VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Dramaturgu austro-shqiptar Gjergj Jozef Kola nderohet nga Kryeministri austriak Sebastian Kurz –

By | January 9, 2019
2 Comments
  • author avatar
    Fritz Radovani 5 months ago Reply

    Urimet ma te mira prej zemret i Nderuemi Gjergj Kola!
    Jete te gjate me krijimtari si gjithmone te Atdhetare!
    Ju pershndes me shume respekt.

  • author avatar
    Gjergj Jozef Kola 5 months ago Reply

    Mirnjohje edhe ty e pendes tande i dashtun Fritz Radovani. Liria ma ne fund erdhi edhe per ne e tash na duhet me e mbajte.

Komentet

Shoqata ”Trojet e Arbrit” sot e ka datëlindjen,mbush 15 vjet jetë – Nga Nue Oroshi

Ishte dimri i ftoftë i vitit 2004 në Kiel të Gjermanisë kur e ftova mikun tim veprimtarin dhe atdhetarin Avni Bilalli që të pimë kafe së bashku dhe të bisedojmë për çështje kulturore e kombëtare siç e kemi traditë tash e 22 vjetë më radhë.Mikut tim ja shpreha brengën se si është e mundur që atdhetari Xhafer Deva të kishte 100 vjetorin e lindjes dhe asnjë organizim kombëtar mos të bëhet askund.Edhe pse zyrtarisht ka vite që kishte rënë nga skena politike regjimi pansllavisto-komunistë por që kishte mbetur në kokat e disa historianëve kjo ideologji e mbrapshtë. Miku im, Avni Bilalli që rrjedh nga një familje atdhetare, që e kishin kundërshtuar komunizmin ku gjyshi i tij Bilalli ishte vrarë nga komunistët me 72 plumba kurse babai dhe axhallarët e Avni Bilallit kishin qenë bashkëluftëtarë të Shaban Palluzhës, Mehmet Gradicës,Bislim Bajgorës,Ymer Selacit dhe shumë atdhetarve tjerë më përkrahu pa kursyer që të jepë kontributin e tij në të gjitha format.Pasi që qytetin e Kielit e konsideronim qytet të vogël për një evenimentë të tillë kombëtar, shkencor dhe atdhetar vendosëm që organizimin e kësaj akademie shkencore me titull:“Akademi përkujtimore me rastin e 100 vjetorit të lindjës së Inxhinjer Xhafer Devës dhe 58 vjetorit të rënies heroike të Kapidan Mark Gjon Markut“, ta mbajmë pikërisht në Hamburg., ku përgatitëm ftesat, siguruam sallën dhe mblodhëm mjete financiare për një aktivitet të tillë kombëtar.Gjatë përgatitjeve të këtij organizimi përmes telefonit biseduam edhe me dy veprimtarë kombëtar, prof.dr.Muhamet Shatrin dhe Tomë Mrijaj. Profesor Muhamet Shatri në atë periudhë kohore ishte sekretar shkencorë në Institutin e Historisë kurse Tomë Mrijaj ishte sekretar në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.

Gjatë mbledhjeve dhe takimeve që mbanim në Hamburg u njoha edhe me Selman Etemin, një veprimtarë i hershëm dhe një intelektual i qetë,i cili përveç kontributit organizativ,për 15 vjet me radhë e barti barrën e lekturimit dhe redaktimit të materialeve shkencore.Pas, shumë peripecive më,12 dhe 13 Qershor 2004 në Hamburg e mbajtëm Akademinë përkujtimore ku morën pjesë intelektual nga Shqipëria,Kosova,Maqedonia,Mali i Zi,Çamëria,Evropa dhe Amerika.Për herë të parë arritëm që ta mbajmë një akademi shkencore ku filloi të lëvizë dhe të dalë në shesh e drejta historike. Pas përfundimit të Akademisë vendosëm që puna e metutjeshme të vazhdoi me organizimin e akademive dhe sesioneve të tjera shkencore në formën e një këshili organizativ për ndriçimin e historisë shqiptare.Kryetar të këtij këshilli e zgjodhëm prof.dr.Muhamet Shatrin ndërsa sekretar mr.sc.Nue Oroshin.Ky këshill organizues për ndriçimin historisë shqiptare e ka vazhduar punën për katër vjet deri sa në vitin 2008 kur kemi  ra dakord të themelojmë Shoqatën e Intelektualeve Shqiptarë“Trojet e Arbrit“ku kryetar u zgjodh prof.dr.Muhamet Shatri,nënkryetar mr.sc.Nue Oroshi ndërsa arkatar dr.sc.Besim Morina,ku edhe u bë regjistrimi zyrtar i shoqatës “Trojet e Arbrit“.Meqense puna ishte mjaftë e hapur dhe duhej që të kontaktonim studiues nga të gjitha viset shqiptare atëherë caktuam edhe koordinatorët e Shoqatës “Trojet e Arbrit“.Koordinatorë për Shqipëri,Mal të Zi dhe Çamëri e zgjodhëm atdhetarin Mentor Quku i cili për 10 vite e kreu me përpikmëri punën e ti duke afruar intelektualë të mëdhenj që u bënë pjesë e pandashme e organizimeve tona.Koordinator për Kosovë u zgjodh prof.dr.Muhamet Shatri,koordinator për Maqedoni prof.dr.Ramiz Abdyli,koordinator për Amerikë dhe Australi Tomë Mrijaj dhe koordinator për Evropë Nue Oroshi.Shoqates “Trojet e Arbrit “me shkrime dhe përkrahje iu bashkua edhe publicisti i vyer dhe nipi i atdhetarit Mustafa Merlika Kruja,Eugjen Merlika si dhe atdhetari Abas Fejzullahi  kryetar i Bashkimit te Intelektualeve shqiptar në Zvicerr që dha një kontribut të çmuar,pa harruar edhe Fatbardha Mulleti Saraqi,një studiuese e vyer dhe qe kontriboj shumë në publikimin e studimeve të  krimeve komuniste qe kishte bërë komunizmi në trojet Shqiptare kundër femrës shqiptare si dhe atdhetarja dhe e burgosura politike në kohën e diktatures komuniste Rukie Rama e cila dha një kontribut te çmuar në përkrahjen e sesioneve shkencore.Ka vjet që Shoqatës iu kanë bashkangjitur edhe gjashtë studiuese te reja ,prof.dr.Bahtie Gërbeshi Zylfiu, dr.Ermelinda Kashah, Ma.sc.Leonora Laçi,Mr.sc.Rezehana Hysa,dr.sc.Entela Kasi,Dr.sc.Rovena Vata, qe jane duke kontribuar bukur shumë, në aspektin shkencor dhe organizativ,si dhe kater studiues shumë të vyer dr.sc. Kastriot Marku,Fatmir Minguli, mr.sc.Paulin Zefi,dhe prof.dr.Zeqir Kadriu,që i kanë dhënë freskinë e duhur në aspektin shkencor dhe organizativ Shoqates “Trojet e Arbrit“.Pa harruar të përmendi këtu edhe dy studiueusit nga Çameria jonë shkrimtarin e madhë Arben Kondi dhe veprimtarin e studiuesin Ahmet Mehmeti,qe afruan shum studiues nga Çamëria dhe shumë studime të frytshme për Çamërinë ku edhe botum librin enciklopedik per Historin e Çamërisë.Gjatë punës 15 vjeçare shoqata “Trojet e Arbrit“ ka arritur që në gjirin e saj të përfshi intelektualë të profileve të ndryshme si historianë,letrarë,publicistë dhe veprimtarë,kombtarë.

