VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

CUBAT E KOSOVËS – Nga BINAK MAXHARRAJ

By | May 8, 2019

Komentet

Kosnett kërkon drejtësi për 14 serbët e vrarë pas luftës në Grackë të Lipjanit

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett ka kërkuar drejtësi për 14 serbët e vrarë pas luftës në Grackë të Vjetër të Komunës së Lipjanit, raporton Gazeta Express.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, Kosnett ka thënë se në përvjetorin e 20-të të vrasjes së 14 fermerëve serbë të Kosovës, në fshatin Grackë të Lipjanit, viktimat e të gjitha etnive dhe familjet e tyre meritojnë derjtësi.

Today marks 20 years since the killing of 14 Kosovo-Serb farm workers in Staro Gracko/ Graçka e Vjetër village. Victims of all ethnicities, and their grieving families, deserve justice.
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) July 23, 2019

Në një fshat 20 kilometra larg Prishtinës, në qershor të vitit 1999, ishin vrarë 14 serbë të Kosovës që kishin dalë në fushë për të korrur grurin, vetëm disa javë pas përfundimit zyrtarë të luftës në Kosovës, e pasi që vendi hyri në kontrollin e Kombeve të Bashkuara dhe të NATO-s.

Policia nga misioni i OKB-së në Kosovë, UNMIK, arrestoi një shqiptar të quajtur Mazllum Bytyqi nga fshati Hallaq i Madh në vitin 2007. Ai u lirua dy muaj më vonë për shkak të mungesës së provave.

Në vitin 2010, prokurorët e OKB-së ia dorëzuan dosjen e çështjes EULEX-it. Në vitin 2017, çështja u mbyll.

Ka rënë apo nuk ka rënë qeveria!? – Nga Florim Zeqa

Mosmbledhja e Kuvendit të Kosovës pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj, paraqet shqetësim dhe ngre dilema për abuzime të reja kushtetuese.

Ish kryeministri Haradinaj pas dorëheqjes së parevokueshme, menjëherë duhet të zavendësohet me njërin nga 5 zv. kryeministrat deri pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, gjegjësisht deri në zgjedhjen e kryeministrit të ri nga legjislatura e ardhshme e Kuvendit.
Çdo tendencë e Haradinajt për të manipuluar me postin e kryeministrit është antikushtetuese dhe antiligjore, për shkak se aktiviteti i tij politik si kryeministër i vendit ka pushuar në momentin e paraqitjes së dorëheqjes së parevokueshme me 19 korrik 2019 në kabinetin qeveritar dhe pak çaste më pas edhe para mediave.
Pas dorëheqjes së Haradinajt, të nesërmen është dashur të mblidhet Kuvendi në një seancë të jashtëzakonshme për emërimin e një ushtruesi të detyrës së kryeministrit, qoftë njërin nga 5 zv. kryeministrat apo një kandidat tjetër deri pas konstituimit të legjislatures së re të kuvendit.

Nuk është e largët dita kur Haradinaj e kumtoi lajmin se ka dhënë dorëheqje, me ç’rast e kishte thënë këtë fjali:

“Nderi i Kryeministrit dhe Shtetit duhet të ruhet dhe unë nuk e poshtëroj asnjëherë. Në Hagë si Ramush Haradinaj do t’i dal përball shpifësve, ashtu si e kërkon nderi i luftëtarit shqiptar”, tha ai.

Mirëpo deklarimet e Haradinajt tre ditë më pas, bien në kundërshtim të plotë me aktin e dorëheqjes së tij:

“Konfirmoj se deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, do të kryej detyrën time Kushtetuese si Kryeministër dhe Qeveri në dorëheqje”, shkruan Haradinaj.

Me këtë shihet qartë se Ramush Haradinaj nuk ka qenë i sinqertë para qytetarëve kur tha se po jep dorëheqje të parevokueshme sepse nuk dëshiron të shkojë në Hagë si kryeministër, për intervistim nga Gjykata Speciale.

Pra, në fakt Haradinaj do të shkojë në Hagë si kryeministër në dorëheqje e jo si individ siq kishte paralajmëruar.

Kjo lojë e pasinqertë dhe dualizmi i vperimeve të Haradinajt, e bën akoma më të paqartë situatën politike në vend.

E din apo nuk din Haradinaj çka paraqt dorëhqja e parevokueshme?
E din apo nuk e din këshilltarët e tij çfarë duhet të ndodhë pas dorëheqjes së parevokueshme?
E din apo nuk e din fare partnerët e koalicionit PAN për obligimet që dalin nga dorëheqja e parevokueshme e kreyministrit.
I din apo nuk i din opozita, hapat që duhet të ndërmarrin pas dorëheqjes së parevokueshme të kryeministrit të vendit, apo janë fokusuar vetëm në caktimin e datës së zgjedhjeve!

Haradinaj nuk i kishte paraqit dorëheqje asnjë institucioni shtetërorë me 19 korrik 2019, por ishte tërhequr përmes aktit të dorëheqjes së parevokueshme, që nënkupton aktin e kryer e të pakthyeshëm të largimit nga posti shtetëror.

