VOAL

Please Wait...

Dhoma e Përfaqësuesve voton për shkarkimin e Trumpit

By | January 14, 2021

Komentet

Respekt për farmacisten Mirela Krastafilaku – Një Familje ka nevojë për ndihmën tuaj Miq Nga Raimonda Belli Gjençaj

Miqte e mi, kete status duhet ta kisha shkruar te pakten tri dite me pare, por edhe sot, nuk jam vone.

Se pari ju kerkoj ndjese, sepse kjo kohe eshte barre e rende mbi supet e te gjitheve dhe nje brenge me shume, eshte si pika e ujit qe derdh goten, por une nuk gjeta menyre tjeter per te ndihmuar fqinjen time.

Si te mos i mjaftonte varferia, hallet e çdo dite ne sherbim te nenes se verber dhe te paralizuar, kujdesi per te vellane, qe vuan nga nje tjeter patologji e rende, ata jane prej 10 ditesh te prekur nga Covid.

Ne fqinjet e tyre, kemi bere sa kemi mundur. I kemi mbeshtetur financiarisht, fale edhe Mireles, farmacistes, qe dje jo vetem e gjeti, por edhe e pagoi bombolen e oksigjenit per nenen e fqinjes sone.

Edhe pa e pershkruar, ju mund ta perfytyroni mjerimin e kesaj familjeje me te ardhura modeste. Tashme eshte e njohur, para se te te marre frymen, Covid te le troke. Fqinja jone nuk ka asgje veç dashurise per nenen dhe vellane, qe kane zene shtratin.

Nuk mund te marre privatisht nje infermier per te bere injeksionet.

Mjekja e familjes ia refuzoi asistencen. I tha ne telefon se nuk kishte ç’ti bente. Dhe ne fakt mjekja nuk ka se ç’ti ofroje. I tha vetem nje gje: “Ma sill mamane ne poliklinike!” Po miq, ta çonte te verber dhe te paralizuar.

Nejse, mjekja e familjes e lau gojen, s’i ve faj se ka dhe frike, por fale Zotit, farmacistja Mirela eshte bere engjelli mbrojtes i asaj famileje. Nuk e di ne ka me te madhe zemren apo kurajon, por Mirela Krastafilaku gjate dites, mbyll farmacine dhe ngjitet lart te mjekoje te semuret. Askush nga ne nuk e di sa do te zgjase kjo situate.

Por nje gje eshte e sigurte. Kjo familje ka nevoje per mbeshtetje financiare, per ushqimet, per pampersat, per mjekimet qe u duhen te treve. Ne fqinjet po perpiqemi miqte e mi, por eshte nje sfide e paperballueshme.

Ndaj, MIQ, me aq sa mundeni, JU LUTEM, ofroni per keta njerez ne nevoje.

Ne rastin e tyre, edhe 200 leke, hyjne ne pune. Si ta beni nje gje te tille? Kaloni nga Farmacia e Mireles ne Rrugen e Durresit, perballe Ministrise se Arsimit, lereni aty kontributin tuaj, sepse Mirela eshte e vetmja qe mund t’ua jape, duke qene se i viziton çdo dite.

Dhe nese nuk e quani te tepert, shperndajeni kete status tek miqte tuaj. Le te behemi sa me shume. Nuk varet prej nesh jeta e askujt, por le t’ia lehtesojme ankthin atyre qe po vuajne; te pakten te mos u mungoje mjekimi dhe nje pjate e ngrohte.

Nuk i zbulova emrat e familjes ne hall, per te respektuar dinjitetin e tyre. Te jesh i varfer nuk eshte turp, por qenka e sikletshme te lypesh, qofte edhe per te tjeret. Kete ndjesi po e provoj ndersa shkruaj keto rradhe, edhe pse e di qe kam mirekuptimin tuaj. Te hapja nje numer llogarie bankare per kontributin tuaj, shkonte gjate, miqte e mi. Fqinjet e mi kane nevoje te ngutshme. Semundja eshte ca hapa para nesh. Prandaj me aprovimin edhe te Mireles, mund te kaloni ne farmacine e saj, ne rr. Durresit, perballe Ministrise se Arsimit, çdo dite nga ora 9:00 deri ne 19.30. Fiksojeni emrin miq, Mirela Krastafilaku. Ju faleminderit miq dhe Zoti ju bekofte!

ISHA MËSUES -Nga Visar Zhiti-

Në nderim të mësuesve të mi dua të kujtoj e të tregoj dhe unë…
Isha mësues në një fshat të largët të Kukësit,
kur më arrestuan. Në sallën e gjyqit, kur më dënuan me 10 vjet burg per poezitë e mia, midis të pranishmëve të shumtë si spektatorët në teatër, kishte dhe kolegë të mij, një pjesë me dolën dhe
dëshmitarë, por një tjetër, mësues dhe ai, mik imi, më bëri një shenjë fshehurazi, vendimtare per mua, tundi grushtin nga larg, “qëndro!”, deshi të më thoshte, e kam shkruar, dhe ashtu bëra, por ata që më mallëngjyen së tepërmi ishin nxënësit e mij, rreshti i tyre në krye, kokëulur nga dëshpërimi, nuk desha t’i zhgënjej, ata më frymezuan të arrij të them fjalën time të fundit në gjyq:
…isha mësues, na krahasojnë me pishtarët e dritës, që krahas flakës, kanë dhe tym. Për të hequr tymin, mos shuani flakën…
Më hodhën prangat dhe më çuan në burg. Atje gjeta dhe mësues të tjerë, pedagogë, profesorë, etj, shtynim vagonat me mineral si skllevër.
Mësues e kisha patur dhe babanë, edhe atë e kishin dënuar. Edhe xhaxhai im mësues ishte, kur e vranë si nacionalist fitimtarët, me të marë pushtet. Dhe të birin e tij s’e lanë të bëhej mësues. Dhe vëllanë tim të madh e pushuan si mësues…
Në burg njoha dhe poetin Havzi Nelaj, mësues kishte qenë dhe ai dhe e varën në mes të Kukësit si armik.
Të vrasësh mësuesit e tu? E tmerrshme!…
Vazhdonte tradita, mësues dhe burg.
Dhe 7 Marsi ishte shpallur si Festa e Mësuesit. Sepse në 7 Mars 1887 ishte hapur shkolla e parë shqipe në Korçë. Kryemësuesin e saj, Petro Nini Luarasin, do ta helmonin shovenët grekë. Në të gjithë perandorinê turke vetëm gjuha shqipe ishte e ndaluar…
E përkujtonim dhe në burg 7 Marsin, ashtu mjerueshëm me njëri-tjetrin. Dhe thoshim se dhe mësueset e para, qe erdhen nga SHBA, Motrat Qiriazi, për të hapur shkollat e para të vajzave në Shqipëri, u persekutuan nga regjimi komunist.
Më të vjetrit në burg, që dinin më shumë, nga ata që qenë diplomuar universiteteve të botës, tregonin se shkollat shqipe ishin hapur dhe më herët, me shekuj, në Veri. Pse s’i kujtonin, apo kishin qenë shkolla katolike?
Edhe universitet kishte patur, do të kerkonim të dhënat më vonë, kur të liroheshim dhe perandoria komuniste do të binte. Ja, “Universitas Studiorum Dyrrhachium, Albanian, Universiteti i Studimeve të Durrёsit, – vazhdon anglisht teksti – was a theological university, (Dyrrhachium), Albania… Medieval Kingdom of Albania…. – Shih, Mbretëria Mesjetare e Shqipërisë! – The university was established in 1380, and then transferred to Zadar in 1396…”, pra, gati 1000 vjet më parë universitet në Durrësin tonë, që 16 vjet më vonë do të shpërngulej në Zagreb, në Kroaci.
Pse s’kujtohen fakte të tilla? Pse kjo harresë e rënde, mpakje tronditëse e historisë? Kemi arsim të hershëm, pse e rrënojmë? Pse? Siç dhe shihet, në vendin ku burgosnin dhe vrisnin mësues, qoftë dhe një në fshatin më të humbur, jo më pastaj elitën, mund të ndodhë çdo e keqe…
Të besojmë te më e mira. Te institucioni i mësuesit! T’i kthehet forca dhe rëndësia kombëtare. Profesor Çabej thoshte se “mësuesi” nuk është profesion, por mision. Mësues ka qenë dhe Naimi, shkruante libra shkollorë, edhe De Rada, dhe Shenjtja jonë Nënë Tereza… Dhe Eda ime per mësuese studioi e punoi. Ne ashtu e nisëm, me atë pasion…
Le të bëhen të gjitha ditët “Ditë të mësuesit”, të dijes dhe dashurisë…

