VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

“Dialogu intern ” i Vuçiqit me serbët, nuk mund të ndryshojë statusin e Kosovës së shkolonizuar dhe të pavarur – Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

By | July 27, 2017

Komentet

Qeveria e Kosovës të protestojë zyrtarisht në Bruksel, jo në facebook – Nga SHABAN MURATI

Revanshi serb për shkatërrimin e shtetësisë së shtetit të pavarur të Kosovës vazhdon i shfrenuar. Më 28 tetor në tekstin e betimit të qeverisë së re serbe, të kryesuar nga Ana Bernabiç, deklarohet se qeveria betohet se do të ruajë me përkushtim Kosovën si pjesë e Serbisë. Të njejtin betim anti Kosovë bëri edhe presidenti serb Vuçiç, kur u zgjodh president më 2017. Qeveria e re serbe e bëri këtë betim kolonialist për aneksimin e Kosovës pas rifillimit të bisedimeve Kosovë-Serbi në Bruksel me ndërmjetësimin e BE dhe një ditë para raundit të ri të bisedimeve në Bruksel në 29 tetor.

Qeveria e Kosovës, në vend që në shenjë proteste të anullonte këtë raund bisedimesh me Serbinë, dhe në vend që në kanale diplomatike të ngrinte në këmbë kryeqytetet perëndimore për këtë rrugë të rrezikshme, ku Serbia po e fut dialogun, mjaftohet me një reagim në facebook të një zyrtari të saj. Diplomacia kërkon protesta zyrtare në Bruksel, ku duhet të shkundet BE për qendrimet recidiviste koloniale të Serbisë dhe për qendrimet e papranueshme proserbe, që po manifeston hapur i dërguari i posaçëm i BE, Lajçak.

Diplomacia e BE nuk lexon facebook-un e babës së vet dhe jo të lexojë atë të zyrtarëve të dorës së dytë në Prishtinë. Qeveria dhe diplomacia e Kosovës duhet të përplasin këmbët në Bruksel, në Uashington, në Berlin, në Paris dhe kudo, që të dëgjohet zëri dhe protesta e saj për çdo akt dhe hap të Serbisë kundër shtetit të pavarur të Kosovës.

Nëse politikanët e Prishtinës në vend që të mbrojnë Kosovën e rrezikuar, po angazhohen më shumë për ndarjen e kolltuqeve të ardhshme, nuk bëjnë gjë tjetër veçse inkurajojnë Vuçiçin dhe Bernabiçin të legalizojne ambicjet e tyre kolonialiste ndaj Kosovës.

NJË  JETË  NË  DIKTATURË: TEPELENA DHE TMERRET E SAJ TË PËRBINDËSHME – Nga EUGJEN MERLIKA

 

(Kujtime të një “armiku të klasës”)

“Ktu vaji e trishtimi

Veç ndihet ndër shpija

Ktu ndihet tingllimi

I hekrave të mija

E gjama e nji të shkreti

Qi bjen vala e detit.”

NDRE  MJEDA

 

TEPELENA DHE TMERRET E SAJ TË PËRBINDËSHME

 

Një ditë nëntori të vitit 1949 na vunë në një kamion e na nisën për një rrugë të gjatë, të gjatë, që kalonte fusha, lumenj e male dhe përfundonte në Tepelenë. Tepelena… e famshme në historinë shqiptare si vendi nga nisi veprimtaria e njerit nga personalitetet më komplekse e më të diskutueshme të Kombit shqiptar, Ali Pashës, Vezirit të Janinës, do të bëhej, në gjysmën e dytë të shekullit të njëzetë, simboli më i gjallë e më rrënqethës i tmerrit që vetëm stalinizmi shqiptar mund të shpikte. Tepelena, zyrtarisht Kampi i dëbimit, në fakt ai i shfarosjes së njerëzve, pa dyshim barabitej me Mathauzenin, Aushvicin, Bukhenvaldin. Është e vërtetë se nuk pati krematoriumet e tyre por, puna e detyruar, mungesa e ushqimit, mizoria e aparatit policor e bënin vdekjen çdo ditë më të dëshiruar se jetën. Vdekja qëndronte pezull mbi kampin tonë, e kishte pothuajse çdo ditë prenë e vet mes një turme të larmishme shqiptarësh, nga të gjitha moshat e nga të gjitha krahinat, të futura në pesë kazerma të mëdha ushtarake me qindra vetë secila.

Tepelena dhe kampet e tjera të punës ishin varrezat e hapura mbi trupin e Shqipërisë, dëshmitë më të fuqishme, më tronditëse e më të pakrahasueshme të diktaturës së komunizmit shqiptar të Enver Hoxhës, Mehmet Shehut etj. Tepelena është një njollë turpi e pashlyeshme në ndërgjegjen e Kombit. Është detyrë e veçantë e  demokracisë shqiptare t’i kujtojë me një përmendore madhështore viktimat e pafajshme të asaj tragjedie të madhe. Është edhe një detyrë e letërsisë së lirë shqiptare t’i japë botës një Arqipelag Gulag të markës shqiptare. Tepelena ka aqë shumë lëndë nga kujtimet e njerëzve, sa një pendë e fuqishme ( besoj se demokracia do t’i nxjerrë ato) do të krijonte një vepër madhore me përmasa botërore. Tragjeditë shpirtërore e jetësore që janë zhvilluar në atë kamp nuk kanë të numuruar.

Dita në kamp fillonte me natë, në orën tre të mëngjesit. Policët analfabetë e nisnin në atë orë leximin e apelit një për një të të internuarve dhe e mbaronin në ora pesë. Pastaj fillonte marrja e mëngjesit, një ujë i zierë që kishte emrin çaj. Më pas vargu i gjatë i grave, burrave, të rinjve nisej për në mal, për të plotësuar normën e druve- prerje e ngarkim në kurriz- nën vrojtimin e policëve me pushkë në krah. Do të furnizonin me dru ushtrinë, kampin për gatim, komandën për ngrohje, degën e punëve të brëndëshme, familjet  e oficerëve e të policëve, të nëpunësve të komitetit të partisë dhe atij ekzekutiv… Njerëzit ishin kthyer në rolin e mushkës, episodet e dhimbjeve të kësaj pune arrijnë maja të tilla therëse, që do të fyenin ndërgjegjen e çdo qenieje që quhet njeri.

Mbaj mënd sesi natën e Vitit të Ri 1951, sëbashku me gjyshen, prisnim të kthehej nëna nga mali. Gjyshja kishte gatuar diçka, një si qull me pak miell, që do t’a hanim për të “festuar” Vitin e ri. Nëna ime u kthye sëbashku me tri shoqe të saj, vajza të eksponentëve politikë të njohur antikomunistë, të ashtuquajtur “tradhëtarë”. Pasi u kthyen të gjithë në kamp, ato polici i ngarkoi përsëri me dru dhe i nisi për në qytet, për të çuar dru në shtëpinë e një oficeri të policisë. Afër mesnatës ato u kthyen në kazermë. Ç’vit i ri i bukur, ndërsa të tjerë, të “përkëdhelur të fatit”festonin me gjithë të mirat në Hotel “Dajti” apo në Pallatin e Brigadave…

Ajo punë shtazore përballohej me një ushqim që përbëhej nga gjashtëqind gram bukë, nga bollguri me krimba që notonin në lëngun e tij, e plotësohej nga lakrat e egra, kungulli, lendet e lisit, goricat, këto kur kishim mundësi t’i gjenim jashtë kampit. Po t’i shtoje kësaj tabloje kushtet higjenike të tmerrshme, mungesën e banjove të mjaftueshme, të ndërtesave, të vendit për të fjetur (gjithsej tridhjetë cm. gjërësi për person e njëzet për fëmijët), të krijohet pamja e vërtetë e torturës së përditëshme në atë vend të mallkuar, që quhej Kampi i Dëbimit.

Atje, që në moshën gjashtëvjeçare, u njoha me qelinë apo “birucën”, siç përdoret rëndom. Një ditë, duke luajtur si fëmijë, bëra një “gjynah” të madh. Kisha gjuajtur me gurë derrat e komandës që kullosnin të qetë në liri, jashtë telave me gjemba të kampit. Polici më kishte parë. M’u afrua, më kapi për leckash e më futi në birucë. Ende sot më rrënqeth  kujtimi i atyre orëve të kaluara në errësirën e birucës, i vetëm, duke qarë prej frikës së gogolit. Jashtë më fliste gjyshja ime e mirë: “ Mos ki frikë, e mbyt nona gogolin!”. Edhe ajo i rezistonte policit që i kanosej për t’a larguar. Në orën dy të natës një tjetër polic m’a hapi derën e birucës dhe un rifitova “lirinë”.

Ndofta fakte të tilla duken pak të pabesueshëm, por e vërteta është se pati dhe të tjera raste të tilla, krahas qindrave që përbënin ligjin mizor aty brenda. Njëri ndër to, që më vjen ndërmend tani, është ai i një gruaje të sëmurë që rënkonte nga dhimbjet në veshka e i “prishte qetësinë” policit i cili, për pasojë, e lidhi në një shtyllë për njëzetekatër orë. Mbas kësaj ajo mezi erdhi në vete për dhjetë ditë. Cinizmi dhe sadizmi i personelit të komandës besoj se ja kalonte shumë herë figurave të esesëve, që vite më parë shihnim në filmat tanë apo të vendeve të tjera të Lindjes.

Poshtërimi dhe tortura ishin kënaqësitë më të mëdha që ndjenin këta ish partizanë në marredhëniet me të internuarit e çfarëdo moshe, njerëz të pafajshëm, krimi i vetëm i të cilëve ishte se u përkisnin familjeve të të arratisurve ose të kundërshtarëve të diktaturës së kuqe. Emrat e toger Hakiut, aspirant Syrjait, kapterëve Selfo e Tomi, policit Ismail e sa e sa të tjerëve janë shëmbëlltyra të së keqes njerëzore në mëndjet e ish banorëve të kampit dhe kujtohen ende mbas dyzet viteve, kur jeta ka fshirë nga kujtesa emra kryetarësh shtetesh e qeverish.

Gratë dhe vajzat e reja që vinin nga mali nëpër shi me rroba të lagura deri në mish, duke mos patur ndërresa ( në çastin e internimit nuk u ish lejuar të merrnin asgjë veç rrobave të trupit), detyroheshin të mbuloheshin lakuriq nën batanije, mbasi rrobat e shtrydhura i ndenin për t’u tharë. Ruajtësi “ vigjilent” i “rendit më të përparuar të njerëzimit”, kur e pikaste një gjë të tillë, shkonte dhe ia tërhiqte batanijen duke e lënë të zbuluar shqiptaren “ armike” në sytë e dhimbshëm të të pranishmëve. Prej cilit armik ndër shekuj shqiptari do t’a priste një kob të tillë?  Ku t’i kërkojmë krahasimet? Ndoshta në rrëfimet e kuvaitianeve të përdhunuara nga idhtarët e Sadam Hysejnit.

Puna e detyruar, uria e vuajtjet i kishin kthyer në skelete të gjalla mijëra njerëz. Mbi pleqtë, fëmijët e sëmurë, vallëzonte  përditë kosorja e vdekjes, që rrinte e gatshme të merrte pjesën e saj. Në një kamp pune, një të burgosuri, kur i thanë se të vdiq vëllai, pyeti a e kish marrë racionin e bukës për atë ditë…. Të tilla episode ndodhnin edhe në kampin e Tepelenës.

Një tjetër kapitull më vete, i llahtarshëm ishte ai i fëmijëve. Fëmijët e vegjël, që nënat e reja detyroheshin t’i linin lidhur në djep gjithë ditën, rriteshin në mëshirën e ndonjë plake të huaj. Qëllonte që mbasi kishte shkarkuar barrën e druve, natën, gruaja e re e gjente krijesën e saj duke u prehur në paqen e pasosur, me një pamje engjëllore… Lotët dhe mallkimet ishin shumë pak për të shprehur dhimbjen; të nesërmen, që në mëngjes, e priste rrjeshti me shoqet për në mal…

Fëmijët që mbetën të vetëm u rritën për mëshirë nga të afërm e madje herë herë dhe të panjohur, sepse nënat u çuan në kampet e punës, për të ndërtuar falas “veprat e socializmit”. Më kujtohet ajo ditë e hidhur, kur u ndava nga nëna. Mundohesha t’i kacavirresha kamionit ndërsa polici më godiste duart. Lotë rridhnin nga sytë e atyre grave bujare malësore që ishin ofruar vullnetarisht për të zëvendësuar nënën time në këtë transferim,  por urdhëri ishte i prerë: ajo duhej të ndahej nga un. Polici duhej të zbatonte këtë urdhër të eprorëve, duke goditur duart e fëmijës që nuk donte të shkëputej nga nëna… Ç’skenë e bukur për një pikturë të denjë për Gojën, subjekt i bukur për të ilustruar “humanizmin socialist”, të trumbetuar me zell në këtë gjysëmshekulli.

