VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

DJALOSHI ME PIPË I MINISTRISË SË BRENDSHME – Nga AVNI DELVINA

By | April 10, 2019
1 Comments
  • author avatar
    Mergimtari i Larget 1 month ago Reply

    Arti ka atribut përjetësues: të shton jetë…
    Ky minister ka admiruesit e mos-pelqyesit e tij, te shumtet mbase per aresye politike. Te paret mbase do duan ta mbajne sa me gjate minister te brendshem, te dytet ia kane kerkuar doreheqjen…
    Avni Delvina krejt pa-anshem, pa asnje interes veç pergjegjesise ndaj Artit te vet, ia ka shtuar vite te tëra jete publike…

Komentet

Albumi i Piktorit – AVNI DELVINA: Ja dhe Akademia e Shkencave e zgjidhi problemin e saj

VOAL – Në rubrikën “Albumi i Piktorit” po ju sjellim grafikën më të re të piktorit të shquar Avni Delvina, me titull “Ja dhe Akademia e Shkencave e zgjidhi problemin e saj”, një temë kjo tejet e mprehtë në Shqipëri, ku qeveria Rama, në shfrenimin e saj për të uzurpuar çdo institucion, po çon në rrënim të plotë edhe Akademinë e Shkencave.

Zvicër – Ftesë për hapjen e ekspozitës së piktorit SAM-Samedin Asllani

Piktori SAM Samedin Asllani do të hap ekspozitën e tij të radhës në Galerinë e Artit ‘Espace 52’ që gjendet në ‘Rue du centre 52, 1025 Saint-Sulpice në Zvicër.

Ekspozita do te qëndron e hapur prej 29 Maj deri më 04 Qershor 2019.

Hapja solemne e ekspozitës do të bëhet të shtunën më 1 Qershor 2019.(11h00)

Ky është viti i 33-të me radhë që piktori SAM-Samedin Asllani bën hapje të rregullta të ekspozitave si në Zvicër ashtu edhe në shtetet tjera.

Kjo është ekspozita e tij e 39 me radhë.(Personale)

Ju mirëpresim.

Res.InfoEXPO

Avec mes meilleures salutations.

ASLLANI

+4179/849 67 20

www.asllani

 

Shënohet rekordi i shitjes së një vepre arti të një artisti të gjallë

Skulptura e artistit Jeff Koons

Një skulpturë e amerikanit Jeff Koons është shitur për 91.1 milionë dollarë, duke shënuar çmimin më të lartë të nje vepre arti që i është shitur ndonjë artisti të gjallë, ka njoftuar shtëpia e ankandit, Christie në Nju Jork.

Çmimi i shitjes më 15 maj është rreth 20 milionë dollarë më i lartë sesa ishte planifikuar.

Skulptura, që është përfunduar më 1986, me titullin, Lepuri, konsiderohet një nga veprat e artit më të famshme të shekullit 20.

Ajo është krijuar me çelik dhe është 104 centimetra e lartë. Në të shihet një lepur duke ngrënë një karrotë.

E përditshmja The New York Times ka raportuar se Robert E. Mnuchin, babai i Sekretarit amerikan të Thesarit, Steven Mnuchin, ka blerë këtë skulpturë.

Rekordi paraprak ishte shënuar në muajin nëntor të vitit 2018, pasi vepra e piktorit të gjallë britanik, David Hockney, ishte shitur për 90.3 milionë dollarë.

Gravisti i shquar Avni Delvina: “Dashnorët e Ballkanit takohen ne Tirane”

Grafisti i shquar Avni Delvina, që përcjell me shumë vemendje aktualitetin politik në trevat shqiptare dhe rajon, sjell grafikën e rradhës titulluar:  “Dashnorët e Ballkanit takohen ne Tirane”, që e ka ndertuar me foton e fameshme te albumit te Beatles.

 

Piktori i shquar Avni Delvina me grafikën e rradhës titulluar: Po sikur Aleksandër Vuçiç… !

Voal boton grafikën e rradhës të piktorit të shquar Avni Delvina me titull:

“Grafike nga cikli “E papritura e madhe” dhe më poshtë Delvina komenton:

“Po sikur te vije Aleksandri ne Tirane, dhe te shtrihet barkas mbi flamurin shqiptar

dhe te na kerkoj falje per krimet e bera nga serbet ne Kosove !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

…..Cfare do bejme ne !!!!……

Apo si gjithmone do te na gjeje gafil e te papergatitur !!!

Mendojeni dhe kete qe mos lem nam !!!!”

 

FOTOGRAFI KOLË MACA I QERIM VRIONIT NUK I PËRKET VETËM SHKODRËS – Nga Albert HABAZAJ

 

1. Parafjalë. Qerim Vrioni, studiues i fotografisë dhe fotograf, është i krahasueshëm me veten, së paku në dy rrafshe: në aftësinë profesionale dhe në thjeshtësinë qytetare. Pa u futur në dhomëzat e 100 artikujve analitikë dhe studimorë mbi fotografinë shqiptare dhe të huaj, nga një vështrim i përshkrimit bibliografik të titujve libra të autorit në Bibliotekën Kombëtare, spikasin dy tituj: “Fjalor i fotografisë: terma, gjini, rryma e drejtime artistike, botime, revista e gazeta, konkurse, çmime, procese teknologjike, aparatura e pajisje”, i pari i llojit në gjuhën shqipe e përfshin një punë heroike të autorit, që do ta quaja Fjalor Enciklopedik të Fotografisë; si dhe studimin monografik “Pikëllim në një foto të vjetër”, ku trajtohet sidomos fotografi shkodran Kolë Maca dhe fotoja e tij “Gjon Pali dhe e bija”. Vërejmë se botimet e këtij autori janë pajisur me aparat bibliografik, indekse e kronologji, si dhe abstrakt në gjuhën angleze. Redaktorë apo konsulentë (këshillues) ka personalitete të shquar të kulturës, artit, gjuhësisë dhe letësisë shqipe si prof.dr. Agron Duro, Viktor Gjika, Ferid Hudhri, Pandeli Koçi, Suzana Varvarica Kuka, dr. Zef Paci etj. Për këtë standard të lartë studimtarie dhe botimi, ndjejmë nderim për autorin dhe mendojmë se, çdokush e kupton që kemi të bëjmë jo me libra – libra, por me punime shkencore.

Studiuesi i fotografisë Qerim Vrioni

2. Kush na e fali Kolë Macën, që nuk kemi njohur? Emrin e Kolë Macës nuk e kishim ndeshur deri para pak vitesh, kur na shfaqet në shkrimet e Qerim Vrionit dhe, para një viti, shpaloset me profilin e duhur në studimin monografik “Pikëllim në një foto të vjetër” të këtij autori. Sipas Vrionit, Kolë Maca diku haset me emrin Niccolo Maca, it., e diku tjetër edhe Kolec Maca. Ndërkohë në Shkollën Shkodrane të Fotografisë, emri i Macës paska pasur peshë specifike. Fatkeqësisht emri i tij nuk është përmendur jo vetëm para viteve ’90, por as pas rrëzimit të diktaturës. 20 vjet heshtje. 20 vjet indiferencë. Nga frika e shkëlqimit të emrit të Macës?! Nga xhelozia e vogël?! Nga paaftësia liliputeske apo nga ligësia e veremtë? Qe pikërisht viti 2013, kur studiuesi i sotëm i zhvillimit të fotografisë shqiptare dhe punëtori i mirë i fjalës së shkruar shqipe Qerim Vrioni ndriçoi qartësisht figurën e Kolë Macës dhe kolegut të tij shkodran Gjon Rrota (Shkodër, 1893-Vlorë, 1931). Është një shkrim me titull: “Dy fotografë shkodranë në Vlorë: Në Vlorë fotografët e parë shqiptarë ishin shkodranët Kol Maca dhe Gjon Rrota”, ku Vrioni na njeh me veprën e dy shkodranëve, sidomos me kontributin e tyre në Vlorë në vitet 1915-1920 e në vijim. Aty mësojmë se Kolë Maca ka filluar ndihmesën e tij të rëndësishme në vitet 1907-1908, kurse në qytetin bregdetar të Vlorës firma e tij shkëlqen pikërisht në vitin 1915 me atelien fotografike (Foto Studion) që çeli; ndërsa Gjon Rrota, vëllai i piktorit shkodran Simon Rrota, spikat në vitin 1919. Me librin studimor “Pikëllim në një foto të vjetër”, autori na e bën më të lehtë leximin e tekstit, shkruar me një gjuhë të thjeshtë e të bukur, sipas shqipes standarde, sikur të ishte një mësues i devotshëm i gjuhës shqipe, ku shpërfaq një kulturë të gjerë e të thellë jo vetëm në fushën që rrok studimtaria e tij, por dhe me shkencat e tjera, me të cilat ka lidhje fotografia dhe na paraqet saktë e me korrektesë çfarë ka synim të na japë nga dija dhe njohja e tij. Mendojmë se tek Qerim Vrioni, fotot sipas subjektit, me llojin e paraqitjes në formë historike, kanë gjetur të zotin, mjeshtrin e duhur, që me vërtetësi dhe dashuri na shërben me informacionin e nevojshëm, për të cilin duhet t’i jemi mirënjohës autorit dhe krenarë me figurat e shquara të fushës, që i ngrenë lart ballin jo vetëm Shkodrës, Korçës e Vlorës, por mbarë Shqipërisë në rajon e ndërkombëtarisht me syrin e tyre të artë nëpërmjet shkrepjes së aparatit fotografik.