Respekt dhe vlerёsim pёr figurёn e nderuar tё mёsuesit – Nga FRAN GJOKA

Po mbushën 134 vjet nga hapja e sё parёs Shkollё Shqipe nё trojet shqiptare, sipas historiografёve tanё, por kurrё nuk u angazhuam tё dokumentonim njё datё tjetёr, kur dihet se themelet e arsimit shqip u hodhёn rreth shekullit tё 15 – 16 – tё. Pavarësisht nga kjo, mësuesi ka qenë figurë mjaft e respektuar në të gjitha periudhat e historisё njerëzore, si një person me shumё influencё jo vetёm pedagogjike, por edhe shoqёrore, ishte një figurë e nderuar dhe e respektuar nga mbarë opinioni publik, sidomos nga masa e rinisë, prindërit dhe nga nxënësit e shkollës. Ndodhte kjo, pasi ai ishte misionar i kulturës dhe diturisë, personi që përhapte dije dhe kulturë në mbarë vendin. Mësuesi pёrgatiste brezat, njerëzit që do t’i dilnin zot fateve të atdheut. Këtë mision mësuesit e kanë përfunduar me sukses në kohë të ndryshme, duke punuar gjithmonë me përkushtim për të realizuar me sukses detyrat dhe misionin e tyre fisnik. Po nëse respektohej nga shoqëria në të kaluarën, mësuesi nuk vlerësohej nё nivelin e duhur nga shteti, sepse veç punës mësimore, përgatitjes ditore, aktivitetit me nxënësit, mësuesi i duhej shtetit në fuqi për të përçuar vijën politike të partisë-shtet. Në këtë pikëpamje, mësuesi nё tё kaluarёn qe një shërbëtor i sistemit në fuqi, dinjiteti i tij qe i nëpërkëmbur, pasi emërohej, shkarkohej dhe madje edhe kontrollohej nga njerëz inkompetentë pushtetarë dhe partiakë të asaj kohe.
Kam punuar si mësues dhe kam fituar njё përvojë rreth 40 vjeçare në arsim, e kujtoj mjaft mirë atë kohë të vështirë, kur mësuesi pasi kishte ecur disa orë rrugë në këmbë, kryente gjashtë orë mësim, madje shpesh edhe me klasa kolektive, shkonte në brigadë ose kolektiv punonjësish për të referuar tema politike ose sociale pa asnjë lloj vlere, përgatiste dhe zhvillonte temat fiktive të formave të edukimit në parti, pa asnjё lloj motivimi ose shpёrblimi dhe kthehej në shtëpi i sfilitur për të kryer përgatitjen ditore për të nesërmen. Ndërsa për detyrime shoqërore apo familjare nuk diskutohej fare dhe as që mendonte njeri se mësuesi i gjorë kishte detyrime të tilla, siç kanë të gjithë njerëzit në shoqëri. Më e keqja është se edhe sot po ndodh pikërisht kështu. Figura e nderuar e mësuesit sot, jo vetëm që nuk vlerësohet, por për më tepër duket se urrehet. Mësuesit sot i duhet të përballojë një stres të jashtëzakonshëm, që i vjen nga të gjitha anët. Ai është objekt kritikash nga shoqëria, ministria, Drejtoritë Rajonale, ZA, Drejtoritë e shkollave, njësitё vendore dhe bashkitë, prindërit, madje edhe nga vetë nxënësit, të cilët tani e përçmojnë mësuesin duke treguar hapur se nuk janë fare të interesuar për mësim dhe as për edukimin e tyre. Asnjë shoqatë, asnjë institucion, asnjë ligj nuk kemi deri tani që të mbrojë dinjitetin e këtij intelektuali të mjerë, madje edhe të ashtuquajturat Sindikata tё Arsimit e kanë braktisur atë. Kush hyn dhe del në dyert e shkollës, kërcënon vetëm mësuesin, e kërcënon drejtori me pushim dhe ndëshkim financiar, e kërcënon inspektori, kontrolluesi, i bën presion psikologjik prindi pse nuk ka vlerësuar nxënësin me notë më të lartë, madje edhe vetë nxënësit si pa të keq e kundërshtojnë, e kërcënojnë dhe debatojnë me mësuesin e gjorë, sepse nuk u pëlqen kultura, mësimi dhe edukata që mësuesi u sugjeron atyre në forma të ndryshme. Dhe përsëri heshtja vazhdon. Hesht shteti, hesht shoqëria, hesht drejtoria, hesht prindi, por nuk hesht nxënësi, i cili nuk pyet fare se shkolla është vendi ku mësohet dhe edukohet njeriu, por bën ç’të dojë, madje edhe në orën e mësimit. Ndodh kjo, sepse nuk kemi ligje për të ndëshkuar edhe minimalisht fajtorët pra, nxënësit apo prindёrit që bëjnë veprime antipedagogjike, antishoqërore, ndërsa mësuesin një gabim të vogël po të bëjë e “kap” ligji, e denoncojnё “Fiksi” e “Stopi”, e pushon dikasteri dhe askush nuk e mbron, si pati, si nuk pati të drejtë.
Image Nё ditёt e sotme, nxënësit shkojnë në shkollë për t’u dëfryer, sepse shumica prej tyre nuk mësojnë, nuk lexojnë fare, nuk e dëgjojnë mësuesin, nuk aktivizohen në mësim apo në diskutime mësimore, nuk shkruajnë detyrat që u rekomandon mësuesi, aq mё tepёr se sot disa shkolla pёrpiqen tё bёjnё mёsim online, që pёr hir tё sё vёrtetёs duhet theksuar se efektiviteti i kёtij mёsimi ёshtё tepёr minimal. Nxёnёsit sot janë të prirur pas zhurmës, pas anomalisë, përdorimit të telefonit celular në procesin mësimor, lojërave dhe diskutimeve të pavlera, largohen pa leje për në pabe, ku konsumojnë alkool, duhan, në mos përdorin edhe lëndë narkotike, stimulojnë grindje, ngatërresa, madje edhe deri në perdorimin e armëve të ftohta etj. Shpesh, në këto aktivitete të prapta, ata ndihmohen edhe nga prindёrit, nga familja dhe shoqëria. E ç’mund të bëjë mësuesi në kushte të tilla? Ai është totalisht i paaftë të veprojë, sepse nuk ka në dorë një rregullore, udhëzim apo ligj që në këto raste ndëshkon fajtorët. Në shkollat e mesme dhe të larta ky problem është i zgjidhur, megjithëse pak masa merren, po problemi qëndron tek arsimi parauniversitar, ku nuk mund të marrësh asnjë masë disiplinore. Në këto kushte, gjendja është e vështirë të ndryshojë. Probleme të tilla ka kudo në vendin tonë dhe për çudi as shoqëria jonë nuk e ngre zërin kundër këtyre fenomeneve negative dhe as institucionet shtetërore nuk marrin masa për të parandaluar këto dukuri. Është totalisht e dhimbshme të shohësh një brez të ri që nuk përgatitet për jetën sot kur është momenti i duhur për ta bërë një gjë të tillë, ku pasojat e kёsaj gjendje, do t’i shohim pas pak vitesh, të shohësh një mësues, intelektual, pjesëtar i kësaj shoqërie të civilizuar në këtë gjendje shoqërore, psikologjike dhe ekonomike, siç është katandisur kjo figurë e nderuar e shoqërisë sonë, vërtetë është e dhimbshme.
Nё biseda dhe diskutime tё ndryshme më thonë se profesioni i mësuesit është bërë i bezdisshëm për shumë arsye, sidomos për mësuesit me klasa kolektive në arsimin parauniversitar, të cilët detyrohen të bëjnë 12 orë mësimi dhe të përgatisin edhe 12 orë përgatitje ditore në ditë, një punë e mundimshme për vendosjen e së cilës mbi baza metodike dhe pedagogjike nuk mendon askush. Ndërkaq mësuesi është i detyruar që me mjeshtërinë, përvojën, aftësinë, fleksibilitetin pedagogjik të krijojë kushtet normale dhe “situata tё ndryshme pedagogjike”, në të cilën nxënësi të ketë mundësi të zgjedhë alternativa veprimi, kulturimi në përputhje me dëshirat, aftësitë dhe prirjet e tij personale. Kjo liri pedagogjike, nuk ka pse të jetë e huaj për shkollën tonë moderne, nëse mësuesi dhe nxënësi dinë të respektojnë njëri- tjetrin, duke luajtur secili rolin e vet. Me fjalë të tjera, ka ardhur koha që në shkollë të punojmë, që, duke e demokratizuar atë dhe marrëdhëniet midis mësuesit dhe nxënësit nga njëra anë, po kaq seriozisht të mendojmë për një “rikonceptim të roleve” dhe statusit të secilit, si mjet për mbarëvajtjen e punës dhe procesit mësimor dhe edukativ nё shkollё. Çështja e njohjes dhe respektimit të statusit të mësuesit dhe nxënësit, ndikon në krijimin e një atmosfere të veprimit të “hierarkisë shkollore”, e cila është e domosdoshme për një institucion të tillë, me mision social, didaktik dhe pedagogjik, siç është shkolla. Nëse do të arrijmë që në shkollë të kemi përfytyrime të drejta për statusin e mësuesit dhe nxënësit, sanksionuar me ligj, duke respektuar të drejtat institucionale të secilit, atëherë kemi për të patur një atmosferë marrëdhëniesh të mirëkuptimit reciprok. Kjo është ajo që i duhet shkollës, për të patur eficencë dhe efikasitet socio-pedagogjik, rezultate të prekshme dhe gjurmë të thella të relacioneve shpirtërore midis mësuesit dhe nxënësit. Nuk ka pse të ngatërrojmë shkollën me koncepte të skajshme konservatore, arkaike të pedagogjisë së vjetër e të re, që janë provuar se kanë qenë dhe janë antiproduktive, të panatyrshme për shkollën moderne shqiptare, në stadin e sotëm tё zhvillimit. As nxënësi, por as mësuesi nuk janë ata që kanë qenë dikur, as marrëdhëniet e tyre nuk ndërtohen mbi parime të vjetra që ngatërrojnë “statuset reciproke”, që dëmtojnë punën e shkollës.