“Lufta e klasave” ishte sistematike dhe me të vdekurit. Tri herë u ndërrua vendi i varreve, deri sa e çuan buzë Vjosës, që eshtrat t’i gëlltiste lumi, mbasi jetën ua shkurtoi ajo, e famshmja “vija e demarkacionit”, “guri i provës për marksistë-leninistët shqiptarë”. Dikush edhe sot i quan të drejta e, madje të dobishme, këto përbindshmërira, i përligj me “luftën e ftohtë”, me diversantët. Më vjen ndërmend personazhi i Hamletit, në bisedë me t’ëmën, kur shprehet:” Do të ve një pasqyrë ku të shohç të zit e zemrës tënde…”. Këtë pasqyrë e ka për detyrë çdo njeri i lirë t’ua verë para strategëve “të lavdishëm”  t’asaj lufte, që mishëronte në vetvete gjithshka mefistofelike kishte në natyrën njerëzore, skutat e errëta të së cilës i kish njohur aqë mirë kollosi Dostojevski, duke parahikuar edhe rrezikun, njëqind vite më parë.

 

Grabian, qershor 1990

Vijon

FALËNDERIM ZONJËS MERKEL, KANCELARES SË REPUBLIKËS GJERMANE – Nga Thanas L. Gjika

Para disa ditësh Zonja Merkel deklaroi botërisht se Europa i ka një borxh shtetit shqiptar të cilin e krijoi te cunguar. Ky është i vetmi shtet në Europë që rrethohet nga të gjitha anët me banorë që flasin të njëjtën gjuhë. Duhet krijuar shteti kombëtar shqiptar, ku të bashkohen territoret shqipfolëse…

Kjo deklaratë e Zonjës Merkel tërthorazi i thotë Z. Putin se diplomacia rusomadhe ka qenë shkaktarja qe nuk u krijua shteti kombëtar shqiptar më 1912-1913 kur presionet e Rusisë Cariste detyruan Fuqitë e Mëdha të Europës të krijonin një shtet të cunguar shqiptar duke i dhënë Serbisë territore që nuk banoheshin prej serbesh, por prej shqiptarësh e maqedonobullgarësh. Pra, Z. Putin duhet të kuptojë se dhe Rusia i ka borxh Shqipërisë mosrealizimin e shtetit kombëtar shqiptar që 110 vjet më parë. Dhe si udhëheqës i Rusisë, shkaktares së kësaj vonese, ai duhet ta këshillojë deri në detyrim qeverinë e Serbisë që të mos bëjë më përpjekje për ta shtyrë shlyerjen e këtij borxhi ndaj popullit dhe shtetit shqiptar, fqinjit të tij.

Ndërkohë, deklarata e Zonjës Merkel kuptohet se u tërheq vëmendjen pushtetarëve të Shqipërisë e të Kosovës dhe drejtuesve të partive politike shqiptare në Maqedoni e Mal të Zi që të krijojnë një strategji të përbashkët për të ecur drejt krijimit të shtetit kombëtar shqiptar, ku të përfshihen gjithë territoret ku flitet gjuha shqipe.

Mjaft humbët kohë zotërinj politikanë e partiakë me luftë interesash personale duke e maskuar me luftën partiake, se në Shqipëri nuk ka parti vërtet atdhetare që t’ju luftojnë juve. Punoni për realizimin e këtij plani strategjik, sepse e nesërmja e afërt nuk do t’ju falë e do t’ju dënojë si tradhëtarë.

Edhe për krijuesit shqiptarë kjo deklaratë nënkuptohet se është një thirrje për t’u larguar nga nostalgjia komuniste dhe nga shërbimi i maskuar ndaj partisë politike në pushtet. Qartësohuni se komunizmi dhe enverizmi ishin armiq të nacionalizmit dhe u përpoqën ta përjetësonin coptimin e popullit shqiptar në disa shtete.

LIRIA E FESË, PËRPARËSI E RËNDËSISHME E POLITIKËS SË JASHTME TË SHTETEVE TË BASHKUARA – Nga Frank Shkreli

 

27 Tetori shënon Ditën Ndërkombëtare të Lirisë Fetare për vitin 2020. Ka mbetur vetëm një javë deri në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit 2020 në Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që vlen të theksohet se avancimi i lirive në përgjithësi dhe në veçanti i lirisë fetare, në nivel ndërkombëtar, duhet të jetë një prioritet mbi partiak.  Administrata e ardhëshme, cilado qoftë ajo, duhet të vazhdojë t’i japë përparësi lirisë fetare anë e mbanë botës. Status quo-ja për shumë komunitete fetare të pambrojtura, në të gjithë botën, është një krizë që nuk duhet të tolerohet, thekson në një deklaratë me rastin e Ditës Ndërkombëtare, Instituti (Amerikan) për Lirinë e Fesë.

 

Historikisht, megjithëse me disa ndryshime në politikën e tyre, përfshir sukseset dhe dështimet në mbrojtje të lirisë së fesë gjatë viteve e dekadave – administratat amerikane të njëpasnjëshme kanë  mbrojtur due kanë avancuar lirinë e fesë, si pjesë të pandarë të politikës së jashtme amerikane.

 

Edhe Administrata aktuale, nepërmjet një deklarate të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Michael Pompeo u angazhua dje se liria e fesë, “Do të mbetet gjithmonë -një përparësi thelbësore e politikës së jashtme të SHBA”.

 

“Njëzet e dy vjet më parë si sot, Shtetet e Bashkuara miratuan Aktin Ndërkombëtar të Lirisë Fetare të vitit 1998”, tha Kryediplomati amerikan në deklaratën e tij me këtë rast,  “Duke ripohuar angazhimin tonë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtën themelore të lirisë fetare për të gjithë njerëzit, kudo që ndodhen. Si pikënisje nga vizioni i themeluesve të Amerikës, qeveria jonë e kuptoi që një individ, pavarësisht nga feja apo bindjet e tij, duhet të jetë i lirë të organizojë jetën e tij, në përputhje me ndërgjegjen e tij.  Liria fetare dhe temat e tjera të dinjitetit njerëzor janë – dhe do të mbesin gjithmonë – një përparësi thelbësore e politikës së jashtme të SHBA-ve.”

 

Në deklaratën e tij, Z. Pompeo përmend shkeljet aktuale sot të lirisë fetare në botë, duke venë në dukje, tre vende, dhunueset më të egera të lirisë fetare në botë, sipas tij –“Republika Popullore e Kinës, Irani dhe Korea e Veriut”, duke veçuar Kinën si dhunuesen më të egër të lirisë fetare, e cila thotë, Z. Pompeo,  “Ka kërkuar të zhdukë të gjitha format e fetare si dhe besimet që nuk përputhen me doktrinën e Partisë Komuniste Kineze”.

 

Lëvizjea globale për lirinë fetare është tani një realitet përfundon Z. Pompeo, “Një realitet plot diversitete rajonale, kulturore dhe politike – duke dëshmuar kështu për një të vërtetë universale, pa mëdyshje, se çdo person, kudo, ka të drejtë të besojë ose të mos besojë, të ndryshojë bindjet e besimit të tij, të deklarojë fenë e tij dhe ta përhapë atë ndër të tjerë.  Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Lirisë Fetare, Shtetet e Bashkuara janë krenare që promovojnë dhe mbrojnë lirinë fetare kudo, shkruan në deklaratën e tij kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Lirisë Fetare 2020, Kryediplomati amerikan, Michael Pompeo.

 

Ndërsa në një deklaratë për median, Administratori në Detyrë i USAID-it, Z.  John Barsa  tha se “Qeveria e SHBA ka caktuar 27 Tetorin si Dita Ndërkombëtare e Lirisë Fetare në përkujtim të nënshkrimit historik të Aktit Ndërkombëtar të Lirisë Fetare (IRFA) në vitin 1998. Mbrojtja dhe promovimi i kësaj lirie themelore, në të gjithë botën, ka qenë parimi kryesor i diplomacisë amerikane dhe ndihmesës së jashtme, që prej atij viti.”  Drejtori në Detyrë i USAID-t tha se megjithëse është shënuar përparim, mbetet shumë për tu bërë në këtë fushë, pasi në dhjetë vjetët e fundit janë shënuar shkelje të rënda të lirisë fetare në një numër vendesh të botës dhe pothuaj kundër të gjitha feve, pa dallim.  Si përfundim, shtoi ai, “Presidenti Trump dhe Zevëndës presidenti Pence e kanë bërë përparimin dhe mbrojtjen e lirisë fetare në të gjithë botën, një përparësi të politikës së jashtme Amerikane.  Kjo është me të vërtetë liria e parë e Amerikës dhe USAID është krenar që luan një rol jetësor në ruajtjen e saj në të gjithë botën”, ka përfunduar Administratori në detyrë i USAID-it, Z. John Barsa.

 

Mbrojtja e lirisë  fetare në botë është mbrojtur gjithmonë nga Shtetet e Bashkuara, por është thekësuar më shumë sidomos që nga viti 1998 kur Presidenti demokrat Bill Klinton nënshkroi ligjin “International Religious Freedom Act” (IRFA) në vitin 1998.  Mbrojtjen e lirisë fetare në politikën e jashtme e vazhdoi edhe Presidenti republikan Xhorxh W Bush, duke u përqendruar në qeveritë që dhunonin këtë të drejtë dhe duke marrë masa për të përmirësuar gjendjen e lirisë fetare në ato vende.  Edhe Presidenti demokrat Barak Obama nënshkroi disa dispozita diplomatike për të bërë më të fortë ligjin e vitit 1998, të nënshkruar nga Presidenti Klinton.

 

Ndërkaq, Administrata Trump qershorin që kaloi nënshkroi në urdhër ekzekutiv për avancimin e Lirisë Fetare në nivel Ndërkombëtar, në të cilën është thenë se, “Liria fetare për të gjithë popujt anë e mbanë botës, është një përparësi e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara dhe se Shtetet e Bashkuara do të respektojnë dhe do të promovojnë lirinë fetare, me të gjitha mjetet që kanë në dispozicion.”

Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë 2020, Instituti Amerikan për Lirinë e Fesë, mbështet promovimin e lirisë fetare nga administratat republikane dhe demokrate — tashti dhe në të ardhmen — duke thënë se, “Liria fetare në nivel ndërkombëtar duhet të jetë një përparësi për të dy partitë kryesore politike amerikane, jo vetëm për mbrojtjen e një numri të caktuar njerëzish që pësojnë persekutimin fetar sot, por edhe për stabilitetin e atyre shoqërive ku po ndodhin persekutimet, pasi promovimi i lirisë  fetare është gjithashtu edhe në favor të sigurisë kombëtare të SHBA-ve.

