VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Doruntinë Maloku: Nëse Specialja s’merret me rastin e babait, do t’i publikoj emrat e dëshmitarëve

By | January 12, 2016

Komentet

Me akademi solemne shënohet Dita e Alfabetit

Ministria për Sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, sonte nga ora 19:30 në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë do të organizojë akademi solemne me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Me të shënohet përvjetori i Kongresit të Manastirit në të cilin dhjetëra shkencëtarë shqiptarë nga 14 deri më 22 nëntor të vitit 1908 janë mbledhur për ta krijuar alfabetin e gjuhës shqipe.

Delegatët nga Shqipëria dhe shoqatat shqiptare dhe klubet nga tërë bota në kongresin e Manastirit kanë sjell vendim për pranimin e latinishtes me disa ndryshime, adaptimin e 36 shkronjave të gjuhës shqipe. Prandaj 22 nëntori shënohet si Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe është ditë jopune për shqiptarët në vend.

Në akademinë solemne, e cila është qendrore nga seria e ngjarjeve që janë organizuar këto ditë, është paralajmëruar prania e përfaqësuesve të Qeverisë, të Kuvendit, të partive politike dhe korit diplomatik.

Sivjet për herë të parë do të ndahet edhe çmimi shtetëror “22 Nëntori” për krijime në sferën e jetës politike, kulturore dhe shoqërore në shtet.

Fitues janë hulumtuesi, historiani dhe humanisti David Hosafëpl dhe punëtorët e arsimit Kimete Agai dhe Adnan Agai. Çmimi do t’u ndahet në orën 13:00 në Kuvend.

Vendimin e solli këshilli organizativ nën kryesimin e prof-dr.Gzime Starova. Tre fituesit janë shpërblyer për kontributin e tyre në avancimin e bashkëjetesës ndërnjerëzore dhe mirëkuptimin reciprok të bashkësive, kulturave dhe feve të ndryshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Zgjedhje të lira dhe drejtësi të pavarur”- Pse rezoluta e Partive Popullore Evropiane është më e “forta” për Shqipërinë

Pjesëmarrja e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në samitin e Partive Popullore Evropiane, grupimi më i madh brenda Parlamentit Evropian, nuk ka qenë thjesht një pjesëmarrje për të mbajtur një fjalim dhe për t’u larguar prej andej.

 

Kreu demokrat ka arritur të “marrë” një rezolutë të fortë për krizën politike në Shqipëri, e përbërë nga 10 pika.

Ashtu sikurse dokumenti i Bundestagut gjerman, edhe rezoluta e Partive Popullore Evropiane i mëshon fort krijimit me urgjencë të Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar prej saj një vendim të shpejtë dhe final mbi votimet e 30 qershorit, të cilat siç dihen u zhvilluan vetëm me pjesëmarrjen e Partisë Socialiste, e cila ka fituar të gjitha bashkitë në vend.

Rezoluta kërkon drejtpërdrejt hetimin e politikanëve të përfshirë në vjedhjen e votave, kërkesë e cila bëhet edhe nga Bundestagu gjerman.

Në pikën 6 shprehet shqetësimi i thellë për fenomenin e vazhdueshëm të personave me rekorde kriminale që kandidojnë për poste publike në shkelje të hapur të ligjit siç thekson rezoluta dhe largimin e tyre nga këtë pozicione.

Rezoluta e grupit të partive që qeverisin vende të rëndësishme të Evropës përfshirë Gjermaninë dhe që ka drejtues të rëndësishëm të Parlamentit Evropian, i ndërkombëtarizon më tej shqetësimet e Partisë Demokratike mbi situatën politike në vend.

Rezoluta e miratuar me shumicë votash është shumë më e rëndësishme se rezolutat e mëparshme apo mbështetjen që Partia Demokratike ka marrë në rrafshin ndërkombëtar prej këtij grupimi vitet e fundit.

Grupi i PPE-së ka qenë kundër bojkotit të Parlamentit nga ana e Partisë Demokratike në vitin 2017, e njohur si periudha e “çadrës” në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” që çoi më pas në marrëveshjen e 17 majit.

