VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

DW: “Sekretet” e Matthew Palmer, kush është i ngarkuari për Ballkanin. Amerikanët e njohin si shkrimtar, pse Daçiç e quan “dhëndri ynë”

By | September 19, 2019

Komentet

Vetëdijësimi i qytetarëve, e vetmja mundësi për ndryshim! – Nga Florim Zeqa

Përçarja e skenës politike e nisur ne fillet e saj po vazhdon edhe në ditët e sotme. Shkaktimi i krizave të njëpasnjëshme institucionale në vend janë produkt i kësaj klase politike, e cila asnjëherë nuk u muar seriozisht me problemet e qytetarëve, por vetëm për interesat e tyre personale.

Rënja e paralajmëuar e ‘Qeverisë Hoti’ nuk është e para dhe as që do të jetë e fundit. Sikurse qeveria paraprake edhe kjo do të rrëzohet nga brenda e jo nga jashtë.

Humbja e fuqisë politike të një lideri partiak në koalicionin qeverisës po bëhet shkaktar i rënjes së qeverive, madje kjo tashmë është bërë dukuri e zakontë.

Uniteti i brishtë qeveritar dhe opozicioni i liderëve partiak po bëhet shkas i rënjes edhe i kësaj qeverie, e cila deri më tani, në mos për suksese, është shquar për urtësi dhe maturi politike.

Me rrëzimin e ‘Qeverisë Hoti’, po bëhemi shëmbulli më i keq në rajon i rrëzimit të dy qeverive brenda gjashtë muajve me pandeminë si “senduiq” në mes!
Rënjen e ‘Qeverisë Hoti’ nuk mund ta parandaloj as shkopi magjik i zgjidhjes së të gjitha problemeve.

Pavarësisht faktit, se sa gjatë do të mbetet në pushtet, ‘Qeveria Hoti’ shënoi rekordin e parë të zgjedhjes së dy qeverive brenda një legjislature të Kuvendit!

Se a do të thyhet ky rekord apo do të shkohet në zgjedhje të parakohshme, sërish varet nga dakordimi i krerëve të këtyre partive politike, të cilët përafërsisht janë bërë të gjithë të njëjtë.

Pavarësisht se kush do të vie nesër në krye të ekzekutivit, përseri do të përballet me të njëjtat probleme dhe vështirësi. Me vete do ta ketë edhe “Lista Srpska”, si një të keqe të domosdoshme, që kjo klasë politike e pranoi si kategori kushtetuese me vende të rezervuara në Kuvend.

Bashkëjetesa me virusin do të jetë një e keqe shtesë, e cila i ka sfiduar edhe qeveritë e vendeve më të fuqishme, e lërë më neve se jemi ende në margjinat e ndërtimit të shtetit.

Shihet qartë se partitë aktuale nuk janë të afta të përballen me problemet madhore që ka vendi, e aq më pak me menaxhimin e pandemisë.

I suksesshëm në drejtimin e shtetit do të jetë një lider apo një subjekt politik që është i gatshëm t’i merrë jo vetëm meritat, por edhe të gjitha përgjegjësitë për dështimet gjatë rrugëtimit politik.

Krijimi i blloqeve të reja politike, jo vetëm që nuk paraqet shpresë dhe shpëtim për vendin, do ta zgjasë “Status Quon” politike si dhe do t’ua shtojë vuajtjet qytetarëve të vendit dhe brengat e mërgimtarëve.

Për shkak se këta politikan, jo vetëm që s’dinë dhe s’kanë kapacitet, nuk mund as të zhveshen nga interesat personale, gjegjësisht nga zhvatja dhe grabitja e posteve, gënjeshtrat dhe mashtrimet e përditshme.

Shpresa mbetet tek ngjizja e një alternative të re politike dhe tek vetëdijësimi i qytetarëve, me mosvotimin e politikanëve mashtrues si e vetmja mundësi për largimin e kësaj klase të papërgjegjshme nga skena politike.

PËRGATITJA E MËSUESIT SI EDUKATOR I NXËNËSIT. SYNIMET E EDUKIMIT – Nga MSc. Albert Habazaj*

 

Përmbledhje/ Abstrakt

Me këtë kumtesë mbi procesin e edukimit kulturor në shkollat tona, do të përqëndrohemi në ecurinë e zhvillimit të arsimit të fëmijëve tanë, që natyrshëm kalojnë me botën e librave në vend të parë dhe me botën e lodrave në vend të dytë. Nxënësi ynë përparon kur funksion si duhet edukimi në familje dhe në shkollë, nëpërmjet raportit të drejtë të trekëndëshit: prind – nxënës – mësues, sa klasik aq dhe bashkëkohor, për nga dobia e rezultateve që ka sjellur, kur ka funksionuar sipas standardeve të kërkuara. Synimet e edukimit arrihen me ndershëmëri profesionale, me kulturë qytetare, me dashuri ndaj nxënësit, si ndaj fëmijës tënd dhe me vlerësimin e punës në grup, duke e konsideruar veten si pjesë e së tërës. Që udhëtimi i edukimit të vijojë përditshmërisht normalisht, ndër tre hallkat e zinxhirit të artë, gjykojmë se parësore del përgatitja e mësuesit si edukator, jo thjesht si teknicien, ekspert mësimor, por sidomos zotërues i metologjisë në procesin mësimor dhe edukativ të klasës e shkollës sonë. Nuk mund ta quajmë të drejtë që përgatitja e mësuesit si edukator të shikohet si ishull më vehte, e shkëputur nga dy hallkat e tjera të rëndësishme të sistemit: prindi dhe nxënësi. Secili ka vendin dhe rolin e tij në këtë proces, ku mësuesi jep dije e kulturë, nxënësi merr dije dhe edukohet, ndërsa prindi vijon me format e tij etiko-morale edukimin në familje, duke qenë hallka e ndërmjetme midis dhënësit – mësues dhe marrësit – nxënës.

Fjalët çelës/ kyçe: edukimi, shkolla, përgatitja, raporti mësues – nxënës – prind

  1. Hyrje

Në rrafshin e pedagogjisë, kur flasim për edukimin, kuptojmë procesin e gjerë të formimit tërësor të personalitetit të njeriut, zhvillimin e tij gjatë gjithë jetës. Edukimi është një veprimtari e organizuar, e vetëdijshme, për të ndikuar mbi njerëzit, sidomos mbi brezat e rinj, për t’i formuar ata sipas një synimi të caktuar. Hapësirat e edukatës, ose përmasat e saj janë shumë të gjera. Ato shtrihen në tërë jetën tonë. Ndër fushat më kryesore, kryesisht në kuptimin, brendinë, rrugët kryesore të edukimit, prof. Musa Kraja ndërton këtë pemë pedagogjike të hapësirave të edukatës: “1. Edukata mendore, 2. Edukata morale, 2.1 Rrugët kryesore të edukimit moral, 2.2. Dy fushat konkrete të edukimit moral, 3. Edukata e punës, 4. Edukata teknike, 5. Edukata fizike, 6. Edukata shëndetësore, 7. Edukata estetike”[1]. Çdo mësues e ka të qartë se ato zhvillohen në harmoni me njëra-tjetrën dhe jo të shkëputura, pra, edukata mendore zhvillohet në harmoni me edukatën fizike, edukatën e punës, morale, estetike, teknike, nëpërmjet veprimtarisë arsimore, edukative të shkollës, të institucioneve të tjera, të medias, familjes etj. Nxënësi formohet në dy hapësira të tilla që cilësohen si makromjedis dhe mikromjedis. Mikromjedisi përfaqëson ato rrethana dhe kushte konkretet në të cilat nxënësit tanë sillen ditë për ditë, kalojnë sidomos një pjesë të kohës së lirë. Këto mjedise i ndeshim kudo, si në krye të ndonjë rrugice, në sheshe, në oborrin e shkollës, në rrugë, në varësi të lagjeve të vjetra dhe tradicionale të qytetit, në një shesh fshati, tek furra, klubi, fusha e lojës etj. Ndërsa makromjedisi përfshin gjerësisht mjedisin e qytetit, të zonës, lagjes apo fshatit. Ka efekt shumë të madh në edukim. Makromjedisi i Dukatit, Nartës apo Kaninës nuk mund të jetë si në një zonë në Dibër, Elbasan apo Korçë. Shkolla është institucioni i mësimit dhe edukimit, shtëpia e dritës së dijes, vatër e edukimit kulturor. Edukimi i nxënësve kërkon marrëdhënie të shëndosha të trekëndëshit mësues – nxënës – prind. Po bëjmë një paralelizëm jo thjeshtë për ilustrim figurativ. Nuk mjafton që pema të mbillet për t’u rritur e shëndetshme, duhet të ujitet, të krasitet, të punohet toka rrotull pemës (të prashitet, të plehërohet) etj. Agronomët, fermerët, bahçevanët i njohin mirë këto procese jetike për pemën dhe ia bëjnë me përpikmëri dhe në kohën e duhur. Kështu funksionon edhe puna me fëmijën, me nxënësit tanë. Falë përvojës shumëvjeçare në arsimin e cilkit të ulët, kemi vënë re që ka prindër që thonë: “Unë të dorëzoj fëmijën, ti, zotni mësues apo zonja mësuese je përgjegjës/ e për gjithçka ndaj tij”. Nuk mendojmë se është i drejtë një qëndrim i tillë i papërgjegjshëm, sepse fëmija vërtet në shkollë merr bazat e arsimimit dhe edukimit qytetar, por fëmija, që na është besuar, ka prindërit e tij, babën e nënën, që janë të pazëvendësueshëm, jo vetëm se është krijesa e tyre, por është edhe vijimi i jetës së tyre, kopja e tyre në kohë të re. Nga ana tjetër, në jo pak raste, mësuesi shfajsohet: “Është fëmijë me problem filan nxënës, s’merrem me të”. Edhe në këtë rast kemi mungesë përgjegjësie dhe aq më keq pandershëmri profesionale. Në qoftë se prindi, vërtet është babai apo nëna e nxënësit, ai në jetë mund të ketë profesion tjetër që ushtron, (jo detyrimisht mësues); mësuesi është në profesion mësues dhe detyrimisht duhet ta bëjë shumë mirë, sepse paguhet për ta ushtruar këtë profesion të nderuar me fëmijët, me brezat. Fëmijët vijnë në shkollë që të mësojnë lëndët sipas programit mësimor orë pas ore, ditë pas dite, semestër pas semestri e vit pas viti. Ata vijnë po aq të edukohen sipas normave qytetare dhe këto mesazhe edukimi t’i mishërojnë në jetë, të formësojnë shprehitë e kulturës qytetare dhe të rriten të shëndetshëm fizikisht, shkollarisht dhe qytetarisht. Në qendër të vëmendjes është nxënësi/ nxënësja. Që ai/ ajo të rritet dhe të bëhet i denjë për shkollën, familjen e shoqërinë, prindi dhe mësuesi duhet të bashkëpunojnë papushim, pa u lodhur, pa lozur “hidh e prit” “kungulleshkën” në kurriz të edukimit të nxënësit, por, në kuptimin më të mirë të fjalës, duhet të jenë shokë të ngushtë, sepse kanë një qëllim: edukimin e fëmijës/ nxënës. Nuk është objekt i kësaj kumtese puna e prindit me fëmijën e tij, por objekt kemi punën tonë si mësues me nxënësit tanë. Me kohë ka fituar qytetari shprehja “Mësuesi është prind i dytë për nxënësin” dhe popullariti i saj është mbushmendës, i motivuar. Kyçi për suksesin në punën me nxënësit është: mësimdhënia. Nuk është fjala vetëm tek spjegimi i duhur për dhënien e dijeve të mjaftueshme nxënësit hap pas hapi, por së pari komunikimi me ta, mënyra e të sjellurit, se, siç na kujton fjala e urtë e popullit: “Ç’të mbjellësh, do të korrësh”. Komunikimi është art më vete, art i bukur i fjalës së shprehur, ndëraq më i vështiri, po sa fisnik. Me fjalën e ngrohtë e bën për vete nxënësin e ai të do si prind; me fjalën e ftohtë, e largon, e humbet respektin e mundshëm të tij. Nxënësi vjen në shkollë të mësojë, të nxëjë, se ka nevojë të mbushet me dije. Ai vjen në shkollë të formohet, të edukohet, të zbatojë normat, rregullat, rregulloret, ligjet, kodet etike dhe estetike të jetesës. Nuk janë të gjithë nxënësit të mirësjellshëm në shkollë, se, po themi, ashtu janë mësuar në jetën parashkollore. Mësuesi prandaj është mësues, që t’i mësojë dhe edukojë, me qetësi e dashuri, pa i fyer, pa i prekur në personalitet, sepse temperamentet e tyre përbëjnë variante mozaikore, që nuk mund t’i imagjinojmë. Këtu ne na vjen në ndihmë pedagogjia dhe psikologjia. Prapë urtësia popullore na sjell në kujtesë fjalën e rrallë: “Gjuha hekur s’ka e hekur thyen”. Mësimdhënia nuk është abstrakte: nuk do të thotë të përvetësosh veç disa rregulla, ndërtime fjalish, pra nuk bëhet fjalë vetëm për lëndën në vetvete në lidhje me nxënësin. “Gjuha dhe kultura ndikojnë pareshtur mbi njëra-tjetrën”[2]. Misioni ynë realizohet përditshëm në punën tonë me nxënësit e vështirë, të zgjuarit dhe nxënësit me kufizime të lehta. Thuhet se nxënësit me dhunti, një dorë të ngrohtë mësuesi duan dhe ecin. Vullneti, dëshira dhe ndershëmëria profesionale shfaqem më dukshëm në punën e diferencuar me nxënësit me probleme, apo të vështirë si quhen ndryshe.