Shkolla nuk duhet konceptuar as si vend i “pavarësisë së nxënësit” nga mësuesi, por as si fushë beteje për të treguar “unin” apo egocentrizmin pedagogjik të mësuesit. Natyrisht mësuesi është në një situatë të veçantë, sepse është i detyruar të komportojë sjelljen dhe “unin” e tij me nxënësit e tij që janë në të njëjtën kohë ”grup”, “tërësi kolektive” që duhet njohur, punuar dhe respektuar jo vetëm si grup, por dhe individualisht. Natyra e profesionit dhe e marrëdhënieve të tilla kontradiktore, të punës me “grupin” dhe “individin” në të njëjtën kohë, është ajo që e bën të vështirë, delikate, me përgjegjësi dhe të lodhshme punën e mësuesit në shkollë. Ndaj është aq shumë e respektuar puna e mësuesit të vërtetë, të cilën nuk mund ta bëjë kushdo. Ai është mjeshtër për të gjetur “masën”, midis lirisë dhe disiplinës që duhet të respektojë nxënësi në shkollë. Kjo do të thotë që duhet me kujdes të shikojmë atë raport delikat të të drejtave dhe lirive të natyrshme që ka nxënësi, me atë të drejtë që ka shkolla dhe mësuesi për nxënësin që të respektojë rregullat dhe parimet e ndërtimit dhe funksionimit të shkollës. Sipas mendimit tim, midis këtyre “dy lirive”, midis mësuesit dhe nxënësit është ajo situatë që ndikon në përcaktimin e statusit të tyre, është pikërisht ajo gjendje që mundëson funksionimin ideal të marrëdhënieve, pa cënuar dhe nëpërkëmbur të drejtat e njëri-tjetrit. Shkolla është institucion dhe natyrisht që ka nevojë për “hierarki” vlerash dhe njerëzish, që kanë role të ndryshme bashkëpunuese, që patjetër duhen respektuar. Shkolla tani është një institucion që ka tjetër mision, të edukojë qytetarë aktivë, të guximshëm, humanë, antikonformistë, me personalitet të fuqishëm e të pavarur. Këto vlera dhe cilësi që duhet të kultivojë shkolla, nuk mund të realizohen me konceptin e vjetër të statusit të mësuesit si tutelë mbi nxënësin pasiv dhe pa vetëdije personale. Shkolla është vendi i parë ku nxënësi kërkon të afirmojë personalitetin dhe identitetin e vet të dallueshëm. Nga ana tjeter, dëshira e nxënësit për të afirmuar personalitetin e tij, nuk e cënon aspak, nuk e vë në krizë autoritetin e mësuesit të talentuar, që di të kuptojë këtë aspirate të nxënësit, duke ndërtuar ndërkaq marrëdhënie të mira ndikuese me të. Nuk është e drejtë frika që kanë disa mësues, për “kufijtë” e cënuar të autoritetit të tyre. Sipas mendimit tim, pavarësisht proceseve demokratizuese që kanë përfshirë shkollën tonë, ka për të qenë kurdoherë e pranishme dhe e diskutueshme pyetja e mësuesit se “deri ku duhet të shtrihet autoriteti” i tij. Por ndërkaq edhe nxënësi ka po aq të drejtë të pyesë, se “deri ku janë kufijtë e lirisë” së tij. Kjo situatë dualiste midis “autoritetit të mësuesit” dhe “lirisë së nxënësit”, është dhe do të jetë problem i përjetshëm, ekzistencial i shkollës. Asnjëherë shkolla nuk është normale, nëse nuk ka të kristalizuar misionin, qëllimin, funksionin dhe natyrisht edhe statusin dinamik të dy figurave të përjetshme të saj: mësuesit dhe nxënësit.
Mësuesit, nё ditёt e sotme, pёrsёri sakrifikojnë me mundim të madh. Mësuesi detyrohet të hartojë plane, të përgatisë tema shkencore dhe sociale, të hartojë projekte ekstra, të redaktojë tekstet shkollore, të hartojë skenare për aktivitete të ndryshme, të plotësojë relacione informative, të përgatisë informacione për prindërit, të ndjekë kurse të detyrueshme dhe të blejë kredite profesionale me paratë e rrogës së tij të vogël. Besoj, nga sa thashë më sipër, nuk mund të gjesh institucion më të ngarkuar dhe më të vështirë dhe për më tepër as reforma nuk po i  prek këto çështje, megjithëse thuhet se mësuesi do të shkarkohet nga çështjet burokratike, megjithatë po tregohet e kundërta. Për këtë arsye, sot sheh mësues të lodhur, të stresuar, të dërrmuar, mёsues që dita–ditёs po u zbehet dёshira pёr punё, për të cilët askush nuk po interesohet. Ka vite që ёshtё miratuar udhëzimi për të mos përdorur celularin gjatë kohës së punës në shkollë dhe u bë shumë mirë. Po nëse nuk duhet ta përdorë mësuesi për asnjë lloj arsye telefonin, sepse për të mund të merret edhe masë ekstreme disiplinore, si do të veprohet me nxënësit, sidomos në arsimin parauniversitar, që e përdorin masivisht, madje edhe brenda orës së mësimit dhe mësuesi nuk ka asnjë bazë ligjore për të marrë masa ndaj këtij fenomeni shumë të përhapur në shkollat tona. Madje edhe kur u xhiruan nga nxënësit disa mësues dhe u transmetuan në disa emisione investigative, mësuesi u penalizua pa mёshirё, ndërsa për nxënësin që pёrdori telefonin në orën e mësimit nuk u mor asnjë masë. Mendoj se ashtu siç mund të ndëshkohet mësuesi, duhet të merren masa edhe ndaj nxënësit, pasi ai është një mjet që dëmton rëndë normalitetin e orës së mësimit. Si pjesë e kësaj shoqërie, edhe mësuesit meritojnë vëmendje më të madhe jo vetëm në përmirësimin e pozitës sociale dhe shoqërore, por edhe në trajtimin ekonomik. Kam shumë shokë dhe miq mësues që punojnё nё sistemin arsimor dhe të gjithë ankohen, të gjithë kanë marrë kredi nëpër banka të ndryshme për të jetuar, overdraftët e tyre nëpër banka janë zero, madje edhe shpërblimet jepen në mënyrë selektive, por masa e madhe e mësuesve tanë nuk janë mësuar me salltanete, ata janë njerëz të thjeshtë, që jetojnë vetëm me punë, me vështirësi. Kam shumё miq mёsues që kanё dalё nё pension kohёt e fundit. Ështё absurde tё punosh rreth 43 vjet mёsues, tё kesh shkrirё gjithё aftёsitё dhe energjitё tuaja pёr edukimin e brezit tё ri dhe vlerёsimi pёr kёtё punё plot pёrkushtim dhe sakrifica, tё jetё zero. As shteti dhe as instancat përkatёse nuk interesohen pёr kёtё figurё tё ndritur. Mёsuesi kalon rreth gjysmёn e jetёs sё tij nё profesion dhe nuk stimulohet fare, nuk shpёrblehet pёr punёn e bёrё, qoftё njё ҫertifikatё mirёnjohjeje ti jepet nga dikasteri qёndror, mirё do tё ishte. Shteti ynё dhe Presidenti i Republikёs po dekorojnё persona me dhe pa merita, po japin tituj dhe vlerёsime pa doganё, po mёsues asnjё, sikur ata vetё nuk kanё dalё nga duart e mёsuesve, sikur nuk kanё dalё nga bankat e shkollave. Është e papranueshme që njё mёsues, i cili del nё pension, ta mbyllё bilancin me borxhe, ndryshe nga disa profesione ose pozicione tё larta shtetёrore që po venё pasuri dita–ditёs. Ështё momenti që nё kёtё 7 Mars tё sensibilizojmë organet shtetёrore, ekzekutive dhe shoqёrinё tё jenё mё tё vёmendshёm ndaj mёsuesit, punёs sё tij dhe trajtimit tё tij shoqёror, institucional dhe material. Nuk është e mjaftueshme të flasim vetëm dy herë në vit për këta misionarë të dijes në rang institucional, vetëm në shtator kur fillon viti i ri shkollor dhe me 7 Mars, ku i mbushim me lëvdata dhe fjalë të mira, po të marrim masa që të ndryshojmë jetën dhe veprimtarinё e tyre pedagogjike, me qëllim që kjo shtresë e shoqërisë sonë të jetë në nivelin e detyrave që shtron sot koha. Pra, edhe kur kanë festën e tyre, mësuesit nuk gëzojnë. Në këto kushte, nëse nuk ndryshohet pozita e tyre shoqërore, problemet në shkollat tona mund të përshkallëzohen dhe gjendja të përkeqësohet akoma më shumë. Nesër do të jetë vonë…Këtu ja vlen tё kujtoj disa vargje nga poezia e poetit tё njohur, Llazar Siliqi “Mёsuesi”: ”… Edhe kur kryet do na e mbulojnë thinjat,/ ndërmend do të sjellim një emër nderues,/ emrin e dashur, emrin e bukur,/ emrin e thjeshtë, por të madh, Mësues…”. Le tё jenё si lejtmotiv pёr tё ardhmen, vargjet e kёtij poeti tё madh…
––

