VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Departamenti amerikan i Shtetit “s’është i gatshëm ta takojë Haradinajn”

By | January 7, 2018

Komentet

Flet Ambasadori i OSBE-së Bernd Borchardt: Lista të hapura dhe qeveria teknike para zgjedhjeve!

Ulja në tryezën e reformës zgjedhore të të gjitha palëve politike në Shqipëri për kreun e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Ambasadorin Bernd Borchardt, përbën një lajm shumë të mirë. Por palët mbeten ende larg arritjes së kompromisit më madh. Një ndër pikat që ka ndarë mazhorancën dhe opozitën jashtëparlamentare lidhet me propozimin e kësaj të fundit për krijimin e një qeverie tranzitore para zgjedhjeve. Në opinionin e Ambasadorit Borchardt, kjo mund të jetë një zgjidhje.

“Nuk është rekomandim i ardhur nga OSBE/ODIHR-i, megjithatë një qeveri teknike përpara zgjedhjeve do të ishte, në parim, një zgjidhje e mundshme. Keni shembullin e Maqedonisë së Veriut, me kushte specifike edhe atë të Greqisë, pra është e mundur, por vendimet i merr politika shqiptare dhe ne nuk japim opinion as pro dhe as kundër.”

Ndarja e krimit nga politika, pjesë e kalendarit të punës së reformës zgjedhore, sipas Ambasadorit Borchardt mund të arrihet përmes krijimit të një strukture të pavarur për të trajtuar pretendimet pwr presionet mbi administratën dhe abuzimin me burimet publike në procesin zgjedhor.

“Më lejoni t’ju jap një përgjigje në dy nivele të ndryshme: 

Së pari, hapi më i mirë për të rikthyer besimin te kandidatët do të ishte që partitë të paraqisnin kandidatë të pastër. Ligji i ashtuquajtur i dekriminalizimit u lejon partive që të kontrollojnë kandidatët e tyre të mundshëm, përmes prokurorisë, shumë përpara zgjedhjeve. Aspekti i dytë është se, sigurisht, duhet të trajtohen krimet elektorale. Merrni shembullin e presionit ndaj administratës publike: ODIHR-i rekomandoi fuqishëm krijimin e një strukture të pavarur për të trajtuar pretendimet e presionit mbi administratën dhe abuzimin me burimet publike në procesin zgjedhor. Reforma zgjedhore mund ta krijojë një strukturë të tillë, si edhe një procedurë me të cilën punonjësit e administratës mund të denoncojnë çdo presion politik ose abuzim të burimeve. Këta denoncues duhet të gëzojnë më pas statusin e një sinjalizuesi.”

Kreu i Prezencës së OSBE-së nuk është i prirur të thotë se cili nga sistemet zgjedhore është i duhuri. Por ai pranon se prezantimi i partive politike me lista të hapura, do të ishte një hap pozitiv.

“E para është që OSBE-ja dhe ODIHR-i bëjnë rekomandime për përmirësimin e kodeve zgjedhore, por ne nuk u sugjerojmë shteteve se çfarë sistemi zgjedhor të kenë.

E dyta është se sistemi zgjedhor është shumë i rëndësishëm për lidhjen mes kandidatit dhe zgjedhësit, elektoratit të tij, dhe më vonë midis deputetit dhe njerëzve që votuan për të dhe partitë e tyre. Sa më të forta të jenë partitë në sistemin zgjedhor, aq më i fortë është roli i tyre në politikë.

Unë personalisht – dhe kjo është pika ime e tretë – pra, unë personalisht simpatizoj një sistem që krijon një lidhje të fortë midis kandidatit dhe elektoratit të tij. Listat e hapura mund të jenë një opsion i tillë.”

Në intervistën dhënë për News24, Ambasadori Borchard shprehet mbi mundësinë e kalimit përmes një procesi vetting-u të kandidatëvee në zgjdhje. Kreu i Prezencës së OSBE-së mbështet depolitizimin e administratës zgjedhore, e cila sipas tij nuk duhet të jetë në dorën e partive politike.

 

Letargji e papranueshme e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan Për dijeni Sekretarit të Shtetit të SHBA Z. Mike Pompeo Nga Elida Buçpapaj

 

Dikur Komuniteti Shqiptaro-Amerikan ishte shembulli i veprimit dhe ndërgjegjesimit kombëtar!

Dikur Komuniteti Shqiptaro-Amerikan zjente nga veprimtaritë në të mirë të çështjes shqiptare.

Dikur Komuniteti Shqiptaro-Amerikan ishte i pari që sensibilizonte administratën Amerikane për çfarë ndodhte nën pushtimin serb në Kosovë.

Dikur Komuniteti Shqiptaro-Amerikan, në qershorin e vitit 1988, me në krye Joe DioGuardi ishte pjesmarrës nëpër tubimet masive të Shqiptaro-Amerikanëve në të gjithë SHBA, përpara Kombeve të Bashkuara në New York, në Washington DC përpara Shtëpisë të Bardhë dhe Kapitol, për të dëshmuar terrorin e shqiptarëve të Kosovës nën makinerinë e shtetit milosheviçian!

Mendoni, ishte viti 1988.

30 vjet më parë, pa u rrëzuar ende Muri i Berlinit, Komuniteti Shqiptaro-Amerikan kishte një ndërgjegjësim që të mbushte me krenari!

Komuniteti Shqiptaro-Amerikan e bëri të njohur Kosovën e panjohur në SHBA dhe ndikoi që administratat e SHBA dhe gjithë Presidentët e SHBA prej George Bush Senior të kthenin sytë nga çështja shqiptare, si çështje që lidhet jo vetëm me intersat Amerikane por edhe me parimet dhe vlerat e lirisë!

Komuniteti Shqiptaro-Amerikan ndikoi që Atij të cilit i ndrin sot shpirti në Parajsë, Presidenti George W.Bush Senior t’i bënte kriminelit Milosheviç, flakëvënësit të Ballkanit, Paralajmërimin e Krishtlindjeve!

Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane, pjesë e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan e krijuar më 1989, sponsorizoi në Kongresin Amerikan Seancën e parë dëgjimore dhe historike të të Drejtave të Njeriut të shkelura në Kosovë nga Serbia, që u shoqërua me një drekë historike në Sheraton Hotel në NYC ku morën pjesë 2700 Shqiptaro-Amerikanë me sloganin “Liri dhe demokraci për Kosovën!”

Ish-Kongresmeni DioGuardi, 30 vjet më parë, në vitin 1990 bashkë me Kongresmenin Tom Lantosh vizituan Kosovën dhe e denoncuan terrorin e ushtruar si një Geto të Milosheviçit të kohëve moderne alla “Warsaw Ghetto” .

Komuniteti Shqiptaro-Amerikan, me emra të ndritur sollën në Washington DC gjithë elitën politike të trevave shqiptare, duke filluar prej Ibrahim Rugovës e me rradhë, po ashtu i çuan në Kosovë emrat më të spikatur të politikës Amerikane në Kongres dhe Senat si Bob Doll, John McCain, Joe Biden etj etj etj.

Prej rrëzimit të diktaturës në Shqipëri deri tek çlirimi i Kosovës, deri tek ndalja e segregacionit maqedono-sllav dhe Marrëveshja e Ohrit 2001 në Maqedoni, gjithçka që lidhet me lirinë dhe paqen afatgjatë në rajon dhe më gjatë, e ka burimin në SHBA, tek Komuniteti Shqiptaro-Amerikan!

Vdekja e Rugovës pati ndikim negativ në arritjet e SHBA dhe Perëndimit në Kosovë.

Pas shpalljes të pavarësisë më 2008, Kosova rezulton në stanjacion për shkak të lidërshipit, Hashim Thaçit, ose Gjarpërit, i përlyer me krime.

Në Shqipëri, po ashtu sistemi demokratik rezulton i kapur, kryeministri aktual Edi Rama ka uzurpuar të gjitha pushtetet, tani është duke shëtitur nga Washington DC në Moskë si kreu i OSBE-së, duke uzurpuar edhe rolin e Ministrit të Jashtëm të Republikës të Shqipërisë.

Ndërsa Komuniteti Shqiptaro-Amerikan fle.

Kur i del gjumi, Komuniteti Shqiptaro-Amerikan, nis e organizon gala qejfi alla Hollywood, ku ndan tituj e grada, sikur punët e shqiptarëve në Ballkan të shkojnë fjollë dhe Komunitetit Shqiptaro Amerikan tani i ka mbetur që të shpërndajë trofetë e fitores. Merreni me mend, nuk ka mbetur asnjë prej letargjikëve pa u dekoruar si “Nderi i Kombit”!

Ndërsa Joe Dioguardi, ai që është vërtetë Nderi i Kombit jo.

Nderi i Kombit ka qenë edhe Komuniteti Shqiptaro-Amerikan deri sa luajti rolin që i takonte!

Tani Komuniteti Shqiptaro-Amerikan është duke luajtur rol shumë negativ! Sepse nuk po vepron fare! Indiferenca, injorimi apo heshtja janë po aq të dënueshme sa ata që po i lënë shqiptarët në kaos, pa shtete të së drejtës, nën diktaturën e varfërisë dhe po i detyron që si zgjidhje të shohin vetëm ikjen nga Atdheu në emigracion.

****

Në Ballkan Shqiptarët nuk janë pushtues;

në Ballkan Shqiptarët nuk janë agresivë;

në Ballkan Shqiptarët nuk kërkojnë territoret e tyre që tashmë i ka shteti serb, sipas epikës historike shqiptare ku thuhet se Kosova fillon prej “Mollës së Kuqe”, në Nishin e sotshëm-

apo në Greqi, kur më tepër se një shekull më parë, Selaniku ishte pjesë e Shqipërisë;

në Ballkan shqiptarët të ndarë në gjashtë shtete, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Serbi, Greqi

kërkojnë vetëm një gjë:

të jetojnë si popull i barabartë mes të barabartëve, në familjen e popujve europianë, të integruar në BE dhe NATO!

Në Ballkan Kombi Shqiptar është faktor paqeje, ndërsa Perëndimi ka një qasje aspak koherente me veprimet e veta, që kur ndërhynë në Kosovë prej 1999 deri në 2008 dhe Maqedoni, në 2001.

Serbia nga ana e vet, me oreksin mitoman për copëtim të Kosovës, ka organizuar diplomacinë serbe me apetitet e Milosheviçit dhe me aleatët e saj tradicionalë, duke iu kundërvënë vendimeve dhe angazhimeve të Perëndimit, SHBA, NATO, BE për çka kanë vendosur në Kosovë. Serbia e ka kthyer dialogun në farsë, pasi lobon për anullimin e njohjeve të shtetit të Kosovës. Por e keqja është se në krahun e vet ka dy liderë të komprometuar sikur janë Hashim Thaçi dhe Edi Rama, të cilët për të qendruar në pushtet, përdorin të gjitha mjetet dhe janë të gatshëm ta kthejnë Ballkanin rishtas në “fuçi Baroti”.

Megjithëse këtë skenar makabër serb e kuptojnë edhe fëmijët në barkun e nënave, Komuniteti Shqiptaro-Amerikan që merr atribute lidërshipi, bën ahengje dhe nuk do që t’ia dijë për rrezikun që i kanoset sot Ballkanit!

Komuniteti Shqiptaro-Amerikan nuk proteston kur në Washongton DC vjen Edi Rama, me kostumin e vjedhur të Ministrit të Jashtëm të Republikës të Shqipërisë!

