VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Donika Gërvalla rastësisht ka përballë Isa Mustafën: Kryeministri vetëm heshti (foto)

By | May 28, 2016

Komentet

Behgjet Pacolli paralajmëron padi ndaj gazetarit Enver Robelli

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli dhe gazetari Enver Robelli me gjasë do të përballën edhe një herë para gjykatës. Kjo pasi që sot gjatë ditës Robelli ka bërë tërthorazi akuza të rënda për Pacollin duke e ndërlidhur me vrasjen e Jusuf Gërvallës. Në një përgjigje për Gazetën Express, kreu i AKR-së ka bërë të ditur se do të padisë Robellin për shpifje.

Gazetari Enver Robelli sot e ka ndërlidhur emrin e Behgjet Pacollit, me njërin nga atentatet më të tmerrshme ku janë vrarë vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka.

Në 38 vjetorin e kësaj vrasje, Robelli teksa ka kritikuar shtetin e Kosovës që nuk ka bërë asgjë për të zbardhur prapavijen e asaj se çka ndodhi, ka thënë se Pacolli kishte qenë i afërt me Selim Broshën që u vra pas luftës në Prishtinë, e që sipas tij ka pasur informacione mbi këto vrasje.

Ai thotë se po në atë kohë Pacolli dha një intervistë për një gazetë serbe të afërt me UDB-në. Artikulli i kësaj gazete ilustrohej me fotografi ku Pacolli mes tjerash shihej me Selim Broshën, duke pirë birra në një lokal të Prishtinës. E kjo, sipas Robellit, ndodhi pikërisht në kohën pasi në Gjermani u vranë Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka.

“Pas çlirimit të Kosovës oligarku dhe palaçoja i skenës politike të Kosovës, Behgjet Pacolli, i dha një intervistë një reviste të Beogradit të afërt me UDB-në. Intervista u ilustrua edhe me shumë fotografi, mes tyre, shend e verë, duke pirë birra në një lokal në Prishtinë: Pacolli dhe Brosha. Diku në vitet 80-të. Pasi në Gjermani ishte vrarë Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka”, shkruan Robelli.

Ai shkon edhe më tutje, duke thënë se Brosha ka qenë pjesë e ekipit për përgatitjen e terrenit për vrasjen e Jusuf Gërvallës konfirmohet edhe në aktet e Policisë Federale të Zvicrës.

“Që Selim Brosha ka qenë pjesë e ekipit për përgatitjen e terrenit për vrasjen e Jusuf Gërvallës – për këtë nuk lënë dyshim aktet e Policisë Federale të Zvicrës. Është shumë e mundur që vrasësit, pra ata që kanë tërhequr këmbëzën e armës, të kenë qenë tipa të llojit të Arkanit, por për shkrimin e historisë së Kosovës është me rëndësi të dihet kush i çoi vrasësit te banesa e Jusuf Gërvallës në Gjermani? Kush e përcolli te kriminelët e regjimit të Beogradit informacionin se Kadri Zeka nga Zvicra lindore u nisë në takim me vëllezërit Gërvalla në Untergruppenbach të Gjermanisë? Ka shumë gjasa që këtë shërbim pushtetit serb t’ua kenë bërë kriminelët shqiptarë. Kosova zyrtare nuk interesohet për këso detajesh. Prioritet janë interesat e momentit, plaçkitja e shtetit, tallja me vuajtjen e njerëzve”, shkruan ai.

Për këto deklarata që sot gjatë ditës i ka bërë gazetari Robelli ka paralajmëruar padi për shpifje ministri në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli. Kështu ka konfirmuar i njëjti në një përgjigje për Gazetën Express.

Kjo nuk është hera e parë që Pacolli dhe Robelli për përballen në Gjykatë.

Pacolli kishte fituar gjyqin ndaj gazetarit në një gjykatë zviceriane në Zurich të vitit 2016-të, pasi që e kishte paditur Robellin për shpifje me anë të shkrimeve në disa media.

Në bazë të vendimit të gjyqit, që e kishte siguruar Gazeta Express, Robelli ishte gjobitur me 1500 franga zvicerane (6 mijë franga nëse e përsërit veprën) dhe me detyrimin për t’i paguar shpenzimet e gjyqit. I kontaktuar nga Express, këtë lajm Robelli e pati quajtur të pavërtetë.

“Është e pavërtetë. Është thjesht një manipulim dhe keqpërdorim të dhënash, asgjë me shumë”, tha ai të hënën.

Kreu i AKR-së i kishte prishur punët me Robellin në mars të vitit 2015-të, duke e akuzuar atë se i kishte kërkuar një shumë të madhe të parave prej 60 mijë euro për t’ia shkruar biografinë.

Më 4 mars 2015, Behgjet Pacolli kishte paralajmëruar padi ndaj Robellit përmes një postimi në Facebook.

Osmani: Nuk bashkëpunojmë me PAN-in për ta shkarkuar Konjufcën

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk do të pranojnë të bëhen bashkë me PAN-in për ta shkarkuar Glauk Konjufcën nga pozita e kryetarit të Kuvendit.

Përveç kësaj ajo ka thënë se LDK’ja nuk do të marrë ndonjë inicitaive për ta shkarkuar Konjufcën nga pozita e të parit të Kuvendit.

Këto deklarata Osmani i ka bërë sot për gazetarët nga selia e LDK’së.

Ajo gjithashtu ka potencuar se është optimiste në arritjen e marrëveshjes me Vetëvendosjen për koalicion qeverisës.

Dje Vetëvendosje përmes një zarfi ka refuzuar propozimin e LDK-së që t’ia kthejnë kryeparlamentarin deri në zgjedhjen e presidentit nga LDK-ja dhe ndarjen e ministrive 5 me 5.

Më pas kreu i LDK’së Isa Mustafa, në një konferencë për media ka deklaruar se këtë letër nuk e konsideron zyrtare.

