VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Denoncimi i Roland Luçi: Hetuesi Kraja më dërgoi vëllain në Spaç për tentativë arratisje!

By | December 20, 2019
2 Comments
  • author avatar
    Petja 6 months ago Reply

    Jeni aq debila sa edhe arithmetiken e thjesht nuk dini.
    Kraja eshte 47 vjeç(sipas asaj qe shkruhet Po ne faqet e Elides) keshtuqe ne vitin 1990 ka qene 18 vjeç dhe ne 91 19 vjeç pra I bie qe sapo ka mbaruar te mesmen dhe kursesi s’mund te kete qene hetues.
    Kji eshte shpif-shpif se diçka do te ngelet.

  • author avatar
    Anonymous 6 months ago Reply

    Kraja duhet te jete 57 vjec.Ka kryer detyren sipas ligjit.Rrjedh nga nje familje shume e mire ,qe nuk kane trazuar ne Shkoder as nje mize edhe pse ishin te verbuar nga “pastertia” e komunizmzmes si mijera te tjere.

Komentet

Gazetari i VOA-s: Policia qëlloi drejt medias gjatë protestave në Uashington

Uashington – Më shumë se 200 gazetarë kanë raportuar se janë sulmuar, plagosur apo ndaluar ose u janë shkatërruar pajisjet gjatë mbulimit të protestave mbarëkombëtare për vdekjen e George Floyd, ndërsa ishte ndaluar nga policia në Mineapolis.

Mes turmave, zjarreve dhe plaçkitjeve, gazetarët janë bërë vetë lajm kur janë përballur me policinë apo protestuesit, ndërsa kanë bërë punën e tyre për të informuar publikun.

Jason Patinkin, një gazetar i Zërit të Amerikës, ishte një nga që u gjend mes “zjarrit”.

Patinkin tha se ndërsa ai po largohej nga protesta rreth Sheshit Lafayette dhe Shtëpisë së Bardhë rreth orës 11 të mbrëmjes, ditën e dielë, policia qëlloi ndaj tij dhe një ekipi tjetër lajmesh që ishin aty.

Patinkin tha se ndërsa po largohej nga zona, u dëgjua një zhurmë e fortë dhe ajo që dukej të ishte një “granatë zhurmuese”, u lëshua dhe përfundoi pranë këmbëve të ekipit të lajmeve.

Ai tha se e ktheu kamerën përsëri dhe më pas pa se si një oficer ngriti një armë dhe qëlloi në drejtim të tij. Patinkin tha se ai “nuk mendoj fare se do të më gjuante mua”. Në pamjet e incidentit, një gezhojë duket se bie në tokë.

Gazetari tha se ai atëherë ndjeu diçka që goditi jelekun mbrojtës që kishte veshur, pranë shpatullës së majtë.

Patinkin tha se mjeti i identifikimit të gazetarit dukej, megjithëse ishte natë. Të paktën një person në videon e tij dëgjohet duke bërtitur, “Media”.

“Unë jam media, është e qartë që unë jam media”, tha Patinkin, një gazetar me përvojë që ka mbuluar konflikte dhe trazira jashtë shtetit, përfshirë në Kartoum të Sudanit. “Nuk e prisja këtë me të vërtetë.”

Videoja e tij tregon një rresht prej më shumë se njëzetë oficerësh në një kryqëzim, në kryeqytetin amerikan. Protestuesit ishin gjithashtu në zonë, tha ai.

“Unë isha me fat në dy anë,” tha Patinkin, duke përmendur se objekti që e goditi atë ishte hedhur larg tij nga e majta.

“Nëse do të ishte hedhur në të djathtë, mund të më kishte goditur në sy, të më godiste në fytyrë,” tha ai, duke përmendur se disa njerëz janë verbuar nga këto lloj armësh. Nuk ishte e mundur për të identifikuar se cilës polici i përkisnin oficerët.

Gazetarët në të gjithë Shtetet e Bashkuara kanë shpërndarë ngjarjedhe imazhe të ngjashme, duke përfshirë dëmtimet nga plumbat e gomës.

Në Long Beach të Kalifornisë, reporteri i radios KPCC, Adolfo Guzman-Lopez u godit në fyt me një plumb gome. Në një konferencë shtypi të hënën, kryetari i Bashkisë së qytetit kërkoi falje dhe shefi i policisë tha që ai do të hetojë.

Gazetarja e pavarur Linda Tirado i tha Udhëheqësit të Lirisë së Shtypit të Shteteve të Bashkuara, një grup që dokumenton shkelje të lirisë së shtypit në Shtetet e Bashkuara, se ajo kërkonte trajtim spitalor pasi u godit nga një gëzhojë në anë të kokës, ndërsa mbulonte protestat në Mineapolis. Tirado më vonë ka postuar në Twtter se humbi shikimin në njërin sy, përkohësisht.

Zyra e informacionit në Mineapolis i tha Zërit të Amerikës më herët këtë javë se disa agjenci të zbatimit të ligjit po ndihmonin në protesta dhe se kontaktet me policinë e qytetit ishin nën rishikim.

Ndjekësi i Lirisë së Shtypit po heton më shumë se 200 incidente që përfshijnë gazetarë, duke përfshirë 40 të cilët u arrestuan ose u ndaluan dhe më shumë se 150 sulme. Shumica e këtyre të fundit përfshinin policinë që sulmonte me gaz lotsjellës dhe plumba gome ose duke përdorur spraj piperi.

“Jemi të tmerruar nga përdorimi i vazhdueshëm i veprimeve të ashpra dhe nganjëherë të dhunshme të policisë kundër gazetarëve që bëjnë punët e tyre. Këto janë shkelje të drejtpërdrejta të lirisë së shtypit, një vlerë themelore kushtetuese e Shteteve të Bashkuara,” tha drejtori i Programit të CPJ, Carlos Martinez de la Serna në një deklaratë të hënën.

Patinkin tha se ai kishte qenë në situata të tensionuara ose kërcënuese më parë. Ai u arrestua për pak kohë ndërsa mbulonte protestat paqësore në Tanzani, ose kur grupe të armatosura rrethuan një hotel ku ai dhe media të tjera po qëndornin në Kartoum.

“Por unë kurrë nuk jam qëlluar”, tha ai.

Sulmet ndaj mediave, tha ai, janë “jashtëzakonisht të dëmshme” sepse ato ndërhyjnë në punën e ofrimit të informacionit kur publikut i duhet më shumë. “Unë nuk e di se çfarë ndodhi me ata protestues atje, sepse unë u qëllova, kështu që unë u largova,” tha ai./ZiA

Ambasadori italian Paolo Foresti Komisionit të Venecias: Teatri Kombëtar u rrënua në 4:30 gjatë natës sikur njerëzit pa skrupuj veprojnë kur kryejnë krimet e tyre

Ambasadori italian për shumë vite në Shqipëri Paolo Foresti, mik i njohur i shqiptarëve i drejtohet Komisionit të Venecias për situatën e rëndë në Shqipëri. Voal.ch po e përcjell letrën e plotë si më poshtë në shqip dhe italisht:

 

“Zonja dhe zoterinj,

po ju shkruaj gjithashtu në emër të shumë qytetarëve që e ndjekin dhe e duan Shqipërinë, shumë prej tyre me origjinë shqiptare, të cilët muajt e fundit janë bashkuar në shoqata dhe grupe të mbledhura për të mbrojtur Teatrin Kombëtar të Tiranës.

Siç dihet, teatri u rrënua nga buldozerët në orën 4.30 gjatë natës, sikur njerëzit pa skrupuj zakonisht veprojnë kur kryejnë krimet e tyre, ndërsa disa intelektualë që ishin akoma brenda u përpoqën të kundërshtonin dhunën, madje duke rrezikuar edhe sigurinë e tyre personale. Një pjesë e historisë, kulturës dhe artit është shkatërruar duke ua mohuar qytetarëve rrënjët e tyre siç kishte ndodhur tashmë me simbolet e tjera të së kaluarës në Tiranë. Në fund të viteve ’30 të shekullit të shkuar, teatri dhe Tirana e re moderne ishin projektuar dhe ndërtuar me respektin më të madh për Tiranën e vjetër ballkanike.  Tani një spekulim tjetër ndërtimor i dënueshëm ka çuar në zhdukjen e një cope tjetër të qendrës kryesore të kryeqytetit, i cili ishte kursyer deri edhe nga vetë diktatori Enver Hoxha. Mendoni nëse në Romë do të shkatërrohej “il Foro Italico” me stadiumin prej mermeri për t’i lënë vendin një qendre moderne tregtare!

