VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

De Biazi bën pesë ndryshime në formacion për sfidën ndaj Spanjës

By | October 9, 2016

Komentet

FIFA: Mbi 1 miliard shikues ndoqën Kupën e Botës për femra

Më shumë se një miliard sportdashës kanë shikuar Kupën e Botës për femra FIFA 2019, duke vendosur një rekord të ri të audiencës për kompeticionin, bëri të ditur sot FIFA, transmeton Anadolu Agency (AA).

“1.12 miliard njerëz ndoqën ‘Francë 2019’ nëpër televizionet në shtëpi, në platforma dixhitale ose jashtë shtëpisë”, tha organi drejtues i futbollit botëror në faqen e tij të internetit.

“993.5 milionë e ndoqën vetëm në televizion, 481.5 milionë mbuluan qasjen në platformat dixhitale”, tha FIFA.

Kupa e kaluar e Botës, “Kanada 2015” u shikua nga 764 milionë shikues.

FIFA shtoi se finalja “Francë 2019” u shikua drejtpërdrejt nga më shumë se 260 milionë njerëz.

SHBA-të sivjet fituan Kupën e Botës, duke mundur në finale Holandën me rezultatin 2:0.

SHBA-të fituan për herë të katërt në histori Kupën e Botës.

Spanjë, shtyhet “El Clasico” për shkak të gjendjes në Katalonjë

Për shkak të protestave të dhunshme në Katalonjë, Federata e Futbollit e Spanjës njoftoi shtyrjen e ndeshjes “El Clasico” në të cilën Barcelona do të priste Real Madridin më 26 tetor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një njoftimi të federatës, data e re e ndeshjes do të caktohet pas bisedimeve midis dy klubeve deri më 21 tetor.

Vendimi erdhi pasi të dielën e kaluar në Katalonjë shpërthyen protesta të dhunshme si pasojë e dënimit me burg të nëntë politikanëve katalanë separatistë.

Që nga fillimi i protestave, të paktën 250 persona është raportuar të jenë lënduar, përfshirë edhe policë.

Trupi drejtues i La Ligës më herët kërkoi që përballja të zhvillohet në Madrid, duke thënë se mund të ndodhin probleme të sigurisë nëse ndeshja zhvillohet në Barcelonë.

Njihej si “Merimanga e zezë”, historia e kampionit Vogli. Nga arratisja pas ndeshjes me Dinamon e Berlinit te kapja nga Sigurimi

Në vitet ’50-’60 portieri Lev Yashin (Jashin) ishte krenaria e futbollit sovjetik. “Heroi i klasës punëtore” i priste goditjet a thua se kishte tetë duar dhe për faktin se vishej përherë me të zeza mbiquhej “Merimanga e zezë”. Për 20 vite mbrojti portën e Dinamos së Moskës. Në karrierë fitoi shumë trofe, mes të cilëve medalje olimpike dhe Kupë Evrope me përfaqësuesen sovjetike



Në historinë botërore të futbollit, Lev Jashin, i shpallur portieri më i mirë i shekullit XX, mbetet ende i pathyer për faktin se është i vetmi portier që është vlerësuar me Topin e Artë. Megjithatë, në ato vite, në Shqipëri, ai kishte një moshatar, i cili potencialisht i kishte mundësitë për ta konkurruar, por që fati nuk i rezervoi të njëjtin sukses.

Emri i tij ishte Qemal Vogli. Edhe ai vinte “nga klasa punëtore”. Edhe ai mbrojti portën e Dinamos, por të asaj të Tiranës. Spikati me veshje të zezë në portë dhe prej hedhjeve që bënte mori nofkën “Macja e zezë”.Me Jashinin u takua në vitin 1954 në Moskë pas një ndeshjeje miqësore mes dy Dinamove. Sovjetikët kishin dëgjuar për Voglin që prej miqësores së vitit 1951 në Tiranë, (Shqipëri 1–1 Spartak i Moskës) ku Vogli kishte dalluar për daljet dhe hedhjet e përkryera në portë.Jashin dhe Vogli – asokohe të dy 25-vjeçarë – e vlerësuan me konsiderata njëri-tjetrin.