Dy partitë tashmë i kanë bërë ofertat e fundit njëra-tjetrës, ndërkohë situata është bllokuar dhe nuk ka asnjë deklarim për pranim apo refuzim të ofertave.

Në anën tjetër presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar lëvizje në rast se situata vazhdon të mbetet e bllokuar, derisa nga VV kanë thënë se do ta dërgojnë emrin e mandatarit pa vonesa./GazetaExpress/

Vetëvendosje: Do t’ia dërgojmë pa vonesa emrin e mandatarit Presidentit

Partia e udhëhequr nga Albin Kurti po thonë se do të bëjnë dorëzimin e propozimit për mandatar brenda afateve dhe pa vonesa. Pa saktësuar se kur do të bëhet një gjë e tillë, nuk dihet nëse brenda kësaj kohe LV e LDK-ja do të mund të merren vesh për bashkëqeverisje, shkruan Gazeta Express.

Sot janë bërë 22 ditë që prej kur është bërë konstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe janë zgjedhur, kryetari e nënkryetarët.

Mirëpo, partia e parë e dalë nga zgjedhjet e gjashtë tetorit, nuk e ka dorëzuar ende emrin për mandatar te i pari i vendit, Hashim Thaçi.

Vetëvendosje për këtë është duke u kritikuar edhe nga partia me të cilën tash e saj muaj janë duke negociuar për koalicion. Mos dorëzimi i emrit për mandatarin nga LDK-ja po shihet si frikë për të marrë përgjegjësi.

“Mandati është te partia e parë. Edhe këtë rast nuk janë tu e marrë mandatarin tash e 3 javë. Tregon një farë frike ose tregon se sa e vështirë është me i ndërtu institucionet. Si duket nuk ka vullnet. Është obligim kushtetues i tyre, na po presim. E kam thënë edhe ma herët që ka një lloj frike me e marrë këtë post edhe këtë zyrë me e udhëheq vendin, tani po vërtetohen edhe ma shumë. Ambasadori Walker tha, me siguri ka aluduar për LV-në, që ka frikë prej politikanëve me i marrë detyrat shtet ndërtuese”, ka thënë në emisionin DPT te Fidani, sekretari i Lidhjes Demokratike, Arban Abrashi.

Përveç kësaj, shtyrja e propozimit nga LV-ja, që do të hapte rrugë pastaj për krijim të institucioneve, ka bërë që presidenca të lajmërojë se për këtë do të drejtohen për interpretim në Gjykatë Kushtetuese. Kjo pasi që ata kanë kërkuar që të dihet se sa ka kohë partia e parë e dalë nga zgjedhjet për të dorëzuar emrin.

Për këto deklarata e se kur do të bëjnë propozimin për mandatar, kanë folur sot gjatë ditës nga Lëvizja Vetëvendosje në një deklaratë për Gazetën Express.

Nga zyra për media, Arlind Manxhuka ka thënë se synim i LV-së mbetet edhe më tutje krijimi i institucioneve të reja, tash kur veçse është bërë zgjedhja e kryesisë.

Ai ka shtuar se brenda afateve do të bëjnë edhe dorëzimin e emrit për mandatar, por, pa saktësuar se kur do të ndodhë një gjë e tillë.

“Synimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka qenë dhe mbetet krijimi i institucioneve të reja në përputhje me vullnetin qytetarë të shprehur me 6 tetor 2019, përkatësisht themelimi i qeverisë, tash kur Kuvendi i Kosovës është konstituuar dhe me ç’rast ka zgjedhur kryesinë e re me në krye të këtij institucioni Glauk Konjufcën. Në këtë drejtim ne po bëjmë të gjitha përpjekjet që sa më parë të kemi qeverinë e re, ndërkaq siç është theksuar në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Lëvizjes përbrenda afateve dha pa ndonjë vonesë Lëvizja VETËVENDOSJE! sigurisht se do të dërgojë emrin e mandatarit ashtu siç parashihet me Kushtetutën e vendit dhe me këtë rast ne do ta njoftojmë opinionin publik me kohë kur do ta dorëzojmë emrin e mandatarit”, është shprehur Manxhuka.

Dorëzimin e emrit për mandatar e ka kërkuar ditë më parë edhe presidenti i shtetit, Hashim Thaçi, mirëpo, që kësaj thirrje të tij iu është përgjigjur duke i kërkuar që të mos bëjë presion, i pari i LV-së, Albin Kurti.

LV dhe LDK ende nuk kanë arritur që të dakordohen për koalicion, ndërsa, tani vetëm se janë shtuar edhe më shumë përplasjet mes tyre. Kjo pasi që as njëra e as tjetra nuk po lëshojnë pe nga kushtet që kanë vënë në tavolinë të diskutimit.

Tenori Ramë Lahaj godet rëndë Edi Ramën që e paditi Ramush Haradinajn

Padia që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka bërë kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, ka nxitur reagime të ashpëra gjithandej. Ka reaguar ashpër edhe artistiti shqiptar, Ramë Lahaj, i cili e ka cilësuar Edi Ramën si ‘ shortim mes greku e serbi’.

Tenori shqiptar me famë botërore ka thënë se vazhdimisht historia e kombit shqiptar ka njohur politikanë të tillë të cilët kanë gëzuar të huajt duke e përmbysur sofrën e vetë, raporton Gazeta Express.

Ramë Lahaj kishte shkruar një reagim kundër Ramës edhe kur ky i fundit ishte shëtitur rrugëve të Durrësit me Aleksander Vucicin, pak ditë pasi kreu i shtetit serb kishte mohuar krimet serbe në Kosovë.

Reagimi i plotë i Ramë Lahajt:

Faqja e zeze

N’ven se Shqipnija me qu padi kundra krimeve te bame ne Kosove e gjenocidin barbar ne dekada nga Serbija, sot nji shortim mes greku e serbi “profeti“ paska qu padi per t’zotin e shpise n’Kosove, vllaun e vet. I mjeri !

