dhe harresa erdhi përsëri për ata që shkruajnë për kujtesën
u kap në ajër parandjenja fatale
prej shpirtrave të dobët ziliqar
që dinë të vrasin ata që kanë farë
se vetë janë tharë
dhe të shuajnë zjarrë
se vetë janë shuar
o mizori e trurit kallkan
që mban zgjuar instinktin e egër
bota për dreq, të është dorëzuar
dhe prerë trashë sipas shijes tënde
shfaqet prej ciklikave sërish barbari
gjëmbaç i shkretëtirës tartare
që rrëzon përdhe
lisin e malit
.
me lisa malesh shtrirë gjërë e gjatë, nën këmbët e monumenteve, që po iu vjen radha, grirë nga mizat e krimbat, mbushur kjo botë e marrë
ku shkojmë?
kokë e idiotit
të diturit po i ha kokën!
.
budallenjtë kanë fat
dhe po të kesh fat je dhe poet
për president as që bëhet fjalë
po meqenëse raca e budallenjve është shtuar
dhe poetët po shkasin
po bëhen të marrë
prandaj s’ka këngë
po vargje
është e kotë që me poezi t’ia marrësh mendjen një bukuroshke që të vjen për pare
.
zgërdhihen budallenjtë dhe bien fanfarat
gjithmonë në kohën e budallenjve ka luftra
dhe të mëdhenjtë munden
prej xhuxhmaxhuxhëve
.
poet jam
dhe fshihem
të shfaqem s’dua
kjo kohë erdhi
idiotët
të shënuarit i marrin me dru
dhe harresa erdhi përsëri për ata që shkruajnë për kujtesën