump dhe Zarif. Më 4 janar, Trump shkroi në “Twitter” se kishte zgjedhur 52 objektiva, përfshirë vendet e trashëgimisë iraniane për hakmarrje të mundshme nëse Irani kundërpërgjigjej.

Zarif u përgjigj të nesërmen: “…Përmes MIJËVJEÇARËVE të historisë, barbarët kanë ardhur dhe kanë shkatërruar qytetet tona, monumentet tona dhe kanë djegur bibliotekat tona. Ku janë ata tani? Ne jemi akoma këtu dhe jemi në këmbë”.

Në të njëjtën ditë, Zarif e thirri ambasadorin zviceran për të marrë një mesazh të SHBA. Ai ishte më i përmbajtur, sipas zyrtarëve të SHBA. Deklaratat nga të dyja palët ndihmuan në parandalimin e llogaritjeve të gabuara, thanë ata.

“Kur tensionet me Iranin ishin të larta, Zvicra luajti një rol të dobishëm dhe të besueshëm që të dyja palët e vlerësuan”, tha një zyrtar i lartë i administratës Trump.

“Sistemi i tyre është si një dritë që nuk fiket kurrë”. Zviceranët kanë shërbyer si lajmëtarë midis Uashingtonit dhe Teheranit që nga viti 1980, pas kapjes të 52 pengjeve në ambasadën amerikane nga revolucionarët iranianë. Diplomatët zviceranë e quajnë rolin “postier”.

Kur Trump rivendosi sanksionet ndaj Iranit, ai u dha zviceranëve një numër telefoni për t’ua kaluar iranianëve, duke thënë: “Do të më pëlqente të më telefononin”. Deri më tani, Teherani ka vazhduar të flasë përmes zviceranëve. Ish-ambasadorët zviceranë thonë se kanali diplomatik është efektiv sepse SHBA dhe Irani mund t’i besojnë një mesazhi që do të mbetet konfidencial, do të dorëzohet shpejt dhe do të arrijë vetëm marrësit e tij të synuar.

Zvicra, me nëntë milionë banorë, pa një ushtri të qëndrueshme, paraqet rolin si “postier” për të arritur levën në fuqitë e mëdha, sipas WSJ. Aktualisht, diplomatët zviceranë po punojnë për të marrë dritën e gjelbër të Uashingtonit që bankat zvicerane të financojnë eksportet në Iran, që nuk janë subjekt i sanksioneve, si ushqimi dhe ilaçet.

Irani nuk është e vetmja pikë e nxehtë gjeopolitike ku ambasada e Zvicrës përfaqëson interesat e SHBA-së ose vendeve të tjera pas prishjes së marrëdhënieve diplomatike. Zviceranët tani ndërmjetësojnë përfaqësimin e Iranit në Arabinë Saudite, Gjeorgjisë në Rusi dhe Turqisë në Libi.

Presidenti Trump pritet të marrë pjesë në Forumin e Davosit

Një oficer sigurie në Davos (foto arkiv)


Ministri i Jashtëm iranian Javad Sarif dhe Presidenti i SHBA Donald Trump pritet në WEF. Oficerët e sigurisë të gatshëm për çdo eventualitet

VOAL  – Ministri i Jashtëm iranian Javad Sarif është një nga fytyrat e pritura në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) në Davos, si dhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump i cili, sipas CNN, do të marrë pjesë në simpoziumin e planifikuar për 20 deri në 24 Janar në Grisons. Përfaqësuesit e të dy vendeve në prag të konfliktit mund të gjenden disa metra larg njëri-tjetrit. Prandaj WEF mund të shndërrohet në një samit krize.

Zyra Federale e Policisë Federale është përgjegjëse për vlerësimin e kërcënimit ndaj personave të mbrojtur dhe kështu u përgjigjet kolegëve nga SRF: “Situata monitorohet vazhdimisht dhe pajisja e sigurisë për WEF është përshtatur në përputhje me rrethanat. Situata midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit ka një ndikim në masat e sigurisë “.

