VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Danas: SHBA-ja e tronditur nga Vuçiqi, e impresionuar nga Kurti

By | July 22, 2021

Komentet

Petro Zheji, mendja më e bukur e Arbërit… – Nga PËRPARIM KABO

 

Emri tij vitet e fundit eshte bere shume i degjuar, por kjo nuk mjafton, vepra e tij duhet lexuar nga te gjithe dhe duhet studjuar nga ata qe mendojne se kane raporte qenesore me mendimin…Ai pati vetem nje dashuri, dashurine per atdheun dhe pati vetem nje shteg pa kthim per kete dashuri, gjuhen shqipe… Studime per gjuhen shqipe ka pasur ka dhe do te kete, ka te tilla qe jane serioze te bazuara, ka studime te pjeseshme ose me se shumti pershkruese krahasuese; por dhe ka punime qellimisht te gabuara…

Petro meret seriozisht me gjuhen si fenomen dhe qenie, sipas tij te gjitha llojet e ndergjegjes njerezore jane gjuhe, gjuha ad literary eshte nje lloj i tyre. Pyetja qe eshte me shume se e tille ka te beje, se si lindi gjuha, pse lindi gjuha cili eshte misioni i saj? Në derivatin e pare pyetja thelbesore eshte: Gjuha dhe mendimi në çfarë raportesh janë? Mendimi sipas teorise se Petros shenoi gjithcka qe njihte me simbole, por mes tyre ka simbole gjitheperfshirese.

Nga ky simbol sikur ta mendonim si qendra e nje rrethe dalin shume rreze, pra shumë kuptime te tij qe lidhen me jeten dhe aktivitetin e njerit, pra simboli zberthet ne shumes keshtu linden konceptet qe nuk rahin te fjala por te simboli…Shendrimi gjuhes si komunikim nga simboli te fjala e shqiptuar, fillimisht ishte nje proces i thjeshte me fjale te shkurtera njerokshe, madje edhe me nje germe, dhe me tej me fjale shumerrokeshe dhe te kombinuara. Krijimi fjales nuk eshte nje rastesi, nje shenje dalluese qe krejt e demotivuar ju bashkengjit objektit apo subjektit, raportit apo mardhenies qe shenoi per ta dalluar dhe per te mos e ngateruar, pra fjala nuk eshte nje etikete qe i vihet objektit rastesisht, ky lloj shpjegimi qe e mendon si te tille eshte nje gabim i rende.

Fjala eshte mendimi i shprehur dhe ndertimi apo rindertimi ne vijushmeri, ecuria ne rikrijim eshte vetem dhe gjithnje e meshume njesim i mendimit me te shprehurin. Si ndodh kjo ngjizje? Petro Zheji ka ndertuar teorine e tij te algoritmit simbolik dhe parimet e tij…atje gjen se çeshte dykuptimesia, shumekuptimesia , ezoterizmi i fjales, çfare eshte ngjashmeria e fjaleve te gjuheve te ndryshme qe bejne pjese ne nje tipologji gjuhesore dhe si gjendet raporti tyre në lidhje me sistemin motivues. Ajo gjuhe qe motivon fjalet e gjuheve te tjera apo mitet e tyre eshte gjuha parethemelore, prirese, me e vjetra…
Raportet mes kulturave dhe civilizimeve, nuk mund te kuptohen pa raportet mes gjuheve, ndaj studimi dhe zbulimi i Petro Zhejit per shqipen, nuk jane thjeshte arritje te gjuhesise, por shkojne me tej… jane te dhena aksiomatike te filozofise se gjuhes dhe epistemologjise se saj…Mirenjohje Petro Zheji, me fat qe ju takova ne jete dhe me treguat nga vinte drita…
P. Kabo 18 tetor 2021

Letra drejtuar Ambasadores së SHBA- ‘Nuk më shqetëson fati i Berishës apo Bashës, por ai i PD’ – Nga ERL KODRA

E nderuara Zonja Ambasadore Yuri Kim,

Zakonisht nuk shkruaj letra, por sot do të bëj një përjashtim. Madje për Ju Zonja Ambasadore, do të bëj një përjashtim të dyfishtë, sepse me sa më kujtohet, unë Ju kam shkruar një letër të ngjashme atëherë kur na kërcënuat me barin, që ne demokratët do të hëngërkëshim në vend të ushqimit, nëse ish-kryeministri dhe ish-lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha, nuk do të largohej nga grupi i saj parlamentar.

Zonja Ambasadore,

Nëse keni dëgjuar (me siguri që duhet të keni dëgjuar) Partia Demokratike ka hyrë në një proces çarjeje të thellë dhe të pakthyeshëm. Sali Berisha thotë se ai do të ringjallë partinë përmes një bashkimi të gjerë të demokratëve, por njëkohësisht kërkon të mbledhë Kuvendin Kombëtar për të shkarkuar kryetarin Lulzim Basha, të cilin e akuzon si peng të Edi Ramës, i cili ka dorëzuar sovranitetin e partisë. Akuzat për kryetarin Basha sa vijnë e shtohen, në formë dhe përmbajtje, në cilësi dhe sasi, sa të krijohet përshtypja se fati politik i tij tashmë është çështje ditësh.

Që të kuptohemi Zonja Ambasadore, unë nuk shqetësohem aspak për fatin politik të Lulzim Bashës, as për fatin e Sali Berishës. Por shqetësohem thellë për fatin e Partisë Demokratike dhe fatin e Shqipërisë. Dhe më besoni – unë kam arsye të forta për t’u shqetësuar – sepse duket qartë se Shqipëria i ka mbetur në dorë një mafiozi psikopat si Edi Rama. Unë nuk dua ta besoj se Ju Zonja Ambasadore keni gisht në historinë para dhe pas zgjedhjeve të 25 Prillit, sepse ruajna Zot, Ju jeni një diplomate që ruani paanësi të admirueshme politike.

Gjithashtu nuk dua ta besoj se Ju i keni dhënë një dorë Edi Ramës për të shkuar pak përtej Marrëveshjes së 5 Qershorit, duke lejuar ndryshimet e njëanëshme kushtetuese – as nuk dua të besoj që e keni ditur se para 25 Prillit Tom Doshi po blinte me euro në dorë plot 35,000 vullnete shqiptarësh, njësoj si Aqif Rakipi që bleu nja 15,000 vullnete, ku bashkë me blerjet e tjera nëpër qarqe, totali shkoi diku tek 70 – 80,000 vullnete të blera, njësoj siç blihet seksi, ose siç bliheshin dikur skllevërit.

Kurrë nuk e besoj se Ju e keni ditur se çka janë patronazhistët, të cilët dinin gjithçka për të gjithë shqiptarët, përfshirë të dhënat personale, adresat, numrat e telefonit, hallet dhe borxhet, gratë, motrat, nënat, baballarët dhe vendin e punës. Për më tepër Ju me siguri nuk e keni ditur se këta përgjues dhe shantazhues modern ishin ushtria para-politike e Edi Ramës – se përndryshe – Ju me siguri do të kishit ndërhyrë në kohë.

Sa keq që nuk ke patur mundësi të informohesh në kohë se Edi Rama ia doli të shpërndajë miliona euro cash për shqiptarët, vetëm një javë para ditës së votimit, ose nuk keni patur rastin të dëgjoni një përgjim të Artan Lames se si udhëzonte drejtorët e tij se si të mashtrojnë popullatën me legalizimet e shtëpive anembanë Shqipërisë.

