VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Corriere della Sera: Shqipëria, aty ku studionte perandori August

By | August 31, 2015

Komentet

U SHUA NJË LUFTËTAR I SHQIPTARIZMIT Studiuesi Nuri Dragoj – Nga Kadri Tarelli

Djathtas V.Kona, B. Saliasi, K. Tarelli, N. Dragoj

Me gazetarin dhe studiuesin Nuri Dragoj jam njohur vite më parë, rreth 17-18 vjet të shkuara, në mjediset e redaksisë së gazetës “Mësuesi”, kur unë, një herë në javë, apo një herë në dy javë, çoja shkrimet e mia, (me disketa), si forma më moderne e atyre kohëve. Ishte Viron Kona, at’herë redaktor i gazetës, i cili pasi regjistronte shkrimin në kompjuter, me ftonte për kafe, në një lokal të vogël në oborrin e pasmë të Ministrisë së Arsimit në Tiranë.

Nuk e di si e kanë përjetuar të tjerët, por çuditërisht shumë rrallë mund të mbeteshim vetëm në tavolinë, pasi miq, shokë, gazetarë dhe shkrues artikujsh, mes tyre, si puna ime, shumë mësues e drejtorë shkollash, që pasi përshëndeteshim uleshin dhe fillonin bisedën, madje edhe pa u prezantuar, duke menduar se kishim të njëjtin problem: Gazetën.

Në një nga këto dit, rastisi që u njoha me Nuri Dragoj dhe që atëherë u bëmë shokë dhe miq të mirë. Aso kohe ai ishte kryeredaktor i gazetës “Republika”, ndaj  shpesh më kërkonte shkrime të cilët i botonte menjëherë, duke më nxitur të gjej tema të ndryshme, jo vetëm probleme arsimore. Unë mjaftohesha t’i shprehja mirënjohje për kujdesin, që i pranonte në heshtje.

S’besoj se jam i vetmi që e them, se rastësia të njeh me dikë, ndërsa miqësia lidhet vetëm kur miku zgjidhet, pasi përputhen në kulturë, në marrëdhëniet njerëzore e shoqërore e sidomos në idetë, mendimet, madje edhe kundërshtitë. Më mjafton një shprehje e tij, për të përcaktuar edhe karakterin njerëzor të tij: “Dua njerëz që e përdorin gojën për të folur dhe jo për të kafshuar, që i përdorin buzët për të puthur dhe jo për të pështyrë”. Kjo ishte edhe arsyeja, që sa herë shkoja në Tiranë dhe takohesha me shkrimtarin Viron Kona, Prof Murat Gecaj, kritikun Sejdo Harka, shkrimtarin Bashkim Saliasi, gazetarin Fran Gjoka dhe Ibrahim Hajdarmataj, do t’i bënim thirrje në telefon edhe Nuriut, i cili na sajdiste në shumicën e herëve.

Më gjatë me të, kam ndenjur në dy raste, që i quaj fatlume dhe të magjishme, sepse nuk përsëritën më:

  1. Korrik 2017. Me makinën e Nuriut që e ngiste vetë, u rehatuam edhe tre shokë: Viron Kona, Bashkim Saliasi dhe unë, që udhëtuam nga Tirana drejt qytetit Bajram Curri, me rastin e paraqitjes së librit “Thesari Kombëtar. 7-8”, botuar nga “Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve shqiptar “Papa Klementi XI. Albani”, që vepron në Suedi. Veprimtaria u organizua në mjediset e Muzeut Historik të qytetit, nga Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve, të Tropojës, i drejtuar nga z. Lulzim Logu. Patëm një pritje tejet miqësore.

Këtë ngjarje që e pasqyrova në një shkrim me titull: ““Thesari kombëtar” vjen në Tropojë”, ku përmenda: “Të pranishmit e mirëpritën dhe vlerësuan vendimin që “Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve shqiptar “Papa klementi XI. Albani”, pranoi “Anëtar nderi”, studiuesin e njohur z. Nuri Dragoj dhe Profesorin e shkencave sociale z. Zydi Dervishi, të cilët iu bashkuan listës së gjatë të emrave të pranuar më parë, ku mes të tjerëve janë edhe Murat Gecaj e Viron Kona nga Tirana dhe Flora Dervishi nga Durrësi”.

  1. Pak dit pas kësaj ngjarje të bukur, në mesgusht 2017, një tjetër udhëtim edhe më i këndshëm drejt qytetit të Mitrovicës, ku u pritëm nga nikoqirët z. Hysen Ibrahimi, kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve shqiptar “Papa Klementi XI-Albani”, Suedi dhe z. Bajram Muharremi-Bistrica, nënkryetar. Të dy bij Dardanie nga Drenica, banues në Suedi. Mes nesh ishte edhe Nuriu. U lumturuam, pasi përmbushëm një ëndërr, sepse asnjëri nga ne nuk e kishte parë këtë qytet shqiptar me shumë histori të trazuar. Këtë herë në timon ishte profesor Zydi Dervishi. Fjala u kënaqëm është shumë e vakët për të shprehur ndjesinë që përjetuam, jo vetëm nga mikpritja tradicionalë shqiptare. Këto i shprehëm edhe në fjalën tonë në TV. lokal “Mitrovica”, që u transmetua po atë mbrëmje nga gazetari Fazli Muharremi-Tali.

Plot kureshtje vizituam qytetin. E shkelëm dhe e kaluam edhe urën mbi lumin e Ibrit, që ndan në mes Mitrovicën dardane. Bëmë fotografi pranë shtatores së Isa Boletinit. Në të tilla raste të përfshin frymëzimi, ndaj shkrova:

“Mitrovicë e bukur, pse mbetesh e ndarë,

Veriu me serbë, jugu me shqiptarë?

Ibri shkon në mes, me këngën e vrarë,

Nuk e dimë ç’ thotë, kur tërhiqet zvarrë!”. Kadri Tarelli. Libri: Koha në vargje”. Poezia: “Mitrovicë dardane! Largoji ato re!”.

Djathtas Z. Dervishi, V. Kona, B. Muharremi, N. Dragoj, H. Ibrahimi, K. Tarelli

Nuk kam ndërmend të shkruaj jetëshkrimin e mikut tona Nuri Dragoj. Po mjaftohem vetëm me pak fjalë, për t’i lënë vendin veprave dhe vlerësimet që i bëjnë autorë të ndryshëm, shkrimtarë, kritikë dhe historianë:

Nuriu, me një karrierë të gjatë si gazetar profesionist, ka filluar që me gazetën “Zëri i Popullit” dhe më pas në shumë organe shtypi. Ka qenë kryeredaktor i gazetës “Republika”, punonjës në Institutin e Historisë, kryeredaktor dhe botues i gazetës “Dëshnica”. Është autor i shumë librave të karakterit studimor-historikë, monografi personalitetesh të nderuar, si luftëtarë, dijetarë, atdhetarë e letrarë, etj, etj.

Më poshtë pa paraqes një listë prej botimeve të tij më kryesore:

“Lumo Pavari”, 2004

“Hajrulla Muhametaj”, 2005

“Dëshnica dhe Dëshnicarët (3 vëllime), 2005-2008

“Eshtra që akuzojnë”, 2006

“Trebeshina, një jetë para gjyqit”

“Shqiptarët dhe grekët”, 2009

“Familja Qerimi në sfidat e pentagramit”, 2010

“Monografi – rreziku i shkombëtarizimit”, 2011

“Xhevahir Spahiu, sfidat e poetit”, 2012

Prapaskenat e Konferencës së Londrës”, 2013

“Arsimi në Përmet (1912-1944), 2015

“Përmeti midis dy luftërave botërore”, 2015

“Në përballje me krimin”, 2016

“Përmeti dhe Lufta e Dytë Botërore”, (3 vëllime)

“Dhimbje shqiptare”, (Skica dhe ngjarje historike),

“Njerëz të pushkës dhe të penës”.

Siç vihet re, pjesa më e madhe e librave i kushtohet historisë së kombit Shqiptar, si problem i pa zgjidhur përfundimisht, i mbetur nën kërcënimin e vazhdueshëm të fqinjëve lakmitarë dhe dallavereve që bëjnë kancelaritë e huaja.

Mjaftojnë këto pak fjalë për të kuptuar të gjithë mendimin e tij shkencor, historik, letrar dhe filozofik, mbi kombin dhe shtetin shqiptar dhe gjendjen në të cilën ishte, është, dhe po vazhdon të ndodhet edhe në ditët  sotme: “Në të gjitha momentet e ekzistencës së vet, Shqipëria i ngjante një fëmije, të cilin e rrihnin çdo ditë, por nuk e linin të qante. Edhe në çastin kur po bëhej gati të fliste, fqinjët po përgatiteshin t’i prisnin gjuhën, mbase edhe kokën”. Nuri Dragoj. “Prapaskenat e Konferencës së Londrës”. Diku edhe pyet me dhimbje:A ka strategji kombëtare, për zgjidhjen e çështjes shqiptare? Pyetje që shpon plagën e hershme. Heshtja është tragjike, sepse dhemb akoma më shumë sot, kur kemi shtetin tonë dhe shohim e dëgjojmë se ç’ pazare bëhen.

Një thënie Rusoit të ndritur na rrëfen: “Shkalla e vlerës së një libri, varet jo vetëm nga fakti se sa të emocionon, por edhe sa të bën të mendohesh”. Ndërsa unë shtoj pa modesti, se kur libri të frymëzon është më shumë se kaq: është mrekulli dhe ka brenda madhështi. E them këtë se librit “Prapaskenat e Konferencës së Londrës”, pasi e lexova, i kushtova shkrimin: “Një libër që nuk pata guxim ta çoj deri në fund”. “Prapaskenat e konferencës së Londrës”. Autor Nuri Dragoj. Shkrim që u publikua:  Fjala e lire”. Londër, më: 29. 06. 2018. Gazeta “Durrësi Bulevard”. 29. 06. 2018, edhe në disa portale të tjerë. Më pas vazhdova edhe me një poezi që ka titull ngacmues: “Europa e prish pazarë, sa kohë jemi të përçarë”. Kadri Tarelli. Libri; “Koha në vargje”.

         Lidhur me librin dhe shkrimet për të, akademiku Eshref Ymeri, anëtar i Akademisë shkencore-letrare, shqiptaro-Amerikane me seli në New York, shprehet: lexova analizën mjaft serioze të librit “Prapaskenat e Konferencës së Londrës”, me autor studiuesin e mirënjohur dr. Nuri Dragoj, një intelektual ky me formim të admirueshëm nacionalist.

Ndërsa Bashkim Saliasi shkruan: Në javën e trete të shtatorit 2020, Nuriu më dhuroi dy libra të botuara kohët e fundit: “Dhimbje shqiptare”, (Skica dhe ngjarje historike),  dhe “Njerëz të pushkës dhe të penës”. Është kënaqësi t`i kesh në bibliotekë dhe, kur ke nevojë të njohësh më shumë për ngjarjet historike, ke se çfarë mëson.

Bashkimi nuk e dinte se ç’do të ndodhte pak dit më pas. Kështu me fjalë zemre e uron: “Urime miku im Dr. Nuri Dragoj dhe suksese në punën tuaj krijuese dhe studiuese. Të uroj shëndet dhe qofshi mirë nga hera familjarisht dhe sa më shumë krijime të tjera të bukura letrare artistike dhe studime me vlera historike. Respekte”. Revista “Dituria”. Suedi. Shkrimi “Një jetë kushtuar gazetarisë, studimeve historike dhe letërsisë”. 15. 10. 2020.

Sejdo Harka: Ti  Dr. Nuri Dragoj do të mbetesh në zemrat tona modeli i njeriut modest, që nuk dije të mburreshe, por me thjeshtësinë dhe dashamirësinë që të karakterizonte, i dhe shoqërisë vlera me studimet e tua historike.

Viron Kona: Nuriu e ka dashur shumë Atdheun, ndaj i ka kushtuar asaj dhe mbrojtjes së interesave kombëtare, energjitë e jetës së tij, të shpalosura në vepra me vlera të mëdha, të cilat kombi shqiptarë do t` i ruaj si margaritarë të rrallë të dijes dhe të shprehjes së patriotizmit të zjarrtë. Mesazh ngushëllimi drejtuar familjes.

