VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

DINJITETI I SHTETIT – Nga EUGJEN MERLIKA

By | July 21, 2019

Komentet

MALLKUAR QOFSHIN ATA ! – Nga Fritz RADOVANI

BURGU  I  SPAÇIT 1974

Një ditë, i mbytun në mendime me krye në grushta, me t’u dukë sikur po fliste me vete dhe, po “korrigjonte” të kaluemen e vet të randë pranë atij dikasteri të mënershëm, që kalimtarët në bulevardin e Tiranës, kur i afroheshin asaj ndertesë, zbritshin nga trotuari dhe hypnin prap, vetëm mbasi kalonin edhe rrugën mbas asaj ministri, aq të bukur, me plepa e plot hijeshi…se, iu dukej, sikur, rrobat e shetitjes mund të ju kapeshin për ferra..,të asaj ndertese të zymtë…pa “dritë e shpresë”, mu në qender të kryeqytetit.

Por, jo, ai ishte tue mendue krejtë tjetër gja..! Posa AKR shkon me u shtri në drrasat e veta të fjetjes, vërenë një ofshamje të thellë nga oficeri, që me një gjysëm zani i kërkon një cigare. Ia jep cigarën po, edhe ia ndezë… E pyet, se mos ka marrë letër apo lajm nga shtëpia, por, jo…oficeri që e kishte denoncue për “dekonspirim” ishte arrestue dhe, kishte mërrijtë edhe ai në Ballsh, një kamp tjetër pune. I burgosuni AKR, gjenë rasën dhe e pyet: “Po, çka dreqin dekonspirove ti, kur, të gjithë bashkbiseduesit tuej ishin oficera si ti..po aty?”… Kishte ba buzën në gaz dhe, tue e vrojtue në sy, ishte përgjigjë: “Jo, asnjëri, nuk dinte se çka kishte të dyllosur kasaforta ime…! Kurrë, asnjëri, nuk e ka çelur ate përveç atij që ka punuar para meje në atë zyrë…Edhe ay është zhdukur…e, ndoshta, fatin e tij do kem dhe unë…ti, je i rinj dhe, një ditë do dalësh…si shkodranë, do të besoj…deri ditën që jam arrestuar, në shkurt të këtij viti (1974, shenimi FR}, numuri i të pushkatuarve, të vramve me gjyq e pa gjyq, të mbeturve në hetuesi në tortura, të vdekurve në kampe pune dhe çfarosje, të vdekur në kampe internimi dhe ferma pune, në spitale psiqiatrike dhe çmendira, të vrarë në kufinj dhe reparte pune e ushtarake ose, gjoja të “vetvrarë”…pa shifrën e atyre që Sigurimi ka zhdukur në botën e jashtme, mbasi ata nuk ishin në kasafortën time, shifra ka arritur:

45.000 Shqiptarë pa varr…në tokën e tyre Shqiptare..!

450.000 Shqiptarë të tjerë, të burgosur, (të riburgosur dy ose tre herë), të internuar, të dëbuar, të zhdukur…që të gjithë vazhdojnë të vuajnë “luftën e kllasave” të diktaturës pashoqe së Enver Hoxhës, dhe partisë së tij të punës, po kurrë, të Shqipërisë dhe Popullit Shqiptarë..!

Mallkuar qoftë ay që i shërben këtij shteti terrorist..!”

Në Shenjë kujtimi këta pak rreshta per të gjithë Ata Martirë t’ Atdheut pa varre!

            Melbourne, 22 Gusht 2019.

KONSENSUESI PËR KRYESINË E LDK-SË, NISMË E NDRYSHIMIT – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

       
 
     Kemi denoncuar me kohë frikën e stisur, të shpikur për ndarjen e LDK-së si dhe qëllimin e autorëve klanorë, për projektin e Konsensuesit në Kuvendin e 9-të të LDK-së. Pasi dështuan në matematikat, për ta marrë kreun e partisë, u përqëndruan në Konsensuesin për vazhdimin e Isa Mustafës – kryetar. Dhe, kjo ishte përgaditja e infrastrukturës, për të mbetur klanorët rreth Isës, në kupolën e strukturave vendimmarrëse të LDK-së.
 
     Konsensuesi Isa-kryetar, ka vënë në dilemë e vështirësi kuadrin fushatorë të LDK-së, mëqe ndryshimin e pritur, e pamundësoi Konsensuesi në fjalë. Për ta çarë këtë bllokadë, për ta lehtësuar fushatën, për ta motivuar anëtarësinë dhe elektoratin, në vite abstenues, të munguar në votim, duke u dhënë shpresën e ndryshimit, edhe pse kreu u riciklua, pa votë demokratike, kërkohet një – Konsensues – i dytë, për zgjedhjen e Kryesisë dhe të Kryesisë të ngushtë, përkatësisht, të nënkryetarëve, numri i të cilëve, është thënë, do të shtohet.
 
     
        Çfarë Konsensuesi i duhet KP të së Premtës?
 
     Ata që mund ta rrezikojnë ndarjen e LDK-së sot, aq më shumë nesër, janë klanorët e stazhionuar, ndër vite e dekada, në strukturat vendimmarrëse të partisë. Tashmë, ata e konsiderojnë vetën të plotëfuqishëm, të pazëvendësueshëm. Fatmirësisht, nënkryetarët e deritashëm të LDK-së, janë kryetarë të komunave. Andaj – Konsensuesi – vendimtar dhe krejt i pranueshëm nga anëtarësia, do të ishte heqja dorë, vullnetare, e nënkryetarëve aktualë të LDK-së, nga dy strukturat kryesore të LDK-së. 
 
     Në kompensim, LDK-ja do të mirrte angazhim mbështetjen serioze të tyre, në drejtimin e komunave përkatëse, deri në pensionimin e tyre, nëse ata do të vazhdojnë të jenë të suksesshëm. Fundja, Presidenti Rugova, nuk i kalaveshonte me poste kryetarët e komunave, sepse ata duhet të jenë në shërbim të popullit në komunë.
 
     E kuptojmë pozicionin e vështirë të kryetarit Mustafa, në përzgjedhjen e Kryesisë dhe të Kryesisë të ngushtë. Por, vota e fshehtë lehtëson shumë dhe është më racionale, ka epërsi absolute, parësore, në raport me votën imponuese, tufëzuese, aklamatve e hiçe.
 
     Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm (KP), të Premtën, më 23 gusht 2019, duhet t`i japë fund statusit ultra-monist, i bërë për qëllime karrieriste e klanore, që ka dëmtuar tej mase LDK-në, duke e bërë bisht të PDK-së. Ndryshimi i parë do të ishte zgjedhja e kryetarit – një anëtar, një votë, që përjashton mundësinë e ndarjes të LDK-së; heqja e kushtit monstrum për kandidim 50+1, i cili përjashton konkurrencën; kufizimi i mandatit të kryetarit; kufizimi i kompetencave të kryetarit; zbatimi i tri parimeve bazë të demokracisë: debati i gjerë, konkurrenca e ndershme dhe votim i fshehtë demokratik.
 
     Krijimi i Institucionit të Përgjegjësisë, është sa i shëndetshëm, aq edhe i domosdoshëm, për mbarësinë e LDK-së. Istitucioni në fjalë do ta rriste përgjegjësinë e drejtuesëve dhe të kuadrove të tjerë të partisë. Ata do t`i shoqëronte minitorimi i gjithmonshëm, në veprimtaritë partiake e shtetërore, për të mos gabuar. Dhe, nëse tejkalonin gabimin në faj, ndëshkimi do të ishte i pa alternativë. Kështu, LDK-ja do të ishte e pastër kristal.
 
    Melmesa e Kuvendit të 9-të, ka qenë tërheqja e akademik Sabri Hamitit nga Këshilli i Përgjithshëm. Kjo dorëheqje fisnike, u mirëprit dhe u duartrokit, sinqerisht, nga delegatët e Kuvendit. Uroj që ky shembull të pasohet nga kolegët e tij. Përndryshe, është detyrë e kryetarit dhe e idealistëve të LDK-së, t`ua kujtojë këtë kod moral, të gjithë atyre, të cilët kanë përmbushur misionin, në interes të partisë dhe të Kosovës.  

Doni të ndryshoni Kosovën, votoni demokratët Albin Kurti dhe Avni Klinaku ! – Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

 

***  Qoftë në koalicion apo jashtë koalicioni, është momenti i fundit që qytetarët  në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë, të  mos i votojnë “ZELENASHËT” milionerë, POR ata që realizojnë premtimet e tyre, duke zbatuar me konsekuencë vetëm interesin e përgjithshëm të popullit dhe të shtetit të Republikës së Kosovës.

 

 -Pra, votoni patriotët demokratë vizionarë-përfaqësues të denjë legjitimë të populli sikundër që ishte dikur demokrati shqiptar Avni Rrustemi, që kanë program politik, kombëtar dhe shtetëror për ta shpëtuar popullin dhe shtetin e Kosovës nga kriza institucionale, nga varfëria, nga papunësia dhe nga pazhvillueshmëria,  JO,  MOS I VOTONI “zelenashët” e dëshmuar kolltukofagë  të deritanishëm, që kanë rrjepur popullin për të jetuar në mirëqenie, në bgeati dhe në luks evropian vetëm, familjet ,miqtë, klanet dhe partitë  e tyre , të cilët brenda 20-vjeçarit të shkuar ia arritën ta kapin pudhtetin dhe  gjithë pasurinë e popullit, e të bëhen milionerë-klasa më e lartë korrupcioniste dhe shfrytëzuese , e diferencuar nga shumica dërrmuese e masave të popullsisë së varfëruar dhe të papunë.

Pa asnjë hezitim dhe, pa asnjë frikë, logjika e shëndoshë politike e thotë, të votohen masovikisht Lëvizja Vetëvendosje dhe Lëvizja për Bashkim, sepse këto kanë program dhe vizion pragmatik dhe realist për shpëtimin e Kosovës nga papunësia, nga prapambeturia, nga dekadenca, nga varfëria, nga ekzodi, nga korrupsioni, nga krimi i organizuar, nga plaçka dhe nga shfrytëzimi brutal i njeriut prej njeriut.

–Votoni këto dy lëvizje, sepse asnjëra dhe as tjetra nuk janë nën hipotekën e tradhtisë, të mashtrimit dhe të shfrytëzimit të egër të popullit.

– Votoni këto DY LËVIZJE  se nuk do t’u lënë sokaqeve të papunë, pa bukë, pa strehë, nuk do t’iu vjedhin, nuk do t’iu plaçkisin, nuk do t’iu gjobisin, që të jetoni “sot për nesër” në mëshirën e “ZELENASHËVE”  oligarkistë dhe të korruptuar të derisotëm.

– Kuptoni se, jeta me fajde dhe me fajdegjinjë shfrytëzues, është skllavëri, robëri dhe tirani e egër antinjerëzore, antiligjore dhe antihumane.