MANIPULIMI NEVERITËS I STUDENTËVE – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

    Manipulimi i studentëve daton qysh në vitet `90-a, pra, me nismën e pluralizmit politik. Edhe pse e majta ekstreme e Kosovës, ishte minore në Kosovë, ajo nxitoi t`i fusë nën ombrellën e saj rininë studentore, për t`i përdorë, si marioneta, për interesat e saj të errëta. LPK-ja, përkatësisht, disa nga krerët e saj, të filtëruar, dyshueshëm, në udhëheqjen e saj, ndërhynë në udhëheqjen studentore. Devijuan rregulloren zgjedhore dhe sollën në krye të organizatës studentore “kuqaloshë”, duke zvetnuar, dukshëm, rolin pozitiv të kësaj organizate simpatike, që nga fund-vitet `60-a, deri ke `90-at.
     Në librin shkollor të historisë, për këtë pjesë të Ballkanit, autorët serbë bënë shtrembërime, falsifikime dhe fyerje raciste për shqiptarët. Pjesë e bashkëpunimit ndërballkanik, qe emëruar edhe Akademik Frashër Demaj. Megjithatë, ai nuk ishte anëtar i Komisionit hartues i librit në fjalë, ku shpërfaqet falsifikimi grotesk, për luftën e fundit në Kosovë. Autori serb, duke u shërbyer me gjysmë të vërteta, siç është analfabetizmi i femrave shqiptare, dikur, dhe deri ekstrem të pavërteta, siç është “Reçaku ishte aksident” dhe jo masakër!!
     Të gjitha këto trillime, të qëllimshme dhe shumë provokative, të autorit nacionalist dhe skajshëm racist, u kurdisën, madje, vrazhdësisht, sikur janë shkruar nga Akademik Frashër Demaj! Dyshimi filloi, kur mediat e ekstremit të majtë, këto trillime i vuri në vetën e parë, në pendën e Demaj!
     Pastaj, vazhduan shkrimet paushalle, pa lexuar fare librin, pa dëgjuar prononcimin demantues të Akademik Demaj. Fyerje e denigrime linçuese, kryesisht, nga partitë e ekstremit të majtë, të tubuar në PAN-in kriminal.
     Thirrjet për përjashtim nga Akademia, për distancim të LDK-së, meqë Frashëri është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm dhe deputet i kësaj partie dhe deri protesta manipulative e një grupi studentësh, të porositur nga partitë e PAN-it, të cilat, pavarësisht koalicioneve hiç parimore, duan rrënimin e LDK-së, qoftë edhe me goditjen e kuadrove të saj, siç është rasti i Akademik Demaj.
     Përpjekja e denigrimit familjar e personal të Akademik Frashër Demaj, gjithësesi, është e dështuar. Sepse ai rrjedhë nga një familje kaçakësh, e dëshmuar për qendresë e kundërshti, që nga pushtimi turk; mbretërisë serbo-sllave; Jugosllavisë komuniste e deri ke Serbia  fashizoide.
      Profesor Demaj, në bashkëpunim me Akademinë dhe Institutin Arkeologjik, është angazhuar që kishat shqiptare, të përvehtësuara, nëpërmjet dokumentacionit të falsifikuar, nga serbët, natyrisht, me ndihmën e pushtetit, të jenë, sërishmi pronë e komunitetit shqiptar. I tillë ishte rasti i Manastirit të Studenicës, komuna e Istogut, kur verën e shkuar u shkaktua një incident, në mes të pelegrinazhit të serbëve nga Beogradi dhe vendorëve. Me nismën e Akademik Demaj dhe Shoqatës të Historianëve të komunës të Istogut, me kryetar Isuf Mavraj, është organizuar Seminari shkencor dhe u  dëshmua me fakte se Manastiri në fjalë është trashëgimi iliro-romake.
     Ngjashëm me Akademik Frashër Demaj, po kërkohet linçimi i profesor Qëndrim Gashit, ambasador në Francë. Edhe ai akuzohet sikur është autor i një shkrimi dhe i dy karikaturave të shënjetorit islam, Muhamedit. Ndërkohë që ambasadori Gashi kishte bërë vetëm detyrën informative, si ambasador, për shqiptarët, duke postuar në Twiter artikullin e botuar, më parë, në prestigjiozen franceze “Le Figaro”, së bashku me dy pikturat të revistës saterike “Charlie Hebdo”.
     Prerja e kokës dhe nxjerrja e syve të një profesori freng të historisë të Shkollës së Mesme, pse ai foli për lirinë e fjalës, duke përmendur ngjarjen makabre, vrasjen e 11 anëtarëve të Redaksisë Charlie Hebdo”.
     Kosova është shtet sekular. Populli i saj e di edhe historikun e religjionit të tij. Matrapazë e sharlatanë, të infektuar me ideologjizmat shpellare, kurrë nuk do të arrijnë të imponohen me rrymëzat fetare të shkretanëve të shkretëtirave arabike. Aq më pak mund të flasin në emër të popullit. Partizat për “Drejtësi” dhe “Fjala”, e kanë marrë përgjigjen nga populli dhe janë pa shpresë mbijetese.
     Makabriteti i ideologjisë së mykur talebane, të shitur, falsifikueshëm, si islamiste, e cila përgjaku Francën dhe botën përparimtare, shumë herë, është dëshmuar si regresive, anakronike e paradoksale, në kohë dhe hapësirë. Si e tillë, kërkon shpërfilljen, deri në përbuzje të shqiptarëve të kudondodhur. Përndryshe, me revanshin e saj, do ta linte në hije fashizmin dhe komunizmin.

Terrori fetar është më barbar – Nga Aurel Dasareti*

 

Feja, marrëdhënia e njerëzve me diçka jashtë realitetit, të cilën ata e konsiderojnë të shenjtë. Askush nuk bën një vepër të keqe në një mënyrë aq dashaligëse, të përkryer, patëmetë, me entuziazëm dhe me një buzëqeshje fillzezë, si kur bëhet nga bindja fetare. Kur feja vret dhe shtyp, ajo nuk duhet të lihet pa përgjigje. Duhet të kundërshtohet, bashkarish, që ligësia të largohet përgjithmonë.

***

A mundet dikush të fyejë Zotin?

Liria e shprehjes është një e drejtë njerëzore dhe parakusht për demokracinë. Është gjithashtu parakushti për lirinë fetare.

Zoti përcaktohet si i plotfuqishëm dhe i gjithëdijshëm. A është atëherë e mundur ta “fyesh” Atë? A nuk është blasfemia një kontradiktë në terma? Blasfemia më e madhe është ndoshta kthimi i një Zoti të gjithëfuqishëm dhe të gjithëdijshëm në një zot “të ofenduar”, i cili ka nevojë për ndihmë njerëzore që t`i hakmerret dikujt. Kjo është e ngjashme me atë sikur një elefant i madh të ketë nevojë për ndihmën e një krimbi të cofët për të kaluar një lumë të cekët.

Në botën islamike, blasfemia mund të ketë dënimin me vdekje. Por a nuk duhet që një Zot i plotfuqishëm dhe i gjithëdijshëm të jetë në gjendje të dozojë më mirë vetë dënimin, nëse ndihet i ofenduar, pa ndihmën e priftërinjve-hoxhallarëve  dhe klauzolat e ligjit penal? A nuk kundërshton kjo besimin fetar se në “jetën tjetër” do të japim llogari për pisllëqet tona, secili veçmas? Atëherë të gjallët dhe të vdekurit duhet të marrin gjykimin e tyre. A nuk mund të kishin durim priftërinjtë dhe hoxhallarët deri atëherë? Atëherë ata që kanë kryer blasfemi do të marrin atë që meritojnë: Tortura në ferr – përgjithmonë për ta, dhe më shumë se 72 virgjëresha të lira për besimtarët. Është një kohë mjaft e gjatë në ferr, për të thënë butësisht. Disa shkrimtarë mediokër shqiptarë kanë mbështetur pikëpamje të çuditshme mbi lirinë e shprehjes: “Mos ofendoni askënd, respektoni të gjithë njëlloj pa marrë parasysh kush është ai dhe si sillet, mos provokoni”. Përkundër faktit se provokimi nuk ka asnjë lidhje me lirinë e fjalës. Kjo është tradhti intelektuale ndaj atyre që me kalimin e epokave kanë sakrifikuar jetën e tyre për lirinë e fjalës (shprehjes). Gjurmët e gjakut dëshmojnë se sundimtarët fetarë dhe laikë janë ndjerë të provokuar.

Një “liri e shprehjes” (brenda kornizave civilizuese) që nuk fyen, lëndon ose provokon nuk është liri e shprehjes. Propozimet e “intelektualëve” (njërës që nuk kanë asnjë dituri në psikologjinë e sjelljes) për pengimin e lirisë së shprehjes, thënë më mirë, cezura e vetë-imponuar, u konvenon ekstremistëve fetarë dhe diktaturave (qofshin ato edhe komuniste), pikërisht ky është lloji i censurës që ata duan. Ekstremistët islamik e terroristët, dëshirojnë censurim që ia imponojnë vetvetes “idiotët e dobishëm” të cilët “logjikojnë” me ndjenja të pakuptimta e jo me arsye, prandaj edhe përpiqen ta arrijnë qëllimin me frikësim. Frika është një ndjenjë negative e fortë dhe e pakëndshme që një person përjeton kur sheh ose pret rrezik, qoftë i vërtetë apo joreal.

Për frikën që rëndojnë më shumë njeriun modern: Një nga më të mëdhatë është frika nga terrorizmi islamik, i cili shtyp tmerrësisht njeriun e sotëm. Menjëherë pas terrorizmit islamik qëndron frika nga armët atomike, dhe ky është ndoshta kërcënimi më i madh për civilizimin.

 

***

 

Liria e shprehjes është shtylla demokratike e shoqërisë perëndimore. Vlen për të gjithë.

 

Ekstremistët luftohen më mirë në mes të ditës. Jo të mbyllim sytë dhe zëmë veshët për të mos parë dhe dëgjuar ligësitë e tyre. Liria e shprehjes është një arsye pse shumë myslimanë ikën këtu në Perëndim nga shtypja në atdheun e tyre. Shikoni shoqërinë tonë (amerikane, australiane por edhe kanadeze, BE-së) dhe krahasoni. Liria e shprehjes jep liri të plotë fetare në Perëndim. Myslimanët e ardhur nga Azia dhe Afrika kanë të drejtat e njëjta si të krishterët vendas. Ata marrin mbështetje financiare nga shteti në të njëjtën bazë me krishterimin, pa asnjë diskriminim.

Sa vende myslimane mund të tregojnë një respekt të tillë? Kurani mund të blihet ose porositet në çdo librari Perëndimore. Është në dispozicion në bibliotekat tona. Në sa vende myslimane mund të thuhet e njëjta gjë për Biblën? Në Arabinë Saudite, Biblat konfiskohen në kufi. E përjetoni këtë këtu? Kushdo që beson se ka gjetur të Vërtetën e vetme është shumë i rrezikshëm. Prandaj, priftërinjtë dhe hoxhallarët janë të rrezikshëm kur janë fundamentalistë. Fundamentalistët nuk dyshojnë, ata nuk janë relativistë, dhe për këtë arsye “dialogët” kanë një vlerë mjaft të kufizuar.

Besimi dhe dyshimi nuk përputhen, plotësojnë njëri-tjetrin. Po qe se nuk dyshon as nuk mund të besosh siç duhet.

Emigrantëve të fesë myslimane, dua t’u them: A doni një liri të tillë të fjalës në Perëndim si në vendin dhe kontinentin nga ku ikët apo doni pushtet fetar? A e duan gratë myslimane në Perëndim pamjen e grave (mbulesat e detyruara) që mbizotëron në vendet e tyre? Nëse po, pse keni ardhur këtu atëherë?! Pse nuk shkoni në shtëpi?

***

Shpërdorimi i besimit: Në publikun tonë ekziston një rreth jo aq i vogël intelektualësh, profesorë, shkrimtarë, gazetarë, eseistë, sociologë të fesë që janë shumë të zellshëm në mbrojtjen e parimit të ndarjes së kishës nga shteti. Ata janë si në një roje të vdekur dhe nuk dështojnë të deklarohen në shenjën më të vogël të ndërhyrjes (negative) të komuniteteve fetare dhe fesë në jetën politike.

Për besimtarët normal, që nuk keqinterpretojnë apo shpërdorin fenë, Zoti është një. Baza e vlerave dhe etikës sonë është të ndërtojmë të ardhmen së bashku. Duhet të theksojmë qartazi se ekstremizmi dhe terrorizmi janë rreziqe që duhen luftuar ashpër, dhe se thelbi i tyre është në një individ apo një grup, si dhe trajtim i përciptë (anashkalim) në besim, dhe shumë shpesh në një mjedis të padrejtësisë dhe mosrespektimit të dinjitetit njerëzor. Pasuesit e Islamit, Krishterimit dhe Judaizmit duhet të jenë në të njëjtën krah.

