VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Deklarata e fortë e gazetares: Dy banda me mbështetje politike kontrollojnë qytetin e Elbasanit (video)

By | September 22, 2017

Komentet

Bojkot kombëtar i mësimit! Studentët e UPT publikojnë fotot: Vetting për pedagogët (videot)

Bojkot kombëtar të mësimit! Ka nisur edhe sot protesta e studentëve që ka marrë përmasa kombëtare, pasi janë bashkuar studentët nga të gjitha rrethet si Vlora, Korça, Elbasani dhe Durrësi. Ndërkohë që edhe gjimnazet “Harry Fultz”, “Samir Frashëri”, “Qemal Stafa”, “Petro Nini”, “Partizani” kanë lënë mësimin dhe janë bashkuar studentëve, të cilët kërkojnë plotësimin e kërkesave.

Ndërkohë që studentët e Universitetit Politeknik të mbledhur para sheshit “Nënë Tereza” kanë publikuar sot me foto edhe emrat e pedagogëve të cilët sipas tyre duhet ti nënshtrohen Vettingut, ndërsa i kanë shënuar me kryq të kuq.

Në foton e publikuar në kolonat e universitetit, studentët kërkojnë vetting për pedagogët: Boris Cfarku, Ylli Gjanci, Enkelejd Caca, Bujar Dida, Bojken Shehu, Anila Peposhi, Endri Raco, Anita Caushi, Brikena Xhaja, Margarita Gjonaj, si edhe Xhameli Pejtamalli.

Ndërkaq, qeverisë i është vënë një ultimatum që të pranojë pa kushte të gjitha kërkesat e tyre dhe është paralajmëruar përshkallëzim deri në grevë urie.  Ora 16:00 është afati i fundit që studentët i kanë vënë qeverisë për plotësimin e 8 kërkesave të tyre. Ndërkohë, në të kundërt bashkërisht do të vendosin për format e përshkallëzimit të protestës.

(Video) Taulant Muka: Ish kryeministri Rama – ju tashmë jeni e shkuara!

Taulant Muka: GOMA që fshin krimin në arsim- përgjigje ndaj kryeministrit të vendit dhe politikës Shqiptare

 

LIVE – Studentët ultimatum qeverisë: Keni afat deri të martën (video)

TIRANE – Pavarësisht se është fundjavë dhe kushtet atmosferike nuk janë të favorshme, studentët kanë dalë sërish sot në protestë para Ministrisë  së Arsimit, Sporteve dhe Rinisë.

Në ditën e gjashtë të protestës, studentët kanë deklaruar se nuk do të ketë tërheqje deri në plotësimin e kërkesave të tyre dhe se kjo protestë nuk ka asnjë lidhje me politikën.

Protestës i janë bashkuar edhe studentët e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” të cilët kanë vendosur që ditën e sotme të mos protestojnë në Shkodër por t’i bashkohen protestës së studentëve në Tiranë.

Në pamjet e siguruara nga BalkanWeb shihet se studentët kanë edhe mbështetjen e qytetarëve. Një grua shihet në rrugë teksa duartroket studentët që marshojnë.

Studentët janë shprehur se qeveria ka afat deri të martën për të plotësuar kërkesat e tyre.

“Jemi të gjithë të bashkuar. Do i kërkojmë ministrisë dhe qeverise të njëjtat kërkesa me 8 pika. Deri të martën është ultimatumi dhe të martën është protesta më e madhe e parë ndonjëherë”- tha një nga studentët.

KËRKESA E PLOTË E STUDENTËVE
Drejtuar: Ministrisë së Arsimit dhe Sportit
Ministres së Arsimit dhe Sportit Znj. Lindita Nikolla
Lënda: Kthim përgjigje me shkresë zyrtare
1. Përgjysmim i tarifës së studimi
2. Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rekor dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.                                       

3. Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-të dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
4. Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore.
5. Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor.
6. Përmirësim i kushteve të konvikteve të Universiteteve.
7. Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë.
8. Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019.
Presim përgjigje zyrtare me shkrim deri në orën 14:00. Kërkesa drejtohet nga Këshilla studentor.

PËRGJIGJIA E MINISTRES NIKOLLA:
Të nderuar studentë,

Në përgjigje të kërkesës suaj, nr 12520, datë, 07.12.2018, bashkëlidhur ju informojmë se:
Lidhur me pikën 1, 6 dhe 7 të kërkesës, për vlerësimin e tarifave të studimit, vlerësimin e kushteve të rezidencave studentore dhe buxhetit për arsimin e lartë edhe sipas kërkesës suaj të datës 06.12.2018 do të ngrihen grupet e posaçme të punës, me përfaqësues të këshillave studentore, MASR dhe institucioneve publike të arsimit të lartë.

Lidhur me pikat 2 dhe 3 të kërkesës, konsiderojmë se është e nevojshme të vlerësohen ndryshime ligjore të cilat do të jenë gjithashtu pjesë e diskutimeve, të grupeve të posaçme të punës që do të ngrihen.
Lidhur me Pikën 4 dhe 5 të kërkesës, sqarojmë se mbështetja studentore për kërkimin shkencor dhe të studentëve të ciklit të lartë të tretë të studimeve përfshirë edhe gradën shkencore ‘Doktor’ tashmë është e garantuar ligjërisht.

