VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Dhoma e Lartë miraton ligjin që i mundëson Putinit të qëndrojë në pushtet deri më 2036

By | March 11, 2020

Komentet

Mbi 1.1 milion raste me COVID-19 në mbarë botën

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka kaluar shifrën 1,1 milion, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 1.117.942 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i rasteve është regjistruar në SHBA, me 277.475 pacientë deri tani, ndërsa pas saj radhiten Italia me 119.827 raste, Spanja me 119.199 dhe Gjermania me 91.159 raste.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, janë konfirmuar 81.639 raste.

Pas tyre vijojnë Franca me gjithsej 82.165 raste deri më tani, Irani me 53.183, Britania me 38.168, Turqia me 20.921 raste, Zvicra me 19.606, Belgjika me 16.770, Holanda me 15.723, Kanadaja me 12.549, Austria me 11.524 dhe Koreja e Jugut me 10.156 raste me COVID-19.

Virusi, i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës, është përhapur në mbarë botën, duke shkaktuar vdekjen e mbi 59 mijë njerëzve deri tani.

COVID-19, Google do të ndjekë nëse njerëzit qëndrojnë në shtëpi

New York

Google ka njoftuar se do të publikojë të dhënat për vendndodhjen për të treguar nëse njerëzit i përmbahen këshillës “Qëndro në shtëpi”, një nga paralajmërimet për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Google përmes një njoftimi ka thënë se do të publikojë të dhënat e lëvizjes së njerëzve në 131 shtete dhe rajone.

Po ashtu deklaroi se sot është publikuar raporti i parë, duke theksuar se Google synon të mbështesë luftën kundër përhapjes së epidemisë së koronavirusit duke monitoruar tendencat e lëvizjes gjeografike dhe duke informuar zyrtarët qeveritarë dhe të shëndetit publik.

Raportet tregojnë kur njerëzit shkojnë në vende të tilla si tregje, farmaci, parqe ose biznese, vende ku bëhet përqendrimi më i madh i njerëzve. Informacionet për vendndodhjen ose identitetin e individëve nuk do të shpëndahen.

Mbretëresha Elizabeth II do t’i drejtohet kombit

Mbretëresha britanike Elizabeth II do t’i adresohet kombit të dielën, bëri të ditur Pallati Bukinghem.

Adresimi do të bëhet përmes transmetimit të drejtpërdrejtë televiziv.

Mbretëresha i ka pezulluar detyrat e saj mbretërore.

Muajin e kaluar, ajo ka mbajtur një fjalim për shpërthimin e koronavirusit, duke thënë se Mbretëria e Bashkuar “është duke hyrë në një periudhë të shqetësimeve dhe pasigurive të mëdha”.

Adresimi i së dielës do të jetë i katërti i tillë gjatë mbretërimit të saj 68-vjeçar – përtej fjalimeve tradicionale në Ditën e Krishtlindjeve.

Tri fjalimet paraprake, Mbretëresha i ka mbajtur pas vdekjes së nënës së saj më 2002, para varrimit të Princeshës së Uellsit, Diana, më 1997, dhe për Luftën e Parë të Gjirit më 1991.

Të premten, autoritetet britanike kanë bërë të ditur se numri i viktimave nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur në 3,605.

Numri i të infektuarve në këtë vend aktualisht është 38,168. rel

Koronavirusi shënon 1 milion raste zyrtare në botë, Gjermania kapërcen Kinën

Koronavirusi tashmë ka shënuar në këtë fillim prill 1 milionë raste zyrtare në gjithë botën dhe 53 mijë viktima.

25% të të infektuarve e ka SHBA me 245 mijë të infektuar pasuar nga Italia me 115 mijë dhe Spanja me 112 mijë. Por këto të fundit janë vendet me më shumë vikima në Europë dhe botë .

Italia ka 115 mijë viktima kurse Spanja 112 mijë viktima. Po ashtu Gjermania për herë të parë ka kaluar Kinën, vendin mëmë të koronavirusit duke shënuar sot 84 mijë e 789 të prekur kurse viktima ka 1 mijëe 109.

Problem në Europë ngelen dhe Franca me Mbretërinë e Bashkuar kurse mes vendeve të goditura më së shumti është dhe Irani i Lindjes së Mesme.

Rekord për shërime mban Kina me 76 mijë të rikuperuar pasuar nga Spanja me 26 mijë dhe Italia me 18 mijë.

Shenzheni qyteti i parë kinez që ndalon konsumimin e mishit të maces dhe qenit

Shenzheni është bërë qyteti i parë kinez që ka ndaluar shitjen dhe konsumimin e mishit të qenit dhe maces.

Ky vendim vjen pasi shpërthimi i koronavirusit të ri ka qenë i lidhur me mishin e kafshëve, çka ka shtyrë autoritetet kineze që të ndalojnë shitjen dhe konsumimin e kafshëve të egra.

Por Shenzheni ka shkuar një hap tutje, duke zgjeruar ndalesën edhe për mishin e maces dhe qenit.

