VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Distancim Publik! – Nga Mimoza Dajçi

By | May 11, 2018

Komentet

Marko Kepi kandidat për në Parlamentin e Nju Jorkut midis zgjedhësve në Staten Island – Nga Keze Kozeta Zylo

 

Përfaqësues nga shoqatat shqiptaro amerikane u mblodhën në qendrën “Eagle” në Staten Island për të mbështetur fushatën elektorale të kandidatit për në Ansamblenë e shtetit të Nju Jorkut z.Marko Kepi.

Z.Marko Kepi është President i organizatës “Rrënjët Shqiptare” një lider në Diasporë dhe një marins amerikan, i cili i ka zgjedhësit e tij në Staten Island dhe në zonën Bay Ridge, Brooklyn.

Në këtë tubim mori pjesë kongresisti amerikan z.Michael Grimm, kryetari i fushatës së Marko Kepit i cili përshëndeti të pranishmit dhe i ftoi të gjithë pjesëmarrësit që të mbështesin kandidaturën e Marko Kepit një djalë plot perspektivë dhe me vizion për të ardhmen në Amerikë.  Kongresisti Grimm tha se ka mjaft prej shqiptarëve zgjedhës që nuk janë regjistruar dhe si të tillë e vështirësojnë fitoren e Marko Kepit.

Kandidati për në Ansamblenë e shtetit të Nju Jorkut z.Marko Kepi me plot kulturë dhe mirësi midis të tjerash tha se në Staten Island dhe në Brooklyn janë 30. 000 zgjedhës, por shumë prej tyre nuk janë të regjistruar.  Dita e votimit është përcaktuar të jetë në datën 23 qershor.  Prandaj duhet të vinë të regjistrohen dhe të plotësojnë një formular që është nga shteti i Nju Jorkut dhe këto do të jenë konform me ligjin e zgjedhjeve.

Ekipi i fushatës për zgjedhjen e Marko Kepit po punon me të gjitha mundësitë për të regjistruar zgjedhësit dhe për ta çuar më tej punën gjer në fitore të tij.

Udhëheqëit e shoqatave dhe aktivistë të shquar të Komunitetit shqiptar si Dash Miftari, Uk Gjonbalaj, Sali Bollati, Ylber Pilku, Igli Xhaja, etj folën para kamerave të TV “Alba Life” për të mbështetur birin shqiptar Marko Kepin.

Pjesëmarrëit u shpërndanë duke marrë me vete detyrat e ndryshme për të ndihmuar Marko Kepin dhe për ta çuar këtë djalë shqiptar në Parlamentin e Nju Jorkut.

Së shpejti do të sjellim kronikën e përgatitur për këtë tubim nga TV “Alba Life”, New York

28 Janar, 2020

Staten Island, New York

Facebook kujton: 7 vjet më parë qindra shqiptaro-amerikanë përpara OKB-së

Facebook në mënyrë të përditëshme rikujton ngjarje në faqet e personave dhe portaleve, sikur reportazhine mëposhtëm ndodhur 7 vite më parë!

“OKB – QINDRA SHQIPTARË NË PROTESTË NË MBËSHTETJE TË LUGINËS SË PRESHEVËS
Raport special nga BEQIR SINA, New York
Lincoln – ” Ata që nuk pranojnë lirinë e të tjerëve – at’here nuk e meritojnë as lirinë e tyre”





Lincoln,” Ata që nuk pranojnë lirinë e të tjerëve – at’here nuk e meritojnë as lirinë e tyre”

OKB : “Daghammarskjold Plaza” New York :Shqiptarët e Amerikës kanë zgjedhur sheshin kryesorë përpara Selisë së OKB-së në New York, për të protestuar në lidhje me të drejtat e mohuara në Luginën e Preshevës dhe për t’i kërkuar qeverisë së Beogradit që t’i jape fund asaj që protestuesit e quajtën shtypje dhe diskriminim të shqiptarëve në Serbinë jugore.

Protestuesit bënë thirrje që shqiptarëve të Preshevës t’u garantohen të drejta të njëjta me ato që gëzon pakica serbe në veri të Kosovës dhe që përmendorja e përkujtimore të dëshmorëve të UÇPMB-së, e hequr më 20 janar 2013 në qendër të Preshevës, të kthehet aty ku ishte vendosur nga popullata shqiptare.

Nismëtar i protestës ka qenë një grup shqiptarësh të Luginës së Preshevës, duke marrë edhe mbështetjen e shqiptarëve të SHBA-së, së bashku me shoqata të tjera të komunitetit shqiptar në zonën e ashtuquajtur e “Tri-Shteteve”, thuhej në një dekleratë të udhëheqësve të kësaj proteste.

Protesta është zhvilluar ditën e e Hënë në orën 11:00 deri në orën 14:00, para selisë së OKB-së në New York, e cila gjendet në Dag-Hammarskjold-Plaza në Manhattan, NY. Protesta e sotme ishte gjithëpopullore shqiptare në SHBA dhe dedikuar për të drejtat e mohuara të bashkatdhetarëve tanë në Luginën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Protesta erdhi si një reagim i ashpër ndaj aktit të fundit shovenist të autoriteteve të Beogradit, me rastin e heqjes me përdorimin deri të forcës së xhandarmarisë të pllakës përkujtimore të dëshmorëve të UÇPMB-së nga qendra e qytetit shqiptar të Preshevës.
Shqiptarët e Amerikës, zgjodhën këtë orë dhe këtë vend – mbasi ajo është dhe koha – kur para këtij sheshi kalojnë ditën e hënë edhe Ambasadorët e të gjitha vendeve anëtare të OKB-ës, mes tyre dhe ish Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, i cili për këtë vit është zgjedhur presidenti i ri i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, dhe diplomatët serb në New York.

Protesta, sipas organizatori ishte e konceptuar si një marsh para selisë së OKB-së, në sheshin kryesorë, të njohur “Daghammarskjold Plaza”, e Amerikës në Nju Jork, aty ku shqiptarët kan protestuar me vitet të tëra duke dhënë një kontribut historik në çështjen shqiptare.

Në këtë protestë morën pjesë qindra vetë, shumica ishin studentë dhe studente të shkollave amerikane, veprimtarë të dalluar të komunitetit dhe lider të disa organizatave dhe shoqatave nga Shqipëria , Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci, Medvegja dhe Çamëria.

Organizatorët me këtë rast lëshuan një Memorandum special lidhur me gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe represionin serb në këtë trevë, i cili sipas organizatorit iu drejtua Kombeve të Bashkuara dhe Administratës amerikane, Senatiti dhe Kongresit në Uashington, organizatave ndërkombëtare prestigjoze për Liritë e të Drejtat e Njeriut, në Nju Jork.
Në një Memorandum ndërtë tjera thuhej se shqiptaro-amerikanët janë thellësisht të shqetësuar për keqësimin e gjendjes së të drejtave të njeriut dhe rritjen e tensioneve në Luginën e Preshevës.

Memorandumi i referohet heqjes nga qendra e Preshevës të një përmendoreje të ngritur në përkujtim të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Më tej në të, thuhet se qeveria e Serbisë përdori forcën duke e hequr përmendoren, në vend që të ndërtonte ura me komunitetin shqiptar të Luginës.

“Sjellja e qeverisë serbe, thuhet në Memorandum, nuk ka vend në Evropë, sidomos tani që Serbia pret datën për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke bërë thirrje që shqiptarëve të Preshevës t’u garantohen të drejta të njëjta me ato që gëzon pakica serbe në veri të Kosovës dhe që përmendorja të kthehet aty ku ishte vendosur.”

Ndërkohë, që edhe oratorët bënë thirrje gjatë fjalimeve të tyre për zgjerimin në atë ardhmen të protestave me synim që ato të drejtohen nga Uashingtonin . Ata thanë se këto protesta kan marrë shkas prej kur një javë më parë, forcat e xhandarmarisë serbe, me urdhër të Kryeministrit dhe Ministrtit të Punëve të Brendeshme, ultarnacionalistit Ivica Daçiç(ish -zëdhënsit të Sllobodan Millosheviqit), të cilin e akuzuan se po ndjek me shqiptarët të njëtën rrugë që ndoqi Millosheviqi, nën vërgëllimin e armëve dhe forcave të armatosura gjerë në dhembë, në mënyrë demostrative, ia hoqën nga qendra e Preshevës një pllakë përkujtimore kushtuar të rënëve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit – UÇMB, duke e tensionuar gjendjen në Luginën e Preshevës, dhe në viset shqiptare, të cilat janë hedhur në protesta masive.

Reagime thanë folësit ka pasur mbas këtij akti edhe nga qeveritë tona në Kosovë e Shqipëri, por edhe viset e tjera shqiptare e diasporë, andaj edhe ata u mblodhëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – në Nju Jork, sheshin e njohur të protestave të shqiptarëve “Daghammarskjold Plaza” para OKB-ës, për të protestuar.

“Mbahu Nëno mos ke frikë, se ke djemtë në Amerikë”.

Ky ka qenë edhe lejtmotivi Nolian, që ka frymëzuar dhe nxitur shqiptarët e Amerikës, gjatë gjithë këtyre dekadave, prej se kur ata dolën rrugëve të Nju Jorkut, dhe Uashingtonit, për të kërkuar liri e demokraci në Shqipëri, luftuan për Liritë e të Drejtat e Njeriut, dhe në mbrojtje të vëllezërve të tyre në Shqipëri, Kosovë, Preshevë, Bujanovc, Medevegje, Maqedoni, Mal të Zi dhe Çamëri, dhe u intensifikuan në protestat e shqiptarëve të Amerikës, në Uashington dhe Nju Jork, për Lirinë, Çlirimin dhe Pavarësinë e Kosovës.

Në këtë protestë protestuesit mbanin flamuj amerikan dhe shqiptarë. Sikusre edhe parrullat pankartat që mbanin në duar dhe dëgjoheshin thirrje ku dënohej ashpër regjimi ultarnacionalist i Serbisë ndaj shqiptarëve etnik. Kurse ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e shtetit të Kosovës konsulli Fatmir Zajmi dhe Konsulli i Përgjithëshëm e i Shqipërisë në New York, zoti Dritan Mishto.

Në mesin parrullave dalloheshin :”Shqiptarët në Serbi, dëshirojnë të njëjtat të drejta si edhe ata të Serbisë në Kosovë ” – “E vetmja Terroriste në këtë luftë ka qenë Serbia” – “Serbia është duke nxitur një luftë tjetër Ballkanike” – ” Serbia duhet të ndalë sa më parë spastrimin Etnik në Luginën e Preshevës” – “Daçiçi është një Millosheviç i vogël” – ” Serbia duhet t’i kthehet Paqes – Thirrje Serbisë që të bëhet pjesë e paqes në Ballkan” – ” Daçiçi = Millosheviç – Daçiç = Fashist” – “- “Nadl! Spastrimin Etnik!” – “USA! USA! USA!” -“Presheva!Presheva! Presheva!”