Komuniteti Shqiptaro-Amerikan nuk proteston ndërsa Edi Rama pritet nga Sekretari i Shtetit i Shtetit i SHBA dhe kur kthehet në Shqipëri thotë, “unë e kam mik Vangush Dakon dhe nuk më bëhet vonë se DASH, Ministria që drejton mikpritësi i tij Mike Pompeo e ka shpallur non grata familjarisht.

E pra kjo nuk është fytyra liridashëse e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në SHBA!

Kjo nuk është fytyra e bukur që ka patur Komuniteti Shqiptaro-Amerikan që ne e njohim prej të paktën 30 vitesh.

Kombi shqiptar ka nevojë të përhershme që Komuniteti Shqiptaro-Amerikan të jetë në avantguardë për të ruajtur dhe mbrojtur integritetin territorial dhe sistemin demokratik në Shqipëri që rezulton i kapur, në Kosovë që sot të ngjall shpresë por i rrezikuar dhe në Maqedoni që rrezikon inercinë duke patur model Shqipërinë dhe Kosovën.

Komuniteti Shqiptaro-Amerikan duhet të zgjohet dhe të marri rolin që ka patur, duke e perfeksionuar atë rol!

Shqiptarët nuk janë kot populli më amerikandashës në botë!

Sepse duan lirinë dhe demokracinë e vërtetë!

Po në Ballkan, historia ka treguar se ka zjarrvënës, lirivrasës dhe demokracivrasës!

Rritet numuri i të infektuarve në Itali me koronavirus – Mbyllen shkollat në Lombardi, Veneto – Në Venecia pezullohen Karnavalet

Voal.ch – Janë 132 personat pozitivë, pre me Koronavirus në Itali. Këtë shifër e dha komisari  Angelo Borrelli, duke bërë pasqyrim të  gjendjes të emergjencës duke nënvizuar se 26 prej këtyre janë nën terapi intensive.

Borrelli, po ashtu vuri në dukje dy viktimat, një në Lombardi dhe një në Veneto –

Po ashtu vuri në dukse se shkencëtari që merrej me studimin e cornavirusit dhe që u shtrua në spitalin Spallanzani është shëruar dhe e ka lënë spitalin.

Në Lombardi ka 88 me kornavirus përveç viktimës, në Veneto 24, në Piemonte 6, Emilia Romagna 9 dhe Lazio 2.

Këta të Lacios, janë çifti kines që ndodhen ende në Spallanzani.

Aktualisht, tha Borrelli, 129 persona nën observacion, 54 sono janë të shtruar në spital, 26 në terapi intensive dhe 22 në izolim shtëpiak.

Për të shmangur kontaktet, mbyllen shkollat në Lombardi, Veneto  dhe në Venecia pezullohen Karnavalet./ANSA

Alarmi nga koronavirusi në Itali/ 2 viktimat e para Shkon në 58 numri i të infektuarve Konfirmohet rasti i parë në Milano dhe Torino

Update/ Ka shkuar në 58 numri i personave të infektuar nga koronavirusi në Itali, ku 46 prej tyre janë shënuar në Lombardi dhe 12 në Veneto, ndërsa është konfirmuar edhe rasti i parë në Milano dhe Torino.

Bëhet fjalë për një person që banon në Sesto San Giovanni i cili aktualisht është shtruar në spital në San Raffaele.

Deri më tani 2 perosna kanë humbur jetën nga kronavirusi në vendin fqinjë, një 78-vjeçar, i cili humbi jetën mbrëmë në spitalin Schiavonia të Padovës, ndërsa një grua nga Lombardia u nda nga jeta ditën e sotme.

 

5068017_1017_ansa_sedici_casi

 

Sipas mediave italiane, 12 personat e infektuar në Lombardi, raportohet të jenë të afërm të 78-vjeçarit që ndërroi jetë.

Sipas anëtarit Këshillit Ekzekutiv të Organizatës Botërore të Shëndetit, Walter Ricciard, Italia renditet vendi i parë në Europë me numrin më të madh të personave të infektuar, ku numri vazhdon ët rritet.

Rastet e fundit të regjistruara janë 2 mjekë në Pavia e një 39 vjeçare në Cremona e cila ka pasur kontakte pune me rastin e parë pozitiv me koronavirus në Lombardi , i cili dyshohet se e ka marrë pasi ka kaluar një darkë me pune me një koleg të tij të sapo kthyer nga Kina.

Në spitalin Schiavonia, në provincën e Padovës ku ndërroi jetë dhe një nga peronat janë izoluar 450 persona, 150 janë punonjës e 300 pacientë. Spitali është mbyllur e të gjithë do i nënshtrohen analizave mjekësore nëse janë prekur apo jo nga koronavirusi. Edhe personeli i cili nuk ka qenë dje në repart do t’i nënshtrohet testit.

VIKTIMA E PARE 

Mbreme eshte shënuar viktima e parë italiane me koronavirus. Ai eshte italiani Adriano Trevisian 78 vjeç, baba i tre femijeve dhe ka ndërruar jetë në spitalin Schiavonia të Padovës.

 

5064423_0031_trevisan 

 

Është një nga 16 italianët e prekur nga ky virus i verifikuar një ditë më parë në rajonet Veneto e Lombardia.

Mediat italiane shkruajne sot se viktima, ish pronari i një ndërmarrje të vogël ndërtimi, ishte i shtruar ne spital për rreth dhjetë ditë dhe nuk mundi te mbijetonte.

Pas këtij lajmi guvernatori i rajonit të Venetos Luca Zaia deklaroj se “spitali Schiavonia  ku po kurohej viktima do të mbyllet e brenda 5-6 ditëve do të boshatiset e gjithë struktura.”

Komuna Vo Euganeo në Veneto ku jetonte viktima e ku është regjistruar dhe rasti i një tjetri italiani të infektuar nga koronavirus, me urdhër të Ministrisë së Shëndetit është vënë nën masa kufizuese me qëllim limitimin e zonës gjeografike të shtrirjes së virusit.

