VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

DHJETORI- PLEBISHITI KUNDËR DIKTATURAVE – Nga Azgan HAKLAJ

By | December 1, 2019

Komentet

Thaçi në Hagë

Amra Zejneli-Loxha

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi të hënën do të paraqitet në Hagë për intervistim, me ftesë të Prokurorit të Specializuar.

Kjo është hera e parë që publiku e di se një person është ftuar për intervistë, pasi që kundër këtij personi tashmë është paraqitur aktakuza për shqyrtim. Sidoqoftë, nuk dihet se në çfarë kapaciteti Thaçi ishte ftuar në këtë intervistë.

Avokati mbrojtës i presidentit Thaçi është avokati amerikan Pierre-Richard Prosper.

Prosper ka qenë prokuror në Tribunalin Ndërkombëtar të OKB-së për krime në Ruandë. Ai po ashtu për një kohë të gjatë ka shërbyer si prokuror në Departamentin amerikan të Drejtësisë, në pozita të ndryshme, si Këshilltar special dhe këshilltar politik për çështje të krimeve të luftës.

Më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka njoftuar se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Pranë Gjykatës Speciale në Hagë janë mbledhur një numër i diasporës nga Kosova për të kundërshtuar pretendimet ndaj Thaçit.

Pranë Gjykatës Speciale në Hagë janë mbledhur një numër i diasporës nga Kosova për të kundërshtuar pretendimet ndaj Thaçit.

Përmbajtja e aktakuzave është konfidenciale derisa gjyqtari t’i konfirmojë ato. Gjykatësi i procedurës paraprake ka maksimum gjashtë muaj, nga muaji prill, për të konfirmuar ose hedhur poshtë aktakuzat.

Më 29 qershor, Thaçi deklaroi se nëse konfirmohet aktakuza e Prokurorit të Specializuar kundër tij, atëherë ai do të japë menjëherë dorëheqje nga pozita që ka.

“Do ta mbaj këtë barrë dhe ta mbroj veten time, luftën tonë për liri, me çdo forcë që kam. Nuk do të lejoj që këto akuza false të zhvendosin vëmendjen e Kosovës nga marrja e vendit që meriton në bashkësinë ndërkombëtare, si anëtare e Kombeve të Bashkuara, NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, ka deklaruar ai.

Pse Thaçi mori një ftesë për intervistë pasi u dërgua aktakuza kundër tij?

Nëse gjyqtari i procedurës paraprake, francezi Nikola Giju, vërteton se dyshimet e ngritura nga prokurori kanë bazë, atëherë ai e konfirmon aktakuzën. Nëse ai nuk është i bindur, aktakuza refuzohet.

Në bazë të Rregullores së Procedurës dhe Provave para Dhomave të Specializuara, gjyqtari i procedurës paraprake dhe prokurori i specializuar mund të takohen gjatë hetimit dhe para se të konfirmohet aktakuza.

Gjykatësi mund të kërkojë ose të lejojë prokurorin e specializuar të dorëzojë material shtesë në mbështetje të cilësdo ose të gjitha akuzave; të kërkojë prej prokurorit të specializuar që të rishikojë aktakuzën me synimin që të japë më shumë hollësi për cilëndo prej akuzave, dhe veprimet konkrete të të dyshuarit, ose të mundësojë saktësi ligjore, ose më shumë qartësi në paraqitjen e akuzave; ose t’i kërkojë prokurorit të specializuar që të pakësojë numrin e akuzave ose të zvogëlojë kuadrin e akuzave.

Si rezultat i këtij shqyrtimi, gjykatësi i procedurës paraprake konfirmon ose hedh poshtë tërësisht, ose pjesërisht akuzat, në një vendim të arsyetuar. Me konfirmimin e cilësdo prej akuzave të aktakuzës i dyshuari bëhet i akuzuar dhe gjykatësi i procedurës paraprake mund të lëshojë një fletarrestim apo një urdhërparaqitje.

Paraqitja e parë e të akuzuarit në gjykatë bëhet brenda shtatë ditësh pas dorëzimit të aktakuzës. Aktakuza është në dispozicion të publikut vetëm kur ajo konfirmohet nga gjykatësi i procedurës paraprake.

Moskonfirmimi i një aktakuze nuk e pengon prokurorin që të paraqesë një aktakuzë të ndryshuar.

Personi, kundër të cilit është konfirmuar aktakuza, në bazë të urdhrit gjyqësor, dërgohet në arrest, nëse nuk është i ndaluar. Ai menjëherë njoftohet për akuzat ndaj tij dhe sillet para Dhomave të Specializuara.

Aktakuza bëhet publike pas konfirmimit të saj, dhe në rrethana të jashtëzakonshme, nëse prokurori ka një arsye të vlefshme përpara konfirmimit, gjyqtari mund, për shkaqe sigurie, për të parandaluar arratisjen e të akuzuarit, të nxjerrë në publik një urdhër për mos zbulimin e përkohshëm të aktakuzës. Aktakuza do të publikohet jo më vonë se paraqitja e parë e të akuzuarit para gjykatës.

Çfarë ka tjetër në aktakuzë?

Në një komunikatë për media, Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendon se “Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”.

Aty është thënë se aktakuza është rezultat i një hetimi të gjatë dhe se një gjykatës i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale është duke analizuar aktakuzën për të vendosur nëse do t’i konfirmojë akuzat.

“Prokurori i Specializuar e gjykon të domosdoshëm nxjerrjen e këtij njoftimi publik për akuzat, për shkak të përpjekjeve të përsëritura të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit për pengimin dhe sabotimin e punës së Dhomave të Specializuara të Kosovës”.

Përveç kësaj, në komunikatë është thënë se Thaçi dhe Veseli “kanë ndërmarrë në fshehtësi një fushatë për shfuqizimin e ligjit që krijoi Gjykatën dhe ndryshe kanë penguar punën e Gjykatës në orvatje për t’i bishtnuar drejtësisë”.

“Nëpërmjet këtyre veprimeve, Thaçi dhe Veseli kanë vënë interesat e tyre vetjake mbi viktimat e krimeve të tyre, sundimin e ligjit dhe popullin e Kosovës”, është thënë në njoftim.

Si funksionon Gjykata Speciale?

Gjykata e Kosovës, e përbërë nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Specializuar e Prokurorisë në Hagë, është formuar me insistimin e bashkësisë ndërkombëtare, me ndryshimet kushtetuese nga Kuvendi i Kosovës.

Gjykata Speciale për krime të luftës është gjykatë e përkohshme me mandat të kufizuar dhe me seli në Hagë. Kjo gjykatë vepron e pavarur dhe financohet kryesisht nga Bashkimi Evropian.

Gjykata është themeluar me vendimin e Kuvendit të Kosovës pas raportit të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, në të cilin senatori zviceran Dick Marty flet për krimet e pretenduara “të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë“, që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000.

Gjatë vitit 2019, ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë udhëtuar drejt Hagës, për t’u intervistuar nga prokurorët ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara, qoftë si dëshmitarë apo si të dyshuar janë intervistuar ish- kryeministri Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Azem Syla, Sami Lushtaku, Rustem Mustafa, Shukri Buja e të tjerë. Një numër prej tyre u mbrojtën me heshtje.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në fund të vitit të kaluar i ka dërguar një letër Sekretarit të Shtetit Amerikan Mike Pompeo ku ka shprehur bindjen e tij se Gjykata e Hagës po e bën të kundërtën e asaj që ishte parashikuar në fillim.

Thaçi ka theksuar që qëllimi për formimin e Gjykatës Speciale ka qenë që të mundësohet ekzistimi i kornizës ligjore dhe institucionale kombëtare të besueshme, i cili do të hetonte dhe do të procedonte krimet e pretenduara se janë kryer gjatë viteve 1998-2000 në Kosovë.

“Në këtë drejtim, është paraparë që krimet që pretendohet se janë kryer nga të dy palët e konfliktit do të hetohen plotësisht dhe në mënyrë të drejtë”, ka theksuar Thaçi.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në përgjigjen e tij, kishte siguruar Thaçin që puna e Gjykatës Speciale nuk është e drejtuar në mënyrë specifike kundër asnjë grupi etnik, lëvizje, force apo njësie dhe ka shtuar që SHBA-ja pret nga të gjithë liderët e Kosovës që t’ju përmbahen obligimeve të dhëna qytetarëve dhe bashkësisë ndërkombëtare, si dhe që të bashkëpunojnë plotësisht me gjykatën.

Nga Zyra e presidentit kanë theksuar për Radion Evropa e Lirë që presidenti Thaçi “edhe më tej qëndron prapa letrës së tij, derisa të zgjidhen shqetësimet e theksuara në mënyrë të përshtatshme”.

Kishat, liria e besimit dhe përhapja e pandemisë

Bare e restorante të mbushura me klientë janë fajësuar si vatra të infeksioneve të reja me koronavirus. Fabrika të përpunimit të mishit, burgje e qendra të të moshuarve po ashtu kanë regjistruar shpërthime infeksionesh. Kishat e faltore të tjera përfaqësojnë një situatë më të komplikuar.

Pjesa më e madhe e kishave kanë respektuar këshillat e autoriteteve të shëndetit publik për të shmangur grumbullimet që të mbrojnë besimtarët e tyre. Megjithatë, disa kisha, që në fillimet e pandemisë u kanë rezistuar këshillave dhe kanë regjistruar vatra infeksionesh.

Megjithëse grumbullimet në kisha nuk janë në krye të listës së përhapësve kryesorë të infeksionit në SHBA, ato vazhdojnë të krijojnë probleme për autoritetet lokale që bëjnë thirrje për ruajtjen e distancimit social. Kufizimet e vajtjes në kishë shihen nga shumë si kufizime të lirisë së besimit.

“Nëse duam të shmangim të gjitha rreziqet duhet të mbyllim dyert një herë e mirë. Por në fakt ne duam të gjejmë një mënyrë për të balancuar rrezikun me nevojën për lutje e frekuentim të objekteve të kultit,” thotë pastori Robert Jefress në Dallas të Teksasit.

Gjatë javëve të fundit ka pasur konfrontime mes autoriteteve dhe kishave në Kaliforni. Prokurori i San Franciskos i dërgoi në fund të qershorit një urdhër arqipeshkvit të kishës katolike duke e paralajmëruar se kisha kishte shkelur ndalimin për grumbullime në mjedise të mbyllura. Arqipeshkvi u përgjigj me premtimin për të respektuar kufizimet.

Pak ditë më pas, autoritetet ndaluar “këngët e lutjet me zë të lartë në kishë” gjë që u sfidua në shumë objekte kulti.

Pastori evangjelist Samuel Rodriguez tha se besimtarët e tij në Sakramento kishin kënduar himne të adhurimit të Zotit më 5 korrik por shumë prej tyre ishin me maska dhe në distancë nga njeri-tjetri.

“Ndalimi i këngëve në Kishë është i papranueshëm,” tha pastori.

Por fakti është se frekuentimi i objekteve të kultit është bërë problem si në SHBA, ashtu edhe në shkallë ndërkombëtare.

Në shkurt në Korenë e Jugut, mijëra pasues të një grupimi secret fetar rezultuan të infektuar. Po në shkurt, në Malajzi, qindra raste infektimesh besohet se kishin lidhje me një lëvizje misionarësh myslimanë.

