1.Të gjithëve na pëlqejnë gjërat e bukura dhe me vlera të larta shkencore, intelektuale dhe profesionale. Në politikë të lartë ose diplomaci sidomos. Ato kanë një ndikim të fuqishëm mbi ne ne të gjitha planet ose drejtimet e mundshme të cilat ne i quajmë tejet të rëndësishme.
Se këndejmi, edukata, kultura, arsmimi (emancipimi), disiplina, morali, karakteri, familja, shëndeti, mirëqenia objektive dhe subjektive, modeli pesefaktorial, kariera dhe profesioni, kanë rëndësi t’posaçme në jetën tone. Sidomos, çështjet dhe aspektët kyçe si zgjuarsia, intelegjenca, pamja e jashtme ose estetika, edukata, kultura, arsimimi (emancipimi), kariera, funksioni, pozita, statusi, profesioni dhe kështu me radhë. Ne shohim tek to një pjesë të mirësisë dhe lumturisë sonë objektive dhe subjektive.
2. U mor vesh se gjërat e mira dhe më vlerë na bëjnë të ndjehëmi mirë dhe tepër të shpënguar ose komodë. Besa, madje edhe të fortë, dinjitozë, imunë, superiorë ose ambivalent etj. Pse kjo? Sepse, ato u takojnë vetëm njerëzve të privilegjuar ose me fat të cilët i kanë zgjedhur ose preferuar kushtet ose rrethanat e caktuara objektive dhe subjektive. Respektivisht, intelektuale, profesionale, politike, ushtarake (luftarake), historike, patriotike etj.
3. Ne ekzaltohemi dhe emocionohemi shumë kur i hasim ose takojmë vlerat, atributet, prerogativet ose cilësitë e larta për të cilat kemi nevojë dhe që na kanë munguar aq shumë dikur.Ato na thërrasin ose obligojnë të ecim ose levizim drejtë tyre. Edukata, kultura, emancipimi dhe bukuria na i zbusin dhe edukojnë shpirtërat. Na largojnë nga ‘tabulla rasa’, adoleshenca ose foshnjëria e gjithëmbarëshme që i kemi fshehur ose krijuar vet. Na parandalojne për t’u bërë të egër, të vrazhdë (rixhid), xhind, stupid, brutal, t’shëmtuar, iracional, infantil, patologjik etj.
Ndaj, eshtë detyrë e pedagogëve, intelektualëve, kulturogëve, filozofëve, sociologëve, psikologëve dhe të tjerëve që t’iu ndihmojnë njerëzve të jetojnë me mirë. Nuk është aspak paradoks nëse njerëzit e ditur mund t’ju ndihmojnë për të jetuar më mirë, me ndereshem dhe më të lumtur. Jo aspak.
Njerëzit e ditur u pajisin me stimuj, shëmbuj, motive, argumente ose cilësi joshëse për të jetuar më mirë dhe më të lumtur. Ata ju garantojnë se si fuqia e shpirtit dhe mendjes ose intelektit tuaj duhet të përdoren me mençuri dhe maturi. (Kredoja, narracioni, potencioni, substencioni, intencioni dhe invencioni i njohur intelektual dhe profesional.)
Kjo është edhe arsyeja kryesore pse Platoni dhe Aristoteli besonin se krijuesit dhe politikanët duhet të punojnë nën komandën e intelektualeve ose filozofëve, të cilët do duhej t’u japin atyre ide, ideale dhe vizione të drejta. Duke iu kërkuar dhe rekomanduar vazhdimishtë atyre që t’i bëjnë ato sa më bindëse, popullore dhe atraktive në kuptimin e lartësimit të së mirës.
4. E keqja, iracionalja ose negativa, gjithashtu janë një problem i madh dhe po aq serioz. Ato na vëjnë përpara sprovave dhe karakteristikave të rrezikshme dhe të dëmshme. Na inkurajojnë të jemi të ashpër, brutal, kaotikë, të stuhishëm, iracional, nebuloz, skizofrenik, infantil, patologjik etj. Dhe.. kjo na e bën akoma më të vështirë për t’u bërë të mençur, të ditur, t’kulturuar, intelektual, lider, patriot etj.
5. Mëqe sipas Hegelit, fryma ose çështjet e njohura liridashëse dhe patriotike përcaktojnë fatin dhe ardhmerinë e një populli (kombi) dhe shteti të tërë, ndërkaq, shpërfaqjet ose shpërqëndrimet e ndryshme nga fryma e lartërpërmendur liridashëse dhe patriotike, i xhveshin (zhveshin) dhe ç’armatosin edhe shtetin edhe popullin (kombin), duke i çuar drejtë shuarjes (zhdukjes) ose vetshkatërrimit: Do theksuar në vazhdimi se Platoni do ishte i matur dhe tepër skeptik në fuqinë, moralin, karakterin dhe vullnetin shtetror, nacional, politikë ose patriotikë të popullit dhe lidershipit kosovar. Ai besonte me pasion dhe fanatizëm të madh në arsimim dhe edukaten, por gjithashtu deshironte të rifokusonte ose ripotenconte sjelljen, moralin, disiplinen, vetkontrollin dhe kurrikulën. Gjërat kryesore që ne duhet t’i mësojmë, nuk janë vetëm matematika, drejtshkrimi, skolastika, retorika ose oratoria, por se si të jemi të sjellëshëm, te mirë, të urtë, të qetë, të dashur, racional dhe patriot. Predikonte asokohe Platoni i Madh… Duke menduar në kontrollin ose vetkontrollin, arsyen, ndërgjegjën, moralin, urtësinë, racionalitetin, profesionalizmin, patriotizmin etj.
