VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

DW boton në greqisht analizën e specialistit gjerman për çështjet shqiptare, çfarë shkruan për Kosovën

By | August 12, 2018

Komentet

Italia po kthehet në rrezik – Nga BERND RIEGERT

Koalicioni i përbërë nga populistët dhe radikalët e djathtë në Romë po bën gjithçka për ta çuar Italinë më shpejt se mendohej buzë greminës. Që t’i paraqesësh BE një buxhet borxhesh që shkel rregullat është një provokim i ndërgjegjshëm. Lëvizja “5 yjet” dhe Lega duan të tregojnë se janë burokratët e këqinj të Brukselit ata që duan t’i vënë vargonj “qeverisë së kthesës”.

Por hipoteza se Italia mund të përballojë vitin e ardhshëm shpenzime që kalojnë kufijtë dhe të ulë njëkohësisht me rritje më të lartë ekonomike kuotën e borxhit shtetëror është krejt aventureske.

Populistët duan ta bëjnë Italinë të pavarur nga tregjet financiare. Për këtë italianët duhet të blejnë edhe më tepër hua të shtetit të tyre. Shteti do ta shpërblejë këtë me ulje taksash. Kjo do të sillte më pak të ardhura në taksa dhe do ta rriste edhe më shumë hendekun midis të ardhurave dhe shpenzimeve.

Por plani i mirëfilltë, i përcaktuar edhe në marrëveshjen e kaolicionit midis populistëve dhe radikalëve të djathtë është: të futet në përdorim një monedhë paralele.

Të mos denigrohet Italia

Me to shteti do të paguante borxhet e tij ndaj firmave italiane. Firmat mund të paguanin me to borxhet në tatime përballë shtetit. Shumica e ekonomistëve paralajmërojnë me forcë që të mos bëhen eksperimente të tilla. Në hapësirën e Euros një monedhë e tillë do të ishte gjithsesi ilegale, por kjo nuk i intereson Salvinit dhe Di Maios.

Bashkimi Evropian duhet të reagojë me vendosmëri ndaj provokimit dhe ndaj lojës tepër të rrezikshme të populistëve, por edhe me takt. Vetëm në dialog mund të eleminohen mëkatet më të këqia nga projektbuxheti italian. Fjalët e ashpra nga ana e BE dhe refuzimi padyshim i justifikuar i projektbuxhetit vetëm do t’u ofronin populistëve një pretekst të mirëpritur për t’i damkosur evropianë për të gjitha ato që do të ecin ters në Itali muajt e ardhshëm.

Po të mos heqin dorë populistët nga projektligji i tyre i rrezikshëm, BE duhet të reagojë në mënyrë konsekuente dhe të synojë çeljen e ndjekjes penale. Çështja është nëse do t’i përulej asaj Italia. Nëse mosmarrëveshja për buxhetin nuk do të zgjidhet shpejt, BE ecën drejt një krize, përballë së cilës Brexiti mund të dukej si vogëlsi.

Zyrtarët e lartë sauditë të larguar nga detyra dhe pikëpyetjet

STAMBOLL – Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz al-Saud i cili u detyrua të pranojë se gazetari Jamal Khashoggi është vrarë në kompleksin e konsullatës së Arabisë Saudite, ka larguar nga detyra 5 zyrtarë të nivelit të lartë, shkruan Anadolu Agency (AA).

Vërehet se ata të cilët u larguan nga detyra janë persona të afërt me princin trashëgimtar Muhammed bin Salman.

Përkundër largimit nga detyra të personave të afërt me të, thuhet se mosprekja e princit trashëgimtar Bin Salman ka për qëllim të formojë perceptimin se “ai është i pafajshëm”. Dy prej atyre që u larguan nga detyra, janë në mesin e personave të njohur në opinionin publik të vendeve arabe. Njëri prej tyre është një nga këshilltarët më të afërt me princin trashëgimtar, nënsekretari i Gjykatës Mbretërore Saud bin Abdullah Al-Qahtani.

Saud Qahtani është diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit Mbreti Saud ndërsa studimet master ka kryer në Universitetin Nayif të Shkencave Arabe të Sigurisë.

40 vjeçari Saud Qahtani ushtronte detyrën në nivel të ministrit në Gjykatën Mbretërore të Arabisë Saudite. Ai më parë ka ushtruar detyrën e këshilltarit në Punët për Shtyp të Gjykatës Mbretërore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Qendrës për Hulumtime dhe gjatë periudhës së Mbretit Abdullah si këshilltar në zyrën e princit trashëgimtar Muhammed bin Salman.

Saud Qahtani njihet sidomos si një nga personat e rëndësishëm që ka përvetësuar politikat e reja të Arabisë Saudite me ardhjen në detyrë të princit trashëgimtar.

Ndërsa zyrtari tjetër i nivelit të lartë është zëvendës shefi i inteligjencës saudite, gjenerali i lartë Ahmed Asiri, i cili udhëhiqte zëdhënësinë e koalicionit arab, të themeluar nën kryesimin e Arabisë Saudite për të mbështetur qeverinë legjitime në Jemen kundër rebelëve Huthi. Asiri për shkak të deklaratave të tij në lidhje me zhvillimet në Jemen njihet nga afër në opinionin publik arab.

Ahmed Asiri ka lindur në vitin 1959 në qytetin Asir të Arabisë Saudite. Pas diplomimit në shkollën e specializimit ushtarak në Francë, diplomoi edhe në nivelin master në shkollën ushtarake të Forcave të Armatsura të Arabisë Saudite.

Gjenerali i lartë Asiri i cili ushtronte detyrën e drejtorit në zyrën e princit Halid bin Sultan, në vitin 2014 u emërua këshilltar ushtarak i ministrit të Mbrojtjes së Arabisë Saudite ndërsa në vitin 2015 u emërua zëdhënës i koalicionit arab, të themeluar nën kryesimin e Arabisë Saudite me qëllim të mbështetjes së qeverisë legjitime në Jemen kundër rebelëve Huthi.

Mbreti Selman me dekretin e publikuar ditë më parë urdhëroi themelimin e komitetit të ministrisë nën udhëheqjen e princit trashëgimtar Muhammed bin Salman për ristrukturimin e shërbimeve të përgjithshme të inteligjencës.

Zyrtarët e tjerë që u larguan nga detyra

Vërehet se edhe 3 persona të tjerë, të cilët u larguan nga detyra dhe nuk janë emra shumë të njohur nga opinioni publik, janë zyrtarë të inteligjencës.

Tre persona të tjerë të cilët u larguan nga detyra janë zëvendëspresidenti i Inteligjencës së Arabisë Saudite, piloti Muhammed bin Salih er-Rumeyh, drejtori i Administratës së Mbrojtjes së presidencës së Inteligjencës Refad bin Hamid el-Mihmadi dhe zëvendëspresidenti i Inteligjencës saudite, përgjegjës për burimet njerëzore Abdullah bin Halif esh-Shayi.