Kjo ngjarje e rëndë është pjesë e një situate të përgjithshme jashtëzakonisht shqetësuese: një parlament jo i plotë; administratat lokale në duart e një force të vetme politike; një gjykatë kushtetuese që për një kohë të gjatë është jo e plotë dhe joaktive; një shtyp i nënshtruar përpara çdo lloj shtrëngimi; një konflikt institucional që nuk premton asgjë të mirë. Tani nuk ka dialog midis palëve të ndryshme të vendit me një menaxhim shumë shqetësues të pushtetit, kjo e gjitha në një kohë kur Shqipëria do të duhet të afrohej me strukturat e saj politike dhe juridike, edhe si një organizimin administrativ i Bashkimit Evropian.

Kam jetuar në Shqipëri në vitet e vështira të periudhës së parë të postdiktaturës deri në kthesën dramatike të viteve 1996-1997 kur kontribuam në mënyrë thelbësore për të ndaluar luftën e rrezikshme civile që po merrte formë. Sigurisht që Shqipëria sot fatmirësisht nuk është më ajo e asaj kohe, por është e papranueshme që pas më shumë se 20 vitesh ne jemi dëshmitarë të përsëritjes së situatave të rënda siç është ajo aktuale, në vend që të ecet dhe përparohet drejt integrimit në Evropë. Është detyrë, unë do të thoja është një detyrim i institucioneve evropiane dhe vendeve anëtare individualisht, veçanërisht atyre tradicionalisht më afër, që të angazhohen seriozisht me shqiptarë të të gjitha tendencave për të krijuar shpejt kushtet për aderimin përfundimtar të këtij vendi të vogël, por të rëndësishëm në Evropë.

Ballkani është një pjesë thelbësore e kontinentit tonë, sikur ka treguar historia e dy shekujve dhe nuk mund të vazhdojë të jetë një arsye për destabilizimin politik dhe më gjerë.

Faleminderit në emër të shumë bashkëqytetarëve shqetësimet e të cilëve unë po i përcjell.

Punë të mbarë,

Paolo Foresti

Komisionit të Venecias”

 

—————-

 

4 giugno 2020

Gentili Signori,

vi scrivo anche in nome di tanti cittadini che seguono ed amano l’Albania, molti dei quali di origine albanese, che hanno aderito in questi ultimi mesi ad associazioni e gruppi riunitisi per la difesa del Teatro Nazionale di Tirana. Come noto il teatro è stato abbattuto dalle ruspe alle 4,30 di notte, come fanno usualmente i lestofanti quando commettono i loro crimini, mentre alcuni intellettuali ancora all’interno cercavano di opporsi alla violenza rischiando persino la loro incolumità personale. Un pezzo di storia, cultura ed arte è stato distrutto negando a tanti cittadini le proprie radici così come era già avvenuto per altri simboli del passato a Tirana. Alla fine degli anni Trenta del secolo scorso il teatro e la nuova Tirana modernista erano state progettate e realizzate nel più assoluto rispetto della vecchia Tirana balcanica. Ora un’altra biasimevole speculazione edilizia ha determinato la scomparsa di un altro pezzo del centro direzionale della capitale che in gran parte era stato risparmiato persino dal dittatore Enver Hoxha. Pensate se a Roma venisse distrutto il foro italico con il suo stadio dei marmi per far posto ad un moderno Centro commerciale!

Questo grave episodio si inserisce in una situazione generale estremamente preoccupante: un parlamento incompleto; amministrazioni locali in mano ad una sola forza politica; una corte costituzionale da ormai troppo tempo incompleta e inattiva; una stampa sottoposta ad ogni genere di coercizioni; un conflitto istituzionale che non lascia ben presagire. Ormai manca qualsiasi dialogo tra le varie componenti del Paese con una gestione del potere molto preoccupante nel momento in cui l’Albania dovrebbe invece avvicinarsi nelle sue strutture politiche e giuridiche nonché nell’organizzazione amministrativa all’Unione Europea.

Ho vissuto i periodi difficili del primo periodo post dittatura fino alla drammatica svolta del 1996-1997 quando contribuimmo sostanzialmente ad arrestare la pericolosa guerra civile che stava prendendo corpo.

Certo oggi l’Albania fortunatamente non è più quella di allora, ma è inaccettabile che dopo più di 20 anni si assista al riprodursi di situazioni gravi come l’attuale invece di camminare verso la progressiva integrazione all’Europa. E’ compito, direi obbligo, delle istituzioni europee e dei singoli paesi membri, soprattutto quelli tradizionalmente più vicini, impegnarsi seriamente insieme agli albanesi di tutte le tendenze a creare rapidamente le condizioni per la definitiva adesione di questo piccolo ma importante Paese all’Europa. I Balcani sono una parte essenziale del nostro Continente, come dimostra significativamente la storia degli ultimi due secoli, e non possono continuare a costituire motivo di destabilizzazione politica e non soltanto.

Grazie a nome dei tanti concittadini di cui interpreto le preoccupazioni.
Buon lavoro,

Paolo Foresti

Alla Commissione di Venezia

(Tekstin e përktheu Elida Buçpapaj)

Ky që po të shtrëngon duart është armiku i dy reformave Nga Adriatik Riza Dosti

Finally !

Me ne fund…por me mire vone se kurre…

Pikerisht ky qe po te shterngon ty duart ”kaq perzemersisht” eshte armiku kryesor i te dyja Reformave te mbeshtetura e te financuara nga Amerika znjsh. Ambasadore Kim !

Eshte pikerisht po ky e i njejti qe zgjedhjen e Trump si President i Amerikes e pat quajtur publikisht si katastrofe amerikane e boterore …te kujtohet besoj apo jo?

Me se fundi e pas nje kohe te gjate pritje ka ardhur i qarte, i sakte, publik e i prere e with out translations [alla shqiptarce] mesazhi i shumepritur prej Shqiperise e shqiptareve te vertete, te ndershem demokrate e patriote …

Me se fundi teksa e humbi vertet durimin e ster -gjate tek sharlatanizmi e pa pergjegjshmeria e klases politike shqiptare per vite me radhe…Amerika duket se ka vendosur shume seriozisht tu tregoje Vijen e Kuqe te gjitheve e sigurisht vecmas pushtet mbajtesve te dhunshem e te korruptuar koke e kembe te Rames e bandes se tij antishqiptare…pasuesve fanatike te diktatures se djeshme…

Qofte seriozisht e vertete plotesisht dhe nje ogur i mire per te nesermen e Shqiperise e te shqiptareve…ndaj dhe lus Zotin qe Shqiperia e shqiptaret te mos pesojne zhgenjimin e radhes ….si deri me sot !

Amerika ka folur sot sic di vetem ajo te flase …sic flet nje vend Kampion i Lirise e i Demokracise….shpresa e gjithe botes dhe e njerezimit tek drejtesia, tek Vota e tek Fjala e lire…

Permes Ambasadores se saj ne Tirane znjsh. Youri Kim …Amerika i ka percjelle sot nje mesazh teper te forte e te qarte politikes se mbrapshte antishqiptare te Tiranes dhe politikaneve te saj sherrxhinj, te korruptuar , grindavece e te perlyer deri ne fyt me korrupsion politik, ekonomik, moral ,kriminal etj etj…

….Mesazhi im eshte shume i qarte. Amerika do te njejten gje qe do populli shqiptar . Ne duam nje Shqiperi te forte demokratike dhe aleate te SHBA e pjese te familjes europiane dhe ju nuk mund ta realizoni dot kete pa cuar deri ne fund Reformat…ne Drejtesi dhe ate Zgjedhore. Te dyja nuk jane te lehta ndaj eshte koha tu themi te gjitheve s’ka me lojera dhe mjaft luajtet me to. Udheheqesit tuaj duhet te realizojne e te cojne deri ne fund Reformat ne fjale sikurse i kane premtuar popullit te tyre, sikurse Amerika e populli shqiptar presin.
Askush nuk guxon dot te ndale tashme perfundimin e Reformes ne Drejtesi dhe asaj Zgjedhore ne te mire te popullit shqiptar…reforma per te cilat ne kemi investuar e jemi perkushtuar mjaft ne sherbim te Lirise e te Demokracise se vertete ne kete vend …deklaroi sot Ambasadorja Kim…e cila nje dite me pare pat kercenuar haptazi qorrsokakun politik shqiptar se cdo lloj Mareveshje e fshehte per ti vrare keto reforma eshte e pa pranushme per ne dhe do te kete pasoja te pa parashikueshme per autoret e saj….

