VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Dy dekada nga bombardimet e NATO-s në ish-Jugosllavi

By | March 24, 2019

Komentet

Kisha Ortodokse Serbe pagoi shtrenjtë çmimin e mosrespektimit të masave pandemike

Kisha Ortodokse Serbe (KOS), e cila humbi emrat e saj kryesorë për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), pagoi çmim të rëndë për mosrespektimin e masave pandemike në funerale, shkruan Anadolu Agency (AA).

Së fundmi, me vdekjen e udhëheqësit të kishës Irinej, KOS mbeti pa lider, ndërsa në ceremoninë e varrimit në të cilën të pranishëm ishin mijëra njerëz, moszbatimi i masave ndikoi negativisht në përhapjen e virusit.

Më parë, metropoliti kishës në Malit të Zi, Amfilohije, vdiq më 30 tetor si pasojë e infektimit me COVID-19. Pavarësisht masave pandemike në Malin e Zi, mijëra njerëz morën pjesë në funeral dhe puthën trupin e pajetë të metropolitit për shkak të ritualeve, duke shkaktuar kritika të shumta.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe patriarku Irinej, kreu i KOS-it, gjithashtu morën pjesë në funeralin e Amfilohijes, një figurë e rëndësishme fetare për serbët në Malin e Zi.

Ndërsa mosrespektimi i masave në funeralin e Amfilohijes u tregua si një nga faktorët e rëndësishëm në rritjen e shpejtë të numrit të rasteve me COVID-19 në vend, u theksua se udhëheqësi i KOS-it Irinej gjithashtu u infektuar në këtë funeral.

Në fillim të nëntorit, u njoftua se testi PCR i patriarkut Irinej rezultoi pozitiv dhe se ai u shtrua në spital për mjekim. Irinej, gjendja e të cilit u përkeqësua më 19 nëntor, vdiq një ditë më vonë.

Masat gjithashtu u injoruan në funeralin në Beograd

Ndërsa vdekja e udhëheqësit fetar serb Irinej për shkak të COVID-19 krijoi një efekt tronditës në vend, mosrespektimi i masave gjatë ceremonive në Beograd nuk kaloi pa u hetuar.

As njerëzit që erdhën në ceremoni dhe as zyrtarët e kishës nuk “morën mësimin” nga ceremonia e varrimit e mbajtur në Mal të Zi më parë.

Megjithëse arkivoli i Irinejit ishte i mbuluar me xham, ndryshe nga Amfilohije, njerëzve që u dyndën në kishë për t’i dhënë lamtumirë udhëheqësve të tyre fetarë iu ofruan pije me të njëjtën lugë sipas ritualeve, duke shkaktuar reagime tek ekspertët shëndetësorë.

Peshkopi që udhëhoqi varrimin gjithashtu infektohet

Siç u bë e ditur, peshkopi David, i cili udhëhoqi varrimin e Irinejit, u infektua gjithashtu me COVID-19 dhe u shtrua në spital.

Në ndërkohë, përveç Patriarkut Irinej dhe Metropolitit Amfilohije, edhe emra të tjerë të shquar të kishës, si peshkopi Artemije, peshkopi Milutin dhe kryeprifti Josifov, humbën jetën gjithashtu për shkak të COVID-19.

Po ashtu, edhe shumë zyrtarë të tjerë të lartë të kishës janë infektuar me virusin.

Teksa KOS, e mbetur pa udhëheqës për shkak të COVID-19, humbi emrat e saj të rëndësishëm dhe hyri në një krizë të thellë, krahas takimit të këshillit që planifikohej të mbahej pranverën e kaluar, por u shty për shkak të pandemisë, tani do të duhet të mbajë një takim të veçantë për të zgjedhur udhëheqësin e ri.

Reagimet nuk kanë të ndalur

Në pamjet e publikuara në media nga funeralet e metropolitit Amfilohije dhe Irinejit, u pa që masat pandemike kryesisht nuk u respektuan, ndërsa reagime shkaktoi fakti që mijëra njerëz përdorën të njëjtën lugë dhe puthën trupat e klerikëve që vdiqën nga virusi.

Ekspertët theksojnë se të paktën në periudhën kur pandemia vazhdon, kisha dhe sistemi shëndetësor duhet të bashkëpunojnë, duke shtuar se e kuptojnë dëshirën e njerëzve për të marrë pjesë në funeralet e udhëheqësve të tyre fetarë, por që shëndeti publik në përgjithësi nuk mund të shpërfillet.

Predrag Kon, një zyrtar në luftën kundër krizës pandemike në Serbi, tha se funerale të tilla të mbushura me njerëz janë të papranueshme për sa i përket pandemisë, por që një gjë e tillë nuk u arrit të ndalohej, pasi bëhej fjalë për patriarku Irinej.

Kon, në një deklaratë për mediat serbe, deklaroi se kanë zbuluar se masat kundër pandemisë nuk u zbatuan plotësisht në funeralin e Irinejit dhe vuri në dukje se megjithëse maksimum pesë njerëz lejohen të qëndrojnë së bashku në kuadër të masave në gjithë vendin, askush nuk mendoi se pjesëmarrja e publikut në funeralin të Irinejit mund të ishte ndaluar.

Përkeqësim i sitautës në Serbi dhe Mal të Zi

Ndërsa numri i rasteve ditore në Malin e Zi ishte rreth 350 në fillim të nëntorit, ky numër u rrit në mbi 700.

Në Mal të Zi, vendin më të prekur në botë me raste në raport me popullsinë pas Andorrës, COVID-19 është zbuluar te 34.454 njerëz deri më tani, kurse 481 njerëz kanë humbur jetën.

Në Serbi, ku kohët e fundit është regjistruar rritje rekord në numrin e rasteve dhe viktimave, rritjet ditore prej rreth 1.500 rastesh në fillim të nëntorit i janë afruar shifrës 8.000.

Me COVID-19 janë infektuar gjithsej 163.035 njerëz në Serbi që nga fillimi i Pandemisë, kurse 1.484 njerëz kanë humbur jetën.

Nga meningiti te babai i pushkatuar – Lume Blloshmi, gruaja artiste që sfidoi burrat (video)

Fatmira Niikolli

Miqtë e kanë përcjellë të përlotur Lume Blloshmin. Artistja avangardë u nda nga jeta për shkak të Covid 19 duke lënë pas një trashëgimi të veçantë artistike. Lume Blloshmit, piktores së pakohë dhe të gjithkohshme që u nda nga jeta të premten për shkak të Covid 19, iu dha lamtumira e fundit këtë të shtunë, në anë të ish Lidhjes së shkrimtareve. i pari që mbërrin pranë arkëmortit, pothuaj i përlotur, është Muntaz Dhrami, ish pedagogu i saj që dëshmon ambiguitetin e artistes e njeriut.

“Lumja i transmetoi brengat në vepra” – thotë Muntaz Dhrami. Ndërsa Merita Selimi thekson mes lotëve se Lumja i nxiste artistët e rinj dhe provokonte.

Pinjolle e Blloshmëve të njohur, që u persketuuan gjatë nga regjimi komunist, ajo u rrit jetime dhe vuajti gjithë jetën, pos humbjes së babait, edhe damkën e një njolle në biografi që rrezikoi ta linte pa shkolle derisa nje letër drejtuar Nexhmije Hoxhës do t’i hapte udhë.

Shkrimtari Rudi Erebara, mik i nipit të saj Ervin Blloshmit tregon se Lumes, “Babain ia pushkatuan më 1944 dhe Lumja e pati të vështirë”. Veçse dy muajsh kur babai major u ekzekutua, shumëçka për Lumen do ishte 3 vështirë.

Dhrami nga ana tjetër veçon se “Lumja i përballoi me sukses, ishte e fisnike. Nuk merrej ajo me cikerrima”.

Një vajzë me baba të pushkatuar, krejt ne moshë të njomë , meningiti do i merrte dëgjimin dhe aftësinë për të artikuluar. Megjithatë, ajo do të gjente forcën për të bërë emër duke sfiduar pengjet e pengesat, si edhe maskilizmin e ambjenteve artistike.

Erebara kujdeset të vërë në dukje se “talenti i saj ishte i pazakonshëm. Ajo ishte artistja grua që barazohej e tejkalonte ata burra që ishin Etërit e artit shqiptar”.

Edhe ish profesori i saj, e ngre lart veprimtarinë e  artistike, duke pohuar veçantitë e Lume Blloshmit.

Dhrami thotë se Lums Blloshmi sfidoi kanonet e artit, ajo këtë e arriti duke lënë mënjanë shkollën tonë.

Duke sfiduar artin shqiptar të 90-ës, që akoma endej mes kornizave të realizmit socilaist, ajo lëvroi instalacionin e performcën, duke provokuar me tematikat e konceptet dhe duke i dhuruar skenës artisatike, vepra që mund të gjendeshin në skenën ndërkombëtare.

Ikja e saj në moshën 76 vjeçare është megjithatë e parakohshme. Janë të shumta projektet që la ne mes me kolege të ndryshëm e në zhanre të ndryshme.

Milena Selimi, nga COD, tregon se ka folur me të për ekspozitë retrospektive.

Ndërsa Merita Selimi flet një projekt të Blloshmit me Galerinë Kombëtare të Arteve.

Nipi i saj, Edi Blloshmi, balerin në Lion ka ardhur nga Franza për të përcjellë hallën, gruan që e deshi aq fort dhe artisten që i mësoi aq shumë. Janë po nipërit, djemtë e vëllait me të cilin Lumja u rrit, qe do kujdesen për trashëgiminë e saj.

Lumja, gruaja me sytë shprehës e me mendjen tronditëse do të mbetet e pasfidueshme në ngjyrat që shihte e përcillte, në guximin dhe kurajon për të thyer tabutë e për të shpalosur unin njerëzor.

Shtatë nga dhjetë njerëzit më të pasur janë nga fusha e teknologjisë

Shtatë nga dhjetë biznesmenët kryesorë në listën e 500 njerëzve më të pasur në botë janë nga fusha e teknologjisë, sipas të dhënave të Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, transmeton Anadolu Agency (AA).