Lidhur me pikën 8 të kërkesëse, sqarojmë se tashmë nga ana e MASR janë marrë masat e nevojshme dhe brenda vitit akademik 2018-2019, të gjithë studentët do të jenë të pajisur me kartën e studentit.
Ministria e Arsimit Rinisë dhe Sportit është e hapur dhe e gatshme për të diskutuar në institucione, sipas cdo formati të propozuar nga ju të gjitha cështjet e ngritura.

George H W Bush mban ” Urdhërin e Skënderbeut” – Nga ARDIAN MURRAJ (Tekst dhe video)

Përmes përshtypjeve dhe një interviste për TVSH në Krujë ( 12 Nëntor, 1994).

Si asnjëherë tjetër dëshirën për ndryshim dhe përqafimin e demokracisë pas 50 viteve të diktaturës komuniste, shqiptarët e besuan në mbështetjen e tek SHBA-ja, aleati më i fortë. Vitet e para kujtojnë provën për të; Ballkanin e trazuar, fqinjët e jugut dhe “fshesën” ndaj emigrantëve shqiptar, vënien përpara ligjit të ish udhëheqjes komuniste, referendumin e kushtetutes dhe rrugën se çfarë shqiptarëve ju ishte premtuar në këtë ndryshim.

Pikërisht kësaj situate të brishtë dhe demoracisë në vitet e para i vjen mbështetja. Xhorxh Bush, presidenti i 41 i SHBA-së, viziton Shqipërinë.
Më 12 Nëntor, 1994 mikpritja dhe mirënjohja motivohen me dorëzimin e “Urdhërit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” dorëzuar nga presidenti  Sali Berisha.

Z. Xhorxh Bush,

presidentit dhe burrit të shquar

të kombit amerikan, mbrojtësit

dhe luftëtarit të madh të lirisë.

Mikut të shquar të Shqipërisë

dhe shqiptarëve, për kontrbutin

e veçantë në çlirimin e popullit

shqiptar dhe popujve të tjerë të

cilët për dekada të tëra vuajtën

nën diktaturën komuniste.

Kronika e ditës e pritjes zyrtare (aeroporti i  Rinasit, Presidencë,  Dreka Shtetërore), na shpërngul pasdite në simbolin e qëndresës dhe të bashkimit shqiptar, në Krujë.

(Kruja)

Sot pasdite ish presidenti i SHBA-së Xhorxh Bush dhe presidenti i Shqipërisë Sali Berisha të shoqëruar nga zonjat bënë një vizitë të shkurtër në kështjellën e Krujës, ata u pritën nga përfaqësues të pushtetit lokal të rrethit. Vizitorët patën mundësi të njihen nga afër me ditarin e jetës, të kulturës dhe të qëndresës së popullit tonë që prej lashtësisë Ilire dhe figurës së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Xhorxh Bush do të ndalej i befasuar përballë dokumentave të kësaj historie deri në dorëshkrimet e Barletit mbi historinë legjendare, të luftrave të Skënderbeut. Ishte pikërisht ky moment ku u bë Lidhja e Besës Shqiptare (Besëlidhja), u formua qëndresa kombëtare e prijësve dhe 25 vitet e Arbërisë do të mbeteshin në memorjen e kontinentit evropian dhe të botës. Në shenjë të kësaj vizite ai (Xh.  Bush), do të shkruante mbresat e tij dhe veçanërisht do të vlerësonte koincidencën e emrit GJERGJ, të Gjergj Kastirotit që mbrojti kulturën dhe qytetërimin evropian perendimor sikurse dhe Xhorxh Bush në vitet e drejtimit të një shteti të madh kontribuoi në ndërtimin e hapave të demokracisë në vendet e lindjes.

Xhorxh Bush dhe Barbara Bush ishin të emocionuar edhe për dhuratën zemërore që atyre ju dhurua nga ky muze. Pas vizitës në krujë dhe para largimit për në amerikë nga vendi ynë për përshtypjet e kësaj vizite të shkurtër Xhorxh Bush theksoi se:

” Jam shumë i lumtur për këtë vizitë dhe kam respekt të madh për presidentin Berisha dhe natyrisht gjeta  një pritje të ngrohtë nga njerzit kudo. U takova me njerëz të kabinetit qeveritar, parlamentar, piktorë të shquar dhe njerëz që kishin humbur mjaft vite burg para se të vinte liria dhe demokracia. Për mua dhe zonjën Bush kjo ishte një ditë shumë emocionuese për të qënë këtu miq të presidentit Berisha që është mik i madh dhe drejtues i demokracisë dhe lirisë në këtë pjesë të botës”.