Me Dinamon, në 6 vite Vogli do të ishte protagonist në fitoren e 5 kupave e 5 kampionateve. Ende të pathyera për futbollin shqiptar janë rekordet: 25 fitore radhazi (sezoni 1951–52) dhe vetëm 5 gola të pësuar gjatë një kampionati.Por, megjithëse të shumtë ishin krenar për arritjet e tij sportive, Vogli nuk u bë hero i futbollit komunist shqiptar, përkundrazi.Gjithçka e Voglit u mbyt në harresë kur më 3 shtator 1956 ai u arratis drejt perëndimit.

Ishte 27 vjeç dhe kishte vetëm 10 vite futboll profesionist.Rrethanat bënë që, pas një miqësoreje tjetër me Dinamon e Berlinit, ai të kalonte në Berlinin Perëndimor. Ishte koha kur ende nuk ishte ndërtuar muri. Ishte koha kur arratisjet regjimi diktatorial i Hoxhës i dënonte rëndë.Prej vitit 1956 e deri më sot historia e Qemal Voglit është treguar mes rrëfimeve dhe pak dokumenteve.

Kjo seri shkrimesh do të nisë ta tregojë historinë e një prej sportistëve më të jashtëzakonshëm të futbollit shqiptar, duke iu referuar dosjes që Sigurimi i Shtetit mbajti për të.Në dosje tregohet se, në të vërtetë, për Voglin, Sigurimi kishte grumbulluar informacione që kur ai kishte qenë adoleshent.

Pranë tij, Sigurimi kishte 10 bashkëpunëtorë të njohur me nofkat: “Çapkëni”, “Goma”, “Jehona”, “Bjeshkore”, “Biblioteka e Pogradecit”, “Topi”, “Stina e Shiut”, “Besuesi” dhe “Lumi”.

Biografia e Voglit paraqitej me një lidhje familjare të angazhuar me Ballin Kombëtar, por megjithatë ai privilegjohej prej dhuntive sportive dhe nuk penalizohej, madje as për kontrabandën që bënte njësoj si disa sportistë të tjerë, të cilët kur dilnin jashtë shtetit, në kthim, edhe pse nuk lejohej, merrnin sende të ndryshme me vete.

Sidoqoftë, Sigurimi e vëzhgonte vazhdueshëm Voglin për sinjalizimet e bashkëpunëtorëve rreth tendencave për arratisje që ai shfaqte ndonjëherë. Arratisje që do ta konkretizonte në vitin 1956, por që nuk zgjati shumë. Ai u kthye në Shqipëri me versionin që regjimi propagandoi: kinse u kap falë agjenturës së Sigurimit dhe bashkëpunimit me agjenturat simotra të vendeve të tjera komuniste.

Në dosjen e tij janë fshirë të gjitha gjurmët, por ka një korrespondencë të mbajtur me STASI-n, homologen e Sigurimit të Shtetit në Gjermaninë Lindore. Për shkak të popullaritetit që kishte mes njerëzve, portieri i Dinamos u dënua vetëm 15 vite burg, më vonë u amnistua dhe pas 5 vitesh u lirua.

Mirëpo nuk ishte më e njëjta gjë. Atij iu ndalua të luante futboll ndërsa dokumentet tregojnë se u mbajt nën vëzhgim të vazhdueshëm të Sigurimit të Shtetit deri në vitin 1991 shpesh duke u cilësuar si agjent i fshehtë. Dënimi më i rëndë që mori, me gjasa, ishte ndarja me të bijën kur ishte ende e vogël dhe ndalimi i të luajturit futboll gjatë gjithë jetës.

Qemal Vogli me shumë mundësi mund të mos fitonte medalje olimpike, Kupë Evrope apo Top të Artë, por e sigurt është se po të vazhdonte të luante futboll do të ishte një histori shumë herë më fantastike e futbollit shqiptar, histori që nuk do të harrohej kurrë./observatorikujteses.al

Ronaldo shënon golin e 700-të

Superylli portugez i futbollit Cristiano Ronaldo të hënën në mbrëmje shënoi golin e tij të 700-të në karrierë në ndeshjen kualifikuese kundër Ukrainës për “EURO 2020” , raporton Anadolu Agency (AA).
Goli i Ronaldos nga pika e bardhë nuk ishte i mjaftueshëm për t’i sjellë fitoren në Kiev, pasi Ukraina mposhti Portugalinë me 2:1 në ndeshjen e Grupit “B”.

