VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Dy fjalë për Pjetër Arbnorin, Topallin, Bregun, Njëshin dhe listat Nga Elida Buçpapaj

By | May 28, 2017
30 Comments
  • author avatar
    Ilo 3 years ago Reply

    Emrat nuk duhet te dhen nga njeshi po nga Baza ne cdo komun e bashki kjo vlen per te gjitha partit se keto lista na kan servirur deputet injorant kriminel hajdut qe fitoin poste nga sigla epartive kemi djem te mir plot ne bashkit tona me vlera e kontribute skemi pse te votoim te servirur nga Tirana

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 3 years ago Reply

      Po ashtu duhet. Baza i jep emrat e kandidateve.Po gjithçka i neneshtrohet gares te paster dhe transparences. Flm.

  • author avatar
    jeton 3 years ago Reply

    arbnorin nuk e hoqen por e derguan ne nje zone te persekutuar e demokrate( m.madhe),por e shiten drejtuesit lokal dhe ja dhane voten sterkajt,pastaj ne 2009 jozi solli sterkajn per pd dhe ky shkoi prape te mema.shqiptaret ta ndajne te keqen e madhe qe i ka kapluar me nje te keqe te vogel,zgjidhje ideale nuk ka.keto zo. apo kukuvajkat qe cirren duhet te paguajne per humbjen e 2013 dhe sjelljen e dobet ne opozite.pd nuk eshte prone e babes,kane hise edhe te tjer.

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 3 years ago Reply

      Po e di Jeton. E hoqen nga Shkodra. Dhe drejtuesit lokale te PD e shiten dhe ia dhane Sterkajt tamam. Po ishte puç i PD. Ju flm.

  • author avatar
    Lexues i voal.ch 3 years ago Reply

    Shume e nderuar Lida:
    – Gati me vjen “inati” , pse Ju jeni kaq e sakte.
    “GABO” ndonjehere qe te jeshe “kandidate” per listat e Njeshit!!
    Respekte… dhe vazhdo Lida B.

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 3 years ago Reply

      Ju flm shume i nderuar Lexues i Voal. Respektet tona.

  • author avatar
    kujtim dracini 3 years ago Reply

    Bravo znj e nderuar.keni ba një analiz të përpiktëpppo

    • author avatar
      kujtim dracini 3 years ago Reply

      O

      • author avatar
        Elida Buçpapaj 3 years ago Reply

        Ju flm shume i nderuar Kujtim Draçini.

  • author avatar
    Çakiçi 3 years ago Reply

    Paulin Sterkaj i ka ble malcort. Nuk ishte faji i Arbnorit per kete. Ne PD Sterkajn nuk e solli Jozefina por Berisha. Jozefina nuk ka bere ndonjehere Mode. Ajo ka ngritur zene si askush ne Parlament duke dhene emrat e te inkriminuarve. Majlinden nuk mund ta ngaterrosh me Jozefinen. Jozefina ka qene nder familjet ma te pasura dhe intelektuale te shkodres. Jozefina nuk krahasohet me laramanet qe shkojme e vijne duke i lepi bëthen kryetarit.

    • author avatar
      voal.ch 3 years ago Reply

      Çakiç i nderum, po tash u ndryshu kryetari, sepse Jozefina ishte njësh me kryetarin e vjetër. Po natyrisht që Jozefina vjen prej një nga familjet ma të mira të Shkodrës, por nuk ka ba asgja për të përndjekurit. Pjetër Arbnorin e hoqën nga Shkodra dhe i ban puç, dhe në PD e kanë tabu me ia përmendë emrin. NUk mund të krahasohej kurrë Pjetri me Jozefinën, e pra Pjetrin e hoqën dhe Jozefinën e ban nënkryetare. Thotë një fjalë e moçme shqiptare, atë që nuk dot me ta ba të tjerët, mos ua baj të tjerëve. Dhe vjen rradha. Por nuk asht fundi i botës, por nëse Jozefina tash i kundërvihet PD dhe në fushatë del kundër Bashës, natyrisht që kjo do të jetë fundosje për te. Ti duhet ta dish mirë se Lulzim bashën e zgjodhi berisha për kryetar. me qenë kishte zgjedhë nënkryetaren e tij, por kur Berisha dha dorëheqjen u desht me e dhabnë dorëheqjen edhe Jozi.

  • author avatar
    kol Vushaj 3 years ago Reply

    Nese do merrej mendimi i elektoratit Jozefina nu diskutohej, ajo perfaqsonte ne parlament shume shtresa ajo ishte pothuaj nji ze i vetem nga veriu i shqiperise, ajo punoje forte per Integrimin e Shqiperise, Ajo denencoje me Emra kriminelet ne Parlament e kudo ne Zyrat e Pushtetit, lenja jashte parlamentit e Jozefines i pa justifikuar

    • author avatar
      voal.ch 3 years ago Reply

      Kol i nderum, ajo vinte prej shtresës të persekutuar, por nuk i ka përfaqësu, ajo ka përfaqësu vetëm interesat personale. Ishte e zgjedhura e Berishës tash 21 vjet. Vjen ky tjetri ka të zgjedhuna të tjera. Kur mungon demokracia brënda partisë këto janë rrjedhojat. Ju përshndes, Elida Buçpapaj

  • author avatar
    Huana Kurti 3 years ago Reply

    PD-ja ne Shkoder ka arrite deri aty sa ka zaptue ndertesen, ku ka seline, pa aprovimin e pronareve dhe nuk paguen asnji cent per qera dhe edhe gjykata na sorollate, tash dy vjet, here paraqitet nji, here jo…shkurti hesapi edhe pse i kam ba me dije te gjithe qe nga Basha, te gjithe deputetet e Shkoders, kryesine e PD-se dhe bashkine Shkoder, kerkush nuk ka denjue as te me pergjegjet me dy rreshta.

    • author avatar
      voal.ch 3 years ago Reply

      E dashtun Hana, turp shume i madh. Po politika shqiptare imiton veç partinë e punës dhe kur nuk ka as drejtësi dhe as media të lira, kështu degradon gjithçka. Po gjithësesi ky abuzim duhet me u ba publik. Ju përshëndes. Elida

      • author avatar
        Huana Kurti 3 years ago Reply

        E nderuara Elda, une kam ba aq sa kam ne dore, asht puna e ju gazetareve qe mund t’i bani publike raste flagrante te tilla. Une mund t’ju nisi historine e kesaj katrahure ne nji paragraf, bashke me kontraten e asaj ndertese.

  • author avatar
    ilirjan 3 years ago Reply

    Vetem ae njeshi Basha kesaj radhe ka premtuar qe nuk do kete ne te ardhmen lista te kryetarit, pra qe do perpiqet te ndryshoje ligjin. Kjo duhet te permendet

    • author avatar
      voal.ch 3 years ago Reply

      I nderumi Ilirjan, duhet të ishte pikë e marrëveshjes ndryshimi i kodit. Nuk e banë. Shumë keq. Sa nuk ka gara të ndershme dhe sistem zgjedhor, aty populli udhëhiqet nga listat, jo nga të zgjedhurit e popullit, por të zgjedhurit e njëshit. Ju përshëndes. Elida

  • author avatar
    Gezim 3 years ago Reply

    Te lexoj rregullisht dhe meriton respekt per çfare shkruan. Une mendoj qe duhet te ishte me thelle reforma ne listat e PD. Enderruam per nje PD madheshtore por 2013 e katandisi keq shume keq ndaj Basha duhej te ishte me radikal

    • author avatar
      voal.ch 3 years ago Reply

      I nderuar Gëzim, jam plotësisht dakord me ju, por tani s’ka alternativë tjetër. Ju flm shumë. Përshëndetjet e mia. Elida

  • author avatar
    besimndregjoni 3 years ago Reply

    Te falenderoi per opinionin Elida Bucpapa. Problemi nuk eshte tek lista por tek komunistizimi i PD ndaj shtreses se te perndjekurve politike. Kjo PD ka 27 vite qe po e bren nga brenda me ideollogjine komuniste shtresen e vuajtur qendrestare dhe te vlerave sic jane te perndjekurit politik. duke besuar ne te dhe ajo duke i perjashtuar nga politikberja sic ishte rasti i tanishem. qe per 90 dite mbajten gjalle cadren e lirise duke besuar se do te ngrihej republika e re. realisht u forcua republika e vjeter komuniste.

    • author avatar
      voal.ch 3 years ago Reply

      I nderuar Besim Ndregjoni, keni shumë të drejtë dekomunistizimi është kusht i domosdoshëm. Personlaisht nuk isha për çadrën, por tani alternativa është ose me Edi Ramën ose me Ilir Metën ose me Republikën e Re. Nderimet dhe të falat tona, të Skënderit e të mijat

  • author avatar
    Fisniku 3 years ago Reply

    Nje super analize e nderuar znj. Buçpapaj…
    Urime

    • author avatar
      voal.ch 3 years ago Reply

      I nderuar Fisnik, ju flm shumë, përshëndetjet e mia. Elida

  • author avatar
    Linda 3 years ago Reply

    Zonja Elida, ne pergjigje te nje komenti Ju thoni: kur mungon demokracia brenda partise, keto jane rrjedhojat. Lind pyetja, pse quhet Partia Demokratike? A ka nje figure te paster qe nuk i ka ndyer duart dhe ka punuar denjesisht dhe vertet ka dhene kontributin per te miren e ketij vendi te jete ne krye te partise?

    • author avatar
      voal.ch 3 years ago Reply

      E dashur Linda, keni shumë të drejtë, por kjo asht e vërteta. Urojmë që ky projekti i Republikës të Re të jetë për demokracinë e vërtetë.Zhgënjimi jonë është 26 vjeçar. Urojmë që të kthehet e mbara. E mira është se qytetarët nuk rrehen më! Ju përshëndes!

  • author avatar
    Gegtos 3 years ago Reply

    Respekt per shkrimet tuaja .

    • author avatar
      voal.ch 3 years ago Reply

      Geg-Tosk, ju flm shumë, përshëndetjet e mia. Elida

  • author avatar
    Frano Kulli 3 years ago Reply

    Falemnderit per permendjen e rastit te Pjetrit (Arbnorit) si ilustrim. E vertet qe te gjithe keta i ka sjelle Berisha aty. Sepse, secili, ne menyren e vet i duheshin Berishes. Po berishen kush e solli… ?

  • VOAL 3 years ago Reply

    […] Në Portalin tuaj të nderuar VOAL, lexova artikullin e zonjës Elida të 28 majit, me titull “Dy fjalë për Pjetër Arbnorin, Topallin, Bregun, Njëshin dhe listat”. Më bëri përshtypje shu… […]

Komentet

Leave a Reply to Elida Buçpapaj Cancel reply

SHQIPËRIA TA BËJË 17 SHKURTIN FESTË ZYRTARE – Nga SHABAN MURATI

 Kam propozuar qysh në 26 mars 2012 që Shqipëria ta bëjë 17 shkurtin festë zyrtare, sepse pavarësia e Kosovës është ngjarja e dytë më e rëndësishme në historinë e kombit shqiptar pas 28 Nëntorit 1912.

Uroj që një qeverie në Tiranë t’i zgjohet ndërgjegja kombëtare!

(“Hije në diplomacinë shqiptare”, Tiranë, 2012, fq. 213)

ELEGJI PER BREZIN TIM (II) – Nga EUGJEN MERLIKA

“…Nga luftërat vijmë, në luftëra shkojmë…”

  Ismail  Kadare

 

“ Në gjysmën e ecjes së jetës sonë, u gjenda në një pyll të errët…” kështu fillon një nga kryeveprat e letërsisë botërore. Po të perifrazojmë këto vargje, por në kah të kundërt, më duket se sjell idenë e atij ndryshimi të madh, që erdhi në jetën tonë në vitin 1991, një vit më vonë se në të gjitha Vendet e tjera. Kjo vonesë dëshmonte prapambetjen tonë në krahasim me të tjerët. Ndërsa të tjerët kishin vënë si synim rindërtimin e shoqërisë , nëpërmjet tejpamjes, ne derdhnim lotë për vdekjen e tiranit dhe harxhonim dyzet miljonë dollarë për të ngritur piramidën e tij mes Tiranës. Ndërsa të tjerët hapnin kufijtë e i lejonin qytetarët e tyre të kërkonin fatin në botën e lirë, ne shtangeshim para skenash vandalizmash homerike të tërheqjes zvarrë të kufomave të të rijve, “faji” i vetëm i të cilëve ishte se kishin tentuar të kalonin kufirin. Ndërsa të tjerët, të vetëdijshëm për dështimin e pashmangshëm të sistemit komunist, mundoheshin me të gjitha mënyrat të përfitonin nga përvoja dhe ndihma e Vendeve të pjesës tjetër të Evropës, ne e kthenim mbrapsht ofertën e gjermanit Shtraus për kredi e kërkonim armë…”Ne nuk jemi as Lindje as Perëndim” deklaronte atëhere Kryetari bizantin i Shtetit shqiptar, që “shquhej” për “modernizimin” e Vendit nëpërmjet tufëzave dhe arëzave.

Nga largësia e viteve duket më qartë absurditeti, në të cilin jetuam. Çdo epitet për të karakterizuar atë është i pamjaftueshëm. Në fund të shekullit të njëzetë, njerëz që të zinin rradhën në mesnatë e t’a ruanin atë deri në mëngjes, për të marrë një litër qumësht, besoj se nuk ka patur as në vendin më të varfër të Afrikës. Ne bashkëjetonim me varfërinë skajore të tregut e tonën, me nenin 55 e internimet dhjetravjeçare, me sulmet kundër antenave të televizorëve e kundër shpendëve të “tepërta” të fshatarëve, me demaskimet “revolucionare” para kolektivave e ankthin para çdo punonjësi të Sigurimit e na dukej se gjithshka ishte normale. Aqë shumë ishim mësuar me të keqen, kaqë shumë na kishte hyrë në palcë, saqë na ishte errësuar arsyeja e na ishin zbehur shqisat.

Kështu arritëm deri në vitin e ndryshimit të madh, për të cilin ne i mbetëm përsëri borxhli historisë dhe ndërgjegjes sonë. U desh vrulli dhe forca e të rinjve të Shkodrës, Kavajës, Tiranës, studentëve të Universitetit etj., pra të një brezi tjetër, të bijve tanë, që t’i jepnin grushtin e fundit një kufome që kutërbonte, por që mundohej të qëndronte duke ndërruar maskat. Por ajo rini, që u ngujua në grevat e urisë në qytetin Studenti e gjetiu, nuk kishte as përgatitjen, as përvojën për të marrë në dorë drejtimin e një Shteti të ri, në një gjëndje katastrofale e në një rrugë të pashkelur më parë. Periudhën kalimtare nga një sistem i dështuar në një tjetër, që kishte dhënë prova të mjaftueshme rezultatesh e qëndrueshmërie, në popuj të zhvilluar e të lirë, do t’a mbarështonim përsëri ne.

Ishte prova e së vërtetës, rasti i fundit që koha, si në një tabaka të argjentë, na servirte për të përmirësuar përfytyresën, për të ndrequr gabimet, për t’u shkëputur kryekëput nga një e shkuar pa lavdi. Ishte një barrë e rëndë, por dhe një piksynim tepër fisnik e i bukur: të rimëkëmbnim Atdheun tonë, t’a çlironim përfundimisht nga vargojtë e komunizmit e pasojat e tij, nga mungesa e lirive, nga varfëria, nga shkëputja prej botës, nga prapambetja proverbiale, nga dhuna, gënjeshtra, pabesia e krimi të istitucionalizuara në pushtet. Duhej të ngjallnim shpresën në një të ardhme më të mirë, të nisnim ecjen e ngadaltë, të vështirë por dhe të sigurtë drejt një objektivi të përbashkët me shumë popuj të tjerë, drejt pjesëmarrjes në Bashkësinë Evropjane. Për të sendërtuar këto synime madhore, që do të ndrronin rrjedhën e historisë për një popull të drobitur, siç ishte populli ynë, duhej një mendësi tjetër, jo ajo me të cilën me ose pa dashje ishim brumosur ne. Klasa politike duhej të kishte kurajon dhe largpamësinë e duhur të vinte në jetë një seri reformash rrënjësore, që do të prisnin gjithë urat me sistemin e lënë pas krahëve. Koha e re kërkonte një përveshje të përgjithëshme të mëngëve, kërkonte punë, mund e sakrifica të reja. Nuk kishte asnjë shkop magjik që, me një të rënë, do të sillte mirëqënien.

Mirëqënia, që përbënte një nga ëndrrat shekullore të shqiptarëve, duhet të arrihej si rezultat i vënies në jetë të parimeve të tjera, të rregullave të tjera, të ligjeve të tjera. Mirëqënia do të vinte dalngadalë, hap mbas hapi të ndërtimit të një shoqërie tjetër, në të cilën, Shteti i plotfuqishëm që drejtonte çdo lëvizje të individit, që nga djepi deri në varr, duhej të hiqte dorë nga një pjesë e funksioneve e t’ua kalonte këto qytetarëve të tij. Kjo nuk do të thoshte se roli dhe rëndësia e tij pakësohej, por ndryshonte fushë veprimi. Ky Shtet, që nuk duhej njëjtësuar më me partitë politike, duhej të ishte garanti i një objektivi tepër të rëndësishëm: t’u siguronte gjithë qytetarëve të tij mundësi të barabarta në nisjen e startit drejt mirëqënies, në një Vend të lirë, por në të cilin ligjet, që rregullojnë jetesën në bashkësi, duhej të ishin e, mbi të gjitha, të respektoheshin nga të gjithë.

Shteti duhej t’u kthente qytetarëve jo vetëm liritë e mohuara për pesëdhjetë vite, por dhe pasuritë e shtetëzuara padrejtësisht, nga një regjim kusarësh. Ai duhej të gjente rrugët më të frytshme për të vënë në shfrytëzim gjithë pasuritë e mundëshme të Vendit, nëpërmjet një strategjie të menduar mirë e të zbatuar po aqë mirë. Ai duhej të vlerësonte e të ndante  me kritere të ndershme e të drejta atë pasuri të trashëguar nga homologu i tij i mëparshëm, pasuri që ishte baraz me djersën dhe mundin e gjysëm shekulli pune të papaguar të shqiptarëve nga kapitalizmi shtetëror komunist. Ai duhej të shpërblente veçanërisht ata, që në këtë pasuri kishin ndihmesën e tyre, nëpërmjet viteve të gjata të punës së detyruar pa shpërblim, si pasojë e dhunës së Shtetit proletar. T’i kthente kësaj pjese të popullsisë, jo vetëm me fjalë, dinjitetin e nëpërkëmbur, t’i njihte me sinqeritet peshën e vuajtjeve të saj, të kthente në të shpresën e t’i siguronte mundësitë lëndore për t’u ndjerë barabar me të tjerët, ishin nga të parat detyra, që viheshin para kujtdo që pretendonte të printe ecjen drejt një shoqërie, të bazuar mbi vlerat e larta të qytetërimit.