  1. Procesi i të nxënit, një proces i motivuar

Procesi i të mësuarit, në të cilin marrin pjesë mësuesit dhe nxënësit, përbëhet nga mësimdhënia, që realizohet kryeshisht nga mësuesi si organizator dhe drejtues i procesit mësimor, si dhe nga të nxënët, proces që e realizon nxënësi, fillimisht nën drejtimin e mësuesit dhe, gradualisht, drejt një të nxëni të pavarur. Ndodh që konceptet “të nxënit” dhe “të mësuarit përdoren në vend të njëri-tjetrit. Në fakt, ekzistojnë edhe kuptime të tjera.

Të nëxënët është një proces, nëpërmjet të cilit çdo nxënës dhe çdokush tjetër fiton njohuri, shkathtësi dhe shprehi. Njeriu gjatë gjithë jetës është nxënës. Edhe mësuesi mëson për vete, freskon njohuritë e fituara dhe aftësohet më tej, që të jetë mbushmendës, i plotë dhe jo i cunguar në dijet që u jep nxënësve, në përputhje me grupmoshën, programin mësimor – edukativ etj. Pra, kur themi që njeriu mëson gjatë gjithë jetës, kemi parasysh gjithë periudhën jetësore të tij, që sa lind, gjatë foshnjërisë, fëmijërisë e deri në pleqëri; mëson në shtëpi, në shumë fusha; mëson në shkollë, madje me synime të caktuara, sipas planeve dhe programeve të përcaktuara nga organizmat kompetente, për një vëllim të caktuar informacioni, njohurish, dhe arrin në përvetësimin e mënyrave të reja të zgjidhjeve, të kuptuarit, zbatimit të tyre në praktikë. Në këtë rrafsh, duke bërë dhe lidhjen e mikromjedisit me makromjedisin, njeriu mëson në shkollë, por mëson edhe në shoqëri, në libra, nëpërmjet burimeve të tjera të informacionit, duke mbetur të nxënit një proces i pandalshëm; mëson edhe në mënyrë të organizuar (në shkollë dhe në institucione të tjera që punojnë me plane dhe programe të caktuara), por ky proces, jashtë shkolle është edhe i rastësishëm. Ne përpiqemi që ky organizim të bëhet edhe në shtëpi. Në të nxënët nuk mund të kërkojmë receta absolute, pasi tek çdo nxënës ka edhe diçka origjinale në të nxënit e tij. Kjo nuk do të thotë që nxënësi të mos marrë në konsideratë përvojën e të tjerëve, kur ajo jep rezultate të mira. Ne mund të ndihmojmë nxënësin që të zgjedhë metodën më të mirë të të nxënit. Ky proces realizohet në mënyrë individuale. Prindi i cakton fëmijës një kënd të nxënies, por mbajtjen, shfrytëzimin e bën vetë nxënësi. Ai zgjedh mjetet shumë të domosdoshme, të cilat i përdor jo vetëm njëherë, por i ka mjete pune të përhershme, si fjalorë, atlasë, libra ushtrimesh, veç teksteve bazë të lëndëve. Të nxënit, si proces, nuk ndalet vetëm në kapjen e informacionit, edhe pse shfaqja e një modeli mund të thjeshtësojë përpunimin e përgjigjes. Përvetësim të vërtetë të informacionit do të vëmë re vetëm nëse kjo do të ketë një përgjigje të subjektit ndaj situatës dhe sipas konstruktivizmit (frytshmërisë, dobishmërisë; shën. im – A. H), nëse do të ketë kuptim apo ndërgjegjësim të kësaj sjelljeje të re, gjë që çon në një konceptim nga ana e nxënësit.

Si rrjedhojë e re e të nxënit, nga faktorë objektivë dhe subjektivë, nga familja, shkolla, shkolla, shoqëria, media, nga studimi individual, vetëedukimi, vetëveprimi, vetëarsimimi, këmbëngulja, ambicja nga nxitja dhe stimulimi i përdorur prej mësuesve, shkollës, institucioneve të specializuara, etj., sigurohet një përvetësim aktiv, nxitet më tej mendimi dhe veprimi i nxënësve. Ky është edhe synimi i punës sonë si mësues. “Shkolla nuk është as vend i “pavarësisë së nxënësit” nga mësuesit, por as fushë beteje, për të treguar “Unin” apo egocentrizmin pedagogjik të mësuesit”[3]. Një vëmendje e veçantë ndaj teknikave të informacinit, teknikave të të nxënët shkollor ka dhënë rezultat, si një veprimtari me karakter të thelluar individual, prej nga rrjedh edhe domosdoshmëria e njohjes dhe e zotërimit të teknikave për ta realizuar atë si një rrugë që lehtëson shumë përqëndrimin e forcave dhe energjive tek nxënësi. Në aparatin pedagogjik të tekstit mund të formulohen pyetje nga vetë nxënësi. Pas pyetjeve shtrohet problemi i vetëkontrollit, leximit aktiv me theksime të veçanta në pauzat domethënëse dhe në të menduarit gjatë asaj kohe, në shënimet gjatë të lexuarit, në nxjerrjen e çështjeve kryesore, në formulimin e një skeleti etj., aty zënë vendin edhe riprodhimi i informacionit, zbatimi i tij si efektshmëri e të nxënit. Niveli më i lartë i veprimtarisë është zgjidhja e problemeve me ndihmën e njohurive të reja të përvetësuara. Provimi është metodë e të nxënit intensive. Kur flasim për teknikat e të nxënit, kujtojmë skemën e thjeshtë që përfshin:

  • Të dëgjuarit
  • Të lexuarit
  • Të shënuarit
  • Riprodhimi i pavarur
  • Diskutimi
  • Zgjidhja e problemeve.

Është thënë që të nxënit është një proces i motivuar. Nxënësi mund të mësojë nga që i pëlqen të nxënit. Është e nevojshme të theksohet se në organizimin e mësimit, nëse duam të kemi pjesëmarrjen e nxënësit duhet të fillojmë të sigurohemi që rezultati i pritur të integrohet midis projekteve të subjektit, domethënë të merret nga ai si një kontribut për realizimin e objektivave të tij. Mësuesi mund të ruajë procedurën e tij vetëm pasi të jetë informuar mbi gjuhën, konceptet, aftësinë e funksioneve mendore dhe stilet e njohjes së nxënësit. Në praktikë, njohja e nxënësve duhet të jetë objekt i vazhdueshëm i kërkimit nga ana e tij. Në këtë kuadër, është me interes të shihet se ç’vend i lihet motivimit, nevojave dhe interesave të nxënësit, cilët janë funksionet mendore të nxitura, cilat janë modelet e propozuara dhe cili është qëllimi për të cilin i vendosim nxënësit:

– Sepse do të marrë fillimisht nota të mira dhe më tej një dëftesë, diplomë a çertifikatë;

– Sepse nuk do të përsërisë vitin shkollor;

– Sepse ngulmojnë prindërit dhe nxënësi nuk do t’ua prishë atyre. Në këtë pikëpamje, ndeshim dhe alternativë të kundërt. Ajo që është themelore për ta kuptuar është se fëmijët mësojnë në mënyrë të pavarur, jo në grupe (siç ndosh me konviktorët – nxënës të shkollave të mesme apo studentët e universiteteve); ata mësojnë nga interesi dhe kureshtja që kanë, jo nga tendenca për të kënaqur të rriturit.

– Sepse dëshirojnë të përmbushin një ego personale;

-Sepse kërkojnë të arrijnë synime personale në gjuhë të huaj, në matematikë etj., nëpërmjet të cilave të arrijnë objektiva të domosdoshme për vetveten.

