VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

“DAUTIZMI”, DUKURI SHOQËRORE JO VETËM SHQIPTARE – Nga Kadri Tarelli

By | February 10, 2019

Komentet

Poetesha Emine S. Hoti na dhuron një buqetë të bukur me vëllimin “Lulet e vendit tim” – Nga Viron Kona

Gjithkush ka kujtime për fëmijërinë, edhe kur ato janë të një jete të bukur, ku fëmijës i janë plotësuar kushtet dhe ka jetuar në një mjedis të zhvilluar, por edhe atëherë kur ka kaluar një jetë të varfër dhe plotë vështirësi. Të gjitha që kemi kaluar nëpër vite i sjellim ndërmend, të gjitha janë përthithur në atë që quhet kujtesë dhe na shoqërojnë gjatë gjithë jetës. Natyrisht që kujtimet lidhen edhe me pasionin për t`i treguar apo për t`i shkruar, jo si një mburrje, por sepse ato ekzistojnë në mendje dhe shfaqen, madje, nganjëherë, mjafton një fjalë e vetme apo një episod dhe ato vërshojnë si lumi kur fryhet dhe zbret rrëmbimthi nga mali. Ato nuk i ndal dot. Kujtimet mund të themi se ngjasojnë me çdo lule, e cila mbinë sa vjen pranvera, ajo lule mund të jetë: edhe manushaqe bukuroshe, edhe trëndafil dashurie, edhe zambakë, por mund të jenë edhe hithër, gjemb apo shkurre. Tek e fundit gjithçka që ndodh, është pjesë përbërëse e vet jetës dhe, si të tilla, kujtimet nuk mund t`i shmangësh, ato vijnë natyrshëm dhe ti nis e i rrëfen. Kështu lind edhe dëshira për t`ua bërë të njohura kujtimet të tjerëve, ngaqë do të ndash edhe me ata gëzimet apo përjetimet, episodet dhe ngjarjet, dialogët, debatet, bisedat, gjithçka që ty të ka bërë përshtypje e të cilën edhe të duash ta harrosh nuk e harron dot.
2.
Kështu ndodh edhe me shkrimtarët dhe artistët, kështu ndodh edhe me poeten shqiptare-norvegjeze të nderuarën Emine S. Hoti, e cila vërtetë ka një fëmijëri interesante, të bukur, madje, siç thotë ajo, në fëmijëri jetonte si princeshë, konsiderohej si Kësulëkuqja e përrallave. Por e veçanta e saj nga shumë fëmijë të tjerë, ishte se ajo donte që gjërat e mira, t`i kishin edhe të tjerët, donte që edhe fëmijët e tjerë, shoqet e saja të vogla të visheshin me rroba të prera dhe të qepura bukur e ngjyra – ngjyra, ndaj, i lutej nënës së saj që, edhe shoqeve t`u qepte dhe t`u falte nga një fustan të bukur. I thoshte gjyshit që, edhe fëmijëve të tjerë t`u çonte gjëra për të ngrënë nga prodhimi i tyre, ata të kishin edhe vezë, edhe djathë e gjalpë, edhe ëmbëlsira; donte që edhe fëmijët e tjerë të kishin dhe të hanin sa më shumë fruta nga prona e saj, ku atje ato bëheshin me bollëk. Por ajo gëzohej që gjyshi i saj i mrekullueshëm, i cili veç që ishte i pasur nga puna e vazhdueshme dhe plot përkushtim, ishte edhe i ditur, edhe zemër gjerë. Ai punësonte njerëzit në pronat e tij, i paguante mirë duke i bërë të interesuar për pronën dhe pasurinë, që edhe ata të fitonin diçka dhe të mendonin më shumë për familjet e tyre duke kuptuar se gjithçka e mirë arrihet me punë dhe me përpjekje të mëdha.
Gjyshi ishte dhe një burrë i mençur, njëra nga dhomat e tij të mëdha quhej “Oda e gjyshit” ku mblidheshin njerëz të ditur, atdhetarë të shquar, njerëz të ndershëm dhe trima të fshatit, krahinës e atdheu; atje flitej për flamur e atdhe, flitej për trima e trimëresha, për dëshmorë, për legjenda dhe tregime të lashta të popullit shqiptar, flitej me fjalë të zgjedhura dhe të mençura të thëna nga njerëzit e vjetër e të ditur; atje thureshin vargje dhe këndoheshin këngë me lahutë e çifteli, aty ishte historia, por ishte dhe jeta reale e një populli që kërkonte të ishte i lirë, pa shtypës e pushtues, një popull që kërkonte të respektohej në atdheun tij, ashtu si njeriu në shtëpinë e tij. Aty flitej më së shumti dhe për dëshmorët, që kishin rënë në luftërat shekullore për liri e pavarësi të Dardanisë. Atje, qendër e bisedave ishte figura e Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe flamuri kuq e zi me shqiponjën dykrenore, atje flitej bukur dhe përmendeshin fjalët e arta: liri, trimëri, besë, çlirim e pavarësi.

Protagonistja e këtij vëllimi donte që shoqet e saj të mos mbanin ferexhe dhe të mos mbuloheshin, donte që shoqet e saj të shkolloheshin, të arsimoheshin përherë e më shumë, të fitonin zanate e profesione, por edhe të bëheshin mësuese, të bëheshin agronome dhe inxhiniere, të bëheshin juriste që tu jepnin drejtësi njerëzve dhe të merrnin në mbrojtje të varfrit, ata që shtypeshin dhe që u mohoheshin të drejtat për shkak të pafuqishmërisë. Të gjithë këto nuk mund të mos ndikojnë thellë dhe fort në shpirtin dhe zemrën e një fëmije, ndaj ajo i ruan fort në një “kuti të florinjtë” dhe kur vjen koha ato shpërthejnë me bukuri dhe dashuri, ato shfaqen si rreze dielli, si përrenjtë që rrjedhin kur dielli shkrin dëborën në pranverë dhe uji zbret nga burimet dhe faqet e maleve e kodrave i pastër, i freskët dhe duke vërshuar e duke i dhënë jetë e gjallëri mjedisit.
3.
Kam përpara librin “Lulet e vendit tim” të Emine S. Hotit. Është një libër i vogël, botim i shtëpisë botuese “Erik Hans” Boras, Suedi 2018. Libri ka redaktor shkrimtarin e mirënjohur shqiptar – suedez Hamit Gurguri, ka recensentë dy poet të njohur në Suedi: Sokol Demaku dhe Bahtir Latifi; ka lektor gazetaren e njohur Ajete Zogaj, ballina është e punuar mjeshtërisht nga Demush R. Avdimetaj, kurse disenji Venera Alshiqi. Një ekip që të nderon dhe që i shërben me dinjitet këtij libri me vjersha dedikuar për fëmijë. Kam lexuar edhe artikullin për këtë libër të z. Hysen Ibrahimi, publicist i njohur, autor i shumë librave me vlerë, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, Suedi.

E shfletoj vëllimin dhe nuk zhgënjehem. I vogël vërtet, i shkruar thjeshtë, por me mendim të mençur, tërheqës që të bën ta lexosh ashtu si pa kuptuar nga fillimi gjer në fund, por edhe duke medituar. Pra ato çfarë shkruhen atje, na kanë vënë në mendime, ndaj them me vete se kjo është më e rëndësishme për një libër, kur ai të vë në mendime, kur ai të bënë të ballafaqosh edhe ti jetën dhe botën tënde me bëmat e personazheve, episodeve e ngjarjeve të librit, por edhe të ballafaqosh kohët. Libri sikur të nxit që të bësh edhe krahasime, të shfaqësh dhe t`i opinionin për gjërat që sapo ke lexuar, si i mendon e i përfytyron autori personazhet e tij dhe si i mendon e i përfytyron ti, ai të bënë të hapësh edhe ti “kutinë e florinjtë” apo të argjendtë të kujtimeve të tua, të përjetimeve të tua nga fëmijëria dhe rinia, nga jeta tënde, të sjellësh dhe ti ndërmend mjedisin ku ke lindur dhe ku je rritur, shokët dhe miqtë, familjarët, prindërit, më të dashurit e zemrës, por të sjellësh ndërmend edhe vajzën apo djalin që të ka lënë pagjumë, që ka shkaktuar tek ty rrahje të forta dhe të shpeshta zemre, që ka zgjuar brenda teje disa ndjenja që ti nuk i kishe ditur e përjetuar më parë.
Libri poetik i Emine S. Hotit hapet me poezinë “Vendlindja ime”, që nis me vargjet: “Sa shumë të dua o vendlindja ime!”/Ti mua përherë më solle gëzime,/Në ty linda-kalova fëmijërinë,/M`i dhe të gjitha-edhe lumturinë”.
Duket qartë që poetesha në mërgim mban në mendjen e saj si shumë të shtrenjtë dhe më të afërt vendlindjen, atje ku ka kujtimet me prindërit dhe familjen, atje ku ka kujtimet e fëmijërisë dhe të rinisë, atje ku ka nisur të thur ëndrrat më të bukura të jetës, ëndrrat e dashurisë. Poetesha jonë e ka të qartë konceptin për vendlindjen dhe ajo nuk kërkon asgjë prej saj. Vendlindja për të është atdheu, nëna, babai, familja, gjithçka dhe, ajo, ndaj vendlindjes ndjen vetëm detyrim, i është mirënjohëse gjë që e tregon me vargje: “Edhe pse jeta më përplasi larg teje,/Nga zemra asnjëherë nuk të largova,/Ditë dhe net – përherë jam me ty,/Të desha shumë – të dua gjithnjë.”
Një poezi e bukur dhe kuptimplote kjo për hyrjen e një libri për fëmijë, si një sinjal për të dalluar më të rëndësishmet në jetë, dhe, për t`i pasur si far ndriçues dhe dritë orientuese kudo që të hedh jeta dhe fati. Si për ta përforcuar këtë ide, edhe poezia që vjen më pas, ka thuajse të njëjtën temë. Ajo titullohet “Atdheu” e, ku poetesha dëshiron t`u thotë të gjithëve se “Kosova ime e bukur,/ Në mendje për herë na rri.” Dhe mendja nuk hiqet kollaj nga Kosova. Mendja atje ri, sepse atje janë themelet e Ilirisë dhe të Dardanisë, atje janë gjurmët e stërgjyshërve, të historive të lashta, të vazhdimësisë deri në ditët e sotme. Ndonëse larg, atje në Veriun e ftohtë të Europës, poetja Hoti e ka atdheun të parin, atje i shkon mendja, te Kosova, te “Nëna” e bukur dhe vatra e lashtë. Është interesante sesi poetesha jonë me poezitë e saj kalon natyrshëm dhe në mënyrë harmonike nga njëra trevë në tjetrën. Ja, nga Kosova shkon te qyteti afro 2500 vjeçar i Beratit, me kalanë e tij të famshme dhe me shumë histori, por dhe me bukuri e bardhësi, siç kanë qenë dhe janë zemrat e beratasve të urtë, të mençur dhe trima në luftën për liri, ndaj dhe jo më kot ajo shprehet se “Berati,/është qyteti i një mbi një dritareve,/të Shqipërisë”. Por, poetesha vjershëron edhe për Apoloninë e lashtë, duke e identifikuar me emrin “Apolonia e Ilirisë”. E, në vazhdim, me një kalim të butë vjen poezia kushtuar Elbasanit qytetit të “babait” të gjuhës shqipe Kostandin Kristoforidhit, qytetit të mësuesve, të kalasë, të ullishtave, të panaireve…Ndalet në vazhdim te poezia kushtuar shqiponjës, te ky shpend i bukur dhe krenar, me të cilin krenohet çdo shqiptar; vijon me vjershën “Flamuri”, i cili është i pari që na mban të bashkuar fort ne shqiptarëve. Poetesha Hoti di edhe se ku janë rrënjët, që e bëjnë aq të fortë këtë vend, që e mbajnë si një lis, që nuk rrëzohet kurrë. Ndaj ajo vjershëron për dëshmorët, që kanë dhënë jetën për ta vaditur këtë tokë me gjakun tyre, që ajo të bëhet më e fortë dhe më e begatë dhe t`i mbijetoi stuhive dhe erërave më të forta, t`i bëj ballë çdo armiku që ka synuar dhe synon pushtimin e atdheut. Dhe, duke shfletuar faqet e vëllimit vijmë te “Kënga e Lirisë” ku autorja deklamon me një zë të fuqishëm që ta dëgjojnë të gjithë se: “Asnjëherë nga mendja,/S`mund të të largoj,/Kushtrimin për atdhe,/Kudo që e dëgjoj.” Me këtë vjershë, ajo sikur e përgatit lexuesin për vjershën pasardhëse, që tregon se fitorja e lirisë ka një çmim shumë të shtrenjtë, dëshmorët e shumtë të lirisë, pa të cilët ajo nuk do të ishte arritur.
E ndërgjegjshme për pozicionin e saj, poetesha Hoti, sikur do që të lajmëroj lexuesit se adresa e saj është mërgimi, jeta e të cilit është shumë e rëndë, me mall, dhembje e brenga pa fund, por, ndërkaq ajo thekson në mënyrë poetike se ndonëse mërgimi është i vështirë dhe duhet shumë mundime e punë për të mbijetuar, janë edhe disa gjëra të tjera shumë të rëndësishme dhe të pandashme nga jeta e gjithsecilit: Ruajtja e gjuhës dhe e traditave, zakoneve dhe kulturës sonë.
Pjesa e dytë e librit, nis me rubrikën “Shkolla ime”, e cila hapet me “Gjuha shqipe”, ku autorja u kujton me vargje të bukur lexuesve të vegjël: “Gjuhë e vjetër,/Gjuhë e artë,/Gjuhë e vlerë,/Gjuhë e bukur,/E shtrenjta,/O gjuha jonë!”
Për poeteshën: “Shqip flet toka,/Shqip flet qielli,/Shqip flet Dielli,/Shqip flet hëna,/Ylberi me ngjyrat,/Flet shqip.” Kështu me këto theks-e, ajo shpreh dashurinë për atdheun, lirinë, flamurin, shkollën, gjuhën shqipe, librin, mësuesin, prindërit…
Pjesa e tretë e librit hapet me rubrikën “Ëndrrat e fëmijëve” ku autorja vjershëron, së pari për nënën e madhe shqiptare, nënën e të gjitha nënave të botës, Nënë Terezën e famshme. Tema e kësaj vjershe çel edhe siparin për tema të tjera kushtuar nënave, gjysheve, bijve dhe bijave. Në vazhdim poetesha i konkretizon poezitë te emrat dhe veçoritë e nipërve dhe mbesës; Ja ku shfaqet vjershat për Lorianin, Bertinën, Edwartin, Alfredin, Ateon e ku në rolin gjyshes Emine S. Hoti derdh gjithë dashurinë e saj për vogëlushët, me vargje të thjeshtë në dukje, por me shumë përkushtim e mall, duke e shprehur këtë dashuri në çdo shkronjë e në çdo varg e strofë.
Rubrika tjetër e librit titullohet: “Poezia” ku autorja i ka vënë vetes qëllim të flas dhe të shprehet për artin e poezisë, se çfarë përjeton ajo vetë si krijuese kur i shkruan vargjet, duke e vlerësuar artin e fjalës si magji, si diell, si gjithçka të bukur që e shoqëron njeriun në jetë, në mendjen dhe në veprimet e tij. Mbyllet bukur vëllimi me rubrikën “Pranvera”, ku poezitë që vijnë radhë shpalosin përpara lexuesit një peizazh të freskët poetik, plot ngjyra dhe bukuri, që të tërheq drejt tij si me magji: “Natyra kudo gjelbëron,/Bilbilat bukur këndojnë,/Lulet plot aromë,/Kudo kundërmojnë./Bujku ja thotë këngës,/tek hedhë farën e re,/fëmijëve u qesh fytyra,/tërë shend e hare,/.Pranvera e bukur,/Plot jetë e bukuri,/T`i ngjallë natyrën,/Çdo plak e çdo të ri.”
Poezia pranvera, sikur ka një pjesë të dytë në poezinë tjetër, kur poetesha: “Na sjellë bilbilin,/Dhe këngën e tij,/Dallëndyshen `lejlekun,/Që vijnë një nga një.” Poetesha Hoti nuk mundet të mos u tregoj lexuesve të vegjël frymëzimin e saj për vjershën “Dallëndyshja jonë”, e cila pritet, vjen dhe shtegton, por asnjëherë nuk e harron kthimin dhe folenë e saj.
Libri mbyllet me poezinë “Bilbili”, një poezi kjo që sikur e bënë këtë zog edhe më të bukur në përfytyrimin tonë: “Shpend i bukur,/Pikalosh,/Erdhe fëmijët,/T`i gëzosh…”
I gjithë vëllimi poetik “Lulet e vendit tim” të Emine S. Hoti është një përjetim i bukur dhe i këndshëm artistik, i shkruar për fëmijët me një gjuhë të thjeshtë, plot figura letrare. Nën rrezet e diellit dhe pranverës, së bashku me zogjtë, dallëndyshet dhe bilbilat, sikur vallëzojnë edhe metaforat, krahasimet, simbolet, epitetet, të cilat i japin më shumë ngjyrim dhe bukuri vëllimit.
Duke mbyllur faqen e fundit të tij, na duket sikur përpara kemi një qiell që hapet e ku, në kaltërsinë e tij gjallërojnë zogjtë, poshtë në tokë lulëzojnë lulet, njerëzit lëvizin, punojnë, fëmijët lodrojnë e mësojnë, kurse nata ndrit nga yjet e qiellit, që duken sikur hedhin valle rreth e qark hënës bukuroshe.
Faleminderit poeteshës Hoti për këtë emocion dhe përjetim të këndshëm artistik dhe edukativ, që u vlen jo vetëm fëmijëve, por të gjithë atyre që e lexojnë vëllimin poetik “Lulet e vendit tim”.

46 grafikat e Avni Delvinës të ekspozuara bashkë te Muzeu Kombëtar

Artisti Avni Delvina ka hapur sot ekspozitën e tij “The Donald”, në Muzeun Historik Kombëtar.

Grafikat e Delvinës kanë ndikuar kryesisht në rrjetet sociale, krijime mbi personazhet reale e ngjarjet politike e historike.

Me një kënd kritik, Delvina arriti të mbërthente vëmendjen e ndjekësve por njëkohësisht edhe të medieve. Grafikat u përdorën gjerësisht edhe nga to.

Por tani, puna e artistit mund të vëzhgohet e gjitha, në muret e një ekspozite, ku kushdo mund të bisedojë edhe me vetë Delvinën.

Ekspozita që do të qëndrojë e hapur deri më 23 shkurt është kuruar nga Adrian Devolli dhe Niko Dhales.