Oh Zonja Ambasadore më ndjeni – sepse Ju jeni krejt e pafajshme – përndryshe do të kujtoheshe se ishte disi e papërshtatshme të deklaroje para zgjedhjeve se Edi Rama ju ka siguruar se Tom Doshi nuk do të jetë pjesë e Qeverisë. Përndryshe, do ta kuptoje se kjo dekleratë do të tingëllonte krejt e papërshtatshme, dhe se të gjithë votuesit e intepretuan si një leje për Edin dhe për Tomën që të vazhdojnë blerjet të pashqetësuar, dhe se Toma do të jepte dorëheqjen menjëherë sapo përfundoi pazari i vullneteve. Por Ju me siguri nuk e dinit, prandaj nuk keni asnjë faj.

U zgjata pak me pafajësinë Tuaj, por më ndjeni Zonja Ambasadore, sepse tani vërtetë gjendemi para një situate tragjike. Sali Berisha është shpallur person non-grata nga Departamenti i Shtetit, dhe me shumë gjasa, ai ose do të marrë vet drejtimin e një pjese të partisë, ose gjysmën e deputetëve të saj. Shkurt, Partia Demokratike po ndahet me sukses të plotë, ndërsa Kryeministri Edi Rama vazhdon të qeverisë i pashqetësuar, me një opozitë që po kryen përditë vetëvrasje.

Por edhe këtë gjëmë që po ndodhë me opozitën shqiptare, me siguri Ju nuk e keni kuptuar se do të ndodhte. Ju jeni krejt e pafajshme, sigurisht, përndryshe nuk do ta shtyje opozitën drejt vetëvrasjes, duke i lënë gjysmën e shqiptarëve pa shpresë.

Ah Zonja Ambasadore, sa keq që nuk i keni ditur këto gjëra, sa të thjeshta ishin për t’u kuptuar! Sa keq, sepse tani që gjërat kanë dalë nga kontrolli, të gjithë skenarët janë të mundshëm. Nga më i keqi deri tek më i tmerrshmi.

E di, krejt padashur ndodhën këto ngjarje të tmerrshme. Ju nuk keni asnjë faj. Prandaj do ishte e udhës të thoni ndonjë fjalë, jo tani, por pas të 40-tave të Partisë Demokratike. Atëherë me siguri që gjithçka do te behët më e thjeshtë për të gjithë – sepse Edi Rama do të bëhet njësoj si Enver Hoxha (m’u thaftë goja m’u thaftë!)

Sa keq Zonja Ambasadore, sa keq!

Me dhimbje,

Erl Kodra

Botuar në Syri.net

Kerkoj nga autoritetet perkatese qe testi i PCR-se per studentet te kryhet falas! Nga Denisa Daka

Ne çdo klinike private sot, jo veç ne Tirane, nje duzine studentesh nga e gjithe Shqiperia presin ende ne rradhe per te kryer testin e PCR-se, ne rast te kundert sejcili prej tyre do te penalizohej, duke mos u lejuar te ndjeke mesimin ne auditor.

Çmimet per te kryer testin e PCR-se, (si askund nuk ka ndodhur), variojne nga 30-60 Euro, nderkaq ne Europe testi i PCR-se kushton 1 Euro pothuaj.

Ne kundershtim me çdo parim human e ligjor, me bekimin e organeve ligjzbatuese ketu, klinikat private aplikojne çmimet me te larta ne rajon, duke penalizuar te gjitha familjet shqiptare, studentet posaçerisht.

Asnje kontroll nuk ushtrohet per kete shkak, jashte çdo kriteri te pranueshem.

Ne respekt te dinjitetit, integritetit fizik e moral te femijeve tane, pamundesise reale te gjithsejcilit per te perballuar kosto te tilla surreale,

kerkojme nga autoritetet perkatese qe te vendoset menjehere, qe kryerja e testit te PCR-se per studentet te jete falas pergjate gjithe periudhes qe ky ekzaminim do te nevojitet.

Ky vendim, te cilin e konsideroj te drejte dhe te arsyeshem, do ti hapte udhe nisjes e vijimit te studimeve per çdo student ne kete vend, ne kushte normale e te pranueshme.

Asnje student nuk mund te penalizohet per te mos ndjekur ne auditor studimet universitare.

KONTRATA E FSHEHTË- Damian Gjiknuri në aferë me Mirel Mërtirin e inceneratorëve

Një kontratë e shitjes së gazit që dyshohet se është zhdukur nga protokolli i Albpetrolit, lidh në aferë ish-ministrin e Energjetikës Damian Gjiknuri dhe ish drejtorin e Albpetrolit Endri Puka me biznesmenin e inceneratorëve Mirel Mërtiri.

Hashtag.al ka mundur të sigurojë praktikën e plotë të kësaj kontrate të shitjes së gazit, një operacion i realizuar në dy muaj (Gusht-Tetor 2017) dhe që parashikonte shitjen me ankand të 3 milionë normal/metër-kub gazi industrial të siguruar nga vendburimet Cakran-Mollaj/Ballsh-Hekal.

Ka qenë biznesmeni Mirel Mërtiri ai që nëpërmjet kompanisë së tij ‘CGC’ i ka bërë Albpetrolit një ofertë të pa kërkuar për blerjen e gazit.

Pasi ka marrë ofertën, kreu i Albpetrolit Puka së bashku me ministrin Gjiknuri në bashkëpunim kanë shmangur çmimin standard të shitjes së gazit industrial të caktuar nga metodologjia e ERE-s dhe kanë futur në lojë një metodologji të re që bazohej në bursën hollandeze, shoqëruar dhe me një koeficient zbritës.

Por edhe pasi kanë aplikuar formulën e tyre private për llogaritjen e çmimit, ata nuk e kanë respektuar atë formulë, pasi sipas kësaj formule çmimi dilte me koston 25.33 lekë­/Nm³, ndërsa biznesmeni Mërtiri e siguroi blerjen e gazit me vlerën 15 lekë/Nm³.

Hashtag.al konsultoi një ekspert ndërkombëtar të energjisë, i cili bëri përllogaritjen nga ku rezulton se me firmën e Gjiknurit dhe Pukës, biznesmenit Mërtiri i është shitur gazi me një skonto prej 230 mijë e 913 eurosh më pak nga çmimi që impononte formula e përdorur.

Një burim konfidencial pranë Albpetrol, i tha Hashtag.al se kontrata në fjalë është lidhur në fshehtësi të plotë, ndërsa ka pasur probleme me sigurimin e kontratës dhe konfliktin e interesit.

‘Në dijeninë time dokumentet e këtij tenderi janë manipuluar në protokollin e Albpetrolit dhe nuk ekzistojnë më. Nuk e di si i keni gjetur. Por mund të them se asokohe në Albpetrol kjo kontratë u bë shumë problematike pasi biznesmeni përfitues Mirel Mërtiri nuk kishte paguar në bankë sigurimin e kontratës, apo garancinë siç quhet.

Nga ana tjetër, përfituesi Mirel Mërtiri në kohën që u zhvillua ankandi kishte të punësuar në Albpetrol në drejtorinë e Tranagatit të vëllanë e tij shtetasin Ervin Mërtiri, i cili në atë kohë ka drejtuar pikërisht drejtorinë që mbulonte dhe shitjen e sasive të gazit’, – tha burimi konfidencial.