Në mars në SHBA, 35 nga 92 të infektuarit e parë kishin qenë në një kishë në Arkansas, tre prej tyre vdiqën nga COVID-19, sipas Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve.

Në mes të qershorit, një kishë e vogël në Oregon u bë vatër infektimi, kur 236 besimtarë të kishës rezultuan me koronavirus.

Po në qershor, autoritetet e shëndetësisë në shtetin e Virxhinias Perëndimore raportin vatra infeksioni të lidhura me pesë kisha në pjesë të ndryshme të shtetit. Një prej tyre kishte 51 të infektuar, tre prej të cilëve vdiqën nga sëmundja.

Shumë kisha kanë reaguar ndaj rrezikut duke kufizuar pjesëmarrjen në shërbime në maksimumi 50 vetë, të cilët duhet të kontrollohen nëse kanë temperaturë, të dizinfektojnë duart dhe të vënë maskë para se të futen në kishë. zëri i amerikës

25 vjet pas Srebrenicës: Si e humbi bota “oreksin”, për të hetuar krimet e luftës – Nga Julian Borger

Ratko Mlladiç, gjenerali serb i Bosnjës i dënuar për urdhërimin e vrasjes së 8.000 burrave dhe djemve boshnjakë nga Srebrenica, do ta “kremtojë” këtë javë 25 vjetorin e masakrës në një qeli në Hagë, ku ai po qëndron prej 9 vitesh.

Por një çerek shekulli nga Masakra e Srebrenicës, bota duket se është mësuar me mizori të tilla. Vrasjet masive në Siri apo Jemen, nuk përbëjnë gjithmonë lajm. Kina ka burgosur më shumë se 1 milion ujgurë myslimanë, duke u imponuar sterilizime dhe aborte.

Kur bëhet fjalë për krimet e luftës dhe ato kundër njerëzimit, Mlladiç ka tani mjaft shoqëri.

Por ajo që e bën rastin e tij të pazakontë, është fakti që ai u kërkua për vite me radhë, u arrestua dhe u nxor para drejtësisë. Tre vjet më parë Mlladiç u dënua për gjenocid në Srebrenicë ndaj burrave dhe djemve të rinj boshnjakë, që u kapën kur ai drejtoi sulmin e vitit 1995 mbi atë që supozohej të ishte një “zonë e sigurtë” e OKB-së.

Ata u qëlluan për vdekje në ekzekutime masive të organizuara. Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY), e shpalli gjithashtu fajtor për 5 akuza të krimeve kundër njerëzimit, dhe 4 akuza për krime lufte për spastrim etnik, bombardime dhe sulme me snajper në Sarajevë, si dhe për pengmarrjen e paqeruajtësve të OKB-së.

Dhoma e Apelit, është tani është në garë me shëndetin e dobësuar të të dënuarit 77-vjeçar, që të përfundojë procesin ndaj tij sa kohë që ai është ende gjallë. Katërmbëdhjetë oficerë dhe zyrtarë të tjerë serbë të Bosnjës, u dënuan për rolin e tyre në Masakrën e Srebrenicës, përfshirë udhëheqësin e separatistëve serbë të Bosnjës, Radovan Karaxhiç.

Në total, Gjykata e Hagës shpalli dënimet për 90 të pandehur për krime lufte. Një gjykatë e ngjashme, ICTR, për krimet e luftës civile në Ruanda, dënoi 93 persona të gjetur fajtorë për gjenocidin e vitit 1994. ICTY dhe ICTR ishin gjykatat e para të ngritura që nga Gjykatat e Nurembergut dhe Tokios.

Ato pasqyruan entuziazmin e madh të pas fundit të Luftës së Ftohtë, se bota mund të bënte më shumë përballë mizorive masive.  Motoja e pas-Holokaustit “Kurrë më!” ishte frymëzimi kryesor. Gjykata të tjera të posaçme të ndihmuara nga OKB-ja u krijuan për hetimin e masakrave të kryera në Sierra Leone, Timorin Lindor, por edhe Kamboxhia, për të nxjerrë qofte edhe me vonesë para drejtësisë udhëheqësit e mbijetuar të Khmerëve të Kuq.

Bashkimi Evropian krijoi një gjykatë të veçantë për Kosovën, e cila muajin e kaluar bëri publike akuzat kundër presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, për krime të kryera në kohën kur ata drejtonin Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Një gjykatë speciale e ngritur në Hagë për të hetuar vrasjen në vitin 2005 të ish-kryeministrit libanez, Rafik Hariri, përmes shpërthimit të një bombe që vrau edhe 21 persona të tjerë, pritet të japë verdiktin e saj përfundimtar. Në vitin 2002, një gjykatë e përhershme për krimet e luftës nisi të funksionojë në Hagë, Gjykata Penale Ndërkombëtare (IÇ).

“Ato ishin vite emocionuese. Ne kishim si model Nurenbergun dhe Tokion, dhe rindërtuam të njëjtat gjykata në fillim të viteve 1990, dhe vazhduam t’i përmirësojmë ato gjatë viteve 1990”- thotë Dejvid Shefer, ambasadori i SHBA-së për çështjet e krimeve të luftës në vitet 1997-2001, dhe që ka luajtur një rol kryesor në krijimin e disa prej gjykatave speciale.

Ndërkohë për Nerma Jelaçiç, një refugjate boshnjake që u bë zëdhënëse e ICTY, ajo ishte si një epokë e re. “Ishte e rëndësishme që të gjitha ajo vuajtje dhe vdekje të mos shkonin kot, pasi leksionet do të mësoheshin dhe do të na shërbenin për të ardhmen”- thotë ajo.

Ato gjykata u krijuan për të nxjerrë para drejtësisë vrasësit në masë. Por ndërkohë OKB-ja u përpoq të gjente mënyra për të parandaluar gjenocide të ngjashme, për ta shndërruar moton “Kurrë më!” në një politikë të sajën. Parimi i “përgjegjësisë për të mbrojtur”, nisi të zbatohej pas gjenocideve në Bosnje dhe Ruanda, teksa u miratua zyrtarisht në vitin 2005 .

Ai deklaroi se bashkësia ndërkombëtare kishte për detyrë të ndërhynte, atëherë kur një shtet nuk mbronte dot njerëzit e vet. Parimi u përdor në një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në vitin 2011, që siguroi bazën ligjore për ndërhyrjen ushtarake në Libi, kryesisht për të mbrojtur popullsinë e Bengazit nga forcat e diktatorit Muamar Gadafi.

Por parimi i “përgjegjësisë për të mbrojtur” u zbeh me kalimin e kohës. SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Franca vazhduan ndërhyrjen e tyre derisa Gadafi u rrëzua:Rusia, që kishte abstenuar ndaj rezolutës, pretendoi se ishte mashtruar me çështjen e ndryshimit të regjimit, dhe u zotua se nuk do të lejonte të mashtrohej më.

Vrasja e Gadafit nga një turmë, dhe fragmentimi i Libisë shënuan fundin e një epoke të reagimin global ndaj krimeve të luftës. Vladimir Putin u rikthye në presidencë një vit më vonë, dhe e drejtoi Rusinë në një rrugë gjithnjë e më konfrontuese ndaj Perëndimit.

Pranvera Arabe u shndërrua në një kasaphanë në Siri, Kina nën Xi Jinping u bë më represive në vend, dhe më agresive në skenën botërore, dhe Donald Trump, që ka përbuzur institucionet multilaterale të të gjitha formave, e fitoi presidencën e SHBA-së në vitin 2016.

Do të ishte e vështirë të imagjinohej një klimë më e armiqësore se sa kjo për “përgjegjësinë për të mbrojtur”, apo për gjykatat e krimeve të luftës për Sirinë, Jemenin apo Mianmarin.

“Të gjithë u gëzuan pasi ndodhi ndërhyrja në Libi. Por mbetet një njollë e madhe në ndërgjegjen tonë, ajo që kemi lejuar të ndodhë në Siri. Masakrat dhe njerëzit që torturohen deri në vdekje, janë bërë një normë atje për gati një dekade”,- thotë Jelaçiç.

Ndërkohë, ICC, kompetencat e së cilës ishin të kufizuara në krijimin e saj nga fuqitë e mëdha, ka rënë pre e sulmit në javët e fundit nga administrata Trump, e cila ka kërcënuar zyrtarët e gjykatës (dhe familjet e tyre) me sanksione, nëse nisin hetimet ndaj ushtarakëve të SHBA-së dhe veprimeve aleate në Afganistan, apo mbi operacionet e Izraelit në Bregun Perëndimor dhe Gaza.

”Është një zhvillim shumë vetë-mposhtës. Ai minon besueshmërinë tonë për të ndjekur drejtësinë dhe sundimin e ligjit, dhe për të parandaluar krimet mizore jashtë shtetit”- thotë ish ambasadori Shefer. Përkundër një sfondi të tillë, shprehja “kurrë më” tingëllon veçanërisht e zbehtë.

“Sidomos pas dhunës në Siri, për mua tingëllon boshe dhe e pakuptimtë”- mendon Iva Vukusiç, historiane në Universitetin e Utrehtit, Holandë. Kur bëhet fjalë për përgjegjësinë për krimet e luftës, ajo thotë se jo gjithçka mund të hidhet poshtë. Ndjekja penale e Mlladiç dhe të tjerëve, është një arritje e dukshme.

“Para gjykatave për ish-Jugosllavinë dhe Ruandën, dikush mund të priste në mënyrë të arsyeshme që pas një lufte civile apo një diktaturë të egër, të mos ndodhte asgjë. Por tani mendoj se në 25 vitet e fundit, ne kemi parë vërtet një ndryshim të pritshmërive, me akademikë, studiues dhe aktivistë që kërkojnë përgjegjësi. Unë mendoj se në atë kuptim, ne nuk do të rikthehemi më aty ku kemi qenë dikur”- shton ajo.

Sulmi i Trump ndaj Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve të Luftës, ka shkaktuar një reagim të ashpër midis mbështetësve të tij, përfshirë aleatëve më të afërt të Amerikës, që kanë dalë në mbështetje të institucionit. Aktualisht në ICC është duke u zgjedhur një prokuror i ri, dhe një rishikim i veprimeve të tij do të bëhet deri në fund të këtij viti, me synim bërjen sa më efektive të këtij institucioni.

Ndërkaq, në mungesë të një gjykate speciale për Sirinë, gjykatat në Gjermani, Holandë dhe Skandinavi kanë hetuar krimet e luftës atje, bazuar tek parimet e juridiksionit universal. Në prill, një gjykatë në qytetin gjerman të Koblencit, nisi gjykimin e 2 ish-zyrtarëve të regjimit sirian që kishin dezertuar në Gjermani.

Ajo është e para nga shumë ndjekje penale. Provat janë mbledhur nga Mekanizmi Ndërkombëtar i Paanshëm dhe i Pavarur , i ngritur në Gjenevë me mbështetjen e shumicës dërrmuese të asamblesë së përgjithshme të OKB, si një mjet për të anashkaluar ngërçin e fuqive të mëdha në Këshillin e Sigurisë mbi çështjen e gjykimit të krimeve në Siri.