Të nxënit mund të udhëhiqet nga qëllime të çastit ose nga një gjerësi e qëllimit të tij në të mësuar. Gjithashtu, të nxënët është rezultat i aftësive të shumta: lidhet me aftësinë për të planifikuar kohën, për të mos pranuar ndikimin e elementëve irelevantë (të panevojshëm, të tepërt, të pavend; shën. im – A. H) të nxënit, për të shmangur tërheqësit e vëmendjes, për të zotëruar veten, për t’u mbështetur në forcat e tij, për të bashkëpunuar në grup.

  1. Përgatitja e mësuesit si mësimdhënës, si edukator i nxënësit

Në punën e përditshme me nxënësit, me klasat, mësuesi nuk mund të shfaqet thjesht si një profesionist i aftë dhe aq. Për profesionin mësuesi ka marrë diplomën. Siç u shprehëm edhe më lart, mësuesi punën e ka me nxënësit dhe me librat, me tekstet mësimorë dhe ato ndihmëse të edukimit të nxënësve të tij. Si frymën që merr, mësuesi duhet të përditësojë njohuritë bashkëkohore. Aq më tepër rritet përgjegjësia e tij për thithjen e materialit të nevojshëm nga bota e informacionit, sidomos sot kur fëmija është më i zgjuar dhe, të paktën, ka njohuri më të shumta se bashkëmoshatarët e tij para 10 vjetësh. Përse mos të shtrojmë pyetjen: a është i aftë mësuesi të ndjekë prurjet e reja nga bota digjitale? A është zoti t’ua transmentojë në mënyrën e duhur dhe në masën e caktuar fëmijve që prindërit i kanë dërguar në shkollë për të nxënë? Mos vallë ka edhe raste kur mësuesi sfidohet nga nxënësi për mikrobotën e dijeve të marra nga libri dhe interneti? Si përballohet kjo gjendje? Së pari, një gjendje e tillë as që nuk duhet të mendohet nga askush prej armatës së mësuesve, sepse nuk jemi thjeshtë mësimdhënës, por misionarë të dritës diturore.  Një mësues i paplotësuar me dije të përditësuara ndoshta do të ishte më mirë të bënte diçka tjetër më të dobishme për vete e për familjen e tij se sa të futej në klasë, në auditoret e shkollës dhe të ndjenjte skuqje në ndërgjegjen profesionale, kur intuita, memoria e mbushur nga të dhënat që na “bombardojnë” nëpërmjet celularit, laptopit, kompjuterit e mjeteve të tjera të “qelqit digjital” apo freskia informative e ndonjë nxënësi me prirje apo kushdo qoftë tjetër ta zinte “gafil”…, domethënë të papërgatitur!…

Mësuesi, qoftë tek nxënësi, qoftë tek prindi, është imazhi i edukimit të fëmijës që vjen në shkollë të pajiset me dije e kulturë qytetare. Kujtojmë dijetarët e periudhës së lashtësisë, që nga Soktrati, Platoni, Aristoteli, Demokriti e Kuintiliani, të cilët që ndikuan fuqishëm në edukimin e brezave, i mësuan ata dhe i pajisën me dituritë e duhura, hodhën themelet e veprimtarisë mësimore, edukative, duke i pasuruar proceset e teknikat deri tek përcaktimi i tri shkallëve të të mësuarit: intuitën, mësimin teorik, ushtrimet. Mësuesit e sotëm nuk kanë se si mos të kujtojnë me nderim personalitetet pedagogjike në nivel botëror për Mesjetën, të cilët i dhanë një frymë të re pedagogjike dhe të virtytshme arsimit, që nga pedagogu i shquar italian Vitorino de Feltre (1378-1446), që themeloi shkollën e tij “Shtëpia e gëzuar” ku krijoi mjedis tërheqës. Veç letërsisë, në atë shkollë mësohej algjebra, astronomia, dituri natyre etj. Kujtojmë humanistin anglez Tomas Mor (1478-1535), pedagogun dhe reformatorin çek Jan Amos Komenski (1592-1670), mendimtari tjetër anglez Xhon Lok (1632-1704) si dhe pedagogun dhe filozofin e madh zvicerian Zhan Zhak Ruso (1712-1778), i cili gabimisht ka hyrë në një pjesë të mirë të literaturës shqipe si autor francez. Pa u futur në rrjedhën e figurave të shumëfuqishme të arsimit dhe edukimit, do të kishte më shumë dobi për formimin tonë si mësues njohja dhe homazhi për personalitetet që u shquan në mendimin pedagogjik të Kohës së Re, si Johan H. Pestalocin, Johan F. Herbartin, Fridrih Frebel, Adolf Disterveg, K. D. Ushinski, Xhon Djui, Georg Kershenshtajner, A. S. Makarenko dhe William Killpatrirk. Po ndalojmë pakëz tek personaliteti i Johann Heinrich Pestalocit (1746-1827), mësues i shquar zvicerian, studiues, filozof e shkrimtar i përmasave botërore, i cili vuri bazat didaktikën e arsimit fillor. Tek ai spikatën idetë e mëdha për personalitetin e mësuesit, për rolin e tij në të gjithë veprimtarinë mësimore – edukative, për rolin e jashtëzakonshëm të nënës, si edukatore natyrore e fëmijës, për lidhjen e mësimit me praktikën, me prodhimin e jetën, si dhe në fusha të rëndësishme të edukimit moral, të edukatës së punës, etj. Idetë e Pestalocit ushtruan ndikim të madh mbi arsimin amerikan të shek. XIX. Pa e quajtur të nevojshme përmendjen nderuesve ndaj rilindasve tanë, që luftuar për liri dhe arsim kombëtar, duke u përulur para tyre, para pishtarëve të arsimit shqip në shekullin XX dhe dritanëve të dijes në periudhat historike vijuese, mendojmë të përmendim një përkufizim klasifikues të historianit të arsimit, profesor, akademik, Mësues i Popullit Hamit Beqja (1929-2011): “Në pedagogji ka dhe dy ndarje të mëdha-didaktikë dhe edukatë, më konkretisht teori dhe metodologji e të mësuarit (pra didaktikë). Didaktika është shumë konkrete, është shumë aplikative, shumë eksperimentale. Por edhe shumë normative. Dhe kur ka normativitet nuk mund të mos ketë edhe doza pedantizmi dhe pak formalizmi, qoftë edhe “sui generis”[4] (i llojit të vet, lloj më vete, i veçantë; shën. im – A. H). Jemi ndërgjegjësuar për misionin e gjerë socio-edukativ që ka marrë shkolla jonë në ditët e sotme dhe që me sa duket ka për të qenë një konstante që do ta theksojë këtë fizionomi edhe për të ardhmen. Roli i ri i shkollës në formimin qytetar dhe intelektual të nxënësit (brenda hapësirave diturore të grupmoshës) në shoqërinë tonë moderne kërkon një këndvështrim konkret të trekëndëshit mësues, nxënës, “fryma e shkollës” (nga mjediset familjare dhe sociale, gjeografia prej nga vjen kontingjenti nxënësve). Në procesin mësimor edukativ, motivimi i mësimnxënies ka dhënë rezultat kur është parë i pashkëputur pa motivimin optimal në rritjen e efektivitetit të mësimnxënies. Forma më elementare e mësimnxënies konsiston në krijimin e stadeve të nevojës, ku bashkëveprojnë situata “presion – barrierë’ dhe situata “shtrirje – tendencë”. Është i përhapur në shumë vende koncepti i një dinamike si një faktor motivues i shkollarit. Më 1970, Arnold përpunoi modelin teorik të motivimit të mësimnxënies, duke vënë në raport vertikal faktorët: “tension emocionues” – E, “intensitet i impulsit shtytës” – I dhe Frenimi” – R, pra I=E/R. Është pikërisht mësuesi që duhet të jetë mjeshtër i motivimit të mësinxënies, që mësimdhënien e trajton si harmoni e shëndetshme të dy këndvështrimve: mësimdhënia si art dhe mësimdhënia si shkencë. Në arsim roli kryesor është i mësuesit, vështruar në shërbim të bashkëpunëtorit të tij të pandarë dhe të përjetshëm: nxënësit. Kur diskutohet për tekstin është fjala e mësuesit ajo që i jep forcë e jetë. Kur flitet për metodat mësimore, është mësuesi që zgjedh; për edukimin, është mësuesi edukator; për marrëdhëniet mësues-nxënës është pikërisht ai që u jep tonin pozitiv ose dhe për shqetësime të këtyre marrëdhënieve; pra është mësuesi një figurë e pazëvendsueshme, personaliteti i të cilit është i lidhur me tërë problemet mësimore-edukative në shkollë.

Përfundime

Përvoja e punës dhe sidomos ballafaqimi me tekstet e fushës, që e trajtojnë pedagogjinë si shkencë mbi edukimin, edhe ne mund të shprehemi se mësuesi është hallka kryesore e veprimtarisë në shkollë. Ai është drejtues, organizues i procesit mësimor, interpretues i dokumentacionit shkollor, nga puna e të cilit varet veprimtaria e të tërë hallkave që veprojnë në shkollë ose në lidhej dhe bashkëpunim me të. Vetë natyra e punës së mësuesit kërkon që personaliteti i tij të përfshijë:

– Paralelisht vijmë tek idea e parë “lind”. Normalsht pamja e tij të jetë normale. Kjo është e dëshirueshme, kur është e bukur është edhe më mirë.

– Një përgatitje të përgjithshme shkencore dhe kulturore.

– Mësuesi duhet të jetë i thelluar në lëndën e tij, në profilin e ngushtë, duke ndjekur dijet bashkëkohore, informacionin  e ri që sjellin shndërrimet e vrullshme në disiplinën e tij, përvojat e reja, duke zgjeruar dhe aktualizuar në mënyrë të pandërprerë dijet në dispilinën  e tij shkencore.

– Mësuesi duhet të ketë përgatitje pedagogjike, didaktike dhe metodike.

– Mësuesi duhet të dallohet nga pasioni për punën me fëmijët, dashuria dhe respekti për personalitetin e nxënësit.

-Është e domosdoshme që mësuesi të ketë një figurë shoqërore dhe morale të rregullt.

Vetëm kështu, i veshur me këto cilësi e virtyte, mësuesi realizon 5 rolet e tij në shërbim të nxënësve në shkollë si ekspert mësimor, drejtues dhe udhëheqës i klasës së tij, si këshilltar, si model dhe si motivues i nxënësve për një të mësuar aktiv, për të pasur interesim dhe logjikë nga nxnësit e tij.

 

Bibliografia:

  1. Beqja, Hamit: “Gjurmë jete. Vepra 7”, Tiranë, Neraida, 2016.
  2. Buletini shkencor, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, nr. 3/ vol. 2, 2015.
  3. Kraja, Musa, “Pedagogjia”, Tiranë, Migreeralb, 2009.
  4. Tushi, Gëzim: “Edukimi në familje dhe në shkollë: kontekste të reja të marrëdhënieve prind-mësues-nxënës”, Tiranë, Toena, 2017.