Gjatë kësaj periudhe kohore 15 vjeçare Shoqata “Trojet e Arbrit “ka mbajtur 19 sesione shkencore, 8 akademi  dhe ka botuar deri tani 17 vepra shkencore me një tirazhë prej gjithsejt 10.311 faqësh duke u bërë kështu institucioni më i madh shkencorë dhe atdhetarë për ndriçimin e historisë tonë shqiptare. Këtë vit do ta shohin dritën edhe dy librat të reja që janë në përgatitje e sipër.

Gjatë këtyre 15 viteve të punës sonë shkencore dhe atdhetare jemi shoqata e vetme shqiptare qe kemi mbajtur organizime shkencore në të gjitha trojet etnike shqiptare dhe në diasporën e madhe atdhetare. Deri më tani sesionet shkencore dhe akademitë i kemi mbajtur në: Hamburg,Prizren,Shkodër,Klinë,Rreshen,Istog,Ferizaj,Kukës,Prizren,Shkup,Krujë,Gjakovë,Kllokot(Viti),Durrës,Gjirokastër,Lezhë,Prishtinë, Gjenevë,Berlin,Aschafenburg,Bruksel,Soloturn dhe Kiel.

Gjatë këtyre sesioneve dhe akademive shkencore për çdo sesion shkencor për 15 vjet ju kemi mbetur besnik studiuesve tanë duke botuar gjithmonë edhe veprat në afat rekord.

Asnjëherë nuk ka ndodhë që të mbajmë një sesion shkencor dhe që të mos jetë botuar libri i sesionit paraprak.Nëpër botimet tona deri më tani kanë botuarë punimet e tyre profesorët dhe studiuesit më eminënt shqiptarë nga të gjitha trojet etnike shqiptare dhe diaspora e madhe atdhetare,tek “Trojet e Arbrit “deri më tani kanë botuar 300 autor prej një deri në gjashtëmbëdhjetë punime shkencore.

Shoqata “Trojet e Arbrit“ për 12 vjet me plot sukses u udhëhoq nga prof.dr.Muhamet Shatri,i cili edhe pse në rrethana aspak të lehta ia doli që të organizoi sesione dhe akademi shkencore me një nivel mjaftë të lartë shkencor.Prej vitit 2016 shoqata “Trojet e Arbit“ udhëhiqet nga Nue Oroshi,ideatori i këtij projekti shkencor dhe kombëtar që nga themelimi më,12 Qershor të vitit 2004.Rrethanat që veproi dhe punoi kjo shoqatë nuk ishin aspak të lehta.Meqë ne ka 15 vjet që e mbajtëm dhe po e mbajmë primatin në shkencën shqiptare, si dhe  vijën e vërtetë shkencore ku historinë po e shkruajmë ashtu siç ka ndodhur dhe jo ashtu siç e dëshiron ta dikton politika, shpeshherë nuk u shikuam me sy të mirë nga politikanë megalloman dhe trushperlarë apo politikanë që nuk shohin larg qullit të tyre.Përkundër shumë pëngesave dhe mos mirënjohjes nga ana e politikës për atë që po e shkruajmë për herë të parë historinë e vërtetë shqiptare shoqata “Trojet e Arbrit“ është duke e vazhduar punën me plot sukses.

Edhe për vitin 2019 shoqata “Trojet e Arbrit “ka planifikuar një aktivitet të ngjeshur shkencor dhe atdhetar.Më, 27 nëntor në Prizren ,shoqata “Trojet e Arbrit“ do të mbajë një sesion të veçantë Shkencor për Gjergj Kastriotin -Skënderbeun.Në këtë sesion shkencor do të marrin pjesë historianët e Mesjetes shqiptare ku do të paraqitën me të arriturat shkencore lidhur me historinë e Gjergj Gjon Kastriotit-Skënderbeut.Ky sesion shkencor do të përgatitet me projektin e historianit më të madh të Mesjetës shqiptare prof.dr.Jahja Drançolli,i cili per 15 vite dha një kontribut të çmuar në përkrahje të shoqates“Trojet e Arbrit“.28 Nëntori i vitit 2019 për shoqatën“ Trojet e Arbrit“ por edhe për të gjithë shqiptarët atdhetarë do të jetë një ditë gëzimi.Pikërisht në këtë ditë të madhe historike në Prizrenin historik do të vendosët Monumenti i Gjergj Gjon Kastriotit -Skënderbeut. Monumenti ka filluar të punohet dhe në këtë datë do të jetë i gatshëm të vëndosët.Edhe një herë i bëjmë thirrje shqiptarëve atdhetar që mos ta ndalin hapin por të na përkrahin financiarisht për këtë projekt kombëtar që do t´iu mbetët trashegimi breznive shqiptare.Kurse përmbylljen e javës së “Trojeve te Arbrit“për vitin 2019, do ta bëjmë më, 30 nëntor 2019 ku shoqata“Trojet e Arbrit“ do të organizon një sesion të madh shkencor më rastin e  90 vjetorit të vrasjës se historianit,arkeologut,studiuesit dhe atdhetarit Atë Shtjefen Gjeçovi në Zym të Hasit.

