VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Dokument Historik: Gani Azemi në krye të një manifestimi në Bruksel

By | May 27, 2016

Komentet

Intervista- Aktori që luajti “Arturo Ui”: Amaneti i Naim Frashërit për Teatrin

ANILA DEDAJ/ Pulsin e Teatrit e ka ndier në çdo cep të tij. Ka përjetuar emocionet e zemrave që rrahin pas kuintave, atyre në skenë e mes publikut në sallë.

Në biletari, oborr, për çdo lozhë, kabinë etj., ka një histori për të rrëfyer. Shkëlqim Basha, i njohur si “Arturo Ui” shqiptar, e me mbi 70 role në Teatrin Kombëtar e dhjetëra role në kinematografi, e ka të pamundur të besojë se kur të rrëfejë historinë e këtij tempulli kulture, një ditë mund të thotë: E shembën. “Kjo do të ishte një njollë e madhe, të cilën s’ka teatër modern a gjigant që ta shlyejë”, thotë aktori. Edhe pse prej vitesh jeton në Itali, përmes artit ka mbështetur gjatë kësaj kohe miqtë e kolegët e tij. Idealistët si Edmond Budina, që siç thotë, mendojnë për perspektivën e Tiranës dhe brezat që do vijnë. “Artistët me të cilët unë solidarizohem, janë ata që e kanë jetuar atë Teatër, që kanë një vizion për ruajtjen e vlerave të trashëgimisë, por njëherazi edhe për ruajtjen e kujtimeve që lidhen me një brez aktorësh që sot nuk jetojnë më, por që janë themeluesit e Teatrit”, thotë Basha për “Panoramën”.

Aktori Shkëlqim Basha

Zoti Basha, keni luajtur dhjetëra role në Teatrin Kombëtar, çfarë ju mungon më shumë prej asaj skene?

Kam qenë 7-8 vjeç, kur kureshtja më brente për të parë shfaqjet. Qëndronim në radhë në përpjekje për të gjetur dikë për të na shoqëruar. Këmbëngulnim e u thoshim: Na merr për dore e thuaj se jam fëmija yt, deri sa ia dilnim mbanë. Sa shumë kujtime në ato ambiente të ngrohta, që më vijnë gati si në ëndërr. Mbaj mend kur u dha shfaqja “Dhelpra dhe rrushtë” e Mihallaq Luarasit, me aktorë të njohur si Margarita Xhepa, Esma Agolli, Kadri Roshi, Lazër Filipi, Mario Ashiku etj.. E kam ndjekur atë shfaqje mbi 20 herë dhe sa herë që është vënë në skenë, salla ka qenë plot. Ishte një vepër që fliste në mënyrë të sofistikuar për lirinë, që të mos krijoheshin paralelizma evidentë me diktaturën dhe jetën e përditshme, ku liria ishte e cunguar. Mirëpo, nëntekstet e saj për skllavërinë të çonin atje. Mandej kujtoj kabinat e vogla të aktorëve. Unë pata rastin të jem në një kabinë me Sulejman Pitarkën e më vonë me Robert Ndrenikën. Mbaj mend aktorë të vjetër e të rinj se sa kompakt ishin. Rrinin e bisedonin ne fuajenë, që ishte si një vetëqëndrim edhe gjatë shfaqjeve, në pauzat që ndanin njërin akt nga tjetri. Ne të rinjtë përftonim nga rrëfimet e më të mëdhenjve, edhe për të mësuar, por njëherazi për të shuar kureshtjen. Ata na tregonin çfarë kishin kaluar, shfaqjet që kishin realizuar… Na tregonin teatrin në Teatër.

Përmes artit, ju e keni bërë të ditur qëndrimin tuaj lidhur me kauzën e Teatrit Kombëtar. Çfarë ju nxit të pozicionoheni në krah të kolegëve tuaj, që e mbrojnë atë godinë?

Solidarizohem plotësisht me protestën e artistëve dhe dashamirësve të tjerë të Teatrit, qofshin ata qytetarë të thjeshtë apo personalitete të fushave të ndryshme. I mbështes ata, pasi jam për restaurimin e Teatrit, duke ruajtur arkitekturën që ai ka. Duke u bërë kjo, ruhen vlera të mëdha kulturore, historike, por edhe arkitektonike. Artistët me të cilët unë solidarizohem, janë ata që e kanë jetuar atë Teatër, që kanë një vizion për ruajtjen e vlerave të trashëgimisë, por njëherazi edhe për ruajtjen e kujtimeve që lidhen me një brez aktorësh që sot nuk jetojnë më, por që janë themeluesit e Teatrit. Unë kam pasur fatin të jem ndër aktorët që kam luajtur në atë Teatër. Kam interpretuar me plejadën e aktorëve të vjetër dhe ato janë kujtime të pashlyeshme, jo vetëm në aspektin subjektiv, por edhe objektiv. Ata njerëz që themeluan Teatrin kanë të drejtën të mbijetojnë përmes kujtesës, në atmosferën e kësaj godine.

Është një ndërtesë, në të cilën janë shpalosur dhjetëra ngjarje që kanë të bëjnë me zhvillimet e Teatrit, politikës dhe historisë së Tiranës, por edhe të Shqipërisë.

Është folur edhe për një rrezik të mundshëm shembjeje nga tërmeti apo të tjera shkaqe. Unë mendoj se atij Teatri, që ka rezistuar për vite, nuk i kanoset një rrezik i tillë, por duan të justifikojnë shkatërrimin e tij për të tjera motive. Rrënimi i kësaj vlere fsheh interesa të tjera, materiale, egoistike, deri edhe maniakale. Kërkojnë të vendosin vulën e zezë e ta zhdukin Teatrin, siç kanë bërë me shumë objekte të tjera në Tiranë. Historianët, arkitektët, specialistët e trashëgimisë e kanë thënë fjalën e tyre. Unë jam me ata mendimtarë, që kanë argumentuar dhe kërkojnë ruajtjen e kësaj tradite.

Keni interpretuar në krah të emrave si Kadri Roshi, Lazër Filipi, Sulejman Pitarka etj.. Është përmendur së fundmi fakti se plejada e vjetër e aktorëve ka kërkuar një Teatër të ri, në po atë territor. Cili ka qenë realisht qëndrimi i atyre aktorëve lidhur me këtë çështje?

