VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Cristiano Ronaldo përmbys i vetëm Atletico Madrid dhe kualifikon Juventus

By | March 13, 2019

Komentet

Ndeshja miqësore Kosovë-Danimarkë përfundon me barazim

Prishtinë

Ndeshja miqësore në futboll midis Kosovës dhe Danimarkës, që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ka përfunduar me barazim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ndeshja përfundoi me nga dy gola të shënuar nga të dyja palët.

Golin e parë e shënoi mbrojtësi kosovar Amir Rrahmani në fund të pjesës së parë të ndeshjes, në minutën e 42-të, ndërsa në minutën e 63-të të pjesës së dytë danezi Christian Eriksen barazoi rezultatin duke shënuar nga penaltia.

Disa minuta më vonë, në të 66-tën, Kosova riktheu epërsinë në 2 me 1 me golin e Bersant Celinës.

Mirëpo, në minutat shtesë danezi Pierre-Emile Hobjerg arriti të shënoj golin e fundit në këtë ndeshje, duke e mbyllur me barazim.

Të dyja ekipet patën raste të mira për të shënuar, por Danimarka pati më shumë kontrollin e topit.

Të hënën Kosova do të përballet me Bullgarinë, ndeshje e parë për kualifikime në “Euro 2020”.

Hysaj: Krenar të jem kapiteni kuqezi në qytetin tim

Bashkë me trajnerin Panuçi, në konferencë për shtyp ishte edhe mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj, që nesër do të luajë në stadiumin e qytetit të tij të lindjes, Shkodrës dhe si kapiten i ekipit Kombëtar, gjë që e bën tej mase krenar.

Si do t’i përballoni sulmuesit turq?
Sulmuesit që ka Turqia i kemi takuar dhe në Serinë A dhe aty kemi të bëjmë në çdo ndeshje me lojtar të tillë dhe jemi përgatitur të mbrojmë mirë ndaj Turqisë

Çfarë i mungon kombëtares?
Edhe grupi që kemi tani është fantastik. Njihemi mirë me njëri-tjetrin. Kemi marrë leksione për gabimet që kemi bërë. Shpresoj të vazhdojmë nga ndeshja e fundit që e lam me fitore.

Keni folur me Strakoshën?
Jam i lumtur që do të luaj në shtëpinë time si kapiten. Për Strakoshën nuk vendosim ne. Kush gabon duhet të paguajë gabimin. I kamë thënë të rrijë i qetë dhe të vë mend për herët e tjera. Shpresoj ta kuptojë gabimin sa më shpejt.

Si është të jesh kapiten në qytetin tënd?
Është ndjesi shumë e mirë. Nëse është nevoja të bëj edhe një rol tjetër do ta bëj me gjithë maksimumin tim.

Napoli ul çmimin, Hysaj ikën për 35 mln euro

Fill pas largimit të promotorit të tij më të madh Mauricio Sarri, pozicioni i Hysaj tek Napoli nuk ka qenë asnjë herë i qëndrueshëm. Në çdo merkato flitet për largimin e tij, por këtë herë diskutimi është ndryshe pasi shkodrani nuk mund të bashkohet dot me Sarrin pasi FIFA i ka bllokuar merkaton klubit londinez.


Pavarësisht këtij detaji e përditshmja torineze “Tuttosport” shkruan se Napoli është i gatshëm të dëgjojë ofertat për shkodranin, për më tepër janë të gatshëm të heqin dorë nga klauzola e largimit: “Pozicioni i Hysajt mbetet gjithmonë për t’u deshifruar, meqë nuk është profili i mbrojtësit të krahut tek i cili Ançeloti do të kishte besim. Ka një klauzolë largimi prej 50 milionë eurosh, por Napoli do të pranonte edhe një ofertë prej 35 milionë eurosh, për atë që është futbollisti shqiptar me vlerën e kartonit më të lartë në histori”, shkruan e përditshmja italiane. “Tuttosport” shkon edhe më tej duke saktësuar se Napoli po mendon të gjejë zëvendësuesin e tij, Manuel Laxari i Spal (20 milion euro) dhe Valentino Laxaro i Salcburg. As Hysaj nuk ndihet shumë i lumtur tek Napoli këtë periudhë, pavarësisht se është në 100% të formës së tij jo gjithmonë preferohet si titullar, në këto kushte as Hysaj nuk ka ndërmend të qëndrojë, fundja ofertat për të nuk mungojnë.