DITA E BUKUR E MËSUESIT – Nga Eduard M. Dilo

    

7 Mars, dita e bukur e Mësuesit. 

Një festë tepër e veçantë dhe si è tillë është e bukur. Kujtoj në ketë ditë  mësuesit e mi të  parë: Babanë tim Margarit Dilo, xhaxhanë Qirjako Dilo dhe Hallën Viktori Dilo, të cilët më mësuan të  shkruaj e lexoj qysh 5 vjeç.                 

 Atyre në radhë të parë ua dedikoj gjithë çka  jam në këtë  drejtim, që qysh i vogel u dashurova me penën dhe librin.  

Kujtoj plot krenari e kënaqësi që Gjyshi im ILIA DILO SHEPERI, hartuesi i Gramatikës më të mirë Shqipe, (“libri i shejte që i rezistoi kohës dhe i para priu gjuhës së  njehësuar”), hapi në Sheper që më 1906 shkollën Shqip dhe 11 vjet më von gjithë shkollat e Zagorisë i ktheu Shqip, në shkollën e Nivanit jepte mesim djali i tij Qirjakua, atëhere 15-vjeç! Ndërkohë në vitet më von Margariti( djalë tjeter i Ilisë), hapi në Sheper shkollën e parë të natës.

Respekt të  veçantë ruaj për Mësuesit e mi në gjithë vitet shkollore, e konkretisht për mësuesin e klasës së parë, të mrekullueshmin Qirjako Konomi, i cili na e bënte shumë të  bukur dhe tërheqës mësimin e Abetares dhe Këndimit. 

Mësuese Amali (Juanidhi ) Pali, një  mësuese model që  gjithë nxënësit i trajtonte si ti kish fëmijët e vet, mësuese Folite (Kulo) Peri, një mësuese dhe kjo model dhe e dashur si dhe mësuese Amalia. 

Më pas në shkollën 8-të vjeçare, shkollë që  kish diçka të veçantë, se ishte në shtëpinë e Andon Zako  Çajupit,  kisha fat të kem mësues si Evjen Peri, ( vlen të  përmend që ky mësues sa metodik dhe i përkushtuar,  botoi në fillim të viteve ’70-të  një libër  me krijime të nxënësve,  ku përfshiu në të dhe  dy-tri  poezi të miat). Librin e shkroi me makinen e shkrimit të  shkollës.

Mësues  të tjerë  në ato vite në atë shkollë si  Vangjel Xhamballo-mësues aq i dashur me gjithë nxenesit-, Simo Peri, Thimjo Peçi,

Timoleo Caca, Jolanda e Aristidh Muzha, Androkli Çajupi( Nashi),Liri Kagjini,Lame Çapi etj. 

 Në kl. e tetë , të cilën e mbarova në Fier, kisha mësues si Eli Papà, Timo Lule, Minevera …, Vasil Kristopulli, Peçi Ndreu, Hava…  etj.                     

Të mrekullueshëm, të dashur e respektuar të gjithë.

Respekt të madh ruaj kur kalova në  shkollën e mesme( Gjimnazi “ J. Kilica”-Fier), ku kisha Profesorë të shkëlqyer, si Arqile Prifti, Bardhyl Kalaja, Lartim Isufaj, Natasha  Çomora, Edmond Lule, Enver Skendo, Zhaneta Dushniku,Marjeta Koshovari, Pellumbesha Cakrani, Genci Hysenbegasi, Leonidha Liço,etj.

Ndersa në gjimnazin “ Partizani”-Tiranë: Frederik Nasi, Urim Ruçi, Tarik Llagami, Ylli Kruja, East Pazari, 

në Gjirokastër( gjimnazi “ AsimnZeneli”):

Nashi Ksera, Tomor Tushe, Hasan Poga, Alqi Jani,Vangjel Kllapi, Dashamir Mezini, Petrit Alikaj, Kosta e Ana Makarjadhi, etj.     

Me fat gjithashtu kam qënë që  ketu në emigrim në vitet e Kolegjit kam pasur Profesorë të tillë si Kozeta e Qemal Zylo, Ilir Hysa, Geraldo Montone( Arberesh), Prof. Shatalin( ish Profesor në një  nga Universitetet e Moskës), prof. Sullivan etj.      

Sa me fat kam qënë  këtu në  emigrimin e largët, që kam njohur e jam miqësuar me dy etalone: motrat Juka (Safete dhe Lume), dy Profesoresha që nuk mund ti krahasoshë me dikë për nga dija, kultura.  

Apo me profesor Repishtin, një intelektual kalibri që është tepër i veçantë, oqean dije!

Këtu, në një mbledhje me prindërit kur  njëra nga vajzat ishte në shkollë të mesme njëri nga profesorët që më tha se kish pasur dhe miqësi me xhaxhanë tim Janin, sa hyra mu drejtua me një shqipe të bukur e të pastër në bisedë…

E pyes, ku e kini mësuar gjuhën shqip aq bukur?! 

Më thotë me buzëqeshje dhe kënaqësi: “ kam pasur Mësuesen më të mirë në botë-zojën Lume Juka”.

Mësuesit për nxënësit  janë gjithcka. Kështu u edukuam në familje që mësuesit ti respektojmë shumë, duke na thenë që janë si prindër të dytë.

Duke qënë të  përkushtuar për mësimdhënie dhe edukim, bëjnë atë që dhe pse vitet kalojnë ata ngelen të respektuar për tërë jetën.

Ja kush duhet të hetohet i pari për vdekjen e prokurorit Enver Krasniqi – Nga Gani Qarri

Në aksionin e djeshëm të Inspektoratit të Policor të Kosovës, qysh në orët e hershme të mëngjesit u arrestuan hiq më pak se tetë zyrtar të policisë dhe krejt këta vetëm në stacionin jugor në Prishtinë.

Madje, të gjithë këta të ashtuquajtur zyrtar policor, të dyshuar për vepra shumë të rënda penale, si; keqpërdorimi i pozitës zyrtare, keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës, ushtrimi i ndikimit, e madje edhe posedim, shitblerje dhe shpërndarja të substancave narkotike.

A ndodhë në ndonjë vend tjetër në botë, të grumbullohen vetëm në një stacion policorë,pa dijen e personave dhe organeve më të larta shtetërore, kaq shumë polic të inkriminuar, si në Kosovë?!

Në Kosovë, vetëm para pak më tepër se një viti kanë filluar serish edhe vrasjet enigmatike, si dhe vdekjet e dyshimta, të cilat vazhdojnë.

Përderisa me 27 shkurt të vitit të kaluar, u gjet i vdekur në veturën e tij, ish ushtari i UÇK-së, Qerim Kelmendi dhe sot e atëherë nuk dihet asgjë për autorët dhe shkaqet e vrasjes së tij, me 15 janar të këtij viti vdiq në rrethana të pa sqaruara edhe ish polici Fadil Syleviq, për të cilin, njëjtë si për Kelmendin,përflitej se ishte dëshmitar i Gjykatës Speciale.

Madje, pak orë pas arrestimit të ish eprorit të UÇK-së, nga fshati Matiçan Salih Mustafa dhe dërgimit të tij në objektet e Gjykatës Speciale ku aktualisht po gjykohet, qe publikuar një fotografi e Mustafës me ish-hetuesin policor, Fadil Syleviqin, i cili çuditërisht, vetëm pak muaj më vonë do të vdiste “ për shkaqe shëndetësore” mu pranë fshatit të lindjes së z. Mustafa.

