VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

DY FJALË PËR MARATHONOMAKUN E LIRISË SË KOSOVËS ENVER MALOKU – Nga SINAN KAMBERAJ

By | January 12, 2018

Komentet

KONGRESI I LUSHNJËS OSE PAVARËSIA E DYTË E SHQIPËRISË – Nga VISAR ZHITI

– Një letër Presidentin Wilson dhe drama e atyre njerëzve –

Sa larg është Kongresi i Lushnjës? – Është një pyetje që mund t’u bëhet shqiptarëve. Sa larg nga çfarë dhe nga cilët? Si kohë 99 vjet më parë. Si hapësirë, po të nisemi… nga ku? Nga Europa, nga ç’vend, nga Zvicra? Ka gjithë ato male përpara… ndërsa nga Amerika? Larg, shumë larg, është një oqean në mes, duhet të shkosh në Europë, në Mesdhe, në Ballkan, në brigjet e Adriatikut… Nga kryeqyteti i Shqipërisë, që pikërisht ky kongres caktoi Tiranën si të tillë, është 84.57 km. Në vijë ajrore shumë më pak.
Dhe mua do të më interesonte ajri, fryma. Se ishte kuvendi i një vendi të vogël mes rreziqesh të mëdha, që ëndërronin të ishin një Zvicër, të cilit SHBA i dha mbështjetjen e vet, aq jetike dhe ekzistenciale për kombin shqiptar. Po sa pranë frymës së atij kuvendi është kujtesa? Po shteti shqiptar dhe institucionet e tij? Po njerëzit?
Ndërsa Pavarësia e Shqipërisë dhe shpallja e shtetit modern shqiptar janë futur tashmë në shekullin e dytë të jetës së tyre, saktësisht në vitin e shtatë të tij, ndërkaq më 21 janar mbushen 99 vjet nga Kongresi jetik i Lushnjës ose “Pavarësia e Dytë e Shqipërisë”, siç është cilësuar.
Gjëndja e Shqipërisë në kohën e këtij Kongresi ishte e rëndë, alarmante, e rrëmujshme dhe e paqartë nga brenda; kërcënuese dhe tejet agresive nga jashtë. Ishin mprehur hanxharët si në një kasaphanë dhe po kërkonin të bënin copëtimin e dytë dhe përfundimtar të Shqipërisë.
Përfaqësues, të përzgjedhur apo të vetëcaktuar, nga të gjitha trevat e vëndit, kush e ndjente e mundëte, nga ata që kishin bërë emër, kryengritës a nëpunësa, që kishin qenë në Vlorë 8 mote më parë në ngritjen e Flamurit të Pavarësisë, që kishin punuar në perandorinë otomane apo kishin studiuar nëpër Europë, që kishin mërguar deri në Amerikë, nga ata që kishin bërë për vendin dhe kishin sakrifikuar, u nisën për në Lushnjë, me ndonjë makinë, nga ato të pakat që ishin atëhere, e ngadaltë si qerret, me kuaj, në këmbë, kaptonin male, çanin borën dhe baltën e dimrit, rreziqet nëpër shtigjet ku mund të gjendeshe befas mes ushtrive të huaja.
“Të mblidhemi në Lushnjë!” ishte thirrja. Qeveria heroike dhe halle madhe e Ismail Qemalit ishte shprishur. Lufta e Dytë Botërore kishte mabruar, por pasojat jo. E si u lajmëruan shqiptarët të mblidhen në Lushnjë? Si u përcoll lajmi 99 vjet më parë, në vendin më të varfër në Ballkanin e trazuar, ku mungonin universitetet, trenat, postat, media, institucionet, shteti vetë, etj, etj? Si kaloi lajmi nëpër ajër me ç’frymë?
Dhe erdhën, u bashkuan. S’i caktoi kush, veç ndërgjegjia dhe përgjegjësia. Thirrja nga thellësitë e zërave të Kombit. Pra, jo me vota të blera, por sipas bëmave sakrificave dhe arritjeve. Jo për të bërë pasuri, por përkundrazi, duke humbur nga e tyrja veç “të bënin Shqipëri”.
U mblodhën në Lushnjën e vogël, ende katund.
Qëllimi ishte që jo vetëm të gjykonin dhe të vendosnin se ç’duhej bërë në ato rrethana të rënda e me rrezikun mbi krye, jo vetëm të tyre, por të Shqipërisë, dhe të vepronin menjëherë, me diplomaci e luftë, duke përcaktuar aleatët, nëse do të kishte, pra ata që do të mund të ndihmonin në shpëtimin e Vëndit. Se gjysma e trojeve i ishin marrë dhe po kërkohej copëtimi dhe i kësaj që kishte mbetur.
Kongresi i Lushnjës në 10 ditët e punimeve të tij, ribëri shtetin shqiptar, caktoi kryeqytetin, Tiranën, Kryeministrin dhe Qeverinë e tij për t’i dalë zot vendit, institucionet dhe detyrat.
Dhe u arrit mrekullia. Me përpjekje, sakrifica, përkushtim dhe mënçuri, mbi të gjitha nga fryma e përbashkët e të gjithave. Kjo i dha forcë që të siguronte mbrojtjen e Kongresit një emëri, pothuajse i panjohur, Sulë Zdrava, me luftëtarët e vet, me atë pushkë që kishte marrë pjesë dhe në Rrethimin e Shkodrës apo kishte mbrojtur Beratin nga andartët grekë.
Duke mos hyrë në zejen e historianit, për të mos thënë ato që tashmë janë arkivuar në historinë e Kongresit shpëtimtar të Lushnjë, ndërsa qeverive të tanishme u del si detyrë jo vetëm që t’i njohin thellë dhe t’i përkujtojnë, por t’i kthejnë në përvojë e mësime, unë dua të risjell këtu një letër, që më çudit me largpamësinë, dërguar në SHBA nga Lushnja e humbur e Shqipërisë së vogël e në rrezik Presdentit të SHBA.

LETËR NGA LUSHNJA NË WASHINGTON

Kryetari i Katundarisë së Lushnjës, gati një muaj pas mbarimit të Kongresit, më 17.3.1920, dërgon një letër në Washington. Dhe kujt? Presidentit të SHBA-së, Wilsonit.
Letër e mrekullueshme, e sinqertë, e qartë, me fjalë të zgjedhura, e ndjeshme, pa stërhollimet dinake kancelareske, e urtë dhe me dije, e bukur, vizionare për të ardhmen. Përfytyroj gjyshërit tanë të mbledhur rreth atij që shkruante, fjalët që thoshin me zë, hiq këtë fjalë, shto këtë, po si t’i drejtohemi? Kujdes këtu, mos e zgjat shumë “e-rej, se isht Presidenti më i madh i botës, lale”, etj, etj. Kërkonin njohje të Shqipërisë, mbështetje dhe ndalim të copëtimit të mëtejshëm.
Letra është e shkruar me dorë, me stilolaps mbase dhe pastaj është transkriptuar dhe gjendet në Arkivin e Shtetit. Meriton vëmendje shkencëtari. Orientimi i drejtë i shqiptarëve mes atij kaosi drejt SHBA-së. Ndjesia e fuqishme e atdhedashurisë, Shqipëria quhet Mëmë dhe dhimbja therëse për Kosovën dhe Çamërinë. Ja, teksti i saj i plotë, pa asnjë ndryshim dhe në drejtshkrim:

Shkëlqesisë së Tij Wilson, kryetar t’Amerikes
I shteteve të bashuem Vashington
Shqiptarët që kanë mbështun tanë shpresat e gjallnisë mbi shtyllën apostole të parimevet fisnike të Sh. S’Uaj, sot iu luten të të pranoni falenderjet e paraqituna përkundrejt zanit të nalt e mëshir madh që jeni tye kryer për shpërtimin e atdheut tyne.
I nalti kryetar, shpëtoni nji popull që asht m’i Vjetri në Ballkan e që ka drejtu vështrimet e shpëtimit t’Ekselenca Juaj dhe mo i lini me derdhë gjakun e me vdek përpara lakmimevet imperialiste të fqinjëvet veç sigurimin e kufijvet 1913-es, ju lutem me fuqinë e shpirtit mos pëlqeni as pak krasitje të pa arsyeshme si mbi Kosovë e Çamëri, mbi kufite natyrale ethnografike të sh. s’uej nuk munde me kjen të ndara nga Mëma e tyre Shqipni.
Ju lutemi në emër të popullit pranoni nderimet tona krejt besnike.
Kryetari Katundaris së Lushnjës
Lushnjë, më 17.3.1920

Po si ia çuan atë letër historike Presidentit Wilson? Shqip? Po kush e përktheu? Ç’do me thënë ‘Kryetar i Katundarisë’? A, qenka Kryetari i atëhershëm i Bashkisë, zoti Besim Nuri. Mes atij analfabetizmi të madh, varfërisë e malarjes e trallisjes kombëtare, si iu arrit kësaj largpamësie, me ç’mister dhe ç’engjëll i mbronte? Ja, një nga kronikat e kohës:
“…në fillim të vitit 1920 Wilsoni i irrituar refuzoi ta pranonte propozimin britanik, francez e italian për ndarjen e Shqipërisë në tri pjesë: Jugosllavia do të merrte veriun, Greqia jugun, kurse italianët do të kishin mandatin për ta qeverisur një shtet të vogël shqiptar që do të mbeste pas kësaj rrudhjeje. Vlora do të bëhej pjesë e Italisë. Britanikët dhe francezët po përpiqeshin ta arsyetonin planin e tyre duke thënë që “populli shqiptar kurrë s’ka qenë në gjendje ta themelojë një qeveri të veten”. Wilsoni fuqishëm refuzoi, siç tha vetë ai, “padrejtësinë” ndaj popullit shqiptar. Ai prej njerëzve vlerësohet që vetë i dha fund idesë së ndarjes dhe një mandate italiane që ka qenë në zemër të negociatave në Versajë. Bile edhe në atë kohë, përfaqësuesi i Qeverisë së Përkohshme Shqiptare në Shtetet e Bashkuara, shkruante në gazetën “New York Times” të 11 marsit: ‘Shpëtimi i vendit tim i mbetet borxh tërësisht veprimit të qeverisë së Shteteve të Bashkuara’”…

Në kryeqytetin që caktoi Lushnja, në Tiranë, u ngrit më së fundmi në shtatorja e Presidentit Wilson në sheshin që iu dha emri i tij, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, por po në atë bronz meriton të derdhet dhe kjo letër-institucion dhe të vihet si memorial në Lushnjë, në sheshin para Bashkisë a para Shtëpisë së Kongresit, pse jo dhe në Muzeun Kombëtar në Tiranë.

FRYMA NË DRAMËN E KONGRESIT

Vetë Kongresi i Lushnjës është një dramë, por dhe për atë ka një dramë të shkruar, e një gjysmë shekulli më parë, por ende gati e panjohur, edhe pse e vetme, që sjell më së miri atë frymë e popull. Është vepër e dramaturgut Hekuran Zhiti, aktor në Teatrin e Estardës së Lushnjës, tashmë “Qytetar Nderi” i atij qytetit.
Drama “Të mblidhemi në Lushnjë” ishte menduar të vihej në skenë në kushtet e atëhershme, plot mangësi, por harrimi i saj i bën dhe më të mëdha mangësitë. Arriti të botohet postume nga editori “Uegen” me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së vendit, ndërsa në gjimnazin e Lushnjë nxënësit e vunë në skenë për veten e tyre. Akt prekës, por vetëm kaq.
Vendi ynë vazhdon të harrojë shumë dhe të bëjë pak, shumë pak për ato që do të duheshin dhe konsumohet me tepri për ato që s’do të duheshin dhe aq, që janë kohëhumbëse, deri dhe të dëmshme si diktaturat, s’e kam fjalën për atë të madhen, që erdhi me dhunë botërore dhe u vendos në gjysmën e kontinentit të Europës, në Azi, Afrikë e deri në Amerikë dhe besojmë se iku përgjithmonë, por si pasojë e saj, prej arsenalit të saj, trashëgimisë dhe mendësisve e praktikave gëlojnë “diktaturat e vogla”, gjithsesi të hatashme, të institucionalizuara si varfëria dhe korrupsioni e për pasojë sherret, marrëzi e delire, një mediokritet kombëtar i pashëmbullt.
Si kundërveprim po sjellim këtu pak nga fryma e dramës, nga akti i tretë.