***

Sulmi terrorist islamik në 11 Shtator 2001 ishte sulmi më i gjerë terrorist në tokën Amerikane, në të cilin u vranë pothuajse 3,000 njerëz  (civil). Ky sulm terrorist ka një ndikim të madh në mënyrën se si Perëndimi, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, shikojnë dhe sillen ndaj këtij lloj terrorizmi.

Shërbimi i inteligjencës Perëndimore beson se “Al-Qaida ka kushte të mira rritjeje globalisht dhe tani ka një anëtarësim më të madh se kurrë më parë”. Kjo është situata pas gati dy dekadash luftë kundër rrjetit terrorist. Si përfunduam këtu? Si lindi al-Qaida në të vërtetë? Dhe çfarë është al-Qaida sot? Al-Qaida është një rrjet ndërkombëtar terrorist, themeluar nga Osama bin Laden në Peshawar në 1988.

 

***

Hoxhallarët ekstremistë shqipfolës, ata që me vite, të papenguar nga qeveritë e korruptuara mafioze-kriminale antikombëtare, pa ferra në këmbë apo prapanicë, i kanë hy këtij biznesi të lezetshëm për ta por vdekjeprurës për kombin dhe vendin, sepse rekrutuan ISIS dhe propagandojnë fenë sipas ligjit të shkretëtirës e jo sipas kodit tonë gjenetik, duhet menjëherë ta ndryshojnë kursin, me vullnetin apo pa vullnetin e tyre. Mos u mërzitni për çështjen e turqve, arabëve, pakistanezëve, somalezëve. Janë ato vende të mëdha me popullsi të panumërt, ne jemi vetëm një komb dhe vend i vogël autokton i kontinentit evropian, por mjerisht i copëtuar dhe përpara greminës. Mos harroni, ishin bombardimet e NATO-s së krishterë ndaj Serbisë gjithashtu të “krishterë” (zgjatën nga 24 marsi deri më 1 qershor 1999) që i dhanë fund masakrave dhe vuajtjes së shqiptarëve mysliman të Kosovës. Mos provokoni…

***

Gjyshi im beson se nuk ka asgjë të keqe në fe,  është shpërdorimi i feve që është negativi. Dhe, se fesë, duhet t`i japim vetë një interpretim të veçantë për ne si komb dhe kohën tonë, kulturën, gjuhën, traditat tona. Porse atëherë mund të bëhet e rëndësishme për ne.

Cili është shpërdorimi me një fe? Kjo është një çështje e përcaktimit, dhe përgjigja varet nga këndvështrimi i të anketuarit. Në vende, popuj, fe dhe kontinente të ndryshme – përgjigje të ndryshme.

Nëse më pyetni mua për këtë, unë vetëm mund të them se fetë bazohen në dogma, pretendime të pandryshueshme që dikush ka shpikur dhe të cilave masat (popullsia) duhet t’u nënshtrohen. Dogmat shpesh janë të bashkuara në një grup dogmash, një sistem gjithëpërfshirës, një “fe”. Këtu nuk duhet menduar, këtu duhet respektuar. Bërja e pyetjeve themelore ka një aluzion (fshehtësi) të blasfemisë në të.

Po të kishin mendime të tilla fetare vetëm për gjëra thjesht teorike (për shembull, sa engjëj mund të ulen në majë të një gjilpëre qepëse) nuk do të ishte aq e rrezikshme. Por fetë shpesh diktojnë në detaje se si njerëzit duhet të jetojnë, si të bashkëveprojnë me qeniet e tyre njerëzore, si të lidhen me komunitetin në të cilin jeni pjesë. Në këtë kontekst, bindja nuk është një virtyt, përkundrazi: bindja pa fuqinë korrigjuese të mendimit kritik është shumë e rrezikshme dhe mund të çojë në fanatizëm të verbër, në terror.

Në Shqipëri (ndryshe nga Kosova, FYROM-i dhe Kosova Lindore) feja është zhvendosur në periferi (shpresoj unë). Për fat të mirë! Aty ku nuk ka fe, nuk ka as pretendime për “abuzim” të fesë.

***

“Jam i bindur që të krishterët dhe myslimanët mund të punojnë së bashku në bazë të kontributeve shoqërore të bëra nga të dy fetë”,- tha Papa (në vitin 2009) pasi ai u kishte kërkuar konfesioneve fetare të punojnë së bashku, për të mbajtur të ndarë politikën dhe fenë.

Duhet pa mëdyshje të dënohet çdo formë e shtypjes së femrave, që shtypësit e “arsyetojnë” në botëkuptimin e tyre të fesë.

Ekstremizmi është kuptimi ekstrem i realitet apo veprimi ekstrem, ku dhuna (terrori) konsiderohet si një mjet i pranueshëm për të detyruar përmes ndryshimeve dramatike shoqërore, dhe të arrijnë qëllimet politike, fetare ose ideologjike.

«Besoj se feja bazohet kryesisht në frikë”- Bertrand Russell.

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Vehbi Skënderi – Nasho Jorgaqi dhe Kapllan Resuli – Nga Elida Buçpapaj

Ishte paradite kur ra zilja e telefonit. Nga ana tjetër ishte Pjetër Rodiqi, bashkëshorti i Vaçe Zelës. Mund të ketë qenë viti 2002 ose 2003. Kishim pak kohë që punonim nga shtëpia dhe nuk shkonim në redaksi. Edhe prej volumit të ngarkesës, edhe për t’i patur fëmijët përpara syve, megjithëse të dy djemtë rriteshin nën kujdesin shembullor të prindërve të mij.

Puna tek gazeta BotaSot na mbante gjithë kohën nën trysninë e ngjarjeve dhe lajmeve. Shkruanim çdo ditë kolumna, Skënderi si kryeredaktor kishte plus edhe editorialin e gazetës, kalonte të gjitha shkrimet që vinin nga autorë, ndërsa mbulonim rubrikat e tjera, përkthenim lajme, i redaktonim, ua përshtasnim titujt, që të ishin sa më shprehës. Në Kosovë luftohej, në Maqedoni luftohej, në Luginën e Preshevës luftohej. Ne ishim si gazetarë të luftës, i mbulonim konfliktet duke marrë në mbrojte shqiptarët. Por situata bëhej dramatike nga segmenti ekstremist i luftës në Kosovë që i kundërvihej me të gjitha mjetet Ibrahim Rugovës duke shfrytëzuar lidhjet me Tiranën zyrtare.

Tri vitet e para udhëtonim çdo ditë nga qyteza jonë deri në redaksinë e Bota Sot në Zürich, ku startuam në prag të agresionit të makinerisë kriminale serbe kundër familjes së Adem Jasharit. Për të fituar kohë shfrytëzonim edhe rrugën vajtje-ardhje. Gazetat dhe revistat e ditës i blinim në stacionin e trenit në Bazel dhe i shfletonim gjatë udhës me trenin që mban emrin Johanna Spyri, autorja e Heidit. Në redaksi mbërrinim rreth orës 10:00. Ishim të angazhuar deri sa përfundonte gazeta e nisej për shtyp për botimin e Europës dhe Kosovës. Në redaksi hanim edhe drekën, edhe kafetë i pinim aty që i sillnim me termus nga shtëpia. Në shtëpi ktheheshim nga mbrëmja. Mbi katër orë në ditë na shkonin udhëtimet e përditëshme në trena e trama.

Pastaj vendosëm të punonim nga shtëpia. Skënderi komunikonte gjatë gjithë ditës me botuesin Xhevdetin, ndërsa Llukman Halili, kolegu ynë i ndjerë, ishte ndërmjetësi mes nesh dhe redaksisë së Prishtinës.

Kur ra zilja e telefonit u përgjigj Skënderi. Pjetër Rodiqi i tha se kishte në shtëpi Profesor Nasho Jorgaqin, i cili dëshironte të pinte tek ne një kafe. Skënderi iu përgjigj menjëherë bujrum, mirë se të na urdhëroni. Pastaj i tregoi tim eti, Vehbi Skënderit i cili u gëzua. Tim eti i mungonte rutina e Tiranës, me miqtë, bibliotekën, kafetë. Tirana i mungonte me gjithçka, me të mirat e të këqijat e veta, mungesë që ai e plotësonte duke iu përkushtuar krijimtarisë poetike dhe publicisitike që e botonte tek Bota Sot e rritjes së dy nipave të tij.

Shtëpia e Pjetër Rodiqit dhe Vaçes në Bazel ishte një derë e hapur që gjithmonë kishte miq. Kështu e kishin edukuar edhe Irmën, vajzën e tyre të vetme. Kemi kaluar mbrëmje të bukura në shtëpinë e tyre, kur Vaçja nuk ishte sëmurur ende, por edhe pasi u sëmur. Vaçja na donte të dyve, në mënyrë të përveçme. Kishim një miqësi të krijuar prej Shqipërie, të pastër, të sinqertë, të rrallë.

Me makinë nga shtëpia e tyre deri tek apartamenti ynë ishte jo më shumë se dhjetë-pesëmbëdhjetë minuta.

Nuk kaloi pak dhe ra zilia e derës. Skënderi zbriti poshtë dhe i solli në shtëpi të dy miqtë. Im atë, Vehbi Skënderi i mirëpriti në atë mënyrën e tij gjithë entuziazëm. Skënderi në mënyrën e tij malësore, edhe unë po ashtu me shumë dashamirësi. Ime më  kishte patur orar tek dentisti për protezat dhe nuk u ndodh aty.

Takimi ishte shumë i ngrohtë. Asnjëri prej ne të treve nuk kishte kujtime të trishta me Profesor Nashon. Të paktën Skënderi dhe unë. Ne të dyve na kishte dhënë Letërsinë Shqipe të Periudhës së Pavarësisë. Kuptohej lehtë që e adhuronte Lasgush Poradecin. Përveç veprës së Nolit, kishte botuar edhe një libër për Qemal Stafën, heroin e adoleshencës sime. Më vonë, pas rrëzimit të diktaturës, kur intervistova Drita Kosturin, të burgosurën politike dhe të fejuarën e Qemal Stafës, mësova me detaje se vrasja e Qemalit ishte vepër e diktatorit.

Profesor Nasho kishte botuar edhe “Mërgatën e Qyqeve” rreth mërgatës shqiptare në kohën e regjimit komunist. Me “Mërgatën…”kishte shfaqur profilin e një 007 të shërbimit të fshehtë të diktaturës, fakt që e dinin pak a shumë të gjithë. Ndërsa ishim duke i pritur të vinin, bashkë me tim atë dhe Skënderin bëmë pak humor, duke krijuar analogji të mërgatësë së atëherëshme me mërgatën e re që u krijua pas vitit 1997, pjesë e së cilës tashmë ishim edhe ne.

Pasi miqtë u rehatuan, filluan bisedën që po zhvillohej mes të treve, sepse Pjetri pothuaj nuk po përfshihej fare. Edhe unë po ashtu. U shërbeja dhe dëgjoja.

Papritmas Profesor Nasho iu kthye tim eti: “Vehbi, e ç’të lidh ty me Kapllan Resulin, një njeri të Serbisë?!”

Im atë ngriu. Sikur edhe ne. Ishte një pyetje që erdhi papritur, jashtë imagjinatës, jashtë kontekstit të bisedës, të mallit, të çmalljes. Ishte një pyetje pa asnjë lidhje. Që sillte jehonën e viteve të zeza që i detyroi rishtas shqiptarët t’i iknin Atdheut.

“Po, unë ç’ne me Kapllan Resulin???”, pyeti në mënyrë shumë të sjellëshme dhe të përmbajtur. Ishte e qartë që im atë, u gjend në befasi. Plus ishte mikpritësi. Nisur nga eksperiencat e tij personale, si Vehbi Skënderi i akuzuar si “armik i partisë të punës”, i akuzuar si “pjesmarrës” në “një grup korrupsioni”, ai u besonte pak historive me spiunë.

