VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

(Video)Deklarata e javës: U vërtetua thënia e Rexhep Gjergjit se LDK ka rrëshqit drejt komunizmit!

By | May 28, 2016

Komentet

(Video) Më 5 dhjetor 2019 prapë Vangjush Dako shfaqet mes rrënojave me Edi Ramën !

“Për ato letrat”, Vangjush Dako shfaqet mes rrënojave me Ramën, lë mister bisedën

Dako shihet qëndron pas ministrit Bledi Çuçi, teksa ky i fundit diskuton me kryeministrin.

Përditësuar:

DURRËS– Ish-kryebashkiaku i Durrësit është shfaqur krah kryeministrit Edi Rama, teksa ky i fundit ishte pasditen e sotme pranë rrënojave të mbetura në qytetin e Durrësit pas tërmetit të 26 nëntorit.

Dako shihet qëndron pas ministrit Bledi Çuçi, teksa ky i fundit diskuton me kryeministrin.

Pjesë nga biseda:

Rama: Dëgjo, me këto…me këta 12 që janë gati merru vetë…

Çuçi: Për lejet, po

Rama: Çfarë lejesh more, vjen supervizori në koë aty dhe mbaroi ky film. Pastaj ata tjerët vijnë me radhë që të fillojë

Çuçi: Të kthehet puna

Rama: Po

Dako: Për ato letrat po bëj unë ndonjë gjë, mirë?

Rama: Ok.

Por nuk kuptohet qartë se për cilat letra bëhet fjalë.

Kryeministri Edi Rama ditët e fundit ka vizituar shumë familje të prekur nga tërmeti. 51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

(f.m/dosja.al)

Gjonaj: “Jeta e Shqipërisë ka ndryshuar nga tërmeti”

Ilirian Agolli

Anëtari i Këshillit të Bashkisë së Nju Jorkut, Mark Gjonaj, tha nga Tirana se “Diaspora është thesari i Shqipërisë”.


Ai i bëri këto komente në një intervistë për “Zërin e Amerikës” nga Shqipëria, që po e viziton prej disa ditësh për shkak të tërmetit.

“Ndihma jonë nga SHBA është një dëshmi se kush jemi ne. Ne kurrë nuk e harrojmë vendlindjen, ne kurrë nuk do ta harrojmë mëmëdheun – tha zoti Gjonaj.

Veprimtari i njohur komunitetit shqiptaro – amerikan tha se ishte mjaft i prekur nga pamjet dhe pasojat e rënda në njerëz dhe objekte, që shkaktoi tërmeti.

“Nuk do t’i harrojmë kurrë ato imazhe me humbje jetësh. Pastaj ishte një humbje e madhe pasurish dhe shtëpish. Të gjithë këto familje kanë nevojë për ndihmë, për një shtëpi apo një strehë mbi krye” – tha zoti Gjonaj.

Ai theksoi se detyra më e ngutshme është kapërcimi i traumës së fëmijëve. Ata janë më të dëmtuarit dhe kthimi i tyre në normalitet është puna më e vështirë.

“Jeta në Shqipëri ka ndryshuar pas këtij tërmeti. Ju lumtë atyre shqiptarëve që dhurojnë fonde në SHBA dhe vende të tjera. Ndihma nevojitet të jetë sa më e gjatë, sepse nevoja për fonde ndihmëse ka për të qenë shumë e gjatë” – tha zoti Gjonaj për “Zërin e Amerikës”.

VIDEO- Pasi u fotografua dje, Vangjush Dako shfaqet sërish sot në bashkinë e Durrësit

Ish-kryetari bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako edhe pse se nuk e mban më një post të tillë, vazhdon të shihet në ambientet rreth institucionit. Pamjet e ditës së sotme, që ai eshte paraqitur ne Bashki jane publikuar nga tch.

Dako edhe ditën e djeshme eshte fotografuar në ambientet e bashkisë Durrës.