           Pyetur mbi ndryshimet e Shqipërisë se Amerika dhe Ju keni qënë simbol për popullin shqiptar, Bush përgjigjet:

“- Vendi ynë beson shumë në demokracinë dhe lirinë dhe administrata jonë shtetërore përpiqet shumë për t’i ndihmuar ato. Ne jemi në krye të listës ndërsa Shqipëria bën pjesë në të. Pata rastin që të shoh progresin që është bërë drejt kësaj rruge në vendin tuaj dhe natyrisht ka probleme dhe do të ketë, por ajo që mund të duket si dramatike është ndryshimi, pra është liria që juve duhet ta besoni. Mund të them se gjatë gjithë rrugës që përshkova ndjeva pritjen e ngrohtë të njerzve”.

Po sot pasdite Xhorxh dhe Barbara Bush u larguan nga vendi ynë të përcjellur përzemërsisht nga presidenti Berish dhe zonja, si dhe përfaqësues të partive politike dhe peronalitete shtetërore. 

             Pra plot 24 vite më pas, mesazhi i asaj interviste  në TVSh lë të kuptohet se:

              Qartësia e mbështetjes nga një aleat i madh u bë më e kthjellët për rrugën që Shqipëria nisi; atë që në një sistem demokratik administrata shtetërore është shërbëtore e popullit.

             Ky fakt në kushtet kur koha kalon dhe këshilla e miqve të vërtetë e model si Xhorxh Bush mbetet, dhe duket se ka akoma hapsirë për veprim tek Shqipëria dhe shqiptarët në mënyrë që tranzicioni i tyre që po troket gati tre dekada t’i kërkojë përgjegjshmëri shtetarëve të zgjedhur.

            Shumë shpejtë vlera në gjuhën e politikës për  46 vite të diktaturës krah 28 të tjerave të premtuara që Shqipëria mori me ndryshimin demokratik, t’i përkasin vërtetë jetës, lirisë dhe mirëqenies së popullit shqiptar.

George H W Bush përmes përshtypjeve dhe një interviste për TVSH në Krujë, 1994 – Nga ARDIAN MURRAJ

Rastësia më mundësoi drejtimin e dy pyetjeve  ish presidentit George H W Bush 1994, Krujë.
E kam sjellë shpesh ndërmend fuqinë dhe urtësinë e këshillës së Tij për rolin e administratës dhe shtetin demokratik, rëndësinë që do të kishte në Shqipëri.
Koment, kronikë dhe një kolazh foto.

George H W Bush mban ” Urdhërin e Skënderbeut”.

Përmes përshtypjeve dhe një interviste për TVSH në Krujë ( 12 Nëntor, 1994).

Si asnjëherë tjetër dëshirën për ndryshim dhe përqafimin e demokracisë pas 50 viteve të diktaturës komuniste, shqiptarët e besuan në mbështetjen e tek SHBA-ja, aleati më i fortë. Vitet e para kujtojnë provën për të; Ballkanin e trazuar, fqinjët e jugut dhe “fshesën” ndaj emigrantëve shqiptar, vënien përpara ligjit të ish udhëheqjes komuniste, referendumin e kushtetues dhe rrugën se çfarë shqiptarëve ju ishte premtuar në këtë ndryshim.
Pikërisht kësaj situate të brishtë dhe demoracisë në vitet e para i vjen mbështetja. Xhorxh Bush, presidenti i 41 i SHBA-së, viziton Shqipërinë.
Më 12 Nëntor, 1994 mikpritja dhe mirënjohja motivohen me dorëzimin e “Urdhërit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” dorëzuar nga presidenti  Sali Berisha.

Z. Xhorxh Bush,

presidentit dhe burrit të shquar

të kombit amerikan, mbrojtësit

dhe luftëtarit të madh të lirisë.

Mikut të shquar të Shqipërisë

dhe shqiptarëve, për kontrbutin

e veçantë në çlirimin e popullit

shqiptar dhe popujve të tjerë të

cilët për dekada të tëra vuajtën

nën diktaturën komuniste.

Kronika e ditës e pritjes zyrtare (aeroporti i  Rinasit, Presidencë,  Dreka Shtetërore), na shpërngul pasdite në simbolin e qëndresës dhe të bashkimit shqiptar, në Krujë.

(Kruja)

Sot pasdite ish presidenti i SHBA-së Xhorxh Bush dhe presidenti i Shqipërisë Sali Berisha të shoqëruar nga zonjat bënë një vizitë të shkurtër në kështjellën e Krujës, ata u pritën nga përfaqësues të pushtetit lokal të rrethit. Vizitorët patën mundësi të njihen nga afër me ditarin e jetës, të kulturës dhe të qëndresës së popullit tonë që prej lashtësisë Ilire dhe figurës së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Xhorxh Bush do të ndalej i befasuar përballë dokumentave të kësaj historie deri në dorëshkrimet e Barletit mbi historinë legjendare, të luftrave të Skënderbeut. Ishte pikërisht ky moment ku u bë Lidhja e Besës Shqiptare (Besëlidhja), u formua qëndresa kombëtare e prijësve dhe 25 vitet e Arbërisë do të mbeteshin në memorjen e kontinentit evropian dhe të botës. Në shenjë të kësaj vizite ai (Xh.  Bush), do të shkruante mbresat e tij dhe veçanërisht do të vlerësonte koincidencën e emrit GJERGJ, të Gjergj Kastirotit që mbrojti kulturën dhe qytetërimin evropian perendimor sikurse dhe Xhorxh Bush në vitet e drejtimit të një shteti të madh kontribuoi në ndërtimin e hapave të demokracisë në vendet e lindjes.