Në Kongres:
Salla me 10 ose 12 sërë karrikesh. Në krye një tryezë e madhe, në anë të saj një flamur kombëtar me shtizë dhe një portret i Skënderbeut në njërën dhe i Ismail Qemalit në anën tjetër. Kongresistët, disa me veshje karakteristike të Veriut dhe të Jugut dhe disa me kostume europiane, barsolina e gravata e çanta, janë shpërnarë në grupe, dy e nga tre, duke biseduar…
Lushnjarë e bashkë me ta e të tjerë të armatosur, Vathi, Bajrami, Vrenozi, Thimiu, etj., si roje rrinë pak larg, hyjnë dhe dalin.
ZËRA:
– …kam ardh mes borës, ujqve dhe ushtrisë serbe…
– E madhe shtëpia… e mblodhi Shqipërinë…
– …nuk kanë mbrritë të gjithë…
– …ku ishit mbrëmë?
– Këtu afër. Na kanë pritur me këngë. Këndonin me rradhé dhe dilnin bënin roje me pushkë jashtë shtépisé…
– …kush e kishte Korçën, grekërit apo fracezët?
– Francezët për grekërit…
– Shiko Plakun e Butkës… legjendarin…
– … sa kohë që s’jemi parë? Qysh në Vlorë,
– …atë ditë kur u ngrit flamuri…
– A fillojmë, burra? Koha nuk pret…
– I përndershmi Sheh Karbunara do t’i bëjë një lutje Zotit, që të na bekojë… ogur i mirë… në mbrojtje nga të papriturat e shumta… ka kaq trazira…
(Të gjithë pa lëvizur nga vendi ngrijnë në heshtje dhe secili, sipas menyrës së vet, luten, dikush me kokën lart, me duart e bashkuara, me kryet ulur, ndonjë gjunjëzohet, mërmërisin, etj., në mes tyre Sheh Karbunara i statujtë duke krijuar kështu një si grup skulpturor sugjestionues, suprem…
– Përfaqësuesi i Lushnjës ta marrë fjalën… Zoti Vokopola nise…
PËRFAQËSUESI I LUSHNJËS- Në emër të Prefekturës së Lushnjës, Beratit e Skraparit ju uroj mirëseardhjen në Kongres. Nuk jemi këtu vetëm në shtëpinë e mikut tonë bujar, lushnjarit të nderuar Kaso Fuga, por dhe brenda mureve të historisë. Po nisim një betejë, sot më 21 Janar 1920, e mërkurë, që nuk do të harrohet, e ndjej… (emocionohet) Zini vendet… në këtë sallë… por dhe në ngjarjet që na presin…
Ia jap fjalën patriotit të flaktë, veprimtarit të palodhur kundër pushtimit otoman, mbështetësi kryesor i Ismail Qemalit, ministër në qeverinë e parë, Elbasan Pashës, i zbardhur në përpjekjet për çështjet e më mëdheut. Urdhëroni!
ELBASAN PASHA (I moshuar, me pak mjekërr të bardhë, i hollë, i thatë, me kravatë e qylaf, me zë të ngadaltë e pak të ngjirur.) Të dashur qytetarë, delegatë nga i gjithë vendi, ju që keni ardhur dhe ata që nuk kanë arritur ende, por dhe ata që nuk do të vijnë dot kurrë se janë vrarë për ideal, (duartrokitje të forta), luftëtarë, burra që më bëtë nderin ta çel këtë kuvend, vazhdim i atij të Lezhës me Skënderbeun dhe i atij të Prizrenit me Abdyl Frashërin me shokë, duke ju falenderuar me shpirt, shpall të hapura punimet. Së bashku të hapim udhën që do të ndjekim. Nëpër vazhdën e gjakut do të shkojmë ku na e do zemra e plasur që të arrijmë te ëndrra, atje ku na e do puna, sipas amanetit të të parave. Shqipëria është bërë një herë dhe nuk ka pse zhbëhet!
Duartrokitje.
Zotërinj, jeni të lodhur, e di, keni ardhur rrugë e pa rrugë, mespërmes pushtonjësve të Shqipërisë, kjo na ka vrarë më shumë se sa të tatëpjetat e shtigjet e humnerat, se nata me erë e bora, kemi ecur me mjete që prisheshin, kështu e lanë atdheun tonë, me karroca e kuaj e më këmbë, po u shplodhëm që gjetmë sho-shoqin e do të bëhemi me flatra kur të gjejmë dritën që na duhet.
Kam kërkesën që të nderojmë dëshmorin e kësaj ideje, bashkëpunëtorin tonë të ngushtë, Abdyl Ypin, që e vranë ca ditë më parë për të mos qënë këtu ai dhe të gjithë ne e ky Kongres të mos mbahej. Nëpërmjet tij duam të përulemi para gjithë të rënëve dhe martirëve të Kombit…
Të gjithë ngrihen më këmbë. Heshtje e thellë…

KRYETARI (i porsazgjedhur) – Të vazhdojmë më tej… të formojmë komisionet, që tani, të ndahen përfaqësonjësit në grupe dhe… Po emërojmë Sekretarin e Kuvendit, zotin Vokopola dhe për të këqyrur letërpërfaqësimet e delegatëve, pra një komision të posaçëm prej 5 vetash… Hë, të presim… për të mos pritur…
DELEGATI I MATIT- (ngrihet) Unë jam për sulm, i përndershmi Sheh!
ZËRA- Me shka, me çfarë?
DELEGATI I MATIT- Me armën e diplomacisë, me diplomacinë e armëve.
DELEGATI IV- Konkretisht: burra, gra, djem e pleq, me spata e me hunj, me armët që kemi, të përzëmë armiqtë nga toka jonë. Të hedhim si leckë qeverinë e sotme, që nuk bën për sot. (Duartrokitje)
KRYETARI- Traktatin e Fshehtë të Londrës… Kongresi e hedh poshtë me vendosmëri duke përgatitur një protestë energjike për Konferencën e Parisit.
Kjo bëhet në emër të Asamblesë së Kombit në Lushnjë, kundra vendimeve të Francës, Anglisë, Italisë për copëtimin e Shqipërisë ndërmjet Italisë, Greqisë, Sërbisë e Malit të Zi. Rezolutën, na vjen një kërkesë, përfundoje kështu (lexon): Shqiptarët janë gati të bëjnë çdo lloj sakrifice dhe me e derdh pikën e fundit të gjakut të tyre kundra çdo veprimi, që mundet me vue në rrezik pamvarësinë dhe tërësinë e saj tokësore…
Ndizen drita ngadalë, salla e kuvendit, përfaqëuesit nëpër vende, kongresi vazhdon punën…
SHEH KARBUNARA- Të tregojmë që dimë të qeverisim. Shteti i pavarur shqiptar është realitet. Kështu kanë bërë dhe disa shtetet të tjera të robëruara, zotërinj, kështu Çekosllovakia, Finlanda, Polonia, Lituania… Edhe ne. Shtet i vjetër, qeveri e re!
ROJET E ARMATOSURA- Rroftë Qeveria e re!… (Duartrokitje)
NËNKRYETARI- Të përgatiten tekstet që do t’i dorëzohen Konferencës së Paqes në Paris dhe Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sugjerime!
PLAKU I BUTKËS – T’i drejtohemi Parlamentit italian, por jo me ton të butë, kështu m’u duk se dégjova, me lal e me lule ose me tryla si thotë myzeqari. Me spatët dardharit siç e përdorin nga Korça…
PËRFAQËSUESI I MATIT – Shkronjat duhet të bjenë erë barut!….
VRENOZI- Zoti ka urdhëruar këtë Kongres për të shpëtuar Shqipërinë.
DELEGATI IV – Populli është mbret vetë dhe s’ka nevojë për mbretër, sulltanë e perandorë.
KRYETARI- Të gjykojmë situatën ku ndodhemi.
DELEGATI II – Kongresi do përballet dhe do krijojë situatë vetë. Ne na shkon republika, republika, zotërinj dhe asgjë tjetër.
Zëra: republikë, po, po republikë… THOMAJ- Mbështetur nga shumë pëlqime, mendoj të kemi kryeministër zotin Sulejman Delvina.
DELEGATI I- Tani ai ndodhet jashtë shtetit, në Konferencën e Parisit, pra askush këtu nuk mendoi tjetrin pranë a vetveten.
DELEGATI II- Gjithmonë më i mirë është ai që mungon… (Të qeshura)
KRYETARI- S’është ashtu gjithmonë. Ne i dimë vlerat e mëdha të zotit Delvina, rrjedh nga një familje ndër më të njohura dhe më të famshme në të gjithë Jugun. Ka kryer gjimnazin e Janinës dhe mandej në Stamboll. Fakultetin e Mylqijes në kryeqendrën e Perandorisë Osmane dhe pas marrjes së diplomës, siç e dini, ai u caktua menjëherë atasheut në Ministrinë e Brendshme të Turqisë dhe më pas si sekretar në zyrën e dekreteve të Kryeministrisë. Po në ato vite, ai shërbeu si profesor i literaturës në Gallata Saraj, etj. Në Bibliotekë gjithmonë e gjeje me libra francezë, të kulturës dhe shkencës perëndimore, dihen dhe interesi i tij e adhurimi dhe mirënjohja për Amerikën…
DELEGAT II- Ai të vijë sa më shpejt.
Ministër i Punëve të Mbrendshme Delegatin e Matit, Zogun e maleve, trimin 25 vjeçar… po, po…
Ministër i Punëve të Jashtme z. Mehmet Bej Konica…
Ministër i Arsimit z. Sotir Peci…
Ministër i Drejtësisë z. Hoxhë Kadri Prizrenin… Zëvendës z. Hysen Bej Virjoni… Ministër Finance Z. Ndoc Çoba… Zëvendës z. Idhomen Kosturi…
Votohen. Duartrokitje…
KRYETARI- Tani nuk na mbetet gjë tjetër, veç të bëjë betimin Këshilli i Naltë dhe Qeveria e re dhe të gjithë delegatët për ato që marrim përsipër. (Heq flamurin me shtizë e del para tavolinës duke e mbajtur në dorë.) Urdhëroni, zotërinj, të bëjmë betimin më të lartë para Kombit.
Delegatët ngrihen në këmbë ndërsa të zgjedhurit afrohen para flamurit.
SEKRETARI- (Lexon me zë të lartë) “Betohem n’Emën të Perëndis, tue dhanë besën shqiptare e fjalën e nderit përpara Mbledhjes së Kombit, se do t’i shërbej popullit dhe shtetit shqiptar drejtësisht dhe mproj ligjet dhe indipendencën e plotë të atdheut të shenjtë!”
TË ZGJEDHURIT – (Një zëri) Betohemi!
Duartrokitje. Kryetari u jep dorën. Delegatët ulen.
NJË ZË- Dua të shtoj dhe poetin e madh Gjergj Fishta! Le ta kenë si sekretar më vonë…
NJË ZË TJETËR: – Rroftë Poeti!
Duartrokitje prapë.
KRYETARI- Kongresi i Lushnjës është Pavarsia e Dytë e Atdheut!
SEKRETARI- Si kujtim nga ky Kongres kemi ca flamurë të vegjël si lulkuqet e fushave me grurë të Muzeqesë, vërini nga ana e zëmrës. Këta do t’i shpërndajmë kudo.
Shpërndan flamujt e vegjël.
NJËRI NGA DELEGATËT- Ja, kështu dua ta kem plagën në gjoks në luftë për atdhe…
ZËRA TË ASHPËR- Jeni të rrethuar… ndalni!… Kongres i paligjshëm… Dorëzohuni… do ju shpërndajmë me forcë…
Jehona e kërcënimeve përsëritet në gjuhë të tjera, italisht, greqisht, serbisht: ndalni… të rrethuar…
MINISTRI I BRENDSHËM SHQIPTAR- Largohuni! Kongresi shqiptar është mbledhur si vullnet i popullit dhe jo në mëshirë të ndokujt, ushtri qoftë a qeveri e huaj. Po ju them që mos u përzieni në punët tona, përndryshe do ju godasim. Ne nuk duam armiq, por bëni mirë të largoheni nga Lushnja… dhe nga Shqipëria. Ndryshe do ju përzëmë dhe me luftë. Unë, bashkë me forcat e mia të armatosura do të marrshojmë drejt Tiranës!
NJË ZË I ASPËR- Kush jeni ju?
MINISTRI I BRENDSHËM- Ministri i Brendshëm i Qeverisë së vendit tim. Hapnu udhën!
ZËRI- Mos lëvizni.
MINISTRI I BRENDSHËM- Unë nuk njoh tjetër autoritet, përveç Kongresit të Lushnjës. Ju përdorni armët që keni në dorë, në guxofshi. (Të vetëve.) Përpara me mua!
Hingëllima kuajsh, trokëllima… Bie perdja.
* * *