Këto ishin përparësitë që duhet të kishte në rrugën e tij Shteti demokratik e së bashku me to, reformimin e tij, krijimin e istitucioneve të reja, futjen e një mendësie tjetër në to. Kjo mendësi e re, që dalngadalë do të pushtonte gjithë mjediset, do të ishte baza e krijimit të një shoqërie civile që, nga ana e saj do të shprehte një klasë politike, të denjë për emrin e të aftë për t’a drejtuar atë shoqëri drejt synimesh gjithënjë e më lakmuese. Por si i realizuam neve këto detyra, që papritmas koha na vuri në tryezë? A qemë në gjëndje t’i përgjigjeshim sfidës së madhe të fundit të shekullit?

Pa mohuar një sërë arritjesh të rëndësishme si liria, në kuptimin e gjërë të fjalës, nisma private, mërgimi e ndonjë tjetër, më duket se synimet e tjera nuk qemë në gjëndje t’i kapim, madje as të hyjmë në rrugën e drejtë që çon në sendërtimin e tyre. Kuadri politik i vendit, faktor përcaktues në zhvillimet e mundëshme kaloi nga një skaj në tjetrin.Kishim dikur një parti shtet dhe uria gjysëm shekullore për to na çoi sot në një numur të stërmadh, disa dhjetra në një Vend me tre miljon banorë, një paradoks i vërtetë. Nuk mohohet se dhe në Vende të tjera, me sistem parlamentar, ka shumë parti, por kjo gjë nuk është një dobi për to e një arsye për t’u marrë shembull nga ne. Në Vendet që peshojnë sot në botën e zhvilluar, gjejmë një bipolarizëm politik, që përfaqësohet nga dy parti të fuqishme ose, në ndonjë rast  në dy blloqe partish. Këto dy parti ose dy blloqe shprehin dy mënyra të ndryshme të të konceptuarit të shoqërisë e të drejtimit të saj, kanë dy programe të ndryshme e çdo katër a pesë vjet dalin para zgjedhësve, për të marrë votbesimin e qeverisjes. Kush fiton qeveris, kush humbet kontrollon dhe përgatitet të qeverisë.

Në Shqipëri teorikisht dy grupimet kundërshtare janë të pranishëm, por praktikisht, ndryshimi mes tyre dhe lufta e mprehtë politike nuk ka në qendër, të konceptuarit e ndryshëm të modeleve të zhvillimit, por lakminë e pakufi për të zënë pushtetin. Ky synim është i lidhur krejtësisht, jo me dëshirën për të sendërtuar në të mirë të Vendit ato gjëra që kundërshtari nuk i bëri, por me krijimin e mundësive të përfitimit vetiak, familiar, farefisnor e të rrethit të përkrahësve e simpatizantëve. Si pasojë e kësaj mendësije Shteti, që duhet të ishte garanti i mundësive për të gjithë, është kthyer në një vegël të një grupi, që në çfarëdo mënyre merr drejtimin e tij. Klientelizmi është bërë kriteri bazë i funksjonimit e korrupsjoni, karburanti që e vë në lëvizje. Alternanca e pushtetarëve shërben për të vazhduar “luftën e klasave” deri në nivelet më të ulta të administratës shtetërore, gjë tepër e dëmshme, mbasi nuk lejon formimin e asaj strukture të përherëshme të Shtetit, që është shtylla kurrizore e tij e që, në teori, duhet të formohet duke patur si të vetmin kriter meritokracinë.

Në dhjetë vjet Shteti demokratik qeveritë e parlamentet e kuqe apo blu nuk vendosën të kthenin pronat pronarëve të ligjshëm, nuk krijuan në kohë kuadrin e duhur ligjor për thithjen e kapitaleve të huaja, të domosdoshme për daljen nga palëvizshmëria gjysëm shekullore. Ata nuk qenë në gjendje të siguronin funksjonimin normal të Shtetit të së Drejtës, nuk krijuan modelet e istitucioneve të pavarura, vazhduan të qeverisin nga sekretaritë e partive, kaluan stafetën tek njëri tjetri për ligje iliberale, shpërblyen me copa letre pa vlerë jetët e marra apo të gjymtuara të viktimave të komunizmit, kontribuan në shkatërrimin e shtetit dhe imazhit të vendit më 1997, etj. Këto dy forca politike madhore të Shqipërisë drejtohen nga përfaqësues të Brezit tonë, të formuar moralisht e intelektualisht në shkollat e regjimit më dogmatik të Lindjes komuniste, të mbrujtur me mendësinë stataliste e populiste, të paaftë të konceptojnë e të shtjellojnë një strategji afatmesme e afatgjatë, për të nxjerrë Vendin nga bataku.

Paaftësia për të shfrytëzuar shortet e demokracisë, shpërdorimi në mundësitë që krijon ajo për të shprehur pikpamjet dhe opsionet politike, pamundësia për të hartuar strategjitë e taktikat e duhura ekonomo-politike bindëse, rezultative e në pajtim me veçantitë e Vendit e kërkesat e kohës, vërtetojnë katërcipërisht se klasa politike shqiptare nuk është në lartësinë e detyrave të saj. Pasojat e këtij përfundimi pasqyrohen në gjendjen e Vendit që, megjithë ndonjë rezultat makroekonomik si monedha,  fatkeqësisht paraqet një mungesë të madhe përsa i përket zhvillimit të gjithanshëm e të ekuilibruar ekonomik, konsolidimit të Shtetit ligjor, imazhit të përgjithshëm dhe treguesit të besueshmërisë, sidomos mbas ngjarjeve tragjike të vitit 1997. Sot Shqipëria , me ose pa të drejtë, hyn në rradhën e vëndeve problematike për kontinentin, quhet qendër trafiqesh të paligjshme nga më të ndryshmit. Me këto kredenciale ajo paragjykon marredhëniet e saj me botën e sidomos me Evropën.

Sfidën, që koha na vuri para, ne nuk qemë në gjëndje t’a përballojmë. Dështuam në misionin tonë për të ndërtuar një Shqipëri bashkëkohore dhe konkuruese mbi gërmadhat e socjalizmit. Problemeve të vjetra, të trashëguara nga pesë shekuj zgjedhë turke e gjysëm shekulli sprove komuniste, i shtuam të tjera, ose së paku nuk qemë në gjëndje t’i parandalojmë. Më kujtohet një mbasdite festive, për një përvjetor të gazetës Liria në pallatin e kongreseve. Më kanë mbetur në mëndje fjalët e një veterani të burgjeve politike dhe të antikomunizmit: ” Shqipërisë sot i duhen dymijë idealistë”. Ndofta shifra ishte tepër e madhe, ndofta ajo nuk i përgjigjej as popujsh shumë më të mëdhenj e më të zhvilluar se i yni, por pohimi ishte i shenjtë. Ne nuk qemë në gjëndje t’i përgjigjeshim kësaj kërkese parësore të Vendit tonë, në një çast tepër të brishtë për të ardhmen e tij. Ishin vitet e para të demokracisë, ishim ende në kohë për të rimarrë rrugën e drejtë, të cilën, sigurisht, ata qindra idealistë do t’a kishin bërë më të lehtë. Ata nuk u dukën në skenë, ose më saktë nuk patën forcë t’a pushtojnë skenën. Koha dhe të tjerët i thyen dhe ata të paktit që u munduan të qëndrojnë e të luftojnë me të vetmen armë të idealit, ndershmërinë. Asgjë për t’u habitur, historia e botës është e mbushur plot me shëmbuj të tillë…

Ky shkrim daton vitin 2000, atëherë kur pa për herë të parë dritën e botimit. Kishin kaluar vetëm dhjetë vite që ishte tjetërsuar sistemi e ato pyetje me të cilat ballafaqohej mendimi apo përsiatja për të vërtetën, ishin aty e prisnin përgjigje. Zhgënjimit të dhjetë viteve të para, në të cilët shpresat nuk ishin shkimur plotësisht për të ndërtuar shoqërinë e lirisë e të mirëqënies, sot i a ka zënë vëndin një tjetër tabllo, në të cilin brezi im ka dalë në rolin e vëzhguesit, dyfish kritik ndaj vetes. Nëse në gjysmë shekullin e regjimit ai nuk qe në gjëndje të bënte asgjë për të ndryshuar ecjen drejt greminës, në këto tridhjetë vjet, duke pasur në krye të Shtetit e të politikës disa nga antarët e tij krahas edhe bijve që duhej të merrnin stafetën e ecjes përpara, sheh me hidhësirë në gojë se, me gjithë ndryshimet e mëdha të kryera, përsëri Shqipëria nuk është aty ku kishim menduar se do t’ishte kur nisi rrugëtimin e saj n’epokën mbas komuniste.

Gjatë këtyre viteve Shqipëria zgjodhi rrugën drejt Perëndimit dhe shoqërive të tij të hapura, u bë antare e Nato-s, ka dy dhjetëvjeçarë që troket në dyert e Evropës, nuk është më një bunker i mbyllur në mjerimin e vet, por një Vend i hapur, nga i cili shumë qytetarë të saj janë larguar për të ndërtuar jetën gjetiu, në anë të ndryshme të botës së madhe. Megjithatë zhgënjimi vazhdon t’a shoqërojë brezin tim, sepse brengat vazhdojnë të jenë bashkudhëtare të tij deri në frymën e fundit.  Atyre që lanë Atdheun në kërkim të një jete më të mirë, larg tij, nuk i u ndanë mundimet e vështirësitë, për t’u kthyer në  shërbëtorë e shërbëtore, duke gëlltitur në heshtje lotët e hidhur të një dinjteti shpesh të lënduar. E ndjenë ajrin e lirisë, i cili u kishte munguar gjithë jetën. Por vetëm liria nuk mjaftonte, sado e çmuar të mbetet ajo gjithmonë, për të përballuar një jetë që fillonte nga hiçi, mbasi e gjithë puna e bërë deri në atë kohë ishte shumëzuar me zero. Tani shumëve prej tyre u mungon atdheu, familja e zgjeruar, shokët, miqtë, mjedisi shqiptar edhe se koha e ka ndryshuar me shpejtësinë e vetëtimës. I pushton çdo ditë malli për vëndlindjen, edhe se politika e kronika shqiptare, nëpërmjet mediave të përditëshme, nuk u a bëjnë atë shumë tërheqëse. Megjithatë zemra mbetet e lidhur me atë Vend, me kujtimet e rinisë, me dëshirën për t’u prehur përgjithmonë në tokën e tij.

Me dhimbje kalon ditët brezi im i mbetur në Shqipëri, duke luftuar çdo ditë me vështirësi të theksuara ekonomike e jetësore, i velur tej masës nga premtimet e pambajtura të atyre që i drejtojnë ka tridhjetë vite, që vazhdojnë çdo ditë t’i prrallisin me mrekullitë që do të “sjellin”, nëse do t’u japin votën. Shumë prej tyre kanë bijtë jashtë, përmallohen për nipat e mbesat që rriten atje, që me vështirësi flasin shqipen, sepse mësojnë në gjuhët e huaja. Por në thellësi të zemrës gjyshet e gjyshët janë të kënaqur për t’ardhmen e atyre mbesave e nipërve, që mund të gjejnë rrugën e tyre në Vendet ku studjojnë e nuk i shkon në mëndje t’i ftojnë të kthehen pranë tyre, sepse “Shqipëria nuk bëhet”. Në këtë shprehje të shkurtër ndoshta është kyçi i shpjegimit të dramës shqiptare. Humbja e besimit në t’ardhmen e Vendit, në mundësinë për secilin që me punë të ndershme të ndërtojë jetën e tij, të familjes e të japë ndihmesën për zhvillimin e shoqërisë, ndoshta është një ndër të këqijat më të mëdha me të cilat përballohet sot shoqëria shqipfolëse.

(vijon në numurin e ardhshëm)

TRUMP DREJT RIZGJEDHJES POR BLOOMBERG MUND TA NDALË – Nga Alberto Alesina

 

             Siç thonte Mark Twain është shumë e vështire të bëhen parashikime, mbi të gjitha rreth s’ardhmes, por un po kuturis të bëj një të tillë. Donald Trump do të fitojë zgjedhjet e nëntorit nëse partia demokratike nuk emëron ish kryetarin e bashkisë së New Yorkut Mike Bloomberg, si kandidat.

 Përse? Fillojmë nga arsyet, në sajë të të cilave Trump ka mundësi shumë të mëdha për t’u rizgjedhur. Tradicionalisht presidenti në fuqi  është i ndihmuar veçanërisht kur ekonomia shkon mirë, që do të thotë rritje e lartë dhe papunësi e ultë. Në këtë kah ekonomia ndihmon Trump-in, edhe duke tkurrur përshkrimet mahnitëse të presidentit, simbas të cilit Shtetet e Bashkuara kanë arritur një lloj Nirvane. Ka 11 vite që Shtetet e Bashkuara nuk kanë rënie t’ekonomisë, por prej tyre vetëm tre ishin me Trump-in president. Treguesi i rritjes gjatë presidencës Trump është rreth 2,5 % dhe është i jëjtë me atë të viteve të fundit të Obamës e qëndron poshtë atij 3 % që quhet pak a shumë pika që ndan rritjen e lartë nga ajo e ultë, duke paraqitur mesataren e historisë amarikane  të viteve të fundit. Jo vetëm kaq por këta tregues rritjeje janë për çastin relativisht zhgënjyes duke mbajtur parasysh ngacmimin e fuqishëm fiskal të Trump-it. Jemi shumë larg nga 6 përqindëshi i hatashëm që premtonte. Papunësia është në minimumin historik të 3,6 përqind, por kur Trump-i u ngjit në qeveri ajo ishte 5 % dhe kishte prirje zbritëse. Pagat më së fundi po shtohen pak, rreth 0,4 % mbi inflaksionin. Tregu aksioner ka shpërthyer.

Vështrimet më pak pozitivë t’ekonomisë amerikane janë të një periudhe më të gjatë e më pak të dukëshme për votuesin mesatar. Duke lënë mënjanë politikat (kundër) mjedisore të Trump-it (për shëmbull një kundër reformë të sistemit të mbrojtjes së ujrave te pijshme të Vendit), mbetet borxhi publik që vazhdon të shtohet. Ulja e taksave për ndërmarrjet ka një kuptim sepse ishin relativisht të larta. Por kësaj uljeje Trump-i duhej t’i pasonte shtimin e përparësimit të sistemit taksor mbi familjet, duke pakësuar peshën mbi shtresat e ndërmjetme, duke mbyllur njëmijë kanalet me të cilët të mbipasurit arrijnë të paguajnë përkatësisht pak taksa; veç shenjës së drejtësisë kjo gjë do të kishte nxitur më shumë edhe konsumet. Nga ana e harxhimeve Trump-i ka bërë shumë pak. Programi i ndihmës mjeksore falas për të gjithë të moshuarit të pasur e të varfër (Medicare) është një bombë me sahat për bilancin. Nuk është bërë asgjë. Ndërsa Trump-i po sulmon Medicaid-in, programin e ndihmës mjekësore falas për të varfërit që është një problem taksor shumë i lehtë. Përse? Sigurisht, të moshuarit votojnë Trump-in, veçanërisht në shtetet kryesorë si Florida, ndërsa të vobektit jo, madje ata shpesh nuk shkojnë as të votojnë.

Më pas është shtimi i pabarazisë në Shtetet e Bashkuara. Më 1980 një përqindëshi më i pasur kishte në dorë  10 % e t’ardhurave të përgjithëshme, sot dyfishin, rreth 20 %. Gjysma m’e varfër, gjithmonë në 1980, kishte 21 % të të ardhurave të përgjithshme, sot rreth 13. Është e habitëshme se si në një Vend me një ecuri të tillë të pabarazisë, një pjesë e mirë e zgjedhësve vazhdojnë të ndihmojnë partinë republikane, për më tepër në një vit zgjedhor në të cilin madje Trump-i premton shkurtime të welfare amerikan. Arsyet janë dy: njëra e natyrës kulturore / historike, tjetra e lidhur me politikat e tanishme të dy partive e të kandidatëve demokratë.

Arsyeja e parë është që amerikanët, në kundërshtim me evropianët, janë më të prirur të pranojnë pabarazinë si një nevojë dhe brënda disa caqeve e quajnë “të drejtë”. Simbas World Value Survey (një sondazh opinioni shumë i vlerësuar) më shumë se 70 % e amerikanëve mendojnë se të varfërit nuk do të ishin të tillë nëse do të përkushtoheshin më shumë për të dalë nga varfëria, e këto mundësi të lëvizshmërisë shoqërore janë. Numuri i evropianëve që kanë mendime të tilla është pak më shumë se gjysma (40 %). Ideja e “ëndrrës amerikane”, mbi të cilën ky Vend është krijuar historikisht mbetet e ngulitur në zemrat e shumë amerikanëve edhe më shumë se sa realiteti e vërteton sot. Natyrisht Trump-i rreh gjithmonë mbi këtë pikë, duke u vetëlavdëruar për rilindjen e “Ëndrrës”.

Arsyeja tjetër rrjedh nga strategjitë e dy partive, ngadhnjyese ato të republikanëve, rrënuese ato të demokratëve. Partia republikane ka përqafuar kultin e personalitetit për Trump-in, i cili hakmerret pa mëshirë me ata që nuk janë të një mëndjeje me të. Edhe krahu i partisë i të ashtuquajturës “verilindje”, pra krahu i elitës qytetare, lartëson një president që e mbron nga rishpërndarja e frikëshme taksore. E pranon edhe me çmimin e mungesës së respektit për bazat e kushtetueshmërisë amerikane që po krijon preçedentë mjaft të rrezikshëm për demokracinë amerikane.