Jeff Bezos, themeluesi i Amazon, është në krye të listës. Pasuria e tij, e cila ishte 110 miliardë dollarë në dhjetor 2019, është rritur ndjeshëm gjatë pandemisë së koronavirusit, duke arritur në 187 miliardë dollarë. Amazon është gjithashtu faqja më e madhe në botë për blerje për sa i përket vlerës së tregut.

Elon Musk zë vendin e dytë, duke tejkaluar Bill Gates. Musk, i cili e ka rritur pasurinë e tij në 140 miliardë dollarë, është drejtori i përgjithshëm i kompanive të tilla si Tesla, Space dhe Neuralink, të cilat janë të njohura gjerësisht në të gjithë botën.

Bill Gates, themeluesi i Microsoft, zë vendin e tretë në listë. Gates bëri emër me Microsoft Windows, një nga sistemet operative më të përdorura sot në kompjuter. Gates, i cili kryesoi indeksin për shumë vite, ka një pasuri prej 129 miliardë dollarësh.

Biznesmeni francez Bernard Arnault renditet i katërti në listë me një pasuri prej 105 miliardë dollarësh, ndërsa themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg është në vendin e pestë. Pasuria e Zuckerberg, i cili zotëron Facebook, Instagram dhe WhatsApp, është 104 miliardë dollarë.

Dhjetë personat e tjerë në listë janë Warren Buffett (biznese të ndryshme), Larry Page (teknologji), Sergey Brin (teknologji), Steve Ballmer (teknik) dhe Mukesh Ambani (energji).

Humbje miliardëshe, ndihmë milionëshe

Luljeta Krasniqi – Veseli

Nga rreth 1 miliard euro humbje sa vlerësohet se shënuan bizneset në Kosovë gjatë pandemisë me COVID-19, Qeveria e Kosovës, deri tani, i ndihmoi ata me vetëm rreth 150 milionë euro.

Në pakon emergjente të Qeverisë së Kosovës në vlerë prej rreth 180 milionë eurosh, bizneset gëzuan një mbështetje financiare prej mbi 60 milionë euro.

Me këto mjete ishte paraparë mbulimi i shpenzimeve të pagave mujore të punonjësve në vlerë prej 170 eurosh për 2 muaj, subvencioni i qirasë deri në 50 për qind të vlerës e të tjera.

Ndërkaq, nga Fondi për Rimëkëmbje Ekonomike i Qeverisë së Kosovës, i cili kap vlerën e më shumë se 350 milionë eurove, u ndanë 60 milionë euro për biznese, në bazë të listës së numrit të punëtorëve.

Nga kjo shumë përfituan rreth 36 mijë biznese me më shumë 200 mijë të punësuar. Bizneset kanë përfituar nga 290 euro për secilin punëtor të punësuar.

Humbjet ekonomike që nuk u kompensuan

Por, krahasuar me ndihmën që ka dhënë shteti për bizneset, humbjet janë shumë herë më të mëdha.

Vetëm, sipas të dhënave të fundit të Administratës Tatimore të Kosovës, bizneset në Kosovë kanë pasur afër 1 miliard euro më pak qarkullim gjatë periudhës së pandemisë, krahasuar me vitin e kaluar.

Të hyrat e aktiviteteve ekonomike që u prekën më së shumti nga pandemia COVID -19, sipas një hulumtimi të bërë nga Instituti për Hulumtime të Avancuara GAP është industria e ndërtimit, pasuar nga tregtia, transporti, akomodimi dhe gastronomi.

Zhvillimet e pafavorshme në ekonomi janë reflektuar edhe në të hyrat buxhetore, ku sipas Ministrisë së Financave në Qeverinë e Kosovës deri në fundin e vitit 2020, do të ketë rreth 300 milionë euro më pak të hyra për buxhetin e Kosovës.

Ndihmë për të mbijetuar

Humbjet e bizneseve në Kosovë nisën që nga vendosja e masave të para për parandalimin e përhapjes së koronavirusit më 13 mars, atëherë kur edhe u shënuan rastet e para me koronavirus në Kosovë.

Për këta tetë muaj bizneset deklaruan për humbje të mëdha.

Përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomike Amerikane, Aleancës Kosovare e Biznesit, Odës së Afarizimit dhe shumë organizata tjera ekonomike kërkuan ndihmë nga qeveria për bizneset, por, që ndihma që shteti ndau, u vlerësua se nuk ishte e mjaftueshme.

Përveç ndihmës, e cila ishte e pamjaftueshme, autoritetet e Kosovës dështuan edhe të miratojnë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, që ka për qëllim t’i ndihmojë bizneset që kanë pasur humbje nga pandemia COVID-19.

Ky projektligj, pas gjashtë dështimesh për miratim në Kuvendin e Kosovës, ka arritur të miratohet vetëm në lexim të parë më 13 korrik.

Në këtë Projektligj, është paraparë që “Fondi Kreditor Garantues i Kosovës, (FKGK) të autorizohet që të lëshojë garanci kreditore me përqindje të mbulesës nga 50 deri në 80 për qind”. Gjithashtu, kontribut-paguesit mund t’i tërheqin 10 për qind të kursimeve pensionale në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Komuniteti i biznesit paralajmëroi krizë financiare te bizneset deri te falimentimi i tyre, nëse nuk miratohet ky ligj dhe bizneset nuk ndihmohen nga shteti.

Pandemia mbylli biznese

Gjatë periudhës shkurt – tetor, sipas të dhënave të Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve në Kosovë, janë mbyllur 761 biznese, të cilat kanë pasur të punësuar 1,316 punëtorë.

Numri më i madh i bizneseve zyrtarisht të mbyllura kanë punuar në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë, pasuar nga industria përpunuese, hoteleria dhe akomodimi. Në listën e bizneseve të mbyllura figurojnë edhe biznese në fushën e ndërtimit, informimit dhe komunikimit dhe sektorë të tjerë.

Por, numri i bizneseve të mbyllura u konsiderua të jetë më i lartë nga Oda e Afarizmit të Kosovës. Sipas të dhënave të kësaj organizate jo të gjitha bizneset, të cilat kanë shuar aktivitetin e tyre gjatë pandemisë, kanë filluar procedurat e mbylljes.

“Numri i bizneseve që sot nuk po funksionojnë janë me mijëra”, pati thënë për Radion Evropa e Lirë, drejtori i kësaj shoqatë Skender Krasniqi.

Papunësia shënoi rritje

Niveli i papunësisë është rritur gjatë periudhës së pandemisë. Masat për parandalimin e koronavirusit ndikuan që shumë biznese të reduktojnë numrin e të punësuarve.

Numri i saktë i personave që kanë humbur vendin e punës nuk dihet, por Oda e Ekonomike e Kosovës dhe ajo e Afarizmit kanë thënë se kemi të bëjmë me rreth 30 mijë të punësuar që gjatë pandemisë mund të kenë humbur vendin e punës.

Numri i qytetareve të regjistruar si të papunë në Agjencinë e Punësimit, shënoi rritje në këtë periudhë. Sipas të dhënave të APK-së numri total i të regjistruarve si të papunë deri në korrik është mbi 180 mijë.

Papunësia në Kosovë në vitin 2019 ishte 25.7 për qind.

Ekonomia e Kosovës, rënie në rreth 7.2 për qind

Sipas parashikimeve të Bankës Qendrore te Kosovës, ekonomia e vendit këtë vit pritet të shënojë rënie prej rreth 7.2 për qind si rezultat i masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, të cilat ndikuan negativisht në pothuajse të gjitha aktivitetet ekonomike në vend.

Ndërkohë, raportet e BQK-së vënë në pah se sistemi bankar i Kosovës është mjaft mirë i kapitalizuar dhe likuid.

Bankat komerciale në Kosovë, sipas të dhënave të BQK-së, vazhdojnë të kreditojnë ekonominë e Kosovës.

Gjithsej kreditë në muajin gusht 2020, sipas BQK-së, janë në shumën prej 3.02 miliardë eurove, duke vazhduar trendin e rritjes edhe gjatë këtij viti, me një rritje vjetore prej 7.6 për qind.

GAP: Bankat do të reduktojnë dhënien e kredive

Instituti GAP në hulumtimin e tij thotë se vazhdimi i kredidhënies është i domosdoshëm në mënyrë që të mundësohet stimulimi i konsumit të ekonomive familjare dhe investimet në sektorin privat.

Megjithatë, sipas GAP-it, në muajt në vijim kur pritet që gjendja e sektorit privat të vështirësohet edhe më tutje, fakti se bankat komerciale janë likuide dhe me kapital të lartë mund të jetë i pamjaftueshëm për të vazhduar kreditimi.

Bankat mund të vlerësojnë se ekziston një ambient i rrezikshëm për ofrim të kredive të reja dhe si rezultat të reduktojnë kreditë e reja edhe më shumë.

Në këtë situatë, GAP sugjeron që Fondi Kosovar për Garanci Kreditore mund të luajë një rol kyç në marrjen përsipër të një pjese të rrezikut dhe të mundësojë vazhdimin e kredidhënies. Fonde të ngjajshme u treguan efektive në shumë vende të botës gjatë krizës globale financiare.

Mashtrimi i qytetarëve nga politikanët me personalitete të dyfishta! – Nga Florim Zeqa

 

 

Në Kosovën e pas luftës puna më e veshtirë e një politikani ka qënë për t’u bërë deputet apo kryetar komune, ndërsa më e lehta për t’u bërë ministër apo zv. ministër, ambasador apo konsull, staf politik apo diplomatik, vozitës apo këshilltar i kryeministrit dhe presidentit, ku dy pozitat e fundit çdo herë kanë qënë pjesë e pazarit politik (para) paszgjedhor.