Në fund falëndëroj të gjithë Intelektualët e Shoqatës “Trojet e Arbrit“ që na përkrahën për 15 vjet me radhë që me studimet e tyre mundësuan ndriçimin e historisë së vërtetë shqiptare,asaj historie që u përbuzë e u nëpërkëmb ku edhe sot e asaj dite po nëpërkëmbet. Ndjej dhëmbje të madhe për të gjithë ata studiues dhe atdhetarë që na përkrahën dhe që sot nuk janë në mesin tonë,dhe që nuk janë të paktë siç ishin profesori Mentor Quku,studiuesi Willy Gjon Kamsi,atdhetari dhe i burgosuri politik në burgjet komuniste  për 46 vjet Kapidan Dedë Gjon Marku,akademik Mark Krasniqi,fotografi i vyer Angjelin Nenshati,prof.dr.Riza Sadiku,akademik Gjelosh Gjokaj,mr.sc.Mehmet Gjoshaj,Nikolin Destanisha,Mr.sc.Jetish Kadishani,Kryetari i BKDSH Emin Fazlia,veprimtari Ibrahim Metaj,luftëtari i dy luftërave të nacionalizmës shqiptare Mark Avdyli Ndreja,luftetari i Shaban Palluzhës Hajriz Demaku,veprimtari i shoqates Nexhat Shatri,pa harruar vëllain tim të ndjerë Frrok Oroshi i cili për vite të tëra bëri një punë bukur të madhe në aspektin e logjistikës.Një falëndërim të veçantë i bëjmë edhe të gjithë donatorve qe na ndihmuan financiarisht, që  rrugëtimi ynë mos të ndalet por të ecë përpara në mesin e të cileve dua ti veçoj dy emra veprimtarët Tomë Mrijaj dhe Sabri Maxhuni Novosella.

Shoqata “Trojet e Arbrit “pati edhe prezentime mediatike edhe pse jo aq të shumta nga aktivitetet qe i kryen për çdo vit,për këtë një kontribut të çmuar e dhanë gazetarët ,publicistët dhe shkrimtarët Petrit Palushi,Aleksandër Ndoja, Entela Binjaku,Agron Shabani, Mikel Gojani,Entela Komnino, Ismet(Marin)Sopi,Mifail Bytyqi,Rrustem Rugova,Enver  Sulaj,Qazim Morina dhe shumë të tjerë,paharruar ti falëndërojmë televizionet,gazetat, dhe portalet që i dhanë jehonë punës se shoqatës si dhe dizajnerin tonë shumë  punëtor ma.sc.Adil Beqaj i cili për 15 vite punoj pa u ndalur asnjëherë në dizajnin e17 veprave enciklopedike.Falënderoj edhe ata kundërshtar, që për 15 vjet me radhë na luftuan në forma të ndryshme,herë haptas e herë fshehurazi ,sepse na dhanë forcë që projekti i “Trojeve te Arbrit “të ecë sa më suksesshëm në rrugëtimin e tij historik.Ky rrugëtim do të vazhdoj deri sa shkenca shqiptare të vëndoset në binarët e vërtetë të saj.Rugëtimi ynë nuk do të ndalet edhe kur do të shkrihen kufijtë ndër shqiptarë sepse rruga jonë është shkencore,por misioni ynë është historik për bashkimin e Trojeve shqiptare në një shtet të përbashkët në Shqipërinë Etnike.

Reagim i Shoqates së Intelektualëve Shqiptarë “Trojet e Arbrit“ lidhur me heqjen e portretit te Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në disa shkolla të qyteteve të Kosovës

Intelektualëve te Shoqatës  “Trojet e Arbit“ njoftimi se në shumë qytete te Kosovës është hequr nëper shkolla portreti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut i erdhi si një bubullimë e përshkruar me vetëtima të rrufeshme. Këto raste kobzeza mbjellin trishtim dhe përplasje të orientimeve tona shqiptare dhe ne pyesim se kah është nisur Liburnia Politike shqiptare,deri kur do të lejohën të na përseritën këto mbrapshti mbrenda Institucioneve të Kosovës e sidomos atij arsimorë.
Kush është ai përson që flet shqip e i thotë bukës- bukë e ujit- ujë dhe i pengon portreti i Gjergj Kastriotit -Skënderbeut nëpër shkollat e Kosovës.Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë “Trojet e Arbrit“ i bën thirrje Ministrit të Ministrisë së Arsimit Shkences dhe Teknologjisë z.Nysret Bytyqi,që të merr masa të shpejta në kthimin e ligjit të vetë Ministrisë për vëndosjen e porteteve të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.Ky është vendim i Minisitrisë se Arsimit dhe ai duhet të zbatohet në përpikmëri.
Njëherit e thërrasim edhe Kryeministrin e Republikës së Kosovës,z.Ramush Haradinaj që të merr njoftimet e duhura se pse në disa shkolla të disa qytete të Kosoves siç është Gjilani,Peja dhe Dardanë(Kamenicë),por edhe qytete tjera pse është hequr nëpër disa shkolla të këtyre qyteteve portreti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.Kush janë ata drejtorë dhe mësimdhënës që nuk dëshirojnë ta mbajnë mësimin me portretin e Gjergj Kastriotit -Skënderbeut.Shoqata “Trojet e Arbrit“ i thërret të gjithë shqiptaret në Kosovë,Shqipëri dhe vise të tjera shqiptare për një vetdijësim kombëtarë në këto momente historike ku krah nesh e kemi botën e qytetruar,ku krah nesh e kemi fuqinë më të madhe ushtarake Naton,si dhe shtetet më të forta siç janë Amerika dhe Gjermania që mos ta humbim besimin tek këto shtete.Jemi plotësisht të bindur se iniciativat e tilla kobzeza janë iniciativa që nuk do të realizohën kurrën e kurrës në Trojet Shqiptare.Shqiptarët gjatë tërë historisë kanë ditur ti dalin zot Trojeve Arbërore edhe në situata të vështira historike. Shembull konkret është qendresa e Gjergj Gjon Kastriotit i cili që nga viti 1443 e deri në vitin 1468 u bë mburoj e mbrojtës së identitetit tonë kombëtar dhe qytetrimit Evropian.