Partia demokratike është në çoroditje. Zgjedhjet parake kanë filluar me nje duzinë kandidatësh, të cilët në pjesën më të madhe janë të panjohur dhe nuk bëjnë tjetër veç rrëmujës. Dështimi organizativ i Iowa-s qe mbresëlënës. Ndërmet kandidatëve të vërtetë janë dy ekstremistë (për standartet amerikane) Bernie Sanders dhe Elizabeth Warren. I pari shpallet haptas socialist(një no starter për Shtetet e Bashkuara) dhe është një ideolog i stlit Corbyn që, me tone triumfuese dhe të tepruara, premton gjithshka pa shpjeguar se si do t’i financojë premtimet e tij të jashtzakonshme. Trump-i bën tifo haptas për të sepse e di se do t’a gëlltiste me një kafshatë nëse ai do të fitonte paraket demokrate. Warren na thotë se si do të paguajë premtimet e saj: taksa të fuqishme mbi pasurinë, e taksa mbi rrogat e larta, (por jo shumë të larta), deri në 75 %. Është një program i pranueshëm përsosmërisht në Francë, por që nuk e çon n’asnjë anë në SHBA, e në fakt po shkon shumë keq. (Nuk është e rastit që këshilltarë ekonomikë të saj janë dy profesorë francezë të universitetit Berkeley, ekonomistë shumë të mirë, por me shumë pak përceptime të politikës amerikane). Kandidati i të moderuarve duhej t’ishte Joe Biden, por duket gjithënjë e më pak energjik, (Trump-i e quan me ndonjë arsye “Biden i ngadalshmi”). Ngjan pa ide dhe “i vjetër”, jo vetëm në kuptimin moshor të fjalës por edhe n’atë të “godinë e vjetër”; ka humbur thellësisht garat e para në Iowa e New Hampshire. Buttigieg  është një flakë kashte: mbasi ka marrë pak mijëra vota në ata dy shtete të vegjël flet si t’ishte Obama i ri pa thënë asgjë konkrete, veç disa premtimeve të paqarta, të mërzitëshme e të përsëritura për “ndryshim”. Sa më parë të tërhiqet e të pushojë së ndari votën e moderuar, aq më mirë është për të dhe për partinë e tij. Ndërsa është shfaqur në skenë një senatore shumë e mirë e Minnesotës, Amy Klobuchar, që un do t’a shihnja me shumë dëshirë si presidente por ka gjasë që nuk do t’i a dilte e vetme kundër Trump-it. Mbetet atëherë meteori Bloomberg, që ka zgjedhur një strategji të re: mos pjesëmarrje në paraket fillestare në Shtetet e vegjël, për t’u përqëndruar tek ata të mëdhenjtë që arrijnë mbas pak javësh, duke vënë në përdorim pasuri pa fund që e bëjnë të pavarur nga financuesit. A do të arrijë të fitojë emërimin?  Është e vështirë të parashikohet, por gjërat do të fillojnë të sqarohen mbas më pak se një muaji me Mbi të Martën, me parake në shumë Shtete të mëdha. Nëse Biden do të tërhiqej para Mbi të Martës, mbas ndonjë zhgënjimi tjetër në paraket, (Nevada e South Carolina) e t’i kalonte votat e tij tek Bloombergu, e nëse ky i fundit, Bloombergu do të zgjidhte relativisht shpejt Klobuchar-in, si nën presidente, (që është me origjinë të ulët e do të kundërpeshonte profilin e mbi të pasurit njujorkas) mund të fitonin paraket. Do të stërfitonin nëse Worren, kur të tërhiqej do të vendoste të kalonte votat e saj tek Bloombergu, me që ajo është pranë qëndrimeve politike të Sandersit por nuk e honeps si njeri. E gjithë kjo do të kërkonte në partinë demokratike një bashkërendim që nuk është. Ndoshta ndonjë fjalë e Obamës në këtë drejtim do të ishte shumë e dobishme për të shëruar kundërshtitë ndërmjet afroamerikanëve e Bloombergut, të krijuara kur ishte kryetar bashkie i New Yorkut. Shkurt, besoj se një dyshe Bloomberg e Clobuchar do të ishte e vetmja që mund të mundëte Trump-in dhe Pence-in.

 

“Corriere della Sera”, 14 shkurt 2020       E përktheu Eugjen Merlika

Institucionet e gjuhësisë ecin në një hap me klasën politike – Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

Në portalin “Fjala e Lirë” të ditës së sotme, lexova artikullin me titull “Stop gjenocidit mbi gjuhën shqipe”, në të cilin jepet njoftimi në vijim:

“Ditën e hënë, dt. 17 shkurt 2020, ora 12, përpara Akademisë së Studimeve Albanologjike te sheshi “Nënë Tereza”, organizojmë me Fondacionin “Albana” tubimin në mbrojtje të gjuhës sonë amtare nga trafikimi e tjetërsimi i fjalorit të gjuhës shqipe që kryhet nga ky institucion që funksionon si kuzhinë serbe e helmit në zemër të Shqipërisë!”.

Dhe më poshtë vijon një informacion befasues:

“Institucionet zyrtare të gjuhësisë, të përfshira brenda Akademisë së Studimeve Albanologjike punojnë thekshëm kundër gjuhës shqipe dhe tashmë ne mund të numurojmë arritjet e tyre: … Kanë arritur të pranojnë zyrtarisht se shqipja është gjuha me më shumë huazime në botë (93% të gjuhës na e quajnë të huaj)!”.

Së pari, Fondacioni “Albana” duhet falënderuar dhe përgëzuar përzemërsisht për pjesëmarrjen në këtë tubim në mbrojtje të gjuhës shqipe, të kësaj pasurie të vetme të kombit shqiptar, e cila ka mundur të mbijetojë mrekullisht mes rrebesheve të pushtimeve të huaja.

Ja çfarë thonë dy intelektuale të njohura të letrave shqipe:

Shkrimtarja Vilhelme Haxhiraj:

“Të mbrosh çështjen kombëtare në opinion përmes mediave, kur të cenojnë integritetin territorial të kombit, kur të mohojnë gjuhën apo historinë dhe kulturëne e të parëve, është atdhetari dhe asnjëherë shovinizëm”.

Shkrimtarja dhe përkthyesja Mira Meksi:

“Përveçse shumë e lashtë, gjuha e Arbërit është tejet e pasur! E pasur sa gjuhët e mëdha të botës, të cilat lashtazi lëmonin vargjet e soneteve të tyre, kur shqipes i duhej të përleshej me dhëmbë e kthetra me zhbërësit e saj ndër shekuj, që të mbijetonte”.

Për mjerimin e institucioneve zyrtare të gjuhësisë, është e domosdoshme që atyre t’u risillen në kujtesë vlerësimet që kanë dhënë personalitete të shquara evropiane për lashtësinë e gjuhës shqipe dhe të shqiptarëve, me prejardhje pellazgoiliriane.

Një figurë e shquar e kulturës evropiane, dijetari gjerman Leibnici (Gottfried Ëilhelm Leibniz (1646-1716), ka thënë:

“Në qoftë se duam të dimë historinë para Krishtit dhe shkencat e asaj kohe, duhet t’i drejtohemi gjuhës shqipe”.

Studiuesi gjerman Johan Turhan, në librin me titull “Kërkim në histori”, të botuar në Lajpzig në vitin 1774, ka deklaruar:

“Asnjë popull tjetër i botës, në të cilën jetojmë, nuk është aq i panjohur për Evropën Perëndimore, për sa i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës se shqiptarëve. E megjithatë, ai është populli kryesor i botës së lashtë e të rëndësishme që çdo historian do të donte ta njihte: historia e tyre do të plotësonte zbrazëtitë e mëdha në historinë e vjetër dhe të re të Evropës”.

Albanologu i shquar austriak Maksimilian Lamberci (Maximilian Lambertz 1882-1963) shkruan:

“…historia e vërtetë e njerëzimit do të shkruhet vetëm kur shqiptarët të marrin pjesë në shkrimin e saj”.

Albanologu francez me emër të madh Robert d’Anzheli (Robert d’Angely – 1893-1966), në veprën e tij të njohur “Enigma”, nënvizon:

“Është një histori e vogël dhe mësimdhënëse e popullit evropian më të vogël të sotëm, por që, në kohën e vet, ka qenë më i madhi i Evropës dhe burim i pothuajse gjithë popujve të kontinentit tonë. Deri sot, për fat të keq, ai iu ka munguar nxënësit, studiuesit, historianëve, letrarëve dhe gjithë publikut të ngritur të gjuhës frënge”.

Studiuesi i talentuar Çlirim Xhunga, njohës i mirë i disa gjuhëve evropiane, në gazetën “Koha jonë” të datës 31 mars dhe 01 prill 2005, ka botuar një ese shkencore mjaft interesante dhe ka argumentuar shkencërisht se greqishtja e vjetër dhe latinishtja vijnë nga shqipja.

Çuditërisht, sa herë që përkujtohet Kongresi i Manastirit (14-22 nëntor 1908), thuhet se ai u dha shqiptarëve përfundimisht një alfavet “latin”. Me siguri që pjesëmarrësit e atij Kongresi nuk e kanë pasur informacionin e duhur ose nuk janë munduar për të hulumtuar në thellësitë e shekujve se gjuha shqipe ka pasë trashëguar alfabetin ilirik, të cilin romakët e morën nga ilirët. Një gjë të tillë duhej ta kishte thënë me kohë Akademia e Shkencave.

Por atë që duhet ta thoshte dhe ta argumentonte shkencërisht me zë të lartë Akademia e Shkencave, e thotë një i huaj, dhe pikërisht një shkencëtar i shquar romak. Ky është Gaius Plinius Secundus, i njohur si Plini Plaku (23-79 e.r.), një natyralist i famshëm romak ky, që botoi në vitin 77 serinë madhështore prej 37 vëllimesh për historinë natyrore, të titulluar “Naturalis Historiae” (Historia e Natyrës). Në këtë vepër ai shkruan:

“Ilirët (arbërit) kanë krijuar të parin alfabet dhe romakët shkrimin e tyre e morën nga ilirët”.

Një tjetër shkencëtar i njohur,  profesori hungarez Imre Toth, specialist i sllavistikës, në një libër të vetin që ua ka kushtuar Kirilit dhe Metodit, dy krijuesve të alfabetit të sllavishtes së vjetër, të botuar në Sofje, në gjuhën bullgare, në vitin 1981, thekson se, gjatë punës për krijimin e atij alfabeti, ata u mbështetën në shtatë burime. Mes këtyre burimeve, burimi i tretë (f. 60 e librit në fjalë) ishte staro allbansko pismo (shkrimi i vjetër shqip). Një kopje e këtij libri në bullgarisht gjendjej dikur në bibliotekën e Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë.

Dihet që Kirili dhe Metodi e krijuan alfabetin e sllavishtes së vjetër në shek. IX (viti 860). Ta quash shkrimin shqip të vjetër në shek. IX, do të thotë që “mosha” e tij duhet të jetë mijëravjeçare dhe nuk besoj se profesori Toth duhet të dyshohet për “shqiptarocentrizëm”. Prandaj të gjithë ata njerëz të shkolluar që mendojnë ende se alfabeti ynë qenka “latin”, zbulojnë formimin e tyre të mangët intelektual. Kjo vjen pikërisht për fajin e Akademisë së Shkencave, që nuk ka guxuar kurrë ta thotë publikisht me argumente shkencore se cili është alfabeti ynë. Se në këtë mes ka një paradoks të kulluar: edhe thuhet që gjuha shqipe është një gjuhë e lashtë, por shqiptarët na përdorkan alfabetin latin!!!

Po atëherë si qenka e mundur të thuhet në Evropë dhe në Shqipëri që shqiptarët përdorkan alfabetin latin, kur dihet që shqiptarët kanë një prejardhje shumë më të lashtë sesa romakët?

Pra, faji, si gjithmonë, i mbetet në derë Akademisë së Shkencave për moszbardhjen e së vërtetës. Sepse në krye të saj, pas profesorëve Aleks Buda, historian, dhe Shaban Demiraj, gjuhëtar, me përjashtim të profesorit Muzafer Korkuti (arkeolog), kanë qenë intelektualë që s’kishin lidhje absolutisht me gjuhësinë apo me historinë e kombit tonë, si mjek, inxhinier, sizmolog. Shikoni tani se kush është në krye të Akademisë: politikani i thekur veteran Skënder Gjinushi, matematicien, i cili nuk e di absolutisht se ku bien me adresë gjuha shqipe dhe gjuhësia shqiptare.

Pra, nga sa u citua më sipër, gjuha shqipe, faktikisht, është “Kryezonjë” e gjuhëve evropiane. Prandaj Faik Konica thotë:

“Megjithatë, në rajonin e diskutuar ka një krahinë të gjerë, qëndresa e patrembur e së cilës i ka kapërcyer të gjitha format e organizuara te vrasjeve, mashtrimeve dhe grabitjeve. Kjo është Çamëria, të cilën grekërit e shtrembërojnë në Camuria. (Nuk u vë faj grekërve për këtë shtrembërim që vjen nga paaftësia e alfabetit grek për të riprodhuar gjithë tingujt e gjuhës shqipe dhe të shumë gjuhëve të tjera për këtë çështje). I ndjeri senator Kabot Loxh (Cabot Lodge) në shtypin grek dilte gjithmonë me emrin Kampot Lone”.

Së dyti, institucionet zyrtare të gjuhësisë dhe Akademia e Shkencave, me politikën e tyre gjuhësore me orientim antikombëtar, siç del nga artikulli i lartpërmendur për tubimin që do të organizohet më 17 shkurt, kanë për qëllim zhbërjen e kombit shqiptar, çka është shumë e lehtë për t’u arritur nëpërmjet zhbërjes së gjuhës shqipe, të cilën Naim Frashëri e quante “gjuhë perëndie”. Kësisoj, ato institucione dhe Akademia e Shkencave po ecin në një hap me klasën politike, e cila, që prej vitit 2013, ka punuar dhe vazhdon të punojë intensivisht për zhbërjen e Shqipërisë, çka synohet të arrihet përmes varfërimit të pandërprerë të popullit shqiptar. Pikërisht ky varfërim ka sjellë si pasojë braktisjen e vendit prej gati gjysmë milioni shqiptarësh, gjë që do të thotë shpopullin katastrofik i vendit. Klasa politike e Tiranës tani të kujton klasën politike të kriminelit Enver Hoxha në ndërtimin e marrëdhënieve që vendosi me Beogradin, si argat i regjur i tij. Kjo klasë politike, pa kurrfarë dinjiteti kombëtar, e ka nxjerrë vendin tonë në bregun e pazarit grekosllav. Klasa politike e deridjeshme e Kosovës pati punuar intensivisht për rikolonizimin e saj prej shovinizmit serbokriminal. Klasa politike e Tiranës ka rënë në bark para shovinizmit grekokaragjoz dhe kishës shoviniste greke.

       Ditë më parë, dhe pikërisht më 21 janar, disa miq të mi që kishin bërë një udhëtim në disa zona të Shqipërisë së Jugut, më patën dërguar letrën e mëposhtme:

“… Të premten pasdite u nisëm për në jugun e vendit. E nisëm nga Llogarai, ku pimë vetëm një kafe. Vazhduam rrugën në Sarandën e shkretuar, pa njerëz, pa dyqane hapur, pa restorante dhe mëngjesore, pa lëvizje, tamam si një qytet i vdekur. Fjetëm në hotel dhe të shtunën vazhduam në Butrint dhe te Syri i Kaltër. Prej andej në Gjirokastër, që ishte pak më ndryshe se, së paku, kishte pak frymëmarrje jete. Të dielën në mëngjes u nisëm drejt Përmetit. Atë bukuri natyre të jashtëzakonshme e përdhosnin kryqet e bardha helene që dukeshin që 2 km larg, që i gjeje përpara në rrugë, në çdo kodër, ku nuk kishte asnjë shtëpi. Kryqet greke dhe tabelat në greqisht ishin bërë zonja të vendit… Në mes të Sarandës, në hyrje të Gjirokastrës, te varrezat e grekëve e në majë të malit, kishin ngritur kisha të reja që nuk kanë qenë kurrë më parë. Kudo valëvitej flamuri grek. Përmeti  ishte thuajse si Saranda. U kthyem të hallaksur e të trishtuar që këtë vend  të begatë ia kanë shitur Greqisë. Nuk ka asnjë arsye që ta lësh të shkretë dhe në mëshirën e fatit, sikur është një truall vakant, pa zot…”.

Le të shpresojmë që në tokën amtare ka jo vetëm njerëz që rrojnë vetëm për të ngrënë, duke grabitur dhe duke shitur të huajve pasurinë kombëtare, por ka edhe njerëz që hanë për të rrojtur në atë tokë të shenjtë dhe për mos e braktisur kurrë, me qëllim që një ditë të bukur, pasi të vijnë në krye të vendit, të lexojnë para popullit vendimin, sipas të cilit politikanët mëkatarë duhet të dalin para drejtësisë.

San Diego, Kaliforni

14 shkurt 2020

Pavarësia e Kosovës dhe përkrahja Amerikane – Nga Magjister Agim Aliçkaj*

 

Liria, pavarësia, demokracia dhe ndryshimet politike

Kur mbaroi  lufta , ish- presidenti  i SHBA-s Bill  Klinton, gjatë vizitës në Kosovë, pat thënë: “E  fituat  luftën- duhet ta  fitoni paqen”. Ishte kjo një porosi e qartë për të gjithë ata që marrin vesh pak në politikë.

 

Është një thënje e drejtë, shumë e rëndësishme dhe gjithëmonë aktuale. Liria është e shtrenjtë, vështirë fitohet por lehtë mund të humbet, ruajtja e saj kërkon punë  të madhe, vigjilencë dhe sakrificë të përherëshme.

 

Pavarësia, sovraniteti, integriteti teritorial dhe demokracia e shtetit të Kosovës, dihet se janë garancë e vetme e lirisë, mirëqenjes sociale dhe ekzistencës kombëtare.

 

Jemi para festimit të pavarësisë së Kosovës. Ishte ky projekt legjitim historik gjithëkombëtar i përkrahur nga Amerika dhe shtetet demokratike të Evropës. Po festojmë por le të dihet se, pas 12 vitesh pavarësie kemi shumë pakë rezultate dhe nuk arritëm asgjë me rëndësi kombëtare.

 

Kosova me pavarësi të degraduar dhe të rrezikuar, Shqipëria e korruptuar dhe politikisht e deklasuar ndërsa shqiptarët në trojet tjera etnike të nënçmuar dhe të keqëtrajtuar. Është lehtë ti fajsojmë të tjerët, por fajin e kemi vetë, më së shumti ata politikanë të cilët ishin në pozita udhëheqëse.

 

Duhet thënë haptas, e kemi popullin e mirë por politikanët e këqinj. Numri më i madh i tyre ishin plotësisht të paaftë për detyrat dhe pozitat që i patën. Shumë prej tyre ishin të kapluar nga korrupcioni, bajraktarizmi, lokalizmi, mendjemadhësia, inatet personale, lakmia, zilia, nepotizmi, egoizmi, individualizmi, kultizmi, indiferenca, mos-organizimi, nën çmimi i të vetit, servilizmi, respekti i tepruar për të huajin, si dhe mungesa e kulturës familjare, shkollore, fetare, demokratike dhe shtetërore.

 

Këto antivlera e kan përcjellë kombin shqiptar gjatë gjithë historisë së tij.

 

I dëshiruam, i kërkuam dhe i pritëm me shqetësim dhe durim të madh ndryshimet politike në Kosovë. Me zgjedhjet e 6 Tetorit të vitit të kaluar populli i Kosovës e dha provimin e demokracisë. Në vendet demokratike, ndryshimet zakonisht sjellin progres. Shpresojmë të ndodhë e njejta gjë në  Republikën e Kosovës.

 

Politikanët e dështuar tashti në opozitë, duhet të reflektojë në gabimet e deritashme, të ndryshojnë dhe konsolidojnë radhët e veta. Është me rëndësi të madhe që të bëhen një opozitë konstruktive, me qëllim të arritjes së qëndrimeve unike me pozitën në mbrojtje të interesave strategjike kombëtare, sidomos në marëdhënjet e jashtëme dhe posaqërisht në konfrontim me Sërbinë. Një opozitë e mirë ndikon pozitivisht në forcimin e demokracisë së vendit duke krijuar rrethana për ti zbuluar dhe kritikuar gabimet e mundëshme të pozitës. Vetëm kështu ata mund të shpresojnë të rikëthehen në pushtet, me zgjedhje të rregullta, të lira dhe demokratike.

 

Fillimisht duhet pranuar se vonesa e formimit të qeverisë ishte e pakuptueshme, e  panevojshme dhe shumë e dëmëshme për Kosovën. Fatëbardhësisht, kjo periudhë e vështirë kaloi dhe më në fund u ngrit qeveria e shpresës dhe ndryshimeve, me kuadro të afta, profesionale dhe patriotike nga radhët e VV-së dhe LDK-së. Realisht, qeveria e re nuk e ka të lehtë. Ka përgjegjësi historike për ti ndërruar trendet e deritashme negative dhe shumë të rrezikëshme.