Dy kembet ne nje kepuce …e tashme nuk besoj se koke pa ndrequrit e politikes aventuriere, sharlatane e antikombetare shqiptare do te guxojne ta luajne dot bythen djathtas e majtas…e as te vazhdojne me lojerat e prapaskenat e tyre neveritese politike ne kurriz te Shqiperise e te shqiptareve si deri me sot…

I jane dashur disa muaj znjsh. Kim qe ti njohe mire Nastradinet palaco te politikes shqiptare qe kane vite qe e degjenerojne kete vend e kete popull ndaj dhe ne momentin e duhur u dha pergjigjen e duhur…pasi duket se sinjali perfundimisht erdhi teper i qarte nga Washingtoni… SOS !

Dhe shpresoj se tepermi qe kete radhe permes gojes se Ambasadores Kim te kete folur Amerika e vertete ajo qe egziston prej dekadash ne zemren, mendjen e shpirtin e shqiptareve…shpresa e tyre e vetme tek Liria, Drejtesia e Demokracia e jo Amerika e deformuar e Boltoneve, Palmereve e Grenelleve !

A e pate o shqiptare se kujt i dogji te parit deklarata e ashper e Ambasadores Kim ?

I pari qe reagoj e qe gati nuk mbushej dot me fryme ishte pikerisht Presidenti Meta teksa nxitoi e tha…se Ambasadorja amerikane nuk e kishte me mua …[???]…

Ok z. Meta…po ty pse te dogji kaq shume…se populli thote qe…koka i kerruhet atij qe ka Mizen nen kesule…

Pas tij me vrap nxitoi te percjelle ”statusin” e tij te radhes ne fb kryeministri frikacak e fejsbukist i shqiptareve …Rama…i cili si gjithmone ”sqaroi” se i perkrah keto reforma dhe se eshte gati per cuarjen deri ne fund te tyre…

Kercen Prifti nga belaja thote populli z.Rama…po ta mbajti dil e thuaj dhe vazhdo e bej te kunderten si deri me sot…sidomos pas ketij 17 Maji te zi te 2020 ku Uragani shqiptar e nderkombetar i urrejtjes ndaj teje eshte i tille qe as ti vete nuk e beson dot se i ke oret e jo me ditet e numeruara…

Por nejse per te qene edhe me e qarte dhe me e suksesshme ne punen tuaj fisnike znjsh. Ambasadore Kim…

A e di se kush pikerisht me emer e mbiemer nuk e do se pari Reformen ne Drejtesi?

E gjithe klasa politike shqiptare ne pushtet e pas 90…e perlyer koke e kembe ne dhjetera e dhjetera skandale, krime, afera korruptive, tendera, koncensione, biznese te pista e PPP-ra pa fund qe e kane vjedhur, grabitur, varferuar e gjakosur ate vend e ate popull si kurre me pare ne historine e tij 108 vjecare te pakten si shtet me vehte e i pavarur…

Dhe i pari ne liste eshte pikerisht ai me te cilin ti je ne kete fotografi ilustruese te shkrimit tim …kryeministri arrogant, bandit e tradhetar i Shqiperise e i shqiptareve pikerisht ai qe krimin e tij te radhes e regjistroi vetem 5 dite me pare ne mes te Tiranes kur ne erresiren e nates ci cub , si monster e si kriminel i lindur rrafshoi Teatrin Kombetar te Shqiperise e te shqiptareve e desh i vrau njerezit te gjalle brenda tij e me pas i dhunoi kafsherisht permes policise se tij diktatoriale …duke i rrahur shtazerisht e duke i terhequr zvarre …

Pas tij Reformen ne Drejtesi nuk e duan as kriminelet qe dje dogjen Redaksi gazetash, rrahen barbarisht gazetare, qytetare te pa fajshem protestues …nuk e do Mehdiu i Gerdecit…nuk e do Gjinushi e Nanua , Imami , Ceka, e co . qe organizuan rrebelimin komunisto serbo-sllavo-grek ne Jug te vendit.. ne 1997….nuk e duan ata qe mbajten ne kembe Piramidat financiare qe zune perfund shqiptaret e varfer e te pa fajshem…nuk e duan ata qe hartuan e zbatuan Ligjin 7501 te kthimit te pronave…nuk e duan ata qe vrane 4 protestues te pa fajshem me 21 janar per te ardhur ne pushtet me gjak…nuk e do Kryetari i sotem i Parlamentit shqiptar Ruci qe deklaron se pushtetin e dorezojme vetem me gjak…

Reformen ne Drejtesi nuk e do banditi T.Balla i perzjere deri ne fyt me boten e krimit…nuk e do S.Tahiri arkitekti zbatues i plantacioneve te droges ne gjithe vendin dhe reformatori i nje policie te dhuneshme e sekrete per te mbajtur ne pushtet krye banditin Rama…nuk e do as F.Xhafa i djeshem e i sotem Luleshpuresi buzagas i Diktatorit ne Tribunen e 1 Majeve te tij fallso…

Reformen ne drejtesi nuk e do as Elisa qe me nje dore ju vodhi shqiptareve ne Doganen e tyre 5 milion euro e sot i jane bere 100 fish me shume se vazhdon te jete e te kete pushtet pa kufi…per vete e per tarafin e saj neverites…

Reformen ne Drejtesi nuk e do as Monika e vilave, bizneseve , pasurive pa fund…shkollimeve extra te shtrenjta te femijeve te saj ne Londer….12 banjove e Palmave te ardhura nga Karaibet
e te sjella me helikopter e te mbjella reth viles se saj ne Gjirin e Lalzit…sikurse kesaj reforme i trembet sa me s’ka edhe Burri i saj sot President e i akuzuar sistematikisht per vjedhjen e Floririt te shqiptareve…

Reformen ne Drejtesi nuk e do krimineli i 2 prillit Ruci qe ende vazhdon te jete kryetar parlamenti e qe sapo emeroi si keshilltar personal te tij antishqiptarin e korruptuar rende e ish zyrtarin e larte te BE…Fleckenshtejn…ndaj bej shume kujdes znjsh. Ambasadore e SHBA… se duan te te vene shkopinj e gure nen rrota ok.,…

Nuk e do kete Reforme as Kryebashkiaku i Tiranes i perlyer koke e kembe me grabitje, vjedhje, rrembime e tjetersime pronash qytetareve te Tiranes e vene ne sherbim te vetes, te eproreve e oligarkeve reth tij e tyre …se fundi edhe egzekutor i krimit makaber te 17 majit …tek ju grabiti shqiptareve Pasurine tyre te rralle Art-kulturore …Teatrin Kombetar …

Nuk e duan kete Reforme as S.Braho qe deri dje denonte deri edhe me vdekje adoleshente 15 vjecare shqiptare per ”tradheti te larte” ndaj Atdheut …e sot kercenon po me vdekje ish drejtorin e Insitutit te hulumtimeve e krimeve te komunizmit…z.Tufa…

Kete Reforme nuk e duan as Berisha e disa prej mekatareve reth tij … se edhe ata nuk jane pa gje jooo kush me shume e kush me pak …”Gishtin ne Mjalte” e kane ngjyer te gjithe…

Nuk e do as S.Lleshi qe po i helmon shqiptaret me gaz helmues serb…e po i rreh barbarisht e po i terheq zvarre ne mes te Tiranes… e plot e plot te tjere… si ai me dhe pa uniforme qe duhen shpene ne bangon e drejtesise e para ligjit

Sikurse Reformen ne drejtesi po e pengojne enkas e jo pa qellime te caktuara qartesisht te pasterta politike edhe zoterinjte e sapo zgjedhur ne krye te drejtesise e prokurorise shqiptare te Spakut tuaj etj [ fatkeqesisht edhe me aprovimin e miratimin tuaj ] …apo edhe ata qe deri dje ishin ne krye te organeve te mesiperme si A.Llalla, Dvorani, A.Marku., e sot Ministrja Gjoni,…Cela, Kraja, Ibrahimi etj etj…ndaj bej kujdes me kete amalgame jo fort te paster shoqja Ambasadore…se fatkeqesisht ne shqiptaret ne pergjithesi blihemi , shitemi e tradhetojme fare kollaj…jemi bukeshkale ne jo pak raste sikurse edhe mosmirenjohes, te pa bese e thike ngules pas shpine…ta them kete per shqiptaret e llojit te mesiperm per nje pjese te te cileve kam pershtypjen se keni disi besim te tepruar…

E gjetsh nga mos e pandefsh themi ne ketej nga anet tona z.Ambasadore …ndaj ben mire ta fusesh veth ne vesh kete keshille teper dashamirese e te sinqerte timen ok..