Gazeta zvicerane: Kosova e fillon një epokë të re

E përditshmja zvicerane, Le Matin, ka shkruar për sfidën që ka para vetes ekipi përfaqësues i Kosovës, i cili këtë vit do të garojë për kualifikim në Kampionatin Evropian 2020.

Kosova e Bernard Challandes e fillon një epokë të re të enjten, me ndeshjen kundër Danimarkës, që pastaj do të përballet me Zvicrën në Basel, të martën, shkruan Le Matin, transmeton Gazeta Express.

“Ne fituam kundër ekipeve të Ligës D, ishte e mrekullueshme. Por, sot, ne fillojmë nga e para kundër skuadrave të cilat janë shumë më të mira”, ka thënë Challandes, fitues i grupit të tij në Ligën e Kombeve me Kosovën, i cili tani do të garojë për t’u kualifikuar në EURO 2020.

Pasi shorti u ra të radhiten në Grupin A, futbollistët kosovarë do të përballen këtë herë me Bullgarinë, Malin e Zi, Republikën Çeke dhe, më e veçanta, me Anglinë. Në një ndeshje që është më shumë si përgatitje, ata do të përballen të enjten me Danimarkën, kundër të cilëve do të luajë edhe Zvicra pas disa ditësh.

Të hënën, Kosova do të ndeshet me Bullgarinë, përsëri në stadiumin “Fadil Vokrri” për ta dëshmuar përmirësimin e skuadrës. Për këtë ndeshje, trajneri do të mbështetet në grupin e lojtarëve që janë të lidhur edhe me Zvicrën.

Pesë lojtarë të Kosovës luajnë në Super Ligës Zvicerane: mbrojtësi i Xamaxit, Arbenit Xhemajli, Idriz Voca i Lucernit dhe treshja e Zurichut, Mirlind e Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli. Një tjetër lojtar nga Zvicra, portieri i ri dhe i talentuar, Arijanet Muric, i cili më herët luante për Zurichun dhe tani është pjesë e Manchester Cityt.

Megjithatë, në skuadrën e Kosovës nuk ka gjurmë të Bastien Tomas, i cili luan për Sionin dhe është i zgjedhur për ekipin e Zvicrës U-21, e as të Florent Hadërgjonaj të Huddersfielt Toënit. Për të dy këta futbollistë, ishte përfolur se do të ishin në radhët e Kosovës së shpejti, para gjashtë javëve.

“Ishte një cirk i bërë nga mediat. Në realitet, gjërat nuk ndodhin ashtu. Duhet të bëjmë dokumente të plota. Duhet t’u lejojmë së pari atyre pak kohë, vendimi i tyre duhet të piqet. Në një pikë, ndoshta ata do ta kuptojnë se Zvicra është vetëm një ëndërr dhe Kosova u jep më shumë mundësi për të luajtur në nivelin ndërkombëtar”, ka thënë Challandes.

Në fillim të kësaj jave, lojtarët e Kosovës, heronjtë e ri të këtij vendi, u vizituan nga shumë parlamentarë dhe kryesues të shtetit, të cilët erdhën t’i urojnë dhe inkurajojnë ata.

“Më duhet të them jemi këtu në Kosovë, një vend i ri, dhe jam shumë i lumtur me përkrahjen e tërë vendit, që nënkupton me të politikës dhe njerëzit. Mendoj se ekipi kombëtar është i rëndësishëm në vend. Mendoj se t’i japim pak kohë politikës dhe sponsoreve është normale. Nuk mund të kërkojmë, kërkojmë e kërkojmë dhe mos të japim”, u shpreh Challandes.

Sonte, Kosova, e renditur në pozitën e 130-të në rangimet e FIFA-s, do ta sfidojë Christian Eriksenin e Kosovës dhe shokët e tij. Danimarka është e renditur në pozitën e dhjetë në botë.

Nëse gjasat e Kosovës për të përfunduar në pozitën e dytë në grupin A për kualifikimet në EURO 2020 janë të vogla, Kosova mund të shpresojë ta sigurojë një vend në këtë garë edhe përmes play-offs të grupit D, ku i ka kundërshtarë Bjellorusinë, Maqedoninë dhe Gjeorgjinë. Shorti do të mbahet më 30 nëntor të këtij viti.

“Kur e dimë se ne mund të marrin pjesë në Evropian edhe në këtë mënyrë është një ëndërr e madhe. Do të ishte e mjaftueshme ta arrinim atë dy herë”.