E drejtë apo e padrejtë, e parakohshme apo e vonuar, e dobishme apo e dëmshme për vendin, dorëheqja e Haradinajt duhet trajtuar ashtu siq është, e pakthyeshme.
Bazuar në përvojën e deritanishme të krijimit të qeverive, nëse zgjedhjet mbahen në fillim të shtatorit, formimi i instititucioneve të reja mund të zgjasë deri në fund të vitit shkaku i pazareve politike.
Prandaj për rastin e dorëhqjes së Haradinajt duhet të ndërhyjë Gjykata Kushtetuese për të sqaruar ligjshmërinë dhe kompetencat e “Qeverisë në dorëheqje” siq po e quan Haradinaj qeverinë më të madhe të pas Pavarësisë së Kosovës me 21 ministri dhe mbi 80 zëvendësministra, me qindra këshilltarë dhe mijëra të punësuar në objektin e qeverisë së Kosovës.
Gjykata Kushtetuese duhet ta përcaktojë qartë situatën, nëse duhet apo jo të vazhdojë punën një qeveri kaq megalomane në dorëhqje edhe për 4-5 muajt e ardhshëm apo të caktohet një qeveri teknike me 7-8 ministri kyqe deri në zgjedhjen e institucioneve të reja të shtetit.
Edhe pse Kushtetuta, përkatësisht Neni 95 [Zgjedhja e Qeverisë]5 e përcakton qartë se “Nëse Kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë”, ende nuk ka ndodhë asnjë veprim i presidentit të vendit.
Megjithatë, bazuar në vullnetin e partive politike, vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Prandaj Gjykata Kushtetuese duhet të përcaktojë qartë situatën, se a duhet të shkojë vendi në zgjedhje apo t’ua lë të lira duart matrapzëve politkë për manipulim me qytetarët në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Haradinaj: Taksa dhe çështja e kufijve më ndajnë me Edi Ramën

Pas dorëheqjes nga posti i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se ka marrë letra edhe nga kryeministra të rajoni.

 

“Unë kam marrë shumë letra personale prej kryeministrave të rajonit, nuk kam marrë një prej Edi Ramës. Kam marrë prej kryeministrave të tjerë të rajonit shkresa mbështetje, simpatie. Edhe nga personalitete si Presidenti Berisha, po se po, por edhe Presidenti Moisiu, Presidenti Meta ishte vetë këtu. Kam marrë prej Shqipërisë plot porosi përkrahëse, kam dëgjuar zotin Majko, kryetarin Basha… Vetëdija kombëtare e ka bërë të vetën atje. Ata i përcjellin këto tema” tha Haradinaj për T7 në Kosovë.

Ai tha se taksa dhe çështja e kufijve janë ato që e ndajnë me Edi Ramën. I pyetur nëse ndihet përgjegjës për prishjen e marrëdhënieve me kryeministrin e Shqipërisë ai tha se asgjë nuk ishte personale.

“Jam i detyruar të mbroj tërësinë territoriale të Kosovës. Nuk e kam këtë prej qejfit apo prej arrogancës. Unë jam i detyruar me mbrojt Kosovën si agjendë. Unë taksën nuk e kam tregti me Serbinë. Unë taksën e kam me shpëtu (Kosovën) prej ndarjes ose prej “Dodik Republikës”. Unë nuk i kam mbajt këto qëndrime për inat të Edit, Hashimit apo Kadrisë.

Unë besoj që nëse e heq taksën, e ke çel derën për njërin prej dy çmimeve, ndarje ose “Dodik Republikë”. Unë besoj që nëse e mbajmë taksën, ato të dyja nuk janë më temë dhe hapim derën për njohjen. Kaq e thjeshtë është. Kujt nuk i kam borxh në këtë rast që i shërbej këtij besimi” – tha Haradinaj.

Në Prishtinë vihet gurthemeli i bustit të senatorit Bob Dole

Ambasadori Kosnett flet gjatë ceremonisë së vënies së gurthemelit për bustin e senatorit Dole.

Në shenjë respekti për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, në shënimin e ditëlindjes së senatorit amerikan, Bob Dole, në Prishtinë është vënë gurthemeli për ndërtimin e bustit të tij. Në këtë shënim, kanë marrë pjesë ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj dhe drejtori ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka.

Për këtë nismë, institucionet e Kosovës kanë marrë edhe pëlqimin e senatorit Dole, u tha gjatë fjalimeve.

“Ishte viti 1990, kur u realizua vizita e parë e delegacionit të senatorëve të lartë amerikanë në Kosovë, e cila ishte një kthesë për ne”, tha Haradinaj, duke rikujtuar edhe takimin e senatorit Dole me liderin e atëhershëm politik të shqiptarëve të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Kurse ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett tha se ai dhe senatori Dole ndihen shumë të nderuar me iniciativën për ndërtimin e bustit për senatorin amerikan.

“Të gjithëve do të na bënte mirë të ndiqnim filozofinë e Bob Dole. Në politikë ka kundërshtarë- jo armiq”, tha ambasadori amerikan.

Ndërtimi i bustit të senatorit Bob Dole do të bëhet nga artisti i njohur Luan Mulliqi.

Projekti do të financohet nga Oda Amerikane në Prishtinë.

Ish-presidenti Bill Clinton, ish-sekretarja e shtetit, Madeline Albright dhe tani Bob Dole, janë personalitetet të cilave u janë bërë apo bëhen shtatore, siç është rasti me Bob Dole, në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.

Me një letër, Haradinaj i njofton krerët e institucioneve për dorëheqjen

Kryeministri i në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një letre i ka njoftuar krerët e institucioneve dhe liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvend, për vendimin e tij për dorëheqje të parevokueshme nga funksioni i Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

“Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e aplikueshme, kam ftuar që të ndërmerren hapat e nevojshëm për shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme nacionale, në mënyrë që e drejta për të zgjedhur t’i kthehet sovranit. Deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, do të vazhdoj kryerjen e detyrave kushtetuese si Kryeminister dhe Qeveri në dorëheqje”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Zyra për media e Kuvendit ka konfirmuar tashmë se Haradinaj e ka dorëzuar letrën e dorëheqjes.