“Është vrarë, por jemi të pafajshëm”

Në opinionin publik dhe mediat sociale arabe flitet se përkundër largimit nga detyra të personave të afërt me princin trashëgimtar Muhammed, vlerësohet se mosprekja e tij ka për qëllim të formojë perceptimin se ai është i pafajshëm.

Ndërsa deklarata se Khashoggi ka vdekur në një grindje brenda kompleksit të konsullatës komentohet si mesazh për atë që “Kemi vrarë Khashoggin, por jemi të pafajshëm”. Opinioni publik ende nuk është njoftuar për atë se kush janë 18 personat që janë ndaluar. Po ashtu nuk dihet nëse në mesin e personave të arrestuar ndodhen 15 persona që është përcaktuar se kanë shkuar në Turqi.

Tani në opinionin publik arab, ku deklarata “për grindje” nuk është parë si e besueshme, shtrohet pyetja “Ku është kufoma?”.

Në mediat arabe publikohen lajmet se “drejtësia u përmbush”

Mediat saudite publikojnë në drejtim të asaj se është përmbushur drejtësia në vend.

Oganet mediatike si gazeta Ukaz, pas largimit nga detyra të 5 zyrtarëve të lartë dhe arrestimit të 18 personave kanë shkruar se ka filluar të përmbushet drejtësia për çështjen e Khashoggit.

Poashtu edhe kanalet televizive si Al Arabia bëjnë transmetime të tilla.

Washington Post: CIA ka dëgjuar audion për vdekjen e Khashoggit

VOAL – Washington Post deklaron se “zyrtarët e CIA-s kanë dëgjuar” regjistrimet audio turke që “vërtetojnë se Khashoggi u vra dhe pastaj u copëtua” dhe se vdekja e gazetarit saudit nuk ishte aksidentale.

Regjistrimi, nëse vërtetohet – shton gazeta që akuzoi Donal Trumpin për “komplotimin me Riad” për të marrë kohë dhe për t’i lejuar sauditët të gjejnë një rrugëdalje – do ta bëjnë të vështirë që Shtëpia e Bardhë të pranojë versionin e incidentit.

New York Times: Khashoggi është mbytur me thonj në fyt

VOAL – Jamal Khashoggi “u përpoq të ikte nga Konsullata, ata e ndalën, e rrahën. Ai filloi të bërtiste, pastaj njëri prej të pranishmëve e shtrëngoi me thonj në fyt, duke e mbytur atë”.

New York Times shkruan duke cituar një “zyrtar të lartë saudit “, i pari që konfirmoi vrasjen e gazetës. “Ka një urdhër të përgjithshëm të Mbretërisë për të sjellë disidentët që jetojnë jashtë vendit. Kur Khashoggi kontaktoi Konsullatën, gjenerali Asiri dërgoi ekipin prej 15 burrash,”shton burimi.

Shqipëri, projekti për koncesionin e pompave ngre pikëpyetje

Një vendim i Këshillit të Ministrave në Shqipëri, i pasuar nga një tender për dhënien me koncesion të shërbimit të kontrollit të pompave të karburanteve ka ngritur dyshime për shmangien e interesit publik dhe një garë të paracaktuar. Tenderi është pezulluar në fillim të muajit pas ankimit të një kompanie zvicerane për diskriminim të operatorëve të huaj.

Dy herë në vit përgjatë dekadës së fundit, Drejtoria e Metrologjisë kryen kontrollin e pompave të naftës dhe të gazit të lëngshëm-shërbim ky që synon të mbrojë qytetarët shqiptarë nga abuzimet me sasinë e karburantit.

Por një vendim i Këshillit të Ministrave, i pasuar nga një tender i shpallur nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë i ka hapur rrugën dhënies së këtij shërbimi me koncesion, një vendim që ka ngritur hije dyshimi mbi cënimin e interesit publik dhe një garë të paracaktuar.

Zanafilla e projektit koncesionar nisi në dhjetor 2016 me një propozim të pakërkuar të kompanisë “Noa Control”, e cila u ofrua të zëvendësonte drejtorinë e Metrologjisë në kryerjen e kontrollit të distributorëve të karburanteve. Një vit e gjysmë pas propozimit, kompania private u shpërblye me bonus prej 10 pikësh, një praktikë tashmë rutinë e qeverisë Rama me referencë ligjin për koncesionet dhe partneritetin publik privat.

Kontrolli ligjor i instrumenteve shpërndarëse të karburantit është një ndër aktivitetet kryesore që i ka mbetur Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë në Shqipëri dhe arkëton çdo vit rreth 80 milionë lekë në buxhetin e shtetit. Ministria e Financave dhe Ekonomisë synon ta japë atë me koncesion në këmbim të një investimi dysheme prej vetëm 64.8 milionë lekësh për një periudhë 20-vjeçare.

Drejtoria e Metrologjisë është anëtare e një rrjeti organizatash ndërkombëtare në fushën e matjeve, të cilat kanë investuar ndër vite në përafrimin e legjislacionit, trajnimin e stafit dhe rritjen e kapaciteve teknike. Vetëm për kontrollin e shpërndarësve të karburanteve, ky institucion zotëron shtatë laboratorë të lëvizshëm me vlerë mbi 73 milionë lekë dhe një staf të kualifikuar.

Zëri i Amerikës iu drejtua Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për të sqaruar arsyet se pse një shërbim i investuar ndër vite po jepet me koncesion, por nuk mori asnjë përgjigje. Edhe drejtori i Përgjithshëm i Metrologjisë, Petrit Rama nuk pranoi të komentonte.

Projekti koncesionar është pritur me kundërshti nga operatorët e tregut të karburanteve, ndërkohë që shoqatat përfaqësuese të biznesit apo ato në mbrojtje të konsumatorit kontestojnë mungesën e transparencës, të një strategjie të qartë të qeverisë si dhe rrezikun për kosto shtesë në çmimin fundor të naftës.

Gjergj Buxhuku, përfaqësues i organizatës Konfindustria i tha Zërit të Amerikës se në kushtet e mungesës së një studimi fizibiliteti, paqartësia e qeverisë mund të lërë hapësira për abuzime.

“Problemi i parë në këtë rast është që ne nuk e dimë se cili do të jetë përfitimi dhe cila është realisht leverdia e dhënies me koncesion. E dyta; ti po e jep në dorë të një privati një të drejtë që praktikisht i takon shtetit. I bie që edhe nëse ka pasur një frikë minimale, nesër mund të mos ketë fare. Është një absurditet,” tha Buxhuku.

Ndërsa Gjergj Bojaxhi, ish-zv.ministër Ekonomie dhe aksioner i një kompanie brokerimi në fushën e hidrokarbureve thotë se mungesa e transparencës dhe e një strategjie të prezantuar shqetëson si konsumatorët, ashtu edhe operatorët privatë.

“Ky është një shërbim që jepet për vite të tëra nga institucionet shtetërore, nuk ka pasur ankesa, është një aktivitet me fitim dhe jo me humbje,” tha Bojaxhiu për Zërin e Amerikës.

