VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

A duhet të reflektojë edhe njëherë Kryeministri Albin Kurti në rastin e shkarkimit të Ministrit të Brendshëm Agim Veliu….?! – Nga AGRON SHABANI

By | March 21, 2020
1 Comments
  • author avatar
    Krista 6 months ago Reply

    Bukur e thene ! Albini duhet te reflektoj nese jo per shkak te bindjeve t te tija politike, atehere ne shenje te miresise ndaj pandemise.

Komentet

Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe Arteve: Kuvendi i Kosovës nuk është Asambleja e Përgjithshne e OKB-së, të formojë gjykata speciale ndërkombëtare!

Duke mbajtur parasysh mbrojtjen e interesave nacionale dhe shtetërore të Republikës së pavaur të Kosovës, Katedra e Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare e Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve në Nju-Jork, lëshon këtë :

                        K O M U N I K A TË

Kohëve të fundit, krijimi i gjendjes kaotike në Kosovë me rastin e arrestimit të krerëve të OVL   të UÇK-së, Hysni Gucati (kryetar) dhe Nasim Haradinaj (nënkryetar) ka shqetësuar edhe shqiptarët e diasporës, jo vetëm  qytetarët  shqiptarë brenda në Kosovë, ngase një ndërhyrje e tillë arbitrare e pjesëtarëve të EULEX-it, mund të passjell  reagime dhe protesta të qytetarëve, ngase skena  dhe bastisje të tilla të njerëzëve në zyrat e tyre, shqiptarët e Kosovës ende i kanë të “freskta” nga  forcat policore serbe, të cilat pa asnjë të drejtë  i “kidnaponin” dhe i nxirrnin me dhunë nga zyrat dhe nga shtëpitë e tyre, sepse nuk ishin të mbrojtur nga askush, ngaqë nuk kishin as qeveri, as parlament, as gjyq, as polici, as forca të sigurisë e as ushtri të vetën.

Ndërkaq, sot, pas 12 vitesh (2008-2020) Kosova ka qeveri, ka parlament, ka gjykata, ka polici, ka forca të sigurisë, ka ushtri, ka ligj, ka kushtetutë, ndaj, si është e mundur që të gjitha këto institucione dhe organe të shtetit të pavrur të Kosovës, të “tejkalohen” dhe të mospërfillen nga EULEX-I, pavarësisht nga roli dhe misioni i tij që ka në Kosovë, bashkëpunimi i tij me organet dhe me institucionet shtetërore të Kosovës, është i domosdoshëm. Kështu e thotë edhe Kushtetuta e Kosovës (15 qershor 2015).

Ata që formuan Gjykatën Speciale të Hagës (2015), tash po bëjnë çdo përpjekje për të krijuar anarki dhe destabizim të rendit, të sigurisë dhe të qetësisë në Kosovë, me qëllim që ta pezullojnë punën e Gjykatës Speciale, sepse kjo është e vetja formë, që ata t’i ikin përgjegjësisë penale ndërkombëtare.

 

Pa Referendum dhe pa pëlqimin e SOVRANIT  ndryshuan Kushtetutën për ta gjykuar UÇK-në, ashtu si deshi Serbia !?

Çka tash, pas 5 vitesh të shkeljes së Kushtetutës, kush duhet të përgjigjet për këtë atkt tradhtie ndaj UÇK-së, ndaj shtetit dhe ndaj popullit të Kosovës, i cili, as në këtë rast nuk u konsultua nga “aminuesit” e  formimit antiligjor dhe antikushtetues të Gjykatës Speciale të Hagës !/

Pra, kush duhet t’i përgjigjet Gjykatës Speciale të Hagës, askush tjetër veç atyre, që e kanë themeluar dhe e kanë votuar atë gjykatë jashtë ligjit dhe jashtë kushtetutës së Kosovës për ta dënuar luftën e drejtë dhe të shenjtë çlirimtare të UÇK-së. Kjo ishte dhe, njëherazi është kërkesë-padi e Serbisë për t’u amnistuar para Evropës për kryerjen e krimeve të gjenocidit serb në Kosovë(1989-1999).

Sa targjiko-komike kjo farë logjike destruktive, tash, të njëjtit “aminues” të Gjykatës Speciale (që më 2015 mburreshin duke ia dhënë “vizën” një gjykate ndërkombëtare për ta dënuar luftën e drejtë dhe çlirimtare të UÇK-së kundër pushtuesit gjenocidal serb) në formë “lypësarësh” dhe mjeranësh po “luftojnë” në format më të ndryshme politiko-propagandistike dhe subversive, me qëllim të destabilizimit të rendit dhe të sigurisë në Kosovë, vetëm për të shpëtuar “lëkurën” e tyre nga Gjykata Speciale Evropiane e Hagës!

Ky ishte gabimi dhe turpi më i madh i “timonierëve” të anijes shtetërore të Kosovës, sepse për t’ia bërë qejfin Serbisë kriminale dhe gjenocidale, pranuan që ta instrumentalizojnë dhe politizojnë edhe Kuvendin , edhe Gjyaktën Kushtetuese të Kosovës për ta formuar  Gjykatën Speciale Ndërkombëtare për “dënimin e krimeve” të UÇK-së.

Këtë farë tradhtie të tyre ndaj  UÇK-së, ndaj popullit dhe ndaj shtetit “sovran” të Kosovës, e pati përtrollisur vetëm Lëvizja Vetëvendosje,duke mos e votuar në Kuvendin e Kosovës themelimin e Gjykatës Speciale për dënimin e luftëtarëve të UÇK-së.

Nuk ka asnjë dilemë se ky vendim i LV-së ishte i drejtë, i ligjshëm dhe kushtetues,  në përputhje të plotë me mbrojtjen e  interesave vitale të popullit dhe të shtetit të Kosovës, sepse siç pati deklaruar Visar Ymeri (kryetar i LV-së), “miratimi i Gjyakatës Speciale, ishte suspendim i Kushtetutës së Kosovës”.  Sipas Ymerit, ““Neni 162 i propozuar për ta amandamentuar Kushtetutën për sa i përket themelimit të Dhomave të specializuara, fillon kështu: “pavarësisht dispozitave të tjera të kësaj kushtetute… Pra, ky nen praktikisht e suspendon Kushtetutën në tërësinë e saj”. (31 mars 2015).

 

 Kuvendi e as Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk janë organe të OKB-së ,as të Parlamentit Evropian e as të BE-së

 

Në këtë vështrim,  themelimi i Gjykatës Speciale Evropiane për ndëshkimin e pjesëtarëve të UÇK-së nga ana e Kuvendit dhe  e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, është në kundërshtim flagrant me normat dhe me parimet e së drejtës ndërkombëtare, sepse gjykata ndërkombëtare mund të themelojë vetëm OKB-ja, ashtu siç themeloi Tribunalin e Hagës për dënimin e krimeve të luftës në hapësirat e ish-RSFJ-së (1993) dhe Tribnalin  Penal Ndërkombëtar të Ruandës (1994).

Prandaj, as presidenti, as kryeministri e as kryekuvendari nuk kanë pasur asnjë të drejtë ligjore e as kushtetuese, që ta ndryshojnë Kushtetutën e Kosovës për të fromuar Gjykatën Speciale Ndërkombëtare gjoja për dënimin e krimeve të luftës në Kosovë (1997-1999).

Madje, as Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk ka pasur  kurrfarë të drejte, që ta ndryshojë Kushtetutën për ta “përligjur” kërkesën politike të Isa Mustafës dhe të Hashim Thaçit e as të Kuvendit për ta formuar Gjykatën Speciale Ndërkombëtare Evropiane, të iniciuar nga Serbia e Dick Martit dhe e Karla del Pontes, me qëllim të ndërshkimit të pjesëtarëve të UÇK-së, përkatësisht të zhvlerësimit të luftës së tyre të drejtë çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale  kundër okupatorit dhe agresorit serb, i cili Kosovën e pati shndërruar në varerza masive, duke vrarë, duke therur dhe ekzekutuar mbi “130000 “ shqiptarët , si dhe duke djegur dhe plaçkitur tërë Kosovën (1989-1999).

Prandaj, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa kanë  bërë gabime fatale  duke e shkelur Kushtetutën (15.06.2008), si dhe duke  e instrumentalizuar dhe politizuar Kuvendin e Kosovës, me kërkesën e tyre për të ndryshuar Kushtetutën për formimin e Gjykatës Speciale Ndërkombëtare për “dënimin e krimeve të luftës “ së UÇK-së në Kosovë.

Kuvendi i Kosovës nuk është Asambleja e Përgjithshne e OKB-së, të formojë gjykata speciale ndërkombëtare !

Kuvendi i Kosovës e as Kushtetuesja e Kosovës nuk janë  instrumente juridike të së drejtës ndërkombëtare, që të formojnë gjykata speciale ndërkombëtare për  hetimin e krimeve të luftës në Kosovë (1989-1999).

Madje, Kuvendi e as Kushtetuesja e Kosovës nuk janë  kurrfarë organesh të OKB-së sipas Kartës së Kombeve të Bshkuara, që mund të propozojnë ose të miratojnë vendime, rezoluta ose marrëveshje për themelimin e  ndonjë gjykate speciale ndërkombëtare, ashtu siç themeluan në mënyrë joligjore dhe jokushtetuese Gjykatën Speciale të propozuar nga Serbia, nga Karla Del Ponte dhe nga Dick Marty për t’i nxjerrë në bangën e zezë luftëtarët e  UÇK-së, të cilët Kosovës ia sollën lirinë dhe pavarësinë (1999-2020).

-E tmerrshme kjo, dhe tejet tragjike, amorale, antiligjore dhe antikishtetuese, sepse askush nuk e ka atë drjetë ekskluzive, që ta ndryshojë Kushtetutën e Kosovës për të formuar gjykata speciale, ashtu si i “çohet” Serbisë gjenocidale pushtuese për t’i dënuar luftëtarët e UÇK-së, që Kosovës ia sollën lirinë dhe pavarësinë.

Ky ndryshim arbitrar i Kushtetutës së Kosovës(15 qershor 2008), me kërkesë të Serbisë dhe miqve të saj përkrahës evropianë, është i ngjashëm me ndryshimin e Kushtetutës së KSAK, kur Slobodan Milosheviqi me forcë dhe me agresion e zhveshi nga të gjitha atributet e autonomisë, që kishte Kosova sipas Kushtetutës së RSFJ-së (1974), duke  shndërruar në një njësi administratve territoriale të Republikës së Serbisë kolonialiste.

Sa më sipër, ashtu sikurse gjatë luftës (1997-1999), edhe tash,  dy dekada më pas, e çmojmë lart dhe, me fakte dhe me argumente në përputhje me të drejtën ndërkombëtare e mbrojmë me konsekuencë, me vendosmëri dhe me krenari luftën e drejtë çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale të UÇK-së, e cila është substanca kryesore historiko-juridike, politike,diplomatike, ushtarake dhe kombëtare  e formimit të shtetit të pavarur të Republikës së pavarur të Kosovës .

Së këndejmi, i apelojmë forcat liridashëse të UÇK-së, që  në këto çaste të rënda dhe të mjegullta, të ruajnë gjakftohtësinë, arsyen dhe të përmbahen nga çdo provokim, nga çdo manipulim dhe nga çdo mashtrim i të gjithë atyre forcave centripetale antikombëtare dhe antishtetërore, që kanë votuar në Kuvend (2015) dhe kanë ndryshuar Kushtetutën e Kosovës për formimin e  Gjykatës Speciale  të Hagës për ndëshkimin e UÇK-së, sepse ato janë fajtore, jo EULEKS-i.

Katedra e Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare  e Akademisë  Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve në Nju-Jork, më 29 shtator 2020.

Prof.Dr.Mehdi Hyseni

(Drejtor i Katedrës)

Prof.Dr. Skënder Kodra

(Kryetar i Akademisë)

E VËRTETA SHQIPTARE DHE GËNJESHTRAT SERBE PËR “GJENOCIDIN E SHQIPTARËVE NDAJ SERBËVE” – Nga Ryzhdi Baloku

 

 

Lidhur me përmbajtjen e këtij shkrimi, në fillim u orientova që si temë të punimit ta shtroj çështjen e cila do të bënte fjalë për të vërtetën dhe gënjeshtrën si dukuri shoqërore, pa ndonjë prejudikim ndaj askujt. Mirëpo, këto ditë më rastisi ta lexoj një publikim ku flitej për botimin e një libri nga kisha serbe, me një emërtim më shumë se bombastik, të titulluar: “ŠIPTARSKI GENOCID NAD SRBIMA u 20 veku; dokumenti”, me konotacion përçmues “šiptarski” e jo “albanski”, i cili libër ishte përkthyer edhe në gjuhën angleze nga Kosara Gavrilloviq, ku shkruante se ka 951 faqe. Pos në serbisht, në të njëjtën kopertinë të librit të paraqitur, figuronte titulli edhe në anglisht: “ALBANIAN GENOCIDE OF SERBS in the XXth century; dokuments”, që nga serbishtja në shqip mund të përkthehet: “GJENOCIDI I SHQIPTARËVE NDAJ SERBËVE, në shekullin 20; dokumente”, andaj u detyrova që temën e nisur të këtij shkrimi ta ndryshoj dhe ta orientoj në raport me gënjeshtrën serbe, për të cilën gjë me nxiti ky botim, i cili bazohej në “dokumente nga arkivi i dioqezës Rashkë-Prizren”, e ku figuronte emri i redaktores, Sllavica Radomiroviq.

Për ta kuptuar lexuesi gënjeshtrën serbe më mirë, do të vazhdoj me shkrim, mu ashtu siç e kisha menduar temën që në fillim.

Është interesant dhe shumë i çuditshëm rrugëtimi i gënjeshtrës në raport me të vërtetën, e po ashtu edhe efekti i përhapjes së saj.

Nëse me një kujdes të shtuar e analizojmë rrugëtimin e njërës dhe tjetrës, mund të vërejmë se si gënjeshtra rrugëton në destinacionin e saj me një shpejtësi aq të madhe, saqë arrin ta lerë të vërtetën në gjysmë të rrugës.

Edhe pse e vërteta gjithmonë ecën në rrugë të drejtë, megjithatë ajo ngel mbrapa në raport me gënjeshtrën, e cila gjatë rrugëtimit të saj dredhon duke u futur në çdo skutë dhe përkundër shëtisë së saj, si për çudi, e para arrin në cakun e synuar.

Një fjalë e urtë thotë: “Fol e mbushma mendjen”. Në këtë kontekst edhe gënjeshtra sajohet, me qëllim që t’ia mbushë mendjen dëgjuesve apo lexuesve. Ka raste kur ajo sajohet aq “kojshëm”, saqë edhe autori i saj fillon t’i besojë.