Historikisht kombi shqiptar ka pase qakoj qe me bisht ner’ kame, i kan shti hunet fell, sa kan mbrri me permyse sofren e vet per me ja bo qefin e me gzu vrasesin, hasmin t’perbetuem t’vallut t’vet.

Po nuk jemi merzite asihere se luajt gardian qe jeten flijuan neper dekada per ket’ liri t’lame me gjak, na kan lane djem e nipa boll, qe me na e mrbojte torishten prej zagarve te ktij soji. N’funt t’funit, boll i kemi hallet tona me ndamjen e hises se pushtetit, bash si qent e terrbum rreth lekures se kurbanit.

HIJENA T’PUSHTETIT

Zot ruje Shypnin prej shartimit t’kti soji.

Zeri i Amerikës: Padia ndaj Haradinajt – Publicistët kosovarë shpërthejnë kundër Ramës: Akt anti-historik prej diktatori

Kosovë, reagime pas padisë së kryeministrit Edi Rama ndaj Ramush Haradinajt

Publicistë dhe shkrimtarë në Kosovë thonë se padia që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ushtruar ndaj kryeministrit në largim të Kosovës, Ramush Haradinaj, është e dëmshme për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Të mërkurën, kryeministri Rama ushtroi padi me pretendimet se kryeministri në largim Ramush Haradinaj ka shpifur ndaj tij, duke kërkuar edhe kompensim të dëmit të shkaktuar. Në padinë të bërë publike nga emisioni “Betimi për Drejtësi” thuhet se deklaratat janë bërë në kuadër të debateve rreth procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë e që, në parim, siç thuhet në padi, do të duhet të rezultojë në një marrëveshje reciprokisht të detyrueshme për të dyja palët dhe njohje reciproke në mes këtyre dy shteteve.

Publicisti dhe shkrimtari, Milazim Krasniqi thotë për Zërin e Amerikës se padia është për keqardhje dhe është në vazhdën e përshkallëzimit të moskuptimeve si dhe hapje e një teme të panevojshme.

Milazim Krasniqi

Milazim Krasniqi

“Tema e tillë krijon në radhë të parë vet dëshpërim te shqiptarët por edhe çdo konflikt ndërmjet Kosovës e Shqipërisë rrezikon dobësimin frymës Atlantike dhe evropiane dhe mund të inkurajoj qarqet pan-sllaviste ruse që të penetrojnë më shumë në rajon, në këto hapësira prandaj po them se e shoh si një arrogancë, si një egoizëm pothuajse pervers i cili nuk i ka hije një kryeministri të shtetit shqiptar”,tha ai.

Historiani dhe shkrimtari Jusuf Buxhovi, thotë se marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri janë të dyanëshme, njëra që lidhet me bashkëpunimin e qytetarëve dhe tjera politike dhe institucionale që aktualisht po ndikon në uljen e ndikimit shqiptar në rajon.

“Me atë që dje pamë, padinë që e ushtroi kryeministri i Shqipërsië, Edi Rama kundër (Ramush) Haradinajt është kulmi i një hipokrizie politike. Diçka të tillë kurrë nuk kanë parë as vendet ballkanike në mes veti që të padisin kryeministrat, ani pse ka pasur kontekste vazhdimisht në mes tyre, e leje më që të dal me një padi për tradhti. Kjo është edhe ajo që në kohën kur dje u shënua masakra e Reçakut, një masakër që pastaj i parapriu ndërhyrjes të NATO-s, u shënua nga e gjithë bota, u shënua edhe nga aleatët, ndërkohë që Shqipëria jo vetëm që nuk e shënon por kryeministri i saj i bën padi kryeministrit në detyrë Haradinaj, i cili përkundër qeverisjes së tij e cila nuk mund të quhet e kënaqshme, megjithatë ka treguar një stabilitet së paku në disa kundërvënie të disa kërkesave të Serbisë”, tha ai.

Zoti Buxhovi thotë se Tirana zyrtare kohëve të fundit është afruar me Beogradin zyrtar duke anashkaluar problemet me të cilat përballet Kosova kundrejt Serbisë. Ai thotë se kjo sjellje e Tiranës zyrtare mund të ketë pasoja

Jusuf Buxhovi

Jusuf Buxhovi

“Megjithatë uroj që politika e Kosovës të mos sillet aq papërgjegjshëm siç po sillet ajo e Tiranës, por edhe ajo e Tiranës mund të thuhet se gjatë këtyre 10 apo 15 vjetëve të fundit krahas kësaj sjellje që mund të quhet edhe vandale që është pasqyruar dje me këtë padinë që i bëri zotit Haradinaj, ajo në të njëjtën kohë ka pasur edhe lëvizje të dëmshme përgjithësi për politikën shqiptare në Ballkan. Edhe ajo çka është më e rëndësishme për shembull te (Edi) Rama është sjellja prej një diktatori në raport me demokracinë atje. Ne e dimë që në dy vjetët e fundit se Shqipëria po përjeton një rilindje të një diktature të shteti një partiak, ky model do të thotë është ai që mund të jetë shumë i dëmshëm dhe të ndikoj që edhe autokratët e ardhshëm në Kosovë por edhe axhamitë tjerë me të cilët politika e Kosovës është me plot e për plot ta marrin si model atë të Shqipërisë dhe t’i trimëroj në një farë mënyre sjelljet e tilla. Prandaj në këtë aspekt mendoj se sjellja e papërgjegjshme e Tiranës është një akt anti-historik”, tha zoti Buxhovi.

Ndërsa, publicist Milazim Krasniqi thotë se padia e kryeministrit Edi Rama është rrjedhojë e përpjekjes për të mbuluar projektin e mini-shengenit ballkanik.