Kolë Maca

3. Kolë Maca i Qerim Vrionit. Një gjë është fort e qartë, që falë këmbënguljes studimore të autorit Qerim Vrioni, shqiptarët njohën Kolë Macën (1882-1945), një Kolë Macë që zë vend nderi në Historinë e Fotografisë shqiptare. Kolë Maca, prurë nga Qerim Vrioni, nuk i përket vetëm Shkodrës. Q. Vrioni është “gjerman” në disiplinën e punës së tij gjurmuese për hulumtimin gati deri në shterim të objektit tematik që ka përpara qenies së tij në laboratorin profesional e kërkimor-shkencor. Libri “Pikëllim në një foto të vjetër” shërben si burim referencial dhe kërkon respekt për profesionistët e fushës së dhomës së errët, që të ngelen në kujtesën pamore të ngurtësuara aq ngrohtë.
Në libër kemi shumë informacion e analizë, sidomos analizë të përpiktë, të krahasueshme dhe të klasifikuar. Përsiatjet e Q. Vrionit për biografinë e fotografit shkodran fokusohen mbi një foto simbol, kryefoton e Kolë Macës “Gjon Pali dhe e bija”, ku autori shpërfaq kulturën e tij njohëse dhe përshkruese, të menduarit thellë, rrahjen mirë me mend të gjërave për të gjetur shkaqet e arsyet që pse kjo foto e bëri Kolën pronar të një trofeu moral në “Kampionatin Shumëpërmasor të Fotografisë Shqiptare”; për të zbuluar të vërtetën, për t’i dhënë përgjigje shumë pyetjeve a mëdyshjeve, që atij i patën lindur në terren: në Shqipëri, Itali e gjetkë, si dhe laboratorin e punës së tij kërkimore-shkencore.
Libri studimor “Pikëllim në një foto të vjetër” përshkruan dhe analizon në këndvështrime dokumentare, historike, folkoristike, etnografike dhe estetike veçmas foton “Gjon Pali dhe e bija” të realizuar në vitin 1913 në Shkodër nga Maca, ndoshta i pari mjeshtër në historinë e fotografisë shqiptare arsimuar për këtë mjeshtëri në Vjenë në fillimshekulin XX e pajisur kështu me kulturë austriake. Periudha e realizmit të fotos i takon gjashtë muajve (tetor 1912-prill 1913) të Rrethimit të Shkodrës (që atëherë ndodhej nën administrimin ushtarak turk) nga ushtria e Malit të Zi, i përket asaj lufte sfilitëse 183 ditore për mbrojtjen e qytetit nga pushtimi malazez. Qyteti u dorëzua trupave malazeze në prill 1913, po vetëm për 2-3 javë sepse me ndërhyrjen e Fuqive Ndërkombëtare, Shkodra i kaloi sërish Shqipërisë dhe në të u ngrit Flamuri Kuq e Zi.
Kjo foto është botuar së pari në një gazetë italiane (“La Domenica del Corriere”, shtojcë javore e “Corriere dela Sera”) të datës 25 maj-1 qershor 1913, në një artikull redaksional me titull: “La fine della Guerra Balcanica” (Fundi i Luftës Ballkanike). Pak ditë më pas, në qershor 1913, fotoja u botua, sërish në Itali, në ballinë dhe në brendësi të librit “L’assedio di Scutari” (Rrethimi i Shkodrës) të gazetarit Italian Gino Berri, korespondent shtypi në Shkodër gjatë rrethimit të qytetit. Gjatë kësaj periudhe në qytet e rrethina pati luftime të ashpra midis sulmuesve dhe mbrojtësve të qytetit, shoqëruar me shumë të vrarë e plagosur nga të dy krahët. Njeri prej tyre, nga ana e mbrojtësve, sipas shënimeve të gazetës është edhe i plagosuri që paraqitet në foto. Kjo foto e Macës gjendet në faqen 133 të librit të G. Berrit dhe shoqërohet me poshtëshënimin: “Montagnuola che assiste il padre morente, colpito al capo e alla mano destra” (Malësore që rri pranë të atit që po vdes, i goditur në kokë dhe në dorën e djathtë). Fotoja e godit menjëherë shikuesin e saj me dhëmbshurinë e vajzës për të atin që po largohet nga kjo botë dhe të mbush me ndjenja humane universale.
Autori i librit “Pikëllim në një foto të vjetër”, studiuesi Vrioni, ka hulumtuar gjatë mbi këtë foto, ai ka gjetur, ndër të tjera, emrin e të plagosurit (Gjon Pali) si dhe fshatin nga është (Shllak), por edhe paraqitjen e saj në 2-3 botime të tjera. Ai mendon se Maca ndoshta është ndodhur në kohën e duhur në vendin e duhur për këtë foto. Pra, studiuesi e analizon foton edhe nga ana estetike, duke e vendosur atë në një vend nderi në historinë e fotografisë shqiptare. Edhe pse fotografi, nga “Gjon Pali dhe e bija” përfton gjendje emocionale të fuqishme, saqë qoftë nga ajo heshtje e dhembshme e bijës për atin e plagosur, çdokush nga ne përjeton trishtim njerëzor, trazuar me ndjesinë e së bukurës, sepse është një foto që mund të mbahet gjatë para syve e të jep kënaqësi estetike. Autori Qerim Vrioni është i pari studiues që është marrë seriozisht dhe plotësisht edhe me klasifikimin e fotos. Sipas logjikës dhe argumentimit shkencor që sjell ai, “Gjon Pali dhe e bija” klasifikohet, së pari, si fotografi familjare; së dyti, fotografi e luftës (mendohet se historikisht është fotoja më me vlera ndër fotografitë shqiptare të luftës, ndoshta e para); së treti, fotografi dokumentare dhe ikonë dokumentare, sepse fotografia nga natyra cilësohet art dokumentar; së katërti, fotografi etnografike (antropologjike); së pesti, kompozim fotografik; së gjashti, foto shtypi (foto e gazetarisë); së shtati si fotografi artistike (fiction, fotografi e artit); së teti, fotografi humanistike, sepse siç sqaron autori, “Gjon Pali dhe e bija” është hulli ku ngrihen lart vlerat mirësisë së njerëzve në botë, sidomos atyre që vuajnë pasojat e luftrave dhe konfilkteve të armatosura midis shteteve, më kryesorja e të cilave mbetet humbja e jetëve njerëzore dhe pikëllimi që shkaktojnë. 14 foto të zgjedhura nga krijimtaria e Kolë Macës, të cilat ngërthejnë gjini të ndryshme të fotografisë, një pjesë e tyre të botuara për herë të parë janë ilustrime që e zbukurojnë librin në hijeshinë e tij. Këto foto janë vetëm një shufër floriri nga thesari fotografik i mjeshtrit Kolë Maca, ndërsa “Gjon Pali dhe e bija” vërtet është kryevepra e tij, por s’i përket më as vetëm Kolë Macës, as vetëm Shkodrës, madje kalon në përmasa universale për nga realizimi simbolik gjithëpërfshirës. Mjeshtri ka shumë merita, por fjalë falënderimi meriton edhe autori Qerim Vrioni për strukturën e librit, trasenë, zhvillimin e subjektit në dinamikë, stilin, udhëtimin kronologjik deri në plotësim të synimit shkrimor që i ka vënë vetes. Detajet që përdor autori ia kanë arritur qëllimit, sepse e tregojnë thelbin që Kolë Maca është një nga ikonat më simpatike dhe interesante të imazhit nga celuloidi. Autorit ia vërejmë që përtej vëzhgimin e imtë profesional, gati si një pikasje dyshuese, qysh kur merret me pionierët e fotografisë në historinë e artit pamor botëror, veçmas me ata të Rilindjes Italiane, apo dhe kur shtjellon vdekjen e njeriut dhe pasvdekjen në arte, pasvdekjen në fotografinë botërore dhe në atë shqiptare. Ai guxon të mbajë qëndrim kritik ndaj të angazhuarve me këtë punë, qofshin dhe studiues të huaj dhe i mëshon fotografimit të vdekjes të gjumit të fundit, më saktë fotove të pasvdekjes. Me kompetencë profesionale ai e cilëson shkrepje të veçantë “Vajtimin e Nasim Elshanit, 1990” të fotografit francez George Merillon, realizuar në një fshat të Rahovecit, Kosovë, por që nuk mund të futet në historinë e fotografisë shqiptare. Lexuesi e ndjen qëndrimin konceptualisht rigoroz të autorit nëpërmjet argumentave shkencorë që paraqet, përmes karakterit prezantues, përshkrues e tematik në vijë kronologjike, analitik deri në detaje, korrekt dhe i vëmendshëm në deduksione, respektues i parimit krahasimtar midis botimeve të ndryshme për Macën dhe veprën e Mjeshtrit në italisht, gjermanisht, shqip, etj. Plotësohet me kulturën e studimeve në vite fjala e syrit të profesionistit Vrioni dhe ky element vërehet në argumentimin e shkallëzuar e mbushmendës me logjikën e ekspertit të aftë, të guximshëm e të vërtetë. Laboratori i fotografit binjakëzohet me bibliotekën e studiuesit në shërbim të kulturës shqiptare të fushës, duke na dhënë hipoteza, variante, përnjohje, gjasa paraqitje argumentash, që mund t’i bëjë kaq saktësisht vetëm një fotograf studiues dhe shkrimtar i fotografisë si Qerim Vrioni.
Ky libër dallohet edhe për gjuhë të pastër e të pasur shqipe, falë punës së vëmendshme, të kujdesshme, të matur e të panxituar gjithëpërfshirëse të autorit me personat e duhur të kontaktit në fushën e shkrimtarisë, folkoristikës dhe etnografisë, gazetarisë e publicistikës letrare, pikturës e kritikës së artit, gjuhësisë, letërsisë dhe historisë. Fjala vjen, duke vënë re këshillimet e begata me prof.dr. Afërdita Onuzi, përvojën e punës në terren dhe diturinë e së cilës e njoh mirë, guxoj të them që studiuesi Vrioni me këtë libër jep edhe një ndihmesë të vlefshme në etnologji dhe çel një dritëz etnografike, ku shquan për logjikën në njohjen e Kanunit, të drejtës zakonore të shqiptarëve, veçmas malësorëve të Shqipërisë së Veriut. Po japim një këndvështrim të autorit se si e trajton foton e Macën, që u publikua për herë të parë e shoqëruar me poshtëshënimin “Donna Albanese che assiste il padre morente per le ferite riportate in guerra” (Grua shqiptare pranë të atit që po vdes nga plagët e marra në luftë) në shtojcën javore “Domenica del Corriere” të gazetës “Corriere della sera” të Milanos në numrin e javës 25 maj – 1 qershor 1913. “… Shpjegimi kumton se shqiptari i shtrirë është goditur me armë në luftë (dhe jo në gjakmarrje do thoshim), aq më tepër kur edhe artikulli flet për fundin e një lufte dhe jo të një zakoni primitiv siç ishte vrasja për shpagim të gjakut. Kësisoj, ai mund të merret dhe trajtohet edhe si një luftëtar e dëshmor i Atdheut. Emërtimi luftëtar shkon shumë mirë pranë emrit të Gjon Palit”. Foton e Macës “Gjon Pali dhe e bija” studiuesit e huaj dhe personat publikë të angazhuar e kanë vendosur me kohë në piedestal nderi, ndërsa në Shqipëri është Qerim Vrioni, që me dëshirë, vullnet dhe vërtetësi shkencore ngriti këtë në përmendore shkrimore.

Në 500 vjetorin e ndarjes nga jeta, flokë të Da Vinçit ekspozohen për herë të parë

Një blë i flokëve të Leonardo da Vinçit, me rastin e 500-vjetorit të vdekjes, do të ekspozohet sot për herë të parë për publikun, njoftuan sot disa hulumtues italianë, të cituar nga mediet.

”Ne mundëm të siguronim përtej Atlantikut një blë të quajtur në histori si ‘flokët e Leonardo da Vinçit” , njoftuan drejtuesit e ekspozitës me titull ”Leonardo jeton”, Alessandro Vezzosi dhe Agnese Sabato.

”Ky blë i flokëve, mbajtur sekret deri më tani në një koleksion amerikan, do të prezantohet për herë të parë në botë së bashku me dokumentet që dëshmojnë për origjinën e tij të vjetër franceze, gjatë ekspozitës që do të përurohet më 2 maj në Vinçi”, shtoi Vezzosi, cituar nga agjencia AGI.

Ekspertët italianë do të kryejnë analizat e ADN-së të blënit të flokëve për të konfirmuar apo vërtetuar ekzistencën e pasardhësve ende gjallë të gjeniut të madh të Rilindjes.

Më 2 maj 1519, piktori dhe dijetari, i cili lindi në Vinçi më 15 prill 1452 nga një lidhje e paligjshme mes një fisniku të pasur dhe një fshatareje adoleshente, vdiq në Francë në kështjellën e Clos-Luce e Amboise-s, rreth tre vite pas ftesës që iu bë nga mbreti Fransua I.

Piktori i shquar Avni Delvina me grafikën e rradhës: Gezuar 1 MAJIN, festën e punëtoreve !