“Fakti që ne përfundojmë duke e dhënë këtë shërbim fitimprurës një kompanie private që nuk do të paguajë lekë në buxhetin e shtetit, që investimi do të jetë minimal dhe fitimi i sigurtë, na bën të mendojmë se kjo është një praktikë ose politikë sektoriale, që nuk është në interes të konsumatorëve dhe as të buxhetit, por një praktikë në interes të disa segmenteve mbase nepotike të biznesit.

Në dokumentet e shpallura bashkë me tenderin më 18 shtator, Ministria e Financave dhe Ekonomisë citon standardet europiane si një ndër arsyet e koncesionit, por përjashton kompanitë e huaja të marrin pjesë në garë.

Një ndër kushtet kryesore është pasja e një certifikate akreditimi shqiptare, ndonëse certifikatat e lëshuara nga trupat europiane të akreditimit njihen në Shqipëri dhe jo e kundërta. Kriteri i dytë kualifikues është eksperienca 3-vjeçare në punë të ngjashme në fushën e inspektimit, e cila duket gjithashtu “e qepur” në masën e kompanisë propozuese.

“Noa Control” është themeluar në prill të vitit 2015 nga aksioneri i vetëm Gentian Sula dhe vepron si partnere në Shqipëri e kompanisë spanjolle Applus.

Përgjatë tre viteve të operimit të saj, Noa Control ka arritur të sigurojë një autorizim nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë për kontrollin e matësave të ujit, është organ i miratuar nga ministri i Transporteve dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri për kontrollin e rezervuarëve të gazit dhe në fillim të vitit u bë kompania e vetme shqiptare e autorizuar nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj për kontrollin teknik të ashensorëve.

Duke pretenduar për garë diskriminuese, një kompani me bazë në Zvicër e quajtur Penzoil Trading u ankua në Komisionin e Prokurimit Publik. Në fillim të tetorit, ky Komision pezulloi tenderin dhe kërkoi shpjegime shtesë nga Ministria e Financave.

Kompania Penzoil Trading i tha Zërit të Amerikës përmes një emaili se tenderi shfaq aspekte diskriminuese për kompanitë e interesuara, veçanërisht ato të huaja. Sipas saj, ankesa ka për qëllim ta vendosë tenderin në baza më të barabarta.

Kompania “Noa Control” nuk iu përgjigj pyetjeve të Zërit të Amerikës. Përfaqësues të saj thanë se “reagimet në këtë moment dëmtojnë interesat e kompanisë në procedurat e tenderit, përsa kohë që gara është e hapur dhe ka një proces pezullimi nga Komisioni i Prokurimit Publik”.

Kontraditat në tenderin e shpallur nga Ministria e Financave janë nxjerrë në pah edhe nga Confindustria Albania, një shoqatë që përfaqëson një grup industrialistësh italianë në Shqipëri. Përmes një deklarate për shtyp, shoqata Confindustria Albania denoncoi shmangien e detyrimit ligjor për konsultime me publikun dhe grupet e interesit si dhe përjashtimin e kompanive të huaja nga konkurrenca përmes kriterit për akreditimin.

Confindustria Albania i mëshoi qëndrimit se dhënia me koncesion e një shërbimi të tillë do të përkeqësonte klimën e biznesit si dhe do të shkaktonte një kosto mbi çmimin e karburantit.

Ministria e Financave, sipas dokumenteve të publikuara të tenderit nuk i ka mbyllur shtigjet për këtë rrezik. Aktualisht, operatorët janë të detyruar të kryejnë dy herë në vit verifikimin e pompave të karburanteve dhe paguajnë si tarifë 14 mijë lekë. Por projekti lë të hapur mundësinë që numri i verifikimeve periodike të detyrueshme në vit të ndryshojë në varësi të dakordësisë mes Ministrisë dhe koncesionarit.

Projekti koncesionar i kontrollit të pajisjeve në karburante nuk është i vetmi në këtë sektor. Në fillim të vitit 2013, qeveria e drejtuar nga Berisha firmosi koncesionin e markimit, tarifë e transferuar kjo në çmimin fundor të karburantit.

Ekspertët e kontaktuar nga Zëri i Amerikës argumentojnë se Shqipëria ka sot çmimin më të lartë të karburantit në rajon dhe një rritje tjetër e mundshme rrezikon ta çojë ekonominë në kolaps.

“Është e disata herë që qeveria i rrit taksat në sektorin e karburanteve dhe sot Shqipëria ka çmimin më të lartë të karburanteve vetëm për shkak të taksimit,” tha Bojaxhi për Zërin e Amerikës.

Buxhuku i shoqatës Konfindustria bie dakord.

“Shqipëria dihet që ka çmimin më të lartë të kaburantit në Europë, ka cilësinë më të keqe të karburantit, që është kosto shumë e lartë se edhe vetë çmimi dhe tentohet të shtohet edhe më shumë shumë ky çmim. Rrezikojmë që ekonomia shqiptare të asfiksohet pikërisht nga çmimi i karburantit,” përfundoi ai.

Veseli: Ndryshimi i kufijve nuk është ide e Thaçit, por e serbëve dhe rusëve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka dhënë një intervistë me rastin e vizitës së tij në Berlin. Të mërkurën ai u takua dhe me homologun e tij gjerman, Wolfgang Schäuble.

DW: Zoti Veseli, Gjermania, së bashku me Francën dhe Spanjën është një ndër tre vendet e mëdha që e bllokojnë liberalizimin e vizave.

Kadri Veseli: Unë jam i lumtur të them se Gjermania nuk do të jetë (kundër). Po flas aq sa kuptova prej takimeve. Besoj shumë në vendimin e Gjermanisë për liberalizimin e vizave. Kjo më është thënë fare drejtpërdrejt. Është e vërtetë se kemi disa sfida me disa vende të Bashkimit Europian, por shpresojmë se me përkrahjen e një shteti mik si Gjermania, por edhe të atyre shteteve, siç është Franca, do të arrijmë që qytetarët tanë, pas dhjetë vitesh, të lëvizin si qytetarët e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ministrja e integrimit europian tha se shkaku i hezitimit të këtyre vendeve është emigracioni. Si do ta komentonit ju?

Kosova ka një rritje ekonomike, të cilën, në qofte se e krahasojmë me vendet e Ballkanit Perëndimor, është shumë e kënaqshme. Kosova ka një standard jetese ndoshta më të mirë se një pjesë e madhe e vendeve të Ballkanit Perëndimor, infrastrukturë më moderne, status të rregulluar të sektorit publik, me pronë private, me ndërmarrësi të respektuar, një zhvillim, i cili askush nuk e ka pritur në këto dhjetë vite. Kosova ka sfidat e veta për ta forcuar shtetin ligjor dhe ekonominë, por rreziku i emigracionit nga Kosova është i paqenë, për vet faktin se jemi 1.7 milionë banorë. Jemi duke menduar se si do t’i kthejmë njerëzit tanë në Kosovë, kemi mungesa të fuqisë punëtore në sektorin e bujqësisë, në sektorin e ndërtimtarisë. Tani edhe në sektorin shëndetësor janë duke na i marrë kuadrat. Jemi duke punuar që ata të mos na ikin e të qëndrojnë. Përkundrazi, rreziku i një migracioni nga Kosova është i paqenë.