Shpërblimi i humbësve lokal me poste të larrta shtetërore

Sikurse në zgjedhjet lokale për asambleistë dhe kryetarë komune, ashtu edhe në ato parlamentare për deputet në Kuvendin e Kosovës, gjegjësisht për qeverisjen e vendit, kandidaturat janë përzgjedhur nga lideri i partisë dhe miratuar nga strukturat partiake.
Edhe pse dalin humbës në zgjedhjet lokale për kryetarë komune, kjo nuk u prish aspak punë servilëve të liderëve partiakë. Në vend që hiqen nga lista prioritare të partive politike, si ndëshkim nga rënja e testit demokratik, të njëjtit kandidatë humbës në zgjedhjet lokale, nga lideri i partisë avancohen në poste të larta shetërore, si zv. kryeministra, ministra, zv. ministra, në staf diplomatik apo këshilltarë, e të mos flasim për poste të larta në parti, kur servilët gjithnjë janë të parët që shpërblehen.

Servilët e liderëve partiakë, gradohen me tituj diplomatik

Si çdo herë, më të privilegjuarit e liderëve partiakë janë ata që i “mësitënojnë” koalicionet para apo paszgjedhore, janë ata që ua mundësojnë liderëve partiakë përfitimin e tenderëve qindra milionësh për kompanitë e familjarëve të tyre.
Të dëgjueshmit dhe servilët e liderëve partiak shpërblehen në forma të ndryshme, ku përveq posteve të larta në institucione shtetërore, atyre ua punësojnë edhe familjarët në institucionet e “pavaraura” publike, ua gradojnë me titujt “Anbasador”, për t’i emëruar më pas në konsuj apo staf diplomatik në shtetet në të cilat janë të hapura përfaqësitë tona diplomatike.
Kësisoji, një grusht i vogël njerëzish po e sundojnë pamëshirshëm Kosovën tonë të dashur, duke shkaktuar pabarazi qytetare dhe njerëzore, pabarazi politike dhe ligjore, pabarazi kulturore dhe sociale.
Më të zinjë sesa të korruptuarit e bërë publik për opinionin, jane ata (ato) të cilët shesin moral para qytetarëve të vendit kinse për barazi qytetare dhe luftë kundër nepotizmit, korrupsionit dhe krimit të organizuar, kurse në anën tjetër të gjithë familjarët e tyre i kanë të punësuar nëpër institucione shtetërore dhe publike, ambasada dhe konsullata!

Kontaminimi i oqeanit politik me “engjuj” dhe “shpëtimtarë”

Disa politikan (e) duke qenë vetë në majat e institucioneve, mbajnë familjarët e tyre në institucione publike dhe shtetërore, stafe politike dhe diplomatike, në borde dhe agjensione.
Disa politikan (e) me personalitetin e dyfishtë dhe lojën me fjalë, duke u paraqitur para opinionit publik si “engjuj” dhe “shpëtimtar” për qëllim e kanë mashtrimin e qytetarëve, kinse janë reformatorë dhe shpëtimtarë të vendit, me gojën plot ndryshime dhe barazi qytetare, janë kapës dhe uzurpatorë, abuzues dhe tradhëtarë të interesave të qytetarëve.
Politika i ngjet një oqeani të madhë me peshq të vegjël dhe të mëdhenjë.
Përderisa peshqit e vegjël ushqim kanë gjallesat të vogla nënujore, peshqit e mëdhenjë ushqehen me peshqit e vegjël.
Ashtu sikurse jeta e peshqëve në oqean është edhe jata e liderëve në politikë është e njëjtë, ku gjithmonë të mëdhenjët ushqehen me më të vegjëlit.
Sa herë që turbullohen “ujërat” në politikë, të parët që e pësojnë janë peshqit e vegjël.
Si asnjë herë më parë në politikën kosovare janë turbulluar ujërat aq shumë, saqë nuk po dihet më, cili do të jetë fati i peshqëve të mëdhenjë, kur në garë për të parin e shtetit kanë mbetur dy peshqit e mëdhenjë (liderët më kontravers) partner në koalicionin qeverisës.
Derisa liderët partiak janë duke u përgaditur për ta kënaqur egon e tyre për të parin e shtetit, qytetarët janë duke u përballur me vështirësitë e jetës nga gjendja socio-ekonomike dhe vdekjet që po ua shkakton pandemia globale “Covid-19”.
Përveq sëmundjes dhe varfërisë, qytetarët e Kosovës po përballen edhe me një krizë të thellë morale shkaku i degradimit të nistitucioneve të vendit, duke filluar nga sistemi i drejtësisë, shendetësisë, arsimit, e deri të degradimi i vlerave kulturore në përgjithësi.

Politikanët e akomoduar në institucionet e larta të vendit, që i kanë zënë dritën e diellit dhe vrarë ardhmërinë e shumë gjeneratave mund të ndihen të lumtur, pasi vetes dhe familjeve të tyre ua kanë siguruar të gjitha të mirat e kësaj bote, por mos të harrojnë se mallkimin e popullit do ta kenë edhe në ferr po të shkojnë!

NË FIER MË 1937 NË DITËN E FLAMURIT – Nga EDUARD DILO

Z. Latif Çelo dhe Eduard e Elida Dilo.
Nje takim dhe bashke-bizedim i ngrohte dhe tejet miqesor  me Z. Latif Çelo. I thjeshte, i urte, teper komunikues e i shtruar ne bisede, c’do gje kur je me te  eshte shume interesante dhe koha kalon pa kuptuar.
I lindur ne nje familje me taban te forte kombetar, i brumosur dhe edukuar me sens vetem patriotik, eshte nje thesar i pa fund per sa tregon e ka ne  kujtesen e vet sa te fresket aq interesante.
Me thjeshtesi e plot modesti, (duke mos fshehur dhe krenarine), tregon se   ne shtepine e tyre kane pasur armet  e strgjyshit Çelo Picari, trimit lab qe historia e njeh  te pa trembur e luftetar i madh me fame.
Eshte fatkeqesi qe keto arme  nuk ndodhen  ne Muzeun Kombetar ku jane dorzuar ne vitet ’50-te, por kane marre rrugen e Moskes-  dhurate  nga qeveria e kuqe e Tiranes te atyre viteve nje gjenerali te larte rus!
Sa turp! Çfare shkallmim tradite dhe historie kombetare.
Ne bisede e siper me te, ne nje zarf  ku kish te mbeshtjelle me kujdes,  nxjerr dhe tregon  keto foto te rralla me vlere te jashtezakonbeshme historike, bere ne vite te ndryshme ne Fier, ku festohej festa e Flamurit, ose  perkujtohej Lufta heroike e Vlores ne vitin 1920.
Eshte dita e Flamurit, atij Flamur shkabe, qe çdo shqiptar e ben krenar, dhe i sjell gezim ne shpirt e buzeqshje mrekulli.
Shihet ne foto njerzit te veshur hijshem, te gezuar, ku jane ne solidaritet te plote e shkrire bashke te tri fete qe ka Shqiperia.
Ne foto  gjithashtu shiheshim pjesmarrja e grave te veshura me kostume kombetare qe sebashku me femijet e burrat festojne.
Shikojme Flamurin dhe perfytyrojme si eshte valvitur neper stuhi e rrebeshe ngjyer me  me gjak te kulluar nga deshmoret Kombetare qe me te ne gji u bene fli.
Gjithmone nder vite  Flamuri eshte valvitur krenar ne rrugen  e shqipetareve te vertete qe kane sakrifikuar gjithçka.  Hije rende Flamuri duke e mbajtur nder duar e parakaluar me te,  na mbush me gezim duke  na i bere ditet te mira, duke na kujtuar sa e shtrenjte eshte Liria.
Gjaku i derdhur  per kete Flamur na e ben edhe me te shtrenjte ate.
Sa deshmore nder shekuj kane rene nen hijen e ketij Flamuri.
– Deshmoret gjithmone  aty ku pushojne ne perjetesi, mbeshtjelle trupin me flamurin kombetar  durojne gjithcka e nuk zemerohen e trishtohen, por ne heshtje, aty nen’ dhe’,  shpresojne  per dite  drite e miresi per krejt Atdheun, Memedhene e drobitur e te coptuar, tradhetuar  edhe nga ca bij  -gjakprishes te tij…
Por shpreson qe gjakun ne deshmoreve, te pa ndare nga ngjyra e  bindje idesh, por vetem si idealiste te idealit te shejte kombetar qe i beri te rrokin armet e te dalin  e luftojne deri ne flijim,  ta shohe  ashtu si duhet – siç e ka dhe Flamuri me shqiponjen dy krenare.
Gjaku i deshmoreve, plaget e tyre dhembin ende- se nuk shikojne nje Atdhe si e mendonin e nen Flamurin Kombetar-  per te cilin sakrifikuan e dhane jeten.
Ne tere ekzistencen  mijavjeçare  te  Kombit tone, historia nuk njeh qe populli yne  te kete sulmuar dike, veç eshte mbrojtur  si shqiponja  ne mes te nje pellgu gjaku!
Gjithmone populli  yne  ka luftuar  e eshte mbrojtur si shkembi  ne mes te detit qe pret dallget qe perplasen ne te.
Flamurin tone -duhet ta mbrojme e nderojme  se ka perballuar  nder kohe e nder luftra te pergjakeshme,  duke u perleshur me forcat me te medha perhere.
“Flamiuri yne eshte  simbol i jetes sone kombetare, eshte flake e pa – shuar e etjes per liri.  Flamuri yne eshte fjala e fundit deshmoreve… te renve per Kombin…, eshte shikimi plot drite  drejt te ardhmes”.
Rrofte dita e Shejte e Flamurit!
EDUARD M. DILO
1- 2:     28 Nentor 1937 Dita e Flamurit , festuar ne Fier
Po ne Vitin 1937, kremtimi i fitores se Luftes se Vlores ne 1920.

Vrasja e shkencëtarit iranian thekson dobësinë në sigurinë e Iranit

VOA

Udhëheqësi suprem i Iranit po kërkon shpagim për vrasjen e shkencëtarit kryesor të lidhur me programin bërthamor të vendit.