Piktori i shquar Avni Delvina me grafikën e rradhës: Gezuar 1 MAJIN, festen e punetoreve !

Diktatori Enver Hoxha përmes diktaturës të proletariatit e shtypi me dhunë dhe varfëri të madh e të vogël, ndërsa punëtorët i la me gisht në gojë!

 

 

 

Jeta me violinë ! Rrëfim i violinistit të shquar Florian Vlashi Intervistoi Metila Dervishi

Florian Vlashi – violinisti shqiptar i kalibrit ndërkombëtar befason sërish. Përzgjidhet për të patur në duar violinën e restauruar të kompozitorit Andres Gaios

Nga Metila Dervishi / Rrëfim nga një euridit…

Një personalitet shumëdimensional, me një aktivitet intensiv, të pashterueshëm, me risi të njëpasnjëshme, me lajme përherë e më të mëdha e me vlera reale, ku shpesh kompozitor bashkëkohor i dedikojnë vepra, shpesh instrumentistë të njohur kërkojnë të ekzekutojnë përkrah tij, shpesh salla e skena prestigjioze e mbështesin për të qenë pjesë e tyre, pedagog i kërkuar, së fundmi ka realizar një studim që i mungonte vendin tonë, mbi Terminologjinë e violinës në shqip, etj, etj, po ketë herë atij I vjen një ftesë tjetër, e papritur dhe për vetë Vlashin; I besojnë përurimin e violinës së restauruar të Gaios. Kompozitor, pedagog dhe muzikant I njohur spanjoll, i cili ka ushtruar aktivitetin në La Korunja, ky vit përkon me 60-vjetorin e ndarjes nga jeta, për këtë është ´ringjallur´violina e tij, me të cilën u interpretuan veprat e tij nga Vlashi.

Me rëndësi është fakti, se vetë Këshilli I Kulturës Galisiane, për një ndër figurat historike të qytetit të tij ka përzgjedhur një muzikant të huaj,  violinistin shqiptar Vlashi, duke i besuar violinën e restauruar të Gaios, si për të dëshmuar edhe njëherë famën dhe prestigjin që Floriani gëzon në La Korunja. Kështu me dt 1 prill, në një sallë të rezervuar vetëm për 100 persona, Floriani përkrah pianistit Julio Mourenza realizoi një Koncert me veprat e Gaios, që natyrisht pati dhe vemendjen e shtypit dhe qarqeve artistike spanjolle, pasi vetë Universiteti I Santiago de Compostela  ishte pjesë e këtij organizimi.

Ndonëse e përditshmja e Florit nuk është asnjëherë e zakonshme, ku mjafton një javë dhe lajmet mbi të kthehen menjëherë në të ´vjetra´, pasi zëvëndsohen me lajme e ngjarje të reja, ai ashtu sic nuk harron të përshendes me modesti simpatizantët e tij e ka gjetur kohën të na tregoj më shumë mbi këtë ngjarje dhe diçka me shumë mbi veten dhe familjen e tij, një kuartet muzikor i mrekullueshëm dhe në sintoni perfekte me njëri-tjetrin.

Në fakt, ta konsiderosh intervistë, është pak, do ta quaja më shumë një ´rrëfim´, rrëfim nga një euridit, që të bëfason e kaplon në cdo gërmë…i denjë për një roman, një dokumentar me seri, apo edhe më shumë…ku nuk mungon as sensi humorit, modestia dhe vlera e madhe që mbart familja shprehur me këshilla e vepra konkrete…

M.D:- Flori, fillimisht si u ndjeve kur ‘preke’ violinën e Gaos-it? Cfarë vibrimesh të dha?

Marrëdhënia  me violinën është gjithmonë një histori dashurie, pra histori që fillon me shikimin. Vetë violina është një vepër arti e mirëfilltë, ndaj bukuria e saj shijohet sikur të jetë një skulpturë e Donatelos.

Ajo ishte një violine e bukur, por shumë e dëmtuar, nga ana tjetër une mendoj se instrumentet që kanë  shumë riparime tregojnë se kanë ´vuajtur´, kanë ´jetuar´, pra kanë shumë për të treguar… Dhe në këtë rast nuk u gabova. Ajo kishte një tingull të ngrohtë, të thellë, plot mister. Dukej që Andres Gaos, megjithëse nuk na ka lënë asnjë incizim sot, në atë violinë kish ruajtur diçka nga tingulli i tij.  Kjo është magjia e instrumenteve historike.

-Je shumë i dashur dhe i vlerësuar në Galicia, La Korunja, e prisje që të të besonin ty violinën e një figure historike?

Jo, nuk e prisja. Arshivin e Andrés Gaosit bashke me violinat e tij e kish marrë para një viti Universiteti i Santiago de Compostela nga Buenos Aires, ku ai  kish jetuar e punuar. Ai arshiv është pasuri në biblioteken  500-vjeçare të Universitetit dhe mendova se prezantimin e violinës do ia besonin ndonjë solisti të famshëm, aq me tepër që përkonte dhe me “2019 Viti Andrés Gaos”. U jam mirënjohës për ftesën.

-Pse mendon që ishe ti, pikërisht i përzgjedhuri?

Tani më duhet ta lë pak mënjanë modestinë. (qesh) Rastësitë e jetës… në fillimet e mia, në La Coruña banoja në një rrugë që mbante emrin… Andres Gaos. Aty e dëgjova për herë të parë këtë emër. Por, me sa duket, fati jep disa shenja që përcaktojnë më pas rrugën tonë. Pasi njoha emrin e tij, studiova veprat për violinë dhe në vitin 1999 nxorra CD-në treg me veprën e tij të plotë për violinë e piano.

Më pas u ftova ta prezantoja atë në “Academia de España” në Rome dhe në Instituto Cervantes.

Më 2009 m´u ngarkua nga Bashkia e La Coruña të luaja me dy violinat e Gaos-it, Gavatelli dhe Moor, si dhe premierën botërore të një doreshkrimi të tij, gjetur pak kohë më parë.

Tani,  në këtë vit, 2019, Universiteti dhe “Concello da Cultura  Galega” kërkuan të luaja përsëri në “Vitin Gaos”.

Nuk e di… Më vjen ndër mend një detaj i bukur që ndoshta ka lidhje me të ashtuquajturën karma: kur doli ky CD, të ardhurat e diskut ia kalova Kryqit të Kuq Spanjoll, si mirënjohje për ndërtimin e kampeve të refugjatëve kosovare. E bëra me gjithë zemër sepse, kur i pashë ato kampe, m´u duken monumente të dinjitetit njerëzor.

-Cfarë mund të na thuash dicka mbi atë që shkroi media për ty, ajo që të mbeti më shumë në mend?

Shtypi i dha një vend të rëndësishem koncertit, jo për mua natyrisht, por faktit që prezantohej për herë të parë para publikut një instrument me “vlera të pallogaritshme për kulturen” siç shkruajti rektori i USC.

Një gazetare më quajti “njeriu i vetëm që ka luajtur me të katërta violinat”.

Një tjetër kritik muzikor shkruajti që violina tingëlloi mrekullueshëm në duart e Vlashit etj. Por, ajo që më preku ishin dy fëmijë që m´u afruan pas koncertit dhe me ndrojtje e me emoción më thanë “A mund ta prek pak violinën e Gaos-it?

-Përafërsisht sa përgatitje kohore të mori ky koncert?

Kërkova që të punoja me violinën, të paktën një muaj. Veprat që luajta i njihja, sepse i kisha interpretuar në shumë recitale, por ajo që më preokuponte ishte koha që më duhej ta njihja unë  violinën dhe violina mua.

-Si shkoi mbrëmja e 1 Prillit, cfarë u ‘përfol’ atë mbrëmje?

Shkoi bukur. Salla ishte relativisht e vogël, sepse eshte salla e Bashkisë, që përdoret për akte zyrtare. Publiku shume entuziast. U kthyem disa herë dhe luajtëm si bis vepër tjetër te kompozitorit të mbrëmjes: ´Habanera para violin y piano´, një “petit bijou”.

Pas koncertit shumë urime, perqafime, fotografi, por pata fat që ishin atë mbremje dhe prindërit e mi. Dhe përqafimi i prindërve le shenjë në trup…

-Cila është sfida e radhës?

Në fund të muajit do të luaj me Redianën në koncertin e hapjes në Festivalin  Barcia de Mera, Vigo: “Sonate da Chiesa” për violinë e violonçel të Albinoni-t, në mbrëmjen me titullin sugjestiv “Koncerti i qirinjve”.    Me 7 maj në CGAC (Centro Galego de Arte Contemporaneo) një koncert për violine solo dhe GISXX,  vepra nga dy autorë japoneze Hosokaëa dhe Yoshida si dhe nga amerikani Steve Reich. Për të vazhduar më tej me një koncert me orkestrën e të rinjve që drejtoj që prej 12- vitesh, Camerata Brigantina.

Në verë është Bienalia e Durrësit, më pas koncert në Segovia dhe në Festivalin Tres Cantos në Madrid, e kështu me rrallë…

-Ku e merr energjinë më të madhe Flori, po frymëzimin?

Kjo është jeta ime, me të mirat e të këqiat e saj, me gëzimet e dështimet, me lodhjet e sakrificat.  Ky është “treni im” që pak nga pak do ta ulë shpejtësinë dhe një ditë do të ndalojë “në një stacion pa qytet” siç thote García Márquez. Por në këtë moment, vetëm në këtë moment do të shihem në sy me veten e do të pyes “A ia vlejti ky udhëtim?”

Shpresoj që përgjigjja mos të jetë e hidhur.

-Si ia dilni që funksiononi aq mirë familjarisht, shumë të ngjeshura ditët Tuaja, por edhe gjithmonë pranë njër-tjetrit, mos ështe sekreti muzika…apo?

Sekretin nuk e di, por ditët tona nuk janë dhe aq të ngjeshura.

Madje një nga preokupimet e mia dhe të Redianës ka qenë pikërisht kjo, që të gjenim ekuilibrin ndërmjet punës dhe jetës familjare, kohën për punën, familjen, leximin, sportin, pushimet. Natyrisht jo gjithmonë është perfekt, por kur ky ekuiliber prishet ndizet llampa e kuqe “Stop! Ka diçka qe s´shkon”. Për shembull, një sekret: ne në familje hamë gjithmonë bashkë, mëngjesin, drekën, darkën. Tani Danieli studion në Francë, por teëdy djemt nuk i kemi lënë për drekën në kolegj. Dreka bashkë është e shenjtë. Ato biseda rreth tryezës apo rreth zjarrit janë, në të vërtet, familja.

Pra, ti prite të degjoje Muzika, ndërsa une mendoj se është Tryeza e ngrënies. (qesh)

-Të dy djemtë Danieli dhe Martini, po bëhen trashëgimtar të denjë të emrit Tuaj, sa ndikuat Ju me Redianën në lidhjen që ato kanë me muzikën, I erdhi natyrshëm…?

Natyrshëm? Nuk e besoj. Të dy djemt kanë dëgjuar muzikë që  në bark, dhe këtë e them jo si figurë. Më kujtohet se si i lëvizte Redianes violonceli në koncert nga lëvizjet e Martinit (qesh). Dhe më kujtohet shumë mirë, që të dy, kur ishin fare të vegjël, ajo që i qetësonte ishin tingujt e violonçelit ose telat grave të violinës, pikërisht ato që ngjasojnë me tingullin e violonçelit. Pastaj muzika për to ishte kudo, në shtëpi, veturë, prova, koncerte, udhëtime. Kështu, ose do ta dashuronin muzikën ose do ta urrenin. Me fëmijët kemi pasur parimin: duhet nje instrument muzikor në jetën e tyre.

