VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

DASHURI BRENDA NË LËKURË TË PEMËS – Tercete klasike nga Hamdi Meça

By | February 15, 2017

Komentet

FAN NOLI SI POET DHE SI POET-PERKTHYES – PJESA E  PARE: NOLI SI POET SHQIPTAR – Nga NEXHAT PESHKËPIA  

PJESA E  PARE

 

NOLI SI POET SHQIPTAR    

 

 

Në një artikull përkujtimor mbi  Fan Nolin, shkrimtari e poet Ernest Koliqi, profesor i gjuhës dhe i letërsisë shqipe n’Universitetin e Romës, thotë:

“Si poet, për m’u vû në radhën e Jeronim De Radës, të Naim Frashërit e të Gjergj Fishtës, Ai pajisej me të gjitha kushtet: me frymëzim të fuqishëm, me pregatitje kulturore, me shije letrare të sigurtë, me pasuní e thellësí ndjesísh dhe me nji prirje të vetvetíshme për shprehje të mprehta e të préme.”[1]

Më plotësisht këtë “prirje të vetvetishme për shprehje të mprehta e të préme”, e ka vënë në dukje dhe shprehur mjeshtërisht Mitrush Kuteli (Dhimitër Pasko) në’Vështrimin panoramik’’ të tij, mbi Poetin Fan Noli, ribotuar në Albumin e “Vatrës’’:

“Ç’mund të themi, si përmbledhje, mbi verbin e Fan Nolit? Ja, këto fjalë: Fiziollogjia specifike e vjershës Noliane është jo tuli, po muskla dhe eshtra. Nuk është kontemplativ, pasiv, pritës, po buçitës, sulmonjës, dërmonjës. Vargu i tij nuk është visual, po auditiv. I drejtohet pra veshit, jo syrit. Dhe veshit i drejtohet jo me ondulacione lirike, me shushëllime t’ëmbëla, po me një arsenal bubullimesh e vrungullimesh si një grumbull baruthanash që marrin zjarrë e buçasin njëra më fort se tjatra… Një shtërgatë fjalësh shqiptare ose të shqiptarizuara… ku buçet… ashpërsija Teftane, Krutane dhe Vlonjate, këto kulme heroike të racës Shqiptare.’’2

I prura këto dy të thëna sepse më duket se pasqyrojnë më mirë dhe më saktë karakterin e vjershës noliane. Nuk është epike në sensin e plotë të fjalës vjersha e Nolit; ajo është sulmuese, e vrullëshme,e tmerëshme edhe atje ku duhet të duket, në mos të spikasë, fjala e mëshirëshme dhe e mallëngjyeshme e domosdoshme në gjininë elegjiake. Po kthehem përsëri te Koliqi, për t’ilustruar më mirë këtë pikë. Thotë:

“…Ai na dhuroi trí lirika: Hymnin e Flàmurit, Syrgjyn-vdekur e Shpellën e Dragobís, qi vërviten nalt në qiell të poezís e i rrijnë ngjat vjershave mâ fluturuese të tre poetënve të mëdhenj qi u përmendën sypër (De Rada, Naimi dhe Fishta) … Fytyrat e Luigj Gurakuqit dhe të Bajram Currit dijti t’i gdhêni me premí lapidare në vargje ku çdo fjalë kumbon e shpërthen e mbushun me nji plotní të stërbegatshme ndjesísh e me një peshë madhnore mendimesh…’’3

Në të dyja këto elegji, nuk di t’a shpjegoj pse, na lind në zemër e në shpirt një ndjenjë që është kryekëput në kundërshtim me shuarjen e pasvdekjes së pasioneve dhe ndjesive hakëmarrëse. Me fjalë të tjera: të dy elegjitë marrin frymën e invektivës, e mallkimit për një mizori dhe jo frymën e mallëngjimit ose të së qarës për një hata.

Sidoqoftë, poezinë e Nolit mund t’a analizojmë dhe t’a gjykojmë nga pikëpamja estetike-poetike dhe Nolin vetë nga pikëpamja e vëllimit, sasisë së prodhimit. Në çdo rast nuk mund të mohohet se, megjithëqë ky vëllim nuk është i madh, Noli është një poet antologjik, vjersha e tij është e zgjedhur, të pëlqen e të mahnit si nga cilësia dhe nga vlefta e lartë intriseke e argumentit fisnik të trajtuar (shpirtëror dhe intelektual), si nga mënyra e paraqitjes, e vjershërimit, vargënim i lartësuar në shkallë arti nga mjeshtëria e poetit në përdorimin e ritmit dhe të rimës. Me pak fjalë, vjersha e Nolit është shembëllore në shkallë të parë të çdo antologjie poetike shqipe.

Po citoj përsëri Koliqin, i cili, në “rromanx’’-in e tij Shija e bukës së mbrûme, i vë në gojë Jorgjit, një mjek shqiptar i mërguar këtu n’Amerikë, këto fjalë, kur shfletëzon Albumin e reciton disa vjersha:

“Kurgjâ tjetër mos me i pasë dhurue letrave shqipe Fanoli veç këtyne dy xhevahireve (dy elegjitë për Currin dhe Gurakuqin) të paçmueshme, ka tagër me pasun mirnjohjen e përjetëshme të Shqiptarve.’’4

 

 

 

NOLI SI POET PERKTHYES                  

 

“Korbi” i Edgar  Allan Poe  

          

          “Veprimtarija e tij (e Nolit) letrare si shqipëronjës mbetet një nga kontributat e tij më të vlefshme në letrat e Shqipes”, thotë Kuteli,5 dhe në vazhdim të kësaj thënie unë mendoj se dy shembëllat më të shkëlqyeshme të Nolit si poet përkthyes janë Rubaitë e Omar Khajamit dhe Korbi i Poe-s. Dua të përmend se në frengjisht veprat në prozë të Poe-s i ka përkthyer shumë bukur Baudelaire, por përkthimi i tij i Korbit duhet të quhet i dështuar. Të njëjtin dështim e gjejmë në përkthimin e symbolistit Mallarmé,6 që mësoi anglishten “vetëm për të lexuar (shijuar) më mirë Poe-n,” sikurse thotë ai vetë. Edhe poeti italian Giovanni Pascoli i u vu përkthimit të Korbit me titullin “Ténebre” (Errësirë), por s’i a dolli dot dhe, pas dy strofave të para, s’vazhdoi më. Këto dy strofa i ka botuar Pio Schinetti n’artikullin e tij “Pagine inedite di G. Pascoli”, në Secolo XX, maggio 1912.

A e tepëroj unë, nëqoftëse thom që s’ka shembëll aq magjepse në shqip si pëkthimi i Korbit? Kush di anglisht dhe shqip mund të vulosë këtë thënie t’ime, sepse magjia që të mbërthen duke kënduar vjershën shqipe të Fan Nolit t’onë është e njëjta me atë që të mbërthen duke kënduar vargjet e Poe-s n’anglisht, Noli është poet i pakapërcyeshëm si shqipëronjës.

Zonjushja amerikane Janet Byron, që ka mësuar gjuhësi shqipe n’Universitetin e Prishtinës, përsa i përket përkthimit të Korbit, më shkruan këtë shënim:

<< Poe shpjegon në veprën e tij Filozofia e kompozicionit, sesi e shkroi poemën Korbi. Ai përshkruan teknikën që përdori, gjithashtu edhe karakteristikat e tiparet që do të shfaqeshin në poemën. Këto janë:”

>>1. Gjatësia: Poe pohon se një poemë duhet të jetë e shkurtë ose e gjatë në një masë sa të lexohet brenda një kohe të caktuar. Prandaj vendosi ta shkruajë Korbin me 100 rreshta (vargje). Në të vërtetë poema përbëhet prej 108 rreshtash. Noli duke përdorur tetërrokshin, që është vargu nga më të përdorurit ndër vjershat popullore shqipe, ka dyfishuar numrin e vargjeve por ka mbajtur ritmin e poezisë origjinale:

 

 

 

 

 

Një mes-nate të besdisur

                                                   Tek  këndonja i zalisur…

                                                          ………………..

                                                   Era frynte që përjashta,

     Rrihte perdet e mëndafshta

 

>> 2.  Toni: Bukuria, domethënë bukuria qiellore, është gjithashtu një parim themelor në veprën e Poe-s. Sipas poetit, toni i shfaqjes, i shprehjes më të lartë të kësaj bukurie është toni i trishtimit. Përmbajtja e poemës e shpreh këtë trishtim, po gjithashtu ky trishtim dhe dëshpërimi i pashpresës, shprehen me anë të teknikës, të përdorimit të materialit gjuhësor. Një element kryesor gjuhësor i përdorur në Korbin për të shprehur idenë e trishtimit, e vetë pocaqisë, është përsëritja e një fjale me kumbim e me kuptim të trishtimit që rrjedh nga humbja e shpresës, nga pa shpresa: Nevermore, që tingëllon më bukur në shqip Kurrë më, përdorur nga Noli. >>

Zonjushja Byron shton se, gjithmonë e marrë nga pikëpamja e tingullit, “u”-ja në shqip e fjalës “kurrë” është më e zezë, më e përshtatëshme për trishtim nga sa është “o”-ja e fjalës “more”, n’anglisht dhe se “rr”-ja është më tingëlluese nga “r”-ja anglese që është pothuaj krejt e shuar. Gjithashtu, një tjetër shenjë të fortë për prerjen dhe humbjen e shpresës që ka dashur të shprehë Poe, e gjejmë në theksin tonik që bie mbi “ë”-në e fjalës “më”.

Unë besoj se dëshmia, pohimi, dua të thom, i Zonjushes Byron duhet të ketë një vleftë më të madhe nga çdo pohim tjetër të asaj natyre dhënë nga një Shqiptar me kulturë angleze. Sido dhe në çdo mënyrë që të merret, gjuha e vatrës që në foshnjëri, e rinisë, gjuha e nënës, mendoj, ka një veti që na bën t’a ndjejmë, më shumë sesa t’a kuptojmë, një fjalë. Dhe në këtë rast, nëqoftëse një Amerikan vihet në gjendje shpirtërore më emocionale me përsëritjen e një fjale të huaj siç është “kurrë më”-ja e Nolit, sesa me përsëritjen e një fjale amtare si “nevermore” të Poe-s, duhet thënë se i Yni ka patur një fat të madh në përdorimin e gjuhës s’onë.

 

 

 

“Rubaitë” e Omar  Khajamit

 

      Poeti A. Pipa, për Lasgushin, thotë se përkthimi i Eugjen Onjegin-it në ship bërë nga “mjellma e Poradecit”, është “perkthimi ndofta mâ i bukur në letërsinë shqipe MBAS Rubaive të Nolit.7 (Jam unë që shquaj fjalën “mbas” me shkronja të mëdha.)