“Letra e dorëheqjes u është proceduar menjëherë anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit dhe kryetarëve të grupeve parlamentare”, theksohet në njoftim.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje të premten nga pozita që ka pasi ka marrë ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë, në cilësinë e të dyshuarit.

Vëllezërit James dhe Toni Kraft (Avdimetaj), po arrijnë rezultate kulminante në boksin profesionist – Nga Skënder MULLIQI

Për të arritur zenitin e suksesit në çdo veprimtari sportive pos talentit të falur nga Zoti , nevoitet vullnet I qelikt dhe punë e madhe .Kjo vlenë edhe për sportin e shkathtësisë bujare –boksin.
Për tu bërë kampinon nuk janë bërë vetëm në palestrat sportive , kampionet janë bërë nga diqka që ata e kanë thëllë në mbrendin e shpirtit të tyre .Kanë një deshirë , një enderrë, një vullnet që duhet të jetë më I fortë së aftësia.
Plejadës së boksierëve të njohur më prejadhje shqiptare në boksin botëror profesionist , nga Strellci I Deqanit, janë duke iu bashkëngjitur edhe vellezërit James Kraft dhe Toni Kraft , të cilët për një ditë u bënë kampion bote për junior.Kjo ishte diqka spektakolare, mahnitëse që I bëri shumë të lumtur këta dy boksier të talentuar, e të cilët jetojnë dhe veprojnë në Gjermani.Kan lindur në Altotting . Jemes në bisedë më të është I qetë, por shihet së është shumë energjik dhe I shkathët në boks. Ai më rrefeu këtyre ditëve kur është në Kosovë, së si e kan filluar rrugëtimin më villain, Tonin në boksin amatore e profesionist.Vëllezërit Kraft-Avdimetaj mbemrin nga origjina, karrirën e tyre e kan filluar qysh në moshë shumë të re, duke arritur deri më tani suksese të mëdha , por nuk janë shumë të njohur deri më tash në Kosovë.James thotë së si amator I ka zhvilluar 87 meqe , prej tyre I ka 78 fitore .Në moshën 17 vjeqare vazhdon rrefimin Jamës, kam kaluar në boksin profesionist në kategorinë gjysëm të rëndë.Deri më tash thotë ai në vazhdim të bisedës nga 17 meqe te zhvilluara , kam 16 fitore dhe një barazim.10 ndeshje I kam fituar më KO për junior.Jamës dy herë ka arritur që të bëhët kampion bote për junior në verzionin WBC dhe IBEO.Titullin në verzionin ËBC e ka mbrojtur dy herë .Ishte shumë interesant për neve thotë Jamës, kur të njejtën ditë më 16-1.2016 në Mynhen u kurorizuam më vëllaun, Tonin më titujtë e kampionit të botës .Unë thotë Jamës mposhta boksierin shumë të fortë hungarez ,Pita Orleg duke e nokatuar në raundin e tretë. Nder emrat të njohur ndaj të cilt kam shënuar fitore është edhe gjermani , Aron Shvarc. Akutalisht Jamës mbanë dy tituj për junior deri në moshën 24 vjeqare. Sigurisht së në sukseset e deritashme tona meritor është menagjeri ,Flavio , kurse ne Kosovë menaxheri , Edonis Shabanaj.Synimi I këtij boksieri 22 vjeqar është të kurorizohet më titullin e kampionit të botës , por tash për senior , për tia rrembyer titullin suedezit, Sven Forni , I cili mban titullin në verzionin IBE-o .Duke më rrefyer për sukseset edhe të vëllait Tonit, Jamës thotë së vëllai I tij bokson deri në kategorinë 76 kg, Toni është kampion bottenë verzionin WBC -junior, kurse aktualisht eshte kampion ne verzioni IBF dhe IBO-Kontinental per senior ne Evrope .Mbanë gjithashtu titullin e të parit në Gjermani.
.
Në mbrëmjën kur jemi bërë bashkë kampion në Mynih në vitin 2016, Toni e ka mposhtur hungarezin e forte, Ferenc Albert duke u bërë kampion bote në verzionin WBC. Toni Kraft gjatë karrierës si amator ka shënuar 115 meqe , ku 109 prej tyre I ka fituar më nokaut, dy barazime e dy humbje.Ne karreiren si profesionit ka deri më tash 17 ndeshje, 16 fitore e një barazim.Toni si synim të radhës ka edhe tri takime paraprake për të ardhur deri takimi më anglezin ,Krys Jubenle , I cili mban titullin e botërorit në në verzionin IBO, të boksit profesionist. Ne. I uruam atë ditë pas bisedës tanë këta boksierë të talentuar në sukseset e deritshme pa dyshim të mëdha ,në boksin profesionist ,për të cilët nuk është shkruar dhe dëgjuar aq shumë në Kosovë, siq shprehet edhe Jamës, së Toni nuk ishte atë ditë prezent.Pa dyshim sportistët tanë në botë janë bërë krenaria e shqiptarëve.Janë bërë ambasadorët më të mirë të kombit, të cilët po na mbajnë në pedestal. Sigurisht së për Tonin dhe Jamës do ndëgjohet dhe shkruhet edhe më shumë ,siq I përfundojmë si zakonisht shkrimet e tilla…

Intervista – Haradinaj: Zgjedhjet të mbahen brenda dy muajve

Arton Konushevci

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se duhet të respektohen afatet kohore për mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Sipas Haradinajt, nuk ka arsye që mbajtja e zgjedhjeve të vonohet. Në këtë intervistë, Haradinaj po ashtu tregon arsyet që e çuan atë që të heqë dorë nga posti i shefit të ekzekutivit.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Haradinaj, ju dhatë dorëheqje nga posti i kryeministrit sapo u njoftuat nga Dhomat e Posaçme se jeni ftuar për intervistë si i dyshuar për krime lufte. Aktualisht ju jeni i ftuar për intervistë, por nuk keni një aktakuzë apo jo?