Shfaqja e grafikave do të mundësohet për vizitorët në oraret 9.00-13:00 dhe  17:00-19:00./Telegraf

Gjatë hapjes së ekspozitës “The Donald”

Punim i Delvinës

Punim i Delvinës

Punim i Delvinës në ekspozitë

LAGËSHTIA E FJALËS – Nga ATDHE GECI

Unë nuk e di sa qeshë populli im, por, me qeshë, qeshë! Me raste, qeshë aq shumë sa edhe i dalin  lot!…

Shkrimtari i humorit dhe i satirës popullore, Sadik Geci, u lind në vitin 1935 në lagjen e “Gecatarëve” në Roganë të Dardanës. Sadiku shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen dhe Fakultetin e Pedagogjisë në Prishtinë. Qysh i ri Sadiku ishte i formuar me ide të intelektualëve të kohës. Në moshën time tregon Sadiku, Kosova kishte shumë nevojë për mësues dhe për pedagog të shkolluar. Sadik Geci qysh i ri ishte i aftë ta lexoj realitetin e kohës. Letërsia kombëtare, por edhe krijimet e shkrimtarëve të mëdhenj botëror, i mjaftonin mësuesit dhe shkrimtarit, Sadik Gecit, që ta ndiej  nga afër s´e si pluskon kjo botë. Në këtë jetë me shumësi ndijimesh asgjë s´është e njëjtë me njëra me tjetrën. Humori ka natyrë të veçantë dhe ka shumë xanxa brenda. Fjala humor rrjedh nga latinishtja që do të thotë, lagështi, lagështi e fjalës, lagëshi që na bën të qeshim. Ndërsa në kohën tonë humori na bën të qeshim, por, edhe godet. Gjuha shqipe është shumë e pasur me humor. Goditjet nga humori s´janë dhe aq të lehta. Në konakun e shtëpive tona, humori i ka prirë “betejave” të ashpra midis burrave të zgjuar. I tillë ishte edhe Hajriz Maliqi nga Busavata e Dardanës. Në profesionin tim si mësues dhe pedagog, shprehet Sadiku, unë kam qenë në kontakt të përhershëm me nxënës, dhe prindër të nxënësve. Në këto takime, përveç bisedave rreth mësimit, jo rrallë kam qenë edhe i nderuar me ndonjë mahi apo barcoletë, që i kam shoqëruar tek barcoletat e mia. Fjalën e lagësht të humorit, e cila na bën të qeshim me gjithë zemër e kam konsideruar çdoherë dhuratë të veçantë. Shkrimtari Sadik Geci, një jetë e jetoi në mbledhjen e mahive, anekdotave, barcoletave, dhe të portokallisë së fjalës. Humori është i lashtë sa vet jeta e njeriut. Për humorin, ose të lagështen e fjalës, ka të dhëna shkencore, s´e njeriu, në të gjitha fazat e jetës së tij ka bashkëjetuar me mahitë, anekdotat, dhe tregimet e shkurtër që sjellin të qeshura. Edhe në vetmitë më ekstreme, mendja dhe shpirti krijojnë humor. Andaj, shkrimtari Sadik Geci, me  pasionin e tij prej krijuesi, ka arritur të krijoj një libër me vlerë për letërsinë e humorit. Humori i shkruar dhe me imagjinatë është qytetari e kombit. Çdo familje shqiptare më thotë Sadiku, ka humorin e vet, mahitë, barcoletat, por, edhe portokallen me spec, për veset brenda grupit të caktuar të njerëzve. Krijuesit e humorit përveç talentit të lindur, ata kanë edhe një dhunti ta zhvillojnë atë. Sa është i përparuar humori sot në Kosovë, kujtoj s´e mund të jetë më mirë se dje. Unë nuk e di sa qeshë populli im, por, me qeshë, qeshë, me raste qeshë edhe me lot, shprehet Sadiku. Rruste, e qeshura e bukur e do edhe gjetjen artistike të bukur. Në humor rol të rëndësishëm luan edhe kush e tregon ose e deklamon atë. Jo të gjithë ia njohin damarët humorit. Në librin, “Lagështia e fjalës” të shkrimtarit, Sadik Geci, lexuesit merakli të humorit, kanë çka të lexojnë. Tregimet, mahitë, anekdotat dhe barcoletat, të dhëna në libër, janë vlerë e mirëfilltë letrare, dhe artistike. Në librin e shkrimtarit, Sadik Geci, “Lagështia e fjalës”, lexuesi leximtar me lehtësi kap mesazhin e autorit, se, duhet t´i bëjmë ballë kohës, ndryshe, duar e këmbë do të na përgjakën nëpër beteja të pakryera. Liria për humorin shumë ka rëndësi. Artisti popull, në të gjitha betejat historike, ka arritur ta gjej drejtimin e duhur, për ta goditur të keqen dhe armikun. Mahitë, anekdotat e mprehta, përtallja kundër pushtuesit, barcoletat me spec, dhe nënproduktet e tjera të humorit, kurrë s´kanë qenë pa figura kryengritëse, ose rebeluese. Libri i shkrimtarit, Sadik Geci, “Lagështia e fjalës” , është libri i parë i këtij lloji në Komunën e Dardanës e më gjerë. Sadik Geci sot është në moshë të madhe, 83 vjeçare. Në trajtë humori Sadiku më thotë; Rruste, i adhuroj çastet që më falin të qeshura. Pas dashurisë e qeshura e bën jetën të qeshë me zë. Libri, “Lagështia e fjalës”, ka 150 faqe tekst, në mesin e tyre, janë qindëra mahi, anekdota dhe sublimime të tjera të humorit. Shëndet dhe gjithë të mirat shkrimtarit, Sadik Gecit!

“DAUTIZMI”, DUKURI SHOQËRORE JO VETËM SHQIPTARE – Nga Kadri Tarelli

Diskutim me shkrimtarin Meçan Hoxha

Para pak ditësh miku im, shkrimtari dhe studiuesi Meçan Hoxha, më dhuroi dy libra: “Gramshi në jetën time” dhe “Kontribute letrare”. Pikërisht tek libri i dytë, e rilexova shkrimin: “Ditari i Daut Hoxhës dhe Dautizmi shqiptar”. Faqe 80 – 94. U shpreha që e rilexova, pasi me këtë shkrim jam njohur që në dorëshkrim, gati më shumë se një vit më parë. Ndaj tani po sjell në vëmendje edhe mendimin tim për këtë temë, që m’u duk mjaft interesante dhe që ha shumë diskutime.

Të them të drejtën, jo për t’u bërë qejfin, as për t’u vënë grada e ofiqe, por më pëlqeu kapja e temës, të cilës të gjithë i vijmë anës dhe nuk e godasim në shenjë. Është një gjetje e bukur dhe e dobishme për shoqërinë, sepse kështu ka mundësi të kuptojë më mirë atë ç’ka ndodhur dhe ndodh në çdo sistem diktatorial, kur bëhet fjalë për vetëdijen, karakterin dhe mbijetesën. Këtu mbase është më e dukshme, por mund dhe ndodh edhe në të pëlqyeshmen demokraci, kur njeriu nuk e ndjen veten të sigurt, nuk gjen siguri dhe nuk ka forca të ndryshojë gjendjen në të cilën ndodhet.

“Dautizmi” është një dukuri shoqërore, që lind dhe zhvillohet në çdo sistem, më së shumti ku mungon liria e fjalës e shprehjes dhe organizimit. Kuptohet lehtë, që ky fenomen nuk ngjason me servilizmin dhe hipokrizinë, pasi këto janë vese të individit dhe kanë të bëjnë me tipin e njeriut dhe marrëdhëniet që ndërton ai me të tjerët. Me një fjalë, Dauti nuk e shpiku “Dautizmin”. Ai rrëfen vetëm një rast, ku kjo frymë e revoles së heshtur, mbeti e mbyllur në kuti teneqeje, për gati gjysmë shekulli. Kjo dukuri, apo fenomen siç e quani ju, në vendin tonë kishte përfshirë më së shumti të gjithë shtresën e intelektualëve, që në mbrojtje të vetvetes dhe familjes, i vinin vetes autocensurë, si të thuash i vinin gojës një dryn të madh, siç shprehej historiani ynë Kristo Frashëri.

Analiza që i bëni kësaj dukurie është e thekshme, madje një nxitje për ta plotësuar e kopsitur më mirë e më bukur. Në të vërtetë, është temë e madhe, që meriton një studim të plotë, ku mund të përfshihen, letrarë, historianë, mjekë, sociologë e psikologë, ndoshta më pak politikanë, pasi ata e kanë zanat dyfytyrësinë dhe dyzimin e shpirtit.

“Dautizmi”, mendoj se nuk është “patentë” vetëm shqiptare. Kush ka sado pak njohje nga historia dhe letërsia e botës, e dallon dhe e përcakton saktë, se ku më shumë e ku më pak, kjo është ‘Pasuri” e të gjithë popujve dhe kombeve. Bindemi lehtë, pa hyrë në thellësinë e shekujve, mjafton të gjykojmë të gjithë popujt e vendeve të Europës lindore, të quajtura socialiste, që gati gjysmën e shekullit XX, përjetuan afërsisht të njëjtën politikë, filozofi, teori e praktikë dhune, në diktaturën nga më mizoret në historinë e vjetër dhe atë moderne. E gjithë dukuria, siç e shtrini ju ka disa pamje:

E para: Zotësia për ta parë realitetin drejt në sy, pa shtrembërime e pa zbukurime, duke rrëmuar e gjetur, shkaqet dhe rrënjët sociale.

Së dyti: Është një lloj trimërie e cunguar, duhet thënë e menduar, që me shumë frikë, kundërshtitë ndaj realitetit i dokumenton në ditar, por i fsheh nga “syri dhe veshi vigjilent”, që të mos gjenden, se ndryshe e pinte e zeza. Kështu qetësonte e ngushëllonte veten, pa ditur se një ditë mund t’i shërbejnë kohëve. Nuk më pëlqen ta quaj parashikim, veprimin e Dautit, duke i dhënë aftësitë e orakujve të Delfit, por më shumë si vazhdim i filozofisë dhe praktikës jetësore, që: “E vërteta vonon, por kurrë nuk harron”, siç thotë populli.

Në këtë hulli, ju deri diku e mbroni “Dautizmin”, duke lënë shtegun hapur, se në një farë mënyre, intelektualët, kjo shtresë e popullit, duke mos folur e mos vepruar, e mbajti në këmbë të gjithë sistemin. Bile sillni në kujtesë disa shembuj të personaliteteve të njohur të letrave dhe politikës. Citimet thonë shumë, por nuk tregojnë thelbin. Mendoj, se frika është arma e të pambrojturit, për mbijetesë.

Çdo kush nga ne, duke ndenjur pranë sobës, bëhet trim dhe jep mësime, se duhesh ngritur në protesta, madje më tej shtojnë, se duhet të gjenin një zgjidhje për të përmbysur diktaturën. Një fjalë goje. Historia i ka të dy medaljet, edhe fitoren, por edhe ndëshkimin deri në masakra. Nuk po marr si shembull Revolucionin Hungarez, ku u vranë mijëra njerëz sepse kërkuan liri, por masakrat disa milionëshe të Stalinit, ndaj kundërshtarëve të komunizmit, në atdheun e revolucionit proletar. Është pak e tepërt të marrim shembull edhe diktaturën tonë, vazhduese e denjë e stalinizmit rus, pasi brezi ynë e njeh mirë, sepse e mbajti mbi kurriz për gati gjysmë shekulli. Megjithatë, po shtroj disa pyetje, si përgjigje ndaj vetvetes:

A nuk u asgjësuan mijëra intelektualë të përgatitur në shkollat më të mira të perëndimit, që u cilësuan “Armiq”, më të shumtët pa gjyq, duke mbjellë terror në popull? A nuk u mbushën burgjet me të pakënaqur, shpesh me akuza të rreme, me idenë që nuk e duan sistemin? Si u eliminuan edhe shokët, miqtë dhe bashkëpunëtorët, që luftuan për liri, por vendosën diktaturën, duke i shërbyer me besnikëri e përkushtim, shumica të bindur te idealet, shumë pak të pakënaqur për të kundërshtuar? Ka plot raste, kur dhe në burg, ata betoheshin për komunizmin dhe besonin te diktatori.

Mendoj, se të mbrohesh nga e keqja është mençuri për mbijetesë. Dikush e quan paburrëri, dyfytyrësi, thyerje karakteri, etj, etj, si këto, duke harruar, se cilido nga ne, bëhet trim vetëm kur ka shpatullat e mbrojtura, kur bëhet shumicë, kur ka mundësi organizimi dhe bindjen se do të fitojë. Vetë populli ynë shpreh një filozofi të tërë, në një fjalë të urtë: “Trim i mirë me shokë shumë”.

Mësimet nga historia dhe nga pësimet e jetës, janë mësues të pa gabueshëm, në shumicën e rasteve të dobishme, se individi përballë pushtetit dhe diktaturës është një hiç dhe s’mund të bëjë asgjë, veç asgjëson vetveten. “Njëshi, zero e fyl”, – thotë diku Majakovski. Të tilla kushte ishin krijuar te ne, aq sa burri nuk i besonte dhe nuk i tregonte gruas, baba djalit, apo djali babës, mos të themi shokut apo komshiut, ndryshe e pësonte. Besoj se nuk gaboj, ashtu si nuk gaboni edhe ju, se edhe shumë komunistë, të cilët me shumë idealizëm besuan te kauza e tyre, kështu që më pas, në një farë mënyre u bënë pjesë në ingranazhet e sundimit, por e “shijuan” të vërtetën dhe u bënë të pa kënaqur, siç është edhe miku ynë Dauti, por vetëm kaq. E prenë gjuhën dhe mbijetuan.

Duke e parë në syrin e një studiuesi, “Dautizmi”, si dukuri shoqërore, është edhe i dëmshëm. Është një lloj “gandizmi” në diktaturë, një armiqësi e heshtur, e fshehtë, që pret rastin të shpërthejë, sapo t’i jepet mundësia. Këtë e dinë mirë edhe diktatorët, prandaj bëjnë krime, shpesh të padëgjuara, siç bëri edhe diktatori ynë, që vuri shqiptarët të asgjesojnë racën e vet shqiptare, në emër të luftës së klasave, duke zbatuar Makiavelin, që thotë: “Është shumë më e sigurt, kur ta kanë frikën, sesa kur të duan”.

Duke u njohur me studimin tuaj, më lind natyrshëm pyetja: I mendoni nostalgjikët apo skeptikët e shumë, madje vetë i kini ndeshur në këtë ballafaqim studimor, që edhe kështu me një dokument në dritë të diellit, thartohen dhe bëjnë sikur nuk besojnë, duke sjellë e përcjellë lloj-lloj muhabetesh, për të mbuluar të vërtetën? Bile më keq akoma, trimërohen e thonë: pse nuk e tha atëherë? A thua, se Dauti, apo dautët, ishin të lirë të thoshin e të vepronin. Unë pajtohem me poetin Primo Shllaku, kur shprehet: “Ishte pikërisht kjo arsyeja, që aso kohe, heshtja u bë kisha ime dhe poezitë e mia altari i saj, ku unë vija për çdo natë, vazot e mia me lule të natës”.

Është e vërtetë që, duke mbajtur ditar, Dauti nuk është i vetëm në veprimin e tij. Këtu nuk përfshihen shtresa e goditur, që natyrisht ishe e strukur në frikën dhe pakënaqësinë e saj. Ju vetë na sillni edhe shembuj të intelektualëve të mirënjohur durrsak, që i murosën shkrimet, duke i nxjerrë pas viteve 90. Edhe ju e dini po kaq mirë sa unë, se ditari është dokument i vërtetë, i pazëvendësueshëm, që fikson kohën, njerëzit dhe përjetimet e ngjarjeve, ku mund të thyejnë kokën militantët dhe më shumë nostalgjikët, të cilët nuk kanë rrugë tjetër veç të bërtasin dhe të mohojnë, duke thënë: “Ja fut kot. S’ka ditar. Pse nuk e nxori dje?”. Etj, etj.

Nëse e shohim “Dautizmin” në një plan tjetër, te ne kjo dukuri u shndërrua në një të murtajë vdekjeje. Intelektualët u pajtuan, me shtypjen, më mirë duhet thënë, u nënshtruan, duke u tulatur, zbehur, apo zhdukur guximin për t’u ngritur. Aq e madhe ishte kjo ndjenjë frike dhe pasigurie ndaj demonit, sa që mjafton të kujtojmë dyndjen nëpër ambasada, e më pas ikjen biblike nëpër tragete, të mijëra shqiptarëve, kryesisht të rinj. Ndaj vetiu të lind pyetja: Pse ikën dhe nuk u ndeshën me diktaturën, jo për t’u hakmarrë, por të paktën t’i detyronte të kërkonin falje, si më i pakti ndëshkim e qetësim moral?

“Dautizmi” nuk preku vetëm intelektualët dhe njerëzit e thjeshtë, pasi ka plot shembuj të tjerë, ku përfshihen edhe “kokat e mëdha”. Veç disa personazheve që sillni ju, këtu po shtoj një thënie të shkrimtarit I. Kadare, i cili në një intervistë dhënë dikur më herët, në një televizion, ku shprehet përafërsisht kështu: “Shkrimtari nuk është dhe nuk mund të bëhet hero. Pse të tjerët kërkojnë, që ai të bëhet hero, dhe nuk ia kërkojnë vetes?”. Ai vetë nuk e pranon të quhet disident, pavarësisht se nuk e përtypte diktaturën. Pse duhet të bëhej hero? Për të vërtetën? Cila ishte e vërteta? Dhe ky flijim, a do t’i shërbente shoqërisë për t’u çliruar? Apo thjesht si emër i cituar nëpër libra?

A nuk është shembull, për t’u mbyllur në vetvete, rasti i Kasëm Trebeshinës, si i vetmit shkrimtar disident, (mbase ka edhe të tjerë, që unë nuk i di). Ai pati guximin të përballet me diktaturën dhe diktatorin, por që gjithë jetën e “shijoi” ferrin e burgut e të internimit, njëkohësisht edhe mos botimin e veprave të tij. Në këtë rast dua të besoj dhe të mendoj si Aristoteli, që thotë: “Njeriu i matur, nuk thotë gjithnjë atë çka mendon, por mendon atë çka thotë”.

Sidoqoftë, i nderuar z. Meçan, të përgëzoj për gjetjen e temës dhe për diskutimin që po shpalos. E gjitha kjo, të hap një hulli të bukur studimi, që kërkon shumë punë e mund, mbase edhe bashkëpunim me krijues intelektualë të fushave të ndryshme.

E vlen diskutimi, pavarësisht me kundërshtitë dhe kundërshtarët, që do hasësh, duke bërë pyetjen që do ta bënin të gjithë:

– A ka të drejtë Dauti dhe “Dautizmi”?

 

Kadri Tarelli.

Durrës më: 03, të shkurtit, 2019.