Për qejfin t’im personal, për një kuriozitet intelektual, t’a thom, kam krahasuar 75 Rubai të përkthyera nga Fitzgerald-i n’anglisht me ato përkatëse të Nolit, duke patur përpara syve, si një gashtë, përkthimin në frengjisht të poetit persian Etessam-Zadeh.8 A është gjuha amtare që më shtyn të shijoj më thellë Nolin? Apo mos është vallë shpirti i njeriut t’ethnos-it, të gjakut të njëjtë me t’imin që më prek më thellë nga Anglezi dhe nga Irano-Frengu? Noli në “Introduktën” e tij të Rubairavet, akuzon Fitzgerald-in për liri të tepëruar që ka marrë në përkthimin e Khajamit:

“Vepra e Fitzgerald-it (“poet vetë nga më të mëdhenjtë”) ka vetëm një cen: Na tregon vetëm ca aspekte të Kopshtit Khajamian; ca pak nga mania e sistematizatës së ngushtë dhe ca më tepër për arsye artistike, Fitzgerald-i lë mënjanë fare e vë nënë hie ca aspekte të tjera, pa të cilat piktura është e çalë. […] Fitzgeraldi s’ka përkthyer fjalë pas fjale dhe Rubairat e tij largohen shpesh nga persishtet aqë sa munt të quhen si variata originale inglishte, të frymëzuara prej Omar Khajamit.”9

 

Aplikimit të “sistematizatës” dhe të “arësyes artistike” nuk i shpëton asnjë perëndimor kur përkthen një vepër poetike gjinikuar nga një mendje dhe  shpirt orientali. Një perëndimor, qoftë edhe poet, nuk mund të çlirohet kurrë nga racionalizmi; në ligjërimin e tij poetik, qoftë lirik ose epik, qoftë klasik ose modern, qoftë edhe romantik, Italiani, Frengu, Gjermani, Anglezi, bile edhe Spanjoli, ky gjysëm arab mund t’a hedhë në fund të ndjenjës racionalizmin, duke e përbuzur, por kurrë nuk mund t’a zhduki krejtësisht. A u shmanget Noli “sistematizatës” dhe “arsyes artistike”? Më duket se po.

Dy janë arsyet që provojnë këtë gjë. E para është fakti se kujdesi më i madh i Nolit është të përkthejë frymën, “sensin”, shpirtin, dua të thom të kalojë në vargun e përkthyer atë element emocional që ka vleftë, që gjendet në vargun origjinal. Mjafton të referohemi te përkthimi i Korbit dhe te të gjitha, përkthimet e tjera të tija, që vetë Noli, mendoj, për të mos u paditur traduttore: traditore, i quan “parafraza”. Do t’a shohim më konkretisht pak më poshtë kur të flasim për përkthimin e A Villequier të Hugoit. E dyta, Fan Noli është një perzierje, harmonioze po të doni, por gjithnjë përzierje, orientale-perëndimore, që, duke patur para syve tekstin origjinal të Omar Khajamit, persian, dhe atë të Fitzgerald-it, anglez, zhytet në shpirtin e Persianit oriental më plotësisht se Anglezi, se çdo tjetër perëndimor. Noli, mos të harrojmë, është një tru e një shpirt klasik-bizantin, është një ndjenjës dhe dijetar humanist-bizantin, dhe kur thom bizantin thom oriental që përmbledh edhe shpirtin persian të kohës helenizante të Avicenës, të Khajamit e më vonë të  Hafizit. Më duhet të thom këtu që këtë mejtim të fundit e shfaq me drojtje, me gjysëm zë, me timiditet.

Por konsideracione mbi themën e përkthimit të poezisë, mund të bëhen sa të duash. Sidoqoftë dhe në çdo mënyrë, për letërsinë t’onë të përkthimit, vlen, rëndësi kryesore, fakti se atë poezi të huaj e ka përkthyer një poet, Noli, dhe jo një linguist, ose gramatolog, ose profesor letërsie. S’është rasti këtu të bie shembëlla të shumta të dështimeve të ndryshme të përkthimeve poetike nga një gjuhë përendimore nga një gjuhë tjetër perëndimore. Dua të shquaj vetëm, se kemi përkthyesin që, megjithëse i di dy gjuhët nuk njeh shpirtin e popullit e të vendit që ka pjellur poetin që duhet përkthyer; kemi pastaj profesorin, qoftë edhe dijetar i shkallës universitare, që megjithëse specialist e dy gjuhëve, ndërgjegja e tij profesionale e ndikon nëmos e detyron, t’i mbetet besnik tekstit. Fjalët q’ai përdor janë të sakta por çdo gjë, dhe pikërisht për këtë shkak, më në fund, përkthimi i tij mund të paraqitet si një skelet dhe secili mund t’a marrë me mend se ç’bukuri mund të ketë skeleti i një gruaje sado e kolme të jetë, ose një panoramë magjepse që mund të dalë e përshkruar nga fjalë besnike por të thata të gjuhës përkthyese.

Kemi më së fundi, dhe më drejt, përkthimin e përsosur që nganjëherë mund t’arrijë në sublimitet dhe të merret, e të mbahet, si një krijim origjinal. Këtë punë mund t’a bëjë vetëm një poet. Poeti italian Foscolo, në recensionin e përkthimit n’italisht të dy Këngëve të para të Odisesë, bërë nga Ippolito Pindemonte, thotë: “Përkthimit besnik fjalë për fjalë nuk mund t’i shtrohet veç një gramatolog, […] për një përkthim me shpirt duhet një poet; një poet mbetet gjithmon më besnik sepse poet dhe gramatolog s’mund të pajtohen kurrë aq plotsisht sa një poet me një poet tjetër.”10

Me fjalë të tjera, letërsia shqipe e përkthimit ka patur fat të krijohet nga poet autentikë dhe të lartë. Ka poezi kombëtare, pa dyshim; ka poezi lokale, autoktone e lindur brenda një jete që mund të jetë krejt e izoluar dhe pa kontakte me popuj të tjerë, por poezia si poezi, si këngë, si art i lartë që të bën të dalësh nga jeta reale dhe t’a transformojë këtë, të fisnikojë me verbin hyjnor çdo ndjenjë e mendim, të të rrëmbejë e të çojë lart sa të të merren mendt, të qash e të shkrihesh, ose të të ekzaltojë në kulm, poezia e vërtetë thom, bashkë me fuqinë, bashkë me muzikën e saj, nuk është prerogativë e asaj race ose gjuhe njerëzore, por është prerogativë e Njeriut Poet që mund të lindë si në buzën e Seine-s dhe të Tevere-s, si dhe në stepat e Rurisë dhe në shkretinën e Mongolisë, n’akullnajat e Karibuve e në tokën ekuatorjale të Pygmeve, në Meksikë t’Aztekëve e në ishujt e aborigjenëve t’Oqeanisë. Noli i ynë, në këtë kuptim, është ai Njeriu Poet, “Homo Poeticus.”

 

 

NOLI SI POET ALEGORIOK                                           

 

Dihet se disa nga vjershat origjinale të Nolit, si bie fjala, Moisiu në Mal, Krishti me Kamçikun, Shën Pjetri në Mangall, Marshi i Barabbajt, Marshi i Kryeqësimit…e kanë gjenezën në ngjarjet politike të pas 1924-ës, kur Noli me shokë u shtrenguan nga kundërrevolucioni i atij viti, të mërgohen në dhe të huaj.

 

Thotë Prof. Pipa: “Arti për art mund t’ishte credo-ja e nji Konice. Formula e Nolit qe gjithmonë Arti për edukatë.”11 dhe Z. Elez Ndreu, në studimin e tij kritik të veprave t’Etëhem Haxhiademit, thotë se ky poet tragjik ka “ambicien” në veprat e tija si Pirrua, Skenderbeu, Aleksandri, Diomedi, t’i japë Shqiptarit vetëm tragjedinë me kuptimin klasik, pa u kujdesuar për qëllimin. Dhe për opozicion flet për veprat e Fishtës dhe të Nolit. Për Fishtën bie si shembëll melodramën Juda Makabé dhe për Nolin Moisiu në Mal dhe Shën Pjetri në Mangall, “të cilat edhe pse janë vjersha me tituj e me simbole biblike, përkah mbrendija janë satirike-politike dhe kanë të bajnë me ngjarjet politike të Qershorit dhe të Dhetorit të vjetit 1924.”12

Noli vetë, në Seminarin e dytë të “Vatrës, në Konferencën e tij, 9 Gusht 1961, ndër të tjera thotë: “Albumi is a collection of original poems and various paraphrases, with a critical analysis by Mitrush Kuteli … Most of the original poems contained in this volume are more or less autobiographical.” (Albumi përmban një kolekcion vjershash origjinale dhe parafraza të ndryshme, me një analizë kritike të Mitrush Kutelit… Më të shumtat e vjershave origjinale të mbledhura n’atë vëllim, janë shumë a pak autobiografike.) – Dielli, 6 Shtator 1961.

Për historinë e çdo vjershe qoftë, për sa u përket origjinës dhe përmbajtjes së kuptimit politik-shoqëror, është e domosdoshme dhe me rëndësi të sqarohet puna, domethënë të caktohet me saktësi nëse vjersha është alegorike dhe personazhet janë marrë të pasqyruar, të përfytyruar me cilësitë më të larta ose me vetitë më të dobëta dhe të ulta të një tjetër njeriu që duhet të nënkuptohet; por për vleftën e vjershës, për bukurinë e vargut, për mjeshtërinë e trajtimit poetik, për poezinë në vetvete kjo s’ka asnjë rëndësi, duke qenë se është vetëm poezia ajo që do të gjykojë formën dhe bukurinë, të dështuara apo të arritura plotësisht, dështimin ose plotësimin e shprehjes emocionale e cila, mund të dalë thom, përkatësisht, e ultë, e kithtë, ose e lartë, e shkëlqyer. Çdo konsideratë tjetër është e huaj për vleftën intrinseke të poezisë si art.13

Duhet të thom se nga kjo pikëpamje, për vargun e Nolit nuk është folur mjaft. Sa thotë Kuteli në këtë drejtim nuk na kënaq plotësisht. Dëshërojmë të lexojmë analiza letrare-estetike më të plota të vargut nolian.

 

[1] Ernest Koliqi: “Emzot Theofan S. Noli”, në Shêjzat, Romë, Mars-Prill 1965, fq. 79.

 

2 Albumi, botim i “Vatrës”, Boston, Mass. 1948, fq. 27-Ky Albumi është një ribotim i pjesëshëm i librit të Mitrush Kutelit (Dhimitër Pasko) Mall e Brengë, Tiranë 1943 që është rishtypur në 1963 edhe në Kosovë, në Shtypshkronjën “Rilindja” të Prishtinës, por që, në vend të “Vështrimit Panoramik” të Kutelit, përmban si Parathënie një shkrim të Prof. Hilmi Agait, me një interpretim të vepravet të Nolit krejt arbitrarë, thom ekzkluzivisht dhe jo kryesisht, me frymë partijake marksiste. Botimi i Prishtinës ka titullin Sulm e Lot.

3 Shêjzat, (si nota Nr. 1)

4 HILUSH VILZA: Shija e bukës së mbrûme, Rromanx- Romë 1960, fq. 142.

5 Albumi, fq. 12.

6 Claude Couffon: “Traduire des poèmes…”, në Les Temps Modernes, Paris, Janvier-Févrie 1958, fq. 1495.

 

 

7 Arshi Pipa: “Komunizmi dhe shkrimtarët shqiptarë”, në Shqiptari i Lirë, 28 Shkurt 1959.

 

8 The Quatrains of Abolfat’h Ghia’th-e-din Ebrahim KHAYYAM of Nishapur, published by Tahrir Iran Co.

– Tehran 1955.

 

9 Rubairat e Omar Khaajmit, Shqipëruar nga Rushit Bilbil Gramshi – Edicje e dytë e ndrequr dhe e plotësuar- Bruxelles 1927, fq. 17. (“Edicja” e parë është e 1924-s)

10 Opere edite e postume di Ugo Foscolo, F. Le Monier Edit. Firenze 1923, V. II, fq. 211.

11  Arshi Pipa: “Bariu i popullit” në Kritika, Tiranë 1944, Nr. 4, ribotuar në Shqiptari i Lirë, 31 Mars 1965.

 

12 Elez Ndreu: “Etëhem Haxhiademi dhe tragjeditë e tija”, në Shqiptari i Lirë, 31 Maj 1962.

 

13 Këtë mendim që shpreh këtu dhe që në një farë mënyre mund t’i përshtatet, si të thuash, credo-s “arti për art”, e mbështet në letrarët ekzegjetë perëndimorë si orientalistët A. Bausani, H . Corbin, F. Gabrieli, L. Massingnon, A. R. Nicholson, M. A. Palacios, etj., të cilët, në analizat e tyre të përmbajtjes si esoterike si ekzoterike të vjershave mistike të sufive muslimanë, sidomos persianë, vënë në dritë __ disa Frengj, bile, shquajnë më tepër __ bukurinë e vargut në vetvete me anën e të cilit paraqitet dhe shfaqet lartësia e idesë s’intelektit, dhe thellësia e ndjenjës së shpirtit, pavarësisht nga alegoria dha nga simbolet, të përmbledhura e të përdorura n’ato vjersha mistike.