Vehbi Skēnderi Kapllan Resulin e kishte vlerësuar për dy arsye: si autorin e “Tradhëtisë” dhe për prejardhjen nga Kosova. Por nuk kishte patur kurrë miqësi me të. Jetonin në dy qytete të ndryshme. Im atë në Tiranë, Kapllan Resuli në Lushnje.  Pastaj miqtë e shkrimtarëve diheshin. Dritero Agolli kishte miq Dhori Qiriazin, Sotir Papulin, Niko Nikollën. Ismail Kadare Todi Lubonjën, Maks Velon, Bashkim Shehun. Miqtë e tim eti ishin Zisa Cikuli, Sterjo Spasse, Zejnulla Ballanca, Nonda Bulka, Spiro Çomora, Petro Marko, Skënder Luarasi. Im atë kishte mbajtur lidhjet me Mitrush Kutelin, Lasgush Poradecin, me Mustafa Gërblleshin. Tek ne vinte Fiqiri Llagami, Filip Ndocaj. Fatin e Vehbi Skënderit e kishte vulosur vetë diktatori Enver Hoxha, duke e damkosur tim atë si një njeri që shoqërohej me armiqtë e partisë. Prej 1966 Vehbi Skënderin e dërguan për “edukim” si punëtor krahu në Vaun e Dejës. Dhe dënimet e ndiqnin këmba këmbës, njëri më i zi se tjetri. Një i dënuar nga partia e punës me dekada i kishte dyert e mbyllura. Por Vehbi Skënderi e dinte mirë se të gjithë ata që vinin nga Kosova, regjimi i Tiranës i etiketonte si spiunë të UDB-së.

Shpallja e pluralizmit politik, Skënderin e gjeti tek gazeta Drita dhe si shumë gazetarë të asaj kohe filluan të interesoheshin për fatin e të burgosurve politikë në Shqipëri. Për lirimin e Kapllan Resulit u interesua në mënyrë të veçantë Amnesty International dhe Komiteti shqiptar i Helsinkit. Mediat shqiptare në Prishtinë dhe në Shkup i bënë shumë jehonë lirimit të tij nga burgu. I bëri jehonë në numrat e saj të parë edhe Rilindja Demokratike, madje me titullin e bujshëm “A është tradhëtar autori i romanit “Tradhëtia?!”, ndërsa Skënderi i botoi disa proza të shkurtëra tek gazeta Drita. Ne që sapo ishim martuar nuk kishim shtëpi dhe banonim në shtëpinë e prindërve të mi. Pikërisht në këtë kohë na vizituan disa herë Kapllani me të shoqen, djalin dhe vajzën. Në këto raste Kapllan Resuli u takua me Vehbi Skënderin. Kapllani bēri 20 vite burg, ndërsa familja e tij, dy fëmijët vuajtën 20 vjet në internim, prej kur ishin të mitur.

Im atë duket i kaloi të gjitha këto nëpër mend edhe një herë. Pa u përgjigjur. Prandaj u krijua një pauzë heshtje. E çfarë mund t’i thoshte Vehbi Skënderi Nasho Jorgaqit! Nëse do të kishin qenë në rrugët e Tiranës, do të reagonte ndryshe, por kodi i mikpritjes nuk e lejonte.

Heshtjen e prishi Skënderi. “Profesor Nasho, po çfarë lidhje ka Vehbiu me Kapllan Resulin! Që kur Kapllani u largua për në Zvicër dhe gjatë gjithë këtyre viteve që ne jetojmë këtu, Vehbiu nuk është takuar dhe nuk ka komunikuar asnjëherë me Kapllanin.”

Gjatë kohës që Skënderi ishte diplomat në Ambasadën e Shqipërisë në Bernë, Mehmet Myftiu dhe Astrit Leka e kishin marrë tim atë disa herë në telefon që të organizonin një takim me Kapllanin, por im atë nuk kishte pranuar. Kishte kokën e vet. Nuk pranonte kurrë të kurdisej nga të tjerët. Shpesh hapnim të dy bashkë diskutime të gjata me qëndrime të ndryshme. Nuk lodhej të më ndryshonte mendjen, por as pranonte të binte nën ndikim.

Kapllani në Zvicër kishte krijuar një familje të re. Me Etlevën, gruan e dytë kishin lindur edhe një djalë.

Skënderi dhe unë ishim takuar për herë të fundit me Kapllanin në tetorin e vitit 1992. Me një ekip të vogël të RTSH u nisëm me një mikrobus të TVSH nga Tirana. Për mua ishte dalja e parë në Europë. Nga Durrësi kaluam me traget gjithë Adriatikun e bregdetin dalmat deri në Trieste, pastaj qëndruam në Milano, ku natën e kaluam në mikrobus e paradite morëm vizat për Zvicër në konsullatën zvicerane, sepse nuk kishte nisur ende shërbimi në Ambasadën zvicerane në Tiranë që hapej për herë të parë. Nga pasditja vonë morëm drejtimin nga veriu i Italisë nēpēr tunelin e Mont Blank dhe hymë në Francë. Ndalesēn e parë e bëmë në Belfort, në një takim të organizuar shumë bukur nga diaspora shqiptare. Aty gjetëm Xhevahir Spahiun, Bardhyl London dhe Besnik Mustafajn që posa kishte marrë emërimin si Ambasador i RSh në Paris. Të nesërmen në mëngjes ne të dy udhëtuam me tren në Paris pasi Skënderi kishte takime në Ministrinë e Jashtme franceze, me Kanalin France International dhe firmën franceze Thomson. Besnik Mustafaj na vuri në dispozicion makinën e ambasadës. Në të njëjtin hotel me ne në Paris bujti edhe Natasha Lako aso kohe deputete e PD me Aida Shehun, që vinin nga Strasburgu. Biseda dhe shpengimi bëri të na dukej sikur ishim në një Tiranë dy hapa larg Eifelit.

Pas dy ditësh qëndrimi në Paris, u kthyem në Belfort dhe bashkë me grupin vijuam rrugëtimin drejt e në Gjenevë, ku grupin nga RTSH e prisnin takime me disa klube shqiptarësh nga Kosova. Pikerisht në tetorin e 1992 në Gjenevë Skënderi nënshkroi me Ministrin e Informacionit në mërgim Xhafer Shatrin marrëveshjen mes RTSH dhe Qeverisë të Kosovës për hapjen e kanalit satelitor, i cili do të startonte me programet për diasporën pas një viti, më 15 Nëntorin e 1993. Kanali satelitor ishte një preokupim i madh i Ibrahim Rugovës, i cili asaj kohe vinte shpesh në Tiranë dhe patjetër do të takohej me Skënderin ose do të na ftonte për darka tek Vila 31 ku qëndronin delegacionet shtetërore që vinin nga Kosova.

Sapo hymë në Gjenevë nga Franca ndalesën e parë e bëmë tek Kapllani që na priti me të shoqen. Ekipi ishte i lodhur dhe u shpërndamë në familjet e shqiptarëve nga Kosova. Ne na priti e ndejtëm si në shtëpinë tonë familja e Ymer Cacajt dhe Hasimes bashkë me shtatë fëmijët e tyre të mrekullueshem. Kapllani me Etlevën na ftuan për një drekë si grup. Kapllani kujtonte vuajtjet e burgut. 20 vjet burg jo shaka. Idriz Zeqiraj, një tjetër shqiptar i Kosovës bashkëvuajtës edhe ai në burgjet e diktaturës komuniste në Shqipëri, që jeton në Gjermani, tregonte se Kapllanin e kishin torturuar shumë keq në burg, duke ia përplasur kokën në mur. Fakt është se pas daljes nga burgu, autori i Tradhëtisë nuk mundi t’i kthehej kurrë më letërsisë.

Gjatë qëndrimit në Zvicër me Kapllanin dhe grupin e RTSH bëmë edhe nja dy takime me diasporën dhe pastaj u përshëndetëm. Grupi i RTSH mori rrugën e kthimit përmes Italisë, ndërsa Skënderi dhe unë u pritëm në kryesinë e LDK në Zürich, nga Shaip Latifi, Bardhyl Meta dhe Demë Jashari. Nuk kishim si të mos vizitonim redaksinë e Rilindjes në Zofingen ku u takuam me Mehmet Emrullahun, që pastaj do ta hapte Rilindjen dhe shtypshkronjën tek Rruga Myslim Shyri ne Tiranë bashkë me Ramadan Mysliun e ndjerë e kolegë të tjerë.

Prej atij tetori të vitit 1992 ne nuk u takuam më me Kapllanin.

Në tetorin e 1992 ndërsa merrnim prej Zürich-u Swissair direkt për në Tiranë, ne nuk do të imagjinonim që më 15 marsin e 1996 Skënderi do të fillonte punë si diplomat në Ambasadën e Shqipërisë në Bernë, as që mund të ndodhte 1997, që për pak i çoi shqiptarët e shtetit amë midis tyre gati në një luftë civile dhe as veten tonë të angazhuar për dhjetë vjet tek një gazetë me emrin BotaSot e cila do të niste botimin në Zürich në qershorin e 1995.

Duhet të ketë qenë 1998, mëngjes kur ne sapo arritëm në redaksi në Zürich dhe pamë në tryezën tonë të punës një zarf të shqyer bosh ku dërguesi ishte Kapllan Resuli dhe marrësi Skënder Buçpapaj. Nuk na ra në dorë ajo çfarë kishte dërguar Kapllani dhe nuk u bëmë kureshtarë aspak. Gazetat e Shqipërisë kishin filluar të botonin lajme sikur Kapllani deklaronte lart e poshtë se nuk ishte shqiptar, se ishte malazez. Prej tetorit 1992 kur i dhamë dorën e përshëndetjes, nuk u morëm kurrë me temën e Kapllan Resulit. E shmangëm çdo kontakt me Kapllan Resulin për të evituar çdo lloj spekulimi që mund të bëhej në adresën tonë. Nga këta të llojit të Profesor Nasho Jorgaqit. Që kanë 75 vjet që e mbajnë Shqipërinë tokë të djegur.

Sot pas gati 20 vitesh prej vizitës së Profesor Nashos tek ne, jam duke i parë ende sytë e trishtë të tim eti, ndërsa Skënderi e sqaronte Profesor Nashon duke i thënë se Ambasadori i Shqipërisë në Bernë – i asaj kohe – Vladimir Thanati i kishte bërë në mënyrë mediatike vizitë në shtëpi Kapllan Resulit në Gjenevë. “Pra, qeveria juaj e majtë e ka rehabilituar Kapllan Resulin”, i tha Skënderi në fund Profesor Nashos i cili dukej se kishte ardhur nga Tirana në Zvicër t’i kërkonte llogari Vehbi Skënderit për të pa bëra vaki. Diktatura komuniste e burgosi 20 vjet Kapllan Resulin si spiun të UDB-së dhe Profesor Nasho Jorgaqi i binte fyellit në të njëjtën vrimë, por në adresën e gabuar.

Vehbi Skënderi ishte i dënuar nga diktatura komuniste si “Nacionalist” pikërisht sepse kishte shprehur hapur qëndrimin e tij në lidhje me Kosovën. Kosova ishte një dashuri e përherëshme e tim eti, që ma kishte përcjellë pa fjalë edhe mua që fëmijë. Tek poezia “I vjetër je ti Drin aq sa kjo botë” në një varg poeti shkruan se “Drini plak rrjedh nga dherat e begata të Kosovës”.

Vizita e Profesor Nashos tek ne zgjati rreth një orë e sa. Pastaj ai bashkë me Pjetër Rodiqin u ngritën. Dolën të katër bashkë. Skënderi i përcolli deri tek dera ndërsa im atë deri tek makina jashtë. Nuk e di se çfarë biseduan me tim atë. Mund të na e thotë Profesor Nasho që është gjallë se im atë prej 13 qershorit 2011 prehet në varrezat e një qyteze këtu në Zvicër.

Nga vizita e tij na solli shijen e hidhur e të helmët prej Tiranës. E pritëm si mik larg të gjitha konteksteve politike, pa e hapur as si temë bisede se Vehbi Skënderin diktatura e kish varrosur të gjallë me format më përçudnuese bashkë me familjen, çka Profesor Nasho Jorgaqi e dinte shumë mirë. Me tim atë nuk e vazhduam bisedën rreth vizitës, sepse ai ishte një shpirt delikat që thyhej lehtë si kristali, do të ishte sikur të gërvishtje në plagët e hapura.

Unë kam të drejtë ta pyes Profesor Nasho Jorgaqin kush e solli tek ne? Që t’i bënte “gjyq” Vehbi Skënderit! Me akuza fallco.