Gjyqi i Koblencit bazohet në mbi 800.000 dokumente të regjimit sirian, të kontrabanduara jashtë vendit ndër vite nga ana e Komisionit për Drejtësi Ndërkombëtare dhe Përgjegjshmëri (CIJA) një organ i pavarur që punon mbi krimet në Siri nga Britania e Madhe, Kanadaja dhe Gjermania.

CIJA mbledh gjithashtu prova mbi mizoritë e ISIS-it në Siri dhe Irak. Jelaçiç është tani drejtuese e marrëdhënieve të jashtme në CIJA. “Ajo çka mund të shpëtohet është koncepti i përgjegjësisë, koncepti i atyre që janë përgjegjës për ato krime. Kjo është ajo që më nxit të vazhdoj punën time, pasi nuk mund të zhbësh parimet, konventat, ligjet ndërkombëtare të dakordësuara midis palëve shtetërore. Janë këto ligje, që na lejojnë të përpiqemi aq sa mundemi të bëjmë drejtësi për sirianët. Pra, kjo është ajo që nuk mund të zhbëhet”- shton ajo. / “The Guardian” – Bota.al

E vërteta nuk mund të shumëzohet me zero Prof. Bare Nga Elona Caslli

E vërteta nuk mund të shumëzohet me zero Prof. Bare

I nderuar Prof. Bare, duke marrë shkas nga një pohimi juaj, gjatë një interviste në një stacion televiziv, duhet të sjell në vëmendjen tuaj sa vijon:

Në vegjëli kemi mësuar se kur një numër shumëzohet me zero, përfundimi del zero. Gjatë intervistës suaj, kam përshtypjen se keni shumëzuar të vërtetën e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë me zero, kur keni deklaruar se- Projektet e bashkëpunimit me universitet e huaja në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, janë zero.’’

Sikundër e thamë më lart i nderuar Prof. Bare, numrat mund të shumëzohen me zero, por të vërtetat jo.

Do të kish mjaftuar të kishit vizituar faqen zyrtare të këtij institucioni, për të verifikuar shpërndarjen gjeografike të projekteve në Evropë dhe mos e kishit kryer këtë shumëzim me një logjikë matematikore, por me një logjikë që bazohet mbi fakte.

Post Scriptum- E vërteta kur shumëzohet me zero, mbetet ende e vërtetë i nderuar Prof. Bare.

Elona Caslli

Vezhgim… Shakohoxha eshte rende menderisht… Nga Adriatik R.Dosti

Madje shume rende dhe ose duhet lidhur e izoluar ose duhet cuar me dhune ne Psikiatrine e Spitalit nr.5 …

Eshte tmerr i vertete kur edhe te cmendurit -cmenden fare ose dalin krejtesisht nga duart..ndaj dhe populli jo me kot thote…zot me ruaj nga mende e kokes …

Te gjithe ata qe e ndoqen ndeshjen Partizani – Tirana dje ne Supersport nen komentin e te cmendurit Shakohoxhe nuk mund te mos kene mbetur sa te tronditur e te befasuar po aq edhe te fyer e te poshteruar me gjitha sa nxorri nga goja dje nje injorant i lindur por edhe nje servil i pa fytyre , nje partiak e militant fanatik i peshtire e i neveritshem qe bythlepirjen e ka oksigjen per te vazhduar se jetuari si Vemje !

Ne vend te komentit normal e profesional sportiv …dje transmetimin e tij 100% e zuri propaganda dhe mbeshtetja haptazi politike per Edi Ramen te vellane e tij Olsin e skuadren e zemres se Braces per te cilet dje Shakohoxha e poshteroi aq shume veten e tij sa ben vaki qe nese sot do te ulet te degjoje gjithe c’ka thene dje ka rrezik te shkoje vete me kembet e veta tek Spitali nr. 5 …

O njerez…sot Partizanin e drejton nje Burre i madh, guximtar e trim si askush tjeter…hejj besojeni ose jo por sot ne stolin e tij eshte ulur vete Drejtori Olsi Rama…ky Hero i vertete qe zevendesoi italianin frikacak Sormani…keshtu e nisi komentin e tij dje Shakua…

Besojeni o njerez sot ne derbi trajner i Partizanit eshte dora vete Olsi Rama dhe kjo eshte dicka shume e rralle vertet …eshte historike e jashtezakoneshme …ngjarje dhe eveniment per futbollin shqiptar…

Hej …o njerez kushedi sa me fat dhe i privilegjuar duhet te ndihet sot ky Arbitri qe e ka kaq prane vellain e Kryeministrit Edi Rama …kushedi sa komod duhet te ndihet qe komunikon me te nga kaq afer…

Hej cfare Partizani kryeveper qenka ky i Olsi Rames…shiheni – shiheni te dashur shikues….shiheni c’po i ben Tiranes kryesuese dhe qe pretendon te dale Kampione…

Penallti – penallti per te kuqte…ohhhh joooo se kuptoj dot gjyqtarin qe njehere e drejtoin doren tek pika e penalltise e pastaj thote jo..e cuditeshme vertet ndaj kane te drejte ata tek stoli i Partizanit me Drejtor Olsin ne krye qe nervozohen e protestojne …sepse ky Partizan fantastik i Olsit sot meriton me shume …dhe vetem fitoren…

Shiheni me kujdes o njerez se ku luhet derbi…ne c’fare stadiumi fantastik i cili u be realitet vetem fale deshires se kryeministrit Rama per ta pare futbollin shqiptar ne majat me te larta te europes…

O zot cfare fushe…cfare cilesie e shkelqyer e saj …dhe mesa di une kane ardhur ata te stadiumit te Elbasanit per te ndihmuar koleget e tyre ketu ne Air Albania Stadium qe fusha e ketij te fundit te jete brilante si sot…

Nderkohe mesa duket Shako-debili e i semuri rende nga trute e kokes nuk i shihte punonjesit e stadiumit e mirembajtesit e fushes qe cdo 5 minuta hynin sa ne njeren po aq edhe ne tjetren gjysemfushe per te mbulkuar gropat e llokmat e tapetit qe fluturonin pas cdo dyluftimi futbollistesh ne cdo cep te fushes se ”shkelqyer” te Shako-mavriut…

Dhe fatkeqesisht ne komente te tilla krejtesisht te denueshme dhe absolutisht jo profesionale por qartesisht politike dhe mercenare …viktime ra duke mbeshtetur te cmendurin Shako edhe nje ish futbollist, trajner, e specialist i nderuar e i respektuar si Luan Pinari ..madje dukshem ky i fundit gjate komenteve e nderhyrjeve te tij gati – gati sa nuk bertiste Partizoni – Partizoni myte – myte Tironen …

Dhe ne fund ”specialisti” Pinari duket se i vuri vulen kur tha e tregoi qarte fare duke i hequr dorezat e masken e tij pro – Shako se…po te shenonte Ngo me kete rastin e fundit per gol e po ta fitonte ndeshjen Tirana per mua kjo gje do te ishte e tepert dhe e pa drejte…[???]…

Po si ka mundesi o Pinar qe nje ish futbollist i mrekullueshem, nje trajner i zoti si ty, nje specialist i mire futbolli e nje djale i lindur e i rritur ne Tirane te flase , te gjykoje e te komentoje me kete lloj gjuhe e llogjike…e mbi te gjitha te bjere viktime e nje injoranti – partiak e sharlatan si Shakohoxha dhe te shfaqe kaq haptazi urrejtjen e tij kunder nje ekipi futbolli si Tirana qe me 100 vjet te egzistences se tij, me gati 25 Tituj Kampion…me permbi 60 Trofe te fituara ne historine e futbollit shqiptar e me permbi 200 lojtare te ketij ekipi qe kane veshur e nderuar nder vite fanellen e Kombetares Kuq e Zi …eshte quajtur e vleresuar nga te gjithe shqiptaret si Mbreteresha e Futbollit Shqiptar por edhe nje nder krenarite e tyre kombetare sportive se bashku me Vllaznine e Shkodres…

Kam patur goxha respekt per ty o Luan Pinari e vecmas per Babane tend nje burre zotni e mik shume i mire e i hershem i imi…ok…por nga sot e mbrapa me vjen keq te ta pohoj se edhe ty te kam futur ne listen e atyre qe nuk mund ta meritojne me kurre respektin tim as sportiv e as qytetar…sepse ne fund te fundit i gjithe takemi juaj i Shakove me c.o duhet ta fusni njehere e mire ne mendjet tuaja te semura se Tirana eshte e do te mbetet perjetesisht ekipi e klubi sportiv me i dashur e me popullor i shqiptareve dhe kjo per shume aresye kryesisht Atdhetare , patriotike e Antikomuniste dhe kurre e asnjehere s’ka qene klubi i Hasmit sic kerkoni ta trajtoni ju e mendjet e semura tuajat ok…

Sepse sic thote populli o Pinar…dje TI, Shakohoxha e here – here edhe ai Gleni qe ishte ne piste e lidhej me ju e bete Balte fare…e Qelbet koke e kembe …dhe jam mese i sigurte se keni fituar urrejtjen e perbuzjen e te gjithe atyre qe ju ndoqen e ju degjuan …sepse e shnderruat dhe e ngaterruat qellimisht futbollin me politiken…

Sepse mund te rreshkase e te degjeneroje i pa fytyri , servili, bythelepiresi, i pa afti e mercenari i paguar Shako…por kurresesi ti JO…sepse je vertet dikushi dhe deri me sot ke nje emer te mire e te nderuar ne futbollin shqiptar…

TI…Pinar te biesh viktime e injorances dhe djallezise se neveriteshme te Shakos?..

E veshtire per ta besuar …por ja qe keshtu ndodhi dje realisht !

U skandalizova vertet se pari si qytetar e si teleshikues i thjeshte …se po qe si profesionist, si gazetar sportiv e si komentator ka kohe qe ja kam hequr vizen dhe shume rralle jam i detyruar te shohe a te ndjek ndonje ndeshje futbolli tek kanalet e Supersportit e vecmas nen komentin e injorantit klasik Shakohoxha …

Shume rralle vertet …vetem atehere kur ate ndeshje fjala vjen nuk e jep asnje lloj kanali tjeter pervec atij ku vegjeton e merr rrogen prej vitesh duke i fyer e i poshteruar kaq rende shqiptaret e vecmas dashamiret e futbollit Alifmatraku- Shako !