Ramush Haradinaj: Jo, jo, nuk ka aktakuzë.

Radio Evropa e Lirë: Para Gjykatës Speciale pritet të dalin këtë javë edhe ish-komandantë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. A keni informata, a do të jenë këta të intervistuarit e fundit apo pritet që edhe ish-ushtarë, ish-udhëheqës të tjerë të UÇK-së të paraqiten?

Ramush Haradinaj: E di prej njoftimeve të mëhershme që ka pasur disa të ftuar. Nuk di a do të vazhdojë apo sa do të jenë. Unë kam marrë ftesë, i përgjigjem, pra kryej obligimet e mija ligjore që më takojnë, por ka qenë për mua e papranueshme që kryetarin e Qeverisë, në këtë rast shefin e ekzekutivit dhe sovranitetit – sepse unë jam shef i ministrit të Mbrojtjes, i ministrit të Rendit, i Drejtësisë – nuk kam mundur ta çoj shtetin para hetuesve. Për këtë arsye edhe kam dhënë dorëheqje, pra që ta ruaj nderin e shtetit dhe të kryetarit të Qeverisë. Ne jemi shtet i ri, por po krijojmë, ta quaj, doktrinën e shtetit tonë dhe nuk kam dashur që Kosovës t’i shkruhet në një moment të caktuar. Pastaj, ka të bëjë edhe me nderin tim personal, nderin e luftëtarit shqiptar. Unë e kam dëshmuar pafajësinë dy herë edhe për këtë arsye e kam marrë këtë vendim.

Radio Evropa e Lirë: Kështu siç keni vepruar ju nuk kanë vepruar edhe zyrtarë të tjerë, që kanë pasur poste dhe në rast se do të ketë ftesa të tilla për zyrtarë, ish-ushtarë ose ish-komandantë të UÇK-së, a do të duhet të vepronin kështu?

Ramush Haradinaj: Tani, dallojnë besoj situatat. Unë jam kryetar i Qeverisë në detyrë. Pra kjo është një përgjegjësi, në shtet është veç një kryetar Qeverie. Edhe do të ishte për mua shumë e pandershme që të ja bëj këtë Kosovës, që ta çoj një pjesë të sovranitetit, një pjesë të asaj që është nocion i shtetit, që ta nxjerr para hetuesve. Pra, ju e shihni sot, nëntë vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i dha të drejtë Kosovës për shpalljen e pavarësisë edhe ju kujtohet që unë dy ditë përpara të këtij vendimi, unë kam qenë i rithirrur. Po bëhet një luftë për argumentet për shtet dhe në këto argumentet për shtet e kam kujdesin e madh sepse e dimë sa ka kushtuar shteti edhe sa vështirë ka qenë që të arrihet deri këtu. Nuk dëshirojmë në asnjë mënyrë që ta lëndojmë Kosovën. Kosova është euro-atlantike si shoqëri, është demokraci, është multi-etnike, është e paprekshme në vlerat e saj multi-etnike, në territor, në kufij. Pra, e ruajmë Kosovën dhe është interesi ynë..

Radio Evropa e Lirë: Pra, a do të duhej të vepronin kështu edhe të tjerët?

Ramush Haradinaj: Po, mendoj se pa dashur që të vendos një standard për secilin, por unë mendoj se kjo është mënyra sesi kam vepruar unë, përkundër faktit se nuk është e lehtë. E di se ka implikime të shumta si për mua, si për të gjithë ata që kanë pasur dëshirë që t’i prijë punës. Prapëseprapë mendoj se kjo është mënyra më e drejtë që ta ruajmë Kosovën, nderin e Kosovës, nderin e shtetit, nderin e institucioneve, por edhe nderin e luftëtarit shqiptarë.

Radio Evropa e Lirë: Ndërkohë që qeveria është në dorëheqje, cilat veprime duhet të ndërmerren në Prishtinë që vendi të shkojë në zgjedhje apo të ketë ndonjë përpjekje për formimin e qeverisë së re?

Ramush Haradinaj: E para – që është shumë me rëndësi – si qeveri në dorëheqje, nuk duhet të lejojmë vakuum, nuk duhet të lejojmë çfarëdo parregullsie, qoftë të qeverisjes, qoftë ligjore, ose jostabilitet. Për fat të mirë, gjendja është stabël në Kosovë, pra është funksionale dhe jeta vazhdon. Jemi në demokraci. Kushtetua jonë ka paraparë veprimet e nevojshme në këto raste. Unë tash po i finalizoj letrat formale për presidentin dhe për kryeparlamentarin. Pastaj, Parlamenti mund të vetëshpërbëhet në një datë të caktuar ose presidenti mund të propozojë shpërbërjen e Parlamentit dhe shkuarjen në zgjedhje. Arsyeja përse unë kam kërkuar të shkohet në zgjedhje është se besimin e kam kërkuar nga populli kur e kam marrë mandatin për kryetar të Qeverisë. Kam menduar se mandati më i sigurt në këto raste është nëse ia kthen sovranit, popullit. Mendoj qe zgjidhje e drejtë është shpallja e zgjedhjeve të parakohshme në këtë rast, në bazë të afateve kohore kushtetuese e ligjore. I ftoj qytetarët e vendit që të marrin pjesë në proces zgjedhor dhe ta respektojnë atë vendim që e jep sovrani.

Radio Evropa e Lirë: A mendoni se do të kalojë një kohë e gjatë derisa të vendoset për një datë të zgjedhjeve?