Rreth pesëdhjetë krerë shtetesh dhe qeverish marrin pjesë në Forum në malet e Graubyndenit çdo vit. Masat e sigurisë janë gjithmonë shumë të rrepta, hapësira ajrore në komunë është e kufizuar. Vizita e Donald Trumpit dy vjet më parë nuk ishte përjashtim.

Prania e Bolsonaros në rrezik: “Problemet e sigurisë”

Ndërkohë, mësojmë se Presidenti Brazilian Jair Bolsonaro mund të pezullojë pjesëmarrjen e tij në WEF. Kjo është thënë nga zëdhënësi zyrtar i qeverisë, Otavio Rego Barros. Çështja e udhëtimit të Bolsonaros në Davos, shpjegoi Barros, aktualisht “po studiohet nga kabineti i sigurisë institucionale” i kryesuar nga gjenerali Augusto Heleno, dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme. Vetë presidenti kishte treguar – duke folur të hënën me gazetarët – se “ka probleme të sigurisë në botë dhe mund të jetë e rrezikshme” të shkosh në samitin në Graubynden. Zëdhënësi presidencial konfirmoi se Bolsonaro do të udhëtojë për në Indi në fund të janarit dhe në Shtetet e Bashkuara në mars.

Bolsonaro tashmë kontestohet në Zvicër

Gushtin e kaluar, ne kujtojmë, disa qindra njerëz protestuan në Zvicër, përpara konsullatave braziliane, dhe në kuadrin e G7 në Biarritz në Francë, kundër Bolsonaros, mbi të gjitha për pozicionet e tij për çështjen e klimës, politikat e tij anti-mjedisore (mungesa e kontrolleve dhe ndëshkimeve për ata që mbrojnë pyjet, me rezultatin se zjarret në Brazil janë rritur me 82%). Protestuesit denoncuan gjithashtu vrasjet e pandëshkuara të drejtuesve të komunitetit autokton që luftonin kundër shpyllëzimit.

Greta Thunberg përsëri mysafire e Forumit Ekonomik Botëror

Aktivistja e re Greta Thunberg, nga ana tjetër, do të jetë përsëri mysafir në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. Aargauer Zeitung raporton atë. Sipas gazetës, aktivisti – një ikonë e luftës kundër ndryshimit të klimës – do të flasë se si fëmijët mund të ndryshojnë sjelljen e të rriturve dhe do të marrin pjesë në një darkë me udhëheqësit e opinionit botëror. Gjatë vizitës së saj të fundit në Davos, aktivistja e re për klimën udhëtoi me tren, udhëtimi i rrumbullakët kishte marrë rreth 65 orë.
WEF do të njoftojë zyrtarisht listën e pjesëmarrësve në 14 janar.

Forumi Ekonomik Botëror do të zhvillohet për herë të pesëdhjetë në vitin 2020. Disa mijëra pjesëmarrës do të mblidhen nga 20 deri në 24 janar, duke përfshirë politikanë të shquar, sipërmarrës dhe përfaqësues të organizatave sociale. Ata do të diskutojnë sfidat globale.

ATS

Thierry Barrigue: “Fryma e Charlie Hebdo është zhdukur plotësisht”

Voal.ch – Revista satirike Charlie Hebdo i mbijetoi sulmit që shkatërroi redaksinë e tij në janar 2015, por “Fryma e Charlie”, megjithatë, u zhduk, të paktën në mendjen e publikut. Ky është mendimi i karikaturistit zviceran Thierry Barrigue, i cili bën një vërejtje të hidhur: “Frika ka fituar”.

“Je suis Charlie”, unë jam Charlie. Rreth këtyre tre fjalëve, bota u mblodh për të mbrojtur lirinë e shprehjes, pas masakrës,  në të cilën u vranë dymbëdhjetë anëtarët e redaksisë Charlie Hebdo.

swissinfo.ch: Pesë vjet pas sulmeve Charlie Hebdo, a ka ndryshuar profesioni i karikaturistit?

Thierry Barrigue: Po, profesioni ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë. Përveç humbjes së miqve tanë dhe talentit të tyre të pazëvendësueshëm, bota e karikaturës ka pësuar një goditje të rëndë. Ajo vuan për shkak të vetë-censurimit të imponuar nga botuesit.