“Pra, padia është në këtë kuptim dhe ai e ka kuptuar sipas të gjitha gjasave që Kosova nuk mund të tërhiqet për kapistalli ashtu siç ai e ka menduar në marrëveshjen me (Aleksandër) Vuçiçin dhe tash përpiqet ta zhvendosë temën te një kontest gjyqësor, por mbetet shija e hidhur e një aventurizmi që ka provokuar Edi Rama me këtë lojë me Vuçiçin dhe jam i bindur që asnjë qeveri e Kosovës nuk do të jetë e gatshme që të pranojë këtë skemë e cila thash që e faktorizon Serbinë që është vrima e zezë gjeo-startegjike në zemër të atlantizmit”, tha zoti Krasniqi.

Marrëdhëniet ndërmjet dy kryeministrave u përkeqësuan përgjatë vitit 2019 dhe se polemikat në distancë ndërmjet tyre janë përsëritur disa here.

Pingpongu i ofertave djallëzore! – Nga Florim Zeqa

 

Pas ndërprerjes së dialogut në mes LVV-së dhe LDK-së, ofertat drejtuar njëra-tjetrës nga largësia, edhe pse pa ndonjë efekt të drejtëpërdrejt, u ngjajnë predhave në ajër, ku secila nga dy subjektet po mundohen të krijojnë avantazh në terrenin politik pa e bërë asnjë lëizje para.
LVV dhe LDK po hudhin oferta pa ju përgjigjur njëra-tjetrës, duke i trajtur ofertat si jo serioze, ashtu siq janë në realitet këto dy subjekte mes tyre; të pasinqerta, hipokrite dhe të pabesa ndaj njëra-tjetrës.
Vallë deri kur do të “gjuhen” me oferta “partnerët” e koalicionit qeverisës!?
Ndoshta deri në pafundësi derisa të ndodhë ndërhyrja e Gjykatës Kushtetuese apo bashkësisë ndërkombëtare për zhbllokimin e situatës!?
Kjo lojë e pasinqertë e këtyre dy subjekteve, pretendente për të qeverisur me vendin, më shumë po ngjet në fushatë zgjedhore sesa në përpjekkje më arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Ndërhyrja nga jasht, e “keqe” e domosdoshme…

Paradoksalisht në Kosovën e pas luftës të gjitha qeveritë janë formuar me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, e siq po duket do të përseritet skenari si në të kaluaren, ku pothuajse çdo herë është dashur ndërhyrja e ndërkombetarëve për formimin e institucioneve shtetërore.
Ndërhyrje do të ketë edhe kësaj radhe, por jo për arritjen e marrëveshjes LVV-LDK, për shkak se tashmë ka ‘vdekur’ koalicioni Vetevendosje-LDK, dhe për arsye se nuk ka interesim të ndërkombëtarëve për një marrëveshje të tillë.
Sikur të kishte pasur vullnet të ndërkombëtarëve për një qeveri të fuqishme vendore, që moti do të kishte ndodhë ndryshimi në vendin tonë.
Problemi është se ndërkombëtarëve më shumë ju intereson stabiliteti politik sesa progresi në Kosovë.
Sikur të ishte ndryshe që moti do të ishim shkëputur nga këto situata paradoksale të ngërçeve politike dhe prapaskenave të turpshme paszgjedhore.
Edhe sikur nesër të ndodhë marrëveshja për formimin e qeverisë së re, me stërgjatjen e panevojshme të (mos) marrëveshjes, LDK-dhe LVV e kanë dëmtuar imazhin e tyre dhe kanë humbur besimin e qytetarëve për shkak të mospërfilljes së vullnetit të elektoratit për koalicionin qeverisës, gjegjësiht të humbjes së rastit historik për ndryshimin e kursit qeverisës në vendin tonë.

Shkelja e parimeve, rëshqitje drastike e Albinit

Konsistenca në mbajtjen e qëndrimeve dhe mbrojtja e parimeve e kishin bërë Albin Kurtin jo vetëm të veçohet prej liderëve tjerë partiak, por të jetë i dashur për qytetarët dhe respektuar prej oponentëve politik.
Rrëshqitja drastike e Albin Kurtit me ofertën për zgjerimin e ‘Qeverisë’, jo vetëm që nuk paraqet kompromis politik, është shkelje e parimeve dhe premtimeve bazike të marrëveshjes, i shndërruar tani në pazar i pastër për arritjen e qëllimit politik.
Shkelja e parimeve dhe vënja në pazar e posteve politike e ka nivelizuar Albin Kurtin me liderët e tjerë partiak. Shkelja e parimeve dhe premtimeve është manipulim i votës dhe shkelje e vullnetit të elektoratit për ndryshim.
Me këtë po deshmohet se edhe VV-ja bashkë me LDK-në, që duke e rritë numrin e ministrive tani nga 10 që proklamoheshin tëre kohën, në 14 ministri, se nuk dallojnë aspak nga të gjitha partitë tjera, sepse kjo që po ndodh në këtë fazë të marrëveshjes është pazar i pastër politik dhe kontrabanim i posteve për kënaqjen e egos për pushtet në gjysëm shtet.
Pazari me poste politike ende pa u formuar qeveria ka thyer shpresat e qytetarëve për ndryshime pozitive.
Kush mund të besoj, që nesër ky pazar të mos ngritet akoma më lartë,…nga 14 mund të shkojë në 16, 18 apo 20 ministri, e të mos flasim për numrin e zv. ministrave dhe këshilltarëve që nuk mund ta kontrolloj askush nga qytetarët e vendit.
Kush mund të besoj tutje që edhe Albin Kurti nuk do të bëjë pazare me territore të vendit ngjashëm sikurse pararendësit e tij me Daçiqin e Vuçiqin.
Pas këtij veprimi skandaloz të Albin Kurtit për zgjerimin e ‘qeverisë’, qytetarët do të bien në depresion edhe më të thellë, pasiqë shpresat për ndryshim po vdesin akoma pa lindur qeveria.
Nëse dikush ka patur një fije shprese, se në Kosovë mund të kthehet sundimi i ligjit dhe qeverisja për interesa të shtetit dhe qytetarëve, ajo shpresë u fundos në greminë.