Instrumenti të mëson shumë, jo vetëm atë zhvillim inteligjent emocional dhe  neuronal që thonin greket e vjetër, por të mëson dhe kulturën e punës, sforcimit, mundit për të arritur diçka pa harruar dhe kulturën e humbjen, të dijnë të rrëzohen për t´u ngritur sërish.  Ndaj duhet punuar me to me shumë dashuri e shumë disiplinë. Njëra nga këto të mungoj nuk funksionon; nga mungesa e disiplinës  mund të krijosh një deshtak ose, nga mungesa e dashurisë, një përbindësh të vogël.

– Kishit lindur për muzikën dhe për njëri-tjetrin, na tregoni dicka mbi lidhjen Tuaj me violincelisten dhe bashkëshkorten Tuaj Rediana Lukaci, cfarë mund të na thoni dicka mbi fillesat Tuaja?

Lindur lindur nuk e di, por në të dy rastet, si  tek muzika apo lidhja jonë,  fati ka ndërhyrë fort sepse nuk kemi qenë të vetëdijshëm për atë që po na ndodhte. Në rastin e parë, sepse je i vogël. Në rastin e dytë… gjithashtu  (qesh). Pa dyshim që lidhja jonë ishte muzika, dhe muzika e “filmit” tonë ishin “Kater stinët” e Vivaldit. Ishte kjo vepër që na njohu.

Por do t´ju tregoj diçka mbi atë që quaj “kur Fati nderhyn fort”: Mbasi fitova konkursin në Stuttgart, më 1992, pasi firmosa kontratën për në OSG do  të niseshim për në Spanjë. Ambasada i kërkoi Redianës një dokument që të figuronte se ishim familjarë dhe kështu mund të udhëtonim bashkë. Morëm shpejt dokumentin në Bashki dhe u nisëm për në Spanjë. Pas disa vitesh bashkëjetese vendosëm të martoheshim. Shkojmë bashkë tek zyrat e orkestrës për të kërkuar dy javëshin e pushimeve që më takonte për martesën. Sekretari, pasi kontrollon dokumentat në kompjuter më thotë:-” Lejen për martesë?! Por…mua më del këtu që ti je i martuar!” Shtangëm. Redi pyeti  “Me cileë?”  (Qesh)

Para, ai dokument qe ne kishim firmosur në Durres atë dite shiu me aq shpejtësi kish qenë… martesa “de jure”. Atë që  ne e menduam gjatë deri sa e vendoseëm, fati e kish vendosur përpara. Alea Jacta Est.

– Kur ikët nga Durrësi e menduat se ku do Ju conte jeta?

Jo. Dinim që do të na çonte në një vend të bukur që aq shumë i ka dhënë qyteterimit dhe që do të punonim në orkestrën më të mirë të Spanjës. Kaq mjaftonte për të mos pasur frikë.

-Të ishit kthyer pas, po Spanjën do të zgjidhnit dhe pse?

Pa dyshim Spanjën sepse e njohim shumë mirë: gjuhën, kulturën, letërsine, muzikën, artin, guzhinën, natyrën, nuancat më të holla të çdo krahine, humorin, difektet, manite… Spanjës i njohim shpirtin dhe jemi dashuruar përgjithmonë me të, sepse na ka dashur që  ditën e parë, atëhere kur ishim dy të rinj të humbur.

Nga ana tjetër gjithë jetën kam ëndërruar Francën. Edhe edukimi im ka qenë në këtë kulturë. Shfletoj tani fletoret e shkollës dhe prekem kur shikoj një bllok të kuq me poezitë në frëngjisht nga Eluard, Prevert, Verlaine. Ai shkrim i bukur plot kujdes dhe me stilograf tregon se sa e adhuroja dhe e respektoja atë kulturë në adoloshencën time. Dhe vazhdoj edhe sot. Ndaj kemi marrë një shtëpi të vogel në port të Nicës, pikërisht për të kaluar pjesën më të bukur të vitit: pushimet.

Franca mbetet për mua ai ishulli idilik i rinisë. Ndoshta po të jetoja e punoja atje e gjitha kjo poetike e kristaltë do të krisej. Pra, më mirë kështu…

-Pse je kaq i lidhur me qytetin e lindjes, Durrësin, jo vetëm që gjen kohë për dashamirësit e tu të shumtë, që shtohen dita-ditës dhe i ke të grupmoshave të ndryshme,  po prej vitesh rikthehesh së bahku me familjen dhe i dedikon një Edicion bienal këtij qyteti ‘Netët e muzikës Klasike’ qe nga viti 2003, madje dhe mbështet talentet e reja të qytetit tënd, cfarë është Durrësi për ty?

Për këtë temë më mirë e lejmë një intervistë tjetër… (qesh)

Po e filloj nga fundi. Në Bienalen NMK është dhe Konkursi për Talentet e Rinj të qytetit. Fituesin e konkursit e ftojmë në Spanjë për koncerte. Shpenzimet e udhëtimit, të qendrimit, të pianistit shoqërues (në rast se duhet) nuk paguhen nga buxheti i Bienales, as nga ai i Bashkisë apo i ndonjë enti privat. Ato i paguaj unë me time shoqe, Redianën, si një borxh që i kemi asaj shkolle ku kemi studiuar. Menduam të krijonim nje çmim rreth 1000 Euro. Por, na u duk më e arsyeshme dhe e vlefshme një ftese e tillë, se sa dhenia e 1000 eurove, me të cilat mund të blihej një iPhone dhe çdo gjë mbaronte ma kaq. Ndërsa kështu fituesi apo fituesja njihet me një vend e me një kulturë të madhe siç është Spanja, dhe koncertin që jep aty e ke për tërë jetën në CV. Akoma më e rëndësishme është  eksperienca.

Mbase mund të kem edhe zhgenjime nga mosmirënjohja, por kam parasysh  Nënë Terezën  tek një nga tekstet më të forta që kam lexuar ndonjëherë me titull “Megjithatë”…

Tani po përgatisim koncertin e fitueses së Edicionit të kaluar, Laura Sulaj, një pianiste e shkëlqyer që do të luaj në Spanjë në Maj, e cila studion me pedagogen e përkushtuar Linda Turku Zemblaku.

Unë e dua Durrësin. E dua, jo sepse është i madh, por sepse është i imi (sipas Senekës); e dua edhe pse ndonjëherë mund të më ketë trajtuar padrejtësisht (Voltaire); e dua sepse dashuria për të është më e fortë se sa arsyeja (Ovidi); e dua edhe pse kjo dashuri mund të më bëj dëm (Quevedo).

Si shprehje e kësaj mirënjohje dhe dashurie pa kushte për të krijuam koncertet e Bienales. Vetëm kështu shpjegohet që ka pasur edicione me buxhet minimal apo, në kohe krize,  edhe buxhet… 0! Falë Zotit Bashkia e Durrësit thuajse përhere na ka mbështetur. Por, mbi të gjitha mbështetja ka ardhur nga njerëzit që e duan muzikën. Të gjithe muzikantet që mblidhen rreth nesh e bëjnë në emër të kësaj dashurie. Bienalia, ndryshe nga festivalet e tjerë, ka një strukturë të ndarë në epoka të muzikës, ka një ide që e përshkon, ka nje koncept që ndërtohet çdo natë për t´i shërbyer idesë; ka një Natë të Muzikes Shqiptare me vepra të reja, ka Konkursin dhe disa koncerte në Spitalin e qytetit dhe në… burg.

Edicionin e parë të Bienales, në vitin 2003 e hapëm tek Muzeu Arkeologjik, mes skulpturave antike dhe e mbyllem tek fabrika e braktisur e Nishgomës mes të zezës, tornove të shkatërruara e xhamave të thyer. (Vete ju , Metila, keni shkruar një artikull që do të mbesë në memorie) Në një formë ndoshta jo fort të vetedijshme, përcaktuam idenë e Bienales si dhe shtrirjes së saj në kohë, nga Durrësi i lavdishëm antik deri në muzikën e së ardhmes.

-Vjen nga një familje intelektuale babai Juaj Gjergj Vlashi, shkrimtar e regjisor njeri me interesa të gjera që I kanë ngulitur më së miri te Ju, ashtu si edhe mamaja Juaj Znj Shpresa, njerëz me botëkuptim të gjerë dhe me një mentalitet shumë modern, mund të ishe bërë një shkrimtar shumë I mirë, një kritik arti e shumë, shumë gjëra të tjera, pse pikërisht zgjodhe rrugën e muzikës dhe pse pikërisht instrumentit e violinës?

Një fëmijë 6-vjeçar nuk mund të zgjedhë rrugën e muzikës. Nuk di të kem pasur ndonjë prirje të veçantë. Në atë rrugë të drejtojnë prindërit ose njerëz të familjes. Dhe ai femijë nuk e harron për gjithë jetën. Lexova para pak kohësh se në testamentin e Haydn-it ka  një vend të veçantë për të bijën e një të panjohuri, Mathias Franck. Por, po të kërkosh në biografinë e Haydn-it do të shikosh se Franck ishte i pari që e futi në muzike dhe i besoi te luante tamborin ne Procesionin e Shen Florianit kur Haydn ishte vetem 7 vjeç. Ne momentet e fundit te jetes kujtohet per kete njeri dhe i len trashegimine bijes se tij. Eshte pra ajo fjala e shenjte “Rosebut” tek filmi me i mire i historise, “Qytetari Kane” i Orson Welles. Çdo njeri nga ne ka një “Rosebut” për të kujtuar.

-Cfarë kujton në ato fillime?

Ditën e parë të shkollës, çuditërisht, e mbaj mend deri në detajet më të vogla: çantën, abetaren, penën, shishen e bojës, oborri dhe rreshtimi, banka ku jam ulur, shoku në krah, mësuesja apo seleksionimi për zgjedhjen e instrumentit ku profesori që më pa gishtat tha dy fjalë “Per violinë!”, dy fjale sa një jetë…

Kam pasur fat me profesoret e mi. Në fillim më kanë edukuar dashurinë për violinën pastaj janë marrë me teknikën e saj.  Eshtë ajo që thote autori i Princit të vogel, Saint Exupery: “Nëse doni të ndertoni një anije, mos filloni të kërkoni drurin, ta preni e të shpërndani punën; në fillim edukojini njerëzve dashurinë për detin”. Për këtë do t´u jem secilit prej tyre mirënjohës deri ne fund.

Ndaj kam qenë dhe jam kategorikisht kundër dhunës në mësimdhënie dhe, në veçanti, në instrument. Në shkollen shqiptare të violines ka pasur raste ku dhuna ka ekzistuar dhe kjo gjë me dhemb ta pohoj. Eshtë e vertetë që ato profesor të dhunshëm kane pasur edhe nxënës shumë të mire, madje dhe brilante. Por, mos të harrojme se sa  e sa fëmije me shpirt të brisht, prej asaj dhune, kane pësuar trauma, kane braktisur violinën, apo me keq, i janë larguar muzikës përgjithmonë. Unë këtyre fëmijeve do t´u kërkoja të falur në gjunjë…

-Një i ri me potenciale me ambicie dhe interesa të larta cfarë kishe në mend të bëje pas studimeve…?