Prandaj, kujdes, të mos i votoni “zelenashët’ e derisotëm, të cilët qe më se 2o vjet  ua kanë hangër votën tuaj të lirë dhe demokratike, ua kanë hangër rininë, ua kanë hequr kafshatën nga goja, duke iu lënë rrugëve si “nomadë” dhe si “apatridë” nëpër vende të ndryshme të botës (pastrues dhe lypësarë të përjetshëm), duke  ua siguruar statusin e pandyrshuar të lypësit dhe të varfanjakut prototip të  “ Les  Misérables” të Viktor Ygosë.

 

-Votoni   kryeliderët Albin Kurti dhe Avni Klinaku dhe përfaqësuesit e tjerë të këtyre 2 lëvizjeve kombëtare patriotike dhe demokratike shqiptare

 

Kjo  është alternativa e vetme racionale dhe shpëtimtare e çdo qytetari të Kosovës, që me votën e tij të arsyeshme, hedhur këtyre 2 kryeliderëve dhe përfaqësuesve të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lëvizjes për Bashkim, që realisht, do të  mund ta ndryshonte në themel gjendjen e tanishme të rëndë sociale, ekzistenciale, ekonomike, shpirtërore, materiale dhe të mirëqenies etj.

Prandaj, qytetarët me të drejtë vote kanë vetëm këtë alternativë reale, t’i votojnë  përfaqësuesit e këtyre  2 subjekteve politike, të cilët nuk janë infektuar nga virusi epidemik i korrupsionit, i hajnisë, i plaçkës, i krimit të organizuar, i nepotizmit dhe i despotizmit oligarkist dhe provincialist.

 

 -Albin, në koalicion vetëm me Lëvizjen për Bashkim

 

– Jo në koalicion me ata, që Kosovën e kanë sjellë  buzë gremine, sepse ata, do ta “lëshonin mjekrrën” shumë keq, mbase  tanimë qe 20 vjet janë mësuar ta shfrytëzojnë popullin dhe Kosovën, nuk mund të jetojnë pa korrupsion dhe pa paushtet absolut të llojit petty despotism etj.

 

Duke qenë se partitë e tjera politike kanë filluar me formimin e koalicioneve parazgjedhore,  atëherë Lëvizja Vetëvendosje  ka vetëm një partner të natyrshëm dhe të besueshëm, kjo është vetëm Lëvizja për Bashkim e themeluesit, përkatësisht e kryeliderit të saj historik, Avni Klinaku. –Asnjë parti tjetër, sepse do të ishte vetëm dështim dhe kompremetim i Lëvizjes Vetëvendosje.

Pas dorëheqjes së kryeministrit Rasmush Haradinaj (17 korrik 2019) në skenën politike në Kosovë, kanë filluar “pazaret” për formimin e koalicioneve parazgjedhore të subjekteve politike se kush me kë, do të garojë në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare të Kosovës.

Lidhur me këtë çështje të “nxehtë”, kohëve të fundit po zhvillohen edhe takime mes  liderëve të partive politike, që të formojnë aleancat e tyre të përbashkëta, në mënyrë që të sigurojnë më shumë vota për të hyrë në parlamenin e Kosovës.

Nuk ka dilemë se, formimi i koalicioneve të tilla, është i ligjshëm dhe demokratik në një sistem parlamentar demokratik siç është shteti i pavarur i Kosovës.

Mirëpo, për votuesit  nuk do të duhej të ishte fare e vështirë, të përcaktohen se cilit subjekt politik do t’ia hedhin votën e tyre, duke qenë se gjatë 20 viteve të shkuara, të gjitha votat e tyre nuk janë arsyetuar nga “vjelësit” e partive politike, përfaqësuesit e të cilave për 2 dekada rresht asnjëherë nuk kanë qenë në gjendje t’i përmbushin premtimet ndaj qytetarëve dhe të justifikojnë votëbesimin e tyre.

Kjo është arsyeja kryesore, pse qytetarët e Kosovës (edhe pas 20 vitesh në liri) po ballafaqohen me varfërinë ekstreme mbi 50 për qind dhe me papunësinë mbi 40 për qind, me ekzodin sistematik të institucionalizuar, me korrupsionin, me krimin e organizuar, me plaçkën dhe me shfrytëzimin e egër të njeriut prej njeriut si shkak dhe pasojë e keqmenxhimit të pushtetit shtetëror nga liderët e dobët dhe të korruptuar politikë, të cilët në vend të zbatimit dhe të respektimit të ligjit, të kushtetutës dhe të demokracisë, që garantojnë funksionimin e drejtë të institucioneve dhe të organeve shtetërore në  krijimin e kushteve dhe të klimës së drejtësisë, të barazisë, të solidaritetit, të sigurisë dhe të realizimit të së  drejtave dhe lirive elementare të çdo qytetari për të jetuar i lirë dhe në mirëqenie të plotë, duke pasur bukë, strehë, punë, përkujdesje mjekësore dhe shëndetësore, edukim dhe arsim të plotë (parashkollor, fillor, të mesëm dhe universitar) pa “haraç” , zhvillim dhe përparim ekonomik, kulturor, sportiv etj., ‘ZELENASHËT” – PETTY DESPOTS zgjodhën dhe praktikuan  despotizmin, nepotizmin, kurrupsionin, krimin, plaçkën, burokracinë dhe tjetërsimin e gjithë pasurisë së  Kosovës, gjë që kjo çoi në mjerimin  social dhe ekzistencial të shumicës dërrmuese të popullit, i cili sot, kinse në liri, është ndër popujt më të varfër dhe më të pazhvilluar në Evropë.

Për të dalë nga kjo gjendje e mjeruar ekonomike, sociale, shpirtërore dhe materiale ekzistenciale, tani, në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare të Kosovës(që do të mbahen në shtator a në tetor), qytetarët me të drejtë votimi kanë vetëm këtë alternativë reale, t’i votojnë ata përfaqësues të subjekteve politike, të cilët nuk janë infektuar nga virusi epidemik i korrupsionit, i hajnisë, i plaçkës, i krimit të organizuar, i nepotizmit dhe i despotizmit oligarkist dhe provincialist.

Duke qenë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lëvizja për Bashkim ende nuk janë të prekura nga epidemia virusoide e petty despotism, nga korrupsionii, nga krimi, nga plaçka dhe nga shfrytëzimi i popullit sikurse që janë infektuar qe më se 20 vjet disa parti politike në Kosovë, në asnjë mënyrë nuk parapëlqehet që Lëvizja Vetëvendosje dhe Lëvizja për Bashkim të bëjnë koalicion me ndonjë  parti tjetër politike, të cilat qe 20 vjet e kanë shkretuar Kosovën, duke e plaçkitur dhe vjedhur pasurinë e saj, duke u thirrur në emër të privatizimit të pronës publike.

Pra, potezi më i qëlluar, më i drejtë dhe më racional politik, kombëtar, demokratik e shtetëror, do të ishte formimi i KOALICIONIT  të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Lëvizjes për Bashkim.

Ndyrshe, nëse   Lëvizja Vetëvendosje dhe  Lëvizja për Bashkim pranojnë të hyjnë në koalicion me LDK-në, ose me PDK-në etj…, do të jenë humbësit më të mëdhenj në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare në Kosovë.

Që të mos ndodh një “fiasco” e tillë  e kredibiliteti politik, është e domosdoshme që Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit të hyjë në koalicion të natyrshëm dhe të pranueshëm me Lëvizjen për Bashkim të demokratit Avni Klinaku.  Vetëm fitorja e këtyre dy lëvizjeve politike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, do të mund  t’i  linte  në opozitë LDK-në dhe PDK-në, të cilat janë fjatorët kryesorë për gjendjen e përgjithshme politike, juridike, ekonomike, sociale, zhvillimore  dhe të mirëqenies në Kosovës, si shkak dhe pasojë e kapjes së pushtetit dhe e korruptimit të tyre në të gjitha sferat e jetës institucionale shtetërore dhe shoqërore.

Nëse këto dy lëvizje hyjnë në kolicion të përbashkët parazgjedhor, sigurisht se, do të fitonin numrin më të madh të votave në krahasim me partitë e tjera politike, të cilat, edhe nëse do të fitonin  në saje të koalicioneve të tyre,  shumica dërrmuese e qytetarëve të Kosovës, sërish do ngelinin  “me gishta në gojë”, sepse prapë, do të fitonte politika korrupsioniste, shfrytëzuese, krimi i organizuar,  padrejtësia, pabarazia, nepotizmi dhe despotizmi absolute.

Për ta shmangur një rrezik të tillë, të gjithë qytetarët  e Kosovës (jo vetëm shqiptarët), duhet  të votojnë Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lëvizjen për Bashkim, pavarësisht  se si këto dy lëvizje, do të hyjnë zgjdhjet parlamentare, në koalicion të përbashkët apo veç e veç.

Pra, nëse shumica dërrmuese e qytetarëve të varfër dhe të papunë të Kosovës dëshirojnë që sine qua non të ndryshojnë gjendjen ekzistuese të mjeriueshme politike, juridike, ekonomike, materiale, sociale dhe të mirëqenies, domosdo nevojitet që ta votojnë LËVIZJEN VETËVENDOSJE DHE LËVIZJEN PËR BASHKIM, sepse ky është shansi historik, që të gjithë qytetarët e Kosovës, ta merrnin në dorë fatin evet, duke i votuar ata përfaqësues të tyre, të cilët me çdo kusht do ta luftonin korrupsionin, nepotizmin, krimin e organizuar dhe  shthurjen e së drejtës.

SA PAGUENI JU? – Nga Fritz RADOVANI

SHQIPNIA SOT – 2019…
E PRA, KJO ASHT SHQIPNIA… Edhe t’ huejve i duket “pajetë”!
Gaboni! – Ajo jeton tash disa mija vjetë… Nga Emni i Saj do të mësoni…
Duket sikur asht e thatë, pa asnjë shenjë jete, as në tokë nuk duket se i ka rrajtë, asht mbi një zallishtë që nuk kuptohet si rri në kambë… E, jeton!
Degët e saja që ma shumë janë ashkla, një gjeth per farë nuk e kanë…
As dielli dhe as zhegu i tij nuk e pervlojnë… As nuk e zharisin aspak edhe pse perveç shiut, pasha i pikë ujë nuk merr mundimin kush me ja qitë…
As era, as fortuna, as veri as morrlani, as shiroku dhe as breshni e bora, nuk kanë shka i bajnë, veç shndet ka prej tyne pa e kuptue askush…
Jeton në vetminë e Saj, pa trazue askend edhe kur permbytjet pushtojnë pothuej të gjitha shtetet e Ballkanit, bashkë me Tokat që i grabiten Asaj.
Sejcili kalimtar n’ kambë apo n’ kalë, e shkyen një fletë kur kalon atyafer.
As nuk e kuptoj pse, se as aromë nuk ka.., po, besoj, ma fort per dam?..
Kanë ndigjue se disa mendojnë per “rilindjen” e Saj, e janë lëshue i madh e i vogel per me mujtë me e zhgulë, me e mjellë nder kopshtijet e veta…
Edhe komshija aty e kanë mendjen, edhe pse duket se “ka dhanë Shpirt”!
Në Veri edhe kullat që ishin pengesa janë shembë deri poshtë Drinit…
Nga Jugu deri afer Shkumbinit, edhe mbi tokë gjenë kocka grekësh…
Ndersa turqit, kanë fillue me na sjellë gur të shkarravitun per mure, që vet Europa, me e kuptue se “deri ku asht kufini i Saj”?!.. Të shohim se kush nga këta “miqë” të Popullit Shqiptar, cili po i paguen ma shumë?
Edi Rama, kur t’ shkojsh tek Papa tregoi: “Shpejtë, o Erdogani si unë, ose unë si ai..!” Po, ma shumë ti si ai…Ai ka pare, tashti ai don tokë…
Melbourne, 16 Gusht 2019.