Para se të vazhdojnë ëndërrimet, Kosova do të përballet me realitetin pas disa orëve, para publikun të entuziazmuar dhe spiunit të Zvicrës që Vladimir Petkovic do ta ketë dërguar në Prishtinë.

Kombëtarja – Alarm fals për Sadikun, ja si do të luhet ndaj Turqisë

Kuqezinjtë po punojnë fort për dy ndeshjet kualifikuese dhe sot mbyllin përgatitjet për ndeshjen me Turqinë. Përpos dy dëmtimeve të Lilës dhe Binakut, gjithçka ka shkuar shumë mirë gjatë këtyre ditëve me përgatitjet e skuadrës nën drejtimin e teknikut Panuçi.

 

Një alarm fals tronditi për disa orë kampin kuqezi kur Sadiku pësoi një lëndim, por pas ekzaminimeve të para, për fat të mirë sulmuesi nuk pati asgjë serioze që mund të mungonte në ndeshjen me Turqinë.

SULMUESI – Gjatë paradites, sulmuesi elbasanas ka kryer vetëm rreth 20 minuta stërvitje me ekipin, pjesën e ushtrimeve të nxehjes dhe vrapimet dhe më pas nuk i është bashkuar ekipit.

Por në seancën e pasdites, Sadiku u stërvit normalisht me grupin dhe pritet të jetë në dispozicion të Panuçit që nga minuta e parë kundër turqve, në rast se italiani do ta preferojë teknikisht. Gjatë ditës së djeshme, trajneri kishte programuar dy seanca stërvitore, paradite dhe pasdite. Secila prej tyre e fokusuar në aspektin taktik, si në vendosjen e skuadrës, ashtu edhe për të pasur kujdes pikat e forta të kundërshtarit.

FORMACIONI – Ndonëse janë zhvilluar katër seanca stërvitore, trajneri Panuçi vazhdon ende me “eksperimentet” në kompleksin sportiv. Italiani me gjithë provat e bëra nuk u ka lënë futbollistëve që të kuptojnë rreshtimin dhe zgjedhjet për 11- shen titullare.

Gjithashtu, lojtarët janë shumë konfuzë, pasi nuk kanë kuptuar ekzaktësisht nëse do të jenë apo jo të përzgjedhur. Në seancën e pasdites së djeshme, italiani provoi disa formacione me lojtarë të ndryshëm. Fillimisht ai testoi Gjimshitin-Veseli në qendër dhe Alijin e Hysajn nga krahët.

Në variantin tjetër provoi Ajeti-Ismajli në qendër dhe nga krahët po Hysaj me Alijin. Ndërkohë edhe në mesfushë u provuan disa lojtarë. Fillimisht Basha-Xhaka-Memushaj dhe më pas Abrashi-Kaçe dhe Abazaj.

Ndërsa sa i përket sulmit, italiani është në të njëjtin variant me një ditë më parë duke përzgjedhur Sadikun në majë dhe nga krahët Grezdën dhe Uzunin. Sa i përket variantit të dytë, mund të jetë një provë edhe në dispozicion të përgatitjeve për ndeshjen e dytë me Andorrën.

SEANCAT STËRVITORE – Teksa dy ditë me radhë italiani zhvilloi nga një seancë përgatitore në ditë, dita e djeshme ishte shumë e ngarkuar për kuqezinjtë, të cilët zhvilluan dy seanca. Përgjatë seancës së paradites, grupi iu nënshtrua më tepër përgatitjeve fizike dhe atletike, ndërsa gjatë pasdites iu nënshtrua skemave të përgatitura nga italiani dhe stafi i tij.

Gjatë seancës së pasdites, Panuçi kërkoi që grupi të disiplinohej dhe të merrnin masat për goditjet standarde si kur kjo e fundit është për kundërshtarin, ashtu edhe kur u përket kuqezinjve me qëllim të mos gjenden të papërgatitur në situata të tilla në përballjen me Turqinë. Sakaq u aplikuan pasditen e djeshme edhe disa skema taktike.

LEONIDHA MUSAJ

Euro 2020 – FSHF prezanton uniformat e reja të kuqezinjve (fotot)

Më 22 mars Shqipëria do të nisë me ndeshjen përballë Turqisë në “Loro Boriçi” aventurën e re në futboll me synimin për të përsëritur suksesin e De Biasit, duke u kualifikuar në finalet e Europianit 2020.

Hyrja në këtë etapë të re është shoqëruar edhe me prezantimin e uniformave të reja që kuqezinjtë e Cristian Panucci-t do të mbajnë veshur gjatë kompeticionit.