Rezoluta aktuale drejtohet kryesisht ndaj qeverisë, duke kërkuar prej saj angazhim për zgjidhjen e ngërçit politik.

/S.Lleshi/Panorama /

Skandali tjetër, Kosova pjesë e Serbisë edhe në librat shkollorë në Shqipëri

Edhe sot ka vazhduar skandali me harta në Shqipëri ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë, raporton Gazeta Express.

Pasi që kryeministri Edi Rama publikoi një video në të cilën shihej në hartë Kosova si pjesë e Serbisë, sot gjatë ditës janë publikuar harta të librave shkollorë ku shteti i Kosovës shfaqet nën kufijtë e Serbisë.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka shkruar në Facebook se sot gjatë ditës dikush i ka dërguar një foto të një librit ‘Qytetaria’ të klasës së 8, derisa, në të shihet Kosova si pjesë e Serbisë.


Fotografia e publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha

Këtë akt e ka quajtur tradhti kombëtare Berisha, derisa ka publikuar fotografinë e librit.

Ndryshe, ditë më parë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama publikoi një fotografi ku Kosova shihej si pjesë e Serbisë. I njëjti postim qëndroi në llogarinë e tij për më shumë se pesë orë, derisa u editua më vonë.

Për këtë temë, pati reagime të shumta drejtuar Ramës, ani pse ky i fundit nuk e ka sqaruar vetë këtë veprim. /GazetaExpress/

2020 – VITI I AT GJERGJ FISHTËS – Pllakati nga Fritz RADOVANI (2019)

Vllazen e Motra Shqiptarë!

 

Me daten 22 Nandor asht Dita e Alfabetit Shqip, që u punue në Shoqninë “Bashkimi” të Shkodres në vitin 1908, nga Poeti Kombtar At Gjergj Fishta, dhe u aprovue në Kongresin e Manastirit. Ai Alfabet na mësoi me shkrue fjalët Nanë, Babë dhe Shqipni…

Veprat tjera të Atdhetarit At Gjergj Fishta i sherbyen gjithmonë Bashkimit Shqiptarve nen tingujt e Hymnit Flamurit Kombtar, Flamurit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!

Në këte 80 vjetor që At Fishta mbylli sytë pergjithmonë mendoj se, Shqiptarët duhet të kujtojnë Veprat e Tij të Perjetëshme tue i kushtue:

“VITIN  2020  VITI  I  AT  GJERGJ  FISHTES”

Melbourne, 20 Nandor 2019.                              Me respekt, Fritz RADOVANI

Takimi i Metës me partitë e opozitës: Përshëndes qëndrimin tuaj për zgjedhje të parakohshme të menjëhershme

Presidenti i Republikës Ilir Meta zhvilloi sot një takim me kryetarët e partive të Opozitës së Bashkuar, drejtuar nga Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në njoftimin e publikuar nga presidenca bëhet me dije se Meta i njohu të gjithë pjesëmarrësit në takim me situatën dramatike të sundimit të ligjit, dhe veçanërisht me zbatimin e njëanshëm antikushtetues të Reformës në Drejtësi.

Manipulimi i procesit të emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke synuar kapjen e Gjykatës Kushtetuese përmes rrëmbimit të të drejtës kushtetuese të Presidentit të Republikës për të bërë emërimet e tij, është skandali më flagrant i Reformës në Drejtësi dhe shkeljes së Kushtetutës.

Presidenti theksoi se nuk do të lejojë askënd të neutralizojë kompetencat e Presidentit të Republikës, siç ia njeh Kushtetuta e vendit, dhe se do të ndërmarrë çdo veprim për të ndaluar këtë puç kushtetues.

Kreu i Shtetit përshëndeti hapat e ndërmarra nga opozita për miratimin pa asnjë vonesë të reformës zgjedhore, si dhe qëndrimin publik të Opozitës së Bashkuar për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme të menjëhershme, me qëllim kthimin e legjitimitetit të munguar Kuvendit të Shqipërisë dhe rivendosjes së dialogut politik në institucione.