Tani kur në moshën 89 vjeçare Profesor Nasho Jorgaqin e kanë shpallur zyrtarisht si ish Spiun i Sigurimit, unë kam të drejtë të dyshoj se ajo vizitë ishte e organizuar nga Sigurimi i Shtetit i cili prej 1997 u riciklua.

Nëse gjatë kētyre 30 vjet tranzicion në Shqipëri dështoi instalimi i demokracisë dhe ndërtimi i shtetit të së drejtës, një nga shkaqet kryesore të këtij kolapsi moral të vlerave është mos hapja e dosjeve të ish spiunëve të cilët vijojnë të jenë pjesë integrale e të gjitha qelizave të kētij shteti të kalbur.

Vehbi Skënderi nuk ka qenë spiun i Sigurimit dhe ka vuajtur kalvarin e diktaturës dhe të postdiktaturës.

Profesor Nasho Jorgaqi erdhi në shtëpinë tonë si mik dhe e akuzoi Vehbi Skënderin brutalisht, pa fakte, pa prova, njëlloj si në gjyqet që im atë i kishte provuar në diktaturë.

Përpara disa ditësh me të njëjtin stil sulmuan shkrimtarin e njohur Sadik Bejko që ka mbajtur një qendrim konstant denoncues ndaj krimeve të diktatorës. Profesor Bejkon e akuzuan për një poezi gjoja sikur ai ia kishte kushtuar Enverit. Akuzuesit ia ndryshuan vetë titullin poezisë, ndërkohë ish Spiunët e Sigurimit që kanë dalë dëshmitarë në gjyqet e diktaturës dhe kanë marrë njerëz në qafë vazhdojnë dhe i gradojnë.

Denoncimi i Prof.Nasho Jorgaqit si ish spiun i policisë të fshehtë të diktaturës komuniste është bërë tri dekada pas gjoja rrëzimit të diktaturës. Kur ai është 89 vjeçar.

Për t’i zbuluar kontigjentin e ish Spiunëve mos duhet të presim deri sa ata të mbushin moshën over 80! Kjo është një metodologji mizore në shërbim të amnezisë kolektive për të fshehur të shkuarën kriminale që bie ndesh me sistemin demokratik.

Sepse shteti i së drejtës vepron me ligjet e veta të mbështetura në liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, ku në mbrojtje merren viktimat, dënohen krimet e diktaturës ndērsa ish spiunëve të regjimit u zbulohen emrat dhe bëmat. Pastaj opinioni vepron sipas moralit dhe ndërgjegjes kombëtare. Demokracia dhe shteti i së drejtës ndërtohen me meritokraci dhe integritet, ndërsa shteti i kapur mbijeton nga kalbësirat e kënetës ku indiferenca dhe ndërgjegjet e ndragura janë uji i saj i ndenjur.

Kur akademikët mbrojnë apriori qëndrimin antikombëtar të partisë së tyre – Nga SHABAN MURATI

Nuk ka fenomen me të dhimbshëm se sa kur ata, që tundin si spaleta titujt akademikë, në çeshtjet më të ndjeshme kombëtare të sovranitetit dhe të integritetit territorial mbrojnë apriori qendrimin antikombëtar të partisë së tyre dhe jo interesin e Shqipërisë.

Ndaj Shqipërisë i janë tkurrur dhe po i tkurren kufijtë. Si nuk marrin pak shembull nga akademikët e Serbisë dhe të Greqisë, të cilët venë atdheun mbi partitë, dhe kufijtë e shteteve të tyre janë zgjeruar e po zgjerohen me territore tokësore dhe detare shqiptare.

Ndarja e parakohshme nga jeta ka plagosur zemrat e të gjithë atyre që e kanë njohur Ramadan Musliun – Nga EUGJEN MERLIKA

Me keqardhje të thellë e tepër të sinqertë mësova lajmin tejet të hidhur për ndarjen e Ramadan Musliut nga jeta. I jam jashtëzakonisht mirënjohës, sepse ka qenë i pari botues që, në vitin 1996 , pranoi me kënaqësi të botonte në gazetën “Rilindja” të Prishtinës shkrimin e gjyshit tim, Mustafa Kruja, “Vetëparaqitja” me titullin e zgjedhur nga un “Zani i të mundunve”. Ai shkrim i përkthyer nga frengjishtja më pas u botua edhe nga organë të tjera të shtypit, por brazdën e parë e hapi i ndjeri Ramadan Musliu.

Ndërrimi jetë i parakohshem i Tij ka plagosur zemrat e të gjithë atyre që kanë patur rast të njihen e të punojnë me Të. Quhem fatlumë që kam qenë njëri prej tyre e që na ka lidhur një respekt i ndersjelltë e një miqësi e siqertë.

I shpreh nëpërmjet kësaj faqeje përdhimtimet më të ndjera familjes e jetës kulturore të Kosovës e të Shqipërisë, të cilën i ndjeri e përfaqësonte denjësisht e me shumë autoritet.

U prehtë në paqen e dritën e Zotit shpirti i Tij i bardhë, i qoftë i lehtë dheu i Kosoves se Tij, qofte i paharruar emri i Tij i ndritur ne kujtesen e gjithe shqiptareve.

Me shume dhimbje.

PO FAMILJA?… – Nga HAMIT TAKA

 

-Vetëm njeriut të fisnikëruar mund t’i jepet liria e shpirtit- Niçe

Më ka mbetur në mëndje që nga fushata e kandidatëve për President të SHBA-së, një frazë e kandidatit republikan, Romney: “Obama lufton të shpëtojë botën, unë luftoj për  familjen”. Kjo deklaratë e Romney thekson një pohim dhe një shqetësim. Nga njëra anë  pohon rolin dhe vlerat e patjetërsueshme të familjes në shoqërinë moderne, pra, bota do të jetë më e mirë, në se do të kemi një familje më të shëndoshë dhe, nga ana tjetër, tregon se  diçka është tronditur në strukturën dhe psikologjinë sociale të familjes bashkëkohore.

Dhe kur ky shqetësim kthehet në platformë të programit të kandidatit për President në SHBA, do të thotë se  nuk është fjala as për familjen e presidentit amerikan dhe as për familjen amerikane, por është shqetësim në rrafshin botëror. Ky synim fisnik e madhor i Romney nuk mund të mos ketë tërhequr vëmëndjen e studiuesve dhe prindërve shqiptarë, për të cilët familja ka qënë e shenjtë, një tabu, deri në vendosjen e diktaturës së proletariatit, kur u tjetërsua.

Nuk është ky arsyetimi që duhet të ndaj me lexuesin, por po shikojmë pothuajse çdo ditë një realitet mediatik dhe kafenesh, që nuk mban më arsyetim. Veçanrisht pas ndonjë vrasjeje në familje apo ndonjë dhunimi seksual(të cilët janë absolutisht makabre dhe të dënueshëm), gjithandej mediat televizive, shtypi i printuar dhe ai online, po i mëshojnë krimit ordiner dhe atij brenda familjes me një “babëzi” mediatike, sa të duket sikur pritet flijimi i viktimës fatkeqe të radhës, për të mbushur orët e fjetura të televizioneve, radiove, faqet e gazetave dhe revistave, që të sigurohet shitja e tyre. Dhe, sa herë shfaqet viktima e radhës, listohen të gjitha viktimat e vitit apo viteve, duke abuzuar deri në hollësira të pa lejueshme nga pikëpamja morale, etike dhe humane, të cilat rëndojnë edhe më tepër viktimën e familjen, që sigurisht ndihen të lënduar.

Emisione televizive, radiofonike dhe artikuj gazetash ku flitet për  monstra përbindëshash e vagabondësh, që dhunojne adoleshentet; shkrime ku vëllai vret vëllanë për një copë tokë, për një gardh, apo për vogëlsira të tjera, krejt banale në dukje; pasazhe kur burri vret gruan dhe gruaja vret burrin, kur prindi vret fëmijën dhe fëmija vret prindin. Realisht ky është një fenomen shqetësues, aq sa është  edhe një absurditet i kohës, që nuk lë pa shënuar edhe humbjen e disa vlerave të shoqërisë. Por edhe më absurde dhe që nuk mban më arsyetim, është fakti se për gjithçka fajësohet sistimidemokratik, shoqëria dhe shteti, duke hymnizuar diktaturën e kaluar.  Arrihet deri atje sa një gazetare këto ditë ka mbritur në gjykimin “intelektual”  se “ky nuk është vend për vajza”.  Mos kjo popullsi ka zbritur nga tjetër planet?! Dhe, sipas asaj dhe atyre, gjenerata e të rinjëve të sotëm në Shqipëri është një gjeneratë e humbur. Ajo s’ka punë, s’ka shkollim, s’ka siguri, ka varfëri, uri e krim, s’ka të ardhme. A s’është kjo thirrje pë të ikur nga Shqipëria?!

Por, në vazhdim të asaj që nuk ha më arsyetim, unë shtroj pyetjen: Po mirë politika, sistemi, qeveria e grupe të caktuara e nxisin vetë anarkinë e krimin, po familja çfarë bën? A nuk ka ajo fare përgjegjësi për krimin ordiner dhe aq më tepër për atë brenda familjes? Çfarë bën familja që fëmija, burri, gruaja të mos bëjnë krime? A i dinë këta artikujshkrues dhe taboret e komentarëve pas tyre raportet shtet-shoqëri-familje në demokraci? Ose nuk i dinë ose bëjnë se nuk i dinë.

Aktualisht shoqëria shqiptare e ka kaluar çastin e zbrazëtirës, janë krijuar institucione të reja shoqërore dhe janë ristrukturuar ato ekzistuese. Shpallja dhe sigurimi i lirisë së besimit krijoi mjedisin për ringritjen dhe për funksionimin e institucioneve fetare, por që duket se ende nuk po e luajnë dot rolin e tyre të fuqishm në edukimin e dashurisë për tokën “ku u ka rënur koka”, për familjen, për respektin ndaj robit të Zotit etj. Eshtë realizuar çlirimi i institucionit të familjes nga disa norma e tabu, që ngurtësonin raportet mes pjestarëve të këtij institucioni. Ristrukturimi i institucionit të shkollës dhe çkuadrimi i mjeteve të informacionit masiv kanë krijuar mundësinë që çdo individ të gjej vetëveten. Të gjitha këto normalisht rrisin rolin e shoqërisë civile, të fesë dhe familjes në edukimin e brezit të ri dhe ulin peshën e shtetit. Por nuk mund të mos pranojmë se koha moderne padrejtësisht e ka tronditur fondamentin edukativ. Veçse koha nuk është as e drejtë, as e padrejtë. Ndryshimet (sociale, ekonomike, demografike, kulturore) do të ndodhin në mënyrë të pashmangshme. E padrejtë mund të quhet tërheqja, dorëzimi përballë nevojës për ndryshim në raportet qeveri-shoqëri, prindër-fëmijë etj.

Ndryshimi fillon nga familja e gjithesecilit prej nesh. Shtrohet pyetja: A i kemi punët mirë në familje?  Nuk ka dyshim që autoriteti edukativ i familjes shqiptare, për shumë arsye të natyrës historike dhe aktuale, është tronditur. Në këtë aspekt duket se ka një amulli sociale të vërtetë, mungesë konceptesh të qarta, qëndrime ambiguide evidente. Ka një tërheqje të dukshme jo vetëm nga tradita jonë edukative e së kaluarës, e cila për hir të së vërtetës as nuk ka qenë e tëra e shkëlqyer, por as e tëra e deformuar. Ndërkaq, me çfarëdo mjeti sociologjik, mediatik dhe publik të testosh situatën aktuale edukative të familjes, do të konstatosh se ka një nënvlerësim të pafalshëm, madje përmasat e neglizhencës social-edukative kanë arritur deri në dimensionin më kritik të braktisjes së detyrës edukative, që është edhe në kushtet e shoqërisë moderne, një nga misionet e pandryshuara e më fondamentale të familjes. Duke menduar seriozisht për këtë situatë anormale, kam përshtypjen se në shoqërinë shqiptare, të dhënë tërësisht pas realizimit të ëndrrës së vjetër të plotësimit sa më të mirë të standardeve të jetës materiale të familjes, të fëmijëve dhe pjesëtarëve të tjerë të saj, po nulifikohet detyra e formimit dhe edukimit qytetar, sidomos të fëmijëve. Në shumë biseda me prindër, fëmijë, adoleshentë e të rinj, duket se ka aq shumë module të paqarta për këtë problem, sa të mendosh se për këtë rol të rëndësishëm të familjes në shoqërinë tonë ka një kaos të vërtetë dhe të përgjithshëm konceptual, i cili nuk po e lejon familjen shqiptare që të rifitojë kuotat e qytetëruara të “drejtpeshimit edukativ”.