Folësi dhe drejtuesi e kësaj proteste paqësore ishte zoti Avni Mustafaj Drejtori Egzekutivë i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, me bazë në Uashington, cili tha se pa realizmin e të drejtave të shqiptarëve në Luginëne Preshevës, Serbia e ka të “mbyllyr” rrugën e saj për në BE.

Tensionet e fundit në Preshevë rreth lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së, për z Shaban Mehmeti nga Lugina e Preshevës, njëri prej iniciatorëve të kësaj protetste janë vetëm një segment i kompleksit të problemeve të rënda jetësore që janë pasojë e statusit të pazgjidhur politik të shqiptarëve në Luginën të Preshevës.

“Eshtë me rëndësi të theksohet, tha zoti Mehmeti se programi qeveritar i shkurtiti 2001 për zgjidhjen e krizës në rajonin e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, që u përfshi në Marrëveshjen e Konçulit të 20 majit 2001, në pjesën më të madhe ngeli i parealizuar.”

Më tej ai foli në detaje për gjendjen aktuale në Luginën e Preshevës “Andaj, tha ai edhe gjendja ekonomike jo që nuk u permisua, por më e rëndë se edhe gjatë regjimit të Millosheviqit. Kështuqë shkalla e papunësisë aktualisht është mbi 70 për qind kurse tëardhurat kombëtare për banorë janë rreth shtatë herë më të ulta se mesatarja përkatëse në nivel shtetërorë.”

Ai permendi faktin se në 12 vitet e kaluara shumë më pak u punua për integrimin e shqiptarëve në strukturat publike, ashtuqë në shumë institucione të nivelit lokal, rajonal dhe shtetërorë edhe më tutje nuk ka të punësuar shqiptarë, apo numëri i tyre është simbolik.

Kështu ndodhi sipas tij në periudhën 1999-2001 në kushte të luftës dhe gjendjes së jashtëzakonëshme u dëbuan mbi 10.000 Shqiptarë dhe shumica dërmuese e tyre ende nuk është kthyer në vatrat e tyre.

Mirëpo, tha zoti Mehmeti, :”Aktualisht problemi më i rëndë i Shqiptarëve, është shpërngulja dhe largimi i Shqipëtarëve nga vatrat e tyre, për shkak të dhunës shtetërore, që po ushtrohet në vazhdimësi që nga lufta në Kosovë dhe në Luginën e Preshevës e gjer në këto ditë kur në vazhdimësi po i imponohet gjendje e jashtëzakonëshme me prezencë dhe dhunë të ushtruar të forcave speciale të policisë.

Ndër të tjera gjatë fjalës së tij zoti Shaban Mehmeti, kujtojë edhe një herë se është shumë e qartë se qeveria e Serbisë në vend të plotësimit të obligimeve që dalin nga programi i saj për Luginën e Preshevës që u përkrah nga faktori ndërkombëtarë po imponon vetëm projekte dhe dhunë militare jo vetëm me largimin e dhunëshëm të lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së, dhe provokimin e rëndë me anë të memorialit për policët special serb të vrarë gjatë kryengritjes së Shqiptarëve kundër represionit të regjimit të Millosheviqit, por edhe me ruajtjen e shumë minibazave të ushtrisë dhe xhandarmarisë serbe në Zonën e Sigurisë Tokësore, edhe pse në afërsi të Bujanovcit u ndërtua baza ushtarake, e cila kushtoi më shumë se të gjitha projektet e infrastrukturave komunale dhe të veprimtarive publike në Preshevë dhe Bujanovc.

Në fund ai pohoi se :” Në këtë stuatë të rëndë , të angazhimit të pamjaftueshëm të bashkësisë ndërkombëtare, Lugina e Preshevës gjendet para rrezikut që pastrimi etnik i kryer të zgjerohet edhe në Preshevë e Bujanovc.”
Kryetari i Vatres solli pershendetjet e vatranevet dhe mesazhin e perkrahjes se tyre te plote per popullin shqiptar te Lugines se Presheves, duke denuar shembjen e lapidarit perkujtimor te deshmoreve te lirise, si nji akt terrori shteteror. “Te gjithe na qe jemi bashkue ketu”, shtoi ai, “deshmojme solidaritetin e te gjithe shqiptarevet te Amerikes, se bashku me te gjithe shqiptaret tjere kudo jane, ne trojet stergjyshore dhe ne diaspore.”. Ai veleresoi reagimin e popullates lokale shqiptare si “reagim civilizues e paqesor por i vendosur” dhe komentoi se shqiptaret jane paqedashes e jo agresive, “por mos i veni shqiptaret me shpatulla per mur duke u shkelur lirine e te drejtat e tyre njer’zore”.

“Akti i policise serbe asht kjartas akt terrorizmi shteteror, nje hap i rrezikshem i qeverise serbe ne drejtim te shkatrrimit te paqes ne rajon. Besojme se edhe kombi serb ka nevoje per paqe, mbas gjithe ati gjaku dhe tana atyne masakrave qe u bane n’emen te tij ne Balkan, dhe ka nevoje te integrohet ne familjen e kombeve paqesore e te civilizueme” . “Shqiptaret e Presheves, Bujanovcit e Medvegjes duhet te gezojne, minimum, te gjitha ato te drejta qe Serbija kerkon per minoritetin serb ne Kosove!”, perfundoi ai. “Rrnofshin shqiptaret e Lugines se Presheves! Jemi te gjithe me ta!”

Kurse, Konsulli i përgjithëshëm i Shqipërisë në New York, zoti Dritan Mishto, kujtojë në fjalën e tij deklaratën e Kryeministrit Berisha, i cili ka thënë se:” Bashkimi i shqiptarëve në Europë është një proces që nuk mund të ndalet, për të cilin çdo shqiptar duhet të bëjë gjithçka për të kapërcyer pengesat e panumërta të krijuara gjatë 100 vjet ndarje”.

Duke iu referuar Kryeministrit të Shqipërisë Berisha, zoti Mishto tha se procesi i bashkimit të shqiptarëve u bën mirë edhe fqinjëve tanë, çlirimit të tyre nga albanofobia, ndërsa i quajti krejt të papranueshme qëndrimet e tyre te fundit në Presheve”.

Lincoln,” Ata që nuk pranojnë lirinë e të tjerëve – at’here nuk e meritojnë as lirinë e tyre”.

Në këtë protestë organizuar nga shqiptarët e Luginës së Preshevës, në mbështetjen që i dhanë edhe shqiptarët në zonën e Tri-Shteteve, qysh në takimin e organizuar në shoqatën Vatra, morën pjesë edhe veprimtarë të dalluar të komunitetit, personalitetet e njohura nga shqiptarët e Amerikës, miq të dëshmuar të shqiptarëve në SHBA, të cilët në fjalën e tyre kujtuan se edhe ish Presidenti i SHBA, Abraham Linkoln ka thënë se “Ata që nuk pranojnë lirinë e të tjerëve – at’here nuk e meritojnë as lirinë e tyre”. .

Në mesin e folësve ishin kryetari i shoqatës Plavë – Gucia zoti East Gjonbalaj, Endri Merxhushi kryetari i Shoqates Çamëria në SHBA , kryetari i Legalistëve shqiptarë në Amerikën e Veriut, zoti Hakik Mean. kryetari Shoqatës Atdhetar Dibra, zoti Musa Paçuku, kryetari i KKSHA-s, Martin Shkreli, kreu i Vatranëve dr Gjon Buçaj, dhe kryetari i organizatës Rrënjët Shqiptare, Marko Kepi, i cili tha se “Shqiptarët e Luginës së Preshevës, ndiqen dhe presekutohen nga regjimi i Beogradit vetëm se janë shqiptarë, por kauza e tyre, lufta për të drejtat e tyre ka për t’u realizuar, sepse ata kan tani mbështetjen e të gjithë shqipëtarëve, si në Luginën e Preshevës, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, Shqipëri, Çamëri, diasporë por edhe në të rinjëve patriot të organizatës Rrënjët Shqiptare”.

Ilmi Berisha, kryetar i Vatrës për degën Hudson Valley në New York, përveç konstatimit të gjendjes së rëndë të krijuar me atë akt vandal të qeverisë serbe shtoi se “Kjo çfarë po ndodh sot atje në Luginën e Preshevës, ka përveçse të keqes edhe një të mirë të madhe, që sipas tij është ajo që tregon se si në kohën e Millosheviqit, shqiptarët kudo që janë tash të bashkuar duhet të ngrihen dhe të mos pajtohen në asnjë mënyrë me sundimin e serbisë ndaj shqiptarëve”.

“Asgjë, tha ai nuk është koicidencë për kohën që po ndodhin këto ngjarje tragjike, çdo gjë ka një domethënje, e cila kësaj rradhe shkon në favor të ne shqiptarëve, duke i treguar botës së në Sërbi asgjë nuk ka ndryshuar nga mënyra sesi u soll regjimi i Millosheviqit,” theksojë zoti Ilmi Berisha, i cili për një kohë të gjatë është dalluar si veprimtar dhe lider i komunitetit .

Endri Merxhushi lexojë një poezi e cila titullohet “Kosovës Martire: shkruar nga Pëllumb Lamaj, ish i dënuar politik, mbijetuar nga ish të burgosurit të burgut të tmerrshëm të Spaçit.

Njëqind vjet u pre pema e lirisë
Por rrënjët e Kombit ishin të thella
Ato njomeshin me gjak martirësh
Filiza buronte Kosova ndër breza
Njëqind vjet u pre Flamuri
Me mijëra thika u coptua
Por gjallë mbeti Shote Galica
Xhem Gostivari,Shaban Polluzha
Njëqind vjet luftoi Drenica
Jo, kurrë s’u dorëzua Kosovari
Thërrasin trojet e SHQIPËRISË ETNIKE
Të qofshim falë o Adem Jashari
Marshon e lirë Kosova martire
Me sytë e përmalluar drejt trungut Nënë
Po troket ora e racës Ilire
Kush është burrë, të ngrihet në këmbë…..!

Organizatorët, thanë se janë shumë të kënaqur, dhe se ia arritën qëllmit me senasabilizimin e çështjes së shqiptarëve në Luginën e Presheves me përcjellen e një mesazhi të qartë për Kombet e Bashkuara në New York.

“Zoti e bekoftë popullin Shqiptarë dhe atë Amerikan”

Me këtë rastë, organizatërët shprehen mirënjohje të thellë për të gjithë pjesëmarrësit dhe falemnderuan në mënyrë të posaqme, veprimtarin dhe biznesmenin e suksesëshëm në SHBA-ës, zotin Ylber Pilku, i cili, thanë ata kontribojë drejtpërsëdrejti me puntorët e tij, për vendosjen e binës me shpenzimet e tij pra podiumin e improvizuar nga kompania “Pilku Constraction”(me pronarin vet z.Ylber Pilkun dhe familjen e tij)…

Protesta kaloi e qetë dhe pa asnjë incident duke tregual kultur të lartë demostrimi. Protesta e fundit në të njëjtin vend është mbajtur për Kosovën, pesë vjetë më parë në mesditën e 10 dhjetorit 2007, para selisë së OKB-së, ditën kur sekretari i Përgjithshëm i OKB, Ban Ki-Moon do të merrte raportin final te negociatave per statusin e Kosoves.”











