VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Ditëlindja e Leka Zogut, fotografitë e veçanta të botuara në shtypin francez të vitit 1939

By | April 5, 2019

Komentet

Rrëfimi i fotografit gjerman për krimet serbe dhe shkatërrimin e Kosovës gjatë luftës

Prill 1998: Gratë dhe fëmijët që kanë arratiur nga Kosova në Kukës, Shqipëri

Gazeta prestigjioze “Frankufrter Allgemeine Zeitung”, i ka kushtuar një artikull 20 vjetorit të përfundimit të luftës në Kosovë, duke sjellë fotografitë e shkrepura nga dora e reporterëve të tyre të cilët kanë qëndruar në zonat e konfliktit gjatë viteve 90-ta.

Fotografi gjerman i FAZ, Wolfgang Eilmes, dhe korrespodenti i kësaj gazete, Matthias Rub, përmes fotografive dhe shkrimeve të tyre kanë paraqitur gjithë krimet makabre që kishte kryer policia dhe ushtria paramilitare serbe ndaj civilëve të pafajshëm në Kosovë.

Përveç vrasjeve, regjimi i Sllobodan Millosheviqit, ishin kujdesur që të shkatërrojnë çdo gjë që iu kishte dalë përpara.

Në këtë artikull, rikujtohet fakti që dhimbja për humbjet e pësuara gjatë luftës në Kosovë është ende e gjallë, dhe se mospajtimet mes serbëve dhe shqiptarëve janë ende të thella.

“Dhimbja dhe vuajtja e humbjeve vazhdon të jetë prezentë edhe sot. Ndarja është e thellë në mes grupeve të ndryshme etnike në Kosovë, edhe nëse është e mundur që ajo të zbutet, përpara është ende një rrugë e gjatë”, shkruan FAZ, transmeton Gazeta Express.

Gazeta gjermane ka kujtuar faktin se shqiptarët ishin viktimat e para të një ‘spastrimi etnik’, nga ushtria serbe.

“Rindërtimi dhe ri pajtimi, janë punë për gjeneratat e ardhshme”, vazhdon shkrimi.

Por çfarë thotë fotografi gjerman, Wolfgang Eilmes, për përvojat e tij gjatë raportimit nga lufta e Kosovës.

Njëzet vjet më parë, NATO vendosi që të ndërhyjë në luftën e Kosovës. Ushtarët e Bundesëehrit luftuan së bashku me ushtarët britanikë dhe amerikanë në kuadër të KFOR-it, kundër ushtrisë serbe. Një vit para se të ndërhynte NATO, në prill të vitit 1999, unë raportova me kolegun tim, korrespodentin Matthias Rub, mbi konfliktin në Kosovë. Fotografitë e mia të para janë realizuar në fshatin e shkattërruar të Prekazit, pas vrasjes së Adem Jasharit së bashku me 60 anëtarët e familjes së tij, nga një njësi speciale e ushtrisë serbe.

Bashkë me ne ka qenë edhe Tyler Hicks, fotograf i The New York Times, unë dokumentova shkatërrimin e fshatit Prekaz. Ne me lejen e ushtrisë serbe, kalonim nëpër rrugët e shkatërruara. Njerëzit tashmë ishin varrosur, kafshët e vrara ishin kudo. Ne ishim vetëm, dhe rreziku që të goditeshim nga snajperët e  UÇK’së ishte shume  madhe, sepse ata mund të na llogarisnin për anëtarë të ushtrisë serbe.

Kam raportuar edhe për situatën e refugjatëve shqiptarë nga Kosova të cilët kishin ikur në Shqipëri, Maqedoni, Bosnje e Gjermani.

Fotot e Kosovës janë marrë me kamera nga kompanitë Leica dhe Nikon.  Por sot unë fotografoj me  një Canon EOS R.