Ligji i ri është thënë se do të nisë së zbatuari nga 1 maji.

Sipas Organizatës, Shoqëria Njerëzore Ndërkombëtare ka thënë se 30 milionë qen vriten brenda një viti për konsumim në Azi.

Megjithatë, praktika e ngrënies së mishit të qenit nuk është shumë e populluar në Kinë, pasi shumica e kinezëve nuk kanë bërë kurrë diçka të tillë.

“Qeni dhe macja si kafshë kanë krijuar lidhje shumë më të ngushta me njerëzit për dallim nga kafshët tjera, andaj ndalimi i konsumimit të mishit të tyre dhe kafshëve tjera është praktikë e zakonshme në shtetet e zhvilluara, sikurse edhe në Hong Kong dhe Tajvan”, është cituar të ketë thënë qeveria e qytetit Shenzen për agjencinë e lajmeve Reuters.

Koronavirusi i ri, që ka shpërthyer fillimisht në Kinë në dhjetor të vitit të kaluar, ka prekur pothuajse 1 milion persona në gjithë botën.

Aktualisht epiqendër e këtij virusi në botë janë Shtetet e Bashkuara, me më shumë se 5,000 persona të vdekur. rel

Australia planifikon “spital virtual” në luftën kundër COVID-19

Australia po përgatiet të zbatojë një plan-projekt që parasheh trajtimin e pacientëve me koronavirus në shtëpitë e tyre përmes një sistemi special monitorësh, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas gazetës lokale “The Age”, përmes projektit, të quajtur “spitali virtual”, pacientët me COVID-19 që nuk janë nën kujdes intensiv do të monitorohen përmes sistemit special që do të vendoset në shtëpitë e tyre.

Përmes projektit, i cili fillimisht do të testohet në New South Wales, ndërsa më pas në gjithë vendin në rast suksesi, 200 pacientëve të trajtuar në spitalin në Armidale do t’u monitorohen ritmi i zemrës, frymëmarrja, temperatura dhe tensioni.

Pacientët, të cilët do të monitorohen nga distanca nga ana e mjekëve, do të shtrohen në spital nëse vërehet përkeqësim në gjendjen e tyre.

Në Australi deri tani janë konfirmuar 3.969 raste me COVID-19, ndërsa 16 persona kanë humbur jetën.

Vazhdon përhapja e koronavirusit në botë

Infektimet dhe vdekjet nga koronavirusi vazhdojnë të shtohen ndërsa virusi përhapet në gjithë botën.

Të dielën ishin mbi 680 mijë raste të konfirmuara. Në Shtetet e Bashkuara, epiqendra aktuale e virusit ka deri tani 124,686 raste. Vendi më i goditur evropian, Italia, konfirmoi 10, 023 të vdekur dhe 92, 472 të infektuar.

Numri i të vdekurve në gjithë botën të dielën ishte 31 mijë, me Shtetet e Bashkuara dhe Francën me nga 2 mijë vdekje në një ditë të vetme, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins.

Wuhani në Kinë, ku filloi epidomia e koronavirusit vitin e kaluar, filloi të rihapej të shtunën pas muajve izolimi total.

Britania ka njoftuar 17,315 raste të virusit dhe 1,019 vdekje. Kryeministri Boris Johnson, i cili vetë është prekur nga COVID-19, tha se gjendje pritet të vazhdojë të keqësohet.

Spanja njoftoi për 832 të vdekur të shtunën, duke sjellë numrin e përgjithshëm të viktimave në 5, 690.

Nju Jorku, me mbi 52 mijë raste të konfirmuara dhe mbi 700 vdekje, është epiqendra e virusit në Shtetet e Bashkuara. zëri i amerikës

Bilanc i frikshëm në botë, mbi 665 mijë të infektuar me COVID-19, mbi 30 mijë të vdekur

SHBA

Koronavirusi vijon të rritet me ritme të frikshme në mbarë botën. Deri tani numërohen 30.848 që kanë humbur jetën për shkak të virusit të tmerrshëm sipas të dhënave të ‘Johns Hopkins Universitety’, ku një e treta e viktima janë në Itali.

Sipas ekspertëve shifra e të infektuarve është gati 665 mijë raste në botë, me në krye SHBA-të me 124 665 persona të infektuar. Po ashtu edhe numri i përsonave të shëruar është rritur duke shkuar në 140 200, me në krye Italinë që ka 12 384 persona të shëruar dhe pas saj Kina 75 500 të shëruar.

Ja disa nga shtetet që kanë më shumë të infektuar dhe të vdekur.
1. Italia ka 92.472 të prekur dhe 10.023 të vdekur nga koronavirusi
2. SHBA-ja ka 124.665 të prekur dhe 2227 të vdekur nga koronavirusi
3. Spanja ka 73.235 të prekur dhe 5982 të vdekur nga koronavirusi
4. Gjermania ka 57.695 të prekur, 433 të vdekur nga koronavirusi
5. Franca ka 37.575 të prekur dhe 2314 të vdekur nga koronavirusi

Kinë, arrin në 3.300 numri i të vdekurve nga Covid-19

Pekin

Në Kinë është rritur në 3.300 numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (Covid-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton agjencia e lajmeve Xinhua bazuar në Komisionin Kombëtar të Shëndetësisë të Kinës, edhe 5 persona kanë vdekur nga koronavirusi në rajonin Hubei ku është shfaqur Covid-19.