Pas kësaj fitore, Ukraina u kualifikua për EURO 2020, duke grumbulluar 19 pikë në shtatë ndeshje.

Portugalia vazhdon të mbajë pozitën e dytë me 11 pikë.

Ronaldo (34) ka shënuar 95 gola për Portugalinë në 162 ndeshje që nga gushti i vitit 2003.

Ai arriti të shënojë 605 gola në 811 paraqitjet e tij të klubeve.

Gjatë karrierës së tij, Ronaldo ka luajtur për katër klube, për klubin portugez Sporting Lisbon, atë britanik Manchester United, për gjigantin spanjoll Real Madrid dhe klubin aktual italian të Juventusit.

Nga viti 2009 deri në vitin 2018, Ronaldo ishte një lojtar kyç i Real Madrid-it, duke shënuar 450 gola për “Los Blancos” (të bardhët).

Disa skuadra siguruan kualifikim direkt në EURO 2020 pas ndeshjeve të luajtura të dielën dhe të hënën.

Fituesi i Grupit “B” Ukraina, fituesi i Grupit “G” Polonia dhe fituesi i Grupit “I” Belgjika dhe Rusia, si dhe fituesi i Grupit “J” Italia, siguruan kualifikimin në EURO 2020.

Ja formacionet zyrtare të Kosovës dhe Malit të Zi

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Kosovës dhe Malit të Zi.

“Dardanët” do të kërkojnë vetëm fitore ndaj Malit të Zi, për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në Kampionatin Evropian, shkruan Gazeta Express.

Në rrugën drejt “Euro 2020”, Kosova do të ketë sonte edhe lojtarin e 12-të në fushë, përkrahjen e madhe të tifozëve në “Fadil Vokrri”.

Milot Rashica, që mungoi në ndeshjet e shtatorit, është i gatshëm për lojë, ai e nis titullar takimin me Malin e Zi.

Befasia në sulm në mungesë të Besar Halimi e Arbër Zeneli, Bernard Challandes e ka inkuadruar Florent Hadërgjonajn.

Skandal i Turqisë! U heq tifozëve flamujt kombëtarë dhe përgjysmon numrin e biletave

Turqi-Shqipëri është ndeshja më e rëndësishme e ditës së sotme në grupin H me dy përfaqësueset që synojnë trepikëshin me misionin kualifikimin për në Euro 2021. Rëndësia e kësaj ndeshjeje dhe frika e dështimit ka shtyrë palën turke që të bëjë një skandal të paprecedent në futbollin modern.

Sikundër raporton “Panorama Sport”, federata turke po sekuestron në mënyrë të turpshme flamujt kombëtarë dhe shallat me simbole kombëtare të tifozëve, duke shkelur me të dyja këmbët dhe me qëllim rregullat për tifozërinë mike. Madje jo vetëm kaq! Federata turke ka ulur në mënyrë të ndjeshme numrin e tifozëve shqiptarë në stadium.

Nëse më parë tifozët kuqezinj kishin në dispozicion 2500 bileta, që përkonin me 5% të vendeve në “Sukru Saraçoglu”, federata turke praktikisht e ka përgjysmuar këtë numër duke e çuar në vetëm 1500 vende, duke shkelur haptazi rregulloren e FIFA-s.

“Kam njoftuar delegatin e ndeshjes për gjithçka ka ndodhur. FSHF po punon që me anë të delegatit të ndeshjes të mos ketë asnjë padrejtësi ndaj tifozëve si dhe që të lejohet çdo material që ata duan të fusin për dekor, pasi bëhet fjalë për materiale që lejohen nga UEFA”, ka sqaruar Andi Verçani, drejtori i Marrëdhënieve me Publikun dhe zyrës së shtypit në FSHF./Panorama sport

AC Milan emëron trajner të ri, Stefano Pioli

Milano

AC Milan ka emëruar trajnerin e ri Stefano Pioli për të zëvendësuar Marco Giampaolo, i cili u shkarkua pasi pësoi tre humbje në katër ndeshjet e fundit në ligën italiane, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pioli, i cili më parë ka drejtuar ekipin rival të qytetit Inter Milano, është pajtuar për një kontratë dy vjeçare. Milani njoftoi mediat sot në një deklaratë të shkurtër.