Ndryshimi i kufijve nuk është ide e Thaçit

Një temë është propozimi i presidentit Thaçi për ndryshimin e kufijve. Ju personalisht jeni shprehur kundër. Çfarë po bëni ju për të unifikuar qendrimin politik të Kosovës ndaj kësaj çështjeje?

Duhet t’ju korrigjoj: Shkëmbimi i kufijve është një temë e kahmotshme e Serbisë dhe e Rusisë. Nuk është e presidentit Thaçi. Kemi të bëjmë me një lojë, të cilën tenton ta luajë Serbia përmes kufijve, por Kosova nuk duhet të pranojë të krijojë ndonjë precedent nga rasti i vet për asnjë konflikt tjetër. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Kosova do ta ruajë tërësinë e vet territoriale, sovranitetin e vet po ashtu institucional, jo asociacion të komunave serbe me kompetenca ekzekutive – pushteti i tretë. Por një asociacion të komunave serbe, të cilët i integron më mirë serbët, qytetarët e Republikës së Kosovës, në institucionet tona, në shtetin tonë të pavarur e sovran. Kosova tekefundit është shtet t i gjithë qytetarëve. Nuk ka shtet aktualisht që i jep më shumë të drejta komuniteteve se sa Kosova. Pra, nuk po përdor as fjalën minoritete, sepse sipas kushtetutës së Kosovës nuk ka minoritete.

Atëherë na e shpjegoni ju lutem se përse është krijuar përshtypja sikur presidenti Thaçi nuk është ende i gatshëm të heqë dorë nga ky propozim?

Është pak edhe një ego me anë të së cilës ndoshta opozita tenton ta zgjerojë pushtetin e vet mbi votuesit. Një taktikë, e cila po e dëmton Kosovën. Kosova ka nevojë për unitet, për platformë të përbashkët, ku cënimi i territorit nuk vihet në pyetje dhe në të njëjtën kohë edhe cënimi i sovranitetit institucional. Keni parasysh, më e rrezikshme se çdo opsion tjetër është paralizimi i shtetit të Kosovës. Opozita duhet t’i bashkangjitet një platforme, të cilën duam ta ndërtojmë bashkërisht. Nuk kemi pronësi asnjë mbi shtetin tonë, kemi obligime ndaj qytetarëve, ndaj shtetit, edhe kemi obligime ndaj partnerëve ndërkombëtarë, të cilët po investojnë shumë, si Gjermania tek ne.

Ushtria e Kosoves

Një prej këtyre partnerëve eshte edhe Nato. Cfare roli do te luaje ajo ne ngritjen e Ushtrisë së Kosovës

Roli i NATO-s është roli i një sigurie globale. Ne jemi produkti ekzemplar i vërtetë i një kontributi të NATO-s. Të jemi edhe ne tani kontribues, jo më konsumues, si para 20 viteve. Të jemi kontribues për vendet që vuajnë. Ne do ta kemi ushtrinë e Kosovës, pashmangshëm. Jemi shtet i pavarur sovran, por këto manipulimet e Serbisë që tentojnë të krijojnë një frikë me militarizimin gjoja të Kosovës janë të paqena. Ne do të punojmë me partnerët tanë: Bundeswehr-i, ushtria amerikane, angleze, franceze, italiane, do të jenë pjesë e partneritetit. Bashkë do të jemi, me vendet e NATO-s.

Po serbët?

Serbët gjithsesi. Ky është mesazhi im për kolegët e mi në Serbi. Mos u bëni presion qytetarëve serbë në Kosovë që po i largoni me dhunë nga Forca e Sigurisë së Kosovës, nga Ushtria e ardhshme e Kosovës. Ata janë ushtarë dinjitozë të shtetit të vet për të mbrojtur vlerat universale dhe për të mbrojtur mënyrën e jetesës sonë nga çdo radikalizëm.

Si e shikoni ju zgjidhjen e problemit ose të fqinjësisë së Kosovës me Serbinë?

Pikërisht ashtu si e shtruat edhe ju pyetjen: Në fqinjësinë e mirë mes shteteve të pavarura dhe sovrane të Kosovës dhe Serbisë. Edhe kjo është e pashmangshme. Është në interesin e vetë Serbisë që të gjejë një zgjidhje për të ecur përpara në prosperitetin ekonomik edhe rrugëtimin drejt Bashkimit Europian për aq sa interesi ynë, normalizimi i raporteve me Serbinë për rrugëtimin tonë euroatlantik. Ne nuk kemi pretendime ndaj Serbisë, por Serbia duhet ta harrojë përgjithmonë që ta ketë Kosovën nën thundrën e vet. Kjo ka marrë fund më 12 qershor 1999.

 

Mesiq kundër ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi: Mund të sjellë një luftë të re

Kriza mes Serbisë dhe Kosovës mund të sjellë një luftë të re, thotë ish-presidenti kroat, Stipe Mesiq, në një intervistë për “Der Standard”. Ai është shprehur kundër korrigjimit të kufijve në baza etnike.

“Vetë propozimi i tillë është gabim dhe nuk është ide e mirë, pasi arkitektura e Evropës është përfunduar me pavarësinë e Kosovës. Gjithçka që ka të bëjë me ndryshimin e kufijve, do të sillte katastrofa deri te luftërat e reja”, tha Mesiç, duke shtuar se të gjithë luftërat në historinë e Evropës kanë filluar si pretekst për të mbrojtur minoritetet e tyre kombëtare, por në fakt, qëllimi ka qenë për të fituar territore të reja.

Më tej njohësi i vjetër i politikës ballkanike shtoi se shembulli mes francezëve dhe gjermanëve duhet të ndiqet edhe nga shqiptarët dhe serbët – të jetojnë në një botë të hapur dhe ligje të ngjashme. Si shembull që sjell pasoja katastrofike të ndryshimit të kufijve Mesiç merr politikën e ndarjes së Bosnjë e Hercegovinës mes presidentëve Tuxhman dhe Milosheviç. “Kjo politikë ishte përgjegjëse për vrasje e 100 mijë personave në Bosnjë”, tha ai.

Në fund Mesiç thekson se Franca dhe SHBA e kanë kuptuar rrezikun se çfarë do të thotë ndryshimi i kufijve. Ndryshimi i kufijve mund të mbështetet vetëm nga Rusia, e cila kërkon të legjitimojë aneksimin e Krimesë.

New York Times: “Inteligjenca amerikane e bindur për lidhjen e princit saudit në rastin Khashoggi”

NEW YORK – Gazeta “New York Times” ka shkruar se Inteligjenca amerikane po bindet gjithnjë e më shumë se princi i Arabisë Saudite, Muhammed bin Selman ka rol në ‘vrasjen‘ e gazetarit Jamal Khashoggi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në artikullin e gazetës amerikane “New York Times”, e cila është një nga gazetat më kryesore në SHBA pretendohet se princi Muhammed mund të “jetë i përfshirë” në ngjarjen e Khashoggi-t.