Xhorxh Bush dhe Barbara Bush ishin të emocionuar edhe për dhuratën zemërore që atyre ju dhurua nga ky muze. Pas vizitës në krujë dhe para largimit për në amerikë nga vendi ynë për përshtypjet e kësaj vizite të shkurtër Xhorxh Bush theksoi se:

” Jam shumë i lumtur për këtë vizitë dhe kam respekt të madh për presidentin Berisha dhe natyrisht gjeta  një pritje të ngrohtë nga njerzit kudo. U takova me njerëz të kabinetit qeveritar, parlamentar, piktorë të shquar dhe njerëz që kishin humbur mjaft vite burg para se të vinte liria dhe demokracia. Për mua dhe zonjën Bush kjo ishte një ditë shumë emocionuese për të qënë këtu miq të presidentit Berisha që është mik i madh dhe drejtues i demokracisë dhe lirisë në këtë pjesë të botës”.

           Pyetur mbi ndryshimet e Shqipërisë se Amerika dhe Ju keni qënë simbol për popullin shqiptar, Bush përgjigjet:

“- Vendi ynë beson shumë në demokracinë dhe lirinë dhe administrata jonë shtetërore përpiqet shumë për t’i ndihmuar ato. Ne jemi në krye të listës ndërsa Shqipëria bën pjesë në të. Pata rastin që të shoh progresin që është bërë drejt kësaj rruge në vendin tuaj dhe natyrisht ka probleme dhe do të ketë, por ajo që mund të duket si dramatike është ndryshimi, pra është liria që juve duhet ta besoni. Mund të them se gjatë gjithë rrugës që përshkova ndjeva pritjen e ngrohtë të njerzve”.

Po sot pasdite Xhorxh dhe Barbara Bush u larguan nga vendi ynë të përcjellur përzemërsisht nga presidenti Berish dhe zonja, si dhe përfaqësues të partive politike dhe peronalitete shtetërore. 

             Pra plot 24 vite më pas, mesazhi i asaj interviste  në TVSh lë të kuptohet se:

              Qartësia e mbështetjes nga një aleat i madh u bë më e kthjellët për rrugën që Shqipëria nisi; atë që në një sistem demokratik administrata shtetërore është shërbëtore e popullit.

             Ky fakt në kushtet kur koha kalon dhe këshilla e miqve të vërtetë e model si Xhorxh Bush mbetet, dhe duket se ka akoma hapsirë për veprim tek Shqipëria dhe shqiptarët në mënyrë që tranzicioni i tyre që po troket gati tre dekada t’i kërkojë përgjegjshmëri shtetarëve të zgjedhur.

            Shumë shpejtë vlera në gjuhën e politikës për  46 vite të diktaturës krah 28 të tjerave të premtuara që Shqipëria mori me ndryshimin demokratik, t’i përkasin vërtetë jetës, lirisë dhe mirëqenies së popullit shqiptar.

Dita e Rinisë – PD tek memoriali i Azem Hajdarit në Qytetin Studenti (VIDEO)

Partia Demokratike kujton sot me nje ceremoni speciale 8 Dhjetorin, Diten e Rinise.

 

Ne oren 10.00, ashtu si ishte njoftuar, kreu i PD-se, Lulzim Basha, ish kryeministri Sali Berisha dhe ish presidenti Nishani, se bashku me drejtues te larte demokrate dhe shume qytetare, jane mbledhur tek memoriali i Azem Hajdarit ne Qytetin Studenti.

Keshtu, PD dhe FRPD nderojne Levizjen Studentore 1990, duke kujtuar me nderim figuren e Azem Hajdarit dhe levizjen qe solli ndryshimin e madh.

Aktivitetin e Qytetit Studenti eshte duke u shfaqur dokumentar per dhjetorin ‘90, kurse fjalen hapese e mbajti Kryetari i FRPD Belind Kellici.

Fjala e Kellicit 

Te dashur studente te perjetshem te dhjetorit ‘90, studente te dhjetorit 2018 dhe studente te ardhshem.

Ky dhjetor po shndrit me i bukur se asnjehere here tjeter pas atij te vitit 1990.

Ky dhjetor i tregoi edhe njehere shqiptareve se rinia e saj eshte ketu, e forte dhe e vendosur per te ndalur cdo padrejtesi qe i behet atyre dhe vendit tone. Ky dhjetor tregoi se vendi yne ka shprese!

Te rinjte ne vitet ‘90 rrezuan regjimin komunist duke i hapur rrugen Shqiperise per tu bere si e gjithe Europa.

Por sot rinia eshte ne krize! 79% e te rinjve duan te largohen nga vendi. Mijra te rinj nuk ndjekin dot studimet per shkak te tarifave te paperballueshme.

228 shkolla jane mbyllur e 134 mije nxenes kane braktisur shkollat. 50% e rinise sot eshte e papune.