Oktapodi i interesave

Mirel Mërtiri është një personazh mbi të cilin dihet shumë pak, ai zhvilloi një fushatë agresive në media vitin e kaluar kur paralajmëroi se do të kallëzonte për shpifje median Reporter.al dhe CNA, pasi këto të fundit publikuan disa të dhëna mbi implikimet e tij në biznesin e inceneratorëve në Shqipëri si dhe mbi një skandal prokurimesh në kontinentin Afrikan.

Mirel Mërtiri është i lindur dhe rritur në Fier, ndonëse në qytetin e lindjes ata që e njohin buzëqeshin nëse u përmend emrin ‘Mirel’, pasi në Fier atë e njohin për Klodian Mërtiri. Janë ende të paqarta motivet që e shtynë Mërtirin të ndryshonte emrin. Por nuk ka asnjë diskutim se imagjinata dhe aftësia e tij shkon shumë më tej se tjetërsimi i emrit.

Mirel Mërtiri është një mjeshtër i ndërthurjes së interesave, sidomos në trekëndëshin Qeveri-Biznes-Gjyqësor.

Andej nga mesi i viteve 2000 ai erdhi në Tiranë ku njihej me nofkën ‘Klodi i internetit’, Mërtiri diti të investojë të ardhurat që posedonte si privat në disa skema fitimprurëse që zhvillonte asokohe kompania ende shtetërore Albtelecom.

Në këtë periudhë Mërtiri fuqizoi marrëdhëniet me shokun e tij moshatar nga Fieri, shtetasin Endri Puka, që përveçse ishte administrator i kompanive të Koço Kokëdhimës, shquhej dhe për akses dhe njohuri në skemat e Albtelecomit me kartat telefonike. Në rrethin shoqëror të Mërtirit në Tiranë hyri dhe Gerian Kuka, edhe ky i angazhuar me skemat e Albtelecomit e njëherësh rreth i besuar i Damian Gjiknurit.

Në vitin 2009, Mirel Mërtiri u lidh fort me Dritan Priftin dhe të dy u dyshuan për bashkëpunim në një tender të majmë për matësat elektronikë të ujësjellësit të Fierit.

Kur drejtori pasardhës i ujësjellësit vendosi anulimin e këtij tenderi, ndaj tij u hap çështje penale.

Dhe cili ishte prokurori që do hetonte drejtorin problematik?

Ishte zonja Mariola Mërtiri, kunata e Mirel Mërtirit. E njëjta prokurore dy vite më parë, hapi një tjetër procedim penal ndaj biznesmenit Isuf Berberi, ndërsa ky i fundit ishte në gjyq me Albpetrolin në konflikt me klanin ‘Gjiknuri’ dhe sidomos me ish-drejtorin e Albpetrolit, Endri Puka.

Mirel Mërtiri ka operuar në ministrinë e Energjetikës në periudhën 2013-2018 si një Zot i saj. Të vëllanë e kishte drejtor në Albpetrol në drejtorinë kyçe të Tranagatit. Shokun e ngushtë Endri Puka e kishte drejtor të Albpetrolit, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së Energjitikës, shtetasi Koli Bele, ishte një tjetër aset i afërt dhe në dispozicion të Mërtirit.

Mërtiri është lakuar në median shqiptare si një mik i afërt i ministrit Arben Ahmetaj, e shkas për këto lakime u bë sidomos aksidenti rrugor i Ahmetajt në Maqedoni ku Mërtiri ishte pasagjer dhe u lëndua në aksident.

Mirëpo Mërtiri ka ditur të fshehë me mjeshtëri lidhjen e tij më të fortë në pushtetin rilindës, lidhjen e fuqishme që ai ka me Damian Gjiknurin dhe klanin e tyre që përfshin Endri Pukën, Gerian Kukën, Koli Belen, Ervin Mërtirin, e deri diku dhe Dael Dervishin e LSI-së.

Kontrata favorizuese e shitjes së gazit e publikuar nga Hashtag, përveçse ekspozon tolerimet e dyshuara si korruptive ndaj Mërtirit, nxjerr në pah dhe patronazhin politik dhe klanor që ai ka me Damian Gjiknurin.

/Hashtag.al

FMN: “LUFTË” GJEORGJEVËS, NË HESHTJEN EVROPIANE – Nga FEDERICO FUBINI – Përktheu Eugjen Merlika

 

Duke pranuar se ai në të cilin jemi të pranishëm është agimi i një lufte të ftohtë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kinës – siç pohon historiani Niall Ferguson – në këtë  javë terreni I belegut do të jetë Washingtoni: në ndërtesën e Fondit monetar ndërkombëtar që mban nga dje deri të hënën takimet e tij vjetore. Drejtoresha e përgjithëshme e Fmn, bullgarja Kristalina Gjeorgjeva, është e paditur se ka favorizuar në mënyrë jo korrekte Kinën më 2018. N’atë kohë ishte në drejtimin e Bankës botërore dhe paska ndërhyrë mbi stafin e institucionit që të tjetërsonte të dhënat e klasifikimit të aftësisë konkuruese (“Doing Business”) në dobi të Pekinit.

Doing Business është një instrument pushteti mjaft i prekshëm, sepse mijra shumëkombëshe çdo vit vendosin se ku do t’i drejtojnë investimet e tyre edhe në bazë t’atij shkallëzimi. Dyshimi se është fallsifikuar për arsye politike është rrënues dhe kthehet në një pikë të re të shemërisë që kundërvë, gjithënjë e më hapur SHBA e Kinën. Nga administrata amerikane kanë ardhur sinjale të qarta që Gjeorgjeva të dorëhiqet, gjë që tregon se besueshmëria e saj quhet e humbur.

Japonia është rrjeshtuar haptas me Shtëpinë e Bardhë, edhe në kah kundër-kinez. Por zyrtarisht drejtuesja bullgare do t’ishte e shtrënguar të linte postin vetëm atëherë kur aksionistët e Fmn në përfaqësi të 50 % do t’i a kërkonin, duke bërë vendimtar qëndrimin e qeverive evropiane. Drejtorët ekzekutivë të Gjermanisë, Francës e Italisë nuk ndjekin Washingtonin: për çastin, vazhdojnë t’a mbrojnë Gjeorgjevën edhe se e dijnë se tashmë ajo është e mbaruar.

Megjithatë ne evropianët nuk marrim qëndrim në këtë agim të luftës së ftohtë. Kemi shumë për të humbur nga ana tregtare për një harbutëri kundrejt Pekinit e, nga ana tjetër, ndruhemi se nuk kemi ende një kandidat të gatshëm për të zëvendësuar bullgaren. Presim që realiteti të vendosë për ne. Pa ne. Pashmangmërisht, së fundi kundër nesh.