Të shtunën, Ajatollah Ali Khamenei bëri thirrje për “ndëshkim përfundimtar” të kujtdo që është përgjegjës për vdekjen e Mohsen Fakhrizadeh, siç tha ai. Vrasja ditën e premte e Mohsen Fakhrizadeh, figura e dytë më e lartë ushtarake iraniane vrarë këtë vit, ka theksuar dobësinë e Teheranit në mbrojtjen e zyrtarëve kryesorë dhe aftësive të kundërshtarëve të tij në eliminimin e tyre, thonë disa analistë.

Irani tha se Mohsen Fakhrizadeh, 59 vjeç, u vra në një sulm të armatosur që ndodhi gjatë ditës. Ai ndodhej në makinë në momentin e sulmit dhe po udhëtonte drejt qytetit verior të Absardit, rreth 90 kilometra në lindje të kryeqytetit të vendit, Teheran. Deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e Mohsen Fakhrizadeh, i cili drejtonte Organizatën e Inovacionit dhe Kërkimit në fushën e Mbrojtës pjesë e ministrisë iraniane të Mbrojtjes njohur me akronimin SPND.

Ai kishte udhëhequr më parë një program të fshehtë të armëve bërthamore që Irani nisi në fund të viteve 1980 dhe që me sa duket u braktis në 2003, sipas agjencisë Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në varësi të OKB-së.

Presidenti iranian Hassan Rouhani fajësoi Izraelin për vdekjen e shkencëtarit.

Edhe një herë, duart e liga të arrogancës globale dhe mercenarëve zionistë u njollosën me gjakun e një djali iranian“, tha zoti Rouhani gjatë një takimi me anëtarë të kabinetit të tij që u transmetua në televizor, duke përdorur referenca të lidhura me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.

Vrasja e Mohsen Fakhrizadeh vjen rreth 11 muaj pas një sulm ajror amerikan në Bagdad më 3 janar gjatë të cilit u vra komandanti më i lartë ushtarak i Iranit, Qassem Soleimani. Uashingtoni e quajti sulmin një operacion me qëllimin për të mbrojtur personelin amerikan jashtë vendit nga Qassem Soleimani, i cili drejtonte Gardën Revolucionare Islamike të Iranit, e përcaktuar nga SHBA si organizatë e huaj terroriste.

Duke folur për shërbimin Persian të Zërit të Amerikës, eksperti i sigurisë për Lindjen e Mesme Thomas Juneau, profesor në Universitetin të Otavës, tha se vrasjet e Mohsen Fakhrizadeh-it dhe Qassem Soleimani-t përfaqësojnë dështime serioze të sigurisë të udhëheqjes iraniane.

“Duhet të supozojmë se të dy këta persona ndodheshin nën një mbrojtje shumë të fortë nga ana e regjimit iranian”, tha zotit Juneau.

Ai tha se vrasjet gjithashtu nxjerrin në pah pikat e forta të kundërshtarëve të Iranit.

Kushdo që ishte përgjegjës për vrasjen e Mohsen Fakhrizadeh-it, tregoi një shkallë të lartë aftësie duke kryer operacionin në periferi të kryeqytetit gjatë ditës dhe në rrugë ndërsa ai supozohej të ishte nën mbrojtje“, tha zoti Juneau.

Ndërsa, vrasja e Qassem Soleimani-t ishte rezultat i përkushtimit të jashtëzakonshëm të energjisë e burimeve nga ana e SHBA për ta ndjekur atë dhe për të dëgjuar bisedat e tij si dhe për të ditur se me çfarë merrej”, shtoi ai.

Irani i drejtuar nga islamistët, e që mohon të ketë pasur ndonjëherë qëllime për të prodhuar armë bërthamore, fajësoi për vrasjen e Fakhrizadeh armikun e tij rajonal Izraelin dhe kërcënoi me hakmarrje të ashpër. Izraeli, shkatërrimin e të cilit Teherani e ka mbështetur prej kohësh, nuk ka bërë asnjë koment. Shteti hebre dhe aleati i tij kryesor, Shtetet e Bashkuara, nuk i kanë përjashtuar veprimet ushtarake për të parandaluar Iranin që të prodhojë armë bërthamore.

KUPTIMI I  XXVIII  NȂNDORIT Për  djelmnin  shqiptare – Nga MUSTAFA KRUJA

 

 

Po më duhet edhe mue me shkarravitun diça për numrin e veçantë të “Shqiprís së Ré” qi do dalë ditën 28 nëntor. S’e pata kët mendim. Por “Shqipëria e ré” e di t’a fusi njerin në valle edhe kur s’e ka zanat kërcimin a s’âsht në fel me kërcye.

Pra po shkruej. Por ça me shkrue? Ju them të drejtën se m’âsht dashun t’a lodh  mjaft mênden për me gjetun nji themë qi t’i përshtatej rasës dhe kohës bashkë e qi mund të këndohej pa mërzí të madhe prej kënduesve të ksaj fletoreje.

Ah të kishem qênë dhe un poet, sa m’a kishte ânda me i a çue dikuj zêmrën peshë e ndonji pikë lot mallëngjimi ndër sy, ashtu si m’a pat bâmë mue disa vjet përpara D. Lazër Shantoja me “Kuvêndin e Deshmorvet” po në rasën e 28 Nëntorit ! Por mue kët cilsí m’a ka mohue natyra. Nuk dij me shkrue vjersha. E jam fort pak i aftë me gixilue zêmra. Më vjen mâ tepër për dore me i thirrë mêndes, gjykimit të ftohtë se sa me i nxitun kazanit të gjakut.

Prandej edhe dava me i a sjellë fjalën t’eme kryesisht djelmnís, e cila e ka gjakun në vlim të natyrshëm dhe ka nevojë mâ shumë për argumenta qi munt t’a shtien në nji kujtim të thellë mbi kuptimin e mâ së madhes ditë të historís së kombit t’onë, se sa për ligjerata qi t’a mallëngjejnë e t’i ndezin gjakun.

*****        

                Plot  20 vjet para, më 28 – XI – 1912, nji kuvênd burrash të mbledhun në Vlonë ndënë prisín e Ismail Kemalit, i shpalli botës mbarë se Shqipnija, aty e mbrapa, do t’ishte vetëm e Shqiptarvet, se këta do t’ishin vetë zotën në plangun e përbashkët të tyne, mu nj’ashtu sikur e ndien dhe e njeh veten secili në shtëpi e gjâ të vet, se i hueji  nuk do të guxonte mâ me urdhnue e sundue mbi stërnipat e Illyrve.

Hân’ e yll po perëndojshin për jetë, po zhdukeshin nga horizondi i atdheut t’onë ; ishte tue lemë dielli i lirís. Nji flamur i madh zhdridhej rreth nji shtize të gjatë në dritoren e nji shtëpije të moçme ku ishte mbledhun kuvêndi : flàmur i kuq, si gjaku i dëshmorvet të tij, me shqipen e zezë dykrenshe në mes flàmur i Skanderbegut, qi po valonte për të parën herë n’ajrin t’onë mbas katër shekujsh e gjymsë.

Atypraty nji zâ i rreptë buçitte prej qinda krahnorësh e naltohej në qiell si nji lutje e fjeshtë e e kulluet dalë prej zêmrash të lame nga çëdo mëkat : rroftë Shqipnija !” Brohorí të padame e lot mallëngjimi….

20 vjet para ! Ju djelm të rij të Shqipnis së lirë s’kishi lemë edhe ose ishi edhe të njomë. Sod, 20 vjet mbrapa, ndokush nga ju mund të pyesë mallëngjyeshëm : “ku janë ata burra qi ngritën për të parët flàmurin kombtar ?” E un ju përgjigjem : mâ mirë mos pyetni për ta. Historija, ata qi meritojnë të kujtohen, do t’u a tregojë brezave t’ardhshëm. Ka pasun ndër ta apostuj lirije a së paku asish qi e kanë pritë e deshirue këtê me gjithë zêmër. Këta kanë vdekun a rrojnë të ngîmë e të kënaqun tue pamë mundimet e sakrificat e tyne të shpërblyeme nga realizimi i idés e i deshirit qi kan ushqye. Ka pasun dhe njerz të rrëmbyem prej nji rryme të pakuptueme, si lânda qi merr me vete nji lumë për me e lânë të zhytun në ledh të ndonji bregu a me i a falun detit. E mâ në fund ka pasun edhe shpekulatorë, farizij të kohvet t’ona, të cilët ndjekin çëdo rrymë qi t’u përshtatet interesave të tyne, qi ndërrojnë lëkurë e qime simbas stinës. Në qoftë se ju do të kërkoni me njohun e nderue kênd nga deshmitarët e ditës 28 Nëntor 1932 po ju siguroj se mâ të parët qi kanë me ju dalë përpara si fatosa të pavarsis shqiptare kanë me qênë këta të fundit. E ju, para fytyravet të tyne, keni për të humbun të tânë shijen e idealit të thjeshtë që ushqeni !

Kujtoni pra e nderoni vetëm dëshmorët e paemën qi kanë bâmë veten flî për t’i a mbërrîmë asaj dite e mâ vonë për të ruejtun frytin e saj, ata qi s’u dihen a së mund t’u përmênden emnat. Mu nj’ashtu sikur nderohet sod gati në të gjithë botën kujtimi i ushtarit të panjohun ramë deshmuer n’altarin e Atdheut.

*****

“Por, do të më thoni, çfarë deshmorësh kur të gjithë e dijmë se Shqipnín s’e bânë Shqiptarët por Evropa ?”

Po, kështu thonë përnjimênd ata qi s’kanë çue as nji gisht dore për Shqipnín e lirë ; jo vetëm, por as qi kanë besue kurrë në nji “mrekullí” t’atillë e ndoshta as sod s’u besojnë syvet të vet. Janë pesimistat e paqortueshëm, ata qi s’e njohin historin e kombit të vet, qi s’e kuptojnë forcën e gjakut qi u vlon ndër dej.