Gjeopolitika psikopatologjike serbomadhe – Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

 

*** – “Vizionari politik” serbomadh, Milan Stamatoviq  “Za bolesnu Srbiju”, sepse po do Rusinë në Kosovën shqiptare!

 

*** Milan Stamatoviq (kryetar i partisë politike “Zdrava Srbija”) ka deklaruar se “ E vetmja mënyrë që Serbia ta ruajë territorin e Kosovës, është cedimi i saj Federatës Ruse për një kohë të caktuar, në bazë të një traktati të lidhur ndërshtetëror mes Serbisë dhe Rusisë”.( Skandalozno: Stamatović poklanja Kosovo drugoj državi).

 
 

Mesazhi i kësaj deklarate, të bën, që të kuptosh se kryelideri politik Milan Stamaoviq nuk qenka “za zdravu Srbiju”, por “za bolesnu Srbiju”, sepse të kërkosh nga kreu i shtetit serb, që Kosovën ta vërë nën mandanin e përkohshëm të kujdestarisë së Rusisë,  politikisht, ushtarakisht, de fakto dhe de jure, është çmenduri dhe vetëvrasje e Serbisë ngaqë në Kosovë, do të shpërthente lufta e tretë botërore, sepse kjo ende është nën mandantin ndërkombëtar të NATO-s.

KJo deklaratë-kërkesë, drejtuar kreut shtetëror të Serbisë nuk ka kurrfarë mbështetje ligjore, kushtetuese e as juridike të së drejtës ndërkombëtare, sepse  Milan Stamatoviq me këtë deklaratë (mesazhi i së cilës është  një apel urgjent drejtuar  Moskës, që sa më parë të ndërhyjë në Kosovë, gjoja për t’i “shpëtuar “ serbët) e gënjen opinion e gjerë publik serb, se gjoja sipas së drejtës ndërkombëtare, “ Për ta ruajtur Kosovën, Serbia ka të drejtë, që këtë t’ia japë Rusisë për një administrim me mandat të përkohshëm”.

Mirëpo, kjo deklaratë është fallso dhe e pajustifikueshme nga aspekti i së drejtës ndërkombëtare, sepse po të ndodhte diç e tillë skandaloze, ndërhyrja e Rusisë, do të cilësohej  si agresion direkt ushtarak  ndaj Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. Ndaj, pa dyshim se, ky akt, do të dënohej ashpër nga OKB-ja  sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara ( KREU VII, Nenet 39, 40,41 dhe 42), si dhe sipas së normave dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare.

 

Pikërisht, sipas së drejtës ndërkombëtare , Serbia,  do të dënohej ashpër për  “transferin” eventual të  Kosovës  nën mandatin e administrimit të caktuar të Rusisë.

Lideri diletant politik, Milan Stamatoviq nuk ka njohje elementare as të politikës  vendore, as të politikës ndërkombëtare e as të së drejtës ndërkombëytare, duke qenë se ende nuk e di se Kosova  nuk është më koloni e Serbisë sikurse dikur (1912-1999), por është Republikë e pavarur dhe sovrane e Kosovës , statusi i së cilës (në asnjë formë juridike ndërkombëtare) nuk është nën  sistemn ndërkombëtar të kujdestarisë së territoreve joautonome sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara (KREU XI, XII dhe XIII) e as në pronësinë territoriale, administrative dhe shtetërore  të Republikës së Serbisë.

Si rrjedhim, pikërisht sipas së drejtës ndërkombëtare, askush, qoftë edhe njëfarë lideri apolitik  serb, Milan Stamatoviq, i cili rrejshëm dhe, krejt në mënyrë diletante thirret në emrin e së drejtës ndërkombëtare) apo qoftë edhe ndonjë shtet, në këtë rast Serbia,  nuk ka të drejtë ligjore, që Republikën e pavarur të Kosovës, t’ia cedojë Rusisë apo ndonjë shteti tjetëe për administrim, sepse ligjërisht, me Kushtetutë dhe me të drejtën ndërkombëtare-Zot i Kosovës janë shqiptarët dhe Shqipëria etnike, Jo Serbia , jo serbët e as “shpëtimtari” i Kosovës, Milan Stamatoviq, që ka gënjyer popullin serb, se gjoja “Serbia ka të drejtë Kosovën t’ia japë Rusisë, që ta administrojë për një kohë të caktuar” !?

Kjo deklaratë-kërkesë absurde apolitike e M.Stamatoviq, të imponon përsërtijen e vazhdueshme të kësaj pyetjeje: – A ekziston ndonjë lider politikan a shkencëtar serb që kupton  të vërtetën historike dhe politike se, Serbia nuk ka humbur kurrfarë Kosove, por vetëm një koloni të saj 100-vjeçare (1912-1999).

–Si mund të humbasësh diç kur nuk është pronë e jotja?

– Derisa serbët nuk e kuptojnë këtë të vërtetë, sigurisht se, do të kenë përplasje dhe konflitke të vazhdueshme me shqiptarët autoktonë-titullarë legjitimë dhe legalë të  Kosovës.

Prandaj, edhe psikopati dhe diletanti politik Milan Stamatoviq, duhet ta kuptojë dhe ta ketë më se të qartë se, Kosova kurrnjëherë nuk ka qenë pronë territoriale e ligjshme e Serbisë, por vetëm një koloni jolegale, e pushtuar me agresion dhe me gjenocid shekullor (1912-1999).

Pra, në këtë rast, me gjithë dëshirën e sëmurë gjeopolitike serbomadhe të Milan Stamatoviqit, e drejta ndërkombëtare, në asnjë formë të rregullave, të parimeve dhe të normave të saj, nuk lejon që Kosova, e cila dikur ishte  ish-koloni e Serbisë (1912-1999), e sot  është  shtet i pavarur dhe sovran (17 shkurt 2008), t’i jepet  nën mandatin e kujdestarisë Federatës së  Rusisë për një kohë të caktuar të administrimit të saj, sepse nuk është territor i Serbisë, por i Kosovës së Shqipërisë etnike.

 

Edhe kjo deklaratë skandaloze e Milan Stamatoviqit sheshit porovon se GJEOPOLITIKA SERBOMADHE (1844-2019) nuk prodhon Dimitrije Tucoviq, Natasha  Kandiq, Sonja Biserko, Milorad Jovanoviq, Nenad Çanak etj…, që janë me ide progresive demokratike dhe evropiane, POR tipa destructive fashistë dhe racistë politikë si Nikola Pashiq, Slobodan Milosheviq, Vojislav Sheshel, Aleksandar Vuçiq, Ivica Daçiq, Aleksandar Vulin…, Irinej, Milorad Ekmeçiq, Dobrica Qosiq, Radovan Karaxhiq, Bilana Plavshiq, Nikola Koleviq, Momçilo Krajishnik, Ratko Mladiq, Jovan Rashkoviq…etj., të cilët me veprat e tyre politike, propagandistike, diplomatike, ushtarake dhe shkencore jetësore kanë dëshmuar mbështetjen e hegjemonizmit dhe të imperializmit kolonial dhe gjenocidal të Serbisë së Madhe në dëm të territoreve të shteteve fqinje joserbe (Kroacia, Hungaria, Kosova, përkatësisht Shqipëria etnike).

Së më sipër,  duhet t’iu rikujtojmë   të gjithë serbëve, se, pikërisht liderët e këtillë shovinistë analfabetë, injorantë, racistë dhe fashistë, se  sikurse ky farë lideri politik  Milan Stamatoviq  në krye të partiisë politike za “bolesnu Srbiju”, që verbërazi apleon Rusinë, që të ndërhyjë në Kosovë për t’i “shpëtuar” serbët, ishin edhe  liderët e tij paraprakë (Slobodan Milosheviq, Borisav Joviq,  Bogdan Trifunoviq, Vojislav Sheshel, Tomsilav Nikoliq, Aleksandar Vuçiq, Ivica Daçiq, Zoran Angjelkoviq, Zhivorad Igiq…etj.), të cilët në bashkëpunim të ngushtë me Akademinë e Shkencave dhe të Arteve Serbe të Beogradit, të KOS-it, të APJ-së, të bandave dhe të harangave paramilitare  serbe e dogjën shkrum e hi Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovën (1991-1999).

Këtë psikopatologji serbomadhe gjeopolitike shekullore, së fundi, e vërtetuan edhe 3 agresionet dhe 3 gjenocidet e fundme të Serbisë së Madhe ndaj Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1991-1999).

S’ka dilemë se, injorantët dhe analfabetët e tillë politikë fashistë serbomëdhenjë në  “stilin politik” të Milan Stamatoviqit “Za zdravu Srbiju” e humbën koloninë-Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë, Kroacinë dhe Slloveninë sepse donin të zgjeronin edhe më shumë territorin e Serbisë së Madhe në kurriz të Kroacisë, të Bosnjës dhe të Kosovës. Një strategji e tillë gjeopolitike hitleriane detyroi Serbinë , që  të kryente 3 agresione dhe 3 gjenocide kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1991-1999).

Katoliku është shtatë herë më i keq se shkau (serbi)! – Nga Gani Mehmetaj

Katoliku  (shqiptar) për me u ba mysliman një herë duhet me u ba magjup, mandej shka (serb) dhe ma së fundi mysliman. Katoliku i ka shtatë kryqe e shkau vetëm një, dmth katoliku është shtatë herë më i keq se shkau, predikonin shumica e hoxhallarëve të ne. Kështu të thonë edhe sot budallenjtë myslimanë pa tru, që i përsërisin si papagall ato që ua thotë hoxha gjysmë analfabet i nivelit të tyre.

Udhëzimet e hoxhës për myslimanë: Nëse të hynë shkau (serbi) dhe katoliku në shtëpi, gruaja duhet të fshihet mas shkau që të mos e shoh katoliku! Nëse vajza jote martohet më shka-serb, e ka një derë, por nëse martohet ma katolik nuk e ka asnjë derë!

Këtë urrejtje patologjike për martesat ndërfetare e kultivojnë edhe sot hoxhallarët nëpër xhami, portale islamike, në videoxhirime . Shihe hoxhë Shefqetin e disa hoxhallarë tjerë me surrat të errët aziatiku.