Ne emër të 150 Intelektualeve të Shoqatës “Trojet e Arbrit“ reagon Nue Oroshi Kryetar

Fëmijët shqiptarë të Karakurtit kthehen në atdhe të mësojnë gjuhën

Fatmira Nikolli – Duam të çojmë një grup fëmijësh shqiptarë nga Ukraina, në Shqipëri, për një pushim veror. Këta fëmijë mësojnë gjuhën shqipe dhe historinë e Shqipërisë, por, asnjëherë nuk e kanë shkelur tokën shqiptare. Na duhen 5000 euro që të vijmë në Shqipëri”. Kjo qe kërkesa e disa fëmijëve të komunitetit shqiptar të Karakurtit në Ukrainë. Shqiptarët e ‘harruar’ e Karakurtit janë një grupim shqiptarësh që lanë vendin rreth 3 shekuj më parë për t’u vendosur fillimisht në Bullgari e më pas në Ukrainë. 300 vite më pas, ata ende flasin shqipen që kanë marrë me vete.
“Historia e gjuhës fillon nga gjyshet tona të ëmbla të cilat kanë ndihmuar duke shkuar nëpër klasa për të kontribuar për mësimin dhe trashëgiminë e gjuhës shqipe”, thonë ata.

Vitet e fundit ka një ndërgjegjësim sa i takon këtij grupimi etnik dhe janë rritur shkëmbimet mes shqiptarëve të këtushëm dhe atyre të atjeshëm. Fëmijët në shkollën e Karakurtit, mësojnë shqipen bashkëkohore. Një herë në vit, mësuesja e tyre e gjuhës shqipes, Natalia Kircheva, vjen në Universitetin e Tiranës, për të mësuar shqipen bashkëkohore, prej ku kthehet në Karakurt, për t’ua mësuar fëmijëve.
VIZITA

Vizita e fëmijëve në Shqipëri ka nisur në datën 2 qershor, drejt Shkupit. Pas një nate që kaluan në Shkup, ata dje kanë ardhur në Tiranë, duke kaluar nga Qafë- Thana.
Në Tiranë, do të kalojnë një ditë e një natë dhe më pas, do të nisen për në Krujë, për të parë kalanë e Skënderbeut. Nga Kruja do të nisen për në Berat, ku do të qëndrojnë për një natë. Pas Beratit, do të shkojnë në Fier-Apolloni dhe Vlorë. Ditët e fundit do të kalojnë në plazhin e Orikumit ose të Vlorës. Gjithsej, janë 16 veta: 12 fëmijë dhe 4 kujdestarë.
“Nëse duam apo jo, dhe pa marrë parasysh sa shumë shekuj janë mes nesh. Ne jemi një komb dhe një gjak! Tani për ne, shqiptarëve të Ukrainës, i jepet një mundësi unike për të realizuar – kush jemi me të vërtetë. Disa vite janë humbur për rininë tonë, por faleminderit për njerëzve të përgjegjshëm, të sjellshëm, patriotikë, gjithçka po kthehet gradualisht. Qëllimi i këtij grupi është të mbështesë fëmijët dhe të rinjtë e fshatrave Karakurt, Georgievka, Devninskoe, Gammovka. Dhe tregoni atyre se ka zhvillim të mëtejshëm dhe të ardhme në të dy vendet. Faleminderit përsëri për mbështetjen tuaj të sinqertë!!!”- thotë Mirabelle Supure, nismëtarja e udhëtimit.

Mirabelle Supure) dhe ka lindur në jug të Ukrainës. Prindërit e saj janë nga Karakurti ku jetojnë shqiptarët e Ukrainës. “Ky fshat ka më shumë se sa 200 vjet që është i banuar. Dhe për mrekulli banorët e Karakurtit vazhdojnë të mbajnë gjallë gjuhën shqiptare dhe traditat shqiptare. Jam rritur me shpirtin shqiptar, gjë që më ka përgatit mirë të dal në jetë. Më ka rritur të jem njëri me kulturë. Udhëtimi im i parë te vendi i paraardhësve të mi ka qenë në vitin 2007. Kam ndier një lidhje të fortë me shqiptarët dhe Shqipërinë. Jam ndier që i kam kuptuar dhe që më kanë kuptuar. Edhe pas 200 vjetësh flasim të njëjtën gjuhë. Kur isha në Shqipëri, kam menduar që të rinjtë e tjerë nga komuniteti shqiptar në Ukrainë duhet të kenë mundësi për të parë këtë vend”, shkruante ajo në fillim të nismës.

Shqiptarët e Ukrainës u larguan nga zona e Korçës, fill pas pushtimit turk dhe për 200 vjet jetuan në Bullgari. Më pas një pjesë u zhvendosën në Ukrainë dhe kanë 300 vjet që jetojnë aty. Numri i shqiptarëve që jetojnë në Ukrainë arin në 50 000 veta. Shqiptaret e Ukrainës, fillimisht u vendosën në veri të Odesës, 220 km në afërsi të fshatit Karakut, së bashku me bullgarët dhe gagauzët. Në fillim të vitit 1860, një pjesë e fshatit Karakurt, sot Zhovtnjovoje, u shpërngul në rajonin e brigjeve të Azovit, rreth 10 km larg, ku u themeluan 3 fshatra: Taz, sot Devnenskoje, Tyshki sot Gjeorgjevka dhe Xhandran sot Gamovra, ku jetojnë ende sot në tokën që ua dhuroi Katerina II e Rusisë. Banorët janë toskë, të shpërngulur nga rajoni i Pogradecit dhe Korçës, si pasojë e përndjekjes osmane. Pas një rrugëtimi nëpër Greqi, Bullgari dhe Rumani përfunduan në Ukrainë. Gjuha që flitet sot në këto katër fshatra, Karakurt (Zhovtnjovoje), Taz (Devneskoje), Tyshki (Gjeorgjevka) dhe Xhandran (Gamovra), është një përzierje e shqipes toske me rusishten. Por megjithatë, zakonet, veshjet dhe tiparet dalluese mbeten të njëjta. Banorët e këtyre fshatrave e identifikojnë veten, si shqiptarë.