[1] ) Kraja, Musa, “Pedagogjia”, Tiranë, Migreeralb, 2009, f. 147.

[2] ) Buletini shkencor, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë,  nr. 3/ vol.2, 2015, f. 186.

[3] ) Tushi, Gëzim:  “Edukimi në familje dhe në shkollë: kontekste të reja të marrëdhënieve prind-mësues-nxënës”, Tiranë, Toena, 2017, f. 276.

[4] ) Beqja, Hamit: “Gjurmë jete. Vepra 7”. Tiranë, Neraida, 2016, f. 146.

 

*Përgjegjës i Bibliotekës shkencore “Nermin Vlora Falaschi”,

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, ALBANIA

“Key of Montevergine” vepra monumentale më e madhja në Europë do të jetë e artistit shqiptar Milot – Nga Albina Shkreli, Firenze

 

“Çelesat e artistit italo-shqipetar Milot” dëshirojnë të jenë një simbol universal i lirisë kundër sistemit te veshtire politik të shoqërisë bashkëkohore, dhe veçanërisht kundër sistemit internacional të komplikuar burokratik i cili paraqet një kufizim të madh të sistemit ndërkombëtar kapitalist.  Artisti e ka provuar në lëkurën e tij dhimbjen bashke me te afermit  e familjes, kane qene te etiketuar, në Shqipërinë komuniste, si “Kulak”, dhe sapo mbërriti në Itali mbas shume sakrificash kur (ai studionte në Akademinë e Brera në Milano) e gjeti veten duke u përballur me situatën e vështirë  e të quajturit “emigrant”.  “Në përpjekjet e medhaja që bëjmë çdo ditë – shpjegon Milot – për të realizuar ëndrrat tona, pa dashur , gjejmë shumë barriera, paragjykime dhe mekanizma të një sistemi burokratik, ku është shumë e vështirë të plotësosh enderrat tona”.  Çelesi si objekt, ka qëllimin e “hapjes”, dhe për këtë arsye paraqet mjetin për të gjetur “mënyrën” e duhur për çdo qenie njerëzore.  Në këtë shoqëri moderne  të bombarduar dhe deformuar nga imazhet virtuale, te manipoluara me cdo lloj forme , njeriu detyrohet të mos komunikojë, rrjedhimisht edhe artistët contemporan duhet  te “kërkojnë” për një identitet të ri, në përpjekje për t’i bërë njerëzit të reflektojne e mendojnë për  kete moment te pasigurte që jetojmë sot.  “Çelesi”është thelbi i gjuhës, pragu i komunikimit, një tufë kohe dhe e mitit që na çon atje ku ne do të tregojmë tashmë nga njëra anë keqësinë e shoqërisë sonë dhe njëkohësisht aftësinë tonë për të ruajtur, madje edhe në mbledhjen e figurës  kontakti teknologjik me rrënjët tona parësore.  Konceptualisht ” Çelesi”, një objekt i përditshëm bëhet një mjet për të rimarrë të kaluarën e dikujt me gëzimin e së tashmes për të parë të ardhmen.  Dimensioni filozofik i Milotit është përfundimisht një denoncim i vërtetë i rreziqeve të shkaktuara nga humbja e vlerave njerëzore të hipnotizuara nga sistemi shtypës i jetës bashkëkohore, skena e dhimbjes dhe e dhunës, vende të ndotura nga mitologjitë mbizotëruese masive.  Presidenti i Provincës së Avellino , Avv. Domenico Biancardi, e ka  ftuar artistin famos shqipetar Milot të realizoje vepren monumentale  “Key of Montevergine”, një vepër unike në botë: një skulpturë monumentale me shume se 40 metra, qe do te vendoset në hapësirën e hapur para daljes nga autostrada perballe qytetit te  Avellinos si simbol i mireseardhjes ne qytetin irpin   .

Skulptura do te jete e perhershme ne  territorin e qytetit të Mercogliano, afer kishes famose  shekullore  te Montevergine  qe eshte simbol i tolerances ne mesdhe .

Skulptura monumentale e Milotit do te vendoset  ne hyrjen e qytetit, një rrethrrotullim, rrethi pa fillim ose fund, sikur të simbolizojë rrethin e jetës, një rilindje të një shoqërie të lirë, të hapur për gjithçka dhe të gjithë, të hapur për dialog.

Kjo jo vetem do te jete skulptura me e madhe qe ka realizuar artisti shqipetar  ne karrieren e tij artistike ,por do të jetë skulptura më e madhe e realizuar ne çelik, korten në Evropë, një material që preferon prej shum vitesh Milot.  Në një moment kaq të vështirë për të gjithë botën, artisti dëshiron të japë një mesazh shprese që synon të zgjojë mendimin kolektiv të një shoqërie që kohët e fundit ka humbur vetëvlerësimin.

Çelesi i Montevergine vjen me nje mesazh , dëshiron të jetë një “britmë” universale e respektit të ndërsjellë midis njerëzve, në mënyrë që ata të jetojnë në paqe me njëri-tjetrin dhe të mos ketë më vende të mbyllura dhe të largëta.

Artisti Milot e simbolizon  jetën në një mënyrë të thjeshtë, ashtu si mesazhi që ai dëshiron të lëshojë me skulpturën e tij është i thjeshtë:

“Hiqni frikën individuale dhe kolektive që na rrethon ,  kjo veper dëshiron të jetë mbi të gjitha një mesazh pozitiv shprese, sepse të gjithë ne kemi të drejtë t’i realizojmë ëndrrat tona, dhe të gjithëve duhet tu garantohet të njëjtat mundësi për te jetuar ne menyre dinjitose “.

Vitet e fundit “çelësi” është bërë një emblemë referimi për Milot, një simbol i të gjitha veprave të tij, si në pikturë ashtu edhe në skulpturë, dhe në instalime të mëdha.  Një veper kaq gjigande , me e madheja realizuar deri tani ne Europe , Jep një mesazh,te madh  një emocion shume te forte.

Drejtor artistik i projektit “Key of Mercogliano” eshte artisti Michele Stanzione.

Skulptura monumentale “ Key of Montevergine”e artistit italo-Shqipetar Milot do të realizohet nga “ndërmarrja Metalzurlo”ne Çervinara te Avellinos.

Inaugurimi është caktuar për muajin tetor 2020.

 

Artisti italo-shqipetar , Alfred Mirashi Milot jeton e punon ne Firenze te Italise, i diplomuar ne Akademine e arteve te bukura ne Brera te Milanos , nga viti 2016 eshte emeruar profesor ne Universitetin Arte&design ne Jinan , Shandong , Cina

Ne vitin 2020 eshte emeruar drejtor i museut te artit modern , DODO ne Beijing.

 

 

Zyra e shtypit:

Provinca e Avellino

Gianluca Galasso ggalasso@provincia.avellino.it +39 338.4605297

Annalisa Tirrito tirrito.annalisa@gmail.com +39 335.5289607

Daniela Ricci

dricci62@gmail.com +39 347.0824165

milot alfred mirashi

 

www.milot.it

Babai i Elizabetës kërkon kujtimin e saj

Taulant Qenaj

Mosvendosja e emrit të Elizabeta Hasanit në pllakën përkujtimore në Mitrovicë, në vendin ku ajo humbi jetën më 13 mars 1999 gjatë një shpërthimi granate në tregun e qytetit, për babanë e saj, Rrahimin, është e dhimbshme.

“Më dhemb zemra, beso. Duhet të dihet kush është duke pushuar aty. Duhet t’ia vendosin emrin dhe mbiemrin, të dihet kush është duke pushuar, se kështu pa emër, si e panjohur. Kur e ka emrin aty, edhe mua zemra më pushon, më vjen më lehtë. A kështu po më duket keq, shumë keq”, thotë Hasani në një bisedë për Radion Evropa e Lirë.

Më 13 mars të këtij viti, Komuna e Mitrovicës ka zbuluar pllakën përkujtimore për viktimat që pësuan pas shpërthimit në treg në vitin 1999. Aty vdiqën 7 persona dhe u plagosën 128 të tjerë. Në pllakën përkujtimore u shkruan vetëm 6 emra të viktimave shqiptare, por jo edhe emri i shtatë, që ishte vajza 5-vjeçare e një familjeje rome. Nga komuna kanë deklaruar se ky lëshim ka ndodhur për shkak të mungesës së informatave.

Babai i saj, Rrahimi, në atë kohë ishte në Itali. Tash është pensionist dhe jeton në Podgoricë. Pos Elizabetës, gjatë këtij shpërthimi ishte lënduar rëndë edhe vajza tjetër.

“Bashkëshortja, e cila ndërkohë ka ndërruar jetë, më ka treguar se ajo ka dashur të blejë djathë dhe i ka lënë fëmijë aty në një qoshe. Njëra vajzë ishte e plagosur në të dy këmbët prej asaj bombe, ndërsa Elizabeta ka vdekur në vend”, tregon Hasani.

Viktimat po harrohen në mungesë të dokumentacionit

Dy dekada pas luftës së fundit në Kosovë, vërehen pasojat e dëmshme të mungesës së dokumentacionit të duhur për viktimat e luftës së viteve 1998-1999.

Elizabeta Hasani e lindur më 4 maj 1994, është vetëm një nga viktimat që është harruar.

Vendi ku shpërtheu bomba më 13 mars 1999.

Vendi ku shpërtheu bomba më 13 mars 1999.

Me mosdokumentimin e ngjarjeve të luftës, sipas analisti ligjor në Fondin për të Drejtën Humanitare, Amer Alija, ekziston rreziku të harrohen edhe raste të tjera.

“Normalisht që një harresë e tillë ka të bëjë me dokumentimin e mangët dhe në këtë mënyrë krijohet një narrativë jo e saktë dhe gjeneratat e reja nuk do të kenë informatat sakta së çfarë ka ndodhur në atë rast nëse bazohen vetëm në përshkrimin e pllakës”, thotë Alija.

Sipas tij, shteti asnjëherë nuk është marrë me këtë masakër që kishte ndodhur në Mitrovicë.

“Familja sigurisht kërkon edhe drejtësi. Duhet të hapet edhe një procedurë gjyqësore nëse Prokuroria arrin të zbulojë personat që e kanë vendosur atë eksploziv në treg. Sipas informacioneve tona, dy dekada nga përfundimi i luftës, nuk ka pasur një procedurë gjyqësore lidhur me këtë ngjarje”, thotë Alija.

Komuna e Mitrovicës zotohet se do të shkruhet edhe emri i Elizabetës

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, thotë për Radion Evropa e Lirë se emri i Elizabeta Hasanit do të shkruhet në pllakën përkujtimore.