Rrënjët nuk humbin,ato kultivohen-Rreth koncertit të Grupit “Vëllezërit Arbëreshë” me Artisten e mirënjohur Mimoza Nazarko e grupin e saj drejtuar nga pianisti Gjon Guralumi

Ështe ky titulli i koncertit te dates 16 shkurt ne Friburg per nder te 11 vjetorit te Pavaresise se Kosoves, nje bashkepunim ne mes grupit “Vellezerit Arbereshe ” dhe këngëtares qe jeton e zhvillon me shumë sukses prej shume vitesh aktivitetet koncertore ne Zvicer . E kemi fjalën për artisten shumë të mirënjohur Mimoza Nazarko dhe grupin e saj trion muzikore me drejtues pianistin Gjon Guralumi figure tashme e njohur ne rrethet muzikore zvicerane e jashte saj.

Ky koncert mbeshtetet nga komuniteti shqiptar i Friburgut me kordinatore znj.Mimoza Nazarko.

Koncerti po pritet me një padurim i madh nga gjithe artdashesit e bashkeatdhetaret tane ne Zvicer jo vetem per aspektin artistik por edhe per mesazhin tejet të fuqishem qe mbart ne vetevete ardhja e vellezerve arbereshe ne gjirin tone duke ditur dashurine, krenarine e punen e palodhshme qe bejne ata prej 600 vitesh per te ruajtur me dashuri e përkushtim të pakufishëm gjuhen, kulturen e traditat shqiptare. Emocioni qe ata percjellin nepermjet kengeve, melosit arberesh na bene aq shume t’i duam e t’i degjojme me endje e te jemi prane tyre per t’ju shtrenguar duart për dashurinë që ata derdhin për të transmetuar mesazhin e fuqishëm per ta dashur Shqiperine e per te bere shume e me shume per atdheun.

Brenda shoqates dallojne zera autentike e kjo ka bere qe grupi “Vellezerit Arbereshe” nga Frasnita(cs) e Kalabrise pergjate 30 viteve te jene prezantuar përmes koncerteve ne shume vende te Kalabrise, Shqiperi, Kosove, Kroaci, Maqedoni e Zvicer.

Midis tyre spikasin zerat historike te kengetareve te ketij grupi si :

-Michele Greco

-Domenico Imbrogno

-Soprano Maria Cristina-Imbrogno

-Backup Emiljana Oriolo

-Backup Francesco Durante

Mjeshtrit e Fizarmonikes

-Camillo Mafia

-Pasqualino Mitidieri

-Violine Daniela Fusha

Qellimi i shoqates ka qene i vetmi dhe gjithnje studimi, kerkimi dhe perhapja e traditave e gjuhes shqipe tek arbereshet dhe diaspores shqiptare kudo ne bote, ruajtjen e mbajtjen e gjuhes, transmetimin e kultures muzikore, të traditës të kostumeve arbereshe nder shekuj.

Shoqata “Vellezerit Arbereshe” jane pjese e Federates se Shoqatave Arbereshe f.a.a. ku te gjitha bashke keto shoqata bashkeveprojne ne Itali per te ruajtur e trasheguar kulturen arbereshe.

Me frymen e vellazerise qe i karakterizon, ky grup bashkepunon dhe me artiste shqiptare e me artiste te diaspores shqiptare ashtu si ne rastin e disa koncerteve te meparshme e gjithashtu edhe ne kete koncert te dates 16 shkurt ne Friburg

me artisten e mirenjohur Mimoza Nazarko,

pianistin e drejtuesin e trios muzikale Gjon Guralumi,

violinistin Edmond Basha dhe

flautisten Dori Sota.

Artistja e mirënjohur dhe e dashur aq shumë në diasporën shqiptare Mimoza Nazarko na tregon qe eshte prezantimi i tyre i katert se bashku në Zvicer, France, Maqedoni “por emocioni dhe permasat me te medha ne syte e mi thotë Nazarko do mbeten impresionet nga koncerti ne Kalabri ku jemi pritur me ovacione nga spektatoret arbereshe dhe italiane dhe ku jemi vleresuar me mirenjohje edhe nga kryetari i bashkise se qytetit Civita.”

“Ka vertet shume muaj qe po pregatitemi per kete koncert,vazhdon zonja Nazarko, por projektet mund te mbeten ne hije pa nje mbeshtetje e suportim qe te krijon infrastrukturen e duhur per te realizuar nje koncert me të tilla permasa. Gjej rastin te pershendes komunitetin shqiptar te Friburgut e ne veçanti mikun e dashamiresin e artit te mirefillte zotin Bajram Mehmeti i cili jo vetem qe nuk kurseu asgje per te na  bere qe te ndjehemi si në shtëpinë tonë si artistë te respektuar pasi na ka vënë gjithçka ne dispozicion. I shpreh falenderimet edhe nje here.”

“Michele Greco,presidenti i grupit “Vellezerit Arbereshe” dhe zevendespresidenti i F.A.A. ( Federata e Shoqatave Arbereshe ) ne Itali na tregon se programi do te jete i ndertuar me kenge arbereshe, me kenge qe variojne nga shprehjet e lashta te diaspores dhe kenge popullore te shekujve te mevonshem si dhe kenget nga me te njohurat tradicionale te Shqiperise, Kosoves e pjeses shqiptare te Maqedonise. Z.Michele falenderon komunitetin shqiptar te Friburgut dhe znj.Nazarko per ftesen e bere duke shfaqur gatishmerine e tij dhe te grupit per te bashkepunuar edhe me tej per inisiativa e ngjarje te rendesishme që duke kujtuar traditën e shkuar mbajnë gjalle te ardhmen dhe diasporen shqiptare neper bote.”

Persa i takon programit te trios muzikore ku soliste eshte zonja Nazarko ajo thote se “eshte nje repertor gjitheperfshires i trevave shqiptare ku pianisti Gjon Guralumi ka sjelle autorësinë dhe personalitetin e tij ne orkestrimin e disa kengeve te koncertit ku tashme dihet qe Gjon Guralumi eshte fondator i nje prej grupeve me te hershme “Guralumi Albanian Project Jazz” ku levrohet muzika shqiptare ne version jazz. Kenget jane te bukura e jane punuar me shume pasion nga te gjithe anetaret e grupit tone e besojme qe do te jene te pelqyeshme per publikun e me siguri do te duartrokiten fort.”

Zonja Nazarko nënvizon për evenimentin se “nuk do të jetë vetem nje koncert por edhe nje feste e madhe ku do të festojme bashkarisht 11 vjetorin e pavaresise se Kosoves por mbi te gjitha gjaku shqip eshte bashke per te treguar se kemi qene e jemi ndër shekuj nje e te pandare se ne shqiptaret kudo qe jemi, kemi kulture e tradita per te treguar e mund te mburremi me to çka është shembull konkret e i gjalle ky bashkepunim kaq i gjere si i ketij koncerti.”

Voal perfiton nga rasti për t’ju uruar suksese artisteve e komunitetit shqiptar te Friburgut ne kete koncert e mirupafshim ne te tilla koncerte perseri nëpër Zvicër, Europe e botë! Po kështu për t’ju uruar te gjithe shqipatereve kudo ku ata jane.

NË KOHË, KUJTESA DHE BESA E HYSEN GRAJÇEVCIT – Esé nga HASAN MUZLI SELIMI

Sa fillova të lexoj poezinë e Hysen Grajçevcit  “Në Kohë me Kujtesën” m’u kujtua një rrëfim familjar këtu e pesëdhjetë e pesë vite më parë. Në fshatrat e Malësisë së Gjakovës, Tropojë, kalonin muhaxhirë. Këta, Të pa armatosur, të ikur nga Lufta Serbe. Vinin nga Plava, Gucia, Rozhaja, Tutini, Tregu i Ri, Sanxhaku në tërësi. Gjenin jatak deri sa ndërtonin marrëdhëniet me jetën. Por si i thonë: mendja fluturon. Shpejtësia e fluturimit të mendjes nuk është matur akoma as nga shkenca më e përparuar.

Erdhën në kor gjithë deklaratat e politikanëve, diplomatëve dhe mendja më mbeti aty tek Ambasadori Amerikan në Beograd. Nëpërmes mediave Serbe ai shpreh një të vërtetë pa doreza diplomati. Shfaqi një lajm që mund ta quajmë lajmin më të thekshëm të këtyre ditëve. Kyle Scott, që rreth kufijve të jetë shprehur ekzaktësisht duke nxjerrë në pah se: “Harta e Serbisë në SHBA dhe harta e Serbisë në Serbi janë të ndryshme!” (“The map of Serbia in the United States and the map of Serbia in Serbia are different, Scott pointed out”). Kërkoj falje lexuesit që e mora krejt në origjinal dhe të përkthyer edhe në gjuhën e diplomatit, i cili flet anglisht.

          Jeta në trojet iliro-dalmate, këtu në Ballkanin e vet, qyshse ka mbirë lisi ka qenë e vështirë. E vështirë nga pozita gjeografike, ashpërsia e maleve. Kemi vendosur gjithfarë epitetesh. Kjo për faktin e jetës në vështërësi dhe kushtet në të cilat kemi kaluar. Këtë pozitë e kanë kërkuar të gjitha Fuqitë Botërore. Gjithkush e di se sa është Shqipëria. Sa ka qenë. Sa ka mbetur. Me kë kufizohet. Kush janë ata që kanë marrë toka padrejtësisht?! Gjithkush kërkon drejtësi. Ata që kërkojnë drejtësi thërrasin. Drejtësia është si na pëlqen neve. Por si është e vërteta. Në hapësirën shqiptare vetëm në Veri e në Jugperëndim të Kosovës janë sot njëmijë e njëqind e dyzet e nëntë kilometra katërorë të marra në vitin njëmijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë nga Serbia. Këto kilometra i dedikohen Luginës së Preshevës. Njëmijë e dyqind e gjashtëmbëdhjetë kilometra katrore që i përkasin Mitrovicës Veriore, Loposaviçit, Zveçanit dhe Zubit Potokut. Toka këto që Serbia kërkon t’i përvetësojnë, me teorinë se ka serbë që banojnë aty.

Pak shifra që mundem t’i pasqyrojmë, sepse nuk është vendi të bëjmë analizë shifrash. Edhe pse poeti këtë ka kërkuar në poezinë e tij. Por pa harruar Sanxhakun. I shkreti Sanxhak që mban plagën më të egër në historinë e Shqipërisë. Krejt e njëjta ngjarje si Çamëria. Edhe Tutini, Tregu i Ri e qytetet e tjera e bëjnë bashkë Sanxhakun mbi shtatëmijë e dyqind kilometra katrorë. Ja pra, sa e damtueme është Kosova. Sanxhaku është i ndarë në dy shtete. Atë të Malit të Zi e të Serbisë. Historikisht, tokë e popullatë shqiptare.

           Kush qenka vargu i poetit që më bani të ulem sot në këtë ditë pushimi e të nxjerrë çaperpik disa mendime të varme në dërrasen e lmuet të trunit tim. Duke shfletue kujtesën poeti flet: “Në hove pulsojnë motet, kjo kohë më prek në kujtesë! Eci nëpër vite, gjurmëve me të kaluarën e historisë jam bërë pjesë!” Dridhet poeti nga figura letrare krejt e thjeshtë. Ai di dhe nuk i mungon fjala, nuk i mungon fjalori, leksikun e ka të stërmbushur. Mund të përdorte gjithfarë figurash që të rrëthqethet trupi, kur t’i citosh, por mendon që me këtë figuracion të thjeshtë do të afrohet në kohë kujtesa. Ne e dimë që kujtesa të tradhton. Për ne, Shqiptarët, është një fenomen që rradhit difektin kryesor. Kemi shumë difekte. Por besimi që shpesh i themi besë dhe harresa janë prezent tek ne. Nuk di se ku e lexova që ne besojmë si qeni. Hahaha! Jo, nuk jam dakort. Ne nuk jemi servilë. Qeni është servil. Besa tek qeni nuk ekziston. Ai për lëmosh dhe interesa bindet. Ne bindemi, sepse besojmë. Ne harrojmë, sepse kërkojmë pajtim. Ne harrojmë për mëshirim. Ne pulsojmë kujtesën. Poeti mëshiron veten dhe grabitqarin, kurse  agresorin e mëshiron dhe i lutet të rrëfehet. Të rrëfehet që të besojnë dhe të qendrojnë në kamzën ku i takon. Ai deklaron se udhëtoi: “Tek secili gur ndaloj! Kërkoj dhimbjen të më rrëfejë me gjuhën e tij! Në secilin burim shoh hijen  dhe portretin e vëllezërve të mi!” Autori tani futet në një figuracion jo real. Kërkon të dialogojnë me gurin. Nuk i pëlqen vetmia në udhëtimin e mëshirës. Kërkon një shok me gjuhën e veçantë, siç është guri. Kërkon të flasë me gurët. Shikon, prek, ledhaton, nuhat. Aty gjenë gjurmët e dhimbjes, peisazhin e njerëzve në largim. Siluetat e tyre me kokën pas. Gurit i kërkon të flasë. Të japin dëshminë e kohës me qëllim që të zgjojnë kujtesën. Komb i harruem. Komb i tradhtuem. Vlerë e Kontinentit. Besë thyem nga ata që t’i i njeh për miq. Shkyejnë në trupin e nënës tënde. Largojnë pa marre djemë e vasha, burra e gra, fëmijë e pleqë. Pas i lanë varret, eshtnat e të parëve. Në Ditën e të Shumtëve kush do të këndojnë tek ata një psallm, një sure. Mbi ta do të mbijnë ferra, s’kanë për të patur kohë të ndalojnë një rrugtar. Mbi trupin e tyre do të bajnë folenë ulkonjat. Hysen Grajçevsi në vargun e tij kërkon një gjuhë për gurin. Kërkon që guri të flasë. Ai të tregoi dhimbjen. Plagët që kullojnë edhe tash. Nuk harrohet kollaj koha, largimi, përdhunimi, shkatërrimi, plaçkimi, copëtimi, djegia për së gjalli, bajoneta në barkun e nënës. Prej aty nxjerrë foshnjen. Mbi pushkën e mizorit, i gjakosur i palinduri. Kjo vetëm që është shqiptar. Kjo vetëm që iu nevojitet gjeografia për pozicionime të reja në pikat strategjike. Si kopeja e ulkonjave në tufat e pa bari.

Poeti deklaron si në një kancelari me fjalën alpine të pa kundërshtueshme. Kështu deklaronin dikur burrat e trojeve tona e sot Hyseni thërret: “Atje, bajlozët dëshmuan prejardhjen, Vampirët u zgjuan me ringjalljen e Lubisë!” Është për të mallkuar cilindo që fsheh një fakt. Kërkohet që në Shqipëri të jenë autoktonë. Ata që erdhën me thasë të grisun pa bukë. Erdhën pa rroba. U kacavaren nëpër lisa për të gjetur vend pushimi. E dinë dhe të gjithë e kanë kuptuar që Ne, Shqiptarët, jemi njerëz që mëshirojmë të vobektin. Ne japim dhe marrim dashuri, respekt. Por të flasish për dashurinë këtu nuk është e lehtë. Të gjithë flasin për pajtimin Gjermano-Frang. Ata janë popuj të mëdhenj. Siç thotë populli: ushtri hesapi. Por kanë edhe lidhje gjaku. Rrjedhin nga i njëjti shtrat. Ndërsa Ne me Sllavët nuk na lidh asnjë gjë, veçse plagosja pa u tharë plaga e parë. Plagosje plagë mbi plagë. E si mund të pajtohem, kur në asnjë çast nuk mund të kthej shpinën dhe t’i besosh foshnjen.

Poeti difton. Ashpër, ngre zërin duke përgatitë veveten edhe në fyrjen pa çmim. Ngadalë tërheq vëmendjen nga plaga e pathame, nga plaga që kullon gjak. Tërheq vëmendjen se soji i tyre kërkojnë gjithmonë sherr. Ai thotë: “Edhe sot, soji i tyre, me asgjë nuk ndryshon! Edhe sot, gjaku i tyre, gjak, nga gjaku ynë kërkon! E ne, verbërisht,  me besnikëri qeni besojmë!”

Më lart ceka se nuk di se ku e kam lexuar besnikërinë e qenit. E dija. Bile mund ta them edhe përmendësh poezinë që më therë. Por nuk deshta të shkëpus nga trajtesa e veçantë. Kujtesa, zotni. Besimi, zotni.

Të gjithë flasin nën zë. Shqiptarët janë me besim Muhamedan. Nuk i nevojiten Europës. Duhet të marrin rrugën e përtejme nga Turqia, Arabia. Anipse historia e Europës është e pazgjidhshme me këta njerëz. Çfarë është kjo xhelozi?! Çka është kjo teori fallco?! Çka është kjo propagandë bajate?! Njeriu ka të drejtë të besojnë. Të besojnë, bile edhe të mos besojnë. Gjithmonë njeriu ka besuar. Ka besuar ku ka patur mundësi, provë apo dëshirë. Ja, para Krishtit si besonin njerëzit. Po, pas Krishtit. Sa e sa profetë ka njerëzia qysh se është krijue njeriu. Sa e sa nevoja ka patur njeriu të rrëfehet. Ja edhe Muhamedanët janë njerëz. Të gjithë njerëzit kanë gjak, kanë trup, kanë edhe shpirt. Ne kemi dëgjue fjalën shpirt keq, shpirt qen, shpirt m… Të gjitha këto janë në harmoni me njeriun. Nuk ka të bajnë shpirti është i besimtarit të Kshten apo Muhamedan. Ka të bajnë gatimi që i ka dhënë Hyj. Shqiptarët janë të ngutshëm, nuk durojnë, nuk besojnë në fjalën tonë. Si mos të protestojmë kur na bahet një padrejtësi! Si të rrijmë në gjunjë para xhelatit! Si mund të mos kujtojmë të ligën që na bahet! A është e garantuar prona, a është e garantuar liria, a është e garantuar vendpushimi i përjetshëm?! Pse mos të ngutemi? Çfarë keni ba që ne të besojmë! Cila ishte e drejta që na dhatë! Qysh me Konferencën e Londrës e të Berlinit, të Rambujesë e të Prespës…!

Poeti Hysen Grajçevci jep Porosinë e Madhe. Ai në këtë porosi derdh kujtimin e madh të Platonit për profesorin e tij. Grajçevci është vet studiues i filozofisë. Nuk i largohet profesionit të rinisë ky poet. Nuk largohet, kur është koha për të menduar të ardhmen. Për të kujtuar të shkuaren: “Këndellu populli im!  Mbajë mend e mos e fshijë kujtesen, se, ajo që njëherë me dhunë grabitet e merret,  me lutje dhe ëndërrime dëshirash nuk kthehet!” Poeti tregon në mënyren ma filozofike ajo që merret me dhunë nuk kthehet. Kujton vitet e pushtimit Osman. Sa e sa popullatë u nisën për në Anadoll që të spastrohen trojet shqiptare. Sa e sa herë kjo kujtesa jonë ka pa njerëz në rrugëtim duke i lënë pas varret, shtëpitë, kullotat, arat dhe livadhet e tyre. Për të shkuar atje ku nuk ka as çati mbi krye. Vetëm e vetëm që t’i lënë tokë të lirë sllavit Serb.