Dhe ”Qershine mbi torte” ne bythelepirjet e kesaj natyre …duket se e vuri vete Kalari ai qe zyrtarisht dje figuronte si Trajner i Partizanit ku pas ndeshjes po ne kanalin Supersport te Shako-koqes …tha se …sot Partizani e meritonte fitoren, luajti me mire se Tirana [ c’ka ne fakt eshte e vertete]…dhe pastaj duket se me porosi te Shakos shtoi…sepse mbi te gjitha ekipi luajti per emrin e fanellen e klubit e vecmas luajti edhe per Drejtorin e vet Olsi Ramen …[???]…

Ne llogjiken e ne kendveshtrimin tim ai TV qe mbahet ne kembe permes parave te taksapaguesve shqiptare e qe i fyen e i poshteron ata deri ne kete fare feje ku edhe ne vend te nje ndeshje futbolli dhunshem ju ben propagande e agjitacion poltik dukshem ne favor te nje partie e te nje personi te caktuar duke shkelur rende qofte edhe te drejten profesionale pra duke abuzuar kaq rende me te …qe sot ne mengjes duhet ti largoje njehere e mire nga ekrani Shakohoxhat e ketille te neveritshem por edhe zarat e pasuesit apo edhe mbeshtetesit e perkrahesit e tij po kaq te peshtire…

Sepse vec abuzimit te rende me profesionin ne rastin konkret kemi te bejme me shfrytezimin e tij per qellime te pastra propagandistike politike ne favor te nje force politike te caktuar e ne mbeshtetje te nje personi politik te vecante qe fatkeqesisht eshte ende ne pushtet …

Ndaj jo me kot e them se Djalli e Shejtani i rrezikshem Shako i biri i nje oficeri madhor te kohes se Diktatures… eshte rende vertet o njerez besojeni ose joooo …ndaj nese e shihni gjekundi lajmeroni organet kompetente e policine ose behuni kurajoze…lidheni vete e dergojani Pako – postale Spitalit nr.5 …pavionit te Psikiatrise …sepse dje skizofrenia e tij shoqeruar me pa fytyresine e bythelepirjen klasike te tij kaluan te gjitha kufijte …ndaj dhe lutjuni mjekeve ta mbajne atje te izoluar derisa keto dite ti vije per ti bere shoqeri dora vete Edi Rama i cili ka vite e vite qe eshte nje nder pacientet e rregullt te ketij Spitali…e te jene te sigurte te dy qe Drejtor – Olsi do tu vije per vizite e s’do ti lere kurre vetem e ne balte sic la fjala vjen trajneri italian Sormani ….Partizanin e tyre …

A.R.DOSTI

Mistika e shenjtë e këngës “Eja, eja luleborë” Nga Laureta Petoshati

Ka shumë kohë, që rastësisht në shumë kujtime njerëzish mbi jetën apo rininë e tyre, jam ndeshur me këngën “Lulebora” si një emblemë, apo më mirë një ikonë e këngës qytetare shqiptare. Kureshtja më ka bërë që ta shoh me vëmendje këtë këngë jetëgjatë, e cila është kënduar dhe këndohet në çdo cep të botës me shumë dashuri e përkushtim edhe nga të huajt. Ajo që kam dalluar, është ndryshimi dalëngadalë i ndonjë fjale dhe retushimi pa paramendim, për ta bërë më të bukur këngën, por që sipas meje asaj nuk i duhet prekur as edhe një presje. Kjo këngë, e shkruar në dy vitet e para pas çlirimit të atdheut, u shpërnda me shpejtësi rrufeje në gjithë Shqipërinë dhe jo vetëm. Në Vlorë, u dëgjua jo vetëm nga radioja, por e pati sjellë duke kënduar para njerëzve Artistja e Merituar Meliha Doda, e cila u vendos në Vlorë ne vitin 1952 si mësuese në shkollën “1 Maj”. Ajo kishte jetuar në Shkodër dhe kishte bashkëpunuar me kompozitorin e kësaj kënge Simon Gjoni. Çuditërisht dhe mrekullisht, artistja Meliha Doda, që nga dita që e mësoi e derisa mbylli sytë, e këndoi këtë këngë pa i lëvizur asnjë presje. Teksti i “Luleborës” së kënduar nga Meliha Doda dhe nga të gjithë ish nxënësit e saj, është pothuajse e njëjtë me atë që këndon sopranoja shqiptare me famë botërore Inva Mula. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe, sepse kështu e pat kënduar i ati i saj Avni Mula, i cili ashtu si dhe Meliha Doda, fillimet e karrierës i pati në Shkodër dhe që të dy ishin me origjinë nga Kosova. Duke parë këngën ashtu origjinale, siç e pati shkruar në vitin 1946 poeti shkodran Zef Pali, unë mendoj se kuptimi i saj është shumë më i thellë se e mendojnë të tjerët dhe hamendësimi, apo pohimi se i kushtohet të dashurës së kompozitorit apo poetit është pjesërisht i saktë dhe jo bindës. Ideja se i kushtohet kësaj, apo asaj, si pasojë e shkëndisë së dashurisë së kompozitorit apo të poetit mendoj se është për të mbuluar një dashuri më të thellë. E gjithë kjo më kujton atë shprehjen e shkrimtarit dhe poetit austriak Hugo von Hofmannsthal, i cili thotë se “Thellësia duhet të fshihet. Ku? Në sipërfaqe.”

Le të marrim strofën e parë dhe le ta analizojmë me kujdes, se çfarë mendoj se ka dashur të thotë poeti Zef Pali:

Tuj kërkue n’mal e n’kodër,
tuj prek lulet t’gjith’ me dor’,
veç n’nji kopsht ma t’bukrin n’Shkodër,
ty të gjeta lulebor’.

Dikush mund të mendojë se autori nënkupton që ka shëtitur kudo, ka parë shumë lule, i ka prekur me dorë dhe si përfundim, atë, që kërkonte sipas pritshmërive të tij, e gjeti në një kopsht, që ishte më i bukuri në Shkodër. Unë e mendoj ndryshe. Në malet dhe kodrat zakonisht janë ndërtuar vendet e shenjta. Që në fillimet e njerëzimit në kulturat e lashta ekzistonte bindja se hyjnitë banonin në qiell dhe vendi më i mirë për tu takuar me këto hyjni ishin majat e maleve. Kjo duket qartazi dhe në mitologjinë greke ku mali i Olimpit ishte si vendbanim i perëndive, por dhe në atë shqiptare mbi Malin e Tomorit, etj. Po ashtu dhe në Besëlidhjen e Vjetër, por dhe atë të Re kemi shfaqjen e Zotit apo komunikimin e tij me njeriun zakonisht në maja malesh. Zoti bisedoi me Moisiun në malin Horeb, një mal tjetër i shenjtë për popullin hebre është Mali Karmel, ku Elia ndërtoi një altar për Zotin, madje dhe qyteti i Jerusalemit ndodhet në malin Sion. Në Besëlidhjen e Re kemi predikimin në mal të Jezusit, i cili pastaj u shpërfytyrua para apostujve në malin Tabor, vuajti pas Darkës së Fundit në malin e Ullinjve dhe u kryqëzua në Malin e Kalvarit. Që në fillimet e krishterimit, të krishterët kanë zgjedhur vende të larta për shtëpitë e tyre të adhurimit. Këtu bën pjesë dhe Shqipëria, e cila e përqafoi këtë fe qysh në kohët apostolike me ardhjen e Apostullit Pal në Iliri. Zona e Shkodrës me male e kodra ka qenë plot me kisha e manastire të shenjtë e me këtë të vërtetë historike poeti shkruan : ”Tuj kërkue n’mal e n’kodër…” Vargjet që vijnë më vonë tregojnë një mënyrë ekumenike të menduari nga poeti Zef Pali, i cili me këtë tekst e ka treguar veten thellësisht mistik. Vargu “tuj prek lulet t’gjith’ me dor’” është çelësi i zbërthimit të kësaj poezie me një nënkuptim të fshehur, që mund të kapet vetëm nga ata njerëz që kanë një përgatitje të thellë të mistereve të shenjta. Një katoliku të mirë, që e njeh mirë doktrinën e krishterë ky varg në mënyrë intuitive i sjell ndërmend Rruzaren e Shenjtë. Fjala rruzare vjen nga fjala latine “rosarium”, që do të thotë “kurorë trëndafilash”, ose “tufë trëndafilash” dhe nënkupton një tufë lutjesh, që i drejtohen Jezu Krishtit me anë të nënës së tij Shën Mërisë, e cila bën ndërmjetësimin midis besimtarit dhe birit të saj në qiell. Në çdo lutje që i bëhet Shën Mërisë është sikur ti dhurohet asaj një trëndafil dhe shuma e lutjeve e ndarë në mënyrë të barabartë formon një kurorë trëndafilash. Trëndafili është mbretëresha e luleve dhe Rruzarja është lutja më e përsosur dhe me anë të saj meditojmë të gjitha misteret e gëzimit, pikëllimit dhe lavdisë së Jezu Krishtit dhe Shën Mërisë. Pra me pak fjalë vargu “tuj prek lulet t’gjith’ me dor’”, nënkupton duke prekur rruazat e Rruzares së shenjtë, ku secila rruazë nënkupton një lutje, pra një trëndafil. Është si të thuash një bashkësi lutjesh mariane, brenda së cilës bashkë me Atynë, futen “Përshëndetje Maria”, “”Përshëndetje Mbretëreshë”, etj. Por le të shkojmë te vargu më poshtë: “veç n’nji kopsht ma t’bukrin n’Shkodër,”. Që të jetë një kopsht, aq i bukur, pra aq i lulëzuar, nënkupton që atë kopsht e ka bërë të bukur dora e një zonje, që në këtë rast del vetëm një, sepse nuk ka të tjerë si ai kopsht në Shkodër dhe kjo është Zonja, apo Zoja e Shkodrës. Aty gjendet lulebora. Por lulebora nuk është një lule që çel gonxhe e veçuar, por çel në bashkësi si një rruzull me petale. Dhe këtu fjala luleborë ka kuptim simbolik dhe multisemantik. Edhe pse në vendin tonë tani mund të gjenden disa ngjyra të petaleve të luleborës, në vitin 1946, flitej për ngjyrën e bardhë e të pastër. Lulebora në kopshtin e Zojës së Shkodrës, është Kisha e Zojës. Sepse kisha është një bashkësi njerëzish, besimi, shprese dhe dashurie. Papa Gjon Pali II te libri i tij “Të kapërcehet pragu i shpresës” faqe 153, thotë se “Si popull i Zotit kisha është në të njëjtën kohë dhe korpi i Krishtit.” Po ti shikosh me kujdes petalet e luleborës, të duken të njëjta me Korpin e Krishtit që e marrim në Eukaristi dhe kështu siç ka thënë apostulli Pal (1 Korintasve 12:27) se “në këtë mënyrë ne bëhemi të gjithë gjymtyrë të atij Korpi”, si dhe “individualisht gjymtyrë të njëri-tjetrit” (Romakëve 12,5). Nëse kujtojmë Biblën “Unë jam hardhia, ju jeni shermendet” (Gjoni 15:5 ), do ta kuptojmë lidhjen limfatike të bashkësisë me krijuesin edhe te “Lulebora”. Këto vargje me kaq kuptime të fshehta, nuk mund ti shkruante dikush tjetër veçse një katolik i rritur në Shkodrën me tradita të hershme dhe të thella ekumenike. Vargjet refren janë si më poshtë:

“Je e vogël por e plot’,
ty t’kërkoj un’ tash sa mot,
tash sa mot un’ ty t’kërkoj,
vi me ty jetën ta çoj …”

Gjithçka nënkupton një kishë të vogël, të mbushur, ndërsa vargu “vi me ty jetën ta çoj”, të jep idenë e një ndjekësi, e një njeriu që kërkon të ecë sipas dhe bashkë me dikë tjetër dhe patjetër që është Ungjilli, që e shoqëron njeriun në rrugën e jetës. “Eja pas meje” thuhet te Mateu (Mt, 8, 22) dhe besimtari, në këtë rast poeti Zef Pali thotë “vi me ty jetën ta çoj”. Qëllimi i besimtarit është takimi me Zotin, me Jezu Krishtin, drejt të cilët të çon nëna e tij, me të cilën lutemi, themi Rruzaren e Shenjtë, apo “thurrim kunor”:

Eja, eja lulebor’,
se me ty do thur kunor.
Eja, eja lulebor’,
se me ty do thur kunor.