Kjo do të ndodhë, sipas tij, pasi të kontaktojnë familjen e saj dhe të shikojnë nëse ka edhe ndonjë viktimë që të mos përsëritet gabimi dhe të harrohet dikush tjetër.

“Gabim ka qenë, por i paqëllimshëm. Në mungesë të informatave, në mungesë të shënimeve zyrtare ka ndodhur shtypja e gjashtë emrave që kanë figuruar në Këshillin për të Drejtat e Njeriut në Mitrovicë dhe në Zyrën Rajonale për viktimat e luftës. Bazuar në të dhënat e tyre, ne kemi shtypur këta gjashtë emra”, thotë Mujka.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, Albert Kinolli dhe Veton Berisha, që vijnë nga radhët e komunitetit rom dhe egjiptian, kanë thënë se është e papranueshme mospërfshirja e emrave të komunitetit rom dhe egjiptian në pllakat përkujtimore.

Gjatë luftës në Kosovë humbën jetën rreth 13,500 persona, ndërsa 1,600 ende konsiderohen të pagjetur.

Matthew Palmer: SHBA duan një marrëveshje gjithëpërfshirëse në bisedimet Kosovë-Serbi

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Matthew Palmer shprehet entuziast për rifillimin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Në një bisedë me portalin Balkan Insider me fokus mbi lajmet për Ballkanin, përfaqësuesi i posaçëm i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor flet për një numër zhvillimesh pozitive në rajon që i përshëndet si hapa përpara në rrugën drejt integrimit gradual euroatlantik. Duke u ndalur tek Kosova, Zëvendës Ndihmës Sekretari Palmer thotë se Shtetet e Bashkuara duan të shohin një zgjidhje gjithëpërfshirëse që do t’i shërbejë jo vetëm vendeve në dialog, por të gjithë rajonit:

“Një zgjidhje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve do të kishte ndikim të madh për stabilitetin në rajon dhe do të nxiste të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre të integrimit evropian”.

Shtetet e Bashkuara duan njohjen dypalëshe, tha zoti Palmer, duke iu kundërvënë zërave se ka pasur diskutime për shkëmbime territoresh:

“Ne jemi të përqëndruar tek mbështetja e një procesi të udhëhequr nga BE-ja për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse që çon në normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës që, më idealja, do të kishte në thelb të saj njohjen e ndërsjelltë. Ngritja e idesë së shkëmbimit të territoreve, mendoj unë, e heq vëmendjen nga synimi qendror, i cili është që palët të ulen, të diskutojnë këto probleme dhe të identifikojnë rrugën përpara drejt normalizimit. Ne e mbështesim këtë proces. Prandaj mendoj se është jashtë teme dhe thjesht shpërqëndruese të diskutohen ide si shkëmbimet territoriale. Me rëndësi është që palët të ecin përpara për një marrëveshje që sjell zgjidhje përfundimtare”.

Zyrtari i lartë amerikan nënvizoi mbështetjen dhe besimin që kanë treguar vazhdimisht Shtetet e Bashkuara ndaj institucioneve ndërkombëtare të angazhuara për të vënë në vend drejtësinë për Ballkanin Perëndimor. Zoti Palmer u ndal tek Gjykata Speciale për Kosovën:

“E mbështesim gjykatën dhe mendojmë se është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë bashkëpunimin me këtë gjykatë. Shpresojmë se këto institucione të drejtësisë të arrijnë të përmbushin misionin dhe mandatin e tyre dhe përfundimisht të shpërbëhen në të ardhmen dhe drejtësia dhe shteti ligjor të jenë në duar e institucioneve të shteteve përkatëse”.

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Matthew Palmer përshëndeti zhvillimin e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, duke thënë se Shtetet e Bashkuara po ndjekin me vëmendje procesin e krijimit të koalicionit qeverisës:

“Për ne ka rëndësi që të gjendet një partner i mirë në qeveri, të krijohet një qeveri që është e angazhuar për të shfrytëzuar sa më mirë dhe sa më shumë avatazhet e antarësisë në NATO, një qeveri që është e angazhuar për ta çuar Maqedoninë e Veriut përpara në rrugën e antarësimit në Bashkimit Evropian, e angazhuar për ët zbatuar Marrëveshjen e Prespës dhe për të avancuar paqen dhe begatinë për të gjithë qytetarët e vendit. Pavarësisht se çfarë qeverie del nga këto diskutime, nëse kjo qeveri është e angazhuar ndaj këtyre synimeve, do të gjejë tek Shtetet e Bashkuara një partner besnik”.

Duke folur për zgjedhjet e fundit në Serbi, zoti Palmer shprehu keqardhjen që opozita e pa të pamundur të përfshihej në zgjedhje. Megjithë këmbënguljen e Shteteve të Bashkuara, tha ai, “opozita argumentoi se kushtet për zgjedhjet nuk ishin të tilla që të lejonin një konkurrencë të drejtë“ që të mundësonte pjesëmarrjen e tyre. Zyrtari amerikan vuri në dukje me shqetësim shënjestrimin kohët e fundit të politikanëve të opozitës, organizatave mediatike dhe të shoqërisë civile në Serbi:

“Duam të shohim reforma që krijojnë kushte të barabarta dhe të drejta për angazhim; që i japin mundësi publikut në Serbi të ushtrojë të drjtat e tij të përligjshme për të zgjedhur nga një numër alternativash në fletëvotime”.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj një të ardhmeje euroatlantike për Serbinë, por shtoi se Serbia duhet të përmbushë standardet për këtë të ardhme, përfshirë reformat demokratike. “Shpresojmë se Beogradi dhe qeveria serbe do të vazhdojnë t’i shohin Shtetet e Bashkuara si partnere në këtë proces, por nuk diskutohet se kanë përpara goxha punë,” tha Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe Përfaqëues i Posaçëm i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. zëri i amerikës

Shpërthimi në Bejrut shkatërroi veprën e inxhinierit Filip Shiroka (video)

Shpërthimi në Bejrut shkatërroi veprën e inxhinierit Filip Shiroka, i cili projektoi skelën e portit të kryeqytetit libanez, që ishte nga më të mëdhatë në Lindjen e Mesme.

Shqiptarë të tjerë kanë hise të madhe në modernizimin e shtetit, shkruan Klan Kosova.

Nuk ka forcë në botë që mund ta copëtojë e ta rikolonizojë Kosovën- Një Komb 10-të milionësh do të sakrifikohet për të – Nga Azgan Haklaj

 

Harroje ëndrrën neokolonialiste të Kosovës z Miroslav Lajçak dhe njihu me Çeshtjen Çame, dosja e të cilës njihet ndërkombëtarisht nga Brukseli në Washington.

I thuaj Qeverisë së Greqisë, anëtare e BE-së t’i rikthejë çamët në trojet e veta, të shpërngulur me dhunë, në qoftë se deshiron ta fillosh betejën me të vertetën historike.

Sistemi kolonial i shembur pas Luftës së Dytë Botërore rustrukturoj marrdhëniet ndërkombëtare, e këtij qëllimi i sherbeu themelimi i OKB-së, Organizatës Botërore të Paqes e Sigurisë, ngritur mbi parimet e sovranitetit të kombeve, që kishte për bazë Kartën e Atlantikut, të drejtën e vetëvendosjes, liritë politike, diversitetin kulturorë dhe të drejtën universale për lirinë e besimit.
OKB-ja si pasardhëse e Lidhjes së Kombeve i sanksionon parimet e veta bazë në dekleratën e OKB-së, për të drejtat e njeriut të vitit 1948-të.
Kjo dekleratë kishte fuqi ligjore e morale për çdo shtet anëtar të OKB-së
Ish Jugosllavia Titiste pasardhëse e Mbretërisë Serbo-Kroato- Sllovene ishte i vetmi shtet shumëkombësh, i cili shkelte e dhunonte të drejtat e liritë e qytetarëve të saj shqiptarë.
Ushtronte dhunë e spastrim etnik ndaj tyre.
Kishte hartuar e adaptuar një politikë kolonizuese e aparteijdi ndaj Kosovës, sipas doktrinës fashiste të frymëzuar nga ideologjia e Serbisë së madhe dhe projektit famëkeq të Akademisë së Shkencave Serbe.
Lajçak, kryesues i bisedimeve Kosovë – Serbi, i njohur botërisht për qëndrimet e tij antishqiptare sot ka veshur mantelin e diplomatit, madje të përfaqësuesit të BE-së për zgjidhjen e problemeve mes Republikës së Kosovës e Serbisë, probleme të shkaktuara që prej një shekulli nga politika shoviniste serbomadhe, të shtetit dhe makinës ushtarake të këtyre barbarëve që u dyndën në Kosovë e viset e tjera të Ballkanit në shekullin VI-VII-të, duke shkatërruar me egërsi çfarëdo që gjenin nga gjurmët e Qytetërimit lliro-Dardan.
Z Lajçak “propozon”, as më shumë dhe as më pak, kur këmbëngulë në kthimin e 250000 serbëve të larguar nga Kosova që në vitin 1976-të, veçse një rikolonizim të ri të Kosovës.
A është në vete ky dishepull i Jovan Hixhivasileviçit, Jovan Cvijiçit, Pashiqit, Çubriolloviçit, Qosiçit, Andriçit, Millosheviçit, Vuçiçit?!!
A njeh sadopak parimet mbi të cilat është themeluar BE-ja, të cilën mjerisht, në mënyrë paradoksale ky zotëri e përfaqëson?!!
A ka lexuar dy rreshta nga historia e shteteve për të cilat është caktuar arbitër??!!
A e din Lajçak se Serbia, të cilës ai i mban anën hapur e padrejtësisht është përgjegjëse për vrasjen barbare të mbi 850000 shqiptarëve të pafajshëm e të paarmatosur, të pleqve e të rinjëve, grave dhe femijëve, deri të klerikëve myslimanë e katolikë, gjatë viteve 1913-1999-të, vetëm për faktin se ishin shqiptarë dhe nuk donin të largoheshin nga trojet e tyre të lashta etnike.
Të braktisnin gjuhën, kombësinë, besimin fetar, Flamurin Kombëtar Kuqezi.
Shteti fashist serbomadh përgjatë Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllove e Jugosllavisë Titiste është përgjegjës për shpërnguljen nga vatrat e tyre të mbi 500000 shqiptarëve përmes marrveshjeve të nënshkruara me Qeverinë Turke në vitet 1937-38- 1952.
Qëllimi i kësaj politike shfarosëse ndaj shqiptarëve etnikë të Kosovës, që gjeti përkrahjen e shtetit turk ishte ndryshimi i strukturës etnike në Kosovë, pra zbrazjes së këtij territori shqiptar nga banorët e saj autoktonë prej mijëra vitesh dhe kolonizimin e trojeve të begata dardane me popullsi serbe e malazeze.
Pas politikës “Liberale” të Jugosllavinë Titiste e parullës “Bashkim- Vllazërim” fshihej ëndrra e Serbisë së madhe, lindur qysh me projektin Naçertanija të Ilia Garashaninit, kurban i të cilës ishte planifikuar të ishte Kosova dhe viset e saj të begata.
Jo rastësisht presidenti serb Millosheviçi ëndrrën e tij të Serbisë madhe e shpalli pikërisht në FushëKosovë, në vitin 1989 në Jubileun e 600- vjetorit të betejës mes Koalicionit Ballkanik dhe ushtrisë së Sulltan Muratit të Parë.
Lajçak kërkon të kthehen me çdo kusht serbët e larguar në trojet dardane të cilat përgjatë një shekulli të pushtimit barbarë i kthyen ato në tokë të djegur duke shfrytëzuar mizorisht pasuritë e tyre.
Po për shqiptarët e dëbuar me forcën e bajonetave drejt Anadollit e shkretëtirave turke nga operacionet spastruese të frymëzuar nga elaboratet “Pyka Shqiptare”, “Problemi i pakicave në Jugosllavi” të Çubriolloviçit përse nuk këmbëngulë që të kthehen ky kolonialist, që në xhaketën e tij mban siglën e BE-së??!!
A e dini mirë zotëri Lajçak se nuk ka ekzistuar kurrë çeshtja për riatdhesimin e serbëve në Kosovë??!!
Përkundër kësaj ekziston një çeshtje e pazgjidhur shqiptare.
Një Komb Shqiptar i ndarë padrejtësisht, kundër ligjeve të Drejtës Ndërkombëtare, Kartës së Atlantikut e parimeve mbi të cilat është themeluar OKB-ja, e vetë Bashkimi Europian të cilin ti e perfaqësoke denjësisht me projekte neokolonialiste.
Ju e dini se kjo ndërmarrje donkishoteske do të deshtojë me turp z Miroslav Lajçak, ashtu si operacioni “Patkoi” i dirigjuar nga miqtë e t’u në Beograd.
Nuk ka forcë në këtë botë, mbitokësore as nëntokësore që ta copëtojë Kosovën e ta rikolonizojë atë.
Një Komb 10-milionësh do të sakrifikohet për të.
Për mbrojtjen e trojeve të tyre etnike shqiptarët e kësaj treve kanë derdhë lumenjë gjaku, kundër romakëve, bizantinëve, serbëve të vjetër e të rinjë, otomanëve.
Shqiptarët janë tashmë një Komb i vetëdijësuar e më një qëndrim unik.
Ata do të flasin me një zë të vetëm kur është fjala për të mbrojtur të ardhmen historike, lirinë e vatrat e tyre prej projekteve të dalura nga arkivat e errta të historisë jo shumë të largët, të hartuara nga kancelaritë e armiqve të tyre shekullorë.
Harroje ëndrrën neokolonialiste të Kosovës z Lajçak dhe njihu me Çeshtjen Çame, dosja e të cilës njihet tashmë ndërkombëtarisht nga Brukseli në Washington.
I thuaj Qeverisë së Greqisë, anëtare të BE-së të rikthejë çamët në trojet e veta, të shpërngulur me dhunë, nëse deshiron ta fillosh betejën me të vertetën historike.