E thashë më lart që më erdhën në kor deklaratat e diplomatëve, politikanëve e shumë njerëzve të tjerë. Më erdhën në mendje edhe lojnat politike me tren nga udhëheqësia ballkanike. Më erdhën në mendje edhe leximet që kam bërë për zonat e Kultit. Në Deçan qenka një kishë Serbe. Aty kujtesa e njerëzve me gojëdhënë ka ardhur deri tek unë. Kisha e Deçanit dhe shumë kisha të tjera në trojet shqiptare janë katolike. Jo ortodokse. Historia e Kishës së Deçanit nuk është vendi këtu të thellohem, por është e padiskutueshme që është kishë katolike shqiptare. Nuk e don Europa. Aty popullata është Muhamedane. Duhet të ketë ortodoksi. Po pse oj Europë nuk e konfirmon kishë të religjionit kshten e jo ortodoks! Përgjigje nuk ka nga Europa. Interesa, poet.

Thonë se ka diplomat që  përplasin dyert e zyrtarëve të lartë shqiptarë, kur nuk dakortësohen në mendime dhe në interesa. Jam krejt për ta harruar deri sa nuk kemi politikanë me nivel elitarë që iu tregojnë vendin dhe rrugën për në aeroport.

I dashtun Hysen: Poezia jote më bëri të kujtoj gjithçka. Më dergoi tek një anekdotë. Dy njerëz po udhtonin bashkë. Filloi shiu i rrëmbyeshëm. Njëri kishte dy çadra dhe tjetri nuk kishte asnjë çadër. U tregue i sjellshëm dhe ia dha njëren çadër bashkudhtarit. Shiu pushoi. Filloi të flasë udhëtari pronar i dy çadrave. Të shpëtova. Ja, ti tani do të ishe i qullur. Po mos të isha unë do të kishe mbetur në shirat e këtyre maleve. Udhëtari pa çadër dëgjoi shumë. Ai në një çast mbështolli çadrën dhe ia dha pronarit bashkudhtar dhe u shtri në një pus me ujë. -Mund të bëhesha ndryshe, e pyeti bashkudhtarin e rastësishëm. -Jo, ia ktheu udhëtari pronar çadrash. -Ja pra, tani mos më zë më me gojë çadrën, as shiun. Vijnë i dashtun poet e të diktojnë kushte për interesa që nuk e dinë as vet, duke të cituar ndihmen. Këtë ndihmë e ka të përcaktuar në ligjet e vendit të vet dhe ato ndërkombëtare. Biles kanë ndërhyrë shumë vonë. Duhej të ndërhynin qysh në vitin njëmijë e nëntëqind e dyzet e pesë. Duhej të mos e linin të bëhej njëmijë e nëntëqind e dymbëdhjeta. Apo Kosova nuk ka naftë!

Historia e Konstandinit të legjendës, e vërteta e madhe – Nga LUAN RAMA

Para disa vitesh një kineaste bullgare kishte bredhur nëpër Ballkan në kërkim të origjinës së një kënge që e këndojnë shumë popuj të Ballkanit, shqiptarët, grekët, serbët, bullgarët, turqit, etj, dhe gjatë këtij itinerari ballkanik, kudo asaj i thonin se origjina e kësaj kënge ishte shqiptare apo greke, bullgare, turke, serbe, etj. Askush nga njerëzit nuk pranonte se kjo këngë ishte e një populli tjetër. Gjatë shkrimit të librit për konsullin francez, «Dozon, le consul qui aimait les contes albanais» («Dozon, konsulli që pëlqente përrallat shqiptare», duke kërkuar origjinën e këngës «Konstandini i vogëlith», ashtu siç tregonte dhe Dozon, këtë këngë e kishin dhe popuj të tjerë. Por i shtyrë nga kureshtja, m’u desh ti drejtohesha epopesë bizantine të Digenis Aritas, dhe habia ime ishte e madhe, ndërkohë që dhe një studim i një studiuesi francez Rambaud në fundin e shekullit XIX, tregonte se kjo këngë ishte një epope bizantine. Pra ç’origjinë kishte kjo këngë? Sigurisht, shumë shqiptarë mund te habiten, por historia është kokëfortë, dhe ja se si…

Kënga e Konstandinit është padyshim një nga perlat e folklorit të Ballkanit dhe secili nga ne, që me tekstet e shkollave, është magjepsur me botën magjike dhe forcën e një krijimi që nuk mund të harrohet: është historia e fjalës së dhënë dhe e udhëtimit të një të vdekuri. Duke punuar për librin studiuesit francez dhe konsull në Janinë, (1869-1875) m’u desh të studioja dhe versione të tjera të ngjashme ballkanike si dhe krijimin e poetit gjerman Gottfried August Bürger, Leonore. Madje, për shumë kohë kjo legjendë mbahej si një krijim popullor gjermanik. Sigurisht, poetët, shkrimtarët e artistët e tjerë kanë të drejtë të frymëzohen nga thesaret e krijimit gojor popullor, por në fushën e folkloristikës, është e nevojshme që të vihen gjithnjë në dukje variantet më të vjetra dhe që përbëjnë variantin fillestar dhe jo të përpunuar nga duar shkrimtarësh, siç ka ndodhur me vëllezërit Grim apo autorë të tjerë të përrallave e të legjendave popullore. Sidoqoftë, duke hyrë në botën e vet legjendës, kupton se ashtu si dhe në përrallat e vjetra, ato kanë shtegtuar nga një popull në tjetrin, brenda sferës ballkanike, si kultura të përafërta, edhe pse origjinale, duke marrë nga krijimet e njëri-tjetrit. Megjithatë, një gjë duket e sigurt: kjo legjendë, ka si atdhe jo Perëndimin e as Lindjen e Largët apo të Afërt. Ajo ka si atdhe veçse Ballkanin!…

 

Udhëtimi i të vdekurit

Në vëllimin për këngët e pabotuara bullgare, Dozoni i referohet këngës Udhëtimi i të vdekurit, apo, siç e shkruan ai, Le voyage du mort. Në të tregohet historia e një nëne me nëntë djem dhe një vajzë, Vekia, të cilën ajo nuk donte ta martonte larg. Dimitri, i vetmi nga vëllezërit, pranon që e motra të shkojë e të martohet larg, pas nëntë pyjeve të blertë. Të nëntë bijtë e nënës vdesin dhe një ditë Dimitri ngrihet nga varri për të shkuar dhe për ta marrë Vekian e për t’ia sjellë nënës së tij të vetmuar.

Në këngën serbe me të njëjtën temë, vëllezërit vdesin, sepse në vend ka rënë murtaja. Tre vjet kanë kaluar dhe Jelica është e martuar larg. E mërzitur, ajo pyet veten se ku janë vëllezërit e saj. Atëherë, Zotit i vjen keq dhe i dërgon dy engjëj që vëllai, i cili pranoi që motra të shkonte larg, t’i jepnin jetë. Dhe kështu, guri i varrit të Joanit u bë kalë, me dheun ai bëri ëmbëlsira për motrën e tij. Dhe kur shkoi ta marrë, ajo i tha: – Përse je i zbehtë, vëlla, sikur të kesh dalë nga dheu. Dhe vëllai iu përgjigj: – Sepse punova dhe ngrita kulla për vëllezërit e mi… Jelica atëherë bën këmisha mëndafshi për vëllezërit e saj dhe ata u nisën. Kur iu afruan shtëpisë së nënës, ai i tha se do të ndalonte te kisha, sepse kur martohej i vëllai i kishte rënë unaza dhe se duhej ta kërkonte. Kështu ai shkoi dhe hyri në varr. Motra e priste, pastaj ajo e kërkoi dhe pa se rrotull kishës kishte varre, duke e kuptuar se ai ishte një i vdekur. Motra shkoi drejt shtëpisë, gjeti nënën, dhe i tha t’i hapte derën. – Ç’ke moj flamë e mallkuar, – i tha nga brenda e ëma. – Ti më vdiqe nëntë djemtë dhe ja tani do të marrësh plakën e gjorë. Por Jelica iu përgjigj: – Hape, nënë, nuk jam flama e Zotit, por jam vajza jote, Jelica!… Ajo hapi derën, rënkuan të dyja si qyqe, u përqafuan dhe ranë të vdekura në tokë. ”
Dozoni, ka vazhduar krahasimin e versioneve të ndryshme ballkanike me versionin grek, të mbledhur në ishullin Hio, në shtëpinë e një fshatari. Ja çfarë shkruan ai:
“Nëna ka nëntë djem dhe një vajzë. Tetë vëllezërit nuk donin që e motra të martohej larg, por Konstandini kishte tjetër mendje: “Jepe, nënë, Aretën tonë në dhé të huaj, andej nga unë udhëtoj vazhdimisht që të kem një strehë dhe unë. – Po nëse na ndodh një vdekje, një gjëmë, kush do ma sjellë bijën time? – Të betohem para Zotit e shenjtorëve që, nëse ndodh gjë, unë do të shkoj ta marr dhe do të ta sjell.


Areta martohet, kolera bie në ato anë. Nëntë vëllezërit vdesin dhe nëna mbetet vetëm. Në tetë varret, ajo godet gjoksin nga dhimbja. Te i nënti, ajo ankohet dhe ngre pllakën e varrit të Konstandinit: Çohu, Konstandin, dhe më sill time bijë. Ti m’u betove para Zotit dhe shenjtëve që nëse do ketë zi apo gajret në shtëpi, ti do ta sillje. Ishte ky betim i bërë që e nxori atë nga varri. Reja u bë kalë, një yll iu bë shalë dhe hënën ai e mori si shoqëruese, duke lënë pas lugina e male. E gjeti motrën tek krihej në dritën e hënës. – Eja të shkojmë, Areta, se nëna kërkon të të shohë. – Po si të vishem, o im vëlla, për zi apo për dasmë? – Eja kështu siç je!
Rrugës nga shkonin ata dëgjonin zogjtë që këndonin: “Kush ka parë një të vdekur që ka pas vetes një vajzë të bukur? Më tutje, të tjerë zogj këndonin: “Oh, ç’dhimbje, një i gjallë që shkon me një të vdekur!” – Ç’thonë kështu këta zogj? – i thotë e motra. – Eh, zogj janë… – Kam frikë nga ty, im vëlla, se ti vjen erë temjani. – Dje ishim në kishën e Shën Gjonit dhe prifti hodhi shumë temjan. Dhe ata vazhduan rrugën.Zogjtë këndonin: Ç’gjë të çuditshme ke bërë, o Zot, një vajzë e bukur me një të vdekur shkon! … Dhe zemra e Aretës u plagos: – A e dëgjon, Konstandin, se ç’thonë zogjtë? Thuamë , ku i ke flokët? Po mustaqen tënde të dendur, ku e ke? – Kam vuajtur, motër, nga një sëmundje e rëndë dhe desh vdiqa. Flokët më ranë, e po kështu dhe mustaqet.
Dhe ata e gjetën shtëpinë e nënës të mbyllur me kyç, ndërsa dritaret mbuluar nga merimangat. – Hapma derën, nëna ime, jam Areta! – Nëse je ti, Koron i vdekjes, vazhdo udhën tej, pasi s’kam më fëmijë. Areta ime e shkretë është në dhé të huaj. – Hape derën, nënë, jam unë, Konstandini. Isha betuar përpara Zotit dhe shenjtorëve që në zi apo gëzim motrën do ta merrja e do ta sillja. Por sapo nëna doli në prag të shtëpisë,ajo dha shpirt…”
Më poshtë, në këtë libër, duke iu referuar gjithnjë kësaj kënge, Dozoni boton dhe versionin shqiptar, ku ai shkruan:[1]

“Na ishte një nënë nga një derë e fisme, që kishte nëntë djem të famshëm dhe një vajzë që quhej Garentina. Plot djem senjorësh e familjesh të mëdha e kërkonin për grua. Më së fundi erdhi një djalë nga një vend i largët. Nëna dhe djemtë nuk e pranuan kërkesën e tij, sepse ai vinte nga shumë larg. Vetëm Konstandini pranoi dhe donte që martesa të bëhej: – Nënë, pranoje këtë martesë. – Konstandin, biri im, ç’thua kështu, ti do që motra tënde të shkojë aq larg? Po të kem ndonjë gëzim, një nevojë në ditë zije, ajo do më mungojë. – Atëherë, nëna ime, unë do shkoj ta marr!
Dhe Garentina u martua. Por pas kësaj ndodhi një vit i tmerrshëm që i kositi të nëntë vëllezërit e saj në fushën e betejës. Dhe nëna u vesh me të zeza dhe e mbylli shtëpinë.[2]
Të shtunën e të vdekurve ajo doli dhe shkoi në kishë, ku ishin varret e djemve të saj dhe në secilin varr vendosi nga një qiri dhe vajtoi. Ndërsa në varrin e Konstandinit ajo vuri dy qirinj dhe vajtoi dy herë.[3]

Kur mbrëmja ra dhe kisha u mbyll, nën dritën e qirinjve, Konstandini u ngrit nga varri. Pllaka e gurtë e varrit iu shndërrua në një kalë të furishëm, mbuluar me një pelerinë të zezë. Ai u hodh mbi kalë dhe u nis me galop. Dielli ishte ngritur, kur ai mbërriti në kullën e së motrës. Në oborrin e madh ai gjeti fëmijët e saj që loznin duke ndjekur dallëndyshet. – Ku është nëna juaj? – i pyeti ai. – Daja ynë Konstandin, nëna ka shkuar të hedhë valle në qytet.

Dheai shkoi drejt njerëzve që vallëzonin. Iu afrua vajzave të bukura dhe i pyeti:- A është me ju motra ime, Garentina? – Shko më tej se do ta gjesh me rroben e saj të shkëlqyer dhe kapelen prej veluri. Pastaj iu afrua valles së dytë që hidhej: – Konstandin, vëllai im! – Garentinë, lëre vallen dhe eja të shkojmë. Do shkojmë në shtëpinë tonë. – Po më thuaj, ç’të bëj, sepse në shkoj për zi, të vishem me të zeza, dhe nëse shkoj për gëzim, të marr rrobat e festës. – Eja të shkojmë kështu siç je.
Dhe ai e vendosi atë mbi kalë. Kishin kohë që shkonin kaluar, kur Garentina i tha: – Konstandin, vëllai im, shoh një shenjë vdekjeje, sepse supet e tua janë mbuluar me myk. – Garentinë, motër, është tymi i pushkëve që i ka bërë kështu supet e mia. – Por shoh dhe diçka tjetër, pasi flokët e tu me onde tashmë janë kthyer në pluhur. – Garentinë, motër, të gënjejnë sytë, pasi ky është pluhuri i rrugës. – Konstandin, im vëlla, përse vëllezërit e tu të dashur dhe kushërinjtë nuk i shoh të na presin? – Ata do të jenë atje tutje. Por ne ndoshta po mbërrijmë vonë dhe ata s’na presin. – Por tjetër gjë po shoh, o im vëlla, dritaret e shtëpisë sonë janë mbyllur dhe barërat i kanë mbuluar. – Ah, nëna i ka mbyllur ato nga erërat e detit, sepse nga kjo anë fryn flladi i dimrit.
Duke mbërritur, ata kalojnë pranë kishës. – Lermë të shkoj në kishë të lutem! – i thotë Konstandini… Duke ngjitur shkallët e larta, ajo shkoi drejt derës së nënës së saj. – Hape derën, nëna ime! – Kush je ti që troket në derë? – Zonja mëmë, jam unë, Garentina! – Shko tutje moj hienë e vdekjes, që më more nëntë djemtë dhe tani, me zërin e vajzës sime, vjen të më marrësh dhe mua. – Oh, hape,zonja mëmë, jam unë vetë, Garentina. – Po kush të solli këtu, bija ime? – Konstandini, im vëlla! – Po ku është ai tani? – Ka shkuar të lutet në kishë.
Nëna hapi derën dhe shtrëngoi bijën e saj në krahë, e bija shtrëgoi nënën dhe nënë e bijë dhanë shpirt.”
Pikërisht në këtë periudhë Dozoni u njoh edhe me shkrimet e Dora d’Istrias të botuara në revistën e famshme Revue des Deux Mondes. Më 1865, ajo kishte botuar në këtë revistë studimin mbi këngën popullore serbe, ndërsa një vit më vonë, po në këtë revistë ajo kishte botuar studimin Kombësia shqiptare sipas këngëve popullore (La Nationalité albanaise d’après les chants populaires). Në këtë studim Dozonit i bëri përshtypje të veçantë njohja e thellë prej kësaj intelektualeje me origjinë shqiptare e folklorit ballkanik, e në veçanti atij shqiptar. Madje në një nga shkrimet e tij, ai nuk lë pa përmendur edhe punën e lavdërueshme të zonjës Dora d’Istria. Në fakt, që në fillim të studimit të saj, ajo kishte vendosur referencat që ishin në bazë të këtij studimi, emra të tillë si: D. Camarda, Saggio di grammatologia comparata sulla lingua albanese (Livourne 1865); H. Dr G. deHahn, Chants tosques et Proverbes tosques, dans Albanische Studien (Vienne 1853); – Griechische und albanische Mœrehen (Leipzig 1864); G.Petta, Piana dei Greci nella Rivoluzione siciliana del 1860 (Palerme,1861). H. Hecquard, Histoire et Description de la Haute-Albanie ou Guégarie;- V. G. Crispi. Chants des Albanais de Sicile, en albanais, dans Vigo, Canti pop. Sicil. (Catane 1849); V. Dorsa, Poesia popolare – Su gli Albanesi ricerche e pensieri (Naples 1847); A.Masci, Discorso sull’ origine, i costumi, etc., Naples 1847; G. de Rada, Poésies albanaises, en albanais, (Naples 1836); Chants de SéraphinaThopia, princesse de Zadrina au quinzième siècle, en albanais, (Naples 1843).
Pra, këta ishin studiuesit e burimet themeltare ku Dozoni duhej të mbështetej më vonë për studimet e tij rreth floklorit shqiptar dhe gjuhës shqipe. Dhe kjo punë këmbëngulëse s’do të vononte… Po nga Bleta shqiptare, por në versionin shqiptaro-italian, pra, arbëresh, Dozoni kishte gjetur dhe përkthyer dhe Këngën e Konstandinit, Constantin,le mort voyageur, duke bërë njëkohësisht përqasje interesante dhe me variantin e botuar nga Dhimitër Kamarda,Kostantini e Garentina, të cilën e kishte regjistruar ndër arbëreshët e Kalabrisë, ku, ndër të tjera, shkruhej:

“- Bila ime, kush të suallë? / – Kostantini erth e më suallë. / – Kostantini eni ku vate? / Vate hiri në qishë. / -Kostantini po po bile / Kostantini u bë botë. / Tue qaiturë, ture u puthurë / U shtrënguan e jëma e e bila / e aqë helmi, aqë taraksia / sa vëdiq e bila e e jëma.”[4]