Shqipëri, dëme në 6000 pallate e banesa, 9000 banorë lanë shtëpitë (video)

Armand Mero

Në Shqipëri të dhëna ende paraprake flasin për të paktën 900 pallate dhe mbi 5100 banesa të dëmtuara nga tërmeti. Afër 9 mijë janë qytetarët, banesat e të cilëve u prekën dhe kanë pësuar dëme. Disa dhjetra shkolla në Tiranë, Durrës, Lezhë e Elbasan kërkojnë ndërhyrje përpara se të rinisë mësimi. Ndërsa në terren vijon vlerësimi i dëmeve. Presidenti Ilir Meta njoftoi sot se ka vendosur të thërrasë nesër mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Ende nuk ka një bilanc përfundimtar të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti I fuqishëm i ditës së martë, i cili goditi rëndë Durrësin, Thumanën e TIranën, por nuk la pa prekur dhe qytetate të tjera të vendit. Të dhënat vijojnë në përditësim e sipër, por ato paraprake që i përkasin mengjesit të sotëm, flasin për 640 pallate dhe 4 mijë banesa të dëmtuara, nga të cilat 371 pallate dhe afro 2500 banesa të dëmtuara rëndë. Në Durrës numri rezulton më i ulët, por vetëm për shkak se këtu procesi i verifikimit ka nisur me vonesë, ndërsa ditët e para vëmendja ishte përqëndruar të njerëzit e mbetur nën rrënoja. Në këtë qytet për momentin rezultonjnë 185 pallate dhe afro 730 banesa të dëmtuara, nga të cilat 38 pallate dje 620 banesa të prekura rëndë.

Grupe ekspertësh të huaj të thirrur nga qeveria po vijojnë të vijnë për të ndihmuar në procesin e vlerësimit teknik të godinave, ndërsa godinat që janë gati duke rënë, kanë nisur të shemben nga autoritetet, sic ishte rasti i një hoteli sot në Durrës.

Deri më tani rezultojnë të jenë afër 9 mijë qytetarët e prekur nga tërmeti. Mbi 2300 janë sistemuar nëpër hotelet me të cilat qeveria ka bërë marrëveshje, ndërsa mbi 4800 të tjerë janë strehuar pranë të afërmve të tyre. Mbi 900 banorë janë ende në çadrat e ngritura nga autoritetet në disa lokalitete ndërsa mbi 800 kanë zgjedhur qendrat sociale.

Dëmet kanë prekur dhe shkollat, ku sipas asaj që referoi sot në mbledhjen e qeverisë, ministrja e Arsimit Besa Shahini janë 52 të tilla në Tiranë, Durrës, Elbasan e Lezhë, ku është e nevojshme që të ndërhyhet, përpara se aty të lejohet rifillimi i mësimit. Më vonë ministrja njoftoi se pezullimi i mësimit do vijojë edhe disa ditë në qytetet e prekura: “Në Qarkun Durrës, bashkitë, Durrës, Shijak e Krujë, mësimi mbetet i pezulluar deri më datë 9 Dhjetor. Në Qarkun Tiranë që përfshin bashkitë Tiranë, Vorë, Kamëz, Kavajë dhe Rrogozhinë, si dhe në Qarkun Lezhe që përfshin bashkitë, Lezhë, Kurbin dhe Mirditë, mësimi do jetë i pezulluar deri më datë 5 dhetor, por ruajmë mundësinë për ta shtyrë dhe disa ditë të tjera në rast se nuk garantohemi se janë në gjendje të sigurtë strukturore”

Për të diskutuar rreth stuatës së krijuar presidenti Ilir Meta, njoftoi sot se ka vendour thirrjen e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, duke saktësuar se orari do të përcaktohet në varësi të situatës

Në mbledhjen e sotme të mëngjesit kryeministri Edi Rama përsëriti ftesën për opozitën që të ulen se bashku për të dhënë një sinjal bashkimi e qetësie ndaj qytetarëve.

Një ditë më parë kryetari demokrat Lulzim Basha i pyetur rreth kësaj ftese tha se “tani nuk është koha as për politikë, as për propagandë. Gjëja e vetme me të cilën po merremi ne, është të jemi afër njerëzve dhe kjo është ajo që duhet të bëjë çdokush tjetër”

Por sipas zotit Rama “unë nuk e kuptoj ç’domethënë që të ulen në tryezë e gjithë përfaqësia e njerëzve të zgjedhur të këtij vendi qenka propagande. Propagandë është të lësh njerëzit në pasiguri, kur ke mundësi të bësh më shumë dhe ndërkohë flet për gjëra që u takojnë të tjerëve, u takojnë njerëzve që janë në terren”, u shpreh ai gjatë mbledhjes së qeverisë.