 

“Corriere della Sera”, 11 tetor 2021    Përktheu Eugjen Merlika

FRYMA QË KËRKON EVROPA – Nga PAOLO LEPRI – Përktheu Eugjen Merlika

           Të drejta dhe detyra. Rreth këtyre dy koncepteve luhet ndeshja në vazhdim ndërmjet BE dhe antarëve të tij rebelë, e para ndër të gjitha, Polonia. Belegut sovranist të Gjykatës kushtetuese të Varshavës, që u shpreh rreth mbizotërimit të ligjeve kombëtare mbi ata të bashkësisë, i u shtua – si një tjetër goditje, pikërisht ndërsa Evropa është në veprim për të kapërcyer katastrofën e pandemisë – letra me të cilën dymbëdhjetë Vënde kanë kërkuar financime për të mbrojtur kufijtë e tyre, duke gjuajtur mbi politikën e imigrimit (që duhet t’a themi se nuk është bërë kurrë një realitet i efektëshëm dhe i bashkëndarë) të njëjtët gurë me të cilët do të dëshironin të ndërtonin muret e tyre.

Fjalia kyçe e ndeshjes me pushtetin kombëtar-konservator polak është e Ursula von der Leyen: “Përparësia e jonë është të sigurojmë që të drejtt e qytetarëve polakë të jenë të mbrojtura e të gëzojnë të mirat e përkatësisë në BE”. Nëse do të donim t’a personalizonim, do të thonim se po përballohen dy gra: njëra kryetare e Komisionit që drejton “një bashkësi ligjesh e vlerash” (parim i të shkruarit “mbi çdo faqe që është e bardhë”, si fjala liri në poezinë e Eluar-it) dhe një mbi-gjykatëseje, Julia Przylebska, që ka mbrojtur me pallë zhveshur masat iliberale kundër pavarësisë së gjykatësve, duke u shtyrë pastaj deri tek vendimi i 7 tetorit. Nuk bëhet fjalë për një “legal thriller”. Është një çast domethënës për historinë evropiane.

Deklarata e Ursula von der Leyen it është e rëndësishme sepse i beson fjalës “të drejta” një kuptim tërësor. Detyra e BE nuk është vetëm ajo – tashmë themelore – e mbtrojtjes së vlerave, sot të kërcënuara, që janë në bazën e qënies së tij (e që kanë sjellë paqë, harmoni e mirëqënie në dhjetëvjeçarët e shkuar) por edhe të sigurojë që qytetarët evropianë mos të jenë të dëmtuar nga vija skajore e qeverive të tyre. Kryeministri polak Mateush Moraviecki, mbas të cilit vepron i forti Jarosllav Kaçinski, nuk mund të “luajë me zjarrin”, siç vërejti – ndërmjet shumë kundërveprimeve johenike ndaj veprimit të Gjykatës – ministri i Jashtëm i Luksemburgut Jean Asselborn. Të mbahet një këmbë jashtë e një tjetër brënda shtëpisë së përbashkët evropiane është një ushtrim që po bëhet më shumë i papërgjegjshëm se sa bezdisës.

Konflikti i gjatë mes Polonisë dhe institucioneve të Brukselit (i ngjajshëm me atë të Hungarisë së Orbanit, që jo rastësisht u nxitua të rrjeshtohet nga ana e gjykatësve qeveritarë të Varshavës) me gjasë i përgjigjet logjikave të dialektikës së brëndëshme, mobilizon pjesët më pak bashkëkohore të trupit zgjedhor, por po krijon një gjëndje që do të bënte tashmë të domosdoshëm një provim të thelluar të ndërgjegjes. Është vërtetë e mundur të mendohet se mund të merret pa respektuar rregullat? Është vërtetë e mundur të vihen në rrezik – duke hyrë në konkretësinë e numërave – ndihma për 36 miliard eurosh, 23,9 prej të cilëve falas? Do t’ishte e drejtë të ketë përgjigje ndaj këtyre pyetjeve. Përtej thirrjeve propagandistike dhe papërkorësive gojore, si ato me të cilat na ka mësuar, për shembull, ministri i Drejtësisë Zbignjev Zobro, i paditur se ka përdorur për qëllime zgjedhore para të mbledhur për viktimat e krimeve.

Ngrirja e kuotës polake të Recovery Plan dhe e fondeve strukturore të bilancit shumëvjeçar të BE janë armë trysnie që duhet të përdoren me vendosmëri. Duke shpresuar natyrisht të mos arrihet në pasojat skajore. Por nëse vijnë ndërrime mendimi, siç ka ndodhur në disa raste, nuk duhet të jenë vetëm për sy e faqe. Më në përgjithësi, ndërsa ka filluar të hamendësohet një “Polexit” ( në mënyrë përfrikësuese edhe nga ana e disa përfaqësuesve të vetë qeverisë së Varshavës, që parapëlqen më shumë mundësinë e minimit nga brënda të themeleve evropiane), është e dobishme të theksohet në këtë çast të vështirë, që historia e Bashkimit është ajo e përfshirjes dhe vlerat e qëndrimit së bashku, me të gjitha ndryshimet, janë të pakthyeshme në një kuadër që mund të shprehë nivele të ndryshme të integrimit.

Të tjerë skenarë përjashtohen: të penduarit e zgjerimit (të dalë përsëri në skenë për të mbyllur dyert e Shteteve të Ballkanit perëndimor) duhet t’a mbledhin mëndjen, jo vetëm sepse Traktatet nuk parashikojnë asnjë proçedurë përjashtimi. Në Poloni, e cila ka votuar kompakte më 2003 për hyrjen në BE, ka një shumicë që beson n’Evropën e ka për të një përfytyresë pohenike, siç tregojnë qartë hulumtimet. Manifestimet e mëdha të së djelës, 10 tetor janë vërtetimi i një Vëndi që nuk i dorëzohet kombëtarizmit kundër baskësisë. Kjo duhet të jetë pika e rinisjes.

Sferës së të drejtave, që rasti polak vë në plan të parë, i bashkëngjitet ajo e detyrave, të ngritur nga qëndrimi i të Dymbëdhjetëve (Austria, Qipro, Danimarka, Greqia, Lituania, Polonia, Bullgaria, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia dhe Sllovakia) mbi “mjetet për të mbrojtur kufijtë edhe me financimet për rrethime të reja e për ledhe”: një qëndrim që duket një pengesë e rrezikshme në rrugën e vështirë që Evropa po përshkon.

Cilat janë këto detyra? Të presim në mënyrë të kujdesëshme e të kontrolluar, siç e kuptoi me shumë kthjelltësi kançelaria Angela Merkel gjatë viteve të saj të gjata në udhëheqje të Gjermanisë, por edhe duke mos lënë të tjerët të përballojnë të vetëm goditjen e fatzijve të botës. Letra kundër imigrantëve është një kapitull i keq i një libri që, për fat të keq, nuk është shkruar kurrë, libri i një politike të përbashkët mbi imigracionin. Përtej simboleve dhe pasojave historike, që nuk janë të parëndësishme, problemi sigurisht ekziston. Por duhet përballuar në mënyrë të përgjithëshme. Me një frymë që nuk është e paracaktuar të zhduket përgjithmonë: kush ka në zemër Evropën e sheh të mbetet në logjikën e gjërave, në hartën e raportit të forcave të kësaj bote të ndërlikuar. Duhet t’a rigjejmë.

 

“Corriere della Sera”, 11 tetor 2021    Përktheu Eugjen Merlika

MESAZH TAIVANIT NGA XI: “RIBASHKIMI I PASHMANGËSHËM” – Nga GUIDO SANTEVECCHI – Përktheu Eugjen Merlika  

 

 

            Ribashkimi i Taivanit Kinës “është historikisht I pashmangëshëm e do të sendërtohet”. Fjalë të Xi Jinping-ut, që është kthyer mbi çështjen në një fjalim të mbajtur në Sallën e Madhe të Popullit të Tienanmenit mbasi kishte lëshuar në fillim të tetorit turma aeroplanësh  lufte përqark ishullit që ende nuk pranon t’i nënështrohet “pashmangshmërisë”.