Këtu kushdo mund të mendojë se kemi të bëjmë dhe më martesën e “luleborës” me atë, që në rrugëtimin e tij kërkon që të eci me ungjillin. Këtu është përmasa e padukshme dhe madhështia e kësaj poezie, sepse shëlbuesi apo shpëtimtari i botës, Jezu Krishti është Dhëndri i Kishës dhe i të gjithë atyre që janë në të, sipas Mateut (Mt, 9, 15): “Dhëndri është me ju”. Nëse do ti shikojmë me kujdes vargjet “ty t’kërkoj un’ tash sa mot,/ tash sa mot un’ ty t’kërkoj”, si dhe vargjet “Pash ma t’bukrën stinë t’pranverës / pash mbretneshën dranofil/ mos ja fal kujt ti erën, /se për mu vetëm ke çil”, do të kuptojmë një histori të tërë, që ka të bëjë me Kishën e Zojës së Shkodrës dhe me fakte historike që lidhen me të, sepse historia e saj është vetë historia e katolicizmit ndër shqiptarë. Poeti tashmë është besimtari i të gjitha kohërave, që iu mbyll kisha gjatë pushtimit osman, që ikona e Zojës përfundoi më 25 Prill 1467 matanë detit në Genazzano të Italisë, që pastaj kisha u rihap më 1917, por dhe që në atë kohë 1946, që u shkrua kjo poezi po vinin kohëra të errëta për kishën katolike me pushkatime dhe persekutime të pashoqe të klerik katolik. Stina e pranverës nënkupton Pashkët, mbretëresha Drandofil është Shën Mëria, mbretëresha e qiejve dhe e të virgjërave, e quajtur në litanitë e Zojës “drandofillja e mrekullueshme,” apo në literaturën fetare “trëndafili Mistik”. Vargjet “mos ja fal kujt ti erën, /se për mu vetëm ke çil,” aq sa duken si dëshira e poetit, ashtu si e çdo mashkulli për të gjetur një vajzë të paprekur si Virgjëresha Mari, aq dhe thellë-thellë ato kanë të bëjnë me moscënimin e frymës së Kishës Katolike, që pushteti komunist donte ta vinte në shërbim të tij. Strofa e fundit “Fjalët e mia ti dëgjoi” nëse mund të thuhet “Lutjet e mia ti dëgjoi” të kujtojnë litanitë e Zojës së bekuar, me të cilën besimtari kërkon që këtë Hyjlindëse të Fjetur, ta zgjojë nga gjumi, pra ta shohë dhe në kohët e errëta. Fjalët që çdo besimtar i mirë thoshte, qoftë dhe në gërmadha të asaj kishe mbas rrënimit, ishin këto: “O Zoja e Bekueme, Nana e Këshillit të Mirë, po të thërrasim ty, që je Bija e zgjedhuna e Zotit Atë, Nana e Jezu Krishtit, Nusja e Shpirtit Shenjt, Tempull i së Shenjtnueshmes Trini: ndërmjetëso për ne në qiell!”

“Fjalët e mia ti dëgjoi
Ma ke ftyrën porsi të zanës,
Unë prej gjumi do të zgjoj
Për me t’pa në dritë të hanës.”

Kjo këngë kaq mistike me kuptime të shumëfishta, i rezistoi kohës dhe nga zgjuarsia e një poeti, që dinte si ta shprehte dashurinë për besimin e tij dhe u bë simbol i dashurisë dhe i familjes, sepse vë në qendër gruan si shëmbëlltyrë të Marias në virtyte dhe përkushtim. Vendosja e Rruzares, në mënyrë të tërthortë, bëri që kjo këngë të moskuptohej nga fanatikët apo ateistët e regjimit komunist, as nga myslimanët, por edhe nga ortodoksët, të cilët edhe pse të krishterë nuk e kanë traditën e rruzares si katolikët dhe që misteret e fesë i kremtojnë ndryshe. Ata që mund t’ia nuhasnin kuptimin ekumenik me shëmbëlltyrën e diçkaje konkrete dhe të kapshme nga shqisat, siç ishte lulebora, ku shihej ekzistenca e Zotit dhe bashkekzistenca në shtëpinë e Zotit, kishin një inteligjencë të lartë dhe e kuptonin dinjitetin e të pagëzuarit, si”Christianus alter Christus”, që do të thotë se i krishteri është një Krisht i dytë. Ata, në atë kohë të errët, tekstin e kësaj kënge e kanë parë si një mënyrë të shpalljes së mistereve kryesore, apo Simbolit Apostolik dhe janë ndjerë mirë që brenda tyre kanë parë të vërtetën e zotit që as mund të gënjejë veten dhe të tjerët. Gjithsesi, kjo këngë ka në bazë familjen dhe lutjen sipas asaj që thotë Papa Gjon Pali II te Letra Apostolike “Rruzarja e Virgjërës Mari” e vitit 2002 se “familja që lutet e bashkuar mbetet e bashkuar.” Por kjo gjë nuk mbetet vetëm për katolikët, por edhe për besimtarët e feve të tjera. Kjo këngë pavarësisht mistikës së saj, do të vazhdojë që të jetë simbol i dasmave shqiptare dhe virtytit mbi të cilin ngrihet familja dhe dashuria si shëmbëllim të Shën Mërisë, e cila njihet si Hazretja Merjeme në Kuranin e madhëruar dhe është e vetmja grua, që përmendet me emër dhe përshkruhet si e dëlirë, e ndershme, shembullore. Lindja e hz. Isait a.s. përshkruhet në dy pjesë të Kuranit; sure 3 dhe sure 19, ku thuhet shprehimisht: “Oj Merjeme, Allahu të dalloi ty (me besim e karakter), të pastroi (nga shpifjet ) dhe të lartësoi mbi gratë e botës.” ( Kuran 3: 42 )

Është një kapitull i tërë në Kuran i quajtur Sure Merjem. Një nder të tillë që i është dhënë Merjemes në Kur’an nuk i është bërë asnjë gruaje tjetër , madje, nuk ka asnjë kaptinë në Kuran me emrin Emine, emri i nënës së Muhamedit (a.s.), as Hatixhe, gruaja e tij, apo Fatime, vajza e tij.

Kjo poezi, apo ky tekst kënge është vetë si një trëndafil mistik, si një grua e bukur e veshur me petka të dëlira, që bukurinë nuk e ka te lakuriqësia, por te shpalosja dalëngadalë e misterit dhe dashurisë së saj njerëzore.

HASHIM THAÇI MUND TE ARRESTOHET NË HAGË?! – Nga Binak MAXHARRAJ

Pas ngritjes se aktakuzes nga Gjykata Speciale ne Hagë kundër Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK Kadri Veselit,këto ditë si për çudi Presidentit i erdhi ftesa për tu intervistuar nga kjo gjykatë me datë 13 korrik 2020. Data 13 ne popull konsiderohet si një datë baksuse,e pafat.

Ftesa për presidentin Hashim Thaçi këto ditë ishte ne qendër te vemendjes te pushtetarëve vendor,te partive politike,shoqerisë civile.Por me shumë kjo ftesë u përdreth dhe u ç’përdredhë nga analiste te ndryshëm dhe nga avokat.Nga te gjithë këta u shpreh një habi,një surprizë së pse është dështë që kjo te ndodhë veç kur është ngritë aktakuza për te dhe e bërë publike.Derisa vetë Hashim Thaçi nuk e ka bërë publike arsyen(shkakun) e shkuarjës ne gjykatë,ne çfarë cilësie po shkonë,se a është ftuar nga prokuroret apo nga veta Gjykata Speciale,çfarë mundësoi qe analistet dhe avokatet të bëhën lemsh për arsyen e shkuarjës së Thaqi në Hagë.

Disa thonë së është ftuar për tu intervistuar nga prokuroret,ateherë vetëvetiu shtrohet pyetja së a është e mundur qe një të dyshuari ti ngritët aktakuza penale nese nuk është intervistuar asnjëhërë,apo ndoshta Thaçi është intervistuar por qe kurr së ka bërë publike.Disa te tjerë thonë së është ftuar për te dhënë sçarime plotesuese rreth aktakuzës,nese është kjo e vërtëtë pse nuk u ftua edhe i akuzuari i dytë Kadri Veseli,apo nuk paskanë prokurori pyetje për te.

Por pëkundër këtyre dilemave se për çfarë është ftuar Presidenti Hashim Thaçi ne Hagë mbetet të shihët.
Por derisa egziston dilema se më çafrë qellimi është ftuar Presidenti Hashim Thaçi ne Hagë,ekziston si e mundshme se presididenti edhe mund te arrestohet në Hagë,mbars ndoshta gjykatesi i procedures paraprake veç e ka mbaruar punën e vetë te paraparë me ligjë mbrenda gjashtë muajve.Arrestimi i presidentit Thaçi mund te qendroi vetëm si hipotezë te cilën nga shumë hipoteza tjera mund te jetë e mundshme.

Së këndejmi derisa jemi këtu të kjo hipotezë është mirë,e deshirueshme dhe fisnike nga vetë Presidenti Hashim Thaçi qe para shkuarjes ne Hagë te jepë doreheqëje,ashtu siç veproi dy herë Ramush Harajdinaj.Do te ishte skandalize qe presidenti aktual i një vendi te arrestohet ne gjykatë.Kjo do të lente një hije te zezë në arënën ndërkombëtare për vetë Kosovën e sidomos edhe për vetë presidentin Thaçi.

Në historin e gjykatave nuk mbahet mend,aq sa di unë,qe një president ne detyrë ti lejoj vehtes diçka te këtillë.

Dhe ne fundë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi duhet qe si një gjest moral por edhe ndaçi ligjor qe para shkuarjës në Hagë te hënën te jepë dorëheqeje si gjest i vullnetit të mirë për të mos i lënë hije te keqë Kosovës.

Prandaj zoti president dorehiqu i bënë mirë Kosovës por edhe vehtës,sepse doreheeja nuk është akt qyqar por është parasegjithash akt burreror.

Amerika ka nevojë për një strategji më të fuqishme ndaj Rusisë – Nga JANUSZ BUGAJSKI

Me provat në rritje (që tregojnë) se Kremlini ka financuar Talebanët për të vrarë ushtarë amerikanë në Afganistan, ka ardhur koha që Uashingtoni të hartojë një strategji më të fortë kundrejt Rusisë. Kjo strategji duhet të përfshijë të kuptuarit më qartë të objektivave anti-amerikane dhe anti-europiane të Presidentit Vladimir Putin si dhe instrumenta më efektivë për të ndaluar ambiciet e Kremlinit.

Synimi afatgjatë i Moskës është të shpërbëjë Perëndimin duke përmbysur ndryshimet e epokës së pas Luftës së Ftohtë, gjatë së cilës Rusia humbi territoret nën sundimin sovjetik dhe satelitët e tij. Përpjekjet e Kremlinit për të ndërtuar “polin e pushtetit” euroaziatik janë të planifikuara për të siguruar dominimin nga Rusia të secilit fqinj, për të dobësuar unitetin perëndimor, dhe për të krijuar trazira në rajone të paqëndrueshme si Ballkani.