Presidenti Meta vuri në dukje se përmbushja urgjente e kushteve të Bundestagut është e vetmja rrugë e sigurtë për çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, dhe për ndalimin e shpopullimit dramatik të vendit.

Kongresmeni JoeDioGuardi & Keshilltarja per Çeshtje te Ballkanit Shirley Cloyes DioGuardi takim me diasporën në Zvicër

Me kenaqesi ju njoftojme se Presidenti i LQSHA-se, ish-Kongresisti i SHBA-ve Joe DioGuardi dhe Keshilltarja per Ceshtje te Ballkanit znj. Shirley Cloyes DioGuardi do te marrin pjese, si mysafire te vecante, ne nje manifestim madhor ne Zvicer me 24 Nentor 2019 prej ores 15:00 deri ne 19:00 ne:

Pentorama Amriswil
Arbonerstrasse 4,
8580 Amriswil

I ftojme te gjithe shqiptaret qe jetojne ne Zvicer qe te marrin pjese ne kete manifestim bashke me Kongresistin DioGuardi dhe znj DioGuardi, qe shenon edhe 30 vjetorin e punes se palodheshme te Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane, organizates se vetme lobuese per shqiptaret te regjistruar ne Washington, DC.

Eshte pikerisht kjo pune e Liges se bashku me kontributin e madhe te Anetareve te Bordit, miqeve e perkraheseve, qe ka qene esenciale dhe instrumentale ne drejtimin e politikes se jashtme amerikane ne interes te kauzes kombetare shqiptare, e cila perfshine lirine dhe pavaresine e Kosoves, demokratizimin e Shqiperise, dhe sigurimin e te drejtave te plota per shqiptaret ne Mal te Zi, Maqedoni, dhe Lugine te Presheves!

Ju lutemi, shperndajeni kete lajmerim (share) tek te gjithe miqte dhe familjaret tuaj ne Zvicer.

Ju falemnderit!

It gives us great pleasure to announce that AACL President and former US Congressman Joe DioGuardi and Balkan Affairs Adviser Shirley Cloyes DioGuardi will be attending a major event in Switzerland, as special guests, on Sunday, November 24, 2019, from 15:00 to 19:00 at:

Pentorama Amriswil
Arbonerstrasse 4,
8580 Amriswil

We invite all Albanians in Switzerland to join Congressman DioGuardi and Ms. DioGuardi at this event, marking the 30th anniversary of the tireless work of the Albanian American Civic League, the only registered lobby for the Albanian people in Washington, DC.

It is the work of the Civic League and the support of its Board Members, friends and other supporters, that has been essential and instrumental in shaping America’s foreign policy in favor of the legitimate and righteous plight of the Albanian national cause, including a free and independent Kosova, a democratic Albania, and equal rights for Albanians in Montenegro, Macedonia and the Presheva Valley!

Please share this announcement with all your friends and family who live in Switzerland.

Thank you!

# # #

Intervista – Engel: Do të bëj gjithçka për të ndihmuar Kosovën dhe Shqipërinë

Zoti Eliot Engel thotë se është skeptik për idenë e ndryshimit të kufijve, pasi nuk do të ndalte me Kosovën.


“Kjo do të shkaktonte një reagim zinxhir që unë mendoj se nuk do të ishte pozitiv. Ne i dimë parametrat për Kosovën. Unë mendoj se ndryshimi i kufijve do të ishte një ide e gabuar. Mendoj se kjo nuk do të ishte një gjë e mençur”, i tha ai Zërit të Amerikës.

Zoti Engel tha se shpreson që qeveria e Kosovës të ketë një bazë sa më të gjerë, në mënyrë që të ketë më shumë njerëz të përfshirë në koalicion për trajtimin e sfidave, pasi vendi përballet me disa probleme.

“Serbia po bën përpjekje të forta për të deligjitimuar Kosovën. Ajo po përpiqet të bindë vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që të tërheqin njohjet. Ne po luftojmë kundër këtyre përpjekjeve. Kështu që sa më i bashkuar të jetë vendi aq më mirë do të jetë për vendin”, tha ai.