Pioli, i cili është një tifoz i Interit, ka trajnuar “nerazzurrët” gjatë sezonit 2016-17, por u shkarkua pasi humbi 10 nga 27 ndeshjet.

Giampaolo u emërua nga Milani si trajner në qershor si zëvendësim për Gennaro Gattuso, i cili u tërhoq pasi përfundoi sezonin në pozitën e pestë, jashtë Ligës së Kampionëve. Sidoqoftë, Milani ka humbur katër nga shtatë ndeshjet në drejtim të tij.

Bastian Schweinsteiger i dha fund karrierës futbollistike

Mesfushori gjerman Bastian Schweinsteiger i dha fund karrierës së tij në futboll në moshën 35-vjeçare, raporton Anadolu Agency (AA).

Fituesi i Kupës Botërore 2014 me përfaqësuesen e Gjermanisë, vendimin e tij e bëri publik në mediat sociale të martën vonë.

“Duke thënë lamtumirë si një lojtar aktiv më bënë të ndjehem pak nostalgjik, por unë gjithashtu i gëzohem sfidave që më presin së shpejti”, u shpreh ai në Twitter.

“Do t’i qëndroj besnik futbollit. Shumë, shumë faleminderit për kohën që kemi kaluar së bashku, çdo herë do të keni vend në zemrën time”, theksoi ai.

Schweinsteiger regjistroi 500 paraqitje për klubin e Bundesligës, Bayern Mynih midis 2002 dhe 2015, me 68 gola dhe 100 asiste.

Ai arriti të fitojë 8 tituj të Bundesligës dhe 7 Kupa të Gjermanisë me Bayernin, së bashku me titullin e Ligës së Kampionëve në vitin 2013.

Schweinsteiger kaloi në Premier Ligë, tek Manchester United në 2015, duke shënuar dy gola në 35 ndeshje.

Pas largimit nga klubi anglez, Schweinsteiger nënshkroi kontratë me klubin e ligës amerikane MLS, Chicago Fire në mars 2017.

Ai ndihmoi klubin të arrijë në “play-off” në vitin 2017 dhe u zgjodh lojtar i sezonit në Chicago Fire në vitin 2018.

Në karrierën e tij të pasur, Schweinsteiger ishte pjesë vitale e përfaqësuese gjermane, ku debutoi në vitin 2004, me 24 gola të shënuar në 121 ndeshje.

Policia nuk lejon ekipin “Crvena Zvezda” të hyjë në Kosovë

Policia e Kosovës ka dhënë urdhër për moslejim të hyrjes së autobusit me futbollistët e klubit të futbollit Crvena Zveda (që në shqip do të thotë Ylli i Kuq) i cili ka arritur të mërkurën në vendkalimin kufitar Jarinjë në veri të Kosovës.

Lojëtarët ishin nisur drejt Zveçanit për të zhvilluar takimin me Klubin e Futbollit “Trepça” nga Mitrovica Veriore, në kuadër të Kupës së Serbisë.

Drejtori i Klubit të Futbollit “Trepça” nga Mitrovica Veriore, Bojan Jakshiq, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë që përgjigjja e Policisë së Kosovës ndaj kërkesës për organizimin e takimit ndërmjet Trepçës dhe Crvena Zvezdas, ka qenë negative.

“Sot rreth orës 10, ka arritur përgjigja e Policisë së Kosovës në Zveçan, në bazë të kërkesës që e kemi dërguar me 7 tetor, lidhur me organizimin e takimit Crvena Zvezda – Trepça, që kërkesa refuzohet, në bazë të urdhrit të drejtorisë kryesore në Prishtinë”, tha Jakshiq.

Futbollistët e ekipit Crvena Zvezda janë kthyer në Beograd nga vendkalimi kufitar në Jarinjë, ndërkaq që takimi me ekipin Trepça është shtyrë për të enjten.

Në Jarinjë kanë qenë të pranishme forca të shumta të Policisë së Kosovës, si dhe hyrja në Kosovë u është ndaluar edhe tifozëve që ishin nisur drejt Mitrovicës së Veriut.