Gjithashtu kryetari i bashkisë së kësaj komune i ka bërë thirrje banorëve të mos frekuentojnë vendet publike e të qëndrojnë nëpër banesa.

Sukses i padiskutueshëm i Eno Peçit si koreograf i “Opernball” 2020 Nga Elida Buçpapaj

Ishte një shfaqje brilante “Opernball” 2020, evenimenti më i madh artistik që organizohet në Vjenë.

Opera shtetërore e Vjenës u shndërrua në sallën më të bukur të vallëzimit në botë, nën drejtimin e ish solistit të Operas vjeneze Eno Peçi, sot koreograf i këtij institucioni që identifikohet me shpirtin vjenez dhe kranarinë e Austrisë. Me të drejtë pa dyshim!

Është e dyta herë, që koreografia iu besua shqiptarit Eno Peçi, i cili shpalosi artin dhe talentin e tij, sikur di vetëm ai, dmth në mënyrën më të përkryer të mundëshme.

Për suksesin e shfaqjes dhe të Eno Peçit shkruan sot në blogun e tij edhe kritiku i artit Ricardo Leitner, ku vlerëson që në titull elegancën dhe stilin e hollë të Eno Peçit.

“Normalisht unë nuk e komentoj “Opernball”, shkruan sot Ricardo Leitner – por këtë vit është një përjashtim. Unë jam duke shkelur rregullin tim. Por a nuk ka thënë dikush dikur se “Rregullat bëhen që të prishen. Sidomos kur rregulli është im, i vendosur prej meje ”?

Ricardo Leitner ka mbetur i shtangur nga magjia dhe mrekullia e shfaqjes. “Për herë të parë që kur pashë hapjen, u befasova nga koreografia.

Përdorimi i hollësishëm i hapësirës i përdorur nga Eno Peçi ishte thjesht i përsosur. Ishte, për mënyrën time të të menduarit, përdorimi i parë me të vërtetë origjinal i hapësirës.

Edhe pse çdo vit koreografët e vjetër vazhdojnë të postojnë versionet e tyre mjaft të zakonshëm, duke thënë qartë se sa të mrekullueshme ishin ato. Por problemi është: se të gjitha janë dukur njëlloj.

Ndërsa këtë herë z. Peçi na dha një “lexim” të ri, të freskët të hapjes. Se si përshtatej hapësira!

Chapeau!

Megjithëse moderimi i shfaqjes nga TV ORF ishte një nga më të mërzitshmit dhe joprofesionistët që kam përjetuar ndonjëherë, unë mbeta duke e parë atë. Dhe ia vlente!

Bravo, Eno Peçi:

Punë e shkëlqyeshme!”, përfundon kritiku i artit Ricardo Leitner!

Pra Eno Peçi ka prekur qiellin vjenez me këtë sukses të rradhës!

Ne shqiptarët mrekullohemi nga sukseset e Eno Peçit, i cili shkëlqen në vendin më të shkëlqyer të botës sikur është “Opernball e Vjenës!

Shfaqja e koregrafuar nga Eno Peçi ishte e fundit për Manuel Legris, si drejtor i Operas të Vjenës. Legris do të jetë drejtor i Baletit të Teatrit La Scala në Milano!

Unë jam një gazetare që e kam ndjekur fluturimin pindarik të Eno Peçit.

Dhe mund të përfytyroj pa vështirësi që një ditë Eno Peçi mund të jetë Drejtori i Teatrit më të famshëm të botës, sikur është Opera e Vjenës.

A jeni dakord me mua ?!

Besoj se po!

Fotografitë: Ashley Taylor
 

Zoti Ruben Diaz Jr., Kryetari i Bashkisë të Bronx nderon shqiptaro-amerikanin Z.Esad A. Rizai për merita të veçanta Nga Elida Buçpapaj

Voal.ch – Me rastin e një bashkëpunimi mbi dhjetë vjeçar, Kryetari i Bashkisë të Bronx në shtetin e New Yorkut të SHBA,

Zoti Ruben Diaz Jr., i zgjedhur në tre mandate, 2009, 2013, 2017,

një figurë shumë e respektuar dhe e dashur për komunitetin shqiptaro-amerikan që jeton këtu, ka vlerësuar si aleat të suksesit të tij

dhe bashkëpunëtor për merita të veçanta kryetarin e Fondacionit të Shoqatës Shqiptaro-Amerikane Zotin Esad A. Rizai,

i cili po ashtu është një personalitet i shkëlqyer i diasporës tonë në SHBA, nga ata që kontribuojnë sipas modelit të John F.Kennedy.

Z.Esad A.Rizai, me shoqatën e tij ka ndërtuar ura të mrekullueshme bashkëpunimi jo vetëm me kryetarin e bashkisë të Bronx, Z.Ruben Diaz Jr., por edhe me  kryetarët e Bashkisë dhe guvernatorin e New Yorkut, përkatësisht zotërinjtë Rudy Giuliani, Michael Bloomberg dhe Andrew Cuomo.

Më poshtë po sjellim motivacionin që ka bërë Z.Ruben Diaz Jr., në emrin e Tij dhe të 1.4 milion banorëve të Bashkisë të Bronx për Z.Esad A. Rizai në anglisht dhe shqip:

Unë, Ruben Diaz, Jr.

Kryetari i Bashkisë të Bronx

Paraqes këtë

Vlerësim për Merita

për

Esad A. Rizai

Kryetar i Fondacionit të Shoqatës Shqiptaro-Amerikane Motivin e Meritësa

Sot, ndërsa hedhim një sy për një dekadë suksesi të Bronx dhe transformimin e vazhdueshëm pozitiv që bashkia jonë ka parë gjatë dhjetë viteve të shkuara, ne reflektojmë dhe jemi të ndërgjegjshëm se këtë rrugë suksesi ne nuk mund ta bënim vetëm.