Në sheshin e kristaltë ku përpjeket jehu i tingëllimës dhe burimzymtësia e borëbardhave – Nga NUE OROSHI

Jehu i tingllimës në sheshin e kristaltë përplaset me kohën e cila numëron rrezët e diellit pranë panteonit magjikë. Në majekrahun e jehonës magjike sillën kuajt e varreve të cilët duke vrapuar pas ngrënies kanë mbetur në mes të dy detrave me një vrap që s´ndalet asnjëherë.
Buzë këndit magjik burimzymtësia e borbardhave ecë me fluturim pa e folur asnjë fjalë për kohën e lënë pas. Bregu i pikllimës i shkrimtarit tonë të madhë Teki Dervishi, është bregu i stolive magjike kurse sheshi i kristaltë nuk është natyrorë. Ai u ndërtua gjatë një kohëzgjatje të gjatë historike duke përfshirë shumë periudha kohore të cilat herë me lakmi e herë me egërsi,herë me butësi e herë me fortësi sillën e mbështillën ndaj njëra-tjetrës pa e gjetur asnjëherë fijën e lëmshit.
Aritmetika e politikës dhe kufiri i artit është një mbijetesë e cila përputhët me njëra- tjetrën vetëm atëherë kur perëndon dielli.Politikanë mund të behët çdo kush nëse e përfshinë valët e detit apo rrëmbimi i ecjakjëve të shpejta të ujit dhe mund ta vendosë në bregun e pikllimës.Por artistë,shkrimtar,poet e filozofë,nuk mund të bëhet çdo kush.
E kam fjalën për artistat e vërtetë që luajnë me artin e fjalëve dhe i sillen e mbështillen ato sikurse ai mjeshtri i mirë që nuk i lenë vend imagjinatës.Këtu nuk përfshihen edhe ata shkarravitësit e letrës nga e bardha në të zezë.Prandaj dallimi në mes të artistit dhe shkarravitësit të letrave është një botë e cila dallon shumë nga njëra- tjetra.
A nuk është turp për të gjithë këta intelektualë në diasporë që jemi,të mos jemi në gjendje t´i afrohemi se paku shkrimtarëve tanë të mëdhenj siç ishin profesor:Ernest Koliqit,Martin Camajt,profesor Zef Valentinit,Gjelosh Gjokajt,profesor Kristë Malokut,profesor Isuf Luzajt,profesor Arshi Pipës,At Athanas Gegajt,Tahir Kolgjinit dhe shumë e shumë të tjerve që lanë gjurmë të pashlyera në artin dhe kulturën shqiptare.Këta ishin dhe do të mbetën shkrimtarët e artistët shqiptarë të cilët jetuan,punuan,shkruan e vepruan jashtë kornizave të realizmit socialistë më një fjalë janë shkrimtarë të kalibrit evropian.E pikërisht për këtë arsye se janë shkrimtarë të kalibrit evropian kanë mbetur në margjinat e harresës. Sikur të ishte gjallë Teki Dervishi ai do të mallkonte me fjalët më të rënda për këtë harresë.Jo vetëm këta shkrimtarë të mëdhenj që i kemi harruar apo vetëm i kujtojmë aty këtu,por e kemi harruar edhe doajenin e letërsisë dhe romansierin e dramaturgun më të madhë shqiptarë Teki Dervishin.
Për veprën e Teki Dervishit nuk kujdesët kush që ta përkthej në gjuhë të huaja sepse ishte dhe mbeti një shkrimtarë modern që e bëri letërsinë ashtu siç duhet të jetë.
Asnjëherë nuk mori urdhëra për të shkruar letërsinë, romanin,dramën apo poezinë por me mendjen e shpirtit, e drejtoj muzën e të shkruarit në këndveshtrimin modern. Derisa harrojmë shkrimtarët dhe artistët tanë që e bënë letërsinë për çdo ditë ndëgjojmë promovime të shkrimtarëve të realizmit socialistë që dridhën e përdridhen para pasqyres për veprat e shkruara dhe të pashkruara.Pra,me një fjalë i kemi harruar ata që janë shkrimtarë dhe po mirremi me shkarravitësit e letrave, që me shkronja të zeza po ja humbin bardhësinë letrës,pikërisht në sheshin e kristaltë,tek jehu i tingllimës dhe burimzymtësia e borbardhave.

Shqiptarja që futi çiftelinë në Filharmoninë e Hamburgut

Hava Bekteshi është një ekonomiste nga qyteti Neustadt afër Hamburgut, Gjermani. Ajo ka migruar nga Maqedonia në Gjermani, me prindërit, kur ka qenë vajzë 14 vjeçe.

Muzika autoktone shqiptare dhe instrumenti më i njohur shqiptar, çiftelia, ka qenë gjithmonë pjesë përbërëse e kohës së lirë në shtëpinë ku Hava është rritur. Në këtë mënyrë ky instrument është bërë që nga fëmijëria e hershme mjet për shprehjen e ndjenjave, mallit e dhembjes, edhe për Havën.

Me kohë, çiftelia e saj ka kaluar muret e shtëpisë dhe të familjes së saj, duke zënë gjithnjë më shumë vend edhe në shkolla, orkestra, mese artistësh, dhe kudo ku ekonomistja shqiptare ka gjetur mundësinë për ta bërë të njohur këtë pjesë të traditës shqiptare.

“Kam marrë pjesë në festivale të ndryshme, në bashkëpunime me muzicientë të zhanreve të ndryshme ku gjithmonë e kam përfshirë çiftelinë. Pastaj kam zhvilluar projekte me nxënës gjermanë, projekte në teatëro, si në Teatrin Gjerman “Deutsches Schauspielhaus” por dhe jashtë Gjermanisë, në qyettet si Venedik, Lyon, etj.”, thotë Hava Bekteshi për albinfo.ch.

Por, si kurorëzim të përpjekjeve të saj në këtë drejtim, Hava e konsideron paraqitjen në koncertin e realizuar bashkë me Filharmonë e famshme të Hamburgut (Elbphilarmonie). Kjo është realizuar të shtunën që shkoi, më 25 maj, në kuadrin e projektit “Stadtlied” (Kënga e qytetit) që u zhvillua në Hamburg.

“Në Elbphilharmonie, në Hamburg jam paraqitur me çifteli nën tingujt e këngës sime të bukur shqipe “Tingellon teli i Çiftelisë“! Kështu, çiftelia është parë e dëgjuar për herë të parë në një koncert të tillë madhështor”, shprehet Hava Bekteshi. “Ka qenë diçka kaq e pabesueshme dhe unë jam shumë mirënjohëse që pata mundësi të qëndroj në këtë skenë gjigante së bashku me kaq shumë artistë tjerë profesionistë”.

Ajo është zgjedhur si njëra ndër portagioistet e këtij komcerti madhështor. Për koncertin kanë raportuar edhe televizione të ndryshme gjermane, të cilat kanë bërë edhe portretin e Hava Beksteshit.

Koncertit në fjalë i ka paraprirë një përgatitje e gjatë dhe intensive përmes provave dhe punëtorive të ndryshme. Aty kanë marrë pjesë mbi 100 persona, të gjinive, moshave, profesioneve dhe prejardhjeve të ndryshme.