Që kur është në fuqi, nga 2012, Xi ka folur shumë herë mbi çështjen taivaneze, duke ndërsjellë tone paqtuese me kërcënime për përdorimin e fuqisë. Në këtë rast ai ka zgjedhur vijën më të matur kur ka pohuar se “ribashkimi nëpërmjet mjeteve paqësore është ai më i miri për interesat e kombit kinez, përfshirë edhe bashkatdhetarët taivanezë”. Por ka shtuar se “ata që harrojnë zanafillën e tyre, tradhëtojnë mëmëdhenë e kërkojnë të ndajnë Vendin nuk do të kenë një fund të mirë, do të përçmohen nga populli e do të dënohen nga historia”.

Në të shkuarën Xi e ka shpallur “mision historik” dhe “zotim të paluajtëshëm” risjelljen nën kontrollin e qeverisë komuniste ishullin, ku më 1949 u strehuan kombëtaristët Gomindan të Çan Kai Shi-së, të mundur në luftën civile nga Ushtria e kuqe e Maos. Në 2019 ka shpalosur hapur hijen e veprimit ushtarak duke thënë se nuk donte e nuk mund të bënte “asnjë premtim të heqjes dorë nga përdorimi i fuqisë, mbajmë mundësinë e sendërtimit të çfarëdo mase të nevojshme”.

Këtë herë Xi i bëri thirrje historisë dhe pashmangshmërisë së synimit që bën pjesë në premtimin e tij për “ripërtëritjen e kombit kinez”. Politologët e botës së globalizuar, nga Taipei në Washington , u vunë shpejt në punë për të deshifruar fjalimin e Xi Jinping-ut. Duhet të mbajmë parasysh se është mbajtur në kremtimin e 110-vjetorit të revolucionit të frymëzuar nga doktor Sun Jat-sen-i, që më 1911 përmbysi të fundmin perandor të dinastisë Çin, duke themeluar Republikën e Kinës. Bëhet fjalë për një ditë të krenarisë kombëtare në të dy anët e ngushticës: Taipei do t’a kremtojë nesër. Xi ka përvehtësuar trashëgiminë të të parit udhëheqës revolucionar, Sun Jat-Senit, që themeloi Gomindanin, e ky mund të lexohet si një shenjë respekti kundrejt Taivanit ku u tërhoq Gomindani i përzënë nga pjesa tjetër e Kinës, vëren historiani i njohur Rana Mitter, doçent i politikës kineze në Oxford. “Në muajt e fundit Pekini ka përdorur pothuaj të njëjtën gjuhë kërcënuese kundrejt Taivanit dhe kjo fjalë e Xi-së mund të jetë një orvatje për të këshilluar një rrugë paqësore”, thotë profesori. Një ndërpretim i hollë, por duhet kujtuar se Xi ka premtuar shumë herë se zgjidhja e çështjes taivaneze nuk mund t’u lihet më brezave t’ardhshëm, siç është bërë për shtatëdhjetë vite, nga dhjetori i 1949, kur Çan Kai Shi-ja zbarkoi mbi ishull dhe u ngujua aty. Që atëherë Taivani është vetëqeverisur, duke u kthyer nga diktaturë me ligje lufte deri në vitet 80, në një demokraci të pjekur, e në një fuqi ekonomike.

Kur thotë se çështja taivaneze nuk mund t’i kalohet pa zgjidhje brezit pasardhës, Xi-ja zbulon synimin e tij: do të jetë ai përbashkuesi i madh. Ka ende shumë vite përpara për të kryer misionin, sepse ka bërë të ndryshohet Kushtetuta për të qënë një president pa kufizim kohe e vitin e ardhshëm Kongresi i Partisë komuniste do t’i japë një tjetër pesëvjeçar si Sekretar i përgjithshëm. Por për të çuar në fund misionin “e pashmangshëm” të ribashkimit me Taivanin ai i ka lënë vetes pak opcione. Karta m’e mirë ishte ajo “Një Vënd dy sisteme”, e përdorur për të fituar kthimin e Hong Kongut nga kolonizuesit britanikë. Por në Taipei kanë vërejtur mirë se si u mbyll çështja hongkongase në muajt e fundit dhe një hipotezë ribashkimi n’atë model tashmë është e vdekur.

            Këtë javë ministri i Mbrojtjes taivaneze ka dhënë piskamën mbi përgatitjet e sulmit kinez, duke paralajmëruar se më 2025 Pekini do të ketë aftësinë për të provuar mësymjen; presidenteja Tsai Ing-wen i ka bërë një thirrje bashkësisë ndërkombëtare me qëllim që të shmangë “katastrofën e rënies së Taivanit në duar kineze”.

            Sot përgjigja e Taipeit fjalimit të Xi-së është hartuar nga Këshilli për Marrëdhëniet me Kinën: 23 milionë banorët e ishullit kanë të drejtë të vendosin t’ardhmen dhe zhvillimin e Taivanit; modeli Një vënd e dy Sisteme është treguar i gabuar. Të djelën, më 10 tetor, do të flasë presidentja Tsai Ing-wen, në ditën të cilën Taivani ka zgjedhur për të kremtuar Festën kombëtare për revolucionin republikan të Sun Jat-sen-it. Përpara pallatit presidencial të Taipeit do të zhvillohet një paradë ushtarake me raketa dhe do të shigjetojnë aeroplanët për t’i lajmëruar Pekinit vullnetin e qëndresës.

 

“Corriere della Sera”, 9 tetor 2021   Përktheu Eugjen Merlika

EVROPA – SHBA, ATLANTIKU MË I GJERË – Nga FRANCO VENTURINI – Përktheu Eugjen Merlika  

 

 

            Kundërveprimi i tepruar i Parisit ndaj lajmërimit të paktit detar ndërmjet Washingtonit, Londrës dhe Kanberrës për të pajisur Australinë me nëndetse me mbushje bërthamore ka patur efektin boomerang për të stërzmadhuar poshtërimin e pësuar nga Franca. Por çështja e nëndetëseve është erëpritësja e një çështjeje shumë më të gjërë, që ka të bëjë edhe me Italinë, sepse prek marrëdhëniet transatllantike dhe dobësimin paralel të drejtimit amerikan dhe atij evropian, duke filluar nga Gjermania. Makroni, që është mjaft i vetëdijshëm se gjindet në fushatë zgjedhore për presidencialet e prillit, ka rrahur grushtin mbi tryezë jo vetëm për humbjen e një kontrate prej pesëdhjetë miliard dollarësh që Parisi mendonte se e kishte në xhep, por edhe e veçanërisht sepse është ndierë ai dhe Franca si qënie të nëpërkëmbura, si aleatë të rangut të dytë apo të tretë, përballë të cilit nuk duhet shumë kujdes, nëse n’anën tjetër të peshores është përparësia e Biden-it: ndalimi i Kinës.