Gazetat vdesin dhe zhduken. Karikaturistët nuk janë më në gjendje të jetojnë ekskluzivisht me punën e tyre dhe lejojnë veten të përkulen nga kufizimet e internetit dhe nga ata që kanë një interpretim jo të shëndetshëm të lirisë së shprehjes.

Karikaturistët kohët e fundit lançuan një peticion ndërkombëtarisht për të regjistruar profesionin në trashëgiminë kulturore jo-materiale të UNESCO-s. Ne kemi arritur në këtë pikë.

Cfarë duhet të bëhet për të mbrojtur lirinë e shprehjes?

Thierry Barrigue: Ne nuk mund të jemi më të kënaqur me vizatimin në qoshen tonë, në një fletë, në zyrat tona përkatëse. Karikatura duhet të përhapet, të dalim në rrugë, të shkojmë në shkolla për të siguruar një të ardhme për karikaturistët. Liria e shprehjes dhe fryma kritike duhet të futen në programet shkollore për të formuar një gjeneratë të re që e konsideron karikaturën në shtyp si thelbësor për demokracinë.

E përjavshmja satirike Charlie Hebdo u mbijetoi sulmeve, por a ekziston akoma fryma që e karakterizoi atë?

Thierry Barrigue: Jo. Shprehja e famshme “Je suis Charlie” zgjati kohën e një demonstrate të jashtëzakonshme në Paris, në prani të krerëve të shteteve që burgosin karikaturistët në vendet e tyre përkatëse. “Fryma Charlie” ka mbijetuar po aq sa një emocion. Ajo vazhdon përmes gazetës, e cila mund të vazhdojë të ekzistojë falë donacioneve të marra pas sulmeve, përpara së cilës ishte ekonomikisht në agoni.

Në mendjet e njerëzve, “fryma Charlie” është zhdukur plotësisht, pasi jemi në një shoqëri që ka frikë të ligjshme nga e ardhmja. Tani gazetat kanë frikë të botojnë karikaturat e caktuara, nga frika e reagimit të uebit, nga frika e përdoruesve anonimë të internetit. Sidoqoftë, nuk është me frikë se lejojmë lirinë e shprehjes të përparojë. Në të vërtetë, ne e kthejmë atë.

A fitoi frika atëherë?

Thierry Barrigue: Po, për fat të keq, frika ka triumfuar. E them këtë me shumë keqardhje. Në mesin e kolegëve, ne jemi shumë pranë njëri-tjetrit, por mungesa e mbështetjes nga popullata dhe shoqëria është flagrante. Gjithmonë ka një pjesë të njerëzve që e duan humorin. Ne kemi audiencën tonë, por nuk është e mjaftueshme për t’i bërë karikaturistët të jetojnë.

“Ne u jemi borxhli këtyre të vdekurve. Ata janë atje, ata rri pezull mbi fletët tona. Ne gjithmonë mendojmë për ta”.

Pavarësisht gjithçkaje, a nuk mendoni se gjeneratat e reja të karikaturistëve do të jenë në gjendje t’i marrin këto detyra?

Thierry Barrigue: Sigurisht, dizajnerët e rinj janë atje. Nga Vigousse, ka një duzinë. Ata përfaqësojnë një gjeneratë të re që arrin të jetojë nga ky profesion. Ende ekziston gjithmonë një rezistencë, dëshirë për të bërë të qëndrojë shprehja e modelit të satirës, ​​kritikës.

A ka para dhe pas Charlie Hebdo në Zvicër, të paktën në redaksinë e Vigousse?

Thierry Barrigue: Të thuash ndryshe do të ishte hipokrizi. Ne nuk botojmë më karikaturat me butësinë që kishim në vitet 70-80. Sigurisht që ka një ndërgjegjësim më të madh për përgjegjësitë që kanë të bëjnë me krijimin e lëndëve të caktuara. Ne u jemi borxhli këtyre të vdekurve. Ata janë atje, ata rri pezull mbi fletët tona, ne gjithmonë i mendojmë.