Qëllimi i këtij projekti të kurorëzuar me koncertin e madh ka qenë prezantimi i qytetit të Hamburgut si një qytet kozmopolit dhe laraman, të cilin e pasuron prania e një numri të madh komunitetesh me prejardhje të ndryshme./ albinfo.ch

Loreta Spaho kandidon për Këshillin Bashkiak të Selanikut!

Një tjetër kandidate shqiptare në zgjedhjet lokale në Greqi.

Loreta Spaho që prej 25 vitesh jeton në Selanik, sot kandidon për Këshillin Bashkiak të këtij qyteti.

 Loreta ka mbaruar studimet ne Selanik, eshte e martuar ka nje femije vajze.

Ajo ka hedhur kandidaturen per zgjedhjet lokale qe zhvillohen me dt 26 maj.

Urojmë që të fitojë duke i ftuar të gjithë shqiptarët qüe jetojnë në Selanik të votojnë për Loretën.

Fotografia e Loreta Spaho

Zgjedhjet lokale në Greqi, rekord kandidatësh shqiptarë

Plot 69.821 janë kandidatët për zgjedhjet europarlamentare dhe për pushtetin lokal, që zhvillohen të djelën në Greqi. Pranë tyre, nga e njëjta pozitë tashmë, renditen në një sfidë të paprecedentë me dhjetra përfaqësues të denjë të komunitetit shqiptar në vend. Vota e emigrantëve shqiptarë-shtetas grekë më 26 maj pritet të luajë rol deciziv për mjaft bashki të vendit, madje dhe atë më kryesoren, Bashkinë e Athinës, ku jetojnë e punojnë përqindja më e lartë e emigrantëve. Në shumicën e listave të gjata të fletëvotimeve përfshihen emra shqiptarësh, ndërsa kërkesat nga partitë e mëdha mbeten të hapura edhe për zgjedhjet parlamentare të tetorit 2019.

Nëse reagimi do të jetë i duhuri dhe normalisht i pritshmi, me pak fjalë, nëse votojnë të gjithë dhe mbështesin bashkatdhetarët, atëherë e djela do të jetë padyshim një ditë historike. Si dhe komuniteti më i mohuar dhe vazhdimisht i snobuar nga të gjitha palët, zyrtarisht dhe përfundimisht realizon integrimin legjitim në familjen e gjerë europiane me një kapitull të ri, me fitoren më të madhe që të vetëm dhe vetëm ata mund të arrijnë: shanse të barabarta edhe në Greqi! Sa e njohin sadopak historikun e emigracionit në vendin ballkanik fqinj, në fakt një numër jashtëzakonisht i madh shqiptarësh, e kuptojnë më së miri se çfarë do të thotë konkretisht kjo, të sigurosh shanse të barabarta me helenët vendas!

Por edhe nëse të gjitha kandidaturat nuk marrin fitoren e shumëpritur, pjesëmarrja dhe vetëm, votimi nga emigrantët apo fëmijët e emigrantëve (të konsideruar paturpësisht “brezi i dytë i emigrantëve” në Greqi), përdorimi i të drejtës më sublime duke paraqitur kartën e identitetit grek është një akt që nuk duhet anashkaluar nga askush dhe për asnjë arsye, këtë fundjavë.

Mbështesim garën e ERMELA JANA dhe EDA GEMI
Sfida më e madhe e të djelës janë dy kandidaturat për zgjedhjet europarlamentare nga spektri i majtë politik grek: Eda Gemi me partinë “Lëvizjen për Ndryshim” (ish-PASOK) dhe Ermela Jana me partinë “Potami”. Të dy kandidatet janë lindur në Shqipëri, kanë studiuar në Greqi dhe në vende të tjera europiane, ndërsa sot kanë karrierë akademike tepër të suksesshme. Si Eda Gemi ashtu dhe Ermela Jana janë specializuar në sferën e emigracionit dhe të drejtave të njeriut, me eksperiencë të vyer dhe kontribut të jashtëzakonshëm në evidentimin dhe zgjedhjen e çështjeve madhore për integrimin e komuniteteve emigrante në shoqërinë europiane, si dhe mbizotërimin identitetit europian në të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor.
Pushteti lokal: Ja emrat që votojmë të djelën!

Në çdo kënd të Greqisë, numri i plotë i kandidaturave të emigrantëve shqiptarë është sa i madh, aq edhe i vështirë për t’u përcaktuar apo saktësuar, për vetë faktin se emrat nuk dallohen dhe kandidatët janë plotësisht të integruar në shoqërinë vendase ku dhe gëzojnë respekt të plotë.

Në Athinë dhe zonat përreth të Atikës disa prej kandidatëve për këshilltarë të bashkisë apo këshilltarë të guvernatorit rajonal janë: Arjana Bariaba, Kristi Dedja, Sajmir Kostandin Stathi, Sotir Shehu, Skerdilajd Agalliu, Gani Xheka- i cili mori shtetësinë greke në shenjë mirënjohje për kontributin e tij në tragjedinë e Matit, në verën 2018, Lefter Kuqo, Adiljan Koxhaj, Vivian Horieti, Eliona Gjergo Tanka, Juli Rexhepaj dhe Lisandër Niko Daullja.

Kandidaturat e bëra publike nga Selaniku dhe veriu i Greqisë janë: Luan Zika, Loreta Spaho, Ana-Keti Çela Pendidhu, Anila Rezhda, Spiros Janakis, Kristina Sulillari Aleksandru
Ndërsa në ishullin e Kretës konkuron Maria Kapllani, e lindur dhe rritur në Greqi, në profesion gazetare, e cila madje ka punuar dhe në kanalin e madh televiziv Star Channel.
Gjithashtu, minoritarët grekë të Shqipërisë, jo vetëm që kanë mjaft kandidatura në të gjitha fletëvotimet e të djelës, por për herë të parë një minoritar, Andreas Kurtis, kandidon për guvernator të Atikës, me 80% të emrave në listë ekskluzivisht minoritarë që jetojnë e punojnë në zonë, mes tyre shkrimtarë e shkencëtarë të mirënjohur për komunitetin.

Shqiptari Gjon Muharremaj arrin të kualifikohet në garën “The Voice’ në Francë

12 talentet që avancuan në etapën e ardhshme të “The Voice’ në Francë u shpallën të shtunën, e njëri prej tyre ishte shqiptari Gjon Muharremaj.

