VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Dodik: Republika Sërpska të shpallë pavarësinë, nëse Kosova fiton ulëse në Kombet e Bashkuara

By | April 15, 2019

Komentet

Dodik: Thaçi në Samit jo si president por përfaqësues i Prishtinës

Presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik i ka dërguar ftesë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për të marrë pjesë në Samitin e Banja Llukës.

Mirëpo, Dodik ka theksuar se kjo ftesë nuk është për Thaçin si president i Republikës së Kosovës.

Ai ka thënë se Thaçi mund të marrë pjesë si përfaqësues i Prishtinës në këtë Samit.
“Nëse ai do të vijë si Prishtinë dhe nën fusnotë, le të vijë. Nëse nuk është problem për të, pse të jetë për ne”, ka deklaruar Dodik.

Më tej Dodik ka thënë se e ka bërë të qartë qëndrimin e tij për Thaçin duke shtuar se ai duhet të kuptojë që Kosova është pjesë e Serbisë.

Sipas kabinetit të Dodikut, pjesëmarrja e Kosovës në SEECP u zgjidh në vitin 2014 me pëlqimin e të gjithë pjesëmarrësve që nuk e njohin Kosovën: Serbia, Greqia, Rumania, Moldavia dhe Bosnje Hercegovina.

Dodik fton Thaçin në Samitin e SEECP-së që do të mbahet në Bosnjë

KOSOVË

Kryesuesi i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës Milorad Dodik i ka dërguar ftesë zyrtare presidentit të Kosovës Hashim Thaçit për të marrë pjesë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, njofton portali Klix.ba.

Sipas Klix, presidenti Thaçi javën e ardhshme do të marrë vendimin nëse do t’i përgjigjet ftesës. Mediat boshnjake përkujtojnë se presidenti i Kosovës muajin e kaluar ka refuzuar të marrë pjesë në konferencën vjetore të BERZH-it në Sarajevë për shkak se Bosnja nuk e ka pranuar Kosovën, transmeton KP.

Samiti do të fillojë më 1 korrik 2019, ndërsa janë planifikuar takime të ministrave dhe presidentëve të vendeve të Evropës Jugore në Jahorinë dhe në zyrën e Presidencës së BeH. Sipas Klix, presidentët e shteteve të rajonit do të priten në qilimin e kuq para ndërtesës së Presidencës së BeH, ku do të jenë të vendosur pjesëtarët e Forcave të Armatosura të BeH.

Ftesa me nënshkrimin e Dodik tashmë u janë dërguar presidentëve të rajonit, sikurse edhe presidentit Thaçi, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të BeH, shkruan Klix. Po ashtu, ftesat janë dërguar edhe në adresat e të gjitha ministrive të Jashtme të vendeve të Samitit të Procesi i Bashkëpunimit në Evropën Juglindore- SEECP.

Kandidati i partisë në pushtet për bashkinë e Stambollit, pranon humbjen

Kandidati i partisë në pushtet në zgjedhjet e përsëritura për Kryetar Bashkie në Stamboll, Binali Yildirim, pranoi humbjen ndaj kandidatit të opozitës, Ekrem Imamoglu.

Votimi i së dielës u mbajt pas anulimit të debatueshëm nga ana e zyrtarëve të zgjedhjeve të fitores së parë historike të zotit Imamoglu në mars, për teknikalitete pasi Presidenti Recep Tayyip Erdogan e kundërshtoi humbjen e kandidatit të tij.

Autoritetet e zgjedhjeve i hodhën poshtë pretendimet e partisë AKP të zotit Erdogan për manipulime, por urdhëruan rivotimin me argumentimin se disa nga fletët e votimit ishin të palexueshme. Opozita e dënoi vendimin dhe tha se votimi i së dielës ishte më i rëndësishëm se sa thjesht për të përcaktuar se kush do ta udhëhiqte qytetin.

Në një tregues të rëndësisë së zgjedhjeve, votimi filloi herët dhe me ritme të shpejta në një qytet kur zakonisht banorët votojnë vonë. Pjesëmarrja ishte e lartë.

Vëzhguesit thonë se strategjia e zotit Imamoglu për të shmangur politikën polarizuese dhe premtimi për gjithëpërfshirje, luajtën rol kyç në fitoren e CHP-së.