Ramush Haradinaj: Nuk besoj se ka arsye të vonohet shumë. Është me rëndësi, jo sepse ka vakuum qeverisës, por që t’i jepet sovranit mundësia për të vendosur sa më shpejt. Nuk bën që t’i vonohet popullit e drejta për të vendosur për më tutje. Do të ishte me rëndësi që në afatet kohore – diku rreth dy muaj – të ndodhin zgjedhjet. Kështu janë ato dinamikat prej këtu e tutje. Shpresoj të rrjedhin kështu. Kohë merr edhe konstituimi i Parlamentit pastaj, edhe formimi i qeverisë së ardhshme. Është me rëndësi që të gjitha këto të ndodhin në afate të duhura kohore.

Radio Evropa e Lirë: E përmendët që po i bëni gati letrat për të njoftuar presidentin, kryetarin e Kuvendit e ndoshta dhe partnerë të tjerë të koalicionit të deritashëm. Kur saktësisht do t’i njoftoni?

Ramush Haradinaj: Jemi në hartim të letrave. Me protokoll, letrat zyrtare mund të shkojnë sot, mund të shkojnë nesër në mëngjes. Jemi në hartim të tyre. Jemi duke shqyrtuar bazën kushtetuese për këtë dorëheqje, sepse është dorëheqje pa mocion, është dorëheqje e qeverisë. Jemi duke shqyrtuar që ta shpjegojmë.

Radio Evropa e Lirë: Si i keni parë reagimet e partive politike pas dorëheqjes tuaj?

Ramush Haradinaj: Po, t’ju them të drejtën, secili nga pikëpamja e vet janë shprehur. Disa kanë qenë korrekt, disa nuk kanë mund të përmbahen, nuk i kanë kuptuar edhe krejt kontekstet e kësaj dorëheqjeje. Do të thotë, unë kam deklaruar se do t’i kryej pjesën ligjore pa asnjë hezitim dhe do ta kryej me respekt e nder si më takon. Por po ashtu sa i përket bindjeve politike kam deklaruar se është e papërballueshme për Kosovën, pra nuk mundet Kosova dhe nuk e përballon dot edhe po të donte një çmim për njohje që është ndarja e Kosovës ose hapja e kufijve të Kosovës. Kam deklaruar po ashtu që një “Dodik Republikë” ose një republikë me ndikim të Rusisë është e papërballueshme për Kosovën dhe nuk është specifika e tillë. Njëkohësisht kam thënë që taksa nuk bën të hiqet deri në njohje.

Në këto qëndrime unë pres një përkrahje, një unitet pa marrë parasysh që ne garojmë kundër njëri-tjetrit për pushtet. Këto nuk janë qëndrime të pushtetit, janë qëndrime të interesave nacionale. Ne dikur me ata që janë sot në opozitë kemi qenë në opozitë, ta zëmë kundër “Zajednicës” (Asociacioni/Bashkësia e Komunave Serbe). Në fakt unë e kam mbajtur një qëndrim parimor, të popullit dhe jo të pushtetit në këtë rast, pra veç të koalicionit qeverisës apo pushtetit edhe shpresoj që ashtu siç ishim bashkë për Trepçën e për Ushtrinë, se në këto dy raste kemi treguar unitet të plotë, pra për Trepçën dhe ushtrinë, të jemi bashkë edhe te mosndarja e Kosovës, të mos lejojmë një “Dodik Republikë“ në Kosovë dhe të mos e japim tregun pa njohje.

Pra, të mos e japim (heqim) taksën pa njohje. Këto janë qëndrimet për të cilat unë pres respekt dhe nuk ka lidhje çka mendojnë për mua, por këto janë qëndrime që pres respekt për interesa të tyre, jo për të mijat ose për interesa të partive të tyre. Në këto qëndrime, pra i ftoj të gjithë që të bashkëpunojmë, pa marrë parasysh se çka kanë thënë atë ditë apo do të thonë një ditë tjetër.

Radio Evropa e Lirë: Por nuk të kanë bërë përshtypje ato reagimet pas dorëheqjes?

Ramush Haradinaj: Shiko, nuk e kam luksin që të hapi këso debatesh, do të thotë secili e ka për vete. Populli e thotë gjithkush mënyrën e vet dhe arsyet e veta, por është shumë me rëndësi ta ruajmë vendin, interesin e vendit, interesin nacional sepse llogaritë ndërmjet veti do t’i lajmë gjithë jetën. Demokracia vazhdon, edhe pas këtyre zgjedhjeve do të ketë prapë zgjedhje. Do të vërtetohet se kush e ka interesin e vendit e të popullit përpara e kush e ka të vetin, e të partisë. Mendoj që mbrojtja e Kosovës nga ndarja, mbrojtja e Kosovës nga një “Dodik Republikë” edhe mospranimi i një çmimi për njohje, i një marrëveshje që na lë neve jofunksional është interes i të gjithë neve, edhe i LDK-së, i Vetëvendosjes, i PSD-së e edhe i neve që jemi në pushtet. Ajo që unë po bëj është që konkretisht po ndërtoj një kauzë, po ua jap një kauzë të gjithëve përmes së cilës të gjithë jemi pastaj të qëndrueshëm, si popull e si shtet.

Radio Evropa e Lirë: Në këso rrethana kur Kosova ka një Qeveri në dorëheqje, a prisni që në ndonjë formë të vazhdojë dialogu me Beogradin?