Uniforma që do të mbajnë veshur portierët, është pothuajse e njëjtë, me ngjyrë jeshile, dhe disa shirita të zi të vegjël, në pjesën e shpatullave.

Edhe uniforma e dytë dhe e tretë, në thelb janë të njëjta. E dyta, do të jetë e bardhë, me një jakë të zezë, si edhe tutat e bardha.

Nesër fillojnë kualifikimet për “EURO 2020”

Nesër (e enjte) fillojnë ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian në futboll i cili do të mbahet në vitin 2020, raporton Anadolu Agency (AA).

Fituesi dhe vendi i dytë nga të gjitha 10 grupet kualifikuese sigurojnë një vend për turneun final të “EURO 2020”, ndërsa krahas 20 ekipeve nga grupet kualifikuese, edhe katër kombëtare tjera do të sigurojnë një vend në Evropian përmes Ligës së Kombeve, ‘playoff’-i i së cilës është caktuar për 20 mars të vitit 2020.

Shqipëria do të luajë në grupin H bashkë me Turqinë, Francën, Islandën, Moldavinë dhe Andorrën, ndërkohë që Kosova në grupin A do të ketë për kundërshtar ekipet si Anglia, Republika Çeke, Bullgaria dhe Mali i Zi.

Maqedonia e Veriut do të garojë në grupin G bashkë me Poloninë, Austrinë, Izraelin, Slloveninë dhe Letoninë.

Grupet për “EURO 2020”:

  • Grupi A: Anglia, Republika Çeke, Bullgaria, Mali i Zi, Kosova
  • Grupi B: Portugalia, Ukraina, Serbia, Lituania, Luksemburgu
  • Grupi C: Holanda, Gjermania, Irlanda e Veriut, Estonia, Bjellorusia
  • Grupi D: Zvicra, Danimarka, Republika e Irlandës, Gjeorgjia, Gjibraltari
  • Grupi E: Kroacia, Uellsi, Sllovakia, Hungaria, Azerbajxhani
  • Grupi F: Spanja, Suedia, Norvegjia, Rumania, Ishujt Faroe, Malta
  • Grupi G: Polonia, Austria, Izraeli, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Letonia
  • Grupi H: Franca, Islanda, Turqia, Shqipëria, Moldavia, Andorra
  • Grupi I: Belgjika, Rusia, Skocia, Qiproja greke, Kazakistani, San Marino
  • Grupi J: Italia, Bosnjë e Hercegovina, Finlanda, Greqia, Armenia, Lihtenshtajni

Orari i ndeshjeve të xhiros së parë:

(të gjitha përballjet luhen në ora 20:45, me përjashtim të atyre të shënuara)

E enjte

Grupi C: Holandë – Bjellorusi, Irlandë e Veriut – Estoni

Grupi E: Kroaci – Azerbajxhan, Sllovaki – Hungari

Grupi G: Austri – Poloni, Maqedoni e Veriut – Letoni, Izrael – Slloveni

Grupi I: Belgjikë – Rusi, Kazakistan – Skoci (16.00), Qipro greke – San Marino

E premte

Grupi A: Angli – Republika Çeke, Bullgari – Mali i Zi

Grupi B: Portugali – Ukrainë, Luksemburg – Lituani

Grupi H: Moldavi – Francë, Andorrë – Islandë, Shqipëri – Turqi

E shtunë

Grupi D: Gjeorgji – Zvicër (15.00), Gjibraltar – Republika e Irlandës (18.00)

Grupi F: Spanjë – Norvegji, Suedi – Rumani (18.00), Maltë – Ishujt Faroe (18.00)

Grupi J: Itali – Finlandë, Bosnjë e Hercegovinë – Armeni, Lihtenshtajn – Greqi

Xhiroja e dytë:

E diel

Grupi C: Holandë – Gjermani, Irlandë e Veriut – Bjellorusi

Grupi E: Uells – Sllovaki (15.00), Hungari – Kroaci (18.00)

Grupi G: Izrael – Austri (18.00), Polonia – Letoni, Slloveni – Maqedoni e Veriut

Grupi I: Kazakistan – Rusi (15.00), San Marino – Skoci (18.00), Qipro greke – Belgjikë