Kongresmeni nga Nju Jorku, nuk pranoi të komentonte lidhur me Kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, pasi tha se nuk komenton për kandidatët për kryeministër në vende të tjera.

“Por më lejoni të them se kam besim se Shtetet e Bashkuara, me nxitjen time si kryetar i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë, do të vazhdojnë të kenë marrëdhënie të ngushta me kombin shqiptar, me popullin shqiptar dhe me njerëzit në Kosovë. Dhe sigurisht që unë jam i gatshëm të ndihmoj në çfarëdo mënyre që mundem, kështu që kushdo që zgjidhet, zoti Kurti apo dikush tjetër, unë do të ofroj ndihmën time”, tha ai.

Duke folur për presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, ai solli si shembull rastin e vëllezërve Bytyçi, për premtimet që ai ka bërë dhe nuk i ka mbajtur, duke thënë se nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim.

Zoti Engel nuk iu përgjigj direkt një pyetjeje për rolin e të dërguarve të posaçëm për Ballkanin dhe bisedimet Kosovë-Serbi, Matthew Palmer dhe Richard Grenell, por tha se në çdo dialog që ka të bëjë me të ardhmen e Kosovës, duhet të ketë zë populli i Kosovës.

“Të gjitha këto gjëra të tjera që po përpiqen të bëjnë me Shqipërinë, Serbinë, nëse nuk përfshihet Kosova, nuk do të jetë një vendim i drejtë. Kështuqë mendoj se duhet të merret vendimi i popullit të Kosovës për gjithçka.”

Dhe sipas tij, Shtetet e Bashkuara duhet të marrin një rol më aktiv.

“Si kryetar i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë, si mbështetës i fortë i Kosovës dhe Shqipërisë unë do të bëj gjithçka që mundem për ta realizuar këtë dhe për çfarëdo të kenë nevojë zyrtarët e zgjedhur të Kosovës dhe Shqipërisë, unë gjithmonë jam i gatshëm të ndihmoj.”

Zoti Engel shprehu gjithashtu shqetësimin për valën e të rinjve që nuk gjejnë punë në Kosovë dhe Shqipëri dhe lënë vendin e tyre.

RIDEA: “Kosova duhet të kërkojë kompensim për dëmet të shkaktuar nga Serbia”

Prishtinë

Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) prezantoi sot dy studime, një mbi çështjen e Trepçës në kontekstin e “Finales së Madhe” (Dialogut Kosovë-Serbi) dhe një studim mbi çështjen e reparacionit për krimet e luftës të kryera në Kosovë, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga ky Institut, ekonomisti Iraj Hashi, i cili shpalosi historikun e ndërmarrjes Trepça, tha se Serbia duhet të marrë përgjegjësinë për dëmet e shkaktuara gjatë kohës që e menaxhonte këtë kompani.

Sipas tij, një nga gjërat më të dëmshme që ka bërë Serbia në Kosovë është ndërrimi i pronësisë së Trepçës në vitet e 90-ta, kur pasuritë e kompanisë u bartën tek disa kompani private që lidheshin me Novak Bjelic, menaxherin e emëruar në vitin 1995, bashkëpunëtor i ish-presidentit nacionalist serb Sllobodan Millosheviq.

“Serbia duhet t’i pranojë përgjegjësitë për periudhën kur ka qenë në krye të Trepçës. Ata nuk mund ta anashkalojnë përgjegjësinë dhe të flasin për të si diçka që ka ndodhur në të kaluarën. Ajo ka ndodhur me kryesimin e tyre dhe ata kanë përgjegjësi për të. Kosova ka përgjegjësi çfarë ka ndodhur më herët dhe më pas, por, jo përgjatë viteve të 90-ta kur Serbia ka marrë përgjegjësitë e menaxhmentit të Trepçës”, tha Hashi, duke shtuar se resurset e Trepçës duhet të menaxhohen nga Kosova dhe Serbia.