Një përbërës thelbësor i politikës së Moskës është një ofensivë anti-amerikane për të eliminuar praninë ushtarake amerikane nga Europa dhe Lindja e Mesme dhe për të ulur ndikimet politike të Uashingtonit. Dhe për të kompensuar dobësinë ushtarake dhe ekonomike të Rusisë në krahasim me NATO-n, Moska, për të arritur objektivat e veta, përdorë një shumëllojshmëri të mjeteve politike, financiare, kibernetike dhe informuese.

Administrata e SHBA-së nuk mund të jetë pasive ose thjesht t’i kundërpërgjigjet sulmeve të vazhdueshme të Putinit, pasi ky (qëndrim) veçse e inkurajon atë të intensifikojë ofensivën dhe të pretendojë se Uashingtoni ka frikë të provokojë Rusinë. Përveç përforcimit të mbrojtjes amerikane, si dhe konsolidimit të aleancave politike dhe ushtarake të Amerikës dhe ndihmës ndaj partnerëve të NATO-s që gjenden nën kërcënim të drejtpërdrejtë, veçanërisht Ukrainës dhe Gjeorgjisë, Uashingtonit i duhet të përdorë dy armë të ndërlidhura sulmi, (ato) politike dhe informuese.

Politikat e suksesshme të SHBA-së ndaj bllokut Sovjetik gjatë drejtimit të Presidentit Ronald Reagan mund të shërbejnë si një mësim i hidhur mbi rigjenerimin e parimeve thelbësore në marrëdhëniet me Rusinë. Duhet të mbështetet në promovimin e pluralizmit politik, demokracisë, të drejtave të njeriut, decentralizimit dhe federalizmit të mirëfilltë. Pa një transformim politik gjithëpërfshirës dhe paqësor, Rusia do të degjenerohet në një shtet të dështuar, të ngjashëm me Jugosllavinë pas Titos.

Disa kriza të njëkohshme gjatë muajve të fundit kanë ekspozuar hapur dobësitë e Rusisë, përfshirë rënien e çmimeve të naftës, ekonominë në tkurrje, pandeminë (me përhapje) të shfrenuar, rënien e mbështetjes publike për Putinin dhe rritjen e trazirave në rajone. Rusia është e prekur nga shumë më shumë sëmundje ekonomike, sociale, politike, etnike, fetare dhe rajonale sesa demokracitë perëndimore.

Autoritarizmi në rritje i Kremlinit nuk ngjan me brutalitetin komunist dhe shtimi i rezistencës në fund të fundit do të kontribuojë në copëtimin e vendit. Kombësi të shumta dhe rajone të ndryshme janë zënë në lak brenda një strukture nga çfarë përfiton vetëm një elitë e vogël personeli sigurie, burokratësh dhe oligarkësh. Me pabarazitë ekonomike në rritje në rajone, investimet e pamjaftueshme nga Moska, dhe mungesat e autonomisë vendore, struktura federale do të bëhet gjithnjë e më e paqeverisshme.

Gjatë Luftës së Ftohtë, Reagan miratoi transmetimin e fakteve kombeve të robëruara të bllokut Sovjetik, në mënyrë që t’i kundërvihej trillimeve të vazhdueshme komuniste. Uashingtoni tani i duhet të mbështesë përpjekjet për të informuar më mirë opinionin publik rus mbi dështimet dhe mashtrimet e Kremlinit. Perëndimi zotëron ekspertët kibernetikë, mjetet dixhitale dhe domosdoshmëritë gjeopolitike për të ndërmarrë një sulm të qëndrueshëm informacioni bazuar në fakte mbi fajtorët e vërtetë për përkeqësimin e Rusisë. Një shumicë mediash dhe platformash sociale mund të përhapin të dhëna të hidhura të shmangura nga propaganda shtetërore e Rusisë, veçanërisht mbi varfërinë në rritje, infrastrukturën e shkatërruar, katastrofat mjedisore, korrupsionin qeveritar, rënien demografike dhe zgjerimin e trazirave rajonale.

Ashtu sikurse Moska humbi luftën e saj propagandistike kundër Perëndimit gjatë periudhës sovjetike, ofensiva informative e tanishme e udhëhequr nga Amerika duhet të manovrohet drejt fuqizimit të kombeve dhe shoqërive për të zëvendësuar sistemin Putinist. Mediat perëndimore, OJQ-të dhe platformë të ndryshme të informacionit mund të synojnë rininë, studentët, punëtorët, grupet etnike dhe fetare, rajonalistët dhe të tjerë segmente të pandikuar të popullit, që të ndihmojnë në frymëzimin e shfaqjes së lëvizjeve alternative. As Rusia nuk është imune ndaj populizmit kundër klasës sunduese të vendosur (anti-establishment) që ka përfshirë Europën dhe SHBA-në vitet e fundit.

Një komponent tjetër kryesor i një sulmi Perëndimor është shpërndarja e materialeve komprometues për Putinin dhe rrethin e tij të afërt të zyrtarëve të korruptuar. Vendosja e sanksioneve financiare për sulmet e Moskës ndaj Perëndimit është e pamjaftueshëm pa informimin e qytetarëve rusë se edhe ata janë gjithashtu viktima të Putinit. Padyshim që shërbimet perëndimore të inteligjencës posedojnë informacion më të plotë sesa aktivisti i opozitës Alexei Navalny mbi vjedhjen e buxhetit rus nga zyrtarët dhe oligarkët.

Zbulimet në lidhje me grykësinë dhe goditjet pas shpine brenda elitës qeverisëse gjithashtu mund të krijojnë pasiguri në qarqet qeveritare dhe të ekspozojnë dobësitë politike të regjimit. Dyshimi dhe mosbesimi do të ngjallin frikën e spastrimeve politike ose të shpronësimit të oligarkëve nga shteti dhe do të përkeqësojnë luftimin mes grupimeve. Një sulm informacioni do të ndihmojë në zbehjen e fushatës anti-amerikane të Kremlinit, ndërsa Uashingtoni përgatitet për pasojat ndërkombëtare të copëtimit të mundshëm të Rusisë.

Dita77, Albania

AMERICA NEEDS A STRONGER RUSSIA STRATEGY

Janusz Bugajski, 10 July 2020

With evidence mounting that the Kremlin funded the Taliban to assassinate U.S. soldiers in Afghanistan, the time has come for Washington to devise a stronger strategy toward Russia. Such a strategy mustinclude a clearer understanding of President Vladimir Putin’s anti-American and anti-European objectives and more effective instruments to stifle Kremlin ambitions.

Moscow’slong-term objective is to dismantle the West by reversing the transformations of the post-Cold War era during which Russia lost its Soviet dominions and satellites. Attempts by the Kremlin to build a  Eurasian “pole of power”” are designed to ensureRussia’s dominance overeach neighbor, to weaken Western unity, and to create havoc in unstable regions such as the Balkans.

An essential component of Moscow’s policy is an anti-American offensive to eliminate the U.S. military presence from Europe and the Middle East and to undercut Washington’s political influences. And to compensate for Russia’s military and economic weakness vis-à-vis NATO, Moscow deploys an assortment of political, financial, cyber, and informational tools to achieve its objectives.

The U.S. administration cannot remain passive or simplyreactive to Putin’s constant attacks, as this only encourages him to intensify the offensive and claim that Washington fears provoking Russia. In addition to strengthening U.S. defenses, consolidating America’s political and military alliances, and assisting NATO partners under direct attack, particularly Ukraine and Georgia, Washington must deploy two interconnected offensive weapons – political and informational.

Successful U.S. policy toward the Soviet bloc during President Ronald Reagan’s administration can serve as a poignant lesson for reinvigorating core principles in dealing with Russia. It must be anchored in promoting political pluralism, democracy, human rights, decentralization, and genuine federalism. Without a comprehensive and peaceful political transformation Russia will degenerate into a failed state similar to post-Tito’s Yugoslavia.

Russia’sweaknesses have been glaringly exposed in recent months by several simultaneous crises, including collapsing oil prices, a contracting economy, a rampant pandemic, falling public support for Putin, and growing regional unrest. Russia is afflicted by many more economic, social, political, ethnic, religious, and regional maladies than the Western democracies.

The Kremlin’s increasingauthoritarianism cannot match communist brutality and an upsurge of resistance will eventually contribute to fragmenting the country. Numerous nationalities and diverse regions are trapped within a structure that benefits a narrow elite of security personnel, bureaucrats, and oligarchs.With growing regional economic disparities, insufficientinvestment by Moscow, and an absence of local autonomy, the federal structure will become increasingly ungovernable.

During the Cold War, Reagan endorsed the transmission of facts to the captive nations of the Soviet bloc in order to counter persistent Communist fabrications. Washington must now support efforts to better inform the Russian public about the Kremlin’s failures and deceptions. The West possesses the cyber experts, the digital tools, and the geopolitical imperatives to mount a sustained information offensive based on facts about the real culprits for Russia’s deterioration.A multitude of media outlets and social platforms can disseminate poignant data avoided by Russia’s state propaganda, particularly the growing poverty, crumbling infrastructure, environmental disasters, government corruption, demographic decline, and expanding regional unrest.

Just as Moscow lost its propaganda war to the West during Soviet times, the current American-led informational offensive must be geared toward empowering nations and societies to replace the Putinist system.Western media outlets, NGOs, and various information platforms can target youths, students, workers, ethnic and religious groups, regionalists, and other disaffected sectors of the population to help inspire the emergence of alternative movements. Russia is also not immune from the anti-establishment populism that has swept through Europe and the U.S. in recent years.

Another key component of a Western offensive is todisseminate compromisingmaterial about Putin and his inner circle of corrupted officials.Simply imposing financial sanctions for Moscow’s attacks on the West is insufficient without informing Russian citizens that they are also Putin’s victims. Western intelligence services certainly possess more comprehensive information than opposition activist Alexei Navalnyabout the theft of the Russian budget by officials and oligarchs.

Disclosures about the greed and backstabbing within the ruling elite can also generate uncertainty in government circles and expose the regime’s political weaknesses. Suspicion and distrust will raise fears of political purges or state expropriation of oligarchs, and aggravate factional infighting.An information offensivewillhelp undercut the Kremlin’s anti-American campaign, while Washington prepares for the international repercussions of Russia’s potential fragmentation.

Ernest Koliqi: agjent i huaj, antishqiptar apo shqiptar i vërtetë, antikomunist? – Nga ERALD KAPRI

Mungesa e studimeve profesionale dhe sistematike mbi historinë tonë, ka lënë vend për spekullime nga “historianë” amatorë apo kureshtarë ambulantë, disa prej të cilëve kanë qëllim jo të vërtetën, por sensacionin apo prapavijat politike.

Shenjestra e këtij sensacionalizimi me historinë janë bërë këto ditë Ernest Koliqi dhe Martin Camaj, dy figura të rëndësishme të letërsisë dhe antikomunizmit shqiptar, akuzuar respektivisht për bashkëpunim me shërbimet sekrete të huaja dhe ish-Sigurimin e Shtetit.