Unë kam biseduar disa herë me Naim Frashërin, një ndër aktorët themelues të Teatrit, fjala e të cilit kishte peshë, pasi ishte mjaft i dëgjuar edhe nga qeveria e asaj kohe. Naimi ka kërkuar ndërtimin e një teatri të ri dhe ka bërë çmos që kjo të arrihej, por jo duke prishur teatrin e vjetër. Madje, kujtoj se më ka thënë këto fjalë: Unë ndoshta teatrin e ri nuk do ta gëzoj, por ti dhe gjenerata jote, me siguri që po. Fakt është se një teatër i ri nuk është bërë as tani që unë jam në pension dhe në një moshë shumë më të madhe se ç’ishte Naimi kur m’i tha ato fjalë.

Aktori Naim Frasheri

Ishte menduar ndonjë vend konkret për ndërtimin e një Teatri tjetër?

Variantet e përfolura për ndërtimin e një teatri të ri ishin dy: I pari qe në Parkun Rinia, për të mundësuar një lloj lidhjeje me kompleksin e atij vendi e tjetri ishte në ishstadiumin “Studenti” të lojërave me dorë. Ndërkaq, teatri aktual do të vijonte funksionin e tij.

Për të legjitimuar shembjen përmendet edhe fakti se ajo godinë nuk u ndërtua për të qenë Teatër… Ju që e keni jetuar për vite atë skenë, e gjeni me vend një pohim të tillë?

E them me bindje, bazuar edhe në bisedat që kam shkëmbyer me specialistë, se ajo ndërtesë është Teatër e i përmbush të gjitha kriteret për të qenë e tillë. Teatri Kombëtar ka një akustikë, që nuk e ka asnjë prej teatrove të tjerë në Shqipëri. Kujtoj gjatë viteve të fundit ’70, kur u bë rikonstruksioni i skenës, ne u zhvendosëm për 6 muaj në Akademinë e Arteve, që asokohe funksiononte si teatër opere. Akustika atje ndryshonte, pasi ishte krijuar posaçërisht për teatër opere, për këngëtarët. Ndihej një eho dhe ne nuk e dëgjonim frazën tonë. Qe e vështirë të ambientoheshim, pasi ishim mësuar me një akustikë të përsosur për aktrim, që nuk haset në asnjë teatër tjetër në Shqipëri.

Fakti që situata aktuale përkon me “Arturo Ui”, është përmendur shpesh edhe gjatë protestave. Si e perceptoni ju që e keni interpretuar vetë rolin e protagonistit në Teatër?

Kam bërë edhe një poezi që lidhet më këtë argument, të titulluar “Diktatori modern”, ku them ndër të tjera se kjo është një diktaturë me ligjet e diktaturës. Paralelizmi është shumë evident. Gjendja diktatoriale që është krijuar në Shqipëri ndihet. Është një diktaturë, ndoshta jo aq e egër sa ajo që ne kaluam, pasi ajo kishte jo vetëm ligjet, po edhe dhunën e zhdukjen fizike. Këto të fundit fatmirësisht nuk janë, pasi bota ka bërë hapa para dhe as vetë shqiptarët nuk e pranojnë. Madje, populli gradualisht po ndërgjegjësohet, po reagon ndaj kësaj diktature. Unë jam koherent me gjithçka ndodh në Shqipëri e në skenën ndërkombëtare: Ai po humb terren dita-ditës. Njerëzit e kanë kuptuar dhe është krijuar një mendim i përgjithshëm kundër kësaj vije diktatoriale. Sigurisht që ai ka arritur t’i manipulojë disa, që ndoshta janë më të prirur ndaj interesave, duke u dhënë “një kafshatë”. Por shumica janë zgjuar.

Shpërfillja e mendimit të specialistëve, thuajse nuk është hasur as gjatë diktaturës. Siç e pohuat edhe ju, as asokohe nuk është dashur shembja.

Ideja për ruajtjen e Teatrit po avancon çdo ditë dhe unë jam i bindur se shembja e asaj godine nuk do të ndodhë. Nuk ka se si, kur diaspora po flet kundër rrënimit të teatrit, arkitektët, urbanistët, studiuesit, artistët dhe qytetarët e thjeshtë po ashtu. Njerëzit po ndërgjegjësohen se arkitektura e Tiranës po vihet në rrezik, deri më tani kanë krijuar një lëmsh urbanistik e arkitektonik. Është bërë një punë joserioze për zhvillimin e qytetit, bazuar në interesat e elementëve të caktuar. Artistë e qytetarë janë në pararojë të mbrojtjes së Teatrit prej 18 muajsh. Kjo ngjarje ka prekur shpirtrat e njerëzve, së paku të atyre që e duan kulturën, artin, të bukurën. Është një rast i paprecedent. Objektet me vlerë ruhen në mbarë botën. Kujtoj se gjatë viteve të fundit ’70 kemi shkuar në një turne në Maqedoni, ku luajtëm në një teatër të vogël, gati me 100 vende. Ishte realisht shumë i vjetër, edhe pse ndiheshin përpjekjet që ishin bërë për ta sjellë në formë. Ishte i lyer e mbahej i pastër. Po kishte një arsye se pse kjo godinë ishte e shtrenjtë për ta. Në atë sallë kishte interpretuar Sarah Bernhardt. E kujtoj ende sot, lozhat e atij teatri ishin tepër të vogla, si të qe një teatër kukullash. I tillë qe, por e ruanin si relikte. Ndërsa ne, duke pasur një teatër me akustikë perfekte, simbol të një epoke, duam ta shembim. Ky është barbarizëm modern.

Ç’mund të thoshit për kolegët që kërkojnë një Teatër të ri, me koston e shembjes së aktualit, ndonjëherë edhe duke përdorur tone fyese ndaj atyre që mbrojnë godinën?