Me qëllim që njerëzit t’i besojnë, gënjeshtra zbukurohet shumë, në mënyrë që ajo me qenë sa më e pëlqyeshme nga marrësi i informatës, andaj të painformuarit më shumë i besojnë gënjeshtrës së bukur, se sa të vërtetës reale.

Përhapja e gënjeshtrës është e lehtë. Ajo i ngjan një thesi të mbushur me pupla, e cila kur zbrazet, s’ka kush që mund t’i mbledhë pastaj ato. Në anën tjetër rrugëtimi i të vërtetës është shumë më i vështirë dhe me shumë pengesa.

Arsyeja pse e vërteta vonon në rrugëtimin e saj, është se gjatë rrugëtimit ajo has në shumë vështirësi. Njëra prej tyre është demanti i gënjeshtrës, e cila i ngjan mbledhjes së puplave nga thesi i zbrazur. Pra, duhet të mblidhen njëmijenjëqind argumente për ta demantuar një gënjeshtër që brenda saj ka një sajesë të thjeshtë.

Pra, për të arritur në cakun e duhur, e vërteta duhet ta nisë ecjen para gënjeshtrës, se përndryshe gjithmonë do mbetet mbrapa.

Mund të themi se në këtë drejtim janë bërë një mori studimesh, që zakonisht e shfrytëzojnë shtetet totalitare për qëllime të propagandës.

Jozef Gebels tashmë shumë i njohur si emër për publikun e botës, propagandën e ka trajtuar si art. Ndërsa serbët nga ky aspekt, duke e ditur se gënjeshtra është një armë shumë e fuqishme, e kanë trajtuar aq mirë, saqë ia kanë kaluar Gebelsit në arritjen e qëllimit.

Në mars të vitit 2017, në një intervistë për revistën “Vijenac”, të cilën e boton “Amza Kroate”, presidentja e Komitetit të Helsinkit të Serbisë, zonja Sonja Biserko, ka thënë: “E gjithë historia serbe është një gënjeshtër e madhe “.

Nga ky aspekt, akademiku Dobrica Qosiç, i njohur për publikun si “babai i kombit serb”, i cili një kohë ishte edhe kryetar i Jugosllavisë post-Titiste, lidhur me gënjeshtrën serbe, ai pos tjerash thotë: Gënjejmë për të mashtruar veten, për të ngushëlluar tjetrin; gënjejmë nga keqardhja, gënjejmë nga turpi, për të inkurajuar, për të fshehur mjerimin tonë, gënjejmë nga ndershmëria. Gënjejmë për shkakun e lirisë. Gënjeshtra është një formë e patriotizmit serb dhe një konfirmim i inteligjencës sonë të lindur. Gënjejmë në mënyrë krijuese, imagjinare dhe inventive. Gënjeshtra është në vetë qenien e serbëve. Gënjeshtra është interesi serb i shtetit. Shumë herë në histori, gënjeshtra i ka shpëtuar serbët. Në këtë vend, secila gënjeshtër bëhet e vërtetë.

Edhe te popujt tjerë kemi citate në trajtë të fjalëve të urta lidhur me gënjeshtrën, si: “Kur e thua të vërtetën, përgatitu mirë, sepse të gjithë gënjeshtarët do të bashkohen kundër teje”, mandej: “Nëse një gënjeshtër përsëritet njëqind herë, e njëjta bëhet e vërtetë”, e që këtë thënie e dinë edhe serbët, andaj gënjeshtrën e tyre ata e përsërisin duke e trumbetuar me mija herë.

Është për t’u çuditur se si edhe në Kosovë, në periudhën pasluftës së fundit, një numër i konsiderueshëm i njerëzve që e kishin “mizën pas veshit” filluan me nxitim të shkruajnë libra autobiografikë dhe biografikë, qëllimi i të cilave ishte që ta shpërlajnë vetën, siç thotë Dobrica Qosiç: “Gënjejmë që ta mashtrojmë vetveten, e ta ngushëllojmë tjetrin” etj.

Ka raste kur i tërë qyteti apo fshati e ka ditur se personi i caktuar ka qenë spiun i UDB-ës, ngase në “kohën e Rankoviçit” e ka mbajtur revolen haptas, duke e ekspozuar që t’i shihet në brez, e që një veprim i tillë asokohe kishte për qëllim që të krijonte autoritet duke i frikësuar njerëzit, sepse dihej që armën me leje e mbanin vetëm ata që ishin të lidhur me pushtetin serb. Tani pas luftës, të njëjtit na dalin me monografi, si atdhetarë të rrallë dhe të pakrahasueshëm, madje me biografi më të pasur e më patriotë se shumë atdhetarë tjerë që e kanë sakrifikuar edhe jetën.

Shikuar nga ky këndvështrim mund të thuhet se këta njerëz me këto monografi, respektivisht me këto autobiografi apo biografi të shkruara nga vetë ata, ose të shkruara me porosi përmes njerëzve të penës që janë paguar goxha “majmë”, kryesisht janë përpiluar me fjalë odash, kafenesh e fjalë rrugësh, si argumente të vetme për lavdërim e bajraktarizëm. Sipas mendimit tim, librat si këta s’janë gjë tjetër veç një tentim që ta mashtrojmë vetveten, e t’i ngushëllojnë familjarët e vet.

Pos shembujve të cekur, paslufte kanë ndodhur edhe disa dukuri tjera të çuditshme. Shpeshherë nëpër disa portale janë publikuar artikuj me burime shumë të dyshimta informative, ku për qëllim kishin diskreditimin e personaliteteve të caktuara. Në këtë drejtim ishte rasti me Mandelen e Kosovës, shkrimtarin Adem Demaçin, i cili në listën e përpiluar me udbashë dhe spiunë të UDB-ës, ishte renditur me numrin 20.

Pra, në mesin e shumë të apostrofuarve, me qëllim e përmenda vetëm një, ngaqë është i shquar si personalitet kombëtar që e njeh e gjithë shqiptaria, kudo që janë në botë.

Sipas mendimit tim, këto apostrofime e kanë burimin në kuzhinën e shërbimeve inteligjente të Serbisë, e ndoshta edhe të Rusisë, të cilat pastaj, njerëzit naivë dhe të padijshëm i pranojnë ato si informata të sakta, e po ashtu edhe portalet që i shpërndajnë të njëjtat, pa asnjë verifikim të besueshmërisë së tyre.

A ka ma marri se ta konsiderosh “spiun të Serbisë”, njeriun që i ka vuajtur 25 vjet burg për çështjen kombëtare shqiptare, e për të cilin të gjitha aktakuzat janë ngritur nga serbët ?! Andaj konsideroj, se veprimet e tilla shpërfaqin turpin që nuk na falet, si për ata që i kanë shpërndarë ato shpifje, po ashtu edhe për ata që i kanë besuar asaj.

Deri më tash, serbët dhe Serbia nuk janë kënaqur e ndalur vetëm me kaq. Ata kanë shkruar shumë libra, por jo monografi personale e familjare, si te na në Kosovë. Librat e tyre janë shkruar kryesisht për qëllime kombëtare dhe shtetërore. Një nga ato botime është edhe libri “GJENOCIDI I SHQIPTARËVE NDAJ SERBËVE, në shekullin 20; dokumente”, të cilin e kam përmendur dhe potencuar që në hyrje të këtij shkrimi, ku në mesin e shumë rrenave të shkruara në të, thuhet si vijon: “…kolonizimi i tokave serbe nga shqiptarët ka filluar që në shekullin e XVII”, kur edhe kinse në atë kohë nisin “plaçkitjet dhe dhuna e përgjakur ndaj serbëve”, për çfarë abati “Serafidin Ristiq, në fillim të vitit 1859 e ka lutur carin rus Aleksandrin e II që ta mbrojë manastirin e Deçanit nga shqiptarët e egër dhe të pamëshirshëm, të cilët nuk i frikohen Zotit, ndërsa urdhrat e mbretërve turq nuk i përfillin. Abati Serafidin, po ashtu, në vitin 1860 ia ka proceduar sulltanit Abdul Aziz dhe fuqive evropiane memorandumin e gjerë, ku deklaron shumë shembuj të dhunës së shqiptarëve myslimanë, të cilat në vitin 1864 janë publikuar në broshurën » Plač Stare Srbije« (Vaji i Serbisë së Vjetër)”.

Përkundrazi, edhe pse shqiptarët ishin konvertuar nga feja krishtere në atë myslimane, megjithatë kishat dhe manastiret e tyre nuk i harruan aq lehtë, andaj tërë kohën i kanë mbrojtur dhe janë përkujdesur për to deri vonë.

Vlen për ta përmendur se në periudhën e cekur më lart, Rusia Cariste ishte në ekspansion, ku për synim kishte rrënimin e Perandorisë Otomane. Nën pretekstin e kujdesit ndaj popujve të besimit ortodoks, ajo vazhdimisht i bënte presion Perandorisë, duke i nxitur popujt e atij besimi që të bëjnë ankesa të vazhdueshme.

Nga frika prej Rusisë, çdo ankesë e serbëve dhe grekëve, te pushtetarët turq e reflektonte dhunën shtetërore ndaj popullatës shqiptare. Shqiptarët ishin i vetmi popull nën Perandori që me dekret iu ishte ndaluar përdorimi i gjuhës amtare, madje edhe në predikimet fetare, si myslimanëve ashtu edhe katolikëve dhe ortodoksëve.

Dëshmitë e cekura në këtë libër përmes dokumenteve nga arkivat e dioqezës “Rashkë-Prizren”, pos që janë subjektive, ato janë burim i njëanshëm, pa ndonjë peshë të veçantë shkencore për historiografinë, sepse qëllimi i serbëve të asaj kohe ishte që bashkësia ndërkombëtare t’i përkrahë pretendimet e tyre për shkëputje nga Perandoria, përmes kryengritjeve që vazhdimisht i nxiste Rusia.

Në periudhat kohore që këta i përmendin në atë libër si zullume ndaj serbëve etj., përkundrazi mu asokohe shqiptarët pësonin më së shumti. Shqiptarët ortodoksë asimiloheshin në serbë, malazezë e grekë, myslimanët në boshnjakë e turq, ndërsa katolikët emigronin në Kroaci e gjetiu, ku pastaj asimiloheshin gradualisht. Pra, që nga ajo kohë e deri me dje, shqiptarët s’kanë pasur fuqi, as t’ia prishin “tymin e duhanit” dikujt, e lëre më të bëjnë gjenocide mbi të tjerët.

Të gjitha këto burime serbe nga libri i cekur na përkujtojnë “Jogurt Revolucionin” e viteve të 90-ta nga koha e Sllobodan Millosheviqit, kur popullata serbe e vërshonte Beogradin me telegrame e dëshmi të inskenuara, për kinse “dhunën e shqiptarëve që ua bënin serbëve”, siç ishte rasti i njohur me shishen e birrës i “biseksualit Martinoviq”, ose të deklaratave të ndonjë vejushe serbe, të cilën pushtetarët lokalë e detyronin që ta akuzonte shqiptarin, të cilin ajo e kishte komshi apo kolegë pune etj.

Tashmë dihet që serbët janë të njohur për inskenime. Ata janë në gjendje t’i sakrifikojnë edhe fëmijët e tyre, vetëm që ta arrijnë qëllimin, siç ka ndodhur me rastin “Panda” në Pejë, ku vetë i kanë vrarë të rinjtë serbë, me pretendim që para bashkësisë ndërkombëtare ta legjitimojnë vrasjen masive të shqiptarëve.

Shqiptarët gjatë historisë së tyre, asnjëherë s’kanë tentuar të hartojnë plane për zhdukjen e ndonjë populli. Përkundër kësaj, serbët dhe politika e tyre zyrtare, vazhdimisht ka punuar në këtë drejtim:

– Në vitin 1844, Ilija Garashanin përpilon programin ekspansionist të quajtur projekti i madh “Naçertanije” ,

– Në vitin 1881, Serbia harton programin për dalje në det,

– Në vitin 1908, Vlladan Gjeorgjeviq harton programin për reformën agrare dhe kolonizimin e trojeve shqiptare,

– Në vitin 1920, Serbia harton programin për likuidimin e shqiptarëve,

– Në vitin 1937, Vasa Çubrilloviç harton elaboratin për zhdukjen e shqiptarëve me dhunë dhe terror,

– Në vitin 1939, Ivo Andriç (fitues i çmimit “Nobel”) harton programin për shpërnguljen e shqiptarëve, zhbërjen e Shqipërisë dhe kolonizimin e trojeve shqiptare,

– Në vitin 1941, kemi programin e Stefan Moleviçit, në të cilin parashihet zhdukja e Shqipërisë nga harta gjeografike dhe zhdukjen e shqiptarëve,

– Në vitin 1942, kemi programin e Drazha Mihajlloviçit për zhdukjen e shqiptarëve dhe boshnjakëve të sanxhakut.

– Në vitin 1944, Vasa Çubrilloviç harton përsëri edhe një program për zhdukjen e shqiptarëve dhe kolonizimin e Kosovës,

– Në vitin 1945, kemi “Masakrën e Tivarit”,

– Në vitin 1950, kemi programin jugosllav për shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë,

– Në vitin 1986, kemi Memorandumin e Akademisë serbe për “Kosovën serbe”,

– Në vitin 1998-1999, kemi gjenocidin e pandëshkuar të Serbisë kundër shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë.

Sipas librit “Akuza që ulërijnë” të dijetarit austriak Leo Freundlich, vetëm në veriun e Shqipërisë, gjatë vitit 1912 u vranë në mënyrën më mizore rreth 250.000 shqiptarë nga pushtuesit serbë dhe malazezë, me ç’rast shtypi perëndimor i kohës shkruante se Luma nuk ekziston më, ndërsa gjatë periudhës së viteve 1912-1913, kur aleanca ballkanike i kishte sulmuar trojet shqiptare, u vranë dhe u masakruan rreth 500.000 shqiptarë.

Si përfundim mund të them: Përkundër të gjitha vështirësive, ndoshta edhe me vonesë, por më në fund e vërteta zakonisht triumfon, sepse siç thotë një fjalë e urtë “Me rrenë nuk shkohet në parajsë”, ngase mjetet më të forta kundër gënjeshtrave janë argumentet, andaj kundër këtij libri ishte dashur të organizohet një konferencë shkencore me pjesëmarrje ndërkombëtare, në të cilën do të demantohej ky libër me përmbajtje propagande për shpifjen e gjenocidit të shqiptarëve ndaj serbëve, ndërsa Ministria për Kulturë e Republikës së Kosovës, ishte dashur që menjëherë ta përgatisë padinë për t’ia dorëzuar UNESKO-s, kundër dioqezës “Rashkë-Prizren”, për fshehjen apo zhdukjen e figurave të trashëgimisë shqiptare nëpër freskat e kishave të Kosovës.