Në anën tjetër, lidhjet e krimit të organizuar,duket të jenë jo vetëm të shumëfishta, por edhe aktive në shumë kahje.

Në fillim të muajit shkurt, kishte filluar procesi gjyqësor në Prishtinë, për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, ndërsa në fund, po të muajt shkurt, në mënyrë krejtësisht misterioze Prokuroria Speciale e Kosovës, pa pritë e pa kujtuar, tërhoqi fletarrestin ndaj të dyshuarit kryesor për përgatitjen e vrasjes së Ivanoviqit dhe njërit nga kriminelët më të mëdhenj serb të bandave në veriun e Kosovës, Milan Radoiçiqi.

Fakti se Radoiçiqi bashkë me kryekriminelin Zvonko Veselinoviq, jo vetëm që janë udhëheqësit kryesor të grupit kriminal në veri të Kosovës, por edhe të dyshuarit kryesor të përgatitjes dhe organizimit të vrasjes së Oliver Ivanoviqit, Prokurorisë së ashtuquajtur “Speciale” të Kosovës, shihet publikisht se as që i intereson fare.

Po ashtu, po kjo “Prokurori”, qysh në fillim të procesit gjyqësor tërhoqi edhe flet arrestin për të dyshuarin Radoiçiq, gjë që nuk ndodhë askund tjetër në botë, përveç Kosovës.

Ndërsa me 3 mars të këtij viti, në vazhdën e ndodhive misterioze, u shpërnda lajmi se në rrethana të ngjashme me ato të vdekjes së ish policit Fadil Syleviqi, vdiq edhe prokurori i Prokurorisë Speciale Enver Krasniqi.

Prokzrori Krasniqi, ishte duke hetuar tri, nga rastet më të bujshme në Kosovë, si ai i 2.1 milionëshit të vjedhur nga Thesari i shtetit, pothuajse në fund të qeverisjes kundër-kushtetuese të Avdullah Hotit, pastaj hetonte rastin e tentimit të thyerjes së Kasafortës së Presidentit dhe atë të Listës së veteranëve, shkak për të cilin prokurori Elez Blakaj, qysh në gusht të vitit 2018, u detyrua të arratisej në SHBA dhe kërkonte strehim për vete dhe familjen e tij, në këtë vend mik të Kosovës.

Për tu bërë gjendja edhe më konfuze, njëjtë si për Suleviqin edhe për prokurorin e Prokurorisë Speciale Enver Krasniqi u tha se vdiq nën dyshimet e goditjes nga infarkti.

Të gjitha këto zhvillime të habitshme, që ndodhën si me porosi, njëra pas tjetrës,vetëm brenda një viti, shkaktojnë jo vetëm precedent të padëgjuar, por krijojnë edhe dyshime të bazuara dhe mbjellin frikë e pasiguri të pafund në opinion

Për aq më tepër,në Kosovë edhe për vdekjet në rrethana të ngjashme apo të njejta, bëhen kualifikime të ndryshme, p.sh. vdekja e Fadil Syleviqit, u cilësua si vdekje “e dyshimtë”, dhe nga prokuroria themelore në Prishtinë, u njoftua se kanë nisur hetimet për sqarimin e vdekjes së tij, ndërsa lidhur me vdekjen e prokurorit Krasniqi nuk flet askush.

E heshtja e habitshme e organeve zyrtare të prokurorisë dhe gjyqësisë së kapur të Kosovës për vdekjen e anëtarit dhe kolegut të tyre të punës dhe profesionit prokurorit Enver Krasniqit e bën edhe më misterioze dhe shumë të dyshimtë vdekjen e tij.

Enver Krasniqi ishte personi kyq që kishte më së shumti njohuri mbi rastet që ishte duke hetuar, apo ndoshta ishte edhe afër zbulimit të ndonjërit prej tyre, ndaj dhe duhej të eliminohej në qetësi, pa zhurmë të madhe dhe pa jehonë publik, duke u kujdesur maksimalisht nga profesionistët e akteve makabre, që jo vetëm vendi i shuarjes të jetë hiq më pak se tërësisht “sportiv”, dhe sa më larg objekteve të mbyllura-zyrtare të punës por edhe vdekjes së tij, ti jepet pamje krejt “jo-shqetësuese” dhe me përmbaresa tërësisht “natyrore”.

Madje për vet faktin se prokurori Enver Krasniqi ishte duke hetuar rastet speciale të krimit të organizuar si aferën e vjedhjes famoze të 2.1 milion eurove të zhvatura “për sefa” dhe pa therë në këmbë, nga Arkivi i shtetit, listën e veteranëve dhe vjedhjen e kasafortës, vdekja e tij e papritur, bëhet edhe më e dyshimtë, për të gjitha institucionet dhe qytetarët e vendit, ndaj dhe urgjentisht, rasti i tij, duhet hetuar deri në detaje.

Për aq më tepër, për vdekjen e papritur të prokurorit Enver Krasniqi, pikësëpari duhet të hetohet ish kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i cili është shumë i lidhur me SHIK-un dhe ish partitë e PAN-it, si dhe kryeministri në detyrë nga kjo parti, i qeverisë antikushtetuese Avdullah Hoti.

Të dy këta, veçanërisht për rastin e vjedhjes së 2.1 milion eurove nga Arkivi i shtetit, gjatë kohës së qeverisjes nga LDK, mund të kenë rënë në konflikt të hapur me prokurorin e Prokurorisë Speciale Enver Krasniqi, dhe siç mund të jenë të infiltruar në aferën e vjedhjes së 2.1 milion eurove, hetimet duhet të dëshmojnë se Mustafa dhe Hoti, nuk janë të involvuar edhe në parapërgatitjen e shuarjes së prokurorit, aferë e mistershme, që duket të ketë detyruar të jepte dorëheqje të parakohshme nga pozita e ministres së financave edhe vet Hikmete Bajramin.

Dhe si rrjedhojë e të gjitha këtyre “çudive”, kur lexon çdo ditë e më tepër, se edhe sa shumë polic, zyrtar adminstrativ e institucional, gjyqtar e prokuror të dyshuar dhe të inkriminuar, shpallen të dyshimtë dhe arrestohen pareshtur, sidomos tani, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosvë, çdo ngjarje dhe vdekje e pasqaruar ligjërisht bëhet edhe më shqetësuese, nëse nga profesionistët e vendit dhe ata ndërkombëtar nuk sqarohen saktësisht dhe sa e si duhet, deri në fund.

Gani Qarri

Ç’po ndodh brenda së djathtës ekstreme të Evropës?

Lisa Bryant

E djathta ekstreme e Evropës ka patur disa dështime kohët e fundit: Partia kryesore opozitare e Gjermanisë është nën vëzhgim për ekstremizëm. Franca shpërndau një grup rinor të krahut të djathtë.

Ekspertët thonë se këto grupe, krahas çështjeve të vjetra si imigracioni, po shfrytëzojnë probleme të tilla të reja si COVID-19 dhe po frymëzohen nga homologët e tyre në Shtetet e Bashkuara.

Grupi francez i të rinjve, Identiteti i Gjeneratës, është bërë i njohur vitet e fundit për fushatat e tij të zjarrta. Mesazhi i tyre është i qartë: imigrantët nuk janë të mirëpritur në Francë.

“Ne thjesht po mbrojmë popullin francez dhe evropian që po vuan nën valët e njëpasnjëshme të imigracionit masiv”, thotë Jeremie Piano, zëdhënës i grupit.

Piano thotë se grupi përdor mjete paqësore për të shprehur mendimin e tij. Qeveria franceze e qendrës nuk pajtohet.

Këtë javë, ajo e shpërndau Identitetin e Gjeneratës, duke e akuzuar për gjuhën e urrejtjes, për faktin që sillet si një milici private dhe se mban lidhje me grupe ultra-të djathta me programe raciste dhe supremaciste të bardha.

Ekspertët thonë se Identiteti i Gjeneratës nuk është një grup terrorist apo milici e armatosur, por aktivistët besojnë se ai është gjithsesi një kërcënim.

“Ajo që na shqetëson më shumë është puna e tyre ideologjike, që nxit sjellje raciste dhe ksenofobe mes popullatës,” thotë Augustin Grosdoy, i grupit MRAP të Anti-Diskriminimit.

Edhe në Gjermani, partia e ekstremit të djathtë AfD, Alternativa për Gjermaninë, po e ndjen presionin. Agjencia e zbulimit të brendshëm e ka vënë atë nën vëzhgim, pas njoftimeve për lidhjet me ekstremistët e djathtë dhe si organizatë që paraqet kërcënim për demokracinë.

E djathta ekstreme e Evropës ka pasur deri diku edhe suksese muajt e fundit. Ajo ka marrë municion të ri, siç është reagimi i ashpër i publikut ndaj masave për koronavirusin, që shqetëson qeveritë e ndryshme.