Një pozitë shumë delikate e familjes shqiptare, e cila sapo është larguar nga modelet e vjetra të “edukatës së mbyllur”, por që nuk po orientohet me parimet e “edukatës së hapur” të familjes moderne.  Në këtë pikë duhet të jemi realistë, sepse me sa duket, edhe në këtë distancë prej tri dekadash të jetës demokratike, duket se nuk na shpëton nga përgjegjësia “reagimi modern” në formën e nihilizmit të traditës sonë edukative. Ndoshta duhet të bindemi se disa vlera të traditës edukative e familjes shqiptare janë me konsistencë dhe rezistente ndaj turbulencave të modernitetit. Ka ca gjëra që duhen parë me më shumë kujdes dhe seriozitet, duke i parë vlerat më pozitive të traditës së edukimit familjar, përtej ambalazheve deformuese të ideologjisë së vjetër të “paternalizmit edukativ”. Sepse edukata dhe edukimi në familjen tonë të së kaluarës nuk ka qenë e tëra konservatore, pa asnjë vlerë, dhe që sot me mendjelehtësi të nihilohet totalisht. Familja është një celulë e shoqërisë e një rëndësie krejt të veçantë jo vetëm për kombin tonë, por për gjithë kombet. Për kombin tonë familja ishte shprehje e idenditetit të fuqisë së tij shpirtërore dhe kulturore jo vetëm tek lindja e një familjeje të re, por sidomos vlerësimin e rolit të saj të pazëvendësueshëm në të gjitha aspektet e jetës, në tragjedinë dhe mbijetesat e tij. Aq më tepër kur jemi shtetformuesit e fundit në Europë. Janë të shumta vlerësimet në formë sentencash për familjen dinjitoze shqiptare, e cila përfaqëson në fakt vetë mëndjen dhe trurin e ndritur të kombit, në atë masë që, kjo kompaktësi dhe fuqi qëndresore e familjes, pa humbur dhe pa rrafshuar vetiakësinë e individit, identifikohej me kombin në mënyrë të natyrshme dhe të vetëdijshme.  Të huajt thonin dikur se ishte e pakuptueshme si kanë mundur të bashkëjetojnë te shqiptarët një varfëri proverbilae materiale me një pasuri shëmbëllore shpirtërore, një nivel teknik primitiv me një fisnikëri ndjenjash e zakonesh të rralla. Kjo pasuri i detyronte të haujt e njerëzit përparimtarë të botës ta quanin “Muze të gjallë të vlerave humane”, “Oaz të virtytit” dhe shqiptarët “Kavalierët e fundit të nderit në Europë”. Këto vlerësime shprehnin një të vërtetë sepse kombi që nuk vuan nga asnjë ndjenjë inferioriteti përballë kulturave të të tjerëve, është një komb që ndjenjën e lirisë nuk e ka as fasadë, as thjesht si  mburojë, por si thelb të ekzistencës dhe vitalitetit të tij. Sot ka tregues të qartë që të vënë në mëdyshje, të bëjnë skeptik, lidhur me faktin nëse familja shqiptare do të mbesë apo jo në të ardhmen  strukturë sociale e organizuar edukativisht, e cila siç thotë filozofi politik amerikan i kohës sonë, J. Rols, do të jetë strukturë sociale pa vlerë apo strukturë që “do të imponojë detyrime”.

NATO dhe adhurimi yne per kete organizate! Nga Iris Halili

Une mendoj se kjo foto e arkivit tim eshte historike. Ne bisedime tre vende fqinje dhe aleate te ulura ne samit per te diskutuar hapat qe duhet te ndermerrnin per antaresimin e vendeve te tyre ne NATO. Samiti u organizua nga Kabineti i Presidentit te Shqipersie ne Shkurtin e vitit 2003, dhe une ndihem krenare te isha ne krye te ketij organizimi. Ne foto: Presidenti i Shqiperise zoti Alfred Moisiu, Presidenti i Kroacise zoti Stipe Mesic dhe Presidenti i Republikes se Maqedonise, zoti Boris Trajkovski (ndjese paste, pasi ekzakt nje vit me pas nderroi jete ne nje aksident tragjik ajror..).
Endrra e çdo Shqiptari te asaj kohe, apo ajo e çdo kroati apo maqedonasi ishte anetaresimi ne NATO. Psikologjikisht ky anetaresim kuptohej si nje hap i madh i shkeputjes perfundimtare te vendeve tona nga fronti komunist i lindjes, nga Rusia dhe ish Traktati i Varshaves. Ne vitin 1998-te kur une isha dhe Kryetare e Krahut Rinor te Shoqates Shqiptare te Atlantikut, ne organizuam nje sondazh ne rang kombetare per te testuar mendimin e shqiptareve per anetaresim e vendit ne NATO . 90 % e te intervistuarve deklaruan se ishin pro anetaresimit. Padiskutim, nder radhitjet e demokracise shqiptare, kroate apo maqedonase pranimi i ketyre vendeve ne NATO eshte edhe arritja me sinjifikante ne keto tre dekada perpjekjeje drejt botes demokratike. Ne imazhin tone te atehershem apo tanishem NATO ishte/eshte vete SHBA, lidershipi, siguria dhe forca qe ajo perfaqeson ne bote.
Si qytetare e SHBA, ku jetoj, punoj dhe paguaj taksa ndihem krenare qe ne nje fare menyre fale drejtimit historik qe ky vend ka pasur ne NATO edhe une kam kontribuar sado pak ne stabilitetin e Atdheut tim, rajonit apo gjithe botes. Por ja qe nje dite ne SHBA vjen nje president qe si plan te tij te pare ne politiken e tij te jashteme ka largimin e SHBA nga NATO. Sikur thone analistet,kjo do te ishte dhe dhurata me e madhe qe Amerika do t’i ofronte Putinit.
Sipas ish shefit te Kabinetit te Presidentit Trump, Zotit John F. Kelly, nje Gjeneral Marine me kater Yje :“ Nje nder veshtiresite me te medha qe ai kishte hasur gjate kohes kur punoi me Presidentin Trump, ishte te ndalonte Presidentin te realizonte perjashtimin e SHBA-sa nga NATO”. Edhe ne debatin e fundit Presidencial, Presidenti Trump serisht paraqiti nenvleresimin e tij per kete organizate prestigjioze dhe shume kuptimplote. Per ata qe nuk e dine, NATO si mision te pare ka: “Nese nje vend anetar sulmohet, te gjitha vendet e tjera anetare veprojne ne mbrojtje te tij si nje trup i vetem”. Ne Samitin e Natos ne vitin 2018, Presidenti Trump ndoshta me te drejte i angazhoi edhe vendet e tjera te Evopes te shpenzojne me shume per NATO , dhe per kete i duhen dhene kredite , por te gjithe e dime qe ky nuk eshte hapi i tij final. Sipas atyre qe kane punuar me te si dhe shume analisteve hapi final ( nese ai fiton zgjedhjet presidenciale te 3 Nentorit) do te jete largimi i SHBA nga NATO, ndermarje qe ai e ka pasur qellim ta realizoje qe ne raundin e pare.
Nese SHBA del nga NATO ky do te ishte fundi pranise se sigurise dhe lidershipit amerikan ne bote. Kisinger ( Ish Sekretari i Shtetit SHBA) ne librin e tij fenomenal “Diplomacia” na keshillon: “ Ne diplomaci sikur edhe ne jete ceshtja nuk eshte te besh zevendesimin, ceshtja eshte me ke e ben ate?” . Pyetja ime dhe e cdo qytetari nderkombetare qe do paqen dhe lirine ne bote sot do te duhej te ishte: “ Nese SHBA, nen udheheqjen e Presidentit Trump do te dale nga NATO, kush do e zere zendin e saj, apo me sakte e thjesht: cili vend do marre superfuqine e drejtimit ushtarake per sigurine e paqes ne bote ??
Ndaj kur une votoj, mendoj gjate e mendoj shume. Mendoj per te ardhmen e jetes sime ne SHBA, por mendoj edhe per Atdheun qe lashe, pasi me voten time une nuk vendos vetem per fatet e SHBA-se por edhe per ato te te gjithe botes.
@iris halili

Amerika  ende nuk është aleate e Serbisë – Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI  

Barometri diplomatik

*** Një fjalë urtë popullore thotë: “Nga e thëna në të bërë, është një det i tërë”. Ose si thonë anglezët : “ From  words to deeds is a great  sea”. 

*** Edhe pse A.Vuçiqit këta ia “kana” shumë, që edhe Amerika të jetë një aleat i Serbisë sikurse Rusia dhe Kina, mirëpo, ai, duhet të ketë parasysh faktin se ka për të kryr shumë “detyra shtëpie” për ta bindur Amerikën dhe aleatët e saj evro-perëndimorë, se Serbia vërtet e meriton që Amerikën ta ketë aleat të saj, A. Vuçiqi, së pari, duhet ta njohë Republikën e Kosovës, ashtu si e ka njohur Amerika. Ndryshe, Serbia  nuk ka gjasa minimale që ta  përfitojë Amerikën si aleat të saj ndërkombëtar.
*** Natyrisht, këtë do ta dëshironte shumë presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe Serbia, mirëpo, derisa  Beogradi zyrtar nuk e njeh Reublikën e Kosovës, është e pabesushme dhe joreale, që Amerika të jetë  aleate e Serbisë, ashtu sikurse janë Rusia dhe Kina.

Me gjithë ndihmën e deritashme ekonomike, tregtare, të bizneseve dhe të investimeve të ndryshme të Amerikës në Serbi (2001-2020), si dhe të marrëdhënieve të mira ndërshtetërore diplomatike midis Beogradit dhe Uashingtonit, sidomos pas nënshkrimit të Marrëveshjes ekonomike në Uashington, më 4 shtator 2020, ku presidenti Donald Tramp me emisarin e tij shtetëror Richard Grenell për Dialogun e Brukselit të palëve negociuese serbo – shqiptare (Beograd-Prishtinë) inkurajoi dhe mbështeti presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kreyeministrin Avdulla Hoti, që të nënshkruanin marrëveshjen  për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes Serbisë dhe Kosovës, kjo nuk do të thotë se tani, pas 4 shtatorit, Amerika  “është bërë aleate e Serbisë”, ashtu sikurse është prononcuar  naivisht A. Vuçiq : “Me gjithë standradin e dyfishtë, Serbia nuk ka rrugë tjetër  përveç rrugës evropiane, të cilën, duhet ta vazhodjë dhe, njëkohësisht  t’i ruajë aleatët  dhe miqtë e vet tradicionalë siç janë Rusia, Kina dhe SHBA-ja”.( https://www.novosti.rs/vesti/politika/922750/vucic-srbija-nema-bolji-put-evropskog).

 

Edhe pse presidenti A.Vuçiq Amerikën e konsideron si aleat të mundshëm, duke i riparuar dhe, duke i ngritur marrëdhëniet dhe lidhjet në shkallën më të lartë ndërshtetërore, jetësimi në praktikë i kësaj  skeme strategjike nuk është fare e lehtë, sepse derisa Serbia nuk e njeh Republikën e Kosovës (17.02.2008), ashtu siç e ka njohur Amerika dhe më se 100 shtete të tjera të OKB-së, as presidenti Aleksandar Vuçiq, as Serbisa nuk mund të llogarisin e as të shpesojnë se Amerika do bëhet aleat i tyre. Kjo nuk do të ndodhë pavarësisht  nga dëshira e presientit A. Vuçiq, si dhe nga  shkalla e tanishme e marrëdhënieve diplomatike të Beogradit me Uashingtonin.

 

Në Bruksel nuk do arrihet kurrfarë kompromisi politik mes Beogradit dhe Prishtinës, nëse Serbia nuk e njeh Republikën e Kosovës !
Kjo nuk e vështirë për t’u ditur, sepse qe 8 vjet presidenti serb Aleksandar Vuçiq me fanatizëm mbron konceptin strategjik të politikës, të diplomacisë dhe propagandës së regjimit të Slobodan Milosheviqit, të Kishës Ortodokse Serbe, të Akademisë Shkencave dhe të Arteve Serbe të Beogradit, si dhe të “Velika Srbija” të Vojislav Sheshelit, se  “Kosova është e Serbisë”. Kështu thuhet edhe në Kushtetutën e Republikës së Serbisë së vitit 2006.
Prandaj, ata liderë politikë  me medium e tyre të verdha ditore, që po propagandojnë se Serbia do ta njohë Kosovën me të përfunduar Dialogu i Brukeslit,  janë duke parë  “ëndrra duke ecur”, përkatësisht janë duke e mashtruar  dhe dezorientuar popullin shqiptar në Kosovë, që ai t’u japë ndonjë “dritë të gjelbër” përfaqësuesve të vet në qeveri apo në parlament, në mënyrë që të bëjnë ndonjë “kompromis të dhembshëm” , të keq, të dëmshëm dhe katastrofik për fatin e Kosovës shqiptare.
Mirëpo, kjo nuk do të ndodhë, nëse Serbia nuk e njeh Kosovën brenda kufijve të sajt ekzistues. Këtë pazar të keq-anipavarësi dhe antisovranitet territorial dhe shtetëror të Kosovës, do ta prishë Lëvizja Vetëvendosje së bashku me popullin, i cili nuk do të lejojë copëtimin e territorit të Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë, ashtu si i konvenon politikës kolonialiste dhe neokolonialiste të saj.
“Kompromisi” sipas “syzeve diplomatike” të presidentit A. Vuçiq !?
Ende pa u arritur Marrëveshja e Uashingtonit (4 shtator 2020) për normalizimin e marredhënieve ekonomike mes Prishtinës dhe Beogradit, presidenti serb Aleksandar Vuçiq që në mbledhjen trilaterale në Bruksel (16 korrik 2020), ku veç palëve negociuese serbo – shqiptare të Serbisë dhe të Kosovës, morën pjesë edhe  ndërmjetësit e BE-së, Zhosep Borell dhe Miroslav Lajçak, pati deklaruar se gjoja “pala negociuese shqiptare me kryeministrin Abdulla Hoti në krye, nuk i kanë të qarta temat për të cilat duhet biseduar, duke qenë se kryeministri Hoti 20 herë përsëriti sintagmën  ‘dy shtete’. –E,  çfarë, do bëhej nëse,  edhe unë do përsërisja çdo herë ‘ një shtet dhe një krahinë autonome. Kjo do të thoshte se ndokush ka ardhur këtu jo të bisedojë, por të mendojë se ekziston mundësia për  ndonjë nënçmim të rëndë, që të pranohet ajo çfarë është në interesin e tyre.”
Së pari, ky është  një budallallëk apolitik i Vuçiqit, i cili  kurrë nuk do ta shpierë drejt BE-së dhe Amerikës, pa e njohur de fakto dhe de jure shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës, edhe pse  sipas Kushtetutës në fuqi të Serbisë, “Kosova është krahinë e Serbisë”(2006),  Kosova është shtet i pavarur, ashtu si Serbia , edhe pse Kosova ende nuk është e njohur nga OKB-ja, si rrjedhim i VETO-s së Rusisë dhe abstenimit të Kinës, që duke favorizuar kolonializmin gjenocidal dhe hegjemonizmin e Serbisë,  duke u mbështetur në Rezolutën 1244 të KS-së të OKB-së (10.VI.1999), e cila nuk e njeh  shtetin e pavarur të Kosovës. Mirëpo, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e së OKB-së, në bazë të Opinionit të saj këshillëdhënës e njeh Republikën e Kosovës (22 korrik 2010), duke vlerësuar se, është shpallur në përputhje me parimet dhe me normat e së drejtës ndërkombëtare.
-E tërë kjo gjendje faktike dhe juridike, do të thotë se Kosova është shtet i pavarur, edhe pse  këtë nuk e njeh Beogradi zyrtar. Mirëpo, kjo është çështje e brendshme politike e Serbisë, jo e së drejtës ndërkombëtare , siç ka konstatuar në mënyrë të argumentuar dhe me plot të drejtë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.
Pra, në rastin konkret, presidenti Serb A.Vuçiq nuk ka pse ta kritikojë kryeministrin Avdullah Hoti, pse ai  “20 herë e paska përsëritur togfjalëshin-DY SHTETE”. -Hoti, shumë mirë ia paska qëlluar, se vërtet Kosova dhe Serbia janë dy shtete, pavarësisht kundërshtimit të gabuar të Vuçiqit, i cili, sikurse dikur kryekrimineli Slobodan Milosheviq, ashtu edhe sot krimineli Vojislav Sheshel nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran jashtë Serbisë kolonialiste.
Mirëpo, kryeministri A. Hoti ka të drejtë dhe, sipas Kushtetutës, është i detyruar të shprehet, se Kosova dhe Serbia janë dy shtete të barabarta, edhe pse nuk janë të barabarta në OKB, sepse Rusia dhe Kina kanë bllokuar ndryshimin e Rezolutës 1244 në Këshillin e Sigurimit  të OKB-s. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se Kosova nuk është shtet i pavarur nga Serbia, edhe pse kjo, Rusia, Kina, Greqia, Sllovakia, Rumania, Spanja dhe gjysmëqiproja greke nuk e njohin  Republikën e Kosovës.
Prandaj, kështu, si Avdullah Hoti, “edhe SHBA-ja, edhe shumica e BE-së, Kosovën dhe Serbinë i konsiderojnë si dy shtete të pavarura”. Këtë e ka deklruar vetë presidenti serb Aleksandar Vuçiq” . (Shih në: https://www.blic.rs/vesti/politika/vucic-i-sad-i-vecina-eu-srbiju-i-kosovo-posmatraju-kao-dve-nezavisne-drzave/fh2t0cj).

Andaj, Aleksandar Vuçiqit nuk ka pse t’i “dhembë koka” ,dhe, pse të “ndihet alergjik”  ose “ i nënçmuar”, kur ulet përballë Hotit, dhe nga ai dëgjon akuzat e tij të drejta dhe të argumentuara se “ shqiptarët janë viktima e serbët kriminelë, se ne duhet t’i paguajmë reparacionet e luftës…, se Kosova është shtet etj. Të gjitha këto i kam  hedhur poshtë, duke mbyllur çdo bisedë lidhur me to.” !?

Po, meqë Vuçiqi qenka  alrgjik në cilësimin e serbëve si “kriminelë”, ashtu sikurse akademiku Frashër Demaj, i cili në një panel televiziv me kryeakademikun Mehmet Kraja,  deklaroi se “Serbët nuk janë ata që kanë kryer terror dhe vrasje në Kosovë; se Gjykatat serbe nuk janë ato që kanë dënuar me qindra e me mija shqiptarë, por ishin gjykatat jugosllave” (Shih në: https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2736067606656832&id=100007608580549 ).
-Atëherë, shtrohet pyetja serioze, pse, ç’kërkon presidenti Aleksandar Vuçiq në negociatat e Brukselit, kur ai nuk pranon ta njohë Republikën e Kosovës (2008); nuk pranon që të paguajë të gjitha reparacionet e luftës së Serbisë, e  cila ka shkatërruar dhe djegur Kosovën, si dhe ka vrarë e maskaruar mbi “13.0000” shqiptarë të të gjitha moshave.
-Ja,  këto janë faktet dhe argumentet  për të cilat presidenti serb Aleksandar Vuçiq, duhet të ndihet keq dhe të kërkojë falje publike në emër të të gjithë serbëve dhe të Serbisë për shkak të krimeve të gjenocidit të kryera ndaj shqiptarëve në Kosovë (1989-1999).
Sipas  “Telegrafi.com” të Prishtinës,  bilanci i vrasjeve  në njerëz, si dhe i shkatërrimeve dhe i dëmeve materiale në Kosovë nga ana e Serbisë gjenocidale pushtuese , është ky:  ““Shtëpi të shkatërruara – dëmtuara të popullatës shqiptare: 100.589; shkolla të shkatërruara – të dëmtuara me dokumentacion: 358; zyra të vendit: 71; shtëpi kulture: 30; biblioteka publike dhe shkollore: 93; objekte shëndetësore: 123; objekte fetare (xhami, teqe, tyrbe): 215; kisha katolike: 5; objekte ndihmëse – përcjellëse: 88.101; pasojat e luftës në njerëz, masakra të mëdha, vrasje e organizuar, madje edhe të familjeve të tëra gjatë periudhës janar 1998 – 12 qershor 1999; Të vrarë: 11.840 viktima nga Kosova,  1.392 fëmijë deri në 18 vjeç;  296 fëmijë deri në 5 vjeç;  1.739 femra;  1.882 të moshuar mbi moshën 65-vjeçare;  1.450 banorë ende janë të pagjetur; Janë dhunuar 20.400 femra shqiptare. Sipas të dhënave të UNCHR, në fillim të qershorit 1999, nga Kosova ka pasur afro 1 milion refugjatët të dëbuar prej Kosove, gjatë periudhës së bombardimeve të NATO-së. Vendosja e refugjatëve sipas shteteve ishte: 443.300 ishin vendosur në Shqipëri; 247.800 në Maqedoni, 69.300 në Mal të Zi; 21.700 në Bosnjë-Hercegovinë. Pra, një totali prej 782.100. Në vendet e tjera të botës u vendosën gjithsej 76.475 refugjatë, duke përfshirë 13.639 në Gjermani, 7.581 në Turqi, 5.829 në Itali, 5.730 në SHBA, pastaj në Francë, Norvegji, Suedi, Britani të Madhe, Poloni, Spanjë, Portugali, Finlandë, Zvicër, Izrael etj.”” (Burimi: Bilanci i krimeve serbe në Kosovë).

Sa më sipër, këto shifra statistikore të kryerjes së gjenocidit serb në Kosovë ndaj shqiptarëve nuk mund të cilësohen ndryshe veçse krime kundër njerëzimit,që kanë pasur për qëllim shfarosjen e  një pjese të kombit shqiptar në Kosovën e Shqipërisë Etnike.
Këtë të vërtetë  dhe tragjedi të hidhur historike, kombëtare dhe të përgjkashme të mbi 90% të shqiptarëve nuk mund ta shlyejnë as  pseudoakademikët serbomëdhenjë të ASHAS-së,  as priftërinjtë, peshkopët dhe patriarkët falsifikatorë dhe manipulues serbomëdhnejë, të cilët me shekuj kanë misitifikuar dhe shtrembëruar të vërtetën historike, kombëtare, territoriale dhe shtetëore shqiptare dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkan (1389-2020).
Gjithashtu, këtë të vërtetë të gjenicidit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë (1989-1999) nuk mund “retushojnë”  dhe ta shlyejnë nga kujtesa historike e  brezit të sotëm dhe, e asnjë brezi të nesërm shqiptar, as ato paçavure të  alla-akadmikëve shqipfolës, të cilët pohojnë dhe shkruajnë botërisht, se në “Kosovë serbët nuk kanë kryer krime dhe terror; se në Kosovë, shqiptarët nuk i kanë dënuar gjykatat serbe, por ato jugosllave” !?
-Letra duron gjithëçka, por faktet dhe argumentet e krimeve të gjenocidit serb në Kosovë janë të parrëzueshme dhe nuk parashkruhen kurrë sipas së drejtës ndërkombëtare. Zbardhja e këtyre fakteve varet vetëm nga vetë shqiptarët, domethënë  nga Qeveria dhe nga Kuvendi i Kosovës, duke u bazuar edhe në “Rezolutën për gjenocidin serb të kryer në Kosovë,  të miratuar në Kuvendin e Kosovës, më 16 maj 2019”, në mënyrë të ngritet procedura ligjore për formimin e një Gjykate Ndërkombëtare për dënimin e krimeve të gjenocidit serb në Kosovë, gjatë viteve 1998-1999.


Send this to a friend