Agim Dobruna me shkruan: “Shumica dërmues e hoxhallarëve vazhdojnë betejën për asimilim të shqiptarëve. Kurrë nuk do ta kuptoj atë energji aq të madhe, atë urrejtje, kurrë nuk i dëgjova të flasin për krimet mbi 200 vjeçare serbe, për gjenocidin, për dhunimet, për vrasjen e afër 2000 fëmijëve, 15000 civilëve, djegien e mbi 150.000 shtëpive banimi!”

Pjesa më e madhe e hoxhallarëve që i takojnë Bashkësisë Islame të Kosovës bëjnë propagandë të fëlliqur kundër SHBA-ve e Evropës Perëndimore, si të ishin zëdhënës të Serbisë. Kur u thua, o hoxhë, mos hyn në gjynah se po të mos ishte Amerika, do të iknit ende si lepuri maleve, ndërsa ai të përgjigjet me cinizëm, “e kanë bërë për interesin e tyre”. Ata s’dinë ç’është mirënjohja e falënderimi.  Kundër Amerikës flasin si të ishin serb të Milosheviqit.

Fushata e hoxhallarëve kundër SHBA-ve  është e pranishme në njëzetë vjeteshin e fundit në xhami, dasma, morte, fjalë nuse e ndeja mevlydi. Por kurrë nuk e nxjerrin një fjalë kundër Rusisë.

“Katalikun nuk e duroj”,  ma tha një ditë një pastruese e një institucioni, e rritur në Vranjevc, afër Prishtinës. Me la pa frymë! Po pse? e pyeta pa e kuptuar. “Qashtu”, me tha dhe u largua, kur me pa të acaruar. Fatkeqja kurrë nuk ka takuar katolikë shqiptarë, por ka dëgjuar për ta se janë të këqij. Athua kush ia ka mbush mendjen? Ajo nuk me foli asnjëherë për policët e ushtarët serbë, megjithëse ia kishin djeg e plaçkit lagjen me 1999.

“Katolikët do t’i kisha djeg me benzinë”, shkruante një femër në FB, kur nisi pagëzimi i shqiptarëve katolikë në kishën e Llapushnikut të Drenicës. As ajo nuk i kishte takuar asnjëherë, por e tërbonte si kuçkën kthimi i shqiptarëve në fenë e moçme, megjithëse ata kurrë nuk ishin konvertuar në myslimanë. Ka shpërthime të urrejtës patologjike kundër katolikëve nga lexues në FB, madje kishte edhe në reagimet kundër shkrimeve të mia, por i fshija.

Çfarë brezash po kultivojnë hoxhallarët në xhami? Monstrumë? Të humbur në kohë e hapësirë që nuk e dinë kush është miku e kush armiku?  Kriminelë që po vrasin gra e fëmijë në Siri e Irak? Pse i lejoi shteti të shkojnë aq larg?  A duhet të bëjnë qeveritarët e opozitarët tanë aleancë me këta hoxhallarë?  A ka kush  i ndalë?

   Nuk e di se si flasin hoxhallarët e vehabistëve e të salafistëve në xhamitë e tyre, por ata të BIK-ut i kam dëgjuar dhe me kanë tmerruar dje dhe sot.

Ditare (letra)… – Nga AGRON SHABANI

 

1. “E shih ti e dashur se edhe këtu lartë nè tempull, sytë e dashuruar të Hënës, ndjejnë nevojë të përmallshme për sytë e bukur të Diellit! Sidomos mbrëmjeve ose gjatë netëve të gjata që nuk sosen. E sheh ti se në majat më të larta të tempullit, asnjëherë nuk është zhurmë as tollovi! E sheh ti fuqinë e një gjenerali ose komandanti të dikurshëm ushtarak ose luftarak që të ka ngjitur sonte në majat më të larta të tempullit!” (Filipi-Olimpisë): “Po, po..e shoh, por nuk e ndjejë fare! Mua nuk me duhen gradat dhe shkallët ose majat më të larta të tempullit me një gjeneralt të pensionuar dhe të kompleksuar nga mosha ose vitët e ikura në pakthim, por me duhet ai ushtari i dikurshëm i ri dhe i fuqishëm në front. Me ndjejë dhe me kupto drejtë! Me tepër më pëlqeje dhe fascinoje atëherë si pirat ose ushtar i ri në front, se sa sonte si mbret ose gjeneral i ngjitur (ngrtur) në fron! (Olimpia-Filipit)

2. Të kujtohen (ndofta?) flladi i dikurshëm i vendlindjes dhe fresku…Cicërimat e zogjëve, këngët e dashura të bilbilit, puhizat e lezme të barit dhe polifonia magjepëse dhe romantike e luleve dhe atyre pemëve të gjethura në vendin e lindjes..Kafshimi I “mollës së kuqe” në “Edenin e përgjakur” të atyre ëndërrave tona epiko-lirike! Ata tinguj të amshuar të erës së butë freskuese nepër fytyrat dhe flokët e arta (flori) të atyre gocave ose vashave të bukura shqiptare qe i formonin dikur njëmjë e një (1OO1) nota melodishë ose simfonishë të bukura, pikante dhe teper ekzotike. Apo, mos ndofta t´kujtohen prekjet e lehta të buzëve, shikimet sy me sy dhe lehtësia e padurueshme e atij ´gravitacioni të madh´ mes dy trupash dhe shpirtërash të rënë në dashuri atje dikund largë nën hijet e flladitshme të ndonjë lisi të moçëm atdhetar ose vendlindor?!…Ansambli i ngjyrave, baleti i yjeve…Dikur… Atëherë pra!

3. Mos pyesni fare mbi epilogun! Sakaq, kam zënë të mendoj dhe meditoj ethshëm dhe gjithë trishtim për “pellgun e madh” të një gjaku të bërë ujë strehëve dhe këtyre metropolave të huaja…Për eklipsin diellor dhe apokalipsen e madhe të atij fundshekulli të përgjakshëm, kur njerëzit u detyruan t’merrnin botën në sy. Për gjakun e censuruar, palcën dhe limfën. Vetja ime me ngjanë vazhdimisht në “atlet të mundur” tè një maratone të gjatë me plot e përplot kalorës dhe heroj të ndryshem antik ose mitik si Odiseu, Eneu, Genci, Aleksandri ( Leka) i Madh, Pirroja ose Spartaku.” Do shtoje ( ndofta?) në vazhdim, si për të deshiruar të mbyllim me kaq ” plagën e madhe” të bisedës sonë shqiptarçe. Ndërkohë që me do hije të thella kolosale dhe titanike në fytyrë, si papritur dhe kujtuar as vet, ndofta te janë shfaqur në ëndërr Akili së bashku me Aleksandrin ( Lekën) e Madh, Pirron, Gjergj Kastriot-Skendereun etj. Në sytë e bukur të Elenës nga Troja, Teutës, Olimpisë ose Donikë së fisëshme t´Kastriotëve, zjarr, plumb e hekur si dikur.

4. Mediton i (e) tëndosur dhe bërë aq shumë merak për Romeon dhe Xhulietën…”Mbretin Lir”, “Othellon” ose “Jorikun e përjetshem” në ato ëndërralla të përdala vegimtare dhe vezullimtare tek “Hamleti” i Shekspirit. Në Veronë të Italisë edhe sonte..sonata, kancone, romansa ose balada të reja “dela romanticae” ? Po..në “La Scala” të Milanos dhe në San Remon Romantike… Çao, saluti, amore ose “La Traviata”! Dhe..ata sy të dashuruar gocash të bukura dhe tepër temperamente në Vendin e Diellit…Mama Mia!

5. Në Paris, Londër, Vjenë ose Berlin…”Madam Antonet”, “Madam Zhozefine”, “Lady Makbeth”,”Lady Boleyn”, “Lady Diana”, Katarina, Konstanca e bukur ose Adelheide…Muzikë e njohur klasike, opera, balete dhe ballo të larta mbretërore -deri në kulm.Tryeza të mbushura plot e përplot me therrore, blatore ose dhurata të shumëta…Zonja të bukura mondane dhe metropolitane me plot delikatesë të lartë dhe ekstrvagancë …Shandane dhe llambadare të praruara dhe shkëlqyera prej neoni dhe kristali që bëjnë dritë dhe rrinë ndezur ditë e natë. Në anën tjetër të tryezës ose tavolinës, buzagaze të stisura ne maje te gjuhes si dhe fytyra të mbërdhezura ose salakuqura Jul Cezarësh, Henrikësh dhe Napoleonësh të ri të kontinentit plak…Kurtha, intriga, dredhi, balada të ndryshme dhe “romansa” si si dikur. Si atëherë !

6. Lodhur, të kalemendur ose të trishtuar si çdo herë tjetër nga ndonjë ëndërr e keqe mërgimtare që nuk i këputet dot toja, prap të zë nata.
Ndërkaq, jeta ia ka thënë (behur) atje dikund largë…Në gjysëm ose në fund të rrugës.
Pa të keq , por kështu e ka jeta!

Ku nuk ka shkel këmba e Muhametit, myslimani nuk duhet të jetoj! – Nga Gani Mehmetaj

– Ku nuk ka shkel këmba e Muhametit, myslimani nuk duhet të jetoj, predikonin hoxhallarët e fëmijërisë sime. – Ikni sa më parë nga ky vend i mallkuar, mos rrini, se tokë shkaut është, – vazhdonin ata në xhami, në rrugë, nëpër ndeja burrash, në të pame, kudo dhe kurdo. U flisnin besimtarëve edhe kur përfundoi shpërngulja biblike e shqiptarëve në Turqi e Siri nga terrori serb. I nxisnin të vazhdonin ikjen.

Pastaj kur nisi regjistrimi i popullatës (1971), sipas përkatësisë kombëtare, një lukuni hoxhallarësh përpiqeshin t’i bindnin kopenë e  besimtarëve që të mos regjistroheshin shqiptarë, po komb mysliman, ashtu sikurse sllavët e Bosnjë-Hercegovinës e të Sanxhakut, sepse shqiptarë, thoshin ata janë katolikët!

– Myslimanët i kemi vëllezër, me katolikun (shqiptar) na ndanë një mal sa Rusolia, kurse me shkaun (serbin) na ndanë lëkura e hollë e qepës. Dhe burrat me pak tru e shumë heshtje skllavi i dëgjonin të shushatur përrallat e hoxhës që i vente në gjumë të shkombëtarizimit, i nxiste në shpërngulje, ua tulate ndjenjën kombëtare, përpiqej t’i pakësonte në numër.

– Shkaut (serbit) s’bënë t’i mbetesh borxh, se në atë botë ai nuk ta lyp borxhin, po ta lyp dinin e imanin!

Të rrallë ishin ata që e kundërshtonin hoxhën. Ndonjë i ri gjimnazist a në shkollë normale, i kundërvihej me zjarr e patetikë, rrëmbehej nga acarimi me hoxhën, vetëm sa s’dilte nga lëkura e vet. Por hoxha me cinizëm të skajshëm ia kthente, nuk e di ti se ende je axhami, buza qumësht të  qet, pleqtë tu i dinë senet më mirë. Shkolla të qet dinit e imanit! Dhe pleqtë me tru të shpërlarë ia tumirnin hoxhës me përkulje koke.