Ramush Haradinaj: Nuk kemi, do të thotë qëndrim kundër dialogut në çfarëdo etape, në çfarëdo kohe. Kosova edhe kështu i kryen funksionet e veta, mirëpo dialogu është pa kushte edhe jo dialog për ndarje, për “Dodik Republikë”. Pra, një dialog për njohje reciproke në kufijtë ekzistues, për të respektim të ndërsjella, kuptohet edhe për tregun se tregu i kthehet Serbisë, pra hiqet taksa në rast të njohjes.

Radio Evropa e Lirë: Në fakt një nga vendimet me të përfolura të Qeverisë suaj ishte taksa ndaj importeve nga Serbia. A do të mbroni këtë vendim edhe më tutje?

Ramush Haradinaj: Po, duket se nuk kam kah të shkoj. Jam i vetëdijshëm për implikimet që ka pasur ky vendim nga dita e parë e kam parë se në çfarë dimensionesh do të ndodhin këto implikime, mirëpo, nuk kam zgjidhje tjetër, se ndryshe alternativa është në ndërrim për njohje ose me dhënë territor ose një “Dodik Republikë” në Kosovë. Janë të papërballueshme për Kosovën. Tregu për njohje e jo ndarja e “Dodik Republika” është oferta ime. Mendoj se do t’i rri besnik kësaj në cilëndo rrethanë, në cilëndo situatë, në çfarëdo pasojash që mund dikush të mendojë se na zmbrapsin… janë gabim se bëhet fjalë për një popull, për një shtet.

Radio Evropa e Lirë: E përmendët se për pak kohë do ta njoftoni kryetarin e Kuvendit dhe presidenti zyrtarisht për dorëheqjen. A do t’i njoftoni vetëm me letër apo do të ketë edhe takime?

Ramush Haradinaj: Tani po shkruaj letër, ta shoh si do të veproj. Por unë kam informuar Qeverinë, kam respektuar bazën ligjore se unë jam kryetar i Qeverisë. Në takim të Qeverisë, në takim zyrtar në rend të ditës e kam pas ketë informatën të fundit. Aty kanë informuar të gjithë partnerët qeverisës, me ata që punoj, pastaj kam shkuar menjëherë në partinë që udhëheq se edhe partitë janë kategori kushtetuese ligjore, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. I kam kontaktuar pastaj një e nga një disa kolegë politikë. Kjo pjesa zyrtare e shkresave është vetëm tani që të fillojë koha, pra nuk kthehet pas asgjë, vendimi është marrë. Pra, vetëm të fillojë koha formalisht e afateve, e proceduarave të tjera, pra të fillojë presidenti afatet e veta.

Radio Evropa e Lirë: Pra, nuk përjashtohet edhe një takim?

Ramush Haradinaj: Nuk e di, nuk e di për besë.

Radio Evropa e Lirë: Qeveri ka të nisur disa projektet të ndryshme. Çka po të ndodhë me to, do të mbeten në gjysmë?

Ramush Haradinaj: Nuk ka arsye, do të thotë deri sa nuk është i shpërndarë Parlamenti, ne ushtrojmë funksionet tona. Nëse shpërndahet Parlamenti, atëherë nuk prodhojmë më për agjendë legjislative. Duhet pritur deri në konstituimin e Parlamentit të ri dhe të mos dërgohen në Parlament ligje, akte ose propozime, ndërsa puna e Qeverisë vazhdon si çdo qeveri deri në marrjen e formimin e Qeverisë së re, pra është praktikë te ne edhe në rastet e mëhershme edhe tash është e njëjta logjikë.

Trajkoviq: Dorëheqja e Haradinajt do të sjellë pasoja të mëdha për Serbinë

Ish-Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb, Rada Trajkoviq, ka thënë se dorëheqja e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës do të sjellë pasoja të mëdha për Serbinë. E këtë ajo e arsyeton me faktin se sipas saj kjo do ta shtyjë fillimin e dialogut edhe për 90 ditë, ndoshta edhe më shumë. E sipas saj, zgjedhjet e parakohshme në Kosovë dhe zgjedhjet e rregullta të vitit të ardhshëm në Serbi do të kenë pasoja negative në dialog.

Sipas saj, taksa ndaj mallrave serbe nuk do të hiqet, për shkak se qeveria teknike e cila mund të formohet në Kosovë nuk ka kompetenca për ta bërë këtë. Madje sipas saj, kushdo që vjen në krye të një qeverie teknike nuk mund të ndërmarrë një veprim të tillë, për shkak se rrezikon që ta humbasë popullaritetin para zgjedhjeve.

Trajkoviq, e cila është kryetare e Lëvizjes Evropiane të Serbëve të Kosovës, ka thënë se dorëheqja e Haradinajt ka bërë që institucionet të kenë presion që taksa të mos hiqet.

“Kjo është goditja e tij e fundit dhe më e forta sa i përket refuzimit për heqjen e taksës dhe nuk e shoh se dikush do ta pezullojë atë, se kjo do të thoshte rënie e popullaritetit. Ramushi, me strategji, ngriti pritjet e votuesve dhe në vend se të riformatohet qeveria, do të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme” tha ajo për gazetën serbe, Danas, transmeton Gazeta Express.

Trajkoviq gjithashtu shtoi se “duke qenë se zgjedhjet mbahen gjatë procesit të mbajtjes së negociatave, ka shumë gjasë që ato nuk do të mbahen as deri në fund të vitit”

Ndërsa sa i përket reagimit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, ajo tha se deklaratat e tij nuk janë të vërteta por ai po tentonte që të ushtronte presion ndaj serbëve.

“Nuk ka presion ndaj të tjerëve, vetëm ndaj serbëve. Kështu flet të paktën publikisht Aleksandër Vuçiq, i cili erdhi në pushtet për shkak se i premtoi bashkësisë ndërkombëtare zgjidhje për çështjen e Kosovës” tha Trajkoviq duke shtuar se “Ai nuk ka guxim ta bëjë këtë”.