Ardhja ime në Durrës ishte rastesi (prap Fati). Mbarova studimet me rezultate të larta, me notën 9.7.  Në Ministri kishin shkuar kërkesat që të filloja punë në ILA si profesor, në Radio dhe Opera por…më emëruan në Kukës e më pas në Gjirokastër dhe kjo, për dosjen time me rreth të kuq, për xhaxhain e babit, Gjon Vlashi,i diplomuar në Bolonja për Drejtësi dhe i dënuar me  grupin e deputetëve. U përgatita të ikja por, në atë kohë, një mësuese e violinës në Durrës mori lejen e lindjes dhe mua më kërkuan ta zëvendësoja.

Duke u kthyer në emërimet, nuk e harroj kurrë ate natë, që isha për darkë tek shtëpia e Eno Koços dhe Rajmonda Stefit (profesorja ime e violinës, së cilës i detyrohem shumë). Pasdreke ishte bërë mbledhja përfundimtare e emërimeve. Eno mori në telefon një nga sekretaret për ta pyetur për rezultatin. Mbeti i shtangur nga ajo që dëgjoi në anen tjetër të telefonit. E mora me mend… kur ai uli telefonin nuk folëm. U çova dhe, pasi i falenderova për darken dhe telefonatën, dola.

Atë natë duhet të qendroja tek ato sepse Rai jepte filmin Amadeus te Milos Forman. Por unë nuk e pashë. Unë kisha filmin tim. Kisha luftën time me mediokritetin.

farë bëre në Durrës kur nise punën si mësues?

Në ato 3 vite dhashë disa koncerte recitale me repertor “të ndaluar” me veprat e Ravel-it apo të Bartok-ut, përpunova për violine baletin e Feim Ibrahimit “Plaga e dhjete”, fitova çmimin e parë në “Konkursin kombëtar të Solistëve, Tirane 1989”, krijova Formacionin e Harqeve “Jan Kukuzeli” 1989, me të cilin luajtëm për herë të parë në Shqipëri të plota “Kater Stinet” e Vivaldi-t si dhe muzikën e Jan Kukuzelit (sh. XIII) e të Niceta di Remesiana (sh. IV) dhe realizuam turneun e parë në Itali, më 1992. Pastaj fitova konkursin e Stuttgart-it ku firmosa kontratën me Orkestrën Nderkombetare “Sinfonica de Galicia”në Spanjë dhe… ika.

-Të ka mbetur ndonjë gjë peng?

Nuk e d.Nuk e mendoj

-Nëse do u ktheje pas, sërish muzikën do të zgjidhje?

Po!

-Cfarë është muzika për Ty, cfarë simbolizon, cfarë të jep?

Jeta ime, ditët e mia, dashuritë, familja, profesioni, miqësitë, ekonomia, janë brenda aureolës së muzikës. Muzikën nuk e gjej vetëm tek violina, koncerti, tek zogjt apo zhurma e detit. E gjej edhe në një libër, në një pikturë, në një gote verë, në një udhëtim, në një fjalë, në një shikim, nje xhest, në një heshtje, në një të qeshur apo një lot… Muzika është shumë më tepër se sa  tingull. Nese do të më pyesni se çfarë është pra, do t´ju them se nuk e di.

-Flori, mund të na tregoshpak mbi fillesat e tua në Spanjë si u berë drejtuesi i Grupo Instrumental Siglo XX, sa mund, punë, sakrifica për të mbërritur aty, ku sot thënë në gjuhën popullore ‘të mbajnë si ujë I pakët’?

Në Galicia bie shumë shi dhe ka ujë me bollëk. (qesh)

GISXX – Grupo Instrumental Siglo XX, u krijua në vitin 1996 dhe në 8 prill 1997 bëri prezantimin në Teatrin Rosalia,  La Coruña, me një koncert që kritika e quajti “memorable” dhe “një ngjarje me rëndësi historike dhe muzikore të jashtëzakonshme për qytetin” (Xoan Carreira, kritik dhe botues i “Mundoclasico”).

Natyrisht mundi është i stërmadh kur ke të besh me repertor të një vështiresie ekstreme, që shumë pak muzikantë apo grupe mund ta marrin përsipër. E kam fjalën këtu për vepra të Schoenberg (Pierrot), Stravinski (Histoire), Messiaen (Quatuor), Crumb (Black Angels), Adams (Chamber Symphoni), Ligeti (Metamorphoses) etj. Etj, deri në mbi 200 vepra, shto këtu edhe 145 premiera absolute. Pra, një pune kolosale që, në këto 22 vite,  ka brenda qindra apo mijra orë pune. Për mua, t´i dedikohesh muzikës bashkëkohore, me shume se sakrifice është pasión ndaj artit të ri. Në çdo epokë ka ekzistuar një kontigjent instrumentistesh “ëngjëjsh mbrojtës të muzike së re”. Në mos do të ishin zhdukur shumë vepra madhore që nga Monteverdi, Mozart, Brahms e deri tek Ëagner, Schoenberg apo Ravel. Libri i Nicolas Slominsky “Repertori i fyerjeve në historinë e muzikës“ka… 330 faqe. Eshtë në natyrën e njeriut të mohoje atë që nuk njeh.

-Qetësia që të karakterizon, vetbesimi kur merr violinën në dorë, kultura që përcon në cdo gërmë që flet, bëjnë të duke sikur Florin e kanë mbështetur dhe mirëpritur kudo me ‘krahë hapur’, përpos asaj cka je ti, ka qenë fat kjo pjesë mendon,  apo ka patur intriga dhe vështirësi dhe në rrugën e Flori, por që janë kapërcyer me fisnikëri dhe punë pa mbarim?

Nga të gjitha ka pasur…sidomos në fillim, por siç thote Niçe, “Ajo qe s´te vret, te ben me te forte”!

Kur mbarova shkollen e mesme, nuk m´u dha e drejta të vazhdoja studimet e larta.  Ishte një godidje e tmerrshme për mua dhe sidomos prindërit e mi, që e dinin sa kisha punuar ato 12- vite në violinë për të arritur aty ku isha…

Atë vit duhej të punoja në bujqësi. Fillova punën në Spitalle. Hapja kanale 8 ore dhe mbasdite studioja violinë.  Në qershor lashë punën dhe, pasi paraqita kërkesën për konkurs në ILA, po prisja të drejtën për konkurs. Ate ditë ndodhi  diçka që nuk do ta harroj kurrë: në mes të Durrësit, tek pallati i kulturës, vihet një fletërrufe e madhe, ku thuhej se Florian Vlashi ka lënë punën në prodhim, sepse kësaj klase borgjeze nuk i  interesonte gjë tjetër  veçse një leter justifikimi për dosjen e studimeve. Në mes të Durresit, pikërisht përpara teatrit, atij teatri që  im ate ishte një nga krijuesit e tij… Një shoku im që më donte e më çmonte shumë, Edmond Myrto, bëri diçka mjaft të rrezikshme: shkoi dhe e grisi fletërrufene. Nuk ja harroj tërë jetën. Ishte viti 1983. Miq të tille janë të rrallë.. Më në fund m´u dha e drejta, mora pjesë në konkurs, fitova vendin e parë me unanimitet 160 pikët e mundshme dhe vazhdova studimet. Ibrahim Madhi, si kryetar jurie, propozoi në Ministri  emrin tim që të studioja në Francë por, natyrisht, pergjigjja dihej.

Por jeta eshte e çuditshme. Më 2003, afishja e Bienales ishte vënë tek Pallati i Kulturës, pikërisht aty ku 30-vite më parë ish vendosur fletërrufeja.

-Do donim të dinim pak mbi marrëdhënien me dy djemtë e Tu dhe arritjet e tyre, megjthëse janë ende në rritje por edhe ato premtojnë shumë?

Shkruan Felix Azua që fëmijet janë gjurmët qe ne duam të lemë përkohësisht në këtë jetë. Por, nuk është e thënë që të jenë në të njëjtën rrugë. Të dy studiojnë muzikë. Danieli violín, Mbaron Masterin tani në France (Lyon) dhe ka dëshirë të vazhdoj të perfeksionohet në një shkollë tjetër prestigjoze. Eshte 21 vjeç. Ndërsa Martini studion violonçel. Danieli është fitues i disa çmimeve të para si solist – Spanjë, Francë, si edhe Muzike Dhome – Paris. Po ashtu ka qenë Violine e Parë në orkestrat e të rinjve në Galicia, Verbier, CSNMD Lyon. Ndërsa Martini është 15-vjeç,  fitues i çmimit të parë në Konkursin e Vigos, Spanje. Nuk po flas këtu për deshtimet e tyre, se lista është më e gjatë (qesh). Rrugët e tyre nuk ka pse të  jenë të njejta me ne, por dedikimi për muzikë është thuajse i përcaktuar. Pastaj, përsëri më vijnë ndër mend fjalët e Nënë Terezës: “Do t´u mësosh të fluturojnë, por nuk do të fluturojnë fluturimin tënd. Megjithatë, në çdo fluturim do t´u mbetet gjurma e rrugës që i ke mësuar.”

-Kush është marrë më shumë me edukimin e tyre, Rediana apo, kush është më I rreptë në kërkesa e më i qetë?

Të dy merremi me edukimin e tyre, s´ka si të jetë ndryshe. Por Rediana i dedikon shumë më tepër kohe. Madje dhe orarin e saj si profesore e muzikës e ka reduktuar për këtë qëllim.

Asnjëhere përkujdesja per femijet nuk eshte e tepert. Me siguri mungesa e saj është një nga brengat më të mëdha të prindërve.

-Si është të jeni të katërt në sintoni  të admirueshme dhe që ‘strehëza Juaj’ është muzika?

Luajmë shumë Muzike Dhome bashkë, në këtë rast është muzike dhome gjumi, ndenje, guzhine dmth. muzike shtepie (qesh).

Jetojmë në një vile mes kopshtit të rrethuar me pemë dhe kjo na lehtëson punën. Por kur jemi tek apartamenti i Nices apo i Durrësit, komshinjtë na urojnë mirëseardhjen dhe menjëhere na pyesin “Sa do rrini?” (qesh)

-Si është një ditë Juaja?

Punoj në Orquestra Sinfonica de Galicia me një orar të mire: tre ditë nga 9:45 deri në 13:45. Të enjten provë gjenerale dhe koncert. Të premten koncert. Fundjava e lirë. Jam dhe profesor në Conservatorin e Betanzos, ku edhe drejtoj orkestrën e të rinjve Camerata Brigantina e financuar nga Bashkia e qytetit. Rediana është profesore e muzikës në kolegjin “Las Esclavas”.

Në diten tonë nuk mungojnë disa detaje: lëngu i frutave me limonat që marrë çdo mëngjes nga pemet (një ritual), mëngjesi bashkë, kafeja në breg të oqeanit me faqet e kulturës te gazetës”El País”, studimi, ecje ne pyll dhe në breg të detit, darka me një gotë verë përpara duke pare nje film. Libri është tek koka e krevatit. Të dielave zakonisht bëjmë një ekskursion në një vend të panjohur, sidomos në breg, aty ku ka një far të vjetër, pasioni im i fshehtë. Të dielën e shkuar, ishim tek fari në Valdoviño ku, Polanski kish xhiruar filmin “Vajza dhe vdekja”.