Mendoj se ata kanë të drejtë të shfaqin mendimin e tyre, por jo të fyejnë. Më vjen keq ta pranoj, por një pjesë e këtyre artistëve nuk kanë kujtesë historike e as nuk janë thelluar në studimet që janë bërë. Kjo është një vepër jo e veçuar, po e lidhur me gjithë kompleksin, ndaj mendoj se duhet ta mendojnë më gjatë, se të thuash “ta prishim këtë e të bëjmë një të re” është e lehtë, por kjo ka pasoja të parikuperueshme. Është thënë gjithashtu se disa prej aktorëve që sot nuk janë më, janë sëmurur prej kushteve të këqija të teatrit, unë dua të them se kolegët e mi nuk janë sëmurë nga teatri, përndryshe do të ishim sëmurë të gjithë. E kuptoj që në këtë çështje mund të ketë edhe interesa të tjera të artistëve që kërkojnë shembjen e Teatrit, por godina aktuale mund të rregullohet me ndërhyrjet e nevojshme. Le të dëgjojmë zërin e profesionistëve!

Çfarë do të humbiste Tirana me shembjen e Teatrit Kombëtar, i konsideruar edhe si “djepi” i institucioneve të tjera të kulturës?

Shembja e këtij Teatri do të ishte barbari. Si do t’u shpjegohet historia e këtij teatri brezave që do të vijnë?! T’u themi se mbi Teatrin që qe u ndërtua një i ri? T’u shpjegojmë 8 dekada ngjarje e protagonistë të skenës përmes një godine të re, që sado moderne e nis historinë nga zero?! Realisht, do të guxojnë ta mbyllin historinë e kësaj godine të shenjtë, duke thënë: “E shembëm!?” Kjo do të ishte një njollë e madhe, të cilën nuk ka teatër modern a gjigant qoftë, që ta shlyejë. Përgjegjësia për këtë do të binte mbi iniciatorët, por edhe pasuesit.

A do kthehet Shkëlqim Basha në Teatër?

Festivali për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental “Kujtim Spahivogli” ka bërë të mundur që publiku të afrohet përsëri në sallën “Kadri Roshi”, të kyçur prej një viti e gjysmë. Nga Mehdi Malkaj, Justina Aliaj, trupa nga Kosova me “Kanuni i gruas”, performancë akustike e Gjergj Kaçinarit etj., të gjithë kanë dhënë kontributin e tyre artistik në këto shfaqje protestë. Kur aktorin Shkëlqim Basha e pyesim për një rikthim të mundshëm në skenën e Teatrit, edhe pse sapo ka bërë një ndërhyrje në zemër, ai e lë mundësinë të hapur. “Pavarësisht se kam bërë një operacion në zemër, që më pengon të bëj shumë lëvizje aktive, fizikisht e mendërisht jam që të vij në Teatër. Aktualisht s’kam ndonjë projekt të afërt, por më tej mund të marr pjesë në ndonjë prej eventeve që do të mbahen”.

Shuhet në moshën 55-vjeçare gazetari Fatos Baxhaku, humbi betejën me sëmundjen e rëndë

Është ndare nga jeta në moshën 55 vjeçare publicisti dhe gazetari i njohur Fatos Baxhaku.

Baxhaku prej kohesh vuante nga një sëmundje e rëndë, betejën me te cilën e humbi sot përgjithmonë.

 

Ai njihej si autori i shumë reportazheve të shkruara dhe televizive, dhe ka  qenë autor i serialeve me reportazhe “Tunel” (Vizion Plus), “Rrugetim” (Top Channel), “Shtepa e Vjeter” (Digitalb), si edhe i shumë dokumentareve televizive, e po ashtu bashkëpunëtor në shumë projekte trajnimi me Soros, USAID, Instituti Shqiptar i Medias, OSBE.

Baxhaku lindi ne Tirane me 9 janar ne 1964. Shkollimin e pare e kreu ne shkollat asokohe 8-vjeçare, Emin Duraku dhe ” 20 Vjetori”, (sot Dora D’Istria). Shkollimin e mesem e kreu ne gjimnazin “Ismail Qemali”.

Pergjate viteve 1982-1986 studioi ne Unversitetin e Tiranes ne fakultetin e Histori-Filologjise ku u diplomua ne histori. Qe nga 1986 e deri ne 1992 punoi ne Institutin e Historise se Akademise se Shkencave.

Nga 1993 e deri ne 1998 ishte bashkethemelues, kryeredaktor dhe gazetar i “Gazetes Shqiptare”.

Ne periudhen 1998-1999 ishte kryeredaktor i pare i lajmeve ne televizionin “Klan”. Ne 1999-2000 ishte kryeredaktor i revises se perjavshme “XXL”.

Nga 2001 deri ne 2005 ishte kryeredaktor dje gazetar ne televizionin “Vizion Plus”. Ne 2006-2015 ishte kryeredaktor dhe gazetar ne te perditshem “Shqip”.

Valdrini dhe Aristoteli Nga Artan Fuga

Unë e mbaj veten shumë liberal kur flitet për jetën e njeriut dhe fatin e tij individual.

Në këtë pikëpamje Valdrini në Shkodër, i zgjedhur si kandidat për kryetar bashkie atje nuk ka ndonjë faj.

Sigurisht nëse del i implikuar në trafiqe ilegale, ai e paska marrë dënimin e tij. Eh, sigurisht nuk është mirë ta shkelësh ligjin, aspak mirë. Por, ja që ndodh, jeta është e ndërlikuar. Gjithsesi në këto tre dekada jo pak shqiptarë brenda dhe jashtë vendit u implikuan në veprimtari fitimprurëse kriminale. U shpërndanë të braktisur si zogjtë e korbit nga foleja dhe ranë preh e gjithfarësoj kurthesh e tundimesh!

Nuk është fare puna këtu dhe ne si qytetarë nuk kemi asnjë lidhje me fatin personal të atij apo këtij njeriu.

Problemi vjen e bëhet interesant dhe i rëndësishëm në tre rrafshe të tjera.

I pari : Po mirë mo po kaq qimen e derrit paska pasur partia socialiste sa që nga milona shqiptarë shkon e kandidon një person me rekorde jo të përshtatshme (nëse vërtetohet) për kryetar bashkie në një qytet kaq të veçantë për të sikurse është Shkodra, në një çast politik kaq delikat kur votimet ishin krejt jodemokratike?

Se ligjet e statistikës nuk e pranojnë këtë. Duke u nisur edhe nga raste të tjera ka dy mundësi alternative më të besueshme: ose shkon gjen njerëz me të tilla rekorde, ndoshta edhe pse me një të kaluar të kapërcyer prej tyre vetë, për t’u bërë shantazh ose pasur ata nën kontroll; ose këta njerëz duke qenë hiperaktivë energjinë që dikur e kishin në një drejtim e çojnë tashmë në drejtimin politik.