Tek ata mos -dashesit e kesaj reforme hyjne edhe hajdutet me Cizme e me poste deri dje qe sot Rama i ka rithirur ne skene serisht … te tillet si Arben Ahmetaj, Beqja, Balluku e deri tek Olta, Manastirlliu …Margariti, Besa…Etilda …Vasilika…Ermonela etj …etj …jane nje lukuni e tere Cakejsh e Ujqerish qe vetem Drejtesi nuk duan kurre se e dijne fort mire sec kane bere e sec i pret ne nje shtet te Ligjit te barabarte per te gjithe e te se drejtes !

Mos funksionimin i institucioneve te shtetit e vecmas atyre te drejtesise ne shumice kerkoja se pari atij qe po te shterngon aq fort duart ty ne kete foto znjsh. Kim e qe aty pastaj nis vete c’tjerrja e lemshit te ngaterruar te politikes se mbrapshte e monster shqiptare… sepse kete vend e kete shtet e la qellimisht cyryk e pa institucione te drejtesise e te ligjit pikerisht ai Edi Rama qe te bente kete rrumpallhane qe beri ne Shqiperi qe nga 2013 e deri me sot…e ta kapte e grabiste shtetit te terin komplet e ne cdo hallke te tij sikurse edhe e grabiti !

Ndersa Reformen Zgjedhore nuk e duan pikerisht te gjithe ata aktore te piset te politikes shqiptare te pas 90 znjsh. Kim absolutisht pothuajse te gjithe pa perjashtim…qe nga Rama i sotem ne krye te qeverise …tek Meta ne krye te shtetit tek Basha ne krye te Opozites e deri tek Saliu Dixhital e me radhe Monika…Valdrinet, Gjushet, Shukrite, Roshet, Bushet, Sejdinet, etj etj…sepse te gjithe ka kohe qe i ka kapluar semundja e te qenit ne Pushtet e me pas abuzimi skandaloz me te mirat qe prodhon ai…sic ka ndodhur realisht ne ate vend prej 1991 e deri me sot…

Per te vazhduar me vjedhesit, tjetersuesit, shitesit e bleresit e Votave te shqiptareve me euro, thes mielli e kercenime te fortesh …ku ne krye kete radhe qendrojne vec vete Rames edhe Gjiknuri e Ulsiu qe sot paradoksalisht kryesojne tryezat parlamentare te Reformes Zgjedhore e te Ligjeve…[???]…

Nuk e duan kete reforme as Idrizi qe njehere gdhihet grek e njehere shqiptar…as Dule vorio-epirioti qe i merr urdherat nga Janullatosi e nga Athina per ti vene zjarrin Shqiperise… nuk e duan as Mehdiu e pseudo opozitaret e llojit te tij…… as kryebashkiaket e korruptuar koke e kembe ne cdo Bashki te Shqiperise…as konia qe s’pushon se lehuri gam- gam Bracja…nuk e do Monika qe ka nisur gjoja ”mosbindjen civile”neper rruget e asfaltet e Shqiperise.,..nuk e do sigurisht as Tit Vasili gjithollog i saj…por nuk e duan as ata miqte e tu te afert nderkombetare me ne krye mbeshtetesin kryesor te qeverise se sotme te krimit ne ate vend italianin mafioz qe perfaqeson BE ne Shqiperi …Soreca e qe vazhdon me kokederresi te jete kunder shqiptareve e pro Rames se dale dursh e mendsh bashke…

Kete reforme nuk e do as rrugaci bastard Ambasador gabimisht i OSBE ne Tirane ai qe ju tregon banalisht shqiptareve Gishtin e Mesit nje fare antipatiku me mbiemrin Borchard…

Jane te gjithe te kapur e te perlyer deri ne fyt znjsh. Ambasadore e Amerikes shpreses se vetme te shqiptareve…

Sepse te dyja Reformat te siguroj qe nuk i do dhe i pengon sa e si te mundet edhe vete Media e sotme shqipfolese e shkruarese … e qelbur dhe e shitur, servile, e korruptuar dhe bythelepirese, pa dinjitet e pa moral me ne krye nje sharlatan te paguar si Blendi Fevziu e deri tek puthadorja e neveriteshme e pushtetit Eni Vasili…ndaj urgjentisht lipset nje Veting special ndaj tyre ku te siguroj se do vini kujen me ato c’ka do gjeni , do verifikoni e do mesoni…ndaj dhe ato jane sjelle kesisoj deri me sot me Shqiperine e shqiptaret…

Ne ate vend aty te gjithe keta te mesipermit e permendur ne shkrimin tim por edhe shume te afert e bashkepunetore te tyre ….shtetare e zyrtare te larte, deputete, ministra etj kane vjedhur e abuzuar rende me ate vend e ate popull madje edhe kane vrare e kane kryer krime te gjithe – farellojeshme derisa e katandisen ketu ku eshte sot ….dhe kurre e asnjeri prej tyre asnjehere nuk u ndeshkua nga drejtesia ….

Ndaj vini dore njehere e mire permes stilit te njohur te dores se hekurt te drejtesise amerikane znjsh.Ambasadore ne menyre qe atij populli ti rikthehet besimi tek drejtesia, tek Vota , tek jeta e tek dashuria e mos braktisja e Atdheut te tij !

Nese nje dite ai vend do te pastrohet nga keta zuzare e kodoshe qe te permenda me siper te cilet duhet ti shkojne drejtesise se s’ben ne menyre qe shqiptaret te mos zhgenjehen me rende si deri tani pas gabimit fatal qe bene qe ne 1991 kur nuk i lane duart njehere e mire me soj-llojin e tyre pasues te diktatures se djeshme gjakatare e kriminale …shpresa e besimi i vetem per ate vend e ate popull jeni pikerisht JU dhe vetem JU…Amerika …Tempulli i bekuar i Demokracise, Drejtesise e i Lirise…

Miku me i madh e besnik i Kombit e i popullit shqiptar fale te cilit ne sot kemi egzistencen tone kombetare …ne Shqiperi e ne Kosove !

Bejeni… ate vend sic eshte per te bere e per se mbari…sepse e meriton ai vend e ai popull me gjithe c’kane hequr per dekada me radhe e me gjithe c’ju kane pare syte te llahtarisur per vite e vite te tera…te lutemi me perulesi e mirenjohje te thelle te gjithe ne shqiptaret e ndershem patriote, antikomuniste e demokrate ne Shqiperi por edhe ne gjithe boten e kudo qe jetojme e frymojme… do tu jemi juve mirenjohes Perjetesisht … pikerisht NE kombi e populli me filoamerikan ne Bote !

Shqiperia e populli shqiptar do t’ju jene mirenjohes perjetesisht edhe nese i hiqni kete barre te rende nga kurrizi dhe do ti hapni driten jeshile per nje jete me te mire, me te lire e per nje shtet demokratik, te se drejtes e te barabarte per te gjithe ku Liria e Demokracia te jene kryefjala e Shqiperise se neserme dhe enderra e bere realitet e sa e sa brezave shqiptaresh te zhgenjyer rende deri me sot….te vrare e te zhdukur nga Diktatura por edhe te keqtrajtuar, te zhgenjyer e te abuzuar nga pseudo-demokracia .

Me shume respekt e koniderate por edhe me shprese e besim absolut tek ju e tek Amerika juaj znjsh. Ambasadore Youri Kim…

Qytetari e nenshtetasi Shqiptaro-amerikan me banim ne Shtetin e Michiganit …A.R.DOSTI…Maj 22 / 2020…

Ish marinisi & analist strategjik për 50 vjet në SHBA Muharrem Maralusha: I bëj thirrje Gjykatës Kushtetuese !

Muharrem Maralusha, ish marinsi Amerikan, me origjinë nga Kosova që ishte pjesë e grupit Komando për të shpëtuar Senatorin Mc Cain kur ishte i kapur rob në luftën e Vietmanit, i cili ka kontribuar si Analist strategjik për 50 vjet në institucionet e specializuara të SHBA i ka dërguar voal.ch një reagimin e tij të publikuar edhe në rrjetin social rreth situatës të rënduar në Kosovë:

“Hashimi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe deputetët që votuan kundër një qeverie që populli e pranoi me vota demokratike, ju bashkarisht me një koordinim të organizuar – do të jeni përgjegjës për çdo turbullim qpo gjakderdhje në qoftë se do të ndodhë në qoftë se vendimi ka me qenë në mbështetje të Hashim Thaqit dhe të puçistëve që u përmendën në fillim tek ky postim.

Kadri Veseli, unë ju gjej edhe juve fajtor që nuk u munduat me ja mbush mendjen deputetëve të PDK-së që të mos votojshin rrëzimin e qeverisë VV/LDK.

Në qoftë se ndodh një gja e tmerrëshme, asnjeni prej jush nk keni vend në Kosovë.