Mbështetja juaj ka qenë shumë e çmueshme për zyrën time gjatë dhjetë viteve të fundit.

Stafi im dhe unë jemi krenar që ju quajmë aleat dhe mik.

Në emër të më shumë se 1.4 milion banorëve të The Bronx, unë, Ruben Diaz Jr., ju përshëndes duke vlerësuar ndikimin tuaj pozitiv në bashkinë tonë.

 

 

Botuesit e voal.ch, kanë nderin që ta njohin personalisht Z.Esad A. Rizai, si një figurë e shquar e komunitetit shqiptaro-amerikan në SHBA dhe me këtë rast e urojnë për vlerësimin shumë të merituar marrë nga Kryetari i bashkisë të Bronx, Z.Ruben Diaz. Jr.

Z.Esad A. Rizai me Z.Ruben Diaz Jr., kryetarin e bashkisë të Bronx prej tre madatesh

Z.Esad A. Rizai me ish kryetarin e Bashkisë të New York-ut dhe avokatin e Presidentit Trump Rudy Giuliani

Z.Esad A. Rizai me ish kryetarin e Bashkisë të New York-ut Z. Mike Bloomberg

 

Z.Esad A. Rizai me Z. Andrew Cuomo, guvernatorin aktual prej tre mandatesh të New York-ut

 

Fjalori frazeologjik anglisht-shqip i prof.dr Eshref Ymerit si një shërbesë e vyer për gjuhën shqipe. Shkrimtari dhe Fjalori Nga Mira Meksi

 

Në nëntor të vitit 2019 u vu në qarkullim nga botimet “Bota shqiptare” fjalori frazeologjik anglisht-shqip i prof.dr Eshref Ymerit, i cili mban kaluar 25mijë shprehje frazeologjike. Kushdo që merret sadopak me gjuhësi, apo është thjesht një lexues i mirë, e kupton se bëhet fjalë për një vepër nga më madhoret në këtë lami, nga ato që kërkojnë për t’u hartuar domosdo një dituri të jashtëzakonshme të fushës, një përvojë të shumëgjatë dhe po aq të jashtëzakonshme sa dituria, një vullnet titanësh dhe një jetë pothuaj asketësh, – me pak fjalë kërkojnë një hero me gabaritin mitologjik që të bëjë një nga “punët e Herkulit”. Apo thjesht një të “marrosur gjenial”pas gjuhës shqipe, që e ka shpallur atë nënë e atë. Nuk është asfare e habitshme, autori i kësaj mega pune I ka të gjitha këto cilësi, është një shkencëtar i mirënjohur në fushën e filologjisë, por edhe në atë të përkthimit.

Shërbimi që i ka bërë gjuhës shqipe ky  Herkul modern, përpos asaj ndaj punëtorëve që operojnë me gjuhën, është nga më të çmuarit: ka qëmtuar, ka nxjerrë, ka vlerësuar, ka matur peshën dhe forcën që ruajnë në kohën e sotme njësitë frazeologjike, të cilat mbajnë të ngërthyer në thelbin e tyre tërë historinë kulturore të shqiptarëve, qytetërimin e tyre. U ka rënë fort këmbanave të hulumtive të tij, që jehona e tyre etimologjike të dëgjohet e qartë në kohën e sotme; në fund të fundit, i ka mbrojtur nga Harresa. Ka shkuar, gjithësesi, shumë më larg në punën e tij për t’i përshkruar, për të ndikuar dhe për të ndërhyrë në paraqitjen e tyre – ka dhënë raportin midis gjuhës shqipe dhe njërës prej gjuhëve më të rëndësishme të njerëzimit në ditët e sotme, asaj që e konsiderojnë si lingua franca, që ndikon te të gjitha gjuhët e botës, gjuhës angleze. Nëpërmjet njësive frazeologjike, fjalëve të urta apo proverbave. Nëpërmjet barabitjes së tyre, nëpërmjet gjetjes, shpesh të paimagjinueshme për nga saktësia, të barasvlerësve…

I mirënjohuri prof.dr Hajri Shehu, në parathënien që i ka bërë këtij Fjalori të jashtëzakonshëm me rreth 1300 faqe, mijëra njësi frazeologjike, fjalë të urta e proverba angleze dhe mijëra barasvlerës shqip, ka shpjeguar shumëçka, duke e ndihur mrekullisht përdoruesin e fjalorit apo thjesht lexuesin e tij, të kuptojë çdo hallkë dhe syth të thurimës së tij të pazakontë. Ka shkruar:

“ Me këtë Fjalor, frazeologjia shqipe dhe leksikologjia shqipe barabiten denjësisht me frazeologjinë angleze dhe leksikografinë angleze”.

 

Shkrimtari dhe fjalori

 

Kur flitet për një fjalor gjuhësor, apo një fjalor të veçantë frazeologjik, sidomos të këtyre përmasave, përmendet dobia e madhe që ai i sjell përkthyesve, studiuesve të gjuhës, deri edhe studentëve dhe askush nuk përmend shkrimtarin. E vërteta është se uniteti shkrimtar-fjalor është simbiozë. Shkrimtari pi ujë në fjalor, ndërkohë që ky i fundit ushqehet me ujin e burimit të veprës së shkrimtarit.

Në botën e artit, përgjatë shekullit që lamë pas dhe shekullit të ri, përherë e më qartë po duket se detyra e shkrimtarit është të marrë pjesë në jetën e gjuhës. Ajo që e dallon nga pjesa tjetër e artit, që e bën të veçantë shkrimtarin, në një kohë kur ekziston përballë tij një konkurrencë e ashpër me televizionin dhe kinemanë përsa i përket ngjarjeve, personazheve, apo edhe pikëpamjeve mbi botën dhe shprehjes së ndjenjave, është pikërisht shkrimi, shkrimësia, puna e tij me gjuhën. Puna e tij vetiake me gjuhën dhe për gjuhën.