Dita e fundit si kryeministër, ​Haradinaj sot dorëzon dorëheqjen tek Thaçi

Kryeministri në largim Ramush Haradinaj sot pritet të dorëzojë edhe formalisht dorëheqjen tek presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

 

Haradinaj njoftoi për dorëheqjen gjatë mbledhjes së qeverisë të premten, ndërsa më pas njoftoi se letrën për heqjen dorë nga posti i të parit të qeverisë do ta dorëzojë të hënën.

Dorëheqja erdhi pas një ftese nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale, në të cilën kreu i AAK-së tha se do të paraqitet si qytetar i thjeshtë e jo si kryeministër sepse do të ishte e rëndë për vendin.

Ndryshe, pas dorëheqjes së Haradinajt pati reagime të shumta, ndërsa partitë politike tashmë kanë sytë nga presidenti për datën e re të zgjedhjeve.

Haradinaj po ashtu në vitin 2004, pati dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit me të marrë ftesën nga Gjykata e Hagës.

Presidenti Ilir Meta në Prishtinë, takohet me Ramush Haradinajn (fotot)

Kreu i shtetit, Ilir Meta është takuar sot në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili dy ditë më parë dha dorëheqjen.

Takimin e ka bërë publik vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook, të cilin e shoqëron edhe me foto nga takimi.

“Kënaqësi e veçantë të takoj sonte në Prishtinë Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, bashkë vajzën Borën. Rast i mirë për të këmbyër mendime rreth aktualitetit politik në Kosovë, Shqipëri dhe rajon. Në proceset që po kalon Kosova, angazhimi i përbashkët përballë sfidave e fuqizon faktorin shqiptar”, – shkruan Haradinaj.

Siç duket edhe nga fotot, takimi është bërë në një nga restorantet e Prishtinës. Vetë Presidenti Meta nuk ka bërë ende një koment për takimin, që vjen dy ditë pas dorëheqjes së Haradinajt nga posti i kryeministrit për shkak të thirrjes për të dëshmuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

Meta ishte ndër të parët politikanë që reagoi pas dorëheqjes, duke besuar në pafajësinë e Haradinajt.

“Krenar për Ramush Haradinajn dhe i bindur në pafajësinë e tij! Nuk ka pabesi dhe presion që e thyen Burrin e Shtetit dhe Heroin e Kombit! Nga sot të gjithë duhet të flemë më pak, të shqetësohemi më shumë dhe të bashkohemi më fort që Kosova dhe rajoni ynë të jenë të pacenuar në paqen dhe sigurinë tonë, si dhe në të ardhmen europiane”, ka shkruar Meta.

TË PATRURPSHMIT NUK KANË FYTYRË – Nga BINAK MAXHARRAJ

Kësaj radhe Gjykata Speciale ne Hagë e pska rritë zullumin.Po ngjitët me ftesa maja e pushtetit.U qojë selam disave te pushtetshëm se i ka marrë malli më i pa.Është ftuar për një”kave”ne Hage edhe Kryeministri Ramush Harajdinaj,i cili menjëherë dha doreheqeje
Por,instikti i kafsheve te egra i cili si virus kalon edhe të njërezit,disave as nuk ua ndiu për këtë doreheqje,por sikur shpërtheu njfarë gezimi te ta.
1.HASHIM THAÇI
Hashim Thaçi i cili kishte raporte”shumë te mira”me Harajdinaj,aq te mira sa qe gadi në çdo te dytën natë e shihte n’anderr.Ai e minimizoi doreheqjën e Hrajdinaj,thua se sikur nuk janë parë kurr,por Hashim Thaçit po i vjenë keq më shumë se sa doreheqeja dhe shkuarja ne Hagë,sepse atje ka me shku edhe Këshilltari i tij Bislim Zyrapi.Në vesh ia tha nje gjë Bislimit që te mos tregoi atje se kush e shtini me i ba listat për vrasjet politike,te cilat edhe ndodhën më vonë.Në lojën e Thaçit për mos bërjën hesapë doreheqjës se Harajdinaj iu bashk edhe Enver Hoxhaj si servil i përbetuar i Thaçit dhe Veselit.Por,ai ka mbetë me damkën kur thoshte ne fillim te luftës i cili jetonte diku ne perendim se”nese UÇK-ja vjenë ne pushtet ai do te ike në Serbi”.
2.EDI RAMA
Edi Rama homilogu i Ramushit ne Tiranë,as qe e përmendi doreheqjën e Ramushitë.Ai si një tip vakabandë qe është e qoi krejte Shqiperin peshë,thjeshte e ignoroi kërë doreheqje.Kjo ndodhi sepse Hrajdinaj hiq nuk i ka vare për shkak së ishte rreshtu me Thaçin për ndarjën e Kosovës.
3.ALEKSANDËR VUÇIQ
Por pasiqe shqipetareve hiq nuk ua ndinë për shqiptarët,pse me ja ndi çetnikut,gjakpiresite të luftes e te paqes Aleksandër Vuçiqit.Ai bile u gëzua aq shumë se e hoqi një gurë të rendë të cilin e mbante ne shpinë.Ramushi ishte tuta dhe tnerri për Vuçiqin.Tashti ai po i fërkonë duart sepse është i lirë të luaj lojën e vetë.
EPILOGU:
Vuçiq,Thaçi dhe Rama,kjo treshe famëkeqe,tashti po ndihët lirshëm.Bile i quan selam edhe Sorosit se mund ta vazhdojmë punën për ndarjën e Kosovës aty ku e lamë,sepse gurin kryesor e hoqem nga shpina.Se si e hoqen,ajo është lojë e tyre djallëzore,sepse edhe gjyqet qofshin ato speciale apo jo janë te politizuara dhe e luajn rrolin e te fortëve,sepse ndarja e Kosovës dhe formimi i Serbise se madhe është më i rendesishëm,se sa vete Kosova.Ky është interesi i kesaj bande për shkatërrimin e sovranitetit të Kosovës.