 

 

Më 27 nëntor nëntor të vitit 8 para Krishtit u nda nga jeta Horaci, poet i shquar lirik latin

VOAL – Quintus Horatius Flaccus lindi në Venosa (në Bazilikatën e sotme), një koloni romake e vendosur në një pozicion strategjik midis Lukanisë dhe Pulias, më 8 dhjetor 65 para Krishtit, bir i një skllavi të liruar.

Ai u zhvendos në Romë duke ndjekur babanë e tij, i cili ishte zhvendosur në Romë për t’u bërë një koaktor (d.m.th. një koleksionist i ankandeve publike: një punë shumë fitimprurëse, edhe pse jo veçanërisht e dashur), ai u rrit në kushte të mira ekonomike, megjithë modestinë e origjinës: prandaj, ai ka mundësinë të ndjekë një kurs të rregullt studimi, duke përfituar nga mësimet e gramatikantit Orbilio.
Në Athinë

Rreth njëzet vjeç, Horaci ka mundësinë të shkojë në Athinë, ku – në Cratippus of Pergamum – ai studion filozofi dhe gjuhën greke, duke pasur mundësinë të vihet në kontakt me mësimin epikurean: megjithëse është shumë i tërhequr nga ai, ai përsëri zgjedh të mos i bashkangjitet asaj shkolle.


Kthimi në Romë

Duke u kthyer në Romë, pas vdekjes së Cezarit, ai u regjistrua, me shpërthimin e luftës civile, në ushtrinë e Brutusit, në të cilën ai pa një shembull të lirisë për të imituar, në kundërshtim me tiraninë që mbizotëronte klimën e kohës.

Në moshën njëzet e dy vjeç, si një tribun ushtarak, Horaci merr pjesë në betejën e Filipit, e cila u organizua në vitin 42 para Krishtit: një betejë e cila, megjithatë, fitohet nga Oktaviani dhe humbet nga mbështetësit e Brunos, ku i riu nga Venosa është rreshtuar.


Mërgimi i përkohshëm

I detyruar të largohet nga Italia, ai ka mundësinë të kthehet atje vitin e ardhshëm, në vitin 41 para Krishtit, për shkak të një amnistie: megjithatë, ai duhet të merret me një situatë ekonomike që nuk është veçanërisht rozë, për shkak të konfiskimit të fermës që i përket babait të tij.

Për të mbajtur veten, prandaj, ai vendos të bëhet scriba quaestorius, dmth sekretar i një kuestori; në të njëjtën periudhë, ai iu përkushtua shkrimit të vargjeve dhe brenda një kohe të shkurtër krijimet e tij filluan t’i bënin atij një famë mjaft të rëndësishme.


Shkrimet e para

Në fakt, në vitin 41 para Krishtit, Horaci fillon të shkruajë “Satires” (“Saturae”, në latinisht, ose “Sermones”, sipas përkufizimit të autorit). Në vitin 38 para Krishtit, Virgjili dhe Vario e paraqitën te Maecenas pasi e kishin takuar në Kampania në shkollat ​​epikureane të Sirone: Horaci, pra, u pranua pas disa muajsh në rrethin e Maecenas dhe që nga ai moment ai filloi t’i përkushtohej vetëm letërsisë.

Megjithatë, ende në këtë moment, ai e gjen veten përballë një konjuktiviti që e dobëson atë në një mënyrë të veçantë dhe që i dobëson dukshëm sytë. Midis 35 dhe 33 para Krishtit ai boton librin e parë të “Satires”, i përbërë nga dhjetë satira dhe kushtuar Maecenas: në to ai përpiqet të shtjellojë, sipas një forme diskursive, një ideal të masës që nuk e pengon atë të shijojë jetën dhe që në të njëjtën kohë e lejon atë të mos pësojë tensione të brendshme; është e ashtuquajtura mjeti i duhur, i cili korrespondon me një moral të lirisë dhe vetë-mjaftueshmërisë së brendshme që buron nga një polemikë kundër teprimeve që nganjëherë dallojnë shoqërinë që është bashkëkohore me të.

Në vitin 33 para Krishtit, Horaci mori si dhuratë nga Maecenas një pasuri të vogël në Sabina (në territorin që aktualisht është pjesë e Komunës së Licencës, në provincën e Romës): falë kësaj dhurate, poeti ka mundësinë të braktisë jetën e tij qytet dhe për të qëndruar në fshat, sipas modus vivendi të mbrojtur nga Epikuri.

Në vitin 30 para Krishtit ai boton shtatëmbëdhjetë kompozimet që përbëjnë “Epodi” (i njohur gjithashtu si “Epodon Libri”) dhe librin e dytë të “Satires”, të përbërë nga tetë satira.

Në 23 para Krishtit dalin në dritë tetëdhjetë e tetë kompozimet e “Odave” (ose “Carmina”, sipas përkufizimit të autorit). Ndër të tjera, thënia e famshme “Carpe Diem” (shfrytëzo momentin) është marrë nga Odes. Nga ai vit, Horaci iu përkushtua shkrimit të dy librave të “Letrave”: i pari, i cili përmban njëzet letra, u bë publik në vitin 20 para Krishtit dhe i kushtohej Maecenas, ndërsa i dyti, i cili përmban tre letra, u bë vetëm duke filluar nga viti 19 para Krishtit.


Mbështetje për Augustus

Në vitet në vijim, ai u angazhua në më shumë se një rast në veprime propagandistike në mbështetje të Perandorit Augustus: kjo demonstrohet, ndër të tjera, nga disa “Ode”, por mbi të gjitha “Carmen Saeculare”, e cila daton në 17 përpara. Krishti dhe që është kompozuar me rastin e Ludi Saeculares.


Punimet e fundit

Në vitin 13 para Krishtit u bë libri i katërt i “Odave”, i cili përfshin pesëmbëdhjetë kompozime të tjera, dhe libri i dytë i “Letrave” u botua, i cili përfshinte – ndër të tjera – letrën e famshme për Pisonet, e njohur gjithashtu si “Ars Poetika “: një përbërje e bërë në 476 heksametra, e cila, në periudhat e mëvonshme, do të përdoret si model për të gjitha llojet e përbërjes poetike.

Horaci vdiq në moshën pesëdhjetë e shtatë vjeç më 27 nëntor, 8 vite para Krishtit në Romë: trupi i tij u varros në kodrën Esquiline, pranë kufomës së mikut të tij Maecenas, i cili kishte vdekur vetëm disa javë më parë. Horaci ishte në gjendje të përballej me peripecitë politike dhe civile të kohës së tij si një adhurues i qetë epikurian i kënaqësive të jetës, duke diktuar ato që për shumë njerëz janë akoma kanunet e ars vivendi./Elida Buçpapaj

Më 27 nëntor 1895 u nda nga jeta Alexandre Dumas fils, romancier dhe dramaturg i shquar frëng

VOAL – Alexandre Dumas fils (Aleksandër Dymà biri ) lindi në Paris më 27 korrik 1824. Biri i Alexandre Dumas, si babai i tij ishte një autor shumë i suksesshëm. Shkrimtari dhe dramaturgu, romani i tij më i njohur është “La Dame aux camélias”; dramat e tij më të rëndësishme janë “Le Fils naturel” dhe “Un Père prodigue”. Ai mund të konsiderohet babai i teatrit realist apo edhe i teatrit verist.

Nëna, Catherine Laure Labay (1793-1868), ishte një fqinje e babait të saj; Alexandre i vogël shpallet djali i natyrshëm i një babai dhe nëne të panjohur. Që nga mosha e hershme ai u vendos në një konvikt shkolle. Prindërit e njohin atë vetëm në mars të vitit 1831, kur fëmija është shtatë vjeç. Pas një beteje të komplikuar ligjore për kujdestarinë, fëmija do t’i caktohet babait.

Kjo lë gjurmë në veprën e tij, pasi gjatë gjithë jetës së tij ai ka ruajtur një zemërim të thellë kundër babait të tij: temat e moralit dhe shpërbërjes së familjes do të përsëriten.

Dumas lë kolegjin shtatëmbëdhjetë vjeç; ai e lejon veten të largohet nga mënyrat, metodat dhe zakonet e asaj “jete të mirë” që babai i tij ia kushtëzon.

Më 1844 ai u takua me Marie Duplessis në Paris: marrëdhënia zgjati vetëm një vit. Duplessis vdiq në vitin 1847, ajo do të frymëzojë veprën e tij më të rëndësishme dhe më të njohur, “La signora dalla camelie” (1848), nga e cila më pas, katër vjet më vonë, do të krijojë dramën homonime.

Me stilin tipik të shkrimit të tij të shkëlqyer, në vitet në vijim Dumas trajtoi tema të tilla si pozita shoqërore e grave, shkurorëzimi dhe kurorëshkelja, tema shumë të diskutueshme për atë periudhë. Zëdhënësi i shkaqeve të veçanta, Dumas biri denoncon ngjarjet për të ardhur keq të kompanisë. Për këto pozita ai klasifikohet midis autorëve skandalozë.

Vepra të tjera të kësaj periudhe janë “The Equivocal Society” (1855), “The Friend of Women” (1864), “Ideja e zonjës Aubray” (1867), “Gruaja e klaudit” (1873), “Francillon” (1887).

Admirues i madh i “George Sand” (i cili thërret me pseudonimin “nëna e dashur”), Dumas shpenzon shumë kohë si mysafir në pronën e tij të Nohant; këtu gjithashtu kujdeset për ngritjen e skenave të romanit të tij “Le Marquis de Villemer”.

Ndër çmimet e marra janë Legjioni i Nderit dhe zgjedhja në Akademinë Franceze (1874).

Alexandre Dumas vdiq më 27 nëntor 1895 në Marly-le-Roi për pasurinë e tij në Yvelines. Ai është varrosur në varrezat Montmartre në Paris.

Veprat kryesore (romane):

– Aventures de quatre femmes et d’un perroquet (1847)

– Césarine (1848)

– La Dame aux camélias (1848)

– Le Docteur Servan (1849)

– Antonine (1849)

– Le Roman d’une femme (1849)

– Les Quatre Restaurations (1849-1851)

– Tristan le Roux (1850)

– Trois Hommes forts (1850)

– Histoire de la loterie du lingot d’or (1851)

– Diane de Lys (1851)

– Le Régent Mustel (1852)

– Contes et Nouvelles (1853)

– La Dame aux perles (1854)

– L’Affaire Clémenceau, Mémoire de l’accusé (1866)/Elida Buçpapaj

SKËNDERBEU NË PRISHTINË – Vjershë nga GËZIM PESHKËPIA

Në vend të parathënies

Dekada më parë, kur errësira komuniste mundohej të linte në errësirë edhe poetin e madh kombëtar, Fishtën dhe veprën e tij letrare brilante, ku jehonte thirrja për bashkim të shqiptarëve dhe çlirim kombëtar, ishin të rinjtë antikomunistë dhe atdhetarë, që në grupime intime, recitonin plot pasion dhe përcillnin në eterin shqiptar vargjet e mrekullueshme të “Lahutës së Malësisë”!