Në garën tmerrësisht të forte në kryeqytetin francez, Gjoni ka mahnitur jurinë me performancën e tij, por duket një rol vendimtar në shpëtimin e “Gjon Tear`s” e ka pasur vota e teleshikuesve.

I lindur në Zvicër, djaloshi tejet i talentuar e ka të atin nga Kosova, dhe nënën nga Tirana. Ai flet një shqipe të pastër e siç rrëfente kohë më parë në Top Channel, i ka vënë vetes qëllim qe zëri t`i dëgjohet në Shqipëri dhe jashtë saj.

Emrin e skenës ka zgjedhur ta ketë Gjon’s tears, për shkak të gjyshit që ishte emocionuar shumë nga hera e parë kur Gjoni, asokohe fëmijë, kishte nisur të interpretonte një këngë.

Së fundi, i riu ka qenë duke shijuar suksesin e projektit të tij muzikor “Babi”, një këngë me të cilën elektrizoi dhe finalen e “The Voice Kids”.

Gjoni ishte vetëm 12 vjeç kur mahniti jurinë e “Albanians Got Talent” me zërin e tij të fuqishëm, dhe duket i vendosur të mos mungojë dhe në skenat shqiptare, për të qenë sa më pranë një publiku të cilin e ka shume për zemër.

Kandidatët shqiptarë në zgjedhjet greke (video)

Në Greqi më 26 maj mbahen zgjedhjet vendore dhe për Parlamentin Europian. Për herë të parë, në këto zgjedhje do të votojnë jo vetëm një numër i madh emigrantësh shqiptarë, por dhjetëra prej tyre janë edhe kandidatë për këshillat bashkiakë në qytetet kryesore greke.

Korespondenti ynë Raimond Kola bisedoi në Greqi me disa nga kantidatët shqiptare dhe përgatiti materialin:

BESIM S. NUREDINI, NJERIU QË NDIHMOI SHQIPËRINË ETNIKE – Nga Hilmi GASHI – Gjermani

Në foto: Bacë Besim S. Nuredini i Kërçovës, Iliridës e Kosovës.

Besim S. Nuredini, që po i mbrri 78 vite (i 3 tetorit 1941) nga Kërçova e Iliridës, si shumë bashkëkombas të tij shqiptarë në Ish-RSFJ, u detyrua nga kushtet e kohës të marrin rrugët e mërgimit me qëllim për të siguruar një jetë më të mirë të familjes së tij. Në fillim të vitit 1965 emigroi në Vjenë të Austrisë, ku jetoi e punoi mbi tre vite, po duke e parë se të ardhurat e tij, që i siguronte me djersë të ballit, nuk i mjaftonin për të ndihmuar familjen e vet në vendlindje, si dhe për të dhënë kontribute monetare për kombin nëpërmjet organizatave shqiptare në mërgim, që ishin shtrirë nëpër shumë shtete evropiane, e mori vendimin për t’u largua drejt Gjermanisë. Në fillim u vendos në qytetin Tübingen dhe, me pas, në Düsseldorf.
“Baca Besim”, siç i thërrasim me respekt e mirënjohje, ia nisi punës si punëtorë në shtetin gjerman, derisa e mori inisiativën e mirë e të guximshme për të hapur një restorant me specialitete evropiane, ku pati suksese në këtë biznes.
Me punë e kontributet e tij, me mirëpritjet në restorantin e tij, me nderimet e nderat e tij, emri i Bacë Besimit të Kërçovës filloi të jetë i njohur për bashkëkombas tanë në Düsseldorf e më gjërë në lande të Gjermanisë, në Mërgatën Shqiptare, në Iliridë e Kosovë.
Shqiptarit të mirë, Bacë Besimit të Kërçovës, filluan t’i drejtohen kërkesat për ndihmë nga të gjitha trojet shqiptare. Ai, pa u hamendur fare, me atdhetari e bujari filloi të ndajë mjete për “Studentë të Iliridës”, ta mbështesin ish-rektorin e Universitetit të Tetovës, prof. Fadil Sylejmanin në misionin e tij. Bacë Besimi e kishte derën e tij të hapur derisa ky universitet shqiptar, me përpjekje të vazhdueshme e sakrifica të mëdha, me ndihma panshqiptare e ndërkombëtare, u shpall Universitet Shtetëror, që, sivjet, më 4 qershor 2019, i ka 25 vite, një çerek shekulli, nga themelimi i tij.
Themelimi Fondit të Qeverisë së Kosovës në ekzil ishte i mirëpritur edhe nga Bacë Besimi i Kërçovës, i cili i kreu me gjithë dëshirë e vullnet të mirë obligimet atdhetare, sikur të ishte shqiptar i Kosovës, duke ndarë jo vetëm 3 për qind, por duke marrë pjesë veprimtare e kontributeve edhe në të gjitha aksionet e marra për grumbullimin e mjeteve të duhura financiare, në drejtim të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Gjithnjë, Bacë Besimi ishte pjesmarrës aktiv në të gjitha demonstratat atdhetare masive për Kosovën e lirë e sovrane, të mbajtura në Gjermani, Bruksel (Belgjikë) e Zvicër.
Nga dalja në skenë e forcave të UÇK-së, Bacë Besimi i Kërçovës, i Iliridës e i Kosovës, me vullnetin e tij më të madh ndihmoi materialisht e financiarisht vetëm e vetëm që Kosova të çlirohet nga pushtuesi serbo-sllavë, të fitojë Lirinë e Pavarësinë, të krijojë e fitojë shtetësinë e vet në territorin e vet e me njohje ndërkombëtare, me antarësime në organizma e organizata ndërkombëtare deri në OKB.
Bacë Besimi ishte i pari në Düsseldorf me rrethina, që priti e përcolli drejt frontit të Luftës në Kosovë, duke filluar nga përfaqësues të Shtabit të Përgjithshëm e deri ushtarë vullnetarë për liri e pavarësi të Kosovës.
Nga dita e fillimit të Luftës së lavdishme të Kosovës e deri në përfundim të saj, Bacë Besimi i Kërçovës, i Iliridës e Kosovës, nuk u ndalë së ndihmuari materialisht e financiarisht të gjitha trojet etnike shqiptare.
Edhe pse sot, kur Bacë Besimi i Kërçovës, i Iliridës e Kosovës, po i mbrri të 80-tat e jetës së tij, ende ka shpresë të madhe se një ditë (qoftë sa më e afërt) do t’i realizohet ëndrra e tij për Shqipërinë Etnike, të cilës ia ka kushtua gjithçka të mirë e të mundshme në jetën e tij, nga pjesëmarrja aktive në demonstrata, nga kontributet e mirënjohura për arsimin shqiptar në Iliridë, për Luftën e Kosovës, për arsimin, shëndetësinë e kulturën në Kosovë, etj.
Për kontributet e tij të dhëna për Çështjen Kombëtare Shqiptare, për arsimin e kulturën shqiptare, për humanizmin e tij, Bacë Besim S. Nuredinit të Kërçovës, të Iliridës e Kosovës, nga Gazeta e Alpeve “Tropoja”do t’i ndahet një “Mirënjohje”.