Por kur të rinjtë e arsimuar e bënin pykë hoxhën gjysmë analfabet e pro serb, ai ia niste me lëvdatat për Titon, për Jugosllavinë, për vëllazërim-bashkimin. Tito u bani me shkollë e ju qoheni kundër tij, niste t’i akuzonte të shkolluarit. Hoxhallarët bënin propagandë e agjitacion me të fëlliqur për pushtetin serb se sa aktivistët e partisë. Jo pak prej këtyre burrave që e kishin thirr hoxhën në dasmë, fjalë nuse a në mort, patën familjarë që ua pushkatoi Serbia pas vitit 1945, familjarë të tjerët ende ishin në burg si “armiq të Serbisë e Jugosllavisë”. Dhe të zotet e shtëpisë kapërdiheshin, ndonjëri syresh i kapur ngushtë, i thoshte topi se luan hoxhë, të lumët goja, sepse e dinte që hoxha do t’i denonconte në sigurim shtetëror po folën ndryshe. Hoxha ishte aty që të provokonte e lajmëronte armiqtë e Jugosllavisë.

E keni lehtë ju hoxhallarët se rrogat i merrni nga Beogradi, çka me ba na bujqit, ia lëshonte ndonjëri nga fundi i odës. Hoxha e shihte me përbuzje, por nuk i përgjigjej.

Po sot kush ua jep rrogat hoxhallarëve që vazhdojnë me propagandë të fëlliqur kundër shqiptarëve. Pse prapë pushtetarët ua krehin bishtin? Pse i privilegjojë si dikur Beogradi?

Pa emër! – Nga AGRON SHABANI

Në alegjebren dhe alfabetin e syve tè saj -kam mësuar se sytë e një gruaje (femre) të bukur, të ditur dhe heroinë, flasin në distancë dhe shkruajnë faqe ose kronika të shkëlqyera për luftën, heroizmin, bukurinë dhe dashurinë e brendshme ndaj kombit dhe atdheut që e prekin dhe arrijnë të lartën, sublimen ose madhështoren. Gjithashtu, kam mësuar se sytë e një gruaje të përkushtuar, të bukur, të ditur dhe të thellë, brenda algjebres dhe alfabetit të tyre i kanë edhe plazmimet, betimet ose kushtrimet e brendshme skeletore ose gjenetike së bashku me ato të gjuhës, gjakut, palcës dhe të limfës.

Në algjebren dhe alfabetin e syve tè saj, kam mësuar edhe për zjarrin, prushin ose zjarminë e madhe të zemrës, trupit dhe një shpirti të etur dhe zhuritur për liri dhe krenari shtetrore dhe nacionale që i djegin dhe kallin flakë madje edhe tokèn, detin dhe qiellin.

Në algjebren dhe alfabetin e syve t’saj kam mësuar edhe për fjalët e matura dhe ato rropatje ose “përplasje indiferente”qerpikësh që mezi i presin rrezet e diellit- menjëherë pas shiut ose ylberit.

Në algjebren ose alfabetin e syve të saj, i kam njohur ose kuptuar edhe sekretët e luftës çlrimtare dhe heroike të UÇK-s së bashku me fytyrat, figurat, portretet ose fotografitë e heronjëve, akterëve dhe protagonistëve të vërtetë të ngjarjes ose ndodhjes. Edhe sytë e Elenës, Olimpisë, Teutës, Penelopes, Rea Silvisë, Lavinies, Kleopatres, Afërdites..;

Në algjebren dhe alfabetin e syve t’saj kam lëxuar dhe mësuar shumë numra, shifra, ngjarje dhe data.

Në algjebren dhe alfabetin e syve t’saj kam parë, lëxuar dhe mësuar se si femrat ose gratë heroina i bëjnë ose krijojnë veprat bashkë me burrat ose heronjtë e vërtetë.

Kam parë, lëxuar dhe mësuar se yjet e panumërt në qiellin e pafund, asnjëherë nuk kanë frikë nga sytë e bukur të një femre ose gruaje të edukuar dhe heroinë.

Gjithashtu, e kam parë, lëxuar, njohur dhe kuptuar mè mirë të vërtetën dhe sintezën e luftës çlirimtare dhe patriotike të UÇK-s-përmes një ligjërimi ose celebrimi brilant të një luftëtarje dhe heroine të gjallè nga Gjakova!

Edhe mbi “dekalogun” dhe “urdhëresën e pestë”..;

Në alfabetin dhe algjebrën e gjuhës, shpirtit, zemrës, shpirtit dhe syve të saj që shoin ose shikojnë dikund largë në kohë dhe hapësirë, përveç heroizmit dhe sakrificës, i kam njohur dhe kuptuar më mirë edhe delikatesën, ekskluzivitetin, ekzotikën dhe sekretët tjera të qytetit legjendarë rrëzë Çabratit!
Jetën, botën dhe ëndërrat e saj.

Nëse qentë mund të flisnin, do të kishim të njëjtat telashe me ta si me politik-bërësit shqipfolës – Nga Aurel Dasareti*

 

Shpirtrat atdhedashës kudo që gjenden, i dënojnë vendosmërisht përpjekjet e bastardëve për të justifikuar bashkëpunimin me të gjitha llojet e armiqve që punojnë për ndarjen dhe përçarjen brenda Kombit tonë. Ky akt paraprak kriminel do të lehtësonte shpërbërjen e dy shteteve tona të brishta dhe tjetërsimin-asimilimin tërësisht të shqiptarëve. Tradhtarët nuk do të arrijnë të heqin qafe njollën e fëlliqtë as përpara popullit, as para historisë.

***

Siç e di çdo oficer, nuk ka asnjë arsye të argumentojë se kur do të ndalet një grup ushtarësh që është duke ikur. Për t’i bërë gratë dhe burrat shqiptarë të fillojnë betejën për mirëqenien e popullit të tyre, do të kërkohen shumë më tepër sesa argumente. Në disa raste, ju ndoshta do të duhet të jepni shembuj, veçanërisht për individët më frikacakë dhe pa karakter. Përveç përdorimit të karotës dhe kamxhikut, institucioni i ngarkuar me ndalimin e ikjes duhet të jetë i pajisur me zëra të lartë dhe forcë fizike mbresëlënëse. Imagjinoni se ne jemi në një luftë, të grupuar menjëherë pas vijës së përparme të frontit, në një zonë të mbushur me krater dhe llogore qitjeje, tela me gjemba dhe tanke të shkatërruara. Diçka ka ndodhur këtu, të gjithë ushtarët janë në gjendje paniku dhe ikin mbrapa, larg pozicioneve të tyre të mbrojtjes kundër një nocioni iluzionist dhe të paqartë të sigurisë. Askush nuk dëshiron të mbetet në shiun e plumbave, askush nuk do të copëtohet nga shpërthimet e granatave. Askush nuk guxon të qëndrojë në pozicionet e tyre, domethënë pothuajse askush, ata që mbeten nuk mund të ofrojnë asgjë tjetër përveç rezistencës maksimale të pamjaftueshme. Ushtria është në tërheqje të plotë, në gjendje çrregullimi dhe armiku po fiton gjithnjë e më shumë terren. I gjithë autoriteti praktikisht është zhdukur, vetëm armiku duket se ka një plan specifik, dhe udhëhiqet nga udhëheqës të vendosur dhe të aftë. I gjithë organizimi është shembur, grupe më të vogla janë duke luftuar të vetmuar dhe sipas gjykimit të tyre, por ato mund të jenë thjesht një moment i bezdisshëm dhe nuk mund në asnjë mënyrë të pengojnë përparimin e armikut.

Përveç disa pikave të ndritshme, siç është lëvizja shqiptare e rezistencës, skenari i përshkruar më sipër është mjaft i ngjashëm me situatën në vendet shqiptare sot. Njerëzit janë në ikje të plotë. Atdheu boshatiset tërësisht. Armiku ka nismën (iniciativën) absolute dhe mund të zgjedhë kohën dhe vendin e pothuajse çdo beteje me karakter vendimtar. Armiqtë tanë e përdorin luftën psikologjike deri në skajshmëri, ata janë shumë të aftë t`i demoralizojnë burrat tanë, të cilët duhet të jenë në pjesën e përparme të frontit, si dhe pjesën tjetër të popullatës. Agjentët e armiqve ndajnë njerëzit në luftë klasore, luftë fetare, luftë krahinore, luftë fisnore, luftë klanore dhe luftë gjinore, duke u përpjekur të largojnë vëmendjen e shoqërisë shqiptare, nga situata alarmante në iluzione më të parëndësishme dhe të përshtatshme. Agjentët e tij përhapin të gjitha llojet e stimujve midis njerëzve tanë për t`i dobësuar ata më tej. Nëpërmjet agjentëve të tij të brendshëm ai përhap ide subversive dhe false, duke mbështetur të gjitha llojet e besëkotësive dhe mashtrimeve.

***

Armiku na thotë se vendet tona janë toka e të gjithëve, nëse thjesht dorëzojmë paragjykimet dhe dyshimet tona, nëse thjesht heqim dorë nga gjithë rezistenca për të mbrojtur kufirin nga emigracioni ilegal e i paligjshëm – atëherë gjithçka do të marrë fund, të gjithë do të jetojnë në paqe me njëri-tjetrin në një parajsë “demokraci”. Ai gjithashtu na thotë se pushtimi është tashmë një fakt – të huajt do të vijnë apo janë këtu për të qëndruar (zëvendësuar shqiptarët) – dhe se ne thjesht duhet të “mësohemi” të jetojmë dhe të pranojmë shoqërinë e re dhe “begatuese” (dmth ndryshimin demografik ku shqiptarët në vendin e vet do të jenë minoritet brenda 4-5 vitesh). Atyre që e kundërshtojnë atë u atribuohen epitete si “nazistët”, “racistët” dhe “kriminelët”.

Feja e organizuar (e importuar nga të huajt dashakeq) mobilizohet nga armiqtë tanë si një kalë Trojan, i cili gjithashtu prish bashkëjetesën (unitetin) e njerëzve nga brenda. Hoxhallarët-priftërinjtë veprojnë në mënyrë aktive për të huajt, duke i portretizuar të gjithë kundërshtarët e botëkuptimit të tyre si “të këqij”.

Kuvendet e dy shteteve tona janë mbushur përplot me krimba pa-kurrizorë që zvarriten rreth e poshtë para këmbëve të armiqve. Krimbat e trojeve jashtë murit të arbrit gjithashtu. Prejardhja jonë e lashtë pellazge/ilire edhe nga vetë bastardët mohohet, kurse nga armiqtë përvetësohet. Njerëzit tanë dhe natyra jonë e begatshme mbitokësore, nëntokësore, ujore, ajrore, diellore shfrytëzohen nga të huajt dhe oligarkët e vendit. Të gjitha format e fenomeneve të sëmura shoqërore mbështeten nga propaganda e armikut nëpërmjet zagarëve të tyre shqipfolës – gjithçka fisnike bëhet e turpshme dhe degradohet.