Edhe të dielën opozita u fokusua tek mesazhi i ndreqjes së demokracisë së dëmtuar të vendit dhe tek varfëria urbane që është zgjeruar që pas recesionit të vitit 2018.

Partia e presidentit Erdogan e kishte mbajtur kontrollin e Stambollit për 25 vjet.

49-vjeçari Imamoglu fitoi me rezultat të ngushtë ndaj kandidatit të qeverisë në zgjedhjet lokale të 31 marsit dhe madje mori detyrën e kryetarit të bashkisë së Stambollit për vetëm tre javë.

Pas fitores së parë dhe një zmbrapsjeje të hidhur ndaj kontrollit të Presidentit Erdogan, zoti Imamoglu u fokusua gjatë ripërballjes së ashpër elektorale tek varfëria në qytete, pasi vendi hyri në recension në fund të vitit të kaluar.

“Këtu nuk zgjidhet vetëm kryebashkiaku i Stambollit. Është njëkohësisht dita për të riparuar demokracinë nga dëmi i procesit të paligjshëm që i është imponuar vendit tonë. Kjo është kutia e votimit për ta riparuar atë”, deklaroi zoti Imamoglu.

Kandidati i maxhorancës, 63-vjeçari Binali Yildirim, një ish-kryeministër i vendit dhe ministër i hershëm i transporteve në qeveritë Erdogan, përcolli një mesazh paqtimi në ditën e rivotimeve:

“Mendoj se sot është dita të lëmë mënjanë hatërmbetjet dhe të përqëndrohemi tek e ardhmja. Nëse kam bërë ndonjë gabim, ose nëse jam treguar i padrejtë me rivalët dhe banorët, me apo pa dashje, tani u kërkoj bekimin e tyre. Shpresoj që zgjedhjet t’i shërbejnë të mirës së vendit”, deklaroi Binali Yildirim, kandidati i partisë në pushtet AK.

Vetë Kryeministri Erdogan u shfaq në mbështetje të ish-kryeministrit të tij dhe në vijën e parë të një fushate elektorale për këto zgjedhje të pjesshme lokale që perceptohen si një referendum për politikat e tij dhe si një test për demokracinë e trazuar të Turqisë.

“Do të ishte e dobishme të fillonim një konsolidim të (qeverisë) Ankarasë dhe të Stambollit (bashkisë). Mendoj se votuesit e Stambollit do të japin verdiktin e duhur”, deklaroi Presidenti Erdogan.

Stambolli përfaqëson 1/5-tën e vendit me popullsi prej 82 milionë banorësh. za

“Pranojeni, Kosova nuk është Serbi”! Habit deputeti serb

Kryetari i Lidhjes së Social-Demokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak, në një intervistë për gazetën Blic të Serbisë, ka deklaruar se Kosova nuk është pjesë e Serbisë, dhe se këtë realitet Serbia duhet ta pranojë në mënyrë që të zgjidhej përfundimisht problemi.

Ai shtoi se duke e njohur Kosovën, “neve na shtohen garancitë ndërkombëtare se interesat kulturore dhe ekonomike të Serbisë në Kosovë do të jenë të mbrojtura, e mbi të gjitha të përcaktuara”, transmeton Gazeta Express.

“Kosova nuk është Serbi, por një vend ku jetojnë disa njerëz që kanë njësi të plotë shtetërore”, tha Çanak.

Çanak, i cili është nga Vojvodina, e jo shpesh herë ka kërkuar më shumë autonomi për krahinën veriore të Serbisë, ka thënë se edhe Vojvodina duhet të zhvillohet duke e pasur pasurinë e vet e jo të ardhurat e saj të menaxhohen nga “disa zyra në Beograd”.

Ai gjithashtu tha se ka bashkëpunim të ngushtë me liderët e opozitës, por më së shumti bashkëpunon me liberalin Çedomir Jovanoviç.

Vuçiq: Takim në Paris nuk do të ketë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, u takua në Berlin me një delegacion të Prishtinës, për t’u përgatitur për takimin në Paris, por takim atje nuk do të ketë, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Vuçiq u tha gazetarëve në Minsk, ku po qëndron për vizitë, se ai e ka dërguar Gjuriqin në atë takim dhe se kjo nuk është sekret.