Ishin momente mallëngjimi dhe deliri të paharrueshëm patriotik!
Mes recituesve pasionantë ishte dhe shoku ynë Gëzimi. Ashtu siç pritej, më vonë ai vazhdoi t’i recitojë atpe vargje pas hekurave të burgut komunist ku kuislingët shqiptarë të internacionalizmit proletar mundoheshin t’i mbyllnin gojën shpërthimeve “shovene” të rinisë atdhetare shqiptare! Kanë kaluar shumë e shumë vite. Ne të rinjtë e asaj kohe jemi thinjur. Por vargjet nuk thinjen në mos paçin lindur të tillë. Madje gjenerojnë vargje të tjerë. Recitimi vazhdonte ende, pa frikë, me auditor të gjerë. Ja tek kemi vargjet “Skënderbeu e Baca Sylë” ku tanimë Gëzimi autor, si në një reminishencë të recitimeve të rinisë të vargjeve që ishin futur e notonin të lira në gjakun plot vlim të rinisë shqiptara, na sjell përsëri atë trokun e mrekullueshëm gjaknxitës përmes metrave dhe kadencave fishtiane. Na vjen troku i kalit që shkel mbi hekurat e thyeme tashmë përgjithmonë të robnisë shekullore sllave në Kosovën tonë kreshnike e të begatë, mbi përpëlitjet e fundit të komunizmit mizor në Shqipëri dhe me vështrim shkabe kah gjithë trojet shqiptare!
Pa qënë i njohur si poet, por me një krijim të vërtetë poetik spontan e të befasishëm, Gëzimi na kujton si një xixëfkalëruese të shpatës e të pendës së heronjve tanë në shekuj, kuintesencën e pavdirë të shqiptarizmës:
Të qëndrojmë si vllau me vlla
Të bashkue e të pa nda
Abdulla Sollaku

SKËNDERBEU NË PRISHTINË
(Vjershë)

Dardani të qofsha falë!
Me prit djalin tënd ke dalë,
porsi nuse me flamurë,
Sot t’kanë ra gjithkëto nure!
Hijshëm fort për mbi kalë
me flamur po t’vjen një djalë,
erdh e ndali në Prishtinë,
u përshndet megjith’ njerëzinë.
Si e don ndera e kuvendi
Jehon sheshi e gjëmon vendi,
tue ndigjue fjalën e ktij zotit.
Hije i ka fort Kastriotit!
Ligjëron si me lëshu rrfe,
fjalët përhapen përmbi dhe:
“NUK UA PRUNA UNË LIRINË;
POR E GJETA KËTU NË PRISHTINË!”
Soest,23.11.01

 

SKËNDERBEU DHE BACA SYLË
Poemë Rapsodi
Prishtinë
28 Nëndor- 5 Dhjetor 2001

Bjeshkët la prej diellin n’ar
Festën gzojn për herë të parë
Në Kosovën që kurrë s’humb,
kall kaq herë në zjarr e shkrumb.
Tash n’liri lulzon çdo prak,
porsi nuse me duvak.
Nga ai shkrumb e nga ai hi,
dalin kullat me frëngji
Lindin prap e hudhin shtat,
në çdo majë e në çdo shpat.
Kullës Sylës ndër frëngji,
nji kang trimash i asht ndi.
herët paska nis ky djalë,
Me ligjëru n’sharki e fjalë,
historinë e atij balozit,
Q’e kanë prit n’grykë t’mitrolozit
E kanë gjuhtë dhe e kanë përzanë,
mos me u duk ma në kto anë.
Farë e keqe, farë e keqe,
S’themi izvolite apo peqe!
Qe tash Syla me sharki
nuk vajton po për trimni
Vargjet kangës ia ka thurrë,
për Ademin që s’vdes kurrë!
O Adem o Bashi i burrit,
ti që linde n’ditë t’flamurit,
sot ke ditën prapë me le
Ti s’ke vdek por prapë me ne,
do këndosh e hedhësh valle.
Sot do kemi festë të madhe.
Skënderbeu vjen prej Kruje
në Prishtinë me ligjërue.
Baca Sylë ka lanë sharkinë,
Ka vu plisin mbi kaptinë.
Gjithë fytyra i ka qeshë,
ato sy e vetlla kaleshë,
puth flamurin dhe e ven n’ballë.
Çfarë po ka ndërmend ai vallë,
Që asht ngri porsi statujë,
E me gojë s’po i flet kujë?
Thue se sheh aty një lis,
të stolis në majë me plis.
Ata që ranë për shqiptari,
i nderon duke mbajtë zi.
…shumë trima n’kulla brenda,
na u vranë me mbet legjenda…
Baca Sylë me plis në krye,
kah Prishtina sytë ka kthye.
Hije i ka ai flamur,
q’po e mban ai ndër duer.
Po na zdrypë malit tatpjetë,
Njati mali atje ku retë
Po i rrijnë si plis Gërmisë
që mba sy e ka ujdisë
E me hap tamam si t’djalit
ju ka varë me vërtikë malit,
Si dikur kur msynte n’shkja.
Hej sokol çka jam tuj pa!
Po shof Sylën të rinue,
me flamur duersh shtrëngue,
po i flet si Skënderbeut
tue hjekë plisin prej kreut:
Mirsevjen o Kastriot,
qofsh lëvdue o i madhi Zot!
që ja prune rrugën mbarë,
me u takue sot me shqiptarë.
Ah, ta dijsh sa shumë t’kam pritë,
E kam rrojtë veç për kët’ditë.
Po t’baj be për qiell e dhe,
Qe ushtar ti prap ku m’ke.
Mos kij dert se sot ushtarë,
i ke mbarë gjithëkto shqiptarë.
E din mirë ti Kastriot,
se kta s’qisin kollaj lot,
Por le t’derdhin lot gëzimi
se kjo s’asht jo, shej ligshtimi,
s’asht ligshtim, jo kurrë për besë!
Fundit-fundit le t’i qesë,
ato lot’ që kanë ndejtë ndrye,
E prej teje i kanë shpërthye.
Të betohem për kët’Flamur,
Dhe me besë që ka një burrë,
se i kam pa të pre e të vra,
ata s’dijshin kurrë me qa.
Pasha nji kët ditë të bardhë,
t’ktij nandori se veç kam ardhë,
Gjatë me t’tregue historinë,
tash që erdhe në Pridhtinë,
si u kallë i tanë ky vend.
Prandaj t’lutem për kuvend,
ulë kambkryq këtu para teje,
pa më thuej a më jep leje ?
Skënderbeu randë-randë,
me një za ka dhanë komandë:
Uku Sylë, o sokol djali,
ulu se je lodhë nga mali,
e shtrëngoma fort kët’ dorë.
Due me t’pyet për ata malësorë,
për ata që ranë dëshmorë,
n’ato male mbush me borë.
Prijësi ynë, për fjalë të nderit,
po dëgjuen zanin e Skënderit,
bash q’ashtu si Kostandini,
n’resht si njie herë i kini!
Do t’thërasin me gojë-plot:
Gati jemi Kastriot!
Rrasa vorrit bahet kalë,
Se ata t’kanë dhanë nji fjalë,
Thirri Oso apo Azem,*
Do t’i kesh prap ata djem,
n’istikam tuj pritë armikun,
pa ja dridhë tuta qerpikun,
se janë mësue për atdhe,
Me dhanë jetën si me le.
Jo, or Zot nuk shuhet fara,
Gjoksin i venë armikut para,
se kanë gjak Kastriotit.
E njashtu në flakë t’barotit,
bijnë ata e lind legjenda
Sepse zemra që u rreh brenda,
e i ushqen me gjak të ri,
i ban gati përsëri,
me u çue si Anteu, **
po i thirri Skënderbeu
Kastriot he burrë zamani,
për burrni të ka dalë zani.
Kemi qejf me të dëgjue,
si në Krujë me kuvendue.
Nj’ai vend ka kohë t’ka lypë.
Qëndroi ti pra kalit hypë,
e armikut të pa besë,
n’shpatë ja ndaj rrashtën e kresë,
po të kthehet në Prishtinë,
për me na e çartë lirinë!
Lsho kushtrimin në gjithë anët,
Këtu i ke të gjithë dardanët!
-Dije Sylë se po t’baj be,
bash nj’ashtu si ti e pe,
Nuk e mbaj unë shpatën çvesh,
kot këtu në këtë shesh.
Përnjëherë do jap kushtrimin,
E së bashku me Sylë trimin,
bashkë me bijtë e bashkë me nipat,
do ngjis malet, do ngjis ripat.
Do kërdis në Kaçanik,
të gjithë shkajtë e çdo armik.
Do prej këdo me shpatë,
që kërkon ndonjë kafshatë.
Shqipërisë për me ja shkulë,
e n’gjuhë tjetër me i vu vulë.
Mbani mirë fjalët në mend,
si i thamë dikur n’kuvend:
Do qëndrojmë si vllau me vlla,
Të bashkue e të pa nda.
E atëherë kanë me na pa,
se s’e merr kush ka me u rrekë,
si stërgjyshët ka me vdekë,
Se kjo tokë asht mësue me tretë,
shumë armiq kah mot e jetë.
Syla ngrihet, ka marrë zemër,
Skënderbeut i thrret n’emër:
T’qofsha falë ty o fisnik!
Prandaj erdha me vërtik,
se e di, se jetë e mot,
Sa t’jesh’ këtu o Kastriot,
s’guxon kush pa lanë kaptinën,
po na e kërkoi Prishtinën.
Nuk ia kemi me t’keq kujë,
Bash q’ashtu si ti në Krujë,
Do luftojmë po s’na lanë t’qetë,
Me shijue dhe ne këtë jetë.
Që nga Kruja në Prishtinë,
Që të gjithë gati do rrinë.
Nga Çamëria në Tropojë,
duen me fokë të tanë me gojë,
Gjuhën që na fali Zoti.
Çdo armik e ka së koti,
se këte vend e quajmë atdhe.
Pasha qiell e pasha dhé
Nuk e lamë pa vdekë të tanë,
nga Prishtina në Tiranë!
Shtangu Syla! Kastriotit,
po na i rrjedhka pika lotit!
Tundi kryet: He t’priftë e mbara!
Se shqiptarit s’i humb fara,
sa të ketë kësi djem Kosove!
Gzofsh lirinë që e fitove,
tuj luftue o ushtar trim,
djalë dai i sojit tim!
Mbeç shëndoshë e qofsh me nder
o i madhi ynë Skënder.
E n’rrezik ke me më pa,
këtu më ke veç më baj za.
Me 15 milionë ushtri,
ndën flamurin kuqezi,
për atdheun tonë Shqipëri,
thërrasim: VDEKJE JA LIRI!

Prishtinë 28 Nëndor – 5 Dhjetor 2001

* Oso Kuka, Azem Galica, trima legjendarë
**Sipas mitologjisë greke i biri i Poseidonit dhe Gjeas, i cili mbeti fitimtar aq herë, se sapo binte ngrihej prapë meqë ndihmohej prej nënës tokë.

LIV – 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTËS – PENG NDERIMI… ALOIS GURAKUQIT (1909) – Përgatiti për botim Fritz RADOVANI

LIV – 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTËS – PENG NDERIMI… ALOIS GURAKUQIT (1909)  – Përgatiti për botim Fritz RADOVANI

PENG NDERIMI… ALOIS GURAKUQIT (1909)

I kandshëm â e plot shije

Nja’ i lehtë zhumhur, qi gurra

Ep tue gurgullue n’per hije

Shkrimtari Visar Zhiti – letër Shoqatës së Shkrimtarëve Amerikanë: Sa të madhërishëm janë qiejt e Amerikës!