 

Thjeshtë dhe qartë, duhet luftuar me të gjitha mjetet dhe pakompromis korrupcioni, duhet zhvilluar edhe organizuar ekonomia si dhe të gjitha lëmitë e jetës, sidomos mirëqenja sociale dhe shëndetësia. Në planin e jashtëm, duhet mbrojtur, forcuar  dhe konsoliduar pavarësia, sovraniteti dhe integriteti teritorial i Republikës së Kosovës, me qëllim të antarsimit në BE dhe Kombet e Bashkuara. Serbisë diktatoriale duhet ti ndalet turri përgjithëmonë duke e ulur në vendin që e meriton si agresore, shoveniste, antishqiptare, antievropiane, antiamerikane dhe antinjerzore.

 

Serbia dhe i ashtuquajturi “Minishengen”

 

Serbia është shtet terrorist dhe agresiv, ishte  shkaktare dhe humbëse e katër luftave tragjike, të padrejta dhe mizore. Ka qenë dhe është e sëmura e Evropës, e stërngarkuar nga urrejtja për shqiptarët dhe kombet tjera rreth saj. Ende jeton me mitet e së kaluarës së errët dhe ka nevojë për shkundje dhe shërim.

 

Ajo ishte që bëri pastrim etnik dhe gjenocid mbi shqiptarët dhe popujt tjerë të pafajshëm. Dhe ajo është sot që nuk kërkon falje për krimet e kryera. Nuk po jua këthen të pagjeturit familjeve të vuajtura shqiptare, nuk pranon as të bisedojë, e lere më ti paguaj dëmet e luftës dhe nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

 

Shitet si shtet demokratik edhe pse është e udhëhequr nga të njejtit politikan kriminel të kohës së MIllosheviqit. Vepron hapur dhe paturp si armike e Kosovës dhe mbarë popullit shqiptar. Sillet si viktimë  e pafajshme, shet edhe mend për kinse mirëkuptim dhe bashkëpunim rajonal me forma mashtruese dhe iluzore si i ashtuquajturi “minishengen”.

 

Të gjitha këto me qëllim të avancimit të interesave hegjemoniste serbo-ruse. Fatëkeqësisht ajo gjeti përkrahje edhe te disa politikan të mjerë dhe të etur për dukje, siç është kryeministri pjellë komuniste i Shqipërisë, i cili vepron si i “nenshtruar” nga presidenti kriminel dhe filo-komunist serb.

 

Minishengeni është projekt serbo-rus për dominim në Ballkan dhe dalje në detin Adriatik. Është mashtrim dhe tradhëti me qëllim të shkatërrimit të Kosovës dhe tërë kombit shqiptar. Këtë e dokumentuan vetë kryeminstrat batakcinj të disa shteteve të rajonit me fotografinë e publikuar, ku Kosova është futur në kuadër të Serbisë. Vizioni i Kosovës është për hyrje në Evropë, jo në formacionet rajonale serbomadhe. Veprimet e fundit të qeverisë shqiptare mund të krahasohen me tradhëtin e madhe të komunistëve shqiptar pas Luftës së Dytë Botërore, kur ata ja futën thikën në shpinde Kosovës, duke e ndihmuar Serbinë për ta nënshtruar popullin shqiptar në ish-Jugosllavi, me  çrast shkaktuan mijëra viktima, përfshirë 4500 viktimat e masakrës famëkeqe të Tivarit.

 

Qeveritarët komunist dhe social komunist të Shqipërisë, duhet ta dijnë mirë se Shqipëria nuk mund të bëhet pjesë e federatës serbo-sllave, kurrë, sepse duhet kaluar mbi trupat e shqiptarëve të Kosovës dhe Luginës së Preshevës, kështjella të pamposhtura të rezistencës shqiptare.

 

Pas dështimeve të tyre të shumta, ata e kanë më mirë të merren me problemet e veta se sa të na shesin internacionalizmin antishqiptar. Duhet shpresuar dhe besuar se si në Kosovë, edhe në Shqipëri, popullit shqiptar, se është ai që do të sjellë ndryshimet e nevojshme në zgjedhjet e ardhëshme demokratike.

 

Amerika, Evropa dhe qëndrimet për Kosovën

 

Amerika është vend i bekuar,  vendi i mundësive, simbol i lirisë, drejtësisë dhe demokracisë. Është krijuar nga njerëz guximtarë dhe  trima që nuk deshën t’ju përulen sundimeve të errëta të kohës.

 

Është shtet i fortë ekonomik dhe ushtarak, garantuese e sigurisë dhe stabilitetit botërorë.

Kuptohet se nukë është pa të meta, por ato luftohen në mënyrë të përherëshme.

Amerika është shpëtimtare dhe mbrojtëse e të drejtave nacionale dhe njerëzore të kombit shqiptar.

 

Populli shqiptar e don Ameriken me zemër dhe pa hile si asnji komb tjetër në botë.

Me bombardimet e NATO-s kundër Serbisë ne vitin 1999 te udhëhequra nga Amerika, besoj se Kosova dhe mbarë kombi shqiptar  kan hyrë në interesat strategjike amerikane.

 

Amerika investoi shumë në lirinë, pavarësinë dhe mbarëvajtjen e Republikës së Kosovës.

Por, është e zënë me punë dhe probleme të shumta më të rëndësishme se sa  çështja shqiptare.

 

Nuk ka kohë të merret me neve në mënyrë të pafund.

 

Popullin shqiptar e ka dhe e konsideron mik dhe aleat por Amerika nuk i ka në qejf aleatët e paaftë.

 

Nuk preferon që të jemi servil dhe të dëgjueshëm. Don që të jemi të fortë, të organizuar, te dijmë  çfarë kërkojmë dhe të punojmë me përkushtim për ti arritur qëllimet tona të drejta.

 

Kërkon nga politikanët e Kosovës të bisedojnë me Serbinë, por jo të bëjnë lëshime në lirinë dhe pavarësinë e vendit. Përfaqësuesit amerikan nuk bën dhe nuk ka nevojë të kundërshtohen. Me respekt të madh, ata duhet prezentuar me argumente të vërteta, të drejta dhe të arësyetuara mirë.

 

Bisedimet me Sërbinë mund të spjegohen, arësyetohen dhe argumentohen duke i krahasuar me bisedimet e Amerikës me Iranin.

 

Irani është shtet diktatorial që synon shkatërrimin e shtetit të Izraelit, kontrollin e Lindjes së Mesme, gjë që  e destabilizon atë dhe mbarë Botën. Serbia është shtet shovenist diktatorial që synon shkatërrimin e Kosovës, kontrollin e Ballkanit, gjë që e destabilizon atë dhe mbarë Evropën.

 

Të dyja mike të Rusisë me aspirata të theksuara hegjemoniste.

 

Dallimi i vetëm, shumë i rrezikshëm për ne është se Serbia është kopile, ledhatuese, mashtruese që tenton ta përfiton Evropën dhe Amerikën. Irani është armik dhe e urren Amerikën njësoj si Serbia, Kosovën, dhe mbarë kombin shqiptar.

 

Kushti kryesor për bisedime me Iranin është heqja dorë nga armët nukleare ndërsa me Sërbinë njohja e pavarësisë së Kosovës.

 

Si Irani, ashtu edhe Serbia e kupton dhe respekton vetëm gjuhën e forcës dhe presionit të vërtetë ndërkombëtar. Njësoj si Amerika ndaj Iranit, Kosova duhet ti forcon dhe shton sankcionet ekonomike ndaj Serbisë, të kërkon edhe nga miqët e vet ta bëjnë të njëjten gjë.

 

Dihet se Kosova nuk e ka forcën e Amerikës, por në rrethana të sodit, nëse populli shqiptar është unik dhe reagon si komb, ka forcë të mjaftueshme për ta mundur Serbinë. E drejta është në anën tonë.

 

Është gabim të hiqen apo suspendohen tarifat, përderi sa Serbia nuk ndalon sjelljet armiqësore dhe nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Nuk ka për  çka të bisedohet me kundërshtarin kur nuk të njeh as për njeri. Nga bisedimet e deritashme me Sërbinë, politikanët e Kosovës nuk fituan asgjë, humbën me turp dhe dolën me faqe të zezë. Nëse vazhdohet kështu, problemi i Kosovës me Serbinë nuk do të zgjidhet kurrë.

 

Kjo është në kundërshtim edhe me interesat e Evropës dhe Amerikës.

 

Qeveria e re nuk guxon ta bëjë të njëjtin gabim. Reciprociteti është parimisht gjë e mirë dhe logjike por duhet planifikuar mirë kurë dhe si mund të realizohet. Së pari duhet insistuar me ngulm dhe vendosmëri në reciprocitet për njohje të dyanshme. Pastaj, mund të bisedohet për reciprocitete ekonomike dhe të tjera.

 

Vendimet historike të ish-kryeminstrit Haradinaj për sankcione dhe kundërshtim energjik të ndarjes së Kosovës janë të drejta, të qëlluara dhe me rëndësi jetike për Kosovën. Gëzojnë përkrahje të madhe në popull, sidomos te mërgata shqiptare anekënd botës.

 

Ata politikan dhe analist naiv që trumbetojnë se këto qëndrime janë faktor vetizolimi të Kosovës duhet të na tregojnë me fakte se sa e “paizoluar’ ishte Kosova para marrjes së këtyre vendimeve.

 

Thënë haptas dhe me dhimbje, arsyeja pse Amerika dhe Evropa kërkojnë të hiqen tarifat pakushte është sepse shumica e politikanëve tanë ishin të dobët, të dëgjueshëm, të përçarë, të pavendosur dhe jokompetent, për gjynah të zotit apo si thotë populli “qyqana”.

 

Politikanët amerikan dhe evropian janë pragmatik, dëshirojnë të bëjnë zgjidhje sa më të shpejt dhe sa më të lehtë të konfliktit shqiptaro-serb. Nuk duhet mençuri e madhe për të kuptuar se është më lehtë dhe më logjike për t’ju bërë presion “qyqanave” shqiptar se sa kokëfortëve serb që nuk lëshojnë pe për asgjë. Tashti erdhi koha për të vepruar ndryshe, detyrë e qeverisë së re të shpresës.

 

Amerika nuk heq dorë lehtë nga Kosova. Pa Amerikën nuk ka bisedime, nuk ka zgjidhje dhe nuk ka ardhëmeri  të popullit shqiptar. Edhe kur ka mospajtime ekzistojnë mënyra legjitime veprimi me respekt dhe vendosmëri si në trojet tona ashtu edhe në Washington për ta siguruar përkrahjen e vazhdueshme amerikane.

 

Me forcimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës, krijohen kushtet që të sigurohen të drejtat njerëzore, humanitare, politike dhe kombëtare për të gjithë vëllazërit shqiptar që jetojnë në trojet e veta etnike në Kosovën Lindore, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe Greqi.

 

Gëzuar pavarësia e vërtetë e Kosovës kombi shqiptar!

 

 

*Anëtar i Bordit Ekzekutiv të Ligës Shqiptaro Amerikane dhe Këshillit të Vatrës

Lideri ose fenomeni Haradinaj nga pikëpamjet ose vrojtimët e njohura shkencore dhe humaniste – Nga AGRON SHABANI

Studimi dhe kuptimi i përgjithshem i politikës dhe mendimit politik

-Lideri ose fenomeni Haradinaj nga pikëpamjet ose vrojtimët e njohura shkencore dhe humaniste:

Ngritja ose formimi i vetëdijes kolektive (edhe asaj nacionale) dhe mendimit politik në stadin ose rangun e lartë civilizues, ky është paramendimi ose qëllimi final i afirmimit të individualitetit dhe kolektivitetit në kuadër të pluralizmit politik dhe demokracisë parlamentare ose politike. Mbase, çelësi kyç i demokracisë dhe një shteti të pavarur, sovran, integral, modern ose bashkèkohor.
Për me tepër ndërkaq, sistemi parlamentar shumëpartiak së bashku me rendin shtetror (kushteues ose juridik) dhe sistemin politik, në kushtët e kapitalizmit ose të të ashtuquajturës konkurencës së lirë, pos tjerash kanë treguar (dëshmuar) se aplikimi i t’i themi kushtimisht mekanizmit të njohur shumëpartiak ,sipas logjikës së ngjarjeve dhe gjërave, sollën thyerjen ose shkatërrimin e pushtetit autoritar dhe centralist. Ndërkaq, modeli ekstrem i pushtetit centralist dhe autoritarist, solli ngritjen ose formimin e etatizmit dhe egalitarizmit egocentrik dhe policentrik etj.
Një shteti të lirë, të pavarur, sovran, modern ose bashkkohor ,pos tjerash, mbi të gjithat i duhet ose nevojitët një mekanizëm i fortë tregtar, industrial dhe ekonomik i cili parasegjithash do të bazohej në ligjin e vlerës (vlerave) dhe kapitalit, dhe i cili njëherë e përgjithëmonë i ka përmbysur ose shkatërruar tendencat dhe fenomenët e njohura skllavopronare ose feudaliste, duke e bashkuar botën në një njësi (bashkësi) tregtare, industriale dhe ekonomike. Kjo zatèn èshtè edhe vlera kryesore e “tregut global” tè vlerave, resursève dhe kapitalit botèror.

Siç dihet, politologjia ose shkencat politike e kanë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente të cilat mbështetën ose bazohën në ndërkohë në substratin ose substituin determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, divergjencave, kontrasteve, kontraversave ose diskrepancave të shumëta klasore, sociale, politike, partiake, konceptuale, ideologjike etj.
Ndryshe nga kjo, duke i parafrazuar Maks Veberin (Max Weber), Artur Shopenhauerin ( Arthur Schoppenhauer) etj. Botën e sundojnë demonët ose “dishepujt” e ndryshëm të “mbretërisë së të keqës”. Ndaj, të gjithe ata që futën në lojërat ose ujërat e turbullta të sundimit, pushtetit, karierës, pasurisë së pandershme ose korupsionit, bëjnë pakte ose traktate të ndryshme me demonët, blasfemistët ose forcat e ndryshme reasionare, skllavopronare ose diabolike.
Dejvid Hjum (David Hume) dhe të tjerë, e veçojnë edukatën, kulturën, moralin, arsyen, disiplinèn, natyrën dhe karakterin e personit ose individit në zhvillimët ose procesët e ndryshme kognitive, evolutive, shoqërore, qytetare ose politike. Pa i harruar këtu edhe metodat induktive, deduktive, empirike, revoluciore, evolutive dhe të tjera në funksion të ndryshimit të një pushteti ose “sistemi të keq”me një pushtet ose sistem tjetër më” të mirë ” etj.
Ndonëse, filozoia e njohur e John Stuart Millit i ka vënë si të thuash themelët ose kornizat e para të metodës së njohur induktive, gjegjësisht, empiriko-analitike në kuader të së cilës, bihorvinizmi politik paraqet shtylllën ose boshtin kurrizor nè politikèn e sotme moderne ose bashkohore ku roli determinant dhe paradigmatik i shkencës dhe teknikës, kanë lozur një rol të rëndësishëm në këtë histori. Sidomos nepër fazat ose etapat e ndryshme bihevioriste ose postbihevioriste në SHBA-a etj.

Fuqia e madhe ushtarake, politike dhe ekonomkke së bashku me arritjet dhe përparimet e fuqishme industriale dhe teknologjike, pos tjerash sollën edhe ngritjen ose formimin e levizjëve, qarqëve ose organizatave të njohra elitare të fabrikantëve, farmerëve ose sipërmarrësve të fuqishëm amerikan si Presidenti Trump ose “Dinastia Trump”, “Carington” dhe të tjerë së bashku me qarqët ose elitat e njohura shkencore, intelektuale, kulturore, akademike ose gazezareske në SHBA-s mbi bazën ose ideologjinè (kauzalitetin) njohur të suksesit, efikasitetit, ndërshmerisë, ligjëve, rregullave dhe kontrollit.
Në kuader të kushtëve dhe rrethanave të reja shoqërore, qytetare, industriale, ekonomke, sociale dhe politike në SHBA-s etj: Profesorët ose politologët e njohur amerikan, në kuader të Univerzitetit të shquar të Çikagos, e ngritën ose themeluan Shkollën ose Katedrën e njohur të politologjisë ose shkencave politike, krahas Katedrës së njohur të psikologjisë klinike dhe asaj politike ose analitike. Drejtues dhe arkitekt i saj kryesor ishte Charles Merriam.

Meqë termi ose nocioni politikë ose ‘politika’ në Antike, e kishin kuptimin e pushtetit qytetar dhe demokratik mbi shtetin, duke menduar në polisin (shtetin) dhe moralin ose etikën mbi shtetin (polis-etika) sipas Platonit dhe Aristotelit etj. Për Tukididin, të gjithë njerëzit ose qytetarët (e Athinës etj.)-ishin ose janè shtet-qytet ose qytet-shtet. Filozofia greke mbi shtetin dhe pushtetin u bartë edhe në Romën Antike dhe gjithandej.
Në mesjetë ndërkaq, politika u kthye ose shndërrua në “regnum”(sundim ose pushtet) ku roli i kishës ishte dominant ose ambivalent. Sipas Shèn Augustinit, që nga themelimi ose gjeneza e tyre dhe deri me sot, ka patur përplasje, kolizione, antagonizma, divergjenca, kontraverza ose diskrepanca tè ndryshme në mes “civitas terrenit” ose “fushës qytetare dhe politike” dhe “Civitas Deit”(Shtetit të Zotit).
Toma Akuinski i dallonte (veçonte) metodat politike dhe jopolitike të shtetit dhe pushtetit, duke u shprehur se “Politika Ars Prutendta Est” (Politika èshtë Art i përvojes dhe zgjuarësisë),. Duke pleduar nè “Prudentia Administrativa”, “Prudentia Arcitektonica” etj. Politika pra, èshtè art i sundimit ose qeverisjes së atyre që janë me të zgjuar ose më të fortë mbi të paaftit ose despocistët.
Makiaveli, në stilin dhe cilësinë e filozofit ose mendimtarit kryesor të periudhës sè Humanizmit dhe Renesansës, ishte i mendimit mbi divorcin (ndarjen) ose dihotominë e domosdoshme në mes etikës (moralit) dhe politikës. Përderisa në epokën e re (moderne ose bashkèkohore) politika me ndihmën e politologjisë, filozofisë, sociologjisë, psikologjisë, antropologjisë, ontologjisë, epistemologjisë dhe shkencave tjera shoqërore ose humaniste, si dhe në bashkëpunim me shkencat natyrore ose teknike: U bë “Virtus Politique” (Virtyt Politik) në raport me “Auctorititas non Veritas Facit Legem”, ku “autoriteti i shtetit dhe pushtetit, dhe jo e vërteta e bëjnë ligjin”.(Veritas, non Auctoritas Facit Legem)

Ndonëse, sipas Aristotelit, shpirti në brendinë ose substancën e tij përmban ide dhe idetë janë të konceptuara dhe përceptuara përmes intelegjencës së njeriut në kuptimin e njohur se shpirti e ushqen trurin dhe truri e ushqen shpirtin e njeriut: Me kalimin e kohës do e kemi transorfimin ose renesansën e njohur të shtetit, pushtetit dhe politikës nga “Civitas (Dei) në “Res (publika) etj. E tërë kjo falë evolucionit, progrsit, emancipimit dhe intelegjencës së njeriut etj. U mor vesh se Dekarti e percaktonte intelegjencen si “mjet për përfitimet e shkencës dhe teknikë perfekte të lidhur me një pafundësi gjërash”. Leibnitzi i referohej intelegjencës si një shprehje e nukleusit progresiv të vetdises sè lartë , arsyes dhe ndërgjegjës.