MASHTRIMI I ELEKTORATIT TË LDK-SË NGA ISA MUSTAFA DHE KLANI I TIJ – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

        
Pavarësisht zotimit betues se “kurrë më koalicion me PDK-në”, strukturat dhe anëtarësia si dhe populli, asnjëherë nuk i kanë marrë seriozisht betimet dhe deklarimet boshe, mashtruese të kryetarit Isa Mustafa dhe klanit të tij, uzurpues të partisë, dikur krenare, e Presidentit Rugova.
     “Vijat e kuqe për PDK-në”, të deklaruara më “bujë e pompë”, ishin një mashtrim i elektoratit të LDK-së. Kjo u pa kur ditën bisedohej me LVV, për aleancën qeverisëse, ndërsa natën flirtohej e bisedohej me partitë PAN-iste. Ka dëshmi faktike që klanorët potencialë të kryetarit Mustafa, flisnin, herë në surdinë dhe herë-herë zëshëm, për jetë-shkurtësinë e qeverisjes me LVV.
     Dhe, vërtet, nuk zgjati shumë dhe hileja u zbulua, sepse lidhjet me partinë-bandë PDK-në, datojnë gjatë luftës, me dhënien e miliona markave, “komandantëve” të saj, nga Fondi i 3 %-it, pa fije mbulese.
     Realisht, disa nga anëtarët e klanit Mustafa, nuk kanë pasur kurrë – vija të kuqe – për PDK-në. Pavarësisht poshtërimit që banda udhëheqëse e partisë në fjalë, i ka bërë LDK-së, klanorët kapërdinë turpërimin dhe sërishmi bëhen bisht i PDK-së, PAN-it.
     Karrierizmi i kryetarit Mustafa, tashmë, është bërë proverbial. Babëzitja e tij është e pafrenueshme. Gjysmë-shekulli nuk e ngopi me poste, nuk i mfaftoi. Më 2016, kur PDK-ja vendosi ta rrëzojë qeverinë Mustafa, ndërseu lakejtë e tij, krerët e OVL të UÇK-së, njësoj si në mars – prillin 2004, që solli në tavolinë “Zajednicën”, kundër qeverisë. “Ose paratë e “veteranëve”, ose të fshijmë me gjithë qeverinë”,- u kërcënuan horrakët “veteranë”, të cilët, pacipërisht e kriminalisht, vazhdojnë ta shantazhojnë dhe kërcënojnë popullin e Kosovës, përgjatë tej dy dekadave radhazi!
     Isa Mustafa, për ta mbajtur, me çdo kusht, postin e kryeministrit, i kërkon kryetarit të Komisionit të Verifikimit të Listave të Veteranëve”, gjeneral Agim Çekut, për një javë t`i dorëzojë listat e veteranëve. Dhe, ashtu u bë. Në gjyq Çeku ka fajësuar kryeministrin Mustafa, “pse nuk na dha kohën e duhur, për t`i verifikuar listat e veteranëve. Pritëm që kryeministri ta bëj verifikimin, t`i kthej prapa emrat listorë të “veteranëve” të rrejshëm. Por, ai filloi pagesën për 46.300 “veteranë”, prej tyre 33.600 të rrejshëm!” Nga përllogaritjet e bëra, para disa muajve, rezulton të jenë shpenzuar, abuzuar 89 milionë euro për “veteranët” të rremë! Kush duhet të përgjigjet për këtë makro krim ekonomik?!
     Komandanti i SHP të UÇK-së, me qendër në Likoc të Skënderait dhe komandantët e Drenicës, e pranojnë shiftën enormë të veteranëve” të rremë në Kosovë. Megjithatë, shefat e OVL të UÇK-së, kanë bllokuar pastrimin e listave të rrejshme të “veteranëve!” Një shtet ku sistemi i drejtësisë ka dështuar tërësisht. Ligjin e bëjnë bandat mafioze, të dirigjuara dhe të kontrolluara nga “komandantët” banditër!
     Përndryshe, nuk do të lejohej abuzimi i miliona eurove dhe “komandantët” kriminelë, zhvatës e rrugaçë, do të zinxhiroseshin qysh pas luftës, kur pushtonin, me protesta, rrugë e bulevarde, me sllogane mashtruese “lironi çlirimtarët”, në mbrojtje të krimit dhe të kriminelëve!
     Klani Mustafa shkeli porosinë-amanet të Presidentit Rugova, që “Hashim Thaçi të mos lejohet të ngritet në pozitat drejtuese, sepse është i rrezikshëm për Kosovën”. Megjithatë, ishte i sëmuri për karrierë Isa Mustafa, me rrethin e tij vicioz, që e bëri Hashimin president! Duke e heshtur zgjedhjen e presidentit nga populli, vazhdojnë pazaret e pista banditeske për presidentin e ardhshëm. Mjaftojnë dy banditë, në krye të dy partive politike, për ta bërë president një bandit të tretë!
     Shkelja e premtimit të dhënë, për vënien e “vijave të kuqe”, për PDK-në dhe heqja e këtyre vijave nga kryetari Mustafa, duke shpërfillur LDK-në, është një provokim i rëndë, njëherësh, guxim i tepëruar i tij. Njëjtë ka provokuar shqiptarët ish-kryeministri Mustafa me Demarkacionin, që si kundërshti kanë pasuar protesta e sulme të papërmbajtshme nga Lëvizja Vetëvendosje.
     Arsyetimi i kreut të LDK-së  se “heçim vijat e kuqe, përshkak të Gjykatës Speciale, mundësisë të konfirmimit të akuzës të krime lufte të presidentit dhe të kreut të PDK-së”, është bajat, i rremë. Sepse PDK-ja ka dhjetra kandidatë meritorë për kryetar partie, ashtu siç ka edhe për president. Por, assesi krerët aktual të partive politike, të cilët janë me kartelë krimi dhe korrupsioni, kandidatë potencialë për pranga.
     Rrethanat aktuale politike nuk janë kurrëfarë befasie, siç duan t`i paraqesin tellallët dallkaukë e hipokritë të pushtetit. Përkundrazi, kanë qenë të pritshme. Fundja, siç pohon edhe kryeministri Hoti, “drejtësia është e ndarë dhe e pavarur nga qeverisja”.
     Qëllimet e klanit Mustafa janë ndjellakeqe, ogurëzeza. Në vend që ta vazhdojë qeverisjen me koalicionin aktual, deri në pranverën e ardhshme, tenton ta zgjërojë koalicionin me PDK-në, me synimin hileqarë, për ta shepenë mandatin, e pamandatuar nga populli, deri në vitin 2023! Ky është një provokim i rëndë, që, si kundër- përgjigje, mund ta përgjakë Kosovën.
     Andaj, strukturat e LDK-së, duhet ta frenojnë, deri në stopim, kryetarin me klanin e tij. Përndryshe, provokimet, në vijimësi, mund ta fundojnë durimin e fituesit faktik të zgjedhjeve, në rastin konkret, të Lëvizjes Vetëvendosje. Dhe, rrjedhojat do t`i bartin edhe heshtakët e LDK-së, për indiferentizmin hiç fisnik të tyre, për pazaret e pista të kryetarit, me klanin e tij. Kujdes, LDK-ja të mos këtë lakmi partitë-banda, sepse rrezikon të bëhet pjesë e tyre.
     “Miku i mirë, në ditë të vështia”, – thotë urtësia. Isa me pak shokë, i lidhur fort, jo vetëm me miqësi, por, edhe me tregti me PDK-në e tij, don t`i lehtësojë miqtë e lënduar. Edhe pse PDK-ja, herëpashere, si bukëshkale që është, godet, madje, vrazhdësisht, sejmenët e saj, ajo ka armën pajtuese. Me dosjet shantazhuese, është unike në detyrimin për shërbime, qofshin edhe turpëruese, me fund, siç po ndodhë me LDK-në tonë, të rënë në hall të madh nga bijtë e saj bastardë.

MERITOKRACIA DHE NEPOTIZMI – Nga HAMIT TAKA

Termi meritokraci u përmend shumë në kohën e qeverisjes së zotit Nano. Bile shkrimtari i madh, Dritëro Agolli, atë lloj meritokracie, me të drejtë apo pa shumë të drejtë, e quajti shkërdhatokraci, kuptimi i së cilës u përvetësua mirë në atë kohë, por që ka mbetur shumë për ta shpjeguar edhe sot.

 

Meritokracia nuk është gjë tjetër veç vlera që i njihen personit, nisur nga vërtetësia e tyre, sundim i aftësisë. Merita është e barabartë me talentin ose si masë të vetën ka talentin. Kur dikush kryen një funksion, qoftë politik, shoqëror, drejtues në ekonomi e kudo, këtë duhet ta bëjë në bazë të talentit, i cili nxjerr në pah edhe meritat në fushën përkatëse ose çliron aftësitë e duhura. Nëse futemi thellë fjalës meritë, zbulojmë në thelbin e saj bazën e demokracisë ose, e pakta, mund të krahasohet me të nga përmbajtja. Në fakt, në kushtet e Shqipërisë së sotme, meritokracia do të ndeshet shumë shpejt me klasat që sundojnë, me forcat politike, me paditurinë e tyre dhe me pandërgjegjen e tyre – Këneta e Stigjes(Komedia hyjnore e Dantes, rrethi i pestë), që e mbyt me avuj helmues meritokracinë.

Meritokracia ndesh me nepotizmin.  Kuptimi i fjalës nepotizëm kërkohet tek solidariteti me të afërmit. Historikisht si fjalë lindi në shek XV-XVI kur disa papë të periudhës u bënin favore (dhe shkëmbenin) familjarëve të tyre, veçanërisht nipërve (Nipote), nga ka rrjedhur edhe fjala nepotizëm! Përvoja në vendin tonë është e citur me shembuj të veprimit nepotik, trashëgiminë dhe këtu përvoja ka treguar se jo rrallë djali i filanit bëhet shef atje ku ka qënë i jati ose në atë fushë. Shkoni në ambasadat apo konsullatat tona dhe do të gjeni vetë punonjë tëfërm, shok apo miq të politikanve… Kjo gjë ngre më e pakta dy pyetje:

Fëmija i punëtorit, a mund të bëhet kryeministër?

Fëmija i një politikani, a duhet të jetë kryeministër?

 

Në Shqipëri, sistemi politik, ai qeveritar e ka zëvendësuar meritën me atë besues – shkërdhatokracia – (ky është i partisë sime). Përvoja ka treguar dhe shembuj mund të sillen sa të duah, kur i paafti, i forti, vetëm se ka qënë në ballë të mitingjeve apo ka regjistruar prurje votuesish për partinë fituese, zë pozicione të pamerituara në administratën shtetërore dhe lokale. Persona besues e votues, që s’kanë mbaruar as shkollën 9- vjeçare në qëndërbanimin e tyre, çojnë në zyrën e personalit dëftesa mature nga shkolla të thella, shumë larg qendrës së banimit të tyre dhe diploma universitetesh pa emër, bile preferojnë të shkruajnë në Facebook, të deklarohen në shtyp apo në radio e televizione lokale, se janë me UT(Universiteti i Tiranës). Bile për punësime të thjeshta shkohet deri te parimi: je votues, shko në punë, shpesh punë të sajuara – tund derën, siç shprehet populli në raste të tilla dhe merr rrogën minimale, nga lekët e taksapaguesve.

Meritokracia – edhe pse s’është i partisë sime, i përket pozicioni drejtues, sepse ka talent dhe njohje profesionale të thellë, tenton të zhduket pa dëshirën e vet. Duke gërvishtur paksa në sipërfaqe këtë plagë të trashëguar shqiptare, them të trashëguar, sepse s’mund të përjashtohet koha që e ka përpunuar: lidhjet fisnore, krahinore, politike, ekonomike, ideologjike, etike, fetare etj, spostohen vetiu në fund dhe, nëse dalin në krye të listës, atëhere shpaloset një pamje tjetër. Nuk besojnë ata që s’mbushin barkun me bukë, por ata që e frynë plëncin aq sa u pëlcet. Asnjë varfanjak, përshëmbëll, një që s’ka të hajë bukë në darkë, nuk mendon me zemërim fqinjin e tij, i cili ka dhe nuk i shkon ndërmend se tjetrit po i ha kafshatën e gojës që i takon atij.

Në rastin në fjalë rrëshqasim drejt zilisë, merita këtu qëndron shumë larg horizontit. Një trup i uritur nuk ka kohë fiziologjike për mendime dhe ndjenja mefistofelike, sepse duhet të luftojë për ekzistencën. Ndërsa një politikan, i cili nga ana tjetër është mirë nga gjendja ekonomike, dmth nga ata që gjithë ditën mendojnë të përvetësojnë diçka sepse e “meritojnë” – për ç’arsye?!… Pra ky politikan mund dhe e eliminon meritokracinë – akti në veprim, duke e zëvendësuar me Plutokracinë – ja arsyeja.

 

Plutokracia, konsiderohet si fuqi politike e matur me dhe në vartësi të fuqisë ekonomike, pavarësisht nga aftësia profesionale dhe intelektuale e politikanit në fjalë. Mund të jetë një copë i paditur, por ka pasuri, e natyrisht dikton edhe politikën. Në Shqipëri ky është një fenomen tmerrësisht i rrezikshëm, i konkretizuar çdo ditë me ngjarje të ndryshme, ku nuk sundon ligji, por vullneti i politikanit, i ministrit, i nëpunësit doganor, I të fortit, që mund të jetë dhe kriminel etj.

Është për t’u shënuar se, historikisht, ardhja në fuqi e nazizmit u pasua edhe nga lufta që i bëri Plutokracisë, duke e lidhur këtë fenomen të shëmtuar me vendet demokratike, për të justifikuar diktaturën dhe si mjet ai(nazizmi) përdori pakënaqësinë e masave. Pra, kur Plutokracia zëvendëson meritokracinë, do të thotë, as më shumë dhe as më pak, mbytje e demokracisë. Një fenomen i tillë lehtëson përpunimin e pakënaqësisë.

 

Por merita përbën dhe bazën e pakënaqësisë.

Çfarë ndodh me pjesmarrësit e një konkursi i cili ka si rrjedhojë edhe çmime? Ja një pyetje që zbulon diçka shumë interesante. Thuajse të gjithë, përjashto fituesin e çmimit ose vendit parë, janë të pakënaqur. Ndodh ngaqë, të gjithë mendojnë se u është bërë një padrejtësi. Ata që nuk fituan asgjë, janë të pakënaqur, ata që fituan një çmim të tretë besonin se meritonin të dytin, ndoshta të parin (dëshira është maksimale, kurrë një rrugë e mesme), dhe ai që fiton çmimin e dytë sepse besonte se meritonte të parin. Pse ndodh kjo? Sepse të gjithë e konceptojnë sikur u është bërë një padrejtësi. Në fakt çmimet janë diçka që vetëm fitohen, asnjëherë nuk humben. Kështu, përshëmbëll, ndodhe edhe në portalet e punësimit. Shumë prej atyre, që nuk janë renditur në vendet e para, mendojnë se u është bërë padrejtësi, se meritonin të ishin ata i pari.