E drejta e tyre, por komuniteti nuk e ka askujt për borxh këtë.

Por edhe kjo çështje këtu për mua mund të anashkalohet sepse është e tipit social-psikologjik që kërkon investigime laboratorike. Mirëpo ka diçka tjetër shumë më të qartë.

Vijnë njerëz nga askundi dhe i imponohen në majat e hierarkisë ministrore, bashkiake, parlamentare, politike, partiake dhe pastaj plas skandali sepse të kaluarën e tyre nuk ua njeh njeri. Ky është problemi. Sepse nëse komuniteti ose militantët socialistë do të ishin konsultuar seriozisht ky problem nuk do të kishte dalë. Kandidatit do t’i ishte thënë : Faleminderit për gadishmërinë tuaj por na duhet dikush tjetër!

Ose funksionon një sistem informacioni që është krejt i rremë. Dhe dihet që kur sistemi i informacionit nga poshtë është i çentralizuar, askush nuk është në gjendje të dijë se kush është kushi!

Historitë me platforma bashkëqeverisëse janë shakara të hidhura!

Ka mbaruar karriera në parti, karriera graduale, e besueshme, ku drejtuesit njihen me kujdes dhe në hollësi. Dhe më vjen ndërmend Aristoteli në traktatet e tija politika kur argumenton se një rregjim demokratik kërkon shërbimin nga qytetarët, nga ata që njeh, që kanë lidhje sociale sepse populli mbështet vetveten, kurse në shoqëritë oligarkike ose tiranike në pushtet kërkohen sa më shumë individë që ngrihen me sustë, vijnë nga jashtë, nga jashtë vendit ose komunitetit, sepse ata nuk duhet të influencohen nga qytetarët dhe as të mos jenë në lidhje sociale me ta.

Këtu është problemi. Pushtetarët lokalë nuk na përfaqësojnë ne qytetarët sepse ata emërohen nga larg dhe zgjidhen pikërisht ata që janë sa më larg nesh për të qenë të influencueshëm nga hierarkia e partisë dhe jo nga masa e qytetarëve.

Problemi i dytë : Opozita ka një rast të artë në Shkodër. Të hyjë në zgjedhje dhe t’i fitojë. Unë e kam mirëkuptuar në strategjinë politike globale në çfarë kërkon, por nëse në Shkodër do të kishte zgjedhje, atje është për të hyrë pa hezitim qoftë edhe me këtë kod zgjedhor. Përndryshe jam i bindur që qytetarët e Shkodrës do të fyeheshin. Mua këtu më intereson interesi qytetar në këtë konjukturë dhe jo një politikë e ngurtë partiake.

Së treti edhe Presidentit Meta i ka ardhur rasti në dorë. Zgjedhje? Ai nuk ka nevojë për një dekret të dytë: Ja ku e keni datën do të thotë ai, 13 tetorin.

Dhe pas kësaj nuk di se çfarë do të na duhej më në këtë rast Gjykata Kushtetuese dhe komisioni hetimor parlamentar që më kujton një gjyq inkuizicioni mesjetar.

KRYETARI I VATRËS, TAKIM MIQËSOR ME ISH PRESIDENTIN BILL KLINTON

Kryetari i Federatës Pan Shqiptare të Amerikës “Vatra” z. Dritan Mishto zhvilloi një takim miqësor informal me ish Presidentin Bill Klinton, mikun e madh të shqiptarëve. Kryetari Mishto i shprehu Presidentit Klinton respektin më të thellë për gjithë kontributin e tij në ndihmë të shqiptarëve dhe proceseve integruese. Gjithashtu z. Mishto e njohu Presidentin Klinton me reformat rrënjësore të Federatës Vatra dhe qëndrimet e saj lidhur me zhvillimet më të fundit në Shqipëri, Kosovë e Ballkan. Gjatë kohëve të fundit Kryetari i Federatës Pan shqiptare të Amerikës “Vatra” është takuar disa herë miqësisht me Presidentin Klinton.

Ylljet Aliçka: Njohja ime me Xhuvanin kur xhironim “Parullat”

Fatmira Nikolli – 18 vite më parë, karriera e Gjergj Xhuvanit shënonte një kulm, që e ngriti regjisorin në lartësinë e mbiemrit. I ri dhe i përgatitur, mjeshtri i thjeshtësisë merr në dorë skenarin e “Parullave” nisur me të, udhëtimin drejt Kanës. 18 vite më pas, ndërsa ka marrë udhëtimin e fundmë, skenaristi Ylljet Aliçka, teksa gjendet në Turqi, kujton punën me të. “Parullat” është filmi i parë dhe i fundit që ka qenë në Kanë. Mori çmimin e parë në Japoni dhe është përzgjedhur në filmat më të mirë në shumë klasifikime. “Qe një nga regjisorët më të mirë të brezit të ri, që diti të trashëgojë vlerat më të mira të realizmit, i pandikuar nga rrymat snobiste ose ekzibiocioniste. Diti të kapë thjeshtësinë e temat e thjeshta dhe deri diku ironike, kjo qe edhe arsyeja e bashkëpunimit tonë”, thotë Aliçka. Kujton se mbasi kishte botuar librin “Parulat” dhe shkroi skenarin përkatës, producenti francez, i kërkoi që të gjente një regjisor shqiptar nga brezi i ri. “Në atë kohë mbaj mend që Gjergji sapo kishte filluar të dallohej krahas Besnik Bishës, Fatmir Koçit e Artan Minarollit. U takuam dhe folëm.

Në fillim me vështirësi, por më pas e gjetëm gjuhën e përbashkët për filmin. Për fat të mirë, ai vazhdoi në kinematografinë e tij të ishte besnik i një fryme realiste e neorealiste, si në filmin ‘I dashur Armik’”, vëren Aliçka. Mandej shton se takimi me të erdhi pasi i ishte miratuar projekti mbi bazën e skenarit. “Ata donin një regjisor të ri që ta lançonin dhe nuk u zhgënjyen as ata, as unë me Gjergjin. Duke parë tërë veprën e tij, e dallon lehtë fizionominë dhe profilin e tij artistik”, thotë Aliçka. Vitet kaluan dhe krijimtaria e Xhuvanit po ashtu. “Në Euroimazh ku unë kam qenë përfaqësues i Shqipërinë projekti i tij i fundit ‘Liqeni im’ pati mbështetje të madhe. Ndodh rrallë që të ketë aq shumë mbështetje në projektet europiane. Skenari i filmit të tij, ‘Liqeni im’, ishte nga të paktët skenarë që mori shumicën e votave. Thënë kjo, jam i bindur, qoftë për Shqipërinë qoftë për Euroimazhin, vepra e tij do mbetet një vlerë e shtuar në kinematografinë europiane”, thotë Aliçka.