Kryetari i Shoqatës Vatra: Do promovojmë çdo lider nga Prishtina e Tirana, përkujdesje më e mirë për interesat e shqiptarëve në Ballkan

Kryetari i sapo zgjedhur i Shoqatës Vatra, ambasador i ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova në zyrën e kongresmenit Bob Doll, biznesmeni i njohur Elmi Berisha  ka folur sot për objektivat që ka si drejtues i një prej organizatave më të rëndësishme e më të vjetra të shqiptarëve në SHBA.


Në një intervistë për Zërin e Amerikës nga New York-u, Berisha që ka qenë kontribuues i kësaj shoqate tha se energjitë pozitive të shqiptaro-amerikanëve në SHBA duam t’i vendosim në dispozicion në vendit tonë.

Ai theksoi se Vatra do të promovojë çdo lider që vjen nga Tirana zyrtare e Prishtina zyrtare dhe se do jetë në mbrojtje të interesave të shqiptarëve.

“Asnjë anëtar i Vatrës apo që e kanë suportuar Vatrën tash 50 vite nuk janë të përjashtuar. Është një keqkuptim në disa media dhe ju siguroj të gjithëve që një gjë e tillë nuk ekziston. Është një harmoni, ka mendime të ndryshme, ka një traditë që e lejon dhe krijon një thesar për bashkëkombësit tanë.

Shqiptarët-amerikanët janë themeltar të shtetit të parë shqiptarë. 100 vite më vonë shqiptaro-amerikanë janë pjesë e rëndësishme e krijimit të shtetit të Kosovë. Këto energji pozitive duam t’i vendosim në dispozicion në vendit tonë.

Kur është formuar Vatra nga Noli e Konica ka qenë ideja e tyre që të shërbejë si ombrellë. Mendoj që me energjitë e reja, me mentalitetin e shekullit të 21 që do ta krijoj unë dhe ekipi im do krijojmë infrastrukturë për gjeneratat e tjera që ta çojnë më tej Vatrën, të mbrojnë aspiratat dhe të drejtat dhe ta çojnë interesin e shqiptarëve aty ku meriton.

Vatra e shekullit të 21 do të përqendrohet pak më ndryshe, do të promovojmë çdo lider që vjen nga Prishtina zyrtare dhe Tirana zyrtare për të krijuar kredibilitet”, deklaroi Berisha.

I pyetur se çfarë roli do luajë Vatra në Amerikë dhe a mund të jetë influencuese pranë administratës amerikane, Berisha tha se Konica mendonte që Vatra duhet të ishte një ombrellë e gjithë shqiptarëve në Amerikë. “Pas ombrellës ata e kuptonin shumë mirë që Vatra duhet të lobojë, të influencojë ose më mirë të ketë përkujdesje më të mirë për interesat e shqiptarëve në Ballkan.

Unë mendoj që duhet të kthehet përqendrimi dhe përkushtimi i shqiptaro-amerikanëve, në këtë rast Vatra dhe t’i forcojmë edhe njëherë marrëdhëniet tona me SHBA, t’i vëmë atje ku duhet”, tha ai.

Berisha shtoi më tej se ndihet shumë mirë dhe komfort me politikën e presidentit të SHBA-ve Donalt Trump. “Mendoj që shqiptarët duhet të koordinohen si në Tiranë dhe në Prishtinë por edhe një koordinim me mërgatën shqiptare në Amerikë. Jemi të gatshëm të kontribuojmë rreth bisedimeve dhe mundësisë së ndërtimit të urave të reja dhe të ndihmojmë për forcimin e shtetit”, u shpreh Berisha.

Ai theksoi më tej se qëllimi i tij kryesor është ngritja e nivelit kulturor e arsimor të Vatrës dhe krijimi i një infrastrukture që është e kapshme për të rinjtë e të rejat që jetojnë në SHBA. “E vetmja rrugë që vatra të ecë është inkuadrimi i të rinjve e të rejave. Në të ardhmen e afërt e tërë Vatra do kalojë në duart e të rinjve e të rejave. Do të ketë jo vetëm një impakt dhe lidhje të ngushtë të shqiptarëve këtu por edhe impakt në zhvillimin e shtetit të origjinës”, deklaroi Berisha./gsh

Intervistë me kryetarin e ri të Vatrës, Elmi Berisha (video)

Vatra ka një traditë që lejon mendime të ndryshme, dhe krijon një thesar të mendimeve të ndryshme për të mirën e bashkëkombasve në Amerikë dhe në viset e tjera ku jetojnë shqiptarët, thotë Elmi Berisha, kryetar i ri i Vatrës. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Berisha tha se Vatra e shekullit 21 do të promovojë çdo ide ose interes që vjenë nga Tirana ose Prishtina zyrtare.

Më 19 janar të këtij viti, federata panshqiptare Vatra mbajti në Michigan një kuvend, ku zgjodhi si kryetar të ri zotin Elmi Berisha. Zoti Agim Rexhaj u zgjodh kryetar nderi i organizatës. Kuvendi erdhi pas shumë debatesh që kanë përfshirë këtë organizatë prej disa vitesh dhe me zgjedhjen e saj të re, Vatra ka sot një shans të ri dhe të rëndësishëm për të ecur përpara si organizata më e vjetër e shqiptarëve të Amerikës.

DEKLARATE PȄR SHTYP: Komisioni VATRA “5 Tetor 2019” nuk e njeh Kuvendin e “Turpit” dhe asnjë vendim të dalȅ nga ky Kuvend

DEKLARATE PȄR SHTYP
Komisioni VATRA “5 Tetor 2019” vazhdon rregullisht mbledhjet e saj pȅr te pȅrmbushur me pȅrgjegjȅsi misionin qe i ȅshtȅ ngarkuar, per ta çuar Vatrȅn drejt njȅ Kuvendi legjitim, transparent dhe demokratik. Nȅ mbledhjen e sotme datȅ 25 Janar 2020, ku perveç anȅtarȅve tȅ komisionit, morȅm pjesȅ dhe Ukȅ Gjonbalaj, Mithat Gashi,Dr. Gjon Bucaj, Edward Bucaj dhe Albert Perndocaj.

Komisioni analizoi me pȅrgjegjȅsi Kuvendin e “Turpit” mbajtur mȅ 19 Janar 2020 nȅ Michigan.

I bȅjmȅ me dije tȅ gjithȅ anȅtarȅvȅ tȅ Vatrȅs dhe opinoinit mbarȅ publik, Komisioni vendosi unanimisht qȅ jo vetȅm nuk e njeh Kuvendin e “Turpit” por gjithashtu nuk njeh asnjȅ vendim të dalȅ nga ky Kuvend.

Komisioni do vazhdojȅ me vendosmȅri dhe pȅrkushtim duke ndjekur tȅ gjitha rrugȅt demokratike dhe bazuar nȅ ligjet dhe drejtȅsinȅ Amerikane. Kjo vendosmeri bȅhet dhe me e theksuar, kur kujtojmȅ qȅ sot dy vjet mȅ parȅ, dera e Vatrȅs mbyllet pȅr anȅtarȅt e saj, qȅ njȅ pjesȅ e tyre i kushtuan njȅ jetȅ tȅ tȅrȅ duke i shȅrbyer Vatrȅs..

Pȅrjashtimet me perkthyes, qȅ publikohen ditȅn dhe fshihen natȅn nuk janȅ gjȅ tjetȅr vetem mȅnyra mediatike komunsite, korruptive dhe dizinformuese. Kȅto shfaqje “kercȅnuese” jo vetȅm qȅ nuk na ndalojnȅ por na shtojnȅ dhe mȅ shumȅ energjinȅ dhe forcȅn pȅr ti kthyer Vatrȅs lirinȅ dhe demokracinȅ e munguar per me shumȅ se dy vite e gjysȅm.

Komisioni VATRA 5 Tetor 2019 do tȅ vazhdojȅ punȅn e tij pȅr Kuvendin e VATRȄS me 25 Prill 2020 nȅ New York dhe u bȅn thirrje gjithȅ VATRANȄVE tȅ mos bien preh e vendimeve tȅ Kuvendit tȅ Turpit dhe tȅ mos zbatojnȅ kȅto vendime qȅ janȅ nȅ kundȅrshtim tȅ plotȅ me Kanunoren. Komisioni VATRA 5 Tetor 2019 do tȅ vazhdojȅ rrugȅn ligjore pȅr zgjidhjen e kȅsaj çȅshtje.

VISAR ZHITI: “Vatra” do ta mbajë ndezur “zjarrin” prometean…

Vatra, një copëz Shqipërie në Amerikë, që nderohet dhe i nderon kryetarët e saj të përkushtuar, vazhdon më të mirën, zgjodhi kryetarin e ri, për herë të parë nga Kosova, duke prirë kështu dhe duke dhënë shembullin përbashkues….

– Mesazh i shkrimtarit Visar Zhiti, dërguar editorit të gazetës “Dielli”, pas Kuvendit të Vatrës dhe zgjedhjes të Kryetarit të ri-

 

Pershendetje, Mik! “Kuvendi i Vatres”. – janë fjalë që ngrohin, edhe vatër, edhe kuvend, përfytyrohen njerëz pranë zjarrit, bisedat e urta, me mençuri, zëra nga gjithandej, meraku për punët, bashkimi per më mirë… Këshillat e të vjetërve, përvoja e tyre dhe zelli i të rinjëve, forca për të vazhduar…

Shqiptarët kanë shekullin e Vatrës së tyre dhe ku? – në SHBA, vendi i lirisë dhe begative, mbrojtës i kombit tonë dhe i kombeve… shqiptarët kanë dhe zjarrin e atdhedashurisë në atë Vatër, që e ndezën burrat e lartë si Faik Konica dhe Noli dhe e mbajtën gjallë bijtë…

Vatra, një copëz Shqipërie në Amerikë, që nderohet dhe i nderon kryetarët e saj të përkushtuar, vazhdon më të mirën, zgjodhi kryetarin e ri, për herë të parë nga Kosova, duke prirë kështu dhe duke dhënë shembullin përbashkues….

Besojmë që duke patur mbeshtetjen tradicionale të të gjithëve, frymëzimin e bekimin nga demokracia e SHBA-së dhe amanetet e dheut amë, nga Shqiperia e Kosova, -besnikë dhe aleatë historikë të SHBA, -urimet e çdo shqiptari edhe në Mal të Zi e Maqedoni e nga diaspora kudo, “Vatra” do ta mbajë ndezur “zjarrin” prometean, do të bëjë më shumë dhe më bukur për kulturën dhe gjuhën, për historine dhe kujtesën, për shkencat, për Kombin dhe ardhmërinë, duke e forcuar miqesinë jetike mes dy popujve tanë, atij shqiptar dhe amerikan.