E ça me thânë mbandej për nji tjetër kategorí Shqiptarësh, për ata qi jo vetëm s’kanë besue se mund të bâhej e mund të qëndronte Shqipnija Shtet i lirë, por kanë luftue me të tâna armët qi kanë mundun të përdorin, prej fjalës e deri ke martina e mavzeri, për mos me lânë qi të ngrihej nji Shtet shqiptar, e mbrapa, si u ngreh, për me e shêmbun ? E mbasi panë se Shqipnija u bâ, po rron dhe do të përparojë, edhe kundër vullnetit të tyne, atbotë i a nisën me bërtitun me sa u punoi zâni : “ rroftë Shqipnija “, e u vunë me e shfrytue, me e kullotun.

*****

Shqipnín e bâni Evropa ashtu si bâni Jugoslavín, Çeko-Slovakín, Polonín, Rumanín e madhe e Shtetet e Baltikut, për me folë vetëm për sà i përket kontinentit t’onë. Nuk besoj të ketë ndër këto Shtete gjind qi t’u a dijnë për nderë vetëm të huejve lirín e tyne.

Shqipnín e bâni kombi shqiptar vetë. E bâni forca e ksaj race krenare e kreshnike qi qe e zonja me u bâmë ballë me shekuj, si shkâmb graniti, valve mâ të rrepta qi e rrahën pa mëshirë në të djathtë e në të mângjët, përpara e përmbrapa, në të katër anët. Qe mâ se dymijë vjet nuk qenë të zotnit me i a ndërrue karakterin e vet as Helinët e vjetër me qytetnimin e madhnueshëm të tyne, as Grekët e rij me armën e fés të përdorun pa fé shkrupulli kundër nesh, as vala slave qi mbuloi Balkanet me tërbim qyshë prej të shtatit shekull, as sundimi romak e as shpata e Osmanllijvet. Shqiptarët ndërruen fé, por jo kurrë kombsí. As fuqija magjike e besimit nuk i bâni me e mohue gjakun e me e harrue gjuhën e tyne. Aty ku s’e përpini shumica e madhe për me psue proçesin e natyrshëm t’asimilimit Shqiptari mbeti gjithmonë Shqiptar, me doket e zakonet e veta, me gjuhën e vet.

Dhe mbet Shqiptar me armë në dorë. E ruejti kombsín me forcë, tue derdhun gjak e tue u strukun, vëlla me shqipen, ndër malet e veta të papushtueshme. Mbet i egër, ndoshta, jashta qytetnimit, por mbet Shqiptar. Luftoi për doket e zakonet e tija, për gjuhën e tij, për kombsín e tij ; luftoi për lirí.

E ça do të thonte Evropa përpara këtij fakti të gjallë e të pashlyeshëm në shekullin t’onë kur parimi i kombsis âsht imponue si bazë e politikës ndërkombtare ? Duhej të ndodheshim në nji botë të sundueme fund e majë prej Gjorgjeviqash për me pamë të mohueme kombsín shqiptare.

E si do t’a mohonte Evropa të qênët  e nji kombi i cili qytetnimit të saj e fés së krishtênë i ka dhânë nji Fatos si Skanderbegun e shumë gjak të derdhun për at qytetnim, për at fé e për lirí të vet.

*****

Evropa bâni Shqipnin ? E pse mos me thânë mâ mirë, mâ drejt se Evropa e cungulloi, e përgjysmoi Shqipnin ? Shkëputi pjesët mâ të mirat të saja e i futi ndën zgjedhë të huej, shumë mâ zí se ishin, ku po ndrydhen e shkretohen pa pikë mëshrire, jashtë çëdo ligje njerzore. Evropa po hesht para ksaj mizorije në mâ të madhen apathí. Jo, djelmnija shqiptare s’ka si u beson përrallave të Shqiptarvet pa sedër kombtar e pa besim në veten e tyne e kombin e vet. Ajo do t’i përbuzë gjithmonë ata qi mohojnë forcën e vërtytet e racës, gjakun shqiptar të derdhun për lirí ; do t’i urrejë anmiqt e djeshëm e të kurdohershëm t’idés kombtare.

*****

Dita XXVIII Nânduer âsht pa dyshim mâ e madhja ditë gzimi për kombin t’onë. Por në kët ditë gzimi të pashoqe s’âsht e mundun për né mos me e çue mênden edhe ke vllaznit t’anë qi vuejnë në nji robní politike ndër mâ të zezat qi njeh historija e gjithë shekujvet. Ata e dinë se Shteti shqiptar âsht tepër i vogël për me i shpëtue sod nga zgjedha. Me gjithë këtê kanë plot të drejtë me pritun prej nesh qi në mos tjetër të marrim pjesë me zêmër në zín e gjâmën e tyne, ashtu sikur çëdo gzim i ynë gzon e mbush me shpresë edhe zêmrat e atyne fatzezve. Shpresa e tyne e dashunija e jonë për ta janë nji peng sigurimi për kohën e ardhshme, mbasi botën  e ka bâmë natyra rrumbullake e mbas natës s’errët do të lejë pa tjetër drita e diellit. Në qoftë se jemi të dobët materjalisht le të jemi të fortë moralisht, tue njohun e çëmue të drejtat t’ona e tue shpresue gjithmonë. Kjo shpresë duhet të mbushë e të nxejë sidomos zêmrat e djelmnis s’onë qi do të përgatisë e të trashigojë kohën e ardhshme.

*****

Lirija e nji kombi fitohet e ruhet me sakrifica të mëdhaja, me sakrifica gjâje e gjaku, me vetmohimin e secilit qytetas qi e gzon e e trashigon. Nuk âsht burim pasunimi të veçantë, a mâ mirë me thânë burim po, por jo mjet, siç e quejnë shpekulatorët pa shkrupull e pa ndërgjegje qi s’e kanë lodhun kurrë mênden për atdhe veçse për t’a shfrytue. Ajo âsht nji ideal qi ushqen shpirtin e atyne qi e kanë dhe siguron lumnín e kolektivitetit, të mbarën e të mirën e popullit. Të popullit qi e fiton dhe e ruen me gjakun e tij.

Lirija i gjân nji bime delikate qi lyp mâ të madhin kujdes e tokë t’aftë për me qëndrue e me u zhvillue në mënyrë qi t’i napë kombit pemët e veta për ditë mâ të mira e mâ të plota. Toka e ksaj bime âsht edukata shoqnore e patrijotike e popullit. “Shqipnija u bâ, tash duhet të bâjmë Shqiptarët” po thomi edhe na tue marrë hua nji frazë të formulueme për nji tjetër komb mâ se nji gjymsë shekulli përpara.

Kjo âsht barra mâ e rândë e mâ e shênjtë qi i bie djelmnis shqiptare, ajo qi do të sigurojë t’ardhmen e Shtetit t’onë e bashkimin e të tânë kombit ndën flamurin kuq-e-zi. Përpara, pra, djelmní !

“Shqipëria e Ré”  Kostancë (Rumani) 1932                         MUSTAFA  KRUJA

Rama ia heq pastaj ia kthen Veton Surroit titullin ‘Qytetar Nderi’ i Kukësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në tëitter lidhur me vendimin e këshillit bashkak në Kukës për heqjen e titullit ‘Qytetar Nderi’ për publicistin e njohur Veton Surroi.

Kreu i qeverisë e ka konsideruar vendimin, ‘ një lajthitje kolektive’ ndërsa nuk ka kursyer as akuzat ndaj Presidentit të Republikës

“Vendimi i Këshillit të Qarkut të Kukësit për heqjen e titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit është një lajthitje kolektive që uroj Prefekti do ta refuzojë! Ndërkohë parlamenti duhet të ndërhyjë për ta normuar njëherë e mirë çështjen e titujve e të medaljeve.

Ky vend s’mund të jetë një planet më vete brenda botës që e ka sistemuar me kohë e me vakt këtë punë, ku s’ka president që jep medalje për heronjtë e luftrave të shkuara se kështu i thotë koka dhe s’ka këshill që ia heq titullin dikujt me kërkesë të disave! Boll me këtë absurd!” shkruan Rama.

Në këtë kontekst ka reaguar edhe Kryetari i Bashkisë Kukës Safet Gjici, pas vendimit të Këshillit të Qarkut, që i hoqi titullin “Qytetar Nderi” publicistit të njohur nga Kosova Veton Surroi.

Gjici ka kërkuar ndjesë për vendimin e nxituar të Këshillit të Qarkut. Ai shton se ka pasur një kërkesë nga familjarë të të afërmve të UÇK-së për të bërë këtë veprim, që sa duket ka qenë emocionale.

Postimi i kryetarit të Bashkisë Kukës Safet Gjici:

Në emër të Bashkisë Kukës kërkoj ndjesë për veprimin e nxituar sot në Këshillin e Qarkut , lidhur me vendimmarrjen për heqjen e Titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit, pas kërkesës  së 57 familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së!

Duke u ndjerë shumë pranë atyre familjeve dhe dhimbjes së tyre në raport me këtë kohë lëndimesh për UÇK nuk e menduam më gjatë kërkesën e tyre emocionale.

Safet Gjici, kryetar i Bashkisë Kukës

Pavarsia dhe dritehijet e Ismail Bej Vlores – Nga Ndrek Gjini

Jo më shabllone të mitizuara heronjësh

Kane mbetur vetëm pak ditë nga dita e 108 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Mendoj se ky vit përbën momentin më të përshtatshëm për t’iu servirur më në fund  shqiptarëve portretin real të Ismail Bej Vlorës. Ai duhet t’u paraqitet atyre në përmasat e tij reale dhe jashtë glorifikimeve dhe mitizimit. Kjo pasi për shumë dekada, figura e këtij diplomati karriere dhe burri shteti u mitizua ekstremisht. U arrit deri atje sa iu ndërrua madje edhe mbiemri.

Duke shpalosur para shqiptarëve një Ismail Bej Vlorë, real, njerëzor, me meritat, zotësitë, gabimet dhe frikërat e tij, ne, realisht nuk ia zbehim aspak madhështinë, por e bëjmë figurën e tij më të besueshme për shqiptarët e vitit 2020, të cilët për hir të së vërtetës nuk mund të pranojnë më shabllone të mitizuara heronjsh.