Kështu mbyllet kjo dramë dhe duket sikur hingëllimat e shqetësuara të kuajve vazhdojnë, po ndryshe, pa kuaj e kalorsa dhe pa barra mbi shpinë, britma gjithandej, sidomos brenda në parlament, ndërsa trokëllimat janë kthyer dhe në flakje çizmesh, dosjesh, batare armësh, etj.
Sa larg është salla e gjorë e Kongresit të Lushnjës me atë të Parlamentit shqiptar sot? Po antarët midis tyre? Nëse do të mateshin me idetë, përgjegjësitë, moralin? Atë kongres e kemi lënë prapa apo ai na ka lënë prapa 99 vjet?
Pa ardhur viti i 100-të t’i rikthehemi atij betimi autentik, të lartë me besë e fe e nder e përkushtim, me drejtësi dhe ligje, se të gjithë tani e gjithmonë jemi para “Mbledhjes së Kombit”, ndërkaq si një mister në dramë ndihet fryma e shpëtimit, si e dërguar nga Zoti, nga përtej oqeanit, nga shteti më i fuqishëm në botë, SHBA, që shqiptarët të gëzojnë Atdhe dhe pavarësinë e tij të ndjejnë të shenjtë, po kështu dhe të shërbyerit popullit tënd.

Putini sundon Beogradin – Nga Janusz Bugajski

 

Dita, Shqipëri20 Janar 2019

Vizita triumfale e Presidentit Vladimir Putin në Beograd kishte për qëllim të konsolidonte pozitat ruse në Ballkan. Serbia dhe Rusia nuk kanë aleancë të ngushtë, por çiftosje asimetrike përmes së cilës Kremlini shfrytëzon dominimin e vet dhe e trajton Beogradin si surrogat të dobishëm. Presioni vjen në rritje kur Moskës i duhet Serbia të përmbushë detyra të caktuara ndërkombëtare në favor të Rusisë sikurse është e qartë edhe nxitja e tanishme drejt ndarjes së Kosovës.

Gjatë luftërave të 1990-s, Beogradi kërkoi dhe i duhej solidariteti rus si për të ruajtur integritetin territorial të Jugosllavisë për të krijuar në këtë mënyrë Serbinë e Madhe, ashtu edhe për të mbajtur kontrollin mbi Kosovën. Moska manipuloi ankesat e Serbisë kundër SHBA dhe NATO-s për të demonstruar se Rusia vazhdonte të mbetej faktor i rëndësishëm në çështjet evropiane. Që prej largimit të Millosheviçit, qeveritë serbe kanë intensifikuar rolin e tyre si partnerë më të vegjël të Rusisë duke i mundësuar Putinit të transformojë Serbinë në bazë të Moskës në Ballkanin Perëndimor.

Axhenda e Putinit në Beograd shënjestroi në tre drejtime. Së pari, ai u përpoq të konsolidojë sentimentet nacionaliste të Serbisë, si edhe rezistencën ndaj Perëndimit. Përmes mjeteve të panumërta të propagandës, Moska kërkon të sigurohet që sentimentet anti-NATO të ushqehen vazhdimisht tek publiku serb. Në Beograd, Putin sulmoi SHBA se gjoja po destabilizon Ballkanin përmes imponimit “të rolit dominant në rajon” dhe dënoi zgjerimin e NATO-s, si shkak për rritjen e tensioneve në Evropë.

Shënjestra e dytë kishte të bënte me faktin që Putini u mundua të demonstrojë se si lidhjet dypalëshe po forcohen më tej ne fusha të ndryshme; një sërë marrëveshjesh me fokus rritjen e fuqisë ushtarake të Serbisë dhe përdorimin e energjisë atomike për “qëllime paqësore”. Moska tashmë furnizon Serbinë me mjete ushtarake dhe ka vënë në funksionim “një qendër humanitare Ruso-Serbe” pranë Nishit, e cila përdoret nga shërbimet ruse si bazë e mbledhjes dhe përpunimit të informacionit inteligjent përkundrejt Perëndimit.

Putini dhe Vucic gjithashtu përgatitën një marrëveshje për zonë të lirë tregtare midis Serbisë dhe Unionit Ekonomik Euroaziatik të Rusisë, e cila do të nënshkruhet gjatë këtij viti, si edhe marrëveshje për zgjatjen e linjave gazsjellëse TurkStream. Media në të dyja vendet ka transmetuar në mënyrë të vazhdueshme dizinformacion se Rusia është faktori kryesor ekonomik që favorizon Serbinë megjithëse tregtia dhe investimet e saj janë dukshëm shumë më të vogla nga ato të BE-së dhe marrëdhënia e tyre bazohet në marrëveshje jo transparente nga të cilat përfitojnë politikanë të korruptuar.

Serbia tashmë i është dorëzuar Gazprom-it përmes dhënies së shumicës së aksioneve të kompanisë së saj kryesore të gazit dhe naftës NiS dhe ka hyrë në marrëveshje të tjera të cilat e mbajnë vendin të lidhur e të varur nga burimet energjetike të Rusisë.

Shënjestra e tretë dhe më e re konsiston në përpjekjet e Putinit për të nxjerrë përfitime prej debatit mbi ndarjen e mundshme të Kosovës. Strategjistët e Moskës po ndjekin dy objektiva kryesore. Së pari, ndryshimi i kufijve në Ballkan me miratimin e fuqive perëndimore mund të trumpetohet si precedent i vlefshëm për Krimenë, Donbas, Transnistria dhe rajone të tjera që Rusia kërkon t’i bëjë pjesë të vetën. Zyrtarët mund të mbështesin qëndrimin se ndryshimet në kufirin Serbi – Kosovë thjesht bashkojnë etnitë e njëjta në një atdhe. Për rrjedhojë i njëjti proces mund të aplikohet në territore me popullsi ruse të konsiderueshme përfshirë pjesë të Estonisë, Letonisë, Bjellorusisë, Ukrainës, Moldavisë dhe Kazakistanit.

Së dyti, Kremlini bën kalkulime se ndryshimi i kufijve në Ballkan mund të vërë në vështirësi serioze NATO-n dhe BE-në përmes stimulimit të thirrjes për ndarje të mëtejshme. Nacionalistët lokalë do të mund të orkestronin dhunë për të demonstruar së bashkëkzistenca etnike është e pamundur dhe kufijtë duhen riformatuar. Efekti i rizgjimit dhe shtrirjes së aspiratave territoriale jo vetëm që do të kishte ndikim tek shtetet me probleme ende të pazgjidhura si Bosnjë-Hercegovina dhe Maqedonia, por do të përfshinte edhe vendet anëtare të NATO-s si Shqipëria, Kroacia dhe Mali i Zi.

Vizita e Putinit rriti pritshmëritë në Serbi, se Moska do ta ndihmonte Beogradin për të fituar betejën në mosmarrëveshjet me Kosovën. Moska do të bëjë çdo përpjekje që dialogu Serbi-Kosovë të zhvendoset nga ambrella e BE-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ku Rusia ushtron fuqinë e vetos. Këtu ajo mund të deklarojë mbështetje për llojin e precedentit të ndarjes që do t’i shërbente interesave të Kremlinit brenda dhe jashtë Ballkanit.

Një plan i ndarjes që do t’i mundësonte Serbisë të aneksonte komunat e veriut të Kosovës mund të shitej si fitore për serbët. Megjithatë, ndarja e njëanshme e Kosovës është e papranueshme për Prishtinën, prandaj Presidenti Hashim Thaçi propozoi shkëmbim territoresh që përfshin Luginën e Preshevës, gjë që Beogradi e refuzon.

Moska mund të përpiqet të qetësojë opozitën nacionaliste serbe për çdo pranim të statusit të Kosovës duke nxitur ndarjen, por gjithashtu duke inkurajuar aspirata të tjera. Ajo mund të japë mbështetje për ndarjen e Bosnjë-Hercegovinës dhe bashkimin e Republikës Srbska me Serbinë. Ky do të ishte një çmim edhe më i madh se kufiri verior i Kosovës, meqenëse në veçanti liderët e RS duan domosdoshmërisht të bashkohen me Serbinë.

Rezultati i thellimit të ndërhyrjes ruse do të jetë përfshirja e qeverisë së Aleksandër Vucic në një konflikt të ri me BE-në, NATO-n dhe SHBA për çështjen e Bosnjë-Hercegovinës. Kjo, gjithashtu, do i shërbejë interesave të Kremlinit për të bllokuar rrugën e Beogradit drejt anëtarësimit në BE. Mësimi për Serbinë është se nëse ajo nuk çlirohet nga dominimi mbytës i Rusisë ajo nuk mund të realizojë potencialin e saj kombëtar, por do të vazhdojë në mënyrë konstante të shfrytëzohet si peng në fushatën e Putinit për të çarmatosur e shpërberë Perëndimin.

Botuar sot në Dita. Më poshtë, versioni anglisht i artikullit:

Dita, Albania

PUTIN CONQUERS BELGRADE

Janusz Bugajski, 20 January 2019

President Vladimir Putin’s triumphal visit to Belgrade was intended to consolidate Russia’s position in the Balkans.Serbia and Russia do not have a close alliance but an asymmetric coupling in which the Kremlin exploits its dominance and treats Belgrade as a useful surrogate. Pressure mounts when Moscow needs Serbia to fulfill certain international tasks to Russia’s advantage, as evident in the current push toward Kosova’s partition.

During the wars in the 1990s, Belgrade appealed to Russian solidarity whether over preserving Yugoslav integrity, creating a Greater Serbia, or retaining control over Kosova. Moscow manipulated Serbia’s grievances against the US and NATO to demonstrate that Russia remained a major factor in European affairs. Since the ouster of Milosevic, Serbian governments have intensified their role as Russia’s junior partners, enabling Putin to transform Serbia into Moscow’s outpost in the Western Balkans.

Putin’s agenda in Belgrade consisted of three prongs.First, hesought to consolidate Serbia’s nationalist sentiments and resistance to the West. Through its numerous propaganda weapons, Moscow makes sure that anti-NATO sentiments are constantly nurtured among the Serb public. In Belgrade,Putinattacked the US for allegedly destabilizing the Balkans by imposing its “dominant role in the region” and berated NATO enlargement for increasing tensions in Europe.

In his second prong, Putin sought to demonstrate how bilateral ties are being strengthened in various domains. A series of agreements focused on upgrading Serbia’s military capabilities and the use of atomic energy for “peaceful purposes.”Belgrade already supplies Serbia with military hardware and operates a “Russian-Serbian Humanitarian Center” near Nis, which Russian services use as an intelligence gathering facility vis-à-vis the West.