Unë kam punuar si analist strategjik për 50 vjet (në institucionet e specializuara të SHBA-ve – shpjegim i voal.ch) dhe unë asnjëherë nuk kam gabuar në analizat e mija.

Për punën time profesionale, unë jam shpërblyer me dhjetra dekorime ma të ndalta që ndonjë organizatë e lartë në nivelin Federal/Ushtarak (të SHBA – shpjegim i voal.ch) që nderohet një profesionit i atyre organizatave.

Në qoftë se Gjykata Kushtetuese do të marrë anën e Hashim Thaqit, kjo Gjykatë e ka kohë edhe disa ditë të ndryshojë mendiin dhe ta rrëzojë edhe një herë dëshirën e tradhëtarit të tij dhe të bashkëmendimtarëve të të njëjtit mendim.

Kurrë nuk është vonë me ndalue një tragjedi.

Kosova nuk ka njerëz me tepricë me humbë.” Këtu përfundon Muharrem Maralusha.

Flet arkitektja Lida Miraj,anëtare e Europa Nostra: Një protestë për mbrojtjen e qytetarisë, e memories, pmbrojtjen e kulturës të këtij vendi, ku ne kemi lindur e jemi rritur

“Teatri nuk është hequr nga lista e monumenteve as sot”- Flet anëtarja e ‘Europa Nostra’: Në 2013 Rama na mbështeti, por kur u bë Kryeministër…

ANILA DEDAJ/ Teatri Kombëtar u shemb nga qeveria Rama në një kohë që organizata prestigjioze “Europa Nostra” e kishte marrë në mbrojtje, pas përzgjedhjes si një nga “7 monumentet më të rrezikuar në Europë”.

Arkitektja Lida Miraj
Arkitektja Lida Miraj

Për të legjitimuar rrënimin e këtij objekti, së fundmi kemi dëgjuar tentativat e autorëve të rrënimit, për të zbehur rolin e kësaj organizate.

Kujtojmë këtu ironinë e Kryemnistrit Rama para shembjes së Teatrit: “Këtë vend nuk e qeveris as ‘Europa Nostra’ as ‘Amerika Vostra’, por shumica. Të njëjtën logjikë përsëriti edhe Erjon Veliaj kur tha se: “’Eurpa Nostra’ është OJF. Ata japin opinione, ne marrim vendime”.

 

Funksionin e kësaj organizate për Gazeten “Panorama” e qartëson arkitektja Lida Miraj, anëtare e Këshillit të Europas, prej vitit 2012.

 

teatri

 

“Është institucioni më autoritar i trashëgimisë kulturore, që mbron objektet me rëndësi në të gjithë Europën dhe në të operojnë personalitetet më të njohura të fushës në Europë”, thotë arkitektja, duke sjellë më pas në vëmendje një tjetër rast, ku kjo organizatë ka pasur mosakordancë me qeverinë shqiptare.

Ishte viti 2013 dhe në pushtet ishte Partia Demokratike, me Kryeministër Sali Berishën, kur për realizimin e projektit që “Europa Nostra” kishte bërë për Amfiteatrin E Durrësit, Ministria e Kulturës, asokohe, hapi probleme. Mirëpo, ndonëse kësaj here Kryeministri Rama nuk e pa me rëndësi fjalën dhe argumentet e kësaj organizate, asokohe, pasi erdhi në pushtet, ndryshe nga qeveria Berisha, bëri të pamundurën për realizimin e tij. Arkitektja tregon më tej se si Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit aplikoi në këtë organizatë, mënyrën se si Teatri do restaurohej dhe nëse Rama e Veliaj i kthyen ndonjëherë përgjigje letrave zyrtare, që “Europa” u nisi për mosshembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Zonja Miraj, prej 23 vitesh jeni pjesë e “Europa Nostra-s”. Mund të na e shpjegoni më qartë rolin dhe peshën e kësaj organizate në trashëgiminë kulturore ndërkombëtare?

Gjatë kësaj kohe, kam dëgjuar, të jepen informacione nga më të ndryshmet për “Europa Nostra-n”. Mirëpo, duhet theksuar se kjo organizatë është institucioni më autoritar i trashëgimisë kulturore, që mbron objektet me rëndësi në të gjithë Europën. Në “Europa Nostra” bëjnë pjesë profesorët më të nderuar të Europës, të cilët kanë një nivel shumë të lartë profesional. Presidenti Ekzekutiv është profesor Hermann Parzinger, arkeolog. Ndërsa presidenti i nderit është Placido Domingo. Anëtarët e bordit, janë të gjithë figura të shquara të trashëgimisë kulturore të Europës. Unë bëj pjesë në këtë organizatë që prej vitit 1997, që kur u thirra për herë të parë për të bërë një prezantim për Butrintit. Dhe qysh në atë kohë, u impresionova nga përbërja e këtij institucioni. Jam në këshillin e “Europa Nostra-s”, prej vitit 2012.

 

Shembja e Teatrit-dhuna

 

Godina e Teatrit Kombëtar (tanimë e shembur) nuk është i vetmi objekt historik që “Europa Nostra” ka marrë në mbrojtje për sa i përket vendit tonë. A ka pasur ndonjë rast tjetër ku janë hasur mosmarrëveshje me qeverinë vendase?

“Europa Nostra” në 2013-ën shpalli një projekt për “7 objektet më të rrezikuar në Europë”, dhe ndërmjet shumë aplikimesh të bëra, një nga 7 objektet më të rrezikuara, u përzgjodh edhe Amfiteatri i Durrësit. Është i çuditshëm fakti, që në atë kohë, në pushtet ishte Partia Demokratike me Kryeministër Sali Berishën. Për ne puna u vështirësua, pasi u krijua një ngërç shumë i madh nga ana e Ministrisë së Kulturës, ku na thoshin: “Përse duhet të shpallet në rrezik, ne i kemi bërë shërbim monumenteve”. Diçka e tillë, nuk ishte aspak e vërtetë, pasi fatkeqësisht edhe në atë kohë monumentet drejtoheshin nga njerëz joprofesionistë. (Ka vite tanimë, që në Shqipëri, është zhdukur ideja e profesionistëve. Ka ikur ajo kohë, që në Institut të Monumenteve, punonin emra si Emin Riza me kontribute te shkëlqyera në fushën e trashëgimisë, Lazër Papajani, i jashtëzakonshëm në restaurimin e monumenteve antike, Valter Shtylla, Guri Pani, Latif Lazimi e shumë të tjerë.) Qëlloi, që në kohën kur do të vinte grupi i punës, me specialistë nga më të mirët e fushës, të përzgjedhur nga Këshilli Europës, ishin bërë zgjedhjet dhe u ndryshua qeveria. Kështu, iniciativa, asokohe, pati një mbështetje shumë të madhe nga Kryeministri që erdhi, Edi Rama. Madje, ai urdhëroi dhe ministren e Kulturës për zbatimin e këtij projekti. Natyrisht që u bënë disa takime me specialistë dhe arkitektë të shkëlqyer para se të formulohej projekti. Projekti ishte i shkëlqyer për të gjithë në të cilin përfshihej Amfiteatri, muret e kullat e periudhës bizantine, kullat Veneciane dhe muret Ottomane. Kështu, qeveria Rama, asokohe jo vetëm që mbështeti projektin, por edhe filloi fazën e parë të realizimit të tij, duke prishur disa banesa që ishin ndërtuar në Arenën e Amfiteatrit dhe dëmshpërbleu pronarët përkatës.

Po në rastin e Teatrit Kombëtar, si u bë aplikimi dhe përballë qeveritarëve tanë që e konsideruan të pavlerë godinën, çfarë pa kjo organizatë me vlerë në të, për ta marrë në mbrojtje?

Për rastin e Teatrit Kombëtar, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, nëpërmjet fondacionit “Gjirokastra”, aplikoi tek “Europa Nostra”, ku në muajin Mars, u përzgjodh si “një nga 7 monumentet më të rrezikuar në Europë”. Kjo përzgjedhje u bë, për vlerat e ndërtimit dhe funksionit të tij, në kohën kur u ndërtua dhe për dekadat që funksionoi. Ishte objekt 80-vjeçar, tipik i ndërtimeve të asaj periudhe dhe për më tepër, me një arkitekturë moderne për kohën, pavarësisht se sot shumë persona e trajtojnë si minimaliste. Kishte një strukturë të brendshme shumë interesante nga ana konstruktive, nga ana audioizolimit, termoizolimit etj.