“Vatra” shqiptaro-amerikane, me anëtarët e saj amerikano-shqiptarë, ka dhe “Diellin” e saj metaforik që i përhap rrezet për më shumë dritë dhe ngrohtesi së bashku, si dikur dhe në “motet moderne”.

Mes jush, Visar Zhiti Shkrimtar

Lek Mirakaj: Ne Vatranët jemi antikomunistë – Vatra nuk është Relikë – Vatra është domosdoshmëri!

Lek Mirakaj: “Ministri diaspores z.Majko beri nje vizite ne USA, po ai nuk pati kohe te takohesh me Vatren. E pra Vatra eshte njera nga organizatat apo shoqatat, quajeni si te doni , qe me perjashtim te masonve, mund te jete ma e vjetra ne bote. E perseriste se Vatra nuk eshte relike,Vatra eshte dosdoshmeri. Para se ta mbyll ,deshiroj t’i drejtoj nje pyetje kandidatëve. Çfarë qendrimi do te mbanI ndaj te ashtuquajturit KKD, komiteti kordinimit te diaspores,nje farse e kryeministrit Rama per te kontrollu dhe perçare diasporen .”

Voal.ch po sjell fjalën që ka mbajtur në Kuvendin e Vatrës z.Lek Mirakaj, një nga figurat më përfaqësuese të komunitetit shqiptaro-amerikan në SHBA. Kalvari i këtij njeriu ka nisur prej kur ishte vetëm 2 vjeç dhe ka mbaruar vetëm më 1991, deri atëherë ka jetuar me Familjen e tij në Gulagët e krijuar nga diktatura:

“Pershendetjen qe z.Murtezani do t’i drejtonte kuvendit , une nuk e kam. Z.Murtezani nje patriot i devotshem nuk ndodhet sot ketu. Ai se bashku me delegatet e deges se Queens-it paten nje aksident gje qe nuk i dha mundesine e pjesemarrjes.

Me qene se mu dha mundesija mua, po perfitoj nga rasti ,te pershendes te gjithë delegatet, kryetarin z.Mishto, z.Rexhaj si kryetar i komisionit te organizimi te kuvendit dhe z.Lumaj si kryetar i punimeve te kuvendit.

Dom Ndoj ne pershendetjen e tij e quajti, kuvend i jashtezakonshem. Po zoterinj, ky eshte kuvend i jashtezakonshem. Asnjehere ne historine e saj Vatra nuk ka zhvilluar punimet kur nje grup Vatranesh godet çdo veprimtari te Vatres. Akuzojne se keshilli nuk eshte mbledhur rregullisht, e vertete, po edhe sot nese do kishim disa njerez duke gjuajtur deren me gur, ne nuk do mund te mblidheshim.

E verteta eshte se pavaresisht anes formale,çdo vendim i kryesise eshte marr me mirekuptimin e anetarve te keshillit. Besoj se shpreh mendimin e anetarve te deges se Queen-sit, qe te falenderoj kryesine dhe veçanerisht z.Mishto per punen e shkelqyer qe kane bere gjate ketij mandati.

 

Zonja e zoterinj,

 

Vatra nuk eshte nje relike,Vatra eshte nje domosdoshmeri, ashtu siç ishte ne krijimin e saj.

Vatra u kriju per te ndihmuar ne zgjidhjen e problemit kombetar,problem qe edhe sot e kesaj dite nuk eshte i zgjidhur.

Mos te harrojme se problemi Kosoves, shqiptarve te Malit te Zi, shqiptarve te Maqedonise, problemi i popullsise Çame jane probleme qe nuk jane zgjidhur .

Nese sot e kemi shtetin shqiptar, mos te harrojme se problemet jane te shumta.U tha se jemi apolitike, ne nuk mund te jemi apoltike, në çdo moment ne bejme poltike, çeshtja eshte , kjo politike kujt i sherben, ne nuk mund te bejme si struci, te fusim koken ne rane dhe te mos shohim realitetin qe na rrethon.

Eshte e vertete se ne nuk jemi as te majte as te djathte, ketu ka shumë delegatet qe votojne demokratet,  pra ne jemi anti komunistë, se komunizmi i ka sjellje popullit shumë te keqija.

Flitet se ne duhet t’i trajtojme njesoj partite politike te Shqiperise.

Po ne nuk mund te heshtim kur shohim se atdheu po kthehet ose eshte kthyer ne nje autocraci.

Ne kemi sot nje shtet ku nje individ eshte gjithçka, eshte gjykate kushtetuese, eshte qeveri, eshte parlament eshte i plotfuqishem.

Ne nuk mund te mos veme ne dukje faktin se si e trajton qeverija shqiptare Vatren.

Ministri diaspores z.Majko beri nje vizite ne USA, po ai nuk pati kohe te takohesh me Vatren. E pra Vatra eshte njera nga organizatat apo shoqatat, quajeni si te doni , qe me perjashtim te masonve, mund te jete ma e vjetra ne bote.

E perseriste se Vatra nuk eshte relike,Vatra eshte dosdoshmeri.

Para se ta mbyll ,deshiroj t’i drejtoj nje pyetje kandidatve.

Çfarë qendrimi do te mbanI ndaj te ashtuquajturit KKD, komiteti kordinimit te diaspores,nje farse e kryeministrit Rama per te kontrollu dhe perçare diasporen .”

HARRY BAJRAKTARI: JA SI MUND T’IA SIGUROJMË VATRËS EDHE 100 VITE EKZISTENCË

Mesazhi i z. Harry Bajraktari dërguar kryetarit të Komisionit të organizimit të Kuvendit të Vatrës, 19 Janar 2020-/

Ju falenderoj shumë për respektin dhe ftesën që më dërguat për të marrë pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme të Federatës”VATRA”, e cila ka rol të madh për komunitetin tonë shqiptar-amerikan në SHBA. Në pamundësi të marr pjesë e të jem me Ju, Kuvendit zgjedhor dhe delegatëve të tij, i uroj shumë sukses dhe punë të mbarë në realizimin e obligimeve që miraton ky Kuvend.

Më lejoni që në këtë kontekst, para këtij Kuvendi zgjedhor, t’i paraqes disa ide të mia, që kanë të bëjnë me zhvillimin, organizimin dhe zgjerimin e Vatrës, si organizata më e vjetër e shqiptarëve në Amerikë.

Të nderuar Vatranë’

Të gjitëh e dimë se roli i Vatrës, që nga themelimi i saj, ka qenë historik dhe i jashtzakonshëm, ku asnjë organizatë tjetër shqiptare, në Amerikë, si kjo, nuk ka mundur të mbijetojë kaq gjatë e të ketë aq famë e sukses.

Sot, numri i shqiptarëve në Amerikë,është shumë më i madh si asnjëherë më parë. Jemi dëshmitarë se ky numër i shqiptarëve po rritet prej viti në vit, e bashkë me të dhe komuniteti ynë. Sot, veprojmë në rrethana e kushte të reja, kemi biznesmenë e e kompani të sukesshëm gjithandej Amerikës, e disa drejtojnë bizneset në Wall Street, njerëz të profesioneve të ndryshëm si: mjekë, avokatë, drejtues të kompanive dhe profesionistë në vende të ndryshme pune, të rinj që po shkollohen në degë të shumta në Universitetet e njohur amerikane e po marrin detyra me përgjegjësi në sektorë të ndryshëm.Në rrethana të tilla, jam i bindur se mundësitë për krijimin e kushteve për riorganizimin, forcimin dhe zgjerimin e Vatrës, në një organizatë të fuqishme, janë shumë më të mëdha dhe më të volitshme se kurrë më parë.

VATRA, mendoj se duhet të projektojë edhe afate më të gjatë kohore për zhvillimin e ardhshëm të saj. Me këtë dua të them se atë duhet ta kemi edhe pas 100 vitesh, ashtu siç arritën brezat e saj të mbajnë gjallë e të fuqishme tash pas 100 vite.

Ekzistenca e saj, varet nga ajo se sa kemi vullnet të punojmë së bashku, për një qëllim të caktuar, që idealin e atyre që e themeluan para një shekulli, ta çojmë përpara edhe për një shekull tjetër.

Kushtet në të cilat vepron sot Vatra, janë të pamjaftueshme që ajo të jetë në nivelin e dëshiruar, prandaj unë mendoj se kësaj organizate, para së gjithash, i duhet një mbështetje e fuqishme për sigurimin e një objekti “Shtëpi e Vatrës”, që do të krijonte kushte të mira pune, mundësi për pritjen e delegacioneve shtetërore, organizimin e simpoziumeve shkencore-kulturore, si dhe mundësi për mbajtjen e manifestimeve të tjera shqiptare e amerikane.

Ky objekt, sipas meje, do të duhej të kishte: një sallë për pritje, një muzeum,- ku vizitorët do të mësonin historinë e Vatrës dhe të komunitetit tonë, si dhe komponente të tjera për nevojat e kësaj organizate. Sigurimi i një objekti të tillë nuk është i pa arritshëm sot. Sipas bisedave që kam pasur me disa miq e shokë, që janë biznesmenë dhe profesionistë, shprehin dëshirën për të investuar dhe për tu bërë pjesë e Vatrës, ku në Amerikë quhen-Permanent Trustees. Të gjithë këto biznese shqiptare, investitorë të vullnetit të mirë, njerëz të profesioneve të ndryshëm, dhe individë të tjerë, mendoj se kanë gadishmëri, që të mbështesin një projekt të tillë, ku krahas reformave, VATRA do të kishte mundësi ideale të luante një rol tejet të rëndësishëm për komunitetin tonë shqiptaro-amerikan dhe për gjithë shqiptarët që jetojnë në trojet tona etnike në Ballkan. Në këtë mënyrë do t’i siguronim Vatrës edhe 100 vite të tjerë ekzistencë dhe do të lartësonim kontributin historik të gjithë atyre që Vatërn e sollën deri këtu-nga NOLI e KONICA dhe deri sot.

Zoti e bekoftë popullin shqiptar!

Zoti e bekoftë Amerikën?

Me respekt

HARRY BAJRAKTARI

VATRA sot është një stad më lart se dje, Nesër do të jetë më lart se sot… Nga Dritan Mishto

Kryetarët e Vatrës janë të gjithë kalimtarë, përveç Nolit e Konicës, të cilët shërbejnë për vatranët e mirë si modeli i vendosjes së dashurisë mbi urrejtjen…./

Fjala e Kryetarit të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA mbajtur në Kuvendin e Michigan, me 19 Janar 2020/

Të dashur Anëtarë, Delegatë dhe Drejtues të Federatës!

Të nderuar Klerikë!

Të nderuar përfaqësues të organizatave të komunitetit!

Dua t’Ju uroj fillimisht: Mirëserdhët në Kuvendin e Federatës sonë.

Kuvendi i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA i mbajtur sot në Michigan është një ngjarje e rëndësishme për të gjithë vatranët dhe mbarë komunitetin shqiptar dhe besoj se ai do të dalë me sukses dhe të përmbushë objektivat e tij.