Qeveria sotme ka partner krimin e jo rinine, jo qytetaret e saj!

Te rinjte ne vitin ‘90 guxuan dhe e sollen ndryshimin e shumepritur.

Ndaj sot eshte rradha jone dhe ne mund t’ia dalim.

Une vertet jam drejtues i nje forumi rinor politik, por para se gjithash, une jam nje i ri qe kam vendosur qe jeten dhe te ardhmen time ta ndertoj ne kete vend. Prandaj dua nje Shqiperi me te mire.

Kjo Shqiperi do te jete me e mire nese qeveria punon per qytetaret e saj, nese ua lehteson jeten studenteve duke u krijuar kushte per arsimim e punesim. Nje qeveri qe i degjon qytetaret e jep llogari para tyre sot dhe neser.

Ne sebashku duhet ti detyrojme politikanet te mbajne pergjegjesi per premtimet e pambajtura kur na marrin voten, e ti detyrojme te ndryshojne vendinet ose te largohen njehere e mire kur keq qeverisin, apo ne qender te qeverisjes se tyre eshte thjeshte zhvatja, vjedhja, ashtu sic po ndodh ne rastin e Unazes se Re, Teatrit Kombetar, tarifave te studenteve, etj.

Prej 4 vitesh studentet protestojne dhe Edi Rama nuk i degjon. Prej 4 vitesh ai i injoron kerkesat e te rinjve qe sot po largohen ne mase. Shqiperise po i largohen vajzat e djemte me te mire, ata me te zotet, ata per te cilet Europa ka hapur dyert e krenohet, nderkohe qe kryeministri i quan “ngelsa” dhe “dembele”.

O sot o kurre, ne duhet ti tregojme kesaj qeverie qe nuk mund te tallet me me hallet dhe te ardhmen e njerezve. Une jam i bindur se te gjithe bashke do t’ia dalim te kemi nje Shqiperi me te mire, me mundesi e shanse per te gjithe.

Pertej ngjyrave politike, pertej besimit fetar, vendit te lindjes apo te banimit, te bashkuar rreth Shqiperise qe duam, mundesive te barabarta per te gjithe, ne do t’ia dalim te kemi nje Shqiperi me te mire dhe nje te ardhme te sigurte.

Gezuar diten kombetare te Rinise, kete dite simbol te lirise e shpreses per cdo shqiptar.

VIDEO/ Studentët e Shkodrës në shesh: Na intimidoi rektori

Pas vendimit për ta shtyrë protestën për ditën e nesërme, studentët e Universitetit të Shkodrës kanë ndërruar mendje duke bërë prapakthehu.

Ata kanë dalë në protestë ashtu si bashkëmoshatarët e tyre si në Elbasan, Korçë, Durrës dhe Tiranë. Studentët e Shkodrës raportohet se janë intimiduar nga rektori, por paralajmërojnë protesta të fuqishme si shenjë reagimi.

Anëtarja e këshillit studentor, Melisa Braci është shprehur se dorëheqja e saj ka ardhur për shkak të indtimidimit që i është bërë nga rektori, Adem Bekteshi.

“Pershendetje! Une jam Melisa Braci, anetare e Keshillit studentor qe sot kam dhene doreheqjen prane rektorit te Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Adem Bekteshi. Duke pasur parasysh te gjitha ngjarjet qe ndodhen sot, intimidimi nga ana e tij, kemi marre kete inisiative sot qe do të shumëfishohet nesër, që të ngrejmë zërin tonë dhe të themi se; ne nuk mund të frikësohemi nga asgjë dhe anjë njeri qoftë ai I çfarëdo lloj posti. Ne jemi kundër tarifave që janë vendosur me 6700 lekë për sa I përket riprovimeve ose studentëve ngelës dhe jemi kundër tarifës vjetore që është aq e lartë. Sot jemi kaq, por siç ju thëshë nesër do të jemi shumë dhe më shumë. Ju presim të gjithëve”, tha ajo.

LIVE – “E duam Shqipërinë si Europa”. Studentët ‘pushtojnë’ Tiranën (videot)

Në ditën e dytë të protestës së tyre, Studentët e Universiteteve Publike  protestojnë  kundër vendosjes së tarifave për provimet e mbartura.

Pas bashkimit të studenteve nga të gjithë fakultetet dhe marshimit të tyre në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, studentët kanë mbërritur tek godina e Ministrisë së Arsimit. Përveç Tiranës, protestohet edhe në Universitetet e Durrësit, Elbasanit, Korçës.

Pavarësisht thirrjeve me megafon për të mos hedhur objekte në drejtim të godinës së Ministrisë, disa studentë kanë hedhur vezë dhe letra higjienike.

Me thirrjet “ne nuk jemi bankomat”, “S’ka më heshtje, s’ka më pritje” studentët e bashkuar kërkojnë përgjysmim të tarifave dhe heqjen e tarifave shtesë për provimet e mbartura. Studentët thonë se do ta vijojnë protestën e tyre dhe nuk do të dorëzohen deri sa të plotësohen kërkesat e tyre.