Mosaplikimi i meritokracisë i ka kushtuar shumë demokracisë dhe popullit në vendin tonë. Unë mendoj se në zgjedhjet e ardhëshme do të fitojë ajo parti, e cila do ta interpretojë më mirë para elektoratit kuptimin e meritokracisë dhe do ta bind se ajo do të udhëhiqet vetëm nga parimi i meritokracisë, duke i dhënë shkelmin shkërdhatokracisë(falë edhe shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, i cili me këtë term të ri në fondin e gjuhës shqipe, ndriçoi shumë kuptimin e mëritokracisë dhe të kundërtën e saj).

Hamit TAKA

Zyra e hapur për Luginë nga Qeveria e Kosovës  mundë të ketë fatin e Rezolutës! Nga Mr.Sc.Refik HASANI

 

Hapja e një zyre për Luginën e Preshevës nga Qeveria e Kosovës   për ofrimin e asistencës për qytetarët e asaj Krahine mundë të ketë fatin e Rezolutës së miratuar nga Parlamenti i Kosovës .

 

Rezoluta 

Kujtoj opinion e gjër se më 6 qershor 2013,Kuvendi i Kosovës miraton Rezolutën për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, ku me  74 vota pro dhe 4 kundër është miratuar teksti i rezolutës. Ndër të tjera parashikon që Kosova të kujdeset për të zhvendosurit , vendosjen e reciprocitetit mes të drejtave që gëzojnë Serbët në veri të Kosovës me shqiptarët respektimin e të drejtave të shqiptarëve si dhe të hapen zyra në Prishtinë e Gjilan.Asnjëra nga këto pika nuk jan përmbajtur.  Prishtina zyrtare në vendë që të ngrejë mbështetjen përmesë kësaj  rezolute për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë është duke e ulur rolin, rëndësin dhe mbështetjen që do të duhej tu jepte.

Zyrja  për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë 

Më datën 28 shtator 2020 Qeveria themelon Zyrën për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës , këtu jepët lajmi. Prandaj edhe këssaj here banorët e kësaj krahine nuk trajtohen aspak drejtë.

KURSE ,

Më 30 dhjetor 2014,është hapur zyra  për Medvegjë,Bujanoc dhe  Preshevë, vetëm në Gjilan edhe  pse është nuk është dashur që kjo zyrë ndërlidhëse në Gjilan të hapet ndaras nga ajo në Prishtinë dhe anasjelltas. Koordinatori që do të udhëhiqte do të harmonizonte punët me dy zyrat duke caktuar një strategji veprimi edhe me Medvegjë, Bujanoc e Preshevë por edhe me Qeveri, Presidencë, Parlament dhe me diplomacinë kosovare nëpër botë, por edhe me Tiranën zyrtare, Shkup e qendra tjera të hapësirës sonë shqiptare dhe instanca ndërkombëtare. Sipas tij, dy zyrat së bashku do të duhej të kompletohen me koordinatorin në krye por edhe detyrat dhe përgjegjësit e tyre të caktohen. Zyrja nuk filloi as me stafë e as detyra e përgjegjësi të caktuara.

 

Komiteti për bashkëpunim ndërkufitarë për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë

Më 27 qershor  2013,është miratuar vendimi i KK të Gjilanit  dhe është formuar  Komiteti përbashkëpunim ndërkufitarë.Ky komitet,  ka kuptimin  jo vetëm  për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë por edhe për Kumanovë e Likovë. Komuna e Gjilanit është dashur  që komitetin për bashkëpunim ndërkufitar ta funksionalizoj  dhe të paraqes projekte në interes të trekëndëshit kufitar në investim e partneriteti në projekte  të interesit të përbashkët në këtë trekëndësh kufitar që ndahen nga programe e grande të IPA I dhe IPA II të BE-së.Kuvendi Komunal  i Kamenicës dhe i Prishtinës ende nuk ka formuar Komitetin në fjalë.

***

Ende Kuvendi i Komunës së Kamenicës,Gjilanit dhe  Prishtinës nuk kan shpalluar binjakzime, miqësime dhe vllazërime me Komunat  Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Ende këto tri Komuna që kufizohen nuk i kan  rekomanduar Parlamentit dhe Qeverisë për të dëbuarit, zhvendosurit dhe shpërngulurit shqiptar  që vijn  nga këto tri komuna. Pra,nuk është ndihmuar kështu as me Rezolutën, Zyrën  e as me Komitetin për bashkëpunim ndërkufitarë për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë të tri instancave gati prej letre. Prishtina zyrtare e aqë më pakë nga Tirana zyrtare si dy qendra nuk ndihmojn as me këto tri veprime të ndërmarra si mundë të ndërroj qasja e të tjerëve ndaj kësaj Krahine shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë.

Autori është,ish-Këshilltarë Komunal i Gjilanit në legjislaturën 2009-2013, që bëri propozimi për themelimin e  Komitetit të përhershëm për bashkëpunim  ndërkufitarë në seancën e IX-ët të  KK- Gjilanit të  datës 15 korrik 2013, po ashtu ka bërë disa shkrime autoriale dhe ka punime-trajtime nëpër sesione e konferenca shkencore lidhur me bashkëpunimin ndërkufitare dhe mbi  rolin e rëndësin e programeve  të BE-së dhe IPA. Ka dhën propozimin  për hapjen Zyres  për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë në kuadër të Zyrës së Kryeministris së Kosovës dhe fomimin e Komsioneve parlementare të përbashkta të Parlamentit të Shqipërisë dhe Kosovës.

29 Shtator 2020

Një përvjetor i shënuar i një shkrimtareje të shquar – Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

 

Në nderim të 60-vjetorit të lindjes

së Mjeshtres së Fjalës Artistike Mira Meksi

Ditëlindja! Ditë gëzimi, apo edhe ditë e përjetimit të një ndjenje trishtimi të lehtë, se u moshuam edhe një vit? Ka mendime të ndryshme. Sepse secili ka këndvështrimin e vet. E kuptueshme. Jeta prandaj edhe është interesante se ka larmitë e veta.

Me kalimin e moshës, disa kanë ndjesinë se pak ditë para festimit të ditëlindjes, atyre sikur u prishet humori dhe shenjat tregojnë se janë duke përjetuar një rënie shpirtërore. Vitet ikin dhe njeriu i ndryshon përfytyrimet e veta pë jetën. Ai ka qejf të kthehet drejt rrënjëve, sepse në jetë vjen e merr një rëndësi të madhe cilësia, jo sasia. Dhe vjen një ditë kur ai mendon seriozisht për njerëzit që e rrethojnë, i heq syzet, përmes së cilave bota i është dukur si fushë me lule, Kësisoj, ai, në mesin e jetës, fillon të vërejë gjëra, të cilat më herët nuk i kishin rënë në sy. Një sërë syresh vazhdojnë të repektojnë disa shprehi që kanë zënë vend me kohë në jetën e tyre dhe mundohen t’u përmbahen atyre, çka, me kalimin e kohës, bëhet burim i një tensioni të brendshëm.

Në mënyrë që në jetën e njeriut të vijë diçka e re, ai duhet të lirojë vend brenda vetvetes ose duhet ta zgjerojë hapësirën e vet për të tjerët. Sepse këtu mund ta ketë burimin njëra nga arsyet e rënies së lehtë shpirtërore para festimit të ditëlindjes, paçka se njeriu mund të mos jetë i vetëdijshëm për një gjë të tillë.

Festimi i ditëlindjes nuk mund të sjellë gëzim për një ditë, aq më tepër kur edhe shumë urime që vijnë, mund të tingëllojnë formale.

Është e kuptueshme që janë të shumë ata, që, me afrimin e ditëlindjes, rrinë e vrasin mendjen se çfarë kanë mundur të arrijnë dhe çfarë nuk kanë mundur ta arrijnë në jetë. Dhe nëse rezultatet e jetës nuk u kanë sjellë gëzim, është e kuptueshme që kjo do të reflektohet në gjendjen shpirtërore.

Një tjetër arsye e fortë e një gjendjeje të tillë shpirtërore, është sjellja në kujtesë e ditëlindjeve në moshën e fëmijërisë. Në moshë të re, ngjarjet dhe rrjedha e jetës rendin me një shpejtësi marramendëse dhe njeriu nuk arrin të vërë veshin dhe të dëgjojë vetveten. Kurse kur piqet, ai ka më shumë kohë për përsiatje dhe për të hyrë në kontakt me botën e tij të brendshme.

Ndodh edhe shpeshherë kur gëzimi është paksa i venitur gjatë festimit të ditëlindjes, për arsye se disa kërkesa që fshihen brendas shpirtit, nuk ka qenë e mundur të përmbushen. Se gëzimi është i lidhur me shpirtin. Sa më shumë njeriu e ka të zhvilluar logjikën dhe mendimin racional, aq më shumë ai largohet nga shpirti i vet.

Njeriu e ka të organizuar jetën në atë mënyrë, që ndjenjat dhe logjika, si dy pole të një gjysmësfere, nuk mund të jenë në harmoni me njëra-tjetrën. Sa më shumë synon të eci në jetë ashtu siç e mëson mendja, aq më shumë ai e humbet ca lidhjen me shpirtin e, për pasojë, edhe gëzimin nga pak.

Gëzimi është cilësi dhe tipar i shpirtit. Është burim i brendshëm në thellësinë e zemrës së njeriut.

Personaliteti politik, njeriu i shquar i  letrave, diplomati i njohur dhe njëri nga udhëheqësit e luftës për pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Banjamin Franklin (1706-1790), ka lënë një porosi të vyer për brezat pasardhës:

“Mundohu ta gjesh gëzimin në jetë. Kjo është mënyra më e mirë për ta tërhequr drejt vetes lumturinë”.

E kam njohur Mirën në vitin 1984, kur ajo u emërua përkthyese në Redaksinë e botimeve në gjuhë të huaja në Shtëpinë botuese “8 Nëntori”. Ishte një redaksi e madhe, me një personel prej 48 përkthyesish dhe disa daktilografiste, në të cilën përballohej një punë mjaft e vëllimshme për përkthimin e letërsisë politike në 8 gjuhë të huaja. Asokohe isha përgjegjës i Redaksisë. Mira i kishte përfunduar studimet universitare për frankofoni dhe midis pedagogëve që i kishin dhënë mësim në fakultet, kanë qenë edhe pedagogë francezë  dhe Profesor Vedat Kokona, një personalitet i shquar i kulturës sonë mbarëkombtare dhe njohës i shklqyer i kulturës franceze dhe asaj botërore.

Si studente e talentuar, që gjatë viteve të studimit në fakultet, ajo kishte studiuar gjuhën spanjolle dhe gjuhën italiane. Për gjuhën spanjolle kishte pasur një pasion të veçantë, prandaj edhe u punësua si përkthyese pikërisht në sektorin e spanjishtes të asaj redaksie. Talenti i saj si përkthyese, kishte shpërthyer që në moshën e pararinisë. që gjatë viteve të gjimnazit, në moshën 16-vjeçare, kur kishte arritur të përkthente  nga frëngjishtja novelën-përrallë alegorike“Princi i vogël” (Le petit prince) të shkrimtarit dhe poetit francez Ekzyperi (Antoine de Saint-Exupéry – 1900-1944), si edhe në vitet studentore, kur ajo pati kuturisur të përkthente me sukses poezi të Vedat Kokonës në frëngjisht.

Mira nuk qëndroi deri në fund në sektorin e spanjishtes. Aty nga fundi i viteve ’80, ajo u transferua në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”, ku e priste “varka e saj e parapëlqyer” drejt hapësirave “kaltërore” të  përkthimit artistik, i cili edhe më shumë ushtroi mbi të një ndikim hyjnor për t’u bërë një shkrimtare me emër në botën e letrave shqipe.

Ja si e kujton Mira kohën kur punoi në Redaksinë e gjuhëve të huaja:

“Ishte vera e vitit 1984, kur, e porsadalë nga studimet universitare, iu bashkëngjita punëtorëve të përkthimit politik në gjuhë të huaj, në sektorin e spanjishtes…  E mësuar me përjetimin e një lloj klime liberale karshi dogmave të kohës gjatë viteve të studimeve të mia të larta për filologji frënge, – ku pedagogët francezë kishin luajtur një rol të madh jo vetëm me profesionalizmin, qytetarinë dhe shpirtin e tyre të lirë, por edhe me librat e ndaluar që më jepnin fshehurazi, ashtu siç kishte luajtur rol të jashtëzakonshëm miqësia me profesorin tim të paharruar Vedat Kokonën dhe të vëllain e tij Nedim Kokonën, një tjetër intelektual par excelence, –  me shumë drojë dhe frikë në zemër kapërceva derën e hekurt të sektorit të gjuhëve të huaja të “8 Nëntorit”, e cila, kohërave kur unë punova në Redaksi, nuk e kishte më rojen e mistershme të dikurshme pas saj. Ishte koha kur s’kisha shumë që e kisha kaluar pragun e të qenit vetëm një lexuese e thellë, serioze dhe e përkushtuar ndaj letërsisë së madhe të botës, dhe po hyja ngadalë, por sigurshëm, në udhën e përkthimit dhe të krijimit të mirëfilltë letrar… Kishte pasur raste që ishin përkthyer edhe 50 faqe në ditë nga një përkthyes i vetëm, ndonëse norma ishte katër faqe në ditë…  Ishte “parajsa intelektuale dhe profesionale”, ku u rrita dhe u formësova, ku, pasi futa duart në magjen ku gatuhej brumi i përkthimit politik, gjeta volinë për t’iu dhënë përkthimit letrar, dhe kjo, për tërë jetën, ishte, ndoshta, i vetmi vend në Shqipërinë tonë të izoluar ku mund të thithej një grimë ajri me parfumin e lirisë dhe të botës së madhe”.

Zëvendësimi i sistemit u shoqërua në mbarë vendin me shpërbërjen e gjithçkaje, në të gjitha sferat e jetës, që nga objektet “e panevojshme” industriale, deri te shtëpitë botuese. Populli shqiptar “nuk kishte më nevojë” për “asnjërin” nga ato objekte dhe aq “më pak” për shtëpitë botuese. Sikur kasta politike në pushtet të kishte pasur fuqi hyjnore, me siguri që do ta kishte nxjerrë në ankand edhe ajrin, për t’ua kaluar në pronësi oligarkëve, në mënyrë që popullit t’ia shisnin me çmim të vendosur sipas tekave të veta. Kjo do të kishte qenë një “mrekulli e vërtetë”.