Shërbimet inteligjente amerikane dhe ato evropiane ende nuk kanë mundur të mbledhin prova konkrete të sakta dhe nuk kanë arritur ende në rezultatin nëse princi saudit ka urdhëruar “vrasjen” apo rrëmbimin dhe dërgimin e Khashoggi-t në Arabinë Saudite, por se shërbimet inteligjente posedojnë “prova të shkallës së dytë të cilët sa vijnë e shtohen”, thuhet në artikullin e gazetës.

Po ashtu zyrtarët kanë theksuar se duke patur parasysh kontrollin e plotë të princit Muhammed mbi shërbimet e sigurisë, është pothuajse e pamundur që të zhvillohet ndonjë operacion pa dijeninë e tij.

Më tej theksohet se njësitë e inteligjencës amerikane kanë përgatitur një vlerësim në lidhje me princin saudit për t‘ia paraqitur presidentit amerikan Donald Trump.

Zyrtarët, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, e kanë cilësuar si “fatkeqësi” vizitën e Sekretari amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në Arabinë SAudite me “qëllim për të gjetur zgjidhje diplomatike” për ngjarjen Khashoggi.

Një zyrtar i cili është informuar në lidhje me bisedën ka thënë se Pompeo gjatë vizitës së tij ka kërkuar shpjegime nga princi Muhammed por se princi i ka refuzuar pretendimet.

– Ngjarja Khashoggi

Gazetari dhe kolumnisti i “The Washington Post”, Jamal Khashoggi, i cili ka dhënë kontribute edhe për “Al Watan”, një platformë e rëndësishme për reformistët sauditë, u zhduk më 2 tetor pasi hyri në kompleksin e Konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.

Sipas burimeve të sigurisë, Khashoggi shkoi në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll për procedura të martesës, ndërsa më pas u konfirmua se nuk është larguar më nga konsullata dhe se në të njëjtën orë në ndërtesën e konsullatës kanë mbërritur 15 qytetarë sauditë, përfshirë edhe zyrtarë të cilët më pas janë kthyer në vendet nga kishin ardhur.

“The Washington Post” publikon kolumnën e fundit të Khashoggit

NEW YORK – Gazeta “The Washington Post” mbrëmë publikoi kolumnën e fundit të gazetarit Jamal Khashoggi, i cili në fillim të këtij muaji u zhduk pas hyrjes në konsullatën saudite në Stamboll.

Kolumna e Khashoggit u botua me titullin “Bota arabe më së shumti ka nevojë për lirinë e shprehjes”.

Ai në tekst ka theksuar se ka arritur deri te një përfundim i madh pas rishikimit të raportit të publikuar këtë vit nga OJQ-ja Freedom House rreth lirive në botë.

“Ka vetëm një vend arab që është klasifikuar si i lirë. Kjo është Tunizia. Në grupin e dytë si vende pjesërisht të lira janë Jordania, Maroko dhe Kuvajti. Të gjitha vendet e mbetura arabe bien në grupin e vendeve jo të lira”, thuhet në kolumnën e Khashoggit.

Ai në tekst ka nënvizuar se për shkak të lirive të cunguara, njerëzit në shumicën e vendeve arabe janë të painformuar apo të dezinformuar.

“Këta njerëz nuk janë në gjendje që në mënyrë adekuate të theksojnë dhe diskutojnë publikisht tema që lidhen me rajonin dhe jetën e tyre të përditshme”, ka shkruar Khashoggi.

Më tej në kolumnë theksohet se artikujt proqeveritarë dominojnë opinionin publik, por se shumica absolute e popullsisë është bërë viktimë e këtij narrativi mashtrues.

“Për fat të keq, mendoj se kjo nuk do të ndryshojë”, ka shkruar Khashoggi, duke shtuar se botës arabe i nevojiten mediat ndërkombëtare për t’i informuar njerëzit për zhvillimet globale.

Khashoggi e ka nënvizuar si shumë të rëndësishme për arabët krijimin e një platforme përmes së cilës bota do të dëgjojë zërin e tyre.

“Vuajmë nga varfëria, keqqeverisja dhe arsimi i dobët. Njerëzit në botën arabe përmes një forumi të pavarur dhe internacional, jashtë ndikimit të qeverive nacionaliste, mund të theksojnë problemet sturkturore me të cilat ballafaqohet shoqëria”, thuhet në kolumnë.

Kolumnës së fundit të Khashoggit i është bashkangjitur edhe komenti i redaktores së gazetës “The Washington Post”, Karen Attiah.

“Tekstin e kolumnës ma dërgoi përkthyesi i Jamal Khashoggit edhe atë një ditë pasi u raportua zhdukja e tij në Stamboll”, theksoi Attiah.

Ajo tha se nuk e ka botuar tekstin deri tani, pasi ka shpresuar se kolegu i saj Khashoggi do të vijë dhe së bashku të redaktojnë kolumnën.

“Tani jam detyruar të pranoj realitetin se kjo nuk do të ndodhë. Ky është redaktimi i fundit që do të bëjë”, ka shkruar Attiah.

Kolumna, thotë Attiah, në mënyrë të përkryer reflekton përkushtimin dhe pasionin e tij në luftën për lirinë e botës arabe.

“Lirinë për të cilën me siguri e flijoi edhe jetën”, thekson Attiah, duke shprehur kënaqësinë që ka patur rastin të bashkëpunojë me Khashoggin në këtë media.

Gazetari dhe kolumnisti i gazetës “The Washington Post” u zhduk më 2 tetor pasi hyri në kompleksin e konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.

Ai ishte i njohur si kritikues i politikës që udhëhiqte qeveria aktuale saudite dhe mbështeste gazetën “Al Watan”, e cila paraqet platformën kryesore të reformistëve sauditë.