-ZHITI: -Që më bëtë anëtar nderi tuajin, e them me sinqeritet, ndjehem dhe i prekur, dua të flas hapur si mes miqsh, si me gotën e verës ndër duar, pra, me ngazëllimin që të jep ajo dhe ca si gjatë…
Duke ju dëshiruar gjithë të mirat të gjithëve, juve dhe veprave tuaja, arritje të tjera dhe gëzime, dua t’ju falenderoj me zemër që më bêtë “Anëtar Nderi” të shoqatës tuaj, që, siç e thotë dhe vetë emërtimi, ky është një akt nderimi për mua dhe jo vetëm kaq, por dhe mikpritje, vlerësim, një si dhënie dore tjetër, asaj shpirtërore, dashuri…
Që në SHBA është Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, ka rëndësi të shumëfishte, kulturore, kombëtare dhe ndërkombëtare, do të thosha, të një përkushtimi intelektual, të lartësisë së shekullit XXI, të ngritjes së një ure të gjallë mes dheut amë, Shqipërisë dhe atdheut të dytë, SHBA-së dhe, edhe pse të shkruarit është veprimtari vetanake, e ka të nevojshme të qenit bashkë, për të njohur dhe shpalosur vlerat e përbashkëta, për t’i përuruar ato me bashkësinë, me lexuesin pa kufi, me kohën dhe për t’ia përcjellë atdheut dhe ardhmërisë.
Unë i di emrat tuaj, di dhe nga veprat që keni nxjerrë, të botuara në të “dy atdhenjtë” e shumëkund, janë pasuri e letrave tona në “gjuhën e perëndive”, siç e quanin rilindasit shqipen tonë, por dhe në anglishten e madhe e të pasur, të fuqishme si vetë njerëzit e saj.
Që më bëtë anëtar nderi tuajin, e them me sinqeritet, ndjehem dhe i prekur, dua të flas hapur si mes miqsh, si me gotën e verës ndër duar, pra, me ngazëllimin që të jep ajo dhe ca si gjatë…
Qysh në fillim do desha të thosha se unë nuk kam qenë ndonjëherë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, përkundrazi, jam dënuar prej tyre, kur ishte diktaturë dhe vendi ynë bënte pjesë në perandorinë komuniste, i ndarë dhe prej saj ndërkohë, i mbyllur si një bunker i madh, asfiksues. Kisha përfunduar studimet e larta, isha mësues i ri maleve të Veriut tonë, në kufi me Kosovën, në një fshat skajshmërisht të varfër, por me virtyte dhe më arrestuan për poezitë e mia. Nuk janë të realizmit socialist, thanë gjyqtarët, janë të trishtuara, hermetike, armiqësore. Poezia është vetëm poezi, sipas meje. Në gjyq shtuan dhe akuza të tjera, që pse kisha lexuar letërsi të ndaluar dhe dëgjoja “Zërin e Amerikës”, “Radio Vatikanin”, “Radio Prishtinën”. Më dënuan me 10 vjet burg. Dhe në ferr shkruajta fshehurazi poezi, u besoja atyre si lutjeve Zotit, doja të dëshmoja, të shpëtoja ç’mundej nga vetja, të krijoja emocionin e poezisë edhe atje ku nuk lejohej. I nxora nga burgu krijimet e mia. Dola dhe unë, por më ishte hequr e drejta e botimit. Vazhdoja të shkruaja fshehurazi, deri sa erdhi dita, u shemb Muri i Berlinit, që ndante botën më dysh, por dhe njerëzimin, ra perandoria komuniste, jo vetëm prej vetvetes, por dhe nga përpjekjet e botës së përparuar kapitaliste, nga humanizmi aktiv i SHBA-së dhe Europës se Bashkuar. Dhe Shqipëria, vendi më i vogël me diktaturën më të egër, ndryshoi, u hap, u bë e lirë, aq sa mundej, mori udhën e drejtë, atë të lirisë dhe të përparimit, të aleancës Euro-Atlantike, siç themi tani.
Edhe unë u bëra pjesë e kësaj lëvizjeje, e ndryshimit të madh, aq shumë të vështirë, të domosdoshëm, me plot sakrifica. Isha si një dallgë në dallgët e pafund të popullit tim. Nisa të botoj poezitë e mia, shpika gjininë e “burgologjisë”, botova artikuj, ese, tregime, romane, tregova përndjekjen që na bëhej dhe qëndresën e kundërshtarëve, martirizimin e tyre, të vërtetat tona, që i bëmë dhe të vërteta letrare, kjo kishte shumë rëndësi, sipas meje, që të pasuronim jetët tona me sa më shumë jetë të tjera, dhe me ato që ishin shuar apo ndërprerë, të marrnim dhe të japnim, kujtesë dhe ndjesira, gjak dhe frymë, kohë të kaluar për kohët e ardhme, metafora të dhimbjes, pra libra…
Kishim mall për botë dhe shumë shqiptarë nuk pritën të vinte Bota tek ne, por ikën te ajo, nëpër Europë dhe Amerikë. SHBA mbetej ëndrra. I iknin së kaluarës dhe takonin të ardhmen. Ne jemi populli që kemi diasporën më të madhe, jemi më shumë jashtë se brenda ashtu siç dhe jemi vendi i vetëm që kufizohet gjithkund me trojet e veta. ndërkaq tani jemi dhe dy shtete shqiptare në Ballkan, që gjithsesi na përfuqizon si komb. Diasporën e kemi të përbashkët, shëmbëlltyrë dhe unikale. Të kujtojmë atë shekulloren, e arbëresheve në Itali, më magjepsjen që mund të gjendet, që na ka dhënë poemat, themele të letërsë tonë; janë dhe arbneshët ilirikë në bregun Dalmat, arvanitasit aq shumë dramatike në Greqi, arnautët në Turqi, shqiptarët në Rumani, ku u shtypën librat naimjanë të Rilindjes tonë dhe që po rilind prapë, etj, deri dhe në Rusi, por dhe për këndej, në Egjipt, etj. Janë dhe diasporat më të reja në Gjermani, Francë, Belgjikë, Zvicër, në Vendet Nordike, në Spanjë, nëpër Mesdhe, lulëzojnë kudo, sidomos përtej oqeanit, në kontinentin e ri, në Amerikë. Diaspora shqiptare në SHBA është dhe ajo e superfuqishme, me rëndësi dhe veprimtare, që valëvit pa frikë dhe krenare dy flamujt, atë me shqiponjën me dy krerë, ndër më të vjetrit në botë, të dheut amë dhe atë me 50 yje, të atdheut të dytë, superfuqisë botërore, kampion i lirisë dhe demokracisë, potent dhe në kulturë e arte, patjetër dhe në letërsi… Shqiptarët e Amerikës mbi një shekull kanë qenë të përkushtuar ndaj fatit të Shqipërisë, të pavarësisë së saj, të moscopëtimit më pas, pra të ekzistencës dhe vazhdojnë dhe sot, bashkohen, manifestojnë për çështjen kombëtare duke qene qytetarë aktivë amerikanë, lobojnë, arrijnë deri në Kongres, në Senat, te Presidentët dhe kërkojnë, ndikojnë në mbështetje dhe zgjidhje të çështjeve kardinale kombëtare, që nga denoncimi i dhunës diktatoriale, shpërdorimi i demokracisë, genocidi në Kosovë, etj e te mbarëvajtja ekonomike, por dhe kuturore. Si ikona kemi imazhin e Shenjtes tone Nënë Tereza, “Qytetare Nderi” në SHBA dhe të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, për të cilin është thënë se pa atë, mbase edhe Amerika do të ishte ndryshe.
Po e kujt ishte këmba e shqiptarit të parë që zbriti në brigjet këtej oqeanit? Të parët zbarkuan arbëreshët e Italisë, një mërgim tjetër nga mërgimi. Ata sollën me vete gjuhën, veshjet e bukura, këngët, krenarinë. E dëshmon shkrimtari i shkëlqyer argjentinas-arbëresh, Ernesto Sabato, të cilit, kur erdhi të vizitonte Shqipërinë, unë i dhashë një grusht me dhé nga Arbëria e ëndërrt e tij. U mallëngjyem të dy…Shqiptari i parë që shkeli Amerikën lidhet me poezinë, që sikur donte ta parandillte mbrothtësish dhe këtej për bashkatdhetarët që do të vinin. Ai ishte poet dhe i burgosur, abati nga Mirdita, Preng Doçi. Erdhi këtu gati një shekull e gjysmë më parë, shkoi dhe në Kanada dhe u kthye sërisht nga erdhi siç ia donte shërbimi kishtar. Por ai që mbeti është Kolë Kristofori nga Korça, erdhi në 1886. Duhej një monografi për të, e shkroi dikush dikur, një i gjithseciltë, e ndjeu për detyrë, kujtesa është urdhër, dhe fatmirësisht ai botim u parapri nga parathënia e njërës prej penave më të shkëlqyera e më të rëndësishme të letrave shqipe, Fan Noli, dhe u përkthye dhe në anglisht si zanafillë e integrimit. Pra shqiptarët e parë në SHBA e kuptuan se do t’u duhej libri, po aq, në mos më shumë se ç‘ju deshën anijet me të cilat ravguan.
“Biblioteka që ecën”, siç e quajti poeti francez Apolineri, do të shkëlqente në krye këtu Faik Konica, shkrimtari dhe esteti mahnitës, kritiku i Doktrinës së Rilindjes Kombëtare e bashkë me të Imzot Fan Noli, shekspirologu më i madh i kohës së tij, që do të themelonte “Vatrën” e shqiptarëve ashtu si kishën autoqefale. Dihet, janë në kronikën e lavdishme të diasporës tonë në SHBA. Gjithmonë kam ëndërruar një shtatore të Faik Konicës me Fan Nolin krah për krah. Ku? Atje ku ata bashkëpunuan mes kundërshtive a ku ka shqiptarë më shumë a mbase para ambasadës së Shqipërisë në Washington si ambasadorët me të mëdhenj të historisë dhe të kulturës shqiptare, intelektualë të nivelit botëror.
Shqiptarët, por sidomos ata të letrave, me SHBA-në i ka lidhur po aq shumë liria e mençur, gjenin këtej atë që u kishte munguar, për të cilën do të luftonin. Erdhën ata që vendi ynë, kur u çlirua nga bisha nazifashiste, por u pushtua nga fitimtarët komunistë, i kishte dënuar me vdekje, kundershtarë, lidera, burra shteti, por dhe njerëz të letrave ndërkohë. Me t’u vendosur diktatura komuniste, i ikën përndjekjes biri i Frashërllinjve të mëdhenj, kryetari i nacionalistëve, shkrimtari Mit’hat Frashëri, albanalogu universitar Stavro Skëndi, shkrimtari dhe filozofi, laureati i Sorbonës, Isuf Luzaj. Po kështu dhe personalitetete të tjerë të historisë si Kolë Bibë Mirakaj e Kadri Cakrani që shpëtuan mijëra herbrenj nga përndjekja, por nuk shpëtuan dot nga vëllezërit e tyre, familja kryeministrore e Dinajve të Dibrës, e ministrit, historian dhe antropolog Ago Agaj, etj.
Kujtova nga ata që u kam parë libra, memoaristikë. Por s’mund të rrija pa kujtuar dhe shkrimtarin tjetër prijëtar, Ernest Koliqi, që vizitoi SHBA-në dhe romani i tij “Shija e Bukës së Mbrume”, që u botua jashtë Shqipërisë, kur atje po kërkohej të dilte romani i parë i realizmit socialist, tregonte jetën në mërgim në Itali dhe SHBA. Në Shtetet e Bekuara, siç e quanin Amerikën mërgimtarët e hershëm, dolën artistë të mëdhenj shqiptarë si vëllezërit Belushi apo fotografi i imazhit artistik, miku i Pikasos, Gjon Mili. Dhe nga këtej u kthyen në atdhe motrat Qiriazi, që të hapnin shkolla për shqiptarët, por fitimtarët i trajtuan si mos më keq, përfunduan burgjeve dhe çmendinave, të braktisur…
Një bashkëvuajtës yni, mik dhe poet, Pano Taçi, u burgos, edhe pse kishte qenë partizan, se donte të vinte në Amerikë, ku kishte gjyshin e tij të mërguar.