Tanimë për qytetarët e vendit, pak rëndësi ka, kur dhe si formohet qeveria

Siq duket takimi i fundit i liderëve të LVV-së dhe LDK-së ishte më i vështiri dhe vendimtari për ndarjen e rrugëve në mes këtyre dy subjekteve politike. Java e ardhshme mund të shënojë fundin dilaogut për bashkëqeverisje mes LVV-së dhe LDK-së dhe fillimin e një krize të re politike me pasoja të rënda dhe afatëgjatë për vendin.
Zbatimi i skanarit përjashtues për lëvizjen Vetëvendosje, e çertifikuar si parti e parë politike fituese e zgjedhjeve, ku përmes kontrabandimit të deputetëve të kurdiset grupi më i madh parlamentar i LDK-së, në mënyrë që t’i bëjë presion LVV-së për më shumë hise në marrëveshjen e koalicionit, ose ta kushtëzon atë duke zgjedhur partner të tjerë bashkëpunues në mesin e partive të PAN-it, me AAK-në dhe Nisma, plus minoritetet e suportuar nga PDK-ja në kuvend, do të prodhojë pasoja zinxhiore për vendin.
Kështu pra, sikurse në të kaluarën e afërt, edhe tani, për kënaqjen e egos së një grupi të vogël njerëzish në politikë, do të pësojnë qindra e mijëra qytetarë të pafajshëm qoftë duke protestuar apo ikur nga vendi i “mallkuar”.
Në situatën e krijuar, edhe pse nuk janë zgjidhje, vetëm zgjedhjet e reja mund ta evitojnë krizën e thellë politike dhe trazirat e pashmangshme në vend.
Përgjegjësit kryesor për çdo lloj trazire në vend, do të jenë LVV dhe LDK, dy partitë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, përkatësisht Albin Kurti dhe Isa Mustafa, që nuk arritën të tejkalojnë interesat personale për të mirën e vendin dhe të ardhmen prosperuese të qytetarëve.

Kur lideri është i pari dhe i fundit i partisë

Përderisa në partinë më të vjetër në vend, në LDK ka plot kuadro të afta dhe më të përgatitura sesa lideri i partisë, në LVV nuk ka personalitet që mund ta zavendësojë Albin Kurtin.
Kjo ka bërë që Albin Kurti të mos ketë këshilltarë të zgjuar në situatat e caktuara, siq ishte rasti me zgjerimin e ministrive, gjegjësisht ofertës së fundit drejtuar LDK-së, e cila më shumë se këtë subjekt, ka irrituar qytetarët e vendit, të cilët mbanin shpresë në mbajtjen e premtimeve të liderit të LVV-së.
Edhe pse, ky gabimi i parë i Albin Kurtit nga fillimi i bisedimeve me LDK-në, është gabim i rëndë dhe i parekuperueshëm në aspektin politik, i dëmshëm në aspektin moral dhe psikologjik, nga i cili nuk do të këndellet shpejt lideri shpirtëror i LVV-së.
Unë, si aktor indirekt në politikën kosovare, nuk po mund qëndroj indiferent ndaj zhvillimeve politike, edhe pse nuk kam forcë të bëjë atë që duhet, nuk kam ndërgjegje të rri pa bërë asgjë.
Për këtë arsye reagimet e mia janë shprehje e brendshme shpirtërore dhe e dashurisë së pakufishme ndaj atdheut dhe qytetarëve të vendit tim, për të kontribuar sado pak në funksion të ndryshimeve pozitive, e asnjëherë në funksion të një apo subjekti tjetër politik.
Vetëm djalli hesht para padrejtësive dhe fatkeqësive, qofshin ato produkt i natyrës apo egoizmit njerëzorë!
E vetmja fije e shpresës për qytetarët e vendit ka mbetur tek ngjizja e një force të re politike nga elita intelektuale në Diasporë, në bashkrendim me forcat progresive në Kosovë, për të përmbysur një herë mirë këtë klasë kusarësh politik që po bëjnë pazare me poste politike për marrjen e pushtetit dhe që bëjnë pazare më pastaj me territor të vendit për ti mbajtur ato poste të turpit.

Vetëvendosje i përgjigjet Abrashit: S’e kemi kërkuar kurrë Presidentin

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje ka më shumë se 3 muaj që nuk po arrijnë të dakordohen për një marrëveshje finale që do të rezultonte me krijimin e institucioneve të reja. Sekretari Organizativ i partisë së Isa Mustafës, Arban Abrashi, të mërkurën në T7 ka thënë se një marrëveshje e tillë nuk është arritur meqenëse LVV s’ka shprehu gatishmëri ndaj kërkesës së LDK’së për presidentin.

Gazeta Express

Madje Abrashi ka thënë se Kurti tri pozitat kryesore, kryeministër, kryekuvendar i do për partinë e tij dhe në këtë rast ka përmendur edhe rrezikun për rrëshqitje në autokraci.

Por nga Lëvizja Vetëvendosje mohojnë që ta kenë kërkuar edhe postin e presidentit. Arlind Manxhuka në një përgjigje për Gazetën Express thotë se një gjë e tillë vërtetohet edhe nga oferta e publikuar dje nga Besnik Bislimi.

“Propozimi i fundit i Lëvizjes VETËVENDOSJE! të cilin e publikoi nënkryetari Besnik Bislimi nuk e thotë një gjë të tillë. Ju kisha lute ti referohen të gjithë atij teksti dhe te mos flasim gjera qe nuk janë thënë asnjëherë”, ka thënë ai për Express

Deputeti LDK’së Arban Abrashi në T7 kishte thënë se nuk është e mirë për demokracinë që një parti të marrë 3 pozitat kryesore, pasi sipas tij një gjë e tillë shfaq rrezikun për rrëshqitje në autokraci dhe thotë se LDK nuk e lejon një gjë të tillë.