Siç e dini, ky Kuvend shënon edhe përfundimin e mandatit tim si Kryetar i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, i zgjedhur me një shumicë shumë të cilësuar në Kuvendin e vitit 2017, i cili është cilësuar gjerazi një kuvend historik, pasi pas dekadash të tëra, kandidatët paraqitën platformat e tyre duke marrë besimin e delegatëve në formën më transparente, me votim të fshehtë në një shumicë tejet të cilësuar. Kuvendi 2017 ishtë historik edhe për faktin se pas dhjetëra vitesh, Vatra u drejtua nga një kryetar ri në moshë, që solli me vehte shumë të rinj të tjerë që janë me ne sot këtu. Nuk ka gjë më historike se të jesh dëshmitar i ndryshimit të mentalitetit në drejtimin e një organizate, aq më shumë Federatës Vatra. Ky besim i madh i vatranëve, më ka qëndruar gjithmonë si “shpata e Demokleut” duke më shtyrë drejt maturisë dhe përkushtimit në përmbushjen e kësaj detyre të lartë shoqërore dhe vullnetare.

Dua të falenderoj nga zemra secilin prej jush dhe të shpreh mirënjohjen time të thellë për punën e mirë dhe bashkëpunimin, që kemi pasur. Pa mbështetjen tuaj do të ishte e pamundur të kryenim tërë ato punë të mëdha. Dua të përulem me nderimin më të madh edhe përpara vatranëve të vjetër të të gjithë epokave, për sakrificat e tyre deri në vetëmohim në dobi të Federatës sonë, Shqipërisë dhe kombit. Gjatë këtij mandate, ne përjetuam me dhimbje kalimin në botën e përjetshme të Presidentit tonë të nderit z. Agim Karagjozi, i cili më mbështeti me tërë forcën dhe mundësitë e tij, jashtë çdo imagjinate për kushtet e tij shëndetësore, duke vizituar zyrat dhe duke marrë pjesë edhe në aktivitetet tona. Jam takuar me z. Karagjozi disa herë gjatë kësaj periudhe dhe shpreh respektin tim më të thellë për atë njeri me mendje të hapur dhe me shumë mirësi në shpirt, i cili më qëndroi gjithnjë pranë gjatë ushtrimit të detyrës sime.

Gjatë këtyre dy viteve unë kam punuar fort që në Vatrën tonë të dashur të ndryshojë mënyra se si konceptohen gjërat dhe si zbatohen projektet. Kam punuar fort që mendja e hapur të mbizotërojë ndaj ngushtësisë, vështrimi larg i problematikës sonë kombëtare të qëndrojë mbi optikën e dobët dhe arkaike. Jam i lumtur që shumë të rinj janë sot në Vatër dhe janë pranë nesh. Vetëm duke punuar me vehten tonë së pari, për përmirësimin e pandalshëm të mendësive tona, do të mund t’i tregojmë të tjerëve se cilët jemi.

Këto dy vite, Federata Pashqiptare e Amerikës Vatra ka njohur rritje të dukshme. Pas Kuvendit 2017, Kryesia ka pasur në përbërjen e saj një gërshetim brezash të ndryshëm, por me të njëjtin përkushtim për të përmbushur objetivat e marra përsipër. Duke pasur vlerësim të plotë për punën e vatranëve ndër vite, unë propozova që përbërja e Këshillit të Vatrës të mbetej pothuaj e pandryshuar. Dhe kështu u bë. U ruajt përbërja e Këshillit të mëparshëm të Vatrës, si vlerësim për punën e kryer, por edhe sepse gjithnjë kam këmbëngulur që Këshilli i Vatrës duhet të ketë autoritet mbi Kryesinë dhe Kryetarin dhe se Këshilli duhet të ishte krejt jashtë ndikimit tim si kryetar. Për fat të mirë marrëdhëniet me Këshillin kanë qenë të mira dhe sjellja e Kryesisë dhe profesionalizmi i të dy strukturave, pra Kryesisë dhe Këshillit bëri që gjatë kësaj periudhe të ketë bashkëpunim të shkëlqyer, duke ruajtur stabilitetin e Federatës sonë. Të gjitha vendimet e Kryesisë, pa asnjë përjashtim janë miratuar nga Këshilli dhe Këshilli ka mbështetur hapur Kryesinë.

Për herë të parë, me qëllim që të ketë një garanci të plotë të zbatimit të Kanunores, Këshilli miratoi formimin e Komisionit për Garantimin e Kanunores, si një organ që garanton funksionimin tonë. Si kryetar i ri une lashë në drejtimin e kësaj strukture të njëjtin person, i cili edhe më përpara ishte marrë me rishikimin e strukturës ligjore të Vatrës, juristin z. Bashkim Musabelliu. Ky Komision, me një përgjegjësi të lartë do të parashtrojë rishikimet kanunore, një punë e lënë e papërfunduar prej vitesh e vitesh, me synimin që t’i jepet Federatës një përshtatje sa më e plotë me kuadrin bashkëkohor të funksionimit të organizatave vullnetare.

Figurat më të njohura të artit shqiptar në nivel ndërkombëtar vizituan Vatrën. Aktivitetet e Federatës VATRA dy vitet e fundit kanë qenë me pjesëmarrjen më të lartë të shënuar ndër vite, gjë që na ka mbushur me gëzim. Vatra po lëviz dhe po rimerr prestigjin e dikurshëm. Festimet e 106 vjetorit dhe 107 vjetorit të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA ishin me motot: “Vatra nuk është Politike – Vatra është Mbipolitike” dhe “Jam vatran se jam shqiptar / jam shqiptar se jam vatran”.

Teza e hedhur prej nesh “Vatra nuk është Politike – Vatra është Mbipolitike” është një sintezë e tërë asaj çfarë është dhe duhet të jetë Vatra. Të jesh apolitik dhe të jesh mbipolitik janë gjëra ta ndryshme. Është e vërtetë se Vatra është apolike, domethënë nuk merret dhe nuk mban asnjë krah politik. Vatra është Mbipolitike që do të thotë se Vatra qëndron mbi çdo zgjidhje që mund të ofrojë politika, pasi largpamësia e Vatrës është përtej opsioneve dhe interesave të politikës së ditës. Ka qenë qëndrimi Mbipolitik, ai që e ka mbajtur Vatrën gjithmonë në qendër të mendimit estetik shqiptar.

Teza tjetër e hedhur prej nesh këtë mandat “Jam vatran se jam shqiptar / jam shqiptar se jam vatran” tregon përmbledhurazi binomin dhe standardin, që ka vendosur Federata VATRA me punën e saj për çështjen shqiptare duke lidhur shpirtërisht ëndrrën e çdo shqiptari të mirë me punën shekullore të Vatrës.

Për herë të parë ne po festojmë ditëlindjet e Vatrës periodikisht, një traditë e cila duhet të vazhdojë sepse ato na ndërgjegjësojnë gjithnjë e më shumë për kujdesin që duhet të tregojmë për shëndetin e Federatës sonë të dashur.

Gjatë këtij mandate ne filluam të kërkojmë grupet e hershme të emigrantëve vatranë dhe e nisëm me rivendosjen e kontakteve me zagoritët gjirokastritë, ardhja e të cilëve në selinë e Vatrës ishte emocionuese.

Federata jonë ka tashmë një kategori nderimi të veçantë për anëtarët e saj, të cilët vazhdojnë të jenë aktivë: “50 vjet anëtarësi aktive” duke përbërë diçka të rrallë edhe për organizatat amerikane. Gjithashtu, ndonëse të rinj në moshë, ne vendosëm të nderojmë figura të njohura të komunitetit tonë, njerëz me reputacion dhe kontribut prej dekadash për çështjen tonë kombëtare, të cilët Vatra duhet t’i kishte nderuar prej kohësh dhe akoma nuk i kishte nderuar si: Prof. Sami Repishti, Prof. Nicholas Pano, Dr. Elez Biberaj, z. Ekrem Bardha.

Figura të nderuara të nacionalizmit shqiptar kanë qenë pjesë e aktiviteteve tona, si akademia për Hysni Lepenicën apo aktivitetet në nderim të Mid’hat Frashërit, për të cilin dua të falenderoj publikisht mikun e Vatrës z. Pëllumb Lamaj, një ish i burgosur politik I pakompromis .

Siç e dini kohët e fundit u krye rivarrimi i ështrave të Mit’hat Frashërit në Shqipëri. Federata VATRA shprehu publikisht qëndrimin e saj nëpërmjet meje në Zërin e Amerikës, se Mid’hat Frashëri duhej të sillej në atdhe i plotë dhe jo i cunguar, si edhe të mos përdorej për qëllime politike. Rivarrimi i tij nga qeveria shqiptare vetëm si Lumo Skëndo, duke lënë në errësirë kontributin e madh patriotik, është për VATRËN, i papranueshëm. Qeveria Shqiptare duhej t’i paraprinte fushatës dhe debatit të gjerë intelektual për veprat dhe veprimtarinë patriotike të Mit’hat Frashërit dhe të ndërmerrte nisma konkrete administrative në nderim të këtij personaliteti. Ja ku jemi sot pas kaq kohësh. Çfarë është bërë për rivlerësimin institucional të figurës së tij? Asgjë. Koha provoi qëndrimin e drejtë të Federatës VATRA, që nuk pranoi të bëhej pjesë e fasadës qeveritare sepse edhe pas kaq kohësh Mi’thati prehet në Shqipëri, por fatkeqësisht vepra e tij mbetet e varrosur së bashku me eshtrat, në harrësë të plotë.

Gjatë këtij mandati ne patëm fatin e rrallë të ishim dëshmitarë të 110 vjetorit të Gazetës Dielli. Ky jubile I madh e gjeti gazetën Dielli në kulmin e saj, të paktën 50 vitet e fundit. Me këtë rast dua të shpreh respektim tim më të madh dhe të falenderoj publikisht në emër të Federatës Vatra, Editorin e Gazetës z. Dalip Greca, për punën e tij të shkëlqyer, mençurinë dhe durimin në drejtimin e saj. Z. Dalip Greca meriton mirënjohjen tonë më të thellë dhe jam i bindur se koha e ka futur në panteonin e gazetarisë profesioniste. Gjatë këtij mandati ne arritëm të sjellim në gazetë pas gjashtë dekadash edhe Editoren për botimin në Anglisht Znj. Rafela Prifti, pasuese e denjë e Peter dhe Naum Priftit, së cilës dua t’i shpreh respektin tim më të thellë për profilin shumë interesant që i ka dhënë gazetës. Simpoziumi shkencor me pjesëmarrjen e studiuesve të njohur shqiptarë dhe amerikanë, nga Libraria e Kongresit Amerikan, evidentoi faktin, që na bën vërtet krenar, se Gazeta Dielli është sot gazeta më e vjetër e kombeve, që jetojnë në Amerikë dhe që vazhdon të botohet. Kjo është vërtet prekëse dhe na shton përgjegjësinë që ne duhet ta ruajmë me fanatizëm këtë dhuratë të artë që na kanë dhënë koha: Gazetën Dielli.