E hënë

Grupi A: Mali i Zi – Angli, Kosovë – Bullgari

Grupi B: Portugali – Serbi, Luksemburg – Ukrainë

Grupi H: Turqi – Moldavi (18.00), Francë – Islandë, Andorrë – Shqipëri

E martë

Grupi D: Zvicër – Danimarkë, Republika e Irlandës – Gjeorgji

Grupi F: Maltë – Spanjë, Norvegji – Suedi, Rumani – Ishujt Faroe

Grupi J: Armeni – Finlandë (18:00), Itali – Lihtenshtajn, Bosnjë e Hercegovinë – Greqi

Basha-Memushaj: Ndaj Turqisë synojmë fitoren

Futbollistët e kombëtares, Migjen Basha dhe Ledian Memushaj, kanë dalë në konferencë për shtyp në vigjilje të ndeshjeve kualifikuese të EURO 2020, më 22 mars ndaj Turqisë në Shkodër dhe 25 mars në Andorra.

Mesfushori Migjen Basha në fjalën e tij u shpreh se atmosfera në kampin kuqezi është shumë e mirë dhe se në sfidën e 22 marsit ndaj Turqisë do të kërkohet fitorja.

Atmosfera në skuadër është shumë e mirë dhe po përgatitemi seriozisht, duke i dhënë seriozitetin maksimal ndeshjes së parë. Edhe në Euro 2016 shkuam pasi morëm një fitore në ndeshjen e parë në Portugali. Është e vështirë, pasi kemi një kundërshtar shumë të fortë, por do të luajmë për 3 pikë. Shanset për kualifikim janë për të gjithë skuadrat, pasi futbolli ka ndryshuar dhe nuk ka shumë diferencë mes ekipeve. Nuk duhet të nënvlerësojmë as ndeshjen ndaj Andorrës, pasi nuk mund të fitojmë me lehtësi”, u shpreh Basha.

Ndërsa mesfushori vlonjat, Ledjan Memushaj se skuadra duhet të impenjohet maksimalisht për të dhënë më të mirën në këtë ndeshje.

Dua të impenjohem dhe të jap më të mirën, për të çuar sa më lart Kombëtaren. Është gjë pozitive kur lojtarët kanë luajtur shumë dhe kanë formë të mirë fizike, por kemi edhe mungesa. Megjithatë ne duhet të përqendrohemi të japim më të mirën dhe ta nisim me këmbën e mbarë. Kemi bërë paraqitje të mira, por edhe negative, megjithatë duhet të shohim përpara, për të bërë mirë në këtë edicion që po starton. Ne duhet të mendojmë fillimisht vetëm për Turqinë, që është një ndeshje shumë e vështirë, pastaj do të kemi dy ditë të mendojmë për Andorrën. I kemi mundur në miqësore, por këtu është ndryshe, ndaj duhet një impenjim edhe më i madh”, tha Memushaj.

UEFA cakton arbitrat e ndeshjes Shqipëri-Turqi

UEFA ka caktuar arbitrat e ndeshjes Shqipëri-Turqi.

Ndeshja do të zhvillohet në datën 22 mars në qytetin e Shkodrës.

Tobias Stieler dhe asistentët e tij, Majk Piet dhe Kristtian Gitelman do të vendosin drejtësi në përballjen mes kuq e zinjve dhe Turqisë.

“Babai” i futbollit total, Michels trajneri më i mirë në histori

“Babai” i futbollit total dhe arkitekt në sukseset e para të Ajaksit të madh që dominoi Europën. Eshtë Rinus Michels trajneri më mirë në historinë e sportit të më të dashur në botë. Këtë e ka vendosur “France Football”, revista prestigjoze, e cila në numrin e saj të fundit ka publikuar klasifikimin me teknikët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Në vendin e parë renditet Michels, i cili ka meritën e vendosjes së bazave të para të futbollit modern kur drejtonte Ajaksin e Amsterdamit në vitet 60’ dhe 70’. Me interpretues të magjishëm, mjafton të përmendësh Johan Cruyff, ai dominoi futbollin europian, duke fituar gjithçka të mundëshme. Po ashtu, nuk mund të harrohen sukeset që pasuan me Barcelonën si dhe me kombëtaren e Holandës, siç ishte triumfi në Kampionatin Europian të vitit 1988.

Sacchi Rinus Michels Alex Ferguson

Në podin e më të mirëve në histori, Michels ndiqet nga Sir Alex Ferguson, trajneri legjendar i Manchester United dhe Arrigo Sacchi, që sipas “France Football” ka meritën “për ndryshimin e mentalitetit” në futbollin italian, kur drejtonte Milanin.