Me të dalë nga burgu i diktaturës një tjetër poet, studiuesi i shquar Arshi Pipa, u arratis për në SHBA me poezitë e burgut me vete, të shkruara në letra të holla cigaresh. Një dëshmi e rrallë e letërsisë në botë. Ja, që dhe shqiptarët dinë ta shpëtojnë librin. Pas burgut u arratis dhe Dr. Sami Repishti, që tashmë është “Anëtar Nderi” i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptarë të Amerikës së bashku me poeten e njohur amerikane, Carrie Hooper, që e ka nxënë aq mirë gjuhën tone. Më vonë dhe shkrimtari çam, Bilal Xhaferri, me babanë të pushkatuar si kundërshtar, kur u arratis për këtej, mori me vete dorëshkrimin e romanit të tij për Skënderbeun. Po sa e sa të rinj më pas, ah, u vranë pranë telava me gjëmba të kufirit, i zvarritën duke përgjakur borën në shpate malesh, i shëtitën kufomat e tyre mbi karroceri makinash nëpër fshatra e qytete për të tmerruar popullin. Megjithatë dhe i riu Gjekë Marinaj ia doli të arratisej pa rënë diktatura. Shkak u bë poezia e tij e njohur tashmë, “Kuajt”. Siç dukej, mes tufës së tyre ishte dhe Pegasi i tij, që me flatrat mitike e mori dhe e solli në SHBA. Me nismën e tij u themelua shoqata e shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë, e mrekullueshme, do të thosha, si fakt dhe bëmë.
Dhe ju, President i saj i tanishëm, z. Adnan Mehmeti, keni botuar një libër, ku shpalosni veprimtari të Shoqatës që drejtoni dhe vepra. Është ditari i saj letrar. Të shumtë janë librat tuaj. Mes shkrimtarëve shqiptarë në Amerikë janë mjaft emra të njohur, letërsi avangardiste e letrave shqipe sot. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shkolla shqip për fëmijët, por dhe institute e katedra të shqipes, shoqata, teatër, etj, është gazeta mbi një shekullore “Dielli”, me e vjetra e të gjitha gazetave të të gjitha diasporave në SHBA, por është dhe “Illyria”, ka media lokale, revista e tv, tempuj të besimit, kisha katolike, ortodokse, noliane së pari, mesha shqip, xhami e teqe, etj, ka studio shqiptare siç ka dhe restorante, konsullata dhe ambasadë, stress të tyre, uragane dhe suksese, tubimet dhe mall, etj. Biblioteka e Kongresit Amerikan, unë e kam vizituar, ka libra nga letërsia shqipe më shumë se sa të vendeve të tjera të rajonit dhe është më e pasura nga të gjitha bibliotekat kudo në botë, pas atyre Kombëtare në Tiranë e në Prishtinë. Mbi të gjitha është instutucioni i gjallë i bisedave shqip.Këtu ka shpirt Shqipërie.
Shqiptarët, si të diasporës së hershme, dhe asaj të re, erdhën dhe për një jetë më mirë, për standartin e lartë ekonomik, mirëqenien dhe jo vetëm. Dhe i gjen kudo, në të gjitha punët, në ndërtime e biznese, në gastronomi, në biblioteka, aeroporte, banka, në përkthime, edhe nga anglishtja në shqip dhe nga shqipja në anglisht, madje dhe të poezive, i gjen në art, pikturë, sporte, patjetër në “Zërin e Amerikës”, që flet dhe shqip, në ushtri dhe mbrojtje, në burg e çmendina, në drejtësi dhe mjeksësi, etj, në kinematografi deri dhe në Hollivud, në administratën e lartë shtetërore, deri dhe në Shtëpinë e Bardhë, në shkencë, deri dhe te çmimi Nobël. Shqiptarët i gjen dhe skulptura…Dhe fat që ka dhe shkrimtarë e shkrimtare, poete e poetë. Që shkruajnë shqip. Por dhe anglisht. Që kanë shoqatën e tyre, konstitucion i brendshëm shpirtëror. Që mund të kërkosh librarive amerikane dhe të gjesh dhe libra të shqiptarëve.
Gjuha shqipe është pasuri botërore. Ajo është e vjetër dhe bën pjesë në 10-11 gjuhët më të rëndësishme, do t’u thosha të rinjve këtu, është rrënjë në gjuhët indo-europiane. Dhe ajo duhet ruajtur dhe të parët që duhet të përkujdesen për të me dashuri dhe zell, jemi ne, shqiptarët. Prindërit dhe mësuesit, që t’ua përcjellin dhe t’ua mësojnë brezave dhe shkrimtarët që ta kultivojnë duke vazhduar të ngrenë Katedralen e Gjuhës Shqipe, hijerendë dhe këtu. Letërsia shqipe ndërkaq është letërsi martire, ndoshta ndër më heroiket e letërsive, ajo u lëvrua dhe atëhere, kur gjuha shqipe ishte e vetmja e ndaluar në perandorinë otomane. Dha vepra të mëdha dha dhe nën perandorinë komuniste dhe pas rënies së saj, doli një letërsi tjetër, e shkruar fshehurazi burgjeve dhe internimeve, që solli ato realitete, që mungonin, por dhe të vërtetat e moralin, në fund të fundit solli vetveten dhe është pjesë e vyer e letrave të përbashkëta shqipe.
Ndërkohë ndodhi dhe e kundërta e bukur, një si kundëremigrim, aq shumë i duhur, u kthye në dheun amë letërsia e diasporës, që vazhdon dhe jemi bërë bashkë, letërsia në Shqipëri, në Kosovë, në Ballkan, kudo në botë, më mirë se kurrë.
Më i voni, që vjen këtej oqeanit, jam dhe unë, natyrisht jo i fundit. I përkas atyre që dolën nga burgjet, nxora dhe unë poezitë mia, siç thashë, i ruaj ende ashtu siç i kam shkruar në ferr, në fletore me njolla dheu e gjaku. Ndoshta ia dhuroj ndonjë arkivi a muzeu.
Kam gjetur këtu bashkëvuajtës të mi, shokë të burgjeve, që kanë botuar dhe libra, por dhe nga ata të burokracisë së persekutimit, që dhe ata kanë botuar libra. Të dy kahet mbartin përvojën e tyre, kujtimet, urrejtjet dhe nostalgjitë, por Amerika është e pa masë, e të gjitha lirive, e shëndetshme dhe na bën bashkë në mirëkuptim dhe paqe dhe shqiptarët këtu si të gjithë qytetarët amerikanë në e jetën sociale kanë dhe kundërshti mes tyre, festa të përbashkëta, paragjykime dhe përbashkime, shije dhe të drejtën e votës, si në atdheun që lanë dhe në atë që zgjodhën, ndërsa SHBA e do dhe mbështet njëlloj Shqipërinë, ndihma e saj mbetet jetike, e mbron si përherë dhe e shikon si aleatin e vet. Shpesh e vogla merr vëmendjen më të madhe. Dhe e madhja na bën më realistë, më të natyrshëm.
Kam ardhur bashkë me time shoqe këtu, ajo ka prindërit nënshtetas amerikanë, motrën dhe vëllanë dhe familjet e tyre dhe i pëlqen shumë puna këtej, që vlerësohet dhe të jep. Përkujdesi i saj ndaj meje është i bukur dhe prekës dhe unë dua t’ia kthej po ashtu. Na ka kapur prej duarsh engjëlli ynë, djali ynë, Atjoni, dhe shkojmë ku na prin ai, mundohemi të jemi ashtu siç do të donte ai të ishim. Jemi me atë. Më shumë se sa në tokë, në Qiell. Qielli është më njëlloj se sa trojet. Sa të madhërishëm janë qiejt e Amerikës! Erdhëm këtej pasi unë i kreva të gjitha detyrat e mia ndaj vendit, përkushtimet dhe misionin. U përpoqa të punoj me ndërshmëri, edhe me pasion, duke i dhënë rëndësi jo asaj çfarë më ndante me ata që fitonin qeverisjen, por çfarë na bashkonte, dashuria për atdheun dhe rimëkëmbja e tij. Unë që isha dënuar për poezi me burg, po botoja gati një libër në çdo vit, madje dhe libra të të tjerëve. Kam gëzuar dashurinë e lexuesve, edhe të atyre me të cilët kam punuar, të fqinjëve deri dhe të atyre që kanë drejtuar Shqipërinë. Më besuan deputetin, diplomatin, ministrin e kulturës. Gjithmonë jam ndjerë si njeri i letrave. Isha i dënuar me to. Ndërkaq, e them me dëshpërim, e kuptova se ne, ish të burgosurit në postdiktaturë, më shumë u duheshim se sa na donin. U duheshin vuajtjet tona, idealet, aleatët, atë që përfaqësonim, por jo ne. U jepja të drejtë atyre që iknin.
Nuk e kam patur të lehtë, edhe më kanë sulmuar kur hovëzoheshin revanshet e së kaluarës, të atyre që lejuan oligarkët e rrezikshëm si shtet brenda shtetit, pra vetvetet. Goditjet mund të ishin dhe me zhurmë, p.sh. nga ndonjë televizon edhe modern, klan i ngritur mbi korrupsionet, megjithatë kombëtar, edhe nga sipër, nga ndonjë president i Republikës, që s’meriton t’ia them emrin, vinte nga ushtria e komunizmit dhe ashtu si kallashnikovi i tij dikur, nxirrte me breshërimë shpifje dhe përçarje. I durova dhe i tejkalova duke i mërmëritur vetes: po pse nuk po u ikën këtyre? Dua të them se në vendin tonë po përjetohet një demokraci e vështirë, e ashpër, nën diktaturën e varfërisë dhe tani nën rrethimin e pandemisë së Corona virusit, që ka pllakosur botën, kur ne ende s’jemi shëruar nga pandemia ideologjike e totalitarizmit si në romanin Orwellian. Pikërisht se fundmi, ja, institucionet përkatëse të kulturës në Shqipëri nuk na dhanë mbështetje për realizmin e një filmi artistik për revoltat e të burgosurve, të vetmet kryengritje politike në të gjithë burgjet e perandorisë komuniste, ku regjisori i atij filmi dhe skenaristi i tij do të ishin dy ish të burgosur politikë, ndoshta dhe një pjesë e aktorëve, që ishin pjesëmarrës në atë revoltë. Ne ende sulmohemi me filmat e dikurshëm, me librat e tyre, me qëndrimet dhe postet e tyre shtetërore. Natyrisht besoj që do të kalojë dhe kjo epidemi si luftrat dhe diktaturat, për t’u përballur me sfida të reja, që qofshin të gjitha nën emrin e së mirës! Vendi ynë ka njerëz të mrekullueshëm, një popull që di të qendrojë me dinjitet.
Dhe me art.
Kurse unë doja t’i ikja një makthi dhe erdha në SHBA si ai që kërkon t’i dorëzohet një ëndrre. Kemi me vete historinë tonë dhe tragjedinë tone. Më shumë se sa largësia, se sa qetësia dhe paqja këtu, më duhet një realitet tjetër, që nuk të plagos, as të mashtron. I pastër me të gjitha kuptimet. Biseda të tjera me miq po aq të mirë, si ata të gjithmontit. Erdhi dita që të më duhej më shumë vetvetja e mbetur, për ta mbrojtur dhe për të patur kohën dhe mundësinë sa më të plotë për të thënë atë që do të doja më në fund, jo se më kishte munguar liria, që e kisha siguruar vetë. I pasur jam dhe me humbjet e mia. Dhembjen time këtu më duket se e mbaj më mirë dhe ajo po ashtu. Ku nuk më njohin. Realiteti im i ri bashkon të tanishmen me më të bukurën, që na u ndërpre fatalisht, por, që me forcën e Krijuesit, mund ta përjetojmë dhe ta vazhdojmë ndryshe, pa vendet e dhimbjes pranë, nën dritën që na dërgon Biri ynë nga Qielli, që unë, nëse do të mund ta shkruaj, do të më duhej një shtëpi ndryshe, tjetër, edhe pse me qira si vetë jeta… Pra s’kam ikur. Atdheu është po ai. Thjeshtë jam futur te ëndrra. Më lejohet…
Me besë,siç thoshin të parët tanë, dhe me dashuri,
Visar Zhiti
Chicago, Roselle, 22 nëntor 2020