“Nuk ka asnjë sekret, është përgatitje për takimin në Paris. Marko Gjuriqin e kam dërguar atje (në Berlin) dhe kam thënë se Serbia do të jetë konstruktive dhe se duam vazhdimin e dialogut dhe heqjen e taksës. Por shqiptarëve kjo nuk u bie në mend dhe nuk ka rezultate”, tha Vuçiq.

Qeveria e Kosovës deri tash nuk e ka konfirmuar takimin në Berlin, të cilit iu referua Vuçiq.

Vuçiq tha se edhe gjermanët dhe francezët e kanë kuptuar se kush nuk dëshiron dialog dhe kush e frenon atë dhe “kush dëshiron që në vend të Evropës, dikush tjetër të merret me dialog”.

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, i cili ka nisur qysh në vitin 2011, është ndërprerë në fund të vitit të kaluar, për shkak të taksës që Kosova u ka vënë prodhimeve të importuara nga Serbia.

Vuçiq këmbëngul se dialogu nuk do të vazhdojë pa heqjen e taksës.

Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj, thotë se taksa nuk do të hiqet derisa Serbia ta njohë Kosovën – edhe pse thirrje për heqjen e saj kanë bërë edhe Bashkimi Evropian, edhe Shtetet e Bashkuara.

Më 1 korrik në Paris është paralajmëruar mbajtja e një takimi midis përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, nën organizimin e kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe të presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Vuçiq: Do të kërkoj mbështetjen amerikane për çështjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se gjatë dhjetë ditëve të ardhshme do ta ftojë përsëri presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të vizitojë Serbinë, si dhe do të “përpiqet të flasë” për Kosovën me disa bashkëpunëtorë të ngushtë të Trumpit. Ai tha se do të kërkojë mbështetjen për një zgjidhje kompromisi për çështjen e Kosovës.

Vuçiq i bëri këto komente kur u pyet për festimin në Kosovë të 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s, dhe deklaratën e bërë nga zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Metthew Palmer, se SHBA-ja do të vazhdojë të jetë në anën e Kosovës.

“Natyrisht që Amerika është në anën e Kosovës dhe do ta mbrojë atë. Këtë e bëjnë edhe Gjermania dhe vendet e tjera të Kuint-it, dhe për ne problemi është më i madh dhe më i vështirë”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se ky është një problem kyç për Serbinë, por se vendi do të vazhdojë të luftojë për interesat kombëtare.

“Qëllimi ynë është që Serbia të mos ketë armiq, dhe se me ata që dikur ishim, përpiqemi të kemi marrëdhënie normale dhe të balancuara,” tha Vuçiq.
Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Metthew Palmer, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, u bëri thirrje Prishtinës dhe Beogradit të kthehen në tryezën e bisedimeve duke deklaruar se zgjidhja më e mirë është njohja e ndërsjellë. Ai, sërish porositi autoritetet e Kosovës të heqin taksën ndaj mallrave serbe, në mënyrë që të mundësohet vazhdimi i dialogut.

Edhe presidenti kroat Stjepan Mesić nuk ka si të mungojë në festimet e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës

Edhe ish-presidenti Stjepan Mesić nuk ka si të mungojë në festimet e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Kroacia një aleat shumë i rëndësishëm i Kosovës.

Siç e shihni nga foto presidenti Stjepan Mesić është bashkë me presidentin Bill Clinton dhe Fatmir Sejdiun.

Bill Clinton,  Stjepan Mesic dy miqtë e kombit shqiptar.

 

Gjukanoviç: Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi po ruan infrastrukturën e Serbisë së madhe

Presidenti malazez Milo Gjukanoviç e ka akuzuar Kishën Ortodokse Serbe (KOS) se po përpiqet ta ruajë infrastrukturën e Serbisë së madhe në Mal të Zi dhe ka theksuar se do ta ripërtërijë Kishën Ortodokse të Malit të Zi pa marrë para sysh nëse i pëlqen dikujt kjo ose jo, njoftojnë mjetet malazeze të informacionit.