Pesëshja e parë e klasifikimit të 50 trajnerëve më të mirë të historisë së futbollit plotësohet me Johan Cruyff dhe Pep Guardiola, me këtë të fundit që i faturohet shpikja e “tiki-taka”, modeli taktik i një loje spektakolare që i ka lejuar të fitojë gjithçka sidomos në kohën kur drejtonte Barcelonën.
(balkanweb)

Maqedonia e Veriut, një shqiptar kryetar i Federatës së Futbollit

Për herë të parë shtëpia maqedonase e futbollit do të drejtohet nga një shqiptar. Në Kuvendin zgjedhor të Federatës së Futbollit, shqiptari Muhamed Sejdini është zgjedhur me shumicë dërrmuese votash.

Muhamed Sejdini është presidenti i ri i Federatës së Futbollit të Maqedonisë. Në Kuvendin zgjedhor të zhvilluar në Ohër nga 96 delegatë që numëron gjithsej federata, 90-të ishin prezent dhe 82 votuan “Pro” zgjedhjes së Sejdinit në krye të Shtëpisë së Futbollit vendor.

Në garën për postin e presidentit të FFM-së, Sejdini ishte kandidati i vetëm dhe kjo është hera e parë që një shqiptar do ta udhëheq FFM-në.

Muhamed Sejdini: “Nuk do të kisha thënë se për herë të parë është shqiptar apo maqedonas. Ne këtu flasim gjuhën e futbollit dhe rëndësi ka më i miri. Rëndësi ka që të çojmë futbollin përpara dhe dyert e federatës janë të hapura për të gjithë ata që kanë ide dhe që duan që të zhvillohet futbolli në vend”.

Në Kuvendin zgjedhor të federatës vendore morën pjesë Davor Shuker si anëtar i Komitetit të UEFA-së, Hejdi Beha nga FIFA si dhe Gazmend Rustemi si përfaqësues i Agjencisë për Rini dhe Sport.

Sejdini në këtë post do të zëvendësojë Ilço Gjorgjioskin që vitin e kaluar u tërhoq nga kreu i FFM-së, ndërsa Sejdini ishte zëvendës president i këtij institucioni në pesë vitet e fundit.

Lenjani largohet nga kombëtarja: Panuçi kalimtar, sa të jetë nuk vij më

Ermir Lenjani largohet nga kombëtarja shqiptare e futbollit. Lojtari i njohur ka vendosur që të mos pranojë të grumbullohet më për ngjyrat kuqezi, pasi trajneri italian në krye të Shqipërisë e ka lënë jashtë listës për ndeshjet e radhës. Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ai thotë se pavarësisht se është duke kaluar një formë shumë të mirë, tekniku nuk e ka ftuar.

Ermir Lenjani mbyll reagimin duke theksuar se Panuçi është kalimtar dhe sa të jetë ai nuk do të veshë më fanellën kuqezi. Më 22 mars Shqipëria do të nisë eliminatoret e Europianit 2020 ku fillimisht do të përballet me Turqinë dhe 3 ditë më pas me Andorën.

Postimi i plotë i Ermir Lenjanit

Që nga viti 2013 jam pjesë e Kombëtares shqiptare dhe ndihem krenar për këtë gjë. Sa herë jam ftuar e kam pranuar ftesën me dëshirën më të madhe pasi çdo herë kur e kam veshur fanellën kuq e zi e kam veshur me shumë dashuri. Kam qenë gati gjithmonë, kam sakrifikuar shumë, jam gjakosur, kam qarë e kam qeshur si futbollist i Shqipërisë. Kam pranuar edhe stolin, por jam respektuar gjithmonë. Tani në dy vitet e fundit jam duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë, por po injorohem nga trajneri momental i Kombëtares. Nuk kam luajtur asnjë minut në Ligën e Kombeve, por nuk kam bërë zhurmë dhe kam vazhduar të punoj edhe më fort. Kur lëndohen 4-5 lojtarë trajnerit i bie në mend që luan dikund Ermir Lenjani dhe më dërgon ftesë. Faleminderit, por JO. Me lot në sy e them se nuk do të grumbullohem më me Kombëtaren sa të jesh ti aty. Kam kontribuar shumë dhe meritoj respekt. Dashuria ime për Shqipërinë është më e madhe se urrejtja jote për mua. Unë kam qenë, jam dhe gjithmonë do të jem djalë i Shqipërisë, ndërsa ti je vetëm kalimtar.