Putin and Vucic also prepared an agreement for a free-trade zone between Serbia and Russia’s Eurasian Economic Union, to be signed later this year, and an extension of the TurkStream gas pipeline. Media in both countries persistently broadcast disinformation that Russia is Serbia’s main economic benefactor, even though its trade and investment is dwarfed by the EU and is based on opaque deals that benefit corrupt politicians. Serbia has already surrenderedtoGazprom majority shares in its major oil and gas company, NiS, and entered into other deals that tie the country tightly with Russia’s energy supplies.

In the third and newest prong, Putin is seeking to benefit from the debate over Kosova’s potential partition. Moscow’s strategists are pursuing two primary objectives. First, border changes in the Balkans approved by Western powers can be trumpeted as a valuable precedent for Crimea, Donbas, Transnistria, and other regions coveted by Russia. Officials can contend that changes in the Kosova-Serbia border simply bring co-ethnics into the motherland. Hence, a similar process can be applied to territories with sizeable Russian populations, including parts of Estonia, Latvia, Belarus, Ukraine, Moldova, and Kazakhstan.

Second, the Kremlin calculates that border changes in the Balkans can create havoc for NATO and the EU by stimulating calls for further partitions. Local nationalists could orchestrate violence to demonstrate that ethnic co-existence is not feasible and borders have to be adjusted. A ripple effect of territorial aspirations would not only affect unsettled states such as Bosnia-Hercegovina and Macedonia, but also embroil NATO members Albania, Croatia, and Montenegro.

Putin’s visit raised expectations in Serbia that Moscow would help Belgrade win its dispute with Kosova. Moscow will push for the Serbia-Kosovo dialogue to be moved from under the umbrella of the EU to the UN Security Council where Russia exerts veto power. Here it can endorse the kind of partition precedent that could serve Kremlin interests inside and outside the Balkans.

A partition plan that would allow Serbia to annex Kosova’s northern municipalities could be sold as a victory for Serbia. However, the unilateral partition of Kosovais unacceptable to Prishtina, hence President Hashim Thaçi proposed a land swap involving the Preshevo Valley that is resisted by Belgrade.

Moscow may seek to pacify Serbian nationalist opposition to any acceptance of Kosova’s status by not only promoting partition but also by raising other aspirations. It can express support for the division of Bosnia-Herzegovina and Serbia’s incorporation of Republika Srpska (RS). This would be a bigger prize than the northern fringes of Kosova, particularly as RS leaders yearn to join Serbia.

The result of Moscow’s deepening intervention will be to embroil the Aleksandar Vucic government in a new conflict with the EU, NATO, and the US over Bosnia-Herzegovina. This will also serve Kremlin interests by blocking Belgrade’s path toward EU accession. The lesson for Serbia is that unless it breaks free from Russia’s suffocating grip, it cannot achieve its national potential and will be consistently exploited as a pawn in Putin’s campaign to disarm and dismantle the West.

Violinisti i shquar Florian Vlashi shpreh dhimbjen për Kozma Larën dhe plejadën e gjithë Artistëve që kanë ikur duke na lënë Artin e madh si tatuazh !

Violinisti i shquar Florian Vlashi prej dhimbjen për largimin nga kjo jetë të kompozitorit të njohur shqiptar Kozma Lara. ja si shprehet Florian Vlashi në rrejtin social:

“Më hidhëroi shumë vdekja e profesor Kozma Larës.

Brezi i ndritur i muzikës shqiptare po largohet pak nga pak në një “diminuendo” pa “rallentando”.

Mora sot partiturën e tij nga një dosje e vjetër ku ishte bashkë me veprën e Feim Ibrahimit.

Të dyja titullohen “Scherzo”.

Po qeshin me ne më duket? Pse jo? Kanë të drejtë. Ata, bashkë me shumë emra të ndritur, e kryen detyrën e tyre, e krijuan korpusin sonor shqiptar në kohën më të veshtirë për artin.

Po ne?

Në këtë të ashtuquarturën liri plot “panem et circenses” (bukë e cirk) shpesh harrojmë se ka një dallim të madh nga “të luash veprën e tyre” apo “të luash me veprën e tyre”.

Ky korpus është për ne orientimi më i mirë për të mos humbur në kaosin e përditshëm që ngjason me një pikturë abstrakte.

Partitura e Kozma Larës është me shënimet e tij dhe të profesor Ibrahim Madhit nga koha kur unë përgatitja premierën e saj në koncertet e majit. Janë shënime me laps të kuq dhe lapsat e kuq nuk kanë gomë. Ato shenja nuk prishen. Nuk ndërrohen. Nuk shuhen. Janë tatuazhet tona.”

Fotografia e Florian Vlashi

Mbrëma të gjithë me sytë nga qielli, Hëna do dhurojë spektakël!

Në mbrëmjen midis 20-21 janarit ngrini sytë nga qielli! Një fenomen i jashtëzakonshëm i njohur si “Hëna e kuqe” do të shfaqet në qiell.



Dukuria e rrallë, “Hëna e përgjakur” quhet ndryshe edhe “Hëna e ujqërve” apo “Super-hëna”.

Kur hëna e re përkon me pikën më të afërt të Tokës zmadhohet në përmasa dhe merr emërtimin “e përgjakur“ për shkak të eklipsit të diellit.

Ngjarja qiellore pritet të zgjasë 3 orë e gjysmë. Sytë nga qielli, spektakli është i garantuar!

Lumir Abdixhiku – KOSOVA PATI 11 840 TË VRARË, NGA KËTA 1 392 ISHIN FËMIJË, 1 882 TË MOSHUAR Nga fëmijët 296 ishin nën moshën 5 vjeçe

VOAL – Publicisti Lumir Abdixhiku, në numrin e 19 janarit 2015 të gazetës Koha Ditore ka botuar opinionin “Republika ime e mjerë”, ku ai shkruan:

Qëndrimet kundër të vrarëve, të zhdukurve e shqiptarëve të tjerë vijnë nga zyrat e Republikës, gjejnë mbrojtjen e Republikës, paguhen nga taksat e Republikës – dhe janë kundër Republikës. Kështu, Republika ime mbetet më së paku Republikë. Mbetet e mjerë.

-1-

11.840 është numri i të vrarëve në Kosovë – numër ky i përmbledhur në një botim të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës. Nga ta, 1.392 janë fëmijë e 1.882 të moshuar. Nga fëmijët 296 janë nën moshën 5 vjeçe. E mendoni pak? Plot 296 fëmijë të vrarë nën moshën 5 vjeçe; nën 5 vjet për atë Zot. Ky është bilanci i luftës në Kosovë.

Një ministër i Republikës sime – Jablanoviq pra – injoron të gjitha vrasjet sikurse të ketë jetuar shumë larg nga këtu; por s’është ashtu. Ky ministër Republike që ka moshë të përafërt me mua, ka kaluar gjithë jetën e tij në Kosovë, në Leposaviq të Kosovës – jo më larg se tetëdhjetë kilometra nga unë. Dhe, përveç nëse nuk ka tru të çrregulluar nga ndonjë sindromë kretinizmi e mohimi patologjik, ai mban rend e mirë secilën ndodhi të vendit tonë të përbashkët. Ai mban rend e mirë – siç mbaj rend e mirë dhe unë – trupat paramilitare, militare e policore që për vite rresht kishin bërë kërdi çnjerëzore; aq çnjerëzore sa u desh intervenimi i parë i një superaleance perëndimore për t’i bombarduar e ndalur çnjerëzorët si ta. Ai mban rend e mirë – siç mbaj rend e mirë dhe unë – gjetjet e trupave të zhdukur jo në Kosovë, por në Rashkë të Serbisë; madje jo në vitin 1999, por plot 15 vjet më pas, në vitin 2014 – të groposur e të mbuluar me gjakftohtësi jo vetëm me dhe e gurë, por me një ndërtesë të tërë – e gjitha mbi fëmijë e pleq e civilë. Ai i mban rend e mirë të gjitha.

Por si është e mundur që për masakrat në Kosovë ta dijë e gjithë bota mbarë, por nuk e di një ministër Republike që ka kaluar gjithë jetën e tij i rrethuar nga masakrat? Çfarë e shtyn një ministër Republike të komunitetit serb të mohojë një fatalitet njerëzor – nëse jo ndaj bashkëqytetarëve të tij – thjesht ndaj qenieve si ai? Nga kjo urrejtje ndaj të vrarëve që sot nuk kanë zë? Mbi të gjitha, pse është ende ministër një fashist si ky?

E mbrapshta e një ministri model si ky megjithatë nuk mbaron këtu. Vetëm një javë më parë ai – dhe të njëjtët pas tij – i kishte quajtur egërsira nënat e dëshmorëve të atdheut, për ta tjetërsuar Republikën time e tuajën e të tijën në fund si krahinë të Metohisë. Një tjetër ministër si ai kishte hequr stemën e Republikës nga komunikimet zyrtare qeveritare dhe kishte refuzuar rrjedhimisht të komunikonte ministria e tij në shqip; përderisa një komunë tjetër ngjitur me Prishtinën kishte lëshuar komunikatë zyrtare si një komunë që ndodhej në Serbi.

Qëndrimet e tilla vijnë nga zyrat e Republikës, gjejnë mbrojtjen e Republikës, paguhen nga taksat e Republikës – dhe janë kundër Republikës. Kështu, Republika ime mbetet më së paku Republikë. Mbetet e mjerë.

Vetëm muaj më parë, në Qeverinë e Kosovës vendet e rezervuara udhëhiqeshin nga serbë që me përkushtim shpeshherë dhe më të madh se shqiptarët bënin shumë për Republikën. Ata pranonin Republikën si atdhe të barabartë të të gjitha etnive – siç dhe definohet me Kushtetutë. Kishin pasaportë të Republikës, mbronin stemën e Republikës, e bënin vetë Republikën. Të njëjtët u flakën këtë herë, kur në zgjedhjet e kurdisura në të gjitha bashkësitë serbe u shpërfaq një listë serbe që sot – institucionalisht – provon të zhbëjë secilën pjesë të Republikës, përfshirë dhe ato më të ndjeshmet si dëshmorët, viktimat e vet shtetësinë.

Ministra fashistë si këta – në asnjë rrethanë normale – nuk do t’i shihnin zyrat e stemat e Qeverisë për një orë pas qëndrimeve; hiç për më shumë. Sepse Republika dhe Qeveria nuk janë punë mendimesh e interpretimesh të tekeve fashiste individuale; nuk janë këto kopshte fëmijësh me meny përzgjedhjeje të sjelljeve e bëmave. Tjetërsimi i Republikës nga institucionet e Republikës është shkelje e secilit betim, secilit përkushtim dhe secilit qëllim institucional. Mendimet e lira – dhe jo nxitëse të urrejtjes – mund të bëhen jashtë saj. Secila sjellje tjetër, ndërsa, ndjek rregulla; u thonë ligje, u thonë Kushtetutë.

Mosshkarkimi i tyre – në grup pra – përbën fatkeqësinë më të madhe të qeverisë së re. Do të duhej të tregonte fuqi, seriozitet dhe në fund kredibilitet përballë qytetarëve të saj; t’u dalë zot pra të vrarëve, të zhdukurve, nënave të tyre e vet Republikës. Ndryshimet nisin mu nga qëndrime si këto, pavarësisht konsekuencave e presioneve eventuale. Në fund të fundit një koalicion shumicë shqiptare nuk do të duhej as për së afërmi të mendonte derivatet e shkarkimit e përjashtimit – dhe kështu dhënies së shembullit – për refuzuesit të Republikës. Do të vinin të tjerët pas tyre, siç dhe kishin qenë të tjerët para tyre. Sepse po nuk u reagua tani, mu tani, të tjerët do të nxiten njëtrajtësisht. Fjalët kundër Republikës do të shndërrohen në punë kundër saj, bindjet do të marrin hov më shumë e zhgënjimet eventuale do të bëhen realitet.