***

Ikja duhet të ndalet. Këtu është e rëndësishme për të rifilluar betejën. Ekuipazhi i ikur duhet të bindet të kthehet prapa në fortifikimet e tyre. Pyetja është se si. Unë kam parë oficerë dhe ushtarë, madje edhe viktima të keqinformimit të armikut, që përpiqeshin ta ndalojnë arratisjen (ikjen) e turmave  me argumente dhe fjalë të këndshme. Kjo ka dështuar gjithmonë.

Unë kam parë grupe të vogla burrash (grash) shqiptarë por jo vetëm, t`i përvishen betejës kundër armikut, i kam parë ata të luftojnë me taktika të gabuara dhe kurrë nuk kanë qenë pjesë e një strategjie më të madhe dhe të përgjithshme. Kam parë disa duke luftuar vetëm për hir të luftës, pavarësisht nga pasojat për veten e tyre – idealistë të vërtetë të përgatitur të sakrifikojnë veten për njerëzit e tyre, kombin dhe atdheun.

Në nxehtësinë e luftës shpesh harrojmë që qëllimi i përgjithshëm duhet të jetë fitorja. Çdo gjë tjetër duhet të jetë në varësi të kësaj. Strategjia dhe taktikat tona duhet të përshtaten me kushtet e fushëbetejës. Armiku gjithashtu nuk vonohet në shpërndarjen e informacionit të rremë (jo të vërtetë) në lidhje me rrjedhën tonë të mundshme të veprimit.

Në çdo rast, ai do të na pengojë të zbatojmë strategji efektive dhe taktika efektive. Të jesh i sigurt që ai ka agjentët e tij në mesin tonë, “oficerët” që nxisin ushtarët kundër ekipit të gabuar, “ushtarët” që përhapin thashethemet e liga dhe të tjerët që sabotojnë makinerinë luftarake në mënyra të tjera. Metodat janë të shumta – dhe deri më tani të suksesshme. Siç e di çdo oficer, ose duhet ta dijë, pa dyshim nuk ka asnjë ide që të ndalojë një numër të arratisurish me një ton lajkues, dhe pastaj të përpiqet t’i kthejë ata në pozicionet e tyre të mbrojtjes me argumente. Argumentimi racional dhe i civilizuar çon vetëm në shkeljen e njeriut.

***

Të gjithë shqiptarët që kanë qenë subjekt i një propagande përçarëse të armikut për të ndryshuar qëndrimet dhe perceptimet e tyre që nga fëmijëria, konsiderojnë (të thjeshtë dhe të pabesë ashtu siç janë) se e vetmja gjë e arsyeshme është që të tërhiqen sa më larg nga alarmi i luftës. Për shumicën e njerëzve tanë, kjo anë egoiste e personalitetit të tyre fatkeqësisht është mbizotëruese dhe po kontrollon veprimet e tyre. Disa ikin për shkak të frikës, paburrërisë (poshtërisë), të tjerët sepse janë të hutuar, por shumica e njerëzve ndoshta ikin sepse “të gjithë të tjerët e bëjnë këtë”. Megjithatë, e vërteta është që shumica e burrave shqiptarë, edhe nëse publikisht do të thoshin diçka tjetër, thellë në zemër e mbështesin kauzën e përbashkët, çështjen tonë madhore kombëtare, të cilën duhet ta mbrojmë bashkarish, kudo që gjendemi, në vendlindje apo diasporë. Ka të bëjë me jetën ose vdekjen e Kombit dhe të Vendit. Thjeshtë, vetëm se ata janë të demoralizuar, ata shohin se u mungon udhëheqja, se armiku posedon të gjithë autoritetin, dhe për këtë arsye u duket e pakuptimtë përballja me keqbërësit që kanë kapur shtetin, e kotë ta fillojnë betejën. Askush nuk i ka formuluar ndjenjat e tyre në fjalë, argumente dhe veprime. Disa qerrata me siguri kanë ndërruar anët dhe po punojnë pak a shumë në mënyrë aktive për armikun. Por këto janë elementët absolutë më të këqij dhe më të paturpshëm të kombit tonë, ata janë minj të ujërave të zeza, të vegjël e të përçmuar, të cilët ose kanë marrë anën e armikut për arsye thjesht egoiste, ose sepse janë ngatërruar rëndë ose thjesht të çmendur. Këta minjtë e kanalizimeve mund të duket se janë edhe më shumë dhe “më të mirë” sesa janë në të vërtetë, pasi armiku në propagandën e tyre vazhdimisht i thekson si “modele shëmbëlltyrë”, “udhëheqës” dhe “të famshëm”. Të gjithë mund t’i shikojnë çdo ditë në TV-të e tyre, të veshur dhe të përlyer me kozmetikë apo operacione plastike, të drejtuar mirë si kukulla vitrine në një spektakël të shkëlqyeshëm, por të neveritshëm dhe tragjik, pjesë teatrale. Populli jonë është zhytur në një gjendje të gjumit, duke harruar se mundësia për luftë dhe kolonizim ka qenë pothuajse gjithmonë dhe është nxitur nga nevoja për tokë të re dhe burime të reja për një popull apo racë specifike, kur hapësira e tyre origjinale e jetesës nuk po zgjerohet më dhe është e pamjaftueshme për oreksin e tyre, sidomos të vetëshpallurve “Popull qiellor” (Nebeski narod).

***

Paburrëria, përulësia do të kushtojë. Për të përkujtuar me gjithë nder anët më fisnike të ushtarëve, por e vërteta brutale është që ushtarët duhet të shkelmohen përsëri në pozicionet e tyre, njëherësh që ata gjithashtu dëgjojnë se të jesh frikacak është më e keqja që mund të imagjinohet, se lufta për mbijetesën e kombit dhe të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim të përkatësisë etnike, fetare etj., është më e rëndësishmja se gjithçka tjetër. Oficerët duhet të zhurmojnë, nxisin dhe apelojnë ushtarët që t’i ndalojnë ata të ikin. Disa prej tyre duhet të udhëheqin rrugën si shembuj të mirë, por vetëm kur ata kanë marrë vëmendjen e ekuipazhit. Disa dezertorë ndëshkohen rëndë, jo sepse është “e duhur”, por sepse duhet të vendosen shembuj në mënyrë që të gjithë të kuptojnë se të jesh frikacak mund të kushtojë njëlloj sa guximi.

***

PS: Disa bashkatdhetarë më kanë pyetur e kujt është kjo foto (ilustrimi) që unë e përdori edhe sot, pasi e kanë parë në shumë faqe të huaja interneti. E imja…

 

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Kolinda, presidente e përjetshme e Kroacisë – Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

 

 Sepse Kolinda Grabar Kitaroviq, pas  ish-presidentit të ndjerë të Kroacisë Dr. Franjo Tugjman (1999) me vizionin, me vendosmërinë, me politikën dhe me diplomacinë e saj të përqëndruar në mbrojtjen e interesit të përgjithshëm të kombit kroat dhe të Republikës së Kroacisë, ia arriti që ta shpëtojë Kroacinë nga detugjmanizimi serbomadh millosheviqian (2000-2019).

Kjo është merita e saj më e madhe deri tani si presidente e suksesshme dhe e merituar e Republikës së Kroacisë. Këtë, do të duhej që populli kroat ta zgjedhte presidente të përjetshme të Kroacisë, sepse brenda katër viteve të shkuara (2015-2019) dëshmoi aftësinë politike e diplomatike, guximin, diturinë, sakrificën, dashurinë dhe besënikërinë ndaj popullit liridashës kroat dhe ndaj interesave vitale të tij dhe të shtetit të pavarur dhe sovran të Kroacisë, të themeluar nga sakrifica, nga gjaku i qindra e mijëra dëshmorëve dhe heronjve kroatë me liderin-strategun udhëheqës politik, diplomatik dhe ushtarak, presidentin e tyre, Dr. Franjo Tugjman.

 

Kolinda Grabar Kitaroviq-fat i madh për Kroacinë

Presidenti i parë historik i Kroacisë së pavarur, demokratike dhe sovrane (1990-1999) Dr.FranjoTugjman, kroatëve ua ka lënë këtë amanet historik, politik, kombëtar dhe atdhetar : “ Të dashur vëllezër dhe motra kroate, kemi me çka ta ndërtojmë historinë tonë, kemi  përse të jemi historikë. Pra, ta ruajmë këtë që kemi krijuar. E dimë se fati ynë është vetëm në duart tona. Le të rrojë Kroacia jonë e  vetme dhe e përjetshme

 

Rođen dr. Franjo Tuđman, prvi hrvatski predsjednik

 

Rođen dr. Franjo Tuđman, prvi hrvatski predsjednik

Kao antifašist, vojnik, a poslije znanstveni istraživač, dr. Tuđman je i pod cijenu sudskih progona godinama upo…

 

Pas vdekjes së themeluesit-presidentit të Kroacisë, Dr. Frano Tugjman (1999), 16 vjet  më pas, pikërisht më 2015, presidente e Kroacisë u zgjodh Kolinda Grabar Kitaroviq.

Ky ishte një fat  i madh  për kombin kroat dhe për Kroacinë e lirë, demokratike, të pavrur, sovrane dhe paqësore, se  me t’u zgjedhur presidente, Kolinda Grabar Kitaroviq ia arriti që t’i betonojë  të gjitha përpjekjet politike, propagandistike dhe diplomatike  serbomëdha për detugjmanizimin-serbizimin e Republikës së Kroacisë. Kjo është fitorja më e madhe e politikës kombëtare dhe demokratike racionale dhe paqësore e presidentes kroate Kolinda Grabar Kitaroviq brenda mandatit të saj të deritashëm (2015 – 2019).

Kjo është pasuesja më besnike, autentike, mendjehollë, largpamëse, e ditur, e vendosur dhe krenare, që ndjek rrugën revolucionare çlirimitare kombëtare dhe shtetërore, demokratike dhe paqësore të themeluesit-presidentit të parë të Republikës së Pavarur dhe Sovrane të Kroacisë, Dr. Franjo Tugjman. Kjo është fati i popullit kroat dhe i Kroacisë së pavarur të Tugjmanit, i cili e deshi dhe e jetësoi lirinë dhe pavarësinë  e Kroacisë dhe të kombit kroat, duke ia thyer kurrizin-duke triumfuar mbi agresionin dhe gjenocidin serbomadh (1990-1995).

Ndryshe, Kroacia e themeluar me gjakun e heronjve dhe të dëshmorëve kroatë në luftën  e drejtë mbrojtëse me Dr. Franjo Tugjman në krye (presidenti i parë historik i Kroacisë,1990-1999), në kohë paqeje, sistematikisht dhe institucionalisht, do të rrezikohej nga politika kolonizuese serbo-sllave e Serbisë së Madhe sikurse këtu e 72 vite më parë (1918-1990) kinse në ermër të “mbrojtjes” së të drejtave dhe lirive të minoritarëve serbë në Kroaci.

Vakumin politik nacional dhe shtetëror të Tugjmanit e zëvendësoi doktrina e politikës shoviniste serbomadhe e detugjmanizimit në Kroaci (1999-2015).