Akuzat ndaj Koliqit dhe Camajt nuk bazohen mbi veprime konkrete të tyre, nuk bazohen mbi fakte të asaj që ata kanë bërë apo thënë; secila është ngritur nisur nga një dokument i vetëm i shërbimeve sekrete, me informacion indirekt, të hamendësuar, pa fakte apo prova për veprimtari informimi ndaj agjenturave nga Koliqi dhe Camaj.

Dokumentacioni i CIA-s i periudhës 1945-1960 është deklasifikuar pothuaj i gjithi nga qeveria amerikane dhe mund të hulumtuhet nga çdo kush.

Historianët kanë paralajmëruar se, përveç domosdoshmërisë së hulumtimit metodik të së kaluarës, trajtimi i informacionit të shërbimeve sekrete duhet bërë me shumë kujdes: këto informacione nuk janë të besueshme, veçanërisht raportimet e informatorëve sekretë, të cilët shpesh gënjejnë apo japin informacione të pasakta. (Vetë CIA ka deklaruar se nuk garanton dhe nuk mban përgjegjësi për vërtetësinë e informacioneve operative që ka deklasifikuar).

Ky paralajmërim i historianëve nuk është dëgjuar nga hulumtues amatorë apo spekulantët sensacionalë, që duke përfituar nga moria e informacionit sekret që tashmë gjendet kudo, po përhapin të pavërteta dhe shtrembërime historike.

Ernest Koliqi, një nga intelektualët shqiptarë me me ndikim në perëndim, ka qenë nën shenjestrën e CIA-s qysh në fundin e viteve 40-të.

Në një nga raportet e para për të, më 1950, CIA nënvizonte se Koliqi “është një nga më të shkolluarit dhe ndoshta më inteligjenti mes komunitetit shqiptar në Romë. Politikisht është antikomunist, por pro-italian. Nuk ka preferencë mes monarkisë apo republikës, por advokon vetëm për Shqipëri të lirë dhe të pavarur”.

Fragment nga materiali i CIA-s për Ernest Koliqin

CIA e ka mbajtur nën vëzhgim Koliqin, gjatë gjithë kohës që ai jetoi në Romë, pas largimit nga Shqipëria më 1943.

Në vitin 1946, Koliqi dhe mërgimtarë të shquar shqiptarë në perëndim, përfshi Gjon Markagjonin dhe Ismail Vërlacin, krijuan Bllokun Kombëtar Indipedent, një nga tre grupimet kryesore antikomuniste të mërgatës shqiptare.

Një grup tjetër mërgimtarësh formuan Komitetin Shqipëria e Lirë, drejtuar nga Mid’hat Frashëri, ku bënin pjesë edhe Abaz Kupin, Said Kryeiu, Zef Pali dhe Nuçi Kotta; ndërsa një grup i tretë krijoi Komitetin e Prizrenit në ish-Jugosllavi, i cili ishte nën ndikimin e qeverisë jugosllave.

Amerikanët dhe britanikët u investuan fillimisht në Komitetin Shqipëria e Lirë, ndërkohë që ishin pesimistë dhe mbajtën nën vëzhgim dy grupet e tjera, për shkak se anëtarë të tyre kishin shërbyer në administratat nën pushtim në Shqipëri dhe mund të ishin pre e propagandës.

Me vdekjen misterioze të Mid’hat Frashërit, në fundin e 1949-së, amerikanët vendosën që të investohen tek Blloku Kombëtar Indipendent që kishte udhëheqës shpirtëror Ernest Koliqin.

Për këtë qëllim ata ndërmorën dy operacionet e para infromuese mbi mërgatën shqiptare dhe ndikimin e Koliqit mes shqiptarëve të arratisur, të koduara “Obstacle” dhe “Charity”.

Si pjesë e këtij operacioni, më 1953, CIA mori një raport nga një burim konfidencial i saj, punonjës i Qendrës së Mynihut në Romë, mbi veprimtarinë e Koliqit. Ky raportim, një dokument i vetëm, është përdorur për akuzat kundër Koliqit.

Sipas raportimit, një gjerman i quajtur Karl Hass, i cili kishte qenë funksionar nazist dhe që në atë kohë punonte për shërbimin sekret të Republikës Federale Gjermane, kishte krijuar kontakt me Koliqin dhe dyshohej se mund ta kishte përdorur atë për të marrë informacione mbi përbërjen e mërgatës shqiptare.

Raporti i informatorit të CIA-s pretendon se Hass ishte agjent i dyfishtë, i cili punonte për sovjetikët, duke hamendësuar se ai mund t’u kishte kaluar sovjetikëve edhe informacione të mësuara nga Koliqi mbi mërgatën shqiptare.

Në raport, informatori i fshehtë i CIA-s shprehej, gjithashtu, se Koliqi ishte i gatshëm të jepte informacion për shërbimet gjermane kundrejt një pagese.

Kaq është i gjithë informacioni dokumentar, që është përdorur për të akuzuar Koliqin se ka bashkëpunuar me shërbimet gjermane apo KGB-në sovjetike—një dokument i vetëm informatori operativ, indirekt, hamendësor, i cili madje nuk e akuzon dhe as nuk aludon për Koliqin si agjent, por vetëm se mund të ishte përdorur miqësisht, pa e ditur, nga një agjent i supozuar gjerman.

Familjet e viktimave të Srebrenicës kujtojnë momentet e fundit me të dashurit e tyre

Familjet e viktimave të identifikuara së fundmi të gjenocidit të Srebrenicës të vitit 1995, po përgatiten të varrosin të dashurit e tyre, 25 vjet pasi u vranë nga forcat serbe.

Nëntë viktima të identifikuara rishtazi të gjenocidit të Srebrenicës të vitit 1995 do të varrosen nesër në Potoçari, në veriperëndim të Srebrenicës, për të shënuar 25-vjetorin e gjenocidit.

Familja Ibisheviç po përgatitet të varrosë njërin nga dy djemtë e tyre që u vranë gjatë gjenocidit, ndërsa ende janë në kërkim të trupit të djalit tjetër.

Familja do të varrosë djalin e tyre të madh, Salko Ibisheviç, i cili ishte 23-vjeçar kur u vra.

Babai Ahmo Ibisheviç tha se ka humbur rreth 40 të afërm në gjenocid.

Përkundër faktit që kanë kaluar 25 vjet nga gjenocidi, ata ende nuk kanë arritur të arrijnë trupin e djalit tjetër, Samirit.

Ahmo shtoi se gjithashtu nuk kanë mundur t’i gjejnë të gjitha eshtrat e djalit të tyre të vogël, Salko.

Ai tha se janë përpjekur të gjejnë pjesën tjetër të mbetjeve të tij për nëntë vjet.

“Pasi Srebrenica ra në duart e forcave serbe, unë shkova me djemtë e mi në rrugën pyjore për të arritur në zonën e kontrolluar nga boshnjakët. Kur pashë Salkon për herë të fundit, ai mbante një të afërm të plagosur në shpinë […]. Samiri po ecte përgjatë rrugës pyjore me dy miq të tij. Unë u tregova ku të shkojmë dhe ku të takohemi”, tha Ahmo.

Ahmo thotë se varrosja e djalit të tij pas 25 vjetësh nuk do t’i japë fund dhimbjes së tij.

“Do të jetë e vështirë në fillim, por të paktën tani do të ketë një gur varri. Dhimbja jonë nuk do të ndalet dhe ne do të vazhdojmë të jetojmë me dhimbjen e djalit tonë të vogël, të cilin ende nuk e kemi gjetur”, tha Ahmo.

Nëna Zineta Ibisheviç tha që askush nuk u kishte thënë boshnjakëve të rrethuar të mbronin fëmijët e tyre nga serbët.

“Ne muslimanët jetonim në të njëjtën lagje me serbët. Askush nuk na paralajmëroi se ne duhet t’i mbronim fëmijët tanë prej tyre. Unë i pashë ata herën e fundit anë rrugës përmes dritares së autobusit. Ata po ecnin në dy rreshta të shoqëruar nga ushtarë serbë që ua kishin drejtuar pushkët atyre”, tha Zineta.

Salko Ibisheviç, 23 vjeç kur u vra, do të jetë viktima më e re që do të varroset këtë vit. Hasan Peziç, më i vjetri, ishte 70 vjeç dhe gjithashtu do të varroset në ceremoninë e këtij viti.

Çdo vit, më 11 korrik, viktimat e identifikuara rishtazi të gjenocidit, gjatë të cilit u vranë mbi 8.000 njerëz, varrosen në varrezën përkujtimore në Potoçari. Mijëra vizitorë nga vende të ndryshme marrin pjesë në ceremoni.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, do të marrë pjesë në programin përkujtimor të këtij viti përmes video-lidhjes.

Më shumë se 8.000 burra dhe djem myslimanë boshnjakë u vranë kur forcat serbe të Bosnjës sulmuan “zonën e sigurt” të Srebrenicës në korrik të vitit 1995, pavarësisht pranisë së trupave holandeze të ngarkuar me detyrë si paqeruajtës ndërkombëtarë.

Këshilli i Sigurimit i OKB e kishte shpallur Srebrenicën si “zonë e sigurt” në pranverën e vitit 1993. Megjithatë, trupat serbe të udhëhequra nga gjenerali Ratko Mlladiq, i shpallur më vonë fajtor për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid, u futën në zonën e OKB-së.

Trupat holandeze nuk arritën të veprojnë teksa forcat serbe pushtuan zonën, duke vrarë rreth 2.000 burra dhe djem vetëm më 11 korrik. Rreth 15.000 banorë të Srebrenicës ikën në malet përreth, por trupat serbe vranë 6.000 prej tyre në pyje.

Ardian Ndreca: E mori dosjen Camaj në mënyrë të paligjshme, Tare: U konsultova aty

Fatmira Nikolli – Dosja është marrë në mënyrë të paligjshme dhe ka tendenca denigruese ndaj Martin Camajt”. Ishte kjo deklarata e ashpër e studiuesit Ardian Ndreca për artikullin e Auron Tares për Camajn e Koliqin si agjentë të shërbimeve të huaja sekrete.