Madje, ato që shpesh i quajnë pllaka me tallash, ishin pllaka termoizoluese të bëra qëllimisht, me teknologji shumë interesante. Para disa kohësh, kur flitej për prishjen, thuhej se Teatri ishte projektuar si godinë provizore, por ne gjetëm projektet origjinale të arkitektit Giulio Berte, ku duket qartazi, se ai objekt, që në fillim u projektua dhe u ndërtua për të qenë Teatër. Interesante është se edhe ndërhyrjet që iu bënë pas vitit 1945, janë të gjitha të dokumentuara. Për shembull, një nga dokumentimet e ndërhyrjeve është për disa punime hidraulike dhe elektrike, të cilat kanë firmën e arkitektit më të mirë të asaj kohe, që ishte Andon Lufi, mbesa e të cilit është sot ministre e Kulturës.

Si mund të bëhej restaurimi i godinës së Teatrit, përmes “Europa Nostra-s”?

“Europa Nostra” nuk bën restaurime. Do të shihej mundësia e aplikimit te partnerët e “Europa Nostra-s”. Organizata do të sillte specialistët e saj, që ta vlerësonin në bashkëpunim edhe me vendasit, për të bërë më pas edhe planin se si do të veprohej. Dua të nënvizoj këtu faktin, se të gjitha projektet e “Europa Nostra-s”, që u përzgjodhën te “7 monumentet më të rrezikuara në Europë”, bëhen gjithmonë në akord me qeveritë e vendeve përkatëse, në kushte bashkëpunimi. Për shembull, një nga monumentet që është shpallur në rrezik, është një Minierë Floriri në Rumani, të cilën qeveria Rumune donte ta shfrytëzonte, por pas përzgjedhjes hoqi dorë, duke e shpallur monument kulture të mbrojtur. Po ashtu, një tjetër objekt i periudhës së Realizmit Socialit në Bullgari e të tjera monumente në Itali, Spanjë, Angli, etj. Pas përzgjedhjes nga “Europa Nostra”, në këto monumente dërgohen specialistët më të mirë të organizatës, për të kontribuar profesionalisht për konservimin dhe restaurimin e këtyre monumenteve, që janë pjesë e memories së vendit ku gjenden. Edhe Teatri Kombëtar, ishte memoria e Tiranës, memoria e Shqipërisë dhe memorie e Europës.

“Europa Nostra” bëri disa letra për krerët e shtetit shqiptar, ku u kërkoi të hiqnin dorë nga shembja. Në dijeninë tuaj, a ka pasur ndonjë përgjigje prej ndonjërit, qoftë edhe për të argumentuar rrënimin e godinës?

Është e vërtetë, “Euopa Nostra” iu është drejtuar disa herë zyrtarisht me shkresa Kryeministrit, Presidentit dhe kryetarit të bashkisë. Asnjëri nga këta nuk i ka kthyer përgjigje, përveç faktit që presidenti ka qenë zyrtarisht në mbrojtje të Teatrit. Të tjerët nuk i kthyen asnjëherë ndonjë përgjigje këtyre letrave shumë të sakta dhe shumë profesionale, të ardhura nga kjo organizatë.

Ju treguat, se edhe përgjatë diktaturës, janë bërë ndërhyrje profesionale në Teatër si në rastin e arkitektit Lufi, pse pas kësaj u la të degradonte?

Mendoj se diçka e tillë është bërë qëllimisht. Natyrisht, që aty kishte nevojë të bëheshin konservime dhe restaurime, pasi ishte një godinë e vjetër dhe e pamirëmbajtur, por jo që të shembej. Studentëve të mi, u kujtoj gjithmonë, thënien e një prej mbrojtësve të trashëgimisë kulturore në Angli, William Morris. Ai ishte studiues, piktor, si dhe krijues i një shoqate të quajtur “Anti-skrap” dhe gjithmonë theksonte: “Ne nuk jemi pronarë të këtyre objekteve, ne i trashëgojmë nga paraardhësit tanë, për t’ua lënë brezave që do vijnë, në po atë gjendje identike, në të cilën i kemi gjetur”. Pra, ai ishte kundër ndërhyrjeve që çonin në tjetërsim, dhe ishte pa diskutim kundër shembjes. Në qendër të Londrës është Teatri “Globus” i ndërtuar që në kohën e Shekspirit. Ky objekt u dogj në shekullin XVII dhe u rindërtua. Askush sot në Londër nuk e çon ndër mend shembjen e tij, për shkak të ‘arkitekturës së vjetër’. Përkundrazi, ai mirëmbahet, ruhet në mënyrën më të mirë të mundshme. Në të jepen shfaqje, që është ëndërr të shkosh e t’i shohësh. Dhe në këtë formë, duhet të ishte bërë edhe Teatri ynë.

Pati shumë zëra me peshë, specialistë në fushën e arkitekturës, restaurimit, studiues etj., që e kundërshtuan shembjen… Profesor Emin Riza, madje ngriti zërin disa herë, duke propozuar që të shpallej Monument i Kategorisë së Dytë…, por u shpërfillën. Si e shikoni këtë?

Ajo godinë e ka ende statusit e Monumentit të Kategorisë së Dytë, pasi ligjërisht ende nuk është hequr nga lista. Edhe në këtë pikë luhet shumë nga institucionet që paguhen për mbrojtjen e monumenteve. Objekti i Teatrit Kombëtar si pjesë përbërëse e gjithë Ansamblit Arkitektonik figuron në listë si Monument Kulture i Kategorisë së Dytë, me VKM nr. 180, datë 13 Prill 2004. Madje, në vitin 2015, kur drejtues në Ministrinë e Kulturës ishin po të njëjtët, që drejtojnë sot, Teatrin e vunë përsëri në mbrojtje paraprake. Në vitin 2017 u reduktua qendra historike, por Teatri nuk u hoq nga zona e mbrojtur. Deri më sot, nuk ka asnjë vendim të Këshillit të Ministrave, ku të thuhet se këtij objekti i është hequr ky status. Pra, si përfundim, Teatri Kombëtar, edhe sot është Monument Kulture i Kategorisë së dytë, status që nuk i është hequr ligjërisht.

Siç ju thoni, mbetet statusi i godinës (tanimë inekzistente) si Monument i Kategorisë së Dytë, si e shikoni faktin që vetë drejtorja e IMK, Arta Dollani, vë firmën për shembjen e tij?

E turpshme! Është shumë e turpshme! Nuk arrij ta kuptoj mungesën e profesionalitetit të këtij personi. Madje, po ju përmend një rast, të cilin e kam kritikuar gjithmonë, sepse edhe sot, Teatrin e Butrintit vazhdon ta quaj Amfiteatër. Studentët e Arkitekturës, që në vitin e parë e kanë mësuar ndryshimin konceptual, ndërmjet Teatrit dhe Amfiteatrit. Butrinti ka Teatër. Amfiteatër, në vendin tonë deri më sot, ka vetëm Durrësi. Përpos kësaj, asnjë arkitekt, nuk mund të firmoste shembjen e Teatrit. Më vjen keq për ata që e kanë bënë!

Profesor Riza, zv. ambasadori i OSBE, Robert Wilton (në cilësinë e studiuesit), e të tjerë emra me peshë, u shprehën se Tirana nuk e ka luksin për të prishur objekte të vjetra historike, pasi i ka të pakta. Çfarë i mbetet Tiranës prej memories historike në këtë kontekst?

Së pari, nuk e ka luksin, e dyta, pse duhej të prishej? Një Teatër i ri mund të bëhej diku tjetër, ka hapësira plot. Unë kam qenë dhe kundër prishjes së stadiumit. Ai stadium, duhej të ruhej ashtu sikundër ishte. Tanimë stadiumi i ri ka prishur të gjithë peizazhin arkitektonik të zonës. Nga shumë persona dëgjova që kërkonin të gjenin si justifikim faktin që Teatrit kishte arkitekturë fashiste… mirëpo në ato vite, për projektimin e tij dhe të objekteve të tjera, erdhën arkitektët më të mirë italianë. Ishin po ata arkitektë të shkëlqyer, që kishin projektuar në Romë, nuk erdhën arkitektë të kategorisë së dytë. Më ka bërë shumë përshtypje në zonën e Garbatellës (Romë) në Itali, (një zonë e ndërtuar për banorët, shtëpitë e të cilëve u shembën pasi ishin ndërtuar mbi rrënojat e forumeve romake, nga Koloseu deri në Qendër të Romës) ishte një rrugë me emrin “Luigi Luiggi”, i cili ka qenë një nga inxhinierët hidroteknik, që kishte ardhur në Durrës dhe që ka bërë projektin për tharjen e kënetës. Pra, te ne asokohe erdhën specialistët më prestigjiozë, emra të respektuar, jo vetëm në Itali, por në mbarë botën. Ata bënë këtë lloj stili arkitektonik dhe këtu dua të theksoj se koncepti urbanistik në Bulevard, është një koncept i bukur dhe shumë i avancuar.