“Ata mendojnë se e djathta ekstreme mund të përfitojë nga kjo pandemi e madhe. Jo vetëm për shkak të menaxhimit të keq të çështjes, por sepse pandemia ngjall frikë tek njerëzit, frikën se ky virus u soll në brigjet tona përmes globalizimit,” thotë Jean-Yves Camus i Fondacionit Jean Jaures.

Ish Presidenti Trump dhe ngjarja e 6 janarit në Kapitol gjithashtu kanë patur mbështetjen e krahut të djathtë në Evropë.

“Ne e pëlqejmë Trumpin. Ne përkrahim, për shembull, luftën e tij kundër imigracionit të paligjshëm. Por ne nuk jemi pro-Trump apo pro-Putin. Ne jemi thjesht pro-evropianë”, thotë Jeremie Piano.

“Shumë njerëz në të djathtën ekstreme franceze, brenda lëvizjeve më ekstreme, veçanërisht neo-nazistët, e shikojnë, do të thoja me zili atë që ndodhi në Kapitol më 6 janar. Ata thonë: ja, këta njerëz po përpiqen të përmbysin qeverinë dhe patën një farë suksesi. Sigurisht, ata do të dëshironin të bënin të njëjtën gjë, por nuk kanë forcë”, sipas Jean-Yves Camus.

Ndryshe nga SHBA, të mbash armë zjarri në Francë është jashtë çdo diskutimi. Gjithashtu, Camus thotë se grupet më ekstremiste të Evropës kanë mbështetje fare të paktë në publik.

Një shenjë e kësaj është se partia kryesore opozitare e Francës, Rassemblement National, e së djathtës ekstreme, është distancuar tashmë nga lëvizje si Identiteti i Gjeneratës, edhe pse e kritikoi shpërbërjen e saj.

Udhëheqësja e kësaj partie Marine Le Pen i ka hedhur sytë nga zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Ekspertët besojnë se për të fituar, asaj do t’i duhet ta paraqesë partinë e saj si një parti më afër rrjedhave të qendrës.

Profja ne lukunine e ujqerve…!? Nga Rudina Lohja Kurti

Nuk di ç’te them…!?
Nuk di se si ndjehem….!?
Nuk di per çka do te vleje Profja ne lukunine e ujqerve…!?
Nuk di sa do te degjohet zeri i saj nga hienat ….?
Nuk di sa kjo grua “kolkoze” do te duroje te ulet mes xhaketave mbushur me dekorata floriri …!?
Nuk di e kupton kjo qytetare deshprimin qe ulet mes nesh çdo dite,kur ne ekran ….
deri pasmesnate shohim shfaqjet e mbretit me oborrtaret tij apo burra te tjere qe ulerijne per pushtet!?
Nuk di ne kupton ajo, se mbreti qe e ka zgjedhur…. ka marre persiper sebashku me dy – tre mbreter te tjere te na hedhi kunder njeri-tjetrit!?
Nuk di kjo zonje se po perdorohet si pecetat nje perdorimshe?
Sigurisht jo,😢perderisa Ego e saj jetokerka me gjate, se vete pleqeria…

Tregon gazetari që e kishte shok klase Fitimin, të birin e Adem Jasharit

Autori i emisionit “Frontal” në T7, Arsim Lani ka treguar një histori prekëse të djalit të Adem Jasharit, Fitimit, i cili ishte në një klasë bashkë me të.

Lani ka treguar se djali i Adem Jasharit ishte i heshtur dhe fliste shumë pak, ndërsa thotë se nuk merrej shumë me çmenduritë që i bënin ata si nxënës të shkollës së mesme.Moderatori ka vendosur ta ndajë këtë histori në përvjetorin e 23-të të rënies historike të familjes Jashari, raporton Gazeta Express.

“Zhurma në klasë fillonte në momentin që nga aty dilte profesori. Të gjithë ngriheshim në këmbë pa pasur nevojë, bërtisnim, lazdroheshim.

Ai qëndronte në bankë. Ishte i heshtur dhe fliste pak. Fliste vetëm atëherë kur e pyesje diçka. Ndryshe nuk merrej shumë me çmenduritë që bënim ne si nxënës të vitit të parë të shkollës së mesme. Ulej në bankë në rreshtin e fundit. Quhej Fitim ADEM Jashari”, ka shkruar Lani në Facebook.

Lani thotë se asnjëherë nuk ka ka arritur ta kuptojë heshtjen e Fitimit.

“Fitimit që s’arrita t’ja kuptojë kurrë heshtjen e tij në klasë, ia dëgjova më pas jehonën e pushkëve me 5, 6 dhe 7 mars në Prekaz derisa ra bashkë më anëtarët e tjerë të familjes Jashari”, shtoi Lani.

Gazetari ka sqaruar se Fitim Jashari ka vijuar mësimet në Polac për një kohë të shkurtër.

Tani s’na mbetet tjeter veç te gërryhemi nga dhimbja jone Nga Raimonda Belli Gjençaj