            Në këtë pikë Evropa do të duhej të fillonte të kuptonte. Nëse Shtëpia e Bardhë nuk e ka quajtur të dobishëm këshillimin ose, së paku, lajmërimin me kohë të një Vëndi të madh evropian, të ndërlikuar deri një ditë më parë në çështjen e frikësuesit australian në funksion kundër kinez, është shkujdesja  e njerëzishme por e vendosur amerikane kundrejt tërësisë së Evropës që gjen një tjetër ballafaqim të nesërmen e tërheqjes kaotike nga Afganistani.

Është ky problemi i vërtetë, përtej brrylave franko – amerikane që janë në rrugën e kapërcimit formal. Nëse dy presidentë të Shteteve të Bashkuara, njëri mbas tjetrit e mjaft të ndryshëm mes tyre, shprehin nëpërmjet fakteve (Trump-i edhe nëpërmjet fjalëve) një konsideratë të pakët për aleatët, NATO-n, Evropën, duhet të shënohet pashmangshmëria befasuese e një qëndrimi të tillë. Që nuk do të ndryshojë në t’ardhmen, sepse Shtetet e Bashkuara ankohen për zotimin e pakët të evropianëve në luftën e tyre me Kinën për sipëraninë e përgjithëshme (gjeopolitike, teknologjike, tregëtare), sepse vlerësimet e fuqisë të palidhura me interesa të sakta kombëtare amerikane nuk janë më të mbështetura nga opinioni publik amerikan, sepse Amerika është bërë eksportuese energjie. Ky ndryshim ishte filluar prej kohësh, por evropianët, të pavëmendshëm si gjithmonë për gjërat e botës, janë gënjyer kur kanë dëgjuar Biden-in të shpallte “America is back”.

Tani koha e iluzioneve po mbaron. Duhet tani ajo përsiatje strategjike evropiane, për të cilën shumë diskutohet, që të fillohet të kuptohet se zgjerimi i Atllantikut ngre çështjen thjesht të mbijetesës së Evropës, edhe asaj çalamane të sotme. Bëhet e nevojshme dhe e ngutëshme për Evropën përcaktimi i një misioni të përshtatur kohëve të reja e të frutshëm,

si qe mbas luftës ai i mënjanimit të luftërave t’ardhme frëngo-gjermane e të ndihmesës për përballimin e Bashkimit Sovjetik jo më aleat.

Çfarë duhet bërë? Disa hamendësojnë role strategjike të ndryshme, me një pol evropian e NATO në funksion kundër-rus e një tjetër të aleancave indo-paqësore për të ndalur Kinën. Një nismë e tillë është e mundur, por vetëm në sallat e gjeopolitikës amerikane, jo n’ato evropiane nëse ato ekzistojnë. Mbi Rusinë çarja evropiane mbetet e thellë, megjithë qëndrime të përbashkëta mbi mos respektimin e të drejtave njerëzore dhe lirive politike. Evropa e hershme perëndimore voton edhe ajo çdo gjashtë muaj sanksionet kundër aneksimit të Krimesë, por don të bisedojë me Moskën dhe në caqe të drejta të bëjë allishverishe me Rusinë. Ndërsa  Evropa e re e Lindjes është ende atdheu i kombëtarizmave kundër-ruse (me pak përjashtime), i trëmbet aventurizmit të Kremlinit, don ushtarë amerikanë në kufijtë sepse nuk i beson më mbrojtjes së siguruar nga Neni 5 i NATO-s dhe ka votuar në tërësi kundër kur Merkeli e Makroni kanë propozuar të hapen linja të reja të “dialogut kritik” me Putinin. Jo, nëse ky do t’ishte misioni i saj Evropa do të thërmohej në kohë jo shumë të largëta. A e kupton këtë Biden-i? Deri ku i është e qartë atij se Perëndimi o është një i tërë ose nuk është fare?

Pa përjashtuar që në brendësi të një kornize të vetme (por më përpara duhet t’i jepet një hov i ri NATO-s) aleanca evro-amerikane ndaj së cilës askush nuk është mohues, mund të projektohet n’Evropë apo n’Azi  simbas nevojës, mbetet mbi qilim çështja e mos ashpërsimit, për rehatinë amerikane, të ndarjeve të thella që përshkojnë tashmë Evropën e duke u  orvatur të pakësohen ato në një vështrim gjeopolitik të ndërlidhur.

Por kush mund të arrijë deri aty, kush njeh në thellësi Amerikën dhe është një evropianist i bindur, kush mund të parandalojë çarje të tjera? Jo Gjermania që për muaj do të jetë jashtë loje e duhet të mësohet me një drejtim të ri politik. As shumë radikali Makron, nëse rizgjidhet. Sigurisht jo Xhonsoni , mbas Brexit. Përgjigja është e ka të bëjë me më pak ambiciozen Itali. Sepse Mario Draghi, veçanërisht mbas votimeve gjermane, zotëron autorësinë dhe njohjen për të folur, siç bëri në Parlament nga pozita e një evropeisti të bindur e të një atllantisti po aq të bindur. Italia, pothuajse pa e kuptuarr, vihet në qëndër të skenës pikërisht nga dasitë transatllantike dhe nga nevoja evropiane për të gjetur një zgjidhje.

 

“Corriere della Sera”, 6 tetor 2021     Përktheu Eugjen Merlika

Vjosa, një shpirt idealist e i pashitblershëm në tregtizat e ulta politike – Nga REX KASUMAJ

Berlin, dimër 2020
Rieditim pas Fjalës në OKB
Skicë-portret
(Për VJOSËN)
1.
Pikëpamjet për titullarë punësh të epërme, rëndom, ndryshojnë kur ndryshojnë ata vetë: së mbari a së prapthi!
Është meritë e saj, ndërkaq, që mendimi im për të vijon të jetë koherent.
Sepse ajo e tillë do mbetej: vlerë dhe përhershmëri vertikale në trajektoren politike.
2.
E pra, Vjosa është personaliteti më markant në arenën politike të Kosovës: inteligjente, e ditur, e kulturuar, gojtare dhe fjalëhollë, e përkushtuar deri në vetëmohim për interesin publik, shtetëror e kombëtar dhe një shpirt idealist e i pashitblershëm në tregtizat e ulta politike.
Gjithë galeria e të tjerëve, s’janë veçse figurina vernile në lojën e shërbtorësisë së skenave të errëta.
Madje dhe Kurti, i brohoritur e hymnizuar, nuk arrin përtej hijes së saj!
3.
Largimin e kësaj Zonje të madhe nga qendërfusha politike, e bluajnë dhe, mbase, qenërisht mund t’a bëjnë, vetëm armiqtë e shqiptarëve!
E ka, mjerisht, boll: jashtë e, më shumë akoma, ndër votrat inferiore politike në atdhe.
Të përdridhura frike për zbritje nga froni që lëkundet, kanë bjerrë ato përfundimisht aftësinë e përkorë të humbjes!
Dhe pikërisht kjo bjerrje e idhshme i bën aq të liga e rrezikzeza për fatet e Kosovës.
Rex Kasumaj

Spanjë, akuza ndaj një ish-ministrit të Brendshëm të kohës së diktatorit Franko

Marrë nga Reuters

Një gjykatëse argjentinase, e cila ka hetuar një sërë çështjesh që lidhen me periudhën e diktatorit Franko në Spanjë, ka ngritur akuza ndaj një ish-ministri spanjoll për katër raste të dyshuara vrasjesh, sipas dokumenteve të gjykatës që i kanë rënë në dorë agjencisë së lajmeve Reuters.