Ju e përmendët faktin se stadiumi nuk qëndron në harmoni në lidhje me objektet e tjera, diçka e tillë është diskutuar nga specialistët edhe për projektin e Bjarke Ingels…

Bjarke Ingels është një nga arkitektët e mirë të botës, por ai projekt mund të shkonte diku tjetër, jo aty. Nuk mund t’u ndërhysh me dhunë këtyre godinave ekzistuese. Ajo godinë e projektuar për t’u ndërtuar aty, nuk lidhet me objektet e tjera, përpos idesë tronditëse që do ndërtohet aty ku ishte një objekt historik, një memorie arkitektonike e kulturore. Dhe nga aspekti ekonomik, që përmendet shpesh, ajo godinë duhej të ruhej, se vlera e restaurimit nuk do të shkonte aq sa për të bërë të gjithë këtë ndërtim masiv. E njëjta gjë, vlen edhe për rastin e stadiumit. Kujtoj që gjatë periudhës së ndërtimit të Stadiumit, një prej specialistëve të Institutit tha se “po e restaurojmë”, gjë që ishte një tregues shumë i fortë injorance. Si mund të flitet në këtë rast për restaurim?!

Sikundër për stadiumin, edhe në rastin e Teatrit nuk mund të flitet më për restaurim, por për ndërtim. Profesor Riza theksoi se ajo vlerë është e pazëvendësueshme. Në këtë aspekt, çfarë mund të sillte prej saj rindërtimi i premtuar prej artistëve që e mbrojtën?

Rindërtimi mbetet me vlerë simbolike, për të thënë: DO ta ribëjmë siç ishte, kundër ndërhyrjes, që ndodhi aty. E keqja është se tek ne nuk fitohet me qytetari, pasi nëse do të ishte ashtu, objekti do të ishte ende.

Të martën ishit në protestë bashkë me anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit?

Ata njerëz unë i kam parë me respekt të thellë, tek mbanin një protestë të bukur qytetare, një protestë me art, ku ftuan personalitetet më me peshë të vendit, por jo vetëm. Vetë zv. Ambasadori i OSBE, Robert Wilton, u ngjit në atë skenë për të recituar dhe ky ishte një mesazh simbolik. Ata artistë, për mua janë heronj! Patjetër që në 18 maj dola në protestë, por ajo nuk qe një protestë e zakonshme. Ishte një protestë dhimbjeje. Dhimbje për Teatrin që u prish. Një protestë për mbrojtjen e qytetarisë, për mbrojtjen e memories, për mbrojtjen e kulturës të këtij vendi, ku ne kemi lindur e jemi rritur.

Dikush e quajti shembjen e Teatrit “vdekjen e dytë të Maks Velos”…

Maksi Velo ka qenë një nga personat më të përkushtuar për këtë kauzë. Keqardhjes sime të madhe për ndarjen e tij nga jeta, i shtohet edhe kjo ngjarje. Mendova se shpirti i Maksi Velos do ta ruante Teatrin, sa keq për ata që e prishën!/  “Panorama.al’

 

Sali Berisha: Drita u shua përgjithmonë për Profesor Dr. Maks Cikulin!

 

Profesor. Dr. Maks Cikuli mbylli syte pergjithmone.

Miq, drita u shua pergjithmone per prof Dr Maks Cukuli,

njerin prej personaliteteve me te shquara te mjeksise shqiptare,

yjeve te rralla te ekselences dhe elites se saj, studjuesit,

geneticienit serioz e te talentuar dhe organizatorit te afte dhe kompetent,

ish deputetit dhe ish ministrit te afte me reputacion te Partise Demokratike dhe ish anetarit te kryesise te kesaj partie.

Prof Dr Maks Cikuli ishte njeri nga intelektualet me te formuar,

me te dijshem dhe me civil te gjenerates se tij.

Ai sot u nda nga jeta por jeton dhe do jetoje ne trashegimine e tij te pasur, tekstet, monografite, studimet dhe reformat qe ndermori dhe reputacionin e tij.

Me kete rast te hidhur shpreh vleresimin tim me te larte dhe mirenjohjen me te thelle per kontributin e tij,

bashkpunimin qe kemi patur dhe ngushellimet me te ndjera familjes se nderuar te profesor Maks Cikulit dhe

lutem se bashku me ta qe shpirti i mire i njeriut tyre te dashur te gjeje paqen e merituar.

Ngushellime! sb

 

Piktori i shquar Avni Delvina me grafikën e rradhës: Peshkaqeni i Teatrit Kombëtar

Piktori i shquar Avni Delvina me grafikën e rradhës: Peshkaqeni i Teatrit Kombëtar. Peshkaqeni ka fytyrën e kryetarit të Bashkisë të Tiranës Erion Veliaj.

 

Ka ndërruar jetë arkitekti i njohur Maks Velo

Ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare arkitekti dhe artisti i njohur Maks Velo.

Velo humbi jetën si pasojë e një sëmundje të rëndë prej të cilës vuante.

Maks Velo lindi në Paris, më 31 gusht të vitit 1935. Pas lindjes së tij, familja Velo u kthye përsëri në Shqipëri, në qytetin e Korçës, ku Maksi ka kaluar edhe fëmijërinë. Vendi i origjinës së prindërve ishte Dardha.

Pasi mbaron gjimnazin, ai vazhdon studimet pranë Institutit Politeknik, në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit. Më pas specializohet për arkitekturë dhe në vitin 1960 merr pjesë në projektimin e parë që u bë në Tiranë. Ka punuar më tej pranë byrosë së projektimit të Tiranës. Pastaj, vitet ’78-’79 përkojnë edhe me periudhën më të vështirë të jetës së tij, pasi gjatë kësaj kohe, ai arrestohet dhe dënohet me dhjetë vjet burg.

Maks Velo është autor i një sërë botimesh si: “Kokëqethja”, “Palltoja e burgut”, “Thesi i burgut”, “Paralele për arkitekturën”, “Kohë antishenjë”, “Jeta ime në figura ” etj. Si artist, ai krijon në disa gjini të artit: pikturë, prozë, poezi, publicistikë sikundër është i angazhuar në çështje të aktualitetit shqiptar.

Mira Kazhani i kthehet ashpër Blendi Fevziut: Vila dhe miliona euro, je fytyra e vërtetë e korrupsionit në shtypin shqiptar

Gazetarja Mira Kazhani nuk është kursyer ndaj Fevziut duke vënë në pah pasurinë e tij dhe vilën e Blendi Fevziut 5 milionë euro.

Kazhani shkruan se me miliardat e Fevziut nga pushtetet bëhen emisione suksesi.

 

Gazetarja Mira Kazhani ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së moderatorit Blendi Fevziu, i cili u shpreh se është e papranueshme që gazetarët të paguhen nga struktura të tjera.

“Shpeshherë shumë analistë ftohen në debate jo për të dhënë mendim të paanshëm, por për të dhënë mendim të anshëm.

Në gjykimin tim është absolutisht e papranueshme, jashtë çdo standarti, që dikush të paguhet në një strukturë tjetër, qoftë politike ose jo, dhe të ruajë më pas edhe staturën e gazetarit.

 

Kush merret me gazetari le të qëndrojë brenda gazetarisë. Unë e di që ka gazetarë që bëjnë dy-tre punë, por bëjnë dy-tre punë brenda profilit të tyre.

Një punë që bie ndesh me impenjimin që ka, sigurisht që është e papranueshme”, u shpreh Fevziu.

Gazetarja Mira Kazhani nuk është kursyer ndaj Fevziut duke vënë në pah pasurinë e tij dhe vilën 5 milionë euro. Kazhani shkruan se me miliardat e Fevziut nga pushtetet bëhen emisione suksesi.

“Këto ditë pandemie me dy gjëra janë argëtuar shqiptarët: Rroga ime si punë e dytë shteti dhe vila 5 milionë euro e Fevziut ku ai poston në Istagram luksin e tij.

Me rrogën time mund të shtysh muajin, por me miliardat e Fevziut gjithë jetën e tij në shërbim të pushtetit, politikanë e oligarkë, shqiptarët mund të shikojnë atë çfarë është vërtet korrupsioni në shtypin shqiptar.

Dhe të vjen neveri kur për rrogën time bëhet gjyq nga Fevziu, kurse për miliardat e Fevziut nga pushtetet bëhen emisione suksesi. Sa për mua, unë kam bërë vërtet një gabim, etik, për të cilin po mendohem mirë Blendi Fevziu”, shkruan gazetarja Mira Kazhani.

d.ba./Shqiptarja.com

Akademiku Fuga reagon ndaj vendimit të ministres për rikthimin e studentëve: Butoni i një bombe baktereologjike që rrezikon kombin shqiptar!