Viti 1990 Mirën e gjeti një intelektuale tashmë të pjekur. Pas vitit 1990, Mira, ashtu si edhe të gjithë përkthyesit e tjerë të Redaksisë, si edhe krejt punonjësit e të dyja shtëpive botuese, u gjendën me jetën ballë për ballë. Redaksia u kishte shërbyer përkthyesve si një universitet tjetër, si një kudhër e vërtetë për të përballuar “tërmetin” që po afrohej. Ata e gjetën veten shumë shpejt, duke u sistemuar në punë të ndryshme, madje edhe në fushën e diplomacisë, meqenëse përveç gjuhës së përkthimit në Redaksi, ata, që të gjithë, zotëronin edhe gjuhë të tjera.

Mira, si një intelektuale e formuar dhe me një vizion të gjerë për jetën, u orientua shpejt në situatën e krijuar. Mjaft e talentuar, e zgjuar nga natyra dhe me një shpirt praktikë, në vitet ’80-90 dhe në vijim, përveç sukseseve që shënoi në përkthimin e letërsisë artistike, kur, përmes penës së saj, erdhën në gjuhën nshqipe vepra të më shumë se 20 autorëve të huaj, ajo ra në sy për tri gjëra me peshë.

Së pari, në vitin 1994 ajo bashkëthemeloi dhe punoi si Drejtore e Fondacionit të parë kulturor privat shqiptar “Velija”. Pikërisht me nismën e saj, siç e thekson ajo në një intervistë të paradokohshme që i ka marrë Leonard Veizi për gazetën “Fjala” të datës 19 shtator, u krijuan,çmimet e para private letrare, të cilat u dhanë për 8 vjet me radhë, dhe mendoj dhanë kontribut në ndërtimin e sistemit të vlerave në letërsi”.

Duhet përmendur Çmimi Kadare që ju dha shkrimtarit argjentinas, të njohur në mbarë botën, Ernesto Sabato (1911-2011), i cili, kur e mori atë Çmim, pati deklaruar: “Ky ishte më i madh se Çmimi Nobel”.

Së dyti, në vitin 1996, Mira themeloi dhe drejtoi revistën letrare “Mehr Licht” (Më shumë dritë – sipas shprehjes së famshme të Gëtes), anëtare e rrjetit evropian letrar “Eurozine”. Ajo revistë ka pasë qenë një faqe e ndritur në historinë e kulturës letrare mbarëkombëtare. Ajo pati shërbyer për adhuruesit e letërsisë si një dritare e shkëlqyer me vlera të jashtëzakonshme enciklopedike për prurjet e pamata nga krijimtaria më e mirë letrare mbarëkombëtare dhe botërore. Revista, me më shumë se 400 faqe, vazhdoi të botohej për 16 vjet me radhë dhe ka hyrë në fondin e artë të letërsisë sonë. Por paskëtaj ajo u “largua për në pasjetë”, u fik, u shua, mbaroi. Në kujtesën e lexuesve ajo “avulloi”, u ngrit drejt hapësirës, u shndërrua në një “meteor” që qarkullon nëpër humnerat qiellore dhe vazhdon të mbajë në sipëfaqen e vet emrin e skalitur me merak “Mira Meksi”.

Së treti, gjatë viteve 2002-2010, Mira ka qenë Drejtore e Përgjithshme e “TV ALSAT”. Drejtimi i këtij kanali televiziv me shikueshmëri të lartë, ka pasë qenë një kontribut i ndjeshëm i drejtpërdrejtë i saj në fushën e mjeteve informative pamore.

Të shumta janë veprat artiske që Mira ka krijuar në disa gjini letrare, si romani, novela, tregimi, eseistika dhe letërsia për fëmijë. Ajo ka kontribuar, gjithashtu, në lëmin e publicistikës, me botimet e saj në shtypin shqiptar, si edhe në shtypin francez.

Të shumta janë edhe vlerësimet që i janë bërë Mirës për përkthimet artistike dhe për veprat artistike origjinale. Ajo është nderuar më shtatë Çmime, me një Titull nderi dhe me Urdhrin  “Comendadora” i Meritës Civile, i akorduar nga Mbreti i Spanjës Huan Carlos I.

Jam më se i bindur se Mira nuk rend absolutisht pas Çmimeve. Megjithatë, kur atë e ka vlerësuar aq lart mbreti i Spanjës, do të kishte qenë shumë mirë, sikur parapavijat e Presidencës në Tiranë të ishin kujtuar me kohë dhe t’i kishin çuar Presidentit propozimin për t’i akorduar një Çmim të lartë.

Një meritë të veçantë ka Mira për përkthimin e veprave të veta artistike në frëngjisht, madje edhe të rikrijuara në këtë gjuhë. Kjo është një dukuri shumë e rrallë në kulturën  tonë kombëtare. Ky është një talent i jashtëzakonshëm që haset rrallë edhe në kulturën botërore. Me këtë rast, ja çfarë i ka deklaruar ajo Leonard Veizit në intervistën e lartpërmendur:

“Të gjitha romanet e mia, përveç romanit “Porfida-Ballo në Versailles”, i cili është i përkthyer, i kam rishkruar në frëngjishte. Por edhe ky roman do të ribotohet në Francë më 2021, i rikrijuar në frëngjishte nga unë… Është një punë shumë e vështirë, e cila më merr vërtet shumë kohë. Është pothuaj sikur i shkruaj nga dy herë librat e mi. Sepse bëhet fjalë për një rikrijim në frëngjishte, është e pamundur që shkrimtari ta përkthejë veprën e tij, njëlloj siç mund të bënte me veprën e një shkrimtari tjetër… Si shkrimtare frankofone, kam më shumë shanse për t’u botuar. Ishte në të vërtetë propozimi i botuesit të Editions Persee, kur lexoi një përmbledhje në frëngjishte të romanit “E kuqja e demave”, që të më botonte si shkrimtare frankofone. Një ndërmarrje që rezultoi pozitive dhe që vazhdoi me romanet e tjera”.

Merreni me mend, të nderuar lexues, se sa lart e vlerëson botuesi francez veprën e Mirës në frengjisht, saqë i ngjallë një interesim të veçantë jo vetëm si përmbajtje, por edhe si nivel artistik i përkthimit apo i rikrijimit në këtë gjuhë.

Në veprën artistike të Mirës, lexuesi zbulon për shijet e veta jo vetëm atë që eshtë e nevojshme, e dobishme, por edhe atë që është e bukur. Aty ai vëren thellësinë e qiellit kaltëror, vezullimin e yjeve në hapësirat e tij të pamata,  perëndimin e ndezur të diellit flakërues, paqyrimin e tij në morinë e pafundme të pikave të vesës mëngjesore, shpërthimin e fuqishëm të ndjenjave të dashurisë dhe dhembjen dridhëruese që ajo mbart në shpirtërat njerëzorë. Ai ndjek me endje dhe herë-herë edhe me një kërshëri të pazakontë rrëfimet artistike të Mirës dhe, tek ecën nëpër hapësirat e atdheut amë, tek ndjek lodrimin embëlor të valëve lozonjare të detit hijerëndë pranë brigjeve amtare dhe fëshfërimën  solemne të gjethnajës së pyllit aty pranë,  edhe ai mundohet ta kuptojë të bukurën sa më mirë. Madje edhe vetë të dijë si ta krijojë dhe si ta mbrojë atë. Dhe në zemrën e tij nisin të shpërthejnë filizat e fisnikërisë së shpirtit njerëzor. Pikërisht ky është ai ndikim i fuqishëm që ushtron proza artistike e Mirës mbi edukimin e lexuesit.

Tri gjëra më kanë lënë mbresa të thella në krijimtarinë artistike të Mirës.

Së pari, erudicioni i saj i jashtëzakonshëm. Në këndvështrimin tin, erudicioni i shkrimtarit shërben si uji i freskët, pa të cilin nuk mund ta përballosh dot zhegun e verës. Erudicioni atij i shërben si një përtejanë (sfond) e sigurt për shtjellimin mjeshtëror të ngjarjeve në veprën e vet artistike, për rikrijimin sa më të natyrshëm të skenave nga më të ndryshme për ngjarjet që pasqyron, për shndërrimin me një elegancë mahnitëse të të vërtetave jetësore në të vërteta artistike. Është pikërisht erudiconi i jashtëzakonshëm i Mirës që ka bërë të mundur krijimin  e krejt korpusit të veprave të saj, çka bie në sy veçanërisht në romanin “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë” dhe te novela “Hakmarrja e Kazanovës”.

Së dyti, mjeshtëria e saj e rrallë. madje e jashtëzakonshme, për skalitjen e ndjenjave të dashurisë. Mira e përshkruan pasionin e të dashuruarve me tone të ndezura, me një ndërkëmbim ngjyrash ëmbëlake, të shoqëruar me vellon e një drite poetike. Në krejt krijimtarinë artistike, Mira zbulon filozofinë e vet për dashurinë, çka të kujton krijimtarinë e disa autorëve francezë, të tillë, si Prosper Krebijoni (Prosper Jolyot de Crébillon1674-1762), Zhan Marmonteli  (Jean-François Marmontel17231799) dhe Sebastian Shamfori (Sébastien-Roch Nicolas de Chamfort1741-1794).

      Së treti, pasuria gjuhësore e krijimtarisë artistike. Leksiku i Mirës është një thesar i çmuar për gjuhën shqipe. Proza e saj është një “arkeologji gjuhësore”. Shumë fjalë ajo i ka nxjerrë nga harresa pikërisht me merakun dhe me pasionin e një arkeologu për kulturën dhe jetën e periudhave të lashtësisë. Ajo, me një guxim të kuturisur, krijon fjalë të reja dhe kompozita fantastike me brumin e shqipes në gatimoren e saj të pasur.

Mira e meritonte plotësisht ta priste dhe ta festonte 60-vjetorin e lindjes me një ngazëllim të jashtëzakonshëm, pikërisht për sukseset e arritura në krijimtarinë artistike, për jetën publike që përmenda më lartë, për vlerësimet e larta që i janë bërë. Por… Jeta ka të papritura. Dhe ndodhi ajo që thotë aktorja, shkrimtarja dhe komediania e njohur amerikane Fenni Fleg (Fannie Flagg 1944):

“Mund të rastis që të torturohesh për një kohë të gjatë dhe mandej, kur për diçka nuk të ka shkuar mendja fare, fati, pa pritur e pa kujtuar, bën një piruetë befasuese”.

Më shumë se një muaj para festimit të 60-vjetorit më 27 shtator, Mirës i ndodhi një fatkeqësi e rëndë: Nëna e saj e dashur, Mami Nora e shtrenjtë, ndërroi jetë më 18 gusht. Kjo ngjarje e papritur ia ka rënduar së tepërmi gjendjen shpirtërore. Sepse Mami Nora ka qenë Kryezonja e edukimit të saj me tipare të shkëlqyera karakteri, ajo ka shërbyer për të si një Bibël e vërtetë. Ishte pikërisht Mami  Nora ajo që Mirës i futi në gjak dashurinë për Gjuhën Shqipe, Gjuhën e Perëndive, siç e ka quajtur Naimi i Madh dhe Aristidhi i Madh. Falë edukimit të Mami Norës, tash sa vite, para lexuesit del një Mirë e çiltër si vetë thjeshtësia, e hijshme si vetë bukuria, me takt si vetë fisnikëria, dinjitoze si vetë krenaria, e prerë si vetë drejtësia, e zgjuar si vetë mençuria, zemërbardhë si vetë shenjtëria.

Unë dhe bashkëshortja ime e çmuar, Havaja, Mirën e urojmë nga zemra për 60-vjetorin e lindjes. Jemi të bindur se ajo do ta përballojë këtë gjendje të rënduar shpirtërore dhe do të gjejë forca për ta vazhduar po me kaq suksese krijimtarinë e vet artistike, sepse krijues të formatit intelektual të Mirës janë pasuri kombëtare.

Santa Barbara, Kaliforni

23 shtator 2020

Sugjerim për bandillët e ekraneve të Tiranës – Nga SHABAN MURATI

 Kur thirrni në studio pashallarët me shtatë tuje, kuq apo blu qofshin, u bëni një pyetje të thjeshtë: Përse Shqipëria, vend anëtar i NATO-s, nuk e ka ngritur asnjëherë në NATO absurdin armiqësor të Greqisë, shtet anëtar i Natos, e cila 75 vjet mbas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore mban në fuqi ligjin e luftës kundër Shqipërisë? A përputhet ligji grek i luftës kundër Shqipërisë me Nenin e famshëm 5 të Traktatit themelues të NATO-s, i cili përmban detyrimin e shteteve anëtare për t’u bashkuar me një shtet anëtar, që është në luftë me një tjetër? Dy alternativa ka: Ose NATO duhet pranojë që Lufta e Dytë Botërore nuk ka mbaruar ende dhe të adoptojë ligjin grek të luftës duke e bërë ligj atlantik të luftës me Shqipërinë. Ose Nato të detyrojë Greqinë që ta heqë një orë e më parë ligjin e turpshëm grek të luftës me Shqipërinë. Mirpo a mund t’i vesh faj NATO-s, kur që nga 2009 e deri më sot asnjë qeveri shqiptare, që janë drejtuar nga pashallarët me shtatë tuje, nuk është kujtuar njëherë ta ngrejë në NATO këtë situatë absurde të një ligji lufte midis dy shteteve anëtare. NATO nuk ka faj, ajo mendon se vetë Shqipëria sadomazokiste e ka qejf ligjin grek të luftës, përderisa pashallarët shqiptarë me shtatë tuje të qeverive kuq dhe blu gjithmonë i klasifikojnë marrëdhëniet me Greqinë si “të shkëlqyera”.

NGA DIKTATURA NË DEMOKRATURË (V) – Nga EUGJEN MERLIKA

 

(Tridhjetë vite historie shqiptare)

“Demokraci do tw thotw shumw mw tepwr se sa qeveri popullore e zotwrim i shumicws”

  1. F. KENNEDY

 

Një tipar i theksuar i demokraturave në përgjithësi është këmbëngulja për të qëndruar sa më gjatë në pushtet e në politikë, mundësisht deri sa të ndërrojnë jetë. Në këtë drejtim edhe shtetarët tanë nuk janë shumë të prirur të mos e respektojnë këtë rregull të pashkruar, por që është kthyer në një “ungjill” apo “kuran” të politikës.    Po të hedhim vështrimin në politikën botërore, do të vërejmë se Vëndet që nuk kanë një demokraci të hershme e të traditës, kanë një klasë politike të ngulur në kolltuqet e pushtetit prej dhjetëvjeçarësh, pavarësisht sistemit që praktikojnë.