Në politikë të lartë ose diplomaci, ashtu sikurse në luftë, në vend të ligjëve të statikës ose mekanikës, dominojnët shpesh ligjet e dinamikës ose termodinamikës ku gjatë procesëve të ndryshme natyrore, ushtarake (luftarake) dhe të tjera, një sasi e madhe e forcës dhe enërgjisë sikur e humbë peshën dhe gravitacionn e saj të dikurshëm ose paraprak. Në procesët kimike ndërkaq, dy substanca të ndryshme, ose puçen (bashkohen) me njèra tjetrèn, ose shuhèn dhe shpèrbèhen.

Politika dhe diplomacia shqiptare, ose ajo kosovare si pèr shèmbull, asesi tè gjejnè vetèn nè “parketin” ose “masivin e madh” tè marèdhenieve ose raportève tè sotme botèrore ndèrkombtare. Pse (pèrse) ndodhè kjo nè njè kohè kur Kosova dhe Shqipèria aq shumè kanè nevojè pèr njèra tjetrèn? Kjo ndodhè, sepse ti nuk mund të ndryshosh botën, popullin, shtetin, pushtetin ose shoqërinë e gjërë njerëzore ose qytetare, pa e ndryshuar, korigjuar ose përmirësuar vetën ose vetvetèn tënde objektive dhe subjektive nga çështjet dhe aspektët e ndryshme dogmatike, demagogjike, hipokrite, pllakative, ataviste, reaksionare, anakronike, inkoherente, utopike, hedoniste dhe të tjera.
Ti mund të bëhësh kryeministër, president, kryeparlametar, deputet, ministër, politikan, ambasador ose diplomat i shpifur, sajuar, kamufluar ose prodhuar artificialisht nga laboratorët ose “epruvetat” e ndryshme partiake, politike, forumiane, kabinetike, paralpolitike, paranormale dhe të tjera. Sigurisht. Bile, edhe lider i njohur, i stisur, sajuar, himnizuar, valorizuar ose glorifikuar nga mediat, propaganda ose agjitacioni. Por, ti nuk mund të bëhësh dikushi ose askushi, duke i ndryshuar fjalët, si dhe duke i shkelur premtimet, vlerat, parimet dhe interesat e larta morale, intelektuale, profesionale, shtetrore, nacionale, humaniste etj. Apo, duke i përseritur ose recidivuar metodat e një politike të meherëshme që e ke akuzuar dhe kriminalizuar dikur, dhe e cila me gafat ose nonshalancat e saj të ka sjelurr në pushtet.
Politika dhe diplomacia janë vazhdim i luftës me mjete ose metoda të tjera në kuptimin e asaj se në frontin e luftës, ju i shihni vetëm ushtarët ose luftëtarët e armatës (ushtrisë) kundërshtare ose armike dhe jo eprorët, komandantët ose strategët kryesor, ndërkaq, në fushën ose ‘frontin e luftës’ politike ose diplomatike, ju mund t´i shihni ose takoni vetëm udhëheqësit, komandantët ose strategët e ndryshëm ushtarak, politik ose diplomatik dhe jo armatën ose ushtrinë e tyre në prapavi.

Fenomeni Haradinaj!

Në Kosovë politka dhe diplomacia si duket nuk kanè kohè pèr edukaten, kulturèn, moralin, virtytin, idealin, humanzmin, shkencèn, arsimimin, emancipimin, disiplinimin etj.
Rubikoni ose grafikoni i pleshmërisë ose prodhimtarisë së gjithëmbarëshme politike dhe diplomatike në Kosovë, janë të varur dhe ndikuar nga shumë faktor të ndryshëm determinant dhe paradigmatik si dhe nga qarqe ose struktura të ndryshme përverse, retrograde, reaksionare dhe diabolike nga brenda dhe jashtë Kosovës që e shohin ish Kryeministrin Ramush Haradinajn jo vetëm si hero të luftës dhe lirisë (çlirimit) të Kosovës, por edhe si hero, gardian ose kalorës të shtetit, integritetit dhe sovranitetit tè Kosovës i cili duhet sfiduar, linçuar, kriminalizuar, shanazhuar, eklipsuar dhe izoluar patetèr nga pushteti dhe politika kosovare. Jo vetèm z. Haradinaj.

Të keshë forcën dhe guximin e njohur qytetar, intelektual dhe politik për t´i vërejtur, qortuar, kritikuar ose kundërshtuar hapur ose publikisht nihilizmin ekstrem ose radikal së bashku me ikjen e “botës shqiptare” ose “kosovare” nga diskursi dhe ekskursi global ose universal në retorikën, oratorinë ose frazeologjinë dogmatike, demagogjike, hipokrite, reaksionare ose anakronike që kanë për qëllim bartjen, relativizmin dhe reduktimin maksimal ose absolut të shtetit, pushtetit, vlerave, resursëve dhe kapitalit të gjithëmbarëshem shtetror dhe nacional në një qark ose rreth të ngushtë vicioz ose biocenoz të “mbinjerëzve” ose “supermenëve” të ndryshem institucional, politik, afarist, profiterist, karierist,, tregtar ose ekonomik të cilët nuk i njohin dhe s’i pranojnë faktet ose realitetèt e njohura në terren: Duhësh të keshë urtësi dhe frymëzim platonik për t´i njohur dhe identifikuar edhe problemet, sfidat dhe vështirësitë e hetueshme që ekzistojnë në demokracitë më të përparuara të Perëndimit. Nè SHBA-s dhe UE-s sidomos.
U mor vesh se të kërkosh definicion ideal të demokracisë së lartë evroperëndimore, kjo nuk do të thotë automatikisht të braktisësh realitetin në llogari të botës së ideve ose teorive të njohura shkencore ose humaniste. Pa ide, teori, koncepte, definicione dhe vizione të njohura shkencore ose humaniste, çfarëdollojë gjykimi do ishte i pamundur dhe i gabuar.
Ndonëse, edhe idetë ose idealet e njohura të demokracisë evroperëndimore ose kapitaliste, nuk paraqesin një model ose koncept të qartësuar dhe final i cili e ka arritur përsosjen ose perfeksionizmin optimal ose maksimal. Jo, sepse idetë e demokracisë nuk përmbajnë ndonjë substrat ose substitut esencial ose substancial që do e shquanin dhe imponin vetvetën e tyre si fakte ose realitete të pakontestueshme dhe afatgjata. Koncepti mbi demokracinë si një koncepcion shkencor ose metodologjikë, nuk do vlente aq shumë poqese nuk do të nxirrej nga ndërthurjet dhe interferimet e njohura të interaksionit social dhe atij antropologjiko-epistemologjik.

Ndaj, a është e mundur dhe si është e mundur që një qenie individuale ose specie politike, të mund të gjejë një pajtim me grupin shoqëror, qytetare ose politik si dhe me rregullat e tyre? A është i dënuar individi pushtetmbajtës ose politik ( si Ramush Hradinaj) i cili për të jetësuar ose përjetësuar popullin (kombin) dhe atdheun e tij, është i detyruar t´i shkelë, suprimojë dhe asgjësojë gjithëmonë ose vazhdimisht lirinë, pavarësinë, individualitetin, spontanitetin, ekskluzivitetin, integritetin, mirëqenien dhe karierën e vet? Gjegjësisht, vetvetën e tij.
A është e mundshme ndonjëherë që të kënaqen dhe pajtohen njëkohësisht tre segmentët ose fundamentët e mëdha ose kryesore të shtetit dhe shoqërisë së gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare: Liria individuale, liria globale ose kolektive dhe solidariteti shoqëror? Kjo mbase është njëra prej çështjeve më thelbësore ose esenciale që mund të shtrohet ose parashtrohet në shkencat politike si dhe në shkencat ose disiplinat tjera shoqërore ose qytetare. Kjo do të thotë se filozofia, socilogjia, psikologjia, antropologjia, ontologjia, gneseologjia, epistemologjia, politologjia, etika, estetika, pedagogjia dhe kështu me radhë, mund të kenë kuptimin, funksionin dhe ndikimin e tyre optimal ose maksimal, varësisht nga përgjigjja që mund të ipet lidhur me pyetjet ose tematikën e mespërme. Ky do duhej të ishte edhe kuptimi ose përceptimi esencial ose substancial i përkufizimit dhe koncepcionit të njohur shkencor ose humanist mbi lirinë, drejtësinë dher barazinë e gjithëmbarëshme njerëzore (qytetae), shtetrore, nacionale, konstitucionale, institucionale, funksionale, politile, diplomatike etj. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe lirinë, drejtësinë dhe barazinë për të mbrojtur dhe fituar lirinë dhe pavarësinë e njohur shtetrore, nacionale, politike, historike, teritoriale, gjeografike etj.

Ish kryeministri Haradinaj, sigurisht se bëri gafe ose gabime të ndryshme taktike, teorike, praktike, strategjike, kadrovike, politike, diplomatike, retorike, oratorike etj. Sidomos në raport me SHBA-s, UE-s, me kryeministrin shqiptar, z. Edi Rama etj. Por, z. Haradinaj, gjithashtu do mbahet mend si i vetmi lider ose burrështetas modern shqiptar i cili në emër të interesave ose kauzalitetit të lartë shtetror dhe nacional të popullit (kombit) dhe atdheut të tij, e mohoi ose sakrifikoi karierën ose funksionin e vet të shefit të ekzekutivit kosovar.
Në këtë prizëm, nuk mund të pajtohen kurrë egoja, vizioni, narracioni, invencioni, intencioni, potencioni ose dimensioni i veçantë i personit ose individit (…) me vlerat, sakrificat, guximin, heroizmin, vetmohimin, dimensionin, globalitetin ose universalitetin e përgjithshëm të z. Ramush Haradinaj etj. Jo, sepse personi ose individi, vërtetë mund të bashkohen me të tjerët, vetëm duke i njohur dhe pranuar vlerat, nevojat, kërkesat, ëndërrat, deshirat, idealet dhe vizionet e njohura shtetrore, nacionale dhe politike së bashku me frymën e qytetërimit (emancipimit), identitetit, spontanitetit, ekskluzivitetit, integritetit dhe subjektivitetin të tyre qytetar ose politik.
Vetëm duke u qytetëruar, edukuar, arsimuar, kultuar dhe emancipuar kombtarisht dhe politikisht, personi ose individi, ia arrijmë të ngritën (ngjiten) dhe largohèn nga ‘foshnjëria’ ose “tabula rasa” e përgjithshme shtetrore, nacionale, institucionale, karieriste, profesionale, politike ose diplomatike që i fshehim dhe krijojnë vet.
Vetëm përmes edukatës, kulturës, moralit, disiplinës dhe emancipimit të përgjithshëm, personi ose individi, mund të ngritën ose ikin (largohen) nga kthetërat e ndryshme arbitrare, autoritare ose totalitariste të shqisave, instiktëve ose ndijimëve (ndjenjave) të ndryshme iracionale, negative, subjektive, sugjestive etj.
T’i pranosh tjetrit vlerat, vetitë dhe cilësitë e larta institucionale, konstitucionale, intelektuale, profesionale, morale, çlirimtare (uftarake), heroike, patriotike dhe të tjera: kjo, do të thotë të pranosh të drejtën e tij dhe tè drejtèn tènde (personale) për edukatë, kulturë, liri, drejtësi dhe barazi. Sepse, njëra nga të drejtat themelore ose bazike të secilit njeri, përveç lirisë së gjithëmbarëshme objektive dhe subjektive, është edhe e drejta për të pasur mundësi intelektuale, profesionale dhe politike për ta fituar dhe mbrojtur atë liri, drejtèsi dhe barazi.

U kuptua se kompromisi, konsenzusi, dialogu dhe metodat e njohura shkencore ose filozofike në kuadrin e një logjike dhe filosofie të re (bashkohore) dhe analitike të raportëve ose marëdhëniëve të sotme botërore ose ndërkombëtare në të cilat shkenca dhe teknika se bashku me qarqet, strukturat, elitat ose superstrukturat e njohura qytetare, politike, diplomatike, shkencore (akademike), intelektuale, kulturore, sociale, industriale, ekonomike dhe të tjera, jo rrallë konceptohen, përceptohen dhe anticipohen si ideologji apo mbase si një kauzalitet i ri shtetëror, nacional ose politikë tek popujt ose vendët e ndryshme industriale ose ekonomik gjithandej globit tonë tokësor.

Në të kundërten, përveç dialogut dhe formalizmit të njohur tradicional dhe ekskluzivist, filozofia politike dhe diplomatike ka për qëllim vendosjen e piketave ose kornizave të njohura shkencore dhe humanste të filosofisë moderne ose bashkohore në njerën anë, gjegjësisht, etikës dhe estetikës së njohur institucionale, konstitucionale, profesionale, politike dhe diplomatike në anën tjetër. Duke i veçuar këtu parimet, premisat dhe postulatët e njohura etike dhe metaestetike në kuadrin e sociofilozofisë së njohur reflektive, kognitive dhe pozitiviste. Respektivisht, të filozofisë së njohur diskursive dhe analitike të çështjëve dhe aspektëve të gjithëmbarshme të raportëve ose marëdheniëve të sotme botërore ose ndërkombëtare ku njeriu ( politikani ose diplomati) i mirëfillët dhe ekselent, gjithmonë duhet t’iu përshtatët ose adaptohet kushtëve, rrethanave, zhvillimëve, procesëve ose fenomenëve të ndryshme në kohë dhe hapësirë. Duke e bërë ose veçuar në këtë kontekst dallimin e interesave dhe aspiratave të njohura ( shtetrore dhe nacionale) të popullit dhe vendit të tij përkatës ose respektivë nga ato të natyrës dhe karakterit tè njohur global ose universal.
Në politikèn dhe diplomacinè shqiptare ose kosovare, ndodhë e kundèrta!!!
Aty janë edhe etika autonome dhe heteronome, eudaimonizmi, hedonizmi dhe utilitarizmi i njohur shoqëror, qytetar, politik ose diplomatik së bashku me etikën e njohur individuale, etikën globale ose kolektive, etikën formale ose dialektike, etikën profesionale, etikën sociale, etikën materiale, etikën ekzistenciale ose ekzistencialiste, etikën deontologjike, etikën ontologjike, etikën diskriptive ose empirike, etikën funksionale ose funksionaliste, etikën aksionale ose aksionaliste, etikën normative, rekonstruktive ose diakronike etj.

Albin Kurti është kryeministri i parë në historinë e Ballkanit, që përgjysmoi pagën e vet! – Nga Prof.Dr. Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik,

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, më 12 shkurt 2020, kryeministri Albin Kurti arriti t’i tregojë popullit të Kosovës se është me popullin dhe për popullin ngase si hap të parë dëshmues i këtij konstatimi, është miratimi i vendimit për uljen e pagës së kryeministrit (vetëvetes) “ për 1450 euro”, si dhe “ 15 ministrave të tjerë, të cilët do të paguhen vetëm 1270 euro, në vend të rrogës paraprake prej 2000 eurosh”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori vendim për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë së kaluar e cila rriti r…

Vërtet, ky është një vendim i drejtë, i ligjshëm dhe demokratik e human, sepse deri më sot në historinë e qeverive të asnjë shteti të Ballkanit (1912-2020) nuk ka ndodhur që ndonjë kryeministër t’ia ulë-përgjysmon vetes rrogën prej “3000 në 1500 euro”.

Ky është një senasacion pozitiv dhe i mrekullueshëm historik në këtë shekull të sëmurë, të grabitjes, të shfrytëzimit të egër, të plaçkës, të dhunës, të krimit, të papunësisë, të ekzodit dhe të varfërisë së tejskajshme, sidomos në Ballkan.

Ja, ky është argumenti dhe e vërteta e pakundërshtueshme se kryeministri Albin Kurti është humanist, patriot dhe demokrat i vërtetë me sjellje dhe me vepër konkrete që dëshmoi se preokupimi i tij parësor, është mbrojtja e interest të përgjithshëm të POPULLIT dhe të Republikës së Kosovës, si dhe të parimeve dhe të vlerave humane, demokratike e parlamentare, JO indidualzmi, interesi egosit karrierist, uria e pangopshme dhe etja e pashuar me çdo kusht dhe, me çdo mjet për “kapjen e pushtetit” dhe të pasurisë së popullit.

Pikërisht, ky kryeministër patriot, humanist dhe demokrat u ka munguar Kosovës dhe Shqipërisë, Jo më pak se 30 vitet e shkuara (1990-2020).

Sikur gjatë tri dekadave të shkuara, Albin Kurti të kishte qenë kryeministër i Shqipërisë, s’ka asnjë dyshim se, së pari Kosova, do t’i shpëtonte terrorit, zjarrit dhe gjenocidit të Serbisë së Slobodan Milosheviqit, ku si rrjedhim, sot Kosova dhe Shqipëria, do të kishin qenë të bashkuara si një shtet i vetëm kombëtar, demokratik dhe parlamentar.

Ky shembull pozitiv i uljes së pagave qeveritarëve të Kosovës dëshmon haptazi se Qeveria e kryeministrit Albin Kurti është qeveri e popullit, qeveri demokratike dhe humane, që përfill dhe favorizon vetëm interesat jetike dhe ekzistenciale të popullit dhe të shtetit të Kosovës, JO “nomenklaturat” e harangave, të matrapazëve, të plaçkitësve, të shfrytëzuesve dhe të kriminelëve të ndryshëm politikë, që e shkatërruan ekonomikisht, politikisht, materialisht dhe fizikisht popullin e varfër dhe të papunë (2000-2020).

Në këtë kontekst të dekontaminimit të florës dhe të faunës (të shpëtimit të shpirtit të popullit dhe të shtetit të Kosovës) nga sëmundjet dhe nga viruset e derisotme epidemike, vërtet, mund të ndihen keq dhe të “çuditen vetëm gjedhet”, të cilat qe 20 vjet janë mësuar “me kullotë pa kërpesh” djersën, pasurinë dhe gjakun e popullit, duke e lënë pa bukë, pa dritë, pa ujë, pa punë, pa ilaçe, pa strehë dhe pa kurrfarë përkujdesi mjekësor, shëndetësor, material dhe ekzistencial të mirëqenies. Kjo bëri që për 30 vjet në Shqipëri dhe, për 20 vjet në Kosovë, të krijohen dy shtresa shoqërore: klasa kullake mafioze milionere e miliardere dhe klasa proletare e varfër pa punë, pa bukë dhe pa ekzistencë. Ky ishte “thelbi” i përmbajtjes së demokracisë në veprim; e shpërfytyruar dhe e improvizuar jo vetëm brenda territoreve të Shqipërisë etnike, por edhe në tërë Ballkanin (1990-2020).

Të lumtë kryeministër, Albin Kurti, që së pari po mendon dhe po përkujdesesh për përmirësimin e gjendjes së mjerueshme sociale, ekonomike, materiale dhe ekzistenciasle të popullit, jo se si t’ia ngresh vetes pagën prej “3000 në 4000 euro”, ashtu edhe ministrave “prej 2000 në 3000 euro”.