Berisha publikon videon: I zhdukur gjithë këto kohë, Vangjush Dako “fillon punën” në bashki, pas emërimit të Zhylien tendermenit

Këshilli Bashkiak në Durrës vendosi ditën e sotme në krye të bashkisë Zhylien Varfaj pas dorëheqjes së papritur të Kryebashkiakes së zgjedhur në 30 qershor, Valbona Sakos.

Ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa publikon një video, shkruan se ish-kryetari i kësaj bashkie, Vangjush Dako, pas emërimit të Varfajt, që opozita më herët e akuzoi edhe si i “besuari i Dakos”.

Berisha Dako on Vidnews.

Postimi i plotë:

Valbona Sako njoftoi ditën e sotme dorëheqjen për shkak të stresit që kishte përjetuar orët e fundit, si pasojë e deklaratave të saj në media.

Gjush Betoni “fillon punen” ne Bashkine e Durresit.

Durresi, Tirana dhe mbare Shqiperia, perveç termetit te rende, pergjegjes per katastrofen qe ai krijoi, tregojne me gisht Gjushin per Durresin, i cil qeveris qytetin nga 2007 dhe e mori nga Mir Hoti. Kurse per Tiranen gishtin e vendosin tek Edvin Mafia, i cili vet per 11 vite dhe se bashku me Lal Plehun edhe tre te tjera.

Pas emerimit te delinkuentit mafioz Zhyljen tendermenit nen hetim te Gjushit, ne vend te Sakos, vet Gjushi i zhdukur gjithe keto dite u shfaq duke hyre ne Bashkine e Durresit.

Rreth 2 mijë persona nga Shqipëria, të strehuar vetëm në Prizren (videot)

Bekim Bislimi

Pas tërmetit, i cili ka goditur Shqipërinë më 26 nëntor, numri i personave të ardhur nga ky shtet dhe që kanë hyrë në territorin e Kosovës, ende nuk dihet saktësisht nga institucionet e Kosovës.

Autoritetet e Kosovës, menjëherë pas tërmetit, kanë dërguar në Shqipëri njësitë e specializuara të Policisë së Kosovës dhe të Forcës së Sigurisë të Kosovës me mision kërkim-shpëtimi, ndërkohë që Qeveria e Kosovës kishte ndarë 500 mijë euro ndihma për Shqipërinë.

Organizime të ndryshme në Kosovë, fillimisht kishin ndërmarrë nisma për t’i ndihmuar banorët e zonave të prekura nga tërmeti në Shqipëri dhe njëkohësisht kanë marrë me vete në Kosovë një numër të caktuar qytetarësh të këtij vendi, për t’i strehuar në qytete të ndryshme të vendit.

*Video:Familja nga Durrësi gjen strehim në Deçan

Nehat Koçinaj, zyrtar për marrëdhënie me publikun nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshëm, thotë për Radion Evropa e Lirë se gjatë natës ndërmjet të premtes dhe të shtunës, ka pasur një fluks të personave që kanë ardhur nga Shqipëria në Kosovë për t’u strehuar.

Sipas tij, në Kampin Inovativ Trajnues Kosovaro – Gjerman në Prizren, ku deri ditën e premte kanë qenë të akomoduar mbi 500 persona nga Shqipëria, janë strehuar edhe një numër shumë i vogël i personave, ndërkaq të tjerët janë sistemuar në sektorin privat.

“Tani për tani, në Prizren janë të sistemuar, të themi në sektorin publik dhe atë privat, rreth 2 mijë persona. në qytetet tjera, është një shifër e shpërputhur, sepse lëvizjet janë jo rrallë herë kontradiktore njëra me tjetrën. Çfarëdo shifre që të japim nuk mund të jetë as për afër e saktë. Kjo për faktin se përveç mënyrave të organizuara, ka edhe mënyra, t’iu themi, kaotike ose sporadike, që vijnë, shkojnë ose lajmërohen, e pastaj japin një informatë tjetër”, tha Koçinaj.

Zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme edhe më herët kanë thënë se përmes pikave kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë, deri tani nuk kanë ngritur ndonjë kontroll të veçantë evidentimi për të marrë informacione se ku shkojnë personat që hyjnë në Kosovë.

Ndërkaq, organizimet e ndryshme, menjëherë pas ditës së parë nga tërmeti, kanë vazhduar të sjellin në Kosovë qytetarë të zonave të prekura në Shqipëri. Ata fillimisht ishin sistemuar në disa hotele dhe më pas janë shpërndarë nëpër shtëpi private të qytetarëve të Kosovës, në komuna të ndryshme, të cilët vullnetarisht i kanë pritur ata.

Megjithatë, Koçinaj thotë se tashmë autoritetet e Kosovës janë duke punuar për të evidentuar sistemimin e të gjithë atyre shtetasve të Shqipërisë që janë strehuar në Kosovë.

“Të gjitha këto informata ose grupe, të cilat vijnë, në çfarëdo mënyre që ato sillen këtu, janë në sistemim e sipër. Por, koordinimi është duke u bërë në vazhdimësi me Policinë e Kosovës, me pikat hyrëse në Kosovë, që t’i marrin të dhënat. Një krahasim sa për evidencë, gjatë mbrëmjes së kaluar, rreth 12 mijë persona kanë hyrë në pikën kufitare në Vërmicë. Do të thotë se ata 12 mijë persona nuk kanë pasur për cak sistemimin e tyre afatshkurtë apo afatmesëm në Kosovë, por kanë qenë edhe turistë të rastit”, tha Koçinaj.

Video: Jeta në garazhë e tri familjeve nga Laçi

Ai shtoi se edhe më tej priten qytetarë të Shqipërisë në Kosovë dhe anasjelltas, por nuk pritet më ndonjë fluks i atyre, të cilët kanë për qëllim strehimin në Kosovë.

Kjo, sipas tij, për shkak se Qeveria e Shqipërisë ka marrë masa për sensibilizimin e qytetarëve të saj të prekur nga tërmeti, që sistemimi i tyre do të bëhet brenda kapaciteteve të shtetit shqiptar. Por, siç ka thënë Koçinaj, edhe nëse do të ketë lëvizje eventuale nga Shqipëria drejt Kosovës, me qëllim strehimi, autoritetet e Kosovës në kufi janë të njoftuara se për ku do t’i orientojnë ata qytetarë.

Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, më herët i ka ftuar qytetarët që duan të ofrojnë ndihmë në ushqime dhe materiale të tjera të nevojshme, që t’i dërgojnë në Kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Prizren dhe pastaj ato do të delegohen në mënyrë të kujdesshme dhe të kontrolluar në vendet ku ka nevojë.

Tërmeti me magnitudë 6.4 ballë të Rihterit, i cili ka goditur Shqipërinë më 26 nëntor, ka qenë më i fuqishmi që ka goditur këtë vend gjatë dekadave të fundit dhe për pasojë ka lënë 51 persona të vdekur, mijëra të lënduar dhe mbi 5 mijë persona të pastrehë, si pasojë e shembjeve, dëmtimeve serioze dhe rrezikshmërisë që paraqesin vendbanimet e tyre.

VIDEO- Emrat dhe fotografitë e viktimave nga 2 në 85 vjeç që humbën jetën në rrënoja

Tragjedia natyrore që goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, ku tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter mori 49 jetë njerëzish dhe la mbi 700 të plagosur, si dhe një pamje dramatike në Durrës e Thumanë, me një sërë ndërtesash të kthyera në gërmadha.

Në videon e mëposhtme të publikuar “Gazeta Shqiptare” mund të shikoni fotografitë e “ëngjëjve” që humbën jetën nën rrënoja.