Nuk e kam fjalën këtu për ata shkrimtarë që e përdorin gjuhën thjesht si një mjet komunikimi, gjuhën për hir të gjuhës, për të rrëfyer histori a ngjarje. Këta mund të jenë gazetarë të zotë, skenaristë të mirë, apo edhe krijues trillerash interesantë. E kam fjalën për shkrimtarët që e përdorën gjuhën ndryshe. Për shkrimtarët që për hir të poetikës apo simbolikës, por edhe për hir të rrëfimit, narrativës, e  zhbëjnë dhe e ribëjnë thurimën e gjuhës, e përpunojnë  dhe e  ripërdorin për nevojat e tyre krijuese, të detyruar apo nën presionin e asaj që duan të thonë dhe të shprehin. E kam fjalën për ata shkrimtarë që kanë si mjeshtëri krijimin e veprave origjinale të bazuara tërësisht te fjalët, enët e kuptimit. I kanë quajtur “rojtarët e jetës” së gjuhës, sepse janë pikërisht ata që ndodhen më pranë burimit të saj. Janë shkrimtarët ata që i përdorin fjalët duke patur parasysh dhe duke e shprehur, prejardhjen e tyre. Gjuha është e gjallë, është përherë në lëvizje, në ndryshim. Gjuha është polemos, luftë, thotë Herakliti. Fjalori, në një farë mënyre, mban dhe përfaqëson gjuhën, një pjesë të madhe të gjuhës, leksikun e saj. Që këtu buron edhe lidhja e shkrimtarit me fjalorin. Fjalori përmbledh edhe raportin e gjuhës që përfaqëson me gjuhët e tjera, me huazimet, përshkruan vlefshmërinë apo prestigjin e një fjale në kohë si edhe vendin e saj në aktualitet. Shkrimtari luan rol të veçantë në krah të specialistëve të gjuhës, në lidhje me gjuhën dialektore përkundër gjuhës së normës ( sot ka në letrat shqipe shkrimtarë që po përdorin me sukses gjuhën dialektore), neologjizmave apo përzierjeve gjuhësore, të cilat e pasurojnë gjuhën.

Po le t’i kthehemi Fjalorit frazeologjik anglisht-shqip të prof.dr. Eshref Ymerit. Që kur nisa ta shfletoja përpara tre muajve, e “qava me lotë” mungesën e tij kohës së gjatë kur shkruaja romanin e vështirë “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë”. Romani në fjalë, përpos trillëzimit të mundimshëm që i bën ngjarjeve historike, por edhe personazheve që gjallojnë në to, aq të largëta në kohë, aq të padokumentuara e të humbura në mjegullinat e kohërave,  sa që shpesh marrin trajtën e gojëdhanave, është ndërtuar si një bllok i tërë i bazuar në fjalët e një gjuhe që mund të përfytyrohet si shëmbëlltyra e shqipes parake, e protoshqipes, e paprekur nga ndikimet e gjuhës së pushtonjësve përgjatë dymijë e dyqind vjetëve. Njëkohshëm, një gjuhë brenda kohës së sotme, brenda normave gjuhësore, Një ndërmarrje fort e vështirë. Ndërkohë që Fjalori i sipërpërmendur, ku gjendet forma e brendshme e njësive frazeologjike, kuptimi i tyre etimologjik, si shpirti i gjuhës, i papërzier me kuptimin aktual, kuptimi konkret që i shpëton rrjedhës së pamëshirshme të kohës, do të kish qenë një instrument magjik në punën time.

Në poçarinë time të sotme me baltë krijuese ende të paformë: në të majtë kam përherë Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe, si një mik të rrallë që “më shpëton jetën”sa herë mbytem nga dyshimet, që më tregon kuptimin e vërtetë, kur idengulitje shpesh absurde “më helmojnë” ekzistencën, që më ndihmon të vërtetoj një intuitë, ta konkretizoj dhe ta zhvilloj gjatë procesit të shkrimësisë; që pasuron me ngjyresa kuptimore teksin tim të fillimit, për ta rafinuar dhe lartësuar…Si një autoritet i sigurtë. Është heroi im.

U bënë tre muaj që pranë dorës së djathtë mbaj Fjalorin frazeologjik anglisht-shqip të prof.dok. Eshref Ymerit. Iu avita atij së pari si lexuese, e rrëmbyer nga një pasion leximi i pavetëdijshëm, faqe pas faqeje. S’do ta kisha besuar kurrë se mund të lexoja kësisoj një fjalor.  Për kënaqësinë e leximit. Më mrekulluan, veç të tjerash, edhe historitë e prejardhjes së njësive frazeologjike apo proverbave. Një enciklopedi e tërë. Me siguri s’do të ndalesha gjer në faqen e fundit, sikur ky proces të mos më bënte të ndalesha me dhjetra e dhjetra herë në shtyllat e gjuhës shqipe përbri njësive frazeologjike në anglisht dhe të përsiatesha gjatë. Shtyllat e shqipes përbënin fjalorë të vërtetë sinonimikë. Kishte raste që shtyllat kishin mbi 40 njësi. Një pasuri e vërtetë gjuhësore ndodhej aty. E mrekullueshme, e jashtëzakonshme. Një pasuri që më vinte në lidhje edhe me letërsinë e madhe të botës, me autorët e mëdhenj të gjuhës angleze, me vetveten dhe me intertekstualitetin. Admirova ditë pas dite gjuhën tonë! Përveçse shumë e lashtë, gjuha e Arbërit është tejet e pasur! E pasur sa gjuhët e mëdha të botës, të cilat lashtazi lëmonin vargjet e soneteve të tyre, kur shqipes i duhej të përleshej me dhëmbë e kthetra me zhbërësit e saj ndër shekuj, që të mbijetonte. Admirova zhvillimin e madh të frazeologjisë së shqipes, të letërsisë sonë, të kulturës sonë. Dhe njohjen e pafund të përpiluesit të Fjalorit, “gjuetarit të frazeologjisë”, njeriut të mijëra skedave gjuhësore që i ka gjurmuar, ndjekur dhe vjelë frazeologjitë, fjalët e urta, proverbat në mijëra e mijëra faqet e letërsisë së shkrimtarëve të gjuhës sonë.