Hulumtuesi nga ky institut, Qerim Qerimi tha se Kosova duhet të kërkojë kompensim për dëmet materiale dhe njerëzore të shkaktuar nga Serbia gjatë viteve të 90-ta.

Ai tha se qëndrimi i Kosovës në dialog me Serbinë duhet të jetë pretendues për “kthimin e pronës së dëmtuar, përfshirë objektet private dhe publike, dëmshpërblime me kompensim materiale e jo-materiale”.

“Kosova mund dhe duhet të insistojë në një kërkimfalje formale nga Republika e Serbisë, përmes një deklarate të qartë për pranimin e fajit për krimet e kryera në Kosovë qoftë të paraqitura publikisht nga kreu i shtetit serb ose të përfshirë në një dispozitë të marrëveshjes përfundimtare. Dhe, së fundi garancionet e mospërsëritjes. Duke marrë parasysh aspektet historike veçanërisht përvojën gjatë dekadës së fundit të shekullit të kaluar, Kosova mund të kërkojë edhe marrjen e garancioneve formale nga Republika e Serbisë për mospërsëritjen e shkeljeve ose keqbërjeve të kaluara, që njëkohësisht do të mund të paraqisnin edhe njohje (të Kosovës nga Serbia) dhe pranim të fajit”, tha Qerimi.

Kujtojmë se Trepça ishte ndërmarrja më e madhe me pronësi shoqërore në Kosovë, një eksportuese e madhe dhe një burim i rëndësishëm fitimi nga valuta të huaja në ish-Jugosllavi. Deri në fund të viteve të 80-ta kompleksi Trepça përbëhej nga 21 njësi të njohura si OTPA (secila minierë, metalurgji, fabrikë etj., ishte një OTPA – Organizata Themelore e Punës së Asociuar).

Dekada e 1989-1999 u përcoll me rënie të vazhdueshme të Trepçës, përfshirë përkeqësimin e situatës ekonomike e financiare të saj.

VIDEO LAJM- “Rama ik”, momenti kur tifozët thërrasin në kor kundër kryeministrit. Simbolika e njëjtë me protestat e opozitës

Tifozët kanë shpërthyer në thirrje kundër kryeministrit Edi Rama, gjatë ceremonisë së hapjes së stadiumit të ri “Air Albania Stadium”.

Sikurse mund të dëgjohet edhe në video, në kor, tifozët thërrasin “Rama ik”, në momentin kur në stadium fiken dritat dhe ndizen dritat e celularëve, një simbolikë kjo e përdorur edhe gjatë protestave të PD-së, ku protestues te shumte, ndriçuan bulevardin me dritat e celulareve.

tifozet thirrje rama ik on Vidnews.

Kryeministri Rama ishte i pranishëm në ceremoninë e hapjes së stadiumit së bashku me familjen e tij, bashkëshorten Linda Rama dhe djalin Zaho. Në fjalën e tij, Rama e quajti ditën e sotme “ditë historike për sportin shqiptar”.

Librat poetikë “Ujshëm” nga Elida Buçpapaj dhe “Imgur” nga Skënder Buçpapaj prej sot në Panairin e Librit Tiranë

VOAL – Prej sot në Panairin e Librit në Tiranë do t’i gjeni edhe librat tanë të rinj poetikë “Ujshëm” nga Elida Buçpapaj dhe “Imgur” nga Skënder Buçpapaj.

I ftojmë miqtë tanë, lexuesit dhe të gjithë të interesuarit se librat tanë do t’i gjejnë në stendën e Shtëpisë Botuese “Onufri”.

Panairi i Librit Tirana 2019, i 22-ti me radhë u hap sot, e mërkurë, më 13 nëntor 2019 dhe mbyllet të dielën, më 17 nëntor 2019.

 

Serwer: Kosova të jetë e kujdesshme, do t’i bëhet presion për marrëveshje para zgjedhjeve në Serbi

Ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer, ka thënë se Republika e Kosovës duhet të jetë e kujdesshme për marrëveshjen me Serbinë, shkruan Gazeta Express.