“Humor. Ne nuk i ulim krahët”./EB/ Swissinfo.ch

Surprizë e pakëndëshme në shtëpinë e Federer

Voal.ch – Shtëpia e re e Roger Federer në ndërtim e sipër, me vlerë midis 40 dhe 50 milion franga, zbuloi një problem me tokën. Gjatë punimeve të ndërtimit, të cilat filluan në nëntor, dolën në dritë mbeturinat e ndërtimit (tulla dhe qelq), deri në 90 centimetra të thellë. Ishte Blick që raportoi për këtë, duke nënvizuar se kampioni zviceran ka ndërmend të pastrojë  18’000 metra katrorë të pronës luksoze të tij me pamje nga Liqeni i Zyrihut, në Rapperswil-Jona.

Federer zgjodhi të jetonte afër Liqenit të Zyrihut.  Për fat të mirë nuk ka asnjë rrezik për mjedisin, shpjegon gazeta, pasi materialet nuk janë të rrezikshme. Sidoqoftë, është e nevojshme ndërhyrja për të hequr qelqet dhe copat metalike të pranishëm në tokë. Gjashtë ndërtesa do të ndërtohen si pjesë e pronës, me një dhe dy kate. Rezidenca e re e Federer do të përfundojë në 2021./EB

Një revolucion i vërtetë në Zvicër: prej 1 janarit 2020 udhëtimi nga shtëpia në zyrë do të llogaritet si orar pune

Voal.ch – Zhvillim historik në Zvicër. Nga 1 janari 2020 punonjësit publikë do të kenë mundësi të llogarisin si pjesë të orarit të punës edhe kohën e udhëtimit shtëpi – punë.

Një vendim që erdhi si marrëveshje pas bisedimesh të gjata midis administratës publike zvicerane dhe sindikatave kryesore të vendit dhe më në fund bashkarisht u arrit në përfundimin që të llogaritet si kohë pune rruga nga shtëpia në zyrë.

Kjo direktivë do të zbatohet vetëm për punonjësit që udhëtojnë duke përdorur transportin publik.

Do të jenë punëdhënësit që do të përcaktojnë se cilët punonjës publikë kanë karakteristikat për të shfrytëzuar sa më mirë rregulloren.

Në mënyrë që të paguhen edhe gjatë udhëtimit punë shtëpi, që t’ju llogaritet si kohë pune, punonjësit publikë duhet të dëshmojnë se ata janë duke punuar, punë si, të kontrollojnë kutinë e postës elektronike, komunikim telefonik e të tjera shërbime si këto, të ngjashme me ato punë që do t’i kryenin edhe në tavolinën e punës.

Sipas vlerësimeve të përafërta, me legjislacionin e ri, punonjësit që do të përfitojnë nga udhëtimi shtëpi – punë, të cilëve do t’ju llogaritet si kohë në zyrë, do të jenë afërsisht 38 mijë.

Ata do të përfitojnë nga 62 minuta në ditë, kohë që një punonjësi publik zviceran i duhet të shkojë nga shtëpia në vendin e tij të punës.

Një revolucion i vërtetë, për të cilin shefi i burimeve njerëzore i administratës publike zvicerane Anand Jagtap komentoi: “Në ditët e sotme, format fleksibël të punës janë bërë një domosdoshmëri”/zentralplus.ch/ilfattoquotidiano.it/EB

Fotoja zyrtare e Këshillit Federal Zviceran për vitin 2020 – një portret “muzikor”

VOAL – Kancelaria Federale publikoi të martën foton zyrtare të Këshillit Federal për vitin 2020: ajo paraqet këshilltarët federalë dhe kancelarin si një grup muzikor, të mbledhur në një skenë të vogël, nën një qendër të vëmendjes dhe me një palë instrumente muzikore anash.

Subjekti u zgjodh nga Presidentja e Konfederatës, Simonetta Sommaruga: “Një seancë e mirë e Këshillit Federal është si një koncert i mirë, të gjithë japin më të mirën”. Zgjidhje të qëndrueshme dhe të qëndrueshme për Zvicrën rrjedhin nga bashkëveprimi politik kolektiv, shpjegoi Sommaruga.