Ata mund të jenë mbretëri, si shumë Vënde të botës arabe (Jordania, Maroku, Arabia Saudite, Vendet e Gjirit persik), Nepali e ndonjë tjetër e për ta është i ligjshëm pushteti i trashëguar, por mund të jenë edhe republika të mbretërizuara, në të cilat pushteti është i përjetshëm në duart e atij që qeveris. Në këtë kategori hyjnë Vendet ish komuniste apo të tilla si Rusia, Kina, Koreja e Veriut, Venezuela, Nikaragua, Bjellorusia, ish republikat sovjetike të Azisë qëndrore, Zimbabve, Siria etj. Kësaj liste të paplotësuar i duhet shtuar edhe Turqia e Erdoganit apo Irani i ajatollaheve që vijnë nga histori të ndryshme por kanë edhe ngjajshmëri në disa drejtime.

Në shumicën dërmuese të këtyre Vendeve, që përfaqësojnë rreth 40 % të popullsisë së globit, parimet bazë të demokracisë perëndimore janë shkelur e zëvendësuar nga urdhëra e urdhëresa të qeverive që zhvillojnë edhe zgjedhje “të lira”, të cilat i fitojnë gjithmonë ata me shumica “bullgare”, duke ruajtur për dhjetëvjeçarë me rradhë strukturat e tyre shtetërore të drejtuar nga të njëjtit njerëz. Lëvizjet demokratike n’ata shtete, herë herë organizohen dhe e ngrenë zërin e tyre, por ai bie në vesh të shurdhër, sepse demokratura njeh vetëm gjuhën e forcës dhe Lukashenko, Maduro, Asadi, Putin, Xi Jinpin e të ngjajshmit e tyre nuk ngurojnë t’a përdorin atë kundrejt bashkështetasve të tyre.

Teoria e “eksportimit të demokracisë”, e vënë në provë nga Shtetet e Bashkuara nën presidentin Bush në Irak, nuk gjeti përkrahje të gjërë tek të gjitha demokracitë evropiane e sprova e Irakut u quajt e gabuar, edhe se koalicioni ndërhyrës hoqi nga pushteti e nga jeta një satrap të patentuar si Sadam Hysejni e i dha mundësi popullit dhe klasës politike irakene të ndërtonin shtetin e tyre demokratik. Madje dhe ndërhyrja anglo – franceze në Libi në mbrojtje të kryengritësve kundër Gadafit, që shmangu një det gjaku të cilin po e përgatiste diktatori libian t’a kryente në Mizurata, vlerësohet si një gabim i madh nga vetë demokracitë, sepse solli “destabilizimin” e Vendit mbas vdekjes së tij. Një ndërhyrje e tillë kishte qënë ajo e NATO-s në Kosovë e në Sërbi në verën e vitit 1999 në mbrojtje të popullit të Kosovës, që kërcënohej me zhdukje fizike, si pasojë e genocidit serb, por që u dënua nga Rusia, Kina apo ndonjë Vend tjetër si Greqia e të tjera që ende nuk e njohin shtetin e Kosovës. Ndërkaq më vonë Rusia ndërhyri ushtarakisht në Krime, në Gjeorgji, në Ukrainë, në Siri e Turqia në Siri e së fundi në Libi, por opinioni publik nuk u shqetësua shumë, nuk pati asnjë protestë para selive përfaqësuese të këtyre Vendeve. Kjo mënyrë të ndërpretuari të ngjarjeve që dënon ndërhyrjen e demokracive në ndonjë zonë të botës në mbrojtje të popujve të rrezikuar, por quan vendosje rendi e rregulli ndërhyrjen e demokraturave në të tjera, është një nga treguesit më të çiltër të çoroditjes mediatike e politike në kohën tonë.

Mund të jetë e drejtë të vendosen marrëdhënie bashkëpunimi ekonomik e tregtar me diktaturat e majta kudo në botë, me Kinën kryesisht, por nuk duhet të gjejë vënd në mendësinë demokratike mospërfillja kundrejt shfaqjeve të dhunës së qeverisë kineze mbi ujgurët, mbi Hong Kongun, apo të dallimeve mbi pakicat katolike. Ajo të çon në një parodi të parimeve e të demokracisë, që i nënështrohen lehtësisht interesave ekonomike apo hamëndjeve si të tilla. Ndërgjegja demokratike, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës në botën e soçme është në krizë njimendësie, e detyruar të pajtohet në heshtje me shumë dukuri që bien ndesh me të, e pafuqishme të veprojë, veçse nëpërmjet fjalës së lirë ku është e mundur, në mbrojtje t’atyre parimeve, të cilëve i beson, por që i sheh të nëpërkëmbura në shumë anë të botës. Protestat e bjellorusëve, apo të venezuelanëve më parë, të ukrainasve apo të banorëve të Hong Kongut, trajtimi çnjerëzor që i bëhet myslimanëve në Birmani, meritojnë të gjithë mirëkuptimin e solidaritetin tonë, ashtu si edhe të gjithë ata intelektualë turq, viktima të shtypjes policore të regjimit mbas t’ashtuquajturit “grusht shteti” në Turqi. Si qytetarë të botës ndihemi në vështirësi me pafuqinë tonë…..

Tek neve prirja për të kaluar gjithë jetën në politikë e ka kaluar edhe atë të regjimit komunist, ku politika ishte në plan të parë. Kjo edhe për arsyen e thjeshtë se në diktaturë kishte një mekanizëm rregullator me qëndër në trurin e Enver Hoxhës, që kujdesej për të vendosur kohë të përcaktuara për secilin politikan, madje edhe për secilin qytetar. Ajo ishte një kohë e çuditëshme e mbushur me ushtri hafijesh që, si marimangat endnin për çdo qytetar, “mik” apo “armik”, rrjetat e tyre të padive që dikush tjetër lart, shumë lart, vendoste kur t’i shkrepte mëndja e hazdisur, t’i vinte në zbatim, duke porositur arrestimin dhe dënimin e njerëzve. Çuditërisht për njerëzit më t’afërt, shokët e luftës të cilën “kryeheroi” e kishte parë vetëm me dylbi, të bashkëqeverisjes kriminale dhjetravjeçare, pasues të zellshëm, të cilët përgjëroheshin për të e për të cilët ai ishte kthyer në një Perëndi mbi tokë, dënimet ishin më të ashpra, shkonin deri në vdekje, me zbatime në vënde të panjohura, në orët e thella të netëve pa hënë….

Të gjitha këto vërtetonin “drejtësinë” e udhëheqësit, që mendonte vetëm për popullin e drobitur nga skamja, por të cilit i kishte krijuar një parajsë, atë socialiste. Për ata që e “tradhëtonin” atë popull, qoftë edhe vetëm në haluçinacionet e tij, ai nuk kishte aspak mëshirë, u merrte më parë dinjitetin nëpërmjet “autokritikave” para partisë, e pastaj jetën, në varrezën e përbashkët të truallit shqiptar, me të njëjtën mungesë mëshire që kishte shfaqur për të tjerë “tradhëtarë”, duke filluar nga kunati i tij që ishte një nga shqiptarët më të mirë të kohës së tij. Dhe rapsodi popullor i këndonte:

Enver Hoxha e mprehu shpatën

      Dhe njëherë o për situatën.

      Kjo asht shpata qi i rrin te koka         

                                                     Gjithë anmiqvet o që ka bota.”

Sa më shumë vriste Enveri me urdhërat e tij, aq më shumë rapsodi brohoriste e çirrej:

Enver Hoxha o tungjatë jeta

                                                        Sa kto male o sa kto shkrepa.

                                                        Emnin shqipes o lart i a ngrite                     

                                                        Gjithë këtë popull në dritë e qite.”

Mbas vrasjeve duheshin zëvendësuar postet e tyre me njerëz të besimit: atëherë mblidheshin ata apo ato ku ishin e ku s’ishin, shoferë, kooperativistë, karrocierë, elektriçistë etj., e zinin vëndet e tyre në byronë politike e në qeveri, duke kënduar “Enver Hoxha or tungjatë jeta…..”      

Sa anakronike tingëllonin këto vargje kur shqiptarët u liruan nga zinxhirët e provuan të gjenin fatin në botën e madhe, larg e afër, e panë me sytë e tyre errësirën në të cilën kishin qënë të zhytur deri atëherë. Kjo ishte historia nga dolën drejtuesit e demokraturës që në dhjetorin 1990, një vit mbasi rumunët kishin dërguar në botën tjetër çiftin mizor të shtetit të tyre, u betuan e u stërbetuan se do të ndërtonin demokracinë perëndimore në Shqipëri. Një vit më parë prijësi i tyre u kishte dhënë të gjithë udhëzimet se si do të ujdisej Shqipëria “demokratike”. Ata do t’a ruanin si gjënë më të çmuar “ungjillin” e pas komunizmit, madje do të shkonin të këshilloheshin me autorin e tij sa herë që hasnin në vështirësi ose sa herë donin t’a falënderonin për misionin e tij “historik”. Ishte një mision që kish nisur herët duke miratuar vrasjet e mijëra bashkatdhetarëve  djem të Kosovës martire e kishte përfunduar me vrasje djemsh shqiptarë në kufi, që donin të largoheshin  nga ferri shqiptar, gjithmonë i gatshëm të jepte recetat e ecurisë së Shqipërisë mbas komuniste.

Rruga e gjatë tridhjetëvjeçare në të cilën ata e drejtuan e solli Shqipërinë në ditët e sotme. Në dukje qe një rrugë e vështirë, me kundërshti të mëdha, me luftë për pushtet, me padi nga më të ndryshmet për njëri tjetrin nga klanet politikë, por në thelb ishte një ecje krah për krah, gjithënjë në mbrojtje të interesave të kastave, të pasurimit të tyre, të projektit të përbashkët të plakjes në pushtet, qoftë edhe duke ndërruar postet, për të ruajtur formën “demokratike” e për t’u hedhur hi syve “armiqve të revolucionit” e miqve të rinj evropianë e amerikanë. I sendërtuan plotësisht detyrat e shtëpisë: kastat u pasuruan, madje përtej çdo parashikimi, armiqtë u degdisën jashtë shtetit sepse nuk i duheshin më Shqipërisë, mbasi ajo nuk mund të përsëriste përvojën e kampeve të punës së detyruar për t’i shfrytëzuar si skllevër. Në pushtet nuk qëndruan më rangallat e vjetra të komunizmit, por u ngjitën bijtë e tyre, të shkolluar e me veshje perëndimore. Shumica e tyre vinin nga familjet e aradhës së Sigurimit të shtetit që, në heshtje e pa rënë në sy lëviznin fijet e administratave demokratike duke shfrytëzuar famëkeqet dosje të tyre.

Në një evidencë në botuar në gazetën “Dielli”, organ i shoqatës “Vatra” në New York, gazetari Ilirian Blloshmi rendit 35 emra të nomenklaturës së lartë të administratës shqiptare aktuale,  duke shënuar përbri origjinën e tyre familiare. Na del një kuadër i tillë i kthyer në përqindje:

  1. Familjarë të ish udhëheqësve komunistë 5,6 %
  2. Ish funksionarë të komunizmit 5,6 %
  3. Pasardhës të ish punonjësve të Sigurimit 40 %
  4. Pasardhës të ish funksionarëve të komunizmit 34 %
  5. Ish oficerë Sigurimi 15 %

Nëse këto përqindje, të nxjerra nga një mostër e vogël në numur por e bollshme në ofiqe e pozita shtetërore, do të shtriheshin në të gjithë spektrin politik, karakteri klasor i administratës së demokraturës nuk do të linte asnjë farë dyshimi mbi vazhdimësinë ramiziane që karakterizon gjithë kalesën e në veçanti vitet e fundit të cilët merr në shqyrtim hulumtimi. Fakti që pjesa dërmuese e kuadrove të larta të Vendit të vijnë  nga rrjedha e pjesës më besnike e më mizore të diktaturës, nga organet e ish Sigurimit të shtetit është një tregues tepër shqetësues për të sotmen por edhe për t’ardhmen e Shqipërisë. Kjo dukuri dëshmon se tjetërsimi i sistemit, pavarësisht nga ngjyrat e propagandës apo nga pohimet e drejtuesve të ndryshëm, përgjegjës në funksionet më të larta të shtetit që, çuditërisht  janë gjithmonë të njëjtat fytyra, ka qënë tërësisht një operacion fasade, një dramë e fëlliqur e luajtur mbi idealet e dhjetorit 1990 e mbi shpresat e një populli që i kishte paguar një tribut shumë të rëndë epokës para-ardhëse. Në vënd që të jepnin llogari para drejtësisë së demokracisë për të gjitha prapësitë e krimet e kryera në pothuaj gjysmë shekulli tiranie, ish Sigurimi i shtetit arriti të plotësojë nomenklaturat e shtetit shqiptar me bijtë e bijat e tij. Kjo fitore dyfishe e së shkuarës mbi t’ardhmen, e servirur me emrin e bujshëm të Rilindjes, i kalon edhe metodat e Enver Hoxhës përsa i përket përzgjedhjes së klasës drejtuese, të cilën ai e bazonte, së paku kështu thonte, më shumë në kuadrot e partisë që duhej të kontrollonin ata të Sigurimit.

 

Shtator 2020                                                VIJON

63 % E TË RINJVE AMERIKANË NUK E NJOHIN SHOAH, NJË ALARM PËR TË GJITHË – Nga Monica Ricci Sargentini – Përktheu Eugjen Merlika    

 

 

            Nëse bota e harron Shoah-un. Çdo 27 janar kremtohet Dita e Kujtesës për të përkujtuar viktimat e gjenocidit të kryer nga nazistët gjatë luftës së Dytë botërore. Por në Shtetet e Bashkuara, një hulumtim zbulon se 63 % e të rinjve amerikanë nuk e dijnë se gjashtë milionë hebrenj u vranë gjatë Holokaustit. Akoma më keq: njëri ndër dhjetë beson se Shoah-u është ngacmuar nga vetë hebrenjtë. Është një dush i ftohtë që do të duhej të na bënte të përsiasnim shumë.

Hulumtimi, i shtrirë për të parën herë në të 50 Shtetet amerikanë, merr në pyetje njerëz nga 18 deri në 38 vjeç. Përfundimet janë rrënqethëse. Pothuajse gjysma (48 %) e të pyeturve nuk njeh as emrin e ndonjë kampi përqëndrimi, ndërsa 23 % mendon se Holokausti është një mit, ose pak së paku, është stërmadhuar. Ndërsa 12 % nuk ka dëgjuar kurrë të flitet për të.