VIKTIMAT E TERMETIT

Në Durrës

  1. Amelia Lala 8 vjeç – Vila në Kënetë
  2. Sahadete Lala 79 vjeç – Vila tek Këneta (Gjyshja dhe mbesa)
  3. Griselda Lala- 22-vjeç – Vila tek Këneta
  4. Marjeta Lala
  5. Emilio Lala
  6. Dionis Lala 2 vjeç
  7. Dionisa Lala 2 vjeç -binjakë (Nëna dhe tre fëmijët) në Vilën në Kënetë
  8. Ilir Lala, (i paralizuar) 52 vjeç i fundit qe u nxorr nga vila 4 kateshe ne kenete
  9. Diena Karanxha (Meçja) 30 vjeç Tek 6 katëshi Kryqi i Kuq
  10. Esiela Karanxha 8 vjeç (nënë e bijë)

11-Roza Meçja – nëna e Dienës që vdiq me vajzën 8 vjeçe nën rrënojë – Në pallatin 6 katësh pranë Kryqit të Kuq

  1. Bajram Hajdarmataj 54 vjeç (komisar) – Tek Kavalishenca Durrës
  2. Sadik Qato 85 vjeç
  3. Isa Abazi 32 vjeç
  4. Shemsedin Abazi 36 vjeç – vëllezër nga Kosova tek Hotel “Tropikal
  5. Flatar Zenelaj 64 vjeç
  6. Eviola Broshka 28 vjeç – Balerina tek hotel “MiraMare”
  7. Sotiraq Misha 41 vjeç Barist tek hotel ‘MiraMare”
  8. Kristi Reçi – Studente e Mjekësisë
  9. Eduart Reçi – Babai
  10. Dolora Reçi – Nëna
  11. Klaus Reçi – vëllai (Pallati 6 katësh tek Kryqi i Kuq)
  12. Nafije Rexhepi 74 vjeç është nxjerrë nga rrënojat tek Pallati 2 Gjelat në Durrës
  13. Xhulieta Gjonaj – e nxjerre nga rrenoojat tek Pallati “2 gjelat” ne Durres

Në Thumanë

  1. Ariela Lala 4 vjeç
  2. Selvie Lala 77 vjeç (gjyshja me mbesën)
  3. Bukurie Leka 70 vjeç
  4. Hasan Albert Cara
  5. Almir Albert Cara
  6. Erisa Albert Cara 25-vjeçe (motër e vëllezër)
  7. Fatmira Cara (nëna e tyre)
  8. Stela Cara (e fejuara e Almir Carës)
  9. Anthi Cara – nusja e xhaxhait të Albert Carës (i mbijetuar)
  10. Sadajana Cara – mbesa e Anthit (Shpëtoi nëna e Sadajanës, Lindita Cara)
  11. Pëllumb Greku 57 vjeç
  12. Çelike Greku 57 vjeç
  13. Saimir Greku 31 vjeç (babai, nëna dhe djali)
  14. Sardi Çuka 18 vjeç
  15. Fatmira Çuka 44 vjeç (nënë e bir)
  16. Hajrie Vata 65 vjeç
  17. Rolejt Vata 7 vjeç (gjyshja dhe nipi)
  18. Hajredin Çupi 66 vjeç
  19. Lutfie Çupi 55 vjeç
  20. Klement Çupi (Klevis) 34 vjeç (babai, nëna dhe djali) – Fejonin djalin tjetër ditën e tërmetit, Aleksi shpëtoi
  21. Kastriot Cakoni 46 vjeç
  22. Drita Cakoni 15 vjeç (Babë e bijë. E kërkonte daja me pasaportë në QSUT)
  23. Aderina Kabili 21 vjeçe (Shpëtoi nga tërmeti babai i saj Haxhi Kabili)
  24. Suada Hysa 18-vjeç

Lezhë

  1. Kristjan Preçi 25 vjeç – I sapodalë nga burgu. U dëmtua nga tërmeti dhe makina që po e çonte në spital doli nga rruga në Lezhë

Kurbin

50.Ersid Hoxholli 32 vjeç u hodh nga ballkoni gjatë tërmetit në Kurbin

Lutja e veçantë për Shqipërinë nga Tetova, nxënësit të ulur në gjunjë shpalosin flamurin gjigand (Video)

Nxënësit e shkollës së mesme të mjekësisë “Nikolla Shtejn”, në Tetovë, kanë shpalosur sot flamurin gjigant shqiptar në nder të festës së pavarësisë së Shqipërisë, dhe në shenjë solidariteti me viktimat e tragjedisë nga tërmeti që goditi vendin tonë.