Lista Serbe mund të dalë e pandreqshme; dhe ky fakt mund të jetë lajmi më i keq që promovuesit dialogues të saj mund të marrin. Lajmi më i keq për të tjerët ndërsa, pra për shtetin e të gjithë etnive, për neve, për vetë serbët e moderuar e liderët e tyre normalë, është se e gjithë përpjekja e përbashkët pesëmbëdhjetëvjeçare është zhbërë brenda një viti. Kështu, në gjuhë të pesëmbëdhjetë viteve më parë, një serb i Kosovës si Jablanoviq mohon gjithçka shqiptare – edhe vetë vdekjen e tyre pra. Ky nuk është progresi që evropianët dhe promovuesit e kompromis-dialogut kishin në mend. Tani madje, edhe gjithë ato kompromise bëhen të pakuptimta kur në kthim kemi marrë asgjë; në të vërtetë kemi marrë shumë më pak se çfarë kishim.

Por ky fakt i ri nuk nënkupton në automatizëm tolerancën tonë. Kjo sjellje jona e tanishme – toleruese pra – mund të dëshmojnë veçse impotencën e Qeverisë sonë, por nuk bën të dëshmojë idenë e një sjelljeje standarde në të ardhmen; toleranca jonë nuk guxon të bëhet standard pra. Dhe në këtë refuzim tonin ne kemi secilin mekanizëm institucional, kushtetues e të votës për të mbrojtur Republikën nga pretendime të tilla që në fund bartin vetë vulën e gjithë Qeverisë. Shkarkimi dhe kërkimfalja përbëjnë vetëm hapin e parë në drejtimin e mbarësisë.

Në të njëjtën gjuhë duhet të reagojmë si shtet e vend edhe kundër agresionit politik të shtruar para nesh nga një kryeministër i një vendi agresor – Vuçiq pra – i cili Kosovën e pavarur e shtroi para minoritarëve serb si djep të Serbisë. Kështu ai jo vetëm se shkel sovranitetin e integritetin tonë politik, duke përhapur agresion destabilizues, por edhe shkel gjithë dialogun e proceset dialoguese aq të pëlqyera nga ndërkombëtarët e aq të pranuara blanko nga të tanët. Deklaratat e tilla do të duhej të pasoheshin me letërkëmbime, qëndrime e alarme ndaj Evropës nga institucionet tona menjëherë; për të kërkuar përgjegjësi dhe mbi të gjitha reagim nga garantuesit dialogues. Secili qëndrim i qetë yni vetëm se do t’i shtyjë ata për më shumë.

Meta tallet me Baton Haxhiun: Nuk habitem nëse thotë edhe që Adem Jashari u vra për t’i dhënë Serbisë, Mitrovicën

Presidenti Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në News24, i është përgjigjur akuzave nga gazetari Baton Haxhiu, se “Meta ka qenë i pari që ka propozuar për ndryshim kufijsh gjatë takimeve me Gjingjiç”.

 

Meta, duke qeshur, tha se si mund të bëhen këto diskutime me persona që kanë vdekur shumë vite para se Kosova të shpallte Pavarësinë.

“Kam një pyetje për ju, kur u vra ish-kryeministri Gjiingjiç? Kur u shpall pavarësia e Kosovës? Si mund të diskutosh për kufijtë pasi ky u vra? Batoni nuk ka qenë asnjëherë prezent në diskutimet e mia me Gjiingjiçin. Unë tani nga Batoni pres të thotë që edhe Adem Jashari u vra për për t’i dhënë Serbisë, Mitrovicën”, deklaroi Meta.

Xhamia e Namazgjasë, më e madhja në Ballkan, do të hapet në fund të vitit

Xhamia e Namazgjasë, e cila po ndërtohet nga ana e Drejtorisë së Çështjeve Fetare të Turqisë dhe Fondacionit Diyanet (TDV) në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, do të hapet për adhurim në fund të këtij viti, njoftoi TDV.

Në një deklaratë të TDV-së thuhet se tashmë kanë përfunduar 70 për qind të punimeve të xhamisë, themelet e së cilës u hodhën në vitin 2015 me pjesëmarrje të presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, dhe se ajo do të ketë epitetin e xhamisë më të madhe të Ballkanit.

Siç thuhet në deklaratë, xhamia, e cila ka qenë ëndërr 100-vjeçare e myslimanëve të rajonit, është planifikuar të përfundojë dhe të hapet deri në fund të vitit.

10.000 besimtarë do të mund të falin namazin në të njëjtën kohë

TDV tha se xhamia, e ndërtuar në vendin e njohur si “Namazgjaja”, përfshin një sipërfaqe prej 10.000 metrash dhe ka kapacitet për 5.000 besimtarë, ndërsa së bashku me hapësirat e jashtme, 10.000 besimtarë do të mund të falin namazin në të njëjtën kohë.

Xhamia e Namazgjasë tashmë është shndërruar në një nga simbolet e Tiranës. Ajo po ashtu do të përfshijë bibliotekën, qendrën kulturore, parkingun, kursin e Kuranit, sallën e ekspozitave, mensën dhe sallën e konferencave, kurse krahas saj do të ndërtohet një muze i quajtur “Muzeu i Bashkëjetesës”.

Fondacioni Diyanet theksoi se xhamia synon të plotësojë në masë të madhe nevojat e myslimanëve për faltore, duke shtuar se ajo është projektuar si në strukturë e cila ndërthur traditën me teknologjinë dhe teknologjinë bashkëkohore të ndërtimit me arkitekturën osmane klasike e cila është e pranishme në Ballkan. aa

QEVERIA E SHQIPËRISË KACAFYTET ME ZËRIN E AMERIKËS Nga Frank Shkreli

Para disa ditësh, Zëri i Amerikës në gjuhën shqipe transmetoi një kronikë mbi farsën e konkurseve publike në Shqipëri, ndërkohë që ekspozoi ndërhyrjet për punësime në sistemin e burgjeve nga zyrtarë lokalë, deputetë të Partisë Socialiste dhe në një rast edhe nga kabineti i kryeministrit Edi Rama. Në kronikën e tij, Zëri i Amerikës thotë se ka siguruar të dhëna për një duzinë përgjime mesazhesh dhe telefonatash të shkëmbyera midis personave të ndryshëm, përfshirë, “Zyrtarë lokalë, deputetë të Partisë Socialiste dhe të zgjedhur vendor që janë përgjuar ndërsa shkëmbenin trafik influence dhe kërkonin favore për punësime apo transferime nisur nga lidhjet partiake apo personale dhe jo mbi bazën e meritës”. Sipas Zërit të Amerikës, “Përgjimet ekspozojnë gjithashtu se si një konkurs për rekrutime masive në policinë e Burgjeve u kthye në një fushatë punësimi për militantët socialistë apo njerëzit e lidhur me pushtetin — një fenomen ky i përhapur në administratën publike në Shqipëri”.

Ndaj këtij raporti të VOA-s, i pari reagoi ashpër kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama duke e cilësuar Zërin e Amerikës si pjesë e “kazanit” të medies në Tiranë: “Erdhi dita që Zëri i Amerikës të flasë nga kazani i Tiranës, duke përgojuar dynjanë mbi bazë logjesh telefonike. Për herë të parë në Albania organizohet konkurs publik për punësimet në burgje dhe kazani gjëmon deri në Amerikë e jehon në katundin tonë mediatik. Çfarë katandie,” ka shprehur zemërimin e tij Z. Rama ndaj kronikës së VOA-s. Pastaj, qeveria shqiptare duket se vendosi të caktonte në krye të luftës së shpallur kundër VOA-s, ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj — për të mbrojtur të pambrojturën. Ajo ka shprehur dyshimet e saja për të dhënat e transmetuara nga VOA dhe me këmbëngulje kërkoi përgënjeshtrimin e kronikës nga Zëri i Amerikës, lidhur me ndikimet e politikës për emërimet në administratën shqiptare. Në këtë ndërkohë, nga ana e tij, VOA u përgjigj duke thënë se, “Zëri i Amerikës i qëndron raportimit të tij, i cili është i bazuar mbi faktet që burojnë nga një dosje hetimore me përgjime të një ish zyrtari të lartë të shtetit, aktualisht nën hetime për korrupsion.” Për më tepër, Dr. Elez Biberaj, aktualisht Drejtori për Evropën dhe Euroazinë i “Zërit të Amerikës” dhe ish-shef për një kohë të gjatë i seksionit shqip të Zërit të Amerikës, në lidhje me hetimin e kryer dhe me deklaratën e Kryeministrit Rama u shpreh përball akuzave se, “Shërbimi shqiptar i Zërit të Amerikës ka siguruar vazhdimisht raportime të sakta dhe të paanshme rreth zhvillimeve në Shqipëri dhe unë garantoj plotësisht integritetin dhe gjykimin e lajmit. Shërbimi shqiptar vijon me krenari misionin e prodhimit të gazetarisë së vlerave në mbështetje të demokracisë dhe lirisë dhe t’i sigurojë audiencës së tij lajme dhe informacione të sakta, objektive dhe të balancuara në mënyrë që ata të bëjnë zgjedhjet e duhura”.

Nuk është hera e parë që Kryeministri Rama – por edhe zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të tjerë shqiptarë në të kaluarën kanë — reaguar në këtë mënyrë ndaj programeve të Zërit të Amerikës. Zoti Rama e ka filluar heret “dashurinë” e tij me VOA-n shqip. Në të vërtetë, ishte viti 2010 kur kryetari i Partisë Socialiste të Shqiperisë dhe njëherit edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Zoti Edi Rama i ka dhënë një intervistë Zërit të Amerikës (VOA), drejtë-për-drejtë nga New Yorku, ku po merrte pjesë në takimin e Internacionales Socialiste. Siç duket, Zotit Rama nuk i pëlqyen pyetjet e korrespondentes së VOA-s, Zonjës Laura Konda, në lidhje me gjendjen aktuale politike në Shqipëri, ndërkohë që atij nuk i munguan sulmet ndaj këtij enti të besueshëm lajmesh e komentesh ndërkombëtare. Siç duket i zemëruar nga pyetjet që nuk i priste me atë rast, Z. Rama e pat cilësuar atëherë Zërin e Amerikës, si një “Radio e kafeneve të Tiranës”.

Mua më habit fakti se si sot, 30-vjet pas shembjes së regjimit komunist, kur VOA cilësohej si “zëri i agjitacionit dhe i propagandës” dhe “zëri i imperializmit amerikan”, sot qeveria dhe udhëhqesit më të lartë të një vendi anëtar i NATO-s dhe pretendues për në antarësimin në Bashkimin Evropian – gjejnë kurajon dhe vullnetin politik për të kritikuar një kronikë të Zërit të Amerikës, i cili për më shumë se 75-vjet të ekzistencës së tij konsiderohet si një burim i mire, objektiv dhe i besueshëm lajmesh ndërkombëtare. Besoj se një peokupim më i madh për Kryeministrin shqiptar dhe për qeverinë shqiptare – por edhe për shqiptarët në përgjithësi — duhet të jetë fakti se si është e mundur dhe pse një shumicë dërmuese e shqiptarëve – në periudhën 30-vjeçare post-komuniste — ende detyrohen të dëgjojnë dhe të shikojnë me besueshmëri të thellë lajmet dhe informacionet e Zërit të Amerikës, përfshirë edhe ngjarjet që ndodhin në vendin e tyre. Si është e mundur që shqiptarët gjithnjë i këthejnë sytë dhe veshët tek një medie ndërkombëtare, gjeografikisht mijëra kilometra larg për kronika të tilla dhe për raportime të sakta, objektive e të paanshme rreth zhvillimeve në Shqipëri. Kush e pengon medien shqiptare që të bëjë detyrën e një gazetarie të lirë? Kjo, fatkeqësisht, flet shumë për gjëndjen e përgjithshme të medies në Shqipëri, diçka që duhej të shqetësonte për së tepërmi, Kryeministrin dhe Ministren e Drejtësisë.