Epika shqiptare ruan edhe Këngën e Halil Garisë, të botuar gati një shekull më parë nëVisaret e Kombit ku këtë legjendë e gjejmë në një formë tjetër të ngjashme dhe ku Halili është njëri nga nëntë vëllezërit, i cili i ka dhënë fjalën të motrës që do ta merrte edhe pse 9 ditë rrugë larg. Kur motra pa se Halili s’kishte ardhur sipas fjalës së dhënë, i kërkoi një zogu që të shkonte dhe t’i kujtonte Halilit besën e dhënë. “Amanet,more zogu malit! / M’i thuej vllaut, Halilit të ri, / Se jot motër mue më ka thanë: / – Ku e le besën, qi m’ke dhanë?…/” Por në fakt, vëllezërit ishin vrarë me njëri-tjetrin dhe ja ku pas 7 vjetësh mrekullia ndodhi. Halili u çua nga varri dhe shkoi të marrë motrën e tij dhe kur e solli atë, menjëherë u zhduk. Nënë e bijë takohen, shkojnë tek varret e djemve dhe aty vdesin nga dhimbja.
Në shkrimet e tij Dozoni shprehej se në bazë të kësaj ballade të bukur u krijua më pas dhe ballada e famshme e Lenore-s (Leonorës), e Bürger-it[5] “dhe fama e këtij tregimi gjerman bëri të flitet për pararendësit e tij…” “Në Shqipëri, – shton ai, – nuk është e rrallë të shohësh një burrë që ka toka si pronë, por që ikën nga shtëpia e tij dhe bën ekspedita të largëta për të fituar…” Dhe njëkohësisht ai pyet: “Cili është origjinali?… Ai nuk është në një mendje me studiuesin gjerman Fullmerajer (Fallmerayer) sipas të cilit shqiptarët janë prioritarë në krijimin e legjendës “Udhëtimi i të vdekurit”, “Voyage du mort”. Në fakt, më shumë se popujt e tjerë fqinj, shqiptarët e perandorisë otomane ishin të detyruar të shkonin nizamë gjer në territoret më të largëta të perandorisë, në Liban, Siri apo Jemen e gjer në Palestinë. Është e njohur kënga e tyre “Mbeçë, more shokë,mbeçë / përtej urës së Kiabesë…” KëngaKostandinii vogëlith gjendej apo këndohej pak a shumë në gjithë diasporën shqiptare:
“Konstantini i vogëlith / tri ditë dhëndërith; / perënduar tri ditë / me nusen e re, të re, / i erdh karta e zotit madhë, / ai të vejë nd’ushtaratë…”
Në studimin e saj Kombësia shqiptare sipas këngëve popullore (La nationalité albanaise d’après les chants populaire), botuar në frëngjisht që në vitin 1866, në Revue des Deux Mondes, Dora D’Istria i referohej gjatë kësaj kënge të mbledhur njëkohësisht nga Dorsa dhe Krispi, një këngë që tregonte për shqiptarët në kohën e Bizantit. Ja si e botonte Dora d’Istria këtë legjendë:

“Gjatë tri ditëve kam parë një ëndërr/ Konstantini im i vogëli. / Perandori i kishte kërkuar të nisej në luftë. /Djaloshi fisnik/ mori leje nga unë dhe nëna e tij e dashur / dhe pastaj nga e shtrenjta e tij/ me të cilën kish lidhur unazë / së cilës para se të shkonte i tha: /”Lamtumirë, bukuroshja ime e shtrenjtë, / Do të jem larg nëntë vjet,nëntë muaj e nëntë ditë./ Dhe (nëse nuk kthehem), ti gjej një tjetër burrë.” /Kaluan kështu nëntë vjet / nëntë muaj e nëntë ditë / dhe bukuroshja u bë e fejuara e një tjetri/. Dhe të djelën e ardhshme i dha dorën./…

Por natën e kësaj fejese, – siç shkruan Dora d’Istria, – poshtë tendës së perandorit, në mes të natës, u dëgjua zhurma e një psherëtime aq të madhe, sa të gjithë u zgjuan nga gjumi. Kur erdhi mëngjesi, perandori u ngrit nga shtrati dhe u dha urdhër t’u binin daulleve, duke mbledhur rreth tij fisnikët dhe luftëtarët. – Më thoni, zotërinj, cili nga ju psherëtiu mbrëmë gjatë natës?… Të gjithë heshtën, kur ndërkohë Konstantini u përgjigj: – Jam unë ai fatkeq që psherëtiu. – Për kë kështu? – Psherëtima ime shkon larg, madhëri. – Konstantin, i shtrenjti im! Shko te stalla e kuajve dhe midis tyre zgjidh kalin e zi si ulliri, ose atë që është i bardhë si pëllumbi, apo atë që është i shpejtë si gjeraqina. Konstantini mori leje, zgjodhi kalin e shpejtë si gjeraqina, i hipi dhe u dha yzengjive. Ditën e dasmës, i ati i tij i mjerë po largohej nga ai vend dhe rrugës takoi Konstantinin që kishte qenë fejuar veç tri ditë. – “Mirëdita, o plak / ku po shkon kështu?” – “Ah, mos folë,se më kujton tim bir/ – Kam patur një djalë që e quanin Konstantin /Konstantini,im bir! / E kam parë në ëndërr gjatë tri ditëve/ Perandori më urdhëroi ta dërgoja në luftë…
Pas një përsëritjeje homerike të ngjarjeve të kënduara në fillimin e këngës, poeti shton:
“Dhe e bukura e tij u fejua/Ajo do jepte dorën të djelën / Ta kam thënë, o ati im plak / që pas pak Konstantini do të vijë/ – Oh, për një lajm kaq të lumtur, t’i kesh ditët e gjata e të lumtura! / Konstantini erdhi të djelën/ erdhi në qytet që herët në mëngjes. /La aty vezmen e tij/ dhe shkoi në derën e kishës/ dhe aty vendosi flamurin e tij/ E çfarë, ndoshta ju nuk më donit për kumbarë të dasmës / Ju prindër, fisnikë dhe gjithë sa jeni? / Qofsh i mirëserardhur, o i huaj! – o djalosh beqar!”
Në çastin kur Konstantini i vë unazën të dashurës së tij, ajo e njohu.
“Dhe si fletët e trëndafilit ubë fytyra e saj / dhe gjoksi iu mbush me pika të kuqe / Konstantini e pikasi dhe thirri/ O prindër, dhe ju o fisnikë / Konstantini ka ardhur/ Dhe ai e pushton vajzën e tij / Ju pëlqen apo nuk ju pëlqen / bukuroshja është e imja /e atij që ishte i fejuari i saj i parë.”
Megjithatë, pa arritur në konkluzione për përparësinë e njërit version nga tjetri, pra i krijimit fillestar nga njëri popull ballkanik apo tjetri, le t’i drejtohemi dhe versionit gjerman të kësaj legjende ballkanike të poetit Bürger,që fillimisht u përkthye në frëngjisht nga poeti i njohur francez Gérard de Nerval. Ja çfarë shkruhet në këtë tregim të Bürger-it:

Lénore (Leonorë)

Pas ëndrrash të trishta, Leonora ngrihet që në ag: “Vilhelm, burri im! Vallë ke vdekur? Apo e ke shkelur betimin e bërë? Vallë ende do të vonohesh?”
Që atë natë që ishin martuar, ai ishte nisur për në betejën e Pragës, duke ndjekur pas mbretin e tij Frederik; dhe qysh atëherë,nuk kishte sjellë asnjë lajm për shëndetin e tij. Por mbreti e mbretëresha, të lodhur nga grindjet e përgjakshme, duke u paqtuar pak nga pak, më së fundi përfunduan paqen. Dhe nën tingujt e timbaleve e të fanfarave, “kling”, “klang”, duke vënë në koka gjethet e dafinës, secila ushtri u kthye në mbretëri të e vet.
Dhe kudo, papushim, mbi rrugë e mbi ura, të rinj e pleq takohen me njëri-tjetrin. “O Zot, qofsh lëvduar !”, thërret çdo fëmijë e grua. “Mirë ardhshi!” – thërresin të fejuarat. Por mjerisht, e vetme, më kot Leonora pret puthjen e kthimit prej Vilhelmit. Ajo vërtitet mes njerëzve dhe pyet ngado, por nga të gjithë ata që janë kthyer, askush s’mund t’i japë lajme të reja për burrin e saj të shtrenjtë. Dhe meqë ai është larg, ajo nis të shkulë flokët dhe të plaset përtokë duke u dridhur në delir. Nëna shkon me nxitim drejt saj: “Ah, Zoti të ndihmoftë! Ç’ke, o fëmija im i shkretë? – dhe ajo e shtrëngon në krahët e saj. “Oh, moj nëna ime, ai ka vdekur! U shoftë kjo botë, u shofshin të gjithë. Zoti s’ka më hiç mëshirë! Oh, e mjera unë, e mjera unë!”
– “Zoti na ndihmoftë e na mëshiroftë! Vajza ime, lutju Atit tonë. Ajo çka ai bën është gjithnjë në të mirë, dhe asnjëherë ai nuk ka munguar të na ndihmojë.”
– “Oh, moj nënë! Ti gabohesh, Zoti më ka braktisur : përse kanë shërbyer lutjet e mia, përse?”
– “O Zot, ki mëshirë për ne! Ai që njeh Atin, e di mirë që ai nuk i braktis fëmijët e tij: At ishenjtë, paqtoi gjithë dhimbjet e tua!”
– “Oh moj nënë, moj nënë! Asnjë sakriment nuk mund t’ua kthejë jetën të vdekurve!”
– “Zoti im! Ki mëshirë për ne! Mos e gjyko vajzën time të gjorë. Ajo nuk di se ç’thotë. Mos ia merr si mëkate. Vajza ime, harroji dhimbjet tokësore, mendo për Zotin dhe lumturinë qiellore, që burri të jetë në qiell!”
– “Oh nëna ime, ç’është lumturia? Ç’ështëferri? Lumturia ime është vetëm me Vilhelmin, ndërsa pa të është vetëm ferri! Shuaju,ti o flakë e jetës sime, shuaju në tmerrin e errësirave! Zoti s’ka aspak mëshirë… Oh, sa fatkeqe që jam!”
Kështu, dëshpërimi i skajshëm hapte plagë në shpirtin e zemrën e saj dhe e bënte të shante mirësinë e Zotit. Ajo godiste gjoksin dhe ndrydhte gjymtyrët gjer në perëndim të diellit, deri në çastin kur yjet e praruara u shfaqën në kupën e qiellit. Ndërsa jashtë bëhet zhurmë. Trap, trap, trap… duket si hapi i një kali. Ngjan se një kalorës zbret përmes zhurmave të mburojës së tij. Dëgjoni… dëgjoni… Zilja tingëllon lehtë… “klingklingling”! Dhe përmes derës një zë i ëmbël depërton:
– “Hola! Hola! Hapma derën fëmija im! Zgjuar je apo po fle? Po gëzon apo po qan?” – “Ah Vilhelm, qenke ti? Kaq vonë nëpër natë? Po rrija zgjuar dhe qaja… Oh, kam vuajtur tmerrësisht. Nga po vjen,kështu, me kalin tënd?”
– “Ne u hipim kuajve veç në mesnatë. Po vij nga thellësia e Bohemisë. Ja pse kam ardhur kaq vonë, të të marr me vete.” – “Ah, Vilhelm, sëpari hyrë brenda, sepse era e pyllit po fërshëllen.”

– “Le të fërshëllejë era në pyll, ç’rëndësi ka?”… Kali gërryen tokën, këmbëzat e tij bëjnë zhurmë.”Nuk mund të rri këtu. Eja Leonorë, vishu dhe hidhu në kurriz të kalit tim, se kemi njëqind lega për të bërë deri sa të shkojmë në banesën tonë.”
– “Po si kërkon të nisesh e të bësh njëqind lega që sonte për të shkuar në shtëpinë tonë? Dëgjo, këmbana e mesnatës ndihet ende.” – “Vështro, vështro si shkëlqen hëna! Ne dhe të vdekurit… të shkojmë shpejt. Dua të të çoj që sonte.”

– “Pa thuama, ku është banesa jote? A ka vend përmua?” – “Ka për të dy ne. Eja Leonorë, hidhu mbi kalë. Banketi i dasmës është përgatitur dhe të ftuarit na presin.”
Vajza vishet e hidhet mbi kalë. Ata shkojnë: hop, hop,hop, dëgjohet jehona e galopit. Kali dhe kalorësi mezi marrin frymë. Nën hapat e tyre, gurët nxjerrin xixa. Djathtas e majtas, gjatë rrugës së tyre parakalojnë me shpejtësi lëndinat, pyjet, fshatrat… dhe urat nën hapat e tyre kumbojnë. “A ka frikë e dashura ime?” “Hëna shkëlqen, Hurra! Të vdekurit shkojnë shpejt. Mos ka frikë nga të vdekurit e dashura ime?”… – “Jo…, por lëri të vdekurit në paqe!”
“Ç’janë atje tutje ato zhurma e këngë? Ku shkon ajo re korbash? Dëgjo… është zhurma e një këmbane. Janë këngë funeralesh.” “Kemi një të vdekur për të varrosur.” Dhe karvani afrohet e shoqërohet nga këngët që ngjajnë me gjuhën e rëndë të bujtësve të kënetave.
“Pas mesnate, trupin ua mbulojnë bashkë me vajet dhe këngët e dhimbshme. Unë do të çoj nusen time dhe ju ftoj në sofrën e dasmës sime. Eja, afrohu me korin, dhe nisja himnit të fuqishëm të martesës. Eja, prift, ti do të na bekosh!” Vajet e këngët kanë heshtur. Birra ka mbaruar.
Të prekur prej ftesës së tij, të gjithë e ndjekin në karvan. Hurra! Hurra! Ai shtrëngon kalin dhe hop, hop… dhe tutje dëgjohet galopii tij. Kali dhe kalorësi mezi marrin frymë dhe gurët poshtë nxjerrin xixa. Djathtas e majtas kalojnë fluturim imazhet e kodrinave, pyjeve, fshatrave. Majtas e djathtas shkojnë qytezat e qytetet. “A ka frikë mikja ime? Hëna shkëlqen, hurra! Të vdekurit shkojnë shpejt! Vallë, ka frikë ajo nga të vdekurit?” – “Ah, lëri të vdekurit në paqe!
“Pa shih, a shikon pranë atyre trikëmbëshave hijet ajrore që hëna e argjendtë i bën të dukshme? Ato hedhin valle rreth tyre. Hë,ju figura të këndshme, afrohuni, ndiqmëni pas që të hidhni valle në vallen e dasmës sonë… Po shkojmë në një banket të gëzuar…”
Hush, hush… gjithë ajo tufë lëshohet pas tyre, ashtu me zhurmën e erës, mes gjetheve të thara: pastaj përpara, përpara! Hop, hop,hop, jehon galopi i kalit. Kali dhe kalorësi mezi marrin frymë dhe, nën hapat etyre, gurët lëshojnë xixa. Oh, si fluturojnë, si fluturojnë aq larg, ndërkohë që hëna ndriçon gjithçka përreth. Qielli dhe yjet shkojnë sipër kokave të tyre. “Vallë, ka frikë e dashura ime?” Hëna ndriçon… hurra!” Të vdekurit shkojnë shpejt…” – “O Zoti im! Lëri në paqe të vdekurit!”
“Guxim, kali im i zi. Më duket se gjeli i mëngjesit po këndon. Koha më së fundi do të mbarojë. Ndiej erën e mëngjesit. Nxito, ti kaliim! Po përfundon, po merr fund vrapi ynë, shpejt! Po shoh banesën tonë… Të vdekurit shkojnë shpejt… Dhe ja, më në fund po arrijmë!”
Ai hidhet vërtik kundër një grile hekuri dhe kalin e godet me një të rënë kamzhiku. Hekurat thyhen… të dy tërhiqen duke rënkuar.Vrulli i kalit e çon midis varreve, të cilat, nën shkëlqimin e hënës, duken ngado. Ah, e sheh?!… por në të njëjtin çast ndodh një çudi e tmerrshme… Ai bie e zhduket në thellësitë e tokës: ulurimat zbresin nga hapësirat ajrore, rënkimet ngrihen nga varret e nëndheshme… Dhe zemra e Leonorës përpëlitet midis jetës e vdekjes. Dhe shpirtrat, në qartësinë e hënës mblidhen rreth saj dhe vallëzojnë duke kënduar: “Durim! Durim! Kur dhimbja thyen zemrën tënde, mos e mallko kurrë Zotin e qiellit tonë! Ja trupi yt që dha shpirt… Zoti e mëshiroftë shpirtin tënd!”
Siç pohon Émile Legrand, autori i një bibliografie të gjatë të letërsisë mbi Shqipërinë, i njohur veçanërisht për studimet e tij mbi tekstet e vjetra mesjetere greke (si Permbledhja e poemave historike në greqishten vulgare popullore, 1877; Bibliografia helenike, 1885, Cresthomatie grecque moderne, 1899 apo Bibliografia joniane, 1900), Dozon paraqet një epokë të afërt me epopenë bizantine të dorëshkrimit anonim të Trebizonte-s, të shkruar si duket në shekullin e X-të. Alfred Rambaud në studimin e tij rreth kësaj epopeje të Digenis Akritas i referohet studimeve të Legrand, Constantin Sathas dhe Dozonit, lidhur me atë që kënga “Konstandini vogëlith” vjen nga shumë shekuj larg. Në “Kalërimi funebër” (“Udhëtimi i të vdekurit”) shkruan Rambaud në studimin e tij “Bëmat e Digenis Akritas” botuar në Revue des Deux Mondes më 1875, – nëna e Eudocie-s nuk arrin të ngushëllohet që e ka martuar vajzën larg në një vend të huaj. Ishin bijtë e saj që i kishin thënë ta martonte edhe pse larg, por ata tani kishin vdekur të gjithë. Me mallin e madh për të parë vajzën ajo shkon e vajton në varret e nëntë bijve e veçanërisht në varrin e Konstantinit që nguli këmbë aq shumë. Ajo shkul flokët e thotë: “Cohu Konstandini im i shtrenjtë! Dua Endocie-n. Ti më the se garant janë hyjnitë e martirët që do të ndihmonin të shkoje ta merrje në gëzim a hidhërim, tri herë në verë e tri herë në dimër”. Mallkimi i nënës bëri që Konstandini të ngrihet nga varri. Gurri i varrit iu bë kalë dhe tokai u bë shalë, flokët e verdhë iu bënë kapistall dhe krimbi i tokës u kthye në vetë Konstandinin. Dhe ai nxitoi drejt Eudocie-s. E merr atë me vete mbi kalin dhe gjatë udhës së kthimit zogjtë e vegjël këndojnë: “Si vallë është e mundur që të gjallët të shkojnë bashkë me të vdekurit?” Eudocie fillon të ketë frikë por vëllai i saj e siguron. Në afërsi të shtëpisë së tyre Konstandini zhduket. Endocie bie në krahët e nënës së saj dhe ky përqafim është i fundit, sepse pastaj atë e varrosin të vdekur në dheun me merimangat që bëjnë pëlhurën e tyre”. Siç thotë Legrand, “Në gjuhën greke ekzistojnë disa variante të kësaj kënge. Ne kemi gjetur variante dhe tek shqiptarët e serbët. Zoti Dozon sapo ka botuar një tekst të tillë të bullgarëve. Dhe së fundi: gjithë bota e njeh versionin gjerman: “Të vdekurit shkojnë shpejt”!
Rambaud n’a kujton gjithashtu se Aktritas (d.m.th. rojatar kufiri – akras), është pinjoll i dy racave: ai është grek, pra një Dukas nga e ëma, bijë e Andronikut, dhe musliman nga i ati, emir i Edesse dhe se ndoshta rrënjët e kësaj poeme anonime të Trebizonte të shekullit XIV “vijnë nga koha kur kryqtarët e shekullit XIII gjejnë shumë ngjashmëri me stratiotët grekë dhe baronët e Perëndimit, dhe se shkrirja e këtyre dy shtresave fisnike u bë menjëherë. Kronika franceze e Moresë nuk heziton tu japë luftëtarëve indigjenë titullin fisnik, ndërsa ata, në gjuhën e tyre i cilësojnë kryqtarët frankë estradiotë apo kalorës”. Bëhet fjalë për një dorëshkrim të historisë së Digenis Akritas ku mungon libri i parë, gjysma e të dytit apo një fletë e të shtatit, etj. Rambaud nuk heziton të shkruajë për punën e zotit Sathas, autor i “Kronkës së Galaxhidhit”, i cili që në vitin 1867 kishte btouar një poemë të gjatë të Koronaios për nder të estradiotit Mercurios Bua, i një familje shqiptare….