“Lutu për Shqipërinë” ishin fjalët që nxënësit formuan me koreografinë e tyre dhe më poshtë do të lexoni vargjet prekëse të shkruar nga nxënësit e kësaj shkolle.


“Dita e Flamurit të gjeti të lëkundur mirëpo jo të mposhtur, e jona Shqipëri! Na bashkoi të gjithë shqiptarëve anë e mbanë ngaqë dhimbja yte është edhe dhimbja jonë. Në këtë ditë të errët Nëntori, mes dhimbjesh e lutjesh, ne nxënësit e shkollës së mesme të Medicinës bashkëndjejmë dhimbjen me ty!” thanë nxënësit.

Mbahu Shqipëri, mbahu, se nuk thyhesh dot Ti!

Përlotet i moshuari nga Durrësi: Sot Shqipëria ka një qytet më pak (video)

Banorët e Durrësit, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti dhe u kthyen në të pabanueshme, janë larguar drejt qyteteve të tjera të vendit. Në Korçë e Pogradec kanë qenë të shumë banorët nga Durrësi, të cilët janë akomoduar në hotele e bujtina, por edhe tek të afërm të tyre.

“Unë jetoj në Durrës. Tmerr, të mendosh që të jetosh në emigracion për 10 vite, dhe të kthehesh në vendin tënd dhe të pësosh një tronditje psiqike, të paimagjinueshëm. Vet jam korçar, ndjej kënaqësi këtu”, shprehet i moshuari. Ndërkohë një tjetër mes lotësh tregon momentet e tmerrit, ndërsa shprehet se ka parë gjëra që nuk do donte t’i kujtonte kurrë. “Jam nga Durrësi. Me vjen me qa kur kujtojë tmerret. Kam parë gjëra që s’do t’i shoh kurrë në jetë. Kam ndenjur 16 orë me një fëmijë 6-muajsh në shtëpi. Tani jam shumë i qetë. Vajzën me të dy fëmijët i kanë nisur në Itali. Korça është siç ka qenë gjithmonë, shumë mbështetje dhe dashamirësi. Nga këto që kam veshur nuk janë të mijat asgjë, vetëm jeleku. I kam lënë të lahen se kisha ditë pa u larë. Do rri deri sa të kem qetësinë. Durrësi ka humbur për mua, nuk është më. Kam shëtitur ditën e dytë të tërmetit në Durrës dhe them; ai qytet nuk bëhet më. Shqipëria ka një qytet më pak sot”, -tha i moshuari për gazetaren e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Lorena Kodra.

Edhe ne Velipoje rreth 60 banore të prekur nga tërmeti në Durrës janë akomoduar në hotele. “Falënderojmë Zotin dhe shtetin që jemi gjallë dhe kemi ardhur këtu. Dhe hotelin e falënderojmë. Por nuk kemi nevojë vetëm për gjumë, por edhe për ushqime dhe veshmbathje, pasi kemi dalë vetëm me rrogat e trupit”, tha për gazetarin Senad Nikshiqi një prej banoreve të Durrësit, që është strehuar në një hotel në Velipojë.

VIDEO – Rama humb kontrollin, pëson dridhje të frikshme gjatë ceremonisë

Kryeministri mundohet të qetësojnë veten, madje në në një moment me dorën tjetër, kap krahun e majtë, me synimin të mos bjerë në sy, por situata i del jashtë kontrollit. Kjo shihet qartë edhe në pamjet e mëposhtme. Rama në pak sekonda ka ndjerë ‘tërmet’ në trupin e tij. Nuk dihet ende se cila është gjendja shëndetësore se kryeministrit.

Për shkak të tragjedisë së 26 nëntorit në vend nuk u krye asnjë kremtim për festat e 28-29 nëntorit. 27 nëntori u shpall ditë zie kombëtare.

 

Tërmeti në Shqipëri: Rritet numri i viktimave, mijëra banesa të dëmtuara (videot)

Gresa Kraja

Së paku 50 persona kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë plagosur nga tërmetet që goditën Shqipërinë që prej orëve të para të mëngjesit të së martës.