Për të, Gjergji ishte regjisori profesionist me plot kuptimin e fjalës. “Si natyrë të kujtonte babain e tij, Dhimitër Xhuvanin. Ishte njeri i ngrohtë dhe i butë dhe sado që në bashkëpunime kemi pasur këndvështrime të ndryshme, falë zemërgjerësisë së Xhuvanit dhe tolerancës te të dyja palët e ruajtëm miqësinë. Më vjen keq që nuk arrita dot të bëj një bashkëpunim tjetër me Xhuvanin”, vëren shkrimtari Ylljet Aliçka.

Për të, Xhuvani duke qenë njohës i mirë i letërsisë se shkruante vetë dhe kjo jo thjeshtë se “djali i artit”, djali i një shkrimtari, por edhe falë intuitës letrare dhe ndjeshmërisë letrare, Aliçka thotë se mendon që ishte nga të rrallët që hynte në thelbin e tematikës sociale e shpirtërore të vendit të tij.

Historike: Mrika Nikçi dhe babai i saj Arianit Nikçi ngjitin 7 majat më të larta të Botës

Dy shqiptarët nga Peja, 17-vjeçarja Mrika Nikçi, dhe babai i saj, Arianit Nikçi, vijojnë aventurën e ngjitjes së majave më të larta në botë, duke shkruar historinë me ngjitjen e shtatë majave më të larta në shtatë kontinentet.

Pak muaj më parë, dy shqiptarët ngjitën majën më të lartë në botë, Everestin, ndërsa këtë radhë ata janë ngjitur në majën e Carstensz Pyramide, në Indonezi, në një lartësi prej 4884 metra.

Ata janë ngjitur sot në orën 09:45 me kohën lokale, duke kompletuar kështu ngjitjen e shtatë majave të shtatë kontinenteve të botës.

“Mrika sapo bëri historinë, ajo theu rekordin botëror, duke u bërë femra më e re në botë t’i ngjisë shtatë majat më të larta të shtatë kontinenteve të botës! Këtë sukses të jashtëzakonshëm ajo e arriti në moshën 17-vjeçare, duke u bërë ylli më i ri alpinist në botë”, thotë mjeshtri i sportit të alpinizmit,  trajneri e mbështetësi i projektit, Xhimi Begeja.

Zëri i Amerikës: Dorëhiqet Valdrin Pjetri, fitues i mandatit për bashkinë e Shkodrës

Valdrin Pjetri, i cili në zgjedhjet vendore të 30 qershorit fitoi mandatin e kryetarit të Bashkise Shkodër, njoftoi paditen e të enjtes, dorëheqjen përmes një statusi në faqen e tij në facebook,

Valdrin Pjetri u akuzua tri ditë më pare nga Partia Demokratike se, në vitin 2003 ishte dënuar nga gjykata italiane për trafik të lëndëve narkotike dhe se ishte dëbuar nga vendi fqinj. Partia Demokratike paraqiti si provë dokumentet origjinale që dëshmonin dënimin e Pjetrit nga gjykata italiane.

Në njoftimin e tij në facebook, Valdrin Pjetri shprehet se “Në këto kushte, vëmendja dhe energjitë e mia do të përqendrohen tanimë tërësisht në zgjidhjen dhe sqarimin ligjor të kësaj ngjarje të 17 viteve më parë, ngjarje për të cilën në dijeninë time nuk kam pasur asnjë përgjegjësi ligjore në atë kohë.”

I ndërgjegjshëm për rëndësinë e imazhit politik dhe i vendosur që këtë sqarim ligjor ta ndërmarr në pozitat e qytetarit të thjeshtë, pa iu bërë barrë askujt, vendos të dorëhiqem nga marrja e detyrës së Kryetarit të Bashkisë Shkodër”.

Po sot, Partia Demokratike, duke paraqitur para mediave një hotel luksoz në Tiranë, ku Valdrin Pjetri është bashkëpronar, kërkoi konfiskimin e pasurisë së tij, me dyshimin se rrjedh nga aktiviteti i tij me trafikun e drogës.

Kosovë, kallëzime penale ndaj 22 zyrtarëve policorë për dëbimin e gjashtë shtetasve turq

Leonat Shehu

Prokuroria e Posaçme e Kosovës tha të enjten se ka pranuar kallëzime penale nga Inspektorati Policor i Kosovës ndaj 22 zyrtarëve të policisë së Kosovës lidhur me operacionin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq, një vit më parë.

Në një përgjigje për Zërin e Amerikës, zyrtarët e Prokurorisë së Posaçme thanë se përveç kallëzimeve penale, ky institucion është duke kryer edhe intervista me persona tjerë në lidhje me rastin e dëbimit të shtetasve turq.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka pranuar kallëzim penal nga Inspektorati Policor i Kosovës ndaj 22 të pandehurve, ndërsa jemi duke intervistuar edhe të pandehurit të tjerë në lidhje me ketë rast”,thuhet në përgjigjen e zyrës së prokurorisë së posaçme.

Më 29 mars të vitit 2018, autoritetet në Kosovë arrestuan gjashtë shtetas turq, punonjës të institucioneve në pronësi të klerikut turk Fethullah Gulen, të cilin presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e fajëson për një përpjekje për grusht shteti në Turqi.

Të gjashtët ju dorëzuan autoriteteve turke në një operacion që la pas vetes shumë paqartësi, shumë kritika ndaj institucioneve.

Që nga ajo kohë, ishte krijuar komisioni hetimor parlamentar për të hetuar lëshimet dhe përgjegjësitë e institucioneve në këtë operacion. Komisioni kishte gjetur 31 shkelje nga institucionet e vendit gjatë atij operacioni dhe shkeljet më të mëdha, sipas udhëheqësve të komisionit, janë bërë nga Agjencia e Zbulimit dhe Ministria e Punëve të Brendshme.