Në këtë kontekst, them se shqiptarët e vitit 2020, duhet të dinë me ekzaktësi dhe jashtë ndikimeve politike apo fetare, motivet reale që e shtynë Ismail Bej Vlorën drejt vendimit për ta shpallur Shqipërinë të ‘mosvarme’. Cilat ishin opsionet e tjera në lojë gjatë atyre muajve kur lufta Ballkanike sapo kishte nisur, dhe pse opsioni i tij qe më largpamësi, dhe më i dobishmi për vendin në atë moment? Shqiptarët e 2020-ës duhet të mësojnë të vërtetat e paretushuara rreth nxitimit të tij, dhe të Austro-Hungarezëve të cilët qëndronin pas tij, për të shpallur pavarësinë me aq ngut, megjithëse qeveria që ai do drejtonte nuk kishte nën kontroll as një të katërtën e territoreve të banuara nga shqiptarët. Shqiptarët në këtë 108-vjetor duhet të mësojnë të vërtetën rreth mënyrës se si Ismail Bej Vlora u zgjodh në postin e kryeministrit të parë shqiptar, si dhe motivet e dorëheqjes së tij.

Izet Pasha, Esat Pasha dhe Ismail Bej Vlora

Mendoj se tani pas 108-vjetësh të vërtetat duhen thënë ashtu siç janë, nën dritën e fakteve dhe dokumenteve, dhe jo të vazhdohet me gjuhen e glorifikimeve nacional-socialistë, si për shembull me ‘plaku i urtë’, ‘udhëheqësi largpamës, e mjekërbardhë’, e të tjera folklorizma si këto.

Më konkretisht: Le të ndalemi për shembull tek momenti i dorëheqjes së Ismail Bej Vlorës nga posti i kryeministrit. Çfarë dijnë shqiptarët rreth këtij akti? A e dinë vallë ata se kush ia kërkoi këtë dorëheqje Ismail Bej Vlorës dhe pse? Çfarë pazaresh të fshehta kishte bërë ai me Esat Pashë Toptanin për të sjellë si princ në Shqipëri, Ministrin e Luftës së Perandorisë Osmane, Izet Pasha? Cilat ishin akuzat që Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit i kishte bërë Ismail Bej Vlorës, lidhur me keqpërdorimin e fondeve të grumbulluara nga doganat e këtij qyteti etj.?

Të vërtetat e këtyre pyetjeve që parashtrova nuk ia zbehin aspak madhështinë kësaj figure. Ato veç e bëjnë këtë figurë me realiste, më të besueshme, më njerëzore. Dimensione këto që fatkeqësisht i mungojnë jo vetëm këtij lideri historik, por krejt  historiografisë shqiptare. Për të ilustruar idenë time rreth domosdoshmërisë së ç’mitizimit të heronjve tanë, dëshiroj të rendis këtu shkurtimisht kushtet në të cilat Ismail Bej Vlora qe i detyruar të japë dorëheqjen.

Shqipëria në një kaos total

Në Tetor-Nëntor 1912 Shqipëria ishte në një  kaos total. Forcat greke dhe serbo-malazeze po kryenin masakra në Veri dhe në Jug të Shqipërisë. Godina e rrëzuar e shtetit Osman kishte krijuar tek fqinjët tanë ortodoks premisat për dhunë, vrasje e spastrime etnike. Për t’i bërë ballë kësaj situate u projektua aleanca turko-bullgaro-shqiptare. Me 13 Gusht 1913, kongresi Xhonturk vendosi që të dërgonte në Shqipëri si Princ të vendit, ministrin Osman të Luftës, Izet Pashën, që ishte me origjinë shqiptare. Ky vendim iu njoftua edhe Ismail Bej Vlorës dhe Esat Pashë Toptanit. Sipas informacioneve që posedonin kolonelët e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, (Misioni Hollandez), që operonin në Shqipëri në atë kohë, Ismail Bej dhe Esat Pasha ishin marrë vesh me njëri-tjetrin, dhe kishin rënë dakord që Izet Pasha të vinte në Shqipëri dhe të ishte Princi i ardhshëm i Shqiptarëve.

Beqir Fikri Grebene

Për realizimin e këtij plani u dërgua paraprakisht në Shqipëri Beqir Gebrenë Aga. Ai do të diskutonte me Ismail Bej Vlorën, Esat Pashë Toptanin dhe liderët e tjerë shqiptarë rreth forcave ushtarake dhe armatimeve që do të nevojiteshin për të shpartalluar invazionin panortodoks në Ballkan, dhe për të krijuar një shtet të unifikuar shqiptar. Por ishte Syrja Bej Vlora, (kushëriri i parë i Ismail Bej Vlores), ai që e dekonspiroi këtë plan, duke spiunuar kundër Ismailit dhe Esatit, tek Komisioni Ndërkombëtar i Kontrolli, dhe tek konsulli serb në Vlorë, Gavrilloviç.

 

Çfarë ndodhi me 6 Janar 1914

Pas këtij spiunimi, me 6 Janar 1914, Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit, nisi kontrollin mbi disa  anije austriake, (që ishin mbështetëse të planit për sjelljen e Izet Pashës në Shqipëri). Oficerët hollandezë të këtij Komisioni zbuluan gjatë këtij kontrolli në këto anije mjaft armatime dhe ushtarë. Ata arritën të arrestojnë rreth 200 ushtarë shqiptarë të cilët qëndronin të fshehur në këto anije. Plani për sjelljen e Izet Pashës si Princ në Shqipëri i shqetësoi autoritetet e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, ndaj dhe ata arrestuan shume të dyshuar si pjesëmarrës në këtë plan, si dhe morën në pyetje shumë udhëheqës e militantë shqiptarë, si Çerçiz Topullin, Ismail Bej Vlorën, Esat Pashen e shume të tjerë.

Vendimi i Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit

Koloneli Hollandez Der Veer, i cili e drejtoi këtë operacion e dënoi me vdekje Beqir Gebrenenë, i cili në atë kohë konsiderohej si heroi shqiptar kundër shovinizmit grek. Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit e akuzoi Ismail Bej Vlorën dhe Esat Pashën si komplotues. Ky Komision e akuzoi Ismail Bej Vlorën edhe për keqpërdorimin e fondeve të grumbulluara nga doganat e këtij qyteti dhe i kërkoi atij të japë dorëheqjen nga posti i Kryeministrit të Qeverisë së Vlorës si dhe largimin nga Shqipëria para datës 25 Janar 1914.

Ja si shkruan Faik Konica për Ismail Bej Vloren në revisten “Kuvendi”, Romë, 30 Nëntor 1919”

Krijuar në “28 Vjesht’ e Tretë, 13 Qershuar 1917 dhe e publikuar në “Kuvendi”, Romë, 30 Nëntor 1919”

“Vetëm kur Turqia e humbi luftën, Ismail Bej Vlora “doli nga vrima, u hoth në Bukuresht, e andej në Vjenë ku, që të përdorim një fjalë të popullit, “i kish rënë era kërmë”.

“Plaku zemërthatë e i vdekur nga çdo ndjenjë, s’humbi kohë me përralla idealiste, po nisi të shtrojë listën e harxheve: harxhe që s’kish në mendje t’i bëjë, as i bëri kurrë. Berchtold-i, kërrusur nën barrën e mejtimeve, s’kishte nge të bëjë pazarllëqe…, po me sy të mbyllur dha ç’i kërkuan. Ismail Qemali, torbën me flori nën sqetull, edhe doli në Durrës. Atje mblodhi edhe ca njerëz të tjerë, edhe të gjithë, ca kaluar e ca më këmbë, ca në qerre të hequra prej buajsh, u nisnë për në Vlorë.”

Kjo karvanë, e përzierë, e varfër, e qelbur… Ismail Qemali, i ngrysur e i rëndë, me maskën e Moisiut të ngjitur mirë në faqe, mbahej si një profet i theatros edhe kalonte pa folur…

Padyshim, më 28 të Vjeshtës së Tretë 1912, kur dora thonjë-mbrehur e tij ngriti në Vlorë flamurin e vjetër të Skënder-beut, katërqint vjet të harruar, çasti i math për Shqipërinë ka qënë edhe më i bukuri në jetë të turbulluar t’Ismail Qemalit. Sikur të kish vdekur të nesërmen, do të kish mbetur i rritur dhe i paharruar në zemër të popullit. Po rrojti. Rrojti mjaft sa të çbëjë me rrënjë atë që kish nisur edhe sa t’a ndyjë flamurin gjithë me atë dorë me të cilën e kish ngrijtur”.

E poshtër moralisht, sjellja e tij ishte politikisht e lajthitur” dhe se i “nxiu vetëdijat e Shqipëtarëve që prisnin dritë, edhe fëlliqi flamurin t’onë në sy të botës. Pakë nga pakë i dolli turpi, hoqi maskën, u duk hajduti sheshit, gjer sa më në funt një oficer i Holandës i vuri hekurat në dorë e, mes dy zaptiesh me sungji përpjetë, e futi në vapor edhe e nxori për gjithnjë nga sheshi i politikës”.

Kosova dhe Serbia me marrëveshje për pezullimin e vizitave

Kosova dhe Serbia javën e kaluar kanë arritur një “marrëveshje mirëkuptimi” për të pezulluar vizitat e ndërsjella, për aq kohë sa do të zgjasin gërmimet në varrezat e dyshuara masive, ku dyshohet se janë varrosur civilët shqiptarë, të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kjo marrëveshje, sipas burimeve nga Bashkimi Evropian, u bë menjëherë, pasi autoritetet në Prishtinë refuzuan kërkesën për vizitë të zyrtarëve të lartë serbë.

Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano ka konfirmuar se është arritur një pajtim i mirëbesimit, por nuk ka saktësuar për çfarë palët kanë rënë dakord.

“Ne nuk komentojmë marrëveshje diplomatike apo të mirëkuptimit, të cilat i ka ndërmjetësuar BE-ja me apo mes partnerëve tanë. Por, në këtë rast konkret, mund të konfirmoj, pa hyrë në detaje, se ne kemi ndërmjetësuar një mirëkuptim të tillë mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me vizitat e ndërsjella”, ka deklaruar Stano.