Deklarata e fotografit gjerman Wolfgang Eilmes për FAZ

Shkatërrimi në Prekaz

20.04.1998, Fshati Hreq, në një shërbim përkujtimor për nëntë shqiptarë të Kosovës, babai në mes me djalin e tij

Pranverë 1998: Fshati Hreq i Kosovës

Prishtinë, qershor 1999

Në rrënojat e një shtëpie në Krushë të Madhe, banorët zbulojnë trupin e një familjari

Qershor 1999: Kjo xhami në afërsi të Prizrenit u godit rëndë gjatë luftës.
Atje, refugjatët kishin kërkuar mbrojtje nga granatimet, por më kot

Jashtë xhamisë së shkatërruar

Prill 1999: Të lodhur – gra dhe fëmijë që ikën nga Kosova në Kukës, Shqipëri. 

Prill 1999: Të lodhur nga ikja prej atdheut të vjetër – një baba dhe djali i tij duke qarë në Shqipëri, Morinë, jo shumë larg Prizrenit

Në arrati nga lufta: Një familje shqiptare nga Kosova kalon me sukses në Morinë me qerre dhe kalë, kufiri në Shqipëri

Një ushtar iu shpërndanë bukë refugjatëve nga Kosova në qendrën pritëse shqiptare në Kukës

Maqedoni, prill 1999: Shqiptarët e Kosovës po presin në Shkup për një fluturim të veçantë për Hamburg

Qershor 1999: Ushtarët e Bundeswehrit

Një patrullë e KFOR-it Bundeswehri në Prizren monitoruar ikjen e një familjeje në një traktor me rimorkio.
Në sfond Xhamia e Sinan Pashës.
Është xhamia më e madhe në Prizren.
Porta me tre harqe, e cili u shkatërrua në atë kohë, tani është rindërtuar.

Dy ushtarë të UÇK’së të armatosur me AK 47 kalojnë rrugën

Qershor 1999: Ushtarët britanikë po pushojnë në një stacion benzine në Prishtinë

Qershor 1999: Ushtarët e Bundeswehrit kontrollojnë qytetin e vjetër të Prizrenit

Qershor 1999: Luftëtarët e rinj dhe të vjetër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Prishtinë

Qershor 1999: Pritjet e mëdha të ushtarëve të NATO-s nga qytetarët e Prizrenit

“Dy vdekje të ndryshme të të njëjtit person”, Elia Zaharia nxjerr fotot nga ceremonia mortore e Mbretit Zog

Elia Zaharia Zogu, bashkeshortja e princ Lekës, ka kujtuar sot dy ngjarje qe kane shenuar familjen mbreterore. Largimin e fundit nga Shqiperia te Mbretit Zog, dhe 9 Prillin e 1961, date kur ai ndërroi jetë.

Duke postuar nje galeri fotosh nga ceremonia mortore, Elia, e quan kete nje date te cuditshme. |Duket sikur kemi të bëjmë me dy vdekje të ndryshme të të njëjtit person, në të njëjtën datë!”- shkruan ajo, ne nje shenim ne faqen e saj ne FB.

 

Elia Zaharia Zogu

9 Prilli eshte datë e çuditshme! 9 prill 1939 Mbreti Zog pa për herë të fundit vendin e tij…9 Prill 1961 ai ndërroi jetë…Duket sikur kemi të bëjmë me dy vdekje të ndryshme të të njëjtit person, në të njëjtën datë!

Ditëlindja e Leka Zogut, fotografitë e veçanta të botuara në shtypin francez të vitit 1939

N.M.T. Leka I – Mbreti i shqiptarëve (5 prill 1939 – 30 nëntor 2011)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 5 Prill 2019

 

Me rastin e ditëlindjes (5 prill 1939) së N.M.T. Leka Zogut, mbretit të shqiptarëve, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë për publikun shqiptar pesë fotografi të veçanta, të botuara në shtypin francez të 1939 :

Leka Zogu në Stokholm (Paris-soir, 20 korrik 1939)

Leka Zogu në Stokholm (Paris-soir, 26 korrik 1939)

Leka Zogu në Stokholm (Ce soir, 26 korrik 1939)

Leka Zogu në Anvers (Ce soir, 9 gusht 1939)

Leka Zogu në Versailles (Le Figaro, 11 gusht 1939)

FOTOT – Fermerët në protestë, derdhin bidonat me qumësht e hedhin kastravecët në rrugë

Fermeret e Lushnjes dhe Rrogozhines kane protestuar sërish sot, duke kundërshtuar ndryshimin e TVSH per prodhuesit e qumështit.

