VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

“Çokollata” e presidentit grek për Shqipërinë – Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

By | May 15, 2018
1 Comments
  • author avatar
    Fritz Radovani 3 months ago Reply

    Nje kujtese historike e plote dhe e dokumentueme.
    Asht pak e veshtire me u kuptue nga nje klase politike me piksynime tjera.
    Sot qeveritaret tane e justifikojne tradhtine e vet me veprime gjoja te shpejta…
    Nuk kane kohe te merren me kerkesat kryesore te nje Shteti…
    Ju duhet me ujite kopshtijet.
    Falemnderes i Nderuem Profesor!

Komentet

NDESHJA MES DY SULLTANЁVE – Nga FRANCO VENTURINI – Pёrktheu nga italishtja Eugjen Merlika

Tёrmeti financiar turk qё po shkund Bursat dhe treguesit e kёmbimeve (edhe tonёt), po bёhet gjithёnjё e mё shumё politik qё kur nё rolet kryesore janё dy “Sulltanё”, tё vendosur qё t’u dёgjohet fjala: Rexhep Taip Erdogan dhe Donald Trump.

I pari ka fituar fuqi tё plota nё votimet e qershorit tё shquar, i dyti pёr tё diktuar rregullat e tij nuk ka nevojё tё ndryshojё Kushtetutёn. Tё tilla e tё shumta janё pёrgjegjёsitё e Erdoganit qё bёhet e lehtё pёrveç se e ligjёshme, t’i vishet mёndjemadhёsisё sё tij faji kryesor i asaj qё po ndodh. Por do t’ishte dritёshkurtёr tё mos ndiqej edhe qёndrimi i Trump-it dhe treguesit, jo shumё qetёsues, qё ai na jep.

Sulltani pёr antonomazí, ai i Ankarasё, ka kohё qё ёshtё nё marrёdhёnie tё kёqija me Trump-in. E kjo, megjithё rolin kyç qё luan Turqia nё mbulimin e krahut jug-lindor tё Nato-s. Qё nga pёrpjekja pёr grusht shteti nё vitin 2016 Erdogani padit pёr pёrbetim imamin Fejtullah Gulen dhe i kёrkon Uashingtonit dorёzimin e tij, tё cilin Amerika nuk e pranon. Nё Siri ushtarakёt amerikanё janё filokurdё, ndёrsa ata turq janё kundёr kurdёve e ndeshja e drejtpёrdrejtё mes tyre ёshtё shmangur pёr qime. Erdogani ka blerё raketa kundёrajrore tё prodhimit rus dhe mban marrёdhёnie shumё tё ngushta me Moskёn nё fushёn bёrthamore (civile) dhe atё energjitike. Si qershi pёrmbi tortё Turqia nuk do tё respektojё sanksionet amerikane kundёr Iranit. Natyrisht hyjnё nё atё llogari arrestimet nё masё tё pjesёmarrёsve tё dyshuar pёr grusht shteti dhe pёrndjekja e paturpёshme e informacionit tё lirё. Pastaj ёshtё ekonomia: i plotfuqishmi Erdogan e trajton simbas parimit tё aktivizmit kombёtarist, sot do tё quhej “sovranist”, pa pёrbuzur njё nepotizёm tё hapur, kur dhёndёrri i tij, Berat Albairak, u emёrua superministёr i Financave. Lira turke vazhdon tё rrёshqasё poshtё, humbet 45% qё nga fillimi i vitit? Nuk ka rёndёsi, ne do tё fitojmё. Dhe aspak ngritje tё pёrqindjes sё interesit, asnjё ndihmё nga Fondi monetar. Sulltani Erdogan fajet i ka tё shumta. Por edhe pёrpara njё hetimi aq tё lehtё dhe fajёsues, ai qё kёrkon gjithё tё vёrtetёn duhet tё shquajё çastin nё tё cilin kriza rёndohet, nё tё njёjtin hap me njё keqёsim dramatik tё marrёdhёnieve me Shtetet e Bashkuara. Ai çast vjen kur autoritetet turke venё po nё arrest shtёpie predikuesin ungjillist amerikan Andrew Brunson, i burgosur qё nga tetori i shkuar sepse i dyshuar pёr lidhje me Fejtullah Gulenin, por nuk pranojnё t’a lirojnё siç kёrkonte me zё tё lartё Uashingtoni.

Trump-i kundёrvepron me ashpёrsi dhe e shtyn kёshtu “kolegun” Erdogan tё pranojё sfidёn. Por njeriu i fortё i Ankarasё ka nёnvlerёsuar njё aspekt: ungjillorёt janё njё pjesё e rёndёsishme e pellgut zgjedhor tё Trump-it, fushata pёr rizgjedhjen e tij mё 2020 ёshtё tashmё plotёsisht nё ecje e pёr pasojё, Shtёpia e Bardhё do tё pёrdorё çdo mjet pёr tё “ndёshkuar” Turqinё dhe pёr tё shtrёnguar Erdoganin tё nёnёshtrohet (gjё qё mund tё ndodhё nё ditёt e ardhёshme). Ja sepse Uashingtoni i ve sanksionet Turqisё aleate dhe tё premten, mё 10 gusht, ndёrsa lira turke rrokulliset, Trump-i e shtyn mё poshtё duke dyfishuar taksat mbi importet e çelikut dhe tё aluminit nga Turqia. Mё pas, jo shumё i kёnaqur, i pёrcjell tё tijve nёpёrmjet tweet-it tё zakonshёm njё lloj buletini tё fitores: “Lira turke bie nё pёrballje me dollarin tonё”.

Loja mes dy Sulltanёve ёshtё ende e hapur, shpresojmё pёr pak kohё, duke mbajtur parasysh vёshtirёsitё qё rrjedhin pёr bankat italiane, spanjole e franceze dhe marrёdhёniet e fuqishme ekonomike e tregtare qё Italia ka me Turqinё. Asnjёri nga kёta dy elementё nuk e ka frenuar Trump-in. Por kur kriza tё jetё kapёrcyer, siç urojmё, pёrveç fajeve tё dukёshme tё Erdoganit duhet tё kujtojmё atё qё, nga ana tjetёr, ёshtё dukur edhe herё tё tjera, nga vizita nё Bruksel, ajo nё Britaninё e Madhe dhe “takimet historike” me Kim Jong-unin e me Putinin: presidenti Trump ёshtё i thithur nga vrapi i tij drejt rizgjedhjes, kjo ёshtё e vetmja politikё e jashtёme e njohur e tij. N’Itali, pёr shembull sa i pёrket Libisё, ndonjёri do tё bёnte mirё tё mbante shёnime.

“Corriere della Sera”, 14 gusht 2018   Pёrktheu nga italishtja Eugjen Merlika

50-VJETORI I “PRANVERËS SË PRAGËS”: “ATA MUND TË SHTYPIN LULET, POR NUK E NDALOJNË DOT PRANVERËN” – Nga Frank Shkreli

 

Ky vit shënon 50-vjetorin e pushtimit brutal të Çekosllovakisë nga ish-Bashkimi  Sopvjetik.  E ashtuquajtuara “Pranverë e Pragës” filloi me 5 Janar dhe zgjati deri me 21 gusht, 1968, me qëllim për të vendosur një “socializëm me fëtyre njerzore”, kur kjo lëvizje u shtyp brutalisht me pushtimin e Çekosllovakisë nga Bashkimi  Sovjetik dhe nga antarët e tjerë të Paktit të Varshavës, (Bashkimi Sovjetik, Hungaria, Polonia, Bullgaria dhe Gjermania Lindore), duke ndaluar kështu të gjitha reformat që kishin filluar në Çekosllovaki, nën udhëheqjen e politikanit reformist komunist, Aleksandër Dubçek, i cili sa po ishte zgjedhur Sekretar i Parë i Partisë Komuniste të Çekosllovakisë.  Shqipëria, (e cila teknikisht ishte ende anëtare e Paktit të Varshavës) dhe Rumania nuk morën pjesë në okupimin e Çekosllovakisë të udhëhequr nga Moska.

 

Autoritetet komuniste sovjetike kishin frikë nga kjo lëvizje liberalizimi të kryesuar nga Dubçeku në njërin prej vendeve të saj satelite të Evropës Qendrore sespse kjo lëvizje sipas tyre do të kërcënonte seriozisht regjimet komuniste në Evropën lindore, por mbi të gjitha do të kërcënonte kontrollin e Moskës mbi këto vende  satelite të saj.  Pas disa bisedimeve me autoritetet çekosllovake për tu larguar nga rfeormat e ndërmarra,  bisedime këto të cilat më në fund dështuan, Bashkimi Sovjetik vendosi të shtypte “Pranverën e Pragës”, duke dërguar në Çekosllovaki mbi një  gjysëm milion ushtarë të Paktit të Varshavës, me mjetet ushtarake më moderne të kohës, për të pushtuar vendin.  Ndonëse sovjetikët kishin paraparë se do t’a shtypnin Pranverën e Pragës për 4-5 ditë, rezistenca çekosllovake kundër pushtuesve sovjetikë dhe forcave të Paktit të Varshavës, zgjati në të vërtetë, për pothuaj 8-muaj, duke e shtypur atë përfundimisht me 21 gusht, 1968.   Shtypja e “Pranverës së Pragës” mori fund me arrestimin e Aleksandër Dubçekut, i cili më vonë u lirua, por vizioni i tij për një “Sociaslizëm me fëtyrë njerzore” në Çekosllovaki mori fund, megjithse siç është shprehur më vonë, ai mendon se, moralisht dhe politikisht, kishte dalë fitues.

 

Roli i intelektualëve dhe i medias: Aleksandër Dubçeku gjatë kësaj periudhe politike, të cilësuar si “Pranvera e Pragës”, u përpoq të bënte reforma themelore të sistemit komunist, duke lejuar pikë së pari vendosjen e shumë të drejtave për qytetarët e Çekosllovakisë nëpërmjet decentralizimit të ekonomisë dhe demokratizimit të shoqërisë në përgjithësi.  Në prill të vitit 1968, në mbledhjen e Presidiumit të Partisë Komuniste të Çekosllovakisë, Aleksandër Dubçeku njoftoi  programin e tij politikë të, quajtur “socializëm me  fëtyrë njerzore”.    Ndër liritë thelbësore që u miratuan gjatë asaj periudhe eskperimentale qeverisjeje, kryesore ishin liria e shtypit, liria e fjalës dhe liria për të udhëtuar jashtë vendit, ndër të tjera. Ishin këto ide të cilat u promovuan nga shtresa intelektuale e shoqërisë çekosllovake: nga shkrimtarët, artistët dhe gazetarët, ide këto të cilat jo vetëm që nuk u kundërshtuan por u promovuan nga Aleksandër Dubçek, ndërsa toleroi përhapjen e tyre dhe si rrjedhim, për idetë e tija liberale, ai siguroi mbështetje të madhe në radhët e medias, në qeveri dhe në mbarë shoqërinë.

 

Ishte pikërisht Lidhja e Shkrimtarëve të Çekosllovakisë ajo që vuri në sprovë se sa serioz ishte Dubceku, në lidhje me liberalizimin që predikonte, duke botuar për herë të parë në shkurt të vitit 1968, pa cenzurën e Partisë Komuniste, organin e saj letrar, Literarni Listy,  i cili deri atëherë kontrollohej nga elementë konservatorë të Partisë komuniste.  Deri në gusht të atij viti, ky organ i Lidhjes së Shkrimtarëve çekosllovakë kishte arritur qarkullimin më të lartë në Evropë — prej 300, 000 kopjesh.  Ishin pra përpjekjet për sigurimin e lirisë së shtypit, e promovuar nga intelektualët, si hapi më i rëndësishëm drejtë bërjes së reformave, orvatje këto që çuan më në fund në heqjen e plotë të censurës në Çekosllovaki, më 4 mars, 1968.  Ishte kjo hera e parë në historinë çekosllovake që në atë vend nuk kishte cenzurë dhe liria e shtypit, konsiderohet si e vetmja reformë e “Pranverës së Pragës” që me të vërtetë u zbatua, ndonëse ishte jetë-shkurtër.

 

Reformat që kishte ndërmarrë Aleksandër Dubçeku gjatë lëvizjes   së “Pranverës së Pragës” garantonin për herë të parë lirinë e shtypit, përfshirë botimet e komenteve politike dhe kritikat ndaj Partisë Komuniste dhe autoriteteve shtetërore.  Liria e shtypit bëri të mundur gjithashtu që, për herë të parë, ç’prej vesojes së regjimit komunist, t’i hidhej një sy të kaluarës historike komuniste të vendit,   sidomos gjatë periudhës së Jozef Stalinit në Rusi, përfshirë spastrimet, ekszektuimet dhe burgosjet e ish-udhëheqsve komunistë dhe anti-komunistë, të cilët ishin zhdukur nga historia e vendit.  Lidhja e Shkrimtarëve formoi gjatë kësaj periudhe liberalizimi një komision me qëllim për të hetuar persekutimin e shkrimtarëve nga regjimi komunist dhe për të riabilituar figurat e njohura letrare të vendit.  Ishte kjo periudha gjithashtu kur diskutohej lirisht mbi komunizmin dhe të metat e tij, por edhe për idetë abstrakte për kohën, siç ishin liritë bazë në përgjithsi dhe të drejtat e njeriut në veçanti.  Shpejt morën jetë botime të ndryshme të pavarura, ndërkohë që Lidhja e Gazetarëve Çekosllovakë siguroi të drejtën për tu abonuar në gazeta dhe revista nga bota perëndimore duke bërë të mundur kështu edhe zhvillimin e një dialogu ndërkombëtar, mbi situatën politike në botë dhe në vend.  Ente të ndryshme të shtypit organizonin diskutime dhe takime me shkrimtarë e gazetarë të njohur por edhe me intelektualë të tjerë, përfshirë viktimat që e kishin pësuar keq nga komunizmi.  Televizioni transmetonte takime midis udhëheqsve komunistë dhe ish-të burgosurve politikë drejtë për drejtë nga zyrat e policisë sekrete ose nga burgjet ku mbaheshin të arrestuar.  Roli i shtypit në promovimin e lirive të reja në Çekosllovaki gjatë kësaj periudhe kontriboi dukshëm që dialogu politik, përveç sferës intelektuale ku zhvillohej lirisht tanimë, të përhapej edhe në radhët e shoqërisë në përgjithësi.

 

Më kujtohet intervista e korrespondentit të Zërit të Amerikës, Xhojlin Naegele me Aleksandër Dubçekun në vitin 1988 në të cilën ai foli gjërë e gjatë për ngjarjet e vitit 1968 dhe mbi rolin e shtypit në atë lëvizje, përfshirë rolin e medias ndërkombëtare, ndërsa pranoi se gjatë gjithë kohës kishte qenë dëgjues i rregullt i Zërit të Amerikës në gjuhën çeke e sllovake.   Duke iu referuar zhvillimeve të vitit 1968, megjithë dështimin e tyre, në atë intervistë, Aleksandër Dubçeku është shprehur për Zërin e Amerikës se, duke shikuar pas në histori, “Sot e dijmë se mund të fitonim vetëm politikisht dhe moralisht.”  Megjithse “Pranvera e Pragës” u shtyp brutalisht, udhëheqsi i kësaj lëvizjeje ka deklaruar për Zërin e Amerikës, se, prap se prap, “Unë mendoj se ishte një fitore”, ka thënë ai.  Në intervistën me VOA-n në vitin 1988 — në prak të shembjes së Murit të Berlinit — Dubçeku citohet nga gazeta Nju Jork Tajms të jetë shprehur se, “Ajo që po ndodh në Bashkimin Sovjetik është mirë për demokracitë perëndimore dhe për marrëdhëniet ndërkombëtare, pasi do të ndihmojë që Bashkimi Sovjetik të largohet dal nga dalë nga militarizmi stalinist dhe nga dogmatizmi dhe sektarizmi i Brezhnjevit.”

Siç dihet, Çekosllovakia vazhdoi të mbetej nën kontrollin e Bashkimit Sovjetik deri në  Revolucionin paqësor të vitit 1989, ashtu si edhe vendet e  tjera  komuniste të Evropës Lindore, kur me shembjen e Murit të Berlinit, në vitin 1989, mori fund pushtimi sovjetik mbi Evropën Qendrore dhe Lindore.

 

Pranvera e Pragës nuk ishte një lëvizje anti-komuniste. Në të vërtetë vet Aleksandër Dubceku dhe familja e tij kishin lidhje komuniste. Ndonëse ai siguroi respektin e botës dhe ndërsa bota priste që idetë e kësaj lëvizjeje të përhapeshin anë e mbanë botës, një gjë e tillë nuk ndodhi me atë rast.  Megjithse Aleksandër Dubçek konsiderohet si njëri prej udhëheqsve më frymëzues të shekullit 20, ekspertët e këtyre ngjarjeve kanë thënë gjatë viteve se megjith qëllimet e mira të tija, ai ishte i gabuar të mendonte se mund të promovonte liritë bazë dhe të drejtat e njeriut mbrenda një sistemi komunist. Ai vazhdoi të përdorte komunizmin dhe idetë majtiste të kësaj ideologjie, si një agjent të reformave. Por, ashtu siç i ka thënë edhe Zërit të Amerikës, megjithë dështimin e lëvizjes, ai konsideron se ka dalur fitues, “moralisht dhe politikisht”.

 

Lëvizja “Pranvera e Pragës”  ishte një përpjekje madhështore për liri e demokraci, por që ishte destinuar të dështone prej fillimit, megjith qëllimet e mira të Aleksandër Dubçekut.  Ndryshe nga lëvizja Solidarnost në Poloni gjatë 80-ave, e cila kishte marrë qëndrime absolutisht pa kompromis kundër komunizmit, Aleksandër Dubçek u përpoq, siç është shprehur një historian, t’i jepte komunizmit një fëtyrë njerëzore, një mision ky i pa-arritshëm.

 

Por, ishte revolucioni paqësor anti-komunist i vitit 1989, i udhëhqur nga Vaclav Havel, lëvizja që më në fund realizoi ëndërrrat e Aleksandër Dubcekut dhe të bashkatdhetarëve të tij për liri e demokraci të vërtetë dhe për një çkëputje njëherë e mirë të popujve çek e sllovak nga zgjedha ruso-sovjetike.

Nostradamus ! Nga Enida N. Bozhaku

Nese Pareto flet per “qarkullim te élitave”,

Rama, i gjithedijshmi jone flet per “qarkullim te kullave”.

Nese B.Sh., raporton qe 4 Banka pastrojne para, “nuk permend emrat natyrisht”,

ky i kryengrehuri na tregon rritje te ekonomise me 4.5%.

Nese, intelektualet boterore flasin per nevojen urgjente te reformimit te demokracise,

ky Zoti jone flet per “bashkeqeverisje te paprecedent”.

Nese Italia pranon hapur korrupsionin koncesionar, qe mori jeten e 39 veteve ne Genova,

ky NostraRama jone, problemin koncesione, korrupsion, vrasje me incenerator, check up-ra imagjinare,

çmendin e lene pa fre si ne Selenice nuk i quan “probleme te tij”.

Me falni, po me duket mua apo: o eshte çmendur ky, o ka shkuar per trikotazh bota?!

*****

Kush do t’i mbushë kullat, ufot ?

Nje pyetje stil “naif” kam: gjithe keto kulla kush dreqin do t’i mbushi?!

Popullata zvoglohet cdo dite, ne 5 vjet (2013 – 2017) kane emigruar 330 mije persona,

vetem per 2017, 22 mije te tille,

te gjithe moshe mes 18 deri 45 vjeç (rini).

Lindjet jane ulur me koeficient 1.7 per femer,

mosha e femrave eshte rritur ne 37 vjeç mesatarja.

Vdekjet eshte ulur mosha 77.1 vjec per burra 81 vjeç per gra.

Numri i studenteve reduktuar frikshem nga 54% per 2016 ne 52% per 2017.

Cdo vit, popullata peson renie si pasoj e emigrimit masiv te femrave (ato sjellin jeten) dhe,

ky i gjati vazhdon me Kulla.

Ne Keppler a Mars do t’i gjeje “ufot” per te mbushur mostrat e betonit,

ky Artisti Pupagjelosh qe na ka rene per pjese?!

 

Konçesionet e vdekjes andej dhe këtej Adriatikut

 

Shoqeria italiane se ciles ju shkerrmoq Ura ne Genova

(flitet per pergjegjesi penale te personave juridik),

e hetuar per korrupsion nga prokuroria matan Adriatikut,

qenka fituese e nje tenderi Ramian,

per rikostruktimin e nje prej godinave te QSUT.

Ishalla nuk shembet e ze poshte pacientet,

se tek ne perfundon si Gerdeci,

ku vriten 26 veta, po pergjegjesit, pas, fitojne dhe demshperblim e licenza ndertimi, me qe vdekja tek ne s’eshte “krim”.

Hasan Prishtina ishte drita, ishte zëri, ishte mendja dhe pushka e kombit – Nga JAHJA LLUKA*

Është e paktë çdo fjalë, kur është në pyetje vepra e të madhit Hasan Prishtina. Sepse ai mbetet i pazakontë, në rrethana të rënda kur kombi ynë rrezikohej me shuarje, Hasan Prishtina ishte drita, ishte zëri, ishte mendja, ishte pushka e kombit.

Kombi ynë ka nxjerrë nga gjiri i tij, personalitete të kalibrit botëror, i tillë ishte Hasan Prishtina, të cilin historia e njeh si njërin nga mendjet më të ndritura, diplomat i shquar, politikan largëpamës, strateg preciz, filantrop, e mbi të gjitha atdhetar i madh.

Kur Shqipëria lëngonte nga dhimbja dhe vuajtjet, kur xhonturqit donin me domosdo ta shypnin dhe frymën e fundit shqiptare, kur fqnijët zaptues me frymë hienash iu hodhën Shqipërisë së gjakusur, për ta bërë copë- copë, kur fati i Shqipërisë prehej nga gërshëret e Fuqive të Mëdha, që ja vulosinin mosekzistencën, dolën në skenë burra të mëdhenjë të cilët përjetësisht do i njehë historia, për veprën e tyre sublime “Shpëtimin e Shqipërisë”.

Hasan Prishtina, ky njeri që ngriti zërin në parlamentin osman, tha se t’i mbrosh shqiptarët është detyrë që i takon civilizimit, sepse secili njeri i civilizuar do ngis zërin për tragjedinë pesë-shekullore ndaj një populli që fati kishte qenë i pamëshirë për të. Sepse shqiptarët mbrojtën civilizimin kundër barbarisë, deri në frymën e fundit duke mos njohur fjalën dorëzim.

Hasan Prishtina thoshte para pralamentit osman, se tani shqiptarët trajtohen si skllevër, që mbi shpinën e tyre bartin peshën e gjithë barbarisë, të lodhur e të dërmuar në sytë e botës, nuk ishin më njerëz, ishin thjeshtë krijesa pa fat, të destinuara të zhdukeshin përgjithmonë. Hasan Prishtina e cilësonte Shkupin si kryeqytet të të gjithë shqipëtarëve, ndaj kapi pushkën dhe nisi kryengritjen deri në çlirimin e tij.

Hasan Prishtina nuk ndenji në kolltuqe edhe pse ishte politikan, por njohu torturën e burgut, prangat të cilat iu vendosën nga serbët dhe bullgarët vetëm për ta çnjerëzuar dhe ta bënin të dorëzohej. Por ai nuk ndaloi, u bë zëri më i fuqishëm ndër shqiptarë ku preku majat e diplomacisë botërore. Misioni i tij ishte çlirimi njëherë e përgjithmonë nga zgjedha osmano- sllave, mision të cilit nuk iu nda asnjëherë deri në çastin që mbylli sytë përgjithmonë nga dora e tradhtisë.

Atdhetari i madh Hasan Prishtina lindi me 27 prill të vitit 1873, në qytetin e Vushtrrisë, rrjedhë nga një familje e shquar dhe fisnike nga Polaci i Drenicës, e cila e frymëzoi Hasan Prishtinën me dashurinë për atdheun.Qysh në fëmijëri Hasan Prishtina ishte i veçantë,duke treguar aftësi të jashtëzakonshme të cilat ia hapën rrugën e dijes. Filloi mësimet në vendin e lindjes,për të vazhduar më pas në gjimnazin frëng në Selanik.Nuk mbaroi me kaq dhe mori rrugën për në Stamboll për të studiuar drejtësi në Universitetin e Stambollit.Por dashuria për Shqipërinë e shtyu që pas përfundimit të studimeve të kthehet në Shkup, për të nisur misionin e tij patriotik dhe frymëzues për popullin e tij të shtypur.Veproi me klubin “Bashkimi” dhe hodhi idenë e tij në opinion se gjuha shqipe duhej të shkruhej me alfabetin latin, për shkak se këto shkronja ishin më afër origjinës së shqipes. Si politikan i shquar që ishte, u zgjodh dy herë deputet në parlamentin osman si përfaqësues i Prishtinës për Vilajetin e Kosovës. Hasan Prishtina në mandatet e tij si deputet,u bë zë i fuqishëm për çështjen shqiptare. Vuajtjet e popullit shqiptar dhe lufta e tij për liri,për Hasan Prishtinën ishin objektivat kyçe të cilat i mbronte në kuvendin e Stambollit.

Pasi humbi pozitën e deputetit më 1912,ishte lagjia Taksim e Stambollit, ku Hasan Prishtina fillon veprimtarinë e tij ilegale, me patriotë dhe intelektualë të asaj kohe për të vendosur fatin e Shqipërisë së përgjakur. Aty merret vendim të organizohet një Kryengritje e Përgjithshme e Armatosur në Shqipëri. Nisma e tij mori dhenë dhe u përhap në përmasa popullore, pasi që populli shqiptar ishte lodhur nga sundimi i regjimit xhonturk.Me 5 maj -18 gusht kryengritësit shqiptarë me në krye Hasan Prishtinën e liruan Vilajetin e Kosovës dhe zunë Shkupin.Kjo kryengritje e udhëhequr nga Prishtina, bëri që autoritetet osmane të dorëzohen para revoltës shqiptare, duke pranuar kështu 12 nga 14 pikat e parashtruara nga paria e kryengritjes. Ky ishte hapi i parë për njohjen e autonomisë së Vilajetit Shqiptar.

Në Luftën e Parë Ballkanike, Hasan Prishtina arrestohet nga forcat serbe dhe përfundon në burgun e Kalemagdanit në Beograd. Me urdhërin e qeverive të Austro- Hungarisë, Anglisë dhe Italisë lirohet.

“Fillon karrierën politike në Shqipëri pas Konferencës së Londrës me 1913, ku ngarkohet me postin e Ministrit të Bujqësisë dhe të Punëve të Brendshme në Qeverinë e Ismail Qemalit. Në nëntor të po atij viti iu bashkua Esad pashë Toptanit. Emërohet ministër në kabinetin e Turhan pashë Përmetit në kohën e Princ Vidit” Lufta e Parë Botërore e gjenë Kosovën në flakë, Hasan Prishtina nuk rri duarkryq dhe niset për në Kosovë, ku organizon një grup vullnetarësh përkrah trupave austro-hungareze. Ky guxim dhe largpamësi e tij çmohet nga Austro- Hungaria ku merrë “ urdhërin austro-hungarez të Franc-Jozefit, me shenjat e oficerit të madh (Gross-Offizier). Kishte marrëdhënie të ngushta me Ballplatz-in për çështjen e Shqipërisë.” Për Hasan Prishtinën, veç Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e atdheut i rëndësishëm ishte edhe edukimi i brezave të rinjë. Ai e shihte edukimin si rrugëtim drejtë lirisë, sepse vetëm një komb i edukuar do arrinte njëherë e përgjithmonë të shlirohej nga pushtuesit e zymtë të cilët, bënin eksperimente me koka shqiptarësh. Hasan Prishtina, kishe shkolluar qindra studentë me parat e veta, vetëm që ata të ishin njejtë sitë rinjët e botës së civilizuar që dinin shkrim e lexim.

Prapë burgoset nga forcat bullgare me 1917, ku më pas arratiset dhe e lëndon këmben rënde duke ikur nga dritarja e qelisë.

Me 1918, Kosova pushtohet nga forcat serbe. Hasan Prishtina largohet për në Vienë, qëllimi i tij ishte që ta ngriste çështjen e shqiptarëve të Kosovës në qarqet më të larta diplomatike evropiane dhe zëri i tij shkoi deri në Amerikën e largët, ku i shkroi telegram presidentit amerikan Wilson, për padrejtësitë dhe gjenocidin në të cilin po kalonte populli shqiptar.”U emërua në krye të dërgatës së Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” në Konferencën e Paqes në Paris ku do të kërkonte bashkimin e viseve shqiptare të ish-Vilajetit të Kosovës me shtetin shqiptar”

Në prill të vitit 1921 u zgjodh deputet i Dibrës në parlamentin shqiptar. Në dhjetor të po atij viti pas një grusht shteti me Mustafa Krujën, Q. Koculin e Prishtinës shkaktuan dorëheqjen e qeverisë Evangjeli.

Pas qeverisë gjashtëorëshe të Koculit, emërohet kryetar i një qeverie që zgjati pesë ditë,pas dështimit të revolucionit të 1924-ës u largua jashtë atdheut.Pretendohet se kundrejt Prishtinës janë ndërmarrë katër herë përpjekje për t’i bërë atentat. Vritet pabesisht me 13 gushtit të vitit 1933, në Selanik nga Ibrahim Çelo.

Vrasja e Hasan Prishtinës trondit opinionin e asaj kohe. Një njeri i madh që i dha gjithëçka atdheut, duke shkrirë rininë, pasurinë dhe jetën për çështjen shqiptare, që u bë frymëzim për brezat e ardhshëm e që asnjë moment nuk iu nda kauzës së tij deri në frymën e fundit, meriton respektin e çdo shqiptari.

Është e paktë çdo fjalë, kur është në pyetje vepra e të madhit Hasan Prishtina. Sepse ai mbetet i pazakontë, në rrethana të rënda kur kombi ynë rrezikohej me shuarje, Hasan Prishtina ishte drita, ishte zëri, ishte mendja, ishte pushka e kombit.

Vepra e Hasan Prishtinës mbeti frymëzim për brezat e ri, të cilët lindën në Kosovën e okupuar dhe të përgjakur nga regjimi serb. Shekulli i XX ra si një vello e zezë mbi Kosovën. Vuajtje, gjenocid e dhimbje pafund përjetoi ky popull, ku vit pas viti e dakadë pas dekade shqiptarët detyroheshin me dhunë të shpërnguleshin nga atdheu. Në vitet e 90’ kur Kosova lëngonte nga gjaku, dhe torturat, Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve, me intelektualë dhe profesorë të Universitetit të Prishtinës, themeloi lëvizjen për pengimin e shpërnguljeve me emrin “Hasan Prishtina”.Pas më shumë se 700 tubimeve nëpër të gjitha fshatrat e Kosovës u arrit që të pengohet shpërngulja masive e ideuar nga Akademia Serbe. Edhe pse nën masa të rrepta, nga regjimi serb, kur u mbyllën të gjitha institucionet në Kosovë, Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve, e vazhdoi punën, në vitin 97’ e themeloi çmimin “Hasan Prishtina”, që së pari iu nda Nënës Shqiptare e cila kishte lindur 16 fëmijë, e të cilët të gjithë qëndruan në Kosovë, pavarësisht rrethanave të vështira për jetesë.

Më pas çmimi “Hasan Prishtina” iu nda shumicës së figurave kyçe të politikës dhe diplomacisë botërore të cilët ndikuan në çlirimin e Kosovës me 99’. Veç çmimit “Hasan Prishtina” lindi edhe iniciativa për ngritjen e shtatores së Hasan Prishtinës tek rrethi i flamurit në Prishtinë, nga ku ishte nisur Hasan Prishtina për çlirimin e Shkupit, dhe rikthimin e eshtrave të tij nga Kukësi në Prishtinë, por kjo iniciativë u pengua me mosdhënien e lejes nga Kuvendi Komunal i Prishtinës, në krye me Isa Mustafën, me arsyetimin se një shtatore e Hasan Prishtinës ekziston në oborrin e rektoratit të Universitetit të Hasan Prishtinës.Kjo shtatore nuk mund të vizitohet nga qytetarët pasi është brenda rrethojave të rektoratit. Poashtu iniciativa për shtatore në atë kohë u mbështet nga ish- kryeministri Hashim Thaqi me të vetmen kërkesë që të përmbushen procedurat ligjore (leja nga Komuna e Prishtinës). Sidoqoftë me gjithë neglizhencën dhe hudhjen poshtë të iniciativës, figura e Hasan Prishtinës mbetet e përjetshme në historinë shqiptare, vepra e tij jetësohet me pavarësinë e Kosovës dhe do merrë kuptim të plotë kur të realizohen të drejtat e gjithë shqiptarëve në Ballkan.

 

*Jahja Lluka – Kryetar i Komisionit Qeveritar për Vitin Mbarëkombëtar “Gjergj- Kastrioti –Skënderbeu”

Veriun e Kosovës e mbron Isa Boletini pa kobure , Jo Hashimi! – Nga Prof.Dr. Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

***-Kush ia shet Veriun Serbisë,  postmortem ia “ekstradon” edhe Isa Boletinin, varrin, truallin dhe shtëpinë e tij. Mirëpo, këtë do të mund ta bënte vetëm një ESAT PASHË TOPTAN I DYTË DHE I NDYTË, ARGAT BESNIK-HERO  I SERBISË, JO NDONJË HERO  DHE PATRIOT ADEM JASHAR DHE AVNI RRUSTEM I DYTË.

 

Prandaj, duhet mbledhur mendjen, e të harrohet sa më parë oferta e Hashimit, që të jepet Veriu i Kosovës, sepse ky do të ishte fatalitet ngase  humbja e kësaj pjese të territorit strategjik të saj, do të përfshinte edhe minierën  “Trepça”, ku me humbjen e këtij gjiganti ekonomik,  populli do të vdiste nga uria dhe nga varfëria, si dhe nga ekzodi sistematik në dhera të huaja si nomadë i braktisur dhe apatrid i pashpresë si këtu e 100 vjet më pare.

 

 Kufijtë e Ballkanit do të ndryshojnë, por si?

 

-“Më vjen keq”, që kryeministri i qeverisë së Shqipërisë londineze, Edi Rama  “ia paska dhënë besën bashkësisë ndërkombëtare, që të mos ndryshohen kufijtë  në Ballkan”. Kështu ka deklaruar për masmedia, Ditmir Bushati (ministër i Jashtëm i Shqipërisë). ( https://naslovi.net/2015-04-10/rts/busati-besa-da-se-granice-nece-menjati/14097399).

 

Me besë dhe pa besë të Edi Ramës, kufijtë e Ballkanit, do të ndryshojnë, por jo sipas “GJYZLYKËVE” të terratisur dhe me “potpisin” e Edi Ramës, as të Hashim Thaçit, as të Aleksandar Vuçiqit dhe as të Milorad Dodikut.

-Kjo do të ndodhë, por varet se kur Amerika dhe Evropa, do të dakordohen për mbajtjen e një KONFERENCE NDËRKOMBËTARE PËR BALLKANIN, në mënyrë që tua digjnin “letrat” e pokerit politik, korrupcionist dhe  mafioz  destabilizuesve të Ballkanit:  Milorad Dodik (“republika srpska”), Aleksandar Vuçiq ( prisdent i Serbisë), Hashim Thaçi( president i Kosovës), Edi Rama ( kryeministër i Shqipërisë) etj.

Kjo do të ishte PËRGJIGJJA MË OPORTUNE DHE MË REALISTE NDAJ POLITIKËS MAFIOZE TË KËTYRE LIDERËVE POLITIKË, TË CILËT ME VEPRIMET E TYRE TË PAPËRGJEGJSHME PO E TRAZOJNË BALLKANIN, DUKE USHTRUAR STRATEGJINË E FRIKËSIMIT DHE TË KËRCËNIMIT  NDAJ PARTNERËVE NDËRKOMBËTARË, SE GJOJA VETËM KËTA  DUHET TA “SUNDOJNË” BALLKANIN, DUKE MOSNDRYSHUAR KUFIJTË E TIJ.

 

S’ka “korrigjim” të kufijve shqiptarë si po ua “kana” Vuçiqit, Hashimit dhe Ramës

 

*** Kush ia fal Kosovën Veriore Serbisë, do të hajë kakuret  dhe hitha në Brojën e Hashim Thaçit. -Kemi për të ngordhur si minjtë nga krundet e kontaminuara toksikologjike  të Serbisë, sepse pa “Trepçen”, Kosova,  ekonomikisht është e vdekur.

Duhet të jesh 100% “kafshë politike” e Arsitotelit ose tradhtar me dëmkë-filoserb, që të thuash “le të ikën veriu i Kosovës”, kur dihet se atje me shekuj kanë jetuar dhe ende jetojnë shqiptarë autoktonë, atdhetarë dhe patriotë siç ishte heroi dhe bashkëthemeluesi  i Qeverisë së Parë të Shqip֝ërisë Etnike (28 Nëntor 1912), Isa Boletini, i cili Veriun e Kosovës e mbrojti nga të gjitha hordhitë invaduese anadollake dhe serbe. – E, sot, kush është ai Hashim, që po do t’ia fal  Serbisë, truallin, shtëpinë dhe varrin e Isa Boletinit së bashku me Veriun e Kosovës? –Kjo tradhti nuk duhet  lejuar, me asnjë çmim. –Nuk falen e as nuk shitën tokat dhe varret e të parëve tonë, të cilët me shekuj kanë flijuar jetët e tyre, që neve të na i lënë trashëgim. – Jo, mos e bëni atë tradhti sikurse, që e keni bërë ndaj Preshevës, Bujanocit dhe Medevegjës, të cilat, duhet kthyer me çdo kusht nën sovranitetin territorial dhe shtetëror  të Shqipërisë Etnike, por JO, JO, kursesi, duke falur ose shitur Veriun e Kosovës së Shqipërisë Etnike, sepse kjo është pjesa më vitale dhe më strategjike e gjithë territorit të Shqipërisë Etnike (jo vetëm e Kosovës) si në kuptimin gjeopolitik, ashtu edhe në atë gjeoekonomik (“Trepça” me pasuritë dhe me rezervat e saj të shumëta nëntokësore: ari, argjend, plumb, zink dhe bakër), pa të cilin Kosova, do të mbetej  vendi më i varfër dhe më i izoluar në Ballkan.

Prandaj, larg duart  nga  politika e dështuar e Hashim Thaçit (president i Republikës së Kosovës) dhe e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilët pa pëlqimin e Amerikës dhe të BE-së po propogandojnë korrigjimin-ndryshimin e kufijve territorialë mes Kosovës dhe Serbisë sipas  “formulës gjeometrike” : Veriun e Kosovës Serbisë, kurse Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën Kosovës. –Çfarë trampi është ky, fal territor shqiptar, merr territor shqiptar?!

Këtë   “pazar, pa hanxhiun” në dobi të  zgjerimit të territorit të Serbisë, nuk duhet pranuar as  Amerika e as BE-ja, sepse ky nuk është kurrfarë korrigjimi i kufijve mes Serbisë dhe Kosovës, por vetëm  një humbje e madhe territorit  verior të Kosovës sin ë kuptimin gjeostrategjike, ashtu edhe në atë gjeoekonomik.

 “Lordët e luftës”, kriminelët dhe mafiozët milionerë të pasluftës nuk janë ata që mund t’i zgjidhin problemet e Ballkanit

Prandaj,kjo çështje e rëndësishme për bashkëpunimin, për fatin, për koekzistencën, për perspektivën dhe për ardhmërinë e përbashkët të popujve të Ballkanit, nuk do të duhej të lihej në “mëshirën” e liderëve politikë mafiozë, kriminelë dhe korrupcionist të shteve të Ballkanit, ashtu siç ndodhi në vitet e 90-ta të shekullit XX, të cilët  shkaktuan 3 luftëra gjenocidale, duke vrarë miliona njerëz civilë të pafajshëm dhe duke djegur Ballkanin (1990-1999).

Duke qenë se, edhe pas përfundimit të luftërave në Ballkan më 1999 (në Kroaci, në Bosnjë, në Kosovë), ende kanë ngelur të hapura dhe për diskutim problemet mes Serbisë, BeH, Kosovës, Shqipërisë, Greqisë, të Qipros, të Malit të Zi dhe Maqedonisë për shkak  të lufijve të tyre territorialë të kontestueshëm, që nga Kongresi i Berlinit (1878), Konferenca e Ambasadorëve të Londrës (1912-1913) dhe Konferenca e Paqesë e Parisit (1919-1920).

Prandaj, është e domosdoshme mbajtja e një Konference Ndërkombëtare për Ballkanin, ku do të merrnin pjesë të gjitha shtetet e Evropës, duke përfshirë edhe Rusinë, të cilat bashkërisht do të merrnin përsipër përgjegjësinë për rregullimin e  marrëdhënieve mes shteteve dhe popujve të Ballkanit, që të jetojnë në paqe, të kenë bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë dhe të shëndoshë, ashtu sikurse vendet e Evropës demokratike.

Në këtë mënyrë, do të duhej të vepronte bashkësia ndërkombëtare, sepse integrimi i vendeve ballkanike  në BE (Serbia, Bosnja e Hercegovina, Shqipëria, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia), pa zgjidhjen paraprake të problemeve kontestuese ndërterritoriale, do të ishte gabim i madh dhe i pakorrigjueshëm për BE-në.

Fundja, mbajtja e një KONFERENCE NDËRKOMBËTARE PËR BALLKANIN, do të ishte në dobi të konsolidimit dhe të ruajtjes së bashkëpunimit multilateral, të pluralizmit ndëretnik, të sigurisë dhe të paqes në rajon si vlera të pacenueshme dhe të domosdoshme të ruajtjes së ekuilibrit të marrëdhënieve në pjesën Juglindore të Evropës.

Duhet të nënvizojmë se, jo vetëm  liderët shqiptarë, por edhe liderët e tjerë politikë të Ballkanit, nuk duhet të ngurrojnë, e për më tepër të frikësohen nga ideja e  thirrjes së një KONFERENCE NDËRKOMBËTARE PËR BALLKANIN.

Kjo është më se e domosdoshme, që si mekanizëm i diplomacisë preventive për parandalimin e  shpërthimit të ndonjë konflikti të ri ndëretnik në Ballkan, ashtu sikurse ndodhi në vitet e 90-ta të shekullit në mungesë të një ndërhyrjeje të tillë diplomatike të bashkësisë ndërkombëtare.

Prandaj, procesi i debatimit të sigurisë, të paqes, të bashkëpunimit, të koekzistencës, të kohezionit dhe të ekuilibrit të marrëdhënieve ndërshtetore të vendeve ballkanike në kuadrin e një KONFERENCE NDËRKOMBËTARE PËR BALLKANIN, domosdoshmërisht, do të ndikonte pozitivisht edhe në sfondin e përgjithshëm të marrëdhënieve ndërkombëtare qoftë në kuptimin formal, qoftë në atë përmbajtësor.

 Model i një KONFERENCE NDËRKOMBËTARE PËR BALLKANIN, të jetë KSBE-ja, përkatësisht OSBE-ja

Nuk kemi arsye të frikësohemi nga mbajtja e një Konference sipas modelit të Konferencës së Sigurisë dhe të Bashkëpunimit Evropian (KSBE), e cila sot njihet me akronimin OSBE, që do të thotë Organizata e Sigurisë dhe e Bashkëpunimit Evropian, e themeluar në kryeqytetin e Finlandës, më  1975, e cila brenda afatit 3-vjeçar (1972-1975), me plot sukses ia arriti, që të kontrbuonte në ruajtjen e sigurisë, të paqes,  të bashkëpunimit dhe  të stabilitetit të Evropës.

Pra, sa nuk është bërë vonë, Amerika dhe BE-ja, do të duhej, që të organizonin një  KONFERENCË NDËRKOMBËTARE PËR BALLKANIN (ashtu siç u bë dikur OSBE-ja për Evropën), që ta parandalonin çdo marrëveshje arbitrare dypalshe  të tandemit Vuçiq-Thaçi kinse për “korrigjimin  e kufijve” mes Kosovës dhe Serbisë.

Çështja e kufirit tokësor mes Shqipërisë dhe Greqisë – Nga ROMEO GURAKUQI

Çështja e kufirit tokësor mes Shqipërisë dhe Greqisë është një rast i mbyllur dhe i çertifikuar prej më shumë se 90 vitesh. Në arkivat e diplomacisë perëndimore, gjendet i plotë dokumentacioni dhe hartat e sakta të Protokollit të Firencës dhe vendimit të 30 korrikut 1926. Kjo është arsyeja që asnjë negocim rregullues nuk mund të zhvillohet mbi kufirin tokësor në mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Përsa i perket kufirit detar ne Kanalin e Korfuzit: prej më shumë se 100 vitesh ekziston një metodologji, që ka krijuar precedence, ka krijuar strukturën e vet përkufizuese për njohjen e vijës ndarëse ujore në mes Shqipërisë dhe Greqisë, në pjesën veriore të Kanalit të Korfuzit. Kjo precedence është e lidhur me gjithë historinë ndarëse të vijës ujore mes kontinentit dhe ishullit, nga viti 1864, është e sanksionuar edhe në bisedimet dhe rakordimet përfundimtare mes fuqive të mëdha para Luftës së Parë Botërore. Në dy nga katër hartat e katër vilajeteve ku shtriheshin tokat shqiptare në prag të pavarësisë (1912, 1913), të ndërtuara nga një prej institucioneve më prestigjioze të gjeografisë, Institutit të Gjeografisë Ushtarake të Romës, tregohet një vijë ndarëse shumë e qartë në Kanalin e Korfuzit, që vijon qartësisht, si në pjesën veriore ashtu edhe në pjesën jugore, dhe që bashkohet me pjesën kontinentale, duke kaluar përmes ngushticës së Prevezës në P. Skile, dikund në mes të Gjirit të Artës ose të Ambrakisë (PRO.FO.925.21007).
Në qoftë se sot, në vitin 2018, duhet një dokument i shkruar mes dy vendeve para hapjes së negociatave, linja ndarëse nuk mund të devijojë pa marrë parasysh njohjen praktike të kufirit detar të konsoliduar nga historia pararëndëse. Kjo do të thotë se vija ndarëse kufitare në Kanalin e Korfuzit duhet të jetë e baraslarguar, edhe në pjesën veriore, në mesin e artë, në mes Ishullit të Korfuzit dhe Bregut shqiptar, pa llogaritur ishujt e vegjël të varësisë, në veri të Korfuzit (Ereikoussa, Othonoi, Mathraki) dhe aq më pak shkëmbinjt ujorë. Këtu qendron gjithë sekreti i kërkesës greke: presion politik për të shmangur përkufizimin definiv të njohur ndërkombëtarisht, duke ndryshuar kete parim. Në qoftë se matjet fillojnë nga Ereikoussa, Othonoi, Mathraki me Bregun shqiptar, e gjithë precedenca bie poshtë, Shqipëria humbet dhe zona naftëmbajtëse i kalon tërësisht Greqisë. Në qoftë se ndiqen parimet precendente, zona naftëmbajtëse do ketë të tjera të drejta shfrytëzim dhe integriteti territorial i Shqiperise nuk do te cenohet. Shqiperia ka leshuar mjaft territor nga lumi Thyamis/ Kalamas dhe deri në Kepin Stillos. Nuk besoj se eshte e pershtatshme qe ekzistenca e nje qeverie antieuropianiste, te korruptuar dhe kriminalizuar ne Shqiperi, te shfrytezohet si moment nga autoritetet e sotme greke, per te cenuar edhe me tej integritetin e shtetit shqiptar dhe teresine e tij territoriale. Taktikat venizelliste te viteve 1919-1926, jane te papranueshme ne vitin 2018, kur dy vendet aderojne ne nje strukture strategjike.
Ndërkohë, negociatat me autoritetet zyrtare të Athinës nuk mund të lenë në hije të drejtat e shtetësisë, të pronësisë së Çamërisë të shkollimit në gjuhën shqipe dhe të dygjuhësisë, së popullsisë ortodokse shqiptare në Epirin e Jugut aktual. Nga ana tjetër, qeveria shqiptare duhet të angazhohet që të heqë dorë nga tjetërsimi i pronësisë së fshatrave shqiptare të Bregut (Palasë, Dhermi, Vuno, Himarë, etj.), ku po vërshojnë me grabitje “investitorët” e rinj socialistë, të pasuruar rishtazi gjatë viteve të Rilindjes së Kmerëve të Kuq të Bllokut. Respektimi i krahines se Himares dhe traditave te saj fillon me respektimin e te drejtave te pronesise se popullsise autoktone te kesaj ane. Mbi këto linja duhet te mbeshtetet kompromisi historik dhe jo mbi cedim te perseritur te territoreve te shtetit shqiptar, si takse greke per hapjen e negociatave.

O shtypësi im, unë jam siç më do ti! – Nga Aurel Dasareti*

 

Pa dashur veten nuk mund të duash të tjerët. Urrejtja për veten është plotësisht e njëjtë me egoizmin e tejskajshëm dhe të shkakton të njëjtin izolim të tmerrshëm, të njëjtin dëshpërim. Edhe milingonat bëjnë luftëra (për ta mbrojtur territorin e vet), edhe bletët kanë një Shtet, edhe kastorët grumbullojnë ushqime për konsum. 

***

Vetëmohimi, tragjedia jonë. Sot mes shqiptarëve të trojeve dhe diasporës flitet shumë për vlerat. Por ka një “vlerë” për të cilën pothuajse askush nuk flet dhe pothuajse askush nuk dëshiron ta përmend: vetë-mohimin. Të mohosh veten, t`i thuash jo vetvetes, Kombit tënd, Tokës tënde, Atdheut tënd – a është kjo vlerë që ne nuk duhet ta humbasim?

 

Prej kësaj ne kemi fjalën vetë-mohim, një vlerë që ka kapërcyer vijën e kuqe. Armiqtë e brendshëm, llomotitin bukur për mohimin dhe nënshtrimin, duke theksuar se këto “vlera” (copëtimi “korrigjim i kufirit” të Kosovës dhe Shqipërisë dhe falja e atyre tokave, detit, ujit dhe ajrit Greqisë, Malit të Zi dhe Serbisë) nuk janë negative, por se ato na vënë në të vërtetë në rrugën e “paqes” fqinjësore lirisë dhe prosperitetit.

 

Kur ne e nënshtrojmë dhe e mohojmë vetveten, bëhemi të lirë të vlerësojmë njerëzit e tjerë. Ëndrrat dhe planet e tyre janë të rëndësishme për ne. Kemi hyrë në një formë të re dhe të “mrekullueshme” të “lirisë”, lirinë për të hequr të drejtat tona për të mirën dhe në dobi të të tjerëve, pushtuesve gjakatarë – armiqve shekullor.

 

Atëherë për herë të parë mund t’i duam njerëzit e tjerë (armiqtë) pa kushte. Ne nuk jemi të shqetësuar që ata të na tregojnë përkatësisht dashuri të ngjashme. Ne nuk duhet të zemërohemi dhe shqetësohemi që tjerët na trajtojnë në mënyrë të veçantë, me poshtërsi. Ne duhet të kënaqemi kur të tjerët të kenë sukses. Ne ndiejmë trishtim të vërtetë dhe përlotemi kur ata dështojnë. Kjo do të thotë se pastaj ne do të mërzitemi më pak nëse planet tona nuk shkojnë ashtu siç dëshironim, vetëm nëse planet e të tjerëve (pushtuesve) ecin mirë për ta. Ne kemi ardhur në përfundim se është shumë më mirë t`u shërbejmë fqinjëve nazistë/racistë dhe dashakeqëve tjerë sesa të arrijmë qëllimet që neve na pëlqejnë.

 

Vetë-mohimi, një nga vlerat dhe virtytet më të vështira të të gjitha vlerave, lidhet me të qenët i përulur, tre hapa mbrapa – dhe le të vendosin fqinjët për fatin tonë.

Sunduesi i Kosovës, Taçi, me bërllok tjerë që e rrethojnë dhe bashkëpunojnë, i detyron shqiptarët ta mohojnë vetveten dhe vendlindjen, duke marrë kudo me vete kryqin e tij sllavo-ortodoks të dhuruar nga Sllobodan Milosheviqi.

 

(Të sqarohemi, pasi nuk jam korrekt politikisht, i quaj bërllok, pisa, kopilë, fëlliqësira etj vetëm ata që e meritojnë titullin. Është naivitet të quhen “zotëri” tradhtarët që shkelin mbi gjakun e mbi 20.000 shqiptarëve civil të masakruar të të gjitha moshave dhe po aq femrave të dhunuara seksualisht nga çetnikët, vetëm në gjenocidin e fundit 1998-99. Ok?).

 

Nëse e ndjekim presidentin Taçi dhe gjithë ata bërllok tjerë shqipfolës: politikë-bërës, pseudo-intelektualë, pseudo-gazetarë, pseudo priftërinj ortodoks dhe hoxhallarë, vetë-mohues të kombit shqiptar, shohim se fitoret më të mëdha të mbretërisë së këtyre tradhtarëve kanë të bëjnë me i thënë: JO vullnetit të popullit dhe Vendit të tyre që i lindi, por i thonë PO vullnetit të fqinjëve pushtues kasap gjakatarë.

 

***

Duhet të dallojmë qeverinë nga shteti (vendi). Qeveritarët dhe zyrtarët janë vetëm udhëtarët e rastit të historisë, do të vdesin një ditë, kurse shteti (Shqipëria natyrale) do të jetojë në përjetësi. Asnjëherë mos i lavdëroni politikë-bërësit, sepse edhe nëse ata rastësisht kanë kryer ndonjë punë të suksesshme për shoqërinë, janë të paguar për shërbimin, jo falas. Të tillët i forcojnë pozicionet në qeverisje, vjedhin sa mundin dhe në fund presin t`i varrosin si “heronj”. Ndërkaq popullata është varfëruar deri në trishtim, prandaj bie hovshëm edhe nataliteti. Nevojtarët lypin lëmosh rrugëve; për varfanjakun qeveritari, politikani dhe zyrtari më i mirë është ai që i jep një copë bukë. Prandaj edhe manipulohen në votime.

 

***

Politikanët e juaj para se me i hy këtij profesioni të lezetshëm nuk posedonin asnjë pasuri, ama brenda disa muajve pasi i hynë “politikës” zotërojnë pasuri astronomike. Kasollet përdhese, të bëra me thupra të thurura ose me qerpiçë dhe të mbuluara me kashtë, i zëvendësuan me pallate shumë të shtrenjta. Leckat i zëvendësuan me tesha të modës, biçikletat e prishura me automobil modern, diplomat e shkollës fëmijërore 4 vjeçare i zëvendësuan me diploma universitetesh dhe akademikësh të blera në rrugë për disa lek.

 

Pasuritë e tyre janë joligjore, të fituara nga keqpërdorimi i detyrës, ryshfeti, korrupsioni, krimi i organizuar. Duhet të konfiskohen. Mirëpo askush nuk mund t`i dënoj sepse nuk funksionon Ligji. Mbrohen me imunitetin e “politikanit”, dhe ata shfrytëzojnë rastin deri sa kanë poste të larta, të marrin ryshfet si kundërvlerë gjatë shitjes së pronave shoqërore tek persona ose sipërmarrje të ndryshme etj. Kanë punësuar të vetët kudo. Dhe, si të pamoralshëm e kriminel, nuk janë budallenj të largohen vullnetarisht nga “vendet e punës”. Largimi do të ishte fundi definitiv i tyre, prandaj 30 vjet me radhë, që të fitojnë në kohë, u premtojnë fusha e male vetëm që t`i leni rehat të vazhdojnë aktivitetin “patriotik”.

***

Krahas qartësisë së qëllimit, në letrat e intelektualëve të mirëfilltë dhe atdhetarëve, të cilët në damarët e tyre kanë gjak shqiptari, le të ndihet edhe një nëntekst i fuqishëm polemik kundër  keqdashësve të Vendit dhe Kombit. Le të shprehet temperamenti i shkruesit, zemra e zjarrtë e patriotit.

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

“Republika e re serbe” në Kosovën Veriore, që nga 2008-ta! – Nga Prof.Dr. Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

 

*** Në politikë, nesër, GJITHNJË është  vonë.

 

-Ndaj, tani këto ditë, kur “miu na ra për mustaqe” qe 10 vjet, çka po i “jepni aq shumë gaz makinës”, or vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, vonë iu ka dalë gjumi, pas 10 vitesh, sepse Beogradi  si kundërpërgjigje pavarësimit të Kosovës, më 17 shkurt 2008,  ka formuar  “Bashkësinë e Komunave Serbe” në Veriun e Kosovës, më 28 Qershor 2008 (në ditën e Vidovdanit). Ndërkaq, këtë de fakto dhe de jure e kanë ndërkombëtarizuar  me nënshkrimin e tyre, Hashim Thaçi (president) dhe Isa Mustafa (kryeministër) të Kosovës.

Për këtë fenomen negativ dhe të dëmshëm katastrofikisht për sovranitetin territorial dhe shtetëror të Kosovës, më 17 korrik 2008, pata publikuar këtë shkrim të mëposhtëm me titull “Nova srpska republika” në Kosovën Veriore, të cilin e publikoi  http://www.albaniapress.com/lajme/6420/-NOVA-REPUBLIKA-SRPSKA—NE-KOSOVEN-VERIORE-.html ).

-Lexojeni të shtrenjtit e mi patriotë dhe atdhetarë shqiptarë të Shqipërisë Etnike:

Diplomacia serbo-ruse është në ofensivë të ndërkombëtarizimit të problemit të “Mitrovicës Veriore”, se si ta shkëpusin nga Kosova, e jo se si në mënyrë “retroaktive”, ta kthejnë në debatin ndërkombëtar njohjen ndërkombëtare të Kosovës nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, sepse një kërkesë e tillë nuk ka kurrfarë baze ligjore në kuptimin e së drejtës ndërkombëtare. Pavarësia e Kosovës mund të revizionohet vetëm me luftë nga ana e Serbisë. Mirëpo, edhe në atë rast eventual, anulimi i statusit juridik ndërkombëtar i Kosovës, do të kishte karakter ilegal, dhe të përkohshëm.

*** Ismail Qemali, “NJË POPULL QË FLE AI VDES”!

E, ne, pse, edhe pas mëvetësimit ndërkombëtar të Kosovës (17 shkurt 2008), ende ndodhemi në ëndërrën fatkeqe të gjumit të thellë njëshekullor kolonialist serbomadh, edhe më tej, duke e lënë Mitrovicën e Veriut nën kamën çetniko-barbare të shkjeve, që këtu e 9 vjet më parë.Kush, dhe, kur do ta zgjidhë problemin e Mitrovicës Veriore Shqiptare? – Mos Shqipëria dezertore e Sali Berishës dhe e Fatos Nanos? – Jo! – Mos UNMIK-u i falimentuar i OKB-së së Kofi Annanit, përkatësisht i Ban Ki Munit? – Jo! – Mos EULEX-i i BE-së? – Jo! – Po, kush atëherë? – Vetëm shqiptarët e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet t’ia fillojnë sa më parë të jetë e mundur zgjidhjes së këtij problemi shumë të nxehtë dhe akut, duke mos humbur asnjë minutë kohë, për shkak se, edhe qeveria e re promilosheviqiste me në krye Mirko Cvetkoviqin, dhe me Ivica Daçiqin “sllobën e vogël” e kanë hedhur poshtë pavarësinë e Kosovës, të njohur nga më se 43 shtete me në krye Amerikën dhe me shumicën e shteteve të BE-së.

 

“Kapela politike” serbomadhe!

Se formimi i Kuvendit të Bashkësive të Komunave Autonome Serbe të Kosovës në Mitrovicën e Veriut “nuk është maketa e shtetit të ri” serb në Kosovë, por vetëm një “kapelë politike”, e cila, sipas deklaratës së ish-ministrit serb për Kosovë dhe Metohi, Slobodan Samarxhiq ( i cili, së bashku me disa ministra të qeverisë së Serbisë mori pjesë në ceremonin e themelimit të Kuvendit të Bashkësive të Komunave Autonome Serbe të Kosovës), “do t’i mbulojë të gjitha institucionet e shtetti të Serbisë në Kosovë. Ky Kuvend është organi më i lartë përfaqësues i serbëve në Kosovë, sipas të cilit, do të bëjmë organizimin e strukturës së shtetit serb në Kosovë.”(Beta, B92, 29.06.2008).

Edhe mesazhi thelbësor i kësaj deklarate zyrtare të ish-ministrit serb, Slobodan Samarxhiq, provon se COPËTIMI-NDARJA e Kosovës nuk ka brirë, dhe se nuk është vetëm “kapelë politike”, ashtu siç është shprehur ai, por, si në kuptimin politik, kushtetues, ligjor, shtetëror, administrativ, territorial dhe sovran do të thotë “ÇATI BETONARME POLITIKE” e krijimit të një shteti të ri serb- “Nova srspka republika” në territorin indigjen të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike.

 

Mirëpo, pavarësisht nga përgatitjet intensive dhe nga planet sekrete të politikës dhe të diplomacisë serbo-ruse  me në krye Slobodan Samarxhiqin, me Boris Tadiqin, me Mirko Cvetkoviqin, me Ivica Daçiqin dhe me Vuk Jeremiqin…,etj., që Mitrovica Veriore, së shpejti të jetë “temë dabatimi” e agjendës së politikës dhe të diplomacisë ndërkombëtare (qoftë në “sofrën” e KS të OKB-së Ban Ki Munit, ose të BE-së së Havier Solanës), Qeveria as Parlamenti i Kosovës, as Amerika e as partnerët e saj nga BE-ja dhe nga NATO-ja nuk duhet të pranojnë asnjë propozim për ndonjë debat “ruso-serbo ndërkombëtar” për statusin politik dhe juridik të Mitrovicës Veriore të Kosovës shqiptare, sepse në atë formë, edhe ndërkombëtarisht, do të legalizohej projektidea serbomadhe e realizimit të COPËTIMIT-NDARJES LEGALE të territorit të Kosovës së Shqipërisë Etnike.

 

Si politika, propaganda, ashtu edhe diplomacia serboamdhe e Beogradit, deklarativisht dhe, në mënyrë verbale është deklaruar kundër çdo ndarjeje të Kosovës, mirëppo, praktikisht dhe konkretisht ka dëshmuar pikërisht të kundërtën-NDARJEN GRADUALE (në faza) të territorit të Kosovës.

 

Këtë dëshmon de facto dhe de jure formimi i Kuvendit të Bashkësive të Komunave Autonome Serbe të Kosovës në Mitrovicën Veriore nën “kapelën” politike, administrative, territoriale dhe shtetërore të Republikës së Serbisë.

 

Repriza e politikës dështuese

 

Me të mbaruar lufta (qershor 1999), Mitrovica Veriore ngeli nën “shajkaqen” çetniko-serbe, e cila u bë “vatra” kryesore e kriminelëve, e banditëve, e plaçkitësve, e vrasësve dhe e kasapëve çetniko-fashistë serbë, të cilët, gjatë okupimit dhe pushtimit të Kosovës (1989-1999) kanë kryerë vepra të rënda penale kundër shqiptarëve, duke mos kursyer as foshnja, as fëmijë, as gra shtatëzëna, as pleqë, as të rinj (djemë e vajza), duke dhunuar, duke vjedhur pasurinë e luajtshme, duke rrënuar dhe duke djegur shtëpi, banesa, fshatra dhe qytete shqiptare anembanë Kosovës shqiptare.

Për habi, kjo “bërthamë” kriminelësh dhe kasapësh çentiko-fashistë serbë, në prag të mbarimit të luftës, ngeli e paprekuar në çdo aspekt, “e harruan” politikanët shqiptarë, se këta ishin e keqja dhe tragjedija më e kobshme dhe më e zezë për Kosovën dhe për shqiptarët, sepse nuk patën zgjedhur mjete as metoda për shfarosjen, djegjen dhe vrasjen masive dhe individuale të shqiptarëve vetëm pse ishin shqiptarë, dhe, vetëm pse ishin në truallin dhe në shtëpitë e tyre stërgjyshore arbërore.

Duhet të pranojmë faktin se ende jemi në “gjumin klinik”, edhe pse në Mitrovicën e Veriut tanimë u formua një “Republika srpska”, për shkak se, ende “elita politike” e Kosovës jeton në vetëkënaqësinë e “fryteve revolucionare” të luftës, duke e përjashtuar dhe, duke e braktisur UÇK-në nga politika dhe nga pushteti shtetëror. Në këtë sens, dy faktorë kryesorë kanë ndikuar që Mitrovica shqiptare të mbetet nën Serbi:

(1)Lufta për pasurimin e paligjshëm “brenda natës”, dhe

(2) Lufta për pushtet mbi baza partiake dhe mahallore.

Prishtina zyrtare reagoi me disa komente sterile politike, kurse Beogradi po vepron me aksione, me masa dhe me vendime konkrete politike, “ligjore” dhe “kushtetuese” të Serbisë, duke e shkëputur gjysmën e Mitrovicës, përkatësisht pjesën Veriore të Kosovës.

Këtë strategji “lebensraum” të rikthimit të sovranitetit kolonial të Serbisë në Kosovë, Serbia e rikonfirmoi de facto dhe de jure me formimin e Kuvendit të bashkësive të komunave serbe në Kosovë, më 28 qershor 2008 në Mitrovicën e Kosovës shqiptare.

Pse qeveria e Beogradit dhe Kisha Ortodokse Serbe e zgjodhën m’u Ditën e Vidovdanit (28 qershorin 2008) për ta themeluar “Republikën e Tretë Serbe” në Kosovën Veriore me kryeqendrën e saj-Mitrovica? -Jo, rastësisht, dhe jo “pa arsye të fortë” historike, religjioze, politike dhe shtetërore, që bazë, dhe emërues të përbashkët kanë kolonizimin dhe pushtimin shekullor të Kosovës shqiptare.

Kjo ishte arsyeja dhe motivi kryesor pse serbomëdhenjtë zgjodhën Ditën e Vidovdanit 28 qershorin 1389, për t’iu treguar shqiptarëve, Amerikës, Evropës Perëndimore dhe NATO-s, se “Kosova është tokë e shenjtë serbe, dhe e Serbisë”, që nga viti i theksuar i disfatës së tyre nga ushtria e Perandorisë Osmane në Betejën e Kosovës(1389).

Serbia dhe Kisha Ortodokse Serbe e formuan Kuvendin e Bashkësive të Komunave Autonome Serbe në Mitrovicë, më 28 qershor 2008, për t’i bërë me dije edhe politikën shqiptare, edhe Amerikën, edhe Evropën, se serbët e Kosovës, as të Serbisë, as qeveria serbe e as Kisha Ortodokse Serbe nuk e njohin, dhe nuk do ta njohin kurrë Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran shqiptar në Ballkan. Kjo është përmbajtja thelbësore e mesazhit politik, diplomatik, juirdik shtetëror dhe religjoz e Republikës së Serbisë “demokratike-proevropiane”, kolonialiste dhe imperialiste.

Pse jemi duke pritur? Kë jemi duke pritur, që de facto dhe de jure ta njësojë me pjesën tjetër të Kosovës? – Sigurisht se “elita kosovare” shqitare, është duke pritur “ushtrinë shtetërore” të Shqipërisë nën komandën e Sali Berishës, që ta “çlirojë” Mitrovicën Veriore nga bandat çetniko-fashiste pushtuese kolonialiste të Serbisë!? – Kjo pritje, është e llogaritur gabimisht, sikurse në vitin 1999, kur Shqipëria e Sali Brishës e la në “baltën dhe në zjarrin e gjallë” Kosovën shqiptare, duke mos e ndihmuar ushtarakisht. Këtë akt antikombëtar dhe antishtetëror shemtues tradhtie, nuk do t’ua falë kurrë historia kombëtare shqiptare, pavarësisht nga motivet dhe shkaqet “jusitifkuese” të politikës dhe të diplomacisë tregtare të Shqipërisë së Sali Berishës dhe të Fatos Nanos (1990-2008) në favor të pushtuesve kolonialistë serbosllavë.

Nëse kjo qeveri aktuale e Kosovës nën drejtimin e kryeministrit Hashim Thaçi, është legjitime dhe legale, atëherë nuk ka se çfarë të pres më (as Shqipërinë e dështuar e as UNMIK-un e falimentuar), sepse çlirimin dhe rikthimin e Mitrovicës Veriore, duhet ta bëjë me potnecialin dhe me forcat e veta që i ka në dispozicion, në bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me BE-në dhe me NATO-n.

Ndryshe, po qe se qeveria aktuale e Hashim Thaçit vazhdon me “këngën e vjetër” të politikës së inercionit dhe të pritjes, se Shqipëria dezertuese e Sali Berishës, ose UNMIK-u i bankrotuar I Kofi Annanit, përkatësisht i Ban Ki Munit, do ta zgjidhin problemin e Mitrovicës Veriore, atëherë, s’ka dyshim se, që tash, serbomëdhnejtë kolonialistë “mund të flejnë zbathur”, duke llogaritur “pa hanxhiun” se “Republika srpska”, e themeluar më 28 qersshor 2008 në Mitrovicën Veriore, tanimë, është akt i kryer, sepse ata, as Beogradi zyrtar e as Kisha Ortodokse Serbe, nuk e njohin Republikën e Kosovës. Në fakt formimi i “Republika srpska” në Mitrovicën Veriore shqiptare, është kundërpërgjigjja dhe, kundërmasa politike, diplomatike ,“ligjore” dhe “kushtetuese” e Serbisë në mohimin e Kosovës së pavarur dhe sovrane, përkatësisht ARGUMENT KONKRFET DE FACTO DHE DE JURE I NDARJES SË KOSOVËS SHQIPTARE.

 

MANGËSITË E THEKSUARA UDHËHEQËSE TË VENDIM-MARRËSVE SHQIPTARË DHE NDRYSHIMI I KUFIJVE KOSOVË-SERBI – Nga Frank Shkreli

  Ka disa javë që është ndezur debati në Republikën e Kosovës, në Shqipëri, anë e mbanë trojeve shqiptare, por edhe në botën perëndimore mbi deklaratën e Presidentit të Kosovës, Z. Hashim Thaçi, fillimisht, për një “shkëmbim territoresh” midis Kosovës dhe Serbisë, pastaj për “ndryshim kufijsh” dhe versioni i fundit është “korrigjim i kufijve”.  Deri tashti duket se ky është një debat që po zhvillohet, kryesisht në media, por me përfundimin e pushimeve verore ka giasë të marrë përmasa më të gjëra.  Mund të jetë një retorikë politike, por sidoqoftë është një nismë e rrezikshme, e cila  në minimum mund të vonojë zgjidhjet e problemeve legjitime midis Prishtinës dhe Beogradit e për më tepër mund të dëmtojë rëndë interesat shtetërore të Republikës së Kosovës, sidomos në nivelin ndërkombëtar.  Kësaj retorike iu referua edhe Departamenti Amerikan i Shtetit në reagimin e tij, javën që kaloi, ndaj deklaratave për ndryshim ose korrigjim kufijsh midis Kosovës dhe Serbisë, duke i bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit, “Që të shmangin retorikën negative dhe të punojnë së bashku për një marrëveshje që siguron qëndrueshmëri për të dyja vendet dhe rajonin.” 

 

Përballë këtij diskursi publik dhe mediatik, e që ndryshon nga dita në ditë, Presidenti Thaçi ngulë këmbë se nuk ka ndarje të Kosovës dhe as pavarësi për serbët, brenda Kosovës.  Ndërsa partia më e madhe e opozitës në Kuvendin e  Kosovës, LDK-ja shfaqet kundër çdo ndryshimi të kufijve ose shkëmbim territoresh dhe thotë se do të padisë Presidentin Thaçi në Gjykatën Kushtetuese për dekaratat e tija në lidhje me ndryshimin e kufijve, shkëmbimin e territoreve apo korrigjimin e kufijve.  Ndërkohë që kryetari i partisë tjetër në opozitë, Vetvendosje, Z. Albin Kurti tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se,  “Synimet për korrigjim kufijsh apo shkëmbim territoresh janë të gabuar dhe mund të kenë pasoja të dëmshme.”  Z. Kurti, partia e të cilit mbështet bashkimin kombëtar të shqiptarëve u shpreh kundër faljes së veriut të Kosovës, Serbisë.

 

Situata e krijuar është tepër konfuze, për një çështje kaq me rëndësi kombëatre, kur është fjala për integritetin territorial të Republikës së Kosovës dhe si rrjedhim tepër e rrezikshme për të ardhmen e saj si shtet.  Pse u ngrit çështja e kufijve, pikërisht tashti dhe papritmas ndërkohë që për pothuaj 20-vitet e fundit nuk ishte subjekt serioz diskutimi as në nivel kombëtar, as ndërkombëtar.  Duket së është vetëm Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ai që e ka filluar këtë debat pa bashkërendim dhe pa konsultim me askënd, për arsye që vetëm ai di.  Në radhët e politikës së Kosovës duket se nuk ka pasur asnjë konsultim as vendim të përbashkët për këtë nismë të presidencës së Kosovës.  Është e qartë se dy  ushëheqsit kryesor të vendit,  Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kanë krejtësisht qëndrime të kundërta me njëri tjetrin për sa i përket shkëmbimit territoreve, korrigjimit ose ndryshimit të kufijve. Ndërsa shteti amë, Shqipëria nuk ndihet fare. Tirana zyrtare heshtë! 

 

U garantoj se Beogradi zyrtar është marrë vesh, jo vetëm mes vedi, por edhe me Rusinë e Putinit në lidhje me idenë e shkëmbimit të territoreve – një debat ky që vet Beogradi me aleatët e tij në Moskë mund ta ketë filluar për objektivat e veta afatgjata në Ballkanin Perëndimor, debat të cilin deri tani duket se e kanë fituar, pa marrë parasyshë se si përfundon, evntualisht.  Është vështirë të konstatohet se cilat janë arsyet që udhëheqësit shqiptarë — në të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar — ti besojnë Serbisë dhe udhëheqsve të saj, pikërisht në këtë kohë, ndërsa Beogradi nuk kanë marrë asnjë hap për të përmirësuar atmosferën në marëdhëniet midis dy vendeve.  Përkundrazi, Beogradi me ndihmën e Rusisë ka sabotuar dhe vazhdon të sabotojë çdo përpjekje mbrenda Kosovës dhe në nivel ndërkombëtar, me qëllim për të dëmtuar shtetin e Kosovës dhe reputacionin e tij në botë.  Me këtë debat publik dhe mediatik që po zhvillohet në trojet shqiptare, por edhe në nivel ndërkombëtar, Serbia dhe udhëheqsit e Beogradit e kanë fituar davanë, tanimë.   Ata ia dolën të hedhin dyshime të reja mbi legjitimitetin e sovranitetit dhe të integritetit tokësor të Republikës së Kosovës.  A mund të shpjegojë dikush se si përfiton Republika e Kosovës duke shkëmbyer tokën e saj me atë që është e saja. Si mund të quhet një qëndrim i tillë i arsyeshëm e racional, sidomos përball mos njohjes diplomatike dhe zyrtare të shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë dhe padronët e saj në Moskë?  Cili është përfitimi i Kosovës?

 

Fatkeqsisht, duke marrë parasyshë një skenar të tillë të mundshëm, njeriu i thjeshtë mund të humbas vet arsyen dhe racionalitetin për të gjykuar drejtë, me qëllim për të parë ndonjë përfitim për Kosovën në këtë debat, pasi një skenar i tillë është aq i pa besueshëm.  Në të vërtetë, ky propozim, nëqoftse është i tillë, bëhet edhe më i rrezikshëm, pasi është hedhur në debat dhe udhëhiqet nga përfaqsuesit më të lartë të shtetit të Kosovës.  Por, sado i rrezikshëm qoftë debati  — pa asnjë fokus ose bashkrendim mbarëshqiptar — për ndryshim, për ndreqje ose korrigjim të kufijve, apo sido që t’a quajsh, midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë — një rrezik më i madh në këtë mes është mungesa e qartë e bashkpunimit dhe e konsultimit midis subjekteve politike dhe përfaqësuesve të kombit shqiptar, në radhë të parë midis dy shteteve shqiptare, por dhe më gjërë, aleatëve më të ngushtë të Kosovës.  

 

Fatkqesisht, gjatë pothuaj 30-vjet post-komunizëm dhe pas çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës, nuk ekziston një strategji serioze për bashkrendim objektivash kombëtare afatgjatë dhe as pajtim mendimesh midis vet shqiptarëve për përcaktimin e rrugës, për realizimin e objektivave kombëtare.  Para disa kohësh, ishte Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili ka bërë thirrje për një president të përbashkët për Shqipërinë dhe Kosovën, e tani Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi flet për shkëmbim, ndryshim ose korigjim të kufijve.  Të gjithë e duam bashkimin, por në këtë mënyrë nuk arrihet bashkimi kombëtar dhe as nuk u shërbehet interesave afatgjata të shqiptarëve në trojet e veta.  Duhet durim dhe strategji kombëtare, por mbi të gjitha dhe më së pari duhet bërja dhe konsolidimi i demokracisë në dy shtetet shqiptare – Shqipërisë dhe Kosovës.  Për çështje të tilla madhore për Kombin, nevojitet një bashkrendim zyrtar qëndrimesh nga Tirana dhe Prishtina, mbi të ardhmen e shqiptarëve në trojet e veta – një bashkrendim i mirëfilltë pikëspari midis vet institucioneve shtetërore të Kosovës, gjithmonë në konsultim me shtetin amë, Shqipërinë.  Para se të ketë rregullim të marrëdhënieve me fqinjtë, përfshirë kufijtë me Serbinë, nevojitet pikëspari dhe patjetër, një pajtim midis subjekteve politike shqiptare në radhë të parë, duhet një Besëlidhje e re në këtë përvjetor të Gjergj Kastriotit-Skenderbe, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri, mbi strategjitë dhe objektivat kombëtare.  

 

Në një shkrim mbi librin e autorit të këtij artikulli, “Demokracia Nuk Pret”,  eskperti i çështjeve shqiptare dhe ballkanike, Dr. Elez Biberaj, Drejtor i Drejtorisë së EuroAzisë të Zërit të Amerikës ka folur me rastin e promovimit të librit në VATËR, për “Mangësitë e theksuara udhëheqëse të vendim-marrësve shqiptarë”.   Dr. Biberaj me të drejtë ka nenvijuar se, “Sot, shqiptarët perballen me sfida të dukshme:  problemet ekonomike; papunësia e lartë dhe varfëria; korrupcioni që ka depërtuar në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe të shoqërisë; paligjshmëria dhe mungesa e shtetit ligjor; institucionet e dobëta; dhe politikanë të papërgjegjshëm që tolerojnë e nxisin korrupcionin dhe përdorin praktika jodemokratike për të siguruar dhe mbajtur pushtetin”.   Dr. Biberaj këshillon se shqiptarët duhet të ndërmarrin ndryshime radikale dhe paralajmëron se, “Polarizimi i skajshëm politik mund të ketë pasoja të rrezikshme për të ardhmen” e Kombit, sidomos mungesa e bashkrendimit të qëndrimeve politike siç është debati i tanishëm mbi ndryshimin e kufijve të Kosovës, do të shtoja unë.  Dr. Elez Biberaj ka bërë thirrje që, “Stili i tanishëm i qeverisjes të ndryshojë me themel dhe të përqendrohet tek interesat themelore kombëtare e jo tek ato partiake ose tek objektivat politike afat-shkurtëra”, dhe që, “Forcat kryesore politike të bien në ujdi mbi vizionin për të ardhmen e vendit dhe mbi përpilimin dhe zbatimin e politikave madhore që do të çonin ne realizimin e këtij vizioni”, është shprehur Drejtori i Drejtorisë së Euro-Azisë të Zërit të Amerikës në komentin e tij mbi librin “Demokracia Nuk Pret”.  Ai mendon gjithashtu se përveç thirrjes për ndryshim rrënjësor në qeverisje, “E gjithe shoqëria duhet të ndryshojë thellësisht – mënyra si mendon dhe si vepron ajo.  Shqiptarët duhet të jenë me kërkues dhe ndëshkues ndaj politikanëve të tyre dhe të kërkojnë llogaridhënie, transparencë dhe përgjegjshmëri më të madhe”, ka përfunduar Dr. Elez Biberaj.

 

Jam plotësisht dakort me vlerësimin e Dr. Biberajt të problemeve shqiptare dhe mendoj se kjo përgjegjësi, transparencë dhe llogaridhënie duhet të kërkohet nga udhëheqsit shqiptarë sidomos me këtë rast të këtij debati të filluar mbi ndryshimin ose korrigjimin e kufijve të Kosovës me Serbinë.  Nuk besoj që sot për sot të ketë çështje më madhore kombëtare se vet ekzistenca dhe integriteti tokësor i Republikës së Kosovës.  Kjo është përgjegjësia numër një e të gjithë udhëheqsëve dhe vendim-marrësve shqiptarë, pa dallim dhe nga të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar.  Shpresoj të jem gabim në vlerësimin tim — por mënyra se si po zhvillohet ky debat tani mbi ndryshimin e mundshëm të kufijve të Kosovës me Serbinë — më duket se dominohet nga një mungesë serioze vizioni kombëtar dhe mangësie të përgjegjësive ligjore dhe kombëtare të udhëheqsve shqiptarë, të cilët duhet të dinë pak më mirë.

Tranzicioni i zgjatur shqiptar – VAZHDIMËSI APO NDRYSHIM? – Nga EUGJEN MERLIKA

Gjatë pothuaj një viti të fushatës zgjedhore P.S. dhe kryetari i saj shpalosën, në të gjitha shfaqjet e saj, idenë e ndryshimit që do të sendërtohej në jetën e Shqipërisë, mbas vendimit të “sovranit”, të shprehur më 23 qershor 2013.

U deshën më shumë se dyzet ditë që ky vendim të bëhej zyrtar. Kjo qe anomalia e parë e këtij proçesi zgjedhor, për të cilin entuziazmi i politikës, i mediave, madje dhe i të huajve shkoi në qiell, një tregues i hapur i një bindjeje, tashmë të rrënjosur thellë në të gjithë opinionet, se akti i votimeve, veprimi më i thjeshtë, më i natyrshëm e, njëkohësisht, më i rëndësishëm në jetën e një demokracie, në Shqipëri nuk mund të jetë kurrë në kufijtë e së zakonshmes. 23 qershori 2013 duket se, deri diku, e hodhi poshtë këtë postulat, të krijuar në më shumë se dy dhjetëvjeçarë të kalesës, mbasi, fatmirësisht, pala humbëse pranoi përfundimin, mjaft i prekshëm, për të mos lënë shumë shtigje për kundërshtime, ankimime apo shfaqje të tjera të vërtetuara në vitet e shkuara. Megjithatë afati i pritjes së shpalljes së përfundimeve tregon mbrapambetjen e theksuar të administratës dhe legjislacionit shqiptar në mbarështimin e proçesit kyç të jetës demokratike. Si ka mundësi që Vende të tjera, me dhjetra miliona votues, janë në gjëndje që, brënda 12 orëve të shpallin rezultatet, ndërsa ne na duhet një muaj e gjysëm për të numuruar më pak se dy milionë skeda zgjedhore ?

Një tjetër motiv i diskutueshëm është prirja mohuese e politikës shqiptare, për të hapur, realisht, proçesin zgjedhor ndaj shqiptarëve të mërguar. Prej vitesh politika, në të dy krahët e saj, ka spekulluar mbi këtë argument pa e kanalizuar asnjëherë atë në hullinë e një vendimi zyrtar të Kuvendit, që do t’i jepte mundësinë qindra mijra shqiptarëve të mërguar të thonë fjalën e tyre, në përcaktimin e barazpeshave të jetës politike të Atdheut të largët. Është një praktikë e zbatuar në shumë Vende të botës dhe krejtësisht e mundëshme të sendërtohet, pa organizuar karvanë autobuzësh apo makinash nga Greqia, apo premtime të pambajtura për pagesa biletash aeroplanësh nga Italia ose Vëndet e tjera. Nuk dekretohet votimi në qendrat konsullore apo nëpërmjet internetit, nuk dihet se pse…. Është një lloj frike apo mospranimi që i bëhet opinionit të atyre që kanë lënë Shqipërinë duke ruajtur lidhjet me të, sepse ajo i la ata pa asnjë mundësi dinjitoze jetese apo t’ardhmeje, por që, në këta dy dhjetëvjeçarë të kalesës, kanë dhënë një ndihmesë të çmuar, jo vetëm për familjet e tyre, por edhe për qëndrueshmërinë financiare të vetë Shtetit shqiptar. Ky i fundit, si shpërblim, shfaq mospërfilljen….

Nga përfundimi i zgjedhjeve, deri në formimin e hyrjen në fuqi të Qeverisë së re, kaluan gati tre muaj. Ky është një tjetër paradoks i legjislacionit tonë, nuk di a ka ndonjë rast tjetër të tillë në botë. Në absurditetin e saj kjo gjëndje prodhon ato dukuri si kontrata, dhënie sipërmarrjesh, emërime etj., të cilat sot kundërshtohen fuqishëm e  kërcënohen me pezullime dhe asgjësime, duke vënë në lojë humbje financiare e, akoma më shumë   besueshmërinë dhe seriozitetin e vetë Shtetit dhe përfaqësuesve të tij.

Kryeministri i ri, Edi Rama, në daljet e tij në publik e në skenën ndërkombëtare, ka shpalosur ide e synime që meritojnë vëmëndje. Shumë e dobishme ideja për të vënë në sitën e ndonjë institucioni të njohur ndërkombëtar gjëndjen financiare të Vendit, që ka nevojë për një diagnozë të saktë n’atë drejtim. Vëmëndja ndaj Kosovës e bashkërendimi i veprimtarive të dy qeverive është me shumë interes, nëse do të ketë si synim strategjik jo interesa kastash por ata kombëtarë.

Takimet me përfaqësues të lartë të institucioneve të B.E. e të NATO-s, veç ritualit të zakonshëm të paraqitjes së një qeverie të re , lënë të shpresohet në një tjetër mendësi, që i hap rrugën një shpejtimi të proçesit të integrimit evropian të Shqipërisë, për të cilin duket se ka një prirje të përgjithëshme miratuese. Kryeministri shqiptar vlerësoi zyrtarisht punën e paraardhësve të tij para autoriteteve të Brukselit, duke theksuar edhe shumë detyra të tjera që mbeten për t’u kryer. Nuk i përcolli në tryezën e dëshëruar për të qenë i ftuar, akuzat e ndërsjellta e të pafund që kanë shoqëruar, në gjithë këta vite, përfytyresën e politikës shqiptare. Edhe se është në kuadrin e një etike, do të thosha të domosdoshme në një jetë politike normale, meriton vlerësim  nëse mbajmë parasysh realitetin tonë.

Kryeministri zotohet brënda e jashtë Vendit se do të luftojë me rrënjë korrupsionin, jo thjesht si një kalë beteje të zakonshme, por si një strategji që do t’i sigurojë jetëgjatësi, duke paraqitur ajo dukuri pengesën më të madhe në rrugën e Evropës. Nuk mund të mos jesh i një mëndjeje me të kur ai shpall solemnisht se asnjë zyrë shteti nuk do të bëhet fole prodhuese postesh pune në funksion të interesave vetiake, familiare, të  klanit, të partisë etj. “Shumë e bukur për të qenë e vërtetë” thotë një proverb italian. Sikur të realizohej dhe gjysma e këtij synimi do të ishim të lumtur të konstatonim faktin se kemi bërë një nga kthesat më të rëndësishme në jetën e shoqërisë shqiptare. Por…. ka shumë arsye që bëjnë skeptik edhe optimistin më të zjarrtë të “rilindjes” shqiptare.

Ai mosbesim rrjedh, kryesisht, nga aktorët që do të sendërtojnë këtë “hop” të madh cilësor në Shqipërinë e njëmijë problemeve. Duke mbajtur parasysh faktin e risisë së një pjese të mirë të Qeverisë, që shprehet në moshë e funksione, kursi i ri do të ketë “bekimin” e  rojes së vjetër të trashëgimisë ramiziane, të ngritur në fushën e politikës në vitet e fundit të regjimit e në fillimet e dhjetorit 1991. Çfarë sigurie mund t’i japin këtij kursi të ri drejtues si Gramoz Ruçi, Ilir Meta, Skënder Gjinushi, Paskal Milo e të tjerë si këta ? Vitet e kalesës së pambaruar e të dështuar të sistemit Shqipëri mbajnë vulën e pashlyer të këtij brezi politikanësh që, së bashku me “kundërshtarët” e tyre në PD e kanë monopolizuar në trajta  berluskoniane jetën politike. Jemi i vetmi Vend ish komunist që kemi në drejtimin e Shtetit dhe të politikës të njëjtët njerëz që e përcaktuan atë në 1991. Ky fakt, më shumë se të na bëjë të mendohemi, duhet të na bëjë të skuqemi, sepse provon katërcipërisht paaftësinë tonë për të shkuar përpara, për t’u ripërtërirë politikisht, për të lënë mbas krahëve mallin për socializmin, bëmat dhe idetë e tij, për të pëvehtësuar mendësinë e respektimit të vlerave qytetëruese, që shprehet në forcimin e shtetit ligjor që bëhet pengesë e pakapërcyeshme për ato dukuri që çojnë në paralizat e shoqërisë.

Koha do të tregojë se sa do të jetë në gjëndje ekipi i ri i kryeministrit të vejë në zbatim nevojat e domosdoshme të ripërtëritjes mendësore të politikës shtetërore, se sa do të përfaqësojë ndërrimin brezor, duke e shoqëruar atë me evolucionin e nevojshëm botkuptimor. Sigurisht kthimi në glorifikimin e konferencës së Pezës nuk shkon n’atë drejtim, ashtu siç nuk është një tregues pozitiv fakti që Qeveria merr një vendim të heqë nga zyrat e shtetit portretin e Kryetarit të tij. Edhe duke mbajtur parasysh vlerën e personit, përkatësinë dhe mënyrën e zgjedhjes së tij që, ndoshta për mjaft qytetarë mund të jenë të diskutueshme, nuk do të nguroja t’a quaja atë vendim një shkelje të etikës politike, një veprim të panevojshëm, madje të dëmshëm.

Në shumicën dërmuese të vendeve demokratike portreti i Kryetarit të Shtetit është i pranishëm në të gjitha zyrat qeveritare. Kjo është një praktikë e konsoliduar që mban parasysh çastin real e nuk ka lidhje me të shkuarën dhe historinë.  Ideja për të vënë portretin e firmëtarit të parë të Pavarësisë së Shtetit shqiptar nëpër zyra, në dukje kërkon të ngrejë në piedistal një vlerë madhore historike, në fakt është një mënyrë jo shumë e zgjuar për të asgjësuar de facto autoritetin e Kryetarit aktual të Shtetit, duke e arkivuar si të parëndësishme figurën. Sigurisht Bujar Nishani nuk ka e nuk mund të ketë peshën dhe personalitetin e themeluesit por, që nga çasti i zgjedhjes në funksionin e Presidentit, ai bëhet qytetari i parë i Republikës, simboli i bashkimit të saj e si i tillë respekti për të bëhet i domosdoshëm. Puna dhe veprimtaria e tij mund të jenë objekt kritikash edhe t’ashpra por, përderisa ai mos të ketë kryer ndonjë veprim që, simbas kushtetutës, i jep të drejtë Kuvendit të kërkojë shkarkimin, ai mbetet një figurë ndaj së cilës asnjë lloj qeverie nuk ka të drejtë t’a verë në diskutim.

Zoti Ilir Meta u shpreh se heqja e fotografive të Presidentit është kryer më parë nga paraardhësja e tij në funksion, zonja Topalli. Se sa pak bazë logjike mund të ketë një argument i tillë justifikues është në sytë e të gjithëve. Fatkeqësisht ajo tregon nivelin e ulët të politikës shqiptare në përgjithësi, që është në gjëndje të asgjësojë edhe vlerat më parake të bashkëjetesës institucionale për teka vetiake, për mospërputhje interesash, idesh e konceptesh. Nëse znj. Topalli ishte bërë nismëtare e heqjes nga zyrat e saj të  fotografisë së ish Kryetarit Topi, zoti Meta, si autoriteti i dytë i qeverisë Berisha, duhej të kishte ndërhyrë për t’a kritikuar ashpër atë veprim e jo t’a quante një preçedent për t’u imituar simbas kohës e njerëzve. Veprimi është i dënueshëm në të gjitha rastet e habit fakti që ai, në të shkuarën ka kaluar pa u “vënë re” nga organet e medias e nuk ka patur kundërveprime.

Mendoj se duhet të jemi të vetëdijshëm se, duke shkelur edhe rregullat më të thjeshta të bashkëjetesës institucionale, do t’i hapim rrugën vetëm mohimit të vlerave shtetformuese, për pasojë anarkisë së koncepteve, dukuri këto që na bëjnë të shkojmë jo drejt Evropës por drejt Haxhi Qamilit. Nëse duam të nderojmë gjithmonë kujtimin e Plakut të Vlorës, mund të miratohet në Kuvend një ligj që e bën të detyrueshëm vendosjen e fotografisë së tij në të gjitha zyrat, krahas asaj të Kryetarit aktual të Shtetit. Të dy mund të qëndrojnë njëkohësisht, njëri simbol i vlerave të përjetëshme të Kombit e tjetri përfaqësues i Shtetit aktual, dëshmi e aftësisë për të fuqizuar institucionet e për t’i respektuar ata. Në të kundërt, nëse pranojmë si të ligjshëm çdo lloj improvizimi politik të çfarëdo partie apo qeverie, rrezikojmë që të kemi, simbas bindjeve e paragjykimeve historike, në zyrat e Shtetit tonë portrete të ndryshme, duke mos përjashtuar edhe ndonjë që e kemi mbajtur për dhjetëvjeçarë pa fund.

U mundova të skicoj përciptas disa aspekte të periudhës pas zgjedhore e fillimit të punës së Qeverisë Rama. Është ende shumë shpejt për të vlerësuar veprimtarinë e saj. I rëndësishëm është që ky vlerësim, sido që të jetë, të shkëputet nga paragjykimet e të përcaktohet vetëm nga faktet, sa e nxisin apo e frenojnë ata përparimin e Vendit e të shoqërisë shqiptare. Do t’ishte edhe ky një hap i madh përpara drejt qytetërimit.

Shtator 2013

Marrё nga libri “Demokratura shqiptare nё vёshtrimin e njё tё mёrguari”

Tirana çfarë lloj qyteti është…?! – Nga PËRPARIM KABO

Sepse më është fiksuar një fakt që dua ta them. Duke lexuar mbi jetën e një laburisti të shquar, anglezit Gordon Brawn, ish-ministrit të Financave dhe ish- kryeministrit anglez, nga analistë dhe studiues të ndryshëm vihet në pah se ai ka jetuar fëmijërinë në një qytet buzë detit, ku erërat sillnin aromën e rëndë të fabrikave të linoleumit. Vendbanimi tij ishte një provë sakrifice për familjen e tij. Fëmijëria dhe rinia e tij të vështira, por jeta dhe kontributi tij janë suksese dhe vlera. Një model si edhe thotë ai vetë për sjelljen e tij: “Nëse doni një kalë pune, ejani, ja ku jam”. Po shtetarët tanë, ku jetojnë, si kanë jetuar, çfarë fëmijërie kanë pasur, a janë ata “kuaj pune”? Vështirë të themi po. Në antropologjinë urbane kur do të identifikosh një qytet, mund të thuhet: “Qytet i banueshëm, qytet ku jetohet shëndetshëm, qytet i zhurmshëm, qytet me klimë jo të mirë ku të gërryhen lagështia, qytet pa rregull, anarkik, qytet i paqtë frymëzues, ku bashkëjeton historia me modernen; qytet që ia vlen të jetosh dhe investosh, qytet që nuk banohet më sepse ka humbur tiparet dhe kushtet e domosdoshme të jetesës normale dhe të shëndetshme. Ka qytete që mbipopullohen, siç ka qytete që braktisen. Ka qytete me të shkuar, por pa të ardhme. Ka qytete me tradita që konservohen siç ka edhe qytete me ritme marramendëse ndryshimi. Ka qytete që e kanë ruajtur identitetin, siç dhe takohen qytete të shpërfytyruara, të deidentifikuar.

***

Kur Tirana u shpall kryeqyteti i vendit nga Kongresi Lushnjës në janar të vitit 1920, habia ishte pezull. Përse jo Elbasani, një qendër me traditë dhe zhvillim në disa shekuj dhe ku së fundmi ishte edhe një shkollë e mesme, Normalja e Elbasanit. U mendua të ishte edhe Kruja. Joshte historia, jehonat e saj, heroi kombëtar. Pse jo Shkodra, qendra më e zhvilluar e vendit me traditë romake dhe veneciane, me një Kushtetutë, si edhe kishte qenë dikur statuti Shkodrës. Edhe Durrësi mund të ishte kryeqytet. Princ Vidi në 6 muajt e tij të qeverisjes e shpalli kryeqytet, pa çka se kur vizitoi Vlorën, tha së paku dy gjëra: “Ky qytet duhet të bëhet një Hong Kong i dytë” dhe pas dy ditëve qëndrim tek preku nga afër patriotizëm e atyre njerëzve, belbëzoi. “Sa gabim që nuk e shpalla Vlorën kryeqytet. Ndjenja e atdhetarisë këtu qenka vërtet e fortë dhe e ushqyer nga shpallja e pavarësisë”. Por ja, befas Kongresi Lushnjës e shpalli Tiranën kryeqytet dhe askush nuk e kundërshtoi, nuk e paragjykoi, nuk e refuzoi. Zona kishte histori, traditë, por nuk ishte e zhvilluar. E vetmja gjë që jepte arsye ishte shtrirja mes dy lumenjve lumit të Tiranës dhe lumit të Ishmit. Për një qytet, lumi është jetë sepse sjell ujë për të pirë, për t’u larë e pastruar, është i nevojshëm për punët në bujqësi dhe me rëndësi për klimën dhe mikroklimën. Lumenjtë disiplinojnë ujëra e përrenjve apo rrëkeve që fryhen nga shirat dhe kështu krijohet rrjeti ujor, që edhe pa dorën punëtore dhe shkencore të njeriut, por me atë primitiven dhe intuitiven, ai ka ditur të ndërtonte në shekuj një dialog mirëkuptimi mes shoqërisë dhe ujërave. Nga studimet hidroteknike të realizuara në vitet ‘80-të të shekullit të kaluar, fusha e Tiranës është e pasur me ujëra të nëndheshme. Mjafton të shposh 8-11 m dhe takon në ujë. Kjo u provua edhe kur u hap gropa e madhe që mori emrin “Gropa e Hajdin Sejdisë” pas godinës së Pallatit të Kulturës. Sipas njërit nga specialistët më të mirë që kemi për digat dhe basenet, liqenet dhe rezervuarët (u provua aftësia e tij edhe kur plasi diga e liqenit, vetëm inxhinieri me inicialet N.N. i bëri derman dhe e mbylli) përmbytja e fundit e ambienteve të Bibliotekës Kombëtare nuk ka ardhur vetëm nga vërshimet nga sipër. Parkingu që është ndërtuar nën sheshin “Skënderbej” ka zhvendosur ujëra të nëndheshme duke i spostuar më tej, duke shtuar densitetin e tyre dhe pas shirave të bollshëm, ato fryhen dhe shpërthejnë nga poshtë–lart.

Para disa vitesh ky fenomen ndodhi edhe në Rumani, ujërat e nëndheshëm shpërthyen dhe dolën në sipërfaqe. Por le të rikthehemi tek historia. Tirana u caktua kryeqytet sepse fusha ishte e pjerrët nga veriperëndimi dhe kullonte nuk mbante ujë. Vetëm disa zona që nuk e kishin këtë morfologji krijonin pellgje të ndenjura. Qyteti rrethohej nga kodra të buta dhe të gjelbëruara, e mbi të gjitha për karshi ishte Mali i Dajtit, një monument kulturor dhe një “mushkri” për jetën e banorëve. Nga mali rridhte uji i pastër i pijshëm, që më vonë u shndërrua në ujësjellësin e disiplinuar të qytet, me një cilësi që siç edhe shpreheshim dikur, “është i ftohtë si brisk, të than duart”. Ky ambient gjeografik jepte mundësi për jetë të shëndetshme në bashkëjetesën mes njeriut dhe natyrës. Spitali që u ndërtua nga nëna mbretëresha Geraldina ishte tipik fushor në mes të pyllit, sipas modelit austro-hungarez. Edhe sot ka të tillë në Hungari. Edhe spitali tjetër ndërtuar në periudhën e komunizmit, që u njoh si Sanatoriumi i Tiranës, u ndërtua në kodrat e Saukut, në një hapësirë ku mushkëria të mbushej me oksigjen.

Ndërtimet në kohën e Mbretërisë së mbretit Zog, projektuar dhe realizuar nga studio projektimi dhe ente të punëve botore të nivelit më të lartë të kohës, i dhanë Tiranës pamjen e një qyteti europian duke e shkëputur nga fizionomia dhe pamja orientale. Sivjet mbushen 90 vite nga shpallja e Mbretërisë. Nuk e di nëse Bashkia e Tiranës ka në plan aktivitete me rastin e këtij përvjetori të historisë së vendit dhe enkas të historisë së qytetit. Tirana e periudhës së komunizmit u zgjerua edhe si qendër banimi, edhe si qendër administrative, por u shndërrua edhe në qendër industriale e tregtare, arsimore dhe kulturore, shëndetësore dhe rezidenciale për trupin diplomatik të akredituar. Ndërtimet ishin të ulëta 2-3-4-5 kate dhe vitet e fundit të atij sistemi tek-tuk edhe 6 kate. Sigurisht, sipërfaqet e banimit ishin të vogla dhe jo të mjaftueshme. Ka rëndësi të pohojmë se kushtet urbanistike, kriteret dhe parametrat u respektuan. Distanca mes godinave, largësia, e drejta e dritës dhe ajrit nuk u shkelën nga projektuesit. Korridoret e ajrit veri-jug dhe lindje-perëndim funksiononin. Era e freskët në mëngjes herët vinte nga kodrat e Liqenit Artificial dhe përfundonte në Rrugën e Kavajës dhe gati në Rrugën e Durrësit. Që një banesë të jetë e shëndetshme, çfarë do të duhet të plotësojë? Jetëgjatësia u shtua, popullsia u rrit. Tani pas 28 vitesh ndryshime demokratike, me ekonomi tregu kemi të drejtë të pyesim.

Tirana, çfarë lloj qyteti është…?!

Pas një rrokopuje me kioska e me ngrehina pa vlerë, tani Tirana e viteve 2000, e mijëvjeçarit të ri, çfarë lloj qyteti është apo së paku është projektuar të jetë? Kjo është pyetja që i bëra në zyrën e tij kryebashkiakut Erion Velija në një takim para po thuaj më shumë se një viti. Ai në fillim heshti. Pastaj më tha, “se po vëmë dorë kudo, sepse qyteti kishte rënë në gjumë, po thuaj në letargji, punët publike ishin ndaluar dhe qyteti po mbytej”. “E shoh – i thash – por kjo nuk ju pengon që të ideoni udhërrëfimin dhe trasen për 50 apo 100 vite se ku do shkojë qyteti Tiranës. Do jetë qytet rezidencial apo turistiko-kulturor? Do jetë vetëm qendër banimi apo edhe industrial e manifakturor?! Dhe më tej i përmenda shembullin e zotit Boris Jonson, i cili drejtoi Bashkinë e Londrës. Ai caktoi objektivin. Londra nga “banks city” (qytet i bankave pra i jetës monetare) do të shndërrohet në “Green City” (qytet gjelbër). I përmenda rolin e madh të ish-presidentin amerikan, Teodor Rusvlet në fillim të shekullit XX për ndërtimin e parqeve natyrore në USA dhe kujdesin për natyrën. Ai më dëgjoi në heshtje. Folëm edhe për ujin e pijshëm. I kumtova se pa ujin e pijshëm në rubineta për çdo njeri, pavarësisht se ku jeton, nuk mund të shkohet në BE dhe i bëra prezent eksperiencën hungareze dhe atë kroate. Më bëri me dije se po punohej në bashkëpunim me kompaninë më të njohur hungareze për pastrimin dhe cilësinë e ujit të pijshëm, duke përdorur e ujin e lumit Danup, i cili është disi i rëndë, sepse lumi është fushor dhe rrjedh shumë ngadalë. Më vonë mësova se në një takim pune ku u paraqitën projektet për zhvillimin e ndërtimeve të Tiranë aktiviteti kishte nisur me një provokim disi jo bindës. Një logo në mes të ekranit njoftohej për Tiranën si qytet i gjelbër dhe njëkohësisht u paraqitën projektet për zënien e hapësirave për ndërtime masive kudo dhe ngado. E gjitha kjo ndërhyrje pa një konsultim referendar me publikun, me komunitetet dhe banorët e Tiranës. Qyteti dhe i gjelbër, edhe me njolla të reja betoni, pa kursyer më as edhe më të voglin truall apo hapësirë publike për brezat që do të vijnë.

Nuk ka qytet të gjelbër atje ku sistematikisht shtohet klaustrofobia urbane. Pallatet ekzistuese ku sigurisht jetojnë ata që nuk blenë dot apartamente të reja, pra shtresat në nevojë ose të varfra të shoqërisë janë tani në kushte shumë të rënda. Sipërfaqja e tyre e banimit është e vogël e kohës së komunizmit. Rreth e rrotull godina të larta e të stërlarta që u zënë frymën, u pengojnë dritën, u ngushtojnë hapësirën, iu marrin ujin me cisternat që kanë nën tokë; si të thuash ata njerëz janë të burgosurit e një moderniteti që po vret shëndetin e qytetit në shumë hapësira. Mbjellja e pemëve është një gjë shumë e dobishme për banorët e sotshëm dhe për brezat që do të vijnë. U mbollën 100 mijë pemë apo më pak, kjo është një gjë që verifikohet sepse ka harta, protokolle dhe tregues që identifikojnë. Për të jetuar shëndetshëm duhen pyjet komunalë, ato mes godinave dhe blloqeve të banimit, por është me shumë vlerë toka e gjelbër, dheu që nuk mbulohet me pllaka, beton apo me asfalt. Në Tiranë prej dy dekadash është punuar keq. Është zvogëluar sipërfaqja truall, dhé. Toka e absorbon më mirë të nxehtit dhe thith ujërat. Provo të shkosh pranë zonës së Liqenit atje në hyrje ku është Garda e Republikës, e ndjen menjëherë. Ajri është më i lehtë se ka më shumë oksigjen dhe temperatura është disa gradë më e ulët. Nëse merr rrugën drejt Librit Universitar e ndjen se ajri bëhet më i rëndë dhe temperatura ndjeshëm më e lartë. A ka matje se sa sipërfaqe tokë dhé kemi për frymë dhe sa sipërfaqe të mbuluar me material të ngurtë, mermer, granil, pllaka shtrimi apo asfalto beton? Duhet të ketë buletin ambiental dhe protokoll për këtë tregues. Nëse vendos për të ndërtuar, duhen caktuar standardet dhe kriteret në lidhje me të cilët të shprehen sociologët-urban, mjekët infeksionist, ambientalistët dhe inxhinierët e mjedisit së paku. Në objektivat e mijëvjeçarit, krahas ujit të pijshëm është objektiv ruajta e fondit të tokës, që dëmtohet nga zënia barbare me ndërtime duke mos menduar për brezat që vijnë, nga gërryerja dhe rrëshqitjet e dheut që matet me metër kub/ton. Si qytetar, unë pyes ku është protokolli matjes së këtij treguesi, ku është buletini përvitshëm që duhet të botojë zyra apo departamenti përkatës në Bashkinë e Tiranës?!

Objektivi të i mijëvjeçarit është: “Sigurimi i qëndrueshmërisë së mjedisit. Synimi 7A: Integrimi i parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm në politikat dhe programet e vendit; kundërshtimi i humbjeve të burimeve mjedisore. Synimi 7B: Zvogëlimi i humbjes së biodiversitetit, duke arritur deri në vitin 2010, një reduktim të ndjeshëm në normën e humbjes. (Jemi në vitin 2018. Unë ju pyes zoti Veliaj, a mund të na thoni sa është humbur nga biodiversiteti në territorin e Bashkisë së Tiranës?) Proporcioni i sipërfaqes së tokës të mbuluar nga pyjet. Emetimet e CO2, gjithsej, për frymë dhe për $ 1 GDP. Konsumimi i substancave që zvogëlojnë ozonin. Përqindja e rezervave të peshkut brenda kufijve të sigurt biologjik. Përqindja e burimeve totale të ujit të përdorur. Proporcioni i zonave tokësore dhe detare të mbrojtura. Përqindja e specieve të kërcënuara me zhdukje. Synimi 7C: Përqindja deri në vitin 2015, përqindja e popullsisë pa qasje të qëndrueshme në ujë të pijshëm të sigurt dhe kanalizime bazë. Përqindja e popullsisë me qasje të qëndrueshme në një burim të përmirësuar të ujit, urban dhe rural. Përqindja e popullsisë urbane me qasje në përmirësimin e kanalizimeve. Synimi 7D: Deri në vitin 2020, të ketë arritur një përmirësim të ndjeshëm në jetën e të paktën 100 milionë banorëve të lagjeve të varfra. Përqindja e popullsisë urbane që jeton në lagjet e varfra. Bazuar në këtë strukturë, ne banorët e Tiranës duam të jemi të informuar sa tokë humbasim, sa pyje, sa ujëra, sa biodiversitet? OKB organizon takimet botërore për ujin dhe për tokën, siç edhe ka qenë samiti në Danimarkë dhe ai në Meksikë. Çfarë kemi marrë ne prej vendimmarrjes së tyre? Në cilat projekte jemi përfshirë, në mënyrë individuale apo si partner rajonal a më gjerë? A paraprin Tirana si qendra më e madhe e vendit në respektimin e vendimeve të Konferencës së Johanesburgut, gusht 2000, sepse ne si shtet e kemi firmosur këtë marrëveshje dhe e kemi ratifikuar në Parlament. Në vitin 2020 mbushen dy dekada. Unë si qytetar i RSH propozoj që e para Bashkia e Tiranës, por edhe ajo e Shkodrës, Durrësit, Korçës, Vlorës, Kukësit, Sarandës, Fierit, Elbasanit etj., etj. të përfshihen në konferencën e qytetit me objekt studimin dhe raport-dhënien “Pas 20 vitesh çfarë është bërë me objektivat e mijëvjeçarit”. Më tej mund të shkohet në një Konferencë Kombëtare me problematikën: “Shqipëria e shekullit XXI.” Nëse nuk punohet kështu as zhvillim nuk ka, as partneritet, as seriozitet, por edhe as shëndet publik. Ka sheshe me plloça ku të plas vapa, ka sheshe që mbulojnë trashëgimin historiko-arkeologjike si në (Durrës ku arrogance e pushtetit lokal arriti kulmin). Po le të marrim një element e të jetuarit shëndetshëm.

Cilësia e ajrit… Ajri në Tiranë (zona e qytetit, jo rrethinat) është goxha e ndotur me tymra, me gazra, me helme, me grimca të ngurta. Nuk e dimë nëse ka buletin të përvitshëm që raporton gjendjen. Matje a bëhen dhe nga cili ent? Me çfarë ndjenje përgjegjësie? Ku certifikohen këto matje? A shpallen dhe analizohen, a nxirren përfundime? A përcaktohen detyra dhe a ndërhyhet për rregullime e përmirësime? Cilësia e jetës varet drejtpërsëdrejti nga cilësia e ajrit, sepse pa ajrin që na jep oksigjenin, gjaku nuk e kryen dot funksionin edhe nëse qarkullon në trup. Me ajër të ndotur shkaktohen sëmundjet e hipertensionit dhe ato kardiovaskulare, astma dhe alergjitë. Në Tiranë qarkullojnë ende automjete që lëshojnë jo tym, por blozë. Policia Bashkiake përpara se të vërë gjoba për parkim të gabuar apo ndonjë shkelje tjetër, të ndjekë dhe të ndalë autobusë apo autovetura që ndotin keq ajrin e qytetit. Duhet të ketë protokoll marrëveshjeje dhe bashkëpunim mes bashkisë dhe organeve kompetente, që kanë për detyrë matjen e parametrave të gazrave. Ai që toleron apo korruptohet, helmon qytetin, vret jetën, dëmton shëndetin e pleqve dhe fëmijëve. Cilësia e karburantit lë shumë për të dëshiruar. Sa e mbush mbajtësin e karburantit në shpërndarësin e tij, të ndizet në tabelën përball treguesi që makina megjithëse e re, po mbytet nga gazrat. Kjo ndjehet edhe kur e mbush makinën me benzinë apo naftë jashtë Shqipërisë. Ajo është më e lirë dhe punon shumë më normal. Karburanti jashtë standardeve ndot, vret jetën, nuk të lejon të jetosh shëndetshëm. Po pse në qytetin e Tiranës në çdo shesh apo qendër ku ka lëvizje të dendur të mjeteve dhe njerëzve nuk ka matës publik të temperaturës, të oksigjenit, të gazit karbonik, të azotit, të lagështirës? Këto shërbime publike janë kudo në Europë. Nuk bëhesh qytet europian duke vënë në qytet ibrik gjigant për të pirë ujë dhe pas dy vjetësh ata zhduken pa nam e pa nishan.

Grumbullimi automjeteve në qendër si në parkingun në sheshin qendror dhe rreth tij, që me gjasa edhe do shtohen me ndërtimet e reja rrokaqiellëse, lëshojnë gazra. Nuk mjafton ai oxhaku që i nxjerrë jashtë. Aritmetika është e thjeshtë. Pemët dhe shkurret në zonë, a mjaftojnë që ta përthithin gazin karbonik? Dhe një pyetje tjetër. Ku jemi ne, Republika e Shqipërisë me projektin e BE-së për zvogëlimin e emetimit të gazit karbonik deri në 20/%? A ka projekt? Po plan veprimi a ka? Ka matje, ka ndërhyrje, ka ndryshim të pritshëm? Unë nuk di të ketë. Nëse dikush di ju lutem të na vini në dijeni.  Ajri mungon në Tiranë. Zona e qytetit është dëmtuar rëndë, sepse korridoret e ajrit janë zënë. Po pse nuk ushtrohen gjoba për shkelje të tilla deri në vendim shembje godine?! Interesi publik për të jetuar shëndetshëm duhet të jetë i pari si prioritet? Mjafton të hipësh në malin e Dajtit dhe të shohësh tymin kancerogjen që lëshohet nga djegia e plehrave në Sharrë… Madje dëgjuam nga zoti kryeministër se ai lanfieldi Tiranës do të shërbejë për Tiranën dhe Durrësin. Diçka e pamotivuar si ide. Nuk e imagjinoj se si do vijnë mbetjet nga Durrësi në Tiranë, me tren me makina apo me karroca?! Shqipëria europiane ka nevojë për një strategji kombëtare dhe për stacione rajonale në nivel bashkie për mbledhjen dhe çaktivizimin e mbetjeve. Reforma territorial, ku e ka masterplanin për këtë detyrim? A mendon kush? A ka studime? Për ditë shohim në kronikat televizive njerëz të revoltuar pikërisht për situata të tilla që vrasin shëndetin publik. Ajri është i ndotur në Tiranë sepse antenat që lëshojnë valë elektromagentike janë vendosur edhe në mes të qytetit, se shumë klinika mjekësore apo stomatologjike janë brenda në pallate. Bashkia duhet të ketë protokollin dhe kushtet për instalimin dhe funksionimin e tyre, me qëllim mbrojtjen e jetës së banorëve. Nëse nuk e bën, është njësoj përgjegjëse për këtë krim që ndodh çdo ditë kundër shëndetit publik. Ajri është i ndotur se mbetjet urbane janë ende në rrugë. Duhet nisur ndërhyrja që çdo banesë të ketë kazanët brenda të ndarë në tre mbajtës, biologjike, plastike, letra-karton. Përgjegjësit e pallateve së paku atje ku ka të tillë dhe paguhen me këtë detyrë duhet të merren.

Më ka bërë përshtypje në një pallat në Budapest. Në katin përdhes të gjithë banorët çonin shishet dhe objekte të tjera plastike. Pasi i grumbullonin, ato shiteshin dhe të ardhurat shkonin për investime në godinë. Edhe diçka tjetër. Restorantet, baret, dyqanet nuk duhet të hedhin mbeturinat e tyre po në kazanët ku i hedhin banorët. Mbetjet e tyre janë disa herë më shumë si peshë dhe si volum. Ata duhet të kenë mbajtësit të ndara sipas natyrës së mbetjes brenda ambienteve. Makinat që ua tërheqin atyre janë enkas në një orë të caktuar dhe me tarifa të veçanta që përcaktohen nga lloji shërbimit dhe kosto e tij. Cilësia e shërbimeve-ushqimet dhe higjiena, si janë në Tiranë? Kudo ka mangësi. Bashkia dhe shërbimet e saj duhet të mos lejojnë asnjë kafeteri apo restorant që të lajë gotat dhe enët në lavamanë si edhe ndodh rëndomë. Duhet të kenë kudo pjatalarëse. Ja përse hepatitet lodrojnë në Shqipëri. Bashkia duhet të bashkëpunojë me shërbimin stomatologjik për sëmundjet frekuente të gojës sepse këta njerëz marrin dhe nxjerrin frymë, ulen e pinë kafe dhe me atë filxhani pi edhe tjetri. Duhen jo vetëm banjat publike (me matje një për 12 persona dhe jo ca kabina Toi-Toi, që tani edhe nuk duken më janë zhdukur,) por edhe dushet publike për njerëzit e rrugës, për ata në nevojë, sepse ai hipën në autobus, hynë në dyqan, shkon në ambulancë apo spital si i rrezikuar dhe dëmton dhe tjetrin. Bashkia nuk duhet të lejojë shitje ushqimesh në rrugë por edhe rrobash të përdorura që kutërbojnë erë të tmerrshme. Higjiena dhe kultura e saj si higjiena e trupit dhe gojës, e veshjes dhe jetesës mungon shpesh si kulturë publike.

Programet edukuese dhe ato të shkollave, shoqërisë civile dhe shtresave në nevojë e pa të ardhura ekonomike duhet të jenë reale, konkrete dhe të matshme. Higjiena e qytetit. Rrugët duhen larë dhe dezinfektuar. Po ashtu, trotuaret duhen fshirë larë dhe dezinfektuar, aq më tepër që kafshë pa zot qarkullojnë në Tiranë, por edhe ato me zot gjithçka e bëjnë në trotuare. Feçja dhe urina e tyre është tejet e rrezikshme për njeriun e në mënyrë të veçantë për fëmijët. Shëndeti publik lidhet dhe me nivelin e zhurmave. Tirana është në shumë zona qytet anormal, me histeri dhe çmenduri antikomunitare. Zhurmat e kalojnë disa herë normën e lejuar të decibelëve. Kurse ndriçimi me gjithë ndryshimet lë shumë për të dëshiruar. Ka keqkuptim në lidhje me ndriçimin. Ai trajtohet si llamba kundër errësirës dhe jo si element që dimensionon qytetin edhe në orët e errësirës. Le të shohin Parisin natën dhe Stokolmin. Mbase e kuptojmë se duhet të dalim nga koha kur shqiptari zgjohej me diellin dhe flinte po me diellin, në një jetë pagane. Qyteti i pandriçuar është i frikshëm dhe jo i shëndetshëm, është i pasigurt dhe jo funksional, është tipik për atë shoqëri që e ka të mbyllur mendjen në një “kuti të zezë”, ku gatuhet vetëm zymtësia. Historia vazhdon…!

Tranzicioni i zgjatur shqiptar – TABU-ja e 29 NЁNTORIT – Nga EUGJEN MERLIKA

Edhe antikomunizmi është një vlerë

Walter Veltroni

Ёshtë diskutuar shumë në mjediset politike e në shtyp kohët e fundit mbi një projekt vendim të Qeverisë Berisha për të hequr 29 nëntorin nga ditët e festave kombëtare. Kundërveprimet e ish komunistëve, qoftë në nivelin politik nëpërmjet deklaratave të drejtuesve të PS, apo të komentatorëve të ndryshëm nuk ndryshojnë aspak nga toni propagandistik i përfaqësuesve të PPSH gjatë gjysëm qindvjeti të “demokracisë popullore”.

Kjo tregon një të vërtetë të hidhur e aspak shpresëdhënëse se demokracia shqiptare, së paku në pjesën e majtë të saj, në thellësi mbetet në kuadrin e një plagjature të suksesëshme të një sëre idesh e konceptesh të trashëguara nga rezerva ideologjike e regjimit komunist. Qëndrimet proamerikane ose proevropiane të tyre janë shprehje e interesave politike e ekonomike të asaj kaste drejtuese që ka bërë të sajën filozofinë ramiziane të të përshtaturit në kushtet e reja të botës mbas rrëzimit të Murit të Berlinit. Si të tillë ata nuk përbëjnë asnjë lloj dëshmije të evolucionit me të vërtetë demokratik të asaj pjese të shoqërisë, mendësia e së cilës e ka të vështirë të shkëputet nga dogmat dhe tabutë e socializmit, sidomos përsa i përket analizës objektive historike të dukurive të tij.

Ёshtë bërë me të vërtetë i mërzitshëm kthimi gjithmonë në diskutimin e argumentave të së kaluarës, por bëhet i detyrueshëm ky kthim, kur jemi të pranishëm vazhdimisht në përpjekjet për të justifikuar, motivuar e madje edhe hymnizuar bëmat e komunizmit shqiptar, duke filluar që nga lufta që e polli. Nuk mund të merret haptaz në mbrojtje diktatura e gjatë, por tërthorazi vihet re prirja për të sheqerosur imazhin e saj duke i ngarkuar vetëm Enver Hoxhës gjithë përgjegjësitë e krimet e gjysëm shekulli. Ёshtë e kuptueshme një orvajtje e tillë në brezin e vjetër, në ata që kanë patur fatin t’i shpëtojnë fizikisht pasojave asgjësuese të “luftës së kllasave” të markës enveriste. Ёshtë e habitëshme për atë brez që shëmbja e sistemit e gjeti rreth moshës tridhjetë vjeçe e që, në pjesën më të madhe të tij, emigroi e qe në gjëndje të bëjë krahasime e të arrijë në përfundime të sakta mbi pasojat e vërteta të dëmit që pësoi Shqipëria nga “pushteti popullor”. Çuditërisht një pjesë e këtyre ka përqafuar idetë e së majtës pas komuniste e komuniste evropiane, ndërmjet të cilave një nga vëndet e para e zë edhe prirja për të minimizuar apo për të heshtur para krimeve të komunizmit, ndonëse të njohura e të stërnjohura në botën e sotme. Por nëse për komunistët francezë, italianë etj., që gjithë jetën kanë ushqyer “mitet” e luftës për komunizmin, pa e kuptuar asnjëherë thelbin kriminal të tij, ky qëndrim është në përputhje me moralin politik të tyre për ata që kanë jetuar në Shqipëri pa mbyllur sytë, një qëndrim i tillë më duket i papranueshëm, për të mos thënë imoral.

Duke lexuar një shkrim të një shkrimtareje tashmë të njohur, që jeton në një Vend Perëndimor, më ra në sy një pohim që po e citoj tërësisht: “ Me rishikimin e vlerave të marksizmit, leninizmit e stalinizmit dështak historia e vonshme është marrë. Ndreqja është vënë në akt, falë asaj ndreqjeje Shqipëria sot është një vend që i përket sistemit demokratik. Por ndreqja jo gjithmonë duhet të jetë baraz me fshirjen, mohimin e vlerave njerëzore, shkeljen e ndjenjave të qindra-mijra familjeve të Shqipërisë që asaj lufte i dhanë. Fashizmi e nazizmi ishin e mbeten fakte pakundërshtueshmërisht të zeza në historinë moderne të njerëzimit. Apo edhe kjo – nëpërmjet këtij zelli budalla për fshirjen e festës së 29 nëntorit – është për t’u riparë?…”

Ka në këtë pjesë një gjykim që duket i kuadruar, që përcakton caqe të pakapërcyeshme, përtej të cilave duket se hyhet në absurden, në iracionalen. Ёshtë një përzierje konceptesh të intelektualit të ashtuquajtur përparimtar të epokës socialiste shqiptare me ata të së majtës evropiane, që përcakton një farë qëndrimi”politically correct”, po të huazojmë një term në përdorim të gjërë në politologjinë evropiane. Ky lloj intelektuali ka jetuar në Tiranën e viteve 80-të, ka studjuar në Universitetin e saj, ka qenë i prirur për t’a parë me sy kritik sistemin gërmadhë me qëllimin e modernizimit të tij, ka patur si model imitimi Gorbaçovin dhe perestrojkën e tij. Ka një farë idealizmi në formimin e këtyre intelektualëve të regjimit. Bota e përceptuar në rininë e herëshme është ajo e poezive të Agollit, të Kadaresë, të Arapit etj., e mbushur me komisarë, komandantë e partizanë që luftojnë për lirinë e atdheut. Lufta, e ashtuquajtur nacional-çlirimtare, është për ta një epope e largët por plot frymëzim. Imazhi i saj pushton fantazinë e ushqen idenë e komunizmit si shoqëri e të barabartëve, e njerëzve luftëtarë, puntorë e të idealit!!! Në këtë kuadër dita e 29 nëntorit,  dita e çlirimit, e realizimit të ëndërrës së luftëtarëve merr përmasa të veçanta e kthehet në tabu.

Papritmas, në pak kohë, komunizmi shëmbet, shkërmoqet, e ky lloj intelektuali bëhet idhtar i demokracisë, i një demokracie sui generis me më shumë liri e mundësi për të shkuar përpara e për të vënë pasuri. Por tabutë mbeten në një amulli mendore që mbizotëron duke i zënë vendin qartësisë së gjykimit objektiv. Falë kësaj paqartësie, kur Qeveria e ligjëshme, e dalë nga vota e shqiptarëve, ve në diskutim qënien e festës së fetishizuar për gjysëm shekulli, për të janë tejkaluar caqet, janë “mohuar vlerat njerëzore”, janë shkelur “ndjenjat e qindra mijra familjeve”, është arritur kulmi i “fajësisë së absurditetit dhe papërgjegjshmërisë”….

Këta intelektualë nuk janë idhtarë të diktaturës komuniste. Në rastin më të mirë, kanë mbetur në naivitetin e atyre që vazhdojnë ende t’u besojnë dogmave që kanë mbushur idealet e tyre shoqërore të kohës së rinisë. Por në naivitetin e tyre  nuk ka vënd për realitetin tragjik të një Vendi, në të cilin janë  rritur e formuar por që e kanë njohur pak ose aspak. Prandaj, kur ndihen të goditur në këto dogma, nuk mund t’a pranojnë këtë veprim si produkt i një mëndjeje të shëndoshë por si “gurin” proverbial të budallait. Në këtë amulli mendore nuk mund të gjejë vend ideja se 29 nëntori 1944 nuk i solli Shqipërisë  lirinë, por prangat. Dhe prangat e nëntorëve “romantikë” të radikal shikëve kanë numura “që ngjethin erën”, në raport me një grusht njerëzish që ishin shqiptarët gjysëm shekulli më parë: 5577 burra e 450 gra të pushkatuara; 26768 burra e 7367 gra të dënuara nga gjyqet politike; 1065 vetë të vdekur në burgje; 408 vetë kanë humbur aftësitë mendore; 7022 vetë të vdekur në internime; gjithsej 914.000 vite burgu e 256.146 vite internimi.

Kjo ishte njëra anë, ajo më e errëta, më e përgjakëshmja, më çnjerëzorja, më e turpshmeja e regjimit që sundoi Shqipërinë nga 29 nëntori 1944 deri më 1992. Ana tjetër është prangosia e lirisë së shqiptarëve, e asaj të fjalës, të besimit, të opinionit, të pronës vetiake, të lëvizjes pa kufizime, e lirisë për të ndërtuar një Shtet që të ishte garant i sigurisë së qytetarëve e jo fabrikues gjigand akuzash e terrori për ta. Po t’u shtojmë këtyre varfërinë skajore, prapambetjen proverbiale, veçimin e përdhunshëm nga bota e njerëzia, kuadri tragjik i pasojave të 29 nëntorit plotësohet më së miri. Besoj se para këtij kuadri nuk qëndron më këmbë asnjë iluzion, asnjë dogmë, asnjë mashtrim, asnjë tabu, asnjë krahasim, asnjë piedistal.

Ёshtë e vërtetë se festimi apo mos festimi i 29 nëntorit nuk është problemi më i mprehtë për Shqipërinë sot që përballet me një mal të tillësh, por nuk është edhe më i parëndësishmi. Demokracia shqiptare nuk ka vetëm problemet ekonomike e të rendit etik të politikës që e shqetësojnë. Ka edhe një borxh ende të pashlyer me kujtesën historike, me viktimat e panumurta të terrorit të diktaturës komuniste. Për t’u quajtur një demokraci e arrirë duhet të ketë kurajon të përballet seriozisht, ndershmërisht e me frymë konstruktive me këtë detyrë.Gjatë këtyre 15 viteve askush nuk e ka ndjerë si detyrë t’u kërkojë falje atyre, t’u rikthejë dinjitetin, t’u paguajë jetët e vrara e të shkatërruara, qoftë edhe në mënyrë simbolike, me një emërtim rruge, lagjeje, shkolle, institucioni… Fshirja e 29 nëntorit më duket më i pakti ngushëllim për ata që e pësuan historinë në gjysmën e dytë të shekullit të shkuar e, në mënyra të ndryshme, qenë shumica e shqiptarëve. Megjithatë një referendum për këtë çështje ndoshta do të ishte zgjidhja më e mirë, por i tillë që t’u jepte mundësi të gjithë shqiptarëve, brënda e jashtë Shtetit, të votonin. Do të ishte një provë e fuqishme dinjiteti për ta.

Nëndor    2005

Marrё nga vёllimi “Demokratura shqiptare nё vёshtrimin e njё tё mёrguari”