Mësohet se marrëveshja u arrit përmes përfaqësuesit të posaçëm për dialogun, Miroslav Lajçak, dhe ai parashikoi që palët të përmbahen nga kërkesa për vizita në Serbi ose Kosovë.

Haradinaj-Stublla “shkeli konfidencialitetin e marrëveshjes”

Por një zyrtar i BE-së tha për Radion Evropa e Lirë në kushte anonimiteti se “ministrja e Kosovës (Meliza Haradinaj-Stublla) e shkeli konfidencialitetin e kësaj marrëveshjeje brenda pak orësh, dhe kjo është arsyeja pse BE doli në publik, dhe konfirmoi ekzistencën e një marrëveshjeje për të cilën nuk duhej të flitej në publik”.

Siç u shpjegua në selinë e BE-së, iniciativa për këtë marrëveshje u nis për shkak të “nxitimit të papritur të kërkesave” të paraqitura për vizita në Kosovë dhe Serbi, në kohën kur filluan gërmimet në një vend ku dyshohet për një varrezë masive të shqiptarëve të Kosovës të vrarë gjatë luftës.

Logjika e kësaj iniciative evropiane, siç u tha, është që vizita të tilla do të provokojnë tensione dhe emocione.

Sipas burimeve, kishte tre kërkesa nga Serbia për të vizituar Kosovën, përfshirë edhe ajo e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, një kërkesë nga Kosova për të vizituar Serbinë. Burimet e REL-it konfirmuan se pala serbe gjithashtu ra dakord “në heshtje” të tërheqë kërkesën për një vizitë.

Në kuadër të dialogut teknik, me ndërmjetësimin e BE-së, Kosova dhe Serbia kanë arritur Marrëveshje për vizitat zyrtare, e cila ka hyrë në fuqi më 1 dhjetor, 2014.

Aty janë përcaktuar edhe afatet kohore se kur mund të dërgohen kërkesat për vizita dhe kur palët mund ta refuzojnë një vizitë të zyrtarëve të shtetit tjetër. Për të gjitha këto, thuhet në marrëveshje, duhet që edhe BE-ja të jetë e informuar.

Më 21 nëntor, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njoftoi se ka refuzuar kërkesën për vizitë në Kosovë të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe dy zyrtarëve të tjerë.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Haradinaj-Stublla tha se kërkesa e presidentit Vuçiq, ministrit të Mbrojtjes, Alleksandar Vulin dhe shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe Petar Petkoviq për të vizituar Kosovën, vjen në një kohë kur në Serbi po kryhen gërmime pas gjetjeve të mbetjeve mortore “të shqiptarëve të vrarë e masakruar në luftë, 21 vjet më pas”.

Infografikë

Vendndodhjet e varrezave masive të identifikuara në Serbi

Në BE ndërkaq nuk kanë dashur ta komentojnë as deklaratën e ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Haradinaj-Stublla, e as të letrën që i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak i ka dërguar kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

“Lidhur me deklaratat e ministres së Jashtme të Kosovës, unë vetëm mund të them se roli i Bashkimit Evropian nuk është për të komentuar secilën deklaratë të bërë nga ndonjë politikan apo zyrtar në rajon. Ne fokusohemi në punën konkrete për t’u ndihmuar partnerëve tanë në rajon që të lëvizin përpara në rrugën evropiane, duke përqafuar vlerat dhe parimet evropiane. Ne gjithmonë u kemi bërë thirrje aktorëve politikë në Serbi, Kosovë dhe pjesë tjera të rajonit që të angazhohen në veprime dhe deklarata të cilat krijojnë dhe promovojnë atmosferën për pajtim, stabilitet rajonal dhe bashkëpunim, e jo të kundërtën”, ka thënë Stano.

Ministrja Haradinaj-Stublla deklaroi më 25 nëntor se i kishte refuzuar kërkesën për vizitë në Kosovë, presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe do të vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë derisa ai “të kërkojë falje për gjenocidin ndaj popullit tonë, dhe derisa nuk vihen para drejtësisë ndërkombëtare përgjegjësit e këtij gjenocidi”.

Sa i përket letrës së Lajçak i ka dërguar Hotit, për të cilën ky i fundit e ka konfirmuar, Stano tha se është rregull e përgjithshme në BE që të mos komentojë korrespondenca të tilla.

Lidhur me problemet rreth vizitave të zyrtarëve të Serbisë në Kosovë, zëdhënësi i BE-së, Stano, tha se blloku evropian pret respektimin e aranzhimeve të arritura në dialogun e lehtësuar nga Brukseli, përfshirë edhe ato për lirinë e lëvizjes së zyrtarëve.

“Partnerët ishin pajtuar për modalitetet e qarta për të menaxhuar dhe realizuar vizitat zyrtare dhe kjo marrëveshje nuk do të duhej të politizohet. Cilado mosmarrëveshje do të duhej të adresohej dhe zgjidhej në kuadër të dialogut”, është shprehur Stano.

Më 25 nëntor, presidenti serb, Vuçiq tha se kërkesa për vizitë iu refuzua nga Prishtina zyrtare, në mënyrë që “të bënin një ngjarje të madhe prej kësaj”.

“Ata donin të dërgonin ministren e Punëve të Jashtme, e cila donte ta bënte një shfaqje politike në komunën e Rashkës. Ne u thamë atyre se, kjo ishte absolutisht e papërshtatshme për momentin. Meqenëse na dërguan një letër, ne u dërguam atyre një letër. Nuk kemi asgjë për të fshehur”, tha Vuçiq.

Haradinaj-Stublla kishte kërkuar javën e kaluar që të vizitonte lokacionin “Kizhevak” në Serbi, ku më 16 nëntor ia gjetur mbetje mortore, që dyshohet se janë të shqiptarëve të Kosovës, të vrarë gjatë luftës në Kosovë.

Pas zbulimit të lokacionit “Kizhevak”, kryetari i Komisionit të Qeverisë së Serbisë për personat e zhdukur, Velko Odalloviq, i tha Radio Televizionit të Serbisë (RTS), më 18 nëntor, se informacionet tregojnë se në atë vend potencialisht gjenden 15 deri 17 trupa.

“Kizhevaku” përmendet në raportin e progresit për të drejtat e njeriut, të cilin për çdo vit e publikojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në raportin e vitit 2015 thuhet se në këtë vend “dyshohet që forcat serbe kanë varrosur mbetjet e shqiptarëve të Kosovës, të vrarë në fshatin Rezallë në Kosovë, në vitin 1999”.

Trupat e 28 viktimave nga ky fshat janë gjetur në vitin 2013, në varrezan masive në Rudnicë, ndërkaq dy vjet më vonë janë varrosur në Rezallë.

Krimin në Rezallë e vuri në dukje ish-drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, pas zbulimit të lokacionit të ri.

Që nga viti 2001 e deri më sot, në territorin e Serbisë, në 4 lokacione janë gjetur varreza masive me 941 trupa të shqiptarëve të vrarë në Kosovë.

Sipas të dhënave të Zyrës për persona të zhdukur të UNMIK-ut, në Batajnicë, në afërsi të Beogradit, në vitin 2001 janë zbuluar 744 trupa. Të njëjtin vit, në Petrovo Selo, në Serbinë Lindore, janë gjetur 61 trupa. Në liqenin Peruqac, në vitin 2001, është zbuluar varrezë masive me 84 trupa.

Për herë të fundit, varrezë masive është zbuluar në vitin 2013, në Rudnicë, në jugperëndim të Serbisë, në afërsi të vendkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Jarinë. Aty janë gjetur mbetjet mortore të 52 personave.

Më shumë 1.640 njerëz nga Kosova, shumica shqiptarë, ende konsiderohen si të pagjetur.

Shkrimi i njësuar  dhe gjuha letrare shqipe nuk janë thjesht fryt i një  akti të vetëm, siç qe Kongresi i Drejtshkrimit – Nga BLEDI FILIPI

 

U mbushën plot 48 vjet nga koha e mbajtjes së Kongresit të Drejtshkrimit (20-25 nëntor 1972). Kongresi shënon një ngjarje  të rëndësishme për gjuhësinë shqiptare, për kulturën kombëtare, për kombin shqiptar.  Vendosja e standardit  i tregoi njëherazi botës se jemi një Komb dhe kemi një gjuhë kudo ndodhemi!

Shkrimi i njësuar  dhe gjuha letrare shqipe nuk  janë thjesht fryt i një  akti të vetëm , siç qe Kongresi i Drejtshkrimit; ato janë kurorëzim i përpjekjeve të punës të disa brezave, i punës së intelektualëve , atdhetarëve, i shkrimtarëve, gjuhëtarëve qysh me Kongresin e Manastirit 1908 ku u vendos guri i themelit të njësimit të gjuhës sonë.

Më tej me Komisinë Letrare të Shkodrës  ( 1916-1917), e cila arriti të bënte një  kodifikim të konvergjencës gjuhësore ( A.Kostallari, 55 “Gjuha e sotme Letrare”). Kjo Komisi qe  një përmbushje e dëshirës së anëtarëve të Kongresit të Manastirit  që pas dy vjetësh të mbahej dhe një kongres tjetër “për orthografi dhe  literaturë të gjuhës shqipe” . ( A.Kostallari, 55 “Gjuha e sotme Letrare”).

Këto vendime i ofruan mjaft të dy variantet në shkrim,  dhe pasi u miratuan nga Kongersi i Lushnjes më 1920, dhe u bënë baza e shkrimit të shqipes deri pas viteve 1940-të. Pas çlirimit të Shqipërisë  nuk kemi ndonjë mbledhje a temë diskutimesh mbi normëzimin e shqipes, kjo sipas prof. B.Becit  “ do të filloj në Institutin e Shkencave në Tiranë pas viteve ’50-të .” ( HSSh, f.15).  “Ortografia e gjuhës shqipe” ( A.Xhuvani, E.Çabej, K.Cipo/1951). Që në  fillim të kësaj faze  përcaktohen vijat e përgjithshme  për zgjidhjen teorike dhe praktike të drejtshkrimit- baza e tij të ishte  struktura fonetike e shqipes, përdorimi më  i përhapur i trajtave morfologjike dhe afrimi i dy dialekteve, afrimin e dy varianteve letrare etj.