-Ja, me këtë hap konkret të uljes së pagave kryeminstrit dhe ministrave tuaj, e bëre me dije popullin se përpjekjet dhe lufta jote e deritashme politike objektiv kryesor kishte mbrojtjen e interest të përgjithshëm të popullit dhe të shtetit të pavarur dhe demokratik të Kosovës, JO “kapjen e pushtetit”, pasurimin e paligjshëm e as grabitjen e pasurisë së popullit dhe të shtetit për t’u bërë milioner apo miliarder me pallate luksoze, me rançe, me kompania, me korporata… etj., siç vepruan parardhësit tuaj në pushtet (2000-2020), duke e sjellë popullin dhe shtetin buzë greminës, vetëm për t’i realizuar interesat e tyre mafioze dhe të shfrytëzimit të njeriut prej njeriu, në emër të luftës, të patriotizimit, të demokracisë dhe “atdhedashurisë” së rreme, gjë që kjo sëmundje ekonomiko-politike, financiare dhe materiale zgjati deri më 6 tetor 2019, kur populli me votën e lirë demokratike ndëshkoi demokratët e sëmurë dhe demokracinë e patriotizmin e rremë retorik dhe ekzagjerues, që përmes kësaj farse politiko-propagandistike “mjelnin” pasurinë e popullit dhe të shteti, jo më pak se 20 vjet, duke e abuzuar votën dhe besimin e popullit. Mirëpo, kjo “këngë e mjerimit” 20-vjeçar nuk do të përsërtitet dot më në shtetin e Kosovës, sepse kuadrot e gjeneratave të liderëve të rinjë politikë me Albin Kurtin dhe me Vjosa Osmanin në krye, nuk do të pranojnë recidivat e dështuar të kohëve të kaluara (2000-2020). Kjo është shpresa dhe garancia politike, ekonomike, zhvillimore dhe e përgjithshme për përparimin dhe për lulëzimin e ardhmërisë së popullit dhe shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

-S’ka më politikëbërje: “BISHTIN E LOPATËS” POPULLIT-VEGJËLISË, kurse pasurinë, milionat e miliardat, fabrikat dhe pushtetin e përjetshëm derëbejëve sundues kulltukofagë. Kjo farë politike antipopullore, antihumane, antidemokratike dhe antishtetërore, kurrë më nuk do të përsëritet në Kosovë, derisa të qeverisë Vetëvendosja me Albin Kurtin në krye. Ky është shpëtimi dhe garancia e së ardhmes së Kosovës demokratike dhe paqësore.

Sa më lart, Albin Kurti është KRYEMINISTRI i PARË në historinë e derisotme të kryeministrave të shteteve të ndryshme të Ballkanit, që vetes ia uli rrogën për ta ndihmuar popullin e varfër dhe të papunë të Kosovës.

Pra, pa spekulime, pa improvizime, pa mashtrime dhe pamanipulime politike të derisotme ( 2000-2020), kryeministri Albin Kurti bëri atë që asnjëri president dhe asnjëri kryeministër i Republikës së Kosovës nuk e ka bërë as për popullin e as për shtetin e ri të Kosovës, duke ia zbritur rrogën vetes dhe ministrave të tyre.

Ndërkaq, suitat e paraprake lideriste politike shtetërore, vetëm se thirreshin rrjeshëm në emër të popullit, të patriotizmit dhe të demokracisë, duke i mbushur xhepat plot (me tendera dhe pa tendera) e popullin për 20 vjet rresht e patën lënë në “mëshirën e kohës” : mbi 40% të papunë, mbi 40% të varfër dhe pa kurrfarë perspektive materiale dhe ekzistenciale.

-O, populli im i përvuajtur, me fat qeveria POPULLORE e Republikës së pavarur dhe sovrane të Kosovës.

-O, popull im i dashur dhe i shtrenjtë, me Albinin nuk do të jeni më “nomadë” të uritur, të etur, pa plang e shtëpi, të përbuzur, të shfrytëzuar dhe në “mëshirën e kohës”, por do të jetoni normalisht si të gjithë qyetarët me nder nga puna, nga fitimi dhe nga paga juaj e merituar qoftë publike, qoftë private. –Nuk do të jeni më kafshatë e hidhur dhe e përbuzur nga kullakët sadistë dhe nga liderët e pangopshëm politikë milionerë, duke iu lutur, “a doni qymyr zotni”, apo a doni që t’ua lustroj këpucët zotni? , siç vajtonte dikur vegjëlinë e nëpërkëmbur dhe të shfrytëzuar deri në palcë, Migjeni, poeti ynë i kohës së mjerimit, të urisë, të varfërisë dhe të shfrytëzimit të popullit shqiptar në Shqipëri.

Pa dyshim se me Albin Kurtin kryeministër të Kosovës ka filluar një dekadë e re lirie, barazie, solidarësie,drejtësie, demokracie dhe humanizmi si vlera kombëtare dhe ndërkombëtare universale.

Nuk do të vlejë më staregjia e dhunës, e plaçkës dhe e shfrytëzimit, – “BISHTIN E LOPATËS POPULLIT” e kolltukët e mëndafshtë, pallatet dhe milionat vetëm për derëbejtë dhe për “grixhat” e tyre nepotiste, partiake, oligarkike, mahallore dhe provincialiste si këtu e 20 vjet më parë. Kjo “epokë”, tanimë ka marrë fund në Kosovë, më 6 tetor 2019 me fitoren e kryeministrit Albin Kurti, të Vjosa Osmanit dhe kuadrove kombëtare të reja të afta politike dhe demokratike.

ELEGJI PER BREZIN TIM – Nga EUGJEN MERLIKA

 

 

 

“…Nga luftërat vijmë, në luftëra shkojmë…”

Ismail  Kadare

 

 

Duke shëtitur në një rrugicë pylli  të një fshati turistik malor të Alpeve italiane, një mëngjez të kthjellët gushti, mendimi vuri flatrat dhe më ktheu prapa në kohë. Para syve të mi u ripërtërinë skena ngjarjesh, njerëzish e mjedisesh, që ishin palosur si fletët e zverdhura të një ditari të vjetër në mëndjen time. E shkuara u shpalos me fytyrat e njohura të shokëve e të shoqeve të fëminisë, të shkollës, të punës, të kampeve të internimit, të burgjeve, të të njohurve të rastësishëm në udhëtime, në plazhe, në ceremoni vdekjesh, në dasma, në… Më dukej se i kisha pranë, se bisedonja me ta, se së bashku shëtisnim në këtë pyll magjepsës, se shkonim drejt një teleferiku që do të na ngrinte në majën e një mali, ku horizonti zgjerohej e ku shikimi tretej në këto bukuri të natyrës…

E shkuara, sa e fuqishme mbetet gjithmonë ajo në veten tonë. Sido që të ketë qenë, e trishtuar apo e gëzuar, e dhimbëshme apo e këndëshme, na mban gjithmonë robër të saj. Ne çdo ditë flasim e mendojmë për të nesërmen, për muajt e vitet që do të vijnë, por instiktivisht, pa dashur kthehemi mbrapa tek muajt e vitet e kaluara, tek bëmat e më shumë tek ato që nuk mundëm të bënim, tek ato shpresa e ëndrra që i futëm nëpër sirtare sepse nuk qemë të aftë t’i realizonim, sepse nuk ditëm t’i sendërtojmë, sepse nuk na lanë të tjera krijesa si neve t’i vinim në jetë…

Në këto çaste, kur përfytyrimi më ka bashkuar me qindra njerëz që sot janë të shpërndarë në të katër anët e vëndit tim dhe të botës së madhe, më duket vetja si ujët e një pellgu, në të cilin hidhet një gur e valët në formë rrathësh ngrihen e zgjerohen duke u përplasur në breg. Ndoshta gurin e hodhi kjo natyrë e bukur, që më solli ndërmënd një tjetër vënd po kaqë të bukur në të cilin, shumë vite më parë, kryeja shërbimin ushtarak: Martaneshi, Vërvjaka, Liqeni i zi, Kaptina…Valët e ujit janë si ato të kujtimeve, të mendimit që në këtë rast më çon në bangot e shkollës, në kantjeret e ndërtimit, në fusha, në shëtitore qytetesh, në qeli burgjesh, në plazhe, në galeri minierash, në reparte ushtarake, në të gjitha ato brigje ku rrodhi plot dallgë e shkumë lumi i jetës sime.

Në këtë mori skenash, që pushtojnë në këto çaste trurin tim, merr formë e trupëzohet një qënie e stërmadhe, që përmbledh gjithshka, vë rregull në mendimet e mia të davaritura dhe më kërkon, në heshtje, të flas për të. Eshtë Brezi im, një mori njerëzish të lindur në dhjetëvjeçarët e katërt e të pestë të shekullit që shkoi. Një dhimbje e njohur fillon të më sëmbojë zemrën, një dhimbje e herëshme, për të cilën mjeku kohë nuk gjeti kurrë barin e shërimit. Eshtë dhimbja për Brezin tim, për fatin e tij, për fatkeqësitë e tij, për ëndrrat e tij të shkërmoqura, për shpresat e tij të cunguara, për mundin e tij prej Sizifi të shkuar kot, për lirinë e tij të panjohur, për varfërinë e tij të njohur, për…

Ne lindëm e u rritëm me ajrin e luftës. Nga prindët tanë trashëguam një Vend, në të cilin sundonte një regjim, që i kishte rrënjët në gjak e që mbillte urrejtje. Ishte një kastë njerëzish, të sjellë nga koha dhe tragjedia e luftës së dytë botërore në krye të Vendit. Kaqë shumë i ishin mirënjohës asaj lufte, që u kishte dhënë pushtet mbi një popull me njëmijë probleme të trashëguara nga historia, saqë fjalën “luftë” nuk e hoqën kurrë nga goja, e bënë lejtmotivin e të qënurit në jetë, alfën dhe omegën e jetës dhe veprës së tyre. Fëmininë dhe rininë tonë na e mbushën me shfaqjet më të ndryshme të këtij koncepti, me lakimet e togfjalëshat më të larmishme të atij emri, që zakonisht shoqërohej nga ndajfolja kundër. Luftë kundër borgjezisë, kundër kapitalizmit, kundër revizionizmit, kundër pronës private, kundër interesit personal, kundër ideologjisë së huaj, kundër shfaqjeve të huaja, kundër besimeve fetare, kundër “botës së vjetër“, kundër kanunit dhe mbi të gjitha kundër  “armikut të kllasës “ të brendshëm e të jashtëm…

Krahas kësaj lukunie të lemerishme termash, të afta të atrofizonin çdo ndjenjë njerëzore, na u desh të mësonim dhe termin “ dashuri “, por jo atë që gjen të spjeguar në cilindo fjalor të botës. Dashuria jonë duhet të ishte diçka e veçantë, e pakufishme, por jo për prindërit tanë, për djalin a vajzën që na tërhiqte, për lirinë a të drejtat tona si njerëz. Ajo duhet të ishte e tillë për marksizëm-leninizmin, për Stalinin, për Partinë e Punës, për internacionalizmin proletar, për atdheun socialist, për Mao Ce Dunin e mbi të gjitha për “udhëheqësin e shtrenjtë” të partisë e të popullit, Enver Hoxhën. Këto dy fjalë, të lashta sa bota, bashkëudhëtaret e njerëzimit në mijëvjeçarë, sinonime konceptesh të bastarduara e të përmbysura nga idhtarë të ideve marramendëse si molla biblike e Evës, na përkundën djepin, na shoqëruan hapat e para të fëmijës, lodrat e të miturit, fantazitë e të riut.

Në mëndjet tona fëminore, bota përfytyrohej si një fushë e përjetëshme beteje, ku luftohej vazhdimisht mes të mirësh e të këqijsh, ku të mirët kishin një emër të përbashkët: bolshevik, partizan, komunist. Të këqijtë ishin gjithmonë po ata: gjermanët, fashistët, ballistët. Secili prej nesh mundohej të njëjtësohej me kampin e të mirëve, për të ushqyer shpresën se një ditë do të arrinim “parajsën tokësore”, ku shndriste i paperëndueshëm dielli i komunizmit. Ky ishte iluzioni fëminor, e vërteta ishte diçka tjetër. Ajo përkonte me idenë e fushës së betejës, por pa dashje, pa kuptuar ne ishim pjesëmarrës në këtë luftë. Ne luftonim me njëri tjetrin, me shokun e bangës në shkollë, me fqinjin, me të afërmin.

Në shkolla mësuesit na shpjegonin se nazistët vrisnin hebrejtë, romët, jevgjitët në emër të pastërtisë së racës ariane. Bëhej fjalë për miliona njerëz, viktima të urrejtjes raciale. Ne ishim pak më shumë se një milion dhe ishim të ndarë më dysh: “ne” dhe “ ata”. “Ne” ishin të mirët, njerëzit e partisë e të pushtetit, kurse “ata” ishin të këqijtë, “armiqtë e kllasës”, ata që bënin tërë prapësitë. Ne duhet të shiheshim vëngër, të mos i flisnim njëri tjetrit, paçka se ishim komshij me shtëpi, se shkonim në të njëjtën shkollë, se barisnim në të njëjtën rrugë, se shihnim të njëjtin qiell, se kishim të njëjtat dëshira, se ishim e njëjta racë, se flisnim të njëjtën gjuhë, se ishim i njëjti popull…

Ne duhet të ishim në luftë të përherëshme, në një luftë tinzare, të pabesë, sepse kishim lindur nga prindër të ndryshëm, që në të ashtuquajturën “luftën e madhe kundër okupatorit e tradhëtarëve” kishin patur mendime e qëndrime të ndryshme. Ne atëhere nuk kishim lindur, por megjithatë ne mbanim në kurriz “fajet” apo në gjoks “meritat”, të cilat mbeteshin të përjetëshme. Në të vërtetë të paluajtëshme mbeteshin vetëm “fajet”, që përcilleshin në breza, ndërsa “ meritat”, në mjaft raste zbeheshin, zhdukeshin e bartësit e tyre shpesh përfundonin në rradhët e “ atyre”, duke pësuar ato qëndrime, që deri atëhere mbanin me të tjerët. Kjo ishte mendësia që shoqëronte rritjen tonë, në një Vend ku vënia në jetë e saj krijonte tabllonë e lemerishme të burgjeve, të kampeve të internimit, të mohimeve nga më të ndryshmet, të dallimeve raciale nën emrin”klasore”, të fyerjeve, të dhunës, të nëpërkëmbjes.

Në këtë rend absurd idesh, konceptesh, qëndrimesh e veprimesh mëndja jonë nuk mund të zhvillohej normalisht. Ajo qe si një arë e palëruar , në të cilën mbinë vetëm ferra e barishte të këqia. Në të u mbollën e u kultivuan urrejtja, mosbesimi, frika, hipokrizia, puthadorja. Horizonti ynë u ngushtua. Ne nuk mundëm të përceptojmë vlerën dhe fuqinë e koncepteve të tilla si: liria, toleranca, nderimi për tjetrin, për mendimet e ndryshme nga tonat, për aftësinë e pakufizuar dhe të pakufizueshme të njeriut, për nismën e tij, respekti për botën e huaj, për kulturën dhe përparimin, për prindët, për traditën, për historinë.

Bota jonë niste më 8 nëndor 1941 dhe çdo raport kongresi shënonte një etapë zhvillimi të saj. Modeli ynë i imitimit ishte Pavlik Morozovi, një fëmijë që kishte paditur babanë, sepse nuk kishte dorëzuar drithin në pushtet, heronjtë tanë ishin Lej Feni, Fuat Cela, Alo Qosja, Shkurte Pal Vata etj…Ç’mund të dilte nga një përzjerje e tillë kundërvlerash? Dolëm ne, Brezi im i gjymtuar, që nuk pati kurajon as të përpiqet të ndryshojë diçka, megjithëse bota, rreth e larg nesh, ndryshonte çdo ditë. Ne ditëm vetëm të njëjtësoheshim, të vazhdonim lojën e llahtarëshme të prindërve tanë të xhelatit e të viktimës, të duartrokisnim çdo trill e delir të Neronit tonë, çdo proçes ku dënoheshin njerëz të pafajshëm, çdo sulm kundër çdo lloj ndryshimi në të mirë të sistemit komunist jashtë, çdo lloj goditjeje të vlerave shpirtërore tonat, madje dhe kundër besimit tek Zoti.

Ne nuk jetuam, ne mbijetuam si zvaranikët që tërhiqen në kërkim të një qosheje me diell. Ne humbëm vitet më të bukura të rinisë sonë, duke gërmuar me kazma malet e fushat sepse malet do t’i bënim si fushat. Ne, skllevërit modernë të shekullit të njëzetë, në ndryshim nga ata të botës së lashtë, nuk kishim të drejtë të mbanim dhe flokët siç dëshironim. Pantallonat dhe fundet duhet të kishin përmasat e përcaktuara e të miratuara nga “Faraoni” dhe vartësit e tij. Ne shkrimë të gjithë talentin e aftësitë tona për t’i kënduar madhështisë së “Sulltanit”, me vargje, me këngë, me piktura, me gdhendje, madje duke gdhendur dhe malet që emrat e dyshes me nga pesë shkronja të shiheshin së larti nga qielli, mbasi “ Dielli” ynë ishte më i shndritëshmi i gjithësisë.

Ç’ndodhi me ne? A jemi ne tërësisht përgjegjës për atë që nuk bëmë, që nuk mundëm, nuk ditëm apo nuk deshëm të bëjmë? Apo një fatalitet historik, shumë më i madh e më i fuqishëm se “vullnetet tona të ndrydhuna”, na shtypi pa mëshirë e ne nuk patëm forcë të ngrihemi? Të tjerët na i dhanë shembujt: polakët, hungarezët, çekët kishin afërsisht histori të ngjajshme me ne. Ata luftonin, organizoheshin, qëndronin, flijoheshin për t’a ndryshuar jetën e tyre. Ata përballeshin me përbindshin e, megjithëse humbisnin, fitonin diçka, jo vetëm për të patur më shumë liri, por dhe për të lënë një gjurmë në të ardhmen, në historinë e tyre. Ata do të kujtohen si brezi i Kryengritjes së Budapestit, i Pranverës së Pragës, i Solidarnostit. Po ne, Brezi im, për çfarë do të mbahemi mënd? Për hosanatë e pambarim zinxhirit të pafund të krimeve të një regjimi jashtë çdo përmase njerëzore? Për frikën tonë proverbiale, që na e kishte vënë cakun e bisedave brënda vijave të një fushe futbolli? Për mungesën e kurajos e të guximit për të kërkuar gjërat më të domosdoshme: të drejtën për të menduar me trurin tonë, për të lexuar librat që na pëlqenin, për të dëgjuar muzikën që na pëlqente, për të mësuar gjuhën që na pëlqente, për të mos u ndjerë të përgjuar, të ndjekur, të spiunuar në çdo çast?