Këshillat Studentore të Universiteteve Publike i janë drejtuar me një kërkesë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku paraqesin 4 kushtet e tyre. Ata i kanë lënë afat Ministrisë së Arsimit deri në orën 16:00 të ditës së sotme që të kthejë përgjigje për kërkesat e tyre.

“Vendimi për tarifat është i padrejtë dhe diskriminuese. Ne jemi njerëz elitarë dhe presim mirëkuptim. Ne presim që të ulemi në tryezë dhe të diskutojmë. Kemi kërkuar të takohemi me ministren e Arsimit. Protesta jonë nuk do ndalet. Ne do kalojmë në demonstratë. Kjo është një protestë studentore dhe nuk është politikë. Politikën nuk e bëjmë ne”- thotë një nga studentët.

“Kjo protestë do të dalë mjaft mirë sepse jemi të bashkuar dhe kemi të njëjtin qëllim. Qëllimi jonë është të anulohet vendimi i VKM për të paguar edhe taksën edhe kreditet. Nëse Ministrja nuk plotëson kërkesat tona ne nuk do ndalemi”- thotë një tjetër student.

PROTESTA NE ELBASAN:

Katër kushtet e studentëve drejtuar MASR:
1. Shfuqizimi i VKM nr 288 pika numër 4 e cila citon si më poshtë:

Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës në një lëndë apo në shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nënshtrohet tarifës së shkollimit për kredit për detyrimet apo lëndët përsëritëse, si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimet.

2. Mbështetur në nenin 99 mbi Keshillet studentore, Ligji i Arsimit të lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-te, dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

3. Përmiresimi i kushteve të konvikteve.

4. Përgjysmimi i tarifës së studimit mbështetur në nenin 99 pika 5 (Ligji I arsimit të Lartë).

Studentët mbulojnë Ministrinë, nxjerrin kartonët e kuq (Video)

Studentët e Universitetit të Tiranës kanë mbushur rrugën para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit duke protestuar kundër tarifave të larta. Studentët kanë nxjerrë kartonët e kuq për ministren Lindita Nikolla, për t’i thënë stop tarifave të larta. Fasada e MAS është mbushur me banderola e pankarta të studentëve.

Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar pamje nga protesta për “BalkanWeb” teksa raportoi se studentët kanë deklaruar se tarifat e vendosura nga qeveria janë të papërballueshme për ta.

Protesta Tek Mas (2)

Studentët i kanë drejtuar një ultimatum qeverisë dhe duan përgjigje deri në orën 16:00 pasi në të kundër do të përshkallëzojnë protestat dhe do hyjnë në demonstrata. Janë mijëra studentë që protestojnë nga të gjitha fakultetet në kryeqytet. Ndërkohë sot protesta janë zhvilluar edhe në Korçë dhe në Elbasan.

Protesta Tek Mas (1)

Gazetari Erjon Skëndaj raportoi ‘live’ për “BalkanWeb” se një hapësirë prej 300 metrash në vijë lineare është mbushur me studentë në Rrugën e Durrësit. Me pankarta në duar “Ne nuk jemi dele”; “Ne nuk paguajmë haraç”; “VKM është VK”; “Shfuqizoni VKM”; “Dija është nevojë”; “Mos na vrisni të ardhmen”; “Duam Shqipërinë si gjithë Europa”, “Jo politikë” etj, studentët i kanë bërë thirrje ministrisë për t’u ulur në bisedime e për të gjetur zgjidhje.

Kombi amerikan i jep lamtumirën ish presidentit George H.W. Bush (video)

Shtetet e Bashkuara i dhanë lamtumirën të mërkurën ish-presidentit George H.W. Bush me një funeral shtetëror në Uashington, ku morën pjesë figura të larta të politikës amerikane, së bashku me udhëheqës aktualë e të mëparshëm nga e gjithë bota.

Ish-presidentët amerikanë Jimmy Carter, Bill Clinton dhe Barack Obama iu bashkuan Presidentit Donald Trump, gjatë shërbimit të përmortshëm për ish-presidentin George H.W. Bush në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit, ku fjalimi kryesor u mbajt nga George W. Bush, djali i presidentit të ndjerë si dhe Presidenti i 43-të i SHBA-së.

“Ai na mësoi se shërbimi publik ishte diçka fisnike dhe e domosdoshme”, tha ish-Presidenti Bush përpara të pranishmëve në katedralen shpirtërore episkopale. “Ai kishte një aftësi të madhe për të dhënë nga vetëvetja.”, tha ai.

Ndërsa mbaronte fjalimin George W. Bush nisi të qajë. Ai e përshkroi babain e tij si “një njeri të madh e fisnik”.

Presidenti Trump nuk mbajti fjalim gjatë funeralit, por më herët në një postim në Twitter shkruante: “ky nuk është një funeral, kjo është një ditë kremtimi për një njeri të madh që ka patur një jetë të gjatë e të shquar. Do të na mungojë! ”

Kancelarja gjermane Angela Merkel, Princi Charles i Britanisë, Mbreti Abdullah i Jordanisë dhe Presidenti polak Andrzej Duda ishin mes atyre që ndoqën funeralin për nder të presidentit të 41-të të SHBA, i cili vdiq në moshën 94 vjeçare.