Ka të dhëna që dëshmojnë se mohimësia dhe kundërsemitizmi janë të përhapura në Shtetet e Bashkuara. 56 % e pjesëmarrësve ka pohuar se ka parë simbole naziste tek mediat sociale ose në mesazhet e shkëmbyera në brendësi të bashkësive të tyre.  Është një dukuri që, në heshtje, po përhapet edhe n’Itali ku, përshembull, në shkëmbimet e mesazheve ndërmjet nxënësve të shkollave të mesme, madje dhe fillore, vërtiten sticker (shirita ngjitëse) me fytyrën e Hitlerit. Këtu holokausti kthehet në një videolojë dhe gjashtë milionët e hebrenjve një trofe. Djelmoshat nuk kuptojnë përbindshmërinë e asaj që shohin dhe dal nga dalë mësohen me të. “Ky hulumtim nxjerr në dukje se të mbijetuarit duhet të vazhdojnë të tregojnë historitë e tyre.” Ka shpjeguar Gideon Taylor, kryetari i Konferencës së Jewish Material Claims Against Germani që ka porositur kërkimin. Të kujtohet tmerri që të mos përsëritet. Asnjëherë si sot kemi nevojë për Historinë.

 

“Corriere della Sera”, 16 shtator 2020        Përktheu Eugjen Merlika

Uk Lushi më kërcënoi se do të më çonte “për shpifje” në gjykatën penale të Zvicrës Nga Elida Buçpapaj

Me Uk Lushin jemi njohur në Facebook. Ish luftëtar i Batalionit Atlantik. Ishte një kohë që na dërgonte shkrime. Ia botonim rregullisht. Nuk mund të them se ishte autor, por një qytatar i angazhuar. Shkrimet e Uk Lushit janë ende tek Voal.ch.   Në një farë mënyre voal.ch e ka promovuar dhe mbështetur si njeri serioz. E respektonim. Pastaj erdhi një kohë prej disa vjetësh që përkon edhe me të tashmen që nuk na dërgoi më opinione për voal.ch. Zgjedhjet janë personale. Për një kohë Uk Lushi m’u zhduk nga sytë. Deri kur Prokurori i Gjykatës Speciale në Hagë shpalli nën hetim Hashim Thaçin. Kur Thaçi anulloi vizitën në Shtëpinë e Bardhë. Uk Lushi nuk e priti mirë thirrjen e krerëve të shtetit të Kosovës, që janë edhe krerët e krahut të luftës, nga Prokurori Special.

Pikerisht në këtë kohë në posten elektronike te voal.ch erdhi nje deklaratë e ish- Batalionit Atlantik pa datë, pa firma, pa vulë ku Prokurori Special i Gjykatës Speciale akuzohej si spiun i Serbisë, kur në fakt është emëruar nga administrata e Presidentit Trump. Edhe kjo deklaratë është botuar tek voal.ch.

Po në këtë periudhë menjëherë pas anullimit të vizitës nga Hashim Thaçi, katër shqiptaro-amerikanë bëjnë një takim videozoom me Ambasadorin Grenell, njëri nga të katërt ishte Uk Lushi.

Nuk kam asgjë kundër takimeve private të lobit shqiptar me krerë të politikës Amerikane. Përkundrazi, të jenë sa më të shpeshta. Sepse Komunitetit Shqiptaro-Amerikan është në apati të plotë. Për të mos thënë, në krizë. Disa ditë më parë ishKongresmeni JoeDioGuardi mbushi 80 vjeç dhe Komuniteti Shqiptaro-Amerikan as që mori mundimin t’ia urojë e festojë, njeriut që si askush krijoi ura te fuqishme me figurat me te spikatura të politikës Amerikane këto tridhjetë vjet.

Mënjanimi i JoeDioguardit është bërë me urdhër nga Prishtina e Tirana duke krijuar një vakuum të madh në korrelacionin midis Komunitetit Shqiptaro-Ametikan dhe Administratës Amerikane.

Emra të shkëlqyer si Tom Lantos, Ben Gilman, Henry Hyde, John Mc Cain bashkepunetore te ngushte të JoeDioGuardit nuk jetojne më. Senatori Bob Doll është i moshuar. Edhe Eliot Engel nje tjeter Ëngjëll Mbrojtës i shqiptarëve nuk arriti që të rizgjidhej në Kongres. Pra është një situatë shumë stanjative e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan.

Pikërisht në një moment të tillë katër shqiptaro-amerikane takohen virtualisht me ambasadorin Grenell, midis tyre Uk Lushi. Pas marrëveshjes të 4 shtatorit, katërshja me një zevendësim takohen edhe fizikisht me ambasadorin Grenell.

Takimi ishte privat, s’ka asgjë të keqe. Diskutimi lind kur takimet me të dërguarin e Presidentit Trump nuk bëhen publike, edhe kjo pranohet në kuadrin e takimit privat. Ajo që s’pranohet janë komentet e këtyre takimeve nëpër televizionet e Tiranës dhe Prishtinës nga Uk Lushi.

U bëra kurioze dhe i pashë të gjitha videot. Ajo që vura re ishte se Uk Lushi fliste pa limite, ndërsa gazetarët ishin jashtë loje. Për më tepër Uk Lushi nuk ishte aspak serioz në ato që thosh.

Për hir të respektit si ish luftëtar i Batalionit Atlantik i dërgova një masazh në inbox ku i thosha troç se intervistat e tij ishin pa lidhje. Uk Lushi fillimisht u tregua shumë i edukuar. Kur më tha se po bēn detyrën si patriot, unë ia ktheva se ai po sillet si shërbëtor i Hashim Thaçit. Këtu tensioni i bisedës u rrit. Uk Lushi menjëherë më kërcënoi të më çonte në gjykatën penale të Zvicrës për shpifje kundër tij, më tha “se do angazhonte menjëherë avokat dhe se do të reagonte fuqishëm, sepse mundësitë i kishte në çdo aspekt.”

Po nuk dyshoj që Uk Lushi mund t’i ketë mundësitë në çdo aspekt.

Unë konstatoj se lobi i fuqishëm shqiptaro-amerikan i Joe DioGuardit eshte luftuar pēr t’u zevendësuar nga lobe të Hashim Thaçit dhe të Edi Ramës në SHBA dhe shtetet e BE.

Unë si gazetare nuk i kam mjetet e fuqishme të Uk Lushit, s’kam as avokat dhe as para, por kam me vete të vërtetën.

Gazetaria shqiptare është e kërcënuar me jetë. Gjykata Speciale pritet të zbardhë edhe vrasjet e gazetarëve të vrarë në Kosovë pas 1999.

Gazetaria shqiptare është e kërcënuar me bukën e gojës, duke u kthyer në gazetari klienteliste.

Gazetaria shqiptare rrezikon nga hakerat. Voal.ch është vazhdimisht e sulmuar nga hakerat.

Gazetaria shqiptare rrezikon ekzistencën, nëse nuk do të ketë ndryshime rrënjësore.

Gazetaria shqiptare është e rrezikuar nga të gjitha poshtërsitë e segmentit që i ka duart me gjak dhe po bën gjithçka përmes propagandës që Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë ta konfondojë si gjyq kundër UÇK-së apo trupën gjykuese ta akuzojë në shërbim të Beogradit.

Uk Lushit i thashë bujrum, më ço në gjykatën zvicerane. Në fakt, nuk kisha bërë akuza publike kundër tij, sepse nuk është kompetenca ime, i kisha shprehur mendimin tim privatisht, se nuk isha absolutisht dakord me mënyrën e tij të kominikimit me televizionet e Tiranës në dëm të informimit publik. Edhe kur i thashë se duket si në shërbim të Hashim Thaçit, konstatimi im ishte i bazuar në interpretimet e tij aspak serioze nëpër mediat shqiptare.

Ky është mendimi im. I bazuar në fakte.

Dje për shembull në rrjetin social Uk Lushi akuzonte policinë e EULEX-it për arbitraritet se kjo polici arrestoi dy të dyshuar nga Gjykata Speciale. Nëse EULEX-i dhe “forcat e jashtme sillen si okupatore, populli i Kosovës mund të detyrohet të veprojë” shkruan Uk Lushi në Facebook! Forcë e jashtme është KFOR-i -dmth NATO që e çliroi Kosovën! Kështu provokon Uk Lushi, dmth sipas tij, populli i Kosovës do të ngrihet kundër EULEX dhe KFOR-it. Sepse ky është kuptimi implicit i asaj që shkruan Uk Lushi.

Uk Lushi ka të drejtë ta shprehë mendimin e tij. Unë gjithashtu. Jam gazetare. Po mbushen tridhjetë vjet që mbuloj çfarë ndodh ndër shqiptarë.  Por ca mendime të shprehura publikisht, ku bëhet thirrje apo insinuohet per prishje të rendit kushtetues, janë antikushtetuese dhe i dënon drejtësia. Drejtësia e shtetit të së drejtës, jo e shtetit të Hashim Thaçit dhe Edi Ramës.

https://www.voal.ch/uk-lushi-nese-eulex-forcat-e-jashtme-sillen-si-okupatore-populli-i-kosoves-mund-te-detyrohet-te-veproje/

DEDË GJON LULI – NJË KUJTIM I BJERRUR – Nga Frank Shkreli

Na ishte njëherë një Ded Gjon Luli!  Por po të vërejmë se si kujtohet ai sot nga shqiptarët, me rastin e vrasjes së tij 105 vjetë më parë nga forcat serbo-malazeze, njeriu kollaj mund të vijë në përfundim se ai nuk ekziston më në memorien e kombit të vet, si njëri prej figurave më të dalluara kombëtare të historisë së shqiptarëve.

 

Historia e kombit shqiptar gjatë shekujsh është përballur vazhdimisht me pengesa të llojllojshme të cilat kanë bërë të pamundur bashkimin shpirtëror dhe kombëtar të Shqiptarëve.  Ishin këto pengesa të vjetra e të reja, sipas orekseve të rastit, të armiqëve të shqiptarëve, por të cilat ishin shumë më të rënda se pengesat me të cilat janë përballuar kombe të ndryshme të Ballkanit dhe të Europës, në rrugën e tyre drejtë bashkimit kombëtar.  Megjithë këto pengesa — dëshira dhe ndërgjegjia e shqiptarëve për liri dhe bashkim kombëtar nuk u shua kurrë.  Por megjithë pengesat historike për bashkimin e shqiptarëve, historia ka plot raste personalitetesh kombëtare që janë dalluar për veprimtarinë dhe luftën e tyre për bashkim shpirtëror dhe kombëtar të shqiptarëve.  Njëri prej këtyre figurave më të dalluaraa është Ded Gjon Luli nga Malësia e Madhe.  Me 24 Shtator 2020 u mbushën 105-vjetë nga vrasja tradhtisht e tij. Ishte 24 Shtatori, 1915 kur mbaroi njëri prej kreshnikëve më të shquar të kombit shqiptar.

 

Megjithëse – në mungesë të kujtimit të kësaj date dhe të këtij heroi të kombit, nga faktorët zytar shqiptarë – përpjekja ime modeste për të kujtuar këtë burrë të maleve tona – më duket krejtësisht si një përpjekje e bjerrur, por nuk po mundem të kursehem pa i thënë dy fjalë, me këtë rast.

 

Dedë Gjo’ Luli ishte prijsi i kryengritjes së Malësorëve kundër Perandorisë Osmane, kryengritje e cila çoi në ngritjen e flamurit kombëtar për herë të parë në trojet shqiptare, ç’prej kohës së Gjergj Kastriotit — Skënderbeut.  Sipas historianëve, kryengritja e Malësorëve, në krye me Ded Gjo’ Lulin kundër otomanëve dallohej nga kryengritjet e tjera të shqiptarëve — mbi të gjitha — për nga karakteri mbarëkombëtar që e frymëzonte atë, që më në fund, tërhoqi edhe interesimin dhe mbështetjen e Ismail Qemalit dhe Luigj Gurakuqit.  Pasi angazhimi dhe lufta serioze e Malësorëve me Ded Gjon Lulin tërhoqi vëmendjen e tyre, ata shkuan për tu takuar me malësorët e Ded Gjo Lulit dhe si përfundim përpiluan, atë që njihet si, “Memorandumi”, i cili përmbante kërkesat mbarëkombëtare të Shqiptarëve për një Shqipëri me administratë, gjuhë dhe buxhet të vetin.  Memorandumi në fjalë ishte, në të vërtetë, një pasqyrim i kërkesave të gjithë shqiptarëve për vetadministrim.  Kërkesa kryesore e Ded Gjo Lulit dhe e malësorëve të tij, ishte se Shqipëria, vetëm “donte vedin me sundue”.

 

Lufta e tyre kishte qëllime, kryekëput, mbarëkombëtare.  Si frymëzuesi i këtyre përpjekjeve gjithë kombëtare, Ded Gjon Luli mbetet edhe në këtë 105-vjetor të vrasjes së tij — një simbol mbështetës i përjetshëm i idealeve dhe i bashkrendimit të interesave dhe të fateve, afat-shkurta dhe afat-gjata, të trojeve etnike shqiptare

për bashkim.  Për më tepër, Dedë Gjon Luli duhej të konsiderohej edhe si njeriu që ndërkombëtarizoi çështjen shqiptare, në atë kohë. Si përfundim i luftërave të malësorëve për liri, gazetat europiane të kohës shkruanin për Shqipërinë dhe shqiptarët, jo më duke përdorur një fraza të zbrazta gjeografike, por shkruanin për një popull që ishte në prak të lirisë dhe të çlirimit nga zgjedha shekullore e pushtimit turk: për një popull i cili dëshironte bashkim të trojeve të veta etnike — ndër më homogjenet në Europë– pasi si sanxhak ottoman, Shqipëria ishte e ndarë në vilajete dhe administrohej nga një sistem i egër otoman.  Për më tepër, Kryengritja e Malësorëve, në krye me Ded Gjo’ Lulin, frymëzoi edhe kryengritjet e tjera mbarë shqiptare në Kosovë dhe anë e mbanë trojeve shqiptare, duke çuar më në fund në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë me 28 Nëntor, 1912.

 

Dedë Gjo’ Luli, si rradhë ndonjë tjetër patriot shqiptar, pati guximin dhe trimërinë të sfidonte perandorinë osmane dhe kolonializimin shekullor të shqiptarëve ngaa institucionet e sajë. Si i tillë, ai ndryshoi përgjithmonë historinë e kombit shqiptar, duke e çuar atë drejtë fillimit eventual të lirisë shoqërore dhe të pavarësisë politike të një shteti të pavarur, të quajtur Shqipëri. Vepra e Dedë Gjon Lulit dhe e malësorëve të tij mbetet sot e kësaj dite një akt i madh historik e patriotik, që do që meritonte të kujtohet gjithmonë me krenari frymëzuese dhe si simbol i paharrueshëm i fuqisë morale dhe të vlerave atdhedashëse të malësorëve dhe të kombit shqiptar, në përgjithësi, për të jetuar në liri dhe duke sunduar veten, larg influencave të huaja, kundër pushtuesve të huaj dhe të gjithë atyre që, historikisht, nuk ia kanë dashur kurrë të mirën shqiptarëve — as atëherë, as sot!  Me heroizëm dhe sakrificë Dedë Gjon Luli dhe malësorët e tij —  i ndëjtën besnikë vlerave shekullore të fisit të shqiptarëve: mbi të gjitha drejtësisë dhe lirisë, si dhe vet-sundimit dhe vlerave të Kombit Shqiptar – besës e burrënisë, nderit dhe dinjitetit njerëzor, përballë robërisë shekullore të perandorisë turke, si dhe të armiqëve të tjerë të afërt dhe të largët të Kombit shqiptar, ndër shekuj. Dedë Gjon Luli ishte personfikimi i këtyre vlerave shekullore të shqiptarit.