Në shenjë proteste ata derdhën qumështin në rrugë e hodhën kastravecë në rrugë, ndërkohe që kërkuan tërheqjen e ketij vendimi nga qeveria.

Protestuesit kane bllokuar aksin kryesor rrugor, ndersa mbajne ne dore pankarta me mbishkrimet “nafta e traktorit tim e ka çmimin njësoj si nafta e benzit tënd”, “Ulje me 14 % të çmimit për fermerin” si dhe “Subvencionet në bujqësi në 2018 20 milionë euro, në 2019 vetëm 4 milionë euro”.

Nga arkivi një kujtim shumë domethënës !

Po e botojmë këtë foto nga arkivi jonë, për të sjellë në fokus atë që ka ndodhur në Kosovë dhe tek seicili prej nesh.

Gjenerali Wesley Clark na e dhuroi librin e tij Waging Modern War, me përkushtim dhe autografin e tij përmes dy figurave më të shquara të Lobit Shqiptaro-Amerikan në SHBA Kongresmenit Joe DioGuardi dhe ekspertes të Ballkanit, njëkohësisht bashkëshorja Shirleys Cloyes DioGuardi. Natyrisht kjo dhuratë na u bë sepse ne e kemi çmuar përmes shkrimeve tona në gazetës Bota Sot ku kontribuam për dhjetë vjet prej 1998 deri më fund të 2007, Skënder Buçpapaj si kryeredaktor dhe Elida Buçpapaj si kolumniste, dhe ngritur lart rolin legjendar të gjeneralit Wesley Clark, ushtrisë të SHBA, Aleancës Verio-Atlantike dhe gjithë Aktorëve madhorë që i kontribuan çlirmit të Kosovës deri në ditët e sotme.

Hashim Thaçi sa u bë kryeministër, pas dhjetë vjet kërcënimesh që nuk na i ka ndalur, na largoi nga gazeta dhe pronari nga kërcënimet kësaj here iu bind!

 

 

 

(Foto album) Bebja shqiptare me emrin Siena Saliu !

Po i sjellim lexuesit të voal.ch fotoalbumin e një bebeje shqiptare që sapo ka ardhur në këtë botë.

Ajo quhet Siena Saliu, është fëmija i parë i Drilon dhe Irma Saliut, shtetas Amerikanë me prejardhje nga Kosova.

Fotot i sjellim se Siena e vogël i ngjan një luleje të bukur, duke i uruar e dëshiruar fat e jetë të gjatë me prindër, gjyshër e të afërm.

Mirë se ke ardhur në botën tonë e dashur Siena!

Të gjithë ne duhet të ndikojmë e të mos kursehemi që kjo botë të bëhet më e mirë për hatrin e brezit të ri,

fëmijëve dhe Ëngjëjve si Siena e gjithë fëmijëve e botës!

(Sipas traditës shqiptare kur t’i shihni këto foto, mos harroni të thoni “mashalla”)

Me nderime

voal.ch

Editorët

Fotografia e Rita Saliu

Fotografia e Rita Saliu

Fotografia e Rita Saliu

Fotografia e Rita Saliu

Fotografia e Rita Saliu

Fotografia e Rita Saliu

Fotografia e Rita Saliu

Fotografia e Rita Saliu

Fotografia e Rita Saliu

Fotografia e Rita Saliu

 

Fotografia e Rita Saliu

Brenda kampit çnjerëzor të diktaturës në Tepelenë (Fotoreportazh)

Kampi çnjerëzor i Tepelenës, i cili funksionoi në vitet 1945-1953 izoloi rreth 3 mijë familje të kundërshtarëve politikë të regjimit diktatorial, të arratisurve dhe dezertorëve. Aty mijëra njerëz, më së shumti gra e fëmijë vuajtën mungesën e ushqimit, punën e rëndë dhe lënien në mëshirë të sëmundjeve. Disa nga kujtimet e mbledhura nga studiuesit pas rënies së komunizmit tregojnë se si qindra fëmijë vdiqën si pasojë e mungesës së ushqimeve dhe ilaçeve.