-Këtë vit është dhe ardhja Juaj në Shqipëri?

Për koncerte, po.

-Cfarë do t’I thonit brezave të rinj të muzikantëve në Shqipëri?

Në këto 50-vite me violinën pranë kam mësuar disa gjëra: Të jesh muzikant është mënyra më e bukur e  komunikimit me botën që të rrethon. Me siguri e njihni filmin “Misioni”, ku murgu Gabriel (Jeremy Irons) në mes të xhunglës komunikon me fiset indigjene vetëm me një oboe. Sipas zbulimeve të fundit është vërtetuar se komunikimi me instrumente muzikore është më i hershëm se gjuha e folur.

Mos ta shikojnë këtë profesión, si një ring, apo garë. Të luash muzikë në grup është forma më e lartë e marrëdhënieve njerëzore, ndoshta shprehja më e përkryer e qytetërimit. Nëse dikush e shikon orkestren si një karrierë, një karrige më përpara apo mbrapa, do të thote se s´ka kuptuar asgje nga ky profesión. Orkestra është energji, ekuiliber,respekt. Eshtë dashuri…

Po ju tregoj diçka të trishtuar, por që ka një mesazh të jashtëzakonshëm: para dy muajsh humbëm një mik e koleg të shtrenjtë, trombonistin e orkestrës Petur Eiriksson. Kur ai ishte në spital, duke luftuar me vdekjen, në oborrin e spitalit u mblodhën të gjithe muzikantët e frymës të orkestrës sonë, të orkestrës së të rinjve bashkë me ish-nxënësit e tij, që erdhen nga disa vende të botes; luajtën pjesën: “Porta e Madhe e Kievit”  nga “Tabllo nga nje ekspozite” e Musorgski – Ravel. Yjet ishin deshmitare…Siç më tregoi më pas e shoqja, Amy, atë natë Peturit i ra një nur i bukur në fytyrë, një nur qe nuk ju hoq deri sa mbylli sytë përfundimisht.

-Cila është filozofia që e udhëheq jetën Tuaj?ë

Përpiqem të jem një njeri i drejtë!

Ju faleminderit!

Intervistë nga Florida me Yllin e Valles Shqiptare – LILIANA CINGU: Në moshën e ëndërrave të mia, doja t’i ngjaja Besim Zekthit

Si një fëmijë i zakonshëm ka patur ëndërr për tu bërë artiste. Mbrëmjeve me prindërit,shkonte në pistat dhe sheshet e kërcimit(në moshën gjashtë vjeçare)ku luante dhe argëtohej. Pjesëmarrja në Pallatin e Pionierëve dhe më pas në kursin e valleve pranë Ansamblit Kombëtarë të Këngëve dhe Valleve,i shërbyen mjaftueshëm, që ajo të dashurohej përjetësisht me artin.Kjo intervistë eskluzive u zhvillua direkt pas festivalit ndërkombëtarë të valles mbarë shqiptare të ardhur nga maftë shtete, i cili u zhvillua në qytetin e Clearwatër,të shtetit të Floridas SH.B.A. ku Liliana Cingu,u vlerësua me cmimin, “Shqiponja e Artë “ e këtij festivali, Prill 2019. Falenderoj biznesmenen e nderuar Rexhina Vercani, e cila jeton në qytetitin Orlando këtu në Florida, për ndihmesën e saj, që kjo intervistë të mirëpritej kudo.

Do të doja të rriktheheshit dhe të flisnit pak për vitet e fëmijërisë suaj. Si ju kujtohet ajo periudhë ?
LILIANA CINGU: Fillimet e mia si një fëmijë i zakonshëm, kanë qenë ëndërr për tu bërë artiste. Mbrëmjet me prindërit në pista me jerve në moshën gjashtë vjeçe, pjesëmarja në pallatin e pionierëve dhe kursin e valleve, pranë ansamblit të këngëve dhe valleve, në moshën dymbëdhjetë vjeçare,më shërbyen mjaftë, që unë të dashurohesha përjetësisht me artin.

Në vitet 1967,kur ju ende ishit vetëm 16 vjeçe, flitej se ishte zbuluar një talente e rrallë, që do ti vinte skenës shqiptare. Vërtetë, si i përjetuat hapat dhe emocionet e para në skenë?

Në moshën e ëndërrave të mia,doja ti ngjaja artistëve që kishin bërë emër, në vecanti legjendës të skenës, Besim Zekthi. Kjo u realizua në moshën 16 vjeçare ,si profesioniste në ansambël.

Ç’do të thoshit për ikonat e ansamblit të këngëve dhe valleve popullore shqiptare, Besim Zekthi dhe Zoica Haxho, të cilët më pas do i kishit koleg dhe partnerë në skenë?
LILIANA CINGU: Në fillimet e punës time në ansambël, shpesh i bëja pyetje vetes, se a mundesha unë të realizoja ëndërrën e hershme për të kërcyer si Besm Zekthi e Zoica Haxho, madje ti kishja dhe partnerë në skenë?… ëndërra mu realizua..

A ka patur paragjykime në atë periudhë, që një vajzë si ju, të ndiqte rrugën e artit, madje të përfaqësonte bindshëm,brenda e jashtë vendit, vallen shqiptare?
LILIANA CINGU: Gjithmonë në vitet e diktaturës çdo artist ndjehesh i frikësuar, sidomos ne femrat. Njerëz jo artëdashës thonin: eh,artiste këto…Unë vazhdoja të reailzoja ëndërrën time,të interpretoja në skenë,duke mposhtur thashethemet, skenën e pushtova… ndjehesha krenare.

Magjia që të fal vallja, ishte virtyt i trashëguar nga familja juaj, apo trokiti thjeshtë, pa bujë tek ju?
LILIANA CINGU: Përherë në familjen time ka patur një dashamirësi për artin për vallet e vendit tonë dhe këta ishin prindërit e mi,që sot nuk jetojnë. I kujtoj me shumë dashuri e mirënjohje, duke më dhuruar gjithë jetën, mbështetjen e tyre, në rrugën time të artit .

Së bashku me mjeshtrat, tashmë të dy “ Nder i Kombit” Besim Zekthi dhe Rexhep Çeliku, keni interpretuar valle me peshë. Sa ka ndikuar ky bashkëpunim dhe përformancë në trinomin, Zekthi-Cingu-Çeliku, në arritjen e suksesit?
LILIANA CINGU: Kam qenë e mrekulluar që unë kam patur partner“Nder i Kombit”, Besim Zekthi dhe Rexhep Çeliku, ku mbështetja e tyre tek talenti im, ka ndikuar shumë. Bashkëpunimi e përformanca, kanë ndikuar në shumë evenimente e koncerte me vallet tona, me shumë peshë. Duke arritur suksese u krijua figura jonë tre “Nder i Kombit” Zekthi-Cingu-Çeliku.

Çfarë të veçantë kanë vallet tona, krahasuar me ato të vendeve të tjera, duke bërë që të pëlqehen nga çdo spektator në botë?
LILIANA CINGU: Vendi ynë është burim i valleve perla, duke filluar nga veriu në jug.Madje nga Kosova, Maqedonia, Çamëria dhe Mali i Zi,pëlqehen e duartrokiten shqip.

Sa ka ndikuar tek ju,përvoja e talenti i profesorëve,“Artist i Popullit” Panajot Kanaçi dhe “Mjeshtrave të Mëdhenj” Agron Aliaj, Gëzim Kaceli dhe të tjerë në karrierën tuaj artistike dyzetë e tre vjeçare ?
LILIANA CINGU: Sot unë jam me merita, plus talentit e punës sime të palodhur. Mendoj se një rol të veçantë në pojektimin, ndërtimin dhe interpretimin e valleve,të cilat me të drejtë janë vlerësuar si perla të artit tonë, kanë luajtur“Arkitektët” e koreografisë shqiptare, “Artist i Popullit”, Panajot Kanaçi,“Mjeshtrat e Mëdhenj”, Besim Zekthi, Gëzim Kaceli, dhe Agron Aliaj.

Vallet gjigande,“Vallja e shqipeve”,“Festë të madhe ka sot Shqipëria”,“Komitët e Lirisë”, “Motive të Librazhdit”,“Dasma e Rugovës”,dhe sot kujtohen me nostalgji nga spektatori. Mendoni se vërtetë këto valle vlerësohen si ajka e valles shqiptare?
LILIANA CINGU: Eshtë vërtetë bukur që këto valle, që ju përmëndni, dhe sot mbeten ende të freskëta në kujtesën e spektatorit. Me këto valle perla, jemi nderuar në gjithë botën, duke u kujtuar me nostalgji, sepse janë krijmtari e koreografëve tanë mjeshtra.

Keni arritur të shpalosni vlera të papërsëritshme, të artit shqiptarë në Suedi, Norvegji,Finlandë,Francë,Egjipt,Turqi,Azi,Afrikë…në të gjithë botën.Cili spektator i këtyre shteteve dhe kontineteve,ju ka mrekulluar, më shumë?
LILIANA CINGU: Çdo arritje e vlera të valleve, që unë kam kërcyer në vendin tonë dhe kudo në botë, kanë qenë pasqyra e bukurisë se pashtershme burimore të valleve në vendin tonë. Ato janë duartrokitur kudo, dhe spektatori ka qenë i mrekullueshëm na ka vlerësuar…nuk më largohet nga mendja ,gjerdani i artë në Francë në vitin 1970 .

Gjithësesi, fituesi i trofeut “Gjerdan i artë”, në vitin 1970, në festivalin botëror, në Francë, ku konkuronin 44 vende, përbën suksesin më të madh ,që ka arritur vallja dhe muzika shqiptare në historinë e saj. Mendoni dhe ju kështu?
LILIANA CINGU: (Qesh) Ende e kam të freskët në kujtesë suksesin e arritur në Francë në vitin 1970 , ku midis dyzetë e katër shteteve nga e gjithë bota, fituam trofeun “Gjrdan i Artë”. Padyshm kjo na bënë krenar për vendin tonë, sepse atë gjerdan e fituam me meritë.

Lilianë, keni kërcyer valle tipike me motive dhe muzikë të ndryshme, shqiptare. Cilën prej tyre do të veçonit si të interpretuar me më shumë përkushtim?
LILIANA CINGU: Një nga vallet që kam kërcyer epike, është luftëtarët e lirisë, e cila shfaqet bukur, në atë motiv lëvizjesh, janë luftëtarët si Azem Galica dhe Shote Galica ….

Eshtë kjo valle, e cila edhe sot ju motivon për ta interpretuar sërish me shumë pasion?
LILIANA CINGU: Natyrisht. Eshtë një nga vallet që të jep forcë për ta kërcyer me krenari.
Jo pak artistë,janë shprehur se në periudhën e ashtu quajtur të diktaturës, kanë përjetuar,çensurë në punën e tyre.Ju a keni patur një “fat”të tillë absurd?
Në kohën e diktaturës, nuk ka patur artist të talentuar pa u prekur në biografi. Këtë fat e kam përjetuar dhe unë,si një artiste që sillja modën në institucion. Fati më ka ndjekur se kisha talentin dhe ata, që zbatonin çdo porosi nga lart, zbrapseshin. Faleminderit talentit tim që, mua nuk më larguan nga skena.