“Nëse një parti i merr këto tri poste, nuk është mirë për atë demokraci, sepse kompetencat e presidentit në koordinim me kryeministrin janë shumë të mëdha. Prandaj rrëshqasim drejt autokracisë, dhe LDK këtë nuk e len. Duhet me e kontrollu demokracinë në vend, që një parti mos me i marrë krejt këto. Këtë e kemi bërë për shtetin, jo për LDK’në. Nuk e di a ka prirje (autoritare), Nuk po dojm as me e testu e as me e bo prova me vendin tonë”, ka thënë Abrashi në T7.

Ai tutje ka thënë se ajo se çfarë po kërkon LDK’ja është një marrëveshje fer dhe e balancuar që garanton funksionimin e shtetit.

Masakra e Reçakut… Nga Skënder MULLIQI

Masakra e Reçakut,Prekazit, Izbices, Mejes,Krushës, Lubeniqit…janë dhembja dhe krenaria jonë kombëtare. Këto masakra, lufta jonë e shejtë çlirimtare, bashkë më ndihmën e botës demokratike, bën që sot të jemi shtet i pavaruar dhe sovran. Bën që të jetojmë të lirë pas një okupimi të gjatë…

Masakra e Reçakut,ishte një tragjedi që shokoi botën, zgjoi ndërgjegjen e mbarë opinionit ndërkombëtar dhe vuri në veprim diplomacinë botërore, duke ndryshuar rrjedhën e historisë. Ndaj, edhe në këtë 21 vjetor dhe si gjithmonë më parë, përjetë i jemi mirënjohës Ambasadorit William Walker, i cili i gjendur menjëherë në vendin e krimit, e përcaktoi atë ngjarje me tri fjalë: Krim Kundër Njerëzimit! Kjo masakër ndikoi në ndërhyrjen e NATO-s të udhëhequr nga SHBA-ja, dhe bota Perëndimore, për ti dhënë fund projektit shfarosës të Serbisë mbi shqiptarët e Kosovës. 21 vite më parë bota u ndiqte më ankth ngjarjet më tragjike, të një lufte lokale që ndodhën më rastin shpërbërjës së dhunshme të ish-Jugosllavisë, e cila përfundojë më luftën në Kosovë.

Një luftë lokale që solli mijëra viktima të pafajshme, të gjenocidit serbomadh, dhe i cili shtet në mënyrën më apsurde nuk u dënua për gjenocid!Sa e sa viktima të një luftë apsurde ranë së pari në Bosnje , e për të përfunduar kjo luftë më masakra të tmershme edhe në Kosovë.U dëbuan nga Kosova më dhunë në një projekt shfarosës nga forcat militare dhe paramilitare të kryekriminelit, Sllobodan Millosheviq një milon shqiptarë. Sot, në këtë përvjetor u kujtua kjo masakër nga institucionet e dy shteteve shqiptare dhe nga bartësit e partive politike.

Dhe, nuk bënë që mos të kujtohet kjo tragjedi dhe gjitha ato masakra në mbarë Kosovën.Por, shtrohet pyetja:Ata që sot bënë homazhe në Reçak, a janë të denjë dhe a e merituan të jenë aty?!Këtu e kam fjalën për njerëzit tanë në krye të politikës .A e dërguan amanetin e gjithë këtyre të vrarëve në vend ? Nuk e dërguan sa duhet , së nuk punuan mirë që të realizohet kauza e të rënëve për liri. Nuk ranë gjithë ata njerëz që Kosova të bëhët vend i pa përspektivë për të jetuar !

Ai që e mohoi masakrën e Reçakut dhe të gjitha masakrat të tjera në Kosovë, është çetniku në krye të Serbisë, Aleksandar Vuqiq, të cilit po i bëjnë temane, udhëheqësit e dy shteteve shqiptare…Le ta vëjnë gishtin në temthë , dhe lë tu kthjellën kokat…Nuk është dashur të zvillohen dhe as të vazhdohen bisedimet më ata që na vranë , na dogjën e poqën , dhe nuk e bëjnë as një kërkim falje të vetme… Njëri ndër më plehrat e Serbisë neofashiste sot është, Aleksandar Vuqiqi më të cilin, nuk bën të bisedohet për asgjë ,sidomos pas deklaratës së fundit së Reçaku ishte inskenim…!

“Numri i ministrive mbetet 12”, LDK bën publike ofertën për Albin Kurtin për qeverinë e re në Kosovë

LDK ka publikuar sot ofertën për Levizjen Vetëvendosja, sa i takon krijimit të qeverisë së re në Kosovë. “Sot kemi dorëzuar me shkrim ofertën tonë për bashkëqeverisje me VV-në, të propozuar në takimin e datës 8 janar 2020. Në këtë takim, dhe në të gjitha takimet e mbajtura deri tani, LDK-ja ka shprehur gatishmërinë për qeverisje të përbashkët në interes të shtetit të Kosovës, duke respektuar vullnetin e qytetarëve të shprehur më 6 tetor 2019. Vetëm një marrëveshje që reflekton këtë vullnet siguron stabilitet qeverisës për mandat të plotë prej katër vitesh. Kjo marrëveshje duhet finalizuar sa më parë në mënyrë që të fillojmë zbatimin e programit qeverisës të dakorduar nga dy ekipet tona, që mundëson reforma të thella ekonomike, sociale, të sundimit të ligjit dhe të integrimit euro-atlantik të Republikës së Kosovës.” shkruan Avdullah Hoti përmes një postimi në facebook, ndërsa publikon edhe kërkesat e forcës politike ku bën pjesë drejtuar Albin Kurtit.