A do të jenë shqiptarët pjesë e Qeverisë serbe?

Branko Vuçkoviq

Pas zgjedhjeve të 21 qershorit në Serbi, presidenti Aleksandër Vuçiq dhe përfaqësuesit politikë të shqiptarëve nga jugu i Serbisë, dukej se kishin gjetur një gjuhë të përbashkët për bashkëpunim.

Mirëpo, një pengesë në këtë drejtim u paraqit pas formimit të qeverisë lokale në Bujanoc, qytet me 12 mijë banorë në jug të Serbisë.

Katër parti shqiptare ranë dakord të qeverisin në Bujanoc, pa pjesëmarrjen e partive serbe, kështu që koalicioni i Partisë Përparimtare Serbe (SNS), e cila fitoi 10 vende dhe Partia Socialiste e Serbisë (SPS) me tre këshilltarë, mbetën në opozitë.

Ky problem, që u paraqit në nivel lokal, u zhvendos edhe në atë qendror, duke çuar në një ftohje të raporteve.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka kritikuar ashpër këtë veprim të forcave politike shqiptare, madje duke deklaruar se hapësira e Serbisë për manovrim në bisedime me Kosovën do të shkurtohet, ndër të tjera, edhe për shkak të “krijimit të një qeverie të vetme shqiptare kundër serbëve në Bujanoc”.

Shteti duhet të zgjidhë problemet

Kreu i Partisë për Veprim Demokratik njëherësh deputet në Parlamentin serb, Shaip Kamberi, tha për Radion Evropa e Lirë se shteti në mënyrë që të shmangë tensionet, nuk duhet të ndërhyjë në koalicionet partiake në mjedise shumëkombëshe, por duhet të angazhohet në zgjidhjen e problemeve të tyre.

Në Bujanoc, një qytet në jug të Serbisë, 300 kilometra larg Beogradit, që nga viti 2002 pushteti lokal gjithmonë është formuar bashkërisht nga partitë shqiptare dhe serbe.

Në këtë vend, sipas të dhënave të fundit, komuniteti shqiptar përbën 65 për qind të popullsisë.

Marrëveshja për formimin e shumicës qeverisëse, pas zgjedhjeve të mbajtura më 21 qershor, u arrit nga partitë shqiptare: Partia Demokratike (PD), Partia për Veprim Demokratik (PDD), Lëvizja për Progres Demokratik (PDP) dhe Alternativa për Ndryshim (AZP).

Tashmë, Bujanoci është ndër komunat e rralla ku Partia Përparimtare Serbe nuk është në pushtet. Kjo parti do ta formojë Qeverinë e ardhshme të Serbisë.

Në seancën konstituive të mbajtur më 23 korrik me 25 vota për, Nagip Arifi, kreu i PD-së, u zgjodh kryetar i Komunës së Bujanocit.

Të pakënaqur me formimin e qeverisë lokale njëetnike, këshilltarët e partive serbe u larguan nga seanca.

Kjo ndodhi vetëm disa ditë pas takimit për formimin e qeverisë së re ndërmjet delegacionit të partive shqiptare me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Beograd.

Në atë takim, shqiptarët shprehën gatishmërinë e tyre për të marrë pjesë në qeveri dhe kërkuan këto pozita: ministrin e Vetëqeverisjes Lokale, ndihmësministrin e Ekonomisë, Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Arsimit dhe pozicionin e presidentit të Trupit Koordinues.

Megjithatë, pas formimit të qeverisë lokale në Bujanoc, reagimet nga Beogradi kanë qenë të stuhishme, duke zbehur mundësitë për këtë bashkëpunim.

Qëndrimi negativ ndaj shqiptarëve

Shaip Kamberi thotë se shqiptarët e jugut të Serbisë, që nga viti 2001, kur përfundoi konflikti i armatosur, gjenden në “një lloj procesi politik herë të vdekur, herë të gjallë”, duke pamundësuar zgjidhjen e problemeve jetësore.

“Kjo do të thotë që shteti në vazhdimësi shmangte trajtimin e shqiptarëve si partnerë të barabartë, duke pasur një qëndrim negativ ndaj nesh. Ja, edhe tani po përpiqet të paraqesë formimin e qeverisë në Bujanoc si një të keqe të përgatitur nga shqiptarët, në mënyrë që të justifikojë disa hapa të radhës, të cilat ndoshta çojnë në mospranimin tonë si pjesë e qeverisë dhe mosfillimin e një dialogu për planin shtatëpikësh që e kemi kërkuar nga presidenti Vuçiq ”, theksoi Kamberi.

Për Vuçiqin, Bujanoci është shantazh

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një prej reagimeve të tij ka sinjalizuar se zhvillimet në Bujanoc mund të rrezikojnë pranimin e mundshëm të shqiptarëve në Qeverinë e Serbisë.

Duke folur në Radio Televizionin e Serbisë, Vuçiq, më 23 korrik, tha se mungesa e partisë së tij në pushtetin lokal në Bujanoc ishte bërë “me ndikimin e Tiranës në mënyrë që ata të mund të shantazhonin Serbinë”.

“Përfaqësuesit shqiptarë erdhën tek unë dhe thanë: ‘Vuçiq, na integroni në organet shtetërore, na integroni në sistem’. Unë isha i lumtur dhe thashë: ‘Pa problem, do të mendoj për këtë’. Dhe pastaj të nesërmen shkojnë në Shqipëri dhe atje u thuhet që të formojnë një qeveri pa 42 për qind të serbëve”, tha Vuçiq.

Mitroviq: Pala shqiptare ka ndryshuar mendim

Nenad Mitroviq, kryetar i degës së Partisë Përparimtare Serbe në Bujanoc, i tha Radios Evropa e Lirë se, pas zgjedhjeve, ata ranë dakord me PD-në për formimin e përbashkët të qeverisë, por më pas, pala shqiptare ndryshoi mendje.

“Si dy parti me më së shumti mandate, ne u pajtuam të formojmë një qeveri së bashku me PD-në. Sidoqoftë, ata u thirrën për konsulta urgjente në Tiranë, dhe pasi u kthyen nga Shqipëria, (Nagip) Arifi na informoi se po hiqte dorë nga koalicioni me SNS-në, për shkak të një deklarate politike që i detyron ata të formojnë një qeveri ekskluzivisht me partitë shqiptare”, theksoi Mitroviq.

Dëshira për të zgjeruar elektoratin

Sidoqoftë, Shaip Kamberi, gjatë bisedës për Radion Evropa e Lirë theksoi se formimi i qeverisë lokale njëetnike në Bujanoc ishte i bazuar nga dëshira për të zgjeruar elektoratin shqiptar, dhe jo për shkak të udhëzimeve nga Tirana. Ai tha se vendimi nuk ka asnjë lidhje me ndonjë qëllim për shantazh.

“Ne nuk e kemi fshehur se do të kemi një qëndrim të përbashkët edhe pas zgjedhjeve, për të cilën morëm mbështetje nga Tirana, por kjo nuk është e drejtuar kundër Serbisë. Dëshira jonë është që të zgjerojmë vetë elektoratin tonë dhe jo të shantazhojmë”, tha Kamberi.

Sipas tij, partitë shqiptare nuk mund ta shantazhojnë shtetin “pasi ai është më i fortë se ato”.