Tafti Bafti
Ne nje nga netet e kesaj jave qe shkoi, u binda. Prej nje viti jeta jone ka hyre mes Taftit dhe Baftit. Sado qe e rrotulluan gjuhen, u zhyten ne terma shkencore, perfundimi qe i njejte. Virusi na ka ne dore. Pasi degjoi koleget, edhe mjeku Pipero, i sapo dale nga beteja me Covid, nuk hezitoi te thoshte: Varet si pergjigjet organizmi. Jo te gjithe kane te njejten përgjigje. Disa i pergjigjen mjekimit e disa jo. Po cilit mjekim? Protokollit? Po cilit protokoll? Mjeku Pipero, siç edhe referoi, kishte marre nje antiviral, vitamina, pastaj, me keshillen e kolegeve edhe kortizonike.
Ky protokoll ndryshon nga ai qe te rekomandojne mjeket e familjes ne distance. Ata ne liste kane vitaminat C dhe D, Zink dhe shume lengje. Sikur ky protokoll te kishte funksionuar, im vella do t’i gezohej tani diellit te këtij shkurti te çoroditur. Por ai nuk mundet me. Nuk e pati fatin te merrte nje antivral ne kohen e duhur. Pastaj mbase do t’i duhej te merrte nje mjekim qe do t’i qetësonte “stuhine e citokinave”, qe sistemi imunitar kishte leshuar per t’u mbrojtur, ne nje kohe qe po e godiste fort organizmin dhe po e mbulonte me re mushkrine, duke ia pakesuar shanset e frymëmarrjes. Nuk ka ikje pa pengje, do te thote dikush. Edhe kete e di. Por ta nisesh ne spital njeriun tend per t’i shpetuar jeten dhe pas dy javesh ankthi te tmerrshem, te te thone se nuk ia doli, eshte me shume se peng. Po ç’ti besh? A ka zgjidhje tjeter kur je midis Taftit dhe Baftit? Gerryese per shpirtin jane dhe pyetjet: Po sikur 127 te na ishte përgjigjur tri dite me pare? Thone qe faktori “KOHE”, eshte përcaktues ne kete patologji. Nuk e dine ata te 127-es, kete? Mbase po ta dinin, nuk do te na këshillonin ne distance tamponin, kur virusi kishte nje jave qe ishte ulur kembekryq ne trupin e tim vëllai. Po sikur mjekja e familjes te ishte përgjigjur me pare dhe te kishte shtypur butonin e alarmit, do te na i kishte kursyer kete humbje, qe na ka hidhëruar shpirtin? Keto pyetje tani duken pa kuptim, sepse per to nuk ka përgjigje, por mbase do t’i vlejne dikujt qe te mos rrije ne pritje, me shpresen se dikush do te vrapoje t’i shpetoje jeten. Jo, o njeri, duhet te vraposh ti i pari. Ne gabuam sepse pritem. Kur u permendem nga letargjia e pritjes, ishte shume vone…
Tani s’na mbetet tjeter veç te gërryhemi nga dhimbja jone. Nderkohe shkenca e botes gelon nga hulumtimet dhe sugjerimet. Prej nje viti, tashme. Emra ilaçesh, qe kane ndezur diskutime pa fund.
Pro dhe Kunder. Izraeli njoftoi per EXO-CD24, nderkohe qe nje sere mjekimesh te tjera si BARICITINIB, TOCILIXUMAB, SARILUMAB, HIDROXIKLOROKINE, (nuk po rreshtoj Antikorpet monoklonale, qe per vendet e varfra, si ky i yni ngjajne si thela mbi bisht),paraqiten si arma fituese kunder Covid19.
Problemi eshte se te gjitha keto mjekime jane ne proces prove. Rrjedhimisht pacienti shndërrohet ne kavie. Askush nuk e di përfundimin. Mjeket rrine ne pritje. Familjaret luten me syte nga qielli. Pra me dy fjale, Tafti Bafti. Mos e përfytyroni si kercenim, por si nje paralajmerim, kete situate, kur jeta te përkufizohet ne kete menyre. Sidomos tashme qe varientet e reja, po ia lene vendin njera tjetres dhe sado emra te perveçem qe kane, fundi eshte i njejte. Iken me nje ikje vertet mizore. Burrin, gruan, vëllain, motren, dhe me zi, femijen, e merr ambulanca dhe nga ate çast, ti rron ende me shprese, se do ta rishohesh njeriun tend. Por projeksioni i diteve dhe neteve, shume shpejt kthehet ne nje film te zi, ndersa merr lajmet per saturimin e ulet te oksigjenit, qe parathotë se ka ardhur fundi. Ne te gjithe e dime ç’do te thote te humbesh shpresen.
Ne rastin e Covid19, ky tmerr te perfshin shume shpejt. Por ti nuk e përfytyron ate qe te ndjek me pas. Eshte çasti kur ke nevoje per nje përqafim, por as nuk ta japin dhe as nuk nuk e jep dot. Ke nevoje te mbeshtetesh koken ne supin e dikujt por nuk e ben dot. E dërrmuar nga dhimbja, ne makinen qe eshte nisur drejt varrezave, syte e lodhur nga te qaret, nuk i besojne asaj qe shohin. Qytetare fytyra-zbuluar, te shpenguar, kane mbushur rruget; flasin e qeshin ne goje te njeri – tjetrit. I miri im vella, eshte ne mjetin qe prin kortezhin, por e ka te pamundur te çohet dhe t’u thote:
“Ç’beni o njerëz, ruajeni veten!” Nardi nuk flet dot, se s’ka me fryme, une nuk bezaj se dhimbja m’i ka mpakur fjalet. Po te mund te flisja ate dite, do te thosha se ky virus nuk te fal, nese ti nuk i jep vlere jetes tende. Mos harroni qe njerëzit po ri-infketohen. Dhe askush nuk e di se si do te perfundoje kjo puntate e re e serise se Covid19. Mos fajësoni askend, veç vetes. Mos ia vini fajin injorances se te tjereve. Zbato rregullat ti i pari dhe pastaj kerkoje tek fqinji, kolegu i zyres, apo kalimtari qe masken e mban si aksesor ose si element antigjobe, me ulje – ngritje, sipas rastit. Nuk dua te jap mend. Ju i keni ato.
Thjesht merreni seriozisht kete situate. Sepse dhimbja dhe lotet nuk ndihmojne per ta shmangur te keqen. Qe ne kete çast eshte bere me çnjerezore se kurre me pare. Kete mbase mund ta kuptojne me mire ata qe keto kohe kane pare me syte e tyre kodren “e fresket” te varrezave te Sharres, qe po zaptohet me nje shpejtesi te frikshme nga viktimat e kësaj lufte. Asgje nuk ngjan normale. Nuk te lene as kohen e duhur te ndahesh me njeriun tend. Keshtu ndodhi edhe ate te diel kur po ndaheshim përfundimisht me Nardin tone te shtrenjte. Dikush, qe ngjante si menaxher i vdekjes, nje burre i veshur plot sqime, na nxiti te nxitonim: “Shpejt, po vjen tjetri!” E paimagjinueshme….Mbase ne kohe paqeje….
Miq, do te doja te kisha shkruar diçka tjeter, t’ju flisja per tim vella Leonard Belli, qe me vitalitetin prej djali te ri, i kishte çoroditur edhe 70 vjetet e jetes se tij, por pastaj mendova se ai nuk do ta donte nje gje te tille. Do te tingellonte si dhimbje thjesht personale. Gjej rastin t’ju falënderoj per fjalet ngushëlluese. Nderkohe qe do t’ju isha mirenjohese te gjithe atyre qe keto rradhe do t’i ndjenin si kambane alarmi. Per veten dhe per te dashurit e tyre. Qe jeta e askujt te mos vozise mids Taftit dhe Baftit. Sepse askush nuk e di ne ç’ane do te godase lavjerrësi i kohes se tij.

Lutjet e Agustin Mirakajt që ranë në vesh të shurdhër

U nda nga kjo jetë një nga emblemat e të përndjekurve politikë të Shqipërisë.
Agustini vuajti gjatë regjimit komunist në kampin Shtyllë te Fierit.
E nisi jetën me vuajtje dhe e mbylli me vuajtje.
E nisi si trashëgimtar i armiqve të diktaturës dhe e mbylli nga indiferenca e shqiptarëve!
Iku pa i mbushur 55 vjeç pa mundur që të fitonte betejën me sëmundjen e rëndë.
Kërkoi ndihmë në rrjetin social sepse sëmundja e tij kërkonte të ndiqej në spitale të specializuara.
U lut Agustin Miraka!
Mjerisht nisja në Itali u bë dikur,  por nëse do të kishte udhëtuar më parë në Itali a do t’ja kishte dalë ?
Po ndofta kishte mundësi!
Po i sjell këtu të gjitha lutjet e Agustin Mirakajt të cilat ranë në vesh të shurdhër.
Po i sjell tani që të zgjohen ndërgjegjet e fjetura nga letargjia e indiferencës.
Tani në Shqipëri fushatë zgjedhore është në kulm edhe pa u shpallur dhe kush e di si gëlon paraja e zezë për të trafikuar vota, për një parlament po aq antishqiptar sa i mëparëshmi.
Por për Agustin Mirakajn nuk u gjet mundësia për të kuruar jashtë në kohën e duhur!
————-
Lutjet e Agustin Mirakajt
1 Mars 2021
Te nderuar vellezer e motra shqipetar kudo qe jeni kush te kete mundesi ti lutet zotit per shendetin tim te keqesuar shume .
Me perzemersi e dashamirsi e kerkoj nga ju.
Agustin Anila Miraka
26 Shkurt 2021
Te nderuar vellezer e motra shqipetar kudo qe jeni kush te kete mundesi t’i lutet zotit per shendetin tim .
Me perzemersi e dashamirsi
Agustin Anila Miraka
16 Shkurt 2021
Te nderuar motra vellezer ju bej me dije se sonte ndodhem ne nje Poliklinike ne Rome neser me shtrojne ne Spital .
E gjith ky interesim nga te aferm e mi erdhi kjo shpres per jeten time fal jush, ndihmeses dhe dashmirsise tuaj 😭. Gjithashtu dhe te burgosurve politikë .
Zoti jua shperblefte per te mira ne Familjet tuaja 🙏.Foto shume i smure i lodhur duke zbritur nga Avioni ne Rome .
Ju dua shume🙏
9 Shkurt 2021
KERKOJ NDIHME PER JETEN TIME!
Nga Agustin Anila Miraka.
Miqte e mi, dua t’ju lajmeroj ecurine e semundjes time. Pas nje operimi ne zorren e trashe dhe pas 9 seancave kimioterapie, informacioni qe me dhane ne ekon e fundit te bere ne spitalin Hygeia(eko e bere dje ne date 08.02.2021) ishte qe semundja eshte ne hapat e para te avancimit ne MELCI.
Mjeket nuk me japin me shprese per mundesi sherimi.
Duke qene qe ne bark po me mblidhet akoma uje dhe trupi s’ka me fuqi ta perballoje, me kane ndaluar te vazhdoj kimioterapine, ne kete menyre semundja mund te perhapet shume shpejt.
Ju lutem me ndihmoni qe te kem mundesine te kurohem jashte Shqiperise, ne nje spital qe mund te me shpetoje jeten.
JU LUTEM PER NDIHME
Per cdo paqartesi, kontaktoni ne numrin: 0682666140
Adresa e shtepise: Rruga Zef Margjinaj, Pallati 21, Shkalla 1, Apartamenti 12
Lagjia 6
Kombinat Tirane
Pervec linkut te meposhtem ku mund te ndihmoni, bashkangjitur do te gjeni dhe numrin e llogarise time personale ne rast se e keni me lehte.
Numri IBAN i llogarise time: AL83 2151 1031 ALL1 0000 1359 7602
Faleminderit nga zemra!
Ps: Ju lutem shperndanje sa më shumë! 🙏

Izraeli vendos për vendin e Ambasadës, Kurti për hapjen

Bekim Bislimi

Për rëndësinë e njohjes së Kosovës nga Izraeli dhe për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve, është shprehur qartë Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kjo është shprehur edhe në letrën që ai ia ka dërguar kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar zëdhënësi i këtij subjekti politik, Përparim Kryeziu.

Deklaratat e zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje vijën pas debatit të krijuar në opinionin vendor dhe ndërkombëtar, ku janë ngritur dyshimet nëse Kosova do të hapë Ambasadën e saj në Jerusalem, pasi që ky subjekt politik të formojë qeverinë e re të vendit, si fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të vendit është lideri i saj, Albin Kurti.