Por le t’i këthehemi VOA’s.  Programi i parë i Zërit të Amerikës në vitin 1942 ka filluar me fjalët e folësit Uilliam Hejl: “Po ju sjellim zërat nga Amerika. Sot dhe çdo ditë prej sodit, ne do t’ju flasim për Amerikën dhe për luftën.  Lajmet mund të jenë të mira për ne. Ose lajmet mund të jenë të këqia.  Por ne do t’ju themi të vërtetën.”  E vërteta është me VOA-n edhe me këtë rast, megjithë pretendimet e Kryeministrit Rama dhe ministrave të tij! Për këtë arsye shqiptarët e kanë dëgjuar në mënyrë dërmuese Zërin e Amerikës për 75-vjet të ekzistencës së tij — në ditë të mira dhe në ditë të vështira – por më shumti në ditë të vështira dhe jo vetëm se shërben si zë i së vërtetës – përsa është e mundur nga pikëpamja njerëzore, sepse edhe VOA mund të bëjë gabime. Kjo ka ndodhur sepse shqiptarët e kanë konsideruar Zërin e Amerikës gjatë dekadave, jo vetëm si një burim i së vërtetës, por për më tepër edhe si një “zë i lirë”, siç e ka quajtur Presidenti i 43-të i Shteteve të Bashkuara, republikani Xhorxh W. Bush, në urimin e tij dërguar VOA’s në 75-vjetorin e themelimit. Ai ka shprehur respektin e tij për dëgjuesit e Zërit të Amerikës, anë e mbanë botës, përfshirë shqiptarët, të cilët sipas tij, gjatë viteve kanë rrezikuar shumë për të dëgjuar “zërin e lirë” të VOA-s — një zë që, shtoi ai, i është përgjigjur dëshirës së çdo zemre të njeriut për të jetuar në liri.  Sepse, sipas tij “Liria nuk është një e drejtë amerikane, as nuk është një ide amerikane.  Liria është një ide universale dhe Zëri i Amerikës është pjesë e këtij nocioni… Zëri i Amerikës na kujton këtë universalitet të lirisë”. Presidenti Bush, në mesazhin e tij, e ka vlerësuar Zërin e Amerikës edhe si, “Një zë realist për paqë.  Jo një zë idealist i pa shpresë”. Kam folur me shumë udhëheqës të ndryshëm botërorë gjatë mandatit tim, ka thënë ish-presidenti amerikan, duke shtuar se në takimet me ta u ka “Kujtuar atyre rëndësinë e rolit që luan shtypi i lirë, si një prej gurthemeleve”, të demokracisë.

Si një ish-zyrtar i VOA-s gjatë dekadave, ju siguroj se edhe kronika e fundit e Zërit të Amerikës — mbi farsën e konkurseve publike në Shqipëri që ekspozoi ndërhyrjet për punësime në sistemin e burgjeve nga zyrtarë lokalë, deputetë të Partisë Socialiste dhe në një rast edhe nga kabineti i kryeministrit Edi Rama – ashtu si edhe në të kaluarën, është transmetuar nga Zëri I Amerikës me të njëjtin përkushtim ndaj së vërtetës, ndaj lirisë dhe demokracisë, për të mirën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, pa asnjë qëllim të keqë ndaj askujt. Është pra në këtë frymë që kjo kronikë e Zërit të Amerikës duhet të shikohet, të analizohet dhe mbi të cilën të veprohet. Dokumentacioni i ekspozuar nga VOA në kronikën e tij disa ditë më parë, flet qartë dhe haptas për korrupsion në sistemin e punësimeve të administratës publike! Audienca javore e VOA-s shqip prej 60.5 e shqiptarëve dhe e 4 nga 5 shikuesve që e vlerësojnë këtë program si “shumë të besueshëm”, e dallojnë lehtë të vërtetën nga gënjeshtra, pa marrë parasyshë shpjegimet zyrtare.

Frank Shkreli
——————————————————————————-

VOA Broadcasting in Albanian

VOA’s Albanian Service plays a crucial role in bringing the audience unbiased, objective and comprehensive news about the world and the region and in promoting U.S. foreign policy objectives in a region still vulnerable to internal and external destabilizing forces. The Service broadcasts to Albania, Kosovo and the Albanian-speaking areas of Macedonia, Serbia and Montenegro. In the politicized media markets of these countries, VOA plays a critical role as an unbiased, balanced and trusted source of news and information. VOA Albanian reaches more adults than any other international broadcaster in the region. The service’s programming is widely disseminated by local media on TV and on the web.

Established: May 1943 (broadcasts interrupted 1945; resumed May 1951)
Target Area: Albania, Kosovo and Macedonia
Weekly Audience: 60.5 percent in Albania
64 percent in Kosovo
9.3 percent in Macedonia
TV Programming: 3 hours, 40 minutes per week
Programs and additional features available at: www.zeriamerikes.com
Facebook:
ZeriAmerikes
Twitter:
@zeriamerikes
YouTube:
Zeriamerikes
Mobile Apps:
iOS – bit.ly/VOAios
Android – bit.ly/VOAandroid

Programs and Features
Ditari (Journal) – A daily 30-minute news and information television program. The show airs in 41 TV affiliates in Albania, Kosovo, Macedonia, Montenegro and Serbia. Each market and population has unique needs, and the service tailors its programs accordingly.

In addition to its regularly scheduled TV programs, VOA Albanian provides special reports (interactives) for two top-rated affiliates in Albania, News 24 and Top Channel. These largely focus on major political developments in the United States and provide U.S. perspectives on events affecting the region.

Studentët shqiptarë që studiojnë jashtë nuk duan të kthehen më

Ilirian Agolli

Në Tiranë, Qendra për Studime Ekonomike dhe Sociale sapo mbylli një studim mbi trendet emigratore të popullatës shqiptare. Ekspertët zbuluan se ka një rritje të emigrimit potencial dhe se po emigron pjesa më e arsimuar e banorëve. Sipas një vëzhgimi tjetër, studentët shqiptarë, që po studiojnë jashtë vendit, nuk duan të kthehen më në Shqipëri. Për detajet e këtyre studimeve, korrespondenti ynë në Tiranë, Ilirian Agolli, bisedoi me studiuesin Ilir Gëdeshi, Drejtues i Qendrës për Studime Ekonomike dhe Sociale.

Zëri i Amerikës: Zoti Gëdeshi, kohët e fundit është në rritje shqetësimi se një numër përherë e më i madh i popullatës shqiptare po emigron jashtë Shqipërisë, apo po shpreh përherë e më tepër dëshirën për t’u larguar nga Shqipëria, po përpiqet të largohet nga Shqipëria në vende të Europës apo edhe më larg. Cilat janë gjetjet tuaja më të fundit në studimin tuaj më të fundit mbi trendet migratore të popullatës shqiptare?

Ilir Gëdeshi: Vitin e kaluar ne bëmë një studim lidhur me emigrimin potencial, i cili do të botohet këto ditë nga Fondacioni Fridrih Ebert. Studimi ka të bëjë me tiparet e reja të emigrimit potencial nga Shqipëria. Analizuam grup-moshën 18-40 vjeç, duke parë dëshirën për largim nga Shqipëria, duke parë mundësitë e tyre, jo vetëm të planifikojnë, por edhe nëse përgatiten për të emigruar dhe për të vënë në dukje kush janë trendet e reja në migrimin potencial. Këtë anketë që bëmë me emigrantët potencialë shqiptarë ne e krahasuam me një anketë tjetër që e kishim bërë në vitin 2007, të financuar gjatë kësaj periudhe nga një organizatë ndërkombëtare. Duke krahasuar tiparet dhe trendet e të dy anketave ne gjetëm trendet e reja që mbizotërojnë në 2018.

Kjo anketë tregon që migrimi do të vazhdojë dhe ka një rigjallërim të migrimit shqiptar, i cili aktualisht është rreth 1.5 milionë shqiptarë, që jetojnë jashtë, dhe duke e vendosur Shqipërinë në radhët e para të shteteve të të gjithë botës. Emigrimi real nga Shqipëria është nga më të lartët aktualisht në botë. Por tendencat e emigrimit potencial tregojnë që ky emigrim do të vazhdojë edhe në perspektivën afatmesme.

Zëri i Amerikës: Pse keni zgjedhur këtë grup-moshë 18-40 vjeç?

Ilir Gëdeshi: Kemi zgjedhur këtë grup-moshë, 18-40 vjeç, sepse kjo është grup-mosha më aktive. Janë të rinj që dëshirojnë të punojnë, dëshirojnë të emigrojnë, që e shikojnë jetën e tyre jashtë, ose mund të mendojnë më vonë për një rikthim të mundshëm në Shqipëri, në rast se do të shikojnë që kushtet ekonomike dhe sociale janë përmirësuar për t’u rikthyer në vendlindje. Duke qenë se kjo është mosha më aktive, ne kemi studiuar këtë grup-moshë. Në rast se ne do të vazhdojmë të avancojmë në mosha më të thyera, do të shohim që tendenca për emigrim potencial do të pakësohet.

Zëri i Amerikës: Cilat janë trendet e reja të emigracionit të shqiptarëve? Çfarë ka të re emigrimi i sotëm i shqiptarëve nga ai i para 10 vjetëve për shembull?

Ilir Gëdeshi: Kanë ndryshuar thuajse të gjitha tendencat. Së pari, nëse fillimisht dëshironin të emigronin në vendet fqinje, Itali dhe Greqi, aktualisht vendi i parë i emgrimit potencial është Gjermania dhe vende përreth saj në Europën perëndimore. Vendi i dytë janë SHBA dhe pas tyre, vijnë Italia dhe Greqia. Këto dy të fundit vazhdojnë të mbizotërojnë për shkak të rrjeteve sociale që kanë emigrantët potencialë shqiptarë në këto vende. Por dalja e Gjermanisë si vend i parë tregon që orientimi i rinisë shqiptare sot e tutje do të jetë Gjermania. Kjo lidhet edhe me disa faktorë të tjerë: duke qenë që dëshirojnë të emigrojnë në Gjermani, dëshirojnë të emigrojnë më të kualifikuarit më të arsimuarit. Për shembull, tendenca e vitit 2007 ishte të emigronin personat e pakualifikuar dhe persona të paarsimuar. Aktualisht dëshirojnë më shumë të emigrojnë persona që kanë arsimin e mesëm dhe profesional dhe sidomos ata që kanë arsim universitar. Pra, ikën pjesa më e kualifikuar dhe më e arsimuar e vendit.

Sa i takon moshës, më parë ka qenë mosha 20-22 vjeçare që dëshironin të migronin, sot dëshirojnë të migrojnë ata të moshës 27-30 vjeç, ku arrin kulmin dëshira për migrim.

Vihen re edhe tendenca të reja: për shembull, nuk dëshirojnë të migrojnë të papunët, si ka qenë në 2007, por dëshirojnë ata që janë studentë aktualisht. Së dyti, dëshirojnë të emigrojnë ata që kanë një punë dhe pastaj vijnë të papunët dhe grupet e tjera shoqërore. Kanë ndryshuar shumë nga tendencat e migrimit potencial.

Zëri i Amerikës: Si reagojnë studentët që largohen për studime jashtë Shqipërisë?