Pak mundësi që shqiptarët të fitojnë një ministri

Idro Seferi, një gazetar dhe publicist, i tha Radios Evropa e Lirë se ai ka dyshime nëse shqiptarët do të marrin një ministri, megjithëse sipas mendimit të tij, ky do të ishte një veprim shumë pozitiv për Serbinë, pasi kështu do t’iu përgjigjej akuzave të kahmotshme se ajo i neglizhon shqiptarët.

“Unë mendoj se Qeveria në Serbi duhet t’iu japë një mundësi sepse me vetë faktin se i kanë dhënë fund bojkotit dhe kanë marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare, shqiptarët nga jugu i Serbisë kanë treguar se duan të integrohen në institucionet e sistemit”, thotë Seferi.

Ai potencon se Tirana u dha mbështetje shqiptarëve nga jugu i Serbisë për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare në Serbi, dhe se kjo, sipas tij, mund të interpretohet si një ndikim në marrjen e vendimeve të tyre politike, por që “sigurisht se ky ndikim nuk drejtohet kundër Serbisë”.

“Beogradi zyrtar do të duhet të respektojë argumentet e qytetarëve nga jugu i Serbisë dhe të ndikojë në përmirësimin e pozitës ekonomike dhe sociale”, tha Seferi.

Ai gjithashtu vlerësoi se autoritetet në Serbi nuk duhet ta shohin zgjidhjen e problemit në atë rajon përmes prizmit të zgjidhjes së përgjithshme të problemit të Kosovës, sepse shqiptarët vendas ndjehen si “një lloj pengjesh në negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës për Kosovën”.

Pakicat – pjesë e Qeverisë së ardhshme të Serbisë

Pas zgjedhje të 21 qershorit, presidenti Vuçiq ka zhvilluar konsultime me partitë e tjera që fituan ulëse në përberjen e re të Parlamentit serb.

Në mbledhjen e partisë së tij më 31 korrik, Vuçiq deklaroi se zgjedhja e Qeverisë së re të Serbisë, do të ndodhë në fund të gushtit.

Vuçiq ka thënë se ai ka biseduar edhe me udhëheqjen e partisë për partnerët e mundshëm të koalicionit, duke deklaruar se ekzistojnë katër mundësi në këtë drejtim.

Siç shpjegoi ai, në të gjitha këto mundësi, partitë e pakicave do të jenë pjesë e Qeverisë së Serbisë.

Sidoqoftë, Vuçiq nuk e ka specifikuar se cilave pakica u është referuar në deklaratën e tij.

Përgatiti: Kestrin Kumnova

A e ka pezulluar Kosova lobimin?

Nadie Ahmeti

Përfaqësues të Qeverisë së Kosovës thonë se institucionet, bashkë me mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë, janë duke punuar që Kosova të bëhet anëtare e shumë organizatave ndërkombëtare, përfshirë edhe ato financiare. Njohësit e zhvillimeve politike, ndërkaq theksojnë se Kosova deri tash ka dështuar të ndërtojë një diplomaci funksionale dhe profesionale. Kosova, sipas tyre, ka ngecur sa i takon çështjes së lobimit për njohje të reja, por edhe për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, thonë se ky institucion po “vazhdon të punojë në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”. Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, nga zyra për informim e kësaj ministrie, thuhet se Kosova deri tash është anëtare e 106 mekanizmave shumëpalësh (ndërkombëtarë dhe rajonalë) dhe 34 organizatave sportive.

Por zyrtarë të kësaj ministrie nuk kanë dhënë përgjigje konkrete në pyetjen se në cilat organizata ndërkombëtare po synon të aplikojë Republika e Kosovës dhe a është duke lobuar për njohje të reja të pavarësisë.

Në muajin qershor të këtij viti, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka thënë se “Kosova është pajtuar që të pezullojë përpjekjet për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare, ndërsa Serbia u pajtua që të pezullojë përkohësisht fushatën e çnjohjeje të pavarësisë së Kosovës”. Kjo u bë për t’i dhënë mundësi vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Dialogu ishte ndërprerë në fund të vitit 2018, kur Qeveria e Kosovës vendosi taksën 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Grenell gjithashtu pati paralajmëruar se dy palët do të takoheshin në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor. Por, ky takim, është anuluar për shkak të njoftimit për një aktakuzë kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit nga Prokuroria e Specializuar në Hagë.

Dialogu megjithatë ka vazhduar në Bruksel më 16 korrik, mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar në Kuvendin e Kosovës se “nuk ka pezullim të aktiviteteve për lobim”.

Njohës të çështjeve politike dyshojnë se për këtë çështje ka pasur marrëveshje zyrtare në mes të dy palëve.

Profesori Gëzim Visoka, ligjërues për studimet mbi paqen dhe konfliktet në Dublin City University në Irlandë, tha se Serbia ka argumentuar se do t’i japë fund fushatës së çnjohjes kur Kosova ose aleatët e saj të përfundojnë fushatën e tyre të njohjes.

Visoka mendon se si pjesë e rifillimit të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, Serbia dhe Kosova janë pajtuar që të ndërprenë veprimet që mund të duken të dëmshme karshi normalizimit të raporteve ndërshtetërore, por sipas tij, duket që ka qenë më shumë premtim gojor sesa marrëveshje e shkruar.

“Për Serbinë, çnjohja Kosovës është një përpjekje për ta çakorduar dhe përfundimisht për t’i dhënë fund përpjekjeve të Kosovës dhe aleatëve të saj për njohje ndërkombëtare dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, thotë Visoka, duke shtuar se kjo është një përpjekje diplomatike e Serbisë që synon të krijojë një status quo të re, ku Beogradi zyrtar mban epërsi në bisedimet e ardhshme me Kosovën.

Edhe Afrim Hoti, profesor i të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, thotë se nëse do ekzistonte një marrëveshje e tillë, do të duhej të respektohej nga të dyja palët.

“Në të kundërtën nëse nuk ekziston një marrëveshje e tillë, atëherë është paradoksale të hiqet dorë nga aplikimi nëpër organizata ndërkombëtare dhe jo vetëm në UNESCO dhe INTEPOL, por të vazhdohet me një numër relativisht ku Kosova e ka derën e hapur, qoftë ato agjenci të specializuara të Kombeve të Bashkuara, ku nuk është e domosdoshme të jesh anëtar i OKB-së”, tha Hoti.

Këto vitet e fundit, thotë Hoti, Kosova ka humbur kohë jashtëzakonisht shumë, për shkak të agjendës së brendshme politike, duke u marrë me çështje sekondare dhe terciare, kurse vendi, sipas tij, është lënë pa u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare.

Kurse, sa i përket deklarimit të kryeministrit Hoti, se “nuk ka pezullim të aktiviteteve për lobim”, profesori Gëzim Visoka thotë se nëse “deklarata përcillet me një strategji dhe veprime serioze diplomatike, duhet mirëpritur dhe shikuar si përpjekje për ringjalljet të politikës së jashtme të Kosovës”.

Mirëpo, nëse është kjo deklaratë është bërë si retorikë për përdorim vendor apo për të shtyrë dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, sipas Visokës, do të ketë pasoja negative për Kosovën.

“Kjo për faktin se Serbia që tani ka paralajmëruar vazhdimin e fushatës për çnjohje dhe fajin për ngecje të dialogut, BE-ja do ia lë Kosovës. Pra, Kosova duhet të ndajë politikën e saj për njohje me dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Këto mund ta bëjë vetëm nëse zhvillon një fushatë të re strategjike dhe afatgjate për fuqizim të subjektivitetit të saj ndërkombëtar”, tha Visoka.

Kryeministri Hoti, gjatë javës se kaluar ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare bëhet në koordinim me partnerët ndërkombëtarë dhe se sipas tij, pa mbështetjen ndërkombëtare, Kosova nuk mund të anëtarësohet në asnjë organizatë.

“Çdo anëtarësim i Kosovës në organizata ndërkombëtare bëhet gjithmonë në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtarë. Kjo është e vërteta. Ne jemi dakorduar që në këtë proces të rrugëtojmë bashkë sepse e dimë që po nuk e patëm këtë mbështetje, nuk mund të çojmë përpara këtë agjendë të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”, është shprehur Hoti pas një vizite në Ministrinë e Mbrojtjes.

Pengesat më të mëdha Kosova i ka pasur dhe vazhdon t’i ketë nga shteti i Serbisë, i cili nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Serbia që nga viti 2017, ka bërë fushatë agresive diplomatike për tërheqjen e njohjeve të shtetit të Kosovës. Zyrtarët e Ministrisë së Jashtme të Serbisë kanë deklaruar se më shumë se dhjetë vende e kanë tërhequr njohjen e Kosovës.

Për shkak të lobimit kundër pavarësisë se Kosovë nga ana e Serbisë, disa shtete thuhet se kanë ngrirë raporte e bashkëpunimit me Kosovës.

Fushata e Serbisë ka penguar që Kosova të anëtarësohet në: Organizatën Ndërkombëtare të Policisë Kriminale (INTERPOL) dhe Agjencinë për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara (UNESCO).

Përveç INTERPOL-it dhe UNESCO-s, Kosova nuk është anëtare as e Organizatës së Kombeve te Bashkuara, Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës, Organizatës Botërore të Tregtisë, Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Organizatat në të cilat është anëtarësuar Kosova janë: Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim, Federata Botërore e Futbollit, Federata Evropiane e Futbollit, Komiteti Olimpik, Organizata Botërore e Doganave, Marrëveshja për Tregti të Lirë e Evropës Qendrore (CEFTA).

Po ashtu, Kosova dhe Agjencia e Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EUROPOL, kanë nënshkruar më 27 korrik, një marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim që të luftohen krimet e rënda. Sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, që nënshkroi këtë marrëveshje, tha se ajo do të avancojë dhe forcojë kapacitetet e Kosovës në luftimin e kriminalitetit.

Kosova, në bazë të kësaj marrëveshjeje, do të ketë oficerë ndërlidhës në EUROPOL.

Reuters: Blerja e sistemit raketor kinez shpërfaq thellimin e lidhjeve Serbi-Kinë

Pajisje ushtarake kineze.

Serbia ka blerë një gjeneratë të raketave me rreze të mesme tokë-ajër nga Kina, duke dhënë shenja për thellim të bashkëpunimit në mes të Pekinit dhe Beogradit.

Blerja e sistemeve raketore për mbrojtje, FK-3, është përfshirë në raportin vjetor të kompanisë shtetërore për armët, Jugoimport SDPR, që i është dërguar Agjencisë për Regjistra të Biznesit, ka transmetuar agjencia e lajmeve, Reuters.

Jugoimport SDPR ka thënë se ka arritur 163 marrëveshje për import në 31 shtete, në vlerë të 620.3 milionë dollarëve më 2019.

Në mesin e armëve të blera përfshihen edhe dronë të armatosur nga Kina dhe blerja e parë evropiane e sistemeve, FK-3.