Pasuria e madhe e frazeologjisë së gjuhës shqipe e ndryrë në këtë Fjalor rrezikonte të më merrte përnjëmend frymën. E ndjeva peshën e saj të madhe si trysni, kur iu avita si lexuese. Si shkrimtare gjeta aty një burim të madh frymëzimi, ushqimi, dinamizmi: lexoj sinonimet, zbuloj të panjohura, shijoj dhjetra e dhjetra shembuj, nuanca të holla, rizbuloj shpirtin e gjuhës, të historisë, dhe imazhe krijohen në përfytyrimin tim, ndjesi, aromëra…

Ide krijuese me rrënjë të thella në frazeologjinë e gjuhës sime marrin jetë. Dhe balta në poçarinë time të shkrimësisë zë e merr formë.

 

 

 

Portret i Burrit të urtë Anton Çetta, vepër e piktorit të shquar Nazmi Hoxha

Wise Man

Piktori i shquar Nazmi Hoxha i ka sjellë publikut përmes rrjetit social një nga punimet e tij më të fundit.

Një kompozim i portretit të njërës prej figurave më të dashura për Kosovën.

Prof. Anton Çetta!

Kompozimi i Nazmi Hoxhës mbështetet në filozofinë e Çettës për të pajtuar e bashkuar shqiptarët.

Siç e shihni në sfond shfaqen plisat e bardhë, që herë shfaqen si re të qiellit me një kolorit të jashtëzakonshëm, duket sikur Nazmi Hoxha ka zbuluar ngjyrën transparente të ajrit.

Piktori Nazmi Hoxha me familjen e tij jetojnë prej vitesh në New York. Artisti me artin e tij pasuron jetën kulturore të komunitetit shqiptaro-amerikan.

 

 

 

 

 

 

 

Fjalët e Albin Kurtit te varri i Ibrahim Rugovës

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani bashkë me kryeministrin Albin Kurtin kanë nderuar sot ish-presidentin Ibrahim Rugova. Pas homazheve pranë varrit të tij, Osmani ka thënë se e nderuan Rugovën, si ideator të shtetit të Kosovës.

Në 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, dy krerët shtetërorë kanë bërë homazhe te varri i Presidentit Rugova, duke shënuar herën e parë që Kurti e nderon presidentin e parë të Kosovës.

Osmani thotë se sot nderuan Rugovën si ideator i shtetit të pavarur të Kosovës.

“Ishim këtu për të nderuar kontributin historik në ndërtimin e themeleve të shtetit tonë, Ideator i Kosovës shtet i pavarur dhe sovran dhe kontributin e tij rreth bashkimit të të gjithë shqiptarëve rreth kësaj ideje”, ka thënë Osmani.

Ndërsa Kurti e ka kujtuar Rugovën në zgjedhjet e tij si president, duke thënë se i vlerëson përpjekjet institucionale.

“Si kryeministër i Republikës së Kosovës sot teksa shënojmë dhe festojmë përvjetorin e 12 të shpalljes së pavarësisë kujtojmë presidentin e parë të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovën të zgjedhur me votë popullore me 24 maj të vitit 1992. Një dekadë më vonë më 4 mars të vitit 2002 në Kuvendin e Kosovës, dr. Ibrahim Rugova rizgjidhet përsëri president, president i parë në Kosovën e çliruar. Në një ditë si kjo në vlerësojmë përpjekjen insistuese dhe institucionale, angazhimin politik për liri dhe pavarësi. U prehtë i qetë dhe në paqe”, ka deklaruar Kurti.

***

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se i vlerëson përpjekjet profesionale dhe insistuese të ish-presidentit Ibrahim Rugova për pavarësinë e Kosovës.

“Sot teksa shënojmë dhe festojmë përvjetorin e 12 të pavarësisë kujtojmë presidentin e parë të Kosovës të zgjedhur me votë popullore me 24 maj. Një dekadë më vonë në Kuvendin e Kosovës Rugova zgjidhet president i Kosovës kësaj radhë në Kosovën e çliruar. Në një ditë si kjo vlerësojmë përpjekjen insistuese dhe profesionale, angazhimin politik për lirinë dhe pavarësinë”, ka thënë ai.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka thënë se ishin për të bërë nderime te varri i ish-presidentit Rugova dhe për të ndërruar kontributin e tij.

***

Me aktivitete të ndryshme do të shënohet 12 vjetori i Pavarësisë së Kosovës.

Por padyshim se shumë ndryshe do të jetë kjo ditë edhe për kryeministrin e ri të vendit, Albin Kurti.

Prej ngritjes së flamurit shtetëror nga Garda Ceremoniale e FSK-së, seancës solemne të Kuvendit, dita zyrtare shtetërore e Kurtit do të vazhdojë edhe me homazhe gjithandej vendit.

Por sot do të jetë edhe hera e parë që Kurti do të bëjë homazhe tek varri i ish-presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Deri më sot Kurti asnjëherë nuk ka bërë homazhe tek varri i Rugovës, por në  bazë të paralajmërimeve të agjendës qeveritare, Kurti do të jetë tek varrezat e Velanisë sot në ora 10:30./BS

Artan Hoxha publikon foton e Edi Ramës, me të akuzuarin për vrasje Ardian Çapja, Edi rama takohet me mafiozin në hotelin e mafiozit

Gazetari Artan Hoxha tha se operacioni Forca e Ligjit është e vështirë të besohet. Ai publikoi në emisionin Opinion një foto të kryeministrit Edi Rama me personin që është përmendur në listën e OFL-së, Ardian Çapja. 