FAN NOLI SI POET DHE SI POET-PËRKTHYES – Studim monografik nga NEXHAT PESHKËPIA*

VOAL prej sot fillon të botojë veprën “Fan Noli si poet dhe si poet-përkthyes” të autorit Nexhat Peshkëpia.

Nexhat Peshkëpia është një personalitet shqiptar i dënuar nga regjimi komunist, mësues, publicist, botues, anëtar i Nënkomitetit të Shtypit të Ballit Kombëtar, delegat i Ballit Kombëtar në Kuvendin e Mukjes. Lindi më 15 mars të vitit 1908, në Vlorë. Mësimet e para i mori në shkollën fillore italiane të qytetit të lindjes, duke ndjekur njëkohësisht edhe mësimin e shqipes, që jepej, pas 1915-s, në një godinë të veçantë në lagjen Muradije. Pas mbarimit të fillores, ndoqi Institutin Briganti në Leçe. Studimet e larta i kreu në Belgjikë. Pas kthimit në atdhe, dha lëndët e matematikës dhe të fizikës në Shkollën Teknike në Tiranë. Më vonë u transferua në Liceun e Tiranës. Pas pushtimit italian në Shqipërisë, iu bashkua rezistencës. Është një nga organizatorët e Ballit Kombëtar. Bashkë me të vëllain, Manush Peshkëpinë, u transferua në Elbasan. Pas marrjes së pushtetit nga komunistët, në fund të vitit 1944 u arratis në Itali. Më 1953 u bë anëtar i Komitetit Kombëtar Shqipëria e Lirë në Romë, ku editoi organin e këtij Komiteti, gazetën «Shqiptari i lirë». Më vonë u transferua në New York. Vdiq më 8 shkurt të vitit 1970, në Dearbon, Michigan. Vepra: Fan Noli si poet dhe si poetpërkthyes («Vatra», 1966), Një Zemër në mërgim (New York, 1967), Një Zemër në mërgim («Përpjekja», Tiranë). Nexhat Peshkëpia, Një Zemër në mërgim, «Përpjekja», Tiranë.

E falënderojmë nipin e tij, zotëri Gëzim Manush Peshkëpinë, që na e mundësoi t’ua japim edhe lexuesve tanë këtë vepër të rëndësishme të botuar për herë të parë në Amerikë në vitin 1966.

 

E  boton Federata  “Vatra”

1966

 

Nexhat Peshkëpia

 

 

FAN   NOLI  SI  POET

 

 

 

DHE   SI     POET-PERKTHYES

 

Me botimin vjershës së Victor Hugo-it

 

A VILLEQUIER

 

 

Dhe të shqipërimit të saj prej Fan Nolit

 

VAJTIM PER BIJEN

 

Ky shkrim ka qenë i botuar në fletoren Shqiptari e Lirë, New York, Organ i Komitetit Shqipëria e Lirë’’, më 20 Nëntor 1965 dhe 15 Shkurt 1966. Një përmbledhje të tij auktori e lexoi gjatë Drekës Përkujtimore që Federata “Vatra” shtroi në Boston më 5 Shtator 1965, për nder e dashuri ndaj një jetëndruarit Mitropolit, Kryetar Nderi i saj.

 

Radio “Voice of Amerika” (Zëri i Amerikës), më 4 Mars 1966, tejtoi një përmledhje të këtij syzimi për dëgjonjësit shqiptarë.

 

Përkthimin e fundit në frengjishte të Korbit e ka bërë Léon Lemonnier: Poèmes d’Edgar Poe, Première édition complète, Librairie José Corti, Paris 1949 – N’italishte e gjej të përkthyer, shumë bukur më duket, nga Romano Palatroni, në Orfeo, a cura di V. Errante e E. Mariano, Sansoni Editore, Firenze 1961.

 

Vjershën e Hugo-it, A Villequier e ka përkthyer n’italishte (pa rimë) në kohën e sotme, Gabriella Alzati dhe është botuar në Il Breviario dei Laici, a cura di Luigi Rusca, Rizzoli Editore, Milano 1957.

 

 

 

 

Victor Hugo lexohet Viktór Ygó

Villequier lexohet Vil-lëkjé.

 

 

 

 

 

 

Printed in the U.S.A.by

Waldon Press, Inc.,

150 Lafayette St., New York, N.Y. 10013

 

PAK FJALE

 

Në kuvendim me Imzot Nolin

 

 

M’është dukur e nevojëshme që këto pak fjalë që vijojnë t’i thom për të plotësuar disi paraqitjen t’ime të Nolit vetëm si letrar, ashtu sikundër e njoha unë. Kujtoj se tregimi dhe mendimi i im, pa shtuar shumë pasurinë e studimeve të bëra gjer sot mbi Nolin dhe veprën e tij, mund të jenë interesantë për një studim më të plotë të mendimeve dhe t’artit të Rilindasit të fundit, të Poetit-luftëtar të gjakut t’onë, në   periudhën e fundme të jetës së tij.

Këtë syzim të shkurtë dhe të kufizuar i a kam hua Fan Nolit. I a premtova se do t’a shkruaja dhe t’i a tregoja për të patur pëlqimin e tij, përpara se t’a botoja. Mallkoj përtacinë t’ime që më bën sot të ndjej një dëshpërim të thellë që s’e shkrova kur ishte ende gjallë.

Çdo herë që kam takuar Nolin, kam patur me ’të vetëm bisedime letrare, dhe një pajtim ideshë na ka afruar kur kemi folur për letërsinë frenge. Gjatë bisedimeve më ka kërkuar dhe i kam dhënë njoftime mbi shkrimtarët e rinj shqiptarë q’ai njihte pak, e që kishin filluar të zinin vënd në letërsinë shqipe pas largimit të tij nga atdheu dhe, veçanarisht, pas vjetit 1930. Mbi të gjitha, bisedimi që më ka mbetur shumë i ëmbël në kujtim është ai që pata me ‘të një ditë Shkurti 1964, kur shkova dhe e pashë për herën e fundme.

Kishte ndërprerë qendrimin e tij në Fort Lauderdale, Florida, ku zakonisht kalonte stinën dimërore dhe ishte kthyer në Boston për të përfunduar atë vit studimin e hebraishtes që kishte filluar që nga vjeti 1962 dhe të cilit i kishte kushtuar zell të madh, për të përkthyer n’anglishten moderne Psalmet drejt për drejt nga gjuha e Davidit .– <<Nje vepër koskëdërmonjëse>>, ma kishte cilësuar punimin, në një letër shkruar më 14 Dhjetor 1962. Me atë rast i pata dhuruar në përnderje librin t’im personal të Psalmeve, një përkthim frengjisht poetik aq i lartë sa dhe serioz, i bërë nga “École Biblique de Jérusalem”, me disa shënime dhe mendime të mija që herë pas here kisha shkruar “en marge”.

Atë ditë më foli me enthuziazëm për bukurinë e për madhështinë e hebraishtes dhe më tha se megjithëqë, për t’a mësuar, s’ishte munduar shumë sepse e kishte ndihmuar mjaft arabishtja, prapseprapë, kishte gjetur disa vështirësi pothuaj të pakapërcyeshme në përkthimin që kishte bërë, dhe më dha disa shembëlla. Duke vënë re se me ç’kënaqësi e me ç’vërejtje të madhe e dëgjoja, me ç’etje përpija sa më thonte, pa pandehur, në një çast ndërpreu fjalën dhe më pyeti si isha interesuar për çështjet dhe veprat fetare.

I tregova prirjen t’ime ndaj çdo shkrimi shpirtëror dhe sidomos pasionin t’im për Psalmet, për Ekleziastin, për Librin e Jobit, për Apokalypsin e Gjonit, për atë “Stabat Mater” të Jakoponit, për atë “Kantik” të Françeskut… Kur i shfaqa keqardhjen që s’mund të shijoj dot n’origjinal ato Letra të Vasilit të Madh, ato Homeli të Gojartit, ose ato faqe të larta shpirtërore të sufive persianë dhe të mistikëve indianë, kuvendimi filloi e mori një ngjyrë e një shpirt familjar më tepër se të përzemërtë, dhe Noli ateherë më shprehu dëshirën të më shihte më shpesh. Mjerisht, jo vetëm New York-u s’është një lagje e Boston-it, por e plotmëshirëshmja vdekje e mori përpara se t’a shihja e të kuvendoja qoftë edhe vetëm një herë tjetër me t’ë.

Gjithnjë në themë shpirtërore, u zgjatëm pak rreth sufive dhe i thash se më kishte pëlqyer që “veprën e tij” Rubairat e Omar Khajamit u a kishte kushtuar dy Persianëve t’atillë: lirikut Hafiz dhe romantikut Nizam.

-Edhe vetëm një “ghazel” të Hafizit të përkthesh Zotrote, Hirësi, i u luta, do të kënaqësh botën letrare shqiptare ashtu sikurse, kujtoj, e ke kënaqur me përkthimin e “A Villequier”  të Hugo-it.

– Oh, Hafizi, Hafizi! tha, dhe zëri i dolli nga zemra me një theks admirimi t’atillë që s’di si t’a përshkruaj, dhe më recitoi “rubai”-në e Goethes-s:

 

“Sei das Wort die Braut genannt,

                                               Bräutigam der Geist;

                                               Diese Hochzeit hat gekannt

                                               Wer Hafizen preist.”1

1 Afërsisht: “Fjalën le t’a quajmë nuse /Dhe shpirtin (frymën) dhëndër; /Një martesë e tillë është e njohur/ Nga ai që çmon (lavdëron) Hafizin.”

-Po të jemi gjallë, po të jemi gjallë . . . shtoi.

N’ato dit merresha me krahasimin e “rubai”-ve khajamiane të tija, të Fitzgerald-it dhe të poetit irano-freng Etessam-Zadeh. Nuk m’u ndejtë pa i thënë se s’ka hakë kur qorton Fitzgeraldin që është ndarë shumë nga teksti persian, sepse, me sa mund të gjykoja, edhe ai vetë ashtu kishte bërë, jo vetëm n’atë rast por në çdo përkthim tjetër të tij, dhe i prura si shembëll dy strofat e fundit të “Vajtimit për Bijën”. Vuri buzën në gaz pa thënë gjë.