Propozimet e LDK-së:

  1. LDK-ja do të ketë Kryetarin e Kuvendit deri në zgjedhjen e Presidentit, pastaj Kryetari i Kuvendit do t’i kalojë VV-së. Kjo nënkupton se në vitin e parë të bashkëqeverisjes, secili partner mban një pozitë të lartë shtetërore (VV-ja e ka Kryeministrin, LDK-ja Kryetarin e Kuvendit). Ndërkaq, në tri vitet e tjera, VV-ja mban dy pozita të larta shtetërore (Kryeministrin dhe Kryetarin e Kuvendit), kurse LDK-ja një pozitë (Presidentin, por që shërben si faktor unifikues sipas kushtetutës).
  2. Numri i ministrive mbetet 12 dhe struktura e tyre mbetet siç është dakorduar më herët, me këto përjashtime:
  3. a) Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i bashkohet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
  4. b) Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ndahet nga Ministria e Punëve të Brendshme, ku është integruar sipas marrëveshjes së arritur në takimet e mëparshme, dhe mbetet për komuniteteve jo shumicë krahas Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.
  5. Partnerët e koalicionit, në përputhje me dispozitat kushtetuese, për Presidentit të vendit do të përkrahin kandidatin e propozuar nga LDK-ja.
  6. Si rezultat i kësaj marrëveshje:
  7. Deri në zgjedhjen e Presidentit:
  • VV do të ketë Kryeministrin, Nënkryetarin e parë të Kuvendit, Zëvendëskryeministrin e dytë dhe pesë ministri, ndërkaq
  • LDK do të ketë Kryetarin e Kuvendit, Nënkryetarin e dytë të Kuvendit, Zëvendëskryeministrin e parë dhe pesë ministri.
  1. Pas zgjedhjes së Presidentit, të propozuar nga LDK-ja:
  • VV do të ketë Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit, Nënkryetarin e parë të Kuvendit, Zëvendëskryeministrin e dytë dhe 5 ministri, ndërkaq
  • LDK do të ketë Presidentin si kandidat të saj të propozuar (por që si President vepron si faktor unifikues sipas Kushtetutës), si dhe Nënkryetarin e dytë të Kuvendit, Zëvendëskryeministrin e parë dhe 5 ministri.
  1. Të gjitha çështjet e tjera mbesin ashtu siç janë dakorduar në takimet e mëparshme.

Oferta e Albin Kurtit përplas krerët e LDK-së

Koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje nuk po shihet me pozitivitet nga të gjithë në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Oferta e fundit e vënë në tavolinë të diskutimit nga Albin Kurti, u bë shkak i përplasjes së nënkryetarëve të LDK-së, Agim Veliut e Vjosa Osmanit, që njihen për raportet e acaruara që një kohë, shkruan Gazeta Express.

Ka një javë që Lëvizja Vetëvendosje i ka përcjellë një ofertë të re LDK-së, me gjasë të fundit që do të qartësojë a do të ndodhë apo jo koalicioni. E njëjta, është dërguar me pak ndryshime në LDK edhe dy ditë më parë, megjithatë nga partia e Isa Mustafës nuk ka pasur ndonjë vendim se a do të pranojnë apo jo.

Detaje se çka përmban ky propozim ka dhënë dje përmes një shkrimi në Facebook, nënkryetari i parë i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi. Ndër të tjerash, duke shpalosur ofertën që rrit numrin e ministrive në 14, ai ka kritikuar LDK-në që në takimin e javës së kaluar kishin thënë se do ta diskutonin në Këshill të Përgjithshëm, e që po vazhdojnë ende të deklarohen se po presin oferta të reja prej LV-së.

“Në takimin e fundit me ekipin e LDK-së na është thënë që propozimi ynë për arritjen e marrëveshjes së koalicionit do t’i dërgohet Këshillit të Përgjithshëm të subjektit të tyre politik për vlerësim (pranim ose refuzim). Andaj është e pakuptimtë të deklarohet se jemi në pritje të propozimeve të reja nga ana e Vetëvendosjes! Propozimi ynë i nxjerrë (si kompromisi i katërt brenda të njëjtit takim), mbrëmë i është dërguar me shkrim kryetarit Mustafa. Në përpilimin e këtij propozimi, Vetëvendosje beson se është bërë edhe një kompromis shumë i madh, meqë gatishmëria për të rritur numrin e ministrive (nga të cilat VV nuk përfiton assesi), vetëm do ekspozojë me pakënaqësitë e opinionit publik, i cili me të drejtë do të na sulmojë për lëvizje nga premtimi para dhe pas zgjedhor për reduktim të numrit të ministrive në 12 sosh)”, ka deklaruar Bislimi.

Mirëpo në LDK, njeriu i dytë pas Isa Mustafës, Agim Veliu këtë propozim të LV-së e ka konsideruar si jo serioz e që nuk zgjedh situatën në të cilën ndodhen momentalisht dy partitë.

Pak më vonë, kur detajet e ofertës u bënë publike, Veliu zgjodhi që të komentojë atë edhe në rrjetin social Facebook.

Nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike edhe përmes këtij shkrimi e cilësoi si përpjekje jo serioze angazhimin e LDK-së, duke e akuzuar se po kërkojnë pushtet absolut.

“E tërë kjo është një përpjekje e VV-së për pushtet absolut dhe për ta nënshtruar e nënçmuar LDK-në, duke provuar t’ia nëpërkëmbin dinjitetin. Madje, kërkesat e sotme të VV-së shkojnë edhe më larg, në synimin e tyre që LDK të shkëputet nga e kaluara e saj europiane dhe euroatlantike. Nga cila e kaluar duan ata të shkëputemi? Mbase duan që të distancohemi edhe nga rugovizmi”, deklaroi Veliu, duke thënë se kjo përpjekje e LV-së është e dështuar dhe nuk duhet që të ndihmohet nga LDK-ja.

Njejtë si Veliu nuk mendon edhe kandidatja e LDK-së për kryeministre e nënkryetarja e kësaj partie, Vjosa Osmani.

Ajo i ka dalë në krah Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa i ka kujtuar bashkë partiakut të saj, Agim Veliut vitin 2017-të, kur sipas saj është ndërtuar koalicioni i shpresës.

Osmani ka përmendur edhe tentativën për shfuqizim të Gjykatës Speciale, duke thënë se LV kishte dalë në krah të Lidhjes Demokratike.