Në fund të muajit qershor, Parlamenti i Kosovës miratoi raportin e komisionit parlamentar mbi operacionin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq, duke i bërë thirrje prokurorisë për ndriçimin sa më të shpejtë të këtij rasti, ndërsa këto gjetje do të jenë pjesë e lëndës së Prokurorisë së Posaçme.

Gjetjet, kishin nxitur edhe reagimin e ambasadës amerikane në Prishtinë, e cila kishte tërhequr vërejtjen se “trysnia politike mbi sektorin e sigurisë është shkelje skandaloze e vlerave demokratike”.

Budina: “Ne histerikët e ju të urtët e mafies së betonit”

Fatmira Nikolli – 25 net të gdhira në sheshin e teatrit. Krahasuar me 2 vite rezistencë janë thërrime. ‘Aleanca’ nuk thyhet. Teatri do shpëtojë”. Ky është postimi i parë i ditës së djeshme në faqen zyrtare të ‘Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit’. Në fotografinë shoqëruese shihen një grup qytetarësh, që e kanë ruajtur teatrin gjatë natës për të 25 net. Ruajtja 24-orëshe nisi para përplasjes fizike mes artistëve dhe policisë, që kishte ardhur të legjitimonte punonjësit që do e zbraznin teatrin. Pas 15 orësh rrethim, policia iku, por imazhi i një shteti kur policë e artistë përplasen, një palë për ta mbrojtur e një palë për ta shembur teatrin, kishte marrë dhenë, duke e krahasuar Shqipërinë me një rast të ngjashëm në Ugandë.



MBRËMJA
Pos ruajtjes me turne 24 orë, ora 19:30 mbledh në sheshin mes dy teatrove dhjëtëra qytetarë. Ka po kaq, në kafenetë përbri të pashqetësuar për “konfliktin” mbi teatrin. Ka qytetarë dhe sehirxhinj, si kudo. Ka aktivizëm dhe drojë, ka drojë dhe frikë, ka militantë të të dyja palëve, e ka edhe qytetarë që munden të shquajnë të drejtën në kauza, ku të përfshirët ose ‘indiferentët’ bëjnë secili kalkulimet e veta. Mbrëmë në sheshin e teatrit, regjisori Edmond Budina tha se, “unë jam një nga grupi i histerikëve që më quajte e që mbrojmë Teatrin Kombëtar. Ne jemi qytetarë që vijmë e mbrojmë. Ky teatër është projektuar për 800 vende. Ka edhe 400 vende tek teatri në anën tjetër. Në këtë kompleks ka 1200 vende. Duan të shkatërrojnë dy teatro me 4 salla. Ju jeni të urtët mafiozë të betonit. Nuk do t’ju lëmë ta bëni, ta shkatërroni”. Regjisori shtoi se, “këta në shesh janë qytetarët e Tiranës, që tërhiqen zvarrë bashkë me mua. T’u vijë turp atyre që përdoren e nuk thonë asnjë fjalë për ne. I lëpihen vetëm pushtetit”. Sipas tij, pyetjes kush do vijë, i përgjigjemi: “Le të vijë Lul Basha, po s’e bëri mirë, e heqim edhe atë. Ky shesh i teatrit ka bërë që të dëgjohet masa. Kryetari i opozitës na ka thirrur për të na marrë mend. Kur e ka bërë kryeministri këtë? Edhe kur i thirri për teatrin, i zboi. Ku është përgjegjësia jote zoti kryeministër që të dalin kryetarët e bashkisë të dënuar”, tha Budina.

Ndërkaq, regjisori tjetër Robert Budina tha se, “qëndresa mendoja se do ishte më e lodhshme, por nuk është. Kemi kuptuar që është me e lehtë se ç’dukej. Ne shohim se ka shumë njerëz si ne. Besojnë në pastërtinë e kësaj kauze”, shtoi ai. Arkitekt Kreshnik Nick Merxhani, i specializuar në çështjet e trashëgimisë kulturore materiale, ka argumentuar ndër çështje të tjera me rëndësi për trashëgiminë në Shqipëri, edhe për Teatrin Kombëtar dhe vlerat e tij të jashtëzakonshme arkitektonike dhe kulturore. Argumenti teknik është ai që ka peshë dhe vlen të diskutohet, por rrethanat kanë treguar se argumente teknike nuk ka. Institucionet shqiptare nuk kanë paraqitur në asnjë moment asnjë dokument zyrtar, asnjë relacion, që të argumentojnë në mënyrë shkencore dhe teknike arsyet së përse nuk restaurohet Teatri Kombëtar. Relacioni, i cili duhet të jetë përpiluar për Teatrin Kombëtar, në momentin që është hequr në 2015-ën nga qendra historike, nuk është bërë asnjëherë publik. “Teatri Kombëtar nuk gjendet në një territor të shkretë”, argumenton Kreshniku. “Ai është pjesë e një qendre historike dhe e ka fituar statusin që në vitin 2000. Është pjesë e një aksi dhe një koncepti urbano-arkitektonik që përfaqëson fazën e parë, një etapë. Është pikërisht teatri, i cili bën kalimin nga një lloj neoklasicizmi, si trajtimi që u është bërë ministrive dhe bashkisë, në atë që do quhej më vonë, ‘Racionalizëm’, ku të tillë kemi: Kolonadën, Universitetin e Arteve, Korpusin Qendror, Kryeministria gjithashtu, brenda asaj linje arkitektonike. Dhe është teatri ai që e vendos, është guri kilometrik që e bën këtë ndarje fazash zhvillimi”.
PO “EKSPERIMENTALI”?
Në gjithë zhurmën e madhe për Teatrin Kombëtar, disa pa dashje e disa qëllimisht, harrojnë Teatrin Eksperimental, edhe ai kombëtar. Gjendet përbri kombëtarit, veçse drejtori i vet, ndryshe nga ai i kombëtarit i ka bërë restaurime e rinovime. Ai nuk ka lagështirë, as myk, ai nuk po bie, nuk ka populit, e megjithatë, kërkohet që të përfshihet në projektin e shembjes/ndërtimit të atij tjetrit. Në të gjitha debatet, “Eksperimentali” thjesht nuk përmendet, si të mos ishte. ‘Aleanca’ shkroi dje se 20 mijë spektatorët e Teatrit ‘Eksperimental’ për qeverinë nuk vlejnë asgjë. “Hapësirën më të mirë, Teatrin Kombëtar, ka vendosur ta mbyllë, tërësisht arbitrarisht dhe hapësirës së Teatrit ‘Eksperimental’, ndoshta më e ndjekura historikisht, një godine të rikonstruktuar me mbi 3 milionë euro, ka vendosur po ashtu t’i vërë kazmën. Por këtu nuk bëhet më fjalë për një godinë, këtu bëhet fjalë t’i vësh kazmën kulturës dhe dëshirës së qytetarëve për të konsumuar kulturë te këto godina, që publiku përfundimisht i do dhe kur i ke shpallur për shembje”, vërejti “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”, e cila çmon Teatrin Kombëtar si një trashëgimi kulturore të paçmuar, që ka qenë dëshmitare e historisë së lindjes së Shqipërisë si komb si dhe e krijimtarisë, aftësisë mbijetuese dhe shpirtit të popullit shqiptar.