FOREIGN AFFAIRS: Problemi me “Maqedoninë e Veriut”- Emri i ri, të njëjtat deluzione të vjetra – Nga Ioannis Kotoulas

Këtë verë, Greqia dhe Maqedonia – e njohur ndërkombëtarisht me emërtimin në OKB si Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë ose IRJM – bënë bujë në media me njoftimin e pazakontë: sipas një marrëveshje të përkohshme, të njohur si Marrëveshja e Prespës, IRJM do të ndryshonte emrin e saj në “Republikën të Maqedonisë Veriore”. Përkrahësit e marrëveshjes argumentuan se shtimi i kualifikuesit “Veriore” do të largonte frikën greke se fjala “Maqedoni” nënkuptonte pretendime territoriale ndaj regjionit me të njëjtin emër të Greqisë, duke zgjidhur kështu një mosmarrëveshje të gjatë. Por mosmarrëveshja për identitetin midis dy vendeve është shumë larg zgjidhjes. Pas dështimit të referendumit mbi këtë çështje në IRJM, për shkak të pjesëmarrjes së ulët të votuesve, krerët e vendit po përpiqen të grumbullojnë së bashku vota të mjaftueshme për të shtyrë çështjen e ndryshimit të emrit përmes parlamentit. Gjërat nuk duken më të ndritshme as në Greqi, ku mbetet që parlamenti të ratifikojë marrëveshjen, në një kohë që 72 përqind e publikut nuk pranon marrëveshjen. Ka pak gjasa që të dyja qeveritë të mbijetojnë për t’a parë marrëveshjen e përmbushur.
Në artikullin e tij të fundit në Foreign Affairs (“Maqedonia e emrit, Maqedonia e Veriut”) Victor Friedman argumenton se qeveritë greke dhe maqedonase duhet të shtyjnë përpara marrëveshjen, pavarësisht nga kundërshtimi I opozitës. Marrëveshja është garancija më e mirë e rajonit për stabilitet, duke i siguruar IRJM-së njohjen dhe legjitimitetit, pa cënuar kuptimin e Greqisë për unitet territorial, dhe që mund të hapë rrugën për pranimin e IRJM-së në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Më e rëndësishmja, shkruan Friedman, marrëveshja “pranon se i njëjti term – maqedonas- mund të ketë kuptime të ndryshme, varësisht nga koha dhe vendi. Ajo sugjeron, në thelb, se ka më shumë se një interpretim të historisë. “Megjithatë, leximi ynë i historisë nuk duhet të bazohet në pasaktësi faktike, dhe këtu, argumenti i Friedman-it bie në disa raste.
Le të fillojmë me çështjen e gjuhës. Friedman me të drejtë thekson se maqedonishtja moderne nuk ka të bëjë fare me maqedonishten e lashtë dhe se çdo sugjerim për të kundërtën është një “marrëzi linguistike”. Megjithatë, qëndrimi i Friedmanit mund të ishte akoma më I drejtë me lidhjet e padiskutueshme midis maqedonishtes së lashtë dhe greqishtes së lashtë. Në fund të fundit, maqedonishtja e lashtë ishte një dialekt grek që ngjante fortë me dialektet e Thesalisë dhe të Greqisë veriperëndimore. Identiteti grek i maqedonasve të lashtë është i pamohueshëm në historiografi. Friedman anashkalon këtë fakt, duke shkruar vetëm se “marrëdhënia ndërmjet maqedonishtes së lashtë dhe greqishtës së lashtë është e pasigurt”. Ka më shumë se një interpretim të historisë, por leximi ynë i historisë nuk duhet të bazohet në pasaktësi faktike. Friedman gjithashtu pohon se Greqia, Bullgaria dhe Serbia, të gjithë kishin sytë e tyre drejt “zonës gjeografike të quajtur Maqedoni” gjatë shpërbërjes graduale të Perandorisë Osmane në fillim të shekullit të njëzetë. Megjithatë, nocioni i një “Maqedonie gjeografike” përtej kufijve të Greqisë moderne ishte një risi në atë kohë, e paraqitur nga kartografët në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Nën sundimin otoman nga shekulli i pesëmbëdhjetë deri më 1912, asnjëherë nuk ekzistonte një entitet administrativ me emrin Maqedoni. Dhe pothuajse të gjitha hartat evropiane të botuara midis shekujve të trembëdhjetë dhe nëntëmbëdhjetë vendosin kufijtë verior të Maqedonisë në jug të Shkupit, kryeqyteti modern i IRJM-së.
Para shekullit nëntëmbëdhjetë, thënë shkurt, rajoni gjeografik i Maqedonisë përkonte kryesisht me atë që sot është provinca e Maqedonisë brenda Greqisë. Sipas Friedman, kur kufijtë e Greqisë u zhvendosën drejt veriut pas Luftërave Ballkanike të 1912-13, “shumica e njerëzve në territorin e aneksuar flisnin maqedonisht, jo greqisht.” Kjo thjesht nuk është e saktë. Një raport i vitit 1926 nga Komisioni i Lartë për Refugjatët i Kombeve të Bashkuara, listoi popullsinë e rajonit në 1913 si 42.6 përqind grekë, 39.4 përqind muslimanë, 9.9 përqind bullgarë dhe 8.1 përqind “të tjerë”. Sipas një studimi statistikor grek të kryer në gusht 1915, numri i përgjithshëm i sllavë -folësve në rajon mezi tejkalonte 200,000 njerëz. Me fjalë të tjera, rajoni duket se ka pasur shumicë grekë-folësish, para, dhe në vitet menjëherë pas aneksimit të saj Greqisë. Territori në veri të kufirit grek ishte inkorporuar fillimisht nga Serbia dhe Bullgaria. Në fund të Luftës së Parë Botërore në vitin 1918, pjesa më e madhe e saj u bë pjesë e shtetit të sapo krijuar të Jugosllavisë. Megjithëse u konceptua në mënyrë eksplicite si një shtet shumëkombësh, Jugosllavia fillimisht nuk bëri asnjë referencë zyrtare as për “maqedonasit” si një grup i veçantë etnik ose “Maqedoni” si një ndarje gjeografike e dallueshme. Në vend të kësaj, rajoni rreth Shkupit u quajt Provinca Vardar, sipas lumit lokal. Përtej kufirit në Bullgari, termi “maqedonas” nuk ka përcaktuar një grup etnik të dallueshëm; në vend të kësaj ky term përcaktoi bullgarët që jetonin në krahinën bullgare jugperëndimore të Maqedonisë Pirine. Vetëm pas Luftës së Dytë Botërore, kur Jugosllavia u rindërtua si një shtet komunist nën Josip Broz Tito, autoritetet jugosllave filluan të promovonin qëndrimin se popullata sllavo-folëse rreth Shkupit formoi një grup etnik të veçantë, duke i quajtur Maqedonas. Qëllimi i shtetit ishte të dobësonte lidhjet historike të rajonit me Bullgarinë. Ideja e një etnie të dallueshme maqedonase jashtë kufijve të sotëm të Greqisë është pra në thelb ideja e regjimit komunist të Jugosllavisë, e konceptuar për arsye tërësisht strategjike. Ky identitet i ri maqedonas i tejkaloi krijuesit e saj. Në vitin 1991, ndërsa Jugosllavia ishte nën peshën e rritjes së tensioneve etnike, rajoni i Vardarit shpalli pavarësinë e tij si “Republika e Maqedonisë”. Shteti i ri u tërhoq në një të kaluar imagjinare prekomuniste, në të cilën një komb i bashkuar maqedonas u nda nga shtetet fqinje, përfshirë Greqinë.
Në dekadën që pasoi, udhëheqësit maqedonas shpesh përdornin propagandë armiqësore anti-greke. Për shembull, ata nxorën harta që sugjeronin se Maqedonia “e bashkuar” do të kërkonte shkëputjen e provincave veriore të Greqisë. Edhe sot e kësaj dite, kushtetuta e vendit përmban referenca për “personat që i përkasin popullit maqedonas në shtetet fqinje”. Eshtë shum e pritshme që IRJM-ja do të evoluojë në një njësi konfederate të ndarë përgjatë vijave sllavo shqiptare në dekadat e ardhshme. Nocioni i një identiteti të vetëm maqedonas përjashton gjithashtu pakicën e konsiderueshme të shqip-folësve jo-sllavë brenda IRJM-së, e cila u rrit nga 13 përqind në 1961, në 25.2 përqind në vitin 2002. Disa vlerësime tani e vënë atë mbi 30 përqind, por autoritetet shtetërore nuk kanë kryer një tjetër regjistrim të popullsisë që nga viti 2002, ndoshta në mënyrë që të mos njohin realitetin e një popullsie gjithnjë në rritje te populates shqip-folëse. Anëtarësimi në NATO nuk do të fshijë me magji problemet e IRJM-së me fqinjët e saj. Në kundërshtim të këtij sfondi ndarës, vendi do të bënte mirë të riorganizonte veten si një shtet multietnik me një emër neutral, të tillë si “Republika e Evropës Jugore” ose “Republika e Vardarit”, që mund të strehojë të gjitha grupet e saj etnike, duke përfshirë sllavo-folësit dhe shqip-folësit, Romët, vllehët dhe turqit. Etiketa “maqedonase”, e cila pretendohet nga elementi sllavo-folës i vendit, nuk mund të veprojë si ngjitës unifikues. Për fat të keq, Marrëveshja e Prespës në disa mënyra përforcon nocionin e një identiteti dominues maqedonas në Maqedoni: sipas marrëveshjes, shtetësia e qytetarëve të Maqedonisë Veriore do të jetë “maqedonas/shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut” – një paradoks në vetvete , pasi kombësia/shtetësia nuk korrespondon me emrin e propozuar të shtetit. Çështja e Victor Friedmanit për Marrëveshjen e Prespës është pjesërisht pragmatike: marrëveshja do të lejojë pranimin e IRJM-së në NATO, gjë që, Friedman pretendon se do të rrisë stabilitetin rajonal. Megjithatë, ideja se anëtarësimi në NATO do të fshijë me magji problemet e IRJM-së me fqinjët, si Shqipëria dhe Bullgaria, duket se është shumë e vështirë. Greqia dhe Turqia iu bashkuan NATO-s në vitin 1952, por kjo ka bërë pak për të zhdukur tensionet midis të dyve. Në mos tjetër, hyrja e IRJM-së në NATO thjesht do ta ngarkojë aleancën me shumë tensione ndërshtetërore. As FYROM nuk do të ofronte përfitime të prekshme për aleancën. NATO tashmë ka siguruar krahun e saj lindor kundër Rusisë me përfshirjen e Rumanisë dhe Bullgarisë në aleancë. Greqia dhe Turqia formojnë krahun e saj jugor. Duke shtuari FYROM-in, një shtet i mbyllur, përafërsisht në madhësinë e New Jersey-it, nuk do të ndryshojë as përafërsisht balancën e forcave. Cila është pra, rruga më e arsyeshme përpara? Një strategji realiste për IRJM-në, një shtet i varur nga porti grek i Selanikut për importin e energjisë dhe mallrave, do të ishte përmirësimi i marrëdhënieve të saj të tensionuara me Greqinë, e cila pavarësisht nga problemet e saj të fundit vazhdon të jetë shteti më i pasur dhe më i fuqishëm i rajonit më të madh Evroprian të Ballkanit, një anëtar i NATO-s dhe BE-së. E ardhmja e IRJM-së qëndron në marrëdhënie të veçanta me Greqinë dhe Bashkimin Evropian, ndoshta modeluar në lidhjet e ngushta ekonomike të BE me Turqinë. Megjithatë, çdo përparim afatgjatë varet nga aftësia e elitave qeverisëse të IRJM-së për të liruar vendin dhe popullsinë e saj multietnike nga identitetet e imponuara nga shteti, të periudhës së Luftës së Ftohtë