“Ishte vetëm një parti që i doli në krah përpjekjeve të LDK-së atë ditë: Lëvizja Vetëvendosje. Atë mbrëmje, për këdo që e kupton politikën drejtë, është ndërtuar koalicioni i shpresës. Atë ditë, është ri konfirmuar orientimi pro-perëndimor dhe euro-atlantik i vendit tonë. Atë nuk e bëri LDK-ja vet, e as LVV-ja vetë…por e bënë LDK dhe LVV bashkë, me bekimin e miqve tanë ndërkombëtare”, thotë ajo, teksa përmend edhe disa bllokues të ndryshimit, pa përmendur emra.

“Pyetja që shtrohet sot për kundërshtuesit, penguesit e bllokuesit e ndryshimit, në një kohë kur Kosova rrezikon të zbrazet e të shndërrohet në shtet të dështuar, është pikërisht e njëjtë me atë që Ambasadori i atëhershëm amerikan e bëri në zyret tona në orët e vona të mbrëmjes në prezencë të zyrtarëve të LDK e LVV në v.2017: ÇFARË DO JU DUHET PARTIA KUR NUK DO TË KETË MË KOSOVË?”, ka përfunduar ajo.

Teksa LDK dhe LV ende nuk kanë arritur që të merren vesh për koalicionin, tashmë kanë kaluar më shumë se 100 ditë që nga zgjedhjet e 6 tetorit.

Vetëvendosje ende nuk ka dorëzuar propozimin për mandatarin, derisa për këtë temë, presidenca ka njoftuar se do të drejtohen për interpretim në Gjykatë Kushtetuese.

Rrëfimi i hoxhës që varrosi 45 viktimat e Masakrës së Reçakut

Imami Isa Tërshani nga Shtimja tregon përjetimet për varrimin e 45 civilëve që u masakruan nga forcat serbe në Reçak.Këtu prehen trupat e 45 civilëve, që pamëshirshëm u masakruan nga ushtria serbe më 15 janar 1999.

Para se të pushkatoheshin, këta banorë të fshatit Reçak të Shtimes u masakruan e u torturuan.

Jo vetëm vdekja e tyre ishte e rëndë.

Edhe pas vdekjes, të gjallët e Reçakut pos dhimbjes u përballën me një sfidë tjetër.

Pati shumë presione nga regjimi serb edhe për ceremoninë e varrimit të të vrarëve.

Më shumë se dy dekada më pas, hoxhë Isa Tërshani nga Shtimja tregon përjetimet e 15 janarit dhe të ditëve në vijim.

Policët serbë, sipas Tërshanit kërkonin që 45 të vrarët të varrosen në tre lokacione të ndryshme.

Përfundimisht, pas afër një muaji nisi edhe hapja e varreve për të rënët.

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Shtime, hoxhë Isa Tërshani përshkruan zhvillimin e gjithë ceremonisë mortore.

Maskra e Reçakut mbetet një nga dëshmitë më të fuqishme të gjenocidit që shteti serb kreu në Kosovës gjatë luftës së fundit.

21-vjetori i themelimit të Brigades 136 “Rugova “! – Nga Tahir Cukaj (video)

Një e vertetë historike dhe heroike, Rugova, si çdo Krahinë e Kosovës, rreshtohet në linjën e drejtçlirimit të Kosovës duke respektuar hierarkinë shtetrore dhe duke qendruar në ballë të stuhive dhe sakrificave!

Po në ketë ditë Janari rugovasit se bashku me Komandantin e Shtabit Rajonal Rugova z.Smajl Hajdaraj (i cili funksiononte qe nga Muaji Korrik) respektojnë vendimet dhe qendrimet institucionale të shtetit të Kosovës duke mirëpritur emrimin e Komandantit të Brigadës 136 “Rugova” zotin Florim Qela!

Kosova në luftë dhe në flakëzjarri , vrasje dhe debime të popullates nga shtepit e veta, dhunime e masakrime të njëpasnjëshme bëri që populli ta merr pushkën për ti dalur zot vetvetës!

Edhe Rugova ishte ajo që në kohë krize u gjet krah njeri tjetrit për ta liftuar të keqen dhe armiqet e ketij vendi!

Smajl Hajdaraj, si një burrë i urtive të një intelektuali dhe veprimtari politik, mori guximin dhe besimin e popullit që të jetë në ballë lufte dhe krize!

Duke e ndier përgjegjsinë dhe pasojat e pa prituar qe mund ndodhin ne kriza lufte, bëri që në rendin e parë ta kemi mirkuptimin dhe kordinimin e popullit dhe në rast nevoje edhe tê sakrifikohet!

14-Janari – i vitit 1999 rugovasit i gjen të bashkuar dhe si perfaqësues ushtarak dhe politik Smajl Hajdaraj benë thirrje dhe merr përgjegjsi për unitet duke e mbeshtetur Florim Qelen për Komandant Brigade , si dhe duke respektuar vendimet e Ministrisë se Mbrojtjes që ishte nen udhëheqjen e Ministrit Halil Bicaj!

Një qendrim i tillë beri që Rugova eshtë Krahinë burrash dhe trimash , dhe në kohë krizash e mospajtimesh din të merr edhe vendime të menqura për të miren e popullit!

Për hir të se vertetes dhe maturisë se pa shoqe që deshmoj në kohë lufte dhe paqe z. Smajl Hajdaraj obligohem që ti falem vepres dhe kontributit të tij të pa shoq prej një miku dhe bashkëluftetari të sinqertë!

Duke pritur se një ditë do të dekorohet dhe shperblehet nga institucionet e larata shtetrore në befasi në hyrje të baneses se tij shkrepin rafale plumbash mbi trupin e tij duke i marrë jeten në menyren më të poshter nga dora e kriminelit që tani e 18 vite nuk eshtë i zbular rasti e familja e tij jeton në ankth dhe nê humbje shprese! Respekt dhe nder mundit dhe sakrificës se Komandantit dhe deputetit të Kuvendit të Kosovës z. Smajl Hajdaraj!