Më herët, Federata e Futbollit të Kosovës, ka kërkuar nga Policia e Kosovës, që të mos lejojë zhvillimin e këtij takimi si dhe hyrjen e Klubit të Futbollit Crvena Zvezda në Kosovë.

Sekretari i përgjithshëm i kësaj Federate, Eroll Salihu, ka thënë për Radion Evropa e Lirë që zhvillimi i ndeshjeve të klubeve të Serbisë në territorin e Kosovës, është provokim i pastër dhe shkelje e statutit të Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) dhe Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA).

Drejtori i Zyrës për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë përmes një komunikate për medie se moslejimi i zhvillimit të takimit ndërmjet klubeve Crvena Zvezda dhe Trepça, “është edhe një shembull i përpjekjeve të Prishtinës që Serbinë, në çfarëdo mënyre, madje edhe simbolikisht, ta shtyjë nga Kosova edhe pse kjo ndeshje ka pasur për qëllim promovimin e sportit dhe jo ndonjë porosi politike”.

Takimi ndërmjet ekipeve, Crvena Zvezda dhe Trepça nga Mitrovica Veriore, është e xhiros së 16 të finales të Kupës së Serbisë.

Sipas shortit, takimi është dashur të zhvillohet në Zveçan në veri të Kosovës.

Video- U nda nga jeta 3 vite më parë. Shkodranët kujtojnë pedagogun Gilman Bakalli, ja e veçanta

Miq, familjarë, qytetarë të Shkodrës dhe të apasionuar pas sporteve, nëpërmjet një gare simbolike me biçikleta, kanë përkujtuar pedagogun, publicistin dhe ish deputetin Gilman Bakalli, i cili u nda nga jeta 3 vite më parë.

 

Bakalli ishte ndër të parët që nisi eksplorimin e zonave të thella malorë të Shkodrës duke udhëtuar vetëm me biçikletë. Ai u ngjit në majet e larta të Taraboshit, Thethit, Bogës apo Tamarës me biçiketë, si dhe krijoi grupin e “Miqve të Alpeve”.

Challandes: Kosova duhet ta mundë Malin e Zi për ta vazhduar ëndrrën Euro 2020

Trajneri i Kosovës Bernard Challandes, e ka pranuar se Kombëtarja verdhekaltër duhet patjetër ta mposhtë Malin e Zi në ndeshjen e javës së ardhshme, për ta vazhduar ëndrrën për kualifikim në Kampionatin Evropian 2020.

Duke folur të hënën në një konferencë për media për dy ndeshjet e tetorit, miqësoren kundër Gjibraltarit të enjten edhe takimin e Grupit A kualifikues ndaj Malit të Zi tri ditë më pas në kryeqytet Prishtinë, trajneri zviceran nënvizoi se ndeshja me malazezët është e rrezikshme dhe shumë e rëndësishme për “Dardanët”, raporton Gazeta Express.

Kosova ende ka gjasa të mëdha për t’u kualifikuar në Kampionat Evropian në tentimin e parë, sepse pas pesë xhirove, verdhekaltrit gjenden në vendin e tretë me vetëm një pikë prapa Republikës së Çekisë, e cila pozicionohet në vendin e dytë, që dërgon direkt në Euro 2020. Anglia, ndërkohë, është lidere e Grupit A me gjasa shumë të mëdha për ta fituar atë.

Pas kësaj ndeshje, Kosova do t’i ketë edhe dy ndeshje kualifikuese, atë në udhëtim ndaj rivalit të drejtpërdrejt për pozitën e dytë, Çekinë dhe e pret Anglinë në Prishtinë në majin nëntor.

“Ndeshja me Malin e Zi është shumë e rëndësishme. Jua shpjegoj pse, sepse Mali i Zi është shumë ekip i mirë. Duhet të fitojmë ndaj tyre për ta vazhduar ëndrrën për kualifikim. Nëse nuk mbrohemi së bashku, madje edhe në (miqësoren) me Gjibraltarin, atëherë nuk kemi shanse (për kualifikim)”, tha Challandes të hënën në Prishtinë.