Ç’farë bënë të shkolluarit, intelektualët e Brezit tim për t’a ndryshuar sadopak këtë gjëndje të pazakontë, për të ndërgjegjësuar të tjerët, kur Vendi ishte katandisur të qeverisej nga ish shoferë, ish karrocjerë, ish elektriçista, madje ish mjelëse lopësh (pa vënë në dyshim respektin për zanatet) në fundin e shekullit të njëzetë? Në Vendet e tjera kishin qenë klubet Petefi, Karta 77, Sollzhenicinët, Pasternakët e Zakarovët që ngritën zërin e i treguan botës të vërtetën rrënqethëse të “socializmit real”. Tek ne s’kishin të mbaruar sagat për komisarët e kantatat për partinë e Enver Hoxhën. Shkrimtarët simbolë të brezit tonë që, me talentet e tyre të zakontë e të pazakontë, i ngritën monumente letrare të pavdekëshme komunizmit dhe dyshes majakovskiane parti-Enver, për viktimat e dhunës së tyre përdorën vetëm sarkazmën, u tallën duke i paraqitur si qënie të dobëta, pa dinjitet e pa personalitet. Ndërsa ata e kishin treguar personalitetin e tyre, duke qëndruar me armë maleve të Shqipërisë, në mbrojtje të lirisë së humbur të popullit të tyre. Ende sot, mbas dhjetëra vjetësh leksionesh antikomuniste, nuk gjejnë frymëzimin të shkruajnë diçka për Vloçishtin, Orman-Pojanin,Tepelenën, Spaçin, Qafën e Barit…

A jemi në gjendje sadopak dhe sot të matemi me dobësitë tona, me një të shkuar, në të cilën shumë pak prej nesh morën guximin të vetëflijoheshin për të thënë të vërtetën? Emrat e tyre, të panjohur ende sot për pjesën më të madhe, janë çengelët e shpëtimit për Brezin tonë, janë yjet që ndriçojnë qiellin sterrë të një të shkuare që, sa më shumë kalon koha aqë më shumë na bën të skuqemi. Le të tregojmë një minimum ndershmërie e t’i ngremë një monument këtyre njerëzve, këtyre shokëve tanë, që e dinin se do të vdisnin ose do të kalbeshin nëpër burgje, por nuk nguruan të thonë të vërtetën e të akuzojnë haptas regjimin, që po martirizonte një popull duke paragjykuar zhvillimin dhe mirëqënien e tij. Në këto monumente do të ketë një vazo për lule të freskëta, ndofta do të jenë të vetmet vende në të cilat Brezi ynë i meriton  lulet. Së bashku me lulet t’i kërkojmë dhe të falur mbasi,  në kohën që ata u therorizuan, ne nuk patëm as në vetvete kurajo t’i admirojmë, por i quajtëm të papërgjegjshëm, sepse një proverb i lashtë i yni thoshte:”Nuk i bihet murit me kokë”. Filozofinë e këtij proverbi ne e bëmë lejtmotiv të qenësisë sonë mjerane, sepse nëpërmjet saj justifikonim dobësitë tona, nënshtrimin e vullnetshëm ose të forcuar ndaj së keqes.

 

(vijon në numurin tjetër)

LINKOLN DHE KENNEDY: FATE TË KRYQËZUARA- Nga Gian Antonio Stella – E përktheu Eugjen Merlika

            “Fat e kismet ka kurdoherë në gojë njeriu, /edhe se për të këqijat e veta është ai farkëtari” thotë një fjalë e urtë e hershme, e marrë më 1805 nga letrari i shtatëqindit Cristoforo Poggiali nga libri Proverba, fjalë ari e aforizma, për përdorim e mësim të popullit, në të cilin shpjegohet se “një proverb është një aksiomë, një fjalë ari / që e diktoi arsyeja dhe përvoja”

Po të lexohet një shënim i Mauro della Porta Raffo, autor i një lumi librash e librushkash, por më tepër të vëllimeve monumentale mbi historinë e demokracisë amerikane (i fundmi i sapo dalë: SHBA 2020. Gjurmë historiko – politike dhe institucionale), është e vështirë të besohet se fati nuk ekziston ose është gjithmone frut i zgjedhjeve njerëzore. Mjaft të mendohet për fatet e kryqëzuara, mahnitëse, të dy prej më të famshmëve presidentë amerikanë.

“Abraham Linkolni u zgjodh për të parën herë në kongresin amerikan më 1846. John Kennedy u zgjodh për të parën herë në Kongresin amerikan më 1946. Linkolni u zgjodh President më 1860. Kennedy u zgjodh President më 1960. Si gruaja e Linkolnit ashtu edhe ajo e Kennedy-t humbën nga një djalë, për shkak dështimi, ndërsa burrat ishin në Shtëpinë e Bardhë. Si atentati kundër Linkolnit ashtu edhe ai kundër Kennedy-t u bënë ditën e premte. Të dy u goditën në kokë. Sekretari i Linkolnit quhej Kennedy. Sekretari i Kennedy-t quhej Lincoln.”

Por nuk është gjithshka, shpjegon Pedanti i Madh (një ofiq i fituar vite më parë me një rubrikë të bukur tek Fleta), duke shtuar se ”që të dy u vranë nga një Jugor. Që të dy u zëvendësuan nga një Nën President me origjinë nga Jugu. Të dy pasuesit quheshin Johnson. Andrew Johnson (pasuesi i Linkolnit) ishte lindur më 1808. Lyndon Johnson (pasuesi i Kennedy-t) ishte lindur më 1908. Secili prej vrasësve kishte nga tre emra: John Wilkes Booth dhe Lee Harvey Oswald. Both (vrasësi i Linkolnit) ishte lindur më 1839. Oswald (vrasësi i Kennedy-t) ishte lindur më 1939. I pari u kap në një magazinë, mbasi kishte ikur nga një teatër. I dyti u kap në një teatër, mbasi kishte ikur nga një magazinë. Both dhe Oswald u vranë të dy para proçesit”.

Ndokush mund të thotë. Pale sa bashkëndodhi të rastit mund të jenë shpërndarë aty këtu në historinë mijravjeçare të njeriut. Është e mundëshme. Por duhen gërmuar. Dhe aty duhet një kujtesë që nuk matet me megabyte……

 

“Corriere della sera”, 4 shkurt 2020              E përktheu Eugjen Merlika

Propozimi i Putinit – Drejt një Jalte të re: A i intereson Ballkanit? – Nga SHABAN MURATI

Në prag të 75 vjetorit të Konferencës së Jaltës të tre fuqive të mëdha fituese të Luftës së Dytë Botërore, SHBA, BRSS, Britani e Madhe, (4-11 shkurt 1945), presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, doli me propozimin për të organizuar brenda vitit 2020 një samit të liderëve të pesë shteteve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB, Rusi, Kinë, SHBA, Britani e Madhe, Francë.

Në fjalimin, që mbajti në 23 janar në Forumin për holokaustin në Izrael, Vladimir Putin deklaroi se “Pesë shtetet themeluese të OKB, pesë fuqitë që mbajnë përgjegjësi të posaçme për ruajtjen e civilizimit, mund dhe duhet të japin një shembull. Një samit i shteteve, që dhanë kontributin kryesor në disfatën e agresorit dhe në krijimin e sistemit botëror të pasluftës, do të luajë një rol të jashtëzakonshëm në kërkim të përgjigjeve kolektive për sfidat moderne”. Presidenti rus u shpreh se konferenca e re mund të organizohet në çdo vend dhe pikë të globit, që pesë shtetet do të bien dakord.

Nisma e presidentit rus është një ftesë për organizimin e një konference të re të Jaltës, ku 75 vjet më parë udhëheqësit e SHBA, të BRSS dhe të Britanisë së Madhe formësuan sistemin ndërkombëtar të shteteve të pas Luftës së Dytë Botërore. Tani kjo konferencë e re, sipas Moskës, duhet të japë përgjigje për sfidat e reja dhe zgjidhjen e konflikteve nëpër botë, duke ushtruar përgjegjësitë e tyre historike. Ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, në datën 10 shkurt në ceremoninë e emetimit të një pulle të re postare ruse kushtuar 75 vjetorit të Konferencës se Jaltës, evokoi faqet e përbashkëta të historisë të kohës së Luftës së Dytë Botërore dhe theksoi se Rusia shpreson të marrë përgjigje konstruktive për nismën e saj.

Propozimi i presidentit rus për organizimin e një samiti të pesë liderëve të shteteve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB deri tani ka marrë përgjigje pozitive nga Franca dhe nga Kina. Presidenti i Francës, Emanuel Makron, me një shpejtësi të pazakontë diplomatike, shprehu në 23 janar në Forumin e holokaustit në Izrael, ku ndodhej krahas Putinit, mbështetjen e tij, duke deklaruar se “sot pesë anëtarët e përhershëm të KS të OKB mbajnë përgjegjësi historike. I dashur Vladimir, unë e mbështes propozimin tënd për të na mbledhur sëbashku. Unë do të doja ta arrijmë këtë, meqë ne jemi garantuesit e paqes globale”.

Në 24 janar edhe zëdhënësi i MPJ të Kinës shprehu mbështetjen e qeverisë së tij për propozimin e presidentit rus. Madje ambasadori rus në Pekin, Andrej Denisov, sipas agjencisë ruse “TASS”, bëri të ditur në 10 shkurt se Kina bashkë me Rusinë po përgatisin samitin e pesë shteteve anëtare të përhershme të KS të OKB. Britania e Madhe nuk është shprehur, por ka kërkuar nga Moska detaje më të hollësishme lidhur me këtë propozim. Përsa i përket qendrimit të SHBA për nismën e presidentit rus, ambasadori i Rusisë në Uashington, Anatoli Antonov, i deklaroi agjencisë “TASS” në 9 shkurt se “nuk ka ndonjë reagim për propozimin nga ana e qeverisë amerikane, as nga ana e ligjvënësve amerikanë dhe as nga përfaqësuesit e tjerë të elitës drejtuese”.

Nisma e presidentit rus për të organizuar një Jaltë të re të pesë shteteve anëtare të përhershme të KS të OKB ka dy argumente. Së pari, që ato janë shtete themeluese të OKB, dhe së dyti që pesë anëtarët e përhershëm kanë përgjegjësi të veçanta historike për paqen globale dhe për botën. Në parim organizimet e samiteve të fuqive të mëdha në formate të ndryshme, ku të diskutojnë dhe të marrin masa për boshtet dhe ekuilibrat gjeopolitike të paqes botërore në sistemin ndërkombëtar të shteteve, janë të mirëpritura në funksion të ruajtjes së paqes dhe të stabilitetit rajonal e ndërkombëtar.

I tillë qe sistemi i dakorduar në Konferencën e Jaltës në 1945, që ndërtoi stabilitetin ndërkombëtar bazuar në parimin bipolar të drejtimit të botës me parametrat ideologjikë të kohës. Por përsëritja e një konference të re të Jaltës 75 vjet më vonë dhe me një ekskluzivitet të pesë anëtarëve të përhershëm të KS të OKB, kërkon në rradhë të parë konsiderimin e realiteteve të reja të krijuara në sistemin ndërkombëtar të shteteve, të kushteve dhe të rrethanave të reja të botës së sotme. Është e qartë për të gjithë se bota e sotme nuk është ajo e 75 viteve më pare, të fundit të Luftës së Dytë Botërore. Pavarësisht se konflikte dhe luftra lokale konstatohen në disa rajone të botës, fakti dhe fati është se nuk ka një luftë globale botërore.

Së dyti, shtetet themeluese të OKB nuk kanë qenë vetëm pesë anëtarët e përhershëm të KS të OKB, por në 1945 kanë qenë 51 shtete themeluese, kurse tani OKB ka 193 anëtare. Në Kartën e OKB nuk shkruhet se pesë shtetet anëtare të përhershme kanë përgjegjësi të posaçme historike mbi të tjerët për fatet e botës. Nuk mendohet se shtetet e tjera të mëdha, që nuk janë anëtare të përhershme të KS të OKB, pajtohen me këtë status kujdestari botëror të pesëshes. Ajo që është më e rëndësishme është fakti se ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore statusi dhe raporti i forcës në mesin e shteteve të sistemit ndërkombëtar dhe pesë anëtarët e përhershëm të KS të OKB nuk janë të vetmet qendra të fuqisë botërore.

Është vështirë të konceptohet sot se vendimet botërore mund të kenë efikasitetin ndërkombëtar pa pjesëmarrjen e fuqive të tilla të mëdha si India, Japonia, Gjermania, Brazili, etj. Sot kemi dy fuqi bërthamore si India dhe Pakistani, që me numur popullsie janë më të mëdha se Rusia, Franca e Britania, dhe që nuk janë anëtare të përhershme të KS të OKB. Ndryshimet e mëdha të ndodhura në raportet e fuqisë kanë nxitur qysh në vitin 1993 presionet dhe kërkesat e fuqishme për reforma në sistemin ekzistues të vjetëruar të OKB dhe në rradhë të parë në KS të OKB.

Ekziston grupi G-4, i përbërë nga India, Japonia, Gjermania dhe Brazili, të cilat sëbashku i janë drejtuar zyrtarisht OKB me kërkesën për zgjerimin e numurit të anëtarëve të përhershëm dhe jo të përhershëm e KS të OKB.

Në 25 shtator 2019 ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Brazilit, Indisë dhe Japonisë, në një deklaratë të përbashkët publikuar pas takimit të tyre në Njujork, deklarojnë: ”Ministrat theksuan mbështetjen e tyre për kandidaturat e njeri-tjetrit për anëtarë të përhershëm të KS të OKB në një Këshill Sigurimi të reformuar, për shkak të kapaciteti dhe të vullnetit për të marrë përgjegjësi më të mëdha lidhur me ruajtjen e paqes dhe të sigurisë ndërkombëtare”. Këtu kemi të shprehur me forcë dhe zyrtarisht mospranimin e katër shteteve të mëdha për statusin e klubit ekskluziv të pesëshes akuale, të cilin kërkon të konsolidojë presidenti rus me nismën e tij. Gjithashtu në KS të OKB nuk ka asnjë shtet anëtar të përhershëm nga dy kontinente, Afrika dhe Amerika Latine.

Ky raport i ri force midis shteteve në shkallë ndërkombëtare e bën jo të përshtatshëm formatin e konferencës së re të Jaltës, të propozuar nga presidenti rus. Nuk është rastësi që Rusia e propozon samitin jashtë kuadrit të OKB dhe jashtë Këshillit të Sigurimit, duke i dhënë një dimensiom botëror. Sipas zëvendëskryetarit të parë të komitetit të politikës së jashtme të Këshillit të Federatës Ruse, Vladimir Xhabarov, “jo gjithmonë është e mundur të diskutohen gjitha çeshtjet komplekse në KS të OKB”.

Sipas informacioneve të deritanishme është thënë se samiti i pesë shteteve anëtare të përhershme të KS të OKB do të diskutojë konfliktet në rajone të ndryshme dhe është përmendur konkretisht vetëm Libia. Por a mund të mendohet se do të jetë efikase që Jalta e re të diskutojë çeshtjen e Libisë pa pjesëmarrjen e Gjermanisë, e cila muajin e kaluar organizoi në Berlin samitin e posaçëm për Libinë, ose pa pjesëmarrjen e Italisë? Vështirë të mendohet se do të jetë efikas një diskutim në Jaltën e re për krizën e Ukrainës Lindore dhe të Krimesë pa pjesëmarrjen Gjermanisë.

Nuk mund të lihet pa përmendur se Jaltën e re e ka propozuar shteti, që aneksoi me dhunë Krimenë dhe që ka provokuar konfliktin e zgjatur në Ukrainën Lindore. Vështirë të mendohet se mund të jetë efikas diskutimi i krizës së Sirisë në Jaltën e re pa pjesëmarrjen e Turqisë apo të Iranit. Po kështu nuk mund të mendohet për efikasitet në diskutimin e çeshtjeve të konflikteve në Azi apo në Oqeanin Indian apo në Paqësor pa pjesëmarrjen e Indisë dhe të Japonisë.

Në këtë logjikë të realiteteve nuk bëhet shpresëdhënëse një Jaltë e re edhe lidhur me Ballkanin. Mendohet që Ballkani, si rajon ku ka dy kriza të pazgjidhura: çeshtja e shtetit unik të Bosnjë- Hercegovinës dhe çeshtja e marrëdhënieve të ndera midis Serbisë dhe Kosovës, pritet të zerë vend në një Jaltë të re. Mirpo në këtë format janë dy shtete, që nuk e njohin Kosovën, dhe shteti propozues i samitit është protektor i dy faktorëve kryesorë të tensioneve ballkanike, Serbisë dhe “serpska republikës”. Dy shtete të këtij formati, Rusia dhe Kina, në Ballkan kanë nënshkruar vetëm me Serbinë Traktate të Bashkëpunimit Strategjik. Në këtë perspektivë, kur Rusia është kundër integrimit euroatllantik të shteteve të Ballkanit, çdo diskutim në një Jaltë të re për Ballkanin do të devijonte interesat e stabilitetit në rajon. Karta e Kosovës do të përdorej nga Rusia kundër Kosovës dhe në funksion të tratativave për kërkesat e saj lidhur me Krimenë apo Ukrainën Lindore, gjë që natyrisht ushqen skepticizëm.

Lidhur me motivet reale, që e shtynë presidentin rus të dalë me këtë nismë, në qarqet diplomatike numurohen dy. E para, është ambicja personale e presidentit rus për t’i dhënë vetes një rol botëror në diplomacinë ndërkombëtare. Së dyti, për t’i dhënë Rusisë mundësinë të kompensojë mungesën e saj në formatin e njohur G-7 të grupimit të rëndësishëm të shtatë vendeve më të industrializuara të botës, ku Rusia nuk ftohet më që pas agresionit të saj kundër Ukrainës në 2014. Në vend të G-7, Rusia propozon tani G-5 e anëtarëve të përhershëm të KS të OKB, që në fakt është një përpjekje për shmangien e G-7, ku marrin pjesë edhe Gjermania, Japonia dhe Italia. Por si kushtet historike, ashtu dhe ndryshimet kolosale në sistemin ndërkombëtar të shteteve, e bëjnë jo realiste një përsëritje të Jaltës. Siç shkruan politologu rus Fjodor Krasheninikov në “newtimes.ru” në 4 shkurt : “nuk mund ta rikonstruktosh politikën ndërkombëtare në formën e vitit 1945”.

Nisma e presidentit rus për organizimin e një samiti me pesë shtete anëtare të përhershme të KS të OKB apo të një Jalte të re, është në fazën e diskutimit si një çeshtje e diplomacisë së pesë shteteve. Por është e kuptueshme se të gjithë shtetet anëtare të OKB kanë dhe duhet të kenë interesin për dinamikën e këtij propozimi. Në këtë kuadër edhe qeveria dhe diplomacia e Shqipërisë do të bënte mirë të analizonte skenarët e mundshëm dhe të formulonte qendrimet dhe të niste veprimtaritë lobuese për mbrojtjen e interesave jetike të shtetit dhe të kombit përballë çdo alternative.

Në një plan konkret Shqipëria do të duhet të bashkohet me qendrimin e SHBA lidhur me nismën e re të presidentit të Rusisë.

Reciprocitet, pasi Serbia t’ia kthejë borxhin 100-vjeçar Kosovës – Nga Prof.Dr. Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

 

Së pari, dekolonizimi i Serbisë de fakto dhe de jure sipas së drejtës dërkombëtare, sepse Kosova si viktimë 100-vjeçare e sundimit të egër kolonial të saj, ligjërisht, nuk është e detyruar që t’i japë asgjë si obligim reciprociteti. –Serbia u ka borxhe 100-vjeçare Kosovës, Bujanocit, Medevgjës dhe Preshevës, jo Kosova Serbisë.

Shprehur popullorqe, Reciprocitet, do të thotë “ Më jep, të japë”. Ose shprehur sipas këtij citati në anglisht : “ If you do something nice for me I’ll do something nice for you. I feel obligated to reciprocate.”