Përgjimi në Prokurori mes Xhisiela Malokut dhe djalit të deputetit PS (dokument)

‘BalkanWeb’ siguron bisedën e përgjimit ambjental mes Xhisiela Malokut dhe djalit të deputetit të PS, Rrahman Rraja, Rexhep Rraja. Përgjimi ambjental mes të rinjve është kryer në Prokurorinë e Krujës, në datën 29 shtator, ndërsa dy të rinjtë janë regjistruar për rreth 2 orë e 30 minuta. Biseda mes të rinjve është regjistruar një ditë para arrestimit të djalit të deputetit të PS, fillimisht prokurorja Mirela Kapo ka pyetur në seanca të ndara dy protagonistët Xhisiela Malokun dhe Rexhep Rrajën ndërsa më pas ka bërë ballafaqimin e tyre.
Në bisedë Xhisiela thotë në prani të ish-të dashurit të saj se i ka thënë prokurores së nuk do të flasë për dhunën pasi nuk është në gjendje.

Xhisiela: Ja për këtë, nuk mbaj mend thash, nuk du t’flas për tjetër njeri. A e ke dhënë me dijenin tënde a t’ka detyru kush? Jo, vetëm për kët tha, për dhunën nuk do t’flas thash nuk jam në gjendje.
Rraja: Ku do t’flasësh?
Xhisiela: N’Tiranë
Rraja: Po a e kena lanë që këna shpresat matanë, mos me u humb shpresat.

 

Ndërsa në vijim zbulohet se lidhja mes të rinjve duket se nuk e ka pëlqimin e deputetit socialist Rrahman Rraja, i cili i ka thënë djalit të tij se do e bëjë lanet të birin nëse shkon pas 25 vjecares.
Edhe në këtë bisedë dy të rinjtë duket se janë treguar të kujdesshëm, pasi  shpesh duket të flasin të rezervuar, apo edhe me kode me njeri tjetrin.

 

Referuar bisedës, 25-vjecarja insiston tek ish-i dashuri i saj Rexhep Rraja se para prokurores ka është shprehur se i qëndron deklarimit të dhënë me vullnetin e saj dhe se nuk e ka detyruar kush.

 

Si pjesë e bisedës mes tyre, Xhisiela i thotë ish të dashurit, se kanë ushtruar dhunë ndaj njeri tjetrit disa here, ndërsa i riu i thotë se pistoletë nuk ka përdorur ndonjëherë ndaj saj.
Xhisiela: Jena rraf 100 here sa jena rraf ne?! Edhe unë t’kam rraf një herë ta dish! Do t’denoncosh?
Rraja: Pistolete nuk kam përdor ndonjëherë ndaj m’vje inat.