“Mali i Zi nuk ka luajtur dobët me Çekinë, ka pasur raste. Loja me malin e Zi është e rrezikshme. Lojtarët i kanë merituar komplimentet për punën e bërë deri tash. Ky efekt paraqet rrezik për ekipin, nuk duhet te jemi te relaksuar. Nuk duhet te mendojmë se jemi më të mirët, jemi më të mirët. Kosova duhet të luftojë në çdo ndeshje. Tash është koha të luftojmë, që kjo mundësi të bëhet objektiv dhe realitet, pra kualifikimi”, shtoi ai.

Trajneri zviceran është i vetëdijshëm se çfarëdo rezultati negativ me Malin e Zi, ia zbeh dukshëm gjasat Kosovës për ta siguruar kualifikimin në ndeshjen e fundit me Anglinë.

“Nëse nuk luajmë mirë me Malin e Zi, loja me Anglinë do të jetë një miqësore. Loja më e rëndësishme për ne është ajo me Malin e Zi, të mos mendojmë për ndeshjet e nëntorit. Te fokusohemi vetëm tek kjo loje. Nëse nuk e fitojmë atë, ne nëntor nuk do te kemi shume gjasa për kualifikim”, theksoi ai.

“Challandes: Do te ishte budallallëk të mendojmë se jemi shume përpara Malit te Zi. Ne duhet te jemi te përgatitur për këtë lojë. Të mos mendojmë se malazezet do te vijnë këtu dhe të thonë: Kosova është mjaft e fortë”, nënvizoi Challandes

I pyetur për deklaratat e trajneri të Malit të Zi, Hadzibegic, se Kosova është si Brazili dhe favorit ndaj ekipit të tij, Challandes tha: “Sa u përket deklaratave të trajnerit të Malit të Zi, ai ka menduar ndoshta të provokojë, duke thënë se Kosova është si Brazili dhe se ekipi i tij është pa gjasa. Është një mënyrë e tij se si ta përgatisë ekipin e tij. Por ne duhet te jemi te kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Kemi ende punë për të bërë në rrugëtimin tonë”.

Ndërkohë, në lidhje me mos ftimin e Donis Avdijajt, Challandes theksoi: “Sa i përket mungesës së Donis Avdijajt, ne duhet të zgjedhim lojtarë, i zgjedh lojtarët nga disa faktorë. Avdijaj nuk është këtu, është zgjedhje e imja e bazuar në një vendim timin dhe asgjë tjetër”.

Challandes foli edhe për disa nga lojtarët që u kthyen në Kombëtare nga lëndimet, duke nënvizuar: “Rashica e ka rikthyer besimin, ai është shumë i rëndësishëm, ka luajtur 90 minuta mbrëmë. Halimi është i suspenduar, Shala ka një problem të vogël, do ta shohim. Do te mundohemi ta bëjmë zgjedhjen më të mirë. Sa i përket Benjamin Kolollit, jam i lumtur që ai luajti 30 minuta në ndeshjen e fundit për ekipin e tij dhe që tani do ta kem në dispozicion. Celina e kishte një javë të vështirë dhe të lodhshme, duhet të shohim”.

I pyetur nga Gazeta Express nëse do ta ftonte Albin Kurtin, i cili mund të jetë kryeministër i ri i Kosovës, në lojën me Malin e Zi, Challandes u përgjigj: “Ndoshta Federata mund ta ftojë Albin Kurtin, do te ishte i mirëseardhur, kombëtarja është pjesë e shtetit. Do të ishte mirë nëse na jep edhe premi për kualifikim (qeshet)”, shtoi ai.

“Ndeshja me Gjibraltarin është shumë e rëndësishme për mua. Në këtë ndeshje do të luajnë lojtarët të cilët nuk kanë minuta në ekipet e tyre përkatëse dhe në ekipin kombëtar”, përfundoi ai.

Portieri u vetëhodh nga kati i gjashtë, reagon klubi i Partizanit: Jemi në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Portieri i dytë i Partizanit Aldo Teqja është vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit te zona e Komunës së Parisit në kryeqytet. Ai ndodhet i shtruar në spital, ndërsa klubi i kuq thotë se gjendja e Teqjes paraqitet jashtë rrezikut për jetën.



Njoftimi i klubit të Partizanit