Gjatë këtij mandati ne arritëm të ngrejmë bibliotekën e Federatës sonë. Siç dihet ne kemi pasur shumë libra, në një magazinë, por nuk kemi pasur bibliotekë. Dua të falenderoj veçanërisht z. Idriz Lamaj dhe znj. Arjeta Ferlushkaj, të cilët profesionalisht arritën të ngrejnë bibliotekën e Vatrës, me një sistem bashkëkohor inventarizimi, regjistrimi dhe skedimi. Po ashtu ne kemi kryer digjitalizimin profesional të koleksionit të numrave të Gazetës Dielli. Numrat e vjetër dhe të rinj, të ruajtur me fanatizëm ndër dekada tashmë janë kthyer në kopje elektronike dhe mund të përdoren lehtësisht.

Të dashur vatranë!

Periudha e drejtimit tim të Federatës Vatra përkoi me mandatin e dytë qeverisës të socialistëve në Shqipëri. Qeveria Socialiste Rama, në vlerësimin tonë mbetet një qeveri pinjolle fizike dhe shpirtërore e ish-diktaturës shqiptare. Shkeljet e të drejtave të njeriut në të gjitha format, lirisë dhe pronës janë kthyer tashmë në një sjellje normale qeveritare. Kriminalizimi i parlamentit dhe vjedhjet e hapura të financave publike nëpërmjet projektesh të dyshimta, të denoncuara publikisht nga një sërë strukturash ndërkombëtare, po e varfërojnë dhe do ta zhysim akoma më shumë ekonominë në kolaps. Tërmeti i fundit në Shqipëri nxorri krejtësisht zbuluar paaftësinë e kësaj qeverie për të menaxhuar kriza të tilla, e cila shpërdorimet dhe mungesat buxhetore kërkon t’i mbulojë me donacionet e shteteve mike dhe ndihmat e shqiptarëve nga e tërë bota. Arroganca qeveritare socialiste arriti deri në daljen hapur kundër qëndrimeve të Qeverisë Amerikane, në disa votime në OKB, akt i cili befasoi dhe shqetësoi shqiptarët kudo në botë. VATRA e shprehu qëndrimin e saj në instancat më të larta të administratës amerikane dhe argumentoi rrezikshmërinë dhe pasojat e veprimeve të tilla nga ana e Kryeministrit Rama.

Fatkeqësisht kjo Qeveri vrau shpresën për të ardhmen. Mijëra shqiptarë kanë emigruar dhe po vazhdojnë të emigrojnë, duke ulur drastikisht popullatën. Ku do shkojmë pas disa dekadash nëse keqqeverisja vazhdon? Nëse korrupsioni qeveritar dhe nismat e tjera të dëmshme nuk ndalen?

Siç e dini Federata VATRA u prit para pak muajsh në Departamentin e Shtetit, takim i cili hapi një faqe të re në marrëdhëniet e Federatës Vatra me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara. Ne paraqitëm shqetësimet tona për situatën në Shqipëri dhe më gjerë. Gjithashtu i jam drejtuar personalisht Presidentit Trump me një letër ku e kam cilësuar Qeverinë Socialiste Rama si një qeveri me mentalitet totalitar, të korruptuar dhe të lidhur me trafikun e narkotikëve, dhe duke i kërkuar kësisoj Z. Trump kthimin e vëmendjes ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Fatkeqësisht Qeveria Socialiste Rama po bën atë dëm që as armiku më i madh nuk mund t’ja shkaktonte vendit tonë.

Dashuria e shqiptarëve për Amerikën duhet mbajtur gjallë dhe duhet ushqyer edhe duke rritur vëmendjen amerikane ndaj shqiptarëve.

Për këto arsye ne shpallëm në vitin 2018 në Vatër “Strategjinë për Mbrojtjen dhe Thellimin e Marrëdhënieve Shqiptaro – Amerikane” gjatë publikimit të librit më të fundit të studiuesit të mirënjohur Frank Shkreli. Kjo strategji konsiston në një rol aktiv të VATRËS për mbajtjen gjallë të këtyre marrëdhënieve, pavarësisht qëndrimeve të qeverive shqiptare, që për interesa të ngushta, në periudha të ndryshme kanë ndikuar në dobësimin e marrëdhënieve mes dy shteteve tona. Jam i bindur se kjo strategji do të vazhdojë të zbatohet në të ardhmen duke treguar intolerancë maksimale në çdo shfaqje, që dobëson marëdhëniet mes dy vendeve tona.

Gjatë vitit 2018 ne patëm një bashkëpunim të mirë me Autoritetin e Dosjeve nga Shqipëria. Gjatë këtij projekti mes Federatës Vatra, Autoritetit të Dosjeve dhe Zërit të Amerikës u arrit të sigurohen një sërë intervistash, histori të jetës dhe dëshmi, që tashmë janë depozituar në arkivën e Autoritetit të Dosjeve në Tiranë dhe i shërbejnë studiuesve. Po ashtu Federata Vatra mori konform legjislacionit Dosjen e Sigurimit të Shtetit, e cila për arsye studimore po shfrytëzohet nga Editori për botimin e librit të tij përmbledhës për Editorët e Gazetës Dielli ndër vite. Po ashtu ne kryem disa aktivitete në nderim të viktimave të komunizmit me pjesëmarrjen në aktivitetet vjetore të organizuara nga Fondacioni për Viktimat e Komunizmit dhe po ashtu në shtatoren e ngritur në Uashington DC.

Të dashur vatranë!

Si gjithmonë, Vatra ka ndjekur me vëmendje shqetësimet kombëtare që vinin nga të gjitha trojet shqiptare, pas asnjë dallim. Jemi shprehur haptazi kundër bisedimeve Kosovë – Serbi për rishikimin e kufinjve, si një strategji e rrezikshme, që mund të vinte në pikëpyetje procesin e njohjeve të Repulikës së Kosovës dhe një precedent i rrezikshëm në kuadër të së drejtës ndërkombëtare. Konsolidimi i shtetit të Kosovës dhe jo vënia në dyshim e tërësisë territoriale të tij është rruga e vetme e Kosovës si shtet i sigurtë. Në këtë aspekt Federata Vatra ka ndërmarrë hapa konkretë për njohjen e Kosovës si shtet nëpërmjet kërkesave direkte. Kështu, gjatë vizitës së fundit që Nunci Apostolik i Vatikanit në Shqipëri zhvilloi në selinë tone në Nju Jork, ne i kërkuam me forcë njohjen e Kosovës si shtet i pavarur nga Vatikani, për një sërë arsyesh që ne i dimë të gjithë.

Kohët e fundit ka pasur zhvillime në drejtim të të ashtuquajtuarit “shengen ballkanik”, ku boshti kryesor mbetet Tiranë – Beograd dhe se pjesëmarrja e Maqedonisë së Veriut duket anësore. Federata Vatra është së pari tërësisht kundër çdo nisme rajonale që përjashton Republikën e Kosovës dhe së dyti kundër çdo tendence për krijimin e hapësirave serbe në Shqipëri. Futja e Serbisë në Shqipëri ne vetvehte, por edhe duke lënë jashtë Kosovën është një plan në dëm të botës shqiptare.

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut dhe ardhja në krye të Parlamentit të një politikani shqiptar është padyshim një arritje, por jo më e madhja dhe as e mjaftueshme. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë akoma punë për të konsoliduar bashkëpunimin, si mundësia më e mirë për të rritur faktorizimin e tyre në shoqëri dhe politikëbërje.

Në Malin e Zi, politika shqiptare shënoi një arritje të madhe, fitoren në Komunën e Tuzit, si pasojë e bashkimit të subjekteve politike dhe vetë elektoratit shqiptar, gjë e cila përbën një sinjal dhe mesazh të qartë për të gjithë shqiptarët, kudo qofshin.

Kryeministri Socialist Rama e nisi qeverisjen e tij me moton: “Zero probleme me fqinjët”. Por sot në përfundim të mandatit të dytë qeverisës, Shqiperia rezulton me probleme të thella me të gjithe fqinjët dhe Zero probleme vetëm me Serbinë. Marredhëniet me Greqine jane në nivelet më të ulëta të tre dekadave të fundit duke injoruar haptazi faktin që afro një milion shqiptarë jetojne në atë shtet. Marrëdheniet me Greqine duhet të trajtohen ndryshe nga ato me fqinjët sllavë. Këto marrëdhenie duhen trajtuar me kujdes, mençuri dhe dashuri. Duhet trajtuar me kujdes sepse kërkimet më të fundit po tregojnë gjithnjë e më shumë afrimin genetik mes shqiptarëve dhe grekëve. Duhet trajtuar me mençuri sepse prej shekujsh shqiptarët, apo të njohur si arvanitasit, kanë jetuar dhe jetojnë në Greqi, duke u pasar tre dekadat e fundit edhe me qindra mijëra shqiptarë, mes të cilëve ka një numër të lartë martesash mikse, me lindjen e dhjetëra fëmijëve shqiptaro-grekë dhe greko-shqiptarë. Duhet trajtuar me dashuri sepse me kaq shumë ura lidhëse, vetëm një marrëdhënie e mirë dhe e afërt mes dy vendeve dhe popujve do të lehtësojë zgjidhjen e problematikave tona. Dashuria mes popujve tanë duhet t’i paraprijë qëndrimeve të qeverive, të cilat kur bien në duar të gabuara dhe dritëshkurtra shkaktojnë tronditje mes popujve. Është me rëndesi jetike për kombin tonë që në ti rikthehemi nivelit të ndërgjegjësimit kombëtar në kuotat e Shqipërisë paraosmane, apo skernderberiane, për të rivendosur standardet e orientimit perëndimor dhe të riformatojmë rolin tonë si shqiptarë në Ballkan.

Të dashur vatranë!

Gjatë drejtimit të Federatës ruaj si një nga momentet më të bukura të jetës vizitën e delegacionit tonë në Kishën Orthodhokse të Shën Gjergjit në Boston. Kjo vizitë shënoi edhe nisjen e aktiviteteve për kremtimin e 110 vjetorit të gazetës Dielli. E ku më mirë se tek Kisha e Nolit do të mund ta nisnim një aktivitet të tillë? M’u dha mundësia që të isha i pari kryetar i Federatës Panshqiptare VATRA, të ulem në karrigen dhe tryezën e punës së Fan Nolit. Gjithashtu pata rastin të bisedoj konfidencialisht me At Artur Liolin pikërisht në zyrën e Nolit, hyrja në të cilën i nënshtohet një protokolli të veçantë dhe për afro gjysëm orë zhvilluam në këtë zyrë të shenjtë një bisedë sa shpirtërore aq edhe tokësore, për të shkuarën dhe të ardhmen. Me këtë rast dua të falenderoj publikisht At Artur Liolin për gjithë respektin dhe bashkëpunimin! Zoti e bekoftë!

Të dashur anëtarë të Kryesisë, të Këshillit dhe të Degëve!