Shënime
[1]Nga Rapsodi e një kënge shqiptare, përkthyer dhe bërë të njohur nga Gerolamo De Rada, botuar në Firenze më 1866,Canto XVII. Këtu po japim përkthimin në shqip të versionit të Dozonit, të botuar në frëngjisht në këtë libër mbi këngët bullgare.
[2]Atëherë të gjitha dritaret mbylleshin plotësisht, e po kështu edhe porta. Te ortodoksët e pasur të Janinës, vendosnin në dhoma perde të zeza, madje dhe në divan vinin cohë të zezë. Fotografia e të vdekurit mbulohej me një shami të zezë. Dhe kështu, vejushat mbeteshin në këtë lloj varri vite të tëra, madje ato s’dilnin dhe për të shkuar në kishë.
[3]Zakoni i detyronte gratë të vajtonin (vaje) për të afërmit e tyre të vdekur. Ky zakon është më i fuqishëm te shqiptarët se te popujt e tjerë të zonës danubiane. Ja pse vajzat i martojnë pranë familjeve të tyre.
[4] Sipas botimit të kësaj kënge në Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar. Në këtë përrallë është e habitshme ruajtja e gjuhës epirote, çame, (e të folmes çame) siç e gjejmë edhe tek libri i Reinhold-it.
[5] Lénore, e botuar nga Gottfried August Bürger (1747-1794), poet gjerman

“SIMFONITË E JETËS” – Nga Kadri Tarelli

Melodia e shpirtit, në librin me poezi të Emine S. Hoti

Kohët e fundit, janar 2019, në Tiranë, doli nga shtypi libri me poezi, “Sinfonitë e jetës”, e Emine S. Hotit, poete mërgimtare nga trojet Dardane, e cila prej kohësh jeton në Norvegji. Vetë titulli i librit të rrëmben e të rrëfen, se jeta është një sinfoni e madhe, ku fatit dhe rrethanat janë dirigjentë të orkestrës, që luan magjishëm; fllad pranvere, frymë vjeshte, acar dimri dhe vapë gushti.

Ashtu si për çdo poet, askush nuk mund të gjykojë tematikën e rrokur, sepse janë vrulli i shpirtit, që frymon e frymëzon vargjet e poezive, ku ka jetë dhe shumë mall për atdheun, dashuri e dhimbje nëne, psherëtima, lot e brenga gruaje, urtësi e mirësi gjysheje, pse jo edhe forcë e krenari shqiptareje. Aty do t’i gjejmë bashkë, piskamën dhe shpresën, vapën dhe vesën, amanetin dhe kurbetin, fjalën dhe besën, nënën dhe fëmijën, gruan dhe bijën, dheun dhe gurin, babën dhe flamurin, këngën e poezinë, fitoren dhe lirinë.

Nuk e teproj të them, se tema më e pëlqyer e mërgimtarëve tanë, krijues të të gjitha gjinive artistike, mbetet mëmëdheu, si në letërsi, ashtu edhe në drama, pikturë e skulpturë, këngë e valle, deri edhe te parakalimet me veshjet tradicionale. Nuk çuditemi, që edhe më i thjeshti njeri, përfshihet vetiu në forcën magjike të dashurisë për vendlindjen, ku pavarësisht se është larg i ndjen frymëmarrjen, lëngimin, dështimin, apo fitoren dhe përparimin.

Koha ka treguar, se edhe sot e kësaj dite, gjaku dhe atdheu mbeten të shenjta, pavarësisht kohëve dhe njerëzve, që me dhimbje i përjetojnë largimet dhe mërgimet. Jo më kot Lukiani, mendimtar i antikitetit, shkruante: “Edhe tymi në vendlindje është më i ndritshëm”. Në këtë hulli, mjafton të kujtojmë edhe vargjet magjike të rilindësve tanë, që krahas halleve dhe derteve për mbijetesë në dhe të huaj, shkruan me mall të pa treguar për vatanin, vendin e të parëve. Edhe poete Hoti, në ditët e sotme vazhdon udhën e mërgimtarëve të ditur, si lëngim e mendim, për të njëjtit hall e mall, ndaj vendit dhe kombit. Duke i shtyrë më tej mendimet, mbase shkodrani Filip Shiroka, po të lexonte këto vargje, do ta ftonte për kafe poeten Emine, sepse është në një mendje me të, kur shkruan:

“O shpend që fluturon larg,

Mbi kodra, male të lartë e shkëmbinj.

Kur të lodhesh duke fluturuar,

Lutem, pusho një çast në vendin tim!” Poezia: “Vend i besës dhe i trimërisë”

Ndërsa Konica i sertë, i gjezdisur nëpër shumë vende të botës, do ta përshëndeste me fjalë të arta: “Ah malli i Shqipërisë, malli i atdheut të dashur! I shenjti mall i dashurisë së shenjtë! Kush është ai shqiptar që s’e ka pasur në dhe të huaj?.

Kësaj pyetje të fundit poetja jonë i përgjigjet: “Shpirti im me ty jeton,/ Ndihem si zogu që fole kërkon”. Poezia: “Atdheu im”.

Me këto mendime, që mbushin mendjen dhe shpirtin, ajo duket sikur  psherëtin dhe mërmërit me vete: “Një grusht dhe nga vatani/Amaneti është i rëndë, qoftë edhe në ëndërr, moj bijë!”. Pikërisht këtu gjen vend për të ngritur edhe një herë zërin e protestës ndaj padrejtësive që na bëri bota, duke e ndarë trungun arbëror. Është një klithmë mbarë shqiptare, mbase e thënë nga miliona shpirtra të lënduar, në të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar, për ta dëgjuar e mos harruar, sepse lufta ende s’ka mbaruar: Na ndanë në shumë pjesë,/ Në mes sofrës,/ Si buka e pjekur nga gjyshet në çerep”. Na ndan në shumë pjesë

Lexuesi, sado pak i vëmendshëm qoftë, nuk e mendon kurrë të pyesë veten: A Ka poet që mos dashurojë? Ndaj e kërkon edhe në këtë libër modest, sepse melodia e dashurisë njerëzore ndihet në të gjitha faqet e këtij libri. Thjesht, sepse ajo vetë është femër dhe grua, dhe dashuria e saj është e sinqertë, madje më shumë se kaq, kur thotë: “Bukuria jote më hutoi,/ Ndaj s’ ti pashë dot gjembat nën fletë”. S`ti pashë dot gjembat nën fletë.

Ajo që bie në sy te poetja jonë, është se ajo nuk e ndan dashurinë në copëza, për vete dhe për të tjerët. Ajo dashuron me gjithë qenien e saj, çdo gjë të bukur dhe të dobishme. Ajo është edhe nënë edhe gjyshe, ndaj shkruan aq me ngazëllim e frymëzim, për fëmijët, nipat dhe mbesat, ku vargjet dalin e rrjedhin lirshëm, si gurgullimë burimi, duke rrëfyer dhe këmbyer dashuri:

“Lotin mundohet ta mbajë, po prapë i pikon,

Sytë i ndrisnin nga malli, sa herë gjyshen takon. Poezia: Loriani

Këndonjësi i librit, me lehtësi mund të gjykojë, se ç’forcë e madhe fshihet në petkun dhe lëkurën e femrës shqiptare, kur bëhet fjalë për të përballuar vështirësitë e jetës, veçanërisht kur ndeshet me të papriturat e mentalitetit, pengesave diku të egra dhe të vrazhdëta, ca më shumë të ndodhura në mërgim. Është një përjetim, dikur i heshtur nga vajzat dhe gratë shqiptare, ndërsa sot i shpërfaqur bukurmirë në vargje poezie, për ta dëgjuar të gjithë, i madh e i vogël, si model frymëzimi dhe krenarie në mbarë kombin: “Por kot i vë kushte jetës,/ sepse duke qenë femër, ndihem e fortë./ Sfidat i përballojë, si dallgët që venë e vinë. Kush me mua krahasohet?

Ndaj me po të njëjtin vrull, pa ju dridhur qerpiku dhe pa ju ligështuar zemra e trupi, ajo dëshiron të jetë e fortë, për të lundruar qoftë edhe mbi lotët e saj, duke kërkuar të zbulojë e pushtojë hapësira dashurie dhe lumturie. Një figurë letrare, që të mbërthen e të drithëron, sepse shpreh një botë të madhe ëndrrash, mendimesh dhe ndjenjash njerëzore:

“Dua të jem e fortë,/ Në zemër e në shpirt,/ Të jem oqean, / Të lundroj në lotët e mi”. “Lundroj në lotët e mi”

Jo më kot thonë, se poetët janë edhe filozofë. Është një ndjesi, detyrë, mbase edhe përgjegjësi, që i përket krijuesve, ndoshta më së shumti poetëve. Besoj se edhe Emine Hoti, është pjesë e kësaj race, kur shprehet: “Kur njeriu nuk e do veten,/ Nuk mund të dojë as të tjerët. Njeriu

Poetja Hoti, jeton me hallet, shqetësimet, vështirësitë dhe fitoret e bashkë-mërgimtarëve, por edhe të mëmëdheut. Ajo lumturohet dhe brohoret, kur bëhet fjalë për çlirimin dhe mëvetësinë e Kosovës, që më së fundi e plotësuan dëshirën dhe ëndrrën shekullore të mbarë kombit. Ndaj në stilin e vargut të Fishtës, ajo këndon:

“Le ta dinë në rrafsh, e kodër,

Sot u bënë bashkë vëlla e motër,

Kurrë nuk ndahen Shkup e Shkodër!”

Urime! Me dëshirën që të kemi libra të tjerë po kaq me vlera atdhetarie e dashurie!

 

Kadri Tarelli

Durrës më 29, të Janarit, 2019.

Rilindëm nga zjarri i atdhedashurisë – Nga VIRON KONA

      Përjetime nga leximi i vëllimit poetik “Feniks” të poetes shqiptare-norvegjeze Emine S. Hoti

 

“Feniks” është vëllimi më i ri i poetes shqiptare – norvegjeze Emine S. Hoti. Duke qenë se është libri i dytë që pata kënaqësinë ta redaktoj, formova mendimin se, me përvojën jetësore, me ndjenjat e thella dhe të sinqerta, me pasionin për të krijuar, znj. Hoti zbulon edhe në këtë vëllim të ri një botë të pasur shpirtërore, ku mendimi artistik merr krahë dhe ka peshë të veçantë, teksa i gjithë vëllimi përbënë një mozaik, ku harmonizohen bukur tema të llojllojshme për jetën e sotme, tërheqin vëmendjen forma dhe stile interesante të shkruari, pikëzime detajesh si dhe  ngjyrime tërheqëse e të pëlqyeshme për lexuesin. Ndërkohë që, poezitë e këtij vëllim paraqesin përmbajtje të shëndoshë dhe moderne, mendim të shprehur thjesht dhe qartë, larmi idesh dhe vizione origjinale, duke shënuar një nivel të ri në krijimtarinë e kësaj autoreje të talentuar.

 

Poetesha, shpalos përpara lexuesve, mbresa dhe pamje të vetë jetës, që gjithkush i ndjen të na kalojnë pranë, herë si erëra pranverore, herë si fllade vjeshte dhe herë si stuhi dimri, por, që, është  zëri dhe shpirti poetik i saj, i cili i sjellë ato te lexuesi me nivel të dukshëm artistik, që të mban ndezur emocionin dhe interesimin për të përfituar mesazhin dhe kënaqësinë ideo estetike që falë një poezi e mirë. Këtë e bënë edhe më evident fakti se, poezitë e vëllimit ”Feniks”, disa herë përcjellin subjekte e përmbajtje në formën e epigramit apo të fabulës dhe, si të tilla, mesazhi i tyre krijon emocion të fortë, poezia mbahet mend, madje, ndjen dëshirën  ta rrëfesh apo ta komentosh mes miqve, shokëve apo dhe mes nxënësve kur je mësues.

Përvoja jetësore dhe poetike e Emine S. Hotit,  mendoj se harmonizohet natyrshëm dhe bukur me krijimtarinë e saj. Ajo ia arrin të tërheq vëmendjen e lexuesit, duke e bërë atë që të ndjejë dhe të mendojë siç ndjen dhe mendon poetesha për llojshmëri episodesh, ngjarjesh, dukurish e fenomenesh të jetës njerëzore. Eminja ka kaluar një jetë personale të vështirë, me konflikte që krijoheshin, nga njëra anë, mes saj si femër  përparimtare dhe, nga ana tjetër  dogmat prapanike të mjedisit ku ajo u rrit, jetoi rininë e saj, por që e penguan të jetësonte ëndrrat dhe ndjenjat e bukura e të sinqerta rinore. E, megjithatë, siç del nga poezitë, paragjykimet, keqdashjet, zemërligësitë e disave, kanë lënë gjurmë të dukshme te jeta e poeteshës, ndaj dhe, në momente të veçanta krijuese, ajo i shpreh ato, herë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe herë tërthorazi e në mënyrë

lakonike, kurdoherë me gjuhën e bukur figurative të poezisë. Jeta e vështirë e znj. Hoti në Kosovë, veçanërisht për shkak të gjenocidit dhe regjimit pushtues sllavo-serb,  për shkak të shtypjes dhe diskriminimit, bëri që ajo të merrte rrugën e mërgimit në vendet perëndimore, ashtu si  dhe mijëra bashkatdhetarë të saj. E plagosur në shpirt e në zemër, duke bartur brenda vetes një përvojë të hidhur e të dhimbshme, e gjendur në një vend me zhvillim modern e demokratik siç është Norvegjia, ajo arriti të dallonte dhe të ndjente ndryshimin dhe të caktonte në mendjen e saj një vijë ndarëse, midis dy përvojave, asaj që bartte me vete dhe asaj që po gjente në vendin ku po jeton. E, si pasojë, bota krijuese e poeteshës, pësoi zhvillime nga koha në kohë. Frymëzimet e saj letrare, nisën të pasqyrohen në vëllimet poetike apo ato në prozë, ndërkohë që znj. Hoti, krahas disa librave të botuar, ka edhe projekte të tjera krijimtarie.  Siç shprehet poeti Imri Trena: “E kaluara e saj e vështirë, e bëri Emine S. Hotin edhe më të fortë e më të skalitur dhe, tani, ja si një vullkan shpërthen talenti i saj edhe me shkrime;” Z. Imri nënvizon gjithashtu rolin e madh dhe kontributin e znj. Hoti në aktivitetet që organizohen nga shqiptarët e Norvegjisë për çështje kombëtare, të cilat janë të një rëndësie të veçantë veçmas për fëmijët. Kontributi i Emine S. Hotit  në këtë drejtim i tejkalon të gjitha, sepse ajo me familjen e saj janë vazhdimisht në ballë të aktiviteteve e ku roli i saj është i pazëvendësueshëm…Viteve të `80, – kujton Imri Trena, – në një emision të  realizuar nga TVSH-ja, realizatorët e atij emisioni i dhanë Eminjes epitetin e “Marigoja” shqiptare në Norvegji! Mbase kishin shumë të drejtë sepse zonja Emine me duart e saja thuri qindra veshje komplete për fëmijët tanë, për nxënësit tanë të cilët prezantohen në evenimente të ndryshme. Ka ndodhur që vetëm brenda një nate, me kërkesë të grupit të valltarëve, të thurë dhjetëra të atilla”.

 

Një veçori e poeteshës Emine S. Hoti është se ajo, duke qenë modeste dhe tepër humane, nuk kërkon asgjë në këmbim, por vetëm dëshiron të përcjellë mendimet dhe mesazhet e saja poetike dhe të emancipuara te lexuesi, veçanërisht te lexueset femra, në mënyrë që, ato, të njohin përvojat e saj, dhe të nxjerrin prej tyre përfitime edukative, shpirtërore dhe estetike që shërbejnë  në jetë.