Imazhi, i krijuar nga Annette Boutellier dhe Yoshiko Kusano, ka një kod QR në pjesën e pasme që çon në pjesë muzikore të zgjedhura nga Presidentja e Konfederatës, një pianiste e diplomuar. Fotografia është shtypur në 60 000 kopje dhe mund të shkarkohet dhe porositeni në faqen e internetit admin.ch. Një film i shkurtër tregon se si lindi. ATS

Facebook ka dështuar me monedhën digjitale, thotë presidenti i Zvicrës

Libra- monedha digjitale e Facebook-ut.

Presidenti i Zvicrës, Ueli Maurer, ka thënë se monedha digjitale – Libra – e kompanisë Facebook, ka dështuar në formën e tanishme, dhe se projekti ka nëvojë për përpunim të mëtejmë, në mënyrë që të gjej mbështetje.

“Unë nuk mendoj se ekziston ndonjë mundësi për Libra-n në formën e tanishme, sepse bankat qëndrore nuk do ta pranojnë atë”, tha Maurer.

“Projekti, në këtë formë, ka dështuar”, tha ai në një intervistë për transmetuesin SRF.

Facebook ka kërkuar mbështetje ligjore nga Zvicra për monedhën digjitale.

Kompania nuk i ka komentuar deklaratat e presidentit të Zvicrës.

Planet për monedhën digjitale të drejtuar nga Facebook-u, e cila do të lëshohet dhe menaxhohet nga Shoqata e Libra-s me bazë në Gjenevë, kanë ngritur shqetësime midis rregullatorëve dhe politikanëve, duke filluar nga çështjet e privatësisë dhe deri te potenciali i saj për të ndikuar në politikën monetare dhe për të ndryshuar situatën financiare në botë.

Zyrtarët që drejtojnë projektin, përfshirë menaxherin e lartë në Facebook, David Marcus, kanë thënë se pengesat rregullatore mund të vonojnë lëshimin në qarkullim të monedhës, të planifikuar për në qershor të vitit 2020. rel

Më 2020 qytetarët e Zvicrës do të thirren në kutitë e votimit 16 herë

VOAL – 2020 do të jetë një vit votimi për qytetarët zviceranë të cilët, sipas Blick, mund të thirren në votime 16 herë. Për të gjetur një vit kaq të pasur duhet të ktheheni në vitin 2000, kur pati sa më shumë tema në axhendë.

Gazeta kujton se në nivelin federal iniciativa “strehim më të përballueshëm” është planifikuar tashmë më 9 shkurt, për të dalë më pas me modifikimin e Kodit Penal, i cili parashikon ndalimin e diskriminimit bazuar në orientimin seksual, të kundërshtuar nga një referendum . Kjo do të pasohet nga nisma e UDC për emigrim të moderuar dhe votimi i mundshëm për miliarda franga të alokuara për blerjen e avionëve të rinj ushtarakë. Përsëri në ushtri, do të jetë e nevojshme të vendoset nëse do ta bëjnë shërbimin civil më pak tërheqës.

Njerëzit gjithashtu do të duhet të komentojnë iniciativën “për ndërmarrjet përgjegjëse” dhe mbrojtjen e mjedisit dhe bujqësisë me dy nisma: “për një Zvicër pa pesticide sintetike” dhe “ujë të pijshëm të pastër dhe ushqim të shëndetshëm”. Nuk përjashtohet mundësia që nismat “për më shumë transparencë në financimin e politikës”, “po ndaj ndalimit të fshehjes së fytyrës së dikujt” dhe “për ndalimin e financimit të prodhuesve të materialit të luftës” të përfshihen gjithashtu në rendin e ditës.

Më në fund, gjithashtu mund të përfundonin një seri referendumesh, që kanë të bëjnë me ligjin e gjuetisë, atë të identitetit elektronik dhe atë të të drejtës së autorit, si dhe dy javët e pushimit të atësisë dhe zbritjet e taksave për shpenzimet e kujdestarisë e fëmijëve nga palë të treta.

ATS