Më tej, Romina Zace, gazetare shqiptare në median spanjolle “ONDA AZUL RTV Málaga”, ka publikuar një përmbledhje të çështjes së Teatrit Kombëtar përmes një videoje në gjuhën angleze. “Ajo ka radhitur shkeljet e shumta të qeverisë në këtë projekt, nga shkatërrimi i trashëgimisë kulture dhe deri në interesat korruptive që fshihen prapa projektit. Në fund, ajo ka apeluar edhe njëherë tërheqjen e qeverisë nga kjo çmenduri”, shënoi AMT. AMT thotë se, “jemi të angazhuar që ta konservojmë dhe ta restaurojmë Teatrin Kombëtar si një dëshmi e gjallë për vlerën dhe dinjitetin e trashëgimisë sonë artistike dhe historisë sonë kombëtare dhe si një fanar kulturor që sendërton, përkrah dhe mbledh rreth vetes komunitetin vendës”.

Mori pjesë ne ceremoninë e inaugurimit të memorialit turk, Kapexhiu: Ne ndërtojmë për të tjerët, por jo për veten tonë

“Një memorial si shembull se si duhet të nderohen të rënët që mbrojnë lirinë e vendit të vet”.

Kështu e quan ngritjen e memorialit pranë Liqenit Artificial, për nder të të rënëve gjatë komplotit të 15 korrikut në Turqi, regjisori dhe karikaturisti Bujar Kapexhiu.

“As hata e as tradhti”.

Kështu është shprehur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për vendosjen në Tiranë të memorialit për nder të të rënëve në mbrojtje të pushtetit të Erdoganit, gjatë grushtit të shtetit, 3 vjet më parë në Turqi.

Sipas Veliajt, në atë vend ndodhen mbi 50 pika, ku përkujtohen ngjarje apo individë të ndryshëm. Veliaj tha se ky memorial nuk i prish punë askujt dhe se njerëzit të fokusohen te fryma e bashkimit.

Vetë Kapexhiu ishte i pranishëm gjatë ceremonisë së zbulimit të këtij memoriali, i cili u zhvillua pa shumë bujë, me praninë e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, por edhe të përfaqësuesve të opozitës.

Kapexhiu u shpreh për gazetën “Panorama” se ne duhet të marrim shembull dhe të nderojmë të gjithë ata njerëz që kanë mbrojtur lirinë dhe janë zhdukur gjatë diktaturës komuniste, po aq duhet të ngrejmë zërin kundër padrejtësive.

Ai shprehet i indinjuar, sidomos për heshtjen e shoqërisë civile, të intelektualëve, të cilët nuk duhet të mjaftohen me fjalë kafeneje.

Ngritja e një memoriali për nder të të rënëve gjatë grushtit të shtetit në Turqi ka ngjallur jo pak debate. Ç’përfaqëson për ju ai memorial?

Ky memorial është ngritur për të nderuar njerëz, të cilët dhanë jetën për vendin e tyre. Ata u ngritën për të mbrojtur lirinë dhe prosperitetin e vendit të tyre dhe ky rast duhet të shërbejë si shembull se si duhen nderuar të gjithë ata njerëz të cilët sakrifikojnë për vendin e tyre.

Ju ishit i pranishëm në atë ceremoni…

Unë isha i pranishëm në këtë ceremoni si përfaqësues i shoqërisë civile, si përfaqësues i disa shoqatave, duke qenë që unë jam kryetar i shoqatës “Bashkësia Dibrane”. Unë e shoh si një shembull për ngritjen e memorialëve për të gjithë ata njerëz që e meritojnë, që kanë dhënë jetën për vendin e tyre, pasi ne kemi shumë mangësi në këtë drejtim. Edhe ju sapo e thatë që jemi përballë një kontradikte: nderojmë të rënët në një shtet tjetër, ndërsa nuk kemi ende një memorial për viktimat e diktaturës komuniste.

A nuk do të ishte më e drejtë të nderonim dhe kujtonim më së pari të rënët tanë?

Kjo që thoni është e vërtetë. Ne ndërtojmë memorialë për të tjerët, por jo për veten tonë, për të gjithë ata njerëz që u rraskapitën dhe u vranë nën regjimin e kaluar. Dhe për këtë faji është yni. Nëse Ambasada Turke nderon jetën dhe veprën e shtetasve të vet, do të thotë se ajo interesohet dhe vlerëson njerëzit e vet, ndërsa ne nuk e bëjmë këtë. Këtu kanë ardhur grekët për të nderuar njerëzit e vet, anglezët, gjermanët… po ne çfarë bëjmë?! Le të kemi edhe ne memorialë, monumente, buste në të gjithë Shqipërinë për të nderuar kujtimin e atyre njerëzve që vuajtën dhe u zhdukën nga ai regjim diktatorial.