 

Sidomos pas vdekjes së presidentit Franjo Tugjman, në format më perfide të veprimeve politike dhe propagandistike të liderëve politikë serbomëdhenjë dhe proserbë në Kroaci përmes partive politike të “moderuara” siç ishte  Partia Social Demokratike (PSD-ja) e Ivica  Raçanit dhe  Partia e Pavarur Demokratike Serbe (PPDS) e Milorad Pupovcit, si dhe e disa liderëve të partive të tjera “partizane” minore, mbështetëse të tyre, shpërfaqën rezervat, dyshimet, urrjetjen , alergjinë dhe mospajtueshmërinë ndaj koncepteve të strategjisë mbrojtëse të doktrinës çlirimtare kombëtare dhe liridashëse të  HDZ-së, përkatëtisht të themeluesit dhe të kryetarit të saj historik, Dr. Franjo Tugjman, me moton se  Tugjamni  “ishte fajtor”  për  “spastrimin”  dhe shpërnguljen e minoritarëve serbë nga Kroacia, me rastin e ndërmarrjes së operacioneve luftarake kundër okupatrëve çetniko-fashistë serbomëmedhnjë, të njohura me emrin “OLUJA”  (STUHIA), më 1995.

 

Përzierja e Serbisë në çështje të brendshme të  Republikës së Kroacisë

 

Fatkeqësisht, mosndëshkimi i 3 gjenocideve të Serbisë nga ana bashkësisë ndërkombëtare, Serbia, edhe sot, në kohë paqeje (2019) nuk ndihet fajtore e as përgjegjëse për 3 agresionet dhe gjenocidet e saj ndaj kroatëve, myslimanëve boshnjakë dhe shqiptarëve, por vepron në rolin e “viktimës”, duke u përzier në çështje të brendshme, pikësëpari të Kroacisë, të cilës orvatet t’i diktojë dhe t’ia imponojë  vendimet e saj politike se, çfarë duhet  shteti dhe populli kroat të konsiderojnë si vlera të tyre historike, nacionale dhe shtetërore, duke ua kontestuar dhe mohuar edhe  fitoren  e çlirimit përfundimtar të Kroacisë, të kurorëzuar përmes aksionit luftarak gjithëkombëtar dhe  gjithështetëror mbrojtës(domovinski rat), të njohur me emërtimin ”OLUJA”- STUHIA, 1995.

-Kontestimi i kësaj fitoreje nga ana e Beogradit zyrtar dhe nga forcat regresive nacionaliste dhe shoviniste serbe brenda  minoritet serb në Kroaci me Milorad Pupovac në krye dhe me kuislingët serbosllavë, pas vdekjes së presidentit historik, Dr.Franjo Tugjman (1999) nxori në sipërfaqe projektin “Detudjmanizacija Hrvatske” (Detugjmanizimi i Kroacisë). Ky projekt famëkeq antikroat  serbomadh ka për qëllim  mohimin dhe vënien në pikëpyetje të luftës dhe të vlerave çlirimtare kombëtare mbrojtëse të popullit kroat kundër agresorit dhe okupatorit çetniko-fashist serb (1990-1995).

 “Stuhia”  ishte ndëshkimi dhe përgjigjja legjitime agresionit  ushtarak serbomadh ndaj Kroacisë

 

Kjo ishte kuintesenca  dhe kurora vlerore e fitores së të gjitha betejave të luftës së drejtë mbrojtëse çlirimtare kombëtare dhe ushtarake të Kroacisë kundër okupatorit çetniko-fashist serb, i cili duke vrarë kroatë civilë, ia arriti ta formojë njëfarë republike fantome , të vetëquajtur “Republika Srpska Krajina” me kryeqytet Kninin brenda territorit të Republikës së Kroacisë.

Mirëpo, kjo farë republike serbe ,  de facto dhe de jure ishte agresion dhe përzierje direkte dhe indirekte e Serbisë në punë të brendshme të Kroacisë, e cila brenda një kohe të shkurtër në saje të luftës çlirimtare të forcave ushtarake  kroate, u hodh në erë si kulla prej letre, ku fatin e saj përjetësisht e vulosi  aksioni luftarak “Stuhia” me  gjeneralët dhe me ushtrinë e saj fitimtarë kroatë mbi agresionin  pushtues serbomadh(1991-1995).

 

   Sipas tandemit Vuçiq-Daçiq, “velikasrpska agresija, prazna reç” !?

 

-PO, atëherë, pse forcat serbe pushtuan dhe dogjën rrafsh me tokë Vukovarin e Kroacisë, duke mos kursyer as qendrën spitalore me personelin dhe me pacientët e tij?

-Ishte kjo “prazna rec” dhe “floskulë” e propagandës kroate, Jo, assesi, kjo ishte “vojna, paravojna i policijska velikosrpska agresija i klasican genocid” ndaj popullit civil kroat dhe ndaj shtetit të pavarur dhe sovran të Kroacisë.  Këtë tragjedi e ka parë tërë Evropa dhe tërë bota në rrjetet televizive dhe sociale të përbotshme, përpos popullit serb në Serbi, i cili ishte mbyllur si “zogu në kafaz” nën bllokadën dhe në terrinën totale të inoformimit medial (TV, radio, gazeta, revista etj.) të regjimit policor-ushtarak të Slobodan Milosheviqit, që serbët i ushqente vetëm me informacionet e cenzuruara serbomëdha të Agjencisë fashsitoide “Tanjug”, RTS  dhe gazeta “Politika” etj., që dezinformonin për “fitoret e mëdha” të bandave paramilitare, militare dhe policore në frontet e ndryshme në territoret e Kroacisë, të Bosnjës dhe të Kosovës (1991-1999).

Kjo  “ishte e vërteta” e  3 agresioneve dhe e 3 gjenocideve serbomëdha, të cilën me paturpësinë më të madhe, edhe sot, pas 30 vitesh e politika zyrtare serbomamdhe dhe serbomëdhenjtë  e mbrojnë këtë të “vërtetë si fitimtarë” në tokat e huaja, duke mos u penduar fare dhe, duke mos kërkuar falje kolektive për krimet e gjenocidit  ndaj kroatëve, myslimanëve boshnjakë dhe ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Pra, sa ia vlen, kur edhe pas 30 vitesh agresionin dhe gjenocidin serbomadh nuk e pranojnë liderët politikë drejtues të Serbisë, duke u “justifikuar” se as në Kroaci, as në Bosnjë e as në Kosovë nkishte “agresion” dhe “gjenocid” serb, por vetëm “luftë civile” !?

Mirëpo, faktet dhe argumentet flasin ndyrshe, viktimat  flasin vetë, të zhdukurit, shkatërrimet masive të shtëpive dhe të vendbanmimeve kroate në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë dëshmojnë brutalitetin e agresionit dhe të gjenocidit serbomadh ndaj kroatëve, myslimanëve boshnjakë dhe shqiptarëve (1990-1999).

Pavarësisht nga propaganda, politika dhe diplomacia e  liderëve të sotëm të Serbisë (Vuçiq, Daçiq, Vulin etj.), duke mos pranuar të vërtetën e krimeve  të agresonit gjenocidal serb ndaj kroatëve, myslimanëve boshnjakë dhe shqiptarëve, -agresioni pushtues serbomadh  nuk ishte “floskulë”- “fjalë boshe” siç thotë me paturpësi presidenti aktual  i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si dhe nuk ishte “najveca lazh” siç gënjen ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, por ishte vërtet “VELIKOSRPSKA AGRESIJA “ kundër kombit kroat dhe kundër Kroacisë, që zgjati 5 vjet (1991-1995), ku mori shumë viktima kroate :   “13.914 prej tyre 8257 luftëtarë dhe 5657 civil֝ë, si dhe 1093 persona  evidencohen si të zhdukur” sipas evidencës së  “HMDCDR” të Kroacisë.

 

  E vërteta e vetme e hidhur-as në Kroaci, as në Bosnjë e as në Kosovë nuk ka pasur luftë civile

 

“Sot (2017) si nënkryetar  i Qeverisë së Republikës së Kroacisë dhe si Ministër i Mbrojtjes, por edhe si gjeneral i Ushtrisë fitimtare të Kroacisë, dëshiroj t’i vë në dijeni të gjithë, se nuk ekzistojnë DY TË VËRTETA, POR VETËM NJË. Republika e Kroacisë nuk ka zhvilluar  kurrfarë ‘lufte qytetare’, POR luftë të drejtë mbrojtëse-DOMOVINSI RAT kundër  agresionit brutal serbomadh. Ushtari kroat ka luftuar brenda kufijve  të Republikës së Kroacisë për të fituar lirinë dhe paqen dhe, në këtë luftë të imponuar jemi mbrojtur dhe kemi fituar. “ (DAMIR KRSTIČEVIĆ SPUSTIO SRPSKOM MINISTRU ‘Ne postoje dvije istine, ovdje nije bilo građanskog rata, mi smo se borili unutar svojih granica za mir’).

 

Nuk ka dyshim se, Serbia ka kryer 3 agresione dhe 3 gjenocide (1990-1999), mirëpo, shteti serb deri tash nuk ka pranuar se ka kryer këto akte të dënueshme , antinjerëzore, antiligjore dhe anticivilizuese kundër popujve kroatë myslimanë boshnjakë dhe kundër popullit shqiptar në Kosovë (2000-2019).

-Thjesht, nuk i ka pranuar dhe, as që do t’i pranojë ndonjëherë këto krime kundër njerëzimit, për shkak se Serbia asgjë nuk ka humbur sa i përket statusit të saj si subjekt juridik ndërkombëtar, duke qenë se është e kënqur me mospërjashtimin e saj nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (edhe pse i ka kryer 3 agresione ushtarake dhe 3 gjenocide mbi popujt e pafajshëm kroatë, myslimanë boshnjakë dhe shqiptar, gjatë viteve 1990-1999).

Vështruar në aspektin  juridik ndërkombëtar, Serbia si anëtare e OKB-së, pikësëpari ka shkelur  Nenin 2 të Kartës së Kombeve të Bashkuara , ku sipas  7 pikave të tij, rigorozisht  janë të ndaluara dhe të dënueshme rrezikimi i paqes dhe i drejtësisë ndërkombëtare, si dhe kërcënimi me force dhe  përdorimi i forcës, siç janë agresioni dhe ndërhyrja kundër tërësisë territoriale të cilitodo shtet të pavarur dhe sovran.