Hoxha tha se ky person është përfolur se ka mbështetu Partinë Demokratike, ndërsa nga ana tjetër ai ka një foto me kryeministrin në periudhë fushate. Nga ana tjetër shtoi Hoxha, kryeministri ka denoncuar lirimin e nipit të Ardian Çapes, Florenc Çapja me vendim gjykate dhe OFL i ka kërkuar atij të deklarojë pasurinë.

“Jemi para fushatës së zgjedhjeve, personi është i listuar në listën që ka publikuar OFL. Ky këtu është Ardian Çapja, ky është kryeministri. Në ndryshimet e ligjit, pika 14 thotë se çdo gjyqtar apo prokuror që shoqërohet me persona nën hetim do të penalizohet.

Zakonisht Edi Rama akuzohet se ka lidhje me Çelat, dhe që i ka favorizuar. Çapjat janë akuzuar se kanë marrëdhënie me PD. Kur kryeministri Rama prezantonte KÇK, tha se gjyqtarë të caktuar nxjerrin nga burgu kriminelë. Ngjarja që ai iu referua ishte nxjerrja e nipit të Çapes nga paraburgimi me vendim të gjyqtarit Kullolli.

Në kohën kur kemi në burg një të penduar që ka patur lidhje me vrasjen që ai akuzohet, gjyqtari vete e liron këtë person. Sapo del lista ky person i është lexuar emri dhe është thënë që në bashkëpunim ka marrë pjesë në një sërë vrasjesh. Një foto tjetër të këtij personi e ke vetëm kur i kanë bërë atentat ose kur e kanë arrestuar. Tani si ta besoj unë këtë?”, tha Hoxha.

Në gjithë Elbasanin tha Artan Hoxha, dihet se çfarë është hoteli i Çapes, unë nuk shkel në atë hotel, si lejohet të shkelë aty kryeministri i vendit!
/opinion.al/

Summary of Insults Used by Albanian Prime Minister Edi Rama against Journalists and Media Nga Alice Elizabeth Taylor

Summary of Insults Used by Albanian Prime Minister Edi Rama against Journalists and Media

As Albania waits to find out whether the European Union will agree to open accession talks in May 2020, media freedom continues to decline. Two controversial “anti-defamation” laws were passed by Parliament in December that could post a chilling threat to media freedom, freedom of speech, and freedom of expression in the Western Balkan country.While they are on the backburner now, due in part to pressure from international press freedom organisations, the European Union, Council of Europe, OSCE and Members of European Parliament, the situation on the ground is still tough for Albanian journalists and media workers.As highlighted in a number of reports, including one compiled after a delegation of international media freedom organisations visited in June 2019, one of the biggest issues facing Albanian media is attacks from politicians.Prime Minister Edi Rama, in particular, has been repeatedly called out for his aggressive, threatening, and abusive language used against the media. Despite calls to change his rhetoric from local and international watchdogs, he continues unabated.

Here are some of the insults that Prime Minister of Albania Edi Rama has used against the press since November 2017 [click on each insult for sources].

  1. Trashcans
  2. Defenders of crime
  3. Hypocrites
  4. Parasites
  5. Anti-government
  6. Liars
  7. Lazy
  8. Enemies
  9. Irresponsible
  10. [He said they] spout accusations
  11. [Journalists are the] cause of the country’s problems
  12. [Journalists]  ask meaningless questions
  13. [journalists] should be ashamed
  14. Idiotic
  15. Ignorant
  16. Nonsensical
  17. Disgusting
  18. Gossipers
  19. Inappropriate
  20. Drunks
  21. Empty-headed
  22. They have a lack of English
  23. “I understand your poor work because you have a son”- Rama to female journalist Ilva Tare
  24. “I am here to satisfy all of your needs”- Rama to female journalist Eni Vasili
  25. Prostitutes of information
  26. Unprepared
  27. Raving
  28. Writers of fake news and here
  29. Obscuring the truth
  30. Like a tumour
  31. Meeting journalists will upset your digestive system
  32. Poison
  33. Human rights abusers
  34. Illiterate
  35. Unethical
  36. Dogs

Albania currently ranks at number 82 in the Reporters Without Borders World Press Freedom Index, but it is expected to drop yet again due to a particularly bad year for journalists in the country.

Mësuesi turk i dorëzuar nga Kosova shërbimit inteligjent të Turqisë, dënohet me 8 vjet burg i akuzuar si Gylenist

Voal.ch – Hasan Hüseyin Günakan, një nga gjashtë shtetasit turq që u dërguan në Turqi nga Kosova në një operacion inteligjence në vitin 2018, është dënuar me 8 vjet, 9 muaj burg nga një gjykatë në Stamboll, raportoi agjensia e lajmeve Anadolu.

Günakan iu dha dënimi me burg për “anëtarësim në një grup terrorist”.

Në deklaratën e tij të fundit Günakan thuhet se kundërshtoi akuzat nga gjykata dhe mohoi çdo përfshirje në çdo veprim të dhunshëm dhe anëtarësim në çdo organizatë terroriste.

Në maj të vitit 2018 gjashtë shtetas turq u arrestuan në Kosovë dhe u dërguan në Turqi për lidhje me shkollat ​​e financuara nga grupi me bazë besimi Gülen, të cilin Ankaraja akuzon për orkestrimin e grushtit të shtetit të dështuar në vitin 2016. Grupi mohon çdo lidhje me puçin.

Operatorët e inteligjencës të dy vendeve, Turqi, Kosovë dhe Ambasada Turke në Prishtinë thuhet se ishin të përfshirë në operacion, i cili shkaktoi reagime nga Bashkimi Evropian. (Turkish Minute)/voal.ch