Mirëpo, në rastin konkret, ky lloj reciprociteti mes Serbisë dhe Kosovës, është vështirë të vijë në shprehje, sepse Kosova, asnjëherë në historinë e saj nuk e ka kolonizuar asnjë pëllëmbë territor e as pasuri të Serbisë, por është e kundërta, Serbia ishte ajo “fuqi” kolonialiste, hegjemoniste, ekspansioniste militariste ballkanike, që me anë të agresioneve dhe të luftërave gjenocidale dhe koloniale ka ankesuar dhe kolonizuar Kosovën (1912-1999).

Në këtë rast, nuk mund të bëhet fjalë për reciprocitet, sepse Kosova është viktimë e dëmtuar dhe e shfrytëzuar jo më pak se 100 vjet nga Serbia kolonizatore. Pra, thjesht e konkretisht, Serbia duhet të detyrohet nga bashkësia ndërkombëtare dhe nga BE-ja, që Kosovës t’ia kompensojë reparacionaet ekonomike dhe të luftërave agresive pushuese gjenocidale (1912-1999).

-Çfarë reciprociteti, mund të këtë në këtë rast, kur Kosova për me se një shekull ishte plaçkë koloniale e Serbisë?

Në këtë rast, ligjërisht, sipas së drejtës ndërkombëtare, nuk mund të ketë kurrfarë reciprociteti, por vetëm detyrim juridik ndërkombëtar dhe sanksione Serbisë, nëse kjo nuk ia kthen borxhin 100-vjeçar Kosovës për grabitjen dhe shfrytëzimin e pasurive të saj (1912-1999).

Pra, saktë e qartë, sipas së drejtës ndërkombëtare, mes Serbisë dhe Kosovës, nuk mund të ketë reciprocitet derisa Serbia si shtet kolonizues (1912-1999), së pari nuk detyrohet që Kosovës t’ia kthejë dëmshpërblimin për shkak të shfrytëzimit dhe të grabitjes së pasurive të saj, gjatë sundimit kolonial 100-vjeçar (1912-1999).

Albini ka të drejtë, por Serbia, së pari, duhet ta paguajë borxhin njëshekullor ndaj Kosovës !

Kyreministri i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka të drejtë morale, ligjore dhe kushtetuese që ka parashtruar 3 kushte Serbisë për të vazhduar dialogun e ndërprerë të Brukselit (2011-2018).

Mirëpo, është vështirë të vendoset parimi i reciprocitetit juridik ndërkombëtar mes Kosovës dhe Serbisë, sepse kjo si vend kolonizues 100-vjeçar i Kosovës (1912-1999), së pari, do të duhej të detyrohej nga bashkësia ndërkombëtare, që t’ia paguante dëmshpërblimin Kosovës për shkak të shfrytëzimit të të gjitha pasurive të saj mbitokësore dhe të burimeve nëntokësore siç janë ari, argjendi, bakri, zinku, ferronikeli, qymyri etj.

Sa më sipër, Reciprociteti është bazë dhe parim fundamental për respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe për funksionimin e sistemit juridik pozitiv ndërkombëtar. Ndaj, si kur është fjala për bashkëpunimin, për normalizimin dhe për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy a më shumë shteteve, ashtu edhe për zgjidhjen e krizave a konfliketeve ndërkombëtare, pa zbatimin e parimit të reciprocitetit, është tejet e vështirë të vijë në shprehje paqja, bashkëpunimi dhe paqja ndërkombëtare.

Së fundi, derisa Serbia nuk jep lloagri për krimet e saj të gjenocidit, të sundimit dhe të shfrytëzimit kolonial të Kosovës (1912-1999), është utopike, që të pritet zbatimi i Parimit të Reciprocitetit mes Kosovës dhe Serbisë, duke qenë se Beogradi zyrtar me presidentin Aleksandar Vuçiq në krye, ende Kosovën po e konsiderojnë pjesë të territorit dhe të shtetit të Serbisë, edhe sipas Kushtetutës (2006), edhe sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (10,06.1999).

-Derisa Serbia nuk “shkundet” nga statusi kolonial, kjo nuk do ta njohë Kosovën si shtet të pavrur dhe Sovran.

12 vjetori i pavarësisë së Kosovës dhe empatia e njohur ndaj Natos dhe UÇK-së! – Nga AGRON SHABANI

1.Kosova gjatë këtyre ditëve shënon 12 vjetorin e shtetësisë dhe pavarësisë së saj, si dhe 21 vjetorin e lirë (çlirimit) ) të saj shtetor, nacional e politik.
Ndaj, sigurish se është për t´u çmuar, përshëndetur dhe uruar ky eveniment i madh juridik dhe politik nè historinë e gjatë të luftërave dhe përpjekjeve të njohura çlirimtare dhe patriotike të shqiptarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi të cilat kulmuan ose u kurorëzuan dhe sublimuan me shpalljen (deklaratën) e njohur kushtetuese dhe juridike të 17 shkurtit 2OO8, kur deputetët e Kuvendit (Parlamentit) të Republikës së Kosovës e miratuan Deklaratën e lartëpërmendur të Pavarësisë.
Ndërkohë që shtetin dhe pavarësinë e Kosovës e kanë njohur dhe pranuar shtetët më të fuqishme dhe më përparimtare të globit të globit të cilat Kosovës dhe shqiptarëve iu gjendën pranë kur e kishin mëse vështiri dhe kur kishin nevojë.
Kjo është për t´u kujtuar dhe potencuar përgjithëmonë në analët e historisë kombtare (shqiptare) dhe asaj ndërkombtare së bashku me luftën dhe aleancën e njohur në mes Natos dhe UÇK-s-kundër soldateskës kriminale dhe gjakatare të Serbisë (me 1999) për të cilën tashmë janë shkruar libra, histori, elegji, antologji dhe enciklopedi të shumëta.

2. Kosova dhe shqiptarët, lirinëm (çlirimin), shtetin dhe pavarësinë e Kosovës, mëse tepërmi dhe përjetësisht ua kanë borxh heronjve dhe çlirimtarëve të njohur të UÇK-s. Respektivisht, djemve dhe vashave më të mira të kombit, të bashkuar ose bërë bashkë nën qiellin e flamurit të Gjergj Katriotit si dhe nën emblemë e lavdishme të UÇK-s dhe luftës së saj heroike dhe patriotike për liri dhe pavarësi, në një kohë kur kombit dhe atdheut të sunduar dhe nën robëri, u kishte shkuar thika e serbit në asht dhe laku i gjatë i robërisë serbe, dikund thellë në fytë.

{ Lufta e lavdishme çlirimtare dhe heroike e UÇK-s, nga i madh e i vogël i popullit (kombit) dhe atdheut tonë, kudo ku ndodhën, duhet kuptuar, pranuar, konceptuar, përceptuar dhe akceptuar në menyrë revolucionare, epokale, monumentale dhe empatike.;

3. Siç dihet, qarqe dhe forca të errëta kontrarevolucionare, dogmatike, demegogjike, hipokrite, reaksionare dhe diabolike nga brenda dhe jashtë Kosovës, në vorbullën e luftërave të njohura speciale, psikologjike, subverzive, propagandistike dhe të tjera: Luftën e lavdishme dhe heroike të UÇK-s, u munduan të paraqesin ose prezantojnë si luftë hibride, guerile, kaçake, jokenvencionale, ataviste, fraxhile, heterogjene,inkompkte etj.
Ndërkohë që lufta e lartëpërmendur e UÇK-s, ishte luftë e organizuar, e pastër çlirimtare dhe konvencionale e një ushtrie, shteti dhe populli (kombi) të tërë-kundër një populli, shteti, regjimi dhe ushtrie të huaj pushtuese, kriminale dhe gjakatare, siç ishin shteti, regjimi dhe soldateska pushtuese, kriminale dhe gjakatare e Serbisë ose Millosheviçit në Kosovë!

4. Konceptët, teoritë dhe doktrinat e njohura ushtarake ose luftarake, janë të varura ose lidhura ngushtë edhe me idetë, konceptët, teoritë dhe doktrinat e fushave ose disiplinat tjera shkencore ose metodologjike të shkencave politike (politologjike), historike, gjeografike, gjeopolitike, strategjike, ekonomike, teknike, mjekësore, psikologjike, sanitare ose farmaceutike etj. Kështu që idetë, konceptët, doktrinat ose teoritë e njohura ushtarake ose luftarake, ndodhën të varura dhe ndikura nga shumë faktor të ndryshëm kolateral dhe multilateral. Ndërkaq, aftësia ose shkathtësia e njohur komanduese ose intendante, janë bazat dhe kriteret themelore mbi kodifikimin, deshifrimin ose deskriptimin e formulave ose doktrinave të njohura ushtarake ose luftarake.Kjo donë të thotë se çështjet dhe aspektët e njohura intendante, komanduese, doktrinare, teorike, logjistike, konspirative, strategjike, konvencionale, politike dhe të tjera të luftës çlirimtare dhe heroike të UÇK-s, kanë qenë nën ingerencën dhe kompetencën e Presidentit Thaçi si ish Shef ose Drejtor Politik i UÇK-s dhe Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-s. Ndërkaq, zinxhiri komandues së bashku me çështjet dhe aspektët e njohura teknike ose luftarake në fushën ose frontin e luftës, kanë qenë në ingerencën ose kompetencën e komandantë lokal dhe rajonal.

5. Se këndejmi, historia mbi luftërat ose konfliktët e ndryshme ushtarake, vazhdon jetë aktuale që nga Antika e largët (e hershme) dhe deri me sot. Duke menduar në luftërat e asokohëshme greko-përsiane, luftëtat e Peloponezit, të Aleksandrit (Lekës) të Madh, luftërat e Romës dhe Kartagjenës etj., luftërat ose betejat e njohura gjermano-romake, të Karll Martelit kundër arabëve, të Karlit të Madh (Karl der Große), të Gjergj Kastriot-Skënderbeut kundër turqve osmanlinjë, të Lujëve (Luigjëve) dhe Bonapartëve të Francës, Yorkëve dhe Lankasterëve të Anglisë (B. Madhe), të Gjorgj Uashingtonit në SHBA-s, lufèrat mesjetare të kryqzatave dhe kështu me radhë sfond.
Ndërkohë që idetë, konceptët, doktrinat dhe teoritë moderne ose bashkohore mbi luftërat e ndryshme në kohë dhe hapësire, kanë filluar të aplikohën, zbatohën dhe të bëhen valide në shekullin XVIII (18) dhe XIX (19) -me rastin e zbulimit dhe përdorimit të municionit ose armëve të zjarrta (pushkëve, topave, tanskëve etj.) si dhe të ngritjes ose promivimit të armatavee ose ushtrive të mëdha dhe të fuqishme shtetrore dhe bacionale gjithandej kontinentit dhe globit tonë. Duke i përfshitë ose nënkuptuar këtu edhe idetë, konceptët, doktrinat ose teoritë e njohura ushtarake ose luftarake të K. Von Klausewitz, A. H Jommini, L. Von Rancke, Th. Schieder, Xh. Sorel, W. Paret dhe të tjerëve së bashku me shtrirjen ose zgjerimin e luftërave të ndryshme nga niveli lokal ose rajonal (regjional) në nivel botëror ose interkontinental. Sidomos në shekullin XX (2O) kur ndodhën ose u zhvilluan edhe dy luftërat e mëdha botërore si pasojë e luftërave ose konfliktëve të ndryshme lokale, rajonale ose regjionale.
Aty i kemi edhe shkencat ose njohuritë e njohura ushtarake ose luftarake ( si taktika dhe strategjia ushtarake ose luftarake, aftësia ose shkathtësia e njohur operative, morali, pèrvoja, tradita dhe historia e njohur ushtarake ose luftarake, gjeografia dhe topografia etj.), teknikën e njohur ushtarake ose luftarake ( si balistikën, kibernetikën, teknikën dhe mekanikën e përdorjes së eksplozivit dhe municionit luftarak ose ushtarak, doktrinën dhe teorinë e njohur civile ose qytetare etj.), politikën, filozofinë, sociologjinë dhe psikologjinë e njohur ushtarake ose luftarake, andragogjinë, pedagogjinë dhe akademinë ushtarake, intendancën dhe prapavinë ushtarake ose luftarake, finansat, ekonominë dhe logjistikën ushtarake ose luftarake, mjekësinë (medicinën), epidemiologjinë, neuropsikiatrinë dhe kirurgjinë e njohur ushtarake ose luftarake etj.

6. Sic dihet, shteti dhe populli i Kosovës, në një masë të madhe (esenciale ose substanciale) janë të varur nga forca (fuqia) e njohur ushtarake (luftarake),
Politike, finansiare, ekonomike, industriale dhe teknologjike e SHBA-s, Gjermanisë, Britanisë, Italisë, Francës, Japonisë, Austrisë, Kroacisë, Polonisë, Çekisë etj.
Respektivisht, nga kombet dhe shtetët më të fuqishme, mët të zhvilluara dhe më
përparimtare të globit dhe kontinentit tonë.

7. Ndonëse, ku me pak e ku me shumë, çështjet ose aspektët e mesipërme determinante dhe paradigmatike, ndikojnë, penetrojnë, reflektohen dhe interferojnë në mënyrë eksterne ose eksplikative edhe në politikën dhe diplomacinë kosovare në domenin ose kontekstin e njohur strategjik dhe gjeopolitik.

《Aty e kemi edhe rolin dhe misionin e pazëvëndësueshëm (atërorë ose mëmëdhetarë) të Shqipërisë me histori dhe traditë të gjatë (afro 1O8 vjeçare) në punët shtetrore, nacionale, politike, ushtarake, diplimatike, shkencore, kulturore, historike dhe të tjera. Dorë e Djathtë e Kosovës dhe shqiptarëve në ‘pistën’ ose ‘parketin’ botërorër ose ndërkombtar.》

8. Politologjia dhe filozofia e sotme politike, pos tjerash, na mësojnë dhe ndërgjegjësojnë edhe mbi ata janë më të vegjël ose më të ri në raport obilgativ ndaj atyre që janë më të vjetër, më të mëdhenjë ose më të forttë. Përveç rasteve ose përjashtimeve të rralla. U mor vesh se për botën e sotme postmoderne ose ultrabashkohore, njeriu është vetëm një numër ose pamje e thjeshtë, i cili duhet të përputhet dhe përshtatet me gjithëçka dhe me asgjë!
Bota globale është pikësynimi ose përfaqësimi i tij real dhe optimal. Duke i abstrahuar ose relativizuar në këtë rast absolutën dhe maksimalen e aspiratave ose kërkesave të individit dhe kolektivitetit.

9. Filozofia jetësore dhe sidomos ajo politike, në instancë të fundit, janë vetëm një shkollë e shkathtësisë që i rregullon parimet, motivet dhe arsyen për të jetuar ose mbijetuar në një “botë globale” ose “treg të përbashkët” të vlerave, resursëve, pasurisë dhe kapitalit të gjithëmbarëshem botërorë ose ndërkombtarë.
Ndërkohë që vullneti për të jetuar mishërohet, penetron dhe interferon tek të gjitha qeniet ose krijesat e mundshme njerëzore ose homo-sapiente dhe lëvizë tek të gjitha gjërat në një luftë të përhershme ose permanente për përmbushjen e ëndërrave, caqeve ose qëllimëve të caktuara. Është pra një “luftë” ose “stuhi infernale që nuk pushon kurrë”, ku qeniet njerëzore janë në kaos ose anarki, në kërkim të vazhdueshëm të vetvetës, gjegjësisht, identitetit, integritetit dhe ekskluzivitetit të tyre individual dhe kolektivë si dhe të plotësimit të nevojave dhe kërkesave të njohura jetësore ose ekzistencialiste. Të shkëputur ose luhatur shpesh nga materia, të lëkundur ose tjetërsuar nga njerëzorja dhe racionalja, gjegjësisht, nga edukata, kultura, emancipimi, morali, disiplina, ndërgjegjia, arsyja, humanizmi, drejtësia dhe barazia e njohur ligjore, politike, sociale, ekonomike etj…Në ngarendje ose turravrape të fluidshme, turbulente dhe tepër hektive- pas plotësimit të ‘egove’, ‘superegove’ ose nevojave të ndryshme objektive dhe subjektive. Dhe, kjo pa arritur kurrë një cak ose qëllim të caktuar ose përfundimtar.

1O. Ndryshe nga kjo, bota, në të cilën njeriu cilësohet si një “mikrokozmos”, bëhet vetëvetiu një “megapoligon luftërash” ose ‘makrosferë interesash’ e cila nuk është e përbërë nga asgjë tjetër përveç “vullnetit” ose sëmundjes së pashërueshme për përfaqësim, sundim dhe dominim të atyre që janë më të pasur dhe më fortë mbi ata që janë më të varfër dhe më të dobtë.

11. Shëmbja e ish ‘murit’ famëkeq të Berlinit së bashku me shpërbërjen ose shkatërrimin e përgjithëshëm dhe përfundimtar të ish BRSS-së dhe “Traktatit të Varshavës”, si duket nuk arritën t´i shëmbin dhe shkatërrojnë ose asgjësojnë edhe ëndërrat ose iluzionet e njohura militariste, kolonialiste, imperialiste, hegjemoniste, ekspanzioniste dhe të tjera të Rusisë, Kinës ose dikujt tjetër për sundime, ndikime (influenca) ose dominime të përgjithëshme në kohëra dhe hapësira të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale.
E formuluar ose deskriptuar me gjuhën e “formulave” ose “doktrinave të reja” politike, ushtarake dhe të tjera, kjo do thotë se nga ish “lufta e ftohtë” dhe konfrontimet e dikushme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit: Bota ose civilizimi ynë, sikur janë futur ose kanë kaluar në një cikël ose kapitull të rrezikshëm luftërash ose konfrontimesh të reja multipolare ose ‘subllokiste’ të cilat mund të jenë akoma më të rrezikshme se sa ish “lufta e ftohtë” dhe konfrontimet e dikurshme bipolare ose dybllokiste.

12. U mor veshë se në kuader të epistemologjisë dhe antropologjisë së re politike, respektivisht, brenda “filozofisë së jetës materiale dhe asaj ekzistencialiste”, sikur bëhët edhe deshifrimi dhe deskriptimi i botës dhe natyrës”, gjë që është edhe qëllimi final ose kryesor i filozofisë. Në këtë rast, edhe studimet ose analizat e njohura shkencore ose filozofike, nuk ngelin të izoluara, por, ato kthehen tek vlerat dhe parimet e larta morale dhe njerëzore. Respektivisht, në sistemin e vlerave dhe resurseeve të përbashkëta (globale ose universale) të cilat bëjnë dritë ose rrezatojnë duke zbritur tek çështjet humane ose njerëzore.

Kosova, patjetër duhet gjetur ose zbuluar vendin dhe rolin e saj në ‘parketin’ ose ‘masivin e madh’ të marëdhënieve të reja botërore ose ndërkombtare. Gjithëmonë, duke i ruajtur, mbrojtur, kultivuar dhe avansuar empatinë, respektin dhe simpatinë e
përhershme ndaj Natos dhe UÇK-s së bashku me kauzalitetin e njohur shtetror, nacional, politik, ushtarak, historik, gjeografik dhe patriotik.