 

Ded Gjon Luli duhet të kujtohet edhe sot si një figurë e kombit shqiptar i cili  i  me shembullin e tij u thotë edhe sot shqiptarëve se kjo tokë e vjetër nuk mund të nxirret në ankand për tu shitur nga askush.  Duke ngritur flamurin e Gjergj Kastriotit Skënderbe, për herë të parë në pesë shekuj, Dede Gjon Luli ka  ndërruar përgjithmonë fatin dhe epokën e Shqiptarëve.

 

Prandaj, në këtë 105-vjetor të vrasjes nga serbo-malazezët, Ded Gjon Luli meriton të njëjtin respekt që i akordohet rilindasëve të kombit dhe baballarëve të pavarësisë së Shqipërisë, si Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi. Mungesa e vazhdueshme e respektit zyrtar për Ded Gjo Lulin, si figurë historike dhe e veprës së tij atdhetare por – të pakën edhe e një kujtimi sadopak simbolik të tij në përvjetorë si ky 105-vjetor, më bën të ndihem se edhe ky kujtim modest nga ana ime –mijëra kilometra larg trojeve shqiptare – në të vërtetë nuk është asgjë më shumë se një kujtim i bjerrur.  Si rrejdhim, në këtë përvjetor,  së bashku me Fan Nolin, dua të shprehem se megjithë,  “Trimëritë, mençurinë, guximin dhe vetëdijen e lartë që kishte dhe për sakrificat që bënte për Atdheun e tij”, Ded Gjon Luli — edhe unë ashtu siç është shprehur edhe Noli —  “Jam ndjerë i pezmatuar, kur vonë u rehabilitua nga sistemi komunist dhe shumë pak u përmend”, Ded Gjon Luli, sipas Fan Nolit.  Besoj se Noli do të shprehte të njëjtin zhgënjim edhe sot se si politika 30-vjeçare post-komuniste trajton Herojt e Kombit si Dedë Gjon Lulin dhe kontributin e tij ndaj lirisë dhe vet-sundimit të Kombit!

 

Me heshtjen e tij, regjimi komunist i Enver Hoxhës e dënoi për së vdekuri Dedë Gjon Lulin, heroin e luftërave për Flamur dhe Pavarësi të shqiptarëve.  Fatkeqsisht, është kjo një heshtje që vazhdon edhe në periudhën post-komuniste.  Çdo komb tjetër po mos të kishte një hero si Ded Gjo Lu do ta çpikte një të tillë. Sot, udhëheqsit shqiptarë, për fat të keq, adhurojnë më shumë pasardhësit e atyre kombeve që kolonizuan tokat shqiptare për pesë shekuj, madje duke u ndërtuar atyre edhe përmendore në tokat shqiptare që dikur i kishin zaptuar dhe jo heronjtë, e luftërave për Flamur dhe Pavarësi të Shqipërisë, si Dede Gjon Luli. Megjithëkëte, “Historia vonon, por nuk harron”, ka shkruar Fan Noli, në kujtim të heroit mbarëkombëtar, Ded Gjon Lulit.

 

Frank Shkreli

Marrë nga libreza “Kryengritja e Ded Gjo’ Lulit” (1911-1971), Ernest Koliqi, Romë, 1971

Skënderbeu i sodit Joe DioGuardi mbushi tetëdhjetë, ndërsa Komuniteti shqiptar në SHBA, për turp, fjetë ! Nga Elida Buçpapaj

Më 20 shtator 2020 ish Kongresmeni Joe DioGuardi festoi 80 vjetorin e lindjes.

Ndërsa komuniteti shqiptaro-amerikan heshti. Heshtën kudo, Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut!

Heshtën për të treguar se sa poshtë kanë rënë.

Prej vdekjes së Ibrahim Rugovës, por sidomos prej 2008, Komuniteti Shqiptaro-Amerikan  është tjetërsuar, ka dalë nga roli, ka humbur identitetin, ka humbur vitalitetin, nuk ka emra, nuk ka përfaqësues, ka pseudopërfaqësues dhe e ulëta është se ata që pretendojnë se janë kokat kanë mbajtur komunitetin larg nga ish-Kongresmeni Joe DioGuardi!

Për të keqen e kujt? Gjejeni vetë!

Normalisht Komuniteti Shqiptaro-Amerikan mund të organizonte të paktën një Simpozium shkencor me rastin e ditëlindjes së Joe DioGuardit, Skënderbeut të sotshëm të shqiptarëve, të shqiptarëve që tashmë nuk dinë se kush janë dhe janë kthyer në marioneta të Hashim Thaçit, kandidat për Hagë si dhe Edi Ramës, që ka uzurpuar të gjitha pushtetet duke e kthyer Shqipërinë në diktaturë.

Joe DioGuardi prej 1984 si anëtar i Kongresit Amerikan dhe prej 1989 si President i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane bëri të pamundurën, për ta kthyer çështjen shqiptare nga më të panjohurën në metropolin kryesor të politikës, që mbizotërohej nga ndikimi serb, në gjithmonë të pranishme në Kongresin dhe Senatin Amerikan.

Në këto 30 vjet nuk ka asnjë shqiptar që të ketë ndikuar në ndryshimin e rrjedhave të historisë për faktorizimin e shqiptarëve si Kongresmeni Joe DioGuardi.

Nuk ka asnjë shqiptar që t’i jetë përkushtuar çështjes shqiptare, që të ketë luftuar për liritë e të drejtat e njeriut dhe lirinë e shqiptarëve, që të ketë denoncuar krimet serbe të kohës të Milosheviçit, segregacionin antishqiptar në Maqedoni, që të jetë angazhuar për të drejtat legjitime të shqiptarëve në Malin e Zi; nuk ka burrë shteti shqiptar si Joe DioGuardi që t’i ketë ndjekur shqiptarët hap pas hapi, nga koha e pushtimit dhe respresionit, konflikteve deri tek sendërtimi i demokracisë dhe lirive me standart Perëndimor!

Askush nuk mund të kishte atë fuqi si Joe DioGuardi për t’i bërë bashkë shqiptarët e prezantuar në Washington D.C; askush nuk mund të kishte shpirtin arbëresh si ish-Kongresmeni Joe DioGuardi  për të sensibilizuar Washongtin DC se çfarë po ndodh në Kosovë, Maqedoni, Malin e Zit; askush dhe asnjë veç Joe DioGuardi ka patur si mbështetje emrat më të shkëlqyer të Administratave Amerikane prej Presidentit George W.H.Bush e me rradhë; vetëm Joe DioGuardi ka patur atë ndikim tek përfaqësuesit më të lartë të popullit Amerikan që ta donin Kosovën dhe shqiptarët sikur i do Joe DioGuardi.

Nuk ka shqiptar në mbi njëqind vjet histori të Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në SHBA që të ketë bashkëpunuar me ligjvënës të SHBA për çështje themelore të shqiptarëve sikur Joe DioGuardi që ka bashkëpunuar me kongresmenët Tom Lantos, Ben Gilman, Henry Hyde, Dana Rohrabacher, Ileana Ros-Lehtinen, senatorët Charles Schumer, John McCain , Joe Biden, Bob Dole, Claiborne Pell me gjeneralin Wesley Clark në periudhat më kritike që kalonte kombi, në kriza dhe konflikte në Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi, Luginën e Preshevës etj.

Ish-kongresmeni Joe DioGuardi hyri në kontakt menjëherë me gjithë elitën në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Luginën e Preshevës që e paraqiti në administratën Amerikane.

Joe DiGuardi bashkëpunoi ngushtë me Ibrahim Rugovën, Sali Berishën, Arbër Xhaferin, Zekeria Canën, Zenun Celajn, Bajram Kelmendin, Imzot Mark Sopin, Rexhep Qosjen, Adem Demaçin, Ramush Haradinajn, Fadil Sulejmanin, Iliaz Halmin, Gjerg Gjokajn, Riza Halimin etj etj.etj.

Askush si Joe DioGuardi nuk ka arritur të mbledhë përpara Shtëpisë të Bardhë e OKB deri në mbi dhjetë mijë veta nga komuniteti shqiptar në praninë e Kongresmenëve dhe Senatorëve Amerikanë ku kërkoheshin të drejtat e Kosovës.

Duhen ekipe historianësh të tregojnë 35 vjet histori me protagonist Joe DioGuardi.

Joe DioGuardi bashkë me bashkëshorten e tij Shirley Cloyes DioGuardi, eksperte e Ballkanit  nuk ndalen dhe ndjekin hap pas hapi fatin e shqiptarëve në rajon, duke u bërë Avokatët Mbrojtës të tyre.

DioGuardi ka qenë gjithmonë me shqiptarët kudo: në Prishtinë, Gjakovë, Tiranë, Tetovë, Bruksel, Gjenevë, Romë, New York, Washington DC. Ai ishte i pranishëm në varrimin e Enver Hadrit, ishte i pranishëm me Shirley Cloyes kur inagurohet Universiteti i Tetovës; ishte në Hagë kur dëshmon në gjyqin e Milosheviçit dhe nuk ndalet asnjë çast. Ka një sukses dhe ndikim të padiskutueshëm në sajë të kredibilitetit që gëzon. Tom Lantos u kujtonte shqiptarëve gjithmonë t’i ishin mirënjohës JoeDioGuardit!

Nuk ka ndodhur kurrë që në Kongresin dhe Senatin e SHBA në një hark kohor prej 30 vitesh të ketë patur dëshmi, seanca dëgjimore dhe Rezoluta në mbrojtje të shqiptarëve sa këto të votuara e sponsorizuara nga LQSHA me në krye Joe DioGuardi. Zor të besoj se ka patur përpara!

Joe DioGuardi ka krijuar lidhje shumë të forta me Lobin Hebre në SHBA. Kongresmenët Tom Lanos, Ben Gilman ishin hebrej që e respektonin dhe e çmonin pa fund. Me Lobin Hebre ka bashkërenduar aktivite, ekspozita, filma; ka sensibilizuar për rolin që patën shqiptarët gjatë Holokasutit, duke ngritur në piedestal “Besën” dhe tolerancën shqiptare e duke sjellë në SHBA familjarë të shqiptarëve që kishin shpëtuar hebrejtë.

Joe DioGuardi gjithmonë u ka dalë në mbrojtje shqiptarëve, sikur Skënderbeu.

Ishte Joe DioGuardi që në një seancë dëgjimi në Kongres mbrojti UÇK-në pas deklaratës të Ambasadorit Rober Gelbard sipas të cilës UÇK ishte një “Grup terrorist”.

Joe DioGuardi bashkë me Shirley Cloyes dhe LQSHA kanë afër katër dekada që u kanë dalë në mbrojtje shqiptarëve.

Ndërsa shqiptarët nuk e kujtojnë as më 20 shtator, kur mbush 80 vjet!

Joe DioGuardi u krenohet hebrejve për “Besën” shqiptare ndërsa shqiptarët e kanë humbur edhe besën edhe veten se cilët janë.

Sa dekorata janë ndarë në Komunitetin shqiptaro-amerikan nga presidentët e Shqipërisë?

Sa tonelata metal do të bëheshin?

Ndërsa Joe DioGuardi, Shirley Cloyes DioGuardi dhe LQSHA nuk kanë marrë asnjë nder e respekt nga shtetet që ata dhanë kontributin e tyre këto shtete të bëheshin.

Vetëm një dekoratë ka nga koha kur ishte Rugova gjallë.

Lajmi tjetër i trishtë është se Joe DioGuardi ka mbi dhjetë vjet që nuk e viziton Kosovën!

JoeDioGuardi që e vizitonte Kosovën në kohë pushtimi, lufte, krizash ka mbi dhjetë vjet që nuk shkon në Kosovë!

A e pyesni veten se përse ? A e gjetët përgjigjen ?

Më në fund!

E vërteta është se Joe DioGuardi nuk e ka pranuar erën e Thaçizmit dhe politikanëve që kanë kapur shtetin; ai ka denoncuar keqqeverisjen, korrupsionin dhe papërgjegjshmërinë e liderëve shqiptarë për të vënë në rrezik sovranitetin shtetëror.

Po Komuniteti Shqiptaro-Amerikan çfarë ka ? Që dallohet për organizimin e ballove e mbrëmjeve gala, pse bën sikur e harron Joe DioGuardi-n? Se Joe DioGuardi nuk harrohet!

Joe DioGuardi është aty në New York ! Të harruar janë kush mbjell harresën për Figurat si Joe DioGuardi që i lindin kombit një herë në 100 vjet !

Konferencat shkencore për Skënderbeun e Krujës janë vetëm demagogji, sepse po të ishte gjallë Kalorësi i Krishtërimit, do të silleshin sikur me Skënderbeun e ditëve të sotme, Joe DioGuardin.

Në fund të këtij shkrimi, më duhet të them, se kemi rreth 30 vjet që bashkëpunojmë me DioGuardët, kjo është në nderin tonë.

Joe DioGuardit dhe Shirley i uroj mbi 100 vjet, ndërsa shqiptarëve u dëshiroj që të zgjohen e të dalin nga ky makth kombëtar!

Kur i bëmë urimin direkt Joe-s, ai na u përgjigj tekstualisht:

“Të dashur Elida dhe Skënder. SHUMË FALENDERIME për urimet tuaja dhe vlerësimin tuaj për punën time për GJITHË Shqiptarët. Dhe, Elida, unë e lexova shkrimin tuaj të mrekullueshëm dhe ju vlerësoj të gjithë ju që zbardhni të vërtetën e Çështjes Kombëtare Shqiptare, sikur do të vazhdoj të bëj me Shirley. Puna ime nuk ka përfunduar ende, edhe nëse i kam mbushur 80 vjeç dje. Nëna ime jetoi deri 95 vjeçe, unë kam genet e forta shqiptare DHE italiane për të vazhduar me Shirley (që mbush 70 vjeç në tetor). Përshëndetje të ngrohta, Joe”

Nuk ka shqiptar e bir shqiptari që të mos i urojë Joe DioGuardit, Skënderbeut të sodit, të ketë gjithmonë pranë Zotin e të mos ndalen bashkë me Shirley duke dhënë kontributin te jashtëzakonshëm për të mirën e Çështjes Kombëtare Shqiptare, që do të fitojë kur shqiptarët të udhëhiqen nga shtete të së drejtës dhe politikanë të përgjegjshëm. U bëfshin mbi 100 vjeç dhe Shqiptarët t’i nderojnë sikur u takon!


Send this to a friend