Kujtim Mateli: Redaksia e gazetës “Dëshnica”: “Jeta e Nuri Dragojt ka qenë një përpjekje e pamposhtur për të thënë të vërtetën, për padrejtësitë që i janë bërë Shqipërisë, përgjatë gjithë historisë së saj. Ky përkushtim e nxiti që të studiojë historinë e Shqipërisë dhe të mbrojë doktoraturën në histori. Aq sa ishte një shkencëtar në fushë të studimeve historike, të tillë lartësi krijoi edhe si atdhetar i vërtetë. Nuriu, gjatë gjithë këtyre viteve të fundit, ndjehej i shqetësuar se nën agresivitetin e fqinjëve po rrudhej dimensioni shpirtëror i shqiptarëve………”.

Nuri Dragoj nuk është më mes nesh. Me keqardhje po sjell në kujtesë një telefonatë, bërë aty nga fundi muajit shtator 2020, ku Nuriu pasi më pyeti për shëndetin, më njoftonte, se kishte dëshirë të më dhuronte dy librat e tij të fundit. Unë iu shpreha: “Koha është e vështirë. Dy rrugë ka: ose të vi unë në Tiranë, ose të vish ti në Durrës. Dëgjova të qeshurën në telefon, ndaj vazhdova: Kam qejf të vish ti në Durrës, se edhe unë kam botuar një libër të ri”. Por nuk qe e thënë të takoheshim më! Ishte hera e fundit që i dëgjoja zërin. Do të na mungojë gjatë fizikisht.

Nuriu prehet në parajsë, duke lënë pas veprat e tij me vlera shkencore dhe atdhetare. Ato janë monument që ai i ngriti vetes, për të mbetur në përjetësi.

Kështu do të jetë përherë i gjallë mes nesh dhe krejt shqiptarëve, duke i dhënë të drejtë të diturit Moikom Zeqo, që na ka lënë ca fjalë të arta:

“Kur një krijues ndahet nga jeta, mbyllet një portë, por ai le me dhjetëra të tjera, që do të hapen nga brezat në përjetësi”.

 

Kadri Tarelli

Fundi i vjeshtës së dytë. 2020.

KOMPLOTI TERRORIST MBI QEVERINË E KOSOVËS – Nga Binak MAXHARRAJ

-Komploti terrorist mbi qeverin Hoti mund te jetë akt i PAN-it,sepse aktret e kryerjes së këtij akti te shemtuar dolën te ishin te PDK dhe NISMA.
-A funksionoi zingjiri i sigurisë shtetërore,apo deshtoi,kur dihet se sulmi ne Thesarin e shtetit ndodhi me 9 tetor 2020.Kurse u bë publike vetem pas 10 ditësh.Gjat kësaj shprastire kohore komploztstet paten kohë te mjafteshme që parat e vjedhura ti shpërndajn në mbi 17 kompani dhe individ tjere,por edhe një shumë te madhe e transefruan jasht.Por edhe nje shume e madhe mbi 1 milion eruro u dhanë në emer te projekteve te Ministrisë se Infrastrukturës ne emer te”rehabilitimit të rrugëve”.
-Si është e mundur qe për te gjitha këto opratcione pas vjedhjes te mos e di shteti dhe ti parandalon.Ku ishte AKI hetuesia,prokuroria,policia qe u zunë ne gjumë për afër 10 ditë te tëra.Pse po heshtë Ministria e infrastrukturës pasiqe komplotiste i paskan nda mbi 1 milion euro për siç thonë.”ne rehabilitimin e rrugësve”.A gishte,a ka dorë në këtë unë të pisër edhe kjo ministri,e cila po heshtë,por e cila edhe nuk po hetohet nga organet e hetuesisë.
-Por, me e rëndesishme është të zbulohet së kush qendron pas këtij komploti terorist qe e sulmuan Thesarin e shtetit ne pikë të dritës.Sulmuesit nukishin vetem me siguri e kanë pas mbeshtetjën e fortë ndaj dikujt.
1.Kosova është bërë arëne e aferave,skandaleve,komploteve dhe e krimit të organizuar.
Shteti i jonë Kosova është bërë si ajo mushka teknefece që i hyë e zhdrypë çdo kush Që 20 vjet pas luftës ky shtet i joni thehet,vjedhet ,palqktet jo nga te huajt,jo më nga Serbia,por thjeshtë nga tanet,te cilët ktij shteti po i hypin e zhdrypin siç po duan pa u penguar nga askush,as nga drejtesia e as nga policia..Shteti i Kosovës qe 20 vjet në liri as se si ta merrë vehtën te mëkambët,as se si ta gëzoi lirin e fituar ne luftë,as se si të këtë një zhvillim ne dobi te mirëqenjës ekonomike për qytetarët.Që 20 vjet qyteraret e Kosovës po ikun nga shteti i vetë,siç thuhet sikur nga thiu,duke e marrë arratin ne vendet tjera për një kafshat buk për femijt e tyre,sepse këtu ne vend nuk po e gjejnë ua rrembyen ata të mëdhenjët e luftës,thuese se në emer te luftës ata kanë te drejtë ta vjedhin ta plaqëkisin,por edhe ta rjepin këtë vend duke mos dhënë kurrfarë përgjegjesia,ata e humbën epitetin e luftetarit te lirisë,duke e marrë ate të mercenarit qe paskan luftuar për interesat e veta e jo te shtetit i cili u nëpërkemb ndërshekuj derisa e fitoi këtë gjysmë liri te cilën edhe ate nuk po e gëzon plotësishtë.
Qe 20 vjet Kosova e gjorë është bërë arën e skandaleve,aferave,krimit te organizuar nga ana mafive te ndryshme politike dhe ekonomike te cilat e kanë kapë shtetin për fyti deri ne plasje.Që 20 vjetë nuk ndegjojmë ndonjë lajmë të mirë për Kosovën dhe popullatën e saj pos keqpëdorimeve vjedhjeve,hajnive dhe plaqkitjeve nga ana e atyre qe e kanë kapë shtetin me dhunë.Këta plaqekites,këta hajdut janë nga te gjitha partrit politike ne Kosovë,por këtu prijnë PDK të cilët ne emer te luftës për tu pasuruar pa meritë janë në gjendje të bëjnë çdo gjër,bile edhe të vrasin kundërshtarët e tyre.Nuk janë fortë largë nga PDK edhe AAK,Nisma por edhe LDK sillët aty pari.
Për shkak te të gjitha këtyre hajnive,vjedhjeve dhe keqpërdorimeve shteti është rrexuar në gjujë,e ka humbë imazhin në botë,ku çdo raport i progresit,qoftë ai qe vjenë nga Amerika,Evropa apo gjetiu na akuzojnë për këqeperdorime dhe korrupcion i cili nuk luftohet fare,sidomos ne nivelët e larta ku gjendet edhe koka e krimit te organizuar.Nuk luftohet sepse kemi qe 20 vite prokurori dhe gjyqesi te kapur nga mafiozet,nga strukturat e korruptuara politike te cilat ia zenë frymën veprimit te lirshëm te drejtesisë në Kosovë.
2.Komplotistet e sulmuan qeverinë e Kosovës mu ne zenren e saj,ne polici duke vjedhur çdo gje ne dhamën e deshmive,dokumete,ari,florinjë,etj.
Nuk luftohën krimet ekonimike por as krimet e te vrarve gjat dhe pas luftës të cilët u vranë për kundërshtime politike te cilëve as eshtrat nuk u gjenden.Nuk luftohet as korrupcioni anipse vendi është i mbushur përplotë më këso afërash.U vodhë dhoma e deshmisë në Prishtinë mu ne zemren e policisë se Kosovës vite me parë,si dhe ajo e ngjajshme në Pejë për çka nuk është bërë asnjë hetim serioz në zbulimin e aktorve te vjedhjes se deshmive,pastaj afera me qytetaret turq te cilët ne pikë te dritës u kidnapuna duke u debuar për ne Turqi si gulenist,si dhe shumë afera e skandale tjera ne demë te shtetit te cilat rrinë te fjetura ne sirtarët e drejtesisë sepse nuk guxojnë ti nxjerrin për ti hetuar,pos disa rasteve minore.
3.Afera “Toka”ku humbën me mijera dhe qindra hektar tokë Kosove,sikuar ajo te ishte e dreqit dhe jo e shtetit te Kosovës,ku një ari shitej për një euro.A si thonë kësaj hajni ndër duar,nder tavolinë?!
Por,këto ditë doli edhe afera “Toka” ku janë përfshier figura te larta politike duke e blerë falas me qendra e mija hektar tokë gadi ne stilin 1 ari 1 euro,pra aq sa kushton një burek.Kjo është e turpshme,e tmershme,skandaloze qe në këtë mënyrë të përvehtesohet gadi falas pasuria shteterore.
Nodhin këto dhe asgjë askujtë?!
Asnje hetim,asnjë kërkim sikur toka e Kosovës te ishte tokë dreqi e jo e shtetit?!
4.Komploti terrorist i këtyre diteve duke e sulmuar Thesarin e shtetit?!
Por kjo e fundit e këtyre diteve qe doli kur hajdutet benë aktin më barbarë teroristë duke e sulmuar qeverin e Kosovës,përkatesishtë Thesarin e shtetit duke i vjedhë hiq me pak se mbiu 2 milion euro,duke e vjedhë pasurin e shtetit,taksat e tatimpaguesve,ndjersën e punëtorve,duke e vjedhë buxhetin e shtetit,duke e vuar ne pyetje edhe vetë sigurin e shtetit edhe ashtu te brishët.
Si është e mujndur qe kjo te ndodhë?!
Është shumë e qartë kur kemi një shtet të brishtë,te pasigurtë ku pushtetarët tanë me shumë kujdesën për vjedhjën e shtetit se për mbrojtjën e tij,ku siguria është e brishët ne çdo cep dhe segment te shtetit,ku pushtetarët me shumë sillën rreth mullarit te vetë, rredhë vallës së krimit te organizuar dhe korrupcionit,atehere është e kuptueshme se hajdudet nuk rrinë gafil,sepse në këtë tollovi,ne këtë rremujë shteterore edhe ata e kërkojnë hisën e vetë dhe e gjetn bash aty ku është Thesari i shtetit duke e sulmuar ne menyrë më brutale,me barbare dhe duke e transferuar thesoarin mbi 2 milion eruro ne një kompani private LDA Group shpk ne Llapushnik te Drenasit pastaj këto para duke i transferuar jashtë bash si ne filmat horror.Kjo i la hije te keqe Drenicës së Shaban Polluzhës,Azem e Shore Galicës.kjoi la hije te keqeDrenices së Adem Jasharit i cili e fijoj gadi krejtë familjën për te ardhë te liria,për te mos na ndodhin gjlëra te këqija.U indentifikuan edhe hajnat,teroristet qe i sulmuan financat arkën e shtetit siç janë Labinot Gruda i PDK,Kadri e Valon Shala te Nismes pra nga kazani i pronto mafisë dhe mafiozve te PAN-it.
Shtohet pyetja si është e mundur qe një skandal i këtillë terrorist mbi shtetin tonë te heshte kaq gjatë?!.
Sulmi u kry me 9 tetor kurse zbardhja e krimit u zbulua,u bë publike pas 10 ditësh.Distancë e mjaftueshe qe komplotistet,sulmuset e shtetit te rahatojnë prenë e tyre pa i penguar askush.Ata e bën maskadër prenë e tyre duke u munduar me ja humbë fijën.Ata pjesëm me te madhe nga”pasuria”e tyre e vjedhur e te deponuar fillimisht ne llogarin e LDA Group me seli ne Llapushnik te Drenasit duke e shpërndar në hiç me pak se ne 17 xhirollogari tjera ne kompanit vendore,por edhe duke transefruar jashtë parat e vjedhura.
Por është edhe me shumë interesant se si komplotistet u bënë “zëmër mirë” qe me parat e vjedhura nga shteti ti ndihmojnë shtetit nga i cili e vodhën Thesarin e tij.
Skandaloze apo jo?!
Sepse komplotistet,terroriste e hajnisë financiare,te Thesarit të shtetit u kujdersën edhe për”rehabilitimin e rrugëve të Kosovës”duke ndarë gjoja për këtë qellin ne projektet rrugore qe ishin nenë përkujdesjën e Ministrisë së Infrastrukturës gadi 1 milion euro.Si mësuan se këto projekte rrugore janë nenpëkujdesjën e kësaj ministrije qe u treguan aq dashamirës.
5.Komplotistët ia lanë Minstrisë së Infrastrukturës “kopilin” te dera?!
A mos vallë pati ndonjë lidhje midis kësaj hajnije dhe Ministrisë së Infrastrukturës?!
Këtë po e thëmë me plotë te drejtë sepse anipse komplotistet ndanë shuma te medha për siç thonë për “rehabilitimin e rrugëve te Kosovës”,si nuk vrejti kjo Ministri qe po dërdhën parat ne këto projekte rrugore.Apo heshti me qellim.Si është e mundur qe pas zbulimit te përkujdesjes”rrugore”nga komplotistet te mos këtë asnjë hetim ndaj kësaj ministrije.Edhe aq më keq pse kjo Ministri po heshtë pasiqe komplotistet ia lanë “kopilin” te dera.
Dhe krejtë në fund në dukje te parë këta komplotist,këta hajna te shtetit,dukën si njerez të vegjel të pa rëndësishëm,njerëz pa peshë te madhe politike.Por,drejtesia duhet te zbulojë se në këtë plaqkitje nuk janë vetem këta aktor kryesor,nuk janë vetem kryes të vepres penale, por ajo me e rëndësishma qe duhet te zbulohet janë aktoret e komplotit terorist,te zbulohet se kush qendron pas tyre,cila është ajo forcë,ajo mafi politike apo grupe te forta kriminele duke e sulmuar thesarin e shtetit.Të hetohet dhe zbulohet cila është ajo fuqi,apo ai grup krimninlesh mafioz,apo edhe mund te jetë edhe ndonje kriminel apo mafioz i fuqishëm qe qendron pas këtij akti terorist ne arkën e shtetit.Nuk kanë mujtë qe këta tre veta të bëjnë në krye ne vehte këtë akt te shemtuar terorist finacianr qe ja qiti faqen e zezë shtetit ne botë.Kjo duhet te jetë një rremujë e madhe e komplotisteve te niveleve te ndryshme shteterore.
Duhet të zbulohën siç thuhet peshqit e mëdhënjë lideret politik mafiaz të cilët qendrojnë kësaj vepre makabre.Pa zbardhjen e tyre vështirë se do te delë e verteta ndonjeherë sikurrse nuk doli e as qe u zbulua afera e vjedhjes se deshmive ne zemrën e plicis së Kosovës ne Prishtinë dhe asaj ne Pejë sepse e kemi e një prokuri dhe gjyqesi te kapur nga grupet e ndryshme kriminele te krimit te organizuar te cilat edhe do mundë te jenë të përziera ne këtë aferë.
Në këto kushte të sotit me një hetuesi,gjyqesi te kapur nga grupe mafioze politike qe interesin nuk e kanë në mbrojtjën e shtetit por të kapitalit te tyre të vjedhur një gjë e tillë është vështirë te zbardhet deri ne fund,do mbesin shumë mistere te pa zbuluara deri ne fund.
Është e udhesë qe te formohet një komision i pavarur,bile pse jo edhe parlamentar,ku do te futën edhe njerez me integritet nga të gjitha segmentet shoqerore por edhe nga shoqeria civil qe te zbardhët kjo afër,kjo hajni e shekullit sepse u bëmë prrala e botës,te vidhët Thqsari i shtetit a e shkrepë asnjë plumb do te thotë se pas kësaj qendrojnë njerez te fuqishëm,politikan dhe lider,te cilët duhet te zbulohën dhe te kapën për ta shpetuar shtetin nga vetë “drejtuest e shtetit.

Piloti i parë i Kosovës, historia e tij si dëshmitar i një masakre qysh në fëmijëri

Kur Afrimi ishte tetë vjeç, papritur familja e tij, nga tetë anëtarë; dy prindërit, katër vëllezër e dy motra, mbeti në gjashtë persona.

Paradoksalisht, vuajtjet e familjarëve të shpëtuar nga lufta, u lehtësuan vetëm në vitin 2015, kur mbetjet mortore të babait dhe vëllait të tij, u gjetën në një varr masiv dhe u rivarrosën në vendlindje. Sidoqoftë, ëndrrat duket se nuk i vret as plumbi. Aq më pak të një fëmije.

“Gjithmonë e kam pasur si ëndërr të bëhem ushtar. Një ëndërr më reale ka qenë kur ka filluar lufta, ku edhe kam parë ushtarë të UÇK-së”, e nis rrëfimin Afrim Zabeli, piloti i parë i ushtrisë së Kosovës.

Shumë ëndrra të tjera u shuan që të shpëtuarit të rrëfejnë kujtimet e një kohe të rëndë.

“Shumicën e pamjeve e të kujtimeve i kam të freskëta”, thotë ai.

E kujtimet për ata që në një mëngjes prilli të thyer, papritur u shndërruan në numra të vrarësh, mbesin ende të freskëta.

“Data ka qenë 5 prill 1999, kur na kanë mbledhur në një pjesë këtu, tek ajo pema aty. I kanë mbledhur të gjithë burrat e fshatit. Pasi ne jemi larguar diku rreth 500 metra apo afërsisht 1 km, janë dëgjuar krismat, ku kanë pushkatuar rreth 98 fshatarë”, tregon Afrimi.

Në mesin e tyre ishin edhe babai i Afrimit, Xhemajli dhe vëllai Burimi, atëherë vetëm 13 vjeç.

“Babai ka pasur pak problem me shikimin. Vëllai i madh ka qenë shumë i afërt me të dhe ka ndodhur që deri tre apo katër herë e kanë larguar serbët vëllanë nga babai, mirëpo nuk është larguar dhe prapë është kthyer tek ai. Por serbët nuk e kursyen atë dhe e pushkatuan edhe atë bashkë me babanë”, rrëfen ai.

Një rrugë në fshat e mban emrin e 13-vjeçarit Burim Zabeli, nëpër të cilën çdo ditë kalon vëllai i tretë, Afrimi. Jeta dhe ëndrrat vazhdojnë.

“Shkollën fillore e kam përfunduar në Rezallë. Shkollën e mesme e kam vazhduar në Skenderaj, në gjimnazin ‘Hamzë Jashari’, Shkencat Natyrore. Pas përfundimit të shkollës, filloj të realizoj ëndrrën time që e kisha nga fillimi i luftës e deri në përfundimin e shkollës së mesme. Dhe, ajo ëndërr më është bërë realitet”, thotë Afrimi.

Largimi nga vendi, as që bën pjesë në listën e synimeve të një piloti, me të cilin krenohet ushtria e një shteti.

“Sa herë kam pasur ndonjë sfidë, gjithmonë e kam kujtuar të kaluarën, duke u nisur prej familjes sime. Vitet e fundit të Akademisë Ushtarake, aty lindi edhe dëshira ime që unë të jem pilot ushtarak dhe t’i shërbej e t’i mbroj trojet tona nga qielli i bukur i Kosovës.

Të jesh pjesëtar i Ushtrisë së Kosovës, e veçanërisht të jesh pilot i Ushtrisë së Kosovës, është nder dhe krenari shumë e madhe për mua e besoj për të gjithë pjesëtarët e ushtrisë”, tregon Afrim Zabeli.

Të qenit pilot i parë i ushtrisë së Kosovës, të një vendi që ende nuk ka pajisjet e duhura, paraqet problem. Në zyrë tani ka edhe dy pilotë që kanë diplomuar vitin e kaluar.

Ai fton të rinjtë që t’i bashkohen ushtrisë së Kosovës, ku sipas tij shërben me nder e krenari në mbrojtjen e atdheut.

Nëse fati i Afrimit është që të jetë pilot pa helikopter, për gjeneratat e ardhshme, kjo situatë ndoshta do ndryshojë.

Aktualisht, Ushtria e Kosovës nuk ka asnjë helikopter. Kostoja e tyre vlerësohet të jetë e papërballueshme për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Megjithatë, kjo e fundit vazhdon të shkollojë pilotë në mënyrë që të jetë e gatshme në të ardhmen e afërt.

Kur vidhet shteti, varfërohen qytetarët! – Nga Florim Zeqa

 

 

Kosova ka nevojë për një subjekt të ri politik, sikurse njeriu që ka nevojë për thithjen e ajrit të pastër. Pasi tanimë jemi të ngulfatur nga një politikë disfatiste dhe e pashpresë për qytetarët e Kosovës.
Duhet dhënë hapësirë të gjithë atyre që e duan me zemër dhe me shpirtë atdheun e tyre, për t’i dhënë fund politikbërjes 20 vjeçare në Republikën e Kosovës, për t’iu dhënë fund njëherë e mirë keq-qeverisjes dhe antivlerave, abuzuesve dhe uzurpatorëve të shtetit.

Qytetarët kanë të drejtë të dinë nga shkojnë paratë e tyre

Kur shteti vjedhet nga ata që paguhen më së shtrenjti nga shteti, varfërohen ata që kanë dhënë më së shumti për shtetin. Sa më shumë që po pasurohen politikanët, aq më tepër po varfërohen qytetarët.
Të gjitha partitë politike, pa dallim pushtet dhe opozitë janë bërë bashkë dhe janë bërë pjesë e këtij sistemi të keq-qeverisjes në vendin tonë. Të gjithë deputetët pa dallim, pushtet dhe opozitë bëhen bashkë për ngritje të pagave të nivelit të lartë dhe për ligjin për financimin e partive politike, por jo edhe për interesin e qytetarëve, siq është projektligji për rimëkëmbje ekonomike.
Qytetarët e vendit që i paguajnë rregullisht tatime shtetit, kanë të drejtë të dinë nga ju shkojnë paratë dhe si shfrytëzohen mjetet e tyre nga njerëzit e veshur me pushtet.
Zgjidhja është fare e thejshtë. Kthimi i Agjensionit Antikorrupsion në një format të ri dhe krahas agjensionit për të hyrat e qytetarëve, duhet të themelohet agjensioni i të dalurave nga buxheti i shtetit për të kuptuar më lehtë qytetarët të vërtetën e lëvizjeve financiare nga buxheti i shtetit, gjegësisht për abuzimin e pushtetarëve me paratë e taksapaguesve të varfër kosovarë, para të cilat kanë arritur edhe deri tek xhepat e sekserëve të pushtetarëve të inkriminuar në Diasporë.
Populli më i politizuar në rruzullin tokësorë, nuk guxon të sillet si apolitik, sikur nuk është duke ndodhur asgjë, kur nga të gjitha anët është rrezikuar ekzistenca e shtetit tonë-Republikës së Kosovës.
Bota e lirë dhe demokratike ka mbetur e habitur me popullin më aktiv dhe më liridashësh në Gadishullin Ballkanik me heshtjen ndaj klasës së tyre poltike, e cila, jo vetëm djersën, edhe gjakun po ua pinë me pambuk, duke i lënë si mumie të gjalla e të pashpresa në vendin me pasuri të shumta nëntokësore dhe resurse të pasura natyrore.

Kapësit e rinjë të shtetit nën petkun e shpëtimtarëve

Me secilin që bisedon, shprehet i pakënaqur me situatën politike në vend, por jo të gjithë punojnë për ndryshimet pozitive në këtë vend.
Riciklimi i figurave politike nga një subjekt politik në tjetrin, nga njëri krah politik në tjetrin, nga e djathta në majtë dhe anasjelltas nuk e ndihmon ndryshimin politik në vendin tonë, përkundrazi e rrezikon stërzgjatjen e kapjes së shtetit nga uzurpatorët e rinjë të veshur në petkun nacionalist si shpëtimtar të vendit.
Me e humbjen e privilegjeve të pushtetit, të pakënaqurit tubohen në subjektin opozitar me koncepte ideologjike krejtësisht të kundërta, jo për të mbrojtur parime, por për t’iu kthyer pushtetit përmes formacionit tjetër politik.
Me këtë klasë politike në pushtet dhe opozitë rrezikojmë t’i humbim edhe 20 vite të tjera, pa zhvillim ekonomik, pa mirëqenje qytetare dhe pa barazi ligjore.
Janë këto 20 vjet të humbura për Kosovën. E vetmja gjë pozitive në Kosovën e pas luftës është, që shqiptarët e robëruar nuk janë më nën thundrën e çizmës së pushtuesve serb, por jo edhe të liruar plotësisht nga vargonjët serbosllav.
Mos t’i humbim edhe 20 vite të tjera, të bashkohemi për një fillim të ri!
Një fillim i ri, alternativa e vetme për ndryshim!

Specialja ka treguar se në cilat raste mund të mos e publikojë aktakuzën kundër Thaçit e Veselit

Tashmë ka kaluar afati 6-mujor që ka qenë në dispozicion të gjyqtarit të procedurës paraprake, Nicolas Guillou, për ta konfirmuar apo për ta hedhur poshtë aktakuzën me 10 pika, të dorëzuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, e cila i bën përgjegjës presidentin Hashim Thaçin dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, për një sërë krimesh gjatë dhe pas luftës.

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë vendosur që aktualisht të mos tregojnë nëse janë proceduar për gjykim akuzat ndaj Thaçit e Veselit. Siç ka bërë të ditur para më shumë se dy javësh shefja e Njësisë për Informim dhe Komunikim me Publikun në Dhomat e Specializuara, Angela Griep, kjo aktakuzë, sikur edhe të tjerat, mund të konfirmohet, por të mos bëhet publike menjëherë.

“Derisa një aktakuzë të bëhet publike, ajo mbetet konfidenciale, së bashku me procedurat në lidhje me rishikimin e saj. Gjyqtari i procedurës paraprake, në varësi të specifikave të çështjes individuale, ka deri në gjashtë muaj kohë për të marrë një vendim nëse do ta hedhë poshtë ose do ta konfirmojë aktakuzën. Në të njëjtën kohë, rregullat parashikojnë një numër skenarësh që mund të rezultojnë në një aktakuzë të konfirmuar që ajo të bëhet publike më vonë se gjashtë muaj pas depozitimit të saj”, thuhet në përgjigjen e Dhomave të Specializuara për Gazetën Express.

Në rregulloren e punës së kësaj gjykate, ekzistojnë rregulla, sipas të cilave, gjyqtari i procedurës paraprake në disa raste mund të urdhërojë që aktakuza e konfirmuar të mos publikohet për një kohë.

Njëra nga rregullat e Rregullores së Procedurës dhe Provave para Dhomave të Specializuara specifikon se në disa rrethana, publikimi i aktakuzës mund të shtyhet.

“Në rrethana të posaçme, në rast se para konfirmimit të aktakuzës Prokurori i Specializuar paraqet arsye të vlefshme, për arsye të sigurisë, për parandalimin e arratisjes së të akuzuarit, apo të çrregullimit të procedurave, ose trazirave shoqërore, gjykatësi i procedurës paraprake, ndër të tjera, mund të urdhërojë përkohësisht mosnxjerrjen publike të aktakuzës, dokumenteve ose informacionit që ka lidhje me aktakuzën deri në një urdhër të dytë. Sidoqoftë, aktakuza bëhet publike, nëse është e nevojshme me redaktime, jo më vonë se paraqitja e parë e të akuzuarit”, thotë rregulli 88, i quajtur “Statusi publik i aktakuzës”.

Presidenti nuk ka folur në lidhje me aktakuzën, ndërsa i fundit nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) që u pyet për këtë, ishte deputeti Mërgim Lushtaku në një konferencë për media të shtunën.

“Ne jemi Partia Demokratike e Kosovës, nuk përzihemi në drejtësi, kjo pyetje nuk është për mua, por për organet kompetente”, tha Lushtaku.

Ndërsa, avokati Arianit Koci, tha të shtunën se Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit po iu shkelen të drejtat elementare të njeriut nga Gjykata Speciale, e cila s’po tregon asgjë lidhur me aktakuzën e propozuar ndaj tyre.

“Nuk po tregohet as respekti minimal ndaj qytetarëve të Kosovës, ndaj figurës së Presidentit të Kosovës, e as ndaj z. Hashim Thaçi si individ, me faktin që Dhomat e Specializuara nuk japin informata se çka po ndodh me aktakuzën e deponuar me 24 prill 2020”, ka shkruar Koci, në një reagim në Facebook.

“Afati gjashtëmujor ka skaduar! Një popull i tërë po mbahet peng! Në anën tjetër, z. Thaçi po i shkelen të drejtat e njeriut në mënyrë brutale”, ka shkruar Koci ndër tjerash, duke shtuar se kështu po humbet besimi në këtë gjykatë.

Më 24 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ua kishte paraqitur Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim nga Gjykata, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krime lufte, ndër të cilat vrasje, zhdukje e detyruar të personave, përndjekje dhe tortura.

Aktakuza pretendon se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuarit e tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në aktakuzën e ngritur nga Prokurori i Specializuar përfshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës, si dhe kundërshtarë politikë.

Në një deklaratë për shtyp, Prokurori i Specializuar kishte thënë se aktakuza është rezultat i një hetimi të gjatë dhe dëshmon vendosmërinë se mund t’i provojë të gjitha akuzat e paraqitura.

Autori Ibrahim Kadri Malaj botoi 12 libra për Tropojën dhe traditat e saj Nga Prof.Murat Gecaj, publicist e studiues*

 

 

Jemi njohur bashkë në vitet 70-të, të shekullit kaluar, kur kisha shkuar me qarkullim, nga Tirana, në vendlindjen time, pra në Malësinë e Gjakovës (Tropojë). Unë punova atje 7 vjet dhe përsëri u ktheva në shtyp. Ndërsa bashkëkrahinasi im, Ibrahim Kadri Malaj shërbente në sektorin e bujqësisë. Gjithnjë më ka mbetur në kujtesë pamja e buzëqeshur dhe shpirti i tij dashamairës me njerëzit.

Të them të vërtetën, në atë kohë, nuk e kam ditur që ai merrej me letërsi ose që shkruante. Por vitet kaluan dhe ky mik i mirë u shfaq para lexuesve, si dhe për mua, me disa botime të çmuara, kryesisht me tematikë vendlindjen. Se është e njohur, që ajo i tërheq njerëzit e profesioneve të ndryshme, si një magnet i fuqishëm. U jep atyre frymëzim e shpirt krijues, në poezi ose në prozë. Në rastin e mikut Ibrahim, ai i shpalosi prirjet kryesisht në prozë,  me mbresa e shënime nga jeta e asaj krahine plot tradita, por dhe nga puna  e profesioni i tij.

Nuk dua të zgjatem, po shënoj këtu se libri i parë i Ibrahim Kadri Malajt është botuar në vitin 1997. Ai e kishte titullin kuptimplotë, “Tropoja ime” dhe ndjenjat e mendimet e veta i shprehu aty, në vargje. Hyrjen e këtij libri e bëri i paharruari Dritëro Agolli, ku theksonte edhe keto fjalë:“Vetë Tropoja, me djemtë dhe vajzat e saj, është një poezi e vërtetë!”

Pas një ndërprerjeje për rreth pesë vjet, që atij iu desh të kërkonte dhe të studionte për temën e librit të tij, Ibrahimi botoi “Tropoja në breza”. Kuptohet, se sa mund e djersë dhe punë hulumtuse i është dashur atij, për ta trajtuar këtë temë, në 500 faqet e botimit të tij serioz. I ngjashëm në tematikë ishte dhe libri pasues, “Malësia e Gjakovës”(2007), që nënkupton rrethin e Tropojës. Dy punime tjera, me mjaft vlera, ishin: studimi “Besimet fetare në Tropojë”(2010) dhe “Traditat etnokulturore, në Tropojë”, po në atë vit.

Është i ditur pozicioni gjeografik i rrethit verior të Tropojës. Për nevoja të ndryshme, si ekonomike, shëndetësore etj., malësorëve u është dashur të udhëtojnë në qytete dhe krahina tjera të Shqipërisë, sidomos në Shkodër, por dhe në Gjakovë, qytet që ndodhet më afër etj.  Këtë temë të ndjeshme e trajtoi Ibrahimi në librin e radhës, “Udhëtimet e malësorëve” (Tiranë, 2015). Ai vit ishte mjaft i begatë në botimet e këtij autori, pasi atëherë shkroi e publikoi dhe librat: “Grimca humoristike”(duke dëshmuar në të, humorin e hollë të malësorëve), “Rromët tropojanë” dhe “Dada”(siç i thonë motrës, në Malësinë e Tropojës).

Një kujtim, nga përurimi i librit të 12-të,”Tplani i Krasniqes”, me autor Ibrahim Kadri Malaj (në mes, ulur), në qytetin “Bajram Curri”, mars 2017.

2.

Tashmë, me botimet e mësipërme, emri i krijuesit Ibrahim Kadri Malaj u bë i njohur, jo vetëm për lexuesit e krahinës, ku ai ka lindur dhe jeton me familjen, por dhe më gjerë. Kështu, duke gjurmuar e mbledhur të dhënat e nevojshme, në vitin  2013, botoi librin “Malajt e Grisë”. Flitet këtu për një fshat të vogël të asaj zone, i cili ndodhet ndërmjet Geghysenit e Bujanit. Libri në fjalë përmban 282 faqe dhe u përurua në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar të kryeqytetit. Kam patur kënaqësinë që edhe unë të jem i pranishëm, në atë veprimtari të bukur. Me atë rast, pjesëmarrësit e shumtë në atë sallë të madhe dëgjuan fjalë të shumta e të merituara, vlerësuese dhe dashamirëse, për krijmarinë e bashkëkrahinasit të tyre.

Duke e patur gjithnjë “në rendin e ditës” këtë temë, një vit  më parë, Ibrahimi  botoi librin “Tplani i Krasniqes”(Tiranë,2016). Në të, në afër 300 faqe, jepen dëshmi e të dhëna të shumta për këtë fshat të fisit të gjerë, me emrin “Krasniqe”. Në hyrjen e tij, Zeqir Hasanpapaj, shkruan edhe këto radhë: “Është i 12-ti libër i studiuesit Ibrahim Kadri Malaj. Titulli i tij, menjëherë, të bën me dije se shkruhet për historinë e fshatit të tij të lindjes, Tplanin e Kraniqes, fshatin e banorëve atdhetarë  e liridashës…Në qendër të këtij  botimi të ri të Ibrahim Kadrisë, janë vendosur: ngjarje, data dhe personazhe të rëndësishëm, emra të shquar të breznive tplanase, historitë dhe ndihmesat e tyre historike  dhe jo vetëm”.

Duke  e shfletuar këtë libr, lexuesi njihet edhe me bukuritë natyrore e pasuritë e Tplanit, për zhvillimin  e bujqësiisë e blegtorisë, për arsimin e kulturën etj. Një vend të posaçëm zënë raditat atdhetare, luftarake e liridashaëse, ndër breza. Po kështu, flitet për vllaznitë e fshatit dhe emrat e shquar të tyre etj.  Janë mjaft domethënëse fjalët e përmbyllëse të redaktorit të këtij libri, Lulëzim Logu: “Libri “Tplani i Krasniqes” është një kronikë malli, dashurie dhe një krenari e pamasë e autorit, për vendlndjen e tij…”.

Ky botim i ri u përurua në qytetin “Bajram Curri”, në muajin mars 2017, me pjesëmarrje të gjerë të bashkëfshatarëve të autoit, por dhe banorë të qytetit e nga fshatrat tjerë të atij rrethi. Aty u thanë fjalë dashamirëse për autorin dhe i uruan krijimtari të pandërprerë.

Ballinat e disa librave, nga autori Ibrahim K.Malaj…

3.

Siç është e kuptueshme, Ibrahim K.Malaj nuk mund të mos shkruante dhe një libër të posaçëm, që lidhet me profesionin e tij bazë, pra agronominë. Poeti tropojan Gjon Neçaj, më 2015, ka publikuar një shkrim, me titullin domethënës, “Agronomi, që u bë shkrimtar i eksplorimit të vendlindjes së tij”. Ndër të tjera, ai riprodhon fjalët e Ibrahimit: “Dëshira për të shkruar më ka lindur që herët. Por, duke qenë se unë studiova për agronomi,më vonë punët e shumta dhe detyrat, që kam kryer,nuk më dhanë mundësi t’i kushtohem fushës së krijimit.Në vitet e pensionimit, m’u krijuan kushtet e përshtatshme, që të shkruaj e të botoj…”.

Ja, tani kam në duar edhe  librin e Ibrahimit, “Bujqësia tropojane në vite” (Tiranë, 2012), me gjithësej 480 faqe. Hyrjen e tij e ka shkruar vetë autori. Ndër të tjera, ai shprehet:“Dëshira për të shkruar diçka për bujqësinë e Tropojës është e kahershme dhe që më më ka shqetësuar në mënyrë të vazhdueshme…Fati e solli që unë të jem ndër specialistët e parë të kësaj krahine veriore, i  diplomuar agronom, në Institutin e Lartë Bujqëesor (sot, Universiteti Bujqësor-Tiranë). Ky fakt bëri që e gjithë jeta ime t’i përkushtohej rritjes e zhvillimit të bujqësisë së kësaj treve…”. Duke qenë njohës i mirë i kësaj fushe jetike edhe për malësorët, në faqet e këtij libri, së pari, jep të dhëna për Malësinë e Gjakovës (Tropoja), sipas fshatrave të saj. Aty është  ndalur posaçërisht dhe për pasuritë e shumta, që ajo ka, si në frutikulturë, pemëtari e blegtori, pyje e kullota, për florën e faunën etj.

Vend me rëndësi i kushton autori zhvillimit të bujqësisë, në vite të ndryshme, që nga 1939-ta dhe në periudhën e pasçlirimit. Ka përfshirë këtu kolektivizimin e bujqësisë, me drejtuesit kryesorë të saj dhe ka folur për bimët kryesore të kulivuara, për  blegtorinë e frutikulturën. Duke i shoqëruar të dhënat shumta për këta sektorë, librin e ka pajisur me fotografitë e mjaft specialistëve dhe drejtuesve të përkushtuar, të këtyre fushave jetësore.

“Mirënjohje”, nga Shoqata “Iliria”-Gjermani…

Një pjesë të posaçme, në këtë libër, autori ua ka kushtuar, me emra, 32 specialistëve të bujqësisë dhe 18 zooteknikëve e veterinerëve dhe 21 ekonomistëve të plan-financës, shoqëruar me fotografitë e tyre. Aty  ka të dhëna të hollësishme për jetën dhe punën e tyre të palodhur. Po kështu, me fjalë dashamirëse është shprehur për 15 kuadro, të cilët kanë punuar dhe drejtuar në sektorin e bujqësisë së rrethit Tropojë. Në vazhdim të këtij libri, është folur me dashamirësi e nderim, edhe për 7 drejtues e specialistë në ujëra-bonifikim, për 9 specialistë në ekonominë pyjore dhe për 3 kuadro e specialistë në SMT.

Tërë ky libër dokumentar, i autorit Ibrahim K.Malaj, kushtuar vendlindjes, mbyllet me një jetëshkrim të shkurtër të tij; me burimet kryesore, ku është mbështetur ai, për hartimin e tij dhe me falënderimin, që u drejton njerëzve, të cilët kanë ndihmuar ose bashkëpunuar me të.

…Në përfundim të këtij shkrimi modest, për tërë krijimtarinë  dhe librat e botuar, nga bashkëkrahinasi dhe miku i nderuar Ibrahim Kadri Malaj, i cili në gushtin e këtij viti feston 85-vjetorin e lindjes, dëshiroj që ta përgëzoj atë, për tërë këtë punë voluminoze, të vyer dhe me shumë vlera, kushtuar vendlindjes. Gjithashtu, duke shprehur respekt të veçantë për të, i uroj: Shëndet të mirë, begati e mbarësi dhe gëzime e lumturi, si vetjake dhe familjare!

Tiranë, prill 2017

Serbia dhe Kosova duhet të negociojnë si të barabartë – Nga JANUSZ BUGAJSKI

Tashmë është koha që Kosova të marrë iniciativën në bisedimet me Serbinë dhe të deklarojë se pa një zgjidhje përfundimtare rajoni do përballet me paqëndrueshmëri. Bisedimet e intensifikuara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën kujdesin e BE-së kanë vënë në dukje pozicionimet e pabarabarta të të dy palëve.

Ndërsa zyrtarët e Prishtinës sillen në mënyrë mbrojtëse, Beogradi kërkon vazhdimisht mospajtim dhe shpërqendrim, në mënyrë që të shmangë të vetmen zgjidhje të mirëfilltë, njohjen reciproke.

Objektivi kryesor i administratës së Aleksander Vucic është, që duke minuar shtetësinë dhe legjitimitetin e vendit, të bllokojë përparimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare. Që kur Kosova ka shpallur pavarësinë, çështje të shumta i kanë mundësuar Beogradit që të largojë vëmendjen nga normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën, kjo edhe pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013.

Bisedimet periodike janë përqendruar në çështje të tilla si të drejtat e pakicave, reforma policore, energjia, telekomunikacioni, reforma ligjore dhe një mori problemesh më të vogla teknike.

Në të njëjtën kohë, operacionet e Gjykatës Speciale për të hetuar akuzat për krime lufte midis ish-komandantëve të UÇK-së kanë hequr vëmendjen nga negociatat dhe i kanë mundësuar Serbisë ta shfaqë Kosovën si një partner jo të besueshëm.

Diskutimet e fshehta rreth shkëmbimeve të territorit kanë qenë një tjetër devijim i madh i promovuar nga Serbia për të përçarë dhe hutuar politikanët kosovarë dhe për ta zhvendosur vëmendjen nga njohja reciproke.

Debatet territoriale iu shfaqën disa pjesëmarrësve dhe vëzhguesve si të mirëqenë, por (në fakt) ata ishin një kamuflim për të dobësuar Kosovën.

Është krejtësisht e tepërt të besohet se Vuçiç do të hiqte dorë nga ndonjë copë e luginës së Preshevës në këmbim të ndonjë pjese të Kosovës dhe një angazhimi për njohje.

Normalizimi ekonomik, siç duket qartë në marrëveshjen e fundit në Shtëpinë e Bardhë, është një tjetër shpërqendrim që shtyn trajtimin e problemit themelor. Ai do të jetë temë mosmarrëveshjesh dhe ankesash të tejzgjatura dhe thjesht do të vërë theksin (në faktin) se pa njohje ndër-shtetërore marrëdhëniet ekonomike nuk mund të jenë tërësisht normale.

Një shqetësim dhe burim i përsëritur mosmarrëveshjesh është krijimi i një Wiacioni të Komunave Serbe brenda Kosovës, për të cilin fillimisht u ra dakort në vitin 2015.

Zbatimi është vonuar për shkak të mungesës së qartësisë në strukturën dhe funksioneve të saj si dhe frikës se mund ta ndajë Kosovën në dy tërësi dhe ta bëjë atë jofunksionale si Bosnje-Hercegovina.

Përfaqësuesi special i BE-së Miroslav Lajcak ka pohuar se pa Wiacionin nuk do të ketë marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në vizitën e tij të fundit në Prishtinë, Lajcak deklaroi se udhëheqësit e qeverive u zotuan se Shoqata do të themelohej dhe statuti i saj do të vendosej. Pyetja mbetet si, kur dhe në çfarë forme?

Prishtina mund të pranojë themelimin e një Shoqate por duhet ta lidhë këtë me dy parakushte të rrepta. Së pari, Shoqata nuk mund të ketë ndonjë fuqi ekzekutive ose mundësi për të bllokuar vendimet e qeverisë qendrore.

Edhe në vitin 2015, BE pranoi që Shoqata nuk do të kthehej në një nivel të tretë qeverisës dhe nuk do të kishte autonomi politike. Kjo duhet të parashkruhet në statutin e saj. Serbët e Kosovës mund të formojnë një Këshill dhe një Asamble për të mbikëqyrur zhvillimin ekonomik, arsimin, kujdesin shëndetësor, planifikimin urban dhe rural, e madje dhe të marrin kontribute buxhetore nga Serbia.

Në shkëmbim të kësaj, komunave do i duhet të konfirmojnë integrimin e tyre të plotë në institucionet dhe sistemin politik të Kosovës dhe të zotohen mbi angazhimin e tyre ndaj integritetit shtetëror.

Kushti i dytë do të nënvizonte se Shoqata mund të formohet vetëm së bashku me një zgjidhje përfundimtare me Serbinë, çfarë përfshin një premtim për njohje reciproke të ratifikuar nga parlamenti serb dhe kosovar. Kjo do të nderonte parimin e barazisë ndërshtetërore dhe nuk do të ishte një lëshim i njëanshëm nga Prishtina.

Për të arritur këto qëllime, udhëheqësit e Kosovës duhet të ndjekin një qasje më agresive dhe të nxjerrin në pah kontradiktat në politikat e BE-së kur merren me Kosovën dhe Serbinë. Si e barabartë në negociata, Prishtina mund të vërë në dukje se nëse do të krijohet një strukturë e re për serbët e Kosovës, atëherë me siguri shqiptarët e Luginës së Preshevës gjithashtu duhet të mbështeten për të krijuar një Wiacion.

Kjo do të lidhte më fort komunitetet e tyre në tre komunat jugore të Serbisë dhe do të ndihmonte në zhvillimin e shoqërisë dhe ekonomisë së tyre.
Në bisedimet e mundësuara nga BE, Prishtina gjithashtu mund të propozojë disa hapa që Beogradi të tregojë se është serioz në “normalizimin” e marrëdhënieve.

Për shembull, ai mund të zotohet që të heqë dorë përgjithmonë nga bllokimi i anëtarësimit të Kosovës në institucionet ndërkombëtare. Ai mund t’i japë fund një herë e përgjithmonë diplomacisë së tij për tërheqjet e njohjes (së Kosovës). Dhe mbi të gjitha, Serbia duhet të ndryshojë kushtetutën e saj duke hequr çdo përcaktim të Kosovës si njësi ose subjekt i shtetit serb.

Të gjitha propozimet e këtij lloji do të ilustronin se sulmi është gjithmonë një politikë më efektive sesa mbrojtja.

Martiri Sadik Bejko Nga Edison Ypi

Sadik Bejko nuk është vetëm ai qytetari i urtë që njohim, ai bashkëbiseduesi i këndshëm, poeti i ndjeshëm, studjuesi rigoroz, pedagogu perfeksionist.
Sadik Bejko është ku e ku më tepër.
Sadik Bejko është një vuajtës i paepur, një martir i pamposhtur që mes flakëve të Ferrit ka kaluar për së gjalli.
Më 1972 Martiri Sadik Bejko nuk bëri poezi për garat socialiste, traktorat që çanin ugaret, kapitalistat dhe revizionistat që Shqipërinë e zheleve dhe bunkerave e kishin halë në sy.
Martiri Sadik Bejko, 50 vjet të shkuara shkroi një poezi kushtuar një femre, “Ditët Everest të jetës sime”. Pra ditët më të larta, ditët më të lumtura, ditët e ekstazës së jetës, ato ditë kur një të dashuruari i duket sikur ka hipur mbi Everest, dhe prej majës më të lartë të botës i flet njerzimit.
Ndërkohë që ushtria e poetëve dhe regjimentet e shkrimtarëve ditët më të lumtura dhe ekstazën e jetës nuk ja kushtonin asnjë femre, por vetëm Diktatorit, Martiri Sadik Bejko bëri të kundërtën. Bëri atë që nuk duhej ta bënte. Ra në prehër të armikut. Brodhi pas fustaneve të zuskave. Harroi kauzën. Fjeti mbi dafina. Me këto kujtoi se na e hodhi. Vgjilencën e proletarëve, syçelësinë e spiunave, cmirën e inatçinjve, zilinë e intrigantëve, kujtoi se e mposhti. Pra i tha belasë bujrum.
E çë ? E ç’e gjet’ Shqipërinë krenare nga rebelimi i një poeti ? E ç’u bë ?
U bë ajo që në errësirën e bodrumeve të Bibliotekës Kombëtare, një arkivist, një zhuls, një anonim, një Ebu Qerim nga lukunia e lakejve të papërtuar të regjimit, një që poezinë në fjalë nuk e lexoi (e çrëndësi ka poezia, femrat me fustanet e shkurtëra dhe breçkat e tyre të ngushta, moda dhe të tjera, ato janë sende të kota, rëndësi ka partia, vigjilenca, revolucioni) skuthit të bodrumeve ju duk e pabesueshme që një poet, jetën e tij, ditët e jetës së tij, t’i lidhte me një mal të lartë diku në Indi. Ky titull nuk ka kuptim. Ai titull nuk bën sens. Kemi të bëjmë me një absurd, një lajthitje të këtij të lojturit që e ka shkruar, tha pisi me vete, poeti ditët nuk ja fal një mali sado të lartë. Poeti dhe populli ditët ja falin udhëheqësit që jeton më gjatë se mali më i lartë. Kështu, Ebu Qerimi i bodrumeve të Bibliotekës, me iniciativë proletare dhe zell revolucionar, për ta bërë “Everestin” “Enver” dhe “Enverin” “Everest” titullin e ndryshoi. Nga “Ditët Everest të jetës sime”, në përputhje të plotë me përfytyrimin e vet halucinant të një spiuni bodrumesh, e bëri; “Ditët Enverit të jetës time”. Pra ditët, dhe krejt jetën time, ja fal Enverit. O tmerr !
Kaloi gjysëm shekulli.
Për të tilla dhe të tjera, Martirin Sadik Bejko e detyruan të punojë nëpër kantiere dhe miniera ku spiunat dhe vigjilentat nuk ju ndanë asnjë çast.
Nuk i ra ferrit pash m’pash Migjeni. Nuk punoi Migjeni nëpër miniera sovjetike dhe kantiere kineze. Migjeni lindi shëndetlig. Vajti në Pukë për ajër të pastër. Iku në Itali me u shëru. Lula t’Vocërr dhe femra që shiten duke thirr rrugëve “A do qymyr Zotni ?” ka pa numurim sot e ksaj dite Londra, Parisi, Roma. Ferrit milimetër për milimetër, kryq e tërthor e rrethepërqark, i ra me dhjetra vite Martiri Sadik Bejko.
Gjatë gjysëm shekulli Martiri Sadik Bejko dhe askush tjetër nuk dinin çfarë kishte bërë Ebu Qerimi në errësirën e Bodrumeve të Bibliotekës Kombëtare. Makabriteti grafologjik i Ebu Qerimit nuk do ishte marrë vesh kurrë.
Kur një ditë të bukur, një tjetër dishepull i krimit, censurës, deformimit, një lloj Lej Feni lindur në vitet ’80, një majmun me shtresa si qepë me cipën e sipërme oksidentale, një më bosh se boshi, një Horror Vacui rrethuar me konferenca, katedra, takime, një çapaçul modern, një gjym llamarine që godet veten e vet për me bo sa më tepër zhurmë dhe me ra sa më tepër në sy, një gjydyrym ngrehaluc nga ata që ke frikë tua përmendësh emrin se i bën të famshëm, bëri të njëjtën gjë si Ebu Qerimi.
Lej Feni revolucionar shqiptaresk, si i betuar para varrit të Diktatorit për të mos e lënë Martirin Sadik Bejko asnjë çast të qetë përgjatë gjithë jetës së vet, në mënyrë të paramenduar, i futet të gërmojë e të gjejë një krim kompromentues bërë në të kaluarën. Rrëmoi e rrëmoi Lej Feni ynë, gjeti titullin e ndryshuar të kontrafigurës së vet, inkuizitorit mesjetar Ebu Qerim. Vetëm titullin. Poezinë nuk e lexoi. Nuk ka rëndësi leximi.
Rëndësi ka kallximi, spiunimi, denoncimi. Me ngutin karakteristik prej spiuni të lindur, atypëraty e akuzon Martirin Sadik Bejko për hiç më pak se ka shkruar një poezi për diktatorin.
E të tjera e të tjera. Boll me ndyrësira se vjen e vjella.
Nga Ebu Qerimi te Lej Feni, në një vend të bukur, të pasur, dhe të mallkuar, e tmerruar në çdo çast të saj, jeta e Martirit Sadik Bejko nuk mund të rrëfehet veçse me sy të përlotur.

E VËRTETA HISTORIKE ËSHTË MESUESJA MË E MIRË E NJË KOMBI – Nga ELENA KOCAQI

Ata qe nuk e njohin mire te shkuarën, janë te dënuar qe te përsërisin herë pas here gabimet e se shkuarës por me kosto shumë të lartë. E vërteta historike është mision për një historian te vërtetë. Betimi i historianit duhet te jete e vërteta dhe vetëm e vërteta, pasi ai është hetuesi, prokurori dhe gjyqtari ne punën e tij. Duke qene se kam studiuar për histori dhe juridik këtë pune di ta bej mire, dy here. Ka nga ata qe me sugjerojnë qe unë nuk duhet te them te vërtetën gjithmonë pasi ne si komb na duhen mite, heronj dhe tradhtar qe ne fakt i ndau si te tille politikisht epoka komuniste por jo historia, se ajo nuk merret me etiketime dhe epitetime si hero apo tradhtar. Fshehja e te vërtetës ne këtë rast, është akt shume i rend kundër etikes profesionale dhe interesit kombëtar pasi një komb qe nuk njeh historinë e tij, do përsëris gabimet e se shkuarës. Kushdo qe mendon se duke mashtruar ka ndihmuar kombin e tij është shume gabim, sepse ai e ka çuar shtetin dhe kombin e tij ne rruge pa krye. Ne shqiptaret kemi shume histori dhe nuk kemi nevojë për mite, mashtrime dhe rrena por për te vërtetën qe na është fshehur, për te na sunduar dhe zhdukur.

Ne punën time si historiane, jam munduar te jem shume besnike dhe e sinqertë me faktin dhe ta transmetoj atë, si është dhe ne asnjë nga studimet e mija historike, nuk ka një etiketim për një figure historike si hero apo tradhtar dhe nuk do te këtë kurrë se kam një standard njerëzor dhe profesional te lart. Unë vlerësohem ne pune për sjelljen e fakteve dhe argumenteve mbi to ne mënyre te paanshme dhe pa u përfshire vet emocionalisht dhe tek librat e mi jam shume e ftohte, ndërsa ne jetën time private ne komentet, vlerësimet, mendimet eshte e drejta ime ti shpreh ato edhe ngrohte sepse tjeter eshte shkrimi i historise ne baze te fakteve dhe tjeter mendimi im per to. Te drejtën e shprehjes dhe mendimit ma ka dhëne ligji dhe Zoti dhe për këtë nuk i jap askujt llogari për aq kohe sa ruaj etiken dhe edukatën.

Tek dy librat e mi “Shqipëria dhe Fuqitë e Mëdha 1878-1918” dhe tek libri “Si e krijoj Austria-Hungaria shtetin shqiptar 1912-1913”, sillen skenat dhe prapaskenat e pavarësisë, krijimit te shtetit, copëtimit te territorit sipas arkivave dhe autoreve te huaj dhe vendas. Ne te dy studimet unë si autore sjell fakte dhe nuk mbaj vet asnjë qëndrim dhe kush i ka lexuar ato libra e di këtë. Madje jam kritikuar qe unë nuk mbaj qëndrimin tim dhe nuk jap mendimin tim qe ne fakt duhet ndonjëherë por e kam bere për te ruajtur ftohtësinë dhe objektivitetin dhe për aq kohe sa do shkruaj libra historik nuk do ta bej kurrë këtë. Shoh qe është përmendur emri im ne disa komete portalesh dhe njerëzish xheloz apo te pa informuar, por asnjë prej tyre nuk ka lexuar shkrimet e mija apo librat e mi, dhe kjo është një nivel kaq i ulet, sa me nuk ka. Njeriu kundërshtohet për punën e shkruar ne baze te fakteve. Ne histori nuk merret njeri me autorin personalisht por me faktin, sillen faktet qe vërtetojnë apo hedhin poshtë një fakt.

Vijmë me konkretisht ne teme. Ne prag te pavarësisë dhe copëtimit te vendit ka pasur disa faktor te jashtme dhe te brendshëm qe ndikuan për copëtimin e Shqipërisë. Përgjegjësia kryesore është e Fuqive te Mëdha qe coptuan vendin tone për te ruajtën paqen midis tyre por qe se ruajtën dot edhe duke bere kurban trojet shqiptare. Një fuqi ishte ajo qe donte një Shqipëri me troje etnike për interesat e saj kundër pansllavizmit dhe kjo ishte Austria dhe luftoi nga 1878- deri 1918, sepse kjo gjë i duhej asaj vet. Ajo lidhte ekzistencën e vet perandorisë Austriake me ekzistencën e Shqipërisë dhe si e tille pa diskutim qe do bënte gjithçka për te arrit këtë, pasi kjo ishte qenie apo mos qenien me për ata vet si shtet, pastaj për shqiptaret. Dihet se ca ka bere Austria qe nga albanologjia, marrëveshjet me jashtë me fuqitë e tjera, kërcënimet me lufte, ultimatume , mobilizim ushtarak me kriju Shqipërinë si shtet. Vetëm mobilizimi ushtarak i saj me 1 milion ushtar ne 1912- 1913 i kushtoi me dhjetra miliard dollar. Ne këto kushte një pjese e klasës politike shqiptare u mbështet tek Austria, dikush tek Italia, dikush tek Anglia dhe me radhe.

Perandoria Osmane ishte dobësuar shume dhe kishte konflikte me vendet Ballanike, te cilat donin te bëheshin Perandori ne tokat e shqiptareve dhe u lidhen ne Ligen Ballkanike për ti dhëne fund Perandorisë dhe me te edhe Shqipërisë. Serbia sipas te dhënave te arkivit Austriak, Serb, etj dhe te dhënave te sjell nga autor te ndryshëm Swire, Durham, Cana, etj, hyri ne marrëveshje me me disa drejtues shqiptare qe ta çlironin vendin bashke dhe me pas ata do u jepnin shqiptareve disa te drejta. Furnizimin me armë për kryengritjen do ta bënte Serbia sepse kryengritësit nuk kishin ku te mbështeteshin dhe kryengritja do fillonte kur Serbia te jepte urdhrin. Vet Dhimiter Apis i Dorës se Zeze( ai qe u be shkak për fillimin e luftës se pare Botërore) u takua me Buletinin dhe shqiptaret u zotuan qe te ruanin serbet e Kosovës dhe ashtu u be. Durham shkruan se Buletini i ruajti serbet( qe donte ti dëbonte turku nga Kosova ) por Serbet nuk e mbajtën fjalën. Pashic kërkoi bashkëpunim për çlirimin e Kosovës por nuk u premtoi shqiptareve autonomi, pavarësi jo qe jo, sepse ishin sipas tij, te papjekur për te bere shtet. Ai donte vetem aneksimin e Kosoves. Ne këto kushte filloi kryengritja dhe ne korrik 1912, kryengritësit kërkuan shpërndarjen e parlamentit osman, rrëzimin e qeverise dhe zgjedhje te reja( pak a shume ca kërkon politika jon edhe sot). Kryengritësit ishin kundër Xhon Turqve dhe kërkonin përfaqësim politik, pra deri ne korrik nuk kishte as kërkese për autonomi as për pavarësi. Ne gusht ne Shkup, shqiptaret e kishin ne dore perandorin qe te shpallnin autonominë ose pavarësinë dhe nuk e bene, se pati mosmarrëveshje midis tyre pasi Buletini me grupin e tij donte te shkonte ne Selanik dhe te nxirrte Abdyl Hamitin nga burgu dhe ta vendoste ne pushtet atë ne Stamboll. Te njëjtën gjë bene një pjese e shqiptareve edhe nga ana e Malit te Zi, se bashku me trupat malazeze luftuan kundër osmanëve. Nëse ne Shkup do ishte shpallur pavarësia, historia e shqiptareve mund edhe te kishte ndryshuar. Ndërhyri ne loje Austria ne këtë kohe dhe i kërkoi Portës autonomi për shqiptaret ne 17 gusht 1912 dhe bashkimin e 4 vilajeteve dhe ajo e pranoi këtë gjë ne parim, por ndërkohe Liga Ballkanike filloi sulmin ndaj osmaneve dhe raporti i forcave ishte 320 mije me 750 mije ushtar për Ligen Ballkanike qe mbështetej me armatim nga Rusia. Pra për trojet shqiptare luftonin 1 milion ushtar dhe shqiptaret ishin ca me një fuqi Ballkanike ca me një tjetër, ca neutral. Nuk pati asnjë ushtri shqiptare se edhe te kishte nuk luftohej dot me 1 milion ushtar, kështu Shqipëria u vu para zhdukjes. Serbet dhe Fuqitë Ballkanike e zaptuan territorin dhe filluan masakrat mbi shqiptaret, ku u vranë me mijëra.

Analiza historike

A duhet te bëheshin disa krerë me fqinjët apo te rrinin ende me osmanet? Disa mund te thonë po sepse xhon turqit nuk u jepnin te drejta shqiptareve, disa mund te thonë jo se fqinjët na donin te na zaptonin territorin dhe te na zhduknin, asimilonin dhe dëbonin. A mund te kishim një ushtri shqiptare qe te çlironte vet trojet? E pamundur ne ato kushte pa ndihmën e një fuqie të madhe. Nëse beri mire kjo apo ajo figure politike qe beri këtë gjë apo atë gjë, kërkon një analize te thelle historike bazuar ne faktet dhe pasojat qe erdhën me pas. Edhe Toptani, Bib Doda, Zogu, Hoxha dhe madje e këta sot, kane pasur marrëveshje te hapura apo te fshehta me serbet. Gjithmonë ua kane sabotuar marrëveshjet vendet e mëdha qe kane interesa ne Ballkan. Gjithmon serbet nuk e kane mbajtur fjalen dhe gjithmon kane kerkuar vetem territor nga ne.
Vijmë ne Jug te vendit qe nuk beri kryengritje ndaj Osmaneve. Diheshin pretendimet Greke për Epirin dhe aty Greqia mendonte se e kishte kontrollin me ane te agjenturave te veta, investime me fe dhe shkolla. Marrëdhëniet e Qemalit me Greqinë kane qene te shkëlqyera dhe ne kushtet kur ne Greqi, shumica e popullsie ne atë kohe ishte Arvanite ishte normale, por kur erdhën kretanet ne pushtet, ata u tregun agresiv ndaj elementit shqiptar si ne Greqi edhe ne Shqiperi. Greqia pretendon se ne 1908, ka një marrëveshje me Qemalin qe Epiri i kalon Greqisë deri ne Karaburun te shkruar me dorën e tij, për ta pasur për prove. A ka shkuar ndonjë historian shqiptar ta shohi dokumentit arkivor e ta vërtetoj? Jo asnjë. Ja edhe nëse e ka shkruar, a kishte vlere ajo dhe a ka ndikuar? Disa thonë jo e disa thonë po. Serish duhet analizuar dhe vërtetuar kjo gjë. Ndërkohe Konsulli Austriak e akuzoi se ai i kërkoi atij qe ti jepej Janina dhe Çameria, Greqisë, po edhe disa shqiptare e akuzonin ate gjithashtu. Greqia do ndihmonte për krijimin e shteti shqiptar me municion por vetëm ne veri pasi ne jug ajo kërkonte te gjithë Epirin. Kështu ne 1911 ne memorandumin e Greces, Qemali u konsultua me ta dhe Greqia ishte dakord sepse ishte larg saj. Por ne 1912, Qemali tregoi zgjuarsi politike se bashkëpunoi me Austrinë dhe Berchtoldi e thirri dhe i dha një anije qe te shkonte e ngrinte flamurin, me qellim ta kishte një qeveri ne terren dhe Vlora nuk u pushtua sepse nuk e la Austria, Italia dhe Gjermania.

Analiza historike

A duhet Jugu te bënte kryengritje ne këtë kohe. Nëse po pse edhe nëse jo pse? Vijmë tek Qemali a kishte marrëdhënie te mira me greket? A e ka dëmtuar çështjen shqiptare kjo gjë? Dikush mund te thotë po, dikush jo, por kjo duhet analizuar dhe vërtetuar me fakte. A ka merita Qemali? Po. Ishte diplomat dhe politikan kalibri qe ne një moment historik diti te lozi dhe arriti me aq sa mundësi kishte, te ngrinte flamurin dhe pretendimet etnike te shqiptareve. Fuqitë e mëdha e akuzuan me pas për grusht shteti për rikthimin e Shqipërisë me Turqinë dhe e detyruan te dorëhiqej dhe largohej nga vendi. Kjo serish duhet analizuar nëse ishte apo jo ashtu siç ato e akuzuan.

Një historian sjell faktet historike ai nuk krijon fakte por thjesht i gjene dhe i përcjell ato, i krahason analizon dhe asnjëherë nuk mban qëndrim personal subjektiv. Pastaj ne baze te fakteve shihen shume gjera te tjera. Kush është qëllimi me i lart i një kombi? Te ruaj jetën, gjuhen, kulturën, traditat, ekonominë dhe territorin e tij mbi te gjitha. Cenimi i jetës dhe ekzistencës se një kombi dhe i territorit janë te panegociueshme dhe te paamistueshme dhe politika gjithmonë duhet te bej kujdes qe te mos i prek keto limite kurrë. Ai qe ka lexuar librat e mi, e di shume mire qe aty nuk ka asnjë rresht nga mua por puna ime është sjellja e fakteve historike.

Këto ngjarje historike rrëfehen tek dy librat e mi dhe ne fund te çdo faqe ka citim nga autoret dhe arkivat qe i kam mar dhe nuk ka asnjë gjë nga ana ime. Kjo është puna ime profesionale. Një individ i zgjuar lexon, heton dhe nxjerr mësime nga historia, ndërsa një njeri pa mentë e fsheh atë sepse mendon se duke fshehur gabimin i shërben vendit te vet, ndërkohe qe e do e perserise serish po atë gabim, por pasojat herën e dyte janë me te mëdha.

Vërejtje

Liria ime e te shprehurit, menduarit janë te panegociueshme, pasi ato vijnë mbi qenien time. Mënyra se si unë jetoj jetën time është ne përputhje me etiken, edukatën dhe unë kurrë nuk i shkel ato qofte ne marrëdhëniet personale por edhe ato me publikun. Jam një njeri qe shoh vetëm pune time dhe nuk i bie ne qafe askujt. Një kor me lloj lloj njerëzish shpirtvegjël dhe me njohuri te kufizuara ne këtë fushë dhe qe shpesh as kane lexuar ndonjë libër ne jetën e tyre, duke marre shkrime nga portale qe i botojnë ato për klikime dhe bëjnë statuse dhe komente ndaj meje dhe kjo thjesht për shkak te xhelozisë se suksesit ne pune time, sukses qe unë e kam me mund, djerse dhe gjak qe i dedikohet një pune gati çnjerëzorë. Këtë kategori nuk e kam fare ne konsiderim, pasi shkrimi është për publikun e edukuar dhe qytetar qe ka kulture te lexuari dhe kulture personale , pasi kjo kategori nuk do kuptoj asnjë rresht nga këto qe unë kam shkruar, se e ka te limituar te kuptuarin. Ne lidhje me librin e fundit qe është dokumenti me i vjetër i gjuhës shqipe, kam pare gjithashtu disa pakenaqsi per botimin e tij. Pse nuk duan disa qe ky dokument te ishte edhe ne shqip dhe ne anglisht? Ca pune ju prish ketyre njerezeve qe shqiptaret ta kene ate ne shqip, se nuk e kuptoj dot kete gje? Kujt i qenkan prishur interesat kaq shumë? Thjesht është kontributi im modest, me njohurit e mija dhe te ardhurat e mija personale për vendin tim dhe kjo nuk ka pse te shqetësoj asnjë. Ne këmbim te saj nuk dua asgjë, se unë e bej për vendin tim, se e kam per detyre. E di qe te merresh me historinë e Shqipërisë është shume e rrezikshme sepse preken interesa shume te mëdha por qëllimi im është mbrojtja e vendit tim me anën e shkencës.

Maqedonia e Veriut dhe Kosova nënshkruajnë me SHBA Memorandumin për rrjetin 5G

Qeveria e Shteteve të Bashkuara nënshkroi në Shkup Memorandumin për Mirëkuptim dhe Siguri të Teknologjisë 5G me qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe atë të Kosovës.

Nënsekretari amerikan për Rritjen e Ekonomisë, Energjisë dhe Ambjentit, Keith Krach i nënshkroi dokumentet në takime të veçanta me Kryeministrat Zoran Zaev dhe me Avdullah Hotin, i cili ishte të premten për vizitë në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.

Zyrtari i lartë amerikan tha se memorandume të tilla janë dëshmi se bota po vetëdijësohet lidhur me rreziqet dhe shitësit e rrezikshëm.

Maqedonia e Veriut është vendi i 27 i Aleancës së Natos që i bashkohet rrjetit të pastër.

“Me memorandumin, vendet nënshkruese zotohen se nuk do të shfrytëzojnë teknologjinë 5G nga prodhues të pakontrolluar dhe jo të besueshëm. Rrjeti i pastër është një qasje gjithëpërfshirëse lidhur me kërcënimet afatagjata ndaj privacisë së të dhënave, sigurisë, besimit dhe bashkëpunimit e të drejtave të njeriut, siç paraqitet nga Partia Komuniste e Kinës. Kjo ceremoni nënshkrimi nuk është vetëm simbolikë besimi midis shteteve tona, por gjithashtu besim edhe midis shteteve me pikëpamje të njejta lidhur me rrjetin e pastër dhe përkushtimin e betejës epike të autoritarizmit kundër lirisë. “Rrjetet 5 G do të kenë ndikim të madh pozitiv për ekonomitë dhe qëndrueshmërinë e rajonit”, u shpreh zoti Krach.

Kryeministri Zaev tha se vendi i tij si kandidat për anëtarësim në BE e ka për detyrë t’i përshtasë politikat shtetërore për komunikime elektronike me ato të Bashkimit Evropian dhe zbatimin e teknologjisë 5G “me partnerin tonë srategjik dhe aleat në NATO, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Ai e cilësoi memorandumin si të një rëndësie jetike për mirëqenien ekonomike dhe për sigurinë kombëtare.

Zoti Zaev vlerëson se rrjeti 5G do të ndihmojë rreth energjisë elektrike dhe në transformimin e industrive tradicionale.

Sipas shtypit në Shkup, operatori më i madh i telefonisë celulare dhe komunikimeve në vend, Telekomi kishte qenë në proces të prokurimit të pajisjeve me mbështetje edhe të teknologjisë 5G nga prodhuesi kinez Huawei.

Ndërkohë, Kryeministri Hoti tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partnerë të padiskutueshëm të Republikës së Kosovës. “Po vazhdojmë me ndërmarrjen e hapave konkretë për përmbushjen në tërësi të marrëveshjes histotike të 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë”, theksoi kryeministri i Kosovës pas nënshkrimit të Memorandumit me Nënsekretarin amerikan, Keith Krach”.

zëri i amerikës

Ilirjan H. Zhiti: Zili do ta kisha dhe një murg Nga Bajame Hoxha-Çeliku

Në çantë të futa një libër të bukur të një patriotit tonë, e di që e ke për zemër dhe besoj se do kënaqesh. Do të t’i hajë nja dy pasdreke kohë por ia vlen, më beso!

Sakaq më përshëndeti dhe u largua duke më lënë mua ashtu të futur nëpër kujtimet e kohërave.

Eh, psherëtiva, dhe në mendje më shkrepi mbiemri “Zhiti” Visari, thashë me vete. Ishim mësuar tashmë me krijimtarinë brilante të Visar Xhiti, të cilin e njihja prej kohësh, jo si Visar, por së pari për një gjimnazist të bukur, e më vonë një student jo vetëm i bukur, por tepër tërheqës në shoqëri. Tashmë kush nuk e njeh Visarin, thashë me vete. Në autobus vështrimi gjëkundi s’më ndalej, por mendja më kishte fluturuar larg, shumë larg:

Eh, psherëtiva përsëri, dhe brenda psherëtimave të mia pashë jo vetëm Visarin e ri, por dhe të atin e Visarit, aktorin dhe poetin e madh Hekuran Zhiti. Diktatura e egër do ta godiste deri në fund si një intelektual, artist dhe poet. Por, në çast po vështroja përsëri Visarin ndër vite: Visarin student, Visarin në Kukës, Visarin në burg, Visarin e lirë e të suksesshëm ku po i buzëqeshte fati në çdo hap që hidhte në ditët e demokracisë. Visarin e martuar me një vajzë të shkëlqyer, Visarin që çau shtrëngatat, dhe… ah që ah!

– Sytë mu mbushën me lot sa me zi hapa derën dhe hyra brenda duke hedhur çantën mbi krevat me mendimin se, si e mërzitur që ndihesha vetëm aty do të shfletoja librin e Visarit.

Oh, bëra pa dashje kur pashë se në kopertinën e librit vërtet qëndronte mbiemri ”Zhiti” por jo Visari. Qëndrova e befasuar disa çaste, e rrotullova librin disa herë në duar, dhe së fundi lexova me zë të lartë: Ilir Zhiti.

Ç ‘surprizë! Libër voluminoz! Krejt pa dashje, librin e hapa nga faqja e fundit dhe aty mbeta. Çuditërisht më mbështollën ca fjalë të urta ku shumëkush do t’i quante filozofike ku autori e kishte shkrirë talentin e tij.

Ishin aq të forta dhe përcjellëse sa nuk më lëshonin. Kështu po e vazhdoja leximin nga faqja e fundit për ta mbyllur në faqen e parë. S’ka gjë, thashë me vete, edhe kështu lexohet shpesh poezia.

Fjalët e mençura, që poeti i ka quajtur: “Mendime të lira”, zinin disa faqe të mira në libër. Pikërisht, ishin ato faqe që jo vetëm s’më linin t’i braktisja, por më shtrëngonin gjithnjë e më fortë. Duke qenë kaq tërheqëse edhe unë ashtu e vazhdova leximin deri sa mbërrita te faqet e poezive, të cilat nuk ishin të një shkalle më poshtë por përkundrazi të jepnin një frymëzim të gjallë.

Te poezitë e Ilir Zhitit, gjeta dhimbje e brenga, dashuri dhe lot, gjeta psherëtimën dhe lotin e nënës, dhimbjen dhe rinin e motrës, gjeta burgje e sakrifica, po mbi të gjitha qëndronte nëna! Ah, nëna kreshnike dhe babai i tyre fisnik me ballëlartë.

Njohja dhe Asociacioni, kompromise të dhimbshme

Bekim Bislimi

As Bashkimi Evropian dhe as në përgjithësi bashkësia ndërkombëtare, formalisht nuk kanë dhënë sinjale dhe as nuk e kanë definuar qartë se çfarë nënkupton “kompromisi i dhimbshëm”, për të cilin flasin kur bëhet fjalë për arritjen e një marrëveshjeje gjithpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, thonë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë, Naim Rashiti dhe Donika Emini.

Për domosdonë e një “kompromisi të dhimbshëm” për të arritur një marrëveshje paqeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në vazhdimësi kanë folur zyrtarë të Bashkimit Evropian, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe zyrtarë të Serbisë dhe të Kosovës.

Lajçak: Zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë, një kompromis i dhimbshëm

Së fundmi, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, në Forumin për Siguri të Beogradit, ka deklaruar që zgjidhja e kontestit “do të jetë një kompromis i dhimbshëm” i cili është i mundur dhe “që ia vlenë”.

Por, çfarë është ky kompromis i dhimbshëm, Lajçak nuk e ka sqaruar. Këtë deklaratë nuk e sqaruan as zyrtarët tjerë të Bashkimit Evropian.

“Fjalitë e izoluara”, pa shpjegim zyrtar; jozyrtarisht “deklaratë e qartë”

Peter Stano, zëdhënës i Bashkimit Evropian (BE), kompetent për politikën e jashtme, ka thënë për Radion Eropa e Lirë që “fjalitë e izoluara” të zyrtarëve evropianë, të cilët kanë folur në ngjarje, nuk duhet interpretuar kurrë.

“Ai (Lajçak) foli në një kontekst më të gjerë dhe tha shumë më tepër sesa kjo fjali, kështu që nuk nevojitet asnjë interpretim ose shpjegim”, ka deklaruar Stano për Radion Evropa e Lirë.

Megjithatë, zyrtarët e BE-së, në kushte anonimiteti, kanë shpjeguar që Mirosllav Lajçak, në Forumin për Siguri të Beogradit “deklaroi atë që është e qartë” dhe që, sipas tyre, nënkupton një njohje të mundshme të pavarësisë së Kosovës nga pala serbe, por edhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga ana e Kosovës.

Zyrtarët evropianë përkujtojnë që presidenti i Serbisë, në disa raste në paraqitjet ose intervistat e tij publike, ka thënë që Serbia duhet të jetë e gatshme për një kompromis të dhimbshëm, që do të thotë, siç shpjeguan ata, “pranim dhe njohje eventuale që Kosova nuk do të jetë më pjesë e Serbisë – dhe për këtë arsye kërkohet kompensim”.

Po këta zyrtarë, thanë që gjithashtu edhe politikanët e Kosovës, në disa raste kanë porositur që kompromisi i nevojshëm nuk është asnjëherë i lehtë “dhe përfshinë tërheqjen nga disa kërkesa”.

Në atë kontekst, zyrtarët evropianë të përfshirë në dialog besojnë se marrëveshja mbi formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe “mund të shihet si një kompromis i dhimbshëm”.

“Temat e vështira janë në tryezë, ku do të testohet vullneti për kompromis dhe kompromisi ndoshta do të jetë i vështirë për njërën apo tjetrën palë, në dritën e presioneve të tyre të brendshme politike”, thanë zyrtarët evropianë, duke shtuar se megjithatë ia vlenë të bëhen kompromiset, marrë parasysh që rezultati përfundimtar do të jetë normalizimi dhe në fund integrimi në BE.

Rashiti: Problemi te ndërmjetësuesi

Naim Rashiti, drejtor i Grupit të Ballkanit për Politika, thotë për Radion Evropa e Lirë që aktorët e involvuar në dialogun Kosovë-Serbi nuk kanë bërë me dije se si do të duket kompromisi dhe është vështirë të dihet kjo.

Por, sipas tij, ajo që dihet saktë, është ajo se çfarë duan palët, Kosova dhe Serbia. Siç thotë ai, Kosova kërkon njohjen nga Serbia dhe heqjen e barrierave nga rruga e saj drejt anëtarësimit të plotë ndërkombëtar dhe perspektivës evropiane.

Ndërkaq, siç thotë ai, Serbia kërkon që ta zgjidhë çështjen e Kosovës mjaftueshëm sa që të mos i bëhet pengesë për anëtarësim në BE.

Rashiti thotë se në këtë kompromis, Kosova do të ofronte Dokumentin e Ahtisarit apo siç e quan ai, “Ahtisari plus”, Asociacionin e komunave me shumicë serbe, për të marrë njohjen nga Serbia, por duke e ruajtur karakterin unitar të shtetit dhe funksionalitetin e tij.

Ndërkaq, siç thotë ai, Serbia kërkon kompromis, qoftë territorial, qoftë një status shumë më të zgjeruar për serbët e Kosovës dhe për Kishën Ortodokse Serbe, si dhe të drejta tjera në kuadër të Kosovës, për një normalizim eventualisht të plotë të marrëdhënieve. Por, sipas tij, Serbia heziton shumë që ta vendosë njohjen eksplicite të Kosovës në tavolinë.

“Tani problemi qëndron te ndërmjetësuesi. Ai e ka përkufizuar këtë proces si një ‘kompromis të dhimbshëm’ për t’i përmbyllur të gjitha çështjet e hapura dhe për t’i eliminuar të gjitha pengesat për progres të Kosovës për të ecur drejt BE-së.

“Por, nuk i ka dhënë emër. Shtetet anëtare të BE-së, sidomos Gjermania, tanimë flet në mënyrë eksplicite për njohje reciproke, të cilën para se të jetë ky emër, është njohja në mes dy vendeve. Duke filluar nga njohja në mes dy vendeve, duhet të gjendet kompromisi se si ta akomodojnë këtë proces politik këto dy vende”, theksoi Rashiti.

Donika Emini, drejtoreshë ekzekutive e Platformës CiviKos, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se gjatë gjithë dialogut Kosovë-Serbi, kur palët janë kthyer, qoftë nga Brukseli, qoftë nga Uashingtoni, me deklarata triumfaliste kanë krijuar një përceptim që po fitojnë kundër njëra-tjetrës apo që janë një hap para njëra- tjerës.

Ndërkohë, sipas saj, palët kanë kërkuar kompromis dhe një të tillë e kanë theksuar edhe zyrtarët e Bashkimit Evropian.

“Së pari, deklarata e Lajçakut se (kompromisi) do të jetë i dhimbshëm, mirëpo personi që do ta nënshkruaj do të jetë në anën e duhur të historisë, ishte paksa absurde. Kjo tregoi që ndoshta edhe BE-ja nuk është e qartë se çka është ky ‘kompromis i dhimbshëm’“.

“Mirëpo, po e shoh si një strategji që së paku t’i përgatisin të dy palët për një marrëveshje, e cila nuk do të jetë vetëm fitues- fitues, por edhe humbës-humbës. Mirëpo, asnjëherë BE-ja nuk ka qenë e qartë në dërgimin e mesazheve të tilla”, theksoi Emini.

Pacolli: Kosova nuk ka më asgjë për t’i ofruar Serbisë

Përkundër përpjekjeve të Rados Evropa e Lirë për të marrë një koment nga zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, se çfarë nënkupton për ta “kompromisi i dhimbshëm”, ata nuk kanë qenë të qasshëm.

Por, nga partia opozitare Lëvizja Vetëvendosje, deputetja Fitore Pacolli, ka thënë për Radion Evropa e Lirë që Kosova ka bërë mjaft kompromise, kur bëhet fjalë bër dialogun me Serbinë dhe se tash, ajo nuk duhet të pranojë kompromise të dhimbshme, të cilat do të sillnin vetëm dëme.

“Tashmë ne jemi në një situatë ku Kosova nuk është në gjendje të bëjë kompromise, sepse ato do të rrezikojnë shtetin, do të sfidojnë të drejtën tonë për të ardhmen”, ka theksuar Pacolli, duke shtuar se Kosova “nuk ka më asgjë për t’i ofruar Serbisë”.

Sipas saj, Kosova ka qenë e bllokuar që të zhvillohet si shtet pikërisht për shkak të ndërhyrjeve të Serbisë, e cila “në asnjë moment nuk ka pranuar fajin për krimet që ka bërë”.

Siç thekson Pacolli, zgidhja më e mirë do të ishte që Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.

“Tash është koha që Serbia ta pranojë fajësinë e saj, të kërkojë falje për krimet e kryera në Kosovë, të kthej trupat e personave të zhdukur, të paguaj dëmin e luftës dhe pastaj ta pranojë Kosovën si shtet të pavarur, sepse Serbia i ka sjellë aq shumë dëme Kosovës, sa që më nuk ka të drejtë të kërkojë asgjë nga Kosova”, tha Pacolli.

Ajo ka shtuar që Kosova dhe Serbia duhet të shkojnë drejt BE-së si dy shtete të pavarura, bashkë me shtete tjera në rajon.

Fjala e papeshë e faktorit ndërkombëtar dhe vijat e kuqe të palëve

Analisti Rashiti, thotë se është e vështirë që në detaje të definohet kompromisi i cili kërkohet nga Kosova dhe Serbia për përmbylljen e kontestit mes tyre. Sipas tij, shqetësues mbetet fakti që përkundër dy letrave që presidenti i SHBA-së, Donald Trump u ka dërguar autoriteteve të larat në Kosovë dhe Serbi, ku flitet për njohje eksplicite të ndërsjellë, të dyja palët besojnë pak që kjo është e arritshme në këtë proces.

Gjithashtu, sipas tij, përkundër faktit që Gjermania dhe kancelarja e saj, Angela Merkel, në vazhdimësi kanë thënë se Serbia duhet ta njohë Kosovën, Serbia ka bërë pak ose fare përparim në këtë drejtim, ndërkohë që Kosova beson pak ose fare që mund të ketë njohje nga Serbia.

“Faktori ndërkombëtar e ka humbur peshën e fjalës së vet kur flet për kompromisin dhe kornizën. Këtu nuk është më telashja se cili është kompromisi dhe formulimi i tij, sidomos nga perspektiva e Kosovës, por si do të përmbyllet ky proces. Faktori ndërkombëtar ka vite që e shtyen ‘jo këtë vit, por vitin e ardhëm’. Tash sërish thuhet njëjtë. Nuk e kemi të formuluar përfundimin e këtij procesi. Natyrisht që nuk është vetëm për fajin e tyre, por edhe për fajin e palëve të cilat po devijojnë”, thotë Rashiti.

Ai shtoi se vazhdimësia e mjegullt rreth përcaktimit përfundimtar të procesit të dialogut, ka bërë që edhe besimi i politikës dhe i qytetarëve në këtë proces të ulet edhe më tej.

Por, analistja Emini vlerëson që elitat politike në Kosovë dhe në Serbi janë krejtësisht të papërgatitura për ndonjë epilog të dialogut. Siç thotë ajo, Kosova nuk e ka idenë se çfarë do të duket si fitore dhe si do të dukej kompromisi, Ndërkaq, sipas saj, pala serbe, në narracionin e brendshëm këmbëngulë që nuk do ta njohë Kosovën dhe këtë e bën edhe përmes mediave që i kontrollon pushteti i atjeshëm.

“Do të thotë, ata vazhdimisht kanë një narrativ, i cili për publikun në Serbi nënkuton mesazhin që këto dy vende janë në prag të luftës. Në anën tjetër në Kosovë, qeveria ka deklarata vetëm për konsum publik, por të cilat ky i fundit më as që i beson. Kjo sidomos me atë që është nënshkruar në Uashington, ku ka pasur ‘vija të kuqe’ për mini-Schengenin dhe ai u nënshkrua. Qysh tash, kryeministri Hoti po pretendon që ka vija të kuqe për diskutimet mbi Asociacionin“.

Mirëpo, një trend i qartë po shihet që do të na dërgojë prap te kjo çështje. Vijat e kuqe në Kosovë nuk kanë qenë aq të qarta sa në Serbi. Këto vija të kuqe janë shumë fleksibile, sepse janë lëvizur dhe janë shkelur dhe ato më nuk i besoj as vet kryeministri, por as opinini publik”, theksoi Emini.

Ajo shtoi se kjo situatë e bën Kosovën më të dobët në negociata, por edhe më të paparashikueshme në këtë dialog.

Emini shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmjetësuar Kosovën dhe Serbinë për një marrëveshje të aspektit ekonomik, por në aspektin politik nuk e kanë zbërthyer këtë marrëveshje.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011 nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Ky dialog ka për qëllim normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Së fundmi, Shtetet e Bashkuara kanë intensifikuar përpjekjet e tyre për të afruar palët drejt normalizimit të raporteve dhe në këtë kuadër, më 4 shtator, në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, Kosova dhe Serbia nënshkruan marrëveshje për normalizim ekonomik.


Send this to a friend