Gjyqtarja Maria Servini de Kuba, e gjykatës së Buenos Aires-it në Argjentinë, nxori vendimin kundër 87 vjeçarit Rodolfo Martin Villa, ministër i brendshëm midis viteve 1976 dhe 1979 gjatë diktaturës në Spanjë.

Në aktpadi, gjyqtarja shprehet se ajo e konsideron të akuzuarin Villa si autorin kryesor, përgjegjës për krimin e rëndë të vrasjeve në katër raste, ku viktimat ishin Pedro María Martínez Ocio, Romualdo Barroso Chaparro, Francisco Aznar Clemente dhe Germán Rodríguez Saíz.

Çështja u hap në vitin 2010 kur gjyqtarja argjentinase filloi hetimin e krimeve të qeverisë së dikatatorit Franko në bazë të parimit të drejtësisë universale.

Gjyqtarja Servini shkruan në vendimin e saj se i akuzuari Villa luajti një rol kyç në strukturën shtypëse të diktaturës e cila vazhdoi për disa vite pas vdekjes së Franco-s në vitin 1975.

Gjykatësja urdhëroi ndalimin e të akuzuarit Villa, i cili është banor i Madridit, por tha se kjo nuk kishte gjasa të ndodhte.

Spanja, si shumë vende të Amerikës Latine në tranzicionin drejt demokracisë, miratoi një ligj amnistie në vitin 1977 që falte krimet e kryera nga diktatura Franko. Avokatët përpiqen ta anashkalojnë këtë rregull duke u mbështetur tek ligji ndërkombëtar.

Qindra spanjollë i janë drejtuar një gjykate argjentinase në kërkim të drejtësisë për krime që dyshohet se janë kryer kundër tyre dhe familjeve të tyre gjatë diktaturës 36-vjeçare të udhëhequr nga Francisco Franko.

“Është lajm mjaft i mirë për viktimat që kanë ngritur pretendime prej shumë vitesh”, tha për agjencinë Reuters Maximo Castex, avokat për të afërmit e viktimave. Fernando Goldaracena, avokati i të akuzuarit Villa, nuk iu përgjigj kërkesave për koment nga agjencia e lajmeve Reuters. VOA

Italia, strehë për 780 minorenë shqiptarë të pashoqëruar, shqetësim përdorimi nga grupet kriminale Nga Alba Kepi

Numri i minorenëve shqiptarë të pa shoqëruar nga prindërit po kthehet në një fenomen problematik në Itali. Statistikat e autoriteteve tregojnë se 780 prej tyre janë vendosur në qendrat e strehimit ku vetëm gjatë gushtit të këtij viti janë strehuar 143 persona. Shqetësues është fakti se disa prej tyre përdoren nga grupet kriminale.

Një numër i konsiderueshëm prej 780 minorenësh nga Shqipëria të pa shoqëruar nga prindërit, vazhdojnë të jetojnë në qendrat sociale për emigrantë në Itali edhe pse janë nën moshën 18 vjeç.

Sipas statistikave të Ministrisë së Brendshme italiane, vetëm gjatë gushtit të këtij viti, 143 minorenë shqiptarë u strehuan nga qendrat sociale.

Për autoritetet e vendit fqinj, ky fenomen është shqetësues, pasi Shqipëria nuk bën pjesë në lisën e vendeve me konflikte ushtarake, krizë humanitare apo fakteqësi natyrore.

Në krahasim me vendet e tjera, minorenët shqiptarë janë të katërt nga totali prej 9 mijë e 131 emigrantëve, duke kapur shifrën e 8.5 përqind.

Shqipëria ka rekordin dhe për numrin më të lartë të minorenëve të pashoqëruar të gjinisë femërore, me 271 vajza, pas atyre me kombësi nga Bregu i Fildishtë.

Përqindja më e lartë e mbrojtjes e strehimit të minorenëve të pashoqëruar në Itali gjeografikisht është pozicionuar në rajonet Sicili, Puglia, Friuli Venezia Giulia, Lombardi, Emilia Romagna, Toscana, Calabria etj.

Një nga fenomenet e evidentuara nga raporti i Ministrisë italiane është largimi i minorenëve nga këto qëndra e pamundësia për gjetjen dhe gjurmimin e tyre.

Lidhur me këtë, pak ditë më parë u nënshkrua në Romë protokolli i marrëveshjes mes Komisares së jashtëzakonshëm pranë qeverisë italiane për personat e zhdukur dhe Kryetares së Gjykatës së minorenëve.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është realizimi i procedurave sa më efikase e të shpejta në komunikimin e kërkimin e minorenëve të pashoqëruar që largohen nga këto qëndra.

Në jo pak raste, minorenët janë përdorur nga grupe të ndryshme kriminale për aktivitetet e tyre të paligjshme.

ASOCIACIONI NJËETNIK SIÇ E PARASHEH ISA MUSTAFA DHE HASHIM THAÇI ËSHTË TRADHTI KOMBËTARE – Nga Binak MAXHARRAJ

 

Pas goditjës qe ia dha Albin Kurti Seribis me reciprocitetin me targat e automjeteve sipas marevsshjes së nenshkruar me 2011 Serbia doli menç fare,u tranu sillej si e pa kokë bash si bishat e egra sepse edhe vetë janë fare e keqe njerezore.Ajo beri trysni në kufi me tank e avion i nderseu serbet vendas qe te bllokonin rruget qe qojnë ne dy pikat kufitare ne Jarinje dhe Bërnjak,por Kosova doli fituese me ndërmetesimin e BE ku u gjetë një zgjidhje qe te mshefet identitieti shteteror i dy shteteve me rastin e kalimit të kufinjëve.

Por tashti ne radhë është diçka tjetër,diçka qe e motivon Serbin te jetë ne dialog për 11 vjet me radhë e kjo është çështja e Asociacionit e cila po rrinë pezull qe nga viti 2013.Kohët e fundit gjithënje e më shumë po bisedohet qe Asociacioni te jetë në rend dite të dialogut.Kjo po potencohet nga ndermejtesuesit e BE në dialog me Kosovën Joe Borelin dhe Miloslav Lajçak,qe te dyt vijnë si me qellim nga dy vendet qe se kanë njohtë Kosovën Spanja dhe Sllovakia,por qe te dytë anojn kah Serbia sepse janë pro serb.Nga BE thonë se implementimi I kësaj mareveshje është detyrim ndrkombëtar,por kryeministr Albin Kurti fuqishëm thekson se edhe nese do te këtë ndonjë Asociacion ai do te bëhet ne përputhje me kushtetutën dhe se ne Kosovë është kategorikisht se nuk do te këtë Asociacion një etnik.Edhe opozita sidomos LDK në Kosovë ka filluar te fletë për Asociacionin si diçka “shqetesues

Pra,kohët e fundit,anipse ende nuk është shruar mbi tavolinë te bisedimeve,çështja e Asociascionit është bërë temë dite,është bërë shprehimisht mollë sheri,apo edhe me ashpër është Thembra e Akilit apo edhe më keq është bërë nyje e Gordit e cila duhet të zgjidhet.

Po si të zgjidhert kur kjo nyje është bërë lemshë qe si gjendet fija?!