Edhe sipas së drejtës ndërkombëtare, edhe sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara, edhe sipas Konventave të Gjenevës (1949; 1969…) etj., kjo ndërhyrje e Serbisë me Slobodan Milisheviqin në krye, ishte agresion direkt kundër Kroacisë. Mirëpo, në këtë rast, për çudi, nuk intervenoi as OKB-ja, as BE-ja, edhe pse Serbia, pa asnjë të drejtë historike dhe ligjore pati formuar një shtet të ri serb-republika srpska krajina brenda shtetit fqinjë-Kroacisë. Kjo tolerancë e  OKB-së ndaj Serbisë agresore dhe pushtuese të territorit të Kroacisë, është në kundërshtim flagrant me parimet dhe me qëllimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara, sepse duke vrarë  popullatën civile kroate, duke djegur dhe rrënuar shtëpi dhe vendbanime të panumërta, duke vjedhur dhe plaçkitur pasurinë e qytetarëve koratë, si dhe duke bombarduar objekte civile, spitale, shkolla e kisha etj., siç ishte edhe gjenocidi serb në Vukovar…etj., Serbia me aktet e saj agresive pushtuese rrezikoi jo vetëm Kroacinë, Ballkanin, por edhe  sigurinë dhe paqen në Evropë.

Edhe pse, në këtë rast Serbia si anëtare e OKB-së bëri 3 agresione dhe 3 gjneocide, KS-ja nuk vuri në zbaim të menjërhershëm  Nenet: 39, 40, 41dhe 42 (KREU VII) të Kartës së OKB-së,  sipas  të cilave, ligjërisht dhe ushtarakisht, do të duhej të ndëshkohej dhe sanksionohej  Serbia për 3 agresionet dhe për 3 gjenocidet e saj ndaj Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1990-1999).

Madje, jo vetëm kaq, OKB-ja, në bazë të Kartës së saj, do të duhej ta përjashtonte Serbinë nga radhët e saj, sepse si shtet agresor dhe gjenocidal nuk ka asnjë të drejtë ligjore të jetë anëtare e Kombeve të Bashkuara.

Kjo do të ishte  mbrojtja e sigurisë, e rendit, e drejtësisë ndërkombëtare, e humanizmit,  e paqes, e demokracisë dhe e bashkëpunimit  si vlera universale botërore.

“Zabrana Oluje” është kërcënim dhe provokim koherent nga pozita e politikës së forcës  serbomadhe !

Ky kërcënim  i politikës serbomadhe nënkupton se, edhe sot(2019) Serbia ëndërron të përzihet në punë të brendshme të Kroacisë, ky fenomen absurd, por edhe shumë i rrezikshëm për unitetin, sigurinë dhe paqen, si duket ka   “lëshuar rrënjë dhe lozë” tek ekstremistët serbomëdhenjë në Koraci, që nga vdekja e Tugjmanit (1999).

Kjo strategji kundër qenies së shtetit të pavarur dhe sovran kroat ka karakter afatgjatë me moton  “e butë demorkatike” serbomadhe të ashtuquajtur  “DETUGJAMNIZIMI” (DETUDJMANIZACIJA ) kinse në “dobi” të gjithë qyetarëve të Kroacisë dhe të “demokratizimit” të Kroacisë !?

Ky është mashtrimi, manipulimi dhe gënjeshtra më e rafinuar politiko-propagandistike serboamdhe, që haptazi dhe fshehurazi ka  në shënjestër rrënimin dhe asgjësimin urgjent sistematik dhe institucional të vlerave vitale kombëtare dhe shtetërore të Kroacisë së pavarur dhe sovrane të popullit liridashës kroat.

Mirëpo, populli kroat, as politika, as shkenca, as propaganda, as diplomacia, as kisha katolike e as subjektet e tjera shoqërore etj., me asnjë çmim mashtrues, nuk do të duhej të lejonin dot “DETUGJMANIZIMIN” SERBOMADH, që pas tij fshihet  retushimi dhe shlyerja e historisë dhe e luftës heroike dhe të lavdishme çlirimtare   dhe atdhetare kroate kundër agresorit serbomadh (1990-1995).

EVROPA DHE ALEATI I DOMOSDOSHËM – Nga ANGELO PANEBIANCO – E përktheu Eugjen Merlika

 

 

Është e paarsyeshme të përcaktohet si absurd mëtimi i “sovranistëve” për të rivendosur një sovranitet të plotë kombëtar duke ngushtuar këndin e hapjes së Vëndit të tyre ndikimeve të jashtëme e, në të njëjtën kohë, të lihen mbas dore pasojat e këtyre ndikimeve të jashtëme, të ndërlidhjeve ndërkombëtare, mbi të tashmen e mbi t’ardhmen e të njëjtit Vënd. I përkthyer dhe i vënë në lidhje me rastin italian, do të thotë se për të bërë çfarëdo hipotezë të mënçur mbi fatin e 5 Yjeve dhe të Legës, por edhe të kundërshtarëve të tyre të mbrendshëm, duhet para së gjithash të vërehet kuadri ndërkombëtar, bota që na rrethon. Mbi të gjitha duhet pyetur mbi t’ardhmen e Shteteve të Bashkuara. Vlen për hegjemonitë (si ajo amerikane) ajo që vlen për perandoritë. Nuk kuptohet asgjë se çfarë ndodh në rrethinat nëse nuk kuptohet se çfarë po ndodh në “qendër” (perandorake apo hegjemonike). Në 2020 do të zhvillohen zgjedhjet presidenciale amerikane. I favorizuar edhe nga ecja shumë e mirë e ekonomisë, Donald Trump-i a do të fitojë një mandat të dytë? Apo (por hamendja është më pak e mundëshmja e të gjithave) një kandidat i shprehur nga krahu më radikal i partisë demokratike do të arrijë emërimin e do të mundë Trump-in?

Apo, së fundi, presidenti aktual mund të thyhet nga një demokrat më qëndrësor (Joseph Biden ose njëri si ai)? Si evropianë e si italianë argumenti na përket. E ardhmja jonë do të varet në shkallë të gjërë nga përfundimet e atyre zgjedhjeve.

            Si rastësia sot e gjykuar si më e mundëshme (rizgjedhja e Trumpit) aq edhe ajo më e pamundëshmja (fitorja e një demokrati radikal) do të ishin për Evropën, lajme shumë të këqia. Trump-i do të plotësonte veprën e tij të tronditjes së institucioneve bija dhe (shtylla) të sistemit të shumanshëm të dëshëruara nga Shtetet e Bashkuara mbas luftës së Dytë botërore. Nato do të dilte me eshtra përfundimisht të thyera. Evropianët, shumë më tepër konsumues se sa prodhues të sigurisë që nga fillimi i mbasluftës, do të gjindeshin të zbuluar, pa mbrojtje. Dhe Bashkimi evropian do të pësonte goditje shumë të forta: për të qëlluar “armikun” (tregtar), Gjermaninë, Administrata amerikane (e mbështetur edhe nga kryeministri i ri britanik, Boris Johnson) do të bënte gjithshka për t’i vënë evropianët njërin kundër tjetrit. Në mbarim të një mandati të dytë të Trump-it, shumë mundësisht shprehja “Perëndim” nuk do të kishte më asnjë kuptim politik.

Por as edhe fitorja e një kandidati radikal nuk do të ishte një ogur i mirë për evropianët. Sepse e majta amerikane (flas , natyrisht, për radikalët, jo për traditën wilsoniane demokratike) është me prirje izolacioniste dhe po aq armiqësore sa Trump-i kundrejt shumanshmërisë.

Rizgjedhja e Trump-it ose fitorja e një demokrati të krahut skajor do të ishin lajme shumë të mira për sovranistët evropianë. Sfilitja në rritje e lidhjeve ndëratllantike dhe shtimi i dasive në fushën evropiane janë kushte të rëndësishme për të fuqizuar besueshmërinë dhe peshën zgjedhore të sovranistëve në kontinentin e vjetër.

Një tjetër histori do të ishte si pasojë e fitores së Biden-it ose të një tjetër qëndërsori si ai. Evropa (përfshirë Gjermaninë) do të kthehej përsëri të quhej në ashington aleatja e zgjedhur, partnerja e domosdoshme. Do t’ishte përsëri e lejuar të mendohej se “Perëndimi” nuk është vetëm një vjetërsirë, një kategori politike e së shkuarës.

Kush ka një koncept përcaktues të proçeseve historike mendon se nuk mund të bëhet asgjë: Amerika është futur pakthyeshmërisht në një fazë rënieje (relative), një fazë në të cilën fuqija e saj e hershme shkon drejt një zvogëlimi energjik. Kur fuqia hegjemone fillon të pakësohet, ajo pushon  së mbështeturi ende “shumanshmërinë”, më konkretisht t’i ofrojë aleatëve të saj “të mira publike” (siguri ushtarake, qëndrueshmëri monetare, liri të shkëmbimeve tregëtare, etj) në shkëmbim të pranimit të udhëheqjes së saj. Kombëtarizmi i Trump-it (“secili për vete”) do t’ishte një shprehje e kësaj prirjeje. Nëse ka arsye kush mbështet këtë tezë, atëherë nuk mbetet veçse të ndërgjegjësohemi se jemi të zhytur në telashe deri në grykë. Për më shumë se një shtatëdhjetëvjeçar  Evropa ka patur paqe, qëndrueshmëri demokratike, zhvillim ekonomik. Nuk qenë dhurata të zbritura nga qielli, qenë (dhe janë ende) pasojat e një tërësie të kushteve ndërkombëtare. Nëse nuk do të jenë më këta kushte çfarë do të ndodhë me paqen, qëndrueshmërinë demokratike, zhvillimin ekonomik?

Është e drejtë të përfytyrohet që Evropa do të rifillonte të ndahej. Siç ka bërë gjithmonë para mbarimit të luftës së Dytë botërore. Do të rritej në kontinentin e vjetër ndikimi i fuqive autoritare (Rusia, Kina). Në krye të pak dhjetëvjeçarëve, do të mbetej fare pak nga Evropa që njohim.

Për fat interpretimet përcaktuese të historisë nuk janë domosdoshmërisht më të pranueshmet. Rastësitë, rrethanat, shpejtojnë ose ngadalësojnë (e ndonjëherë madje prapësojnë) prirje të tilla në veprim. Në Washington, qoftë edhe për një frymë, për një grusht votash, mund të riformohet një udhëheqje përsëri në dobi të shumanshmërisë. Në një rast të tillë pasojat mbi Evropën do të ishin të rëndësishme, e ndoshta mjaft të shpejta.

Doli e gënjeshtërt teza e mbështetur gjatë në mjediset kundëramerikane evropiane, simbas së cilës pakësimi i “kapjes” së Shteteve të Bashkuara  mbi Evropën do t’i jepte evropianëve lirinë e dëshiruar për të përsosur integrimin e Kontinentit. Ka ndodhur krejt e kundërta: pakësimi i lidhjeve ndëratllantike ka ecur me të njëjtin hap me krizën e Bashkimit. Mund të mendohet se nëse ato lidhje mund të forcohen edhe Bashkimi do të ketë dobi. Salvini, Di Maio, Conte, Zingaretti, Berlusconi, etj.. Për domosdoshmëri profesionale kronistët politikë arsyetojnë “sikur” fati i Vëndit të ishte krejtësisht në duartë e aktorëve politikë lokalë, shumë (a pak) të rëndësishëm për çastin. Dijmë që është kështu vetëm në një pjesë shumë të vogël.

 

“Corriere della Sera, 29 gusht 2019       E përktheu Eugjen Merlika