Gjatë shërbesës u mbajtën fjalime edhe nga ish-kryeministri kanadez Brian Mulroney, ish-senatori amerikan Alan Simpson dhe historiani Jon Meacham, biograf i Bushit.

Zoti Mulroney, udhëheqësi kanadez në kohën kur George H.W. Bush ishte në Shtëpinë e Bardhë prej vitit 1989 deri në 1993, tha se në historinë e Shteteve të Bashkuara ai nuk besonte kurrë se do të kishte një president “më të guximshëm, më parimor apo më të nderuar se George Herbert Walker Bush”.

Zoti Simpson rikujtoi miqësinë e tij të gjatë me ish-presidentin e ndjerë dhe tha: “ai ishte një person i jashtëzakonshëm nga lindja deri në vdekje … një nga njerëzit më fisnikë të kësaj toke”.

Zoti Meacham vlerësoi ish-presidentin Bush si “burrë shteti, ushtari i fundit i jashtëzakonshëm i Amerikës”. Ai tha se jeta e tij ishte një mision për të provuar vlerën e saj që nga koha kur ai ishte një pilot luftarak 20 vjeçar dhe i vetmi mes anëtarëve të tij të ekuipazhit që shmangu kapjen nga japonezët apo vdekjen gjatë Luftës së Dytë Botërore gjatë bombardimit që ndodhi në Paqësor në 1944.

Që nga vdekja e tij, ish-presidenti Bush po përkujtohet për heroizmin e tij si një pilot i marinës, rolin udhëheqës në skenën botërore kur Bashkimi Sovjetik u shemb dhe Gjermania lindore dhe perëndimore u ribashkuan në fillim të viteve 1990 sikurse dhe për mirësjelljen e dashamirësinë e tij si në jetën personale ashtu edhe atë publike.

Funerali Shtetëror për ish Presidentin George H.W. Bush

Para funeralit shtetëror në Katedralen Kombëtare të Washingtonit të mërkurën, trupi i Presidentit George H.W. Bush u mbajt për homazhe në Hollin e Kapitolit. Vizitorët e shumtë qëndruan në radhë të gjata, për t’i bërë nderimet e fundit ish udhëheqësit amerikan, që e kanë karakterizuar si një njeri të qetë, por njëkohësisht me karakter të fortë dhe të guximshëm.

Në mesin e tyre ishte një teksan, i cili komentoi për Zërin e Amerikës:

“Jam nga Teksasi, edhe Presidenti ishte nga Teksasi, një njeri shumë i respektuar. Ka bërë gjëra shumë të mira për vendin.”

Një vizitor nga Çikago thotë se media nuk u soll mirë me të kur ishte President.

“Do të na mungojë ky njeri, për civilizimin e tij. Tani shtypi po thotë: ishte njeri i shkëlqyer…por jo kur ai ishte president. Në atë kohë nuk u tregua i drejtë me të.”

Ky vizitor nga shteti veriperëndimor i Meinit, ka qenë ushtarak, tani është në pension.

“Ai është një hero i luftës, një president i shkëlqyer. Unë kam shërbyer në administratën e të birit, prandaj ndihem mirë që ndodhem këtu.”

Një vizitor nga Marilendi thotë se ka qenë nxënës në shkollën e mesme kur zoti Bush ishte President.

“Bush ishte njëri prej presidentëve të fundit të moderuar republikanë”.

Mijëra njerëz bënë homazhe këto ditë në Rotundën e Kapitolit, Në mesin e tyre pati politikanë dhe heronj të luftës sikurse Presidenti Bush. Në mesin e tyre ishte edhe senatori Bob Dole, i cili erdhi me karrike me rrota për të nderuar ish rivalin e tij në garën për të emëruarin presidencial të Partisë Republikane.

Për t’i dhënë lamtumirën ish presidentit, kishin sjellë edhe qenin e tij, Sully.

George HW Bush

Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania bënë homazhe për zotin Bush të hënën në mbrëmje. Zoti Trump, merr pjesë gjithashtu në shërbesën tek Katedralja Kombëtare.

Kujtimet e ish kongresmenit Joe DioGuardi për presidentin Bush (video)

Ish kongresmeni Joe DioGuardi, i cili është kryetar i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-amerikane, thotë se ka mjaft kujtime nga presidenti i 41-të amerikan. Ai e ka takuar atë shumë herë, por kujton sidomos një takim në vitin 1988, kur ish-Presidenti George Herbert Walker Bush erdhi të bëjë fushatë për të në Nju Jork. Në atë kohë zoti DioGuardi kandidonte për Dhomën e Përfaqësuesve. Ai ndau me Zërin e Amerikës disa nga këto kujtime.

Ai erdhi një javë para zgjedhjes sime. Avioni i tij u ul në aeroportin e qarkut Uestçester. Kishin ardhur të gjithë udhëheqësit republikanë të qarkut, të cilët më vunë të ulesha pranë tij. Ishte për t’u habitur se sa mirë foli për mua edhe pse isha takuar vetëm një herë me të në Shtëpinë e Bardhë ku ne kishim bërë fotografi që do t’i përdornim gjatë fushatës.