“Kisha ortodokse Serbe në Mal të Zi po përpiqet ta ruajë infrastrukturën e Serbisë së madhe në të cilën ajo beson” dhe ka theksuar se “qëndrimi i saj për argjipeshkvitë përtej kufijve është në kundërshtim me parimet bazë të organizatës ortodokse kudo nëpër botë”.

“Kisha Ortodokse Serbe mendon se Mali i Zi gabimisht është bërë i pavarur dhe se me kohë do të ndreqet gabimi e do të kuptohet nevoja për të nisur ndërtimin e Serbisë së madhe. Ne duhet, natyrisht me ekzistencën tonë, vendosmërinë dhe vizionin t’i themi se nga ajo nuk ka asgjë”, ka shtuar më tej presidenti M. Gjukanoviç.

Gjukanoviç ka bërë të ditur se Mali i Zi është i pagjunjëzuar për ndërtimin e një shoqërie shumetnike, por ka theksuar se ka mbetur edhe një hap i rëndësishëm me të cilin do të ndreqet padrejtësia e madhe që i është bërë Malit të Zi në fillim të shekullit 20-të, e ajo është përtëritja e Kishës autoqefale ortodokse të Malit të Zi (KOMZ).

Gjukanoviq ka përfunduar se “Mali i Zi bashkëkohor nuk do të lejojë të jetojë nën diktatin e një organizate fetare e cila përfaqëson reliktin e së kaluarës”.

Anlistët malazezë në vazhdimësi kanë theksuar se definimi përfundimtar dhe rrumbullakësimi i shtetësisë dhe qenies kombëtare është kisha autoqefale malazeze. Autoqefalia e kishës malazeze do të ndërpresë aktivitetet shkatërruese të Kishës Ortodokse Serbe. Ata janë të bindur se “Kisha Ortodokse Serbe është pjesa më e errët e qenies politike dhe nacionale serbe. Në Mal të Zi ajo është më shumë institucion paramilitar, parapolitik dhe parakulturor se sa institucion shpirtëror dhe fetar në kuptimin zanafillor kristian”, dhe për kishën serbe Mali i Zi mbetet vetëm nocion serb apo shprehje gjeografike, thonë analistët.

Qeveria e Malit të Zi ua ka ndaluar qëndrimin në këtë vend 30 priftërinjve të Kishës Ortodokse Serbe. E pazgjidhur është ende çështja e pronave të kishës serbe, kur Mbreti Aleksandar më 1919 e zhbëri kishën malazeze dhe krejt pasuria e saj i kaloi Kishës Ortodokse Serbe.

Ambasada amerikane: Daçiq duhet të mendojë për veprimet e tij

Ambasada amerikane në Beograd reagoi pasi ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, iu bashkua një fushate në internet, duke shkruar në bankënotën 100-dollarëshe me alfabet cirilik “Kosova është Serbi”.

“Në vend se të shkatërrojë bankënotën me imazhin e shkencëtarit të madh amerikan dhe burrështetasit, Benjamin Franklin, ministri Daçiq do të mund të mendonte ndoshta për thënien e tij: ‘Ji në luftë me veset tuaja, e në paqe me fqinjët”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së SHBA-së në Beograd dërguar Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se fushata, në të cilën ka marrë pjesë edhe zyrtari i lartë serb, është denigruese për vetë serbët.

Daçiq, në një deklaratë për gazetën serbe “Blic”, e arsyetoi qasjen e tij, duke thënë: “Kjo është politika jonë shtetërore, këtë e them vazhdimisht dhe pse mos ta shkruaj”.

Ai po ashtu tha se paratë nuk ishin të tijat dhe se qasja e tij nuk ka lidhje me Shtetet e Bashkuara.

Sipas mediave serbe, Daçiq tha se fjalët “Kosova është Serbi” do t’i shkruante në bankënotën e secilit vend që e thotë të kundërtën.

Në mbrojtje të ministrit Daçiq u shpreh udhëheqja e Partisë Socialiste të Serbisë, e cila kryesohet nga Daçiq.

“Mbi shefin e diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, bëhet presion i madh, me kërcënime të hapura për vdekje”, tha Vlladan Zagragjanin, zyrtar i Partisë Socialiste të Serbisë.