Në fund të vitit 1953 kampi i Tepelenës u mbyll, por fama e tij e keqe vazhdon të jehojë në kujtimet e lëna nga të mbijetuarit dhe nga përpjekjet e familjarëve të tyre për gjetjen e eshtrave të të vrarëve dhe dënimin e përgjegjësve.

Gati dy dekada pas rënies së regjimit diktatorial, Shqipëria ende nuk është përballur me të shkuarën, duke zbehur shpresat e ish të persekutuarve të asaj kohe për vënie të drejtësisë në vend.

Më 23 gusht, në Ditën Memorial të Tepenës, qindra persona, mes tyre ish të përndjekur dhe të mbijetuar përkujtuan viktimat e viteve të errëta të regjimit komunist në zonë.

Fotot e rralla – Kur britanikët ndihmonin Greqinë në tokë shqiptare gjatë luftës

Pakkush kujtohet t’a vërë në dukje si një fakt të rëndësishëm historik. Bëhet fjalë për rolin e Forcave Ajrore Mbretërore Britanike (RAF) në fushatën për mbrojtjen e Greqisë ndaj sulmit italian, apo më mirë të themi, gjatë Luftës Italo-Greke në vjeshtë 1940-pranverë 1941.

 

Ndodhi përpara se gjermanët me një aksion “blitz” të rifusnin në lojë sërish italianët e ta ndanin territorin grek mes tyre, duke shpërblyer disi edhe aleatin tjetër të tyre Bullgarinë, me territore në verilindje të Greqisë.

Fushata italo-greke paradoksalisht u zhvillua në kufinjtë shqiptaro-grek dhe sot e kësaj dite akoma ngre kokë si një copëz historie që ndikon marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe grekëve.

 

ROYAL AIR FORCE: OPERATIONS OVER ALBANIA AND IN GREECE, 1940-1941. (ME(RAF) 1100) Aircrew of ‘A’ Flight, No. 30 Squadron RAF, collect their equipment and board Bristol Blenheim Mark I, K7095 ‘VT-G’, at Eleusis, Greece, for a raid on Italian targets in Albania. Copyright: © IWM. Original Source: http://www.iwm.org.uk/collections/item/object/205212052

Këto foto të studiuesit Armand Plaka botuar në DITA ilustrojnë aktivitetin e skuadroneve të RAF-it britanik në ndihmë të ushtrisë greke, e cila operonte më së shumti në terren, ku shënuan një përparim spektakolar duke u futur thellë në tokën shqiptare.

“Arkivat britanike e posaçërisht “Muzeu Perandorak i Luftës”, tashmë prej kohësh na japin një ide më të qartë të prezencës, rolit dhe kapaciteteve të Flotës Luftarake Britanike gjatë asaj periudhe.

Diçitura e një fotoje është shumë domethënëse: Pamje nga ceremonia mortore e tetarit britanik, John Merifield, anëtar i Skuadronit  30 të RAF-it britanik, i pari dëshmor i Flotës Ajrore Mbretërore (RAF) për mbrojtjen e Greqisë nga sulmi italian. Ai u vra gjatë ofensivës së parë të RAF-it më 6 nëntor 1940, kur skuadroni i tyre u sulmua nga skuadronet ajrore italiane, ndërsa RAF-i kishte ndërmarrë një inkursion mbi Vlorë, në territorin shqiptar.