Gjithmonë kam qenë i hapur ndaj sugjerimeve e kritikave dhe mendoj se Federata VATRA nuk ka pasur ndonjëherë demokraci të brendshme më shumë sesa kësaj periudhe. Kam ndjekur gjithmonë konceptin filozofik platonian: E pyetën Platonin se cila është zgjidhja kur të bëjnë kritika? – Shqyrtoji kritikat me dashuri, u përgjigj Platoni. Po kur të kritikojnë ashpër? – Sërish shqytoji me dashuri. Po kur shpifin, intrigojnë, sulmojnë në mënyrat më të ulëta, çfarë duhet të bëjmë Platon? – Atëherë duhet të shtosh dozën e dashurisë.

Federata VATRA sot është një stad më lart se dje. Nesër do të jetë një stad më lart se sot. Kështu Vatra jonë e dashur forcohet gjithnjë e më shumë. Kryetarët e Vatrës janë të gjithë kalimtarë, përveç Nolit e Konicës, të cilët shërbejnë për vatranët e mirë si modeli i vendosjes së dashurisë mbi urrejtjen, përunjësisë mbi arrogancën dhe argumentit mbi forcën e injorancës.

E kam shprehur edhe më parë në mbledhjet e strukturave tona, edhe në mbledhjen e Këshillit që në Mars 2018, se unë nuk do të rikandidoj për postin e kryetarit të Federatës Vatra me arsyen e vetme se qarkullimi i elitës drejtuese e shëndosh strukturën tonë. Noli e Konica e kanë përcaktuar drejt në Kanunoren e Vatrës, duke vendosur mandat afatshkurtër për kryetarin. Kjo është bërë pikërisht për të qarkulluar elitat drejtuese, t’i japim mundesine kujtdo të drejtojë Federatën dhe jo që kryetarët të qëndrojnë me vite të tëra në drejtim, të vegjetojnë dhe të mbysin çdo ide që guxon të nxjerrë krye. Federata Vatra nuk eshte e kryetarëve, por kryetaret duhet t’i shërbejnë Federatës. Çdo kryetar, duke e konsideruar këtë detyrë të lartë shoqërore dhe vullnetare si përgjegjësi dhe jo si privilegj, duhet të përmbushë mandatin e tij kohor duke dhënë sa më shumë dhe jo të mendojë se si të rizgjidhet. Ashtu siç nga ana tjetër, askujt nuk mund t’i shkojë ndermend, kushdo qofte ai, se Kryetari i Vatrës të mund të largohet nga zyra e Vatres, jashtë dëshirës së tij përpara mbarimit të mandatit, si pasojë e sulmeve, shpifjeve dhe inskenimeve. Kjo nuk ka për të ndodhur kurrë.

Ndaj, ndonëse me mbështetjen unanime të Kryesisë, të shumicës së cilësuar të Këshillit, të Degëve dhe të Anëtarësisë, duke falenderuar përzemërsisht secilin prej jush, ju përsëris vendimin tim e parevokueshëm për të mos rikandiduar. Me këtë rast dua të falenderoj të gjithë bashkepunëtorët e mi të ngushtë në kryesi për mbeshtejen që më kanë dhënë gjatë ushtrimit të detyrës.

Kuvendi i Michigan 2020 jam i bindur se do te thellojë më tej reformat e nisura në Kuvendin historik të Nju Jorkut 2017. Reformimi i Vatrës dhe jo kthimi mbrapa në mentalitetin e ndryshkur të bllokimit, është jo vetëm domosdoshmeri, por edhe rruga e vetme për ngritjen e Federates Vatra në nivelin e kohës. Dua t’Ju siguroj të gjitheve, duke sjellë përpara jush aksiomën e provuar të filozofisë së lashtë greke: Rezultati i çdo plani të bazuar në urrejtjen është vetëm dështimi. Ndaj, Vatra do të shohë vetëm përpara!

Tashmë, si një ndër kryetarët e rradhës të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, jam i kënaqur kur shoh se Federata Vatra dhe Gazeta Dielli mbesin autoriteti më i lartë moral i botës shqiptare dhe të vendosura të mbajnë në supe peshën e rëndë që u ka vënë historia mbi shpinë, për të dërguar çështjen shqiptare drejt destinacionit të zgjidhjes së plotë. Jam i bindur se anëtaret e Federatës sonë, të cilët do të mbesin për mua gjithmonë “vatranet e mi të dashur” do të ecin përpara me ritëm të shpejtë, pa e ndalur hapin dhe do të vazhdojnë të bëjnë punë të mira, sepse gara jonë nuk është me të shkuarën. Gara jone është me atë që na kërkon koha. Me të ardhmen!

Rroftë Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA!

TURP NUK KENI?! – – PA AMERIKËN NUK DO TË KISHTE SHQIPËRI DHE KOSOVË!- NGA EKREM BARDHA/

 

Shtetet e Bashkuara janë aleati ynë historik dhe strategjik!/

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, ku janë angazhuar më shumë se çdo shtet tjetër, për të mirën e përgjithshme, ndërmorrën aktin e tyre parapritës, duke eleminuar njërën ndër kokat më agresive kundër lirisë dhe përgjegjës për sulme të ndryshme terroriste, i cili, edhe ditët e fundit, po planifikonte katër aksione vdekjeprurëse në shumë shtete ndaj civilëve.

Vrasja e një terroristi, të veshur me pushtet absolut dhe i njohur për natyrën e tij agresive, ishte sinjali më i qartë që lëshoi administrata amerikane, dëshmi e qëndrimit të saj të prerë si gjithmonë dhe në vazhdimësinë mbrojtjen e lirisë dhe e hekurt në qëndrimin e saj në goditjen  ndaj lëvizjeve thellësisht radikale. Mesazh  për të mbledhur mendtë ata që mendojnë të sulmojnë demokraciën amerikane.Ishte thirrja e fundit se, ky shtet i fuqishëm dhe aleatët e tij, nuk do të lejojnë më përsëritjen e 11 shtatorit, por as sulmet ndaj strukturave të bashkësisë euroatllantike.

Shteti shqiptar, shteti i Kosovës,demokracitë e zhvilluara,njerëzit paqedashës e mbështetën këtë akt, i cili në vetvete, aq sa është parandalues, aq ka të bëjë me jetën e njerëzve, lirinë e tyre për të jetuar në paqe, pa ankthin e vdekjes dhe të sulmeve terroriste. Në fund të fundit, ky akt, eleminimi i një personi të veshur me pushtet dhe synime terroriste, është edhe demokratik, pasi mbron mijra jetë njerëzish, të drejtën e një jete normale dhe të sigurtë, stilin tone të jetesës, të lire dhe demokratik.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë strategjik dhe historikisht i dëshmuar në mbështetje të aspiratave të lirisë dhe prosperitetit tone demokratik e jetësor.

Por, disa gazetarë, të konsideruar analistë, opinionistë, sulmuan pikërisht Shtetet e Bashkuara, duke e quajtur Aktin parapritës të saj si një sulm terrorist, të papërgjegjshëm,duke shkuar edhe më tej se kaq: e cilësuan si një Turp!

Si nuk keni turp që sulmoni një shtet, nga i cili rrjedh pavarësia e shtetit shqiptar, që edhe në kohën më të rëndë për fatet e Shqipërisë i është gjendur pranë shqiptarëve; i cili, edhe në kohën e komunizmit nuk ka lejuar copëtimin e vendit tonë nga Junta e kolonelëve grekë, që kërkonin jugun e mëmëdheut tonë.

Pa vendosmërinë e shtetit amerikan nuk do të kishim sot Kosovën e pavarur, shtet i mëvetshëm, i  cili, në mos tani, në një të ardhme, do të bashkohet me shtetin amë dhe do të realizohet kështu ëndrra e madhe e Rilindasve tanë.

20 vite më parë, gjysma e kombit shqiptar rrezikohej të zhdukej nga gjenocidi serb i Millosheviqit dhe armatave serbe. Në më pak se një vit u vranë rreth 15 mijë shqiptarë; vetëm në një ditë në fshatrat Krushë e Madhe dhe Krushë e Vogël, ku ka lindur e vepruar filozofi i madh atdhetar Ukshin Hoti, u vranë  274 meshkuj,  që nga fëmijët e porsa lindur e deri tek pleqtë. A ju thonë gjë të vrarët në Kosovë, apo, sipas “ mendjes” suaj,edhe ndëshkimi i terrrorizmit serb nuk duhej ndërmarrë dhe më mire të vriteshin edhe më  tej mijra shqiptarë?

E drejta e shqiptarëve për të besuar te liria, e drejta e fjalës dhe e pronës, të kenë institucionet e tyre fetare, liria e lëvizjes, të jenë pjesë e NATO-s, si garanci e sigurtë e paprekshmërisë së saj, vjen pikërisht nga fuqia e Shtetit Amerikan, këmbëngulja dhe lufta  e tij për demokracinë në Shqipëri, për të drejtën e fjalës – që ju,e shpërdoroni mizorisht; për të drejtën e besimit, të pronës, të lëvizjes së lirë.

Në jetën time prej një gjysëm shekulli e më shumë në shtetin amerikan kam pasur fatin e madh të takohem, të bisedoj dhe të shtroj shqetësime të ndryshme para 6 presidentëve amerikanë; edhe në kohën kur shteti ynë ishte nën diktaturën komuniste, edhe më pas, në fillimet pluraliste dhe shtetin plural. Asnjëherë , në mënyrë absolute asnjëherë, nuk kam dëgjuar një fjalë mospërfillëse për shqiptarët, kudo që jetonin. Presidenti Nixon ishte Ai  që nuk e lejoi juntën ushtarake greke të ndërmerrte akte agresive ndaj shtetit tone, megjithëse ishim nën diktaturën komuniste dhe presidenti ishte antikomunist i njohur; ishte presidenti Klinton që urdhëroi fuqinë ushtarake më të madhe të të gjitha kohrave për të sulmuar pushtetin fashist serb; ishte presidenti GEORG BUSH Jr, – i cili që nga Tirana, shpalli mëvetsinë e shtetit të Kosovës.

E mirëkuptoj që nuk i dini të gjitha këto fakte, sepse nuk paraqiten ende në librat e Historisë Shqiptare, dikur për shkak të izolimit nga bota e më pas, si demokraci e re e si duket me shumë problem, sepse nuk e besoj dot që gazetarë profesionistë të dëshirojnë vetdijshëm të keqinformojnë opionin publik dhe të nxisin keqdashësi ndaj aleatit dhe mbrojtësit tone kryesor amerikan. Falë të së cilës ekzistojmë në këtë formë dhe masë, siç jemi sot, dy shtete shqiptare, të pavarur, të lire dhe demokratik, evropian.

Shqiptarët ,kudo që jetojnë, janë ndër popujt më pro amerikanë dhe kanë arsye të jenë, pasi ekzistenca e djeshme  dhe e ardhmja e tyre janë të lidhura pikërisht me këtë shtet të fuqishëm, I cili n aka dale krahë në të drejtën tone, të cilën nuk e mbronim dot vetë si një shtet i vogël që jemi.