Studiuesi Ardian Ndreca, profesor në Universitetin Urbaniana në Romë tregohet shumë i ashpër, ndaj studimit të Auron Tares për Ernest Koliqin e Martin Camajn. Ai madje, hedh akuza se dosja nuk është marrë në mënyrë të ligjshme. Për të, studimi është “pa metodë shkencore, pa rend logjik. Ai përpiqet të denigrojë figurën e Camajn. Tare e mori dosjen në menyrë të paligjshme pranë Autoritetit dhe për këtë Auroriteti duhet të përgjigjet. Ai thotë se Camaj firmosi për Sigurimin e Shtetit, por nuk thotë, se ai u arratis më pas dhe nuk ka asnjë dokument që ai të ketë raportuar pranë Sigurimit”. Sipas tij, mes të vërtetave janë fshehur edhe detaje me rëndësi. “Ka tendenca denigruese, Camaj firmosi, por s’bashkëpunoi. Më pas, ai ka bashkëpunuar dhe ka folur me persona të ndryshëm. Bashkëpunimi i Camajt ka qenë me gjermanët, por këto kanë qenë konsultime duke qenë se ai pyetej për çështje të ndryshme. Janë detaje të vogla, por në këto detaje, bëhet çështja. Ndreca jep edhe arsyet se pse shumë shqiptarë bashkëpunuan për të rrëzuar regjimin e Enver Hoxhës. “Po, Koliqi e Camaj kanë bashkëpunuar me shërbime të huaja. Janë shkruar dhjetra libra për këtë çështje dhe ka libra që shpjegojnë puzzle-n e bashkëpunimeve”. Sipas Ndrecës,  bashkëpunimi ka qenë krejt i zakonshëm për intelektualët e lindjes për të rrezuar qeveritë e vendeve nga vinin. Në anën tjetër, ai sqaron edhe çështjen e financimit që pretendohet nga Auron Tare për revistën “Shejzat” të Koliqit. “Bëhet fjalë për financime të revistës Shejzat që tani drejtor unë. Nëse ka pasur financime të tilla, e para kjo duhet vërtetuar. Por në fund, duhet të shohim se fryti i subvencioneve ka qenë pozitiv, ndryshe nga Sigurimi i Shtetit që paguante marksistë e leninistë, që paguante për  vrasje. Sepse janë bërë një sërë vrasjesh në Europë nga sigurimi, ai nuk ka financuar për kulture. Ndërsa subvencionet e Koliqit kanë rezultat kulturor” –thotë Ndreca. Ai mendon se gjykimi historik mbi Camajn  nuk mund ta japë Tare ndërsa thotë se konteksti kur u krijuan dokumentet e ish-Sigurimit te Shtetit, duhen pare me reverva. “Dokumentet e ish-Sigurimit nuk jane ar i kulluar. Duhen marrë me rezerva. Nëse para 1990-ës dosjet janë përdorur, pas 1990-ës, dosjet janë shperdoruar”. Ndreca i jep një tjetër lexim situtaes, duke hedhur hije dyshime mbi arsyet e përdorimit të disa dokumenteve, ndaj ka një thirrje për Autoritetin e Dosjeve. “Ka përpjekje per te hedhur balte mbi klerin katolik dhe  baltë mbi shkrimtarë e artistë të asaj kohe. Nëse Autoriteti i Dosjeve e lejon këtë, e humb misionin e tij”. Më anën atjetër, ai krahason dokumentet e Sigurimit me ato të KGB-së e Stasit kur thotë se s’ka histori serioze me materiale Sigurimi e KGB-je. Debatet për figura të njohura të letrave shqipe, kanë ngjallur gjithnjë ndjeshmëri të lartë publike.

REAGIMI I AURON TARES
Në interesim të të gjithë gazetareve apo studiuesve që ditët e fundit janë përfshirë në debatin mbi shkrimin tim “Dritëhije në Histori” botuar në “Peizazhet e Fjalës”, ku flitet për disa të panjohura në lidhje me shkrimtarët Martin Camaj dhe Ernest Koliqi mund t’ju them se:

Dokumentet e Deklasifikuara të Arkivit Amerikan ndodhen në
700 Pennsylvania Avenue, NW. Washington, DC 20408-0001 Dosjet mbi Operacionet BGFiend/Valuable. Një numër i kufizuar është online pjesa më e madhe jo.

Për të interesuarit mund të shtoj se do të ishte më ekonomike marrja e autobuzit nga Smithonia Museum apo nga qendra nëpërmjet Bulevardit Pennsylvania. Duhet të aplikoni paraprakisht të merrni miratimin dhe pasi të paraqiteni me kartën e duhur mund të kërkoni Dosjet. Rekomandimi nga një Institucion shkencor është i rekomandueshem për akses më të menjëhershëm. Për Dosjet e Arkivit Britanik, ndodhen ne Arkivin Kombetar Britanik ne adresen The National Archives/Keë, Richmond, Surrey, TË9 4DU. Dosjet e periudhës së Luftës janë të Deklasifikuara. Disa Dosje për Operacionet kunder Shqipërisë në periudhën 48-59 ende nuk janë hapur.

Për Dosjet e Sigurimit të Shtetit të Deklasifikuara dëshiroj t’ju bëj me dije se ndodhen në Fondin e AIDSSH. Duke parë reagimin e madh mbi Dosjet e Martin Camaj dhe Koliqit do të doja t’ju bëj me dije se me interesimin e një studiuesi që ka shkruar për një kohë të gjatë për çështjet e historisë së Luftës së Dytë Botërore dhe te Pas Luftes jam paraqitur në Autoritetin AIDSSH shpesh herë ku me një korrektësi më janë vënë në dispozicion për njohje një seri Dosjesh për të cilat kam qenë i interesuar, ndër të tjera Dosja e Teme Sejkos, “Grupit Çam” Komiteti “Shqipëria e Lire, Dosja Camaj e keshtu me rradhe.
I kam pare i kam konsoltuar dhe kam mbajtur shenime per ceshtjet me interes. Per Dosjen Camaj sipas rregullit kam paraqitur kerkesen per tu informuar per kete Dosje por edhe per Dosjen e Ernest Koliqit, Komitetit te Prizrenit, Blloku Indipendent Kombetar qe ne daten 26.05.2020. AIDSH ka ndjekur te gjithe proceduren ligjore per keto kerkesa per tu me vene ne dispozicion. Dosja e Martin Camajt është miratuar ndërsa ‘Dosja e Koliqit’ ende është në përpunim. Në shkrimin tim të botuar para disa ditësh kam shfrytëzuar të gjithë materialin e konsultuar paraprakisht në këto Dosje dhe materiali i Dosjes sipas rregullit është hedhur në CD për t’u tërhequr prej meje. Nga AIDSSH sipas rregullit jam njoftuar përpara 10 ditësh per t’u paraqitur për marrjen e materialit. Jam paraqitur sot për ta marrë dhe për ta pasur në koleksionin tim ku ndodhet edhe materiali i mbledhur më parë. Për çdo informacion të mëtejshëm mund të më kontaktoni direkt. Për autenticitetin e materialit të botuar jam përgjegjës publik. Në se ndokush pretendon se në këto materiale ka shtrembërimi apo material jo të vërtetë përgjegjësia bie mbi mua. Ju faleminderit.

Thaçi dhe Rama lobuan për copëtimin e Kosovës, duhet të japin dorëheqje – Nga ALEKSANDËR BIBERAJ

HASHIM THACI DHE EDI RAMA DUHET TE JAPIN DOREHEQJE DHE TE GJYKOHEN PER TRADHTI KOMBETARE! QEVERIA HOTI E PROJEKTUAR NGA HASHIM THACI SI QEVERI KURBAN KOLABORACIONISTE E SERBISE! KOSOVA DUHET TE SHKOJE NE ZGJEDHJE TE REJA! VETEM NJE QEVERI MBAREKOMBETARE E DALE NGA ZGJEDHJET DHE NJE PRESIDENT I RI I VOTUAR NGA PARLAMENTI I RI MUND TE NEGOCIOJNE ME SERBINE! NEGOCIATAT ME SERBINE SI PALE E BARABARTE APO SUPERIORE DHE JO SI VASAL!



Ish-Keshilltari i Sigurisë së Presidentit Amerikan Donald Trump, John Bolton tronditi por edhe qartësoi në fundjavë opinionin publik shqiptar kudo që ndodhet, me rrëfimin e tij për gazetarin Rober Papa, duke ndërtuar skemën e krimit të Hashim Thaçit, Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiçit, me bekimin, lobimin dhe mbështetjen edhe të Tony Blairit dhe të Alex George Sorosit. Tani pazlli është mëse i qartë dhe i plotë, dhe dihet se çfarë ka ndodhur që nga viti 2018, kohë kur Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi lançoi i pari idenë e copëtimit të Kosovës, nëpërmjet “shkëmbimit të tërritoreve” apo “ndarjes së kufijve”. Hashim Thaçi me përkrahjen, lobimin dhe mbështetjen e Edi Ramës, ka bërë pazare të pista me Aleksandër Vuçiçin për trojet shqiptare të lara në gjak shqiptarësh ndër shekuj, ka bërë pazare të pista me armikun e betuar të shqiptarëve, pasuesin e Sllobadan Milloshevicit dhe Vojisllav Sheshelit, me atë që do të deklaronte para 25 vitesh se “për çdo serb të vrarë do të vriste 100 muslimanë”.

Dhe më e keqja e të këqijave është se ky pazar është bërë në kanale te zeza krejt informale, pa dijeninë dhe pa miratimin e Kuvendit, Qeverisë apo Partive Politike në Kosovë, duke shkelur jo vetëm kompetencat e tij kushtetuese si garantues dhe mbrojtës i sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial të Kosovës, por edhe Kushteteutën dhe Legjislacionin në Kosovë. Gjithçka që ka bërë Hashim Thaçi ka qenë në funksion të copëtimit të trojeve shqiptare, përfshirë edhe rrëzimin e qeverisë legjitime të Albin Kurtit dhe krijimin e qeverisë kukull “Hoti”, qeveri që varet nga Hashim Thaçi dhe votat serbe, me sa duket qeveri kjo e projektuar nga Hashim thaçi për të qenë qeveri kolaboracioniste me Serbinë e Aleksandër Vuçiçit. Shkaqet dhe arsyet, pasi të japë dorëheqje si President, le t’ia shpjegojë gjykatës Hashim Thaci, kur të paditet për tradhëti kombëtare dhe cënim të sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial të Kosovës. Fatkeqësisht palë dhe bashkëpunëtorë shumë aktivë, lobuese dhe mbështetëse është bërë edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili e ka mbështetur këtë projekt të zi, duke mbështetur pa rezerva Hashim Thaçin, përfshirë edhe vizitën e turpshme dhe të dështuar që bëri në Kosovë javën e kaluar.

Edi Rama ka lobuar nëpërmjet këshilltarit të tij britanik dhe noterit e tij politik, duke pasur si zëdhënës këshilltarin tjetër shqip-folës Baton Haxhiun, i cili ka shkuar edhe më tej se copëtimi i Kosovës, duke kërkuar amnisti për krimet makabre serbe në Kosovë. Pengesa që quhej Ministri i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë me emrin Ditmir Bushati, duhej “hequr qafe” nëpërmjet zëvëndësimit pa asnjë shkak me Gencin e Batonit në dhjetor 2018!? Të njëjtat shkelje që ka bërë Hashim Thaçi në Kosovë ka bërë edhe siamezi i tij në Tiranë, “lideri global” Edi Rama, duke shkelur Kushtetuten dhe Legjislacioni respektiv, pasi nuk ka njoftuar as Presidentin, as Kuvendin, as Qeverine dhe as Partitë Politike. Në këto kushte, gjëja e parë do të ishte doreheqja e të dyve, si e Hashim Thaçit ashtu edhe e Edi Ramës, pasi kanë tentuar të cënojnë sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial të Kosovës, gjë që juridikisht klasifikohet si tradhëti kombëtare, dhe siç parashikon edhe legjislacioni është vepër juridikisht e dënueshme.

Nga ana tjetër, është mëse e qartë që qeveria “Hoti” nuk ka legjitimite moral dhe as mbështetje popullore, aq më pak për të negociuar me Serbinë kur varet nga votat serbe, kështu që Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të parakohëshme, sa më shpejt që të jetë e mundur, ku një qeveri 100% shqiptare, me legjitimitet të plotë, pse jo një koalicion gjithëpërfshirës, të zgjedhë një president të ri, dhe të negociojë me Serbinë si palë e barabartë apo superior, dhe jo si vasal!