Në një foto tjetër, shihen anëtarët e një avioni të Skuadronit 30 të RAF-it, të cilët bëjnë gati pajimet luftarake për të kryer misionin e tyre të bombardimit e goditur objektivat ushtarake italiane në Shqipëri.

 

ROYAL AIR FORCE OPERATIONS OVER ALBANIA AND GREECE, 1940-1941. (ME(RAF) 1101) Two Bristol Blenheim Mark Is of ‘A’ Flight No. 30 Squadron RAF, taking off from Eleusis, Greece, for a bombing raid over Italian-occupied Albania. Both aircraft are carrying external bomb loads in the Light Series Carriers fitted under the fuselage. Copyright: © IWM. Original Source: http://www.iwm.org.uk/collections/item/object/205208835

ROYAL AIR FORCE OPERATIONS OVER ALBANIA AND GREECE, 1940-1941. (ME(RAF) 1260) Squadron Leader Marmaduke Thomas St John Pat Pattle, Officer Commanding No. 33 Squadron RAF, and the Squadron Adjutant, Flight Lieutenant George Rumsey, standing by a Hawker Hurricane at Larissa, Thessaly, Greece. Copyright: © IWM. Original Source: http://www.iwm.org.uk/collections/item/object/205126507

Po ashtu, në një tjetër foto, na shfaqet Komandanti i RAF-it për Greqinë, J H D’Albiac, në tavolinën e tij të punës në selinë e RAF-it në Athinë, në “Grande Bretagne Hotel” e kështu me radhë” – shkruan Plaka në DITA.

Dëshmitë e kënaqësive – Etja për seks në diktaturë dhe “shoqet” e turnit të natës (FOTOT)

Kur Amerikanët mendojnë për komunizmin në Evropën Lindore, ata kujtojnë kufizimet e udhëtimit, peizazhet e zymta të betonit gri, burrat dhe gratë e mjera që vuanin në rradhët e gjata për të bërë pazar në marketet boshe dhe shërbimet sekrete që zhbironin në jetët private të qytetarëve. Edhe pse shumica prej këtyre janë të vërteta, kjo pjesë e jetës komuniste nuk e shfaq panoramën e plotë të historisë.

Disa mund të kujtojnë se gratë e bllokut Lindor përfituan shumë të drejta dhe privilegje të panjohura për demokracitë liberale të asaj kohe, duke përfshirë investime madhore të shtetit në arsimimin dhe trajnimin e tyre dhe bashkëpunimin e tyre me forcën punëtore. Por ka edhe një tjetër avantazh që ka marrë më pak vëmendje: Gruaja nën sistemin komunist kishte më shumë kënaqësi seksuale.

Një studim sociologjik krahasues i Gjermanëve të Lindje dhe Perendimit i realizuar pas ribashkimit në 1990 zbuloi se gratë Lindore kishin dy herë më shumë orgazma sesa gratë Perendimore. Kërkuesit u mrekulluan me këtë pabarazi në kënaqësinë e raportuar seksuale, sidomos pasi që gratë vuanin nga barra e njohur e dyfishtë e punësimit formal dhe punës në shtëpi.

Në kontrast, gratë e Gjermanisë Perendimore pas luftës kishin qëndruar në shtëpi duke shijuar të gjitha pajisjet e kursimit të punës të prodhuara nga ekonomia kapitaliste e zhurmshme. Por ata bënin më pak seks, dhe seks më pak të kënaqshëm, sesa gratë që u duhej të qëndronin në rradhë për një letër higjenike.

Si ta llogarisim këtë aspekt të jetës pas Perdes së Hekurt?

Merrni në konsideratë Ana Durcheva nga Bullgaria. Duke jetuar 43 vite të jetës së saj nën regjimin komunist, ajo shpesh ankohej se marketet e reja të lira e pengonin aftësinë e bullgarëve për të zhvilluar marrëdhënie të shëndetshme dashurore.

Ajo ishte një nënë beqare për disa vite, por ajo insistoi se jeta e saj para vitit 1989 ishte më e kënaqshme sesa ekzistenca stresuese e vajzës së saj, e cila lindi në fund të viteve 1970.