*  *  *

 

Dëshiroj tani të tregoj dy gjëra që kanë të bëjnë më përkthimet dhe me karakterin e Nolit:

 

E para. Prof. Arshi Pipa i kishte thënë se atë vjershë të Hugo-it e kishte përkthyer edhe Vedad  Kokona dhe këtë fakt Noli ma kishte vrejtur, me një farë keqardhje, gjatë Seminarit të dytë të “Vatrës”, në Gusht 1961. Mbaj mend se i thash: “Hirësi, nuk e di këtë gjë, por më parë pyes: Mos vallë vetëm Rafaeli e ka pikturuar Madonën? Pastaj duhet të thom se, sidoqoftë, unë i a di vleftën Vedad Kokonës: si përkthyes është i mirë por jo i shkëlqyeshëm, prandaj mos u bëj merak, përkthimi i Zotrisate, jam i sigurtë, është më prekës, më i lartë, më poetik.” “Le t’a besojmë”, më tha me buzëqeshje.

 

E dyta. Është për të vënë re dhe për të shquar fakti se, sikundër thom në këtë syzim, vjersha e Nolit, pa qenë epike, është sulmuese, e vrullëshme, e tmerëshme; me një fjalë, për Nolin vlen më tepër baruti sesa zemra, më tepër një predhë topi sesa një pikë loti. Nuk janë domethënëse paraqitjet q’ai u ka bërë dy vjershave “A Villequier” dhe “Waterloo”?2 Ndërsa  për të parën thotë këto pak fjalë të thata: “Shkruar më 1844 dhe titulluar në origjinal “A Villequier”, ku ishte varrosur tok me të shoqin bija e vjershëtorit pas (një) aksidenti në lumin Seine”, së dytës, vjershë epike, Noli i kushton këtë ditiramb:

 

“Kjo kryevepër tronditëse s’ka shoqe as në letrëtyrën Frënge as në letrëtyrën e përbotshme. Vini re përshkrimin dramatik të betejës fatale: Franca vetëm lëfton kundër tërë Evropës. Napoleoni e kishte kapur për gryke kumandarin Ingliz Wellington. Po s’kishte mjaft ushtarë që t’a shtyp-te krejt. Priste riforcime nga Grouchy-u. Kjo ndihmë nuk i ardhi. Përkundër, Wellington-i mori riforcime nga i dëgjuari gjeneral Prusian Blücher. Menjëherë beteja u-kthye në favor të Aliatëve kundër Frënqve. Këtu Napoleoni i dëshpëruar bëri një marrësi me të cilën vrau veten. Si usta i artilerisë e dinte që topat Inglize mund të thyheshin vetëm me topat Frënge. Për fat të keq s’kishte topa mjaft. Pra dërgoi kundër topave Inglize Gardën Mbretërore me famë. Ushtarët e Gardës u-kornë literalisht si kallinj prej gruri nga mitrolozat Inglize. Këta ishin lulja e ushtërisë Frënge, të përbërë nga veteranët e epopesë Napoleoniane. Të tjerët ishin pothua kalamanj, të mbledhur me nxitim dhe pa asnjë stërvitje serioze. Veteranët e Gardës u-shuan të gjithë. Ahere kalamanjtë, që ishin mbledhur për kallaballëk, i muarnë nëpër këmbë oficerët e tyre veteranë dhe u-arratisnë të terrorizuar më të djatht’ e më të mëngjër. Poeti e përshkruan këtë katastrofë me një mjeshtëri demoniake.

 

“Po ka një ngushëllim për katastrofën e Waterloo-së. Pa këtë, nuk do t’ishte shkruar kjo vepër e pavdekur. Shqipërimi i saj i dedikohet Faik Konitzës, i cili e dinte pa kartë dhe e deklamonte Frëndjisht me ngashërim të thellë.” (Në Diellin, 7 Gusht 1963).

 

Si të mos admirojmë këtë paraqitje të bërë me një shpirt aq të zjarrtë? Noli ndodhet n’elementin e tij: në sulm e në betejë. Sentimentalizmat s’janë për ‘të. Për të forcuar sa thom, shtoj se kur e pyeta, një ditë, si e gjykonte paraqitjen që unë i kisha bërë vjershës “Vajtim për Bijën”, më tha se ishte “passable” (jo “i kishte pëlqyer”) vetëm paragrafi i fundit. (Fq.27-28)

 

*    *    *

 

Në vjetët e fundit të jetës së tij, (ndofta dhe më parë, por këtë s’e di) Noli më është dukur një njeri i izlouar. Këtë përshtypje më ka lënë, sidomos atë ditë pas së cilës s’do t’a shihja më. Ka qënë kur i thash se çdo herë që filloj të flas për çështjet e shpirtit dhe të zemrës si, për shembëll, për ndonjë nga vajtimet mortore aq të thella të Pygmeve, t’Eskuimezëve, si dhe të popujve të tjerë primitivë, për disa litani të murgjëve tibetianë, për disa faqe aq të larta shpirtërore të sufive, shoh se pas pak minutash mërzit botën. . .

 

  • Të kuptoj, më tha me simpathi, por pse s’bën si bëj unë? Mos fol. . .

  Më përcolli gjer te kryet e shkallës dhe fjalët e tija të fundme për mua kanë qenë:

  • Kur do të shoh prapë?

Po t’ju thom se këto fjalë më tingëlluan në vesh si një lutje, duhet të dyshoni : ka qenë një përshtypje e çuditëshme që më preku shpirtin dhe vazhdon të ma prekë në kujtim. Është një lojë, një tallje që fantazia e mendjes dhe ndjenja e zemrës s’ime, edhe tani në moshë të shtyrë, vazhdojnë t’i bëjnë njera tjetrës.

 

New York, Mars 1966.

Nexhat Peshkepia

 

2 Pas përkthimit të A Villequier, Fan Noli ka botuar në Diell edhe këto përkthime të tjera: Xhevahirin letrar If të Rudyard Kipling-ut, me titullin “Në munç”, për të kënaqur dëshirën e Zonjës Myevet Sula-Yero, 1 Nëntor 1961; tingëlimin e famshëm freng Sonnet të Félix Arvers, me titullin “Dashuria e fshehtë”, 20 Dhjetor 1961; katër vjersha të Goethe-s me këta tituj: “Qetësia”, “Vija”, “Kënga e Natës”, “I Përëndishmi”, 12 Qershor 1963, dhe Waterloo-në e Hugo-it, 7 Gusht 1963.

ME SA DUKET QENKEMI… Nga VEHBI SKËNDERI

Me sa duket qenkemi të rëndomtë. Tepër ordinerë.
Na thithin palcën, si përherë, çimkat. Gjërat e zakonshme.
Pimë kafe, në trotuar, nën një tendë të nejlontë. Në këtë ditë standart!

Shuajmë etjen me ujë mineral.
Flasim për gjëra të trishtueshme e të lodhshme.
Veshim kostume të përkohshëm. Në banesa të përkohshme. Udhëtojmë me mjete
të përkohshme. Me gra e dashuri
të përkohshme.

Ikim!

 

 

Tiranë, 4 gusht 1994

Nga libri “Bëjmë sikur”

UNË E TI JEMI DY YJE GJIGANTË, ANAMARIA Poezi nga VEHBI SKËNDERI

E di se drita rend me shpejtësi kozmike.
Dhe çasti qenka veç një grimcë budallaqe (atomike)
Milionvjeçare.

E di se je fluide dhe e prekëshme. E je, si unë: udhëtare.

E di! Të gjithë vjedhin! Deri edhe vetë Apostujt
Merren çdo orë me pedofili e kontrabandë.
E di se unë e ti jemi male të lartë, gjethe e milingona.
E po kështu: jemi dy yje gjigantë!

E di se pas pak çastesh shfaqet Roma. Karantina!
Ashtu siç shtrihen nëpër maja e kodrina
Sirakuza, Moska, Vjena e Athina.

E di: je manushaqe plot aromë e je grua. Unë të përkëdhel si bebe.
E di: je yll flakëritës i gjithçkaje.
Dhe bisht rrenacak i çdo amebe.

E di se çastet iu përngjajnë luleve të borës, që në sekondë shkrin.
E di se Ti po ikën përgjithmonë.
Dhe nuk ka Perëndi që të arrin!

 

Nga libri “Mirëmëngjesi Shqipëri”, 2012

NË DISA SEKONDA Nga VEHBI SKËNDERI

Në disa sekonda:

Ble një shportë me merlucë
Në portin e akullt të Groenlandës,
Nxeh këmbët pak mbi plehrat vullkanike të Islandës,
Flas me mikun tim të dashur Petro Zhejin
Në Detroit,
Dhe shtrihem që të fle
Në çairet plot bar të Zelandës së Re.Në disa sekonda

Në disa sekonda.

Dush nën stërkalat e arta të Niagarës!
Vadit të gjitha pemët e bimët e përzhitura të botës
Me tingujt e kitarës së Lorkës,
Një vizë kontrabandë
E shkoj në Prishtinë (ku nuk kam shkelur kurrë!)
Pi një kafe të hidhur. Në Hotel Grand.

Në disa sekonda.

Tiranë, 26 janar 1995

Nga libri “Bëjmë sikur”, 1995

Në botën e ëndërrave & Një lot nga hëna Dy poezi nga Stephanie Stoychevska I përktheu: Irena Dono

Në botën e ëndërrave

 

Lundroj në
qiellin e mesnatës.
Lundroj në
detin e mesnatës
në një varkë hëne.
Duke peshkuar ëndrrën
aq larg;
Duke peshkuar ëndrrën
aq afër.
Filispanja ime – një rreze hëne
dhe karremi – një yll i argjendtë.

Një lot nga hëna

Kapa një lot
që binte nga qielli i diamanttë.
Një kujtim të harruar nga hëna.

Tani e vështroj
si një perlë oqeani të argjendtë.
Sytë e purpurt të universit
stolisur me pluhurin e yjeve.

Lotët e saj
bien si petale të thara trëndafilash
Në verën e vonë…

LIRIA NIS TEK ZEMRA – Ese nga ATDHE GECI

…Shtëpitë na janë shndërruar në Trojë!…Ajo që kërkon t´i gjej bijtë e vet nëpër botë është nëna, babai, vëllai e motra, nuset që presin të dashurit, shtëpitë që kërkojnë të zotin e saj!… Jetojmë në një klinikë universale!…Zëri heroik i letërsisë do flas se s´bën. Ta shprangosim të vërtetën e burgosur! Kosova dardane e meriton një jetë më të mirë!…
Kush po i shpërngulë shqiptarët! Ajo tek né ka vetëm një emër, Qeveri!…Nuk dua vuajtja të sëmuret as dhimbja të vdesë! Është koha të kthehen tek toka mëmë, dallëndyshet e mërgimit!…Popull,të gjithë po pyesin! A kemi popull! Dhe të gjithë duan ta dinë, ku është!? Dhe,.. a kemi duar për grushta! Vendi im ku je!? Si është e mundur që, liria ta ketë emrin mashtrim, hajni, korrupcion, prostitucion, poshtërim, e çka jo!…
Kot përpiqem për ardhmëri artistike! Nuk ka art pa atdhe të konsoliduar! Ç´të bëjmë me qeveritë që mohojnë origjinën pellazgo- ilire!…gjykojeni vet! Pse liria tek ne vjedh, mashtron, prostituon, tradhëton, shet tokë e det!…
Fol forcë e ndryshimit! Folni nxënësa, studentë, mësues të lirisë! Jeta është e shkurt për të heshtë aq gjatë! Popull, nxirre heroin tënd! Në emër të lirisë, qeveritë këtë vend po e poshtrojnë. Krejt popujt i ndjekin armiqtë, qeveritë tona blejnë armiq!… Popull, gjeje rrugën tënde! Zogjtë me një fije bari në gojë bëjnë betejën me kohën. E kuptoj,… Në çdo shtëpi ka hyr frika e pasigurisë. Popull, liria nis tek zemra!…
Atdhe Geci – Dortmund, 2020

Send this to a friend