Të rënët që nderohen në atë memorial, u ngritën për të mbrojtur Republikën e Turqisë nga një komplot. Le të ngrihemi edhe ne për të mbrojtur lirinë dhe prosperitetin e vendit tonë, për të kërkuar të drejtat tona, për të kundërshtuar çdo lloj diktature, për të kundërshtuar të padrejtën. Por, fatkeqësisht, ne heshtim. Çuditërisht, ajo e quajtura shoqëria civile hesht, intelektualët nuk flasin. Ose janë të shitur, ose kanë frikë. Nëpër kafene ata flasin, ngrenë zërin, por ama përtojnë të dalin në bulevard për të protestuar kundër padrejtësive.

Përse ndodh kjo?

Kanë frikë. A e dini se kam dëgjuar njerëz që nuk dalin të protestojnë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, pasi kanë frikë se i heqin gruan nga puna, vajzën, të afërmit… Dhe kështu janë të detyruar të heshtin dhe të mos ngrihen kundër imoralitetit. Dhe kjo është diktatura. Pse të arrijmë ne në këtë gjendje?! Njerëzit kanë frikë të ngrihen sepse e pësojnë nga kjo qeveri, nga ky pushtet… Dhe, besomëni, kjo është një situatë irrituese, ndërsa ne kemi nevojë për paqe. Kemi nevojë të shpërndajmë vetëm mesazhe mirësie.

Ishte pjesë e inaugurimit të memorialit turk në Tiranë, çfarë thotë Çollaku i PD-së

Për vendosjen në Parkun e Liqenit në Tiranë, të një memoriali kushtuar viktimave të grushtit të dështuar të Shtetit në Turqi, më 15 korrik të vitit 2016, Partia Demokratike deri tani ka heshtur.

A2 kontaktoi me Kreshnik Çollakun, ish kryekëshilltarin e të djathtëve në bashkinë e Tiranës, i cili mori pjesë në këtë ceremoni.

Ai thotë se i është përgjigjur pozitivisht ftesës së ambasadës turke, si përfaqësues i PD.

Nuk kam dijeni si është zhvilluar procedura për vendosjen e memorialit dhe përgjigja duhet marrë nga institucioni i bashkisë ose Ambasadës Turke. PD si të gjitha vendet demokratike në botë, nga ShBA e BE, e kanë dënuar grushtin e shtetit në Turqi. Marrja e pushtetit përmes grushtit shtetit nuk është vetëm çështje e politikës së brendshme në Turqi, por një çështje e parimeve demokratike që mbështeten në konventa ndërkombëtare, ku Shqipëria bën pjese. Në marrëdhëniet ndërshtetërore secila palë respekton palën tjetër në mënyrë reciproke”.

Të dielën, vetë kryebashkiaku Veliaj nuk i dha aspak rendësi debatit nëse Shqipëria po i lëshon terren Turqisë me këtë memorial, madje pohoi se as nuk e di ku ndodhet .

Një përgjigje e tillë, që nuk mbartte asnjë sqarim, nuk kaloi pa u kritikuar edhe nga Zëri i Amerikës. Ky i fundit shkruan se Kryebashkiaku Veliaj nuk shpjegoi se i kujt ishte vendimi për ngritjen e Memorialit, dhe cilat ishin motivet e një vendimi të tillë.

Tre ditë pas ceremonisë në Tiranë kryeministri Edi Rama, njoftoi përmes një fotoje se ndodhej në Turqi “në mikpritjen e Presidentit Erdogan në rezidencën e tij verore në Marmaris”- Shkruan Voa.

Deklarata e plotë e Kreshnik Çollakut për CNN
Në ceremoni kam marrë pjesë si përfaqësues i PD në përgjigje të një ftese zyrtare nga ambasada turke në Tiranë.

Dita e 15 korrikut për Turqinë është shpallur dite zyrtare, dhe kjo e kategorizon si detyrim zyrtar respektimin e asaj date në marrëdhëniet ndërshtetërore.

PD si të gjitha vendet demokratike në botë nga ShBA, BE etj e kanë dënuar grushtin e shtetit në Turqi. Po ashtu dhe opozita turke ka dënuar grushtin e shtetit. Marrja e pushtetit përmes grushtit të shtetit nuk është vetëm çështje e politikës së brendshme në Turqi por një çështje e parimeve demokratike të cilat mbështeten në konventa ndërkombëtare ku Shqipëria është pjesë, për këtë Shqipëria dhe bota demokratike e dënuan grushtin e shtetit në Turqi.

Turqia dhe institucionet e saj kanë të drejtë të shpallin ditët kombëtare dhe dëshmoret e tyre, ky nuk është tagër i yni, dhe interpretimi subjektiv është krejt pavend.

Në marrëdhëniet ndërshtetërore secila palë respekton palën tjetër në mënyrë reciproke.

Nuk kam dijeni si është zhvilluar procedura për vendosjen e memorialit, për këtë duhet t’i drejtoheni institucioneve të bashkisë ose ambasadës turke. Ne kemi respektuar ftesën zyrtare të ambasadës turke në Tiranë.

U vra në sy të fëmijëve, viktima në Rrëshen pjesë e bandës së Met Kananit

Zbulohen detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur mesditën e sotme në qendër të Rrëshenit, aty ku u ekzekutua me armë zjarri Armando Gjini i njohur edhe si Tonin Gjini.

Viktima është qëlluar brenda automjetit të tij ku ka qenë bashkë me dy fëmijët e mitur.

3 muaj më parë Armando Gjinit i vendosën një sasi eksplozivi në sediljen e automjetit. Ai pikasi pakon e eksplozivit pasi dërgoi fëmijët në shkollë duke njoftuar menjëherë forcat xheniere. Bomba shpërtheu menjëherë sapo u prek në tentativë nga forcat xheniere për ta nxjerrë pakon nga makina.

Gjini u arrestua vitin e kaluar në datë 12 maj si pjesë e grupit të baronit të drogës, Met Kanani.

Vitin e kaluar në kuadër të operacionit ‘Precizioni’ Gjini u arrestua së bashku me 37 persona të tjerë, ndërsa u sekuestruan 8 ton drogë. Ushtria e Met Kananit shkëmbente kanabisin nga Shqipëria me heroinë nga Turqia. Por 4 ditë pas arrestimit Gjini u lirua nga burg, ndërsa hetimet e para janë pikërisht në këtë pistë.

Met Kanani njihet nga mediat turke si “Eskobari shqiptar” për shkak të famës që ai ka marrë atje si koka e një rrjeti të madh të trafikut të lëndëve narkotike përfshirë edhe heroinë e kokainë.