Sipas nënkryetarit të Qendrës joqeveritare për Politikë të Jashtme në Serbi, Dragan Gjukanoviq, fakti që Daçiq i është bashkuar fushatës në internet nuk ka asnjë efekt diplomatik.

“…ndërsa sa i përket nivelit simbolik, nuk shoh se cili është mesazhi dhe pse shkruhet në bankënota. Në anën tjetër, nuk mendoj se kjo do ta ndryshojë gjendjen në terren”, tha Gjukanoviq.

Si ka nisur kjo?

Në deklaratën e kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila, duke folur për udhëheqësit e Kosovës, tha se ka punë me “njerëz që kanë dalë prej malit”, qytetarët e Kosovës reaguan me një fushatë në internet, duke postuar fotografi me hashtag-un #LiterallyJustEmergedFromTheWoods, që do të thotë “të sapodalë nga mali”.

Disa ditë më vonë, pronari i kafenesë në Beograd “Pavle Korçagin”, Vojin Cuciq, iu bëri thirrje ndjekësve në mediat sociale që në bankënotat e dollarit dhe euros të shkruajnë “Kosova është Serbi” dhe fotografitë e tyre t’i shpërndajnë online.

“Sikur secili serb të shkruante vetëm një bankënotë, kjo do të ishte fushatë e mrekullueshme”, thuhet në një nga postimet në Instagram të kësaj kafeneje.

Aksioni u zhvillua me mbishkrime edhe në bankënotat e Australisë, Danimarkës, Arabisë Saudite, Britanisë së Madhe dhe disa vendeve të tjera.

Fushata mori vëmendje më të madhe pasi asaj iu bashkua ministri serb, Daçiq.

Disa qytetarë të Kosovës u kundërpërgjigjën, duke postuar në mediat sociale bankënota me mbishkrimin “Kosova është Kosovë”. Në mesin e këtyre bankënotave u vërejt edhe dinari serb.

A është shkelje shkrimi në bankënota?

Dëmtimi i një monedhe, sipas ligjit në Shtetet e Bashkuara, është shkelje që dënohet me gjobë financiare ose burgim deri në gjashtë muaj, por vetëm nëse dëmtimi “bëhet me qëllim që letrat me vlerë të bëhen të papërshtatshme për përdorim”.

Nga kjo rrjedh se rregulloret amerikane nuk e ndalojnë shkruarjen e mesazheve në bankënota, përveç nëse ato dëmtohen aq shumë saqë nuk mund të përdoren.

Në Serbi, shkruarja në bankënota nuk është kundërvajtje, por bankënotat e dëmtuara konsiderohen të papërshtatshme për qarkullim.

Përgatiti: Valona Tela

Vuçiq thotë se e mbështet përcaktimin e kufirit me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ai pajtohet për përcaktimin e kufirit me Kosovën duke theksuar se kjo do të ishte “absolutisht gjëja më e shëndetshme për Serbinë dhe serbët”.

Ai i tha Televizionit Prva, se një referendum në këtë temë do të thirret nëse ai do të ketë diçka për t’i ofruar popullit, megjithatë, siç ka thënë, ende nuk ka një propozim konkret.

“Unë jam për përcaktimin e kufirit dhe për këtë nuk turpërohem, por serbët janë kundër kësaj, dhe unë e kam kuptuar porosinë e popullit. Ne, nuk jemi të gatshëm të dëgjojmë të vërtetën për Kosovës, edhe kur të gjithë e dinë atë. Njerëzit nuk dëshirojnë ta pranojnë sepse kjo prek emocionet e tyre”, ka thënë Vuçiq.

Duke folur për sesionin e ardhshëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për gjendjen në Kosovë, Vuçiq tha se seancat e Këshillit të Sigurimit janë gjithmonë të rëndësishme për “çështjen e statusit”, por ai vlerësoi se samiti i Parisit në fillim të korrikut, i organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel është “shumë i rëndësishëm”, megjithatë, siç tha ai, nuk është e sigurtë nëse ai do të mbahet fare.

Podgoricë: Vllado Zmajeviq dënohet me 14 vjet burg për krime lufte në Kosovë

Gjykata e Lartë në Podgoricë e ka dënuar Vllado Zmajeviqin me 14 vjet burg për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë.