Në këtë mënyrë numri i të vdekurve për shkak të virusit ka arritur në 3.300.

Rritje në numrin e rasteve

Komisioni ka njoftuar se në vend janë përcaktuar 45 raste të reja, ku 44 prej tyre janë me burim nga jashtë vendit.

Si pasojë, numri i rasteve në territorin e Kinës ka arritur në 81.439.

Ndërkohë vihet në dukje se rasti i vetëm me burim brenda vendit është shfaqur në rajonin Henan në pjesën e qendrore të vendit.

Numri i personave të diagnostikuar me Covid-19 të cilët janë shëruar dhe janë liruar nga spitali arrin në 75.448.

Covid-19 u shfaq në dhjetor 2019 në qytetin Wuhan në rjaonin Hubei të Kinës dhe më pas për një kohë të shkurtër u përhap në të gjithë vendin dhe jashtë tij.

Edhe sekretari britanik i Shëndetësisë i prekur nga koronavirusi

Sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock.

Sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, ka dalë pozitiv në testet për koronavirus.

BBC raporton se ai është vetizoluar në shtëpi dhe se simptomat e tij janë të lehta.

Pak orë më herët është bërë e ditur se edhe kryeministri britanik është infektuar me koronavirus.

Në një video të postuar në Twitter, Johnson ka thënë se ka simptoma të lehta dhe se planifikon të vazhdojë me udhëheqjen e qeverisë.
Më 26 mars, autoritetet shëndetësore në Britani kanë raportuar për 40 vikima të reja nga koronavirusi, të cilat e kanë çuar në 144 numrin total të tyre.

Numri total i të infektuarve të konfirmuar në Britani ka qenë 3 269 më 26 mars. rel

Kryeministri britanik Boris Johnson rezulton pozitiv për koronavirusin

Kryeministri britanik, Boris Johnson tha të premten se kishte rezultuar pozitiv për koronavirusin dhe po vetëizolohej, por se do të vazhdonte të drejtonte qeverinë në përgjigje të epidemisë.

Një zëdhënës i tij tha se 55 vjeçari Johnson, kishte pasur simptoma të lehta të enjten, një ditë pasi mori pjesë në një seancë pyetje-përgjigjesh në Dhomën e Komuneve.

Nuk është ende e qartë se sa anëtarë të stafit të tij dhe ministra do të duhet të izolohen, duke pasur parasysh se shumë prej tyre kanë pasur kontakt me zotin Johnson gjatë ditëve dhe javëve të fundit.

Kur britanikët nderuan me duartrokitje punonjësit e shëndetësisë të enjten në mbrëmje, zoti Johnson dhe Ministri i tij i Financave

Rishi Sunak, dolën nga dy hyrje të ndryshme të rezidencës qeveritare dhe nuk patën kontakt me njëri-tjetrin.

Deri tani, 578 vetë në Mbretërinë e Bashkuara kanë vdekur nga koronavirusi dhe numri i rasteve të konfirmuara ka arritur në

11,658. Britania radhitet e shtata në botë për nga numri i rasteve, pas Italisë, Spanjës, Kinës, Iranit, Francës dhe Sheteteve të Bashkuara.

Princi Charles,71 vjeç, trashëgimtari i kurorës, rezultoi pozitiv për koronavirusin, por është tani në gjendje të mirë dhe po vetëizolohet në rezidencën e tij në Skoci me simptoma të lehta së bashku me gruan e tij, Camilla e cila ka rezultuar negative ndaj virusit. zëri i amerikës

Putin shtyn votimin e ndryshimeve kushtetuese për shkak të koronavirusit

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka shtyrë votimin për ndryshimet kushtetuese, që do t’i mundësonin atij qëndrim më të gjatë në pushtet, për shkak të shqetësimeve për koronavirusin.

Ai tha se votimi, i paraparë të mbahej më 22 prill, do të shtyhet për “një datë të mëvonshme”.

Mandati aktual i Putinit – i dyti i njëpasnjëshëm gjashtëvjeçar – ka qenë e paraparë të përfundojë në vitin 2024.

Kushtetuta e deritashme ia ka ndaluar të garojë për mandatin e tretë radhazi.

Por, me ndryshimet e fundit, Putin mund të garojë edhe për një mandat më 2024, edhe për një tjetër më 2030.

Të mërkurën, Putin po ashtu tha se rusët nuk do të punojnë javën e ardhshme “për të ngadalësuar shpejtësinë” e koronavirusit.

Rusia, aktualisht, ka 658 raste të të infektuarve me koronavirus, ndërsa një pacient atje ka humbur jetën. rel