Në deklaratën e dhënë Radios Evropa e Lirë, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu, ka thënë se lidhur me vendndodhjen e Ambasadës së Kosovës në Izrael, Kurti ka qenë mjaft i qartë.

“Në lidhje vendndodhjen e Ambasadës, zoti Kurti ka qenë korrekt, konsistent dhe transparent në qëndrimet e tij, duke thënë se ajo është një çështje që do të trajtohet nga qeveria e re pasi të jetë konsultuar dokumentacioni i qeverisë në detyrë. Ky është një veprim i rëndësishëm para një vendimi të qeverisë së tij për këtë çështje. Si kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës, zoti Kurti është interesuar që të zgjerojë dhe thellojë bashkëpunimin me partnerët e vendit tonë”, ka thënë Kryeziu.

Hapja e Ambasadës në Jerusalem është e paraparë me marrëveshjen e 4 shtatorit, kur Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë dy dokumente për normalizimin e raporteve ekonomike, në prezencë të presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump.

Në dokumentin e nënshkruar nga Kosova, është paraparë njohja e ndërsjellë me Izraelin, ndërkaq, në rastin e Serbisë, është paraparë zhvendosja e Ambasadës së saj nga Tel Avivi në Jerusalem, gjë që ende nuk ka ndodhur.

Më 1 shkurt, Kosova dhe Izraeli në një ceremoni virtual, kanë zyrtarizuar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi atë ditë ka deklaruar se ka miratuar kërkesën e ministres në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovë, Meliza Haradinaj-Stublla që Kosova të hapë Ambasadën në Jerusalem.

Ambasada turke në Prishtinë, kishte kundërshtuar më herët hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Bashkimi Evropian, më 2 shkurt të vitit 2021, ka shprehur keqardhje për vendimin e Kosovës që të hapë Ambasadën e saj në Jerusalem, qytet të cilin BE-ja e konsideron me status të pazgjidhur.

Po ashtu, edhe Parlamenti arab, që është organi legjislativ i Ligës Arabe, ka dënuar “njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit nga Kosova”.

Dyshimet

Në takimin e 1 marsit mes liderit të LVV-së dhe ambasadorit turk në Prishtinë, Çağri Sakar, Kurti pati paralajmëruar se do ta shqyrtojë çështjen se në cilin qytet do të vendoset Ambasada, në Tel Aviv apo Jerusalem, duke shtuar se për këtë gjë do të shohin “edhe dokumentacionin e qeverisë në ikje”.

Megjithatë, Kurti ka thënë se vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit është e rëndësishme dhe “mundësi e mirë për zhvillim”.

Dyshimet se Kosova mund të mos e hapë Ambasadën në Jerusalem, ishin ngritur edhe nga shtypi perëndimor. Associated Press ka shkruar se Kurti është gjetur në pozitë të vështirë diplomatike para marrjes së detyrës të kryeministrit, e pas marrëdhënieve diplomatike qe shteti tij ka vendosur me Izraelin. Tekstin e AP- së me titull “Pas rezistencës nga Turqia, Ambasada e Kosovës mund të mos jetë në Jerusalem”, e ka publikuar po ashtu The Times of Israel edhe e përditshmja izraelite, Haaretz.

Ky artikull është thirrur në një komunikatë të LVV-së lidhur me takimin e Kurtit me ambasadorin turk në Prishtinë, Çağri Sakar.

Porositë për Kurtin dhe përgjigjet e tij

Pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, bazuar në të dhënat paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Albin Kurti kishte marrë letra urimi nga kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Përderisa Netanyahu i ka shkruar Kurtit se e mirëpret në Izrael “për të inauguruar Ambasadën e Republikës së Kosovës në Jerusalem”.

Në anën tjetër, Erdogan i ka shkruar Kurtit se është i gëzuar që mësoi qëndrimin e tij “për rishqyrtimin e zotimit” për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, në rast të ardhjes së Lëvizjes Vetëvendosje në qeveri. Erdogan e ka porositur Kurtin që “do të ishte e dobishme që të shmangej një hap të tillë, i cili mund t’i shkaktonte dëme të mëdha Kosovës”.

Por, bazuar në deklaratën e dhënë Radios Evropa e Lirë nga zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Kryeziu, del se qeveria e re e vendit do ta “trajtojë” këtë çështje dhe jo ta shqyrtojë, pasi që të jetë konsultuar dokumentacioni i qeverisë në detyrë.

Për më shumë, Kryeziu ka theksuar se Kurti e ka bërë të qartë se njohja nga Izraeli dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike të Kosovës me këtë vend, “paraqet një mundësi shumë të mirë për zhvillimin e vendit dhe krijimin e partneriteteve të reja në rrafshin politik, ekonomik dhe kulturor”.

“Këtë e ka thënë (Albin Kurti) nga dita e parë. E njëjta është e shprehur edhe në letrën të cilën ia ka dërguar kryeministrit të Izraelit, zoti Natanyahu e ku zoti Kurti vendos theksin te marrëdhënia historike mes kombit shqiptar dhe komunitetit hebre”, ka theksuar Kryeziu.

Vetë Albin Kurti, u ka shkruar letra falënderuese kryeministrit izraelit, Netanyahu dhe presidentit turk, Erdogan.

Në letrën e tij për Netanyahun, Kurti e ka falënderuar për ftesën që ai ia ka bërë për ta vizituar Izraelin, duke thënë që këtë “do ta bëj në një kohë të përshtatshme për të dyja palët”.

Ndërkaq, presidentit turk Erdogan, Kurti i ka shkruar se synon që pas formimit të Qeverisë së re të Kosovës, “të zgjerojmë dhe thellojmë raportet tona përmes komunikimit dhe bashkëpunimit të hapur e të sinqertë”.

Në anën tjetër, Enver Hasani, profesor i së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, në një deklaratë për REL-in, ka thënë se, sipas së drejtës diplomatike dhe konsullore, në kuadër të standardit të së drejtës ndërkombëtare publike, përcaktimi i lokacioneve të përfaqësive të huaja diplomatike është e drejtë ekskluzive kushtetuese dhe sovrane e shtetit që i pranon ato përfaqësi.

30 vite nga eksodi i madh i shqiptarëve! – Nga ALBA KEPI

Historia po përsëritet me forma ndoshta më civile, por motivet janë të njëjta;
Dashuria për liri personale e profesionale, mirëqenie e dinjitet njerëzorë, largim nga limitet e një diktature “moderne” që vendos pë votën, jetën, pronën, profesionin, familjen, e siguria e një të ardhme të lirë e sa më të mirë për fëmijet.
Qyteti i Brindizit është mbushur sot me fotografi gjigande që përcjellin imazhet e zbarkimit të 27 mijë emigrantëve shqiptarë në këtë qytet, në natën e 6 -7 marsit 1991.
Fotografitë e realizuara në atë kohë nga Damiano Tasco kujtojnë 30 vjetorin e eksodit të madh të mijëra shqiptarëve që me anije e mjete të ndryshme lundrimi mbërritën në brigjet italiane.
“Brindizi qyteti i mikpritjes” është mesazhi i përcjellë dhe në gjuhën shqipe në këto fotografi që kujtojnë zemërgjerësinë e banorëve të këtij qyteti që hapën dyert e mikpritën brenda një ditë një fluks kaq të madhe emigrantësh e i paparë më parë.
Edhe pse Marina Ushtarake Italiane nën urdhërin e qeverisë që drejtohej nga kryeministri Giulio Andreotti, kishte vendosur bllokimin e anijeve e moszbarkimin e shqiptarëve, kapiteneria e portit dhe autoritetet lokale të Brindizit, vendosën në mënyrë autonome të aplikojnë ligjin e detit, të shpëtojnë e të lejojnë në tokën e tyre ata mijëra shqiptarë që ndodheshin mes detit në një mot të keq, me detin shumë ballësh, erën e fortë e shiun që binte pa reshtur.
Qyteti i Brindizit vuri në dispozicion 38 shkolla për të strehuar shqiptarët e zbritur nga anijet e Arqipeshkopi i këtij qyteti, Imzot Todisco, ishte i gatshëm të hapte të gjitha kishat për t’i mikpritur.
Brindizinët sollën veshje ushqime e hapën dyert duke strehuar në shtëpitë e tyre mjaft shqiptarë të dëshpëruar e të etur për një jetë të lirë e të denjë.
Ky qytet që më vititn 1991 numëronte rreth 95 mijë banorë menaxhoj me dashamirësi e humanizëm mbërritjen e 27 mijë shqiptarëve që ishin më shumë se 1 /3 e popullsisë së tyre.
Sot në Brindizi jetojnë 276 shqiptarë me leje të rregullt qëndrimi e përbëjnë mbi 10% të rreth 2500 emigrantëve nga të gjitha kombësitë që jetojnë në këtë qytet.

Send this to a friend