Ai u shpall fajtor për vrasjen e katër civilëve shqiptarë në fshatin Zhegër të Gjilanit në vitin 1999.

Kryetari i Trupit Gjykues, Dragoje Jovoviq, në shpjegimin e aktgjykimit të tij, deklaroi se dëshmitë e paraqitura padyshim se “vërtetuan se krimet e luftës janë kryer, pasi për ato kanë dëshmuar dëshmitarët, por edhe vetë i akuzuari e ka pranuar në fazën e parë hetimore, por më vonë i ka mohuar ato deklarata”.

Zmajeviq ka të drejtë të apelojë aktgjykimin në Gjykatën e Apelit.

Në gusht të vitit 2016, Prokuroria Speciale e Mali të Zi për krim të organizuar dhe krime lufte konfirmoi se kishte arrestuar Vllado Zmajeviqin (47 vjeç) nga Nikshiqi me dyshimin se “ka kryer krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë më 1999”.

Drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Bekim Blakaj i kishte thënë Radios Evropa e Lirë, se Vllado Zmajeviq ishte i pari në listë për krimet në Zhegër të Gjilanit.

Në bazë të hulumtimeve gjatë vitit 2000, Fondi ka dokumentuar se në këtë krim janë vrarë gjashtë persona, më 29 dhe 30 mars 1999.

“Në bazë të dëshmive të dëshmitarëve, më 29 mars 1999, tetë autobusë, sipas të gjitha gjasave, me vullnetarë të Ushtrisë Jugosllave, kanë arritur në fshat dhe kanë vrarë gjashtë persona. Natyrisht, të gjithë civilë të përkatësisë shqiptare, në mesin e të cilëve edhe pleq dhe gra”, kishte deklaruar Blakaj.

Ish- Presidentët dhe ish-Kryeministrat e rajonit iu japin goditjeve ideve të Vuçiqit dhe Thaçit

Në një konferencë rajonale në Shkup të titulluar “ Integrimet europiane në udhëkryq” nën organizimin e Klubit të Podgoricës, pjesë e të cilit janë ish –Presidentë dhe Kryeministra të vendeve të rajonit Kroacisë, Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë, Shqipërisë, Bosnjës dhe Sllovenisë janë kritikuar idetë për korrigjimin e kufijve

Në një deklaratë të ish – Presidentëve të rajonit ku kanë marrë pjesë ish –Presidenti i Kroacisë Stipe Mesiq, ish –Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, Ish – Presidenti i Shqipërisë Alfred Mojsiu, ish- Presidenti i Maqedonisë Branko Crvenkovski dhe ish udhëheqës tjerë të rajonit është miratuar edhe një deklaratë ku theksohet se “ ne anëtarët e Klubit të Podgoricës shprehim gatishmërinë tonë që të bëjmë gjithçka që të parandalojmë që Ballkani Perëndimor përsëri të jetë viktimë e ideve dhe trendëve retrograde”

Klubi i Podgoricës ndër të tjera ka theksuar se është e një rëndësie të veçantë që BE të aprovojë datën e fillimit të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

“Shtyrja e mëtejme e këtyre vendimeve në kontekstin e tashmë gjeopolitik dhe gjeoekonomik mund të ketë ndikim të dëmshëm edhe në nivel të brendshëm edhe në atë rajonal. Jemi dëshmitarë të sfidave të rendit global që bazohet në vlerat e përbashkëta dhe demokratike të shoqërive dhe mundësinë që ato të kenë ndikim negativ në Ballkanin Perëndimor” thuhet në deklaratën e ish-Presidentëve dhe kryeministrave.

Më pas ata kanë bërë edhe një referencë direkte në lidhje me situatën në Kosovë e në Bosnjë e Serbi duke theksuar se idetë retrograde të ndarjeve që i shkojnë kundër bashkëpunimit rajonal e që nxisin izolacionizëm, politikën e kthimit prapa dhe që bazohen në popullizëm në vend se të bazohen në vlerat e përbashkëta dhe standardet europiane, për fat të keq, nuk janë vetëm kujtime të largëta historike por përbëjnë një kërcënim serioz për Ballkanin Perëndimor.