Asiciacioni i lidhur nyje është bërë si mollë sherri,apo edhe më ashpër si kopil qe ia lane Kosovës të dera Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa,te cilët shkuan ne dialog me duar n’xhepa pa kurrfarë platforme për dialogun,pa kurrfarë transparence me askend nga institucionet.Gjatë dialogut këta dy nuk i mbrojtën interest e shtetit,por diagoluan ne demë te shtetit dhe për interesa te tyre personale,duke shkelë ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës me ç’rast edhe bënë krim ndaj shtetit për te cilin duhet të denohën nga drejtësia.

Është fjala për formimin e Asociacionit një etnik ne komunat me shumicë serbe në Kosovë.Këta dy kalorës te vetmuar,këta dy Don Kishot të mjeruar gjatë dialogut bën leshime ligjore krye ne vehte kur Hashim Thaçi me 2013 si kryeministër i atehërshëm dhe i përseritur nga kryeministri Isa Mustafa me 2015. Sipas nenshkrimit të këtij Asociacioni më kompetenca ekzekutive nga liderët e papergjegjshem Thaçi dhe Mustafa na delë se në Kosovë do te formohet nje “Republika Srpska”brenda Kosovës me një llojë autonomije edhe me kompetenca ekzekutive i cili qonë në konflikte te përhershme.Ky është një sulmë i pa presedan ne sovranitetin territorial dhe integritetin e Kosovës,sepse formimi i një asiciacioni te këtill ia mundeson Serbisë te jetë e pranishme në Kosovë,qe do te thotë se këta dy tradhetaret e kombit Thaçi dhe Mustafa do te ishin pergjegjesit për kethimin e Serbisë në Kosovë.Zatën ky është edhe insistimi i Vuçiqit ne këtë dialog qe një njfarë dore te bëhët hisedar ne Kosovë.

Mirëpo ajo së çka është shqetesuese dhe shumë e tmershme këta dy mercenar të jetes politike ne Kosova,pra Hashimi Thaçi dhe Isa Mustafa,duke e pare së në çfarë pozite kanë renë kanë filluar te gjuajn topin te njeri tjetri duke u munduar ta heqin përgjgjesinë e neshkrimit të Asociacionit si akt direkt në sovranitetin dhe integritetin e Kosovës.Por ky Asiciacion i nenshkruar patë kaluar edhe ne Parlamentin e Kosovës por jo edhe ne ate te Serbisë.Këtë Asiciacion ashtu siç e ka nenshkruar Thaçi me 2013 dhe Mustafa me 2015 Gjykata e Kosovës e ka hudhë poshtë si jo kushtetuese në 23 nene të këtij Asociacioni dhe e prekë sovranitetin e Kosovës.Është e çuditeshme se si këto te dytë nuk kanë dhën doreheqje bile morale për këtë akt të pamoral qe e kanë nenshkruar,por fillojn ti drejtojnë shigjetat kah njeri tjetri për nenshkrimin e kësaj Marveshje.

Isa Mustafa si pa fytyrë qe është dhe mundohet me e larë fytyrën para opinionit këto ditë kur kjo çështje doli përseri në çkenë thotë pa fije turpi se ai nuk ka qenë kryeministër kur është bër mareveshja për Asociacionin.Ky është mashtrim dhe rrënë e kulluar.Te ia përkujtojmë këtij gafili se ai është zgjedhur kryeministër me 9 dhjetor 2014,kurse mareveshja është nenshkruar me 25 gusht 2015 me vetë dorën e tij,në prsanin e Hashimi Thaçit,Aleksandër Vuçit dhe Federika Mogherint qe I bije se Marevshja është nenshkruar pas 9muajve kur ai ishte kryeministër(shikojeni ne foto aktin e nenshkrimit të kësaj mareveshje të nenshkruar ne Bruksesl me 25 gusht 2015) ku theksonte se kjo është diçka e mire për Kosovën dhe se kjo marevshje është plotesishtë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe me ligjet e sajë.Por,nuk doli ashtu Albin Kurti iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për kushtetutshmerin e kësaj marevshje çfarë konstatoi se mareveshja për Asiciacionin e shkelë Kushtetutën hiç më pak se në 23 nense dhe se është antikushtetuese.

Por si të shkohet tutje,si të vepron qeveria Kurti II me këtë kopil qe ia lane mercenarët Thaçi dhe Mustafa ted era si diçka qe patjetër duhet të merrët me të?!.

 

Qeveria e Kosovëes në krye me Albin Kurtin nuk është eksplicite kundër formimit të Asiciacionet.Ai do te formohet jo ashtu siç e nenshkruan vasalet e Serbis Thaçi dhe Mustafa,por do te formohet ne bazë te ligjeve dhe ne bazë te Kushtetutës së Kosovës dhe jo një Asociacion nje etnik vetem me serb por duhte të përfshihën edhe pakicat tjara, Albin Kurti  në dialog jamë i sigurtë se nuk ka me lejuar qe te sulmohet integriteti i Kosovës,nuk ka me lejuar qe ti futet thika kufijve te Kosovës,sepse Albin Kurtin është me i rëndësishëm atedheu për të cilin sakrifikuam  dhe e fituam me gjak.Pra,për Albin Kurtin me i rëndësishëm është atedheu se sa pozita e tij si kryeministër.

Por,jo Albin Kurti nuk do te deshtoi ne dialog:Albin Kurti në këtë dialog nuk do ta lendoi Kosovën,nuk do lejoj te nenshkruan asnjë Marevshje në dëm te vendit.

Nuk ka presion as vendor e as ndërkombëtar që mund te ushtroi mbi Albin Kurtin qe te nenshkruaj Asociacionin e Thaçit dhe Mustafës qe do te ishte thikë pas shpine për Kosovën,këtë nuk do ta lejoj as populli I Kosovës,këtë nuk duhet ta lejoj edhe vetë Amerika miku i jonë i madh,sepse Amerika nuk e ndihmoj çlirimin e Kosovës për ta ndarë ndonjë cope nga ajo për Serbin gjakatare,nuk e çliroi Kosovën për ta këthyer Serbin përsëri ne Kosovës.Amerika edhe në paçë duhet te ndihmoj Kosovën qe te çlirohet nga Serbia e cila qe 20 vite po i rrin si gjeli mbi krye.

Por te Albin Kurti nuk ka dilema,ai nuk do te dorzohet presioneve nga do qe ato vijnë për te nenshkruar Asociacioni e vazalve Thaçi dhe Mustafa,sepse është në demë te Kosovës,ne demë te sovranitetit dhe integritetit territorial te saj.Albin Kurti me pare do te shkoj perseri ne zgjedhje se sa te të veproi kundër popullit te vetë,kundër shtetit te vetë.

Kjo duhe ti jetë e çartë çdo kujtë sepse kur është në pyetje Kosova Albin Kurti është i pa thyeshëm.Nuk është I shantazhuar,nuk është I korruptuar siç ishin Thaçi dhe Mustafa qe për interesa te tyre ishin ne gjendje ta ndajnë Kosovën përseri me Serbin,ashtu siç vepruan me Malin e Zit ë cilit pa fije turbi ia dhanë Çakorrin me 8200 hektar tokë.

Albin Kurti nga ky dialog do te delë me i fortë se sa qe ishte pa hye në te,sepse për Albinin çështja e dialogut është çështje madhore.Për Albin Kurtin atedheu nuk ishte çeshtje pazaresh dhe tuxharësh siç vepruan parardhdhësit e tij,por është para se gjitha çështje kombëtare dhe atëdhetare.


Send this to a friend