 

Letra Fund

Në bisedë, vërehet se disa herë ata i drejtohen njëri tjetrit me fjalë fyese, ndërsa në përfundim të bisedës ata thonë se do të shkojnë diku për të drekuar.
Xhisiela: Do ikim pastaj të hamë nai gjo se vdiqa?
Rraja: Po a tu prit Indriti, pra do ikim me hangër bukë.
Xhisiela: Do vijsh ti?
Rraja: Po do vij unë. Prandaj po t’ them mos prish punë.
Xhisiela: Jo mor s’prish punë, por ti m’hangre m’çmene. I kam hudh fare, m’kanë marrë në pytje disa herë.
Rraja: Po mirë unë du ta shikoj ta lexoj.
Xhisiela: Po i kam hedh mor qafsh t’gjithë.

 

(BalkanWeb)

Rruga e vetme e Maqedonisë nga të gjithë skenarët post-referendum është BE dhe NATO – Nga AZGAN HAKLAJ

Referendumi për emrin e Maqedonisë Veriore kristalizoi qartë dy kahjet e faktorit politik në shtetin fqinj, që mbahet në këmbë nga faktori shqiptar, për të cilin janë të interesuara drejtëpërsëdrejti, jo vetëm Tirana dhe Prishtina zyrtare por edhe opinioni publik mbarë kombtar, SHBA dhe BE.
Shqiptarët e Maqedonisë treguan edhe njëherë se ata kanë zgjedhur perendimin si rrugë të ardhmërisë së tyre.
Edhe pse nuk u arrit korumi i nevojshëm i referendumit që nuk ishte obligativ por opinionist, lidershqipi politik, në krye me Ali Ahmetin dhe shqiptarët i dhanë një mesazh të qartë nacionalistit Gruevski i cili po shkon në burg dhe mbështetësve të tij me në krye Presidentin Ivanov që duan ta mbajnë peng Maqedoninë.
E kishim në krye të herës të qartë se investimi i madh që kanë bërë vitet e fundit Rusia, Turqia, Serbia për të tërhequr Maqedoninë pas qerres pansllaviste e neootomaniste do të ndikonte në këtë referendum.
Sigurisht ato festuan mosarritjen e korumit.
Përtej kësaj qendron mesazhi i qartë e i prerë i votuesve, e në radhë të parë i shqiptarëve të cilët dhanë votën plebishitare pro një shteti të integruar në organizmat përendimorë, si e vetmja alternativë e të ardhmes së tyre.
Shtetet që sponsorizuan propogandën nacionaliste e antieuropiane kanë arsye të forta historike e politike për të mbajtur peng Maqedoninë.
Rusia si fuqi e madhe botërore ka katër shekuj që kërkon që Ballkani të jetë domeni i saj politik, ekonomik e ushtarak.
Politika pansllaviste e ideuar nga Pjetri i madh e Katerina e madhe dhe e vënë në jetë nga udhëheqësit bolshevikë të Bashkimit Sovjetik përkrahet sot nga Cari i ri Putin.
Ai e sheh Naton si rrezikun kryesor që i kanoset interesave hegjemoniste të kombit të tij.
Turqia nga ana tjetër është në armiqësi me BE dhe perendimin, jo vetëm për shkak se ka pritur 50 vjet që ti hapen dyert e BE, por më tepër për shkak të ideologjisë neootomane.
Flamurin e tund Erdogani, i cili ka probleme të mëdha me demokracinë, kurdët, lirinë dhe të drejtat e njeriut, të cilat janë parimet themelore të demokracisë përendimore dhe themeli mbi të cilin është ngritur vetë Bashkimi Europian.
Perendimi i ka bërë të qartë Presidentit Erdogan se shteti i tij nuk mund të jetë asnjëhere vend antar i BE, për sa kohë nuk implimenton në politikën e brendshme e të jashtme vlerat që gjenden në themel të Bashkimit Europian.
Serbia si trashëgimtare e Jugosllavisë dhe e politikës ultranacionaliste pas dështimit në Kosovë ka hapur frontin nr dy të betejës politike në Maqedoni.
Ajo deshiron destabilitetin e saj dhe shërbimin e nje reaksioni zinxhirë.
Për të venë në jetë planin e një Serbie të madhe, në këtë skenar kanë arritur të tërheqin Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën.
Për interesat e tyre utilitare trinomi Thaçi- Rama- Vuçiç u përpoqën të jetësojnë planin e ndarjes së Kosovës të mbështetur nga Putini dhe Erdogani.
Edi Rama në marrveshje të fshehtë me grekët shiti detin dhe pushkatoi Çeshtjen Çame, njëkohësisht i dhuroi portin e Vlorës së Ismail Qemalit Erdoganit, pikërisht në Vitin Jubilar të Moisiut tonë Gjergj Kastrioti ( Skenderbeu).
Shembi simbolet kombtare.
Vendosi kufinj të rinj mes shqiptarëve si traun pa alternativë të Rrugës së Kombit.
Trinomi Thaçi- Vuçiç-Rama ishin krushqit e Erdoganit në celebrimin e Kalifatit të tij duke e shpallur vehten Sulltan.
Pas vizitës së Kryeministrit Haradinaj në Amerikë i cili kundershtoi i vendosur korrigjimin e kufijve dhe gjeti mbështetjen e SHBA dhe shumë vendeve të Bashkimit Europian Thaçi u zbyth duke ndërruar tezën me korrigjim të lehtë të kufijve.
Deklerata e fortë e Kryeministrit Haradinaj:
“Kush ka vdekur nuk mund të ngjallet përveç Krishtit” dhe Rezoluta e Qeverisë së Kosovës ua prishi ëndrren kumbarëve të Erdoganit.
Në rezolutë thuhet qartë:
“Kufijtë në Republikën e Kosovës shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik dhe i pandashëm janë të pacënueshëm dhe se Kuvendi i Republikës së Kosovës si autoritet suprem me votat e 2/3 të gjithë deputetëve do të ratifikojë marrveshjen ligjërisht, obligative mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”.
Pasi deshtoi plani rus në Mal të Zi, ku edhe aty shqiptarët vendosën me votën e tyre kahjen drejt Natos dhe përendimit, ashtu siç patën përcaktuar në referendumin e 2006 shkëputjen e Malit të Zi nga Serbia.
Pasi Putin dhe Erdogan dështuan në planin e ndarjes së Kosovës u intervenuan në Maqedoni për të penguar referendumin i cili nuk ishte obligativ.
Edhe pse nuk u arrit korumi shumica gati absolute e pjesëmarrësve në votime i thanë po Natos dhe BE.
Në të gjitha vendbanimet e shqiptarëve pjesëmarrja ishte e lartë, e kaloi korumin dhe votoi plotësisht pro këtij misioni dhe ëndrre të kahershme të tyre dhe Kombit tonë për integrimin e bashkimin në strukturat Euro-Atlantike.
Numri i madh pro i pjesëmarrsëve në votime, mbi 600 mijë i jep shanse të mëdha koalicionit qeverisës të gjejë mbështetjen e mjaftueshme të deputetëve të Parlamentit të Maqedonisë për të çertifikuar emrin Maqedoni Veriore.
Çdo lloj skenari post- referendum nuk ka rrugë tjetër veçse Maqedoni Veriore në Nato dhe BE.