Akademiku Artan Fuga ka reaguar pas lajmit te njoftuar paraditen e sotme nga ministrja e Arsimit, per rikthimin e studenteve ne auditore dhe menyren se si do te vijohet deri ne mbylljen e vitit akademik, perfshire dhenien e provimeve dhe mbrojtjen e diplomave. 

Sipas Fuges, vendimi i ministres eshte kthim me forcë i studentëve dhe pedagogëve në auditore, qe ai e cileson butoni i një bombe baktereologjike që rrezikon kombin shqiptar!

Vendimi i komunikuar i ministres të arsimit për kthimin me forcë të studentëve dhe pedagogëve në auditore, shprehur në facebook, është butoni i një bombe baktereologjike që rrezikon kombin shqiptar!

 

Giulio Tarro, profesori napolitan: Ka një kurë dhe e vret COVID-19 brenda 48 orëve !

“Ka një kurë. Mund ta vrisni virusin brenda 48 orësh. Ka një kurë dhe funksionon brenda një kohe të shkurtër”. Kështu ka deklaruar Giulio Tarro, një profesor napolitan dhe student i Albert Sabinit të madh, shpikës i vaksinës kundër poliomielitit, është nominuar disa herë për çmimin Nobel në Mjekësi. 

 

Atij iu dha çmimi ‘Biolog of the Year’ nga Shoqata Ndërkombëtare e Profesionistëve më të Mirë në Botë në Dhjetor 2018.

Ai është kryetar i Komisionit për Bioteknologji të IOSSferës ËABT, i krijuar nën kujdesin e UNESCO-s dhe autor i studimeve të shumta në universitetet amerikane. Në ditën e dhënies së çmimit, një prej fotografive të tij u vendos në Sheshin Time në Neë York, por gazetat italiane nuk shkruanin asnjë kolonë.

Profesori ka kritikuar në mënyrë të përsëritur pretendimet e medieve dhe ekspertëve për menaxhimin e pandemisë Covid-19. Kjo është arsyeja pse nuk është thirrur në asnjë nga dhjetëra ekipet italiane për të trajtuar sëmundjen.

Së pari ishte Paolo Ascierto, i Institutit Pascale në Napoli, i cili u dha pacientëve të tij të sëmurë në Covid-19 një anti-inflamator të fuqishëm që përdoret pikërisht për artritin reumatoid (Tocilizumab), ndërsa Tarro na befasoi me deklaratën e tij në një intervistë për faqen e internetit affaritaliani.it.

Profesor, kur do dalim?

Tarro: Duhet ta themi në amerikançe: dje!

Si dje?

Tarro: Ne jemi në zemër të problemit. Ekziston një kurë dhe nuk është një vezë Columbus.

Ju e thoni atë të qetë. Si bëhet kjo?

Tarro: Unë jam duke luftuar për seroterapi, e cila është gjëja më e natyrshme dhe funksionon! Ka studime dhe ndërhyrje që e vërtetojnë atë.

Çfarë është kjo?

Tarrio: Kjo do të thotë, shëroni veten me antitrupat e shëruar. 200 ml plazma injektohet te pacientët, madje edhe ata që janë të lidhur me ventilatorin ose janë në gjendje të rëndë dhe njerëzit shpëtohen. Pas 48 orës virusi nuk është më.

A nuk duhej që dikush të botojë studime shkencore?

Tarro: Unë e them këtë në bazë të argumenteve që mund ta vërtetojnë atë. Ka një studim nga kinezët që e dëshmojnë këtë. Pastaj unë botova një studim të ngjashëm në një ditar shkencor amerikan në fund të janarit dhe sugjerova, për shembull, përdorimin e këtij lloji të trajtimit për virusin e Lindjes së Mesme, ku për fat të keq ka pasur një shkallë vdekshmërie shumë më të lartë sesa ky koronavirus.

Mund ta shpjegoni më mirë parimin e funksionimit të trajtimit?

Tarro: Do t’ju jap një shembull: Cila është domethënia e vaksinave? Të jetë në gjendje të prodhojë antitrupa që mbrojnë kundër virusit. Terapia në serum përdor antitrupat e individëve të trajtuar dhe futet te pacienti përmes plazmës.

Dhe profesori Paolo Ascierto del Pascale i Napolit, i cili administroi një anti-inflamator të fuqishëm për pacientët Covid-19, të cilët po kuroheshin për artrit reumatoid (Tocilizumab) për të patur rezultate të jashtëzakonshme edhe në një pacient tashmë të intubuar?

Tarro: Po. Në fakt ai është një nga të paktët që bëri analizën e duhur, por këtu me antitrupat jemi shumë më larg në mundësinë e trajtimit.

Nëse do të kishim bërë zgjedhjet e duhura, tashmë do të ishim jashtë. Këtë doni të thoni?

Tarro: Pikërisht!

A përdoret në Itali?

Tarro: Oroterapia është përdorur me sukses në spitalet në Mantua, Pavia dhe Salerno. Ne pyesnim veten pse ka kaq pak vdekje në Gjermani? Po përdoret gjithnjë e më shumë.

Por kohët e fundit ju keni dhënë një intervistë për Corriere della Sera dhe ata nuk shkruanin asgjë …

Tarro: Unë i thashë gjithçka në detaje, duke shpjeguar edhe metodën time, duke e bërë gjithashtu të qartë se në Napoli kishte shkencëtarë që bënin diagnozën e duhur për arteriet koronare. Por nga ajo që doli në gazetë, sinqerisht, u ndjeva i mashtruar.

Unë madje thashë një nga sukseset e mia të mëdha personale, të dokumentuara, që ishte kur unë sugjerova me terapi serum se si të kuroja Papën Gjon Palin e II, Papa Voitilas, me interferonin për të përjashtuar citomegalovirusin, në ’81 pas një infeksioni. Ata nuk thanë asgjë. Ata flasin për pica dhe mandolinë dhe ata bëjnë luftë nga asgjëja.

A e keni parë studimin Montagnier dhe Perez të COVID-19, sipas të cilit virusi vjen nga një laborator?

Tarro: Ata bënë një analizë statistikore matematikore të virusit. Nuk është një analizë që ka të bëjë vetëm me origjinën gjenetike të virusit. Por më duhet ta them këtë, pasi kam parë studimin e tyre dhe të tjerët. Kinezët menjëherë dërguan një studim në Shtetet e Bashkuara, por të tjerët gjithashtu studiuan virusin gjenetikisht. Nuk ka asgjë që të kujton një skenar fiction shkencor, një virus i bërë në një laborator. Nuk ka të dhëna eksperimentale as nga Montagnier. Asgjë! Virusi është një derivat i lakuriqëve që mund të jenë transmetuar përmes një kafshe tjetër.

Ky koronavirus është një virus edhe më i thjeshtë se Sarsi i parë dhe madje edhe më larg nga Sarsi i dytë dhe Lindja e Mesme, është shumë më afër lakuriqëve, është e natyrshme. Por tani me terapi seroterapia mund ta eliminojmë.

Sipas affaritaliani.it, disa ekspertë që iu referuan metodës së Tarro e përshkruan atë si terapi empirike. Por është zbuluar se në spitalet e përmendura nga profesori Tarro, seroterapia përdoret me sukses dhe pacientët janë të shpëtuar. Sipas mjekëve të kontaktuar nga faqja, virusi është vrarë në të vërtetë në 48 orë.

Reagon Vasfije Krasniqi ndaj provokimit të Baton Haxhiut: Ne nuk do të lejojmë të ketë amnisti!

Foto e Vasfije Krasniqit nga arkivi

 

Ka provokuar rishtas Baton Haxhiu,  duke përfituar se ftohet rregullisht nga mediat në Kosovë dhe Shqipëri. Tek T7 Baton Haxhiu ka thënë se tash pas 20 vitesh duhet amnisti, pasi sipas tij pas 20 vitesh nga lufta s’ka çfarë dhe kush të dënohet më.

ka patur reagime të menjëherëshme.

Midis tyre dallohet reagimi i Vasfije Krasniqit, dëshmitarja e parë e dhunës serbe, një figurë emblematike që ka reaguar në rrjetet social:

Nëse deklarime të tilla kanë për qëllim që t’na provokojnë dhe t’na masin reagimin tonë rreth asaj që u tha mbrëmë,

ne nuk do të lejojmë diçka e tillë të ndodhë, pavarësisht çmimit nuk do të ndodh! #Nuklejojmtëketëamnesti