Lamtumir Ramush në luftēn e radhës, “mirëserdhe” në betejën e re! – Nga Fadil Maloku

 

  1. Ramushin  si kryeministër s’duhet vajtuar askush, pērveç miqëve lokal dhe atyre global,të cilët u dakorduan për ta mos kontestuar si kryeministër (me shpresën se ai si demarkacionin, ashtu edhe  ndrrimin e kufijve do ta qonte deri në fund), si edhe deputetëve injoranta e konformista, të cilët me aktin e ngritjes së dy gishtave e votuan (formën më të sofistikuar të presionit mbi vlerat sublime të luftēs) Gjykaten Speciale. Tani, krej vajtimet pasuese viktimizuese, e mazohiste janē vetëm pjesë e një ikonografie e folklorizmi të kulluar kurtuaz qē do përdorën ekskluzivisht dhe me qëllim të konsumit të brendshëm. Sepse, ate, në dorëheqje e detyruan si “miqtë” global ashtu edhe “armiqët” e koalicionit lokal. Në fakt, këtë hap dy palët e ndërmorrën me një marrëveshje të pathënë dhe me “kushtin e premtimin”, se ai në Gjykatë do bëjë vetëm një “shetitje formale” në cilësinë e “dëshmitarit”. Dhe se rikthimi i tij “triumfal”, e me tepih të kuq në politikën kosovare do ndodhë njejtë sikurse ai i vitit 2005! 
  2. Por, kjo nuk do ndodhë kështu, edhe nga shkaku se: as rrethanat politike e as konstelacionet gjeostrategjike më s’janë as të njejta e as në favor të gjëja shtetndërtimit të Kosovës; nuk do ndodhē kështu, edhe shkaku, i vetëkënaqësisë së brendshme për gjëja finalizimin e projektit të procesit tē përmbylljes sē ndikimit rus në Ballkan; Dhe se e gjithë kjo “dramë e dorheqjes dhe dëshmitarit” në Gjykatën Speciale, është vetëm një farsë për ta ridimensionuar presionin (lexo; zhbë shtetin e dytë shqiptar në rajon, të cilave ai me vetëdije u rezistoi deri në fund!) për koncesionet e reja, që Kosova duhet (përmes; idesë së trojkes Thaçi&Vuçiw&Rama, për korigjimin e kufijve) të ia bëjë Serbisë…
  3. E krejt ky skenar, mund të ndodhē kështu shkaku; se e gjithë elita politike e pasluftës, gjatë gjithē kohës e ka improvizuar si shtendërtimin, ashtu edhe pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës. Natyrisht, krijimin e këtij perceptimi të rrejshëm dhe farse për gjëja; pavarësinē, sovranitetin, demokracinë (për çka nga paslufta e këndej, ua kam hapur sytē gjithë spektrit politik shqiptar),e kanë simuluar edhe miqët tanē lojal e jojal (!). Sepse atëbotë, ishte nevojë dhe interes i tyre gjeostrategjik, për t’a improvizuar si; pavarësinë (e paqenē), ashtu edhe sovranitetin (e cunguar) dhe demokracinë (e simuluar përmes folklorit tē pluralizmit, lirisë së qarkullimit, e sundimit të ligjit) e Kosovës, që tani ka pushuar së egzistuari.
  4. Pra, Haga dhe Gjykata Soeciale, janë vetëm maskë provizore, për ta gjetur, jo at “formulën” e heqjes së taksës, por, për të gjetur “lojtar” të rinj për kompromiset tjera të dhimbshme (lexo; copëtimin e ri të Kosovës) që duhet të ndodhin në raport me Serbinë! Natyrisht, “Dorëheqjes”, s’duhet t’i gëzohet as opozita (Ldk-ja e VV), sepse, gama e kompromiseve shkaku i interesave të reja gjeostrategjike të miqve në Ballkan, ende s’ka marr fund. Kompromise dhe fakte këto, që ca politikan naiva dhe të shantazhuar të Kosovē, nuk e kanë kuptuar, sa dhe si duhet. Ata të zhytur në hedonizmin e tenderomanisë, dhe sidomos në “meritat” për krijimin e “klasës së re kapitaliste (lexo; oligarkinē politike) e kanë projektuar vetën si “lojtar”kyq, edhe në procesin e ritreshtimit të rajonit. Duke harruar kështu, që lotarët global, ata i kanë pëdorur sikurse limonin e shtrydhur me afat skadence! Dhe se kohës që po vjen i nevojitet një profili i ri i poltronizmit dhe konformizmit politik, në skenën politike kosovare.
  5. Andaj, Ramushin s’duhet vajtuar me “lot krokodili”, e as me emocione politike, e aq më tepër me paradigma sociale, sepse, ai dhe garda e komandantave “misionin dhe obligimin” e tyre historik, e ka pêrmbush me faktin dhe aktin e; demarkacionit (ku 8000ha, iu dhanë Malit të Zi) dhe sidomos me formimin e Gjykatës Speciale. Duke gjykuar kështu, kujtoj se ai me të kuptuar lojën djallēzore të “lojtarëve” global, në historinë politike tē pasluftës kosovare do mbahet në mend si “mohikani” i fundit që i bëri rezistencē stoike tendencës së rikthimit të Serbisë, në Kosovë!