Vet titulli “Feniks” i këtij vëllimi, ka një kuptim domethënës. Autorja, duket se do që të bëj një krahasim të natyrshëm mes vendit të saj Kosovës, që u dhunua dhe u shkrumbua nga gjenocidi serb, dhe, faktit që, nga hiri i atij zjarri, ashtu si zogu mitologjik Feniks, edhe Kosova  u ngrit dhe mbijetoi, populli i saj heroik, sot po ecën i sigurt në rrugën e demokracisë e zhvillimit, të integrimit me vendet e tjera evropiane. (Është e njohur legjenda e zogut mitologjik Feniks, që konsiderohet zog përrallor, i cili, sipas mitologjisë së disa popujve të vjetër, kishte vetinë të digjej dhe të ringjallej përsëri nga hiri i vet). Ndaj, poetët, e kanë përdorur shpesh këtë figurë mitologjike në letërsi, duke nënkuptuar vende dhe njerëz të jashtëzakonshëm e të shquar, gjithnjë duke supozuar “ringjallje”, ri ngritje, të tyre. Këtë ka parasysh edhe poetesha jonë, e cila, në vjershën që mban titullin e  librit, shprehet me gjuhë e theks të drejtpërdrejtë aforistik: Të liqtë menduan se na zhdukën nga faqja e dheut,/  Gëzonin që askund, të mos kish gjurmë t`shqiptarisë,/Por edhe kur menduan se na bënë  shkrumb e hi,/ Ne si feniksi rilindëm nga zjarri i dashurisë”. Ky është edhe lajtmotivi kryesor i librit, pasi poetesha Hoti heq një paralele mes fatit të Kosovës, e cila u rilind nga zjarri i luftës për liri, ashtu dhe rilindjes së saj personale, pas një  lufte të përhershme me dogmat dhe paragjykimet, por dhe me gjenocidin dhe shtypjen barbare nga pushtuesi i egër serbë. Ndonëse zemërvrarë dhe shpirt lënduar, e mbushur me plagë e zhgënjime, poetesha arrin të ngrihet mbi fatin personal dhe të shprehë mendimin e vet artistik në mënyrë përgjithësuese.  Në këtë kontekst, do të nënvizonim edhe qëndrimin demaskues që ajo mban te poezia: “Serbia dashakeqe”, ku shigjeton tejpërtej disa nga figurat më të zeza të okupatorëve serbomëdhenj, të njohur historikisht si armiq të egër të  popullit fisnik shqiptar. Madje, siç nënvizon ajo, edhe sot kur Kosova ka fituar lirinë dhe pavarësinë ata, serbët: ”Ende s`heqin dorë nga ëndrrat e okupimit të Kosovës,/Hedhin dhe presin, rrëshqasin fshehtas si gjarpri në ferrë”. Teksa si përgjigje e këtyre qëllimeve dashakeqe, poetesha përgjigjet figurshëm me vargjet: “Kosova lulëzon me popull e rininë e saj të zjarrtë,/Me trimat  dhe trimëreshat, me dije dhe me pendë,/Të porsalindurit në djep me klithma kërkojnë lirinë,/Askush s`i mohon dot sot Kosovës të drejtën e vetë”. “Rritu bir i fort e i ditur si kryetrimi Skënderbeu,/Kështu nënat tona u këndojnë fëmijëve n`djep,/Rrituni bijë dhe qëndroni me syrin zjarr e pishë,/ Mbrojmë me jetë Atdheun nga armiku i pabesë!”.

Vëllimi “Feniks” çelet me poezinë “Çast” ku znj. Hoti na kujton se rruga e krijimtarisë poetike, ka jo vetëm ligjet dhe vështirësitë e saj, por ajo kërkon edhe përqendrim dhe vëmendje të vazhdueshme. Poetesha na thotë figurativisht ne lexuesve e, veçanërisht atyre që duan t`i futen udhës së shkrimeve letrare-artistike,  që të jetojnë kohën e tyre dhe, mendimet apo përshtypjet që u krijohen nga jeta, t`i hedhin menjëherë në letër, pasi një shënim në çastin e duhur, vjen koha që merr rëndësi të madhe. Ajo, me këtë rast, bën krahasimin me zogun të cilin, sa e ke në dorë mbaje fort, por, nëse e lëshon, ai fluturon në qiell dhe nuk e kap dot më. Kështu, dhe mendimi që lind në kokën  e njeriut krijues, duhet hedhur në letër aty për aty, sepse edhe gjendjet emocionale apo frymëzuese, siç shprehen poetët dhe shkrimtarët, nuk vijnë gjithnjë, kohë e pa kohë. “Momenti frymëzues duhet shfrytëzuar”(“Kape rastin”!) dhe, kjo sentencë  ka më shumë se askund tjetër rëndësi, veçanërisht në letërsi: ”Nëse s`i hedh në letër në çast,/Mendimet ikin si zogjtë, fluturojnë,/ S`mundemi jo, t`i rikrijojmë përsëri,/Se t`tjera gjëra shpirtin na trazojnë”.

E vëmendshme me këtë sentencë dhe zbatimin e saj, poetesha na sjellë në  vëllim vargje me theks e tematikë origjinale, me vlera dhe nivel,  që na vënë në mendime, na bëjnë t`i shohim me një vizion të ri dhe më të gjerë shumë dukuri dhe fenomene të jetës. Në këtë kuadër, poetesha ka sidomos merakun për të marrë në mbrojtje gjininë femërore, e cila duhet të kapërcej dallgë, pengesa herë – herë edhe artificiale, që i kundërvënë klanet patriarkale apo individë të veçantë  që dhunojnë apo dëmtojnë rëndë fizikisht dhe shpirtërisht imazhin e femrës. Ndaj Emine S. Hoti  u thurë poezi femrave, duke i ngritur ato në lartësinë  e merituar. Ja se si shprehet ajo në poezinë “Xhevahiri më i ndritshëm”: “Për të mirën e vajzave e motrave tona,/ T`i respektojmë  ato si qenie  njerëzore,/ T`i ngremë  sa më lartë dhe t`i vlerësojmë,/ Xhevahiret më të ndritshme t`kësaj bote!”. “Komenti thotë Sheksipiri  i ulë vlerën veprës”, dua të them se poetesha jonë bën vlerësimin e duhur, duke i krahasuar femrat, jo vetëm me xhevahiret, por edhe duke i lartësuar vlerat e tyre në shkallën sipërore.

Në një pjesë të mirë të poezive, vihet re dëshira e poeteshës për të nxitur e dhënë kurajë motrave  dhe shoqeve të saja, që ato të mos thyhen nga vështirësitë; ato të trimërohen dhe t`i kapërcejnë pengesat, madje, edhe ato pengesa që duken si diga të mëdha e të pakapërcyeshme, sepse, siç shprehet poetesha, pas kalimit të një përvoje, të një pengese, njeriu fiton një siguri dhe, kësisoj, për rastin tjetër që shfaqet, ka përvojën e parë, e ka më të lehtë kapërcimin e saj: (“Kurajë”)”Kur ke përpara një dallgë të lartë,/Mos u tërhiq, përballoje me guxim,/Tjetrën do ta kalosh edhe më lehtë,/Sepse e para të ka sprovuar, miku im”.

Znj. Hoti, paraprakisht, bënë të qartë se, për të përballuar jetën, njeriu duhet të vërë në punë mendjen, të ketë aftësinë edhe të parashikojë atë që mund të ndodhë, sepse jeta na vë vazhdimisht në provë, madje edhe me të papritura. E, pikërisht në këto përballje, njeriu ka shansin të tregojë aftësitë dhe cilësitë e karakterit njerëzor, të fortë apo të dobët, të qëndrueshëm apo të lëkundur. Kurse, te vjersha: ”Zemra të pastra, themele të forta”, poetesha parapërgatit mendimin poetik, jo duke moralizuar, por duke treguar me përvojën e saj  jetësore se, njeriu duhet të tregoj vetveten në çdo rrethanë e situatë që i shfaqet përpara: “Nëse do që të jesh njeri i fjalës e i besës,/   Mos e kthe si moti gëzofin nga fryn era,” sepse :”Era në sekondë e ndërron drejtimin,/ Njeriu s`duhet të ketë rrënjët t`dobëta,/Të mos lëkundet si varka në suferinë,/Të qëndroj burrë, si themelet e forta.”

Kur lexojmë një vëllim poetik apo një prozë, kemi rastin të parashikojmë dhe përfytyrojmë se, aty, “midis rreshtave” shfaqet edhe vet poeti apo shkrimtari, shfaqet formimi dhe botëkuptimi i tij, mendimet dhe prirjet, por edhe mangësitë. Krijimtaria është një “skaner”, jo vetëm për personazhet që sjell autori në veprën e tij, por ajo është në një farë mënyrë edhe një skaner apo një pasqyrë e vet autorit, ku lexuesi ka mundësinë që edhe të përfytyroj formimin apo mentalitetin e krijuesit. Kështu, te poezia ”Kam dëshirë”, lexuesi njeh drejtpërdrejtë  zemrën dhe shpirtin brilant të kësaj poeteshe të zjarrtë e me botë të pasur shpirtërore;  njihet me dëshirat dhe prirjet e saj, me mendimet, pasionet dhe ëndrrat sesi ajo e përfytyron botën, si e dëshiron shoqërinë njerëzore. Në këtë kuptim, poetesha i vendos në piedestal vargjet poetike ku ajo shpreh edhe vetveten :”Dëshiroj të mos shoh askënd të nënshtruar,/ Askënd të gjunjëzuar dhe  askënd të varfër,/ Askënd t`sëmurë dhe askënd pa bukë e ujë,/ Askush të mos vuaj nën këtë qiell të pastër./Dua t`i shohë njerëzit si dallëndyshet në pranverë,/ Si lulet që çelin në marsin e begatë dhe të lulëzuar,/Si rrezet e diellit që ngrohin tokën e na gjallërojnë,/Kështu t`i shohë popujt  të lumtur dhe të bashkuar”.

Znj. Hoti është realiste për zhvillimet e mëdha ekonomike dhe në shumë fusha të tjera të Norvegjisë, vendit ku po jeton në mërgim, por mendjen ajo e mban gjithnjë tek atdheu, te vendlindja e saj, te kujtimet, te gjithçka e bukur, shpirtërore  dhe emocionale, që e lidh njeriun me vendlindjen.”Qetësi në shpirt kurrë nuk kam ndjerë”, thotë ajo, teksa vijon: ”Jetoj e shikoj “atdheun” e ri,/Ka jetë e plot gjallëri,/ Por bukë e kripë e lumturi,/S`i gjejë askund si në Arbri”.

Duket se dashuria për vendlindjen është një preokupim i brezave dhe thuajse i të gjithë popujve të botës,por, shqiptarët, duke qenë ndër më të vuajturit dhe më të shtypurit në shekuj, e kanë edhe më të theksuar dhe më të shenjtë këtë atdhedashuri. Madje, sa herë përmendim atdheun dhe emigrimin, si një plagë shumë shekullore e shqiptarëve, na shkon mendja gjithnjë te fjalët e Lukianit të lashtë:  “Edhe tymi i atdheut do të duket më i  ndritshëm se zjarri në vise të largëta, sepse çdo gjë që njerëzit e quajnë të shenjtë dhe të lartë, atyre ua ka mësuar atdheu, sepse ky i lind, ky i rrit dhe i edukon. Shumëkush mund të mahnitet nga madhështia dhe fuqia e qyteteve të huaja, nga bukuria dhe shkëlqimi i ndërtesave të tyre, por për të dashur të gjithë duan atdheun.” Në vëllimin “Feniks”, lexuesi do të gjej llojshmëri temash e, midis tyre, edhe temën e politikës, të cilën poetesha Hoti e sheh si “art të vështirë të drejtimit” por personalitetet politike duhet të jenë njerëz të dijes dhe të veprimit, trima, të guximshëm. Ata duhet ta udhëheqin vendin drejt zhvillimit e përparimit. Ndërkaq, poetesha  godet fort dhe shfaq kundërshtinë e saj ndaj atyre njerëzve që ëndërrojnë dhe marrin pushtetin si mafiozë, me “hile dhe mashtrime”, ata nuk duhet të angazhohen në politikë sepse, siç tregon përvoja, vjen çasti që ata, për interesat e tyre të vogla  e meskine, s`e kanë për gjë të godasin deri edhe zgjedhësit e vetë “me goditje pas shpine”. Madje, këtë ide, poetesha Hoti e zbërthen bukur edhe te poezia: ”Ç`më tha një dallëndyshe!”, ku, në mënyrë figurative, ajo shpreh një merak dhe mesazh të madh, që, ne shqiptarët duhet ta mbajmë në qendër të vëmendjes:“Pa pritur më edhi  një dallëndyshe,Vendosi të pushoj në kraharorin tim,/Ngadalë më tha:”Nga armiku jem liruar,/Por armikun e kemi tani, në çdo shtëpi,/Kujdes çfarë t`flasësh e me cilin po rri,/Jemi bërë hasëm në përgjithësi!”

Poetesha jep si pa kuptuar mësime për jetën, veçanërisht me poezitë  më të bukura: ”Siç bren krimbi drurin e njomë,/ E dobëson, e kalb ende pa u rrit,/Ashtu dhe  e keqja, egër vepron,/Te filizat fëmijë dhe tek të rinjtë./ Dhe, në vazhdim ajo këshillon me një gjuhë të bukur poetike:”Ta largojmë të keqen nga vetja,/Edhe nga jeta e tjetrit ta largojmë,/Ndryshe ajo na infekton t`gjithëve,/Nga epidemia të gjithë e pësojmë.”

Një poezi origjinale dhe interesante është  “Ujkun te dera”, ku, mbështetur në krijimtarinë popullore, znj. Hoti zbërthen mesazhin e popullit se  e keqja shpesh herë nuk të vjen nga ata që  s`të njohin, por nga të njohurit, ata që të dinë deri edhe sekretet e shtëpisë, nga këta lloje njerëzish pa karakter dhe me vese, duhet të ruhet njeriu. Ndaj ajo shprehet në mënyrë poetike: ”Populli thotë,/I huaji s`ta di shtëpinë,/“Yti” bëhet i keqi,/ai ta sjellë ujkun në shpinë”.

Janë të pranishme në këtë vëllim edhe poezitë ku portretizohen bukur njerëz të dashur, të thjeshtë dhe personalitete, por edhe ku përshkruhen dhe analizohen në mënyrë poetike dukuri e fenomene të jetës, episode të shumta që plotësojnë mozaikun artistik të këtij vëllimi dhe që i japin ”Feniksit” kolor e shkëlqim të veçantë. Natyrisht që, edhe te ky vëllim, ashtu si dhe te “Pyesni zemrën”, poezitë  me temë dashurinë, zënë vend të rëndësishëm, ndërkohë që, është shumë interesante vëmendja që tregon poetesha apo qëndrimi që ajo mban ndaj dallimeve artificiale e të stisura mes gjinive mashkullore dhe asaj femërore.

Tema e çlirimit të Kosovës, e kontributit të luftëtarëve trima dhe dëshmorëve që dhanë jetën për liri e pavarësi, është në bosht edhe të këtij vëllimi, ndërsa shfaqet nderimi dhe respekti për dëshmorët e rënë, poetesha godet me gjuhën e sarkazmës ato raste kur disa individë nëpërkëmbin heroizmin popullor, kur mbulohen me mjegull apo lihen në harresë ato akte të rëndësishme heroizmi apo, kur, shpërdorohet disa herë besimi i popullit si dhe sakrificat për liri e pavarësi. Madje, vjershën “Prapë vijmë e ju çlirojmë”, poetesha Emine S. Hoti e nis me vargjet e shqetësuara:Një zë po dëgjohet,/ Nga amshimi po vjen,/Ku i kam trojet që u lanë me gjak,/Ku gjenden bijtë luftëtarë!” Dhe, duke radhitur emrat e shumë heronjve dhe dëshmorëve: Skënderbeu, Hasan Prishtina e Gurakuqi, Azem Bejta e Shota, Adem e Hamz Jashari, Fehmi e Gjeva Lladrovci, Ibrahim Rugova etj, duke rrëfyer poetikisht sakrificat e mëdha që janë bërë në shekuj për tokën dardane – Kosovën, poetesha e mbyll këtë poezi domethënëse me vargjet: ”…Nëse ju gaboni e nuk i mbani,/Na pritni neve prapë  vijmë e ju çlirojmë!”.

“Fenisk” mbyllet me poezinë kushtuar “Ushtrisë heroike të Kosovës”, një poezi origjinale e shkruar me frymëzim, që pasqyron drejtpërdrejtë momentin e madh të krijimit të Ushtrisë së Kosovës, e cila u ngrit mbi themelet dhe amanetin e dëshmorëve dhe heronjve të saj. Nëpërmjet kësaj poezia, Emine S. Hoti na përcjellë mesazhin se shqiptarët, gjithnjë kanë qenë dhe janë një popull paqedashës. Ushtrinë ata e kanë ngritur për të mbrojtur trojet e tyre. “Urime Kosova jonë, e gëzofsh ushtrinë,/Mbrojtëse t`fortë të pavarësisë e lirisë,/Do të jetë sot rinia me uniformë ushtari,/Shqipja e lirisë do t`ju qëndrojë te balli./Urime 14 dhjetori i shtetit tonë sovran,/ Urime ju o vasha, e ju  djema kapedanë,/Sot jemi Shota, Buletin e Adem Jasharë,/Jemi Skënderbegas dhe Ismail Qemalë./Trojet e lashta dardane ju sot i garantoni,/ Amanetin e dëshmorëve m`lart po e çoni,/Me gjithë zemër uron Eminja mërgimtare,/Rrofsh në mijëvjeçarë ti ushtri  fitimtare!” Kështu, edhe një herë tjetër, kjo “Marigo shqiptare”, e cila me pasion e dashuri qep e qëndis veshje tradicionale shqiptare në Norvegji dhe i shpërndanë ato falas në vende të ndryshme të botës, atje ku i krijohen mundësitë, tregon edhe njëherë me frymëzim dhe me vepra se është një grua  e rrallë, një atdhetare madhe shqiptare në emigracion.

Poezitë e vëllimit “Feniks” na bindin se “miniera” krijuese e poeteshës Hoti, përvoja e saj e gjatë dhe plotë peripeci e përpjekje për mbijetesë, por edhe për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e femrave, ashtu dhe dashurinë e saj të nëpërkëmbur, përmbajnë vlera të shumta, që lexuesi do t`i ndjejë e përjetoj gjatë leximit të vëmendshëm. E, për rrjedhojë, në këtë “minierë” krijuese, sa më shumë të “gërmosh”, aq më shumë gjëra të bukura e me vlerë do të gjesh, teksa vet poetesha, me shpirtin  saj kristal dhe me stilin  e thjeshtë, i bënë ato më të dukshme e transparente, duke shfaqur mesazhe të qarta, por edhe figura stilistike  letrare që kanë efekte të dukshme artistike, veçanërisht krahasime, metafora, simbole, epitete, shprehje frazeologjike popullore, të cilat i kanë dhënë më shumë ritëm poezive, duke zgjuar interesa te lexuesit, duke i bërë ata kureshtarë për të zbuluar shkaqet e dukurive dhe fenomeneve që fokusohen e paraqiten në vëllim.

“Feniks”na mbush shpirtin me besim e shpresë  se, edhe të tjera krijime të bukura do të kemi shansin të lexojmë dhe përjetojmë në të ardhmen nga poetesha shqiptare – norvegjeze Emine S. Hoti, e cila krenohet si rrallë kush me kombin shqiptar, me përpjekjet e luftëtarëve të lirisë për mbijetesë, si dhe me betejat historike në shekuj e mijëvjeçarë për liri e pavarësi.

Pianistja e njohur nga Kosova Lule Elezi në një koncert romantik dimëror në Gjermani

Pianistja e njohur nga Kosova Lule Elezi një koncert romantik dimëror në Eberswalde.

Pianistja nga Kosova Lule Elezi ka pushtuar skenat e Gjermanisë.

Koncerti i radhës, “WINTERROMANTIK”, në Eberswalde do të mbahet më 1 shkurt së bashku me Brigitte Bergmann- mezzosoprano nga Opera Gjermane e Berlinit.

Shtypi gjerman i bënte një reklamë shumë të bukur të dy artisteve!

Ne koncert pianistja Lule Elezi do të interpretojë gjysëm recital solo dhe pastaj në pjesën tjetër të koncertit do të shoqërojë me piano mezzosopranon Brigitte Bergmann.