Në 1952-shin do të mbahej në Tiranë Konferenca Kombëtare për Letërsinë Shqipe u hodh ideja për kalimin nga një  drejtshkrim në dy variante në një të vetëm. (Kjo ide u hodh dhe në 1953-shin).

Në 1953-shin u mbajt në Tiranë  Konferenca e Ortografisë, e cila theksonte gërshetimin e parimit fonetik me atë morfologjik dhe historik atje ku duhej.  U  sipas prof. A.Kostallarit kjo bëri që të hartohej  Ortografi e gjuhës shqipe” (A.Xhuvani, E.Çabej, A.Kostallari, M.Domi), kësisoj zgjidhjet dyvariantëshe u pakësuan. (A.K 59)

Ortografia e 1956-ës  ishte një shkallë e re jo vetëm në  rrugëtimin e  njësimit të rregullave, por edhe  trajtimin e tyre në një kuadër më të gjerë. Të gjitha këto përpjekje të gjuhëtarëve do të çonin në një arritje mbarë kombëtare: atë të shqipes standarde. Hapi i rëndësishëm ishin“ Rregullat e drejtshkrimit të shqipes” (Projekt 1967).  Këto rregulla vërtetuan se  ne mund të kishim një drejtshkrim  të vetëm. Diskutimi i këtyre rregullave u bë në Shqipëri por edhe në trevat e shkëputura të saj.

Do të ishte pikërisht Konsulta Gjuhësore e Prishtinës e vitit 1968, që si një këshillim i gjuhëtarëve, i mësimdhënësve dhe i intelektualëve të tjerë, përfaqësues të institucioneve shkencore, mësimore, botuese, pastaj të revistave e gazetave, do të merrte vendime me ndikime afatgjate për interesin e përgjithshëm kulturor të një pjese të kombit tonë. Ata vendosën  të pranonin  Rregullat  e Drejtshkrimit të vendit ëmë.  (Kosova kishte një  Ortografi të 1964-s(M.Ç/97).

Për pesë vite rresht  shqiptarët brenda dhe jashtë trojeve do të punonin  me rregullat e reja të drejtshkrimit. Kjo u kurorëzua pikërisht me Kongresin e Drejtshkrimit në nëntorin e vitit 1972, ku me përfaqësi të shqiptarëve kudondodheshin u vendos standardi i sotëm.

 

 

Dihet që me Kongresin e Drejtshkrimit të gjuhës shqipe më 1972-in u ra dakord që shqipja të kishte një normë drejtshkrimore të vetme.  Përpos kësaj u përcaktua që  do të kishim një gjuhë standarde,  ose siç mund të quhet ndryshe,  gjuhë letrare e  njësuar.

Kjo normë u bë e detyruar në komplet fushat e jetës publike u mbështet  nga shqiptarët brenda trojeve amë,  Kosovë,  Maqedoninë Veriore,  Mal të Zi, tek Arbëreshët e Italisë  dhe  mbarë Diasporën.

Në zhvillimin e tyre historik popuj të ndryshëm,  për të pasur marrëdhënie ekonomike e shoqërore që lartojnë organizimin politik e kulturor,  e kanë parë të nevojshme  për të krijuar një formë të veçantë të gjuhës kombëtare.  Kjo e fundit  do të përdorej në shumë sfera të jetës si mjet  i përhapjes së komunikimit,  pra e thënë ndryshe një komunikim i kulturuar.  Kjo formë gjuhësore  u krijua mbi forma  të tjera të gjuhës,  të cilat gëzonin epërsi ndaj formave të tjera.   Në vende të ndryshme,  në  popuj me qytetërim të kahershëm emërtohet me termat gjuhë letrare,  gjuhë kombëtare,  gjuhë zyrtare etj.   Në vendin tonë  ka emërtimin gjuhë standarde që nga gjysma e e shekullit që shkoi.

Shtetet e kombet  në rrugën e ecejakeve të tyre kanë bërë përpjekje të mëdha për krijimin  e një forme sa më të njësuar gjuhësore, kjo që t’u vijë në ndihmë anëtarëve të shoqërisë por mbi të gjitha të  lehtësojë komunikimin mes tyre.

Shqipja standarde me një moshë të re (48 vjeçare)  kryen një rol në jetën politike,  ekonomike,  shoqërore e kulturore dhe varianti i vetëm që mësohet në shkolla.  Gjithashtu në shkolla ajo trajtohet e shkrirë me letërsinë e më vete. Këto dy vitet e fundit gjuha  amtare në gjimnaze po trajtohet veçmas nga letërsia,  kjo është një masë që brezi i ri ta përvetësojë me themel gjuhën standarde,  të ndërgjegjësohet për vlerat e saj.

Këta vitet e fundit janë përsiatur një sërë kurrikulash arsimore duke u mbështetur tek ato më në zë të Evropës.  Gjuha është identiteti i kombit ndaj duhet mbrojtur duke zbatuar rregullat e drejtshkrimit dhe këtë përgjegjësi më shumë se kushdo e ka shkolla.  Mësuesit si tejçues të dijes duhet të jenë të parët që të zbatojnë standardin,  por edhe mediat luajnë  një rol të rëndësishëm në përvetësimin e shqipes standarde. Variantin e shqiptuar të gjuhës letrare e gjen te fjala e mësuesit,  te gjuha e radios,  e teatrit dhe kinemasë si dhe në bisedën e përditshme gjatë jetës e punës në shoqëri dhe familje. (Norma Letrare dhe Kultura e Gjuhës,f.233 ASHSH 1976).

Njerëzit në  jetën e përditshme përdorin një trajtë ligjërimi,  e cila përcaktohet nga rrethana të ndryshme të formimit të tyre. Kjo është një arsye që fëmijët në familje rriten me gjuhën amë,  që  u ofrohet në të shumtën e rasteve sipas të folurit variant familjar. Ndaj zhvillimi i gjuhës amtare  në të i ndihmon nxënësit të përvetësojnë më së miri në të folur dhe të shkruar gjuhën.

Në shkolla nxënësve u mësohet shqipja standarde.  Kjo ndodh në të gjithë vendet e zhvilluara. Standardi ka  një shtrirje të gjerë në të gjitha veprimtaritë shtetërore e publike.

Dhjetë vitet e fundit në vendin tonë ka një mori shkollash publike dhe jopublike 9-vjeçare, gjimnaze e shkolla profesionale mediat e ndryshme etj. Duhet theksuar që të gjitha këto e institucione të tjera duhet ta përsosin punën me gjuhën. Kjo do të ndihmojë në  përvetësimin e standardit të gjuhës sonë nga shtresa të ndryshme. Për arritjen e kësaj pike një detyrë madhore i del shkollës, e cila është vatra themelore e rrënjosjes së edukimit gjuhësor në breza. Mësuesit duhet të flasin saktë dhe bukur gjuhën amtare standarde e cila është një arritje e madhe mbarëkombëtare,  shqiptarët kudondodhen flasin e shkruajnë  njëlloj.

Gjuha standarde është elementi që na bashkon si shqiptar,  ndaj duhet ta zbatojmë atë me përpikmëri dhe rigorozitet. Kohët e fundit janë vënë re debate mbi çështjen e  standardit,  këtu janë përfshirë gjuhëtarë,  politikanë e njerëz të fushave të ndryshme të cilët mendojnë se standardi u vendos në një kohë të papërshtatshme,  atë të diktaturës komuniste.  Kjo të bën të mendosh se deri në ç’pikë po arrijmë,  kur  dihet se standardi u vendos njëzëri nga përfaqësues të   gjithë trevave shqipfolëse,  standardi ka treguar e tregon se  jemi një.

Dihet që dhe Kongresi lë hapësira për rishikim,  sepse gjuha pëson ndryshime,  ku hyjnë fjalë të reja e dalin fjalë e këto duhen parë e jo të kërkohet përmbysje.  Po kështu edhe ata që nënshkruan Rezolutën e Drejtshkrimit janë ndarë më dysh,  një grup që do rishikim dhe tjetri ndryshim.  Këshilli Ndërakademik  ka bërë një sërë mbledhjesh por asnjë gjë s’është arritur. Duke e parë në këtë këndvështrim është mirë të ketë një institucion që të mbulojë këtë fushë dhe mbi të gjitha të jetë  vendimmarrës kjo pasi këshilli nuk është vendimmarrës.

(   Të ketë trajnues jo vetëm për mësuesit por edhe për dikastere të tjera ku shkruhen dhe përpilohen shkresa të ndryshme.).

Shqipja standarde e ka kryer dhe po e kryen  rolin e saj në jetën politike,  ekonomike,   shoqërore e  kulturore dhe  fetare ;është varianti që studiohet në shkolla nga e cila dalin  gjenerata të ndryshme. Kjo është arritur sepse Gjuha Letrare është një tërësi e përbërë: ajo ka sistemin e saj fonetik e gramatikor,  strukturën leksikore dhe fjalëformuese,  dhe stilet e saj funksionale.

Te të gjitha  këto veprojnë ligje dhe rregulla të caktuara,  prandaj për ta folur drejt gjuhën letrare duhet të njihen  dhe të zbatohen drejt edhe këto ligje dhe rregulla.  (Gjuha Letrare shqipe për të gjithë  f.3 ASHSH, 1976).

Standardi është një ndër arritjet më të mëdha dhe i dëshmoi botës se ne jemi një Komb dhe kemi një gjuhë.

Gjuha standarde kombëtare e njësuar është një arritje e madhe kombëtare, është një pasuri e mbarë kombit tonë, pavarësisht kufijve ndarës, është i vetmi element që na bën një ndaj të kujdesemi për të!


Send this to a friend