I detyruar nga diktatura komuniste të arratisesha, të gjeja vendbanim në shtetin amerikan, të ndërtoja në Amerikë një jetë të re, nuk e harrova kurrë Atdheun, e pata gjithmonë në zemër dhe fati e deshi të isha dëshmitar aktiv në 5 situata, ku, falë Vendimit të prerë dhe të palëkundur të presidentëve amerikanë, në bazë të mirëinformimit të verifikuar, paraprinë mos-shpërbërjen e Shqipërisë, duke luftuar fort diplomatikisht, por edhe duke sakrifikuar jetë ushtarësh amerikanë, kur ishte e nevojshme,në mbrojtje të ekzistencës sonë si Shqipëri, si shtetas të një shteti të vogël, kundrejt interesave të padrejta, përsonale të shteteve shumë më të mëdhenj dhe më të fuqishëm se ne, qoftë edhe aleatë më të vlefshëm se sa ne për Amerikën.

Të duash me shpirt popullin dhe vendin që i takon dhe, një nga shenjat e kësaj dashurie është mirënjohja për ATA që na janë gjendur në momentet më të vështira të jetës dhe të histories sonë, të cilët kanë pasur qartësinë, vendosmërinë dhe dashamirësinë të luftonin për të drejtat tona, kur ne vetë nuk i mbronim dot ata

KUVENDI I TURPIT TË VATRËS QË U ZHVILLUA JASHTË ÇDO NENI TË KANUNORES TË KONICËS, KIRKËS DHE NOLIT NË MICHIGAN MË 19 JANAR 2020 PËRJASHTON NGA VATRA VATRANËT QË I KUSHTUAN JETËN KËSAJ ORGANIZATE

Komedia e Kuvëndit të ashtu-quajtur Kuvendi i VATRËS në Michigan më 19 Janar 2020 tregoi hapur në mënyrë të qartë se sa larg ka arritur militantizmi, hipokrizia, kërcënimet dhe frika për të menduar ndryshe në VATËR në këto dy vjet e gjysëm të fundit.

Ky Kuvend i Turpit në Michigan tregoi se Dega e VATRËS Washington DC kishte të drejtë ne dënimet e saj ndaj shkeljeve të Kanunores dhe se krijimi i Komisionit VATRA 5 Tetor 2019 ishte i nevojshëm për ta kthyer VATREN në rrugën e vërtetë të institutit ku Kanunorja respektohet dhe jo “udhëheqesi i lavdishëm”, ku e vërteta pranohet dhe jo hipokrizia, ku liria e mendimit ndryshe ështe themeli i kësaj organizate dhe jo unitetit nën frymën e kërcënimit dhe shpifjeve.

Duke pasur parasysh se Dega e VATRËS në Washington DC nuk njeh asnjë nga vendimet e Kuvendit të Turpit po ju paraqesimi një nga vendimet e këtij kuvendi ku shihet qartë fytyra e vertetë e hipokrizisë dhe arrogancës në këtë Kuvend.

Sipas deklaratës në faqen e Facebook Dielli VATRA të datës 21 Janar nga Rafaela Prifit në gjuhën anglisht me titull NjË ERË E RE NË VATËR theksohet si më poshtë :

“Kuvendi i 2020 me një vote nga delagatët përjashtoi nga VATRA në bazë të neneve të Kanunores (nuk thuhet se kujt neneve të Kanunores dhe sa vota ishin pro) : Degën e Washington DC, Dëgen Newburgh dhe gjithë anëtarët e Komisionit VATRA 5 Tetor 2019”.

Arsyeja për përjashtim – sulme personale kundër zyrtarve të VATRËS dhe sidomos ndaj “udheheqësit ” që mburonte vetëm dashuri – Dritan Mishto

Për të sqaruar lexuesit këta janë emrat e VATRANËVE që Kuvendi i Turpit deklaron se i ka përjashtuar nga VATRA

1- Dr. Gjon Bucaj- ish kryetari i VATRËS – anëtar i Degës së VATRËS në Washington DC -5 dekada përkushtim VATRËS sëbashku me familjen e tij

2- Sergio Bitici – anëtar i Komsionit VATRA 5 Tetor 2019-ish nënkryetari i VATRËS – Mbi 50 vjet VATRAN që i kushtoi jetën VATRËS sëbashku me vëllezërit që i shërbejnë VATRËS nga New Yorku deri në Washington DC dhe me ndihma financiare në cdo kohë

3-Ahmet Xhafo nga Çamëria – anëtar i Komsionit VATRA 5 Tetor 2019 mbi 50 vjet në VATËR, me përkushtim në VATËR dhe sot

4- Dr, Nexhat Kalici – anëtar i Komsionit VATRA 5 Tetor 2019-Kryetari i Degës se Newburgh, kryetari i VATRA Foundation Inc mbi 30 vjet në VATËR me përkushtim,

5-Kris Kirka – anëtar i Komsionit VATRA 5 Tetor 2019-mbi 20 vjet në VATËR. Nipi i themeluesit të VATRËS Kristo Kirka që vdiq në bugjet e komunizmit në Shqipëri dhe i biri i Niko Kirkës që kaloi dekdada në burgjet e komunizmit në Shqipëri

6-Ahmet Hoti – anëtar i Komsionit VATRA 5 Tetor 2019 ish anëtar i këshillit drejtues përfaqësues i Legaliteti dhe VATRAN prej 2 dekadash

7 – Elton Mara- anëtar i Komsionit VATRA 5 Tetor 2019 ish anëtar i këshillit drejtues – një dëkadë në VATËR

8-Armin Zotaj – anëtar i Komsionit VATRA 5 Tetor 2019-kryetar i Degës Washington DC ish anëtar i Këshillit Drejtues 15 vjet në VATËR

9- Dega e VATRËS Washington DC dega më e vjetër ë VATRËS e krijuar që më 2011 e cila midis anetarëve të saj ka dhe 3 veteranë te forcave të armatosura amerikane, juristë, biznesmenë, student, drejtuesh shkollash, nenpunës universitetesh si dhe nenpunës që punojnë në departamentet e ndryshme te shtetit federal amerikan.

10- Dega e Newburgh New York

Dega e VATRËS Washington DC është krenare që nuk është më pjesë e ketij grupi të Kuvendit te paligjshëm dhe turpit që u përpoq ta transformojë VATRËN në llumin e politikës shqiptare. Ajo do të vazhdojë rrugën e saj në mbrotje të insitutit dhe lirisë së VATRES ashtu si e la Konica, Noli dhe Kirka dhe nuk terhiqet as nga “përjashtimet” e stilit komunist as nga kërcënimet. Dega e VATRËS në Washington DC është krijuar përpara se Dritan Mishto të dinte ku ishte dera e VATRËS dhe nuk e përjashton dot nga VATRA asnjë nga militantët e degëve që u krijuan me 2013 që kanë shkelur dhë shkatërruar çdo nen të Kanunores por mbi të gjitha të vërtetën dhe lirinë në VATËR. Ne zgjedhim gjithmonë VATRËN.

SIÇ e Kemi thënë dhë më përpara —–NE JEMI VATRA

DEGA E VATRES WASHINGTON DC
23 Janar 2020

Hafiz Jusuf Azemi mbushi 100 vjet të jetës dhe 70 vjet në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare – Nga Skënder Karaçica

Hafiz Jusuf Azemi (1920)eshte njeri nder personalitetet me te dalluara te diaspores shqiptare ne Amerike,i cili u ka qendruar besnik ideve te Mid`hat Frasheri dhe platformes politike te Ballit Kombetar, gjate tere veprimtarise se tij shtatedhjetevejeqare ne kete vend te lire dhe gardian I kombit shqiptar dhe teresise territoriale per liri dhe pavaresi te Shqiperise dhe te Kosoves.

 

Ne kete vit Hafez Jusuf Azemi ka mbushur 100 vjet te jetes dhe 7o vjet ne sherbim te ceshtjes kombetare shqiptare ne krah te atdheut dhe,per pjesen me te dhimbshme te Kosoves qe per nje shekull u vra dhe u dogj nga regjimet e Serbise deri ne shkalle te gjenocidit(1998-1999)ne Kosove.Per keto vite njeriu I rreshtave te pare te diaspores ne Amerike pas vetes ka qindra dokumente,raporte,memorandume dhe lende momoriale,numri me I madh I te cilave jane publikuar ne monografine ,,Hafez Jusuf Azemi- nje jete per kauzen shqiptare ne megrim,,te prof.dr.Riza Sadiku,botuar ne Prishtine ne vitin 2012.

Arkiva e njeriut me ze te fuqishem per kombin dhe atdheun e tij ne dyert e administrates amerikane ne Uashington,qe deshmojne se per keto 70 vjet te veprimtarise se Jusuf Azemit ne Cikago,ishte rruga e me nje adrese kombetare:Kosova e lire dhe e pavarur dhe,si thote plaku I diaspores,te clirohet nga Serbia dhe nga dora e regjimit komunist ne ish-Jugosllavi.Jusuf Azemi ne keto vite prane vetes kishte atdhetaret e njohur te kauzes si Ajet Rushiti,dhe Ismail Koshtanjeva si dhe te veprimtareve kombetar ,bashkekohnikeve ne megrim,si te Vasil Andonit,Luan Gashit,Nihat Bakallit,Sulejman Mecos,Zef Palit,Qazim Prodanit,vellazerve Henci e te tjereve,qe levizja e tyre eshte botuar ne shtypin e kohes se mergimit shqiptare ne gazetat,,Flamuri,, ,,,Besa,, , ,,Dielli,, , ,,Yllyria,, , ,,Atdheu,, , ,,Kosova,, , ,,Shigjeta,, , tevona ne buletinet ,,Qendresa Shqiptare,, , ,,Perpjekja Kosovare,, , ,,Sherbestari,, , ,,Buletini I Shqiptareve te Australise,, , ,,Koha Jone,, , ,,Shejzat,, , ,,Ne krahun e Shqiponjes,, si dhe ne gazetat ne Amerike:,,New York Times,, , ,,Chicago Tribune,, , ,,Beacom Times,,etj.

Jusuf Azemi ka mbushur 100 vjet te jetes dhe si na thoshte shpeshhere,po te kasha edhe nje jete,une perseri pa e leshuar asnje centimenter,do te veproja per ceshtjen kombetare shqiptare dhe per atdheun Shqiperine Etnike te Kosoves prej Manastirit e deri ne Ulqin.Veprimtare,biznesmene,intelektual,shoqatat shqiptaro-amerikane ne Cikago dhe gjithandej ne Amerike,e kane per nder qe kane vepruar nder vite per ceshtjen shqiptare ne token etnike ne Ballkan,me Njeriun kryengrites dhe I protestave,kunder dhunes dhe denimeve politike te shqiptareve te Kosoves nga regjimi I Beogradit dhe te krimeve te periudhes se krimeve dhe te gjenocidit serb ne Kohen e Millosheviqit.

Jusuf Azemi nje shekull te jetes ne shpirt Atdheun Shqiptar!