Gjermani, 19 maj 2019

Shqiptarja që kandidon për këshillin bashkiak në Gjermani

Shqiptarja Dhurata Caushaj, është një tjetër shqiptare e cila ka bërë publike kandidaturën e saj për Këshillin Bashkiak në zonën Freiburgut, Gjermani.

Përveç angazhimit profesional në shkencat informatike, ajo është edhe aktiviste për të drejtat e grave dhe emigrantëve në komunitetin gjerman.

Borana Tartari: Shteti shqiptar nuk na ka ndihmuar që të promovohemi

Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, kandidatja për zgjedhjet lokale në Itali, Borana Tartari, tregon arsyet e këtij kandidimi. Tartari shpjegon faktin se komuniteti lokal në Itali funksionon akoma në bazë të grupimeve të vogla territoriale

Erjon Dervishi

Zgjedhjet lokale në Itali do të mbahen në 26 Maj, në të njëjtën ditë me zgjedhjet e Parlamentit Evropian. Në Itali jeton dhe punon një komunitet shumë i rëndësishëm shqiptarësh, të cila kanë dhënë kontributin e tyre për vendin ku jetojnë. Ata duan që të njihen edhe në politikë. Pjesëmarrja e tyre në aktivitet politike është një e drejtë legjitime, por që në shtetin Italian vetëm dy vitet e fundit po arrin të implementohet. Një nga këto është edhe Borana Tartari. Ajo është kandidate për në zgjedhjet lokale në komunën e Bergamos. Theksojmë se Italia ndahet në disa rajone, një nga këta është edhe Rajoni i Bergamos. Në këtë qytet jeton dhe zhvillon aktivitetin e tyre të përditshëm një numër i konsiderueshëm shqiptarësh. Borana Tartari flet për gazetën “Shekulli”. Ajo tregon arsyet se pse e ka marrë këtë vendim tani për të kandiduar. Por ajo që është më shqetësuese për të, është fakti i neglizhencës së shtetit shqiptar. Ajo kërkon që puna dhe veprimtaria e tyre në Itali, apo edhe kudo ku jetojnë shqiptarë, të njihet dhe të vlerësohet. Edhe pse në Shqipëri janë organizuar për disa vite samite apo takime me rrjetin e diasporës shqiptare, përsëri asgjë nuk ka ndryshuar. Diaspora shqiptare nuk ka mundur të gjejë hapësire për të investuar në Shqipëri, nuk ka mundur të gjejë hapësire për të ushtruar aktivitetin e saj në vendin e origjinës.

Intervista e plotë:

Znj. Tartari, çfarë do të thotë për një politikane me origjine shqiptare pjesëmarrja në zgjedhjet për Bashkinë e Bergamos?

Në këtë moment kaq delikat mendimi që ne jemi përfaqësuesit më të rinj të një force politike kaq të rëndësishme, siç është PD, tregon haptazi nevojën për inovacion dhe integrim dhe nga ana tjetër për ne qytetarët e gjeneratës së dytë të emigrantëve ky është një detyrim i rëndësishëm drejt komunitetit tonë.

Besoni se forca juaj politike do të ketë mundësinë për të qenë pjesë e Parlamentit Evropian?

Patjetër që po, PD vazhdon të mbetet një nga forcat më të rëndësishme politike në Itali, jo vetëm kaq, por ka qenë një nga partitë promotorë të shumë reformave të rëndësishme të kërkuara nga Euroja, si Job Acts, Ligji i Stabilitetit, Spending Revieë etj.

Për sa i përket situatës në Itali, si është duke funksionuar komuniteti shqiptar atje?

Komuniteti shqiptar në Itali funksionon akoma në bazë të grupimeve të vogla territoriale, të përfaqësuara nga shoqata të ndryshme, që nuk kanë akoma një forcë aq të rëndësishme, krahasuar me zhvillimin aktual ekonomik dhe social të komunitetit shqiptar. Le të themi nuk është formëzuar akoma mentaliteti që bashkimi bën fuqinë.

A ka një bashkëpunim midis tyre dhe si e shikoni Politiken e Jashtme Shqiptare?

Ne edhe sot vazhdojmë të shohim njëri-tjetrin me paragjykimin që me siguri duan të bashkëpunojnë sepse do përfitojnë diçka nga ne. Jemi akoma në kushtet që përcjellim negativitetin e politikës tonë të brendshme shqiptare edhe jashtë kufijve. Sot akoma nuk ka një njohje reale nga ana e përfaqësive tona të punës reale, të përditshme dhe të shtrirjes territoriale të shoqatave të ndryshme, janë këto shoqata me një shtrirje virtuale, dhe pa anëtarësim real që marrin ftesa dhe janë pjesë aktivitetesh, apo promovimesh konsullore duke lënë jashtë një pjesë të mirë të komunitetit, që punon, përfaqëson denjësisht Shqipërinë, por nuk i jepet mundësia të promovohet nga shteti ynë. Nëse politika jonë e jashtme do funksiononte, do kishte numrat e mjaftueshëm për të qenë faktor imponues edhe në politikën migruese në Itali, apo në vende të tjera. Le të kujtojmë që në Itali janë rreth 40 mijë firma shqiptare dhe me numra të tillë nuk mund të mos bësh diferencën si komunitet.

E fundit ka të bëjë me rritjen e populizmit dhe rrezikun e saj. Mendoni se kjo do të ndikojë në procesin e zgjerimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor?

Në kushtet kur politika kthehet në pronë të një individi edhe populizmi merr forcë, por nuk besoj se këto lëvizje janë në gjendje të çojnë përpara programet e tyre në pikën që të jenë fondamentale në politikat e jashtme të shteteve përkatëse, aq sa të ndalojnë një proces aq të rëndësishëm siç është ai i një Evrope të madhe me integrimin në të të Rajonit të Ballkanit./gazeta shekulli/