Tërmeti i 26 nëntorit me magnitudë 6,4 ballësh të Rihterit njëherësh ishte më i fuqishmi në dekada që ka goditur Shqipërinë. Epiqendra e tij ishte në Detin Adriatik, rreth 30 kilometra në veriperëndim të Tiranës.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, tha se 25 viktima janë në Durrës, 23 në Thumanë dhe një në Laç.

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se numri i personave të lënduar nga tërmeti është së paku 790 që kanë marrë trajtim në spitale, nga të cilët 700 vetëm në spitalin e Traumës dhe Durrësit.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë të shtruar 62 të lënduar, gjendja e të cilëve paraqitet e stabilizuar, përveç tre personave që paraqiten në gjendje më të rënduar.

“Përpos qytetarëve që po marrin trajtim në spitale, janë 886 vizita mjekësore të kryera për banorët e prekur nga tërmeti që po marrin trajtim në qendrat shëndetësore 24/7 të hapura pranë zonave të prekura. Ndërsa 145 persona kanë marrë shërbimin mjekësor pranë kampeve të emergjencës në Tiranë dhe Durrës. Me ekipet e ngritura në terren është siguruar pajisja me medikamente për të sëmurët kronikë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Po ashtu, bëhet e ditur se urgjenca kombëtare ka marrë 4411 thirrje për ndihmë që nga momenti i rënies së tërmetit dhe ka realizuar 1106 misione me autoambulancë.

Qindra persona kanë humbur shtëpitë e tyre nga tërmeti, teksa kryeministri Rama ka njoftuar edhe për akomodimin në komplekse hoteliere të personave që tashmë kanë mbetur pa shtëpi ose që shtëpitë e tyre paraqesin rrezik, si pasojë e dëmeve që kanë marrë nga tërmetet.

*Video: Çifti nga Thumana mbetet pa shtëpi

Kryeministri gjatë mbledhjes bëri të ditur bilancin e vendbanimeve të dëmtuara.

“Në qarkun e Durrësit kemi 701 banesa të dëmtuara, 12 banesa të shkatërruara totalisht dhe 176 pallate të dëmtuara. Në qarkun e Tiranës 15 banesa të shkatërruara plotësisht, 239 banesa të dëmtuara, 8 pallate që janë jashtë funksionit dhe 61 pallate të dëmtuara rëndë. Sigurisht që ky bilanc kërkon të plotësohet në mënyrë që askush të mbetet jashtë bilancit”, tha Rama.


*Video nga arkivi: Dyzetetetë orët e tërmetit

Ekipet e shpëtimit nga më shumë se 10 shtete u janë bashkuar ekipeve në Shqipëri, më 27 nëntor, për të kërkuar personat që mund të kenë mbetur nën rrënoja.

Shqipëria të enjten shënoi 107-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, ditë kjo që e gjeti vendin në panik dhe pa qetësi.

Një tjetër tërmet i magnitudës 5,3 goditi Shqipërinë në orën 15:45 të ditës së mërkurë, duke shkaktuar lëvizje të mëtejshme të rrënojave të godinave tashmë të shembura. Epiqendra e tërmetit ishte në Detin Adriatik, 24 kilometra në veri të Durrës, me thellësi 10 kilometra.

Kryqi i Kuq në Shqipëri ka thënë se rreth 2,500 persona janë zhvendosur. Si pasojë e kësaj situate, Shqipëria ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në zonat e prekura nga tërmeti.

Trafik i rënduar drejt Veriut, shihni radhët kilometrike në Rinas (Video)

Njerëz që duan të ikin për shkak të pasigurisë, ndërsa tërmetet vijojnë të lëkundin vendin vazhdimisht.

Shumë njerëz të mbetur të pastrehë në Durrës po kërkojnë mundësi strehimi tek të afërmit, ndërkohë që nga Kosova janë ofruar shumë qytetarë për të marrë banorë të prekur nga tërmeti.

Gazetarja Erjola Jata raportoi se nga Rinasi në drejtim të Veriut është krijuar trafik i rënduar dhe se ka radhë kilometrike makinash. Ndërkohë në vend ndodhen forcat e policisë rrugore që po punojnë për të menaxhuar trafikun.