6. Është interesante dhe jo pak e trishtueshme se si institucionet e njohura shkencore, kulturore, akademike ose pedagogjike në Kosovë i kanë nxjerrë jashtë ligjit ose i shpërfillin fare edukatën estetike së bashku me moralin dhe disiplinën e preferuar shtetrore, nacionale, intelektuale, profesionale, institucionale, konstitucionale dhe funksionale. Po t’iu kërkonte dikush sot studentëve ose profesorëve kosovarë disiplinat e lartëpërmendura, do i thërrisnin policinë ose personelin e neuropsikiatrisë dhe psikologjisë klinike! Duke të quajtur njeri i çmendur ose iracional.
‘Bazat hyjnore ose profetike të popullit ose kombit ndodhën ose ekzistojnë në brendinë e shpirtit, mendjes ose vetëdijes së tij individuale dhe kolektive.;
7. Platoni e ngriti ose themeloi asokohe Një Shkollë ose Akademi të quajtur dhe të njohur si Akademia e Athinës e cila shkëlqeu dhe lulëzoi për më shumë se 400 vite rrjesht. Athinasit shkonin atje për të mësuar dhe kuptuar asgjë më shume, pos asajë se si të jetonin dhe vdisnin si njerëz.
‘Në prizmin e filozofisë dhe psikologjisë politike..;
8. Ndryshe nga kjo, shteti dhe shoqëria e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare mund të quhet ose kualifikohët si shtet dhe shoqëri politike vetëm atëherë kur njerëzit ose qytetarët e saj vazhdojnë të identifikojnë, pëceptojnë, konceptojnë dhe definojnë vetvetën, pozitën ose statusin e tyre shoqërorë dhe politik. Duke i njohur, identifikuar, definuar dhe qartësuar në këtë kontekst edhe obligimet dhe përgjithësitë e tyre morale, elektorale, intelektuale, profesionale, qytetare, politike, patriotike dhe të tjera ndaj kombit dhe atdheut. Gjegjësisht, pozitën dhe statusin e tyre shoqëror, qytetar ose politik. Dhe, jo si në rendët ose sistemet e pandryshuara natyrore ose ordinare.
9. Mëqe, sipas Platonit dhe Aristoteli, njeriu është “kafshë politike” ose “zoon politikon” që dallon nga qeniet ose krijesat tjera për nga edukata, kultura, zhvillimi, evolucioni, empirizmi, mentaliteti, intelekti, holistika, moraliteti, primatologjia, humaniteti dhe ekskluziviteti i tij. Respektivisht, për nga marëdhëniet ose raportet e tij me të tjerët: Atëherë me politikë në radhë të parë e nënkuptojmë ligjshmerinë e brendshme morale, intelektuale dhe patriotike të personit ose individit. Respektivisht, edukaten, kulturën, humanizmin, moralitetin, arsimimin, profesionalitetin, disiplinën, emancipimin, obligimet dhe përgjithësitë e tij ndaj individit dhe kolektivitetit.
1O. Fojerbahu dikur me plot të drejtë do e quante dhe kualifikonte njëriun e ditur ose intelektual si “prodhuesin” ose arkiktektin (instruktorin) me të rëndësishem dhe kryesorë të moralit, edukates, kulturës, zhvillimit, disiplinës dhe emancipimit të gjithëmbarëshem shoqërorë ose qytetar. Mbase si inxhinier ose arkitekt të ndërgjegjëshem dhe kompetent të ‘etosit’ dhe ‘erosit’ të lartë shtetërore, nacional, kulturor, politik dhe historik.
11. Politika pa moral si dhe pa arsimim ose edukatë të mjaftueshme shkencore, profesionale, intelektuale ose politike, të ngjanë në hedonizëm dhe makiavelizëm politik. Për të mos thënë këtu në blasfemi, demagogji dhe hipokrizi të çdo shekulli ose epoke. Duke i nënkuptuar këtu edhe anomalitë, patologjitë, mediokritetët, manitë, hipokrizitë ose demagogjitë e ndryshme shtetërore, nacionale, politike, institucionale, konstitucionale, intelektuale, profesionale, kadrovike dhe të tjera të personit ose individit. Gjegjësisht, çështjet dhe aspektët e njohura sociopsikologjike, sociopolitike, sociokulturore, sociohistorike, sociofilozofike dhe të tjera që mund të kenë ndikime, infulenca, interferime ose reflektime të ndryshme eksterne ose eksplikative në shtetin ose shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare.