Jeni cilësuar si “Kartolina e Ansamblit”,“Perëndesha e Valles Shqiptare”, “Shtojzovallja”, vlerësuar me titullin “Mjeshtre e Madhe”, me titullin prestigjioz “Ambasadore e Paqes” në botë, madje kohët e fundit kurrorëzuar me titullin e lartë “Nder i Kombit” me rastin e 60 vjetorit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve. Çfarë përbëjnë për ju këto vlerësime?
LILIANA CINGU: Jam ende duke marrë pjesë në aktivitete në Shqipëri dhe vende të tjera. Shumë aktivitete pa fund, nuk numurohen.Përsa u përket cilësimeve dhe vlerësimeve, që ju Fadil po shpreheni tani, patjetër që ndihem krenare dhe e obliguar të punoj ende në skenat tona dhe ato botërore .

Lilianë,me këtë ansambël, cilësuar emblema e valles shqipe, ka kënduar e paharuara, e madhja “Nderi i kombit” Vaçe Zela, të cilën ju e keni patur kolege dhe shoqe të afërt. Si do e kujtonit emrin dhe veprën e saj në këto momente?
LILIANA CINGU: Artiste e madhe, njeri me shumë vlera. Kurrë nuk do të na mungoj emblema, e madhja “Nder i Kombit”,Vaçe Zela, ku unë kam patur fatin në shumë turne të shoqëroheshim bashkë. Një talente si Vaçja, duhet kohë ti vij kombit tonë.Prej saj, fitova më shumë talent dhe kulturë profesionale. Faleminderit Vaçe.

Çfarë ndjesie, përjetuat,kur disa dekada më parë, në një shfaqje që ansambli ynë,dha në Kosovë,për herë të parë ju, prekët tokën e vendlindjes të babait tuaj?
LILIANA CINGU: Në vitin 1971, kemi patur fatin, që për herë të parë të bënim turne në gjithë Kosovën. Kemi përjetuar shumë emocione. Të shkosh në vendin tënd me një kulturë e një gjuhë ,do përjetosh emocione të mëdha, sepse unë prekja tokën e vendlindjes të babait tim, Gjakovën. Babai im prej vitesh përjetoi mungesën e tokës mëmë, pragun e shtëpisë së tij. Mbyllja e kufirit, e shoqëroi deri në fund të jetës së tij…

…dhe vjen një ditë…kërcimi i fundit,që keni interpretuar në skenë.
LILIANA CINGU: Për të kujtuar skenën në kërcimet e mia të valles me trupën e ansamblit, nuk më kanë shteruar, por dua të përmënd recitalin e fundit me Rexhep Çelikun dhe trupën në vitin 2011, recital me shumë vlera artistike timen në këtë moshë.

Çdo të thotë për ju, të jesh valltare e kompletuar,e sukseshme?
LILIANA CINGU: Të kompletohesh si valltare e sukseshme, duhet punë, shumë punë dhe natyrisht talent.

Keni qenë në jurinë e disa festivaleve. A keni spikatur mes tyre ndonjë vajzë të vogël, si dikur Liliana Cingu?
LILIANA CINGU: (Qesh) Më vjen mirë, që ma bëni, këtë pyetje ..unë nuk mundem të them, por publiku po … Dëshira e talenteve të reja është: të bëhemi si Lili Cingu .

Cilën periudhë të jetës suaj, do e vlerësonit si më të bukur?
LILIANA CINGU: Çdo periudhë për mua ka qenë e bukur, vlerësimi është kudo. Këmba në skenë dhe shqiponja fluturon.

Mësuam se së bashku me të afërmit tuaj ju keni ngritur një ansambël të valleve. ku të gjithë janë të talentuar. E vërtetë?
LILIANA CINGU: Kam patur shumë dëshirë që nga familja e prindërve të mi të ishte një fëmijë artisti si unë.Por çuditërisht të gjithë e kishim në gjak vallen. Përveç meje, motra Lindita dhe mbesa,Nevisi, ishin valltare të ansamblit të ndërmarjes artistike “Migjeni”,motra tjetër,Tatjana me Kombinatin Tekstil, nipi me grupin “Bashkimi Kombëtar” të Nju Jorkut, Amerikë,mbesa Neslinta, me grupin e Athinës, Greqi, dhe së fundi mbesa 4 vjeçe në Angli Pra një familje artitësh, me bukurinë e valleve tona. (qesh)

Keni menduar ndonjëherë me veten, se në moshën e rinisë po të konkuronit në një spaktakël të misseve, do të ishit një mis Albania,?
LILIANA CINGU: Oh, dëshira ka qenë e madhe, po më ka kapur ato vite ku në vendin tonë nuk zhvilloheshin spetakle misse, sepse ishte vend me diktaturë dhe missi ,konsiderohej modë. Në vitet e demokracisë, që u bë për herë të parë në vitin 1992, Miss Shqipëria, ku kam qenë në juri, shikoja ato vajza të bukura ,doja që të gjitha të ishin me kurorën e missit. Vlerësim për bukurinë shqiptare.

Vitet e fundit, jetoni në Kanada. Cili motiv ju shtyu të jetonit në këtë vend të largët?
LILIANA CINGU: Për disa vite kam jetuar në Kanada ,Toronto. Ka qenë viti 1997, viti i errët për vendin tonë. Detyrohem si shumë të tjerë, por jo për të mos u kthyer. Punova me artistë valltarë të vegjël, ku u mësoja bukurinë e valles të vendlindjes, të prindërve të tyre. Pasioni i tyre ndihma e shoqatës ku unë isha e emëruar, bëri që edhe sot ato të kërcejnë në festa e fetivale.

Mendoni se si artiste, me vlera kombëtare e botërore, bëri që parlamenti Kanadez,t’ju nderoi juve në fund vitin e kaluar, me dipllomë, si artiste e madhe?
LILIANA CINGU: Puna ime në Kanada është vlerësuar nga parlamenti kanadez, ku është thënë se një artiste e madhe, e një vendi të vogël siç është shqipëria, është nderë për Kanadan. Gjithashtu unë vlerësohem nga shoqata shqiptaro- kanadeze e Torontos me shumë vlerësime,për 100 vjetorin e vendit tonë. Po kështu jam vlerësuar, për kontribut të shquar në çështjen shqiptare dhe lartësimin e emrit të shqiptarëve në Toronto,nga shoqata e bashkësisë shqiptaro- kanadeze, me kryetare dr.Ruki Kondaj.Gjithëçka kam arritur, ja dedikoj talentit tim, artit të mrekullueshëm të vendi tim.

Lilianë,ju keni ardhur disa herë këtu në Amerikë,në aktivitete të ndryshme aristike, kulturore të shqiptarëve, madje flitet për një bashkëpunim tuajën në hapjen e shkollës së kulturës shqiptare,pranë ansamblit shqiptar të Nju Jorkut,mbështetur nga shoqata “Bashkimi Kombëtarë”. Si e vlerësoni ju këtë bashkëpunim?
LILIANA CINGU: Kam ardhur disa herë në Amerikë, me ansamblin tonë me ftesa që më kanë bërë për koncerte, por edhe duke punuar me grupin artisik në Nju Jork “Bashkimi Kombëtarë” me kryetar të grupit, të pa lodhurin Gjergj Dedvukaj , shumë artëdashës. Mendoj se bashkëpunimi ynë ka dhënë shumë frute artistike dhe për këtë jam e lumtur …pse jo.

Çfarë përbën për ju,trekëndëshi Tiranë -Kanada-Nju Jork?

LILIANA CINGU: Të jesh e angazhuar për artin duke dhuruar talentin tim, është diçka shumë e bukur. Ndjehem vërtetë krenare që jetën time e përjetoj në trekëndëshin e bukur Tiranë- Kanada -Amerikë,duke shfaqur kudo vlerat e mrekullueshme të artit tonë. Muajin e kaluar në Shqipëri, unë isha e angazhuar me ansamblin e valleve shqiptare,dhe jurinë e festivalit kombëtarë të valleve burimore folklorike, zhvilluar në qytetin e Lushnjes.Ndoqa me kureshtje e vëmëndje çdo valle të interpretuar me shumë talent nga të gjitha grupet pjesëmarrëse. Vlerësuam vlerat e reja të artit tonë, i cili po kalon i shëndetshëm dhe tek të rinjtë.

Këto dite Prilli,ndodheni në qytetin Clearwatër të shtetit të Floridas,këtu në Amerikë. në festivalin folklorik,mbarë shqiptar “Albanian Folk Summer Festival” Prill 2019. ku ju u vlerësuat me çmimin “Shqiponjë e artë e Festivalit” .Cfarë përbën për ju ky çmim?
LILIANA CINGU: Isha e ftuar nderi në këtë festival ,nga presidenti dhe organizatori i këtij evenimenti, Ardian Kraja.Gjej rastin të shpreh mirënjohje këtij njeriu që dashuron artin.Ndërkohë dalja ime në skenë si kërcimtare ishte një surprizëë ngs ana e koreografit të njohur Ramazan Këllezi, i cili drejton me shumë sukses grupin e tij,“Shqiponjat e vogla”. Vetëm pak orë para shfaqjes,e mora njoftimin që do interpretoja një nga vallet madhore të ansamblit të valleve shqiptare.të këngëve e valleve popullore. Madje edhe kostumi i valles që unë kërcej shpesh, ishte marrë me vete nga Ramazani .Më pas ai më bëri me dije, se mjaftë spektatorë, ardhur nga shtete të ndryshme, kërkonin që unë të interpretoja në skenë .U befasova, që ndjehesha e privilegjuar para këtij publiku jo vetëm nga Florida.Pa tjetër që kërceva me shpirt e emocion,ku vallja u shoqërua nga duartrokitjet e publikut,i cili në ato momente, ishte ngritur i tëri në këmbë duke brohoritur. Momente emocionuese kam përjetuar pas kësaj valle. Gjithësesi dhe marrja e çmimit ‘Shqiponja e artë e festivalit” ishte i papritur, pasi në atë skenë ,kërcyen dhjetra grupe dhe solistë profesionist të shkëlqyer. Doja që festivali mos të mbarronte në atë natë të paharrueshme. Dua të shprehem se kjo pritje, ky vlerësim më bëjnë që ,jo vetëm do i kujtoj gjatë, por madje do të e jem e gatshme për të ardhur serish këtu në Florida ,në evente të tilla mbreslënëse.

Disa ditë më parë emblema e valles shqiptare, “Nder i Kombit”, Besim Zekthi. Ai bëri thirrje, duke u shprehur: “Ta ruajmë si sytë e ballit, ta kultivojmë me shumë dashuri valllen shqipe, piedestalin e kulturës së kombit”.Si e vlerësoni këtë thënie?
LILIANA CINGU: Padiskutim që i madhi Besim Zekthi, ikona e valles sonë, ka bërë një thirrje që të vlerësohet në veçanti nga shteti ynë. Jam plotësisht dakord me mendimin e thirrjen e tij. Arti dhe kultura shqiptare, duhen të jenë të pastër si shqipëria në shekuj. Eshtë kjo thirrje, një mesazh që flet shumë për të nesërmen, për vlerat e reja që duhet të shfaq vallja shqiptare.