Kjo ndarje brezash ndërmjet nënave dhe bijave që u rriten në njërën nga anët e vitit 1989 mbështet idenë se gratë kishin jetë më të përmbushura gjatë kohës së komunizmit. Dhe ato e zotëronin këtë cilësi të jetës për shkak se regjimet e shikonin emancipimin e gruas si thelbësore ndaj shoqërive “socialiste shkencore” të avancuara, ashtu siç ato e shikonin vetë veten.

Edhe pse shtetet komuniste të Evropës Lindore kishin nevojë për për punën e grave për të realizuar programet e tyre për industrializim të shpejtë pas Luftës së Dytë Botërore, themeli ideologjik për barazinë mes grave dhe burrave u drejtua nga August Bebel dhe Friedrich Engels në shekullin e XIX.

Pas marrjes së bolshevikëve, Vladimir Lenin dhe Aleksandra Kollontai realizuan një revolucion seksual në fillimet e viteve të Bashkimit Sovjetik, ku Kollontai argumentonte se dashuria duhet të lirohet nga konsiderimet ekonomike.

Rusia zgjeroi plotësisht aftësinë e grave në vitin 1917, tre vite përpara SHBA-së. Bolshevikët liberalizuan gjithashtu ligjet e divorcit. Gratë u mobilizuan në forcën e punës dhe u bënë të pavarura nga burrat.

Ky studim përfshin edhe Shqipërinë.

Në Azinë qëndrore në vitet 1920, gratë ruse morën pjesë në kryqëzata për lirinë e grave myslimane. /Kristen R. Ghodsee, “The New York Times”/ Tema

 

DASMA PËRRALLORE E JOHN DHE JACKIE KENNEDY – Nga ELIDA BUÇPAPAJ (tekst dhe fotogaleri)

Martesa që e ka bërë të ëndërrojë Amerikën – kështu kujtohet edhe sot, pas kaq vitesh, martesa midis John Fitzgerald Kennedy e Jacqueline Bouvier, nga e cila do të sjellim këtu plot foto tejet emocionuese.

Ai në atë kohë ishte ‘thjesht’ senator i Massachussettsit, por më 1960 do të bëhej Presidenti i Shteteve të Bashkuar më i famshëm i të gjitha kohërave. Ajo ishte gazetare e Washington Times-Herald dhe ishte 10 vjet më e re se i shoqi. E re, jashtëzakonisht e bukur, romantike, por edhe tmerrësisht ambicioze, Jackie ia dhuroi të shoqit, ditën e dasmës, një ditar të vogël të mbushur me vargjet e saj poetike dhe me vizatimet e saj. Ditari paraprihej me thënien e Napoleonit “Burrat e mëdhenj janë meteorë që konsumohen për të ndriçuar botën.”

Pavarësisht dy fëmijëve, Caroline e John jr lindur më 1957 e 1960, çifti nuk qe shumë i lumtur, qoftë për shkak të humbjes së dy fëmijëve (në vitin 1959, Helen lindi e vdekur dhe, në vitin 1963 Patrick vdiq dy ditë pas lindjes) qoftë për tradhtitë e kryera nga ai, mes të cilave miqësia e “veçantë” me Marilyn Monroe. John u vra në Dallas më 22 nëntor 1963 ndërsa përshkonte qytetin në makinë së bashku me të shoqen.

Më 10 shtator 1953 çifti shpalli zyrtarisht dasmën, e cila do të ndodhte dy ditë më vonë. Jacqueline mbante unazën e fejesës të firmës Van Cleef & Arpels, përbërë nga një diamant 2,88 karat e dhe montuar mbi një smerald 2,84 karat.

Më 12 shtator 1963, për të kremtuar 10 vitet e martesës, unaza u shtua me 9 diamantë për të formuar një qark rrethor, për të simbolizuar dashurinë e përjteshme./ELIDA BUÇPAPAJ