Ilir Gëdeshi: Ne po bëjmë një studim të ri aktualisht që ka të bëjë me studentët shqiptaë që studiojnë jashtë. Shqipëria ka rreth 25 mijë studentë që studiojnë jashtë. Jo fëmijë emigrantësh, por që kanë ikur nga Shqipëria. Kjo është vendi i parë në vendet e Ballkanit perëndimor. Për shembull, Serbia me rreth 8 milionë banorë, që ka popullsinë më të madhe në rajon, me të ardhura për frymë më të larta se Shqipëria, ka rreth 15 mijë studentë jashtë. Ajo që është më negative në këtë rast nuk është pse shqiptarët shkojnë për të studiuar, por më negativja është se 94 për qind e tyre, sipas një ankete që ne bëmë me studentët shqiptarë, nuk dëshirojnë të kthehen në afat të shkurtër ose të mesme në Shqipëri. Kjo do të thotë që nga Shqipëria dalin çdo vit dhjetëra milionë euro për të financuar studimin e të rinjve shqiptarë, dhe kjo nuk kthehet në atdhe me kapitalin human nesër dhe do të thotë se ka një varfërim të vendit nga pikëpamja humane dhe financiare.

Zëri i Amerikës: Cila është diferenca midis dëshirës për të emigruar dhe emigrimit faktik? Se autoritetet thonë se shifrat reale nuk janë të larta, pra, ka një polemikë edhe për shifrat.

Ilir Gëdeshi: Mund të ketë një polemikë. Mund të ketë edhe dallime midis migrimit real dhe atij potencial, sepse të gjithë ata që shprehin një dëshirë apo një qëllim për të migruar nuk do të thotë që do të migrojnë. Zakonisht shifrat botërore tregojnë që më pak se 10 për qind e atyre që shprehin dëshirën për migrim mund të migrojnë. Por migrimi potencial është një tregues i perceptimit që ka popullata lidhur me kushtet reale në Shqipëri dhe si e shikon perspektivën e saj. Për shembull, nëse do të shikojmë shkaqet e këtij migrimi potencial, duke e krahasuar me anketën e vitit 2007, vëmë re se faktorët ekonomikë janë mbizotërues, sepse janë më të dobët krahasuar me 10 vjet më parë. Krahas ekonomisë, dalin disa faktorë të rinj si dëshira për t’u arsimuar dhe sidomos dëshira për të arsimuar fëmijët në vendet e Europës perëndimore. Së dyti janë një pjesë rreth 10 për qind që shprehen se nuk shohin perspektivë në Shqipëri, e kjo është shqetësuese. Në rast se migrimi potencial rritet, do të thotë se edhe flukset e migracionit do të rriten në të ardhmen dhe kjo kërkon politika të reja në mënyrë që të frenojë këto flukse të migrimit si dhe të maksimizojë anët pozitive të migrimit dhe të minimizojë anët negative të tij.

Zëri i Amerikës: Policia gjermane i ka nxjerrë shqiptarët të dytët në listat e veta të migrimit dhe azilit pas sirianëve disa kohë më parë. A ka vërtet krahasim mes tyre?

Ilir Gëdeshi: Shkaqet që nxitin për migrim shqiptarët dhe sirianët sigurisht që janë të ndryshme. Te sirianët shkaku janë luftërat dhe konfliktet, ndërsa te shqiptarët janë faktorët ekonomiko-socialë. Shqiptarët kanë dalë të dytët në një periudhë të caktuar. Në 2015, migracioni nga Shqipëria në kuadrin e azil-kërkimit arriti shifra alarmante; ishin rreth 65 mijë shqiptarë që migruan në atë periudhë, dhe një pjesë e madhe e tyre ishin në drejtim të Gjermanisë. Por kjo lidhet me perceptimin që kanë njerëzit për kushtet ekonomike dhe sociale. Politikat tona duhet të nxitin prodhimin, hapjen e vendeve të reja të punës, një rritje ekonomike që të përkthehet në rritje të mirëqenies së qytetarëve, por nevojiten edhe shërbimet më të mira, me forcimin e sistemit arsimor, sistemit shëndetësor, me sigurinë në vend, dhe me faktorë të tjerë. Nuk është thjesht ekonomia, por është edhe një varg faktorësh të tjerë që lidhen me ekonominë.

Zëri i Amerikës: Këtu duket se ka një paradoks, sepse BE e vlerëson Shqipërinë si një vend me një trajektore europiane integruese, si një vend në zhvillim dhe demokratik, me parlament dhe qeveri të dala nga zgjedhje demokratike, por popullata reagon ndryshe. Autoritetet europiane këtë përgjigje u japin emigrantëve shqiptarë: kthehuni, se ju keni një vend demokratik. Si e shpjegoni?

Ilir Gëdeshi: Vet emigrantët potencialë japin disa faktorë që i shpjegojnë: janë faktorët ekonomikë, janë plotësimi i nevojave të tyre në fushën e arsimit, shëndetësisë, sigurisë sociale, në fushën e partive politike dhe shohim që më tepër se gjysma e tyre janë të pakënaqur nga këta faktorë. Ekzistojnë shumë elementë që nxitin shqiptarët të shohin perspektivën jashtë dhe sidomos rininë, sidomos sa i takon papunësisë dhe tregut të punës.

Zëri i Amerikës:Po a mund të ketë demokraci pa patur ekonomi, dhe anasjelltas?

Ilir Gëdeshi: Kjo ka të bëjë me përsosjen e demokracisë. Ngjarjet e fundit si manifestimi i studentëve është një shprehje që popullata kërkon një rritje të demokracisë, ka të bëjë me faktorë ekonomikë, dhe shumë faktorë, që duhen analizuar dhe politika duhet t’i analizojë dhe t’i shprehë këto gjëra.

Zëri i Amerikës: Autoritetet shqiptare nuk duken të shqetësuara për këtë emigrim të madh të kohëve të fundit. Madje në disa prononcime të tyre në media dhe konferenca të ndryshme ata thonë që shqiptarët gjithmonë kanë emigruar dhe do të emigrojnë, që shifrat nuk janë të larta…

Ilir Gëdeshi: Shifrat e emigrimit nga Shqipëria janë nga më të lartat e gjithë vendeve europiane dhe të Ballkanit perëndimor. Këto shifra tregojnë që ka një rigjallërim të emigrimit. Flukse të mëdha emigrimi ne kemi patur në vitet 1991-93, pastaj në 1997-99. Këto flukse të emigrimit real nuk u afrohen flukseve të viteve të fundit, por ka një rigjallërim tani, po të shikojmë se nga vitet 2000 kishte një ulje të këtyre ritmeve të migrimit. Kjo është shqetësuese. Ka pasoja ekonomike, politike dhe sociale në vend ky emigrim kaq i madh dhe sidomos këto tendencat e reja që emigrojnë më të kualifikuarit; kjo do të thotë që ka një varfërim të potencialit human nga pikëpamja e vlerave, sepse ikin personat më të kualifikuar dhe më të arsimuar. Dhe kjo do të ketë pasoja afatgjata. Për shembull, migrimi aktual i mjekëve, ku shifrat flasin se 10 për qind e tyre kanë migruar, sipas një ankete të një organizate joqeveritare. Kjo ka sjellë një ulje të shërbimeve mjekësore ndaj popullatës, dhe mund të kemi flukse të reja emigrimi vetëm si pasojë e mungesës së një shërbimi në zona të caktuara të vendit. Kjo është shqetësuese.

Zëri i Amerikës: Por qeveria thotë se nuk kemi mungesë të mjekëve, se mjekë kemi mjaftueshëm, se studentët shkojnë për një studim më të mirë jashtë, se emigrantët shkojnë për një jetë më të mirë jashtë, se kjo është normale se kështu ka ndodhur gjithmonë. A është shqetësues ky nënvlerësim i situatës?

Ilir Gëdeshi: Është shqetësues. Dhe nuk duhet krahasuar me vende të tjera ky fenomen që ndodh në gjithë botën. Migrimi është një fenomen mbarëbotëror, por nuk mund të krahasohet me atë, që po ndodh në Shqipëri. Është shumë më i lartë. Dëgjova se po e krahasojnë migrimin e tanishëm që ndodh nga Shqipëria me atë që ndodh nga Kroacia, dhe një krahasim i tillë nuk ka bazë për një arsye shumë të thjeshtë: Kroacia është një vend i Bashkimit Europian, ku lëvizja është e lirë nga një vend në tjetrin dhe kjo nuk mund të krahasohet me migrimin që ndodh nga Shqipëria, që nuk është një vend i Bashkimit Europian. Në rast se këtu do të hapeshin dyert dhe Shqipëria do të ishte një vend i Bashkimt Europian, mund të iknin jo 50-60 mijë vetë, por mund të iknin edhe 200 mijë vetë. Ky është një shqetësim që duhet marrë nga politikanët tanë. Duhen kuptuar përmasat e këtij migrimi, cilësia e këtyre flukseve. Krahas kësaj, ky migrim shoqërohet edhe me plagë, si ikja e fëmijëve. Për shembull, vetëm në Itali ka mbi 1 mijë e 500 fëmijë të pashoqëruar, që emigrojnë për shkak të kushteve ekonomike sociale. Duhen analizuar këto faktorë për t’i kuptuar më mirë dhe të shikohet çfarë mund të bëhet. Migrimi ka qenë një konstante në historinë e Shqipërisë në të gjitha periudhat historike, por pas 1990 ky migrim ka arritur përmasa shumë të mëdha dhe kjo është shqetësuese për të ardhmen e vendit.

Zëri i Amerikës: A shihni ju të kenë nisur politika të reja e ambicioze për ta frenuar këtë dukuri? Sa i dëgjojnë autoritetet studimet tuaja?

Ilir Gëdeshi: Ka një sensibilizim dhe për herë të parë ministri i diasporës është interesuar për studimet e organizatës tonë dhe kjo është diçka e re. Gjatë 25 viteve të fundit që ne shkruajmë për emigrimin, kemi patur interesim nga organizatat ndërkombëtare, por asnjë institucion shtetëror nuk ka qenë i interesuar. Sot këto dy muajt e fundit ka patur një interesim nga ministri i diasporës lidhur me faktet, rezultatet dhe rekomandimet që ne kemi dhënë në çështjet e emigrimit. Por kjo nuk duhet parë si çështje e një ministrie, ose si çështje individuale. Kjo duhet shtrirë shumë gjerë, sepse nevojiten një seri politikash dhe nuk lidhen vetëm me ministrinë e diasporës, por lidhen me të gjitha ministritë dhe gjithë fushat. Kjo kërkon një rishikim të politikave lidhur me zhvillimin ekonomik e social të vendit, sepse ky migrim kaq i lartë potencial është një tregues, që duhet mbajtur parasysh. Përndryshe, ne do t’i kthehemi këtij problemi, por do të jetë shumë vonë, atëherë kur një masë e madhe njerëzish do të jenë larguar dhe fatkeqësisht më të arsimuarit dhe më të kualifikuarit, dhe kjo të ketë pasoja ekonomike e sociale për vendin.

Zëri i Amerikës:Si mund të gjenden mekanizma që gjithë këta studentë që studiojnë jashtë vendit, të gjejnë kushte të favorshme për t’u kthyer në Shqipëri? Po ashtu edhe për emigrantët e tjerë të gjithë profesioneve të tjera?

Ilir Gëdeshi: Ne kemi bërë anketime me studentët dhe me diasporën shkencore shqiptare jashtë vendit, ku futëm vetëm persona, që kanë bërë një doktoratë jashtë dhe punojnë aktualisht jashtë vendit, dhe gjenden kryesisht në SHBA dhe në vende të tjera të zhvilluara, Angli, Francë, Gjermani, Itali. Nga këto anketime vërehet se ata kërkojnë nja varg ndryshimesh në vend jo thjesht për një zhvillim më të madh ekonomik, ose vende pune në sektorë të caktuar, por kërkojnë edhe elementë tjerë si: një nivel më të ulët korrupsioni në vend, politika më sociale, një shërbim më të mirë shëndetësor, një siguri më të lartë, një mjedis më të pastër, një reformim të universiteteve dhe institucioneve shkencore. Pra, ata kërkojnë një reformim të thellë të jetës ekonomike e sociale në Shqipëri, në mënyrë që të krijohen kushtet për një rikthim të tyre. Ndërkohë që nuk ka një rikthim të tyre, unë do ta vija theksin te bashkëpunimi midis institucioneve tona dhe kësaj diaspore shkencore që ne kemi jashtë. Nga ky bashkëpunim midis universiteteve dhe diasporës shkencore ne do të kishim një dinamizim të universiteteve dhe institucioneve shkencore dhe kjo do të ishte diçka pozitive për vendin në perspektivë.