Ai ka paralajmëruar se Prishtina zyrtare do t’i nënshtrohet një presioni për të arritur një marrëveshje me Beogradin para mbajtjes së zgjedhjeve në Serbi.

“Kosovarët duhet të jenë të kujdesshëm. Ndaj tyre do të ushtrohet presion për të arritur ndonjë rezultat para zgjedhjeve në Serbi, dhe kjo nuk është në dobi të tyre”, ka thënë Serwer për RTA, transmeton Gazeta Express.

Teksa ka folur për marrëveshjen, Serwer ka përsëritur edhe një herë se është kundër idesë së korrigjimit të kufijve dhe, sipas tij, një marrëveshje potenciale nuk duhet të prekë integritetin territorial të Republikës së Kosovës.

Ndër të tjera ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave, duke thënë se mosliberalizimi i vizave për kosovarët është vendim më i keq se ai i moshapjes së negociatave për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Sipas Daneiel Serwer, çështja e liberalizimit të vizave ka ndikimit të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve.

Zëri i Amerikës: Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, nis pyetja e kandidatëve

Në Shqipëri, Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) nisi sot seancat dëgjimore me tre kandidatët e mbetur në garën për Prokurorin e ri të Përgjithshëm, e cila hyn kështu në fazën përmbyllëse. Pas seancave të sotme, KLP, mbetet që të bëjë vlerësimin përfundimtar dhe renditjen e kandidatëve sipas një sistemi pikëzimi. Në garë janë Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku, Prokurorja e Apelit Fatjona Memçaj dhe Prokurori i Krimeve të Rënda, Olsian Çela.

Zonja Marku kërkon të marrë një mandat të plotë, pasi u emërua nga parlamenti me një mandat provizor në dhjetor të vitit 2017. Gjatë kësaj periudhe ajo ka qenë në shënjestër të kritikave, sidomos të opozitës, për zvarritje sipas saj të hetimeve në çështje ku rezuton të implikuar eksponentë socialist, ndërkohë që dhe disa emërime apo lëvizje prokurorësh nga ana e saj janë shoqëruar, shpesh me polemika. Zonja Marku ishte e para që sot doli para anëtarëve të KLP-së.

Kandidatja e dytë Memçaj, ishte ndër të parat që kaloi testin e rivlerësimit. Ndërsa ka zhvilluar studime edhe jashtë vendit, ajo ka mbuluar detyrën e Prokurores së Apelit që prej viti 2013, ndërsa më parë ka mbuluar detyra administrative në Presidencë, apo për disa muaj dhe si drejtore kabineti e Prokurorit të Përgjithshëm në periudhën janar-shtator 2013. Ajo dallohet në veanti për formimin e saj akademik.

Prokurori Çela shihet si një kandidat i fortë në garë. Ai është ndër të paktët që kaloi pa asnjë problem dhe pa ju ngritur asnjë dyshim, procesin e rivlerësimit, në të 3 kriteret e tij, atë formimit profesional, të pastërtisë së figurisë si dhe të pasurisë, kriter i cili ka qenë shkak që ka çuar në shkarkimin e pjesës dërmmuese të gjykatësve dhe prokurorëve që i janë nënshtruar rivlerësimit. Ai vjen në garën për Prokurorin e Përgjithshëm, pas një karriere të gjatë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda të cilën e ka drejtuar dhe për disa vite.

Procesi për Prokurorin e ri të Përgjithshëm, ishte ndër çështjet e para me të cilat u mor KLP-ja, menjëherë sapo nisi funksionin në fillim të këtij viti. Pas përmbylljes së seancave dëgjimore, një moment me rëndësi është renditja e kandidatëve, pasi ajo mund të rezultojë dhe përcaktuese për emrin që do të drejtojë në vitet e ardhshme organin e akuzës, ndonëse fjala e fundit i takon parlamentit. Emërimi i Prokurorit të Përgjithshëm kërkon një shumicë të cilësuar me 3 të pestat e parlamentit. Në rast se ku quorum nuk arrihet, atëherë automatikisht, posti i kalon kandidatit të renditur i pari në listën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.