“Pjesa më e madhe e importeve ka të bëjë me modernizimin e aeroplanëve, prokurorimin e sistemeve të dronëve dhe sistemin ajror të mbrojtjes, FK-3”, është thënë në deklaratë.

Pekini e sheh Serbinë si pjesë të Iniciativës, Një Rrip një Rrugë, që synon të hapë lidhje të reja për tregti të huaj me kompanitë kineze.

Kina ka investuar edhe në të kaluarën miliarda euro në këtë shtet, kryesisht përmes kredive të buta, infrastrukturës dhe projekteve për energji.

Në fund të muajit qershor, forca ajrore serbe ka pranuar gjashtë dronë ushtarakë CH-92A, duke shënuar kështu dërgesën e parë të pajisjeve të tilla kineze në Evropë.

Serbia, e cila shpreson të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, ka shpallur më 2006 neutralitet ushtarak dhe i është bashkuar Programit për Paqe dhe Bashkëpunim të NATO-s, ndonëse nuk synon anëtarësim të plotë në aleancën veri-atlantike.

Ushtria serbe bazohet kryesisht në teknologjinë e kaluar sovjetike, derisa së fundmi ka siguruar nga Rusia edhe aeroplanë të tipit, MiG-29, raketa, helikopterë, tanke dhe transportuese të blindura të personelit.

PARADOKSI I SEKTIT TË “RILINDJES….!!!” – Nga ILIR ÇUMANI

 Kryeministri Rama me të tijët në qeveri e në parlament, mburret e kapardiset se, në muajt shtator – tetor të këtij viti, do të nisin punimet për hapjen e një kantieri të madh energjitik, më i madhi në 100 vjet…(!!!) Fjala është për Parkun e Energjisë Diellore në Karavasta të Divjakës. Propaganda e qeverisë hapi këto ditë siparin përmes mediave të kapura dhe të blera nga Kryeministri, e, gjithashtu rrjetet sociale të aradhës së Rilindjes po çahen nga Tam – Tamet e kësaj propagande për këtë investim që kushton jo pak, por 100 Milion Euro….(!!!) “….Punë dhe Vepra…”, – thonë ata, dhe ngazëllehen kur përmendin shifrën 100 Milion Euro të këtij investimi të madh, që, gjithsesi, është më i vogël se shuma prej 110 Milion Euro nga dëmi emonomik që Despoti ynë Edi Rama i ka shkaktuar ekonomisë së vendit tonë, më i varfëri në rajon dhe në Evropë. Ky dëm, ka ardhur si pasojë e tekave dhe kapricove nga konflikti që Kryeministri nisi vitet e fundit me sipërrmarësin dhe investitorin italian të medias së ish televizionit Agon Channel, Francesco Beccetti, ku Arbitrazhi i Gjykatës Ndërkombëtare, përmes Vendimeve të formës së prerë e detyron Shqipërinë të nxjerrë nga thesari i shtetit shqiptar këtë shumë për t’ia paguar në formën e Dëmit të shkaktuar këtij shtetasi të huaj për faj të Kryeministrit konfliktual Edi Rama, i cili hakmerret ndaj të gjithë atyre investitorëve strategjik kur ata nuk i shkojnë pas avazit “Liderit të Ballkanit”. Dhe po të mendosh se ky është vetëm një rast, nga shumë raste të tjera që, për faj të Kryeministrit, populli i varfër shqiptar si taksapagues, do ti paguaj si haraç sa frëngu pulën të gjitha tekat dhe kapriçiot e Edi Ramës, që kanë të bëjnë me çështje të tjera që janë gjykuar dhe po gjykohen nga Gjykatat dhe Arbitrazhi Ndërkombëtar dhe që kapin edhe këto shifra të frikshme prej qindra e qindra milion euro të tjera…. E sërish kapardisen dhe mburren në rrjete sociale, në media e kudo kur proklamojnë: “…..PUNË dhe VEPRA….”. E nëse të gjitha këto bëma quhen “PUNË”dhe “VEPRA”….”, një DJALL shkofshit të gjithë ju së bashku me Despotin tuaj që i jeni bërë bela këtij këtij populli, i cili nuk ka për t’ju harruar për gjithçka i keni bërë dhe po i bëni këtij vendi…..

Zbardhet dosja: Martin Camaj u mor me detyrim në Sigurimin e Shtetit, por i dezinformoi!

Fatmira Nikolli

TIRANË

Botimi i një artikulli nga Auron Tare, ku shkrimtari Martin Camaj përmendej si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit në komunizëm dhe shihej nën hije dyshimesh mbi bashkëpunimin e tij me agjenturat e huaja, ngjalli shumë reagime në rrethet intelektuale të vendit.

Arsyeja qe e thjeshtë, për ta, shkrimtari nuk mund te prekej, as të ç’mitizohej, sepse miti nuk qe i rremë. Por mes studiuesve të letërsisë, dosja e tij nuk njihej. Në fakt, të paktë qenë ata që e kishin konsultuar dosjen, ku Camajt i mvisheshin ‘dritëhije’.

Mes tyre, Ardian Ndreca, që në krye të herës, tha se në dosje nuk ka asnjë dokument të vetëm që ai të ketë punuar për Sigurimin. Në lamin e mendimeve kundërthënëse, me vend u gjet pikërisht shqyrtimi i dosjes së Camajt, në bashkëpunim me Institutin e Historisë. Çka bie në sy në të është dallimi prej dosjeve të tjera.

“Dosja e Camajt, jo e zakonshme. Nuk eshte dosje bashkepunetori, por te perndjekuri”, thotë historiania Sonila Boçi.

Mes fletëve të para, del i qartë plani i Sigurimit të shtetit për ta rekrutuar 23-vjeçarin, pjesë e një grupi antikomunist.

“E kane arrestuar qe ta perdornin”, shton ajo.

 

Ndonëse sipas dosjes rezulton se ka pranuar të jetë bashkëpunëtor i Sigurimit, një prej dokumenteve që nuk është përmendur deri tash, tregon edhe mënyrën se si Camaj pranoi. Në tërësi, fletët për Camaj në Shqipëri, janë krejt pak. Nga viti 1948 ato kalojnë në heshtje direkt në vitin 1957, duke lënë 9 vite në një terr, për të cilat më vonë ka shumë aludime.

“Camaj bashkëpuntor nën detyrim”, thuhet në dosje.

“Dosja nuk flet per torturë, thuhet u mor me force”, thekson Boçi.

I marrë me detyrim, çka nënkupton torturë ose presion, rioshi Camaj, do të niste lojën e vet të mbijetesës për ditët e mbrame në atdhe. Edhe kjo, nëse sot në liri, ne ia japim të drejtën të ketë kërkuar mbijetesën. Vetëm 10 fletë janë jeta e tij në Shqipëri, mandej është përndjekja e tij kudo. Arratisja do të ishte e shpejtë.

“Dosja tregon qe Camaj e dezinformoi Sigurimin”, vijon historiania Boçi.

Se çfarë kishte ndodhur me Camajn, kur i ktheu shpinën përgjithnjë vendit, ku la shpirtin, e që lartësoi në gjithë veprën e tij letrare a studimore, mund ta mësojmë më vonë, kur të kemi përgjigje të konfirmuara për pyetjet që mund të ngremë. Sipas Sonila Boçit, për aq dokumente sa kemi mbi figurën e tij, nuk mund të hidhet baltë.

“Komiteti i Prizrenit? Nuk del roli i Camajt atje. Permendja e Camajt dhe roli jane gjera te ndryshme”, shprehet ajo.

Pasi e kishin arrestuar, rekrutuar me detyrim, ai do te arratisej per te shkuar ne Jugosllavi, Rome e mandej ne Gjermani. Ne dekadat e mallit per atdheun, çka dëshmohet në letërsinë e mbërritur vonë, ai ruajti një profil intelektual, duke e përjashtuar politikën, çka shpjegon mërinë për aludimet ndaj tij dhe njëherit e shfajëson. Kjo e dhënë përmendet edhe nga dosja e sigurimit, ku madje thuhet se do përpiqen të përdorin dashurinë e tij për vendin që ta afrojnë.

“Camaj zero marredhenie me politiken. Camaj agjent? Do te ishte krejt atipik!”, thotë Boçi.

Besueshmëria e dosjeve në vetvete është marrë gjithëhere me rezerva. Ish të dënuar kanë rrëfyer se dëshmitë nënshkruheshin me dhunë. Petro Marko rrëfente se si i vdiq në dhomën e burgut inxhinieri Stanislav Zuber, po prej dhunës së hetuesve. Në anën tjetër, po aq, duket se mund t’u besohet vetë informatorëve dhe dozave ideologjike të përcjella prej tyre.

“Në dosje ngaterrohen faktet me opinionet. Dosja e Camajt nuk ka fakte, duhet vertetuar”, thekson historiania.
30 vite pas rënies së regjimit, autorët dikur të ndaluar, rikthehen në vëmendje, vetëm kur ka përvjetor a kur dokumente të kësaj natyre dalin në pah. Kësisoj, trashëgimia e tyre, që dikur qe e mohuar, serviret here e manipuluar e herë e gjykuar, e në tërësi e copëzuar. Dhe nëse i rikthehemi sërish retorikës së vjetër, me patriotë e tradhtarë, më së paku duhet të biem dakord, për atë që ishte dhe do të duhej të ishte shpjegimi i termave në vetvete.

“Ç’mitizim? Atdheu e partia ishin nje. Po te ishe kunder partise, ishe tradhtar”, shton ajo.

Dosja e Camajt shpërfaq nëse u referohemi dokumenteve, mënyra presioni dhe rrekjeje për ta demaskuar para shqiptarëve të mërguar. Vetë Sigurimi përmend asgjësim fizik, letra anonime drejt tij dhe shqiptarëve që e njohin, si edhe plane për të izoluar mes bashkëkombasve. Narrativa e kahershme rizgjohet. Asgjë mangut prej saj. Nëse dikur i pamë si tradhtar, e tani si agjent, a po i përjashtojmë përgjithnjë të mërguarit?

Ose atëherë, pse shteti shqiptar nuk u dha vendin e munguar, qoftë për të plotësuar më shumë boshin e vet të pamatë? Në mos asgjë, a vlejnë tashmë fonde e projekte të mirëfillta për jetën e veprën e tyre, që hijet e drita të ndahen? Camaj e kish njohur mospërfilljen, si mallin dhe harresën. Më e shtrenjtë për të qe liria. Iku duke marrë me vete Shqipërinë dhe studimet e letrat u bënë rrufeprojsa e tij. Ai e dinte se poetët vriten, ndaj mbijetoi duke kërkuar Itakën. Tashmë duhet përfshirë ai që më herët që fshirë.