Zëri i Amerikës: Kush do t’i bëjë gjithë këto ndryshime, kur këta njerëz të aftë që mund t’i bëjnë po largohen?

Ilir Gëdeshi: Këto ndryshime sigurisht që do t’i bëjë vet populli shqiptar dhe klasa e tij politike, që me këtë lëvizjen e fundit studentore, ka marrë një shkundje, që duhet të bëjë politika që i afrohen qytetarit, politika që kanë parasysh qytetarin, dhe politika që duhet të synojnë jo vetëm zhvillimin ekonomik në vetvete, por ta vërë këtë zhvillim në dobi të qytetarëve.

Reagon Elez Biberaj kur Edi Rama e quajti kazan VOA: Shërbimi shqiptar vijon me krenari misionin e prodhimit të gazetarisë së vlerave në mbështetje të demokracisë dhe lirisë

Drejtori për Europën dhe Azinë i Zërit të Amerikës, Elez Biberaj, ju përgjigj kryeministrit Edi Rama, pas etiketimit prej këtij të fundit, si kazan edhe për Zërin e Amerikës

Biberaj garantoi se investigimi për implikimin e deputetëve dhe shefes së kabinetit të kryemsitrit shqiptar, në biseda përgjimesh, për punësime, është i saktë ashtu si të gjitha lajmet e publikuara nga kjo media.

“Shërbimi shqiptar i Zërit të Amerikës ka siguruar vazhdimisht raportime të sakta dhe të paanshme rreth zhvillimeve në Shqipëri dhe unë garantoj plotësisht integritetin dhe gjykimin e lajmit. Shërbimi shqiptar vijon me krenari misionin e prodhimit të gazetarisë së vlerave në mbështetje të demokracisë dhe lirisë dhe t’i sigurojë audiencës së tij lajme dhe informacione të sakta, objektive dhe të balancuara në mënyrë që ata të bëjnë zgjedhjet e duhura”, u shpreh për Ora News, Elez Biberajn, Drejtori për Evropën dhe Euroazinë i Zërit të Amerikës.

Denoncimi i Zërit të Amerikës zbuloi se si zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste përdornin vendet e lira të punës në administratën e burgjeve për të punësuar militantët e tyre.

Pas këtij publikimi erdhi sulmi i Kryeministrit ndaj kësaj media

Pas publikimit të këtij lajmi, Kryeministri reagoi në twitter, duke e quajtur këtë media kazan.

“Erdhi dita që Zëri i Amerikes të flasë nga kazani i Tiranës, duke përgojuar dynjanë mbi bazë llogjesh telefonike. Për herë të parë në Albania organizohet konkurs publik për punësimet në burgje dhe kazani gjëmon deri në Amerikë e jehon në katundin tonë mediatik. Çfarë katandie”, reagoi Rama.

Katandi në fakt është kryeministri i Shqipërisë që kërkon të gjithëve t’jua mbyllë gojë, por VOA-s nuk ia mbyll dot! Lodhet kot!

Përse duhet që gjithë shqiptarët të jenë me Ramushin! Nga Elida Buçpapaj

Sot jemi me Ramushin!

E kritikuam Ramushin fort kur iu bashkua Hashim Thaçit!

Tash na u desh Ramushi!

Sepse të jesh me Ramushin do të thote të jesh me Amerikën!

Do të thotë të jesh me vlerat e lirisë!

Të jesh me Ramushin do të thotë t’i thuash “jo” një lufte të re në Ballkan!

Të jesh me Ramushin do të thotë t’i thuash “po” paqes në Ballkan!

Të jesh me Ramushin do të thotë të jesh për paqen midis shqiptarëve dhe serbëve!

Të jesh me Ramushin do të thotë të respektosh gjithçka që arriti në fund të shekullit XX dipomacia Euro-Atlantike, Amerika dhe shtetet e NATO-s! Pas përpjekjesh të pafundme diplomatike, ku u aktivizuan shterrshëm figurat më të shquara të diplomacisë Amerikane dhe Europiane, ku u aktivizua administrata Bill Clinton, me Sekretaren e Shtetit Madeleine Albright, veterani i diplomacisë Richard Holbrooke bashkë me të gjitha shtetet bërthamë të Perëndimit, që përbëjnë Perëndimin e vlerave!

U deshën shumë sakrifica, viktima, deportime, varre masive!

Kur Milosheviçi shkaktari i tragjedive në ish-Jugosllavi e hodhi në kosh të plehrave diplomacinë Perëndimore, atëhere Perëndimi u detyrua të ndërmarri sulmin e NATO-s dhe ishte i gatshëm edhe të zbarkonte me trupat e Aleancës!

Për të gjithë Presidentët e SHBA integriteti territorial i Kosovës është i pacënueshëm dhe i panegociueshëm!

Integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm!

Për Presidentin George Bush senior, që kur i dërgoi selam Milosheviçit me Paralajmërimin e Krishtlindjeve dhe Vijën e Kuqe!

Integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm!

Për Presidentin Bill Clinton,

Integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm!

Për Presidentin George W Bush,

Integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm!

Për Presidentin Barack Obama,

Integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm!

Duhet të jetë edhe për Presidentin Donald Trump!

Në emrat që kanë përmendur më sipër është 30 vjet konsensus i të gjitha administratave Amerikane, qëndrim bipartizan dhe i unifikuar!

Që do të thotë çështja e Kosovës is over!

Don’t touch! Mos e prekni!

Mos e harroni paralajmërimin e Presidentit të 41.të SHBA George W.H. Bush!

Ai nuk jeton më! Por vepra e tij do të jetë e përjetëshme!

Prandaj jemi me Ramushin!

Kur jemi me Ramushin jemi me Britaninë e Madhe, me Gjermaninë, me Francën, me Italinë, jemi me të gjithë ata burrashtetesh të nderuar që vendosën fatin e Kosovës dhe që kanë dhënë kontributin pandalshëm që Kosova të jetë shtet i pavarur!

I jemi mirënjohës SHBA dhe Perëndimit!

Prandaj jemi me Ramushin!

Ka qenë i njohur qëndrimi i Ambasadorit John Robert Bolton kundër kësaj që krijoi për tridhjetë vjet Amerika,

por sado i rëndësishëm të jetë Këshilltari i Sigurisë sot i Presidentit të SHBA,

statura e tij nuk mund të krahasohet me burrat më të fuqishëm të botës në 30 vjet histori moderne të SHBA!

Prandaj jemi me Ramushin sot!

I japin ose jo vizën Amerikane për Mëngjesin e Lutjeve!

Sepse Ramushi po vepron konform vendimit konsensual të SHBA dhe Perëndimit!

Ne duam që Kosova dhe Serbia, të funksionojnë sikur Franca e Gjermania, por kjo kërkon respekt të ndërsjelltë, reciprok, bilateral!

Ti më respekton, unë të respektoj! Ju e dini si janë shqiptarët, po i respektove një herë, ata të respektojnë dhjetë herë, 100 herë!

por Serbia jo, Serbia e Daçiçit dhe Vuçiçit tallet me të ardhmen e shtetasve të Serbisë dhe të Kosovës, nën ombrellën e një zonje që do të duhej të kishte shkuar me kohë në shtëpinë e saj,

sepse zonja Mogherini ka dhënë kontribut kundër interesave të BE dhe paqes afatgjatë midis serbëve dhe shqiptarëve, duke hapur një kapitull të mbyllur një herë e mirë!

Nëse administratat serbe me në krye Vuçiç dhe Daçiç organizojnë gjithë diplomacinë me në krye lobin në SHBA që shtetet të cilat e kanë njohur Kosovën ta anullojnë njohjen e tyre, dmth kjo është kundër interesave të SHBA dhe 25 shteteve të BE që tashmë e kanë njohur të parat Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran,

kjo do të thotë se është Serbia që nuk respekton vendimet e Perëndimit dhe jo Kosova!

Kur Serbia organizoi gjithë diplomacinë e saj dhe e festoi me shampanjë triumfaliste mos lejimin e anëtarësimit të Kosovës anëtare e UNESCO-s dhe INTERPOL-it,

atëhere si është e mundur që Kosova t’i gjunjëzohet Serbisë!

Po si është e mundur që diplomacia e Bashkimit Europian t’i gjunjëzohet Serbisë, kur politikat e këtij vendi bien ndesh me politikat e shteteve të BE-së në raport me Kosovën?

Prandaj jemi me Ramushin!

Sepse kur jemi me Ramushin jemi me Amerikën dhe Europën e vlerave!

Kosova dëshiron që të jetë pjesë e NATO-s, Serbia është kundër anëtarësimit në NATO!

Duke qenë pjesë e NATO-s, Kosova nuk përbën rrezik për Serbinë, ndërsa Serbia duke mos pranuar të jetë pjesë e NATO-s është shteti i vetëm në zemër të Europës që del jashtë kontekstit të përbashkët që ka Europa!

Ramushi është brenda ëndërrës të përbashkët Euro-Atlantike,

nuk jemi ne kundër Serbisë,

është serbia e Vuçiç-Daçiç kundër serbisë dhe serbëve,

ne jemi pro integrimeve të saj,

jemi për paqen midis shqiptarëve dhe serbëve,

ashtu sikur e ka vendosur SHBA, BE dhe NATO,

prandaj jemi me Ramushin!

Prandaj duhet që gjithë shqiptarët të jenë me Ramushin!

Sepse jemi për paqen midis shqiptarëve dhe serbëve!

Bruksel, në takimin e NATO-s do të diskutohet për Kosovën

BRUKSEL – Autoritetet më të larta ushtarake të NATO-s do të zhvillojnë ditën e dytë të takimeve në selinë qendrore të organizatës në Bruksel.

Shefat e mbrojtjes të vendeve të NATO-s do të trajtojnë një sërë temash në ditën e dytë të Konferencës së 180-të të Komitetit Ushtarak, ndër të cilat do të diskutojnë mbi Ballkanin Perëndimor dhe Misionin e Forcës së Kosovës.

“Dita e dytë do të përqendrohet në Zhvillimin e Luftimit, përmirësimin e Shpërndarjeve të Aftësive të Përbashkëta, partneriteti NATO-Gjeorgji me një fokus të veçantë në ecurinë e Pakos së rëndësishme NATO-Gjeorgji, duke përfunduar diskutimin e gjerë mbi Ballkanin Perëndimor dhe Misionin e Forcës së Kosovës – KFOR”, bëri të ditur NATO në një njoftim.

Në ditën e parë, shefat e mbrojtjes diskutuan sfidat aktuale dhe të ardhshme strategjike të NATO-s, si dhe strategjinë ushtarake dhe të parandalimit të Aleancës.

Ata po ashtu shkëmbyen pikëpamje mbi Misionin Mbështetës të udhëhequr nga NATO për të trajnuar, ndihmuar dhe këshilluar forcat afgane të sigurisë, si dhe situatën e sigurisë rajonale.

Në margjinat e takimit, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, Yaşar Güler, takoi homologun e tij amerikan, Joseph Junford, në vazhdën e vendimit të SHBA-ve për t’u tërhequr nga Siria.

Komiteti Ushtarak takohet dy herë në vit në selinë e NATO-s për të diskutuar mbi operacionet dhe misionet e Aleancës, si dhe për t’i ofruar Këshillit të Atlantikut të Veriut këshilla ushtarake të bazuara në konsensus se si NATO mund t’i përballojë sfidat globale të sigurisë. aa