Repertori do te jetë i mrekullueshëm me pjesë nga Bethoven, Shopen, Camile Saint- Sans, Puçini, Bizet etj.

Pianistja Lule Elezi ka një jetë koncertore shumë të pasur jo vetëm në Kosovë, Shqipëri por edhe në Europë dhe veçanërisht në Gjermani.

Ajo mori pjesë edhe në koncertin me rastin e ceremonisë tradicionale të Forcave të Armatosura Gjermane, organizuar nga Landeskommando Brandenburg dhe Komanda e Përbashkët e Forcave të Armatosura Gjermane në Potsdam.

Pianistja e njohur Lule Elezi ka në mes të shkurtit një koncert tjetër në Francë!

Ne veç krenohemi me sukseset e divës shqiptare duke i uruar veç suksese të mëtutjeshme!

 

Fotografia e Lule Elezi

Fotografia e Lule Elezi

 

 

 

Midis frymëzimit, talentit dhe punës krijuese – Nga Fran GJOKA, Lezhë

(Vështrim i shkurtër për vëllimin poetik “Pyesni zemrën” të shkrimtares shqiptare-norvegjeze Emine S. Hoti)

 

Poezia realiste dhe moderne e poetes shqiptare-norvegjeze Emine S. Hoti vjen në vazhdën e librave të saj me vëllimin  poetik “Pyesni zemrën”, i cili  do të jetë një befasi e këndshme për lexuesin. Prej poezive të saj, lexuesi pa dyshim do të marrë kënaqësi estetike sipas mënyrës së leximit të tekstit poetik dhe shijeve të tij. Nga libri në libër ajo po trajton motive nga vetë jeta e përditshme ku ndodhemi, me të mirat dhe të këqijat e kësaj bote. Motivi më i përparuar në poezinë e saj synon të krijojë art vërtetësisht të zhveshur nga gënjeshtrat dhe që vazhdon të mbetet besnike e ëndrrave dhe ideve më të kthjellëta njerëzore. Në këtë pikëpamje e këndvështrim, i jap të drejtë redaktorit të këtij libri, shkrimtarit të njohur Viron Kona, i cili nënvizon në parathënie se: “Gjithçka  e shkruar në vargje, shpreh rrahjet e një zemre të pastër dhe të bukur, të thjeshtë dhe krenare, që nuk pajtohet me të keqen, por lufton me të, pa mllefe dhe urrejtje personale. Duke njohur peshën e rëndë të mentalitetit të prapambetur, me anë të vargjeve, poetesha Hoti ia arrin të çelë përpara lexuesit vizione të reja, ajo bënë që lexueset vajza dhe gra, duke lexuar  këtë libër të marrin më shumë guxim, kurajë dhe forcë, që të mos përulen e të mos gjunjëzohen përpara të keqes, por ta kundërshtojnë hapur atë, sepse, përndryshe, do të dëmtojnë veten, jetën e tyre”.

Në 142 poezitë e vëllim it “Pyesni zemrën”, janë të konkretizuara në hapësirë dhe në kohë, e zgjeruar me vizionin e saj: “Për vendlindjen”, “Fatin ta kërkojnë”, “Shqipja jonë”, “Për të shtrenjtin flamur”, “Bota lidhet me art dhe kulturë”, “Për të shtrenjtin flamur”, :Gjaku juaj themel lirie”, “Kosovë e bukur”, “Mërgimtarët” etj.

Poetja  Hoti shpreh poetikisht me mall mesazhin e brezave i cili nuk është vetëm burim emocional dhe krenarie, por edhe si kusht i domosdoshëm për ekzistencën burrërore të bashkësisë së saj etnike në dhe të huaj. Në këto poezi ka vendosur koordinata të reja në mes vetes dhe realitetit, nga ana tjetër ka pasqyruar tematikën me gamën e mendimeve të veta, ku sjell para lexuesve emocione të fuqishme dhe plot këndvështrime të reja. Kjo ka bërë që ajo t`i shmanget shablloneve dhe skematizmit, retorikes poetike dhe mbetet një poezi origjinale e dalë nga shpirti i pasur i saj, një poezi e sinqertë, e kristaltë si uji i burimit.

Kur e mbaron librin së lexuar ndjen befasinë e fuqishme të ndjenjave të papërmbajtshme, me gjendje shpirtërore që të len të kyçur deri në përfundim të poezive. Duke i marrë më në thellësi dhe gjerësi këto poezi, variojnë në një kuadër më të gjerë jete dhe pune intensive e atij realiteti njerëzor ku përvijohet me ngjyra të gëzuara e copëza jete dhe profile njerëzish të njohur nga historia etj.

Poetja Hoti mbetet e konsoliduar në poezitë e saj ku zbraz gjithçka në zemër për njeriun që dashuron. Kjo shikohet në vjershën “I vetmi në këtë botë”,”Dhimbja dhe gëzimi ecin dore me dore”, “Fatin ta kërkoj”, “Për ju nena”, “Pyesni zemrën”, “Kthehuni dhe mos e harroni” e plot poezi të tjera që sjellin përherë mesazhin e dashurisë e të mallit për vëllezërit e një gjaku. Poezitë e zonjës Hoti janë të mbushura me plot shpresë, ku ndihet risia shpirtërore, ndjesia e mendimit dhe mbi të gjitha i ka rritur vlerat për një integrim të suksesshëm në poezinë shqipe. Kjo lënde poetike ka sjellë jo vetëm informacion jetësor, por edhe perceptime të fuqishme figurative, gërshetim të traditës poetike me poezinë moderne, po aq e ka ndjerë si domosdoshmëri transmetimin e mesazhit të dashurisë për njëri-tjetrin,të besimit në vetvete e të mallit të bijve mërgimtare në tokën e të parëve tanë. Në gjashtë botimet e saj poetike dhe atyre në prozë, ajo tashme është bërë e njohur në të gjithë hapësirën mbarëshqiptare për tematikën e larmishme, thellësinë e mendimit në prozë e poezi, për fjalorin e pastër dhe të brishte poetik. Vargu i lirë është i natyrshëm, i ngjan vërshimit të një përroi në pranverë, është i freskët, me një harmoni që nuk jep vargëzim thjesht popullor dhe tradicional, por jep harmoni të detajit dhe të figurës. Emine S. Hoti, si poete e metaforës së saktë, poete e ndjenjës së sinqertë dhe e marrëdhënieve tepër njerëzore në interpretimin e integritetit të saj shpirtëror dhe kulturor, shpalos përpara lexuesit një tablo emocionale të realitetit. Ajo e mjeshtëron figurën poetike në dy plane: në planin dinamik, si figurë e përgjithshme, baza mentale e poezisë dhe si figurë e copëzuar në funksion të plotësimit të mozaikut poetik.

Te gjitha poezitë e “Pyesni zemrën” kanë brenda figura të këndshme dhe prekëse, të kapshme për lexuesit, duke i marrë mesazhet nga jeta, duke i përqendruar tek përvoja intelektuale, pa marrë hua nga askush, duke u vetëmjaftuar në lëndën e parë, që i vjen nga shpirti, si një thirrje për ta përpunuar dhe për ta kthyer në akt të mirëfilltë poetik. Ndërkaq, tematika e gjerë  dhe larmia e poezive, e bën edhe më shumë tërheqës këtë libër, kurse ndez më tej kureshtjen e lexuesit të vëmendshëm, për të dalë në përfundimin se kemi përpara një krijuese të talentuar, me përvojë, me mendim të mençur, por edhe të guximshme për t`i shprehur në liri të plotë ndjenjat e saj më të thella, ndërkohë që vetëbesimi njerëzor dhe krijues e zbukuron edhe më shumë tufën e saj të bukur poetike.

“Pyesni zemrën”, një rrëfim i sinqertë poetik i një jete plotë vuajtje e mundime, të mbushur me guxim e shpresë, me ndjenja të thella dhe të pastra, me besim tek e vërteta dhe në luftë të papajtueshme me errësirën dhe gënjeshtrën, ia arrin t`i dalë edhe vet jetës dhe dallgëve të saj, por  edhe t`i sjellë lexuesit mesazhe të dëlira, që i falin atij, jo vetëm kënaqësi estetike gjatë leximit, por edhe ndriçojnë më shumë mendjet me një dritë të pastër e thellësisht njerëzore.

Hamit F. Gurguri në librin: “AS ALIA, AS ILIA” – Recension nga KADRI TARELLI

Dheu i përgjakur i Dardanisë rrëfen!
Ka rreth një vit që më ra në dorë libri “As Alia, as Ilia”, të shkrimtarit Hamit F. Gurguri, shqiptar nga Dardania, sot mërgimtar në Suedi. Në ballinë, si në kornizë guri, paraqitet kambanorja e një kishe dhe minarja e një xhamie. Një mënyrë lakonike, që shpreh kuptim të dyfishtë, bashkëjetesë ose konflikt të heshtur. Nuk u befasova, sepse i kam qëlluar në shenjë mendimit të dytë.
E rifillova aty ku e kisha lënë para do kohësh, pikërisht në faqen e përthyer dhe për çudi më tërhoqi aq shumë, sa më shtyu për ta mbaruar shpejt dhe me kënaqësi deri në fund, duke i thënë vetes: Ky roman të përcëllon në dorë, të ngjeth trup e shpirt, aq sa loti nuk përton të mbushi syrin dhe të rrjedhë faqesh. Aty ngjizet, ndizet dhe fiket një histori e dashuri plot dhimbje, që noton në shtjellat e rrëmbyera të konfliktit. Dashuri mes dy të rinjve Mira dhe Aliu, që kanë kombësi, gjuhë dhe besime të ndryshme, me pak fjalë: vajza serbe dhe djali shqiptar i Kosovës.
Është libri i parë që lexoj nga ky autor, por dua të them, se ka një stil të bukur të shkruari, pa zgjatje të tepruara, dialog të shkurtër e të ngjeshur, mendim të qartë, të rrjedhshëm, në formën e një tregimi të qetë, që të mbërthen me çastet romantike dhe tragjike, të ndërthurura me shumë fantazi. Prisja me padurim të mësoja, kush është Alia dhe kush Ilia dhe pse ne kryetitull, thuhet: as njëri e as tjetri. Në faqen e fundit u zgjidh lëmshi, nga fjalët e priftit serb Rangjellko, që thotë me dy tre vargje, që nxijnë e pikojnë helm e vrer:
“As Alia, as Ilia
As me ne, as me ata.
Ku të dish, o djall, …çoje dikah…..!”
Tema e dashurisë e futur në mes të konfliktit, është shumë e njohur në letërsi, pasi kjo dhuratë e perëndisë, e hershme që kur ka lindur njeriu, nuk pranon logjikë, nuk pyet për kombe, raca, ngjyra, klasa, pozitë shoqërore dhe pasuri, as për grindje, thashetheme dhe opinione të shoqërisë. Ajo lind aty ku nuk e pret dhe është gati të sakrifikohet dhe të sakrifikojë gjithçka në emër të kësaj ndjenje të fuqishme, shpesh deri në marrëzi, ndaj është e bukur dhe e magjishme. Gjatë shekujve, për dashurinë janë krijuar mijëra vepra dhe kryevepra të admirueshme për të gjitha kohët. E kam fjalën për tragjedinë “Romeo dhe Zhuljeta”, të Shekspirit, si simbol të dashurisë, që pa u stepur, shkon drejt tragjedisë.
Edhe ky libër i ujdisur mjeshtërisht nga shkrimtari Hamit Gurguri, një tragjedi të tillë na rrëfen, veç në vend dhe kohë të ndryshme dhe me fund të zgjidhur ndryshe, ku heronjtë Mirushi dhe Alushi vdesin si “rastësisht”, por të pabujshëm për rrethin shoqëror, që qëndron mospërfillës, madje edhe poshtërues. Aliu, heroi i librit, është një shqiptar Kosove, mbetur jetim dhe pa pasuri, pasi xhandarët serb ia vranë babën, i dogjën shtëpinë dhe i grabitën tokën. Ai bie në dashuri me Mirën, vajzën bukuroshe serbe. Këtu hyn në veprim intriga e shtetit dhe e priftit, që shkon aq larg, sa përfshihet edhe mbreti dhe politika.
Lexuesi, shpejt, madje që në faqet e para e ndjen, se autori përdor dashurinë për një qëllim mbase më të madh, të shpjegojë politikën dhe armiqësinë mes dy popujve, mes dy kombeve, të gjuhëve dhe besimeve të ndryshme, që historia i vendosi dhunshëm dhe padrejtësisht në të njëjtin territor, që luftojnë për të njëjtin territor.
Autori e njeh mirë jetën dhe historinë e dardanëve, sepse në odën e burrave ka dëgjuar me qindra tregime, ku tema e fqinjit të pa ftuar, ishte ulur këmbëkryq, pranë çdo vatre, pranë çdo zjarri. Gjykimi i rrethanave, të cilat autori i njeh deri në hollësi, nuk janë shpikje e fantazi shkrimtari, por një realitet i prekshëm në truallin e Dardanisë, ndaj i përdor aq lirisht dhe bindës për çdo lexues.
Logjika e ngjarjeve të shtyjnë të pyesësh veten, besoj se edhe vetë autori kështu ka bërë: A mund të pajtohen dy kombe, që janë në konflikt shekullor, ku njëri kërkon ta shfarosë tjetrin, duke përdorur të gjitha mjetet politike, shtetërore dhe jo shtetërore, kishën dhe xhaminë, veprime të dukshme dhe të padukshme, mashtrime, përfshi këtu shpërnguljet, mallkimet, shpërblimet, vrasjet pas shpine, djegiet dhe fyerjet. Të gjitha këto nuk janë mjaft, sepse ideja dhe lufta për shfarosjen e shqiptareve nga Kosova, nga trojet e tyre shekullore, i shtyu deri te gjenocidi ushtarak, siç e solli fundi i shekullit njëzet, me luftën e Kosovës dhe ndërhyrjen e fuqive ndërkombëtare, për ta ndalur shpopullimin e truallit etnik. Kosova u bë e lirë dhe e mosvarme.
Ç’përgjigje pret lexuesi, ose më mirë, si do ta zgjidhte ai, fundin e këtij rrëfimi tronditës? – A mund të mbijetojë dashuria në një mjedis të tillë? Si mund të pajtohen dhe të gjejnë paqe, dy popuj të nxitur e të ushqyer me urrejtje që në djep? Këtu nuk është konflikti në mes dy të dashuruarve, që përpiqen t’i kapërcejnë pengesat, që lindin gjatë kohës, por nga politika e shtetit, në shërbim të një kombi agresor, që nuk pyet për fatin e të dashuruarve, sepse nuk i dhimbset as jeta dhe dashuria e tyre.
Autori, qëllimisht dhe mjeshtërisht fut ne lojën e madhe të politikes edhe institucionet fetare, ku predikuesit bëhen vegla, duhet thënë ushtarë dhe skllevër të politikës, njëri me bindje e tjetri me para. Dikush do të pyesë me dyshim: mirë prifti që është i një race me pushtuesin dhe kobure e fshehtë nën rrobën e zezë, po hoxha si shqiptar, si është e mundur të shesë shpirtin dhe besimin, duke i shërbyer gjakatarit? Lexuesi ka të drejtë të hamendësojë, se mbase është trillim letrar, siç ndodh në shumë raste frymëzimi.
Unë e lehtësoj dyshimin, duke iu përgjigjur me një fragment të shkurtër të mara hua, nga libri monografik dhe historik, “Ah Shqipni…. Mos thuj mbarova!”, kushtuar rapsodëve të shumë njohur, Dervish Shaqa dhe Demush Neziri, të autorit Bajram Halil Gashi, i cili në gojën e emrave të vërtetë, shprehet:
“Në verën e vitit 1982, në plazhin e Durrësit vijnë për pushime plot kosovarë nga perëndimi. Ndër ta dhe një kushëriri im, Haxhi Gashi nga Prigoda e Komunës së Istogut, me mikun e tij, Ukë Berisha nga Klina, që kurrë më parë, s’i kisha pa. Kishin vite që ishin larguar në Belgjikë
Lexuesi, besoj se është në një mendje me mua, sepse kur të përfundojë faqen e fundit, do të bindet, se kjo lloj letërsie, me drama dhe tragjedi të jetuara dhimbshëm, do të vazhdojë gjatë, pasi mbart mbi shpinë, ngjarje ndodhi, drama e tragjedi, që tronditin çdo shpirt e mendje njerëzore. Shqiptarët e Kosovës, mbi më shumë se një shekull, janë ndodhur në trysni dhe gjakosje në kufijtë e mbijetesës. S’besoj se ka mbetur familje, që nuk është prekur e përgjakur. Dardania e gjakosur, por jo e nënshtruar, është pjesë e jetës dhe kujtesës kolektive. Aty çdo pëllëmbë toke është gatuar me gjak, ajo rënkon e vajton për dashuritë e humbura, për jetët e prera pa filluar, për shtëpitë e djegura shpesh me familjarët brenda, për krimin e pa ndëshkuar, për fajin e pa pranuar dhe faljen e pa dëgjuar.
Lexuesi në fund të mbarimit të librit, ka të drejtë të japë përshtypjet dhe vlerësimet për gjithçka shkruhet në të, veç me një përkushtim që buron nga shpirti i lënduar, për të gjetur fabulën e këtij romani, që të trondit. Sepse është e pamundur që të japë frute dashuria, kur heroi i pret rrënjët e trungut të vet, apo kur harron gjakun e derdhur nga të parët e fisit. Është një thirrje që ushton së brendshmi: “Mos! Mos….”. Për një rast të tillë, gjëmojnë fjalët bubullimë të poetit hungarez Shandor Petëf, që thotë: “Për dashurinë jap jetën, për atdheun jap edhe dashurinë”

Nuk është e vështirë të nxjerrim këtë përfundim, mjafton të gjykojmë veprimin e dhjetëra familjeve kosovare, që e rindërtuan brenda pak kohësh shtëpinë e Hodos, të djegur nga kolonistët serb. Janë po këta kosovarë që e braktisën në mes të sheshit, birin e tyre Aliun, aq sa nuk pranuan t’i lenë dy metra vend për varr. Ai për hir të dashurisë mohoi gjakun dhe gjeti “strehë” tek shkau, i cili me përbuzje shprehet: “As me ne as me ata, merre djall, çoje dikah…..!
Zëri i kombit, djeg si hekur i skuqur, si majë thike shpon plagët e pa mbyllura, ushton si kambanë alarmine veshin e çdo krijuesi dhe dëgjuesi mëmëdhetar, që ka shpirt iliriani e gjak shqiptari. Ai thërret, për të thënë kumtin e madh: Kujdes me lirinë që kemi fituar. Nuk duhet të humbasim vëmendjen dhe të hallakatemi në vogëlsira dhe grindje pa kuptim. Lufta nuk ka sosur!
Urime shkrimtarit Hamit Gurguri, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Suedisë, për vepra po kaq të bukura dhe me vlera artistike!

Kadri Tarelli
Durrës më 18. Janar. 2019