Pastaj ai më kërkoi mua që të ngrihesha e të flisja. Pra, do të flisja në praninë e një nënpresidenti amerikan, në podiumin me emblemën e nënpresidentit. Ai ishte xhentëlmen dhe donte që të tjerët të ndiheshin sikur ta kishin shokun e tyre, sikur të ishin të barabartë me të. Dhe këtë e dëgjon nga shumë njerëz, të cilët e kujtojnë si dikë që ai ishte së pari një shërbëtor publik. Edhe pasi u zgjodh në postin më të lartë, ai kurrë nuk fliste për rolin e tij si president, por fliste se si mund të zgjidheshin problemet e mëdha, si mund të ndihmoheshin njerëzit. Ai kurrë nuk e përmendte atë që kishte arritur në karrierën publike, gjë që ishte mahnitëse, sepse kishte qenë kongresmen, drejtor i CIA-s, i dërguari diplomatik në Kinë, pastaj nënpresident, pra ishte një njeri i rrallë. Ishte i lindur për të qenë President i Shteteve të Bashkuara. Prandaj e quaj për nder që e kam njohur dhe faktin që erdhi tre herë të më ndihmonte në fushatë. (4:26) Kjo fotografi me nënën dhe babanë tim është bërë gjatë kohës që erdhi të më ndihmonte kur unë garoja për herë të dytë.

Ishte George H. W. Bush, i cili bëri paralajmërimin e Krishtlindjeve, në dhjetor 1992, duke i shkruar një letër presidentit Sllobodan Millosheviç, ku thoshte: nëse e shkallëzoni më tej situatën, do të shihni se ne do të ndërhyjmë. Por edhe përpara kësaj, në vitin 1988, në tetor ose nëntor të atij viti, unë i kërkova nëse mund të bënte diçka, pas gjithë atyre gjërave që po ndodhnin me shqiptarët në ish-Jugosllavi, sidomos në Kosovë. I kërkova nëse mund të shkruante një letër të shkurtër për t’u dhënë zemër shqiptarëve. I dhashë disa sugjerime, për t’i treguar se cili ishte problemi. Ai si duket u këshillua me sekretarin e tij të shtetit dhe më dërgoi një letër të shkruar bukur. Aty ai thoshte se shqiptarët janë një popull trim dhe fisnik, pikërisht këto fjalë përdori. Ishte diçka e mrekullueshme. Më kujtohet kur ia shpërndava këtë letër komuniteteve shqiptare. Pikërisht një vit më vonë Serbia ndërhyri në Kosovë, prandaj ajo letër pati shumë rëndësi për t’u dhënë shqiptarëve shpresë.

Unë e mbështeta qysh në fillim kandidaturën e të birit të tij George W. Bush. Ne organizuam një pritje për Bushin e ri në Hotel Sheraton të Nju Jorkut dhe unë sigurisht i përmenda atë që kishte bërë i ati për shqiptarët, sidomos në Kosovë. Ka rëndësi të kujtojmë se ai ishte njeriu të cilit ne i dorëzuam një peticion me 1 milion nënshkrime nga Kosova. Miku im, kongresmeni Henry Hide, i dorëzoi nënshkrimet në Shtëpinë e Bardhë. Unë besoj se ishin ato nënshkrime që sollën një kthesë, duke e bërë presidentin George W. Bush të kuptonte se ai duhet të ishte i pari që do të njihte pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt 2008. Pra, ne kemi një trashëgimi të pasur me familjen Bush, jo vetëm me Presidentin George H. W. Bush por edhe me të birin, George W. Bush. Dhe unë jam krenar që shërbeva si një lloj ure mes të dyve.

FOTO-VIDEO – Kush është 18-vjeçari shqiptar që u vra në Greqi

Vritet naten me arme zjarri nje 18 vjecar ne Kavalla te Greqise. Mediat greke, duke iu referuar te dhenave te para shkruajne se shqiptari eshte gjetur ne rruge.

Nderkohe qe “News 24” raporton se viktima eshte identifikuar si Marios Isa, nga Leskoviku. Ai eshte vrare me arme ne rruge dhe trupi i trij u gjet mes nje pellgu gjaku nga kalimtaret vetem mengjesin e sotem, ne oret e para.

Ne dore viktimes iu gjet edhe nje kartmonedhe 50 euro. Dyshimet e para jane per nje sherr per ceshtje droge, por policia nuk ka dale ende me nje perfundim.

https://youtu.be/L1GUiJKRvOY

Sipas “Kavala News” viktima mori një goditje të vetme në shpinë nga e cila gjeti vdekjen,  nderkohe qe thuhet se autori ka qene profesionist.

Nga hetimet rezulton se i riu shqiptar ishte rritur në Kavala ku ishte arsimuar dhe po ndiqte dhe arsimin e larte. Nderkohe qe aktivizohej me ekipin e futbollit të Heracles në Kavala.