Ndonëse keni kaluar 65 vitet e jetës suaj, sërish nëpër botë vazhdoni të kërceni mrekullisht, vallen e Tropojës, të Librazhdit, vallen çame… Ku e gjen forcën, energjinë, që arrin të shfaqesh e shpalosesh vlera të vërteta të valles shqiptare?
LILIANA CINGU: Ndonëse afro pesëdhjetë vjet ,kam qenë valltare e ansamblit të shtetit,dhe sot për efekt moshe nuk ndodhem mes shqiponjave të këtij ansambli, sërish duart e këmbët më lëvizin bindshëm falë zotit. Sapo jemi kthyer nga eventi i mrekullueshëm, i veçantë, festivali i valles shqipe , me pjesëmarrjen e grupe artistësh të ardhur nga disa shtete , madje dhe dy grupe nga Kanadaja. zhvilluar këto ditë prilli në qytetin Clearwatër, të shtetit të Floridas këtu në Amerikë. Madje gjatë festivalit, së bashku flisnim për vlera të grupeve që me të drejtë ishte e vështirë ti klasifikoje. Cdo njeri prej tyre shpalosi interpretime brilante, duke dhënë shpirtin e tyre në skenë. Me dy grupet tona në Kanada, të cilat befasuan me artin e tyre në këtë festival, “Shqiponjat e Vogla “ dhe “Fluturat”, kemi nisur sërish nga puna për tu përfaqësuar denjësisht ,në festivalin ndërkombëtar, që do të zhvillohet së afërmi në Kanada. Mendoj se ende kam forcë të shfaq vlerat e mia si artiste e valles shqiptare në botë. Ndonëse provat janë të shumta,unë nuk e ndjej lodhjen kurrë,sepse me vallen jam dashuruar gjithë jetën. Ndaj është kjo arësyea që kur kërcej ndjehem e lumtur.

Liliana Cingu,nesër…?
LILIANA CINGU: Parlamenti kanadez ku jam e ftuar me disa anëtar të shoqatës dhe njerëz të cilët kontribojnë për shqiptarët në Toronto,ka vendosur, që së afëmi,do të zhvillohet, trashëgimia kulturore për vendin tonë. Falenderoj shoqatën e bashkësisë shqiptaro- kanadeze, e cila drejtohet me shumë përkushtim nga dr. Ruki Kondaj, Aida Bejte dhe koreografi i pasionuar Ramazan Këllezi, për këtë evniment të veçantë. Si një talent që jeta më ka ndihmuar të marrë këto vlerësime, po pres këtë vit të bëj recitalin e tretë. Gjithësesi nuk do më mungoj vëndlindja e mamit, Shkodra dhe vendlindja e babit, Gjakova. Zoti bekoftë gjithë shqiptarët.Ju falenderoj për këmbënguljen që tregoni për intervistat.

FADIL SHEHU
Clearwatër, Florida.Prill 2019

Albumi i Piktorit – Avni Delvina: Grafikë nga cikli “Djaloshi me llastiqe”

VOAL -Po i sjellim lexuesit grafikën e re, nga cikli me titullin “Djaloshi me llastiqe”, të piktorit të shquar Avni Delvina. Piktori, në postimin e tij në facebook, e shoqëron grafikën me këtë shënim:

Kjo grafike me titull “Djaloshi me llastiqe”, eshte e frymezuar nga romani “Djemte e rruges Pal”….. Ne grafike eshte paraqitur Nemeçeku i cili sakrifikon per te gjithe banden e Lagjes, dhe qellon me llastiqe germat e Teatrit Kombetar….. Kete aksion ai e ben naten dhe aty ai merr nje te ftohte ……

GEGË MARUBI – Nga drita kinematografike, te vorbulla komplekse e kolektivizimit

Fatmira Nikolli – Nga Parisi i paraluftës së Dytë Botërore, Gegë Marubi kthehej në Shkodër duke sjellë prej andej pastërtinë e shijeve artistike ku mplekseshin finesa, magjia, thjeshtësia dhe njëherësh kompozimi kinematografik i imazheve. “Dritëshkronja” e tij fiksonte në dhomën e errët imazhet e parisë së qytetit dhe vetë shtetit, bashkë me portretet pasoliniane të burrave e grave, që ecnin më këmbë për orë të tëra për në “Marub”. Fondalet e fiksuara në kohë ende të përfshijnë në ndjesitë e një kthimi në ato vite. Me kohën, megjithëse në vitet 1940, ai e modernizoi studion e tij, prekja parisiene po zbehej dhe fotografitë po kuadratoheshin brenda rregullave që kërkonte realizmi socialist. Muzeu “Marubi” ka nisur një cikël bisedash të lidhura me ekspozitën “Dinastia Marubi”. Biseda e këtij ishte me përgjegjësin e sektorit të konservimit dhe menaxhimit të koleksionit, Lek Gjeloshin.

Në qendër të bashkëbisedimit me të pranishmit, ai tregoi “Idilet e fundit” të Gegë Marubit (1907-1984), i formuar pranë vëllezërve Lumière në Paris (1924. Për Gjeloshin, ai përfaqëson një prej momenteve më të rafinuar të koleksionit të Marubëve. Më shumë se Pietro e Keli, ai mund të cilësohet si fotografi që punoi në dy sisteme diametralisht të kundërt: nga ai kapitalist, tek ai komunist. Një transicion social-politik, që lë një gjurmë të fortë mbi individin dhe dëshminë e paraqitjes së tij. Kështu, edhe personazhet e Gegës, fillimisht të përshkuar nga një dritë e tërthortë e kinematografike, i gjejmë në periudhën e fundit gjithnjë e më të standardizuar nga vorbulla komplekse e kolektivizimit. Kjo periudhë për fotografinë e Marubëve shënon daljen përfundimtare prej atij dimensioni idilik, që e kishte karakterizuar në fillesë. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, ai sjell udhëtimin e Gegës nga dimensioni më lirik i imazhit, te devijimi i botëkuptimit që përfaqësonte për të mundësia e “inskenimit”. Nga një punë që sillte referenca të Caravaggios, apo një qasje krejt familjare edhe me pikturën e Vermeer, ai del nga “kopshtit arkadik”.

-Çfarë të ka shtyrë të merresh me punën e Gegë Marubit? Janë fillesat e tij në Paris, apo puna që la pas?  

Kur Walter Benjamin shkruante për orën e lexueshmërisë e urgjencën e saj intime, përdorte fjalën “Bild”, që do të thotë “imazh”. Bëhet fjalë për një marrëdhënie të ngushtë me kohën. Imazhi, kështu i kuptuar, mund t’i referohet një vepre arti, dokumenti ose fjale, ku e tashmja dhe e shkuara kanë ditur të gjejnë reciprokisht, mbi njëra-tjetrën, kuptimësinë e tyre. Në këtë plan lexueshmërie orientohej edhe biseda. Ndërsa interesi për Gegën shkon përtej saj. Nga njëra anë sepse aktualisht jam përgjegjësi i arkivit të muzeut “Marubi”, e kontakti me veprat e autorëve që e përfaqësojnë është pjesë e punës sime. Nga ana tjetër, te vepra e tij më duket prekëse përplasja e tendencës fillestare për një dekadentizëm estetik, e tjetërsuar në mënyrë të pakthyeshme në periudhën e fundit në një dekadencë të zhveshur nga izmi.

-Kur flasim për “Idilet e fundit”, e kemi fjalën për punët e fundme që ai bëri me vullnetin e tij jashtë kuadrateve të realizmit socialist?

Tek periudha e fundit duhet të reflektojmë për rrethanat, dramën personale e kolektive të njeriut, qoftë ky autor apo subjekt i paraqitur. Në kohën kur po punoja për ekspozitën e Angjelin Nënshatit, “Dëshmitar mes dy kohëve” (2018), kam pas rastin të perceptoj tendencën për një fotografi të pafiltruar. Kjo e bënte veprën e tij neutrale si në momentet e transicionit të viteve ‘90 (ku realiteti shpërthen në forma të paparashikueshme), e po aq në periudhën e regjimit, kur ky “realizëm” duhej të ishte detyrimisht “socialist”. Një rezultat që për Nenshatin bëhet i mundur edhe nga mjeti i përdorur. Natyralizmi i aparatit fotografik nuk ia cenon raportin me ngjarjen e momentin e pranishëm. Kurse tek qasja e Gegës, ku fotografia spostohet drejt një dimensioni më lirik të imazhit, diçka që e bën komplekse e abstrakte natyrën e vërtetësisë së fotografisë, kjo nuk ishte më e mundur. Transformimi social-politik, kanonet e detyrueshme të paraqitjes jo vetëm të porositura, por edhe të diktuara, ia devijojnë totalisht botëkuptimin që përfaqësonte për të mundësia e “inskenimit”.

-Si ndryshoi forma e tij e punës nga kohë në kohë?     

Fotografia e Gegë Marubit mbetet një gjurmë rigoroze, pavarësisht ndeshtrashave të kohës. Në periudhën e fundit, i dedikohet tërësisht arkivit të familjes, që nëpërmjet aktit të dhurimit përbënte edhe themelin e Fototekës Kombëtare “Marubi” në vitet ‘70.

-Sa përthyhet artisti i dhomës së errët, nga koha që erdhi nga Parisi deri në fund të jetës?  

Mendoj se i gjithë rrugëtimi si fotograf, e në fund si përgjegjës i arkivit, na flet për një personalitet tejet të kthjellët si krijues e si trashëgimtar i “Dritëshkrojës”. Përtej hipotezave mbi trysninë e dhurimit, gjesti i Gegë Marubit ka sot përmasat e një Muzeu Kombëtar të Fotografisë, ku jo vetëm akti, por edhe përkujdesja e skrupoloziteti i tij në transkriptimin e detajeve të regjistrave përcakton strukturën e orientimin tonë në arkiv.

-Ju flisni për të duke e cilësuar një fotograf, që përfaqëson një prej momenteve më të rafinuara të koleksionit të Marubëve. Çfarë e karakterizon? 

Drita jo konvencionale, roli që ajo merr në stimulimin e subjektit. Mjafton të kujtojmë portretin e Teofik Pukës (1932) apo të Abdullah Eminit (1944), ku mund të gjesh referenca aspak të sforcuara nga Caravaggio, tek ikona e një David Bowie “ante litteram”. Vetë eksperienca e tij në Paris (1924), në kurset e “Lumière”, nuk e bën të rastësishëm dimensionin kinematografik që kjo shkollë kishte në natyrën e saj. Po flasim gjithashtu për autorin e parë, që sjell e përdor fotografinë me infra të kuqe.

-A e humbi ai atë “dritën e tërthortë kinematografike”?

Në vitet ‘40, Gegë Marubi modernizon sfondin klasik të studios, duke e transformuar nga një skenë idilike e pastorale, në gjurmë gjeometrike. Një gjest rinovues e i guximshëm që i venitet shpejt, nëse shohim fotot që vijojnë. Këtu mund të reflektohet shumë edhe për keqkuptimet e modernizmit… Megjithatë, ky është momenti i daljes përfundimtare të fotografisë së Marubëve prej “kopshtit arkadik” – siç e përkufizon studiuesi Zef Paci habitatin ku shtresa e hierarki të ndryshme shoqërore simbolizoheshin përmes ritualit fotografik. Të vetmet momente – unë preferoj t’i quaj “idilet e fundit”, e zbulojnë për herë të parë disa imazhe të tij – mbesin rastet private e informale të jetës së përditshme, ku ai vazhdon të kërkojë dritë e subjekte, të cilat në raste të caktuara mbartin një frymë familjare edhe me pikturën e Vermeer.