12. Ndonëse, pa i harruar kësaj radhe edhe të të ashtuquajturin “automatizmin modern” ose bashkohorë së bashku me “mbinjerëzit” ose “supermenët” e ndryshëm politikë, ushtarak (luftarak), finansiar, tregtar, ekonomik, industrial, teknologjikë dhe të tjerë qe i kane ne dore shtetin, pushtetin, ekonomine, tregtine, finansat, kapitalin, ushtrine, policine, ligjin, luften e paqen etj.etj.
13. Aty i kemi edhe kulturën, subkulturën, kontrakulturën, antikulturën, pseudokulturën, simbolet e njohura shteterore, nacionale, politike, historike dhe të tjera, gjuhën, flamurin, kauzalitetin e njohur shtetëror, nacional, etnik, kulturor, politik, ushtarak (luftarak), historik, gjeografik dhe kështu me radhë të cilat janë në shërbime dhe funksione të ndryshme reflektive, determinante, simbolike, alternative, paradigmatike, rekonstruktive, diakronike dhe të tjera të ngjarjeve, zhvillimëve, proceseve, fenomenëve, determinimëve dhe transformimëve të ndryshme strukturale, esenciale (substanciale), funksionale, aksionale, evolutive, empirike, organike dhe dialektike në të gjitha shtetët dhe shoqëritë moderne ose bashkohore kudo në botë.
14. Psikologjia poilitike si e atillë çfarë është (në kuptimin e analizës së preferuar shkencore ose metodologjike): Në radhë të parë i trajton, studion dhe analizon kushtët, shkaqët, faktorët, predikatorët dhe indikatorët me të rëndësishëm ose kryesorë që sjellin mirëqenien, stabilitetin dhe funksionimin e preferuar ( optimal ose maksimal) të personit ose individit. Respektivisht, të grupëve, strukturave, elitave ose par-exelencave të ndryshme shoqëore, qytetare ose politike në veçanti, si dhe të institucioneve të njohura shtetëtore, qeveritare, parlamentare ose politike në përgjithësi. Ndërkaq, studimet, analizat dhe hulumtimet e ndryshme në fushën e njohur të psikologjisë politike dhe asaj reflektive ose kognitivr mund të ndahen ose klasifikohen në tre faktor të ndryshëm me rëndësi.1. Në përvojen e gjithëmbarshme pozitive ose pozitiviste të personit ose individit në kontekstin e njohur objektivë dhe subjektivë ( lëxo: pozitivizmin e gjithëmbarshëm të përvojes objektive dhe subjektive të personit ose individit), 2. Individualitetin ose personalitetin pozitivë, si dhe në shoqërinë dhe institucionet funksionale, stabile dhe pozitiviste të një vendi (shteti ) të pavarur, sovran, integral, ligjorë, parlamentar dhe demokratik në kuptimin e plotë të fjalës.
15. Nocionet, termët, konceptet ose formulimet kryesore të psikologjisë pozitive ose pozitiviste janë: Stabiliteti i përgjithshem temporal, shpirtëror, emocional, organik ,psikofizik, psikosocial, profesional, social ose societal i personit ose individit, funksionimi i tij optimal ose maksimal, vetëbesimi, vetërespekti dhe vetëpërcaktimi i tij së bashku me përvojen pozitive ose pozitiviste dhe të ngjashme. Përderisa, kënaqësia ose lumturia e përgjithshme jetësore në fazën e njohur të pjekurisë dhe adoleshencës së bashku me mirëqenien dhe lumturine e njohur objektive dhe subjektive, fatin, shëndetin, familjen, standardin dhe kualitetin e njohur jetësorë, profesionin, karierën dhe kultin e njohur të personalitetit ose individualitetit, modelin e njohur pesëfaktorial dhe të ngjajshme, janë deshmuar si variabilitetët dhe komponentët kryesore ose esenciale në domenin ose kontekstin e përgjithshëm të psikologjisë kognitive dhe pozitiviste të një personi ose individi të caktuar shoqëror ose politik.
‘ Pema e njohur familjare (gjenealogjike) ose strukturalgjenetike së bashku me klimën, reliefin, konfiguracionin ose gjeografinë etnike, historike dhe politike, sipas Platonit dhe Aristotelit, gjithashtu kanë peshë dhe rëndësi të madhe.;
16. Romaket e lashte dikur luftuan, u sakrifikuan, vdicen, u flijuan ose martirizuan per Hanibalin, Kaligullen dhe perandoret tjere, pa ditur dhe reflektuar (menduar) kurre se ata nuk ishin romak te veretete.Kjo deri ne shperberjen ose shkaterrimin perfundimtar te Perandorise Romake si dhe te ndarjes ose copetimit te saj ne Lindje (bizantinet) dhe Perendim (romaket).
Babilonasit per Hamurabin dhe sundimtaret (perandoret) tjere me origjine nga Aka, Ugariti ose Gilgameshi, gjithashtu. Aty pra: ku sundimtaret ose perandoret e ndryshem, flisnin ose komunikonin me popullin ose qytetaret e thjeshte me nje gjuhe te perzier, te pakuptimte ose aglutinative.
Komentet