VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Cilat pjesë të Kosovës po synon t’i marrë Serbia? Tregon Lutfi Haziri (video)

By | January 15, 2019
1 Comments
  • author avatar
    rexhep 3 months ago Reply

    …..pom doket po dojkum me mashtru serbin ….???!!!

Komentet

Nis protesta e opozitës, bllokohen rrugët në 5 Qarqe (video)

Përpara protestës kombëtare të 11 Majit, Partia Demokratike do të protestojë edhe sot më 25 prill, në orën 18:00 në 5 Qarqe të vendit, Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier dhe Lezhë. Ata do të përqendrohen në nyjet kryesore rrugore në vend, duke paralizuar kështu edhe qarkullimin rrugor.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zgjedhur të jetë në krahë të protestuesve në Milot, ndërsa kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi do jetë në Durrës.

Detajet e protestës që pritet të zgjasë rreth 60 minuta e që do të paralizojë kështu edhe qarkullimin rrugor, i bën të ditura për “BalkanWeb” gazetari Klajdi Bodlli. Ai ndodhet te rrethrrotullimi “Shqiponja” në kryeqytet dhe raporton se 30 minuta para se bllokimi i rrugës të nisë, demokratët s’kanë nisur.

Kështu, do të protestohet në të njejtën orë tek rrethrrotullimi “Shqiponja” në kryeqytet, do të protestohet në aksin Durres-Kavaje, Plepa Autostradë përballë shtëpisë së pushimit të ushtrisë në Durrës, në rrethrrotullimin Sheq në Fier, në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan dhe në afërsi të karburantit në Autostradë në Milot.

Ora 18:20- Basha dhe banorët bllokojnë rrugën në Milot

Me thirrjet “Rama ik”, simpatizantë të PD-së  dhe opozitës së bashkuar kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa lideri i selisë blu, Lulzim Basha vijon të qëndrojë në krahë të tyre.

Ora 18:20- Nis me përplasje protesta në Tiranë
Protestuesit që kanë bllokuar rrugën janë përplasur me një shofer që ka dashur të kalojë në këto momente. Ata madje e kanë qëlluar me grushte.

Ora 17:40- Ja si janë shpërndarë ish-deputetët e PD dhe LSI

Tirana – Rrethrrotullimi Shqiponja
Ish deputetët Aldo Bumçi, Albana Vokshi, Halim Kosova, Gent Strazimri, Klevis Balliu, Agron Shehaj, Grida Duma, Jorida Tabaku, Genc Pollo, Dhurata Çupi, Valentina Duka, Astrit Veliaj, Isuf Çela, Fatbardha Kadiu do jenë në krahë të protestuesve te rrethrrotullimi Shqiponja. Nga LSI: Petrit Vasili, Klajda Gjosha dhe Floida Kerpaci.

Durrës
Ish deputetët Edi Paloka, Oerd Bylykbashi, Orjola Pampuri, Florion Mima do jenë në krahë të protestuesve në aksin Durres-Kavaje, Plepa Autostradë.

Kryetarja Monika Kryemadhi, Sekretari i Pergjithshem Endrit Braimllari, ish-deputetet Nasip Naco dhe Nora Malaj do te jene te rrethrrotullimi i Plepave ne Durres

Elbasan
Nga PD: Esmond Spaho, Endri Hasa, Luçiano Boçi, Ervin Salianji, Hekuran Hoxhalli. Nga LSI: Edmond Haxhinasto

Fier
Nga PD: Enkelejd Alibeaj, Nada Meçorapaj, Tritan Shehu. Nga LSI: Kejdi Mehmetaj.

Milot
Nga PD: Kryetari Lulzim Basha, Flamur Noka, Lorenc Luka, Bardh Spahia, Izmira Ulqinaku, Romeo Gurakuqi, Xhemal Gjunkshi, Lindita Metaliaj, Andon Frrokaj. Nga LSI: Viktor Tushaj, Perparim Spahiu dhe Agron Cela

Lekë Mirakaj: Të jetosh si armik që 2 vjeç ! Nga Admirina Peçi

Lek MIrakaj, një nga figurat më emblematike të shtresës të persekutuar tregon tmerrin e vuajtjeve nën diktaturë prej moshës 2 vjeçare. Prej moshës 2 vjeçare, Lek MIrakaj konsiderohej nga regjimi si person me rrezikshmëri të lartë:

Nga Admirina Peçi

Në emisionin “Dosja K” në Report Tv, të martën e 5 qershorit dhe mbrëmë më 12 qershor u transmetuan një varg dëshmish të rralla mbi internimin dhe burgjet në Shqipërinë komuniste nga Lekë Mirakaj, djali i Kolë Bibë Mirakajt, i internuar së bashku me familjen e tij që në moshën 2-vjeçare. Në pjesën e parë të rrëfimeve me titullin “Të jetosh si armik që 2 vjeç”, u trajtua gjithë historia e persekutimit 45-vjeçar. Ndërsa mbrëmë u transmetua një dëshmi e detajuar e Lekë Mirakajt mbi revoltën e Qafë Barit me titull “Guximtarët e Qafë Barit”. Më poshtë sjellim pjesën e parë të rrëfimit të Lekë Mirakajt, për ta vijuar nesër rrëfimin mbi Revoltën e 22 majit 1984 në Qafë Bari.

Lekë Mirakaj ishte ende foshnjë kur provoi për herë të parë persekutim në jetën e tij. Ai ishte një bebe 2 vjeç kur në vitin 1945 i morën nga shtëpia e tyre, me gjithë nënë e tij Xhinën dhe vëllanë pak më të madh Moisi, si edhe gjithë kushërinjtë e tyre dhe i mbyllën në një burg në Shkodër, duke nisur prej aty një kalvar të gjatë vuajtjesh në burgje e kampe internimesh.

Lekë Mirakaj është djali i vogël i Kolë Bibë Mirakajt, një nacionalist i orëve të para, që mbi gjithçka mbahet mend për shpëtimin e mijëra hebrenjve gjatë kohës kur ai ishte ministër i Brendshëm në vitet e Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri.

 

Kol Bib Mirakaj

Kol Bib Mirakaj

Leka dhe të afërmit e tij e tij vuajtën persekutimin e gjatë komunist vetëm për shkak të emrit të të atit.

Leka është sot 75 vjeç. Ai jeton në SHBA bashkë me familjen e tij që prej kohës së ndryshimeve demokratike në Shqipëri. Në një prej vizitave të tij në Shqipëri, i kemi marrë atij një varg kujtimesh nga ky udhëtim i gjatë në ferrin komunist…

Leka rrëfen fillesat e persekutimit nga regjimi komunist

“Unë e kam filluar 2 vjeç kalvarin e vuajtjeve. Krimi që kisha bërë ishte se kisha lindur. Nëna më kishte mësuar fjalët e para shqip. Meqë isha shqiptar dhe i thosha bukës bukë dhe nënës nënë, ata më morën dhe më futën në kampet e internimit, që në moshën 2-vjeçare. Jo vetëm mua, por të gjithë pjesëtarët e familjes, nënën, vëllanë pak më të madh se unë, kushërinjtë e mi, njëri i sapolindur, por siç duket, paraqisnim rrezikshmëri të lartë shoqërore…

Këtu në Shqipëri janë bërë krime prej urrejtjes. Si mund t’i thuhet kriminel një fëmije 2 vjeç? Në dosjet që po hapen tani lexoj: “Lekë Mirakaj është internuar për arsyen se paraqet rrezikshmëri shoqërore”. Është qesharake. Unë jam i bindur se sot, fëmijëve të këtyre kriminelëve, që sot janë padyshim në pushtet të gjithë, po t’ua tregosh këto të vërteta, nuk kanë për ta besuar që i kanë bërë baballarët e tyre…

Fillimisht kemi qenë në burgun e Shkodrës, ku ndenjëm disa kohë. Pastaj na çuan në Berat, ku na strehuan në kala, nëpër familje. Përshtypjet që kam krijuar nga tregimet e nënës janë me të vërtet të mira për qytetarët e Beratit. Jo vetëm që na strehuan në familjet e tyre, por edhe na kanë trajtuar në mënyrë njerëzore, gjë që erdhi duke u zbehur me kalimin e viteve. Sa më shumë perfeksionohej lufta e klasave, siç e quanin, aq më shumë zbeheshin këto cilësi të mira në popullin tonë. Atëherë, vërtet që sapo kishim dalë nga lufta, por kishte akoma njerëz të mirë, njerëz të traditës që dinin të respektonin të huajin, sepse ne të huaj ishim në Berat. Nga Berati kemi pasur një odise të gjatë, në Kuçovë, te katër rrugët e Shijakut, në Valias, për të përfunduar përfundimisht në kampin e Turanit dhe të Tepelenës, që mund të them pa dyshim, se ishte një Aushvic shqiptar, një Mathauzen shqiptar, ndoshta edhe më keq se atje sepse atje kanë vuajtur më shumë njerëz të rritur, ndërsa këtu, sipas statistikave thuhet se kanë vuajtur 300 burra, 500 gra dhe 1 000 fëmijë. Imagjino se në çfarë situatash jemi ndodhur…”

Gjithkund uri në Tepelenë!

Edhe pse ka qene mjaft i vogël, nga fëmijëria në kampin shfarosës në Tepelenë, Lekë Mirakaj kujton disa pasazhe që dëshmojnë ferrin e vërtetë që përjetuan fëmijët në atë kamp.

“Në Tepelenë kishte uri të tmerrshme, me qindra fëmijë kanë vdekur nga uria dhe një natë të vetme kanë vdekur 30 e ca fëmijë nga tifoja. Unë edhe vëllai shpëtuam. Njerëzit e familjes së nënës sakrifikonin dhe vinin vazhdimisht për të na parë, na sillnin ushqime dhe kështu e përballuam situatën.

Ata që s’kishin ndihma dhe s’kishin njerëz që të kujdeseshin për ta, dhe ishin shumica, vdiqën.

Në kampin e Tepelenës kishte shumë municione dhe kur njerëzit ndiznin zjarre, shpërthenin fishekët, sikur bëhej luftë. Një herë ka shpërthyer një bombë dhe një fëmije i kanë dalë të gjitha organet e brendshme jashtë. Dhe, megjithëse po vdiste, kërkonte racionin e gjellës, deri në atë shkallë kishte arritur uria.

Aty ka qenë dhe një grua myslimane. Uria e kishte katandisur deri në atë shkallë sa donte të hante pak mish. Nëna kishte disa njerëz nga veriu që i sillnin mish të thatë derri. Ia dha asaj gruas dhe ajo e pranoi, megjithëse feja ia ndalonte.

Uria ishte një fenomen që na shoqëronte çdo minutë. Por nënat tona kanë qenë heroina. Ato janë modeli i gruas shqiptare. Në qoftë se ne si komb kemi ca vlera, i kemi prej grave, motrave dhe nënave tona. Kanë përballuar një tmerr të vërtetë. A ka më të tmerrshme që të mos kesh mundësi të ushqesh fëmijën tënd? Nuk e di ku mund të shkojë më tepër tmerri. Ato rrinin vetë pa ngrënë. Kur ne qanim, ato edhe kafshatën e vetme të tyre, na e jepnin neve.”

 

Gradishte, 6 muaj përpara burgimit, 1979

Gradishte, 6 muaj përpara burgimit, 1979

Drejt Porto Palermos…

“Pastaj zgjodhën një pjesë prej të dënuarve dhe na dërguan në Porto Palermo. Është rast unik që gra dhe fëmijë të mbyllen në kështjellë. Ne na mbyllën në kështjellën e Ali pashë Tepelenës. Muret ishin të trasha dhe kullonin ujë dhe në vend të shtretërve flinim mbi gurë. Në atë kohë isha 7 vjeç.

Kemi udhëtuar tërë natën nga Tepelena për në Porto Palermo. Diku makinat u ndalën. Ishte natë.

Kur u ndal autokolona, unë kërkova ujë. Oficeri që na shoqëronte mori enën që mbanin shoferët për t’i hedhur ujë makinës, dhe shkon dhe e mbush në det, pasi ishte natë e nuk pa se ku kishte ujë. Dhe unë e piva të gjithën. Oficeri ishte ndjerë shumë keq për këtë dhe thonë që kur ka shkuar në Tiranë ka shkruar në relacion për këtë ngjarje duke u shprehur se ishte e tepërt ajo që kishte ndodhur dhe se ai vend nuk ishte për gra dhe fëmijë. Për sa kohë qëndruam atje, ne fëmijët dhe gratë na lejonin të dilnim rreth e rrotull kalasë, ngjiteshim edhe në tarracë.

Luanim nëpër ato dritaret e mëdha që na dukeshin si dhoma. Por kur na larguan ne fëmijët dhe gratë dhe aty mbetën vetëm burrat, atëherë ata nuk i lanë më që të dilnin jashtë kalasë. Dhe silleshin rreth asaj dhomës që po thoni ju, që ka qenë burgu i Ali pashë Tepelenës. Ata u qorruan fare…

Para se të hyje në kala kanë qenë disa si kazerma të italianëve. Ato kishin brenda lavamanë, lavapjata. Më duket se kanë qenë përdorur si burg në kohën e Zogut dhe jo kalaja. Kurse ne na futën në kala. Mund të na kishin strehuar aty se të paktën kishte kushte më njerëzore. Por qëllimi ishte të mos na trajtonin si njerëz, por si armiq.”

Traumat e një fëmije

“Kur u lirova nga internimi, më mori tezja. Ajo e kishte shtëpinë te Rruga e Dibrës, afër Selvisë. Aty para ka qenë rajoni i policisë. Selvia ka qenë Drejtoria e Sigurimit të Shtetit. Në atë kohë policia nuk kishte uniforma shumë të rregullta. Shpeshherë mbanin në kokë një bustinë herë blu e herë ngjyrë kafe. Mua më ishte ngulitur në kokë një kapter që kishte bustinë ngjyrë kafe dhe sa herë që shihja ndonjë polic me bustinë si ajo, unë fshihesha nga frika se kujtoja se ishte ai kapteri dhe mendoja se do më njihte…”

Moisi, Dolores, Xhina, Leka në Gradishte

Moisi, Dolores, Xhina, Leka në Gradishte

Kaluan kështu 4-5 vite të një fëmijërie në dukje të qetë edhe pse vula e armikut të popullit shfaqej në shumë detaje të fëmijërisë: në shkollë kur nuk e shihte kurrë emrin e tij në tabelën e nderit, në një shfaqje teatrore të shkollës ku ia hiqnin befas rolin e ja jepnin dikujt tjetër se ai ishte i papërshtatshëm, e në shumë pengesa të tjera, derisa një ditë, teksa ecte rrugës e kapin nga krahët dhe i thonë: do të shkosh në internim. Ishte viti 1960. I vëllai, ishte internuar që në vitin 1955. Ai e priste bashkë më familjen në Gradishtë të Lushnjës, ku do të nisë një epoke re e jetës së tyre. Një dashuri e beftë me bukuroshen Dolores, do t’i shtonte ngjyra jetës së vështirë në internim. Më tej fëmijët që do të vinin në jetën e tyre njëri pas tjetrit do të ishin motivi më i bukur i atyre viteve në Gradishtë.

15 janar 1980. Dita e arrestimit…

“Politika e të famshme Parti e Punës ka qenë që, ashtu siç bënte plane për grurin, për naftën etj., kishte edhe plane për arrestime që i jepeshin Ministrisë së Brendshme. Natyrisht, që më shumë goditeshin ato rrethe ku ishte më i përqendruar elementi armik. Unë natyrisht që nuk i doja, por armiqësi nuk tregoja.

Në fillim morën vëllanë dhe pas 6 muajsh më morën edhe mua…

Tani që po i shoh dosjet, aty konstatoj që janë krejt të manipuluara. Ata gjoja paskan dërguar provokatorë që janë takuar dhe kanë biseduar me mua. Në atë kohë, me ligj dhe me Kushtetutë, provokimi ndalohej me ligj, ndërsa në dosje thuhet haptas që i është dhënë detyrë X apo Y që të takonte vëllanë tim apo mua dhe t’i thotë këto e ato fjalë. Thjesht është shkelje e ligjit të asaj kohe. Megjithatë, ata më morën një ditë janari, dhe më vunë prangat se isha armik i popullit. Ndjesia e parë për mua ka qenë vakuumi. Më dukej sikur isha në vakuum. Pastaj e mblodha veten, aq më tepër kur e dija se përse ata po e bënin këtë. Duhej ta mblidhja mendjen.”

Në dokumentet e Ministrisë së Brendshme përshkruhet e detajuar e gjithë periudha e survejimit të Lekë Mirakajt, si dhe arrestimi e hetuesia e tij.

Në një prej këtyre dokumenteve shkruhet:

“Nga studimi i të dhënave personale, rezulton se Lekë Mirakaj është tip mjaft i zgjuar, inteligjent, ka guxim dhe njihet si njeri me influencë në rradhët e elementit armik edhe si djali i Kol Bibë Mirakës. Mban shoqëri të veçantë me Naim Staraveckën, djalin e kriminelit Xhelal Staravecka, me djemtë e Hasan Dostit, ku me këta të fundit ka hyrje e dalje”…

Gjithçka ishte menduar me imtësi madje edhe plani i detajuar i arrestimit, ditën e 15 janarit 1980. Dokumenti sekret i Degës së Punëve të brendshme Lushnjë, i datës 14 janar 1980 përmbledh gjithë planin operacional të këtij arrestimi…

Plan operacioni për Lekë Mirakaj

Plan operacioni për Lekë Mirakaj

Plani operacional

Mbi arrestimin e objektit të përpunimit 2 A Lekë Miraka

Në datën 10 janar 1980, me miratim të prokurorit të përgjithshëm është miratuar arrestimi i lekë Mirakës në 2A për krimin e agjitacionit e propagandës kundër pushtetit popullor në bazë të nenit 55 të kodit penal. Me qëllim që arrestimi i tij të kryhet me sukses midis dy sektorëve do kryhen këto detyra:

Grupi operativ që do të marrë pjesë në arrestimin e objektit të përpunimit Lekë Mirakës do të përbëhet nga: hetuesi Zamir Stefani, punëtori operativ Ajaz Ferraj, nga referenti zbatim vendimeve penale Idai Shkurti, dhe punëtori i policisë Misir Sefa.

Arrestimi i objektit do të bëhet në sektorin e Gradishtës në vendin e punës së tij, me datën 15 janar 1980, paradite.

Kryen, grupi operativ.

Grupi operativ do të jetë i pajisur me automatikë dhe hekura për të lidhur objektin. Shoqërimi i objektit do të bëhet automjetin e Degës së P. Brendshme.

Pas arrestimit të objektit, do të kryhet kontrolli i banesës së objektit në sektorin Gradisht.

Ruhet nga hetuesi Zamir Stefani dhe punëtori operativ Ajaz Ferraj.

Objekti do të vendoset në dhomën e izolimit Nr. …

Dosja e Lekë Mirakaj

Lekë Mirakaj kujton periudhën e hetuesisë

“Njerëzit që më denonconin kishin krijuar iluzionin tek hetuesit dhe njerëzit e degës, se do më dënonin, por unë s’do t’u jepja asgjë etj. Unë s’kisha asnjë cilësi të veçantë, por ata që më padisnin kanë krijuar përshtypjen se unë nuk do flisja. Kështu që kur erdhi hetuesi, ishte një njeri qytetar, quhej Zamir Stefani. Bëri ato formalitetet e para dhe pastaj më tha se ne të dy s’do të merreshim vesh, se kështu i kishin thënë për mua, që s’kisha për të pranuar gjë.

Ai më bëri presionin e vet duke më thënë që kur të mbaroja dënimin e të më nxirrnin mua, do të merrnin djalin tim. Megjithatë do të bënte formalitetet dhe do të bënte hetuesinë. Më mbante të lidhur. Nuk më ka rrahur. Më preu ushqimet. Unë duhanin e kisha lënë kur arrestuan vëllanë, me qëllimin që ato lekë t’ia dërgoja atij. Herën e parë që më erdhën ushqimet dhe m’i lejuan, gruaja më kishte futur edhe paketat e cigareve. Unë e piva përsëri dhe pas dy javësh m’i lejuan më ushqimet, kështu që e ndërpreva dhe duhanin përsëri”.

“Më futën në një birucë. Tani që lexoj dosjet del që kishte qenë me urdhër. Biruca nr. 4 ku më futën ishte e vogël, por që ishte pranë banjës. Muret ishin të lagura nga lagështia. Pas disa kohësh futën një djalë të ri për të më bërë shoqëri. E përballova dhe këtë se kisha ca eksperiencë dhe dija se si duhej të sillesha dhe çfarë të thosha.

Pastaj më nxorën në gjyq, që ishte krejt formal, me dëshmitarë falsë. Nuk dilnin në gjyq ata që denonconin, por fjalët e tyre ua mësonin personave të tjerë dhe këta i thoshin në gjyq…”

Lekë Mirakaj u dënua me 10 vjet burg për agjitacion e propagandë. Në familjen e tij në internim, në Gradishtë, ky lajm çelte rrugën e një periudhe tejet të vështirë. Izolimit të tyre në atë sektor mbushur me baraka i shtohej ankthi i ndarjes, malli që s’shuhej as nga takimet e rralla në burg, përpjekjet për të kursyer diçka e për t’ia çuar babait atje pas hekurave. Dëshpërimi i tyre, i asaj dite kur u dha vendimi i gjyqit u fiksua njëherë e përgjithmonë në këtë fotografi…

Pamje nga burgu

“Mua më dërguan në Spaç. Spaçi ka qenë një ferr i vërtetë. Në atë kohë ishte një periudhë arrestimesh. Nuk e di se me çfarë synimi ndodhte kjo, por çdo dy javë vinte makina autoburg, dhe zbarkonte njerëz. Numri arriti në 1 200 e ca të burgosur. Flinim kurriz më kurriz, me 3 kate. Mirë që ishte klimë malore dhe hynte pak ajër, se ndryshe do të ishim asfiksuar. Sapo arrita në Spaç, menjëherë më futën në galeri. Aty punoja në zonën e tretë, kështu quhej. Ishte një zonë shumë e keqe dhe pak njerëz punonin aty. Por kishte dhe një zonë tjetër më të keqe se kjo. Ishte zona 2 e piritit, ku temperaturat ishin shumë të larta. E mblodha mendjen që duhej punuar dhe që ditën e parë e realizova normën…

Norma ishte me vagonë. Duhej të nxirrja 5 vagonë me mineral. E rëndë ishte si normë, por akoma më e rëndë u bë në Qafë-Bari, ku u transferova nga Spaçi. Unë i vura vetes detyrë që të punoja. Nuk mund të prisja gjë nga gruaja me tre fëmijë, megjithëse ata kanë sakrifikuar shumë. Kam pasur fatin që të punoja me njerëz të mirë, shokët që kisha ishin të mirë. Ishin edhe më të fortë fizikisht se unë dhe më kanë ndihmuar. U jam mirënjohës…”

Dhimbja e fëmijëve…

“Ndarja me fëmijët ishte dhimbja kryesore. Boshllëkun e atyre viteve se ka mbushur më asgjë. Unë kam fëmijët e mi dhe jam i kënaqur me ta. Por, sidoqoftë është krijuar një farë hendeku. Koha në të cilën ata po rriteshin e ka bërë të vetën. Nuk është një lidhje 100% organike ndërmjet meje dhe tyre, ka një farë boshllëku dhe ky është pengu më i madh që kam nga të gjitha ato vite vuajtjeje. Nuk e kuptojmë njëri-tjetrin plotësisht. Është tjetër gjë të rritësh fëmijën tënd në vijimësi, duke e njohur, duke komunikuar, dhe tjetër gjë është kur krijon një farë shkëputjeje. Kjo është pjesa më e keqe e gjithë kësaj historie.”

“Ata vinin e më takonin, natyrisht kur kishin mundësi. Duhej të sakrifikonin tërë vitin, të ruanin ushqimet për mua, në një kohë që kishin nevojë t’i hanin vetë. Por me thënë të drejtën kisha edhe një favor, sepse njerëzit e gruas sime e ndihmonin, duke ia lehtësuar pak vështirësitë. Asnjë nuk ishte i pasur, pra, të gjithë sakrifikonin, dhe për këtë u jam shumë mirënjohës. Ishte kënaqësi e madhe kur i shihja fëmijët, por njëkohësisht edhe dhimbje kur i shihja të rriteshin dhe unë s’isha pranë tyre. E shihja vajzën që nga fëmijë u bë një zonjushë e bukur, pastaj u martua dhe u bë zonjë. Malli për fëmijët të merr kur s’i sheh për pak ditë, e jo më kur s’i sheh për vite të tëra…”

Lekë Mirakaj doli nga burgu në mars të vitit 1987. Gjurmët e viteve të burgut i dëshmon më së miri kjo fotografi e vendosur në kartelën e lirimit të tij nga burgu. Mes Lekës së pak muajve para arrestimit në Gradishtë atë ditë janari të 1980 dhe lekës në foton e daljes nga burgu, duket qartë pesha e vuajtjeve.

Lekë Mirakaj, kartela e lirimit nga burgu

Lekë Mirakaj, kartela e lirimit nga burgu

Por regjimi komunist po shënonte vitet e fundit të represionit. Nga kasollja në Gradishtë ai do të vinte ditën e 20 shkurtit rastësisht në Tiranë dhe atë ditë do të shihte me sytë e tij grahmat e fundit të regjimit që e persekutoi pandërprerë për 45 vjet atë dhe familjen e tij…

Leka jep dëshmi për rrëzimin e shtatores së Enver Hoxhës

“Kur u rrëzua monumenti kam qenë aty, rastësisht, jo qëllimisht. Kisha ardhur nga Lushnja ku banoja, në Tiranë për punët e mia. Atë ditë qëllova te sheshi, te kolonat e Pallatit të Kulturës. Gjatë gjithë kohës që isha në burg, mendoja dhe shpresoja se një ditë do të vinte ai moment, pasi ishte absurde ajo situatë në të cilën jetonim, nuk kishte bazament. Thosha me vete që kur të vinte ai moment, do të ulërija, do të çirresha. Në fakt nuk e bëra se nuk kisha forcë të bërtisja. Rrija si i hutuar, si i mpirë. Kishte ardhur ai moment dhe ishte e pabesueshme, megjithëse kishin ndodhur ndryshime, kishte ndodhur eksodi etj. Edhe kur busti i diktatorit u rrëzua, edhe kur e tërhoqën zvarrë, nuk bërtita, nuk përplasa duart, ishte një gëzim i brendshëm, nuk e nxirrja dot jashtë, edhe pse ato pamje ishin të paharrueshme. Edhe pse ka ende shumë të meta, sot shikon një rini të bukur, sheh njerëz të veshur, nuk sheh më fytyra thatanike dhe të verdha. Të gjitha këto janë meritë e asaj ngjarjeje. Ka ndryshuar Shqipëria për mirë, mund të kishte ndryshuar akoma edhe më shumë, nëse nuk do të kishim këtë klasë politike që kemi. Sado që ta pengosh demokracinë, ajo ka ligjet e veta që të shtyjnë përpara. Mendoj se ky popull po ecën përpara”.

Shqiptarja.com, 13 qershor ’18

Ju ftojmë që ta shihni këtë dokumentar:

(Video) Guximtarët e Qafë Barit, Lekë Mirakaj: Dëshmoj revoltën e 22 majit ‘84 – Observatori i Kujtesës Nga Admirina Peçi

Mëngjesin e 22 majit 1984, në Minierën e piritit në Qafë Bari, dy të dënuar për agjitacion e propagandë u kthyen nga turni i tretë pa mundur të mbushin vagonin me mineral. Ndrek Nikolli dhe Ndue Pisha, dy të dënuar, dolën të rraskapitur nga miniera rreth orës 7:30 të mëngjesit të asaj dite, por vagoni nuk ishte mbushur. Ky fakt, parashikonte ndëshkim të rëndë për ta!

Burgu i Qafë Barit edhe pse kishte vetëm dy vite që ishte hapur, ishte kthyer në një prej kampeve më të tmerrshme të punës së detyruar të regjimit.

Në periudhën kur ndodhi revolta e Qafë Barit, në këtë kamp ishin grumbulluar mbi 800 të dënuar të gjithë për agjitacion e propagandë kundër regjimit komunist, tentativë arratisje, “sabotim” në sektorë të ndryshëm dhe të tjerë për aktivitet “spiunazhi” kundër qeverisë së asaj kohe.

Të dënuarit bënin një jetë tepër të vështirë. Sipas dëshmive të ish-të burgosurve që punonin në Spaç që i kishin kaluar më pas në Qafë Bari, në kampin e ri kushtet dhe puna ishin edhe më të vështira.

Atje kishte vetëm një parullë: O vagon me pirit, o vdekje! Mineral kishte pak dhe norma bëhej me shumë vështirësi.

Atë ditë Ndrek Nikolli dhe Ndue Pisha sapo dolën nga miniera u përballën me sharje e rrahje, të cilat më pas morën formën e përleshjes së përgjakshme…

 

 

***

Mëngjesin e 22 majit, ndërsa turni i parë kishte shkuar në punë, në sheshin e vogël para kampit, ish të burgosurit e turnit të dytë e të tretë ishin rreshtuan nga komanda e burgut. Dy të burgosurit që nuk kishin bërë normën, i kishin nxjerrë përpara, me duar të lidhura.

Policët i qëlluan dy të lidhurit, me shkelma, me kamxhik e me shufër hekuri. Mes të burgosurve kishin nisur të pëshpëriteshin parulla kundër regjimit. Tensioni ndihej në ajër.

Dy të dënuarit rridhnin gjak nga goja dhe në fytyrë ishin nxirë nga të rrahurat.

Në pak minuta të dënuarit shpërthyen në britma duke u hedhur kundër policëve në mbrojtje të Ndrek Nikollit dhe Ndue Pishës… Mes tyre atë ditë ka qenë edhe Lekë Mirakaj, i transferuar nga Spaçi në Qafë Bari. Ai do të na rrëfejë për arsyet që kishin çuar drejt kësaj revolte dhe tensionin e dinamikën e saj dite…

“Në ngjarjen që ndodhi në Qafë-Bari kam qenë aty dhe e kam përjetuar”, thotë Lekë Mirakaj.

“Trajtimi në Qafë-Bari ishte edhe më i keq se sa ai në Spaç. Norma ishte e detyrueshme. Duhej të nxirrje 5 vagonë me mineral, që do të thoshte 10 tonë mineral për çdo njeri. Planet e punës dhe sasia e mineralit që duhej nxjerrë vinin nga Ministria, nga Komiteti i Partisë, por edhe nga Komanda. Secili nga këto institucione caktonte normën e vet. Normat ishin shumë të larta dhe për t’i realizuar, përdorej dhunë mbi të dënuarit. Kështu që u krijua një situatë shumë e tensionuar brenda kampit. Nëse një i dënuar nuk e realizonte normën, pasi kthehej bashkë me brigadën, e merrnin dhe të shoqëruar me një polic e dërgonin përsëri në frontin e punës, në galeri, që të plotësonte normën që kishte mbetur. D.m.th. megjithëse i dënuari kishte punuar për 8 orë, natën, përsëri nuk e linin të flinte por e dërgonin përsëri të punonte. Kjo gjë i kishte acaruar shumë njerëzit. Ndodhte edhe me rojat e burgut. Kishte nga ata që bënin thjesht detyrën, për të marrë rrogën e tyre. Situata brenda burgut ishte e qetë. Njerëzit nuk ziheshin. Qëllonte që ndonjë prej rojave ishte njeri i keq, nopran, që zbatonte gjoja rregulloren me egërsi, atëherë ndodhnin sherre se njerëzit acaroheshin. Kjo situatë u krijua në Qafë-Bari.”

Revolta e 22 Majit nisi në shkallët dhe sheshin e vogël para kampit. Lekë Mirakaj i kujton edhe detajet e nisjes së konfliktit…

“Atë ditë, Sokol Zefi, djalë nga malësitë e Tropojës, nga Lekbibaj, djalë i fuqishëm, i dënuar 22 vjet, shoqëronte afër telave një djalë tjetër, Ndue Pisha, i cili s’kishte bërë normën dhe donin ta kthenin në galeri. Zefi i kundërshtoi. Ishte e papranueshme t’i kundërshtoje komandës. Ata ndërhynë me forcë. Këta djemtë që ishin të dënuar ishin djem të fortë, nga malësia dhe ishin shokë e miq me njëri-tjetrin. U bënë grup dhe i ndaluan policët që të merrnin shokun e tyre. U krijua një situatë e tensionuar, u përleshën me njëri-tjetrin dhe policët u tërhoqën.

Atëherë filluan bisedimet gjoja për të zgjidhur situatën. Të dënuarit u shprehën që ishin dakord të zbatonin urdhrat e komandës, por ama nuk lejonin që të prekeshin fizikisht. Ra çanga. Na rreshtuan të gjithëve. U bë apeli. Pas apelit na futën në mensë dhe mbyllën derën. Këta djemtë që u konfrontuan e kishin parashikuar se mund të ndodhte diçka dhe u grumbulluan që të gjithë në fund të sallës. Unë i kam njohur të gjitha ata dhe duke qenë se ishim pak a shumë nga e njëjta krahinë, kisha edhe një farë afërsie me ta. Ndërkohë nga dera e vogël e mensës i thërrisnin njerëzit një e nga një. Por bënin një marifet: thërrisnin një spiun dhe pastaj një nga grupi i djemve. Por djemtë ishin marrë vesh me njëri-tjetrin që, nëse do t’i godisnin, do të bërtisnin. Thërritën një djalë nga Durrësi, i cili quhej Sotiraq Gjordeni. Sapo doli nga dera, e goditën. Ai ulëriti dhe në atë kohë shpërtheu i gjithë kampi.”

Në revoltë u hodhën parulla të tilla si: “Poshtë komunizmi”, “Rroftë Perëndimi”, “Poshtë diktatura”, “Duam liri” etj. Sheshi u përgjak. Të burgosurit politikë, reaguan menjëherë. Nuk kishin më çfarë të humbnin. Futeshin çdo ditë 1 500–2 000 m nëntokë për të nxjerrë pirit. Norma ishte e lartë, material kishte pak. Kushtet e ushqimit e të fjetjes ishin shumë të këqija. Trajtoheshin me përçmim edhe pse ishte kamp me të dënuar politikë ku vuanin qindra të burgosur intelektualë.

Lekë Mirakaj e vijon kështu dëshminë e tij mbi revoltën.

“Të gjithë rojat që ishin brenda në mensë dolën me vrap jashtë. Shpërthyem derën dhe dolëm jashtë. Por, të burgosurit kishin kaluar një eksperiencë të hidhur nga Spaçi. Para 11 vitesh, pikërisht në të njëjtën ditë, më 23-24 maj, kishte ndodhur e njëjta gjë. Kështu që njerëzit u stepën pak. Por sidoqoftë, djemtë, të cilët ishin më të revoltuarit, dolën dhe zaptuan kampin. Rojat ikën.

Atë djalin nga Durrësi, e qëlluan edhe me plumb në shpatull dhe sot, për turpin e kësaj shoqërie demokratike që kemi krijuar, nuk i japin të drejtën e dëmshpërblimit, me pretekstin se ka qenë terrorist. Ndërsa terroristët që e qëlluan brenda në kamp, sot marrin edhe pensione speciale dhe medalje si veteranë.”

Nga momenti që u hap zjarr të dënuarit i shtrënguan radhët dhe u sulën të egërsuar, dhe kjo ofensivë i zmbrapsi policët dhe gardianët… Nga ai moment për disa orë kampi do të ishte në duart e tyre…”

Të burgosurit aty e vunë përpara policinë. Policët e lëshuan, e dorëzuan kampin. Në një prej dëshmive të tij, Kostandin Gjordeni i plagosur atë ditë në revoltën e Qafë barit thotë:

“Ata hapën zjarr kundër nesh. Mbi të burgosurit e pambrojtur është qëlluar me pushkë, pistoletë e automatik. Unë u qëllova me plumb në shpatull. Pak minuta më pas kam parë sesi aviatori nga Shkodra Aleksandër Sokoli është sharruar me automatik, duke rënë i vdekur në vend, kurse Haxhi Baxhinovskit ia thyen të dy këmbët me qytën e armëve. Revolta zgjati disa orë. Unë mora plumb në shpatullën e majtë. Të nesërmen e përleshjes kampi u dhjetëfishua me roja, ushtarë e policë…”

Kostandin Gjordeni

Kostandin Gjordeni

Revolta e Qafë Barit ngriti në këmbë shumë shpejt të gjithë kupolën e regjimit. Helikopterë, tanke, autoblinda, ushtarë, policë dhe vullnetarë të regjimit komunist nxinë të gjithë zonën. Revolta u shtyp me dhunë. Dhjetëra të burgosur u plagosën nga dhuna dhe armët. Përforcime për kampin erdhën nga Mirdita, Puka, Lezha, Tirana e Shkodra. Regjimi më të vërtetë ishte tronditur nga ajo ngjarje.

Për fundin e revoltës, Lekë Mirakaj kujton:

“Pastaj erdhën forcat e ndërhyrjes së shpejtë, reparti 326, zëvendësministri Zylyftar Ramizi dhe një zëvendësministër tjetër. Filluan tratativat me atë grupin e të burgosurve.

Nga eksperienca e Spaçit, njerëzit ishin pak të stepur, sepse e dinin se çfarë mund të ndodhte. Por edhe ata djemtë nuk donin që të sakrifikonin të gjithë kampin dhe vendosën që të dorëzoheshin, por me disa kushte që të dënoheshin për atë që bënë, por jo të keqtrajtoheshin fizikisht. Kur vendosën këta që të dorëzoheshin, Zylyftar Ramizi u bë trim. E mbaj mend si sot. Kishte hipur mbi tarracën e derës dhe e ngriti zërin. Jo vetëm që s’e mbajtën fjalën, por sapo u dorëzua i burgosuri i fundit, filluan t’i torturonin në mënyrë çnjerëzore. Një infermiere që vinte na mjekonte herë pas here, na tha që aq shumë i kishin torturuar, saqë vetë kryetari i degës largohej kur i torturonin, se nuk mund t’i shihte.”

Pasi Revolta u shtyp në kamp u krijua gjendje terrori. Disiplina u bë më e hekurt dhe dhuna ushtrohej mbi të gjithë të dënuarit politikë pa përjashtim. Dëshmia e Lekë Mirakajt për terronin në kamp pas shtypjes së revoltës sjell shumë detaje mbi aktet e dhunshme:

“Pastaj në kamp filloi terrori. Lanë aty një farë Lekë Ymeri, i cili ishte nga Lekbibaj, malësor demek. Ai ka bërë namin me të burgosurit, se ishte si i plotfuqishëm. Pothuajse ndaj të gjithë të burgosurve u përdor dhuna fizike. Gjenin një pretekst të kotë, çfarëdo që të ishte, që nga vizat e çarçafit, që nga minutat e zgjimit, si e si të dhunonin të burgosurit. Pra, pas asaj ngjarjeje na kanë torturuar. Ajo ishte një ngjarje, që po të donin, ata e kishin evituar, por nuk deshën ta bënin. Arsyen se përse e bënë nuk e di. Por si se ajo ngjarje mund të ishte evituar. Është për të ardhur keq sepse u pushkatuan dy njerëz. Ishte gjithashtu edhe një burrë që quhej Sandër Sokoli. Ishte inxhinier ushtarak që kishte studiuar në Bashkimin Sovjetik. Kishte qenë drejtor në Uzinën e Armëve në Poliçan. Ishte nipi i Sadik Bekteshit dhe dhëndëri i Enver Halilit, që ishte në atë kohë ministër i Drejtësisë. Sandri kishte dy fëmijë dhe natyrisht që gruaja e ndau, por ai ishte burrë zotëri. Besonte në ideologjinë komuniste sepse kishte studiuar në Bashkimin Sovjetik. Sjelljet e regjimit këtu i konsideronte të gabuara. Ishte njeri i ndershëm. Atë e torturuan dhe i thyen shtyllën kurrizore. Pastaj pasi vdiq e varrosën në kodrat aty përreth. Nuk di nëse ia kanë gjetur varrin. Pra, pas asaj ngjarjeje njerëzit në kamp janë torturuar shumë dhe kjo ka vazhduar për një kohë të gjatë…

 

Vendimi për të pandehurit për Revoltën e Qafë Barit

Vendimi për të pandehurit për Revoltën e Qafë Barit

Vendimi për të pandehurit për Revoltën e Qafë Barit

Vendimi për të pandehurit për Revoltën e Qafë Barit

Pasi mbaroi revolta na ulën të gjithëve në shesh, ndërmjet mensës dhe fjetoreve. Forcat speciale të 326-ës na silleshin rreth e rrotull. Megjithëse ishte ngrohtë se ishte fundi i majit, ata xhupat me pambuk ne i mbanim me vete, të lidhura pas brezit, që po të na çonin në birucë t’i kishim me vete. Na thërrisnin një e nga një. Ata persona që kishin spikatur më tepër në revoltë, i merrnin. Në fund dolën ata që kishin qenë duke punuar me komandën në përpilimin e listave. Dhe kush ishin? Dy njerëzit më ordinerë që ekzistonin në burg. Se regjimi ka përdorur edhe këtë lloj metode. Merrnin të burgosur ordinerë nga burgu i Bulqizës, i dënonin gjoja për agjitacion e propagandë sikur kishin folur në burgun ku ishin, i sillnin në burgon tonë dhe i përdornin si spiunë. Njëri ishte hajdut. E kishte kaluar tërë jetën e tij nëpër burgje. Edhe mburrej për vjedhjet që kishte bërë. Këtë njeri, Sigurimi i Shtetit e kishte si dëshmitar kryesor. Ishte dhe tjetri, një njeri imoral, ordiner. Me këta punonte Sigurimi”, përfundon dëshminë e tij Lekë Mirakaj.

Gjyqi që dënoi më pushkatim dy guximtarët…

Në gjyq u nxorën 12 të dënuar, të akuzuar për këtë revoltë. Të gjithë u shpallën edhe një herë armiq të regjimit, duke ju shtuar edhe akuzën për aktivitet terrorist. Gjyqi nisi 10 ditë pas revoltës dhe zgjati 3 ditë. Trupi gjykues ishte nga gjykata speciale e Tiranës. Para gjyqit dolën të burgosurit Sokol Sokoli, Tom Ndoja, Sokol Progri, Haxhi Baxhinovski, Martin Leka, Hysen tabaku, Vllasi Koçi, Laze Shkëmbi, Bajram Vuthi, Ndue Pisha, Lulash Vushgjoka, Kostandin Gjermeni.

Tom Kolë Ndoja dhe Sokol Zef Sokoli u dënuan me pushkatim. Pjesa tjetër me dënime të rënda.

Deri në vitin 2011 askush nuk dinte asgjë për vendin e ekzekutimit dhe vendvarrimin e dy të rinjve. Por Drejtori i Arkivit të Ministrisë së brendshme të asaj periudhe Kastriot Dervishi publikoi një varg dokumentesh që zbardhnin misterin e zhdukjes së trupave të dy të pushkatuarve. Vendimi i ekzekutimit të dy të rinjve ishte zbatuar nga DPB Shkodër në vendin e quajtur antenat në Kuç, më 9.6.1984. Dy ditë më parë, Presidiumi i Kuvendit Popullor e kishte refuzuar faljen e jetës. Sipas shënimit të datës së ekzekutimit, të dënuarit nuk u qëlluan në kokë si zakonisht, por në gjoks. Kjo sepse pas vrasjes, sytë iu nxorën për llogari të Ministrisë së Shëndetësisë “për punë shkencore”.

Bashkë me dokumentet u publikuara për dënimin dhe ekzekutimin e dy të dënuarve me vdekje, në vitin 2011 në arkivat e Ministrisë së Brendshme u zbulua edhe skema e vendvarrimit e vitit 1984, përmes së cilës u bë e mundur gjetja e trupave të dy Tom Ndojës e Sokol Sokolit, pas më se 20 vitesh kërkime të vështira nga familjet e tyre.

 

Skema e groposjes së Sokol Sokolit dhe Tom Ndojës, të pushkatuar

Skema e groposjes së Sokol Sokolit dhe Tom Ndojës, të pushkatuar

vendvarrimi

Revolta e Qafë Barit ishte një revoltë mbijetese, pasi të burgosurit politikë aty u revoltuan për shkak të kushteve të rënda e normave të papërballueshme. Por ajo dëshmoi se shpirti i kryengritjes dhe frymës antikomuniste ishte gjallë edhe pse Shqipëria kishte kaluar plot 40 vjet nën thundrën e regjimit komunist.

Shqiptarja.com, 14 qershor ’18

 

 

Flet detektivi: Si i vidhnin sekretarët e partive fëmijët në maternitet

Gjatë regjimit komunist në Shqipëri, jo pak nëna kanë vajtuar fëmijët e tyre të gjallë. Në maternitet u thuhej se kanë vdekur, por në fakt bebet ndërroheshin. Njerëzit me pushtet që u vdisnin fëmijët gjatë lindjes, i ndërronin ata me fëmijë të shëndetshëm.

 

 

I ftuar në emisionin “Fol me Psikologen” të gazetares Ervisa Lula, Drejtori i “Institutit të Detektivëve Privat”, Ndue Pjetra, ka shpjeguar se si ndërroheshin foshnjet në maternitet, në Shqipërinë komuniste.

 

Kemi shumë raste në Shqipëri kur ju kanë thënë në maternitet se ju ka vdekur fëmija. Sekretari i partisë apo njerëz të tjerë me pushtet në atë kohë pasi ju kishte vdekur fëmija i tyre donin me çdo kusht t’i thoshin gruas se e kishte fëmijën gjallë. Prisnin në maternitet 2-3 ditë që të vinte dikush, t’i linin fëmijën e vdekur tjetrit dhe të merrnin fëmijën e tij. Këto histori kanë ndodhur në kohën e komunizimit, janë shumë të vështira, por ne kemi mekanizma të tjerë për t’i gjetur…”, ka deklaruar Pjetra.

(Video) Festivali Shqiptar i Usterit Masaçusets Nga Ardian Murraj

Festivali Shqiptar i Usterit, Masaçusets është një ndër veprimtaritë e pandërprera të bashkëatdhetarëve. Pika kulmore arrin me mbajtjen e tij çdo dy vjet, por organizimi dhe përgatitjet janë të përditshme. Çdo e Dielë pas meshës në Kishën “Fjetja e Shën Marisë” të ndesh me grupet punës ku ndër to dallon që nga përgatitjet e fëmijve artistë e vallëtarë me prindrit e tyre e deri tek vullnetarë që duan të japin ndihmesën e vet në bazë të aftësive dhe kohës dhe të diskutojnë me veprimtarë të dalluar në organizimin e kësaj sipërmarrje të madhe. Për të kuptuar vërtetë ndjesinë e Festivalit mënyra më e drejtpërdrejtë ishte realizimi i një numuri të gjerë intervistash ku zbulon dëshirën e pjesëmarrjes, ndihmën dhe vullnetarizmin, përkushtimin dhe krenarinë, historinë, trashigimninë kulturore dhe integrimin bashkëatdhetarëve.

Rritja e ndjeshme në numër e shqiptarëve të ardhur pas viteve 1990 dhe krijimi i familjeve të reja sot përfqësohet dukshëm edhe nga përkushtimi i brezit të ri që gjallëron trashigiminë dhe shpreh krenarinë e prejardhjes duke mishëruar përfshirjen në zhvillimet e SHBA-ikës me cilësitë e punës, dijes dhe kulturës.

Puna e dhjetra vullnetarëve dhe ndihmesa e bizneseve zbulohet në bashkëbisedimin me disa sipërmarrës shqiptarë në qytetin e Usterit që rreth Kishës “Fjetja e Shën Marisë” shprehin dëshirën dhe investimin për trashigiminë kulturore, gjuhën, kostumet popullore, muzikën dhe vallet, kuzhinën dhe mikpritjen duke u bërë tërheqës të mijëra vizitorëve në ditët e bukura të pranverës.
Të ardhur fillimisht më 1876, shqiptarët e Usterit përbëjnë pafrikë dhe qytetin me dëndësi më të madhe të shqiptarëve të vendosur në amerikë.

Festivali që vazhdon të mbahet dhe të zgjerohet çdo dy vjet është jo vetëm një tregues i shprehjes së gjallërisë shqiptare për njohjen vlerave të Shqipërisë përkrah shumë kulturave të tjera që kanë përqafuar jetën amerikane, por njëkohësisht është veprimtaria e festës së identitetit, mirënjohjes dhe e harmonisë.

Festivali Shqiptar i Usterit Masaçusets vlerësohet si një ndër veprimtaritë me moshë më të hershme të bashkësisë shqiptare në SHBA.

 

 

 

“Ndaj çdo akti që cënon lirinë e medias”, gazetarët sot në protestë (video)

Një tjetër protestë zhvillohet sot, por këtë radhë nga ata që sjellin lajmet në çdo shtëpi, gazetarët. Protesta është njoftuar dy ditë para, pas disa episodeve të ndodhura së fundi, ku janë cenuar gazetarët.

Dorjana

Njoftimi i gazetarëve
GAZETARËT NË PROTESTË
Ditën e premte (12.04) rojet e sigurisë së Prokurores së Përgjithshme të Përkoshme, Arta Marku, ushtruan dhunë fizike ndaj gazetarit Renaldo Salianji, gjatë kohës që po kryente detyrën e tij.
Pak ditë më parë, Kryetari i Bashkisë së Pukës kërcënoi me “varje” gazetarin e emisionit Investigativ “Fiks Fare”, teksa ky i fundit kryente detyrën.

Forcat e policisë penguan gazetaren Dorjana Bezat teksa raportonte live për shembjen e banesave tek “Bregu i Lumit”.
Dhuna policore qëlloi mbi gazetarin Erion Skëndaj gjatë raportimin të protestës së opozitës.

Komuniteti i gazetarëve dënon keto akte të rënda dhe të papranueshme të ndodhura vetëm së fundmi me punonjësit e medias. Këto veprime cënojnë jo vetëm integritetin fizik të gazetarëve, por edhe lirinë e medias.

Sot, gazetarët në Shqipëri po përballen me sulme fizike nga zyrtarë dhe njerëz të pushtetit, sikundër edhe me arrogancën institucionale, që shkel rëndë misionin e medias.
Si reagim i fortë ndaj dhunës që kërcënon gazetarët, heshtjes së institucioneve përgjegjese për të dënuar këto akte, kemi vendosur që ditën e Dielë ora 16:00-17:00 para Prokurorisë së Përgjithshme të protestojmë.

Ne kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm të Truprojës së Arta Markut dhe që Prokuroria e Përgjithshmë të kërkojë falje për aktin e kryer.
Ne kërkojmë zbatimin e ligjit për kryetarin e Bashkisë së Pukës.
Ne kërkojmë të na lini të kryejmë detyrën tonë!
Ne protestojmë për çdo akt që cënon lirinë e medias dhe gazetarit!
Lajmësi është i shenjtë!

Intervista – Gjonaj: Shqiptarët duhet të rikthejnë vëmendjen tek lobizmi

Udhëheqësit e Kosovës dhe Shqipërisë duhet ta përqëndrojnë vëmendjen tek lobimi në Uashington, sepse vitet e fundit Serbia ka bërë hapa të mëdha në këtë drejtim, thotë Mark Gjonaj anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai tha se është përgjegjësi e të gjithë shqiptarëve që ta kujtojnë botën dhe aleatët e tyre për krimet që kanë bërë sërbët në Kosovë. Zoti Gjonaj është pjesë e një grupi të komunitetit shqiptaro-amerikan që këtë fundjavë shkon në Kosovë për të nderuar kontributin e batalionit “Atlantiku” në luftën e vitit 1999 si dhe për të rritur ndërgjegjësimin për të zhdukurit dhe viktimat e dhunës seksuale. Me zotin Gjonaj bisedoi kolegu Festim Gashi.

Zëri i Amerikës: Zoti Gjonaj, këtë fundjavë ju shkoni në Kosovë me një grup të komunitetit shqiptaro-amerikan për të kujtuar rolin e batalionit “Atlantiku” që luftoi në luftën e vitit 1999. Çfarë mesazhi do të dërgoni në Kosovë?

Mark Gjonaj: Së pari duhet të kujtojmë se njëzet vjet më parë, miku ynë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me aleatët e saj kontribuan në dhënien fund të krimeve të luftës në Kosovë, që ishte një krizë e vertetë humanitare. Mesazhi që do të dërgojmë është i dyfishtë, nderimi i aleatëve që ndihmuan njerëzit tanë në momentet tona më të errta dhe nderimi i komunitetit shqiptaro-amerikanë, batalionit tonë “Atlantiku”, veçanërisht ato gra dhe burra që bënë sakrificën më të madhe, duke shkuar në vendin amë për të luftuar për liri dhe për njerëzit e Kosovës.

Zëri i Amerikës: Zoti Gjonaj, njëzet vjet pas mbarimit të luftës në Kosovë, 1696 njerëz ende figurojnë të zhdukur. Sipas mendimit tuaj, çfarë duhet bërë ndryshe në përpjekjet për gjetjen e tyre?

Mark Gjonaj: Së pari duhet të sqarojmë atë që ka ndodhur. Pavarësia e Kosovës u pagua me gjak, djersë dhe lot. Afër 14 mijë njërëz u vranë, 1696 ende të zhdukur, 20 mijë gra të dhunuara, 800 mijë njerëz u larguan me forcë nga vendi i tyre, dhe mbi 100 mijë shtëpi u shkatërruan. Këtu nuk ka asgjë të re. Shqiptarët ishin objekt i masakrave për shumë shekuj. Në dimrin e vitit 1878-1879, kur 35 mijë shqiptarë u vranë, gjatë luftës ballkanike të viteve 1912-1913, 120 mijë shqiptarë u vranë, në masakrën e Tivarit 5 mijë shqiptarë u vranë, dhe kishim luftën me të fundit në Kosovë. Dhimbja e tyre ende po ndihet edhe sot. Kemi familje që kanë humbur të dashurit e tyre , të cilët çdo ditë përballen me humbjen e anëtarëve të familjeve të tyre, të vrarë nga dora e armikut tonë, në këtë rast Serbisë. Duhet t’ia kujtojmë vetes se askush nuk është përgjigjur për krimet e luftës dhe masakrat deri më sot. Kemi 1696 njerëz që ende janë të zhdukur. Duhet ushtruar trysni ndaj Serbisë për këtë çështje, dhe ne duhet të ngrejmë zërin që të ketë përgjegjësi për krimet dhe masakrat që janë bërë në Kosovë. Ne gjithashtu duhet të vazhojmë kërkimet për gjetjen e trupave të të dashurve tanë. Kjo dhumbje po bën jehonë në mbarë Kosovën dhe në mbarë komunitetin shqiptar sot. Ne kemi nevojë për një ripërqëndrim të vëmendjes në krimet e vërteta. Sot Serbia, agresori i vërtetë, është bërë viktimë dhe viktimat janë bërë agresorë. Kjo është për të ardhur keq. Udhëheqësit tanë duhet ripërqëndrojnë vëmendjen tek lobimi në Uashington dhe në komunitetin ndërkombëtar për t’ua kujtuar atyre çmimin që është paguar gjatë kësaj lufte. Serbia po shpenzon 30 milionë dollarë në vit për lobizëm vetëm në Uashington. Ka ardhur koha që komuniteti shqiptaro-amerikan të bashkohet përkrah Kosovës dhe të Shqipërisë për t’u ripërqëndruar tek çështjet reale. Këto pyetje duhet të marrin një përgjigje dhe kriminelët e luftës duhet të japin llogari për krimet që kanë bërë.

Zëri i Amerikës: Zoti Gjonaj, komuniteti shqiptaro-amerikan ka dalur me një projekt për vendosjen e shumë flamujve të zi me shqiponjën e kuqe në autostradën që lidh Shqipërinë me Kosovën, për të kujtuar të zhdukurit dhe të rënët e luftës së vitit 1999. Si doli kjo ide dhe a ka një mbështetje të madhe për të nga njerëzit në Kosovë?

Mark Gjonaj: Së pari unë dua të falenderoj komunitetin shqiptaro-amerikan për bujarinë e tyre për ta bërë të mundur këtë projekt. Qëllimi është që të kemi një flamur për çdo viktimë të luftës në Kosovë në autostradën që lidh Tiranën me Prishtinën. Në mesin e tyre do të jenë 1696 simbole të zeza. Do të jenë flamuj të zi me shqiponjë të kuqe dhe më emrat e viktimave dhe personave të zhdukur. Mbishkrimi “Për Viktimat dhe të Zhdukurit” në simbolin e këtyre flamujve është për të na kujtuar ne dhe këto familje që kanë patur humbje të tmerrshme se ne nuk e kemi harruar këtë. Kjo po bëhet për t’ia kujtuar popullit shqiptar koston e luftës dhe shpresojmë që të ripërqëndrojmë vëmendjen tek çështjet me përparësi. Duhet t’ia kujtojmë komunitetit ndërkombëtar se Kosova kurrë nuk e ka lënë tryezën e negociatave, por është Serbia ajo që është larguar nga negociatat dhe ka përdorur një tarifë të thjeshtë që nuk ka asnjë ndikim në ekonominë e tyre, ndërsa Serbia nuk u përgjigjet pyetjeve se ku janë kriminelët që kanë kryer krime në Kosovë.

Zëri i Amerikës: Pasojat e luftës së vitit 1999 ende po rëndojnë mbi njerëzit e Kosovës. Forcat serbe, përveç pushkëve dhe tankeve, përdorën edhe dhunën seksuale si një armë kundër popullatës shqiptare. A mendoni se është bërë mjaft nga komuniteti ndërkombëtar dhe autoritetet vendase për të trajtuar këtë lloj krimi?

Mark Gjonaj: Së pari, qeveria e Kosovës nuk ka bërë mjaft për të njohur këto viktima. Njëzet mijë gra janë përdhunuar. Shumica e atyre që kanë marrë guximin të flasin për këtë krim ndjehen të turpëruara për shkak të qeverisë dhe janë heshtur nga qeveria jonë. Këto gra nuk kanë patur një përmbyllje të këtij kapitulli të rëndë të jetës së tyre, pra që këta kriminelë të nxirreshin para drejtësisë. Kështu që ne jemi të angazhuar në një program për rritjen e ndërgjegjësimit, jo vetëm të bëhemi një zë për këto gra, por që t’ua kujtojmë të gjithëve krimet e luftës që janë bërë. Ne kemi hedhur idenë për mbledhjen e 20 mijë vathëve që do të simbolizonin gratë e përdhunuara dhe do të vendoseshin në një objekt të caktuar. Ne shpresojmë që të rinjtë do t’i bashkohen kësaj nismeje për t’ia kujtuar botës krimet e luftës në Kosovës dhe tragjeditë me të cilat këto gra ndeshen. Shumica e këtyre grave thonë se më mirë do të ishte të vriteshin se sa t’i mbijetonin përdhunimit, padrejtësive dhe të bëheshin me turp nga njerëzit e tyre.

Zëri i Amerikës: Zoti Gjonaj, komuniteti shqiptaro-amerikan ka ndihmuar Kosovën në shumë aspekte. A jeni të kënaqur me rezultatet e kësaj ndihme?

Mark Gjonaj: Ne duhet të vazhdojmë të bëjmë më shumë. Komuniteti shqiptaro-amerikan nuk e ka harruar atdheun ose detyrimin ndaj tij. Ne e dimë se ai shpesh është përmendur për punën që ka bërë për pavarësinë e Kosovës. Pa ndihmën e komunitetit shqiptaro-amerikan, Kosova nuk do të ishte shteti i lirë që është sot. Kjo, për shkak të energjisë dhe përpjekjeve të bashkuar që ne kemi bërë, jo vetëm nga ky komunitet por edhe nga udhëheqësit botërorë. Ne duhet të vazhdojmë të përqëndrohemi tek e ardhmja, por gjithashtu duhet të kërkojmë llogari nga udhëheqësit tanë për t’u siguruar që ata vazhdojnë të jenë të përqëndruara nga çështjet që ndodhen para nesh. Ne e dimë se mund të arrijmë gjëra të mrekullueshme kur punojnë së bashku, kur jemi të bashkuar me një mesazh, me një fokus. Sot ndodhemi në këtë pikë si komunitet. Kemi humbur shumë në 20 vitet e fundit, kemi humbur përqëndrimin tonë. Shumë nga aleatët dhe miqtë tanë të cilët ende na mbështesin duhet të kujtohen prej nesh për arsyen pse na ndihmuan. Dhe kjo është një përgjegjësi e të gjithë shqiptarëve kudo që janë, por më tepër e dy qeverive dhe udhëheqësve tanë të të gjitha fushave.

Zëri i Amerikës: Menjëherë pas mbarimit të luftës, shqiptarët u kthyen në shtëpitë e tyre në Kosovë, megjithatë sot ne po shohim largimin e një numri të madh njerëzish. Sipas mendimit tuaj, çfarë po ndodh, çfarë po i shtyn njërëzit të largohen nga vendi?

Mark Gjonaj: Është e vështirë, veçanërisht për të rinjtë, kur nuk shohin një të ardhme të ndritur dhe përparim ekonomik. Njerëzit e Kosovës ende po vuajnë. Ata nuk kanë qenë në gjendje të ndërtojnë një bazë të fortë për rritje ekonomike. Gjendja jo e mirë ekonomike është një nga arsyet pse njerëzit largohen. Qeveria nuk ka bërë mjaft për ta stabilizuar rajonin. Një nga problemet që kemi është mungesa e balancës tregtare mes Kosovës dhe Serbisë. Kosova importon shumë nga Serbia, dhe eksporton shumë pak. Kjo çështje duhet të trajtohet dhe të ketë një balancë dhe reciprocitet në shkëmbimet tregtare të Kosovës me Serbinë.

Zëri i Amerikës: Zoti Gjonaj, Kosova ende po përballet me një sfidë të madhe, ngërçin në dialogun me Serbinë dhe reagimin ndaj tarifës 100 për qind të vendosur ndaj mallrave serbe. Shumë analistë thonë se vendosja e tarifës ka ndikuar negativisht në marrëdhëniet e Kosovës me aleatët e saj perëndimorë. Si e shihni ju këtë?

Mark Gjonaj: Kemi të bëjmë me Serbinë, e cila po shpenzon dhjetra miliona dollarë për lobizëm në Uashington dhe po bënë hapa të mëdhenj në këtë drejtim. Është një padrejtësi e madhe ndaj Kosovës për tregtinë. Produktet e Kosovës nuk mund të hyjnë në Serbi. Kamionët tanë ndalen në kufi dhe nuk mund të futen në Serbi me targat e Kosovës. Padrejtësia po u ndodh shqiptarëve të Kosovës. Kosova është një vend i pavarur dhe duhet të lejohet të veprojë për interesat e saj më të mira. U bëj shqiptarëve të Kosovës që të bojkotojnë të gjitha produktet serbe derisa Serbia të kthehet në tavolinë e bisedimeve me vullnetin për të ndjekur penalisht të gjithë kriminelët e luftës.

BIRN publikon videon: Policia sulmoi drejtpërsëdrejti gazetarët me ujë me presion

Agjencia e lajmeve “BIRN” ka publikuar një video ku shihet se Policia e Shtetit ka lagur me ujë me presion gazetarët dhe kameramanët të cilët po raportojnë prej disa orësh në protestën e opozitës para godinës së Parlamentit.

 

Siç shihet nga video e publikuar nga agjencia BIRN, autoboti i policisë ka hedhur ujë në drejtim të përfaqësuesve të medias.

“Një akt i paprecedent nga policia e shtetit. sulmohen drejtpërsëdrejti gazetaret dhe fotoreporteret me ujë me presion”, thekson BIRN.

Foto+Video/ Po shkonte në redaksi, policia dhunon gazetarin Nikollë Lesi

Gazetari Nikollë Lesi është dhunuar nga policia gjatë protestës së sotme. Ai po shkonte në redaksinë e gazetës në kohën që policia tentoi ta arrestojë me dhunë.

Forca të shumta policie, edhe ato të repartit “Shqiponja”, dolën para makinës së drejtorit të “Koha Jonë” dhe tentuan ta marrin me forcë për në komisariatin e policisë. Nuk dihet të ketë ndonjë arsye për këtë veprim. Lesi sqaron për News 24 gjithçka ndodhi, ndërsa tregon edhe shenjat në trup.

 

“Ishin 8 deri 10 policë që më kanë dhunuar. Isha në makinën time dhe po ikja në redaksi. Policët ishin të tensionuar sapo më njohën. Unë si gazetar po ndiqja protestën. Dolën përpara meje dhe më rrethuan makina policie, Shqiponjat, etj. Iu thashë se po ikja në zyrën time në redaksi dhe isha korrekt në çdo gjë. Ata m’u turrën dhe donin të më nxirrnin me forcë nga makina. Më shqyen dorën e majtë, mbylla menjëherë dorën e makinës. Policia donte të më shoqëronte në komisariat, por për fat të mirë nuk ndodhi. Policia ka frymën e pushtetit. Fryma e këtij pushteti ka shkuar deri te polici i thjeshtë. Jam gazetar që bëj kritikat e mia normale gazetareske”,– thotë ai.

Mustafaj: Vetëvendosje parti brenda sistemit (video)

Ish-deputeti demokrat Besnik Mustafaj i ftuar në studion “Opinion” të studios së lajmeve në “News 24” tha se nuk sheh ndonjë hap nga pozita ose opozita për të gjetur zgjidhje për krizën.

Mustafaj foli edhe për nevojën e partive të reja, ndërsa vlerësoi se Vetëvendosje është një parti brenda sistemit.

“Pozita dhe opozita duken tepër të larguara dhe nuk shoh vullnet për të zgjidhur krizën. Po, besoj se duhen parti antisistem. Kështu lindën parti antisistem dhe morën pushtetin në Itali, edhe Trump në Amerikë ishte antisistem. Ndërsa Vetëvendosje që kërkon të jetë edhe në Shqipëri parti, nuk është një parti antisistem. Vetëvendosje ka pasur shumë deputetë në parlamentin e Kosovës, ka marrë pjesë në Komisione në Kosovë dhe madje ka udhëhequr edhe Prishtinën”, deklaroi Mustafaj.

Ministri serb në Qeverinë e Kosovës: shqiptarët janë gjakpirës e terroristë

Ministri i MAPL-së në Qeverinë e Kosovës, Ivan Teodosijevic e ka ndjekur rrugën e ish-zëvëndësministres, Vesna Mikic.

Në datën që kujtonte 20 vjetorin e bombardimeve të Nato-s, Teodosijevic ka bërë një deklaratë diskrikiminuese dhe turpëruese.

Ministri nuk ka ngurruar t’i quaj shqiptarët terroristë, ndërsa masakrën e Reçakut e quan të trilluar.

“Arsyeja për agresion në shtetin tonë ka qenë e ashtëquajtura katastrofë humanitare në Kosovë e Metohi. Masakra e Reçakut ishte trillim, kurse janë terroristët shqiptarë atë që trilluan gjithë këtë dhe bënë krimet më të mëdha në Kosovë e Metohi. Për këtë, sot askush nuk ka dhënë përgjegjësi. Kanë bërë krime para agresionit të NATO-s, kanë vrarë shtëpiak të mirë serbë dhe policë në vendin e tyre të punës. Gjakpirjen e tyre e kanë vazhduar edhe gjatë agresionit dhe pas ardhjes së misionit të ashtëquajtur paqësor në Kosovë e Metohi” ka thënë Teodosijevic në Zveçan.

 

(Video) Haradinaj nga SHBA flet për taksën 100%: Jam ushtar i Amerikës që zbatoj urdhra!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku mori pjesë në shënimin e 108-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë dhe takime tjera me përfaqësues të komunitetit shqiptar, autoritete të Detroit-it dhe zyrtarë tjerë të SHBA-së ka folur edhe për taksën 100%.

Ai në një intervistë ka ripërsëritur edhe njëherë se raportet mes Kosovës e SHBA-ve janë të mira dhe se taksa 100% ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake është bërë kundër Serbisë dhe interesave të Rusisë në Ballkan.

“Populli shqiptar krejt ku jemi në trojet tona i takojmë asaj që udhëheqë Amerika. Në krejt planin global ne jemi bashkë. Marrëdhënia e Kosovës me Serbinë është e ndjeshme për shkak se kemi pasur luftë e tragjedi”, tha Haradinaj.

Ai shtoi se qëndrimet e Qeverisë lidhur me taksën kanë të bëjnë me Serbinë dhe Rusinë. Tha se është ushtar i Amerikës në terren duke zbatuar urdhrat e saj.

“Qëndrimet tona lidhen me Serbinë e Rusinë. Janë të ngjashme me ato qëndrime që i ka Amerika edhe kuptohet ata që janë në terren, edhe unë jam si ushtar i Amerikës në teren. Unë vetëm një urdhër po e zbatoj si e parasheh tereni. Unë besoj që duke e forcuar Kosovën e forcojmë edhe interesin Amerikan dhe largojmë edhe interesin rus dhe të tjerëve”, përfundoi Haradinaj.

Ndryshe, Haradinaj ka udhëtuar për në SHBA gjatë ditës së premte nga ku ka thënë